VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjuha shqipe zgjon interesimin e studiuesve nga e gjithë bota

By | August 21, 2019
blank

Komentet

blank

Intervista – Berisha: Soros ka futur OJQ-të dhe Reformën në Drejtësi nën ombrellën e PS-së

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se akuzon Sorosin që futur të gjithë OJQ-nën dhe reformën në drejtësi nën ombrellën e PS-së.

Berisha: Kam marrë miliona vota si politikan, Edi Rama dhe Soros ka bërë raportet për mua ”non grata”

Rama dhe Thaçi kanë qenë promotorë të ndarjes së kufijve. Këta mashtrues u thanë se këtë e ka bërë Sali Berisha duke bërë konspiracion dhe unë jam futur në black listë, gjë të cilën e ka shpallur Edi Rama në vitin 2019. Unë Sorosin e akuzoj me baza. Unë e kam akuzuar se ka ndërtuar një monizëm duke futur të gjitha OJQ-të nën ombrellën e PS-së.

Po ashtu e ka futur drejtësinë shqiptare nënë ombrellën e PS-së. Kjo reformë u nis nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Unë kam qenë vokal sikundër edhe Edi Ramës, për kompanitë të naftës së Soros.

 

blank

Paskal Milo: Minishengenin ballkanik e propozoi Soros, ide e rrezikshme për Shqipërinë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar në emisionin “Log” në ABC News zhvillimet e fundit të të ashtuquajturi minishengeni Ballkanik. Milo deklaroi se kjo është një nismë e vjetër e Xhorxh Soros, e rizgjuar në kohën që Serbinë e udhëheq Alekasandër Vuçiç dhe Shqipërinë Edi Rama.

blank

Ish-ministri i Jashtëm zbuloi gjatë bisedës se Soros ia ka propozuar atij vetë si ministër Mini-Shengenin, që në vitin 1999, por kjo nuk është pranuar nga Shqipëria në atë kohë!

Në një intervistë tjetër në TV Ora ku u trajtua kjo temë, Milo deklaroi se vendi ynë duhet të jetë shumë i kujdesshëm me këtë projekt, pasi rrezikon që tregu shqiptar të kthehet në një shtojcë të atij serb.

“Ky Mini-Shengen është një proces që ka ndodhur, nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skandinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave. Në kushtet ku ndodhet Ballkani Perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim, duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpamje është më e fortë se ne. Ka rrezik që tregu shqiptar të shërbejë si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës mund të mos kenë vend, ndërkohë që mallrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë. Ne nuk kishim nevojë për këtë marrëveshje, pasi lëvizim të lirë, jemi pjesë e Shengenit”, deklaroi ai.

blank

Boiken Abazi: Edi Rama punon për oligarkët dhe Vuçiçin

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi doli në një deklaratë për mediat dhe sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për minishengenin rajonal. Duke theksuar edhe një herë se Kosova është kundër kësaj nisme, Abazi e quajti Ramën bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Shqipëria së brendshmi është zhytur në varfëri e pabarazi ekstreme, së jashtmi është vendosur nën sqetullën e Serbisë. Këto janë dy dimensionet e regjimit të Ramës: në politikën e brendshme punon për oligarkët, në politikën e jashtme punon për Vuçiçin. Aq fort është kapur Rama nga Vuçiçi, sa që ky i fundit bën edhe humor me kryeministrin e Shqipërisë, me batuta të hidhura që për temë kanë Kosovën, vendin ku para 20 vitesh qeveria e Vuçiçit ka kryer gjenocid.

Nga projekte si “Zona e Nova Sadit” fitojnë oligarkët e importit, mafia ballkanike dhe Serbia. Ky projekt e vendos Shqipërinë nën dominimin ekonomik e politik të Serbisë, e largon nga interesat kombëtare dhe rrit pabarazinë dhe varfërinë. Ata që mbrojnë “Zonën e Novi Sadit” në Shqipëri janë politikanë që kanë braktisur kombin dhe Evropën. Ata synojnë konsolidimin e pushtetit duke u afruar me Serbinë. Ndërkohë, Serbia ështe vendi i vetëm i rajonit që blen armatim kinez, që strehon baza ruse, dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik, me qendër në Moskë. Afrimi i Shqipërisë me sferën kinezo-ruse sjell fitim për pak pushtetarë, bashkë me satelitët e tyre mediatikë dhe tajkunët ekonomikë, por jo për qytetarët e bizneset prodhuese të Shqipërisë, që bëhen edhe më të varfër.

Raporti i fundit i OKB-së për Shqipërinë dëshmon se gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, ose e rrezikuar për t’u zhytur në varfëri. Qytetarët nuk po dalin nga varfëria as kur në letër rritet ekonomia, sepse në Shqipëri ka një pabarazi të strukturuar.

Të ardhurat e kësaj ekonomie po përqëndrohen te oligarkia. Situtata është sa e padrejtë aq edhe alarmante. Shqipërinë po e zhysin në mjerim këta pushtetarë e oligarkë të pangopur, që po lidhen gjithnjë e më shumë me Serbinë. Ata duan të kopjojnë modelin autokratik e oligarkik që përfaqëson Vuçiçi dhe Putini.

Së brendshmi, prej gati një dekade, Qeveria e Shqipërisë nuk e mat më as varfërinë, as pabarazinë, dhe po refuzon të përcaktojë e zbatojë me ligj minimumin jetik.

