VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

GJOBA RAMA NË UDHËN E KOMBIT TRADHTI NDAJ KOSOVËS – Nga REXHEP SHAHU

By | April 22, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Ilaz 4 weeks ago Reply

    Hallall tkoft o REXHEP SHAHU ke shkrue bash si buuurr lume. Hallall tkoft

  • author avatar
    BERATI 4 weeks ago Reply

    Z RExhep edvini i zi eshte vegel e bindur e e ultra orthodoksise greke ke shume fakte ne youtube qe pak i dine si shugurimi nga anti shqipetari janullatos ne jerusalem kur u bene levizjet e dhjetorit ndodhej ne greqi vete liljane hoxha nusja e djalit te vogel te enverit e ke deklaruar qe ky qen ishte pjese e planit te te shiturit ramiz qeni maeja nga filo greku nano e vendosja ne poste te larta te ps pa qene as anetar i ps etj etj uji i zi qe po i nxjer popullit te vet qe ta detyroje te ike ku te munde apo te hidhet ne gjirin e janulles PRA Z REXHEP PO JE TRIM TREGO TE VERTETEN QE EDVIN QENI ESHTE VEGEL E BINDUR E ULTRA ORTHODOKSISE GREKO RUSO SERBE KETE DUHET TA DIJE EVROPA E USA PO KESHTU EDHE BERISHA BASHA NANO MAJKO META VELIAJ ETJ PRA KETA QENA DITEN THRESIN PER EVROPEN NATEN PUNOJNE PER INTERESAT RUSE

Komentet

Pse Shkupi dhe Athina këmbëngulin për emër sllav – Nga SHABAN MURATI

Rezultati i bisedimeve të gjata natën e 16 majit dhe ditën e 17 majit midis kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras, që u takuan … në Sofje në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ishte njoftimi se dy kryeministrat gjetën gjuhën e përbashkët për emrin e ri të shtetit të quajtur ndërkombëtarisht FYROM. Gazeta greke “Kathimerini” njoftonte në 18 maj se burime qeveritare në Shkup bëjnë të ditur se kryeministri Zoran Zaev i ka propozuar homologut grek emrin kompozitë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” gjatë bisedimeve me të në kryeqytetin bullgar. Emrin e mësipërm po e lakojnë si gjetje të re të gjitha mediat maqedonase dhe greke. Portali grek “Protothema” shkruante në 18 maj se qeveria e FYROM-it ka propozuar emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” dhe pala greke e ka pritur propozimin me një dritë pozitive. Të dy kryeministrat njoftuan se do të takojnë presidentët dhe do të mbledhin liderët e partive politike për të paraqitur propozimin e ri.
Duket se të dy kryeministrat duhet të kenë arritur një shkallë të lartë dakordimi dhe me sa duket janë në prag të deklarimit publik të zgjidhjes, përderisa Cipras deklaroi se pret zgjidhjen deri muajin tjetër, përpara samitit të qershorit të BE. Kurse kryeministri maqedonas ishte më entuziast, sepse deklaroi se “diskutuam zgjidhjen kreative që pala maqedonase ka paraqitur në fazën e fundit të bisedimeve. Nga sot miqësia midis Maqedonisë dhe Greqisë është më e fuqishme”.
Dalja e kryeministrit të Maqedonisë me këtë prononcim entuziast publik në konferencë shtypi tregon se jo vetëm mund të jetë arritur një marrëveshje midis dy kryeministrave, por edhe se të dy ata kanë gjetur një interes të përbashkët edhe dypalësh, edhe rajonal. Kënaqësia diplomatike në të dy kryeqytetet buron nga fakti se të dy kryeministrat janë bashkuar në idenë që FYROM të pagëzohet me një emër sllav dhe konkretisht “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Është një emër fetar sllav “Shën Ilija”, që merr referencën nga një kryengritje e popullsisë sllave në vitin 1903 kundër perandorisë osmane dhe që zgjati disa ditë. Dita e Ilindenit përfaqëson një ngjarje historike, të cilën e cilësojnë të veten dhe e festojnë edhe Bullgaria, edhe Maqedonia, ndonëse në atë kohë nuk ekzistonte një entitet politik me emrin “Maqedoni”, të cilin e shpiku Serbia. Kaq ngushtësisht është i lidhur emri Ilinden me historinë e Bullgarisë dhe të Maqedonisë, sa që zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë Krasimir Karakaçanov deklaroi në 18 maj lidhur me emrin e ri se “Ne nuk na pengon ky emër. Në 1 gusht të vitit të kaluar nënshkruam Traktatin Bullgari-Maqedoni, që na obligon të festojmë së bashku festat e përbashkëta. Ilinden është dita e kryengritjes më të madhe. Nëse dy vendet bien dakord për emrin “Maqedonia e Ilindenit” për ne nuk ka asnjë problem”.
Pra, një datë, që është e përbashkët për historinë e dy shteteve sllave, Bullgarisë dhe Maqedonisë, del si propozim për emër i shtetit të deritashëm FYROM. Pra, kemi një emër ekskluzivisht, tipikisht dhe emocionalisht sllav dhe është e qartë se Shkupi me këtë qëllim ia ka paraqitur si propozim Athinës. Nuk është e rastit që deri në takimin e Sofjes propozimi më i pranuar nga të dy palët ishte emri sllav “Gorna Makedonija”. Pas tij, del në plan të parë prapë një emër sllav “Maqedonia e Ilindenit”. Tendenca diplomatike e të dy qeverive është e qartë për sllavizimin publik të shtetit të Shkupit.
Athina e ka pranuar me dëshirë këtë propozim të Shkupit, sepse jo vetëm justifikon veten për pengesën 25 vjeçare që i ka bërë emrit të shtetit fqinj të veriut, por edhe sepse Greqia fiton një pozicion dhe epërsi diplomatike me këtë hap të ri. Suksesi grek është se Athina pagëzon ligjërisht shtetin fqinj me një emër sllav dhe e bën atë shtet të jetë në borxh politik dhe diplomatik ndaj Greqisë. Greqia ndihmon të hipotekohet në listën e anëtarëve të OKB përkatësia e këtij shteti si pronë vetëm sllave. Ky është edhe çelësi i intrigës diplomatike dypalëshe dhe shpjegimi i faktit përse Shkupi dhe Athina këmbëngulin për emrin sllav të shtetit të FYROM-it.
Për klasën politike maqedonase është e kuptueshme se emri “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” e lidh jo vetëm përkatësinë, por edhe me një ngjarje të veçantë historike, e cila ka të bëjë vetëm me historinë dhe me popullsinë sllave. Maqedonia merr me këtë emër tapinë sllave dhe kjo mund të cilësohet fitore nacionaliste e kryeministrit Zaev në planin diplomatik dhe në planin e brendshëm politik dhe ndëretnik. Emri sllav sanksionon shtetin njënacional maqedonas dhe populli shqiptar fshihet nga barazia e pjesëmarrjes dhe e vendimmarrjes së shtetit. Ndaj në mediat greke dhe maqedonase është theksuar ditët e fundit se opozita nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE mund ta pranojë këtë propozim.
Greqia, duke pranuar emrin tipikisht sllav të këtij shteti, me një gur vret tre zogj. Së pari, fiton epërsi dhe pozicion paternalist mbi Maqedoninë, së cilës i dhuron një tapi shumë të vlefshme për Shkupin, por që Athinës nuk i kushton asgjë. Së dyti, merr me të mirë dhe ndërmerr një gjest miqësie ndaj Bullgarisë, së cilës i përfshin një ngjarje historike në emrin e shtetit të Shkupit. Dihet se Bullgaria kishte shprehur zyrtarisht kundërshtimin e saj ndaj çdo emri gjeografik të Maqedonisë. Së treti, Athina godet dhe dobëson faktorin shqiptar në Maqedoni, të cilit i heq të drejtën e ligjshme të pronësisë së shtetit afër gjysmës së popullsisë nëpërmjet emrit historik sllav. Greqia fiton, gjithashtu, një pozitë më të fortë diplomatike në bisedimet e saj në zhvillim e sipër me Shqipërinë, sepse zgjidhja me Maqedoninë i jep Athinës një kartë të re presioni mbi Tiranën.
Emri i ri sllav “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” është në kundërshtim me karakterin demokratik të një shteti multinacional, multifetar dhe multikulturor. Ai neglizhon praninë, të drejtat dhe interesat e popullit shqiptar në Maqedoni. Nuk ka ende informacion se cili është qëndrimi i partive politike shqiptare, në qeveri ose jo, lidhur me emrin e ri sllav. Është e papranueshme që faktori shqiptar të përjashtohet nga procesi i vendimmarrjes shtetërore lidhur me çështjen e emrit. Mendimi im është se partitë politike shqiptare dhe faktori shqiptar nuk duhet ta pranojnë as në qeveri dhe as në parlament një emër sllav të shtetit, që u sanksionon atyre statusin e qiraxhiut apo të qytetarit të kategorisë së dytë. Faktori shqiptar nuk duhet të hutohet nga disa opinione naive, sipas të cilave Ilindeni u takon edhe shqiptarëve, meqë në kryengritjen e asaj kohe ka pasur edhe disa shqiptarë pjesëmarrës. Ilindeni është histori dhe festë bullgare dhe maqedonase. Nuk ka qenë dhe nuk mund të bëhet artificialisht histori shqiptare.
Nuk ka asnjë informacion se cili është qëndrimi zyrtar i Tiranës, e cila nuk mund të vazhdojë me indiferencën ndaj çështjes së emrit sllav të shtetit, i cili cenon direkt interesat jetike të popullit shqiptar në Maqedoni. Tirana nuk mund të përdorë si alibi të heshtjes së saj tezën se rëndësi ka zgjidhja e emrit, sepse hyn Maqedonia në BE dhe në NATO, pavarësisht se po hyn si shtet i maqedonasve. Në datën 26 mars 2018 në analizën botuar në këtë gazetë, me titull “Emri sllav i Maqedonisë-tapi për pronësinë maqedonase”, kam shkruar : “Shqipëria duhet të shprehet me forcë kundër çdo emri sllav të Maqedonisë. Është e pakuptueshme përse diplomacia shqiptare gjatë gjithë këtyre dekadave nuk është prononcuar kurrë se për çfarë emri është dakord ajo”.
Secili shtet duhet të shohë interesin e tij shtetëror dhe kombëtar dhe ky interes shtetëror e kombëtar kërkon që shteti dhe diplomacia shqiptare duhet të jenë në veprim të vazhdueshëm për të kundërshtuar tendencën e sllavizimit të shtetit fqinj dhe të nëpërkëmbjes së të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni.

Toka e Shenjtë – beteja e përjetshme – Nga Aurel Dasareti*

 

Forcat e shtetit amë nuk kanë fare aftësi për të kryer atë që në gjuhën ushtarake thuhet “Betejë me intensitet të lartë”. Po, ne kemi forca speciale të afta (vetëm me armë dore, pushka e pistoleta), por kjo nuk ndihmon në luftën e madhe.

***

Shqipëria në NATO është sigurim relativ e jo i sigurt.

Neni 5 i traktatit themeltar të NATO-s thotë: “Palët Kontraktuese marrin përsipër të trajtojnë sulmin ndaj njërit prej anëtarëve si një sulm ndaj të gjithëve”. Por një studim amerikan zbuloi se vetëm qytetarët e Amerikës dhe të Kanadasë ndjehen të detyruar ndaj aleancës së NATO-s.

***

Politikanët tanë antikombëtarë shkatërrojnë mbrojtjen e Shqipërisë. Mbrojtja kundër një kërcënimi real, jo atij imagjinar.

Historia ushtarake rrallë dështon në një pikë kryesore: Mbrojtja e një vendi bazohet në përvojat e fundit të luftës, dhe dështon keq kur një sulmues vepron nga doktrina të panjohura.

Problemet në jetë shpesh janë një sfidë, por është e rëndësishme që ne të guxojmë t`i marrim ato si një qëndrim i guximshëm dhe mos t`i lejojmë të tjerët të përpiqen t`i zgjidhin ato për ne.

Shqipëria sot ka një forcë ushtarake që është vetëm një shaka e keqe!

Forcat e armatosura të vitit 2018 nuk kanë shumë për të shqetësuar përgjegjësit për t`u marrë me të. Dhe, gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të kuptojnë se sa e keqe është situata. Por kjo nuk vlen për politikanët tanë, ata kanë një pamje joserioze të situatës serioze të sotme.

Vlen të përmendet se kjo politikë e papërgjegjshme ka ardhur fillimisht në vitet e 90-ta nga qeveria e Berishës, ndryshime të mëdha dhe shkurtime në forcat e armatosura. Idealet ushtarake janë bërë subjekt i talljes. Në Shqipëri, askush tjetër, nëse ka ndonjë zgjedhje, nuk dëshiron t’i shërbejë ushtrisë. Vetëm njerëzit pa një perspektivë shkojnë në ushtri.

Tani mbrojtja (ushtria) duhet të forcohet, fqinjët duhet të jenë të vetëdijshëm se Shqipëria i merr seriozisht forcat e saj ushtarake. Ndërkaq, Kosova patjetër, menjëherë të formoje ushtrinë.

Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se “kohërat kanë ndryshuar”, se fotografia e kërcënimit ka qenë e ndryshme shumë vite sesa, për shembull, 30 vjet më parë. Por, pas dekadave, situata në 2018 është përsëri e paqartë. Kur them shumë ndryshe, mendoj për pjesën tjetër të Evropës, e jo për Shqipërinë, situata e së cilës përherë ka qenë dhe është e paqartë për shkak se jemi të rrethuar me armiq grabitqar shekullor. Fqinjët tanë agresiv dhe babai i tyre i madh i Karpateve, sot kanë ushtri të blinduara shtetërore, me një Putin që tregon muskujt.

Ne kemi një ushtri në Shqipëri që është gati për përpjekje (aksion) vetëm pjesë të vitit dhe vetëm në disa kilometra të territorit, që nuk janë të lëvizshme ose kanë mbrojtje ajrore. Numri i ushtarëve është aq i vogël dhe armët aq të lehta sa që nuk i plotëson normat për ta mbrojtur një lagje të katundit. Ne kemi një ushtri që nuk ka para për t’u dhënë ushtarëve pajisje të mjaftueshme, apo komandantë të arsimuar që mund t’i udhëheqin ata.

Nuk është vetëm aftësia ushtarake e vendit që dobësohet, por edhe komunitetet lokale, sidomos në kufirin e vendit. Në të gjitha njësitë ushtarake duhet të ketë edhe punonjës civilë dhe kur janë qindra pozicione civile që zhduken – me fjalë të tjera; ata bëhen të papunë.

Shqipëria duhet gjithashtu të ketë një forcë lokale (Mbrojtje territoriale), me cilësi të madhe për luftë të armatosur, me detyrën e mbikëqyrjes dhe pranisë në të gjithë territorin.

Duhet një kohë shumë e shkurtër për të shembur, por një kohë shumë e gjatë për të ndërtuar një mbrojtje të sigurt dhe të fortë. Unë do të argumentoja se Ushtria e Shqipërisë, nga një aspekt, ende duhet të kishte qenë atje ku ishte para “demokratizimit”, plotësisht operative dhe e gatshme për shërbim për Vendin. Politikanët tanë të korruptuar këshillohen mes tyre të shpenzojnë miliarda për veten (jo vetëm nga lekët e kanabisit), por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve dhe interesave të Shqipërisë.

***

Gratë në ushtri dobësojnë aftësinë luftuese të Vendit. Është thjesht qesharake me zhvillime të tilla politike, dhe unë me të vërtetë pyes veten nëse femra në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ka diçka për të bërë në fushën ushtarake, duke e ditur se ajo nuk është oficer karriere dhe nuk ka asnjë njohje ose përvojë ushtarake.

Është një nga pikat e mia që ju të shpëtoheni nga amatorët më të pastër në pozicione të tilla, amatorë me ndikim të madh dhe pushet.

Që ne duam gratë në kryen e mprehtë të ushtrisë është në rregull, por pastaj gjithashtu duhet të pranojmë se aftësia luftuese bie.

