VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Ajovës, Timothy Orr takohet me udhëheqësit e Kosovës

By | May 7, 2019

Komentet

Firmoset marrëveshja AAK -PSD: garojnë me një listë zgjedhore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Në një komunikatë për media tëq AAK’së thuhej se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së” thuhet në komunikatën e AAK’së

Po ashtu, sot edhe Këshilli drejtues i PSD’së ka mbajtur një mbledhje në të cilën është marrë vendimi për marrëveshjen e koalicionit koalicionit parazgjedhor me AAK’në.

Mësohet se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

AAK’ja ka qenë pjesë e qeverisë, duke e udhëhequr atë. Ndërsa PSD’ja ka qenë pjesë e opozitës.

FUNDI I NJË PARTIE DESPOTIKE DHE TË KRIMINALIZUAR?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Këto ditë ndodhi çudia,filloi të zgjodhet nyja e Gordit e lidhur qe 20 vite më parë nga një parti e cila në “emër të luftës”i shkaterroi te gjitha vlerat e luftës,duke ia humbur edhe bukurin e lirisë,duke e futur popullin në një vetemi kolektive pa kurrfarë përspektive për te nesermen.

Jehoi si një bombë e mshefur për shumë vite,takimi i shumë pritur dhe i shumë përfolur midis dy parive opozitare të cilat këto ditë e lidhën”besa-besen”e tyre se do ta heqin nga pushteti partin kriminele PDK më SHIK-un e saj për ta çthurur kapjën e shtetit nga kjo parti,për ta“çliruar”kështu vendin për të dytën herë.Jehoi si kushtrim lajmi së LDK dhe LVV u morën vesh,lidhën mareveshje aq shumë te pritur për te shkuar së bashku në zgjedhje,për ta nxjerrë kulçedën PDK dhe SHIK në opozitë,dhe për ti dhanë vendit një zhvillim dhe përspektivë këtij vendi i cili për te gjitha këto vite ishte e ngulfatur nga PDK,nga “komandantet” e saj duke e dhunuar kët vend për shumë vite.Jehona ishte e madhe çliruese, shpirterore për popullin qe më ne fundë po agon një rreze tjetër lirije,ndryshe nga ajo qe e patën kavërdisë  komandantët.

Por kësaj lidhje”besa-besë”të lidhur nga lideret e LDK dhe LVV nuk po i pelqen bash hiç partisë së Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit PDK-së e cila për te gjitha këto vite ishte parti e pabesë,tradhetuesë,e cila edhe ne pikë të nates kishte kënaqesinë të tradhëton kundërshtarin,ishte parti e “Zan Zibarit,parti e cila kur te donte e rrezonte Qeverin,parti e cila rremben i kidnapon nenshtetasit e huaj nga rruga duke i deportuar jashtë,duke i konsideruar si të rrezikshëm për vendin,anipse nuk ishin të tillë,parti e cila me punën e vetë”politike” aq shumë ia humbi autoritetit vendit ne botë,se qe shumë kush fillaoi te na e këthej shpinën,e le më qe nuk ka njohje te reja.

Tashti PDK është në panikë, po e pretë fundin e saj jo qetësisht por e kanë kapë edhet te dridhurat e vdekjës,kah ajo ka filluar shtërngata sa qe nuk mund askush ta shpetoi.Aq shumë është në panikë,iu është prishë rëhatia,gëzimi dhe hareja, janë prishë si bishat e egra,po gjuajnë më këmbë e duar sikur po jepë shpirtë.Më i zëshmi ishte Kadri Veseli dikur njeriu i nentokës dhe tashti Kryetar i PDK i cili nga zemrimi thotë së si mund te ecin bashk dy parti arëmiqësore,duke vazhduar më pastaj së këto “zgjedhje mund te vendosin pro ose kundër aleatëve tanë ndërkombëtar”.Më LDK dhe LVV nuk humbët paterniteti me aletat tanë nëdrkombetar,por përkundrazi forcohet.Këte partneritet e ka luahtur vete PDK për shumë vite.Por këtij zëri të çjerrët të Kadri Veselit i bashkohet edhe Bossi i SHIK-ku Elmi Reçica i cili takimin midis Mustafës dhe Kurtit e quan të quditëshëm dhe jo normal,bile Albin Kurtin e quan edhe si njëfarë vegle,i cili për shkat te protestave LVV nuk e lidhë me asgje me PDK,por ai ka harruar se këto protesta ishin ba përshkak të qeverisjes se keqe të PDK.Edhe ministri Hekuran Ismali është i hutuar dhe i humbur për kët katastrofë qe se shpejti do ta përfshinë orteku i pamshirshëm LDK – LVV.Por,ne pakufi e kishte kapë paniku Ganimete Musliun,e cila nga humbja e sigurtë e PDK po i quan lideret për shpetimin e Kosovës Mustafën dhe Kurtin si Sllobo ,kurse Isën Putin.Ja deri ku i qonë paniku njërezit pa integritet,pa kulturë dhe edukatë.Por,Ganja ndryshe nga të tjeret gjatë kohës së sajë në opozitë mund te kënaqet me zanatin e sajë të vjetër duke i mjelë bullicat në Drenicë.

