VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

GJUHA – Poezi nga SLAVKO JANEVSKI

By | August 14, 2019

Komentet

Kam dashuruar njëqind burra – Poezi nga Laureta Petoshati

 

Kam dashuruar njëqind burra,
ndoshta më shumë, fjala bie
kujtimi i tyre më ndjek si hije…

Kam dashuruar njëqind burra,
i desha ashtu, si mjegulla mbi mal,
e meritova fjalën: e përdalë…

Në shpirt të njërit kur zbrita,
atje në breg për pak u mbyta
nga dallgët e hovshme dhe të mëdha
baticë u bëra dhe nuk më pa
sado qirinj ndizte me frymë
Por unë tashmë isha bërë rrymë….

Kjo histori s’ka pikë të skajshme,
ndaj dhe unë ndihem e pafajshme…

Kam dashuruar njëqind burra,
njëqind aroma nuk i dallova,
nga të njëqindta u drogova…

Kalova male, dete, ura,
e mbajtur pezull nga njëqind burra…

Por dalëngadalë kur u kthjellova,
njëqind pasqyra unë dallova,
aq i madh pat qenë lëndimi,
sa për njëqind nga tjetërsimi.

Kam dashuruar njëqind burra,
dhe të njëqind ishin një burrë,
si të ish det s’e njoha kurrë.

Ikën pasqyrat më nuk e pashë,
Dashuria ime: koha që dhashë.

AGJENCIA E ALEN GINSBERGUT – Poezi nga LAWRENCE FERLINGHETTI – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

Lawrence Ferlinghetti (New York24 mars 1919)  është poet amerikan

 

AGJENCIA E ALLEN GINSBERGUT

              (italisht në Origjinal)

 

Allen Ginsberg po vdes

thuhet  të gjitha gazetat

në të gjitha lajmet e mbrëmjes

një poet i madh po vdes

Por zëri i tij jo

nuk do të vdes

Zëri i tij është mbi tokë

në Manhatanin e Poshtëm

në shtratin e tij

po vdes

Nuk ka vend 

për shqetësIim

Vdes vdekja e kujtdo

që vdes

Vdes vdekja e poetit

Ai ka një telefon në dorë dhe i thërret të gjithë

nga shtrati i tij në Manhattanin e Poshtëm

Në gjithë botën

bie telefoni

në mes të natës

“Jam Allen”, thotë zëri

“Unë jam Allen Ginsberg

Sa herë e kanë dëgjuar

në vitet e gjata në vitet e mëdha

Është e tepërt të themi Ginsberg

Në gjithë botën

në botën e poeteve ka vetëm një Allen

“Doja  t’ju them”, thotë ai 

Iu thotë atyre se ç’po ndodh

Ç’po zbret mbi të

Ç’vdekje, dashnorja e zezë

zbret mbi të

Nëpërmjet satelitit fjala shkon në tokë

mbi Detin e Japonisë

ku dikur qëndronte i zhveshur

me sfurkun në grusht

si një Neptun i ri

barbanera i ri

duke qëndruar drejt në një plazh gurësh

me baticë të lartë dhe zogjtë cicërijnë

Valët përplasen mbi të tani

dhe zogjtë ulërasin dhimbshëm

Në vijën ujore në San Francisko

ka erë të fortë

Dallgë me shkumë

rrahin Embarcaderon

Alleni është në telefon

zëri i tij është mbi valët

Po lexon poezi greke

Ka brenda detin

Dhe kuaj që qajnë

Kuajt e Akilit

që qajnë

këtu përgjatë detit

në San Francisko

ku valët ulurijnë

Përhapin një tingull befasues

një tingull sibylline

Alen pëshpërisin

Allen

Lindja e botës – Poezi nga PETRE M. ANDREEVSKI

Ndodhi si në ëndërr,

Në një vend të huaj, në një kohë të huaj:

Drurët rriteshin shtrembër

Ishin veshur me ujë të ndotur

Që piqej me fruta bore.

Ah, kjo ishte një tjetër kohë,

Kur koha nuk ekzistonte:

Zbardhte dhe nuk ngryste,

Kur mbi tokë ecnin gurë

Dhe kur zogjtë s’kishin këmbë

Dhe qentë të dënuar vetëm të fluturojnë.