Kërkohen burra të fortë për të qëlluar armikun në një mbështetje të gjatë prej disa orësh ose disa ditësh, pa pushim. Prandaj, aftësia luftarake e një departamenti luftarak do të bjerë, nëse do të rekrutonte gra të trajnuara mirë në kurriz të burrave të trajnuar mirë.

Unë jam për gratë në Forcat e Armatosura, por ka kosto dramatike nëse hyjnë në seksionet më të mprehta luftarake.

Në tërësi, është pothuajse e pamundur të gjesh gra në vijën e parë të fronit në ndonjë shoqëri, në ndonjë epokë kohore. Mendoj se ka arsye të mira për këtë.

Djemtë mesatarisht janë më të fortë dhe më të shpejtë, prandaj ekzistojnë arsye ushtarake se ka kaq pak gra në seksionet luftarake, parë historikisht.

Ultra feminizmi ka ardhur deri tani aq larg sa që vetëm një zyrtar në uniformë guxon të deklarojë publikisht se ushtarët specialë meshkuj janë më të fortë se gratë, gjegjësisht, më të përshtatshëm për luftë në vijën e parë të fronit.

Nga përvoja personale kam edhe një argument kundër grave në njësitë luftarake të vijës së parë të frontit. Burrat përballojnë keq kur gratë lëndohen ose vriten. Burrat mund të durojnë për të parë burra të tjerë të qëllohen për vdekje, por morali i burrave bie shumë shpejt kur shohin gra të mbushura dhe copëtuara nga predhat e armëve.

***

Ushtari ideal. Ne kemi nevojë për një ushtar i cili të paktën është i barabartë me ushtarin më të mirë të armiqve, i bindur për domosdoshmërinë e detyrës së tij. Ai duhet të pësojë një trajnim të rëndë për t’i bërë ballë mizorisë së fushëbetejës. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij dhe se vetëdija duhet të vijë nga zhvillimi i lirë i personalitetit të tij. Dhe në fund, ai duhet të jetë i dëgjueshëm, të zbatoj urdhrin.

Ushtria shqiptare duhet të ketë në nivelin superior: Atdhedashurinë, gatishmërinë e tyre ushtarake, guximin dhe miqësinë.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Nuk foli Diaspora! – Nga Florim Zeqa

Saktësisht pesë vite më parë gjatë një tubimi me bashkatdhetarë, organizuar nga sekserët e qeverisë, në Treviso të Italisë me 13.04.2013, një afarist nga Kosova, me të marr fjalën ju drejtua përfaqësuesve të shtetit të Kosovës me fjalët “Me nder me thanë”,…ky ishte edhe momenti i përfundimit të fjalës, ngase atij i ndalet mikrofoni nga drejtuesi i këtij tubimi.
Meqenëse paraprakisht afaristit në fjalë, të njëjtat probleme me mikrofonin i kisha edhe unë gjatë fjalës sime, i ofrohem bashkatdhetarit të dëshpruar me këto fjalë; “Unë e di pse ma ndalen mikrofonin, po ti çfarë halli ke me ta!?”
Përgjigja e afaristit ishte kjo; “Eh more vëlla, shkova në Kosovë të filloj një biznes në vlerë rreth 500 mijë euro, por me të bërë kërkesën në Qeveri, më erdhen të shpija dhe më kërkuan 100 mijë euro haraç,…si pasojë e kësaj 500 mijë eurot e mia u detyrova t’i investoj në Mal të Zi…”

Konferenca katërditore “Diaspora Flet”, e organizuar nga “GERMIN” (nën patronatin e sekserëve të pushtetit), e mbajtur nga 17-20 Maj 2018 në Prishtinë, edhe përkundër qëllimit të mirë të disa pjesmarrësve në këtë aktivitet puro biznesor, nuk paraqet ndonjë zhvillim pozitiv sa i përket të ardhmes së ndritshme të vendit tonë.
Fillimisht duhet cekur se organizata “GERMIN” dhe themeluesi “Diaspora Matters”, zotriu nga Irlanda, Kignsley Aikins nuk kanë gjë të përbashkët dhe nuk të drejt të flasin në emër të mërgatës shqiptare në botë.
Në anën tjetër, në këtë konferncë ka munguar edhe përfaqësimi dinjitoz i mërgatës nga shtetet ku gravitonë mërgata jonë. Pa dashur të ndalem tutje në aspektet e përfaqësimit, mënyra e organizimit dhe pjesëmarrja e tregojnë qëllimin e saj.
Konferenca “Diaspora flet”, përkundër mangësive të shumta, e ka arritur qëllimin e organizatorit (sekserëve të pushtetit), e për më shumë se kaq, ka kënaqur egon e pushtetarëve.
Në rrethanat aktuale, kur vendet tona (Shqipëria, Kosova dhe Ilirida) qeverisen nga pushtetet e inkriminuara dhe korruptuara skajshmerisht, asgjë e mirë nuk mund të arrihet përmes tyre.
Ministrat e Diaspores së vendeve tona: Dardan Gashi, Pandeli Majko dhe Edmond Ademi përveçse sinonim i korrupsionit dhe vazhdimësi e pushteteve antipopullore, janë vegla të shefave të tyre në shtetet që përfaqësojnë.
Pasi asnjëri prej ministrave të sipërpërmendur nuk kanë asgjë të përbashkët me mërgatën tonë.

Diaspora që mbështet pushtetarët, nuk ndihmon qytetarët

Ajo pjesë e mërgatës sonë që mbështet pushtetarët kriminelë dhe të korruptuar, përveqse nuk ndihmon bashkatdhetarët, ua vazhdon akoma më tepër vuajtjet e qytetarëve të varfër në trojet tona etnike.
Lidhja i Diasporës Shqiptare me atdheun assesi nuk bëhet përmes pushtetarëve të inkriminuar që ua bënë jetën ferr qytetarëve.
“Promovimi i dialogut të dy-anshëm në mes të institucioneve qeveritare dhe Diasporës”, përveqse sllogan irritues dhe turpërues, është mashtrues dhe tendencioz.
Kjo, në radhë të parë ndan shqiptarët në dy taborre; në vendas dhe të huaj!
Vallë çfarë dialogu u dashka të zhvillohet mes pushtetarëve të korruptuar dhe mërgimtarëve të pastër si loti!?
Pushtetarët e korruptuar dhe inkriminuar nuk largohen me lutje dhe dialog, ata largohen nga pushteti me zemërimin e qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë dhe bojkotin e mërgatës me remitencat e saj.

“Diaspora flet”, improvizim i radhës i pushtetarëve

Asnjëherë mërgimtarët nuk kanë qënë më të anashkaluar dhe larguar nga vemdimarrja në vendin e tyre. Ngushtimi i hapsirës së veprimit dhe pjesmarrjes së mërgatës në jetën publike është rezultat i ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët, zuzarët dhe urithët e nëntokës kriminale. Shkaku i politikës diskriminiuese në njërën anë dhe aplikimit të haraçit ndaj bizneseve shqiptare në anën tjetër, gjithnjë e më pak kemi investime të mërgatës në vendlindje.
Dyert e hapura për investime i kanë vetëm ato biznese që janë vënë në shërbim të krimit të organizuar shtetëror, kontrabandës dhe shpëlarjes së parave të pista të pushtetarëve.
Andaj, shkaku i situatës së krijuar në vendin tonë, është bërë i pamundur edhe aplikimi i përvojave të “Diasporave” të huaja në vendin tonë.
Hapja e dyerve të Kuvendit të Kosovës për “Diaspora flet”, është mbyllje e dyerve për Diasporën që flet çdo ditë me zë të lartë për pushtetarët e korruptuar, për krimin e organizuar dhe abuzimin e buxhetit të shtetit nga elitat politike në pushtet.

Konfernca nuk koresponton as me kohën dhe as përmbajtjen e saj

Konfrencat me Diasporën, përkatësisht me mërgatën tonë nuk organizohen në trajtën e “çarkut të mbyllur”, por duhet të jenë të organizuara ekskluzivisht nga njerëzit e vullnetit të mirë dhe pa prezencën e pushtetarëve të korruptuar, me qëllimin e vetëm për gjetjen e rrugëdaljes nga izolimi ndërkombëtar dhe hapjen e përspektivave zhvillimore të vendeve tona.
Në të kundërtën, kjo mënyrë e lidhjes dhe komunikimit me pushtetarët, jo vetëm që do t’i mbyllë akoma më tepër mundësitë e zhvillimit ekonomik, do të ndikojë në zbrazjen e trojeve tona etnike nga popullata autoktone shqiptare.
Ngase, shqiptarët e lodhur nga denigrimi social dhe kulturor që u shkaktoi politika, dita-ditës janë duke i braktisur vatrat e tyre, duke ikur drejt vendeve evro-përëndimore në kërkim të një jete më të mirë.

Plaçkitja e mërgimtarëve nga pushtetarët vazhdon…

Përvqe fakteve të sipërpermendura, mërgimtarët akoma vazhdojnë të palçkitën në emër të përshpejtimit të procedurave për nxjerrje të dokumenteve të udhëtimit në vendet e tyre, paguajnë plaçkën në mungesë të Kartonit të Gjelbërnë e deri të plaçkitja përmes faturave të energjisë elektrike edhe kur orët elektrike i kanë të ngrira.
Tendenca në rritje për plaçkitjen e mërgimtarëve, dëshmohet nga ideja e një ministri të krisur të diasporës (Dradan Gashi), për themelimin e një “Banke për Diasporën”, me qëllim të thithjes akoma më të madhe djersës dhe mundit të bashkatdhetarëve.
Ministri famëkeq nuk u ndal me kaq, ai paralajmëroj edhe shtimin e stafit diplomatik me emërimin e të ashtuquajturve “atashe diplomatik” (nëpunës që drejton një fushë veprimtarie në një përfaqësi diplomatike), të cilët nuk do jenë gjë tjetër veqse dorë e zgjatur e pushtetit nga sekserët e tyre në Diasporë.

Ashtu siq e nisa me shqetësimet e Diasporës në tubimin e mbajtur në qytetin Treviso të Italisë, më rastin e shpalosjës së “Konceptit për Draft-strategjitnë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018” nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, duhet edhe ta përfundoj me kërkesat e mërgatës në ditët e sotme.
Diaspora ka nevojë për përfaqësim dhe trajtim dinjitoz në vendlindje, duke filluar nga hyrja në kufij, me heqjen e barrierave të krijuara në formë “gjobe” mbi sigurimin e automjeteve, të marrjes së “mitës” për nxjerrjën e dokumenteve e deri të format e “haraçit” për bizneset familjare të mërgatës sonë!
Diaspora kërkon të drejtën për të zgjedhur dhe për të qënë e zgjedhur, përmes subjekteve politike e jo si deri më tani, e harruar dhe nëpërkëmbur nga pushtetarët dhe partitë politike ekzistuese. Me një fjalë, mërgimtarët, nga shteti i tyre kërkojnë trajtim dinjitoz e jo privilegje!
Koinçidencë apo rastësi, sikurse pesë vite me parë në tubimin në Itali, që ishte pjesë e panelit drejtues, i njëjti person ishte edhe në konfrencën “Diaspora flet”, përparim apo vendnumërim!?
E vërteta e hidhur është kjo, edhe kësaj radhe nuk foli Diaspora!

Amerika nuk mbështet ribashkimin kombëtar shqiptar, sepse këtë e ka mbyllur Shqipëria – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

  

*** Sikur Shqipëria nënë, ta kishte riaktualizuar dhe mbështetur ribashkimin kombëtar, atëherë, së pari, do të duhej të vinte në shprehje  shkolonizimi, pastaj ribashkimi i Shqipërisë etnike.

 

-Por si të vihet në lëvizje një proces i tillë tejet i ndërlikuar, kur Tirana zyrtare (1990-2018) ka heshtur dhe margjinalizuar këtë problem, duke njohur Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi mbi territoret dhe mbi popullsinë shqiptare të Shqipërisë etnike? – Me njohjen de fakto dhe de jure të këtyre shteteve kolonizuese sllave, do thotë se mes  Tiranës, Podgoricës, Shkupit, Athinës dhe Beogradit, nuk ekizston kurrfarë poroblemi i pazgjidhur kolonial i shqiptarëve.

Këtë politikë zyrtare të Shqipërisë, mirëfilli, do ta mbështetin edhe Amerika, edhe OKB-ja, edhe BE-ja, edhe NATO-ja, edhe OSBE-ja , JO asnjë lëvizje, asnjë parti, asnjë lidhje dhe asnjë subjekt tjetër politik apo militar, pavarësisht nga akronimet atraktive të tyre emërtuese (pellazgë, ilirë apo xhevahirë), si dhe “lista e dëshirave” të tyre për ribashkimin kombëtar.

 

Së pari, shkolonizimi, por si?

Kjo, do të duhej të ishte ecuria metodologjike e strategjisë afatgjatë për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, jo anasjelltazi ngase ribashkimi gjithëkombëtar dhe i Shqipërisë etnike nuk mund të bëhet derisa të çlirohet çdo përllëmbë e territoreve të saj.

Mirëpo, procesi i shkolonizimit nuk  mund të fillojë pa përgatitjen, pa organizimin dhe pa mobilizimin mbarëkombëtar të  të gjitha resurseve dhe të poetnicalit intelektual shkencor politik, juridik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak . Ky është kushti themelor, që duhet përmbushur për të kundërshtuar dhe sfiduar kolonizatorët fqinjë sllavë të Ballkanit.

 

Gjithashtu, është e vështirë të inicohet një process i këtillë antikolonial kundër sllavëve pushtues të mbi 50% të territorit autokton të Shqipërisë etnike, sepse  kjo, asnjëherë nuk e ka parashtruar kërkesën e saj për shkolonizimin e territoreve shqiptare (1912-2018). Po ashtu, Shqipëria asnjëherë nuk ka zhvilluar luftë antikoloinale kundër kolonialistëve grekë, serbë, malazezë dhe sllavomaqedonë (1912-2018).

 

Përkundrazi, Shqipëria, edhe pas shthurjes së rendit bipolar të sistemit të marrëdhnieve politike ndërkombëtare (1990-2018), asnjëherë nuk ka ushtruar kërkesë formale zyrtare OKB-së, BE-së, NATO-s, OSBE-së e as Amerikës.  Në vend se, pas shthurjes së sistemit socialist komunist (1990), Shqipëria ta bënte çështje rindërkombëtarizimin e problemit kolonial shqiptar, kjo bëri të kundërtën, në stilin e politikës dhe të diplomacisë tradhtar të Esat Pashë Toptanit dhe të Ahmet Zogut, nënshkroi kapitullimin e saj historik, kombëtar, ndërkomnbëtar shtetëror dhe gjeopolitik, duke njohur  de fakto dhe de jure kufijtë artificialë të shteteve fqinje kolonialiste (Serbia, Mali i Zi Maqedonia dhe Greqia)  mbi 50% të territorit dhe popullsisë autoktone  të Shqipërisë etnike.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo formë ligjore e njohjes së shteteve kolonialiste sllave nga ana e Shqipërisë (1990-2018), është akti më i rëndë i tradhtisë në historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike ngase  juridikisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare vulosi humbjen e së drejtës historike të shqiptarëve mbi territoret e tyre indgjene  ilirie-stërgjyshore.

Kjo është barriera kryesore, që shteti shqiptar (sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare) nuk ka krrufarë të drejte ligjore, që të ngrejë kurrfarë kërkese formale para OKB-së, në mënyrë që të kërkojë  revizionimin e kufijve artificialë të Shqipërisë etnike, duke qenë se, qe 30 vjet është pajtuar dhe ka njohurkufijtë e tillë të shteteve grabitçare pushtuese sllave ballkanike.

Pikërisht ky gabim fatal dhe shkatërrimtar për substancën e tërësisë kombëtare shqiptare dhe për territorin e Shqipërisë etnike, është  i pakorrigjueshëm në kontesktin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse Tirana vullnetarisht ka nënshkruar dhe vulosur aktet e njohjes ndëkombëtare të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Maqedonisë.

Kjo njohje ndërkombëtare e këtyre vendeve kolonialiste sllave nga ana e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Shqipërisë, de fakto dhe de jure, do të thotë aktin vullnetar të humbjes së drejtës historike të gjysmës së kombit shqiptar mbi territoret e tyre të Shqipërisë etnike.

Këtë akt  juridiko-politik zyrtar të vullnetshëm të Shqipërisë, që të mos prish marrëdhëniet e mira dhe miqësore (ekonomike, politike, diplomatike, tregtare, kulturore etj.) me shtetet kolonialiste sllave fqinje (ndonëse në favorin e humbjes së drejtës historike dhe legjitime të mbi 50% të popullit shqiptar mbi tokat e tyre) as Amerika, as BE-ja, as OKB-ja e as OSBE-ja, nuk  kanë asnjë arsye, që ta  kontestojnë apo ta anulojnë, sepse njohja e një shteti të huaj, është e drejtë sovrane e një shteti në përputhje të plotë me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

 

Prandaj, mos  gënjeni ju atje, se gjoja ribashkimin po e mbështet Evropa dhe Amerika, sepse as Shqipëria londineze, as  Amerika, as NATO-ja, as OKB-ja, as BE-ja e as OSBE-ja, nuk mbështetin  asnjë parti, asnjë lëvizje, asnjë front, asnjë lidhje dhe asnjë subjekt politik apo gueril për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë etnike.

 

Sa më sipër, si do të mbështetej ribashkimi kombëtar shqiptar nga:  Amerika, BE-ja dhe OKB-ja, kur këtë çështje, politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë asnjëherë nuk e kanë parashtruar për ndonjë debat  ndërkombëtar para OKB-së, para BE-së ose  para Departamentit Shtetëror të Amerikës ( 1955 -2018).

ILIRI LUFTOI ABUZIMIN DHE PËRÇARJEN – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

           
      Kanë kaluar dy dekada, nga ekzekutimi i ngeshëm i shefit të Emërgjencës të Luftës, Ilir Konushevcit dhe mikut të tij besnik, Dr. Hazir Mala, nga Tropoja, megjithatë, këta heronj nuk harrohen as tani, as nesër dhe askurrë. Ata vazhdojnë të kujtohen me nderim dhe respekt, nga brezat që përjetuan kohën zezonë të luftës si dhe brezi i lindur pas luftës. Iliri ishte kyçur herët në jetën ilegale e guerile. Ai nuk mund të pajtohej me bythë-pambukët e hoteleve luksoze dhe endacakët e bulevardeve, qofshin ata të Tiranës apo të bredhurit e Evropës.
     Abuzimin, shpërdorimin e parave të popullit, nuk e duronte dot, përkundrazi e denoncoi zëshëm. Përçarjen ndërshqiptare dhe, në veçanti, ndarjen e faktorit ushtarak, e shihte si vetëvrasje të shqiptarëve, ende pa hyrë në luftë. Këto dy kundërshti bazë, e çuan në plumb, heroin tonë, Ilir Konushevcin, i cili mbetet në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, përjetësisht, trim e fisnik.
          Viktimat e SHISH-it dhe të SHIK-ut prehen në një parcellë
     Tirana jonë hyjnore ka dy palë varreza: Varrezat klasike të Sharrës, afro 8 kilometra larg qendrës, tej Kombinatit “Stalin” dhe Varrezat e Tufinës, relativisht, të reja, të bartura nga “Varri i Bamit”, tanimë, hapësirë e mbuluar me ndërtesa shumëkatshe. Bulevardi i përmasave botërore, “Dëshmorët e Kombit”, me tri sheshet, të emërtuara me emrat e personaliteteve më të shquara gjithëkombëtare: “Skënderbeu”, “Zogu i Parë” dhe “Nënë Tereza”, i bërë nga Italia pushtuese, në vitet `40-a, i ndanë banorët e Tiranës, për prehjen e tyre të përjetshme, në këto dy vend-varreza, lindje dhe perëndim.
     Varrezat e Sharrës. Hyrja në varreza, normalisht, të ngjallë ndjesi të trishtme. Shuarja, amëshimi është i pa alternativë. Këtu barazohen mbreti dhe bariu. Dy metra vend, pavarësisht stolive sipër kësaj mini-hapësire. Përgjatë rrugës hyrëse, në të dy anët e saj, janë punishtet për pllaka varresh, baraka lulesh dhe kurorash, me të cilat shqiptarët e Shqipërisë të Vjetër i nderojnë fort të vdekurit.
     Në një parcellë, (kështu emërtohen ngastrat simetrike të grup-varrezave), pranë njëri-tjetrit, pushojnë trupat e viktimave të SHISH-it dhe të SHIK-ut, përkatësisht, të Sigurimeve kriminale të Shqipërisë dhe të Kosovës: tribuni i demokracisë shqiptare – Azem Hajdari, shoqëruesi i tij Besnik Çerja, ministri i mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, shefi i Logjistikës të Luftës, luftëtari Ilir Konushevci. Një masë simbolike njerëzish të heshtur, si vetë varret: Familja e gjerë e Ilirit, nusja Luljeta, vajza Nertila. Të tjerët, kryesisht, miq, shokë dhe bashkëluftëtarë të Ilirit.
     Një Familje dinjitoze, si vet Iliri. Në fytyrat e tyre lexohej, qartazi, dhimbja e skajshme. Por, përmbajtja ishte admiruese. Baca Halit, maturisht dhe i qetë, përshëndetej me miqtë dhe shokët e djalit, luftëtar të lirisë. Nëna Nazmije na e kujton atë vlerësimin e saktë psikologjik të frengut shkrimtar famoz, Hygo: “Për një nënë që ka humbur djalin e saj, gjithmonë zemra është si në ditën e parë të dhimbjes. Sado kohë të kalojë, sado që të zbardhën rrobat e zisë, zemra e nënës mbetet e zezë”. Vëllai Saimiri, nipat dhe mbesat, në rrjesht, të heshtur dhe me shikim zhbirues e të përmallshëm drejt varrit, ku pushonte trupi i Ilir Konushevcit, sikur donin të qendronin më gjatë, për t`u çmallur më shumë me Ilirin e tyre, me Ilirin tonë.
     Përballja më e vështirë, padyshim, ishte me Lulen nuse dhe vajzën Nertilë të Ilir Konushevcit. Një nuse që rrezatonte harmonishëm: bukuri, fisnikëri e dhimbje të pafundme. Ajo zgjodhi të mbetet nusja e përjetshme e Ilir Konushevcit. Ndërkohë që plot nga shoqet e saja ende nuk kanë veshur vellon e nusërisë, Lulja ka veshur fustanin e zisë së përjetshme. Ajo përkujdeset për rritjen, edukimin, shkollimin e frutit të dashurisë të parë dhe të fundit, të vajzës të saj dhe të Ilirit – engjëllores bukuroshe Nertilë. Duhet të jesh prej guri, për t`u përmbajtur nga lotimi.

             Vrasja e Ilirit dhe e Dr. Hazir Malës, është, pothuajse, publike
 
     Çuditërisht, sa vjen e shtohet oreksi për ta falsifikuar historinë, për të përvehtësuar luftën, për t`i privatizuar dëshmorët. Pas akademive përkujtimore për Agim Ramadanin, Sali Çekaj, radha i erdhi asaj të Ilir Konushevcit me dr. Hazir Malaj, tropojan. Patronati i kryeministrit, tashmë, u bë modë dhe kjo ka arsye, thjeshtë, politike dhe asnjë fije ndjesie të dhimbjes dhe të respektit. Luftimi pa kompromis, madje me të gjitha mjetet, në gjallje të heronjve, përjashton çfarëdo keqardhje pas amëshimit të tyre. Pra, këtu kemi të bëjmë me një hipokrizi dhe demagogji të kulluar dhe të turpshme partiake e pushtetare, e cila synon mashtrimin masiv, për të vjelur votat e shqiptarëve mjeranë.
     Pa paragjykuar apo hamendësuar çfarë u tha tjetër në akademinë përkujtimore, kushtuar Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malaj, veç asaj që kemi dëgjuar në televizionin “publik” RTK, ishte një maskaradë e tipit komunist, një lum fjalësh, për ta heshtur e fshehur të vërtetën e atentatimit të dëshmorëve të cituar. Dhe, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur akademia ka skenar e regji të vrasësve të djeshëm dhe pushtetarë të sotëm.
    Folësit në akademi, nga Shqipëria dhe Kosova, ligjëruan përdhimbshëm, duke maskuar kujdesshëm tragjikën e luftës të Kosovës, akuzën ndaj Serbisë pushtuese, por “harronin” me dashje se personazhet, të cilëve u kushtohej kjo akademi, se ishin vrarë brenda territorit të Shqipërisë, madje nga shqiptarë, qofshin ata vendorë apo të Kosovës, ose, më saktë, së bashku. Përveç asaj që “u vranë në rrugën Qafë Mali – Bajram Curr”,  asnjë fjalë tjetër nuk u tha për mospajtimet e hapura që kishte pasur Ilir Konushevci me shefat e LPK-së dhe as për rrethanat e vërteta të ekzekutimit në pritë!?
     Ajo që shqiptarët kanë mësuar për qendrimet e Ilir Konushevcit, për luftën e tij, është se ai ishte kategorik kundër shpërdorimeve materiale, qoftë tregtimi kontrabandë të armëve, i ndihmave të ndryshme materiale, i fondeve të destinuara për luftën. Gjithashtu, ai ishte për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak, për ta përballuar luftën me Serbinë. Ndërkohë që shefat e LPK-së, të “menaxhuar” nga banda zyrtare e Tiranës, ishin kategorik t`i luftonin ushtarët dhe oficerët institucionalë si dhe LDK-në, më parë dhe më shumë sesa Serbinë!! Çuditërisht, ata nuk i kursyen as veprimtarët e hershëm të LPK-së, si sekretarin e saj Behajdin Allaçin, Ismet Jashari-Kumanova dhe të tjerë, të ekzekutuar ose të vënë në pritat e policisë dhe të militarëve serbo-sllavë.
      LPK-së i interesonte pushteti dhe jo shteti. Ata i bindi Paskal Milo me shokë se tani duhet punuar për realizimin e amandamenteve të Kushtetutës të 1974-ës. Dhe, për habinë e atyre që nuk e njohin, në masën e duhur, demagogjinë komuniste, shefat e LPK-së e pranuan në heshtje edhe këtë poshtërsi dhe tradhti – njëherësh!!! Prandaj edhe ditën fatale të ekzekutimit, shefi i Emerrggjencës të luftës, Ilir Konushevci, udhëtonte drejt Kosharës, ku luftonin forcat ushtarake të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
     Ekzekutimet, qofshin ato të SHISH-it apo të SHIK-ut, kanë qenë gjysmë-legale. Në minutat e parë të vrasjes të deputetit Azem Hajdarit, Partia Demokratike e Shqipërisë, personalisht, Prof.Dr. Sali Berisha, i ka denoncuar me emra ekzekutorët. Megjithatë, ata kanë udhëtuar me makinë, përgjatë gjithë natës, në relacionin Tiranë – Bajram Curr, madje pa i ndaluar askush!? Dhe, kur dihet se ka vetëm një rrugë tokësore drejt Malësisë të Gjakovës, ndërkohë që ishte vrarë kryetari i parë i të parës parti pluraliste, PDSH-së, tribuni i demokracisë shqiptare – Azem Hajdari, flet qartazi për një linçim zyrtar, ekzekutim pa gjyq fare!
      Heshtja e krimit, me qëllim harrese

     Vite me radhë është heshtur, qëllimshëm, vrasja e luftëtarit Ilir Konushevcit. Por, “gjaku ujë nuk bëhet”, – thotë populli, nuk e përpin toka, përkundrazi, gufon, shpërthen një ditë, sipërfaqësohet, si protestë, për t´u bërë thirrje të gjallëve, për syçeltësi dhe drejtësi. Kështu ndodhi edhe me gjakun e Ilirit tonë. Emri dhe vepra e tij atdhetare ka zgjuar ndjenja e dhembje, duke përlotur miliona sy shqiptarësh, kudo që ata jetojnë, edhe tani, pas 20 vjetësh të amëshimit të tij hyjnor.
     Përvoja ime personale, si i përndjekur dhe i sakatosur i të “dy shteteve vëllezër” dhe “dy partive motra – komuniste”, të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, më ka bindur se metodat e krimit dhe të demaskimit ndaj viktimës, ngjasojnë “si më e ndarë një bajgë përgjysmë”. Për shembull, për fjalartin e njerëzorin Xhemajl Mustafa, pasi e ekzekutuan, hapnin fjalë se bënte dashuri me vajza 16 vjeçare në Tiranë; për avokatin Shaban Manaj, pasi e maltretuan barbarisht, e dogjën, deri në karbonizim, thoshin se u kishte marrë para klientëve, por nuk i kishte mbrojtur, edhepse dihet korrektësia e pashoqe e njeriut modest Manaj dhe pa fije grykësie për t`u pasuruar, në kurrizin e të tjerëve.
 
        Vrasja e Ilirit ishte e prositur 
            
    Shefi i Logjistikës për Luftën, Ilir Konushevci, në natën fatale të 9 majit 1998, u nis nga Durrësi me veturë, së bashku me dr. Hazir Malën, për ta shoqëruar kamionin me armë. Në kamion ishin, veç shoferit në timon, edhe dy oficerë, agjentë të SHISH-it, pra, të Sigurimit Shqiptar, të armatosur me kallashë, për mbrojtjen e Ilirit me shok dhe kamionin me armë, në rast nevoje. Prita në fshatin Miskajë, ndërmjet Qafë Malit dhe Fierzës dhe biseda e bërë nga banda, ngjason me dialogun e atentatorëve, në natën e ekzekutimit në Tiranë të ministrit të mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit.
     I pari i bandës urdhëron:
     “-Vetëm njëri do të vritet”!
     Zëri i dytë:
     “-Ti ikë, shporru që këtej”, – i thotë dr. Hazir Malajt.
     “-Unë nuk ndahem nga miku im”, – gjegjet prerazi dr. Hazir Malaj.
     “-Atëherë futuni në makinë”,- urdhëron prerazi kapobanda.
     Tek Përroi i Poravës, afër Fierzës, ndalon makina. Trimi i madh, gjakftohtë e fisnik, dr. Hazir Malaj, edhe në ato çaste tmerri, kujtohet ta mbrojë Ilir Konushevcin. Pozicionohet para Ilirit, e mbulon me trupin e tij. Breshëri nga arma automatike në distancë të afërt. Ndërkohë që trupi i dr. Hazir Malajt bëhet shoshë, trupin e Ilir Konushevcit e përshkojnë vetëm 18 plumba dhe, pothuajse, të gjithë në organet vitale. Banditët atentatorë i hedhin viktimat, tashmë, kufoma, poshtë një ure dhe marrin rrugën për kthim në qytetin e Bajram Curr. Ndërkohë, arrin shefi i Policisë të Tropojës, ndalon makinën e atentatorëve
    “- Pse i vratë?”
    Dhe, pa pritur fare përgjigje, e ekzekuton me revole kreun e bandës, brenda makinës së tij. Dhe, ky ekzekutim zyrtar, në stilin e filmave kauboj, përforcon faktin se vrasja ishte e porositur nga shefat në Tiranë dhe atantatori duhet ta mirrte sekretin në varr. Përndryshe, shefi i Policisë mund ta arrestonte, bëhej hetimi dhe dënimi ligjor.
     Agjentët e SHISH-it e kthejnë në Tiranë kamionin me armë, pa shkrepur asnjë plumb, pa u hyrë ferrë në këmbë. Kjo demanton krerët e Lëvizjes se, kinse, prita-bandë kishte për qëllim grabitjen e kamionit me armë. Por, jo vetëm që nuk u grabit kamioni me armë, por as xhepi plot para i Ilirit, si shef i Logjistikës, nuk është prekur, nuk është boshatisur! Jo, qëllimi i vetëm ishte vrasja e Ilir Konushevcit. Ndërsa dr. Hazir Malaj është viktimë e burrërisë prej malësori dhe besnikërisë ideale, ndaj bashkëluftëtarit të tij, Ilir Konushevcit.