Pas gjithë kësaj panike qe e ka kapë PDK qe nga kreu i sajë e të poshtë ka mbetë si pula pa krye,është çorijentuar krejtësishtë,sulmon si bisha e qartur kur donë më dhanë shpirtë.Dhe vërtët PDK është duke dhanë shpirë, i ka qastet e fundit,për te dalë nga”lavdia e sajë”në shkaterrimin e shtetit.Ajo me vehte do ta bartë edhe shkaterrimin e vetëvehtës.PDK e pretë shkaterrimi i sajë,ajo kurr nuk do të jetë ajo qe ka qenë.PDK ose duhet te reformohet dhe te heq dorë nga “komandantet” dhe SHIK-ku  qe e prunë në këtë gjendje duke dhanë shpirtë.Në të kundërtën shkatërrimin e sajë e ka te dera.

Vetem pasiqe te dalë në opozitë për shumë vite të cilën e ka të sigurtë së do ti ndodhë,ajo duhet të ulët qe së pari t’i qeron hesapët me vehtëvëhte,ta heq të tërë llumin qe ia ngjiti vehtes për të gjitha këto vite,ose në te kundërtën e pretë një rrugëtim i gjatë në opizitë nga e cila zor së do të këthehet.

Bllokohet autostrada “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e disa të lënduar rëndë

Në aksidentin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ka humbur jetën një person ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Express

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkaq lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha ka dhënë detaje të reja nga aksidenti ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar Hoxha.

Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë, në vend që t’i përkrahim intelektualët dhe njerëzit eminentë të kulturës! – Nga Skënder MULLIQI

Si shtete dhe si komb kemi mbetur diku ne mes. Nuk jemi larguar krejt nga tradita dhe e kaluara ,por që as nuk kemi përparuar. Për shembull, ata të cilët I kemi zgjedhur ,për të na udhëhequr , po ju qasemi sikur ata të ishin monark , zotëri të rangut dhe despot, e jo që janë nepunësit tanë.Kemi krijuar kulte të fugurave politike! Mitizimet karshi atyre të cilët po jetojnë në pallate si mbretër , e kan qenë fshatarë, nuk justifikohet. Artificialiteti dhe megalomania e tyre është aristrokraci e rreme , është shkelqim I rremë.Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë , ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminentë të kulturës.Këta njerëz për këto vite që I zgjodhem në krye të shtetit, jo që nuk lexojnë asgjë, por ka që nuk dinë më dhënë as “betimin” ,sikur që nuk e dinë shumica, as përmbajtjën e Kushtetutës. Këta dijnë të bëjnë agjenda si ta kalojnë ditën në restorante dhe hotele luksoze në Kosovë, dhe jashtë Kosove.Këta dinë të organizojnë ahengje me para të shtetit.Këta dinë të vishën kat, së tashme e kan mësuar mirë këtë zanat.Nuk lexojnë shtypin , veq nese e lexojnë horoskopin dhe qesin falle me letra ose filgjana të kafës. Shtrohet pyetja ; si kan mundësi këta ta kryenë misionin e politikanit?Sigurisht jo mirë ! Kan emëruar ambasador dhe diplomat në botë , që nuk ka më turp që ta përfaqësojnë shtetin në nivele të tilla të larta. Dihet tashmë për aferat e krijuara të disa ambasadorëve dallkauk që as në zyre nuk kan dijeni si të ulën !Kemi menduar së me feudë nuk do të kemi punë , së moti ka perënduar ky sistem.Nuk kemi menduar që do të vijnë në krye të shtetit, njerëzit që nuk kan dijeni elementare për ndarje të pushtetit.Mos të flasim për formim të shtetit ligjor dhe funksional.Po përballemi më padrejtësi të mëdha, të cilët vështirë të përballohen.Po privohemi nga shumë të drejta tona legjitime elementare, të siguruara më ligje dhe më Kushtetutë.Shumë të drejta tona kan mbetur të drejta të shkruara në letër.Edhe nese nuk kemi pasur shoqeri të bazuar në sistemin shumë partiak pluralist, sigurisht se kemi përjetuar në lëkurën tone, sistemin autokratik komunist .Shqiptarët historikisht kan luftuar për shoqëri moderne , e jo për diktatura që na kanë bërë jetën e zezë më dekada të tëra. Pyetje parësore sot për shqiptaret është:Si n ë menyrë fluide , refleksive, postmoderne të shekullit 21, të krijojmë shtet modern dhë të prosperuar.Ta bëjmë një Kosovë moderne në kuptimin e plotë të fjalës?Nuk kemi ndarje efikase të pushteteve, por na është krijuar një lloj sallamadie .Çka të thëmi për shprehjen e lirë të fjalës?Nuk kemi mundësi të flasim për as për tregun e lirë, dhe as për zgjedhje të lira dhe korrekte.Shumë raporte ndërkombëtare si edhe Fredom Hause , na kan renditur si shtet “ pjesërisht i lirë” dhe pjeserisht i shprehjës së lirë? Kushtetuta e Kosovës , ka mbetur shkronjë e vdekur në letër.Moderniteti është shumë largë.Dhe, me çka të krenohemi ne? Dhe, çka kemi ekzakt të festojmë ?Me të sotmën shumë pak. Të krenohemi na ka mbetur me festat dhe datat tona historike…Me martirët dhe dëshmoret e kombit, sigurisht së shumë krenohemi.Kultura jonë, vlerat dhe jeta e çdo ditëshme , duke llogaritur edhe komunikimin e ndërsjellë, shumë kan mbetur të ngurta apo të betonuara.Investitorët moti do të kishin investuar në Kosovë, mos të ishin këta njerëz të politikës si pengesë e çdo gjeje.Dhe, pyetja më e zëshme në këto momente për të gjithë neve do të ishte: A kemi kohë të presim në ndryshimin aq të nevojshem sot, të vetëdijës tonë…?