Përcaktimi i minimumit jetik do të kishte efekt të menjëhershëm te rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve minimale dhe rritja e asistencës sociale. Do të ishte një masë zbutëse, por e domosdoshme për lehtesimin e vuajtjeve të njerezve që jetojnë në varfëri.

Rritja e tregtisë me Serbinë e rrit fitimin për disa tregtarë të mëdhenj, por më shumë rrit varfërinë dhe pabarazinë për ne të tjerët. Serbia e dominon tregtinë me Shqipërinë me një shumë që i tejkalon 120 milion Euro në vit. Raporti eksport-import mes Shqipërisë dhe Serbisë është gati 1 me 4 në dëm të Shqipërisë. Rritja e vëllimit tregtar me Serbinë e shkatërron edhe më shumë potencialin prodhues shqiptar dhe punësimin. Serbia investon dhe subvencionon industrinë, teknologjinë e bujqësinë e saj. Në “Zonën e Novi Sadit”, Shqipëria vetem sa zgjeron tregun e Serbisë, pa fituar asgjë.

Edi Rama po sillet si sundimtar feudal i Shqipërisë. Në mes të verës, kur parlamenti është në pushim, pa asnjë konsultim publik, pa miratimin e Kuvendit dhe të qytetarëve, pa transparencë, nënshkruan marrëveshje me Serbinë e Aleksandar Vuçiçit. Kujtojmë që kjo është Serbia që mohon gjenocidet dhe krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit. Kjo është Serbia e bashkëpunëtorëve dhe trashëgimtarëve politikë të Milosheviçit, që ende e quajnë atë një udhëheqës të madh. Kjo është Serbia ekspansioniste që ka shpallur zyrtarisht projektin për zgjerimin e botës serbe në rajon, ndërkohë që mban të zhdukur 1600 persona nga lufta e fundit në Kosovë, dhe refuzon ta njoh pavarësinë e republikës së dytë shqiptare. Kësaj Serbie mund t’ia kënaqin orekset me projekte si “Zona e Novi Sadit” vetëm politikanë shqiptarë që janë të kapur prej saj.

Lëvizja VETËVENDSOJE! synon nxjerrjen e Shqipërisë nga “Zona e Novi Sadit” dhe futjen në rrugën e integrimit kombëtar dhe europian. “Zona e Novi Sadit” nuk mbështetet as nga Kosova, as nga Bosnje Hercegovina as nga Mali i Zi, të cilat janë të kërcënuara drejtpërdrejt nga politikat agresive të Serbisë. “Zona e Novi Sadit” nuk ka lidhje me Procesin e Berlinit!

Nga ana tjetër, si masë imediate ndaj rritjes galopante të varfërisë, ne kërkojmë përcaktimin ligjor dhe zbatimin e minimumit jetik në Shqipëri si politikë kundër varfërisë.

Edi Rama i ka eleminuar qytetarët nga vendimmarja për këto çështje jetike për vendin. Ne angazhohemi që vendimmarrja t’i kthehet qytetarëve. Si hap i parë, ne do të nisim punën për të përgatitur nga ana juridike dy peticione qytetare, për ta nxjerr Shqipërinë nga “Zona e Novi Sadit” dhe për të përcaktuar dhe zbatuar minimumin jetik si masë imediate kundër varfërimit të mëtejshëm të shqiptarëve.

I themi jo mini-shengenit të Serbisë, dhe kërkojmë caktimin e minimumit jetik për Shqipërinë. Kërkojmë zhvillim dhe integrim, kombëtar dhe evropian!” shprehet Abazi.

blank

Vuçiqi dhe Erdogani bisedojnë për Kosovën

Foto ilustruese. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar më 30 korrik se pret që Turqia dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiq ka biseduar me Erdoganin biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në uebfaqen e presidentit të Serbisë

“Vuçiqi pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se plotësisht e mbështet dialogun”, thuhet në një komunikatë për media të presidentit serb.

Kjo bisedë vjen disa ditë pasi Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Erdogan u ka thënë mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.
Erdogan ka thënë se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

blank

Anila, a është rrëfim apo kërcënim? – Nga ALBA KEPI

A eshte rrefim o kercenim?
Fol Anile edhe pse duhet te kishe folur me pare e jo kur te preket interesi personal!
Misioni yt eshte e verteta pse e ke fshehur deri sot?
Fol Anil, fol dhe per emrat e dyshimet qe ke lakuar ne fund!
Fol Anil!
E the tashme e pretendojme te verteten! Ku, si, qysh e tek punojne, veprojne, hartojne, shkruajne, promovojne e udhetojne keta gra e burra nga Kosova ne Greqi.
Publiku duhet t’i di te gjitha. Ti e nise rrefimin!
A eshte rrefim o kercenim?
Rrefimi zbardh te verteta, kercenimi i fsheh e mbyll gojera!
Mos i ruaj te vertetat kur te mbushet gota Anil.
Fol pa kushte kercenimi mbyllje goje emra qensh!
Fol Anil eshte misioni i profesionit, ai qe te ndihmoj t’i gjesh per tre dite te gjitha dokumentat!
Fol per gjithcka e nise dhe nga vetja!
Vec fol Anil pa kercenime interesi prekje personale!
Fol per publikun, per te verteten, fol per lajmet, informacionet, manipulimet, fol per punen kaq vjecare bashkepunuese me lecjanet e shijakesit, fol jo vetem per vete Anil!
Fol per miqte e mikeshat, miq te miqve te lecjanit.
Fol per te gjithe Anil! E nise? Coje deri ne fund!
Ishe e je dhe ti pronare 20% , sic po thua e ketij llumi qe po na rrefen.
Je dhe pronare e nje media te fuqishme, e ke pushtetin e katert ne dore!
Rrefehu Anil ndoshta erdhi dita t’i dime te gjitha!
Por jo me kushte vec, ndryshe nuk dime se c’te mendojme o kujt t’i besojme!
blank

5 vite reforma në drejtësi/Lidhje skype Enida Bozheku, avokate

5 vite reforma në drejtësi/Lidhje skype Enida Bozheku, avokate

Meqe ishte 5 vjetori i “Vettingut”. Brenda ka per te gjitha gustot, shijet, tenderat, cironkat dhe peshku madh, Spak, Prokurori, ILD, GJK, GJ.L, Teatri, Venecia etj….. nuk me rrihej nen kete fllad “Open” Ballkanik, larg vite drite nga europianizimi konkret.

blank

Anila Basha i nxjerr të gjithë ‘të palarat’ Karlo Bolinos: Ta hetojë SPAK

Kam kater ditë që pres me durim, por dhe me investigim se, kur do mbarojë së lehuri qeni yt, por që e ushqej edhe unë, Adriatik Xhek Doçi. Po, po! Xhek. Nuk është emër qeni, por njeriu. Imagjinoj Xhekun që u poll në Prelë të Matit më 1943, sa modern i ka pat prindërit Xhelal e Mire, që i vunë majë malit e majë luftës, një emër qeni anglez. Por nuk e kam ndarë akoma si do e thërras: Qen bir qeni, apo Doç i doçërve!

Do merrem me ty, njëherë, o Leçjani Carlo-Italiani Bollino dhe me shijaksen tënde Alba Malltezi.

Një parantezë për të gjithë ata që më kanë pyetur e stërpyetur këto ditë, “Përse të sulmon Carlo… Ç’i ke bërë?!”, përfshirë dashamirës, miq, kuriozë, të njohur, armiq, por dhe për të gjithë ata që duan gallatë… përfshirë edhe Edi Ramën që sigurisht mendon: “kazanin hëngshin”.

Carlo Bollino, i biri i Faustos dhe Alessandrinës, ka lind në Lecce më 15.11.1961. Është bë shqiptar me pasaportë dhe mentalitet, por i gënjen mendja se ka një marsh më tepër se ne: marshin “furbo”. Është rritur në Lecce, një qytet i vockël tek taka e çizmes Itali me 95,766 banorë. Lushnja me 83.600 banorë, në bark të Shqipërisë, kur ka lindur leçjani Carlo, ka patur më shumë banorë dhe bereqet.

Alba Malltezi, e bija e Ridvanit dhe Adiles, lindur në Shijak dy ditë para se të hyjë viti i ri 1972, nga ish-sekretare e leçjanit, u bë gruaja e tij dhe, nga mjerane u bë italiane, por vetëm me pasaportë.

Nga i di unë këto? Nga “patronazhimi” sistem dhuratë që investigimi 3-ditor po më çon tek Igli Gjelishti me “Image & Communications Development” sh.p.k. Apo jo Leçjan?

Firmat “Multiscreen” alias MTSC ose si njihet “Report Tv”, “Media Content”, “FFM Group”, “Shqiptarja.com”, “Carlo Bollino”, “Qendra Ura”(OJF) janë biznese direkte të çiftit Lecce & Shijaku. Ndërsa, “4B Communications” sh.p.k., “C-7 communications” sh.p.k. dhe “Image & Communications Development” sh.p.k. janë të lidhura me aktivitetin “furbo” të leçjanit.

Ku jam unë në gjithë këtë histori?

“Shqiptarja.com”, portal – faqe online u hap në 2011-ën, nga unë dhe leçjani. Sipas meje, në ato kohë pasioni të çmendur për punën, ishte projekti më vizionar në fushën e gazetarisë. E regjistruam në QKB, ku natyrisht fasonistët italianë prej ’90 marrin pjesën e luanit në çdo biznes me shqiptarët… dhe unë si pa përvojë në biznes, që isha, mbajta 20% të kuotave dhe 80% gruaja e leçjanit nëpërmjet “FFM Group”.

Nuk merrja erë fare atëherë se, përse s’vë emrin e vet leçjani, apo përse kuotat e mija bënin vetëm 200 mijë lekë dhe të atij 800 mijë. Gjithësej 1 milion të vjetra! Doja vetëm që “Shqiptarja.com” të bëhej e famshme dhe u bë. As nuk doja të dija për letra, hesape, bilance apo fitime… merrja vetëm rrogën e lumtur dhe natë e ditë pune rendja pas lajmit.

Lashë çdo gjë në at’ kohë dhe u martova me “Shqiptarja.com”. Ishte koha kur punoja me kolegët Edmond Arizaj dhe Habjon Hasani (apo jo çuna?). Pak nga pak, për dy vite, leçjani si fasonist kalibri, kërkonte të drejtonte çdo lajm, të impononte çdo gjë në detaje idioteske me stilin “rompi i coglioni”. Arriti deri aty sa të kërkojë shkarkimin e gazetarëve, kolegëve të mi, madje dhe të pastrueses!! Po iki – i thashë! Drejtoje vetë. Po mbaj 20% të kuotave të krijesës që e ndërtuam bashkë apo të dy pak rëndësi ka. Por Leçjani (il furbo di Alessandrina) i donte, madje m’i kërkoi kuotat e mia (20%) në 2013, pra pas dy viteve, t’ia shisja për..200 mijë lekë!

I thashë: Zybat shko gjeji në Leçe, se Lushnja nuk ka!

Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori “Shqiptarja.com” dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%. Po ku e ka hallin leçjani? E thjeshtë: Do t`i marrë kuotat e mia 200 mijë lekë, ose t`i zhdukë duke i asimiluar me rritjen e kapitalit të shijakses FFM.

I duket e paimagjinueshme se si vajza “e lehtë” e dikurshme, mund të peshojë shumë pas një apo dy dekadash jetë.

Ka edhe një hall më të madh. Unë pas kaq vitesh po kërkoj hesap për talljen dhe mospërfilljen e pacipë që leçjani e bëri si pa të keq, si ata birbot nga jugu Italisë që tallen me këpucëmontueset e varfra të Shqipërisë.

Nga dhjetori 2013 deri sot nuk kam marrë asnjë lek, liretë, apo cent për bé nga “Shqiptarja.com”, apo jo Leçjan? Asnjë lek! Shikoni ç’i ka bë shoqërisë fasonisti 60- vjeçar nga Lecce. Humbje, humbje, humbje..! Apo jo Delina Ibrahimaj? Janë konfidenciale këto të dhëna?!

Viti Gjendja financiare “Shqiptarja.com” sipas Bilancit vjetor Humbje (-)/ Fitim (+)
2015 -3,3 milion lekë
2016 -23 milion lekë
2017 -17 milion lekë
2018 -105 milion lekë
2019 +112 milion lekë
2020 -59 milion lekë

Vetëm në 2019 ka dalë si me magji me fitim! Si? Sepse ka marrë administrator që s’di të shkruajë shqip, rumunen Patricia Corina Constantinesku, e cila dihet vetëm se ka lind në Rumani dhe asgjë tjetër. Administratorja firmos bilancin me fitim “abra kadabra 2019”. Di me lexu shqip moj Patricia? E ke idenë ç’ke firmosur?

Pra, unë “llumi i llumit të llumit” (sipas qenit të Xhekut), nuk kam marrë kurrë asnjë lek për 8 vjet nga “Shqiptarja.com”, edhe pse jam pronare e 20% kuotash të kapitalit të saj, edhe pse kjo është një faqe që publikon çdo video të “Report TV”, kur ky televizion nga ana tjetër raporton çdo lajm të publikuar në gazetë.

Tani qershia mbi tortë: “Shqiptarja.com”, ka 16 punonjës me administratore të shkretën Vilma Theodhos-i, e cila paguhet 240 mijë lekë (të vjetra gjithmonë).

Adriatik Xhek Doçi është paguar nga prill 2016 kur ka filluar, deri prill 2021 me rrogë 74 010.0 lekë/muaj. Plot 44 milion për 5 vjet.

Pra për qenin e Xhekut kam paguar unë 20% mish e kocka që të më kafshojë si ysht ti! Kështu o këlyshi i Alessandrinës?

Ndërsa Alba, bukurania nga Shijaku ka rruajtur si pa u ndjerë nga një 500-çe çdo muaj si drejtore e “Shqiptarja.com, gjithsej nja 45.000 milionë për 6-7 vjet, apo jo Alba Malltezi? Madje nga 1 Janari 2021 kjo sh.p.k. që ka dalë me minus 59 milion lekë humbje në 2020, ia ka bë drejtore Albës rrogën plot 1.9 milion në muaj. Pra, 11.4 milionë lekë ka zhvat Alba nga Shijaku për 6- muaj nga firma që mua më prezanton çdo vit vetëm humbje… humbje… humbje… dhe në fund më ndërsehet me lehjet e qenit që paguhet 700 mijë lek/muaj në kurrizin tim, aq sa më ka dhënë Qazim Sejdini dhe Llatja për këshilla! Kështu o plehra??

Këto janë të dhënat që nuk m’i jepje, znj. Brahimaj e Tatimeve, por një gazetare e vjetër i gjen. I gjen të tëra për 3 ditë… Për 7 apo 14 ditë gjen më tepër…

Gjen edhe se si e shkreta Lindita Dode më 15 qershor 2015, themeloi me demek “Multiscreen” sh.p.k – Report Tv-në dhe më 28 prill 2017, Carlo Bollino ia blen për 3.500.000 lekë (të reja) kuotat e kapitalit. Më 28 shkurt 2018, zmadhohen për 10- muaj si me magji kuotat dhe bëhen 27,256,938 lekë (të reja) nga 3.500.000 lekë që ishin.
Kush ta bëri ekspertizën e zmadhimit të kuotave të firmës Leçjan? Sanije Tafa, ekspertja kontabël e oligarkëve? Po paratë ku i gjete që zmadhove kapitalin, në Lecce apo Palermo?? Si dhe nga i fute? Apo je shqiptar kur blen një kompani dhe Italian kur e zmadhon atë? Kështu Mr. Furbo?