ELEGJI PËR BREZIN TIM – Esé nga EUGJEN MERLIKA

“…Nga luftërat vijmë, në luftëra shkojmë…”  Ismail  Kadare

                                                     “Ju takon juve të përmirësoni botën”  Gjon  Pali i II

Duke shëtitur në një rrugicë pylli  të një fshati turistik malor të Alpeve italiane, një mëngjez të kthjellët gushti, mendimi vuri flatrat dhe më ktheu prapa në kohë. Para syve të mi u ripërtërinë skena ngjarjesh, njerëzish e mjedisesh, që ishin palosur si fletët e zverdhura të një ditari të vjetër në mëndjen time. E shkuara u shpalos me fytyrat e njohura të shokëve e të shoqeve të fëminisë, të shkollës, të punës, të kampeve të internimit, të burgjeve, të të njohurve të rastësishëm në udhëtime, në plazhe, në ceremoni vdekjesh, në dasma, në… Më dukej se i kisha pranë, se bisedonja me ta, se së bashku shëtisnim në këtë pyll magjepsës, se shkonim drejt një teleferiku që do të na ngrinte në majën e një mali, ku horizonti zgjerohej e ku shikimi tretej në këto bukuri të natyrës…

E shkuara, sa e fuqishme mbetet gjithmonë ajo në veten tonë. Sido që të ketë qenë, e trishtuar apo e gëzuar, e dhimbëshme apo e këndëshme, na mban gjithmonë robër të saj. Ne çdo ditë flasim e mendojmë për të nesërmen, për muajt e vitet që do të vijnë, por istiktivisht, pa dashur kthehemi mbrapa tek muajt e vitet e kaluara, tek bëmat e më shumë tek ato që nuk mundëm të bënim, tek ato shpresa e ëndrra që i futëm nëpër sirtare sepse nuk qemë të aftë t’i realizonim, sepse nuk ditëm t’i sendërtojmë, sepse nuk na lanë të tjera krijesa si neve t’i vinim në jetë…

Në këto çaste, kur përfytyrimi më ka bashkuar me qindra njerëz që sot janë të shpërndarë në të katër anët e vëndit tim dhe të botës së madhe, më duket vetja si ujët e një pellgu, në të cilin hidhet një gur e valët në formë rrathësh ngrihen e zgjerohen duke u përplasur në breg. Ndoshta gurin e hodhi kjo natyrë e bukur, që më solli ndërmënd një tjetër vënd po kaqë të bukur në të cilin, tridhjetetre vite më parë, kryeja shërbimin ushtarak: Martaneshi, Vërvjaka, Liqeni i zi, Kaptina… Valët e ujit janë si ato të kujtimeve, të mendimit që në këtë rast më çon në bangot e shkollës, në kantjeret e ndërtimit, në fusha, në shëtitore qytetesh, në qeli burgjesh, në plazhe, në galeri minierash, në reparte ushtarake, në të gjitha ato brigje ku rrodhi plot dallgë e shkumë lumi i jetës sime.

Në këtë mori skenash, që pushtojnë në këto çaste trurin tim, merr formë e trupëzohet një qënie e stërmadhe, që përmbledh gjithshka, vë rregull në mendimet e mia të davaritura dhe më kërkon, në heshtje, të flas për të. Eshtë Brezi im, një mori njerëzish të lindur në dhjetëvjeçarët e katërt e të pestë të shekullit që po lemë pas. Një dhimbje e njohur fillon të më sëmbojë zemrën, një dhimbje e herëshme, për të cilën mjeku kohë nuk gjeti kurrë barin e shërimit. Eshtë dhimbja për Brezin tim, për fatin e tij, për fatkeqësitë e tij, për ëndrrat e tij të shkërmoqura, për shpresat e tij të cunguara, për mundin e tij prej Sizifi të shkuar kot, për lirinë e tij të panjohur, për varfërinë e tij të njohur, për…

Ne lindëm e u rritëm me ajrin e luftës. Nga prindët tanë trashëguam një Vend, në të cilin sundonte një regjim, që i kishte rrënjët në gjak e që mbillte urrejtje. Ishte një kastë njerëzish, të sjellë nga koha dhe tragjedia e luftës së dytë botërore në krye të Vendit. Kaqë shumë i ishin mirënjohës asaj lufte, që u kishte dhënë pushtet mbi një popull me njëmijë probleme të trashëguara nga historia, saqë fjalën “luftë” nuk e hoqën kurrë nga goja, e bënë lejtmotivin e të qënurit në jetë, alfën dhe omegën e jetës dhe veprës së tyre. Fëmininë dhe rininë tonë na e mbushën me shfaqjet më të ndryshme të këtij koncepti, me lakimet e togfjalëshat më të larmishme të atij emri, që zakonisht shoqërohej nga ndajfolja kundër. Luftë kundër borgjezisë, kundër kapitalizmit, kundër revizionizmit, kundër pronës private, kundër interesit personal, kundër ideologjisë së huaj, kundër shfaqjeve të huaja, kundër besimeve fetare, kundër “ botës së vjetër “, kundër kanunit dhe mbi të gjitha kundër “ armikut të kllasës “ të brendshëm e të jashtëm…

Krahas kësaj lukunie të lemerishme termash, të afta të atrofizonin çdo ndjenjë njerëzore, na u desh të mësonim dhe termin “ dashuri “, por jo atë që gjen të spjeguar në cilindo fjalor të botës. Dashuria jonë duhet të ishte diçka e veçantë, e pakufishme, por jo për prindërit tanë, për djalin a vajzën që na tërhiqte, për lirinë a të drejtat tona si njerëz. Ajo duhet të ishtë e tillë për marksizëm-leninizmin, për Stalinin, për Partinë e Punës, për internacionalizmin proletar, për atdheun socialist, për Mao Ce Dunin e mbi të gjitha për “udhëheqësin e shtrenjtë” të partisë e të popullit, Enver Hoxhën. Këto dy fjalë, të lashta sa bota, bashkëudhëtaret e njerëzimit në mijëvjeçarë, sinonime konceptesh të bastarduara e të përmbysura nga idhtarë të ideve marramendëse si molla biblike e Evës, na përkundën djepin, na shoqëruan hapat e para të fëmijës, lodrat e adoleshentit, fantazitë e të riut.

Në mëndjet tona fëminore, bota përfytyrohej si një fushë e përjetëshme beteje, ku luftohej vazhdimisht mes të mirësh e të këqijsh, ku të mirët kishin një emër të përbashkët: bolshevik, partizan, komunist. Të këqijtë ishin gjithmonë po ata: gjermanët, fashistët, ballistët. Secili prej nesh mundohej të njëjtësohej me kampin e të mirëve, për të ushqyer shpresën se një ditë do të arrinim “parajsën tokësore”, ku shndriste i paperëndueshëm dielli i komunizmit. Ky ishte iluzioni fëminor, e vërteta ishte diçka tjetër. Ajo përkonte me idenë e fushës së betejës, por pa dashje, pa kuptuar ne ishim pjesëmarrës në këtë luftë. Ne luftonim me njëri tjetrin, me shokun e bangës në shkollë, me fqinjin, me të afërmin.

Në shkolla mësuesit na shpjegonin se nazistët vrisnin ebrejtë, romët, jevgjitët në emër të pastërtisë së racës ariane. Bëhej fjalë për miliona njerëz, viktima të urrejtjes raciale. Ne ishim pak më shumë se një milion dhe ishim të ndarë më dysh: “ne” dhe “ ata”. “Ne” ishin të mirët, njerëzit e partisë e të pushtetit, kurse “ata” ishin të këqijtë, “armiqtë e kllasës”, ata që bënin tërë prapësitë. Ne duhet të shiheshim vëngër, të mos i flisnim njëri tjetrit, paçka se ishim komshij me shtëpi, se shkonim në të njëjtën shkollë, se barisnim në të njëjtën rrugë, se shihnim të njëjtin qiell, se kishim të njëjtat dëshira, se ishim e njëjta racë, se flisnim të njëjtën gjuhë, se ishim i njëjti popull…

Ne duhet të ishim në luftë të përherëshme, në një luftë tinzare, të pabesë, sepse kishim lindur nga prindër të ndryshëm, që në të ashtuquajturën “luftën e madhe kundër okupatorit e tradhëtarëve” kishin patur mendime e qëndrime të ndryshme. Ne atëhere nuk kishim lindur, por megjithatë ne mbanim në kurriz “fajet” apo në gjoks “meritat”, të cilat mbeteshin të përjetëshme. Në të vërtetë të paluajtëshme mbeteshin vetëm “fajet”, që trasmetoheshin në breza, ndërsa “ meritat”, në mjaft raste zbeheshin, zhdukeshin e bartësit e tyre shpesh përfundonin në rradhët e “ atyre”, duke pësuar ato qëndrime, që deri atëhere mbanin me të tjerët. Kjo ishte mendësia që përcillte rritjen tonë, në një Vend ku vënia në jetë e saj krijonte tabllonë e lemerishme të burgjeve, të kampeve të internimit, të mohimeve nga më të ndryshmet, të dallimeve raciale nën emrin”klasore”, të fyerjeve, të dhunës, të nëpërkëmbjes.

Në këtë rend absurd idesh, konceptesh, qëndrimesh e veprimesh mëndja jonë nuk mund të zhvillohej normalisht. Ajo qe si një arë e palëruar , në të cilën mbinë vetëm ferra e barishte të këqia. Në të u mbollën e u kultivuan urrejtja, mosbesimi, frika, hipokrizia, puthadorja. Horizonti ynë u ngushtua. Ne nuk mundëm të përceptojmë vlerën dhë fuqinë e koncepteve të tilla si: liria, toleranca, respekti për tjetrin, për mendimet e ndryshme nga tonat, për aftësinë e pakufizuar dhe të pakufizueshme të njeriut, për nismën e tij, respekti për botën e huaj, për kulturën dhe përparimin, për prindët, për traditën, për historinë.

Bota jonë niste më 8 nëndor 1941 dhe çdo raport kongresi shënonte një etapë zhvillimi të saj. Modeli ynë i imitimit ishte Pavlik Morozovi, një fëmijë që kishte paditur babanë, sepse nuk kishte dorëzuar drithin në pushtet, heronjtë tanë ishin Lej Feni, Fuat Cela, Alo Qosja, Shkurte Pal Vata etj…Ç’mund të dilte nga një përzjerje e tillë kundërvlerash? Dolëm ne, Brezi im i gjymtuar, që nuk pati kurajon as të përpiqet të ndryshojë diçka, megjithëse bota, rreth e larg nesh, ndryshonte çdo ditë. Ne ditëm vetëm të uniformoheshim, të vazhdojmë lojën e llahtarëshme të prindërve tanë të xhelatit e të viktimës, të duartrokisnim çdo trill e delir të Neronit tonë, çdo proçes ku dënoheshin njerëz të pafajshëm, çdo sulm kundër çdo lloj ndryshimi në të mirë të sistemit komunist jashtë, çdo lloj goditjeje të vlerave shpirtërore tonat, madje dhe kundër besimit tek Zoti.

Ne nuk jetuam, ne mbijetuam si zvaranikët që tërhiqen në kërkim të një qosheje me diell. Ne humbëm vitet më të bukura të rinisë sonë, duke gërmuar me kazma malet e fushat sepse malet do t’i bënim si fushat. Ne, skllevërit modernë të shekullit të njëzetë, në ndryshim nga ata të botës së lashtë, nuk kishim të drejtë të mbanim dhe flokët siç dëshironim. Pantallonat dhe fundet duhet të kishin përmasat e përcaktuara e të miratuara nga “Faraoni” dhe vartësit e tij. Ne shkrimë të gjithë talentin e aftësitë tona për t’i kënduar madhështisë së “ Sulltanit”, me vargje, me këngë, me piktura, me gdhendje, madje duke gdhendur dhe malet që emrat e dyshes me nga pesë shkronja të shiheshin së larti nga qielli, mbasi “ Dielli” ynë ishte më i shndritëshmi i gjithësisë.

Ç’ndodhi me ne? A jemi ne tërësisht përgjegjës për atë që nuk bëmë, që nuk mundëm, nuk ditëm apo nuk deshëm të bëjmë? Apo një fatalitet historik, shumë më i madh e më i fuqishëm se “vullnetet tona të ndrydhuna”, na shtypi pa mëshirë e ne nuk patëm forcë të ngrihemi? Të tjerët na i dhanë shembujt: polakët, hungarezët, çekët kishin afërsisht histori të ngjajshme me ne. Ata luftonin, organizoheshin, qëndronin, flijoheshin për t’a ndryshuar jetën e tyre. Ata përballeshin me përbindshin e, megjithëse humbisnin, fitonin diçka, jo vetëm për të patur më shumë liri, por dhe për të lënë një gjurmë në të ardhmen, në historinë e tyre. Ata do të kujtohen si brezi i Kryengritjes së Budapestit, i Pranverës së Pragës, i Solidarnostit. Po ne, Brezi im, për çfarë do të mbahemi mënd? Për hosanatë e pambarim zinxhirit të pafund të krimeve të një regjimi jashtë çdo përmase njerëzore? Për frikën tonë proverbiale, që na e kishte vënë cakun e bisedave brënda vijave të një fushe futbolli? Për mungesën e kurajos e të guximit për të kërkuar gjërat më të domosdoshme: të drejtën për të menduar me trurin tonë, për të lexuar librat që na pëlqenin, për të dëgjuar muzikën që na pëlqente, për të mësuar gjuhën që na pëlqente, për të mos u ndjerë të përgjuar, të ndjekur, të spiunuar në çdo çast?

Ç’farë bënë të shkolluarit, intelektualët e Brezit tim për t’a ndryshuar sadopak këtë gjëndje të pazakontë, për të ndërgjegjësuar të tjerët, kur Vendi ishte katandisur të qeverisej nga ish shoferë, ish karrocjerë, ish elektriçista, madje ish mjelëse lopësh (pa vënë në dyshim respektin për zanatet) në fundin e shekullit të njëzetë? Në Vendet e tjera kishin qenë klubet Petefi, Karta 77, Sollzhenicinët, Pasternakët e Zakarovët që ngritën zërin e i treguan botës të vërtetën rrënqethëse të “socializmit real”. Tek ne s’kishin të mbaruar sagat për komisarët e kantatat për partinë e Enver Hoxhën. Shkrimtari simbol i brezit tonë që, me talentin e tij të pazakontë, i ngriti monumente letrare të pavdekëshme komunizmit dhe dyshes majakovskiane parti-Enver, për viktimat e dhunës së tyre përdori vetëm sarkazmën, u tall duke i paraqitur si qënie të dobëta, pa dinjitet e pa personalitet. Ndërsa ata e kishin treguar personalitetin e tyre, duke qëndruar me armë maleve të Shqipërisë, në mbrojtje të lirisë së humbur të popullit të tyre. Ende sot, mbas dhjetë vjetësh leksionesh antikomuniste, nuk gjen frymëzimin të shkruajë diçka për Vloçishtin, Orman-Pojanin,Tepelenën, Spaçin, Qafën e Barit…

A jemi në gjendje sadopak dhe sot të matemi me dobësitë tona, me një të shkuar, në të cilën shumë pak prej nesh morën guximin të vetëflijoheshin për të thënë të vërtetën? Emrat e tyre, të panjohur ende sot për pjesën më të madhe, janë çengelët e shpëtimit për Brezin tonë, janë yjet që ndriçojnë qiellin sterrë të një të shkuare që, sa më shumë kalon koha aqë më shumë na bën të skuqemi. Le të tregojmë një minimum ndershmërie e t’i ngremë një monument këtyre njerëzve, këtyre shokëve tanë, që e dinin se do të vdisnin ose do të kalbeshin nëpër burgje, por nuk nguruan të thonë të vërtetën e të akuzojnë haptas regjimin, që po martirizonte një popull duke paragjykuar zhvillimin dhe mirëqënien e tij. Në këto monumente do të ketë një vazo për lule të freskëta, ndofta do të jenë të vetmet vende në të cilat Brezi ynë i meriton  lulet. Së bashku me lulet t’i kërkojmë dhe të falur mbasi,  në kohën që ata u therorizuan, ne nuk patëm as në vetvete kurajo t’i admirojmë, por i quajtëm të papërgjegjshëm, sepse një proverb i lashtë i yni thoshte:”Nuk i bihet murit me kokë”. Filozofinë e këtij proverbi ne e bëmë lejtmotiv të ekzistencës sonë mjerane, sepse nëpërmjet saj justifikonim dobësitë tona, nënshtrimin e vullnetshëm ose të forcuar ndaj së keqes.

“ Në gjysmën e ecjes së jetës sonë, u gjenda në një pyll të errët…” kështu fillon një nga kryeveprat e letërsisë botërore. Po të perifrazojmë këto vargje, por në kah të kundërt, më duket se sjell idenë e atij ndryshimi të madh, që erdhi në jetën tonë në vitin 1991, një vit më vonë se në të gjitha Vendet e tjera. Kjo vonesë dëshmonte prapambetjen tonë në krahasim me të tjerët. Ndërsa të tjerët kishin vënë si synim rindërtimin e shoqërisë , nëpërmjet tejpamjes, ne derdhnim lotë për vdekjen e tiranit dhe harxhonim dyzet miljonë dollarë për të ngritur piramidën e tij mes Tiranës. Ndërsa të tjerët hapnin kufijtë e i lejonin qytetarët e tyre të kërkonin fatin në botën e lirë, ne shtangeshim para skenash vandalizmash homerike të tërheqjes zvarrë të kufomave të të rijve, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se kishin tentuar të kalonin kufirin. Ndërsa të tjerët, të vetëdijshëm për dështimin e pashmangshëm të sistemit komunist, mundoheshin me të gjitha mënyrat të përfitonin nga përvoja dhe ndihma e Vendeve të pjesës tjetër të Evropës, në e kthenim mbrapsht ofertën e gjermanit Shtraus për kredi e kërkonim armë…”Ne nuk jemi as Lindje as Perëndim” deklaronte atëhere Kryetari bizantin i Shtetit shqiptar, që “shquhej” për “modernizimin” e Vendit nëpërmjet tufëzave dhe arëzave.

Nga largësia e viteve duket më qartë absurditeti, në të cilin jetuam. Çdo epitet për të karakterizuar atë është i pamjaftueshëm. Në fund të shekullit të njëzetë, njerëz që të zinin rradhën në mesnatë e t’a ruanin atë deri në mëngjes, për të marrë një litër qumësht, besoj se nuk ka patur as në vendin më të varfër të Afrikës. Ne bashkëjetonim me varfërinë skajore të tregut e tonën, me nenin 55 e internimet dhjetravjeçare, me sulmet kundër antenave të televizorëve e kundër shpendëve të “tepërta” të fshatarëve, me demaskimet “revolucionare” para kolektivave e ankthin para çdo punonjësi të Sigurimit e na dukej se gjithshka ishte normale. Aqë shumë ishim mësuar me të keqen, kaqë shumë na kishte hyrë në palcë, saqë na ishte errësuar arsyeja e na ishin zbehur shqisat.

Kështu arritëm deri në vitin e ndryshimit të madh, për të cilin ne i mbetëm përsëri borxhli historisë dhe ndërgjegjes sonë. U desh vrulli dhe forca e të rijve të Shkodrës, Kavajës, Tiranës, studentëve të Universitetit etj., pra të një brezi tjetër, të bijve tanë, që t’i jepnin grushtin e fundit një kufome që kutërbonte, por që mundohej të qëndronte duke ndërruar maskat. Por ajo rini, që u ngujua në grevat e urisë në qytetin Studenti e gjetiu, nuk kishte as përgatitjen, as përvojën për të marrë në dorë drejtimin e një Shteti të ri, në një gjëndje katastrofale e në një rrugë të pashkelur më parë. Periudhën kalimtare nga një sistem i dështuar në një tjetër, që kishte dhënë prova të mjaftueshme rezultatesh e qëndrueshmërie, në popuj të zhvilluar e të lirë, do t’a administronim përsëri ne.

Ishte prova e së vërtetës, rasti i fundit që koha, si në një tabaka të argjentë, na servirte për të përmirësuar imazhin, për të ndrequr gabimet, për t’u shkëputur kryekëput nga një e shkuar pa lavdi. Ishte një barrë e rëndë, por dhe një piksynim tepër fisnik e i bukur: të rimëkëmbnim Atdheun tonë, t’a çlironim përfundimisht nga vargojtë e komunizmit e pasojat e tij, nga mungesa e lirive, nga varfëria, nga shkëputja prej botës, nga prapambetja proverbiale, nga dhuna, gënjeshtra, pabesia e krimi të istitucionalizuara në pushtet. Duhej të ngjallnim shpresën në një të ardhme më të mirë, të nisnim ecjen e ngadaltë, të vështirë por dhe të sigurtë drejt një objektivi të përbashkët me shumë popuj të tjerë, drejt pjesëmarrjes në Bashkësinë Evropjane. Për të sendërtuar këto synime madhore, që do të ndrronin rrjedhën e historisë për një popull të drobitur, siç ishte populli ynë, duhej një mendësi tjetër, jo ajo me të cilën me ose pa dashje ishim brumosur ne. Klasa politike duhej të kishte kurajon dhe largpamësinë e duhur të vinte në jetë një seri reformash radikale, që do të prisnin gjithë urat me sistemin e lënë pas krahëve. Koha e re kërkonte një përveshje të përgjithëshme të mëngëve, kërkonte punë, mund e sakrifica të reja. Nuk kishte asnjë shkop magjik që, me një të rënë, do të sillte mirëqënien.

Mirëqënia, që përbënte një nga ëndrrat shekullore të shqiptarëve, duhet të arrihej si rezultat i vënies në jetë të parimeve të tjera, të rregullave të tjera, të ligjeve të tjera. Mirëqënia do të vinte dalngadalë, hap mbas hapi të ndërtimit të një shoqërie tjetër, në të cilën, Shteti i plotfuqishëm që drejtonte çdo lëvizje të individit, që nga djepi deri në varr, duhej të hiqte dorë nga një pjesë e funksioneve e t’ua kalonte këto qytetarëve të tij. Kjo nuk do të thoshte se roli dhe rëndësia e tij pakësohej, por ndryshonte fushë veprimi. Ky Shtet, që nuk duhej njëjtësuar më me partitë politike, duhej të ishte garanti i një objektivi tepër të rëndësishëm: t’ju siguronte gjithë qytetarëve të tij mundësi të barabarta në nisjen e startit drejt mirëqënies, në një Vend të lirë, por në të cilin ligjet, që rregullojnë jetesën në bashkësi, duhej të ishin e, mbi të gjitha, të respektoheshin nga të gjithë.

Shteti duhej t’ju kthente qytetarëve jo vetëm liritë e mohuara për pesëdhjetë vite, por dhe pasuritë e shtetëzuara padrejtësisht, nga një regjim kusarësh. Ai duhej të gjente rrugët më të frytshme për të vënë në shfrytëzim gjithë pasuritë e mundëshme të Vendit, nëpërmjet një strategjie të menduar mirë e të zbatuar po aqë mirë. Ai duhej të vlerësonte e të ndante  me kritere të ndershme e të drejta atë pasuri të trashëguar nga homologu i tij i mëparshëm, pasuri që ishte baraz me djersën dhe mundin e gjysëm shekulli pune të papaguar të shqiptarëve nga kapitalizmi shtetëror komunist. Ai duhej të shpërblente veçanërisht ata, që në këtë pasuri kishin ndihmesën e tyre, nëpërmjet viteve të gjata të punës së detyruar pa shpërblim, si pasojë e dhunës së Shtetit proletar. T’i kthente kësaj pjese të popullsisë, jo vetëm me fjalë, dinjitetin e nëpërkëmbur, t’i njihte me sinqeritet peshën e vuajtjeve të saj, të kthente në të shpresën e t’i siguronte mundësitë materiale për t’u ndjerë barabar me të tjerët, ishin nga të parat detyra, që viheshin para kujtdo që pretendonte të printe ecjen drejt një shoqërie, të bazuar mbi vlerat e larta të qytetërimit.

Këto ishin përparësitë që duhet të kishte në rrugën e tij Shteti demokratik e së bashku me to, reformimin e tij, krijimin e istitucioneve të reja, futjen e një mendësie tjetër në to. Kjo mendësi e re, që dalngadalë do të pushtonte gjithë mjediset, do të ishte baza e krijimit të një shoqërie civile që, nga ana e saj do të shprehte një klasë politike, të denjë për emrin e të aftë për t’a drejtuar atë shoqëri drejt synimesh gjithënjë e më lakmuese. Por si i realizuam neve këto detyra, që papritmas koha na vuri në tryezë? A qemë në gjëndje t’i përgjigjeshim sfidës së madhe të fundit të shekullit?

Pa mohuar një sërë arritjesh të rëndësishme si liria, në kuptimin e gjërë të fjalës, nisma private, mërgimi e ndonjë tjetër, më duket se synimet e tjera nuk qemë në gjëndje t’i kapim, madje as të hyjmë në rrugën e drejtë që çon në realizimin e tyre. Kuadri politik i vendit, faktor përcaktues në zhvillimet e mundëshme kaloi nga një skaj në tjetrin.Kishim dikur një parti shtet dhe uria gjysëm shekullore për to na çoi sot në një numur apokaliptik, 53 në një Vend me tre miljon banorë e me një sistem maxhoritar votimi, një paradoks i vërtetë. Nuk mohohet se dhe në Vende të tjera, me sistem parlamentar, ka shumë parti, por kjo gjë nuk është një dobi për to e një arsye për t’u marrë shembull nga ne. Në Vendet që peshojnë sot në botën e zhvilluar, gjejmë një bipolarizëm politik, që përfaqësohet nga dy parti të fuqishme ose, në ndonjë rast si Italia, në dy blloqe partish. Këto dy parti ose dy blloqe shprehin dy mënyra të ndryshme të të konceptuarit të shoqërisë e të drejtimit të saj, kanë dy programe të ndryshme e çdo katër a pesë vjet dalin para zgjedhësve, për të marrë votbesimin e qeverisjes. Kush fiton qeveris, kush humbet kontrollon dhe përgatitet të qeverisë.

Në Shqipëri teorikisht dy grupimet kundërshtare janë të pranishëm, por praktikisht, ndryshimi mes tyre dhe lufta e mprehtë politike nuk ka në qendër, të konceptuarit e ndryshëm të modeleve të zhvillimit, por lakminë e pakufi për të zënë pushtetin. Ky synim është i lidhur krejtësisht, jo me dëshirën për të realizuar në të mirë të Vendit ato gjëra që kundërshtari nuk i bëri, por me krijimin e mundësive të përfitimit vetiak, familiar, farefisnor e të rrethit të përkrahësve e simpatizantëve. Si pasojë e kësaj mendësije Shteti, që duhet të ishte garanti i mundësive për të gjithë, është kthyer në një vegël të një grupi, që në çfarëdo mënyre merr drejtimin e tij. Klientelizmi është bërë kriteri bazë i funksjonimit e korrupsjoni, karburanti që e vë në lëvizje. Alternanca e pushtetarëve shërben për të vazhduar “luftën e klasave” deri në nivelet më të ulta të administratës shtetërore, gjë tepër e dëmshme, mbasi nuk lejon formimin e asaj strukture të përherëshme të Shtetit, që është shtylla kurrizore e tij e që, në teori, duhet të formohet duke patur si të vetmin kriter meritokracinë. Rasti i dy të rijve, të laureuar në Hollandë për administratë, që nuk gjejnë vend pune në zyrat e Shtetit shqiptar mbas muajsh sorollatjeje, tregon se jemi tepër larg rrugës që duhet të ndjekim. Ai tregon gjithashtu se “Aleanca për Shtetin”, që aktualisht qeveris Shqipërinë, nuk është e tillë siç ka emrin, por është lidhje interesash të ndërsjellta të përbërësve të saj dhe mbarëvajtja e Shtetit mbetet i fundmi shqetësim i saj.

Në dhjetë vjet Shteti demokratik qeveritë e parlamentet e kuqe apo blu nuk vendosën të kthenin pronat pronarëve të ligjshëm, nuk krijuan në kohë kuadrin e duhur ligjor për thithjen e kapitaleve të huaja, të domosdoshme për daljen nga palëvizshmëria gjysëm shekullore, nuk patën kurajon të jepnin konçesionet ekonomike të huajve. Ata nuk qenë në gjendje të siguronin funksjonimin normal të Shtetit të së Drejtës, nuk krijuan modelet e istitucioneve të pavarura, vazhduan të qeverisin nga sekretaritë e partive, kaluan stafetën tek njëri tjetri për ligje iliberale, si ai i shtyrjes së afateve të qiraxhinjve në shtëpitë private, shpërblyen me copa letre pa vlerë jetët e marra apo të gjymtuara të viktimave të komunizmit, kontribuan në shkatërrimin e shtetit dhe imazhit të vendit më 1997, etj. Këto dy forca politike madhore të Shqipërisë drejtohen nga përfaqësues të Brezit tonë, të formuar moralisht e intelektualisht në shkollat e regjimit më dogmatik të Lindjes komuniste, të mbrujtur me mendësinë stataliste e populiste, të paaftë të konceptojnë e të shtjellojnë një strategji afatmesme e afatgjatë, për të nxjerrë Vendin nga bataku. Arsyeja e thjeshtë do të këshillonte krijimin e një force politike më të vërtetë të ndërsjelltë, liberale e liberiste si Aleanca e të rijve demokratikë, që sot qeveris Hungarinë. E Djathta e bashkuar, që duhet t’a kryente këtë funksjon është tepër e copëzuar e në gjirin e saj ka parti që nuk e njohin vehten në këtë strategji dhe për konceptet ultranacionaliste e të vjetra që mbartin.

Paaftësia për të shfrytëzuar shortet e demokracisë, shpërdorimi në mundësitë që krijon ajo për të shprehur pikpamjet dhe opsionet politike, pamundësia për të hartuar strategjitë e taktikat e duhura ekonomo-politike bindëse, rezultative e në pajtim me veçantitë e Vendit e kërkesat e kohës, vërtetojnë katërcipërisht se klasa politike shqiptare nuk është në lartësinë e detyrave të saj. Pasojat e këtij përfundimi pasqyrohen në gjendjen e Vendit që, megjithë ndonjë rezultat makroekonomik si monedha,  fatkeqësisht paraqet një mungesë të madhe përsa i përket zhvillimit të gjithanshëm e të ekuilibruar ekonomik, konsolidimit të Shtetit ligjor, imazhit të përgjithshëm dhe treguesit të besueshmërisë, sidomos mbas ngjarjeve tragjike të vitit 1997. Sot Shqipëria , me ose pa të drejtë, hyn në rradhën e vëndeve problematike për kontinentin, quhet qendër trafiqesh të paligjshme nga më të ndryshmit. Me këto kredenciale ajo paragjykon marredhëniet e saj me botën e sidomos me Evropën.

Sfidën, që koha na vuri para, dhjetë vjet të shkuara, ne nuk qemë në gjëndje t’a përballojmë. Dështuam në misionin tonë për të ndërtuar një Shqipëri bashkëkohore dhe konkuruese mbi gërmadhat e socjalizmit. Problemeve të vjetra, të trashëguara nga pesë shekuj zgjedhë turke e gjysëm shekulli sprove komuniste, i shtuam të tjera, ose së paku nuk qemë në gjëndje t’i parandalojmë. Më kujtohet një mbasdite festive, për një përvjetor të gazetës Liria në pallatin e kongreseve. Më kanë mbetur në mëndje fjalët e një veterani të burgjeve politike dhe të antikomunizmit: ” Shqipërisë sot i duhen dymijë idealistë”. Ndofta shifra ishte tepër e madhe, ndofta ajo nuk i përgjigjej as popujsh shumë më të mëdhenj e më të zhvilluar se i yni, por pohimi ishte i shenjtë. Ne nuk qemë në gjëndje t’i përgjigjeshim kësaj kërkese parësore të Vendit tonë, në një çast tepër delikat për të ardhmen e tij. Ishin vitet e para të demokracisë, ishim ende në kohë për të rimarrë rrugën e drejtë, të cilën , sigurisht, ata qindra idealistë do t’a kishin bërë më të lehtë. Ata nuk u dukën në skenë, ose më saktë nuk patën forcë t’a pushtojnë skenën. Koha dhe të tjerët i thyen dhe ata të paktit që u munduan të qëndrojnë e të luftojnë me të vetmen armë të idealit, ndershmërinë. Asgjë për t’u habitur, historia e botës është e mbushur plot me shëmbuj të tillë…

Ka çaste në jetën e njerëzve, por dhe të popujve e të brezave, në të cilat bëhet i detyrueshëm vetërrëfimi, prova e vetëdijes.Më duket se ne kemi arritur në një të tillë. Duhet të kemi kurajon t’a vemë në peshore vehten tonë si brez, pavarësisht nga bindjet politike të secilit e me ndershmëri të pranojmë se i përkasim një “Brezi të humbur”. E di se nuk është e lehtë, përkundrazi është mjaft e vështirë, e dhimbëshme të kuptosh se ke kaluar një jetë të tërë lufte në humbje, se merita më e madhe mbetet riprodhimi, mundi për të rritur e çuar përpara një brez tjetër, bijtë tanë. Nëse ky brez pasardhës do të jetë i aftë të bëjë ato që ne, për shumë arsye nuk i bëmë, nëse do të mundet t’a fusë Vendin tonë dhe të tij në rrugën e vërtetë të përparimit, duke rifituar sadopak “kohën e humbur”, ne do të jemi gjithsesi të paguar, në rast të kundërt do të jemi të dështuar në katror.

Ka një ligj etik e moral në jetën politike të çfarëdo demokracie të vërtetë, që është dhe një nga treguesit e shkallës së besueshmërisë së saj. Eshtë tërheqja nga skena në çastin e duhur, kur roli ka mbaruar ose beteja është e humbur. Me dhimbje më duhet të pohoj se roli ynë ka mbaruar, sepse ne i humbëm të gjitha betejat e për pasojë, tani me vetëdije e sadopak ndershmëri, duhet të lemë të tjerët në skenë, bijtë tanë. Ju urojmë me gjithë zemër atyre një fat më të mirë nga i yni e ju lemë si trashëgim moral një porosi: të mos përsërisin gabimet tona, të mos përvetësojnë veset e mendësinë tonë, të mos pajtohen kurrë me tiraninë, në çfarëdo forme qoftë edhe nëse do t’ju duhet t’a paguajnë me çmime tepër të shtrenjta atë mospajtim…Nuk është shumë e lehtë, por nuk është e pamundur.

Le t’i besojmë shpirtit krijues dhe mendësisë bashkëkohore të bijve tanë fatet e Vendit. Edhe nëse janë të rinj, edhe nëse ju mungon përvoja, edhe nëse do të gabojnë në ndonjë gjë të fillimit, atyre ju përket e ardhmja, le t’ju lemë në dorë dhe të tashmen. Jam i bindur se do të dijnë t’a ndërtojnë e administrojnë më mirë se ne. Një hap mbrapa i Brezit tonë sot, në jetën politike e administrative të Vendit, do të na nderonte në sytë e brezave të ardhshëm, që në botën e kompjuterve e të globalizimit, nuk do të arrijnë as t’i konceptojnë e jo më t’i falin vonesat, paaftësinë e gabimet tona, të cilat që tani janë duke paragjykuar dhe jetën e tyre.

Le të bëjmë tonën thirrjen e Papës Gjon Pali i II, drejtuar të rijve, në ditën botërore të rinisë, në Tor 0Vergata:” Ju takon juve të përmirësoni botën”. Aty qenë dhe të rinj shqiptarë, që valëvisnin flamurin me shkabën dykrenore. Nëse për bashkëmoshatarët e tyre amerikanë, anglezë, francezë, italianë etj. fjalët e Atit të Shenjtë ishin një shtysë për të ndrequr e përmirësuar pamje të ndryshme e të veçanta të shoqërive të tyre, për të rijtë tanë janë një thirrje e fuqishmë për të rindërtuar gjithçka nga themelet. Nuk do të jetë e lehtë barra dhe për ta, mbasi vështirësitë janë shumë të mëdha, por më mendësinë e njeriut të lirë e pa paragjykime, me entuziazmin, vrullin, nismat dhe shpirtin krijues të moshës, me përgatitjen e duhur në shkolla e shoqëri të tjera, duke vërejtur, përsiatur e përshtatur përvojat e të tjerëve, ata do të dijnë t’i përballojnë ato e të fitojnë mbi to.

Detyra jonë është të mos i pengojmë në punën e tyre dhe nëse ndonjë gjë e tyre nuk do të na pëlqejë, do të na duket e tepërt, e çuditëshme, e papranueshme. Ne, mendërisht, i përkasim një bote tjetër, megjithë kufizimet e saj dhe shpesh nuk arrijmë t’i kuptojmë ndryshimet që urdhëron koha dhe zhvillimi. Po t’i kishim kuptuar barra e tyre sot do të ishte më e lehtë.Uroj që në zgjedhjet e ardhshme administrative të kandidohen sa më shumë të rij e të reja. Do të jetë një tregues i dy vullneteve mjaft të rëndësishme: i tonit, për të filluar tërheqjen me nderin e armëve dhe i tyre, për të marrë përgjegjësitë e detyrat, për pasojë dhe mundimet që ato kërkojnë për përballimin e vënien në jetë. Uroj gjithashtu, që kriteret e zgjedhjes e të pjesëmarrjes në garën e ardhëshme, të jenë ato të përmasave morale, por njëkohësisht të aftësive vetiake e të përkushtimit ndaj një pune që, po të bëhet mirë, jep frute e kënaqësi jo vetëm për autorët.

Këto ishin disa nga arsyetimet, që më erdhën ndërmënd në atë bisedë të gjatë të përfyturuar me të njohurit e të panjohurit e asaj aradhe njerëzish, që është Brezi im. Ndofta kishte diçka të pazakontë në këtë bisedë, ndofta i vura përsipër atij të meta e gabime më shumë se ç’kishte, ndofta gjyqi i historisë nuk do të jetë kaq i ashpër, do t’i njohë dhe rrethanat lehtësuese. Do t’i njohë faktin se patëm fatin më të keq të gjithë brezave të këtij shekulli të Vendit tonë, për të jetuar nën thundrën e e diktaturës më të paskrupullt, më mizore, më të pabesë që kishin njohur shqiptarët. Qemë Brezi i triskave dhe i racionimeve, nuk shijuam as fëmini, as rini, as burrëri. Fëminia na kaloi duke luajtur me topa lecke e duke dëshiruar një copë bukë më shumë sesa racjoni i përditshëm i triskës. Rinia u shkri në aksionet e pafund, në kampet e internimit e të punëve të detyruara, në kufizimet më absurde që mund të përfytyrohen. Burrëria na erdhi në një kohë që ndryshoi gjithçka, por që ne na gjeti të papregatitur për këto ndryshime. U detyruam të fillonim jetën nga hiçi, mbasi e gjithë puna e bërë deri në atë kohë ishte shumëzuar me zero. Disa prej nesh u morën me politikën e rezultatet u renditën më sipër, të tjerë filluan rrugën e pasurimit e disa të paktë dhe ja arritën, shumica përballon një jetë me vështirësitë ekonomike, shpesh të pakapërcyeshme, të kësaj faze të pafund kalimtare dhe shumë morën rrugët e mërgimit, për t’u bërë shërbëtorë e shërbëtore, duke gëlltitur në heshtje lotët e hidhur të një dinjteti shpesh të lënduar.

Çfarë ruan e ardhmja për ne, nëse do të ketë një të tillë mbas një jete ankthi e mundimesh, është vështirë të parashikohet. Ne mbetëm gjithmonë në luftë, në një luftë të gjatë e të vështirë për mbijetesë. Qe një luftë pa armë, por jo më pak mizore. Viktimat e saj qenë ëndrrat tona të varrosura, dëshirat tona të parealizuara, liria jonë e gjymtuar, vitet e të vetmes jetë të flijuara për egoizmin e pafre të kolltukofagëve. Jeta jonë qe një tribut që i duhej paguar utopive kriminale të të ashtuquajturve teoricienë të komunizmit, padijes, mungesës së skrupujve e xhahillëkut të atyre që i vunë në zbatim në Shqipëri ato teori, arkitektëve të botës së ndarë në zona ndikimi, paaftësisë së prindërve tanë për të kuptuar e shmangur rrezikun e gangrenës komuniste, paaftësisë sonë për t’a kryer me sukses operacionin e zhdukjes së saj. Dashje pa dashje ne e paguam atë tribut, nuk mundëm t’i shmangeshim. Ai qe fati ynë i hidhur, i ashpër, i pamëshirshëm. I ngjan legjendës së Sizifit…

                                                                                                                                             Korrik2000

FATURA E PËRSHPIRTSHME E MUAJIT – Nga XHEVAIR LLESHI

Një faturë tatimore e ujit e një muaji (prill 2018) është një tabelë me shumë zëra. Dhe kjo të bën të mendohesh mirë. Ju do të donit të dinit zërat: Uji i pijshëm në m3 3, 65 lekë, shuma me TVSH 234 lekë; Uji i përdorur (100%)(!) 39.60 lekë; Tarifa e shërbimit (edhe tarifa e shërbimit me TVSH ?!); Vlerë ujëmatësi, aksesorë (hë për hë 0 lekë); Vlera e kundërvajtje (tani për tani 0 lekë); Vlerë libreze (po ashtu sot për sot 0 lekë); Vlera e faturuar për UKT, totali 510 lekë. Kësaj liste i shtohen taksat vendore për çdo familjar: Tarifë pastrimi në muaj 420 lekë (pa TVSH), Taksa për ndërtesën në muaj 100 lekë; Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore !!! 150 lekë (!), Taksa të tjera 0 lekë, Kompensim/Subvencion 0 lekë… Shuma totale 1180 lekë. Shtesa e pensionit 0 lekë! Shtesa pagash 0 lekë!…
Këtu s’ka asgjë të re. Të gjithë familjarët shqiptarë e njohin mirë këtë faturë. Vini re «Uji i përdorur» është një TVSH e dytë dhe nuk dihet pse shënohet! Ndërsa taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore 150 lekë është e padrejtë, shkelje ligjore – derisa arsimi në Republikën tonë është falas!
Të kesh një shtëpi të madhe ose edhe të vogël duhet të paguash. Le ta kesh ku të duash, le të jesh edhe i zoti apo praktik, nuk pi ujë fare; ti thjesht je popull dhe kjo s’pi ujë fare, ndonëse flasin në emrin tënd dhe vënë taksa me emrin tënd. Taksat tona të tjera ato duhet të shkojnë tek infrastruktura shkollore, që kullon nga rrjeta e grisur e buxhetit të shtetit. Taksat s’kanë të bëjnë asfare me atë që të del në krahë, as me numrin e fëmijëve që ke… Taksa është një: e ujit! E ujit që të fut në burg. Plus taksa e pastrimit! Plus taksa e banesës! (E pse edhe e banesës? A nuk janë pjesë e banesës, të gjitha: uji, pastrimi, energjia?…) Ky është një turp i madh, është grabitje!
Gjithçka i del dhe i tepron shtetit. Po atëherë pse i duhen kaq shumë pará?
Por instinkti i shfrytëzimit është i pagabueshëm. Ne e shohim me sytë tanë që i bëjnë rrush e kumbulla, ndonëse nëpër letra shkruajnë libra, ekspozita, rrugë, pastrim (lukunia e njerëzve të panumërt në pastrim-gjelbërim!).
Na duket sikur i kemi zgjedhur jo për të na zgjidhur halle e për të na bërë punë, por thjesht pë të na zhvatur e për të shtuar dhjamin e tyre…

Fëmijëria ime ishte efemer… Nga Elida Buçpapaj

Fëmijëria ime ishte efemer, si një ëndërr, që zgjat sa zgjasin ëndrrat.

Ishte një fëmijëri e ndërprerë me dhunë dhe unë e kam për detyrë që t’i tregoj me gisht shkaktarët!

Është e drejta ime! E jetës time! Sepse çdo fëmijë i planetit tokë, kur vjen në këtë botë, ka të drejtë të jetojë një jetë me dinjitet. Kjo e drejtë është e patjetërsueshme, e paprekëshme, e pacënueshme! Është një e drejtë sublime e sanksionuar si e drejtë nga një fuqi supreme apo thjeshtë një e drejtë themelore e njeriut.

Kujtimet e mia që janë regjistruar në memorie datojnë prej kohës kur isha 4-5 vjeçare.

Më kujtohet kopshti 31 tek ish-Blloku, ku im at vinte për të më çuar në shtëpi, në pëllëmbën e tij të madhe mbante dorën time të vogël e, kur binte shi, më merrte në krahë nën çadrën e tij, që mua fëmijës më ngjante si një kërpudhë gjigande. Nganjëherë nga kopshti shkonim drejt e tek gjyshja, që e kishte shtëpinë ngjitur me Hotel Internacional, mbrapa ish-Shtëpisë së Oficerave dhe më vonë ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, në një rrugëz paralel me Rrugën e Kavajës dhe atë të Durrësit, që netëve të dimrit mbante erë tym, kështu e kam të fiksuar. Në atë rrugëz unë pashë për herë të parë në jetën time një lypse. Ishte e vetmuar, veshur me rroba të zeza të zhbojatisura në gri nga vjetërsia me një shami në kokë. Më mblidheshin lotët në grykë mua kopshtares sa herë e shihja dhe mendoja për të, më mblidhen dhe sot. Babi i linte gjithmonë diçka në pëllëmbën që ajo e shtrinte. Të dy ishim gati që ta merrnim në shtëpinë tonë të ngrohtë nga dashuria njerëzore.

Tek shtëpia ku banonte gjyshja me xhaxhain e vogël, kam lindur unë. Ishte një shtëpi e bukur me portën e madhe buzë rrugëzës. Aty babi më ka fiksuar në foto në bordurën e trotuarit me aparatin e tij fotografik, një – dy vjeçare me flokë krejt të verdha. Sa kaloje portën gjendeshe brenda një oborri të madh me dy shtëpi. Shtëpia kundruall portës kryesore ishte me një verandë në katin e sipërm të mbuluar gjithë hardhi rrushi ku jetonin të zotët e shtëpise dhe tjetra në të djathtë, sa kaloje pragun,  kishte disa shkallë në formë gjymë rrethi për tek hyrja. Shtëpia ku banonim ne ishte me të paktën tre kate. Bodrumet poshtë, që unë i kisha frikë nga miushët. Kati i parë ishte me një korridor të madh shtruar me dërrasa. Aty ishin dyert e dy dhomave që babi i kishte marrë me qira kur ishte beqar, ku jetonte me gjyshen dhe vëllain e vogël. Në atë shtëpi u martua me mamin. Aty linda edhe unë, vajza e tyre e vetme. Kur isha rreth dy vjeç, babit i dhanë shtëpi tek Pallatet e Aviacionit, buzë një rrugice të bukur me blire, në mes të Pallateve të Italianëve, ku jetonin gjeneralët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, nga ku kopështi i fëmijëve me numër 31 dhe Blloku ishte shumë afër. Tek Pallatet e Aviacioneve banuam deri në fund të viteve ’70, ndërsa tek shtëpia ku linda unë, mbeti gjyshja me xhaxhain edhe disa vjet pas martesës së tij dhe lindjes të gocës së tyre të parë, se kanë dy vajza.

Gjyshen nga babi e quaja nëna, ndërsa prindërit e mi e thërrisnin nënë, gjyshen nga mami nënkë, mami i thosh mama, ndërsa babi sikur unë nënkë. Tek nëna vinim shpesh, pothuaj çdo ditë. Po ashtu shkonim por pak më rrallë edhe tek nënka, që e kishte një apartament në katin e parë në një pallat buzë rrugës Bardhyl. Aty ishte një treg i vogël fshatar. Nënka ime dilte çdo ditë e blinte zarzavate e frutat e stinës. Ajo gatuante mrekullisht. Ishte me nam. Vinte nga një nga familjet më të pasura të Pogradecit. Babai i saj, Abdulla Starova, kishte pronë të tij gjithë Drilonin e sotshëm. Vëllai i tij Sulejman Starova, gjyshi i futbollistit të njohur, ka qenë Ministër Finacash në disa qeveri të kohës para ardhjes së diktaturës. Nënka banoi aty me tezen deri sa ajo u martua. Jetonin me rrogën e tezes dhe mbështetjen që i jepte mami, pra nuk ishin mirë financiarisht, por gjyshja çfarëdo që gatuante e qante, do të thosha sot tek ajo hahej si në një restaurant me pesë yje. Më kujtohen patatet pa mish, që ajo i gatuante dhe i lezetonte me gjithë farë erëzash dhe me piper speci të kuq, e unë që i plasja shpirtin mamit për të ngrënë në shtëpi, tek nënka haja gjithçka.