Haradinaj i kundërpërgjigjet Kryeministres serbe: Pretendimet territoriale e kanë bllokuar dialogun, jo taksa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq, e cila tha se Serbia nuk e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues sepse nuk mund të pranojë të humbë gjithçka.

Haradinaj thotë se janë pikërisht pretendimet territoriale të Serbisë që e kanë bllokuar dialogun mes dy shteteve, e jo taksa 100 për qind që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe, transmeton Gazeta Express.

“Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun! Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar diaogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!”, thuhet më tej në postimin e tij.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka bërë të qartë pse ndryshimi i kufijve me Kosovën është i rëndësishëm. Ajo thotë se Serbia nuk e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues dhe se nuk mund të lejojnë që Beogradi të humbë gjithçka.

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

“Serbia nuk do të lejojë që Prishtina t’i fitojë të gjitha e Beogradi të humbë gjithçka. Në këtë moment duhet ta shohim se sa më së shumti mund të fitojmë, e sa më pak të humbim dhe të jemi racional dhe real në këtë pikë. Por, që Serbia të humb gjithçka e Prishtina të fitojë të gjitha, kjo është e papranueshme, dhe nuk është zgjidhje e drejtë”, tha ajo për “Tanjug”.

SHBA largohet nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë

Shtetet e Bashkuara janë larguar nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë, duke konsideruar se në krye të këtij institucioni është një person i pakualifikuar.

Për emërimin e Naser Shalës në këtë pozitë pati reaguar edhe Britania e Madhe, dhe ambasadori i saj në Prishtinë, Ruairi O’Connell ishte larguar po ashtu nga bordi.

“Ne nuk do të jemi aty kur udhëheqësi u shërben interesave personale dhe atyre politike në vend të njerëzve. Përzgjedhja e personave joadekuatë për pozita qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe besimin publik”, është thënë në një postim të ambasadës amerikane në rrjetin social, Facebook.

Ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pati kërkuar nga partitë që të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe nepotizimit”.

“I pakualifikuari Naseri Shala vazhdon të qëndrojë në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke minuar besimin e qytetarëve në përzgjedhjen me meritë në procesin e punësimit”, pati thënë ndër të tjera ai.

Agjencia Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, që ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP) të zgjidhë dallimet dhe mospajtueshmëritë në mes të dokumenteve të cilat i ka marrë Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, atë komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi, edhe nga faktori ndërkombëtar.

Kosova merr masa reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, ka marrë vendim për të vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore.

Përmes një komunikate për media, Shala ka bërë të ditur se kjo masë vendoset për shkak se Maqedonia e Veriut është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës.

“Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektojë dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, citohet të ketë thënë Shala.

Shala ka theksuar se që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu ka nisur letër drejt ministrit të ekonomisë, por që sipas Shalës autoritetet nuk kanë reflektuar.

“Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim Kosovar që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, ka thënë ai.

Hoxhaj: Sulmi në konsullatën e Kosovës, goditje ndaj sovranitetit

Zëvëndës-kryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka akuzuar strukturat serbe të sigurisë për sulmin ndaj konsullatës së Kosovës në Danimarkë.

“Sulmi në konsullatën tonë në Danimarkë, në fