VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjermania nuk do t’i hapë Serbisë kapituj të rinj për shkak të Kosovës

By | August 14, 2020

Komentet

Si do të financohen projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Serbinë?

Nadie Ahmeti

Afër 400 milionë euro do t’i duhen Kosovës për të realizuar dy nga projektet infrastrukturore që bëjnë lidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

Autostrada e Paqes ‘Prishtinë – Merdare’, si dhe linja hekurudhore e relacionit po të njëjtë, janë dy projektet për të cilat në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova është zotuar se do t’i përmbushë.

Financimi i këtyre dy projekteve është thënë se do të bëhet nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) dhe EXIM (Export-Import) Banka, por që zyrtarë të institucioneve të Kosovës nuk kanë dhënë detaje për mënyrën e financimit të tyre përmes granteve, kredive apo mënyrave të tjera.

Këtë javë, Kosovën dhe Serbinë e vizitoi një delegacion amerikan, në krye me Adam Boehler, kryeshefin e DFC-së. Temë e bisedimeve me zyrtarë në Kosovë dhe Serbi ishte zbatimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Kredi apo grante?

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të ndihmojë Qeverinë e Kosovës për të zbatuar projektet e marrëveshjes si dhe do të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha për Radion Evropa e Lirë se në takimet që kanë pasur në Serbi me delegacionin nga Uashingtoni, modalitetet e financimit të projekteve që dalin nga marrëveshja e Uashingtonit janë diskutuar, por nuk është se janë sqaruar.

Ai thotë se është duke u folur për disa mundësi të cilat, siç thotë ai, janë shumë të favorshme për financimin e këtyre projekteve.

“Sigurisht që do të jenë në formë të kombinuar, prej kredive afatgjate me norma të favorshme të interesit dhe në disa raste ka mundësi edhe për grante për shpenzime të ndryshme operative që mund të jenë në projekte të caktuara. Ka disa modalitete që i ka Korporata Financiare Amerikane dhe EXIM Banka, që është bankë amerikane, e që e financon eksportin e kompanive amerikane dhe e cila i ka përmendur edhe disa opsione të granteve për shpenzime operative të kompanive që mund të përfitojnë nga këto”, thotë ai.

Infografikë

Lidhjet infrastrukturore Kosovë-Serbi

Kush janë financuesit e projekteve infrastrukturore?

Korporata Ndërkombëtare për Zhvillim Financiar e SHBA-së (DFC), është bankë e zhvillimit të Amerikës e cila bashkëpunon me sektorin privat duke financuar zgjidhjet e sfidave më kritike me të cilat përballet bota në zhvillim.

DFC investon në sektorë duke përfshirë energjinë, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën kritike dhe teknologjinë. DFC po ashtu siguron financim për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse, me qëllim krijimin e vendeve të punës në tregjet në zhvillim.

Ndërkaq, Banka EXIM u ofron bizneseve amerikane zgjidhje për t’u mbrojtur nga mospagimi i blerësve të huaj dhe i mbështet ato në eksportin e mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ende nuk dihet se kush do t’i financojë projektet që dalin nga marrëveshja, por ka shtuar se DFC-ja është duke parë mundësitë për ta pasur një prezencë të madhe në rajon, duke përfshirë edhe Kosovën, si dhe do të jetë e përfshirë “Banka jonë EXIM, Banka Eksport-Import”.

“Ne shpresojmë po ashtu se do të ketë investime dhe nga sektori privat. Dhe sigurisht investimet evropiane…Unë mendoj se kjo do të jetë një çështje për bisedime intensive në muajt e ardhshëm, por asgjë nuk është vendosur ende”, ka deklaruar ambasadori Kosnett.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se duke parë se kush do t’i financojë këto projekte infrastrukturore, nënkuptohet që këto financime do të jenë kredi.

“Çdo marrëveshje që lidhet me financim të infrastrukturës është e mirëseardhur. Financimi do të jetë me kredi, për të cilat nuk e dimë se çfarë kredi janë në çfarë kushte po jepen, sa është afati i kthimit dhe norma e interesit. Sidoqoftë, janë kredi që jepen për investime në infrastrukturë, që është jetësore për ekonomi dhe integrim”, thotë ai.

Krijimi i vendeve pune

Investimi në këto projekte infrastrukturore, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, do të krijojë një infrastrukturë strategjike, e cila më pas do të tërheqë një numër të madh të kompanive ndërkombëtare, ku edhe mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës rritet.

“Ka një orientim që kompanitë amerikane që janë në Azi të vendosen në këtë pjesë dhe infrastruktura e modernizuar e ndihmon këtë. Kosova mund të shndërrohet në një epiqendër të logjistikës dhe transportit ndërkombëtar. Ndoshta ky efekt nuk shihet menjëherë, por në një periudhë afatmesme do të kthehet në shumë efekte pozitive”, thotë ai.

27 kilometra autostradë, 240 milionë euro

Autostrada Durrës – Morinë – Prishtinë – Merdare – Nish

Autostrada Durrës – Morinë – Prishtinë – Merdare – Nish është pjesë e rrjetit Bazik të Transportit në kuadër të Rrjetit Trans – Evropian të Transportit.

Kjo rrugë kalon përmes Kosovës, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë dhe në Merdare në kufirin me Serbinë, me një gjatësi totale prej 128 km dhe siguron qasjen e vendit në Detin Adriatik dhe në Detin e Zi, duke përmirësuar lidhjet me vendet e tjera të Ballkanit dhe Korridoret Evropiane të Transportit IV dhe X.

Projekti i Autostradës në pjesën e Kosovës, nga Morina në Prishtinë, ka përfunduar dhe është lëshuar në qarkullim.

E ashtuquajtur në marrëveshje Autostrada e Paqes, kjo autostradë, në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë. Mbesin edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdare.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se këto kilometra të mbetura kanë një kosto prej përafërsisht 240 milionë euro.

BE: Autostrada e Paqes është një lidhje me prioritet

Bashkimi Evropian ndërkohë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë është një projekt i nisur me herët dhe si i tillë ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt është i përfshirë edhe në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian. Në këtë kornizë ky projekt figuron se është në përgatitje.

“Rreth 223 milionë euro përfshijnë 5 milionë donacione nga Bashkimi Evropian në asistencë teknike për pjesën Prishtinë-Merdare dhe 230 milionë për pjesën në mes të Nishit dhe Ploçnikut, duke përfshirë 50 milionë euro donacionet për asistencë teknike dhe punime. Derisa Autostrada e Paqes është një lidhje me prioritet, ne presim edhe investime të tjera nga BE-ja”, thotë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim.

Ndërkaq në rastin e hekurudhave, BE-ja ka aprovuar 1.4 milion euro donacione për studimit e para-fizibilitetit për sektorë të ndryshëm.

“Disa nga projektet e nënvizuara në Uashington janë të reja dhe duhet të vlerësohen në pjesën e fizibilitetit dhe përputhshmërisë, ashtu sikurse BE-ja planifikon për rajonin. Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë nga SHBA-ja dhe po shikojmë nga e ardhmja për detaje të tjera rreth kontributit të tyre financiar”, thuhet në përgjigje.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë qysh nga vitin 2011.

45 kilometra hekurudhë, 150 milionë euro

Përveç autostradës, në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, Prishtinë – Merdarë. Vlera e këtij segmenti hekurudhor me gjatësi prej 45 kilometra arrin në 150 milionë euro, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 9 shtator, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Këtu e kemi lënë të hapur mundësinë, nëse traseja ekzistuese do të jetë apo do të bëhet trase tjetër, pasi që dihet që në pjesën që kalon nëpër Prishtinë, ky rrjet apo kjo rrugë ka pasur ndërhyrje të mëdha. Po ashtu edhe tuneli që është i dëmtuar, merr një kosto të madhe të rehabilitimit. Pra, varësisht nëse është kjo trase apo tjetër, ndryshon edhe kostoja”, ka thënë ministri Abrashi.

Kompania “Infrakos” merret me infrastrukturën hekurudhore në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë kompani, Xhevat Ramosaj, nuk ka pranuar të prononcohet për Radion Evropa e Lirë lidhur investimet në këtë hekurudhë.

Por, në një raport të publikuar nga “Infrakos” lidhur me projektet zhvillimore dhe Linjën e 10-të hekurudhore për periudhën korrik – gusht 2020, thuhet se “ka filluar hartimi i projekt-dizajnit preliminar për rehabilitimin gjeneral dhe modernizimin e linjën së 7-të hekurudhore (kufiri me Serbinë – Podujevë – Prishtinë – Fushë Kosovë). Ky projekt-dizajn është në përfundim e sipër, ndërsa afati i përfundimit varet nga situata në terren për shkak të pandemisë me COVID 19”.

Ndryshe, transporti hekurudhor në Kosovë është një nga sistemet më të dobëta në rajon, edhe pse viteve të fundit ka filluar modernizimi i tyre, të financuara me kredi dhe subvencione nga Bashkimi Evropian.

Në fillim të vitit 2019, ka filluar rehabilitimi i segmentit të parë hekurudhor në relacionin, Prishtinë – Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit tjetër. Në ndërkohë është paralajmëruar që së shpejti do të fillojë edhe linja e dytë, që përfshin rrjetin hekurudhor Prishtinë –Leshak, në kufirin me Serbinë.

Kjo linjë, që ndryshe njihet si “Korridori i 10-të”, përkatësisht hekurudha që shkon nga kufiri më Maqedoninë e Veriut, përshkon Kosovën dhe kalon në Serbi dhe lidh Kosovën me vendet e Evropës Perëndimore. Kjo linjë është e gjatë 148 kilometra.

Në kohën kur ka filluar ky projekt, kryeshef ekzekutiv në “Infrakos” ka qenë Agron Thaçi. Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se i gjithë projekti do të kushtojë rreth 208 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2024.

Linja hekurudhore e Kosovës

Trenat e Kosovës sot nuk lidhen me asnjë linjë ndërkombëtare, ndërkohë që gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, qytetarët e Kosovës e kanë pasur mundësinë që të udhëtojnë duke shfrytëzuar hekurudhat e Kosovës për në shumë vende perëndimore, pasi trenat e Kosovës kanë qenë të lidhur me linjat ndërkombëtare.

“Nga këto mjete, gjysma e tyre janë grante, janë mjete pa kthim falas, kurse gjysma tjetër janë kredi nga dy banka, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) si dhe Banka Evropiane për Investime, me interesa jashtëzakonisht të ulëta”, është shprehur Thaçi.

Aktualisht, në qarkullim janë vetëm dy linja, nëpër të cilat kalojnë trenat e Kosovës. Linja Prishtinë – Hani i Elezit, si dhe linja që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë – Pejë.

A mund Kosova të futet në borxh publik

Ndryshe, nëse Kosova futet në kredi për realizmin e projekteve infrastrukturore, atëherë do të rritej borxhi publik.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit. Borxhi publik, sipas këtyre të dhënave, në vitin 2019 ka arritur në 1.2 miliard euro.

Në Ligjin për borxhet publike në Kosovë thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Haki Shatri, ekspert i ekonomisë, thotë se Kosova ka hapësirë për të hyrë në borxh publik.

“Nëse marrim kredi për këto projekte do të rritet borxhi publik i Kosovës, por nuk e dimë se sa janë. Sipas ligjeve tona në fuqi, Kosova ka hapësirë për të hyrë në borxhe publike deri në 40 për qind të BPV-së. Ne tani jemi 17 për qind të ngarkuar me borxhe, kështu që kemi një hapësirë të madhe”, thotë ai.

Kosova shpenzoi 1.4 miliard euro nga buxheti për autostrada

Viteve të fundit infrastruktura ka mbizotëruar investimet në Kosovë. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe të Evropës. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’, e cila ishte lëshuar në qarkullim në fund të vitit 2013, ka kushtuar mbi 820 milionë në euro. Mjetet për këtë autostradë ishin të buxhetit të Kosovës.

Vetëm një vit më vonë, më 2014, patën nisur punimet e autostradës e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Inaugurimi i kësaj autostrada ishte bërë në maj të vitit 2019 dhe buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 600 milionë euro.

Konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka‘ i kanë ndërtuar të dy autostradat në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Arrestimet e sotme dhe reagimet në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, tha të premten mbrëma se Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga kjo prokurori “në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Operacioni u krye nga njësitë e policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

 

Në orët e pasdites, njësitë e policisë së EULEX-it, të Kosovës dhe pjesëtarë të Prokurorisë së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, arrestuan edhe nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Dhomat e Specializuara thanë në orët e mbrëmjes se zoti Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të në Hagë.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, thuhet në një njoftim.

Organizata e Vetëranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Prokuroria e Posaçme nuk e përmendi fare zotin Haradinaj dhe nuk dha asnjë hollësi për shkaqet e arrestimit të zotit Gucati, organizata e të cilit ënë tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Të martën kjo Organizatë tha se një person i panjohur ka lënë dokumente, që pretendohet se përmbajnë aktakuza të përgatitura ndaj udhëheqësve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, tha të martën se është e angazhuar që të hetojë dhe të ndjekë ata që publikojnë identitetin e individëve që mund të thirren para Gjykatës së Posaçme.

Arrestimi i zotit Gucati u krye një ditë pasi që Prokuroria e Posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa, në bazë të akuzës për veprat: “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë ndaj 6 personave dhe një vrasje të paligjshme” në muajin prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në Zllash, një zonë në lindje të Prishtinës.

Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky është arrestimi i parë i kryer nga Gjykata e Posaçme e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Gjykata e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Hetimet, sikurse edhe ngritja e gjykatës dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Organizata e Veteranëve u ka bërë thirrje deputetëve të parlamentit të Kosovës që të ndryshojnë ligjin për themelimin e Gjykatës dhe për t’i siguruar asaj një karakter gjithëpërfshirës duke ndjekur edhe krimet e kryera nga forcat serbe.

Reagime pas arrestimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten mbrëmë se “nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare” dhe se “integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet”.

Në një reagim ndaj arrestimeve ai tha se “qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara”.

Në komunikatë thuhet mes tjerash se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.

 

“E theksoj se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë. Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm”, thuhet në komunikatë në të cilën nënvizohet se “veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë”.

Presidenti Thaçi tha se Gjykata e Posaçme “është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet”.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ritheksoi qëndrimin se “publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit. Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë”.

Ai u bëri thirrje organeve vendase e ndërkombëtare të drejtësisë, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. “Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë”, shkroi ai mes tjerash në llogarinë e tij në Facebook.

Të përndjekurit politikë janë zeri i Atdheut dhe demokracisë- Ata nuk janë minoritet as pakicë, janë gardianë të lirisë – Nga Azgan Haklaj

 

Janë kolona vertebrale e nacionalizmit shqiptar

S’mund të ketë liri, demokraci, shtet të së drejtës, as integrim europian pa protagonizmin e të përndjekurve politikë

