VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjykata e Hagës i refuzon apelin Karaxhiqit

By | April 3, 2019

Komentet

Serbia nuk ka aspirata të anëtarësimit në NATO, thotë ministria e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se Serbia nuk ka aspirata për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe se pjesëmarrja në Programin e “Partneritetit për Paqe” është korniza më optimale për bashkëpunim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Stefanoviq diskutoi për raportet mes Serbisë dhe NATO-s me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Beograd, Gilles Plug, dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s, Tommaso Vitale.

Në ambasadën e Mbretërisë së Holandës është e vendosur edhe përfaqësia për komunikimin e NATO-s me Serbinë.

Ambasadori Plug theksoi se ai e vlerësoi bashkëpunimin midis Serbisë dhe NATO-s si të dobishëm për të dyja palët dhe vuri në dukje mundësinë e përdorimit të kapaciteteve logjistike të NATO-s, brenda kornizës së bashkëpunimit mjekësor në luftimin e pandemisë së COVID-19.

Ndërsa gjenerali Vitale theksoi se Serbia është një partner i besueshëm, dhe ka një rol kryesor për stabilitetin në rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë më parë ka dërguar mesazhe se Serbia nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e NATO-s. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vullin ka thënë në dhjetor të vitit 2019 se Serbia nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “dhe kjo shumicë parlamentare udhëheqin me shtetin”.

Vdes nga COVID-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej

Mëngjesin e sotëm ka vdekur kreu i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), patriarku Irinej (Gavriloviç) nga COVID-19 në spitalin ushtarak “Karaburma” në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet nga Kisha Ortodokse Serbe, publiku do të informohet së shpejti për të gjitha detajet e tjera në lidhje me varrimin e patriarkut.

Patriarku Irinej ka qenë duke marrë trajtim për koronavirusin në një spital në Beograd që nga 4 nëntori dhe ai ishte gjithashtu i lidhur në respirator.

Ai lindi më 27 gusht 1930, nga prindërit Zdravko dhe Milijana Gavriloviç në fshatin Vidove afër Çaçakut.

Në pagëzimin e tij, ai u emërua Miroslav. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes dhe pas shkollës së mesme në Çaçak dhe shkollën e mesme 5-vjeçare teologjike në Prizren. Ai u diplomua në Fakultetin e Teologjisë në Beograd. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, ai u emërua zëvendës (profesor) i shkollës së mesme teologjike të Prizrenit.

Para se të merrte detyrën si profesor, në tetor 1959, në manastirin e Rakovica, ai u gradua nga patriarku serb, duke marrë emrin Irinej.

Në ditën e së Premtes së Shenjtë të të njëjtit vit, ai u shugurua një hieromurg në kishën Ruzhica në Kalemegdan. Ndërsa shërbente si profesor në shkollën e mesme teologjike të Prizrenit, ai u dërgua në studime pasuniversitare në Athinë.

Ai u emërua drejtor i Shkollës Murge në manastirin Ostrog në vitin 1969, nga ku u kthye në Prizren në pozicionin e rektorit të shkollës së mesme teologjike.

Në vitin 1974, ai u zgjodh vikar i patriarkut serb me titullin ipeshkv i Moravicës.

Ai u zgjodh peshkop i Nishit në vitin 1975. Në Sinodin e Shenjtë të Ipeshkvijve të KOS-it më 22 janar 2010, ai u zgjodh kryepeshkop i Pejës, metropolit i Beogradit dhe Karllovacit dhe patriark i Serbisë.

Gjykata në Beograd ka urdhëruar zhvarrosjen e mbetjeve mortore pranë Rashkës

Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Krizhevak të Komunës së Rashkës.

Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë.

Sipas përgjigjes, fillimi i zhvarrimit do të përcaktohet më vonë, ashtu si edhe komisioni që do të kryejë zhvarrosjen.

“Gjithashtu, është caktuar një ekspert gjyqësor, i cili do të mbledhë dhe sigurojë gjurmë materiale që janë gjetur në vend gjatë hetimit paraprak, në përputhje me raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë”, thotë Gjykata.

Sipas Gjykatës, Ministria e Brendshme është udhëzuar të bëjë sigurimin në mënyrë adekuate të lokacionit, ndërsa veprimet tjera të rëndësishme do të përcaktohen me një urdhër shtesë që do të lëshohet më vonë, duke pasur parasysh kushtet aktuale të motit, periudhën e vitit dhe mungesën e të dhënave të hollësishme.

Prokuroria e Krimeve të Luftës në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 17 nëntor se ishte në dijeni të informacionit se, në një lokacion afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore, për të cilat dyshohet se janë të viktimave shqiptare nga Kosova dhe se “procedura po kalon në procedurë të Departamentit për Krime të Luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit”.

Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, pati konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Infografikë

Vendndodhjet e varrezave masive të identifikuara në Serbi

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Sipas të dhënave të YIHR-it, në uebfaqen e saj ratusrbiji.rs, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruqac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë Jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-’99.

Odalloviç: Në varrezën masive afër Rashkës janë mbetjet mortore të 15 deri 17 personave

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.

“Derisa nuk përfundon kërkimi i plotë në këtë lokacion, derisa të mos merren mostrat e ADN-së nga eshtrat, derisa të mos vie deri te përputhja e tyre me mostrat e gjakut të familjeve, nuk mund të themi me siguri se kujt i përkasin ose ndonjë informacion tjetër që mund t’i komunikohet publikut”, tha Odalloviq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Odalloviq ka bërë të ditur se kërkimet në këtë lokacion po bëhen me kërkesë të Prishtinës. Ai tha se dëshiron që edhe “të tjerët, të bëjnë kërkimet në zonat ku gjenden eshtrat e serbëve”, duke shtuar së Prishtinës i janë dhënë informacione specifike për disa lokacione.

Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Sipas të dhënave të YIHR, në uebfaqen e saj ratusrbiji.rs, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruqac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë Jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-99.

Për krime lufte në Kosovës, përfshirë transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë në varreza masive, në Tribunalin e Hagës është dënuar ish-ndihmës i ministrit të Policisë dhe Shefi i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Serbisë,Vllastimir Gjorgjeviq. Ai u dënua me 27 vjet burg. Ky dënim më vonë është ulë në 18 vjet.

Gjykata në Serbi nuk është informuar për varrezën masive afër Rashkës

Gjykatës së Lartë në Beograd nuk i është dorëzuar njoftimi për gjetjen e mbetjeve mortore më 16 nëntor në afërsi të Rashkës në Serbi, të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova, thuhet në një përgjigje të kësaj gjykate dhënë Radios Evropa e Lirë.

E pyetur se a është njoftuar gjykata me këtë rast dhe cila është procedura e mëtutjeshme që do të ndërmarrë ky institucion në këtë rast, nga kjo gjykatë thanë se:

“Prokuroria e Krimeve të Luftës nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë në Gjykatën e Lartë në Beograd për të urdhëruar paraburgim ndaj ndonjë personi të akuzuar për kryerjen e veprimeve për të cilat po kërkoni informacion, as nuk ka paraqitur ndonjë aktakuzë në Gjykatë, në Dhomën e Krimeve të Luftës në Beograd gjatë vitit 2020, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ndonjë person ka kryer një krim në lokacionin Kizhevak”.

Në Prokurorinë e Krimeve të Luftës në Beograd, paraprakisht kanë thënë për REL se janë të njoftuar se në një vend afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetjet mortore, për të cilët dyshohet se janë të viktimave shqiptare nga Kosova.

“Procedura kalon në juridiksionin e Gjykatës së Lartë në Beograd, përkatësisht, Departamenti i krimeve të luftës “, thanë nga Prokuroria.

Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu. Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Më tej, këtë lajm e konfirmoi edhe kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq.

Ai shpjegoi se kërkimet në këtë lokalitet kanë nisur që dhjetë ditë, ndërkaq mbetjet e para mortore u gjetën më 16 nëntor.

Ai gjithashtu njoftoi se zyra e prokurorit përkatës dhe gjykatësi do të përcaktojnë dinamikën e të gjitha aktiviteteve dhe masave që duhen ndërmarrë në atë vend.

Odalloviq po ashtu tha se ky lokalitet ishte i njohur për autoritetet që nga viti 2015 dhe se edhe më herët ishin bërë kërkime aty.

‘Procedura nuk do të shkojë shpejt’

Ivana Zhaniq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, mirëpret përpjekjet e bëra për të gjetur trupat e të zhdukurve, por nënvizon se procedura e mëtutjeshme “nuk do të jetë as e shpejt dhe as e lehtë”.

“Vetë procedura e gërmimit është shumë e ndërlikuar. Kjo ka ndodhur në disa raste. Ekziston një mekanizim i veçantë për këtë. Gjithashtu, identifikimi zgjat shumë. Pra, nuk mund të presim, që në një të ardhme të afërt, ta dimë identitetin e viktimave”, tha Zhaniq.

Ajo shton se megjithatë nuk duhet të fokusohen vetëm në identifikimin e viktimave.

“Është e nevojshme të zbulohet se si u vranë këta njerëz, dhe pos kësaj kush është përgjegjës për mbajtjen në fshehtësi të eshtrave të viktimave për më shumë se 20 vjet”, thotë Zhaniq.

Çfarë dihet për vendndodhjen Kizhevak?

Velko Odalloviq e përmendi së fundmi këtë lokacion në një deklaratë për mediat në Beograd, gjatë ceremonisë së dorëzimit të një droni, donacion nga Mbretëria e Bashkuar, që do të përdoret për kërkimin e të zhdukurve.

Ai pati njoftuar se me kërkesë të Kosovës, ky dron do të përdoret për të hetuar në tri lokacione.

“Është një vendndodhje që është e lidhur me Kizhevakun, në afërsi të Rudnicës. Tjetra është Kozarevo, e cila ndodhet midis Rashkës dhe Novi Pazarit, dhe vendndodhja e tretë është në rrethinë të Sjenicës në afërsi të minierës së Shtavalit. Ky është informacioni që kemi marrë nga Prishtina dhe ne jemi pajtuar t’i kontrollojmë ato”, pati deklaruar Odalloviq.

Në një intervistë për mediumin gjerman, Deutche Welle, zëvendësdrejtoresha kosovare e Institutit të Kosovës për Mjekësi Ligjore, Tarja Formisto më 8 gusht të këtij viti, pati konfirmuar se Kizhevaku është vendi për të cilin shpreson që përmes fotografimit ajror, mund të zbulohet si lokacion ku fshihen eshtrat e viktimave.

Më shumë informacion në lidhje me këtë lokacion pati dhënë edhe Velko Odalloviq në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 14 tet.

Siç pati shpjeguar ai në atë kohë, lokacioni në gurore ishte kontrolluar në Kizhevak dhe se kërkimi ishte kryer në bazë të një dëshmitari që e kishte dhënë informacionin në Prishtinë.

Në raportin mbi progresin e të drejtave të njeriut të botuar çdo vit nga Shtetet e Bashkuara, në pjesën për Kosovën, gjithashtu përmendet Kizhevaku si një vend në Serbi ku dyshohet se forcat serbe kanë varrosur eshtrat e shqiptarëve të Kosovës, të vrarë në fshatin Rezallë më 1999.

Varreza masive në Serbi

Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Infografikë

Vendndodhjet e varrezave masive të identifikuara në Serbi

Sipas të dhënave të YIHR, në uebfaqen e saj ratusrbiji.rs, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruqac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë Jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.

Për krime lufte në Kosovës, përfshirë transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë në varreza masive, në Tribunalin e Hagës është dënuar ish-ndihmës i ministrit të Policisë dhe Shefi i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Serbisë,Vllastimir Gjorgjeviq. Ai u dënua me 27 vjet burg. Ky dënim më vonë është ulë në 18 vjet.

Vuçiç: Merkel është në anën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

Vuçiq tha për televizionin Happy TV në Serbi se për kancelaren gjermane, Kosova është “një punë e kryer, një shtet i pavarur”, por pastaj shtoi se Merkel “ishte gjithmonë e drejtë me Serbinë”.

“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti’”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim” se Gjermania ishte “mërzitur” për shkak të takimit të tij të planifikuar në fillim të korrikut në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, takim i cili më pas ishte të shtyrë, pasi Prokuroria e Posaçme në Hagë njoftoi se ka paraqitur aktakuzë ndaj Thaçit.

Takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Bruksel, 7 shtator, 2020.

Ai shtoi se kjo është e kuptueshme sepse “ekziston një antagonizëm i madh” midis Gjermanisë dhe administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishin organizuar dy samite për të bindur Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Dialogu, pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të tarifave ndaj mallrave serbe të vendosura nga Kosova, vazhdoi në gjysmën e dytë të këtij viti.

Por, palët nuk kanë arritur ndonjë përparim pasi Serbia kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë. Express

Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

“Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë”, tha Gërxhaliu.

Në këtë lokacion kanë filluar gërmimet qe pesë vjet, kurse tashmë kanë hasur në mbetje kockore.

“Në tri javët e fundit, kemi qenë çdo javë nga një ekip i Mjekësisë Ligjore dhe i kemi parë. Sapo arritur ekipi i tretë me radhë, ka hasur në mbetje kockore”, tha Gërxhaliu.

“Tash ndryshon procedura e punës sepse tash kalon lënda nga prokurori te gjykatësi në Serbi dhe merren vendimet se si do t’i qasemi dhe ndërpritet puna me makineri të rëndë, kalohet në vegla dora”, shtoi ai.

Gjetja e mbetjeve mortore në afërsi të Rashkës po ashtu u konfirmua për Radion Evropa e Lirë edhe nga ana serbe.

Kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq, konfirmoi se mbetjet mortore janë zbuluar më 16 nëntor.

“Është e vërtetë. Rreth dhjetë ditë më parë, ne vazhduam kërkimet në vendin Kizhevak, afër Rashkës. Sot, në atë vend u gjetën mbetje”, tha Odalloviq.

“Lokacioni është i njohur që nga viti 2015 dhe në disa raste në vitet e mëparshme, janë bërë kërkime në këtë vend”, shtoi ai.

Ai shpjegoi se zyra e prokurorit kompetent dhe gjykatësi do të përcaktojnë dinamikën e të gjitha aktiviteteve dhe do të urdhërojnë masat që duhet të ndiqen në atë lokacion.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.

Ish-prokurori serb: Ish-krerët e UÇK-së do të dënohen, pres të akuzohen edhe për trafikim organesh

Ish-prokurori i krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviq ka thënë se e mbështet plotësisht mesazhin e ish-prokurorit të EULEX-it, Clint Williamson, i cili tha ABC News në Shqipëri se kurrë nuk është vonë për t’i gjykuar krimet që pretendohet të jenë kryer nga ish-anëtarë të UÇK-së.

Vukçeviq kujtoi se ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me Williamsonin, ndërsa tha se beson që ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së do të dënohen, transmeton Gazeta Express.

“Unë mendoj se kjo është deklaratë e saktë dhe pasqyron situatën faktike. Më lejoni t’ju kujtoj, pasi ia dorëzova materialin e plotë që ia bëmë Dick Martyt dhe pas raportit të tij bazuar në këtë, Clint Williamson filloi hetimin e tij. Kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Ne ia dhamë atij logjistikën e plotë, ai dëgjoi më shumë se 40 dëshmitarë me ne në Prokurori dhe pas kësaj u mor një vendim për të krijuar atë gjykatë, kështu që unë mendoj se ka prova të mjaftueshme dhe vendimet do të jenë dënuese, por unë nuk do të paragjykoja rezultatin, prokurori nuk duhet ta bëjë kurrë atë ”, ka thënë Vukçeviq për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Lidhur me pretendimet e trafikimit të organeve dhe “shtëpisë së verdhë”, të cilën Williamson tha se pret që Prokuroria e Hagës të paraqesë gjatë gjykimit të Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të arrestuar të UÇK-së, Vukçeviq thotë se pret që edhe trafikimi i organeve të përfshihet në procesin e gjykimit.

“Gjithçka filloi me zbulimin tonë që ka indikacione dhe madje prova materiale që kishte trafikim organesh. Nga atje, ne filluam të gjithë procesin dhe arritëm në atë që kemi sot. Pra, është normale dhe mund të presim që trafikimi i organeve do të jetë fokusi i gjykatës, por unë nuk do të jepja parashikim për rezultatin përfundimtar” tha Vukçeviq. /GazetaExpress/

Vuçiçi: Deklarata ime lidhur me Nagorno Karabakun, e saktë dhe precize

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se deklarata e tij për Nagorno Karabakun, ndaj së cilës kanë reaguar ashpër një pjesë e zyrtarëve politikë të Kosovës, ka qenë “mjaft e saktë dhe precize”.

“Kam folur për nevojën që të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë”, ka thënë Vuçiq.

“Unë thashë që konflikti në Nagorno Karabak ka qenë i ngrirë dhe më pas është shkrirë dhe se kushdo në të ardhmen mund të na çojë drejt një katastrofe dhe deri te një konflikt, gjë që nuk na nevojitet”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Batajnicë, një vendbanim në Beograd, ku më herët sot ai mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e një terminali ndërmodal, një nyje e transportit rrugor – hekurudhor, në bashkëpunim me BE.

“Me këtë kam shprehur dëshirën që të krijojmë paqen dhe të bëjmë zgjidhjen me kompromis. Për çdokënd kjo ishte e qartë”, tha Vuçiq dhe shtoi që “Kosova i ka arsyet e veta dhe përplasjet e brendshme”.

“Për mua është e rëndësishme që të ruajmë paqen. Kjo është politika e Serbisë dhe kjo do të mbetet politika e Serbisë”, theksoi Vuçiq.

Të enjten, pas një takimi me ambasadorët e Kuintit, Vuçiq tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

“Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, deklaroi të enjten Vuçiq.

Kjo deklaratë në Prishtinë nxiti reagime, ku ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të reagojnë për këto komente të presidentit serb.

BE-ja dhe NATO-ja, në përgjigjet dhënë Radios Evropa e Lirë, nuk pranuan që të komentojnë deklaratat e presidentit Vuçiq.

NATO-ja tha se vazhdon ta mbështesë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq, BE-ja bëri thirrje që palët të krijojnë atmosferë që do të ndihmonte në stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin.

Vuçiç takon ambasadorët e Kuintit: Me Kosovën zgjidhje përmes dialogut ose mund të na ndodhë ndonjë konflikt

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë para gazetarëve se në mëngjesin e të enjtes (12 nëntor) ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, dhe ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.

Grupi i Kuintit përbëhet nga: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara

Ai theksoi që Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën. Siç ka porositur ai, Serbia edhe më tej duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht që të mund të ruajë vendin e saj në çdo moment nga agresorët potencialë.

“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka thënë që ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Pavarësisht se si do të përfundojë kjo telenovelë që po e shikojmë”, theksoi Vuçiç.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Uashington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Si rezultat i asaj marrëveshjeje, zyra e Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) u hap në Beograd.

Thirrje për shumë pjesëtarë të pakicave në administratën shtetërore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dërguar Qeverisë së Serbisë një “kërkesë apo lutje” që të ketë më shumë pjesëtarë të pakicave kombëtare në administratën shtetërore.

“Të mos jenë vetëm partnerët tradicionalë, partia e Ishtvan Pastorit, por edhe pjesëtarët e tjerë të pakicave kombëtare – romët, kroatët, boshnjakët. Ka mjaft përfaqësues të shqiptarëve, me të cilët mund të bisedojmë dhe do t’i lutesha ministres (Gordnana) Qomiq (ministre për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut shoqëror) që të ndikojë në përmirësim edhe më të fuqishëm të pozitës së pjesëtarëve të pakicave kombëtare”, ka deklaruar mes tjerash ai./REL

Mediat serbe: Ndalohet autobusi në Serbi, kishte maska me simbole të UÇK-së

SERBI

Anëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë ndaluar sot një autobus në fshatin Horgos në Vojvodinë.

Mediat serbe raportojnë se në autobus janë gjendur qindra maska me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas asaj që shkruan media serbe e njohur B92, maskat me simbolet e UÇK-së janë gjetur në autobusin që përshkon rrugën nga Kosova për në Zvicër.

Më tej, në përshkrimin e medias në fjalë, thuhet se “incidenti” ndodh në kohën që ish-krerë të UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë në Hagë, duke u gjykuar. bw

Greqia afron ushtrinë në kufi me Shqipërinë, për herë të parë prezencë në ishullin e Othonoit

Greqia ka vendosur të ‘blindojë’ pikat strategjike kufitare me prezencë ushtarake. Mediat greke raportojnë se pikërisht për herë të parë Forcat e Armatosura të Greqisë do të jenë prezente edhe në Othonoi, ishulli grek në kufi me Shqipërinë.

Ky ishull është i lakuar tashmë prej vitesh në politikën shqiptare për shkak të marrëveshjes së detit teksa konsiderohet si një pikë problematike.

Me një sipërfaqe totale prej 10.8 kilometrash katrorë, Othonoi dhe me popullsi prej 392 banorësh në total (sipas censusit të 2011) ndodhet në vijë bregedare të drejtë më Sarandën, por në veriperëndim të Korfuzit.
Pikërisht Othonoi dhe Erikuza janë dy ishujt kufitarë me Shqipërinë teksa duket se në një prejt tyre Greqia do të marrë masat për të mbrojtur vendin.


Send this to a friend