Po dhe ne sikur të mos ishim askund:

Sytë i kishim të pafuqishëm,

Fytyrat as që i njihnim,

Emrat nuk i dinim.

Dhe as që e kuptuam ç’na bëri

Dikush atëherë dhe asaj kohe.

(Përktheu Resul Shabani)

LAKRIMARIJ – Poezi nga PETRE M. ANDREEVSKI

Lakrimarij quhet një shishe në të cilën

oborrtarët e Evropës mblidhnin lotë

fëmijësh për të zbukuruar fytyrat.

E nënat tona i mblidhnin lotët e tyre

për të pasur ç’të çojnë në varreza.

 

E përcolla trimin në luftë,

Vajta bleva shishen e lotëve

Dhe e ftova diellin në shtëpi.

Dhe i thashë të rrijë pranë meje:

Të më shohë e të shihemi,

Dhomën bosh mos e kem.

Të mos bëjë dritë kur qaj me lotë,

Gjersa shishen ta mbush plot.

Se pa to unë turpërohem

Kur t’vijë dita prapë takohem.

 

O, ti diell, që sheh kahdo,

Shishen sa herë e mbusha, trego

Dhe sa herë e zbraza, thuaj

Se unë prapë qaj për lotë

Se këto në varr t’ia çoj të zot.

 

(Përktheu Resul Shabani)

ZJARR – Poezi nga PETRE M. ANDREEVSKI

Shtëpinë tënde nise ta vjedhësh tani

Por prej saj s’mund të ikësh assesi

Dhe për herë të parë përballesh ti

 

Ti ke qenë ke qenë ke qenë në çdo gjë

Që ke përpirë dhe të ka përpirë pa zë

 

Duke lavdëruar vdekjen tënde

Njerëzit ikin prej teje

Pa diur se të kanë me vete

 

Dashurisë në çdo shtrat nuk i druhesh aspak

Ti që je ushtari i saj dhe i saji bajrak

 

Ujin na e bart në qiell si lotë

Por pa të s’kthehesh dot

Dhe me to silles si zemra s’ta thot’

 

Se prej nga vjen ti vetëm shtiresh

Nga guri, toka apo vrima e ngushtë

Ku zvogëlohesh e përbirohesh

 

Atë që e ndjek të robëron ty

Tek eshtra e tij lulen sharton ti

Gjersa ti gjallëron dhe jeton ai

 

Hej, more keqëmiri i vreshtës që je

Atë që të mbron e dënon me vdekje

Duke të parë të vajtojnë me prekje.

 

(Përktheu Resul Shabani)

SHFAQJA E GJARPRIT – Poezi nga PETRE M. ANDREEVSKI

1.

Të zbulova para kalit

Shenjtorit të mirë të fushës

Me ilaçe hyjnore që të pikonin prej pushkës.

 

Por ti ishe tretur nga të ftohtit

Kur e humbe dhe zogun tënd

 

2.

Por të zgjuan qiejt e nëndheshëm

Barin mbi barnat ta përgatisësh

 

Dhe u nise – ditën e gjashtë taa kërkosh

Në kohë të huaj prej saj të shpëtosh

 

Vajte bashkë me lumin

Që burimin e kishte tek zjarri

Se aty rrugën tënde e gjete

 

3

Unë në kokën time po ndërroj shtëpi

Dhe për ushqim kam të tjera botë

 

Ti më shfaqesh me parullën helmatike

Dhe i fryn shtëpisë për të ma rrëzuar

 

Po t’i nis luftës me ty, vetëm se do të shumoj

Se aty është vendi ku mua s’më gjen

 

Patjetër që diku tjetër

Botët do të na kryqëzohen.

(Përktheu Resul Shabani)

Më 18 gusht 1850 u nda nga jeta Honoré de Balzac, shkrimtari më i shquar i realizmit

Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj 1799 dhe vdiq në Paris më 18 gusht 1850. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë lende, por gjithashtu duke nxjerrë në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin Tours e më pas Paris, ku u transferua së bashku me familjen. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Në një dhome të vogël në lagjën Bastija, i vetëm ose në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L’or de rhoon nder të cilat veçohen : L’héritié de Bïrag (trashëgimtari i Birag, 1821), viker des Ardennes (Famullitari të Ardennët, 1821), Argow le pirate (Argow pirati, 1824).

Më 1822 Balzac u njoh me L’or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë pranie deri në ditën e vdekjes së tij(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi “Le lit de la vallée” (Zambaku në lugine, 1835). Më 1825 u bë botues dhe tipograf. Në të njëjtën kohë bleu gjithashtu një fonderi por përpjekjet e tij për të bëre tregti dështuan dhe e futën atë në borxhe.

Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë ku u përpoq të risillte në pune mijërat e vjetra të argjendit dhe përvec kësaj provoi të tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke mobiluar shtëpinë me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga përpjekje të kota për tu pasuruar dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.

Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romane e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Sèn dë la vi privé (Skena të jetës private), Sèn dë la vi dë provens, Skena të jetës në provincë) Sèn dë la vi parizien (Skena të jetës parisienë). Behet fjale për një analize të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e “monarkisë borgjese” të Luigjit Filip.

E para është një romancë historikë, Le Shuons (1829), për të cilën është frymëzuar nga revolta e Vande-se ; megjithatë do të jenë veprat e tjera të tij që do ti sigurojnë sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder të cilat mund të përmendim : La po dë chagrë (Lëkura e shegrenit, 1831), Evgjéni Grande (1833), Lë médsë dë shampanj (Mjeku i fshatit, 1833), Ilyzio perdy (Ilusione të humbura, 1837-43), Splendër e mizer de kurtisan (1839-47).

Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.

Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste. (Dashuria me Eva Hanska ishte vetëm një “loje salloni” por një gjë të tillë Balzac nuk e mori vesh kurre).

Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e Korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.

Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betta (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).

Në 1937 realizoi “La vielle fille” që u bë romani i parë që publikohej në një gazete. Në 1838 Balzak u dallua për luftën e tij për të drejtën e autorit. Honor kishte një vullnet shumë të madh për të punuar megjithëse shëndeti kishte filluar të bëhej një pengese e madh për të. Në 1839 u bë anëtar i shoqërisë së shkrimtareve dhe po atë vit ai u zgjodh kryetar i saj.

Në 1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshën Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet më se miri në letërkëmbimin midis tyre që u publikua në 1968 nën titullin “Lettre à madame Hanska.

Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar. I mbyllur në kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijëria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij – Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu në autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.

Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan një dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme : Jean Louis, l’Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët, ndikimin nga emrat e borgjezisë : Horace de Saint-Aubin, lord R’Hoone.

Jeta private dhe frymëzimi

Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu një ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do ti qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë së znj. Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, zinj. de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut,madje ai thote:”Nje grua ne moshe kanonike ben gjithcka per ty ndersa nje vazjze e re asgje”.Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë i fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqën tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin, por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.

Bizneset dhe veprat e para më vlerë

Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi i ananaseve në Paris. Pra ai është i detyruar ti rikthehet letërsisë. Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik, sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tonë humori institucionin e martesës. Skenat e para të jetës private do të shfaqën në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet i famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.

Gazetar politik

Ai bëhet gazetar politik dhe mban një kronikë të rregullt mbi jetën politike të kohës në gazetën “Letra mbi Parisin”. Që këtu vërehet lindja e një gazetarie modernë. Ky aktivitet nuk do të qëndrojë kurrë në plan të dytë për Balzakun dhe do ta shoqërojë përgjatë gjithë krijimtarisë së tij. Suksesi duket se është afër me veprën filozofike, që përshëndetet nga të gjithë, “Lëkura prej shagreni”

Suksesi

Sipas të tjerëve dhe sipas dëshires së tij, Balzaku ia doli mbanë pas të tridhjetave. Pasioni i tij për tu bërë i famshëm është aq i madh sa e shtynë Balzakun të frekuentojë sallonet aristokratike dhe të pranojë për të dashur markezën de Castri. Reputacioni i tij i ri si një njohës shumë i mirë i botës femërore do ti vlejë. Në 1832 ai merr një letër të nënshkruar “E huaja” nga një konteshë poloneze Eva Hanska, e martuar në Ukrainë. Ky do të jetë fillimi i një historie romaneske që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi megjithëse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhëniet e dhëna për vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpreson ti mbarojë brenda afatit. Ai rend pas kohës pas iluzioneve të botës. Ai punon nga 10 deri 8 orë në ditë duke pirë lumenj me kafe dhe gati prek çmendurinë në qershor të 1832. Romani i tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi. Këtu paraqitet një djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.