“FFM Group” shpk, ortaku im tek “Shqiptarja.com” ka aksionere shijaksen Alba Malltezi me 74.96% dhe kusurin Eva Doçi (mos u ngatërroni, s’ka asnjë lidhje me qenin e Xhekut, por me burrin e vet biznesmen).

Gazetari kur do, gjen edhe se si “FFM Group” është thjesht një kompani fiktive, guackë që nuk ka asnjë bilanc dhe asnjë punëtor në bordero për vite me radhë, vetëm një administratore mjerane si Lindita Dode që paguhet 300 mijë lekë të vjetra. Kjo FFM-ja është ortakja ime që do shkrijë kuotat e mija duke i zmadhuar ato, Mr. Furbo? Kështu e bëjnë në Lecce? Se në Romë e Milano s’ma do mendja!

Në Tiranë as që bëhet fjalë.

Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratu më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe “MTSC” SHPK për “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020.

Këto gjetje janë dhe për ty, Edi Rama, që po bën gallatë në Shkup me Zoranin dhe atë palloshin tjetër që është 1 cm më i gjatë se ti. Nuk është çështje kazani kjo, as çështje që e zgjidh Kushtetuesja, por është çështja ime dhe këtë e zgjidh vetë. Në kazanin e VKM-ve futu e dil vetë tani se s’të ndihmon dot as firma në mungesë e porosi e Braçes dhe, as fakti që Leçjan-italiani yt merr kredi jo te Intesa por tek AbiBank për të shpëlarë ca halle e vënë ca tulla diku..

E pra, për momentin boll kam argëtuar apo informuar shumëkënd. Nuk pres asnjë shfajësim apo pajtim nga furbo leçjani as nga bol-ino italiani. 8 vjet mashtrime dhe tallje janë shumë dhe s’kanë çmim. Kafshimet e Xhek-sonit nga ana tjetër kaluan çdo cak dhe nuk gjejnë dot asnjë justifikim.

Sa për qenin e Xhekut, zbute e këshilloje Leçjan – të mos lehë më, se do jetë më mirë për ty, tët shoqe dhe për qenin vetë… se po rrëkëlleva ndonjë dopjo raki me miq e shokë, do filloj të flas për Anila Kolgjinin që e dua fort edhe kur bën gabime e ikën në Kosovë pa lejen time, për Armidën, Elsën dhe Papin e mirë që nuk dihet ende saktë, kur ikën e vjen në Greqi, vjel apo vjedh rrush?!

Se kur pi raki një njeri i nxehur, në të drejtën e vet dhe pa faj, është gati të marrë në këmbë Bruçin, Prellën, Rremullin deri n’Maçukull të Matit, për të gjet` të vërtetën!

Kështu pra, Leçjani Karlo Bolino, tani ik kthjellohu, mendohu dhe këshillohu mirë me Avokat Brrakën para se të shkosh t`i shpjegosh me shqipen tënde të çalë Prokuror Arben Krajës ca gjëra delikate…apo do e bësh si Beccheti pastaj- do thuash “jam italian”?

Cucciolo di Alessandrina, non fare il furbo con me…!

blank

Edi Rama është një antishqiptar i pashembullt – Nga BENIAMIN BAKALLI

Armiku i Shqiperisë ka qëne dhe do të mbetet vetem Komunizmi.
Edi Rama, një komunist tipik, është një narcizist që i mbërthyer aq keq në identitetin e tij të rremë sa që nuk mund të tolerojë një ballafaqim me realitetin.
Një antishqiptar i pa shëmbull.
PS-ja, qeveria dhe politikanët socialistë, duhet ti tregojnë publikut në Shqipëri dhe gjetiu vendosmërinë e tyre për t’u distancuar nga Edi Rama, vendimet e tij antikombëtare dhe shëmtitë e eksperimentit totalitar komunist.
Pavarsia ështe koncepti më i saktë që mund të bej intelektualin të eci perpara në nje shoqeri civile.
Varësia ështe sëmundje.
Ai është me një gjëndje të rëndë psiqike.
Kjo gjendje psikike pashmangshmërisht shkakton një ndjenjë të vetme: urrejtjen. Me fjalë të tjera, nëse çdo gjë interpretohet kundër tij, çdo gjë është armike, pra e urryer dhe për t’u shkatërruar. Brenda kësaj logjike perverse dhe regresive, kundërshtimet nuk mund të tolerohen dhe i vetmi veprim i mundshëm është të bësh të heshtë cilindo që mund të paraqitet si rrezik për identitetin e tij të sëmurë.
Aristoteli tha se “virtyti i skllavit varet nga mjeshtri i tij” dhe ju na dëshmuat kush është mjeshtri juaj.
blank

Profesori Franz-Lothar Altmann: Mini Shengeni nuk ka lidhje me “Procesin e Berlinit”

Profesori Franz-Lothar Altmann, një nga ekspertët më të mirë gjermanë dhe europianë për çeshtjet e Ballkanit, në një intervistë me gazetën serbe DANAS analizon samitin e Shkupit të 28-29 korrikut 2021 për nismën e Mini Shengenit.

Altmann thotë se Mini Shengeni nuk ka lidhje me “Procesin e Berlinit” dhe shton se përpjekjet politike të rajonit duhet të ishin përqëndruar pikërisht te Tregu Rajonal i Procesit të Berlinit:

“Përse në vend të Mini Shengenit të mos punohet për Tregun e Përbashkët Rajonal nën ombrellën e Procesit të Berlinit, gjë për të cilën është arritur të bihet dakord në vitin 2020?

Tregu i Përbashkët Rajonal nënkupton realizimin e qëllimeve të njejta si edhe mini Shengeni, por në të janë të përfshirë edhe shtete anëtare të BE, gjë që do të sillte vendosjen e një zone të gjërë ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me lidhje ekonomike të ngjashme me ato që ka BE me Islandën dhe Norvegjinë.

Pra, përse bëhen këto përpjekje për “të shpikur një armë të re për bashkëpunimin” në vend që të intensifikohen thirrjet drejtuar Bashkimit Europian për t’i ofruar mbështetje këtij rajoni dhe përse të mos shfrytëzohet në mënyrë më të vlefshme Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC)”, – porosit ai.

Në lidhje me informacionet se do të ndryshohet emri “mini Shengen” në Ballkan i Hapur, Altman thotë se kjo nuk ka shumë rëndësi.

“Ndoshta Vuçiçi nëpërmjet këtij emri të ri, ose më mirë të themi etiketimi, përpiqet ta kalojë këtë inisiativë në terren ekonomik, por mendoj se kjo nuk do të ketë dobi. Vuçiçi, Rama dhe Zaevi kanë mbajtur deri tani tetë takime dhe nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi”, – thotë Altmann për DANAS.

blank

Sipas një matematike të thjeshtë, nga “minishengeni” fiton Serbia – Nga Pano Soko

Shiko, për një moment do zgjedh ta shoh ftohtë këtë çështjen e Open-Balkan. Pra larg politikës, patriotizmit, emocionit etj.etj..
Thjesht matematikë e pastër gjirokastriti.
Marrveshja kryesore e firmosur sot në Shkup është ajo e lehtësimit të import eksporteve.
Për ta qartësuar – në garën tregëtare ndërkombëtare çdo vend synon që të fuqizojë eksportet e veta. Pra të shesë mallrat e veta jashtë dhe të sjellë para nga jashtë dhe t’i fusë ato brenda vendit. Dhe natyrisht “yzmeti” diplomatik iu bëhet atyre vendeve ku eksportohen mallra, sepse natyrisht aty është “brumi” nga ku zhvillohet ekonomia e një shteti.
Tani çfarë ndodh me tregun e tre vendeve që firmosën marrveshjen sot, duke i marrë në referencë me Shqipërinë.
Serbia në vitin 2020 ka shitur në Shqipëri rreth 280 milionë Euro mallra.
Shqipëria ka shitur në Serbi rreth 55 milionë Euro.
Maqedonia ka shitur në Shqipëri rreth 210 milionë Euro mallra.
Shqipëria ka shitur në Maqedoni 70 milionë Euro.
Tani, çfarë po bëjmë, po i bëjmë yzmetin ekonomive të Serbisë dhe Maqedonisë? Sepse ne gjithe-gjithe 125 milionë Euro (Serbi+Maqedoni) shesim në këto dy vende, ndërkohë që ato të dyja bashkë shesin në Shqipëri në vit 490 milionë Euro.
Pra i bie që 365 milionë Euro cash dalin neto nga Shqipëria dhe shkojnë në Serbi dhe Maqedoni.
Natyrisht që marrveshja do të lehtësoje tregëtinë dhe do të rrisë volumet, po nëse rritja e tregëtisë do të jete 2%, trashë-trashë i bie që Shqipëria të shesë 2.5 milionë Euro më shumë në Serbi dhe Maqedoni (pra nga 125 të shkojë 127 milionë), ndërsa Serbia dhe Maqedonia do të shesin 10 milionë Euro më shumë në Shqipëri (nga 490 me përafërsi të shkojë gati 500).
Fitojnë ata, ne humbasim. Është e thjeshtë. Do nxjerrim më shumë Euro nga vendi. Futja kot me një llaf..
Dhe më e padurueshmja pastaj është fakti që Kosovës, që është një ndër vendet që shqiptarët eksportojnë më shumë, ne i vendosim traun në Kukës dhe i marrim 22 Euro për trajler.
Kosova sot që flasim blen rreth 1.1 milion ton mallra në Shqipëri. Shqipëria eksporton rreth 4 milion Ton mallra gjithsej në gjithë botën dhe ¼ e gjithë mallrave (si peshë volumetrike) që shesim jashtë, e merr Kosova. Pra ¼-a e të gjithë trajlerave, mauneve, kamionëve dhe autobotëve transportuese që shesin mallra shqiptare shkojnë në Kosovë. Ndërkohë që Shqipëria, në vend që të vrasë mendjen sesi t’a lehtësojë punën këtyre kamionëve koosovarë, si t’ua bëjë më të lehtë, si mund t’i ndihmojë ata që mos kenë pengesa, shkon dhe merret me Serbinë dhe Maqedoninë.
Apo të merremi me Italinë, Greqinë apo Gjermaninë që janë vendet kryesore të eksporteve. Joo mearzallah…
Dhe tjetra.
Çfarë përfitojmë ne nga kalimi i lirë i mallrave në Serbi apo Maqedoni? Shumë pak mallra që vijnë në Shqipëri apo që dalin nga Shqipëria kalojnë nga Serbia apo Maqedonia (përveç mallrave serbe dhe maqedonse).
Ne i kemi rrugët. Italia vjen në Durrës apo Vlorë, Greqia vjen në Kakavije dhe Kapshticë, Kina vjen në Durres, Turqia vjen në Durres apo në Kapshticë, Spanja vjen në Durrës, Gjermania vjen në Durres, Franca në Durrës.
Ku është përfitimi?
Ahhhh, po iu japim Durrësin dhe Serbisë dhe Maqedonisë, që ta kenë dhe ata aksesin në Adriatik? Që të ulim kostot e eksporteve serbe dhe maqedonase? Kjo është tjetër çështje pastaj… Jemi bërë bamirës..
Natyrisht ata gjithmonë, në jetë të jetëve, e kanë ëndërruar një dalje “falas” në Adriatik dhe ne po ua japim sot…falas.
Por, që ta përmbledh, problemi që kam unë me marrveshjen, është strikshmërisht ekonomik.
Aritmetikë ekonomike e pastër.
Ne humbasim. Kaq!
Ata fitojnë në kurrizin tonë.
Ata shesin më shumë mallra tek ne, fitojnë më shumë parà nga ne, ata përdorin infrastrukturë portuale që sot nuk e kanë, ndërsa ne..Ne asgjë.
Ne iu mbajmë pishtarin që ta gjejnë vrimën kollaj.
P.S. Se nuk më lë miza rehat… njerëzit kur bëjnë ortakëri në biznes, e bëjnë me vëllain apo kushëririn. Ndonjëherë e bëjnë dhe me shokun. Po s’kam parë ndonjëherë ortakëri mes dy hasmëve që bëjnë gjoja sikur janë miq, po që s’kanë hequr akoma fashon nga plagët…
blank

