ARISTIR LUMEZI/ Kryeministri Rama dhe kreu demokrat Basha shfaqën dje shenja tërheqjeje nga pozicionet e mëparshme, duke pranuar të ulen për dialog.
Pas deklaratës së zëvendëskryetarit të Grupit Parlamentar të Unionit Kristiandemokrat (CDU/CSU) në Bundestag, e njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, si dhe raportuesit për Shqipërinë në Komisionin për Çështjet e Jashtme, Christian Schmidt, që kërkuan dy ditë më parë dialog pa kushte mes opozitës dhe qeverisë, palët lëvizën nga pozicionet e tyre.
Si Basha, edhe Rama kanë bërë dy ditë rresht bashkëbisedime me gazetarët për të treguar pozicionet e tyre të reja.
“Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, thuhet në deklaratën e dy politikanëve gjermanë. Mësohet se selitë diplomatike kanë lëvizur dy ditët e fundit, kur ka qenë edhe afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ. Kreu demokrat ishte më i qartë dje për të marrë pjesë në angazhimin gjerman.
“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’iu kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe Parlament ilegjitim”, u shpreh dje Basha.
Ndërsa Kryeministri Rama, edhe pse u shpreh i vendosur për të mos negociuar për datën e zgjedhjeve për shkak të Kushtetutës, tha se do të ulej të fliste me Lulzim Bashën për të përmirësuar kuadrin ligjor për të gjitha shqetësimet e opozitës.
Pritet që deri në fund të javës të kemi një produkt të këtij ndërmjetësimi ndërkombëtar, edhe pse Rama u shpreh se nuk ka nevojë për të huajt për të dialoguar me Bashën. Por e shkuara e afërt dhe e largët na kujton gjetjen e zgjidhjeve në minutën e fundit, duke shkuar dhe në ndërhyrjet në Kushtetutë dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve.
Në maj 2017, pas afro tre muaj proteste, pasi ngriti një çadër para zyrës së Kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij, Rama e Basha ranë dakord me propozimet e “Paketës McAllister”, e cila u pasurua dhe me disa propozime të zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.
Marrëveshja mes tyre i jepte më shumë garanci opozitës për të kontrolluar qeverinë dhe administratën që të mos përfshiheshin në fushatën zgjedhore dhe të pranonin rezultatin e zgjedhjeve.
Ndonëse data e zgjedhjeve edhe në 2017 ishte caktuar, 18 qershori, Presidenti Nishani, në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha, i shtyu ato me një javë, duke dekretuar datën e re, më 25 qershor 2017. Dhe në 2007, kriza e certifikatave e ngritur nga PS në opozitë çoi në një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, duke shtyrë datën e zgjedhjeve nga 20 janari në 18 shkurt 2007.
(U premtoi, i shkatërroi dhe pastaj “i hodhi farën e re”, trilogjia apo trilli e tri mandateve të Ramës kryeministër)
Po e nisim këtë shënim me strukturën e një lajmi që ATSH, mjeti . . .
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit, duke përulur me nderim para sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve.
Ajo ka thënë se Rahoveci është plagë, dhi . . .
Ekspertët e ekonomisë besojnë se tani do të forcohet imazhi i Kosovës si një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm për investitorët.
Bekim Bislimi
Brenda më pak se dhjetë ditësh . . .
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, gjate takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, në Uashington. Korrik, 2025.
Valona Tela
Energjia, mbrojtja . . .
Thuhet se:-“… një fije kashte rrëzon gamilen e ngarkuar”•
Po kështu edhe një lëkundje e vogël apo top bore shkakton ortekun në maja malesh.
Por shkatërrimi pronave pa paralajmërim dhe . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një dit . . .
Një skicë nga LD-NY25 me diçiturën “El Matador”, autori ndjek paqëndrueshmërinë e ligjeve dhe institucioneve që ka prodhuar pushteti i kryeministrit Rama. Dy javë më parë tërësisht m . . .
Më shumë se pesë muaj kanë kaluar që nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe krijimi i institucioneve të reja në Kosovë është bllokuar për shkak të mosarritjes së konstituimit . . .
Valona Tela
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e fokusuar . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Rigë, 15 korrik 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjev . . .
Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me skena të tensionuara dhe përplasje të forta mes banorëve dhe autoriteteve.
Fadroma e IKMT-së mbërriti në objektin e . . .
Komentet