Krijimi i një universi

Romanet ndjekin njëri tjetrin, dy ose tre në vit, themelues të mitologjisë balzakiane dhe të vështrimit të tij unik për jetën. Romanit “Lui Lambert” i përgjigjet utopia e “Doktorit të fshatit”. Të organizosh për të luftuar forcat shkatërruese të dëshirës, të luftojmë kolektivisht për të zëvendësuar pasionet me rregullin social. Revolucioni për Balzakun, përveçse u mundua të zhdukë pabarazinë dhe krimin, forcoi pasionet. Ai përjashtoi dhe tipizoi me mijëra njerëz, heronj popullorë, kriminelë, mjeranë, të rinj që kërkojnë të ardhme, gra pa të drejta për shkak të legjislacionit napoleonian. Bota moderne është shumë e ashpër, sepse burrat dhe gratë vuajnë atje. Liberalizmi është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve dhe të imoralëve, të udhëhequr nga interesi. Doktori i fshatit, Benasisi, ka një zemër të plagosur, i cili, meqë ka vuajtur vetë është i aftë të reflektojë në një mënyrë kritike për shoqërinë në të cilën bën pjesë. Ajo që është romantike të Balzaku është fakti se dhimbja formon vetëdijen të njeriu. Në të njëjtën mënyrë për të riardhur tek forcat shkatërruese, ai shkruan “Kërkimi i absolutes” ku tregohet jeta e një të çmenduri në botën reale. Këtij universi real i përgjigjen sa vjen e më shumë romanet që vijojnë, të parët e ciklit “jeta e provincës” si “Evgjeni Grande”. Balzaku shkruan dhe publikon shumë shpejt duke u vënë re kështu për ndërthurjet e personazheve në romanet e tij. Në vitin 1833 ai mendon të rikthejë disa personazhe të romaneve të kaluara. Një ide gjeniale që do të lejojë sipas tij të paraqesë një afresk të botës modernë. Është tek “Xha Gorio” (1834-1835) që Balzaku zbaton për herë të parë idenë e tij, pasojat e së cilës do të jenë të rëndësishme dhe do të shërbejnë në krijimin e “Komedisë njerëzore”.

== Veprat me te rendesishme.

  • Xha Gorio
  • Gobesku
  • Evgjeni Grande
  • Fajdexhiu
  • Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve
  • Fshatarë
  • Kushëriri Pons
  • Iluzionet të humbura

KËNGË PËR KËNGËN E SAJ – Poezi nga PETRE M. ANDREEVSKI*

S’kishte vend ku nuk e takova atë,

Se pa të isha askushi dhe askush nuk më njihte.

Sipas frymëmarrjes së saj e njihja ajrin

Që të mundja ta arrij, pa më vërejtur njeri,

Por ajo ishte më e shpejta se çdo dritë qiellore,

Se kudo rrugën e ndriçonte vetë.

Duke e kuptuar si gjithçka në kupën prej mollësh,

Koka më mbushej me lëndë djegëse,

Shira të bardhë e të kuq binin nga frutat,

Drithi dhe pylli e ndiqte marshin e saj

Dhe gjithçka rreth saj e merr formën e saj.

Ku hyja unë, ajo dilte

Nga vrimat urreja vetëm zbraztësinë e  tyre.

Më plagoste si nuse, më puthte si motër

Natën hyjnore që e zbulova tek ajo.

Isha hetuesi i parë i asaj errësire të nxehtë

E pashterrshme si yjet dhe e pavlefshme si gurët

Që zbrazen vazhdimisht e kurrë të sosen.

(Çfarë frike u mblodh kur u prek ajo lëkurë

që shkëlqente dhe vezullonte si rrezja e thyer)

Zjarri dhe shiu fitonin shpejtësi paralele

Dhe në tërësinë dashurore vazhdimisht humbnin.

Çdo gjë e zhdukur bëhej për hatrin e saj

Dhe çdo gjë e përtëritur bëhej për hatrin e saj.

Dhe bota kështu ndahej në të dukshme dhe të padukshme.

Në vende të çliruara dhe në vende në zhvillim,

Por s’kishte vend ku nuk e takova atë.

(Përktheu Resul Shabani)

*Petre M. Andreevski ( 25 qershor , 1934 – 25 shtator, 2006) ishte poet, romancier, tregimtar, dramaturg dhe skenarist maqedonas.

 

 

Kur duart e tua ishin hënë – Poezi nga JUAN RAMON JIMENEZ – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Kur duart e tua ishin hënë

morën nga kopshti i qiellit

sytë e tu, dy vjollca hyjnore.

 

Ç’nostalgji, kur sytë e tu,

kujtojnë, natën, gonxhen e tyre

në dritat e vdekura të duarve tua!

 

Gjithë shpirtin tim, me botën e tij,

E vë në sytë e mi të tokës,

që të të admiroj ty, grua e hatashme!

 

Nuk do të takojnë dy vjollcat e tua

vendin e rehatshëm të krijuar për ty

duke mbledhur në shpirtin tim joqenien?

 

 

Kur të ëndërroj – Poezi nga ALDA MERINI – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Kur të ëndërroj ty
bëhem e zbehtë si vdekja.
Çfarë fenomeni është ky
që ti dhe unë banojmë diku tjetër
mbartur nga duart e Zotit?
Sepse ne jemi dy duar aq lehtë të vërtitshme
sa që çfarëdo idhulli mund të na çojë larg?
Çfarë ishim ne më parë?
Çfarë do të bëhemi ne më vonë?
Unë vesh rrobat më të mira çdo natë
dhe ti m’i zhvesh,
por nuk ia arrin të më bësh kurrë skllave.

Edhe e zhveshur jam e veshur si një mbretëreshë
sepse ti dhe unë kurrë nuk mëkatojmë,
sepse ti dhe unë nuk jemi takuar kurrë.
Megjithatë, ne shihemi çdo ditë
megjithatë ne jemi aq të varfër
sa që nuk na duhet të blejmë as vdekjen
sepse jeta na e bën atë dhuratë.

TEMPUJT NË TEBË – Poezi nga ANTE POPOVSKI

Në Egjipt tempujt e Tebës janë ndërtuar ashtu –

Pas çdo guri thurur me shenja

Të vijë guri pa shenja, duke lexuar lexohet shkrimi

Nga guri mbi gurin tjetër,

Por duke lexuar ju s’do të zbuloni asgje:

Mungon vetëm një gur pa shenja

Që do ta lidhte kuptimin e shkrimit.

Tempujt e Tebës thonë janë libra gurësh

Të cilët mund t’i zbërthejë vetëmai

Që i pari do të gurëzohet.

 

Ndizni qiri në terr. Le të dridhet.

Deirsa nuk do t’i ndjenit yjet nën vete.

 

(Përktheu Resul Shabani)

MJESHTRI DHE URA – Poezi nga ANTE POPOVSKI*

Kur u bë ura gati, kur u lartësua,

Kur harku puthi brigjet,

Ulet mjeshtri e pushon,

 

Që punës t’i gëzohet.

 

Mendoi: do ta marrë mësysh – e bukur si zogu.

Jo, tha, pastaj: e bukur si fluturim zogu:

Zogjtë treten – fluturimi mbetet.

 

Pushoi – dhe shkoi.

 

Pasi ura mbeti vetë, parandjeu

Nga toka, shtyllave përpjetë,

Sikur ngjitet zëri i mjeshtrit:

 

“Ç’paskësh bërë ftohtë atje poshtë në histori…”

 

“Dhe qiellit lat kur zogjtë s’fluturojnë dot…”

Kërciti ura dhe u drodh

nga të fthotit e mëngjezit.

 

(Përktheu Resul Shabani)

 

*Ante Popovski (Dibër, 3 qershor 1931 – Shkup, 1 tetor 2003) ishte poet, eseist, përkthyes dhe antolog maqedonas.