„Nje koncert klase ne Shkollen e Muzikes“ Nga: KMD Prof. Carsten Klomp, Nga Akademia Muzikore e Heidelberg, Gjermani

Ndofta nje koncert i dy klasave te pianos ne Shkollen e Muzikes se qytetit nuk eshte nje aresye e mjaftueshme per nje reportazh ne gazeten ditore te qytetit. Por kur gati njezet femije dhe te rinj, midis 5 dhe 19 vjeç (dhe prinderit e tyre), qe ne nje mbremje vere me zagushi dhe jo te rehatshme degjojne per 90 minuta, pa pushim dhe me vemendje ne salle, pa pare neper telefonat celulare apo duke u marre me to fshehurazi- kjo eshte me e pakta per t‘u permendur. Sepse duhet te kete nje shkak qe diçka e tille te jete e mundur, ne kohe si keto tonat.

Dhe ketu nuk behet fjale per shume nota muzikore korrekte dhe fare pak gabim qe tingelluan te marten pasdite ne Sallen e Pallatit te Kultures nga nxenesit e Fedra dhe Stefan Blidos. Nuk behet fjale- siç edhe ne kete koncert- mbi arritjet pjeserisht edhe te premuara me çmime konkursesh te pjesemarresve te veçante te cilet edhe ne kete koncert qene prezente. Sepse keto suksese ne konkurse, per te cilat Shkolla e Muzikes dhe mesuesit e saj jane me te drejte krenare (dhe qe jane gjithmone te vlefshme qe gazeta te shkruaje per to), jane ne te vertete nje nenprodukt i punes, jo gjithmone pa mundim por perhere me perkujdesje te madhe dhe dashuri per muziken me nxenesit qe ofron Shkolla e Muzikes.

Ne nje spiegim te shkurter per nxenesen me te madhe te koncertit e cila, para se te fillonte studimet per mjeksi( aktualisht), per vite te tera çohej nga prinderit me makine nga qyteti ku banonin rreth 100 km larg, per te marre mesimet e pianos ne Wertheim, Fedra Blido tha ate qe eshte ne te vertete me e rendesishmja: Qellimi eshte te zgjosh tek femijet dhe te rinjte nje dashuri per muziken, qe zgjat nje jete te tere.

Kete dashuri mund ta zgjosh vetem nese je ne gjendje vete t’jua transmetosh dashurine personale per muziken te tjereve. Dhe kjo ishte e dukshme ne çdo moment te kesaj mbremjeje: ne seriozitetin e madh me te cilin nxenesja me e vogel pergatitet nga mesuesi per koncertin, me fleten e saj te muzikes, me notat e medha te shkruara me dore: nje melodi me nje ze. Ne gezimin qe tregojne te dy mesuesit kur nje veper realizohet shume mire. Ne trazimin e brendshem emocional dhe ngazellimin shpirteror te dukshem kur Duoja e tyre e nxenesve entusiazmon sallen. Ne shumellojshmerine e repertorit muzikor te zgjedhur prej tyre qe nga klasiket si Preludi ne Do Maxhor i Bach, tek kohet nga sonata te ndryshme te Mozart, „Per Elizen“ e Beethoven deri tek pjeset moderne dhe tinguj te shkeputur nga Vicetone& Tony lgys“ Astronomia“ apo nga „Jazz- Sonatina“ e Robert Vandall. E jo me pak e rendesishme, ne ate sa me afrimitet dhe ngrohtesi Blidot ndahen nga nxenesit me urimet per pushime te mbara , po edhe sesi nxenesit pershendeten me ta.