Të dyja krushkat respektoheshin shumë. Nënka i drejtohej me “zonja Selime” nënës. Ato ishin njohur bashkë në Pogradec, kur gjyshi im nga babi ishte transferuar aty si kryeimam. Demir efendiu, gjyshi im ishte shkolluar në Stamboll dhe kish një bibilotekë të jashtëzakonshme. Pas luftës rrezikoi që ta shpallnin kuisling, nuk ishte fare e vërtetë. Ishte antikomunist si gjithë kleri shqiptar dhe njeri i dijes. Babin, duke ia parë vokacionin e dërgoi të studjonte në Medresën e Tiranës, ku jepnin mësim njerëz të shquar si orientalisti i mirënjohur Vexhi Buharaja, Profesor Shaban Demiraj, Profesor Mehdi Bushati, Hafiz Ismeti etj ndërsa xhaxhain e madh në shkollën e Fullcit në Kavajë. Sikur të mos vdiste herët, menjëherë pas luftës, e sigurt se do të kish patur probleme, pa marrë parasysh se im atë i braktisi studimet në Medrese dhe 14-15 vjeçar me një grup shokësh iu bashkangjit luftës antifashiste ku u plagos tri herë. Gjyshërit e mi të nga ana e mamit dhe babit duhet të jenë njohur në Pogradec nga mesi i viteve ’30, kur mami sa duhej të kish ardhur në këtë botë e babi po ashtu duhej të ishte shumë i vogël. Pas mbi çerek shekulli, jeta i kishte bërë prapë bashkë të dy zonjat, kësaj here me një lidhje të pazgidhshme. Nuk thuhet kot, mali me malin nuk takohen por njeriu me njeriun po. Të dyja kësaj here zonja të veja, që i kujtonin bashkëshortët e tyre orë e çast. Nënka, me peng që nuk e kishte dëgjuar për t’u kthyer në Amerikë, nga ku ai ishte vendosur që në rininë e tij të  herëshme dhe pasi kish krijuar pasuri  kishte ardhur në Pogradec, për t’u martuar me një vajzë shqiptare dhe kishin mbetur aty. Nënë Selimja nuk shfaqte ndonjë peng apo pendesë, mesa di unë, vetëm falej shtatë herë në ditë, por ishte një zonjë shumë liberale dhe falja ishte diçka personale e saj, që e mbante për vete dhe nuk kishte dëshirë ta ndante me të tjerët.

Tek shtëpia e nënës vinim më shpesh, se e kishim afër. Mamit i pëlqente të blinte kos të freskët për mua tek Demneri. Dyqani ishte aty ku më vonë do të  vendosej stacioni i autobusit për Institutin e Kamzës, përballë me rrugën e Kavajës. Unë vogëlushe mrekullohesha nga tasat e mëdhenj, si legenë gjigandë me ngjyra, sot mendoj se duhet të ishin prej porcelani, ku dallohej pastërtia nga garzat e bardha që i mbulonin, me kosin që pritej si me thikë, si thosh mami. Unë nuk mund ta imagjinoja prerjen e kosit me thikë, por më vonë kuptova se kjo do të thosh se kosi ishte shumë i mirë. Më vonë ky dyqan u mbyll dhe nga mami e babi dëgjoja bisedat e tyre nën zë kur ata ankoheshin dhe kujtonin me mall tregun privat dhe Pazarin e Vjetër, që nuk ishte më, ku ata blinin ushqime tradicionale të mrekullueshme, ku shitej bile edhe kajmak. Unë e kam të fiksuar kajmakun, pasi e kam pëlqyer shumë që fëmijë, ndryshe nga qumështin dhe kosin që i urreja. Haja kajmakun dhe çokollatat. Në krye të rrugës ku unë linda, ku ajo bashkohej me fillimin e Rrugës së Durrësit, ishte një Mapo ushqimore, ku për çdo ditë më sillnin për të blerë një çokollatë me qumësht 20 lekëshe. Unë i gëzohesha shumë çokollatës, ku më shoqëronin për ta blerë herë nëna, mami, babi ose ndonjëherë edhe halla Tatalja, kështu ia kisha vënë emrin hallës time që quhej Bukurie, por unë nuk e di se përse e thërrisja ashtu. Isha një fëmijë me plot naze dhe pa oreks dhe të mitë e kishin problem ushqimin tim. Mami më tregonte se, për të më tërhequr vemendjen që ajo të më fuste ndonjë lugë me supë në gojë, babi vendoste si helmetë në kokë një tenxhere dhe i binte pastaj me lugë si një vegle muzikore.  Në këtë moment unë habitesha aq shumë sa hapja gojën e mami rrinte gati me lugën në dorë. Ajo shtëpi ishte plot me kujtime të bukura që unë natyrisht nuk i mbaja mend, por duke m’i treguar prindërit e mij shumë shpesh, më janë ngulitur në kokë.

Babi shkonte në redaksi e pastaj kur kthehej në shtëpi i kushtohej letërsisë, poezisë dhe humbiste pas figurave. Një ditë kur isha rreth 11 muajsh, mami, pasi më kishte vënë në gjumë, i thotë babit të më ketë kujdes se ajo me një shoqen e saj do të shkonte të shihte një panair mobiljesh. Babi natyrisht që pranon me kënaqësi dhe vijon punën i përqëndruar, pa e patur idenë se si kishte rrjedhur koha. Shpërqëndrohet vetëm kur dëgjon nga jashtë zërin e mamit që klith dhe të qarën time. Del me vrap e më gjen në krahët e mamit që posa ishte kthyer nga panairi i mobiljeve dhe, ndërsa ajo hapte portën kryesore, unë bebka rrokullisesha nëpër shkallë. Në këtë situatë u ishte bashkangjitur edhe nëna, duke i qetësuar të dy që të mos bëheshin merak, se fëmijët i ruajnë meleqët. Unë pasi isha zgjuar nga gjumi isha tërhequr zvarrë nga krevati në dysheme dhe kisha nisur të hedh hapat e para përgjatë korridorit të madh deri tek dera përjashta ku edhe isha rrokullisur shkallëve. Pas asaj aventure të parë, nuk u tremba, sikur patën frikë të dy, se pas rrëzimit do ta zgjasja periudhën e ngritjes në këmbë, nuk ndodhi ashtu, unë nisa të ec e lumtur me prindërit e mi të shtrenjtë.

Kushdo që i lexon këto rreshta e kupton se ishim një familje e lumtur.

Lumturia nuk do shumë. Ajo ndërtohet lehtë, mjafton që aty të mos mungojë dashuria. Kur dashuria është e pamasë, merret me mend se sa e pamatë është lumturia!
(vijon)

REBELIMI NË PARLAMENTIN E KOSOVËS – Ng Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Ç’prej së është zgjedhë dhe rizgjedhë Kadri Veseli si Kryetar i Parlamentit të Kosovës diçka puna nuk është duke shku mirë.Parlamenti nuk është duke i kryer punët ashtu siç duhet. Ka ç’orientim, mosdiciplin, mosrespekt, shtyrje brylash dhe ndërskamcash, punë jo efikase,fyerje me fjalor të pist rrugaqerie e deri te sulmet dhe tentim sulmesh midis deputeteve.

Pas përplasjes ne Parlament midis Nenkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit Anton Quni për milionat që Xhavit Haliti i kishte marrë nga Koloneli Ahmet Krasniqi për nrvojat e luftës,por qe Xhavit Haliti ka “harruar” se ku i paska harxhu.Rasti tjetër me i freskët është ai i para nja dy ditesh kur plasi sherri midis Nenkryetarit të Parlamentit Xhavit Haliti te PDK dhe Arben Gashit të LDK,kur haptas u shanë ne nanë e babë kur Kryesuesi Xhavit Haliti nuk ia dha fjalën deputetit Arben Gashit.Por dje përseri ndodhi ajo që nuk ishte dështë te ndodhë,derisa po zbriste teposhtë Xhavit Haliti më qellim e shtyu e përplasi Arben Gashin te cilin përpak nuk e rrexoi.U pa qartas edhe nga pamjet filmike.Pra,siç po shihet ky Xhavit Haliti është ba “yll”ne Parlamentin e Kosovës,jo për diçka te mire,por vetem për te keqë.

Po pse sillët në këtë menyrë ky njeri,është edhe i shtyer në moshë,nga e ka ky njeri gjihtë këtë”fuqi”gjithë këtë guxim të sillët në këtë mënyrë.Çfarë fuqie mshifet pas tij.Një Zot e din.

Por siç dihet Xhavit Haliti për shumë vite ishte ne kreun e LPK që vepronte ne ilegalitet dhe në Perendim.Kur plasi Lufta çlirimtare në Kosovë ky nuk u dok në luftë,nuk mori pjesë në luftë,por gjithë kohën sillej rreth luftës.Luftën e shikonte nga Tirana nga Shtabi Rognerit,shtab i intrigave dhe dallavereve.Ky Shtab apo siq quhet ndryshe Klani i Rognerit ishte kuzhina ku zihej gjithëçka por edhe lojrat për luftën dhe rreth luftës ne stilin ti nuk je i krahut tonë,por ti je krahut tjëter, ate krahun tjetër i cili më mbi 70% te ushtris i kishte në frontë.Kjo ishte një luftë qe bahej ne Klanin e Rognerit për përfitimin e luftës.Ky Klanë dispononte dhe “drejtonte” edhe shumat e mëdha te parave,qe më së paku u përdorën për luftën,por për çëllime tjera te futura nëpër strajca.Kështu,Xhavit Haliti u këthye në Kosovë me strajca të mbushura me pare milionshe.Pas këthimit në Kosovë Xhavit Haliti u zgjodhë nënkryetar i përjetëshem i PDK-së por edhe i Parlamentit te Kosovës në të gjitha Legjislaturat.Për 18 vjet të çlirimit vepronte ne stilin kush jamë unë,për 18 vjet e bani kokrrën e sefas.Pse jo kishte plotë pare qe s’dinte çka me ba me to,jetonte ne luks derisa Anton Quni nuk ia prishi rahatin kur e pyeti se ku meten qato pare me plotë strajca qe ia kishte dhanë Koloneli Ahmet Krasniqi,te cilën gjë po e dëshmojnë edhe shumë përsona tjerë pjesemarres te luftës dhe te tjerë.

Kur Anton Quni ia prishi rahatin Xhavit Halitit,ai ndryshoi,u qartë në fytyrë,u ç’orientua u ba i eger si bisha,gadi së nuk ulurontë,e hupi kontrollin nisi edhe te sulmojë njërezit për rreth,siç qe rasti me Arben Gashin më te cilin u përplas gojarisht me fjalor te pist rrugaqerie,por doli “trimi” i Rogneri që e sulmoj ate edhe fizikisht qe gadi se rrexoi për tokë në sitilin e tij,unë se shtyva por rreshqita,sepse ne sallë paska pas akull.

Po pse sillet kështu Xhavit Haliti,ku e merr ai ate guxim kur dihet se nuk e ka ma afër SHISH-in e Fatos Klosit,e as social-komunistin Ftos Nanon me te cilet ne Klanin e Rgnerit me shumë bejshin lojra te ndryshme për luftën e Kosoves dhe rreth saj.Më siguri ky njeri ia ka “zenë”dikujt bishtin gjatë lojrave milionshe  te dedikuar luftës,por qe kurr nuk arrijtën te gjitha në luftë,por u avulluan në shumë strajca te anëtarëve të Klanit të Rognerit.

Sjellja e Xhavit Halitit ne Parlamentin e Kosovës është e turpshme,e pamoralshme dhe njërëzisht e ulët qe nuk i ka hije një njeriu,kjo tregon se ketij njriu ka nisë me i luajtë miza mas veshit dhe ka humbë totalisht.Është koha qe edhe PDK,nese ka kurajo dhe guxim te merret me te, nese ndokujt nuk ia ka”zene bishtin”dhe urgjentisht te zhgrkohet nga posti i Nenkryetarit tç Parlamentit.Kjo do ta shpetonte Parlamentin por edhe do ta shpetonte edhe vetë Xhavit Halitin qe te hiqet nga vendi të cilin nuk e meriton.

Pa RILINDËSIT e djeshëm dhe të sotëm nuk ka RIBASHKIM KOMBËTAR! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

-Prandaj, logjikisht dhe realisht, nuk mund të ketë ndonjë simpozium  të suksesshëm shkencor për RIBASHKIM GJITHËKOMBËTAR, pa RILINDËSIT, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, si dhe pa Akademitë Shqiptare

 

*** “Tradhtitë më të mëdha bëhen me heshtje: ujërave që nuk ecin dhe njerëzve që heshtin, mos ua falni besimin!”. (Akademik Esat Stavileci)

 

Duke qenë se çështja e ribashkimit kombëtar është një çështje madhore tejet serioze, që ka të bëjë me ekzistencën dhe me fatin e mbarë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, grupet dhe partitë ndryshme politike (pavarërisht nga dëshira, dashuria, sakrifica dhe përgatitja e tyre profesionale) nuk mund ta zgjidhin këto çështje sublime sipas projekteve të tyre parciale partiake,  pa integrimin, pa përfshrijen dhe pa angazhimin e elitës intelektuale shkencore dhe politike të njësuar si NJË TRUP I VETËM I AKADEMIVE SHQIPTARE (Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork).

Shkenca dhe politika mbarëkombëtare në potez, jo grupet dhe partite  vullnetare

-Pa KONSENSUS dhe pa një STRATEGJI UNIKE, të sajuar bashkërisht në mënyrë shkencore ( gjeopolitike , gjeostrategjike dhe diplomatike me interes të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror) nga AKADEMITË SHEKNCORE SHQIPTARE (Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork) dhe nga të dy shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova),  nuk mund të rindërkombëtarizohet kërkesa legjitime dhe e drejtë historike dhe politike e  mbi 6 milionë shqiptarëve për t’u ribashkuar një SHTET TË  VETËM KOMBËTAR-SHQIPËRINË ETNIKE.

Përditë, mund të mbahen simpoziume, konferenca e kongrese  në emër të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar, por, pa pjesëmarrjen dhe pa kontrbutin e vyer të kokave akademike më të shquara dhe më të dëshmuara të gjithë kombit shqiptar,  çështja madhore për Ribashkimin e Shqipërisë etnike, do të jenë vetëm një produkt politik i falimentuar, ashtu sikurse deri më sot (1990-2018).

 

“Bjeshka nuk matet me sy, por me  këmbë” (E.S.)

Prandaj, pavarësisht nga urrejtja, zilia, makutëria, egocentrizmi dhe anatemat e ndryshme të  “flamurtarëve” të injorancës provincialiste anticivilizuese , derisa të jenë gjallë Qosja dhe Kadare, nuk mund të merren vendime as politike e as diplomatike për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë etnike, pa me mendimin dhe pa pëlqimin e tyre.

Për më tepër, nuk mund të ketë  simpozium, konferencë e as kongres  për ribashkimin  gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë etnike, pa Rilindësin, Akademikun dhe Profesorin, Rexhep Qosja dhe pa Rilindësin,  Akademikun dhe shkrimtarin e shquar Ismail Kadare.

Prandaj, një simpozium për debat shkencor të çështjes së ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar, janë të obliguara ta thërrasin  akademitë shkencore qoftë në Tiranë, në Prishtinë dhe në Nju-Jork, duke përfshirë pikësëpari DY RILINDËSIT  e shquar të shekullit XX dhe XXI, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare. Ndryshe, lojërat dhe vulgarizimi  i kësaj çështjeje madhore, do të vazhdojë nga  “lojëtarët” dhe nga “këngëtarët” e  grupeve të ndryshme “sportive” dhe  “muzikore tallava” kinse për ta “ribashkuar”  Shqipërinë etnike sipas  pikave programore të repertoarit të tyre sportive-muzikor, pa përfshirjen dhe pa integrimin e gjithë substancës politike dhe shkencore të Shqipërisë etnike. Mirëpo, kjo rrugë  me shumë korse  nuk shpie drejt realizimit përfundimtar të kërkesës shekullore të shqiptarëve, që të ribashkohen në NJË KOMB  dhe në NJË SHTET TË VETËM NË BALLKAN, por vetëm se  zvarrit dhe e margjinalizon atë në skajshmëri.

 

Këtë koment të shkurtër, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që ta përmbyll me këtë aksiomë kombëtare, patriotike,  atdhetare, politike dhe diplomatike të ish-akademikut tonë të ndjerë, Prof.Dr.Esat Stavileci, i cili, e la testament se, ribashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë boshe, me premtime  të kota, me përralla dhe me ëndrra të grupeve të ndryshme ,  “PA U ULUR NË NJË SOFËR MBARËKOMBËTARE, NUK  MUND TË HAPËROJMË NË ASNJË SOFËR TJETËR NDËRKOMBËTARE”.

NDERI DHE NDERSHMËRIA – Nga Frank Shkreli

 

Këtu në Shtetet e Bashkuara është traditë që në këtë stinë të vitit, universitetet amerikane të organizojnë ceremoni për të diplomuarit, ndërkohë që zakonisht ftojnë personalitete të njohura nga jeta publike, përfshirë politikanë, biznesmenë, por edhe individë të dalluar në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, për të këshilluar studentët e sapo diplomuar nga kolegjet dhe universitetet, për jetën që i pret në botën reale.

 

Universiteti Rajs në qytetin Hjuston të shtetit Texas organizoi një ceremoni të tillë të shtunën që kaloi ku i ftuar si folësi kryesor ishte biznesmeni, filantropisti dhe ish-kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Michael Blumberg.  Z. Blumberg, i cili njihet, përveçse si biznismen dhe politikan edhe si njëri prej filantropistëve më të njohur të kohës tonë, jo vetëm në Amerikë por edhe në botë, u foli studentëve të universitetit Rajs në Teksas mbi nderin dhe ndershmërinë, si cilësi tepër të rëndësishme njerëzore për çdo person dhe shoqëri.  Natyrisht, se ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, i cili vite më parë flirtoi me idenë për të kandiduar për president si kandidat i Partisë Republikane, u foli studentëve amerikanë, por që këshillat e tija për rëndësinë e nderit dhe të ndershmërisë, për të jetuar dhe për të vepruar me nder, me drejtësi dhe me ndërgjegje, janë të rëndësishme për çdo person dhe për cilindo shoqëri kudo në botë. Po të kishte nder dhe po të veprohej ndershmërisht, shoqëria ku jetojmë dhe kjo botë në përgjithsi do të ishte një vend më i mirë për të jetuar, për të gjithë ne.

 

“Nuk e di se ç’do të sjellë e ardhmja e juaj”, e filloi fjalën e tij Z. Blumberg duke iu drejtuar të diplomuarve, por dua tu flas, theksoi, ai për domethënjen e fjalëve: “nderi dhe nderëshmëria”.  Ai tha se fjalët “nderi” dhe “ndershmëria” kanë pothuaj të njëjtin kuptim. “Të jesh i ndershëm duhet të kesh nder, e kjo do të thotë të thuash të vërtetën me nder dhe të veprosh nderëshmërisht – madje edhe kur të kërkohet që të pranosh gabimet dhe të pësosh edhe pasojat.”  Zoti Blumberg shtoi se angazhimi ndaj ndershmërisë është një përgjegjësi personale dhe njëherazi edhe një “përgjegjësi patriotike”, siç e quajti ai.  Nderi dhe ndershmëria, janë cilësi të cilat i kërkojmë në udhëheqsit tanë – pra duam udhëheqës të pastër, të moralshëm dhe të panjollosur, vlera këto që janë tepër të rëndësishme dhe që vlerësohen kur një udhëheqës i posedon ato, ishte mesazhi i tij.

 

Ai përmendi si shembuj të udhëheqsve të ndershëm ish-presidentët amerikanë, Xhorxh Uashingtonin dhe Abraham Linkolnin, të cilëve nënvijoi ai, jo vetëm që me të drejtë u thuren lavde për arritjet e tyre në përgjithësi, por që historia i njeh tanimë edhe për nderin e tyre personal dhe për qëndrimet e tyre të ndershme dhe të moralshme, në zhvillimet politike të vendit në kohën që ata kanë udhëhequr Amerikën. “Ne shikojmë integritetin dhe moralin e tyre si një pasqyrim i nderit dhe ndershmërisë tonë, si komb”, u tha Z. Blumberg të diplomuarve në unversitetin Rice të Hjustonit.  Duke iu referuar atmosferës aktuale politike në kryeqytein amerikan, Z. Blumberg u shpreh duke thënë se “Ç’ka dreqin ka ndodhur?  Ai citoi ish-senatorin amerikan të ndjerin Patrik Mojnihan, se “Njerzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por jo faktet e veta”, faktet duhet të jenë fakte, për të gjithë.   “Për brezin tim, e vërteta rreth Amerikës – liria, mundësitë për të shkuar përpara dhe begatia që gëzonim – ishin avantazhet tona më të forta në periudhën e luftës së ftohtë. Sa më shumë që komunistët kishin lajme të vërteta, aq më shumë liri kërkonin. Ne e besonim këtë dhe për këtë kishim pasë të drejtë”, duke shtuar se sot fatkeqsisht, shumë prej udhëheqësve në nivele të larta të pushtetit e “shikojnë të vërtetën si një kërcënim” dhe refuzojnë të përballen me të.   Zoti Blumberg tha se, këta udhëheqës, “E kanë frikë të vërtetën. Ata e përgnjeshtrojnë dhe e sulmojnë atë, pikërisht, ashtu siç bënin dikur komunistët.”

 

“Shoqëritë e lira varen nga qytetarët të cilët janë të vetëdijshëm se gënjeshtrat në radhët e përfaqsuesve të qeverisë, nuk duhet të injorohen.  Kur zyrtarët e zgjedhur me votën e popullit flasin sikur ata janë mbi të vërtetën, ata do të veprojnë edhe sikur janë mbi ligjin. Dhe kur ne si qytetarë tolerojmë mos-ndershmërinë në radhët e pushtetarëve, atëherë pasoja është kriminalizimi i shoqërisë.  Herë të tjera paraqitet si abuzim i pushtetit, e shpeshë herë si kombinim i të dyja këtyre fenomeneve.  Nëqoftse këto dukuri nuk kontrollohen, ato abuzime mund të çojnë në përkeqësimin e institucioneve të cilat mbrojnë dhe mbështesin të drejtat dhe liritë tona dhe njëherazi mund t’u hapin derën tiranisë dhe fashizmit”, këshilloi Majkël Blumberg të diplomuarit e rinjë amerikanë në Teksas.

 

Por Z. Blumberg tha se “ekziston diçka shumë më e rrezikshme se politikanët e pa ndershëm të cilët nuk respektojnë ligjin – e ata janë grupe të tëra njerzish në një shoqëri, përkrahës të tyre, të cilët mbrojnë dhe justifikojnë çdo gënjeshtër të politikanëve”.

 

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, biznismeni dhe filantropisti i njohur botërisht , Z. Majkël Blumberg përfundoi fjalimin e tij duke i paralajmëruar studentët  kundër shfaqjeve të besnikërisë qorre ndaj partive politike, pasi tha, “Kur njerzit e shikojnë botën si një betejë midis të majtës dhe të djathtës, ata nga natyra bëhen më besnikë ndaj fisit ose partisë se sa ndaj atdheut, ndërkohë që ruajtja e pushtetit dhe jo përparimi, bëhet objekti kryesor i luftës, ndërkohë që e vërteta dhe ndershmëria janë viktimat e para të kësaj lufte”, nenvijoi ai.  Ai u kujtoi studentëve fjalët e Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Uashingtonit, i cili qyshë atëherë kishte paralajmëruar mbi rrezikun, duke e cilësuar pasionin që njerëzit kanë për partitë politike, “si armikun më të rrezikshëm të demokracisë” dhe si para-ardhës të tiranisë.

 

Nderi dhe ndershmëria janë me rëndësi për çdo shoqëri, sidomos në radhët e politikanëve.  Majkël Blumberg i foli një brezi të ri amerikanësh dhe i porositi për rëndësinë që bartin për një shoqëri moderne si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nderi dhe nderëshmëria, sidomos në radhët e politikanëve dhe të pushtetarëve të këtij vendi.

 

Por edhe për botën shqiptare kishte shumë rëndësi dikur cilësia e njeriut të ndershëm. Urimi, “qofsh me nder” ishte pjesë e përshëndetjes në vatrat tona, aty ku stërgjyshërit tanë na mësuan me ruajtë nderin, burrëninë, besën dhe dashurinë për atdhe, si cilësi dalluese të racës sonë. I takon kësaj breznie politikanësh që të angazhohet ndaj nderit dhe ndaj nderëshmërisë, si virtyte të vjetra të kombit, pikëspari në marrëdhëniet me njëri tjetrin, por mbi të gjitha në marrëdhëniet e tyre me popullin shqiptar. Betohuni se, nepërmjet të vërtetës — me nder dhe nderëshmëri—mbi të gjitha do ti shërbeni interesave të Kombit Shqiptar dhe jo interesave personale dhe të partive politike.  E përsa u përket votuesve shqiptarë, këtë betim dhe përgjegjësi ndaj nderit personal dhe kombëtar të pushtetarëve që keni zgjedhur për tu udhëhequr, duhet tua kërkoni çdo ditë dhe pa kompromis! Këtë e kërkon nderi i shqiptarit!

REKUJEM PËR SKËNDER SKËNDERIN, XHAXHAIN TIM TË MIRË – MALLKUAR QOFTË POLITIKA Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dje më mori në telefon vajza e hallës nga Italia dhe më tha se daja i saj dhe xhaxhai im është shumë keq. Kisha folur me xhaxhin në telefon ndofta një muaj më parë apo diçka më shumë. Më mori ai. Lidoçka si je, më tha. Mirë jam xhaxhi, ia ktheva. Më fal, që nuk të kam marrë në telefon, por do ta ndreq gabimin. Të dua shumë, i thashë prapë. E di më tha dhe qeshi. Kështu e mbaj mend gjithë jetën, me fytyrë të qeshur, energjik dhe gjithë shpresa.

Duke mos dashur që ta besoja vajzën time të hallës, i rashë menjëherë telefonit te xhaxhi. Më doli vajza. E pyeta për xhaxhin tim. Më tha është keq. Po si është keq e pyeta, si është e mundur. Po më tha, rënkon natë e ditë. Nisa të dënes në telefon. Brenda një çasti m’u kujtua gjithë jeta.

Xhaxhai im, i treti nga katër djemtë e Kryeimamit Demir Skënderi, kishte studjuar për mbrojtje kundërajrore në Odesë. Aty ishte lidhur me një vajzë hebreje dhe patën një djalë, Aleksandrin. Por prishja e marrëdhënieve e ktheu xhaxhin në Shqipëri vetëm. Ai filloi punën në Durrës, në repartet ushtarake kundraajrore. Kur isha e vogël më merrte ndonjëherë me vete në repart. Buzë detit. Kur kishte pushim luanim bashkë badminton dhe kënaqeshim në det bashkë me gruan e tij, të dashurën teze Teri. Ishte punëtor i madh dhe njeri shumë i ndershëm. Gjithë kohën e kalonte në repartin ku punonte.

Në vitin 1976 na vdiq gjyshja. Tim atë e kishin përjashtuar nga partia më 1974. Pasi e pushuan nga puna,ne na internuan në një fshat të humbur rrëzë Dajtit, ku shpëtuam rastësisht, por nuk na u ndalën kurrë torturat, të detyruar të jetonim në një shoqëri që ushqehej me dramat njerëzore të bashkëqytetarëve. Mezi prisnin që të shpallej ndonjë armik i popullit dhe të ngopeshin, tamam si një shoqëri vampire, që jetonte me gjakun e familjeve shqiptare që vuanin. Më 1974 ishte gjyqi i dytë që i bëhej tim eti, pas atij të 1966 kur e përfshinë në grupin antiparti të Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë dhe e dërguan pesë vjet për riedukim në Hidrocentralin e Vaut të Dejës si punëtor, duke ia hequr të drejtën e shkrimit dhe botimit. Përveç të tjerave, babin e akuzuan edhe si “nacionalist”, sepse kur e pyetën për Kosovën u tha se “Kosovën e mban gjithnjë në zemër”.Por kalvari i 1974 ishte larja e fundit e hesapeve që shteti diktatorial ndërmerrte kundër tij dhe familjes, të përbërë nga tre veta, ai, im më dhe unë.

Siç ju thashë, më 1976 na vdiq gjyshja dhe të katër vëllezërit u takuan gjatë ceremonisë të varrimit nën praninë e kolegëve ushtarakë të xhaxhait tim, por takimi i tim eti me xhaxhi Skënderin në mortin e nënës të tyre u konsiderua krim dhe xhaxhain tim e përjashtuan menjëherë nga partia e pak më vonë do ta lironin nga ushtria si i padenjë.

Ai nuk u dorëzua dhe bëri gjithçka të mbijetonte bashkë me buzëqeshjen e tij që nuk iu shua kurrë. Me babin ishin vëllezër dhe miq të ngushtë. Duheshin shumë. Kur e liruan nga ushtria ai filloi të mblidhte bime mjekësore. Kur u përmbys diktatura punoi si shitës ambulant afër plazhit të Durrësit. Shiste çadra dielli, banane dhe gjithçka.

Gjithmonë buzëqeshur me shpresë se demokracia do t’i buzëqeshte atij dhe gjithë shqiptarëve. Ishte njeri i kulturuar dhe një nga mbështetësit vullnetarë të PD-së, që trokiste derë më derë, pa u lodhur kurrë. Asnjëherë nuk përfitoi gjë. Edhe pensionin si ushtarak, në mos gaboj, e ka marrë vetëm përpara një viti, por nuk jam e sigurt. E bija e vetme pa punë ishte dhe papunë ka mbetur.

Sa herë që ndonjë shkrimi i Skënderit dhe imi botohej në Tiranë, ai na merrte në telefon dhe na shprehte kënaqësinë e tij. Na thoshte shkruani më shpesh. I thoshim se ne shkruajmë por atje nuk na botojmë. Dhe përgjigja e tij ishte ajo qeshja, nën ata sytë e bukur të kaltër ku fshihej drama e një njeriu të ndershëm dhe e miliona shqiptarëve.

Tek ne ndoshta kishte patur shpresë se do ta ndryshonim botën, por asnjëherë nuk u ankua dhe nuk na tha se edhe prej nesh kishte mbetur i zhgënjyer. Vetëm më thoshte se e kishte zënë malli. Lidoçka mos na harro, më thosh. Po si të të harroj Xhaxhi, po unë të dua si Babin, ia ktheja, me gjithë shpirt.

Dhe kjo bisedë zgjati 18 vjet që ne jemi larg Shqipërisë, një largësi fizike që nuk na ka lejuar të përqafojmë njerëzit tanë, që me kalimin e kohës shuhen një e nga një. E mallkoj politikën shqiptare me gjithë shpirt, që u shkaktoi njerëzve drama të tjera sikur të mos kishte mjaftuar diktatura. Por mallkimet e mia nuk e shërojnë dot Xhaxhain tim të shtrenjtë. Mallkimet e mia nuk e kthejnë pas kohën – 18 vite nuk i kthejnë pas – që ne të nisnim bashkë bisedën aty ku e kishim lënë atë ditë marsi të vitit 1996 kur na përcolli për në Zvicër.

Tani xhaxhi im ndodhet në shtratin e vdekjes. Ndofta Zoti bën mrekulli dhe e kthen mbrapsht nga rruga ku do të shkojmë të gjithë. Ndërsa unë do të desha që të kisha fuqi të tillë aq sa ai të më dëgjonte, kur t’i thosha, xhaxhi Skënder të kam dashur shumë, sa babin. Dhe e di se ai do të ma kthente me buzëqeshjen e tij të mrekullushme. E di Lidoçka, e di!

24 prill 2014

PS Xhaxhai im i shtrenjtë Skënder Skënderi shkoi nga kjo botë në pranverën e vitit 2014, disa ditë pas këtij shkrimi.