Unioni Kombëtar i të përndjekurve politikë të Shqipërisë, organizata me e madhe shqiptare e njëherësh zedhënëse e qindramijëra shqiptarëve dhe familjeve patriote e nacionaliste, të cilët për gjysëm shekulli i’u nënshtruan dhunës dhe terrorit barbar komunist ka vite që vazhdon betejën demokratike e morale për të drejtat legjitime të kësaj shtrese, e cila ka një kontribut fondamental në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, pavarësi shtetformim, e njëherësh për orientimin e Shqipërisë në krah të perëndimit dhe SHBA-së.
Gjyshërit e baballarët e qindra përfaqësuesve të tyre që protestuan dje nëpër rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit tonë janë pinjollë të familjeve më të shquara të Kombit Shqiptar, etërit e pavarësisë kombëtare dhe arkitektët e shtetit modern shqiptar, i cili identifikohet me periudhen e Monarkisë Shqiptare në vitet 1928-1939.
Të përndjekurit politikë janë me të vertetë Legjioni i Nderit i demokracisë, patriotizmit dhe civilizimit shqiptar.
Nacionalistët shqiptarë, të cilët përfaqësohen me këtë shtresë të shoqërisë dhe liderët e tyre janë të parët që e pritën me pushkë okupatorin Italian dhe u hodhën në zjarrin e betejave për liri.
Ata janë garibaldët tanë e lavdia jonë e përjetshme sepse krahas luftës për çlirim me kuvendet e mëdha historike të Pezës, Mukjes e atij të Bujanit në Malësinë e Gjakovës hodhën themelet e bashkimit kombëtar, si një aspiratë themelore e shekullore e shqiptarëve në trojet e veta etnike në Ballkan.
Etërve të këtyre që qeverisin sot, siç thonë nga Kosova nuk ua ndjeu hiç për të drejtat legjitime, njerëzore dhe juridike të kësaj shtrese.
Ata janë përgjegjës para historisë, jo vetëm për instalimin në Shqipëri të diktaturës më të egër në Europë dhe izolimin e vendit, por përtej këtij fakti historik këta kmerë të kuq janë autor të krimeve të tmerrshme ndaj popullit të tyre, të cilët në konventat e të Drejtën Ndërkombëtare Juridike klasifikohen si krime kundër njerëzimit.
Në burgjet e gulakët e diktaturës dhe në ekspeditat ndëshkimore të drejtuar nga oficerë të zbulimit sllavë serbo- rusë janë pushkatuar pa gjygj e janë zhdukur mijëra shqiptarë.
Janë trajtuar në mënyrë çnjerezore, pa kursyer as personalitete të shquara të klerit të lartë, të formatit rilindas që vdiq në torturua, si Imzot Vinçens Prenushi, primati i Kishës Katolike Shqiptare, apo trajtimi kanibalesk i Imzot Visarion Xhuvanit, themeluesi e drejtuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në vitet e para të instalimit me dhunë e terror të diktaturës, në vitin 1947 komunistët ekzekutuan në mënyrë të pamëshirëshme grupin e deputetëve opozitarë të dalur në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, mes të cilëve Sheh Ibrahim Karbunaren, të cilit para se ta ekzekutonin ia pushkatuan para syve të birinn Hysenin.
Plumbat e shumtë ia banë gjoksin shoshë dhe kufoma e tij ra mbi atë të birit.
Skena të tilla makabre janë të denja për filmat e Hiçkokut.
Eshtrat e tyre nuk dihen as sot ku janë, nuk u gjetën kurrë.
Ky është epilogu i llahtarshëm i veprimtarit të madh të çeshtjes kombëtare, përkrahësit të fuqishëm të Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë, njëri prej organizatorëve kryesorë të Kongresit të Lushnjes dhe kryetar nderi i tij, simbol i parlamentarizmit, kontribues i madh për çlirimin e Shqipërisë Sheh Ibrahim Karbunara, vetëm për faktin se e donte Shqipërinë të lirë pa komunizëm.
Me një skenar tragjikë në të njëjtin vit ekzekutuan Baba Faja Martaneshin dhe Baba Fejzon duke ia lënë autorësinë e këtij krimi të shëmtuar Dede Abazit, i cili me pas vrau vehten sipas komunisteve barbarë.
Një alibi të tillë qesharake nuk e pranon askush.
Të tre i ka vrarë dora gjakatare komuniste.
Internimi i mijëra familjeve nga veriu i Shqipërisë drejt kampeve të vdekjes së Tepelenës e zonave të tjera të jugut.
Konfiskimi i pasurisë së tyre.
Shfrytëzimi shtazarak në punë skllavëruese e të papaguar.
Vdekja e tyre në burgjet e kampet e internimit.
Mohimi i të drejtës për të patur një varr të vetin.
Të gjitha këto janë krime të shëmtuara kundër njerëzimit dhe të kujtojnë epokën e gjygjit të shtrigave të perandorive barbare të mesjetës.
Të përndjekurit politikë, këta njerëz fisnik dhe atdhetar kishin 1000 arsye të hakmerreshin kundër barbarëve që i përsekutuan, e ndaj familjeve të tyre.
Por ata nuk e bënë këtë, në emër të Atdheut dhe të ardhmes sonë të përbashkët.
Monstrat e diktaturës meritonin plotësisht të viheshin para drejtësisë në një gjygj alla – Nuremberg e të përgjigjeshin për krimet kundër njerëzimit, të cilat nuk parashkruhen asnjëherë sipas konventave ndërkombëtare.
Por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi, e xhelatët e morën faljen nga viktimat e tyre si një akt dobësie e frike.
Nëse në kohën e diktaturës është zbatuar një politikë dhune e apartejdi ndaj kundërshtareve politikë që përfaqësohen nga kjo shtresë në periudhën 30- të vjeçare postkomuniste ka pasur një indiferencë të pafalshme nga politika, shteti dhe institucionet e tij.
Problemet e mëdha të të përndjekurve politikë, e në radhë të parë denimi shembullor i xhelatëve, dekomunistizimi e despihunizimi i politikës dhe organeve kushtetuese, të drejtësisë dhe organeve ligjzbatuese, arsimimi, dëmshperblimi, kthimi i pronave dhe integrimi i tyre i plotë në jetën sociale, ekonomike e politike të vendit akoma kanë mbetur në kalendat greke.
Të përsekutuarit e regjimit komunist janë kolona vertebrale e demokracisë e nacionalizmit shqiptar.
Ata janë ikona e vertetë e Shqipërisë Europiane, udhërrefyesit e rrugëtimit tonë drejt kombeve të lira të hapsirës euroatlantike.
Nuk janë racë e ulët që kërkojnë lëmoshë e privilegje nga shoqëria dhe shteti, të cilëve u kanë dhanë kaq shumë.
Nuk ka asnjë vepër të madhe të ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste që nuk ka në themel të saj mundin djersën e gjakun e tyre.
Ata janë detyruar të punojnë në kushte të rënda e çnjerëzore, njësoj si afro- amerikanët në shekullin e XVIII- të.
Ju është mohuar brutalisht e drejta e shkollimit, e përfaqësimit, e drejta e shenjtë për të patur një varr.
Qindra- mijëra familje kërkojnë edhe sot të afërmit e tyre të zhdukur nga diktatura e kasapët e saj, ndërkohë parlamenti, qeveria, institucionet e shtetit janë mbushur plot e përplot me bijtë e bijat, nipat dhe mbesat e etërve mizorë.
Në çdo vend serioz të botës shteti dhe institucionet e tij konceptohen si vazhdimësi në kohë dhe hapsirë.
Asnjë president apo kryeminister shqiptar përgjatë 30- viteve nuk u ka kërkuar falje të përndjekurve politikë në emër të institucioneve që përfaqësojë për vuajtjet dhe përsekutimin e tyre.
E pra Ati i Shenjtë Gjon Pali i Dytë pati kurajon t’u kërkonte falje amerikanëve pas 600- vitesh për sjelljen e padenjë të Kristofor Kolumbit kur zbarkoj në këtë kontinent.
Sllogani “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” i adaptuar nga Sali Berisha, i përdorur sistematikisht gjatë këtyre tre dekadave ku u barazuan viktimat me xhelatët, ua dha mundësinë shumë prej këtyre të fundit ta kapin si oktapod demokracinë, kurse të përndjekurit politikë të mbesin përsëri të diskriminuar e të paintegruar.
Ky fenomen tragjiko- komik i demokracisë shqiptare trajtohet në mënyrë të përsosur tek filmi “Vdekja e Kalit”.
Edhe ndonjë i përndjekur që është bërë pjesë e trupës politike gjatë këtyre tre dekadave nuk ka bërë asgjë për këtë shtresë fisnike të Kombit Shqiptar.
Të përndjekurit politikë në fakt janë identiteti, fytyra, shpirti, palca e Partisë Demokratike, misionares së Kombit që rrezoj diktaturën dhe institucionalizoj demokracinë, prandaj është momenti historik sot që Kryetari i saj z Lulzim Basha, i zgjedhur me një anëtar një votë të spastrojë Shtëpinë e Lirisë nga simbolet, sherbëtorët e diktaturës, mendesitë bolsheviko- sllavo- komuniste, arrivistët e Sulltan Ramës sepse ka mbështetje absolute nga të përndjekurit politikë, forcën e tyre e demonstruan dje duke sfiduar covidin 19- të nëpër bulevardet e kryeqytetit për të kërkuar një parcelë varresh simbolike për të zhdukurit në shenjë mirënjohje për sakrificën sublime të tyre për demokracinë dhe Kombin.
Edi Rama si kryetar trashëgimtar i një partie me të kaluar kriminale duhet ta bëjë urgjentisht Aktin e Faljes ndaj të përndjekurve politikë e jo të përkëdhelë e shperblejë një grusht spihunësh e t’i ndërsejë kundër tyre.
Të përsekutuarit janë e djathta reale e Shqipërisë, nisur nga prejardhja, historia e vizioni i tyre për demokracinë e shtetin e së drejtës.
Të përsekutuarit kanë në radhët e tyre figura të spikatura e me kontribute të mëdha.
Ata duhet të përfaqësohen në parlament dhe në të gjitha nivelet qeverisëse me kandidatët e propozuar vetë tek Partia Demokratike e Shqipërisë.
Diskriminimi politik është taktikë e strategji që ndjekin regjimet autoritare, neodiktatoriale në shtetet multietnike ndaj pakicave.
Të përndjekurit nuk janë minoritetet as pakicë.
Ata janë zeri i Atdheut dhe gardianë të lirisë.
Janë aleatët tuaj me të fuqishëm Zoti Basha për fitoren tuaj me dt 25 prill të vitit 2021, për rikthimin e institucionalizimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Regjimi neodiktatorial i Sulltan Ramës duhet të rrëzohet me çdo çmim.
Të përndjekurit politikë janë kryefjala dhe kallzuesi i këtij aksioni të madh kombëtar.
Me plot të drejtë duhet t’i pagëzojmë “Misionarë të Kombit”.
Koha po i thërret përsëri në skene si avangardë për përmbysjen e neodiktaturës.

Grenell jep lajmin: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.”Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze pavarësisht kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka thënë Grenell.

Pak ditë pas takimi të Washingtonit, Grenell ka treguar se si e propozoi me shaka që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.

Grenell, gjatë një interviste për një radio amerikane ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me marrëveshjen e Uashingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit.

“Shkaku është se kosovarët thoshin se duhet të quhet ashtu si e quanin ata, e serbët sipas emrit të tyre. E unë propozova të quhet sipas emërimit të Kosovës/ Serbisë. Kështu i zemërova dyja palët”, ka thënë ai.

Ndryshe, i shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë.

Penda e Ujmanit është e lartë 107 metra.

Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa rrymë brenda pak orësh. Uji i tij përdoret për ftohje dhe destinacione tjera në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Planet për rindërtimin e termocentralit tjetër të ri, të njohur si “Kosova e Re”, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen.

Me ujë nga ky liqen furnizohet edhe kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas.

I ndërtuar mes viteve 1979-1984, Liqeni i Ujmanit është rezervuari më i madh akumulues në Kosovë. Tre liqenet e tjerë janë: Liqeni i Batllavës në Komunën e Podujevës, i Badovcit afër Prishtinës dhe Liqeni i Radoniqit në Komunën e Gjakovës.

Rreth 35 për qind e banorëve të Prishtinës furnizohen nga ky rezervuar përmes fabrikës së re të ndërtuar për përpunimin e ujit në Shkabaj, pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

Komunat tjera që furnizohen me ujë janë: Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gllogoci, Obiliqi dhe Fushë Kosova. bw

Mark Ellis: Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga mund ta rrezikojë punën e gjykatës

Amra Zejneli-Loxha

“Mendoj se është një krizë e vërtetë” – me këto fjalë e komenton rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve nga Prokuroria e Specializuar në Hagë Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare.

“Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin, mbi procesin, mbi gjyqin e drejtë. Nëse jeni në një mjedis, ku grupe ose individë ofrojnë informacione për emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, kolapson. Nuk mund të funksionojë”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, prokuroria është përgjegjëse për t’iu përmbajtur fuqishëm mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve.

“Kjo duhet të ndalojë. Në të kundërtën, rrezikohet i tërë procesi gjyqësor”, thotë ai.

Prokuroria e Specializuar në Hagë – një institucion i Kosovës, i formuar me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare – heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Mbrojtja e dëshmitarëve është pikërisht një nga arsyet përse selia e Prokurorisë është në Hagë dhe jo në Kosovë.

Dorëzimi anonim i dokumenteve në Prishtinë

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”.

Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga.

Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Shoqatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente.

Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.

Përmbajtja e tyre është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike. Deri më tani, asnjë emër i dëshmitarëve nuk është bërë publik.

Të martën, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Kjo zyrë po ashtu ka thënë se “është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht, me forcë, individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre“.

Besueshmëria e prokurorisë rrezikohet nëse nuk reagon

Ellis thotë se besueshmëria e Prokurorisë së Specializuar do të rrezikohet nëse ajo nuk reagon menjëherë dhe nuk merr masa të fuqishme kundër atyre që janë përfshirë në rrjedhjen e pretenduar të dokumentacionit të ndjeshëm.

“Sipas mendimit tim, kjo është një shkelje kaq serioze e procedurës gjyqësore, saqë të gjithë, përfshirë Prokurorinë, duhet të shqetësohen jashtëzakonisht dhe të bëjnë gjithçka të mundur, jo vetëm që kjo të mos përsëritet, por edhe për ta bërë të qartë se do të reagojnë kundër kujtdo që nxjerr informacione të tilla në publik”, thotë Ellis.

Problem me mbrojtjen e informacionit

Ellis po ashtu thekson se vetë fakti që dokumentet publikohen, tregon se “ka një problem në proces, në mbrojtjen e informacionit” dhe se ai “duhet të zgjidhet përmes një hetimi të brendshëm”.

“Kur subjektet ose individët i shkelin rregullat dhe parimet, përgjigjja duhet të jetë urgjente, e fuqishme, dhe unë besoj se duhet të ketë pasoja, përfshirë aktakuzën penale kundër çdo subjekti ose individi, që ofron ose lejon që informacionet për dëshmitarë, të bëhen publike”, thotë Ellis.

Bashkëpunimi i dëshmitarëve me gjykatën – sfidë

Sipas tij, bashkëpunimi i dëshmitarëve me gjykatën mund të jetë tani një sfidë absolute, “gjë që ka qenë edhe qëllim i atyre subjekteve që i kanë ofruar informacione publikut”.

Ai shton se përgjegjësia i takon edhe bashkësisë ndërkombëtare, e cila “duhet të jetë e zëshme sa i përket kësaj çështjeje, për shkak të rëndësisë së mbrojtjes së dëshmitarëve në çdo proces gjyqësor”.

Më 18 shtator, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e kanë vlerësuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për “respektimin e autoritetit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të hetuar zbulimin e mundshëm joligjor të dokumenteve dhe informacioneve sekrete”.

Gjykata Speciale, apo, siç quhet zyrtarisht, Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, është formuar në vitin 2015 me ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Ajo financohet nga Bashkimi Evropian.

Aktakuzat e para janë paraqitur në shkurt të këtij viti.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar në fund të qershorit se, në muajin prill, ka paraqitur për shqyrtim një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në muajin korrik, Thaçi, për katër ditë me radhë, është marrë në pyetje nga prokurorët në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose refuzuar aktakuzat.

Deri më tani, nuk është njoftuar se ndonjë nga aktakuzat është konfirmuar.

Përmbajtja e aktakuzave të prokurorit amerikan, Jack Smith, është sekrete derisa gjykatësi t’i konfirmojë ato.

Në Kosovë, shumë e kanë kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale, pasi ajo merret vetëm me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, i cili nuk përmend krimet serbe në Kosovë.

Veteranët e UÇK-së kanë protestuar disa herë dhe, në vitin 2017, ka pasur edhe një përpjekje të dështuar në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e gjykatës. Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar ashpër ndaj kësaj përpjekjeje.

Përgatiti: Valona Tela

Sheshi Dickstein – Nga VETON SURROI

Dy libra për ndikimin rus në Amerikë e Kosovë, një sondazh dhe mbi atë se çfarë duam të kujtojmë

1.Ekziston në Manhattan, pjesën e poshtme e lindore të tij, një shesh me emrin Samuel Dickstein. I përket një kongresmeni amerikan që shërbeu plot 11 mandate, i zgjedhur për herë të parë më 1922. “Më 1937 hyri në Ambasadën sovjetike në Washington dhe ia ofroi ambasadorit shërbimet e veta për 25 mijë dollarë në vit-tri herë rroga e tij kongresiste. Në këmbim, ai u shiti pasaporta false spiunëve sovjetikë. Dhe mbante dëgjime publike tërheqëse për media ku hulumtoheshin armiqtë e Josip Stalinit në SHBA. Dosja e tij qe e mbyllur në KGB për 60 vjet”.

Kështu shkruan Tim Weiner, njëri prej gazetarëve më të mirë amerikanë për çështje të inteligjencës dhe autor i librit “Trashëgimia prej hirit”, mbase ndër librat më të mirë të shkruar për CIA-n (botuar shqip nga “KOHA”). Në prag të publikimit të librit të tij të ri, që merret me marrëdhëniet amerikano-ruse pas Luftës së Dytë Botërore deri sot, ai botoi në “Washington Post” artikullin në të cilin përmendet Dickstein, por duke u marrë me presidentin Trump. Sipas Weiner dhe njerëzit e sektorit të inteligjencës me të cilët ka biseduar presidenti Trump, për të cilin u angazhuan shërbimet sekrete ruse në zgjedhjet e kaluara amerikane, mund të ketë qenë “agjent i ndikimit”, atë që në sektorin e kundërzbulimit amerikan përshkruhet si dikush që përdor pushtetin “për të ndikuar opinionin publik dhe vendimmarrjen për të përdorur rezultate të favorshme për shtetin shërbimi inteligjent i të cilit e operon atë agjent”. Leon Panetta, ish-drejtor i CIA-s, i ka thënë Weinerit se është i bindur të jetë kështu.

Sipas Weiner, presidenti Trump ka gjasa të mëdha ta përjetojë fatin e kongresmenit Dickstein.

2.

Më tërhoqën dy fenomene të skajshme dhe në skajshmërinë e tyre antagoniste nga ky artikull.

I pari, ndoshta edhe i nënkuptueshëm në fushatë zgjedhore, i lehtësisë me të cilën emri i presidentit amerikan ndërlidhet me mundësinë (madje sigurinë nga ana e ish-drejtorit të CIA-s, Panetta) që të jetë në shërbim të presidentit Putin. Ithtarët e presidentit Trump mund të thonë se në prag të zgjedhjeve kundërshtarët e tyre nuk po i zgjedhin e as kursejnë akuzat, madje edhe ato më të skajshmet.

I dyti, i lehtësisë me të cilën një akuzë potencialisht kaq drastike të kalojë me shpejtësi drejt harresës, pra të shndërrohet në fenomenin Dickenstein. Kritikët e presidentit Trump mund të thonë se administrata e tij i ka sulmuar aq institucionet e demokracisë sa të jetë i sigurt që edhe po t’i humbasë zgjedhjet emri i tij do të jetë i mbrojtur, madje edhe po qe se hapen një ditë dosjet me të cilat vërtetohet ndërlidhja e drejtpërdrejtë me presidentin Putin.

Në mes të këtyre dy fenomeneve është një humnerë e madhe shoqërore, politike, intelektuale. Një pjesë e kësaj humnere, në fakt, është përjetuar në SHBA në tre vjetët e fundit. Që të gjitha agjencitë amerikane të inteligjencës konstatuan se Rusia ka investuar që me operacione të shërbimeve të veta sekrete të ndikojë që në zgjedhjet amerikane të fitojë presidenti Trump. Dhe Amerika është adaptuar me këtë të vërtetë, e ka legjitimuar.

Tashmë jeton normalisht me të, sikur me një virus.

3.

Fenomeni Dickenstein ma përkujtoi një libër tjetër të botuar sivjet e që ka të bëjë me Rusinë, “Njerëzit e Putinit”, të gazetares britanike Catherine Belton. Në të përshkruhet se si njerëzit e KGB-së, duke parë se si po shembet Bashkimi Sovjetik, organizohen për ta shpëtuar Rusinë dhe strukturën e sigurisë, pjesë e së cilës janë. Një pjesë e këtij rrëfimi ka të bëjë me para sekrete të shërbimit të spiunazhit dhe me korrupsion, dhe në të si njëri prej njerëzve të sistemit që ngriti Putinin është edhe Behgjet Pacolli. Në rrëfimin e këtij libri, sistemi i cili ngriti Putinin dhe e mban në pushtet vazhdon të funksionojë dhe të llogarisë në njerëzit e vet.

Edhe po të vërtetohej çdo gjë shkruar në këtë libër, vështirë se do të ndryshonte gjë në perceptimin e kosovarëve. Pra, zoti Pacolli ka qenë i dërguar rus në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë, me një iniciativë që duhej parandaluar ndërmjetësimin amerikan mes Kosovës dhe Serbisë. Kosovarët e asaj kohe e kanë harruar këtë, ndërsa ata që kanë lindur në ato vite as që kanë dëgjuar për këtë gjë. Ose kanë dëgjuar dhe e tëra është humbur në hiperprodhimin e informatave të vërteta, gjysmë të vërteta apo të rrejshme në portale dhe Facebook.

Kështu, shumë para se të dëgjohej për “agjentë ndikimi” dhe për antagonizmin eventual që mund të krijojë në shoqëri, në Kosovë, veprimi për interes të Rusisë është shndërruar në kategori të pranueshme, edhe më herët se në SHBA.

4.

Sheshi Dickenstein mund të shndërrohet në një metaforë të kujtesës selektive, aso që llogarit që faktet do të harrohen dhe do të mbetet rrëfimi tjetër, ai i dëshiruar. Në ndeshjen e fakteve dhe dëshirave apo projeksioneve politike, gjasat janë të mëdha që do të fitojnë dëshirat e projeksionet politike. Dje lexova një sondazh të bërë në Serbi, nga një organizatë serioze, CESID. Në pyetjen se a ka kryer Serbia krime, 45 për qind të respodentëve u përgjigjën se Serbia ka kryer krime “sa edhe të gjithë të tjerët”, 43 për qind se nuk ka kryer kurrfarë krimesh, por vetëm e ka mbrojtur atdheun, ndërsa vetëm 1 për qind mendon se Serbia ka kryer krime dhe është ndëshkuar për këtë. Dhe sot, 21 vjet pas bombardimeve, 76 për qind e të anketuarve deklaruan se Serbia u bombardua më 1999 pa kurrfarë arsyeje, ndërsa 1 për qind beson se kjo u bë për shkak të “përdorimit të skajshëm të forcës në Kosovë”.

Në Serbi është e gjatë lista e shesheve që mund të marrin emrat e kriminelëve të luftës dhe të largohet edhe për ndonjë vit mundësia edhe ashtu e largët e pajtimit të kombeve që e pësuan nga Serbia për të jetuar në paqe.

Në mes të fakteve dhe projeksionit të rrëfimit serbomadh, Serbia ka zgjedhur të jetojë me virusin./koha.net

Kompromisi i ‘pakalueshëm’ Kosovë-Serbi

Bekim Bislimi

Përdorimi shprehjes “kompromis”, si veprim për arritjen e një zgjidhjeje që do të çonte te marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shpeshtuar kohët e fundit në fjalorin e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe Serbi, Blerim Vela dhe Dushan Janjiq.

Por, ndonëse ata kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me shpeshtimin e përdorimit të fjalës “kompromis” nga këta aktorë, në formulimet e qëndrimeve të tyre të shprehura në publik, megjithatë, që të dy shprehin bindjen se kur bëhet fjalë për kompromisin, ajo ndërlidhet me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Së fundmi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se pa dashur që të hyjë në detajet e Planit të Ahtisarit apo proceseve politike në Bruksel, “është e pamundshme që të arrihet te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pa bërje të kompromiseve nga të gjitha palët”. A ka theksuar që serbët kanë qasjen e tyre sa i përket Planit të Ahtisarit dhe asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por ka shprehur mendimin që “për të shkuar përpara, secili duhet të shikojë edhe një herë mirë gjërat”.

Për një zgjidhje që kërkon kompromis, në vazhdimësi kanë folur autoritetet e Beogradit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij e rastin e shënimit të 75-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Serbia është “plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”. Por, ai deri sot, asnjëherë nuk ka dhënë detaje se çfarë parasheh ajo zgjidhje e kompromisit për të cilin flet.

Se “përmes dialogut mund të vjen deri te një zgjidhje e kompromisit” kishte thënë edhe shefi për Josep Borell, madje edhe para se ta marrë detyrën e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Por, Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë për Radion Evropa e Lirë se brenda Planit të Ahtisarit ka qenë kompromisi i madh që e ka bërë Kosova.

“Kosova, kompromisin e madh e ka bërë me marrëveshjen e presidentit Ahtisari dhe besoj që përtej saj nuk mund të shkohet. Përndryshe, Republika e Kosovës është e gatshme që t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë si shtet sovran, në përputhje me normat dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian”, tha Beqiri.

Ndryshe, pavarësia e Kosovës u shpall në bazë të Planit të Ahtisarit, nga i cili burojnë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës. Ky Plan u jep më shumë të drejta komuniteteve joshumicë serbe. Po ashtu, në bazë të këtij dokumenti u parapë edhe krijimi i disa komunave të banuara me shumicë serbe si dhe iu mundësua Beogradit zyrtar që të financojë sistemin arsimor dhe shëndetësor në këto komunat e banuara me shumicë serbe.

Janjiq: Çfarë duhet të japë Kosova?

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela, thotë për Radion Evropa e Lirë se shprehja më e hapur e mendimit nga aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë se për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nevojitet kompromisi, shkon në funksion të përgatitjes së publikut në të dy vendet, për shkak se sipas tij, kompromisi do të jetë i dhimbshëm për të dyja palët.

“Do të thotë, do të ketë lëshime. Tash, për palën tonë, kosovare, është problem, sepse ne kemi menduar që (Plani) Ahtsari është kompromisi i fundit. Por, problemi tjetër është që nuk po vërehet, së paku prej qeverisë apo prej negociatorëve, që ka një qasje strategjike dhe të thonë ‘në rregull, ne kemi bërë një kompromis dhe tash, nëse duhet të bëjmë një kompromis, të shohim me kompromisin e kaluar se çka mund të heqim nga atje dhe mbase diçka tjetër të lëshojmë pe’. Por, nuk ka diskutim për këtë. Thjesht, ne e kemi pranuar Ahtisarin dhe tash po shkojmë të lëshojmë pe ende, shtesë, pa e pasur të qartë se çfarë pasoja në funksionimin e brendshëm të shtetit ka për të na sjellë ajo apo edhe për vetë stabilitetin e shtetit”, theksoi Vela.

Por, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që të përmendurit e kompromisit, si mundësi për arritjen e zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi, tashmë është banalizuar.

Sipas tij, kur diçka e tillë banale shprehet shpesh, atëherë gjendja nuk është e mirë, as për atë që e kërkon kompromisin dhe as për procesin. Sipas tij, formula amerikane ‘win – win’ , ku të dy palët krijojnë përshtypjen se fitojnë, është formula më e mirë për zgjidhjen e kontestit. Këtë, sipas tij, e ka treguar edhe marrëveshja në Uashingtonit, më 4 shtator, e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia.

“Kjo është shumë më e shëndetshme se sa ky rrëfimi mbrojtës ‘unë duhet të jap diçka që të marr diçka’. Kjo është tregti, por me çka? Çfarë duhet të japë Kosova? Të marrim shembullin konkret, rreth të cilit ndërlidhet i gjithë rrëfimi, pra, Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Çfarë duhet të japë tash Kosova, ku ajo është ngutur që ta ratifikojë marrëveshjen dhe që vetes t’ia krijojë një obligim ndërkombëtar. Jo, Serbia duhet të lëshojë pe, sepse nëse Serbia do të shfrytëzonte instrumentet juridike dhe që vërtetë ta donte Asociacionin, ajo moti do t’i rrekej arbitrazhit ndërkombëtar”, tha Janjiq.

Ai shtoi se Marrëveshja e parë e Brukselit, e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, është më e fuqishme se sa vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipas tij, po ta dëshironte Beogradi vërtetë Asociacionin, në formën për të cilën angazhohet Prishtina zyrtare, ai do të gjente mekanizma për ta realizuar atë.

Vela: Asociacioni me territor

Por analisti Vela shpreh mendimin që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nënkupton “kompromisin” në fjalorin e politikanëve të Serbisë, por edhe të aktorëve tjerë ndërkombëtarë. Për më shumë, sipas tij, ekziston rreziku që Asociacioni është duke u përdorë si “Kali i Trojës” nga ana e Serbisë. Ai beson se çështja e Asociacionit do të hapet në negociatat e Brukselit, kur Serbia po dëshiron t’ia japë atributet e autonomisë territoriale, por jo që të arrijë marrëveshje përfundimtare.

“Do të ketë diskutime për Asociacionin, por tash edhe për pronat, sepse po duan ta lidhin me territor. Do të thotë, pronat e Kishës (Ortodokse Serbe), pronat publike, sepse po duan të thonë që kjo është pronë e tyre dhe t’i marrin për vete. Do të thotë, në krejt mënyrat, ata janë duke dashur që të shkojnë deri te territori. Krejt këto janë vetëm hapa të ndërmjetëm në strategjinë e tyre. Edhe nëse për Asociacionin lëshojnë pe dhe nuk do të ketë pushtet ekzekutiv, nominalisht, ata prapë kanë për të vazhduar në të ardhmen. E gjithë kjo është një projekt më afatgjatë i tyre. Do të thotë, ajo çfarë po duan, është që të mos arrihet marrëveshja përfundimtare shumë shpejt. Në momentin kur arrihet marrëveshja ‘përfundimtare’, atëherë këto tema duhet të mbyllen”, theksoi Vela.

Janjiq shpreh mendimin se shumica e politikanëve dhe grupeve të interesit në Serbi dhe në Kosovë, nuk e dëshirojnë zgjidhjen e problemit ndërmjet dy vendeve.

“Ata e dëshirojnë lojën e vazhdueshme me ‘status quo’ dhe me shtyrjen e zgjidhjes. Por, t’i kthehemi asaj që tash duket se është reale. Më duhet të them se më shumë shpresë jep qasja e Uashingtonit sesa e (të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav) Lajçakut. Ky i fundit po sillet në atë rrethin e magjepsur të të kuptuarit burokratik të kompromisit dhe humbjes së kohës në diskutimet e ekspertëve, që nuk janë diskutime të ekspertëve dhe e komplikon problemin”, theksoi Janjiq.

Qytetarët: Marrëveshje me kompromis, për një jetë më të mirë

Disa qytetarët e Kosovës me të cilët ka biseduar REL, shqiptarë dhe serbë, konsiderojnë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje kompromisi, në mënyrë që njerëzit e zakonshëm të jetojnë më mirë, gjegjësisht, që të përmirësohet situate ekonomike dhe sociale e tyre.

Muharrem Makolli nga Hajvalia, në afërsi të Prishtinës, nuk është i sigurt se çfarë duhet të lëshojnë pe Kosova dhe Serbia, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me kompromis. Por ai thekson se një marrëveshje është e domosdoshme për një të ardhme më të mirë.

“Gjithsesi duhet kompromisi. Por më së miri është që secili të sheh punën e vet në shtetin e vet”, thotë Makolli.

Fadil Selimi nga Prishtina, vlerëson se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi, e cila çon të zhvillimi ekonomik. Sipas tij, qarkullimi i lirë i mallrave dhe tregtia, mund t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet.

“Tregtia, të punojnë të gjithë. Ekonomia mund të rregullojë gjithçka”, konsideron Selimi.

Dragan Stoliq nga Graçanica, komunë kjo me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës, shpreh mendimin që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë deri te një marrëveshje me kompromis, e cila do t’i zgjidhte problemet ekonomike dhe sociale të qytetarëve të zakonshëm. Megjithatë, ai nuk është i sigurt që një marrëveshje e tillë është e mundur, për shkak të mosmarrëveshjeve politike ndërmjet dy palëve.

“Jemi bërë të varur ekonomikisht nga ndihmat sociale dhe gjithë të tjerat. Unë mendoj që prioritet është ekzistenca dhe ekonomia, ndërkaq për sa i përket politikës dhe zgjidhjes me kompromis rreth pavarësisë, unë mendoj që gjithçka shkon në favor të shqiptarëve. Edhe ashtu bashkësia serbe nuk pyetet për asgjë sepse është pakicë”, tha Stoliq.

Dana Stojkoviq nga Graçanica, thotë se “për të gjithë do të ishte më mirë, sikur Kosova dhe Serbia të gjenin një zgjidhje me kompromis”. Megjithatë, ajo nuk është e sigurt se çfarë saktësisht duhet të përmbajë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por konsideron që me një marrëveshje të tillë, serbët do të duhej të realizonin të drejta më të mëdha në Kosovë.

“Të drejta, liri lëvizjeje, që të punojmë”, theksoi Stojkoviq.

Më 16 korrik, Kosova dhe Serbia e kanë rinisur dialogun politik në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në takimin e fundit të grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 17 shtator, Serbia e ka kushtëzuar përparimin në dialog me zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por pala e Kosovës e ka cilësuar të nxituar kushtëzimin serb, duke thënë që “nuk ka pajtim që të bisedohet për Asociacionin dhe as për datat kur do të bisedohet”.

Më 10 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova do ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të vitit 2015 dhe se “zbatimi i marrëveshjes do të bëhet në përputhje me secilën shkronjë të Kushtetutës”.

Zbardhja e fondeve të luftës, kthen besimin ndër mërgimtarë! – Nga Florim Zeqa

 

Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, ne mërgimtarët kemi qenë të vizituar shpesh nga përfaqësuesit e fondeve ‘Vendlindja Thërret’ dhe atyre të ‘3 përqindëshit’. Pas dite vinte njëri, në mbrëmje tjetri fond, për të njëjtin qëllim-grumbullimin e mjeteve financiare në emër të luftës çlirimtare.

Ishte viti 1998, periudha pas lëshimit të komunikatës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për ‘mobilizim të përgjithshëm’. Nga drejtues të shoqatës “Besa” mora informacionin se nga Zvicra në qytetin Treviso (pjesa veriore e Italisë) kishin ardhur emisarët politik të UÇK-së..
Meqë ndodhesha në distancë, arrita pak me vonesë në këtë takim. Me të hyrë brenda në sallën CGIL-it (sindikatit) e vërejta një qetësi të pazakontë, dëgjohej vetëm zëri i ’emisarit’ dhe ndonjë mizë apo mushkonjë e pakujdesshme që nuk i respektonte rregullat që kishte vënë ’emisari’.
Për të ushtruar presion psikologjik, ai u kishte kërkuar mërgimtarëve, në momentin që e marrin fjalën, të prezentohen me emër dhe mbiemër, me adresë të banimit këtu në Itali dhe atje në vendlindje (Kosovë)!
Në ato momente ’emisari’ ishte duke i thënë këto fjalë, po citoj; “…mos e lëshoni punën, mbase më vonë do të kemi nevojë edhe për ju në Kosovë, por në situatën e tanishme më shumë kemi nevojë për paratë e juaja, për shkak se i kemi 200 mijë ushtarë në malet e Kosovës, prej tyre 100 mijë janë të armatosur dhe 100 mijë të tjerë i presin t’i marrin armët që do t’i blejmë me paratë e juaja,…prandaj ‘mobilizimi i përgjithshëm’ vlenë vetëm për ata që janë pa letra (pa punë), e jo për ju që jeni duke punuar”!

Përballja me emisarët e luftës

Me të përfunduar fjalën ’emisari’, tek kryesuesi i mbledhjes e kërkova fjalën në cilësinë e anëtarit të kryesisë së shoqatës “BESA” (Treviso-Itali) .
Fillimisht u prezentova siq e kërkonin rregullat e parashturara nga ’emisari’, për të vazhduar tutje me diskutimin tim; “I nderuari ’emisar’, unë jam njëri nga shumë të tjerë në këtë sallë, që sot e e kanë bërë “licenziamenton” (ndërprerjen e mardhënjes së punës) për t’u bërë pjesë aktive e luftës çlirimtare, ndërsa ju tani po na thoni që të qëndrojmë në punë për të kontribuar me mjete financiare!
Meqë keni ardhur këtu si emisar i luftës, në emrin e SHP të UÇK-së, të lutem, pëcjelljau shokëve tuaj mesazhin tim, që të mos luajnë me ndjenjat tona, të kenë kujdes në lëshimin e komunikatave dhe thirrjeve drejtuar mërgatës, për arsye se shumica prej nesh, prej javësh e muajsh e kemi humbur kontaktin me familjet tona në Kosovë dhe nuk e dimë a i kemi gjallë apo të vdekur, ndërsa ju pa fije turpi vini këtu e talleni me ne, herë ashtu e herë kështu”.
Në atë moment ’emisari’ më kërcënoj duke kërkuar që të jem më i kujdesshëm kur flasë për “shokët”, siq i quante ai përfaqësuesit e UÇK-së, “a e din ti kush janë ata shokët që ti e merr guximin dhe i kritikon”!
Sikur të mos e dinja se cilët janë nuk do t’i thoja këto fjalë, prandaj edhe një herë po t’i përserisë, ti e ke për obligim t’ua përcjellësh, ishte përgjigja ime.
Për habi ’emisarëve’ nuk ju bëri përshtypje gatishmëria e dhjetëra të rinjëve që kishin lënë punën për të shkuar në frontin e luftës, pasi më shumë ishin të interesuar për fuqizimin e fondit sesa të frontit të luftës!

Paslufta i nxori në shesh përfituesit e fondeve të luftës

Paslufta në Kosovë e dëshmoi të vërtetën e fondeve të luftës, gjegjësisht të ‘3 përqindëshit’ dhe ‘Vendlindja Thërret’, ku udhëheqësit e fondeve të sipërpermendura dhe grumbullues të mjeteve të mërgatës në Diasporë krijuan pasuri të paimagjinueshme; blenë shtëpi e banesa dhe hapen biznese me prejardhje të dyshimtë.
Derisa nuk zbardhet fati i këtyre fondeve, mërgimtarët kurrë nuk mund ta kenë besimin e duhur në shtetin dhe drejtuesit e tij politik që i ka në krye dhe as të atyre që janë në opozitë.
Pa zbardhjen e së vërtetës rreth fondeve të luftës, qoftë ai ‘Vendlindja thërret’ apo ai i ‘3-përqindëshit’, nuk do të ketë qetësi në shpirtrat e mërgimtarëve dhe as kthim të besimit, pasi u janë plaçkitur mundi e djersa e shumë viteve, duke përvetësuar e keqpërdorur miliona euro të gjakut të pastër kombëtar.
Bartësit e fondeve të sipërpërmendura, në mënyrë të turpshme, vodhën qindra milionë euro të bashkatdhetarëve, duke mos raportuar asnjëherë aspektet financiare të grumbullimit dhe shpërndarjes së mjeteve të grumbulluara në emër të luftës çlirimtare.
Prokuroria Speciale në Kosovë për dy dekada as që ka marrë mundin dhe guximin të hetojë e të zbardhë se çka ka ndodhur dhe ku kanë përfunduar paratë që ua vodhën qytetarëve (mërgimtarëve), e që nuk ishin pak, por qindra miliona euro, prej së cilave para na dolën të gjithë politikanët milionerë e multimilionerë të pasluftës në Kosovën e rraskapitur nga pasojat shkatërrimtare të barbarisë serbe.
Ndonëse kanë kaluar mbi 21 vjet, nuk doli as edhe një prokuror, qoftë vendor apo ndërkombëtar, të hapë rastin për qindra milionë euro të fondeve të luftës, të vjedhura nga personat e dyshimtë, edhe pse dihen me emër e mbiemër! Ndodhi pikërisht kështu, sepse prokurorët u bënë suporti më i madh i pushteteve kriminale në Kosovën e pasluftës.
Pa dhënien e llogarisë për këto vjedhje kriminale të djersës së mërgimtarëve, jo vetëm se ky krim nuk do të harrohet, nuk do të kthehet as besimi në mesin e mërgimtarëve që e duan me shpirt e zemër atdheun e tyre – Republikën e Kosovës.
Me ndihmat e pakursyera, mërgimtarët për qëllim kishin çlirimin e vendit e jo mbushjen e xhepave të shpërdoruesve të fondeve të sipërpermendura, bartësit e të cilave mënjëherë pas lufte u shndërruan në milionerë dhe supermenë të politikës kosovare.
Të gjithë ata mërgimtar që kanë derdhë mjete në fondet e sipërpermendura janë atdhetarë të devotshëm të çështjes kombëtare, të cilëve si ngushëllim u kanë mbetur faturat e asaj kohe, të cilat i ruajnë me nostalgji e shpresë se një ditë do të bëhet mirë, por jo edhe që t’u kthehen mjetet në këmbim të ‘Bonave Fiskal’ të qeverisë në ekzil në vlerë prej disa mijra eurosh (DM).
Jo vetëm nga “çlirimtarët”, por edhe nga “institucionalistët”, për dy dekada 20 rresht, shteti i Kosovës u trajtua si plaçkë lufte e jo si atdhe i tyre.

T’u thuash turp është gjëja më e vogël për ta! I zëntë mallkimi i popullit dhe gjykimi i Zotit!

 

P.S. Zbulimin e emrit të ’emisarit’ po ua lë lexuesve të këtyre rreshtave që ishin prezent në takimin kur jam përballur me të!

 

Fillon vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael, takohen ambasadorët e dy shteteve në Kroaci

Përveç marrëveshjeve ekonomike, më 4 shtator në Washington është arritur edhe njohja reciproke në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

Këtë njohje në Washington, kryeministrit Hoti ia kishte kumtuar vetë kreu i Qeverisë izraelite, Bejmain Netanyahu, përmes një telefonate të ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë tashmë ka filluar komunikimi diplomatik mes dy shteteve.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka takuar për herë të parë zyrtarisht, ambasadorin e Izraelit në Kroaci, Ilan Mor.

“Takimi i parë zyrtar me Ambasadorin e Izraelit në Republikën e Kroacisë, SHTZ. Ilan Mor”, ka shkruar Kasapolli.

Ambicjet ushtarako-detare të Turqisë

Dorian Jones

Turqia po fillon një program të madh ndërtimi ushtarako-detar për të rivendosur ndikimin që humbi pas shembjes së Perandorisë Osmane. Por kjo politikë e Ankarasë po krijon tensione rajonale, në veçanti me vendin fqinj, Greqinë.

Nën udhëheqjen e admiralit Hayreddin të shekullit 16, që njihet edhe si Barbarossa, Perandoria Osmane dominonte Detin Mesdhe. Shumë historianë evropianë e portretizojnë Barbarrosa-n si pirat dhe tregtar skllevërish, por në Turqinë moderne ai ende respektohet.

Aktualisht, Presidenti Erdogan po synon kthimin e fuqisë detare të së kaluarës dhe ndikimin nën moton “Atdheu Blu”.Cem Gurdeniz është admiral në pension:

“Turqia po bëhet një shtet detar si Anglia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë në zonat përtej detit si në Gjirin Persik, Detin e Kuq dhe ku të jetë e nevojshme, marina turke, fuqia detare turke duhet të jetë atje.”

Turqia po kërkon ta shndërrojë flotën e saj detare në fuqi ushtarake me një program të fuqishëm ndërtimi detar ku përfshihet një aeroplanmbajtëse sulmuese.

Tashmë, Turqia po tregon aftësitë e saj detare, duke sfiduar Greqinë fqinje lidhur me ujërat e kontestuara territoriale, ku besohet sa ka rezerva të mëdha energjitike.

Një garë ushtarake mund të jetë në fillim e sipër, ndërsa Athina ka njoftuar fuqizimin e saj ushtarako-detar. Kyriakos Mitsotakis është Kryeministër i Greqisë:

“Është koha për të forcuar ushtrinë si një tashëgimi për sigurinë e vendit. Është detyrim ndaj grekëve të cilët do të paguajnë koston.”

Turqia po përballet me presione diplomatike. Më herët këtë muaj, Presidenti i Francës Emmanuel Macron mblodhi udhëheqësit e Mesdheut për t’iu kundërvënë qëndrimeve të Ankarasë. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë këtë javë për sanksione kundër Turqisë në mbështetje të vendit anëtar, Greqisë.

Ndërsa popullariteti i zotit Erdogan është goditur nga problemet ekonomike të vendit, rikthimi i fuqisë ushtarake detare mund të sjellë përfitime politike afatshkurtra, thonë analistët. Serhat Guvenc është me Universitetin Kadir Has.

“Përqafimi i kësaj ideje nacionaliste, e orientuar drejt sovranitetit, ka përmirësuar ose zgjeruar bazën e tij të mbështetjes. Madje ai po merr mbështetje nga qarqet që normalisht nuk do të donin të kishin lidhje me Erdoganin.”

Videot qeveritare ngrejnë lart lavdinë e perandorisë së dikurshme Osmane, me premtimin për shtrirjen edhe një herë të influencës turke përgjatë Mesdheut dhe më tej.

Por me koston prej disa miliarda dollarësh për programin ambicioz detar, realiteti ekonomik mund të vërë në pikëpyetje aspiratat e Ankarasë për t’u bërë fuqi e madhe detare.

Sulltan Rama, çliroje nga prangat verdiktin e sovranit, hap listat e përballu me popullin në fushë të mejdanit – Nga Azgan Haklaj

 

Vetëm tiranët e pushteti i tyre kanë frikë nga përballjen me popullin

Me listat e hapura sovrani ua delegon ushtrimin e pushtetit të besuarve të tij.

Deputetët në zarfa të mbyllura janë si shejtani në shishe.

Leri akrobacirat se grushti i Atdheut do të bjerë fuqishëm mbi ju dhe kalifatin tuaj z Rama

Opozita e bashkuar duhet ta ushtrojë pushtetin e saj si mazhorancë morale për ta detyruar Sulltanin t’ia kthejë pushtetin popullit, të ndalojë planet djallëzore të tij ndaj demokracisë përndryshe nuk e ka kryer misionin historik ndaj Atdheut

Me dt 25 prill 2021 populli opozitarë, tashmë shumicë dermuese, me votë plebishitare duhet t’i japë fund regjimit totalitarë dhe ta varrosë Faraonin bashkë me sherbëtorët e tij.

Por para se të shkojë në këtë dyluftim antagonist me regjimin totalitarë të instaluar opozita e bashkuar duhet të çlirohet vetë nga djalli që ka në gji prej një kohe të gjatë.

Diktatuara e tirania ta quajmë si të duam mbetet e tillë në të gjitha kohërat, vendet dhe regjimet, për sa kohë nuk i jepet e drejta popullit të ushtrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e tij.
Kontrata mes individit, i cili lind me të drejta natyrore, të cilat iluministët i kanë cilësuar si të drejta të panegocueshme e të padhunueshme të shtetit të tyre, është së pari një kontratë sociale e sanksionuar në ligjin themeltar të shtetit, e për atë që e thyen në mënyrë të njëanshme këtë kontratë në vendet e lira ka sanksione e penalitete, pra pasoja juridike të parashikuara në kodin penal, të cilin e hartojnë ligjvenësit, pra parlamenti, i dalë nga zgjedhjet e drejtëpërdrejta, transparente, të lira, të hapura, e më shanse të barabarta konkurimi për të gjithë.
Deputetët janë përfaqësues të drejtëpërdrejtë të sovranit, e garant të kontratës sociale mes qytetarëve dhe shtetit të tyre.
Zgjedhjet parlamentare, por edhe ato vendore, mënyra si ato zhvillohen, të hapura apo gjysmën ilegale, me maska apo transparente, në një atmosferë e situatë stabiliteti politik dhe ekonomik, apo në krizë të thellë të këtyre elementëve janë vija e demarkacionit mes tiranisë dhe lirisë, regjimeve diktatoriale e neodiktaturave dhe demokracive të sistemeve garante të lirisë dhe të drejtave të njeriut, të inisiativës së lirë, mirëqenies ekonomike e paqes sociale.
Shqipëria sot është modeli me i shëmtuar i shtetit, një hibrid i ngjashëm me krijesat e frikshme mitologjike të prehistorisë.
Diktaturë e tirani në aspektin ekonomik, ku një grusht banditësh e oligarkësh zotërojnë gjithshka, neodiktaturë në aspektin e funksionimit të parlamentit, qeverisë, pushtetit vendor dhe institucioneve kushtetuese dhe plagjiaturë në superstrukturën e tij.
Një karrikaturë e frymëzuar nga modelet e shëmtuara të diktaturave bizantino-otomane, ku zgjedhjet janë veçse një farsë sa për të kaluar radhën e për të projektuar sundimin e klikave të modelit të Putinit, Lukashenkos, apo Erdoganit.
Kryeministri i narkoshtetit Edi Rama, njeriu që guxoj të prishë marrveshjen e 5 qershorit të firmosur në Ambasadën e SHBA- së në Tiranë, njeriu që guxoj ta quante Presidentin Amerikan Donald Trump rrezik për njerëzimin, Presidentin e vendit të tij Ilir Metën një të çmendur që vrapon pas cilëve hënore, ndërsa diktatorin Erdogan që i dha fund demokracisë së vendit të tij duke e asgjesuar republikanizmin e Ataturkut e quajti vëlla dhe Vuçiçin mik të ngushtë, kërkon me çdo kusht që me dt 25 prill 2021, pas 8 vite zullumesh me pushtetin e instaluar me votat e grabitura, t’i mohojë brutalisht popullit sovran të drejtën e perfaqësimit në Parlamentin e Shqipërisë, me kandidatët që ai dëshiron t’u japë votëbesimin për në organin më të lartë të pushtetit.
Imponimi i listave të mbyllura nga Sulltan Rama është denimi me vdekje i demokracisë e legjimitet i tiranisë që pjell një pushtet jakobin, i cili ishte pararendës i diktaturave staliniste e nacional fashiste, të cilat në luftë dhe në paqe i shkaktuan botës rreth 200 milion viktima, vuajtje dhe tmerr të pashembullt në histori.
Dita e zgjedhjeve për çdo vend të lirë është një dasëm e vërtetë e popullit sovran.
Si do të shkojë në zgjedhje populli ynë që ka derdhur në shekuj lumenjë gjaku për lirinë e tij ?!
Do të bëjë dasëm allaturka apo allafranga ?!
E bëj këtë pyetja retorike sepse me trishtojnë edhe sot pamjet e Institutit Lucia, filmime që tregojnë se si vajzat e fshatrave të Tiranës dhe Elbasanit në vitet 30-të i çonin tek dhëndrri të hipura mbi mushka e gomarë dhe me thes në kokë për të mos e parë rrugën që të çon tek burri i ardhshëm.
Të tilla nuse duan t’i bëjnë Rama dhe ramiçët tanë deputetët e popullit.
Të mbyllura në zarfa si shejtanin në shishe.
Kur të hapet Kutia e Pandorës atje në parlament populli i mashtruar nga siglat e partive do të shohë fytyrat e shejtanëve, sigurimsa, spihunë, trafikantë droge e mishi të bardhë që do të bëjnë ligje në emër të sovranit.
Trafikimi i deputetëve është as më pak e as më shumë se një tregti skllevërish në shekullin e XXI-të.
Ata janë të shitur njëqind për qind me mish e më shpirt te satanai i madh që i dërgon me thes në kokë tek populli i vet.
Të mbajtur kësisoj peng si Prometeu i Eskilit.
Ata nuk kanë forcë të çlirojnë as vehten e tyre nga tirania e një pushteti, të cilit ata i binden si sherbëtorët Faraonit të tyre.
Shikoni si sillet timonieri i madh i sektit të rilindjes Edi Rama me udhëheqësin e opozitës së bashkuar dhe me kryetarin e shtetit të vet.
Të parin e quan të lajthitur e adoleshent të politikës megjithëse e ka mundur në një duel të drejtëpërdrejtë në Tiranë, në Kryeqytetin e Shqipërisë dhe të dytin një njeri mendja e të cilit varet nga levizjet e Hënës, baticat dhe zbaticat e saj.
Si do të përgjigjej ky Haxhi Qamil me kostume e kravata miliarderësh nëse qytetarët e Shqipërisë do ta pyesin?!
Po mendja jote perverse dhe diabolike nga varet zotëri?!
Nga cikli monstrual i hyrremeve të oborrit të rilindjes!
Nga urdhërat që të japin ustallarët e t’u Putini, Erdogani, Vuçiçi!
Nga paranoja jote e vdekjes pa lavdi!
Nën efektin e drogave të forta dhe i përkëdhelur deri në neveri nga oborrtarët që i shërbejnë Rama e ndien vehten të plotëfuqishëm në rrugën drejt mandatit të tretë.
Por e verteta është krejt ndryshe.
Opozita e bashkuar është kthyer në mazhorancë morale dhe se do të jetë barrikadë e pakapërcyeshme kësaj radhe nëse tregohet solide e nuk përçahet nga ofertat e pushtetit deri në fund të betejës dhe ia arrin të pastrohet nga djalli që ka mbajtur në gji për një kohë kaq të gjatë.
Situatën e krijuar Rama e dekripton dhe e transkipton mirë, prandaj ka mobilzuar të gjithë makinerinë e tij shtetërore dhe arsenalin që posedon për të realizuar ambiciet e tij.
Monovrat me ndryshimet kushtetuese.
Prishja e marrveshjes me opozitën.
Terrorizmi i administratës shtetërore, të cilën e ka organizuar në celula të vogla për të mbledhur votat e familjarëve të tyre.
Aktivizimi i bandave kriminale e përdorimi i lumenjëve të parave të drogës e të trafiqeve.
Mobilizimi i mediave të kontrolluara rreptë prej tij.
Këto janë armët me të cilat Rama do t’i drejtohet sovranit për ta legjitimuar si sundimtar të përjetshëm.
Kryeministri Sulltan mundohet deri në vetëmohim që “sigurinë” e tij për fitoren “bindëse” të zgjedhjeve ta përcjellë tek elektorati i tij fanatik.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, për faktin se çdo politikan edhe kur ka bërë gati valixhet por t’ia mbathur kërkon t’i mbajë të bashkuar me çdo çmim ndjekësit e vet.
E keqja me e madhe, madje djallëzi kriminale është kur e përdor pushtetin e propogandën, institucionet e buxhetin e shtetit për të terrorizuar opozitën, fjalën e lirë, shoqërinë civile, për t’ia mbushur mendjen se është i plotëfuqishëm, i përjetshëm në pushtet dhe e vetmja alternativë dhe shpresë për shqiptarët.
Është krijuar këto kohë bindja se do të ketë qetësi dhe paqe me pushtetin deri me dt 25 prill të vitit 2021.
Ky është një iluzion i rremë i atyre që nuk i’u intereson asgjë çfarë ndodh rreth tyre.
Para 25 prillit është 28- nëntori i Flamurit Kombëtar e shqiptarët nuk duhet ta presin kokë ulur ditën e lirisë e pavarësisë duke dëgjuar mesazhin që do t’u dergojë nga Bunkeri i Surrelit plaku mjekërbardhë e shpirt katran, patriarku i sektit të rilindjes.
Para 25 prillit është 2 marsi i Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit me princat arbërorë, Besëlidhja e përjetshme me Atdheun dhe lirinë e tij.
Partia Demokratike e Shqipërisë si misionare e rrëzimit të diktaturës ka detyrimin madhor ndaj shqiptarëve që së bashku me aleatët e saj të rrëzojë edhe neodiktaturën.
Rama është në kohë të vështirë e Shqipëria gjithashtu për shkak të zullumeve të tij.
Ne e kemi Atdheun dysheme e çati, oksigjen e gjak e nuk bëjmë dot pa të asnjë minutë të vetme.
Kryeministri Rama nuk ka lanë poshtërsi pa ia bërë Atdheut tonë.
Ai bëri puç kushtetues e është gati të bëjë dhe grusht shteti.
Një i çmendur për pushtet si ai nuk e din se do të përballet me grushtin e Atdheut, forca e të cilit rrëzon edhe malet.
Kur u përpoq të bënte puçin kushtetues Presidenti i Republikěs Ilir Meta ia ktheu pushtetin sovranit dhe populli ia vuni kufirin tek thana Zhupan Ramës në Sheshin Skenderbej me dt 2 mars të këtij viti.
Tani e ka fjalën përsëri fronti opozitar shqiptar për ta ndalur planet e llahtarshme të Faraonit ndaj demokracisë dhe Atdheut.
Opozita e bashkuar duhet ta ndalë me çdo çmim egon e shfrenuar të demonit të pushtetit, përndryshe nuk e kryen misionin kombëtar që po ia kërkon koha dhe detyrimin madhor ndaj Atdheut e bëhet bashkëfajtore me të.
Për ta realizuar këtë mision të shenjtë duhet të përzgjedhë mirë matadorët që do të ndeshen në mejdan me demat e sektit të rilindjes, në të kundërt mban përgjegjësi historike para një kombi që kërkon rrëzimin e regjimit të Sulltanit.
Regjimet rrëzohen e nuk e leshojnë pushtetin me rotacion.
Kjo përmbysje është imperativ historik i kohës për frontin opozitarë për të kthyer demokracinë, dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve e votën e tyre të lirë, si fondament i shtetit të së drejtës.

Judah për “Autostradën e Paqes”: E paqartë se çfarë do të financojnë amerikanët

Analisti për çështjet e Ballkanit, Tim Judah, ka thënë se është e paqartë se çfarë do të financohet nga amerikanët, kur është në pyetje pika e Marrëveshjes së Washingtonit që përfshin “Autostradën e Paqes”.

Si ka shkruar ai në Twitter, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ia ka bërë të ditur se kur është në pyetje kjo rrugë, Bashkimi Evropian tashmë është përkujdesur për një gjë të tillë.

“Sot flitet për një ndihmë prej 1 miliard dollarësh për ta financuar atë. Por e gjithë kjo është e mistershme”, ka shkruar ai, teksa i është referuar deklaratave të dhëna të hënën në Prishtinë, gjatë vizitës së delegacionit të Qeverisë amerikane.

Judah ka përcjellur në Twitter edhe detajet që i janë dhënë nga BERZH-i rreth kësaj rruge dhe financimit të saj:

1. Nish-Ploçnik bashkëfinancim i Bankës Evropiane për Investime dhe BERZH-it me grante të BE-së, tenderët do të lansohen në fillim të tetorit.

2. Ploçnik – Merdarë, duke u përgatitur me grante nga BE-ja për financim si më lartë.

3. Prishtinë – Merdare, njëjtë

4. Prishtinë – Tiranë, tashmë gati e kompletuar nga Bechteli më 2010.

“Pra, a mund të jetë ky edhe një rast tjetër kur BE-ja bën diçka të mirë dhe paguan për të dhe askush të mos ta dijë? Për shembull BE-ja paguan për shumë gjëra në Serbi, por shumë serbë besojnë se Rusia dhe Kina kanë investuar. A do iu bashkohen atyre së shpejti edhe amerikanët?”, shkruan ai në Twitter.


Send this to a friend