Dhe keshtu duartrokitjet e mese 50 degjuesve ne publik nuk qene vetem per femijet dhe te rinjte, por dhe veçanerisht per Fedra dhe Stefan Blidon si dhe se fundmi, per te gjithe stafin mesimor te Shkolles se Muzikes, qe me shume perkushtim angazhohen per muziken dhe „ femijet“ e tyre. Dhe jo me pak e rendesishme, me nenvizimin per forcen integruese te muzikes ne Shkollen e Muzikes per femijet me origjine te ndryshme, eshte theksimi ne menyre te veçante i domosdoshmerise se mbeshtetjes se kesaj pune nga ata qe vendosin mbi shperndarjen e fondeve financiare komunale.

 

blank

blank

blank

KAFKAT E SHQIPTARËVE BAJNË DRITË NËPËR SERBI?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Nenat tona ende se kanë iden se ndonjë kafkë-llamb e djalit apo vajzës së sajë shendritë ne ndonjë shtepi serbe/
Skandaloze e çuditëshme dhe shumë e tmershme ne Twiter po qarkullon deklarata e presidentit serb Aleksander Vuçiq për krimet mizore serbe gjatë luftes ne Kosovë.
“Ata janë detyruar t’ua heqin lëkurën nga koka njerëzve, ta ndajnë atë nga lëkura… Ata ishin trajnuar se si duhej prerë kokat e njerëzve, e si të preheshin pjesët e trupit”, ka shkruar Vuçiq në Twiter.
Më kokat e prera të shqiptareve bënin lamba,ato edhe sor bejnë dritë nëpër shtepite serbe të cilat shiten dhe blihen ne tregjet serbe siç çdo mall tjetër.
Dihet së Sërbët janë racë e prishur njerëzore të cilët nuk kanë edhe aq dallim te madh nga bishat, anipse e kanë formën e njeriut ata ne esencë janë bisha,bile bisha te egra te llojeve parahistorik.Janë njerez te pa shpirtë dhe te pa ndjenja,sidomos ata bahen edhe më te eger ndaj shqiptarëve.
Ç’prej së erdhën këto bisha ne Kosovë diku ne shekullin e 12,gjithëmonë Serbet ishin ne konflikt dhe luftra me shqiptarët.Ata vazhdimisht luftuan me shqiptarët për ti debue nga trojet e veta.Kështu ndodhi me Toplicën deri ne Nish ku u debuan mbi 300 mijë shqiptar për ne Truqi dhe nje shumicë erdhen si Muhaxhir ne Kosovë.Kështu,ndodhi edhe kur e coptuan Shqiperin etnike duke e nda ne katër shtete,kështu qe Shqiperia Londineze është i vetmi shtet ne botë qe kufizohet me popullin e vetë.Qellimi i sajë ishte qe kështu ta bajë shqiperin copa copa për me mujtë më kollaj me e çrranjosë nga trojet e veta.Kështu kjo lavire e poshtër deboj me dhunë vetm nga Kosova mbi 8oo mijë shqiptarë,duke i dhpernda nëpër tokat e Anadollit.
Por,egersinë më të vrazhdë te këtyre bishave slave Kosova dhe Shqiptarët e përjetuan ne luftën e fundit në Kosovë,kur pasiqe kjo kulqeder e çmendur nuk u ngi me gjak nga luftrat tjera qe i bëri nëpër ish-jugosllavi,si e qartur,si e prishur,si pa kokë ia mësyu Kosovës më tërë arësenalin ushtarak,policor,paramilitar me gjakra te prishur,për ti çeru hesapet njëherë e përgjithëmonë me Shqiptarët.Por u thyen keq nga UÇK-ja dhe NATO-ja.Por,megjithate ata banë krime te paparapara ne historin e njërëzimit.
Serbet edhe ne luftë nuk patën moral luftë,nuk njohin rregulla lufte,por ata turren si bisha te egra për gjak shqiptari.Ata në Kosovë kryen krimet me barbare qe njehë historia e njerëlzimit,kryen gjenocid ne popullisn civile te pambrojtur.Këto bisha sllave hynin nëpër shtepija dhe vrisnin çdo këndë qe zatetëshin,pleq,plaka te paaftit.Ata,nanave tona me bajonet ua mbyteshin femiun ne bark,ata nuk i kursenin as femijt e vegjel te cilve ua prenin edhe kokat.Ata përdhunon nanat,grat dhe motrat tona dhe pastaj i vriteshin dhe i gjuanin nepër puse bunarësh.
Por,kënaqesia me e madhe e ketyre bishave sllave ishte kur shqiptarëve ua prenin kokat,i zienin, dhe kafkat e tyre i merrnin me vehte dhe nga ato marojshin llamba drite.Ku me dijtë se sa llamba-kafka te shqipëtarëve bajneë dritë sot nëpër shtepia ne Serbi dhe gjithëandej.Por,duhet te jenë shumë,bile shumë.Sot e kësaj dite nanat tona ende shpresojnë se do tu këthehën bile eshtat e djemve e vajzave të tyre,dhe nuk donë me besu se ndonjëra nga këto kafka qe bajnë dritë nëpër Serbi është e djalit apo vajzes se saj.Ky është gjenocid dhe mbi gjenocid i pa parë në historin e njerëzimit,qe dijnë ta bajnë vetem Serbet dhe askush tjëtër.
I propozoi kryeministrit Albin Kurti qe me këtë deklaratë fashizoide ta godas shumë ashpër Aleksander Vuçiqin e takimin e tretë te radhës qe do te mbahet se shpejti.

Send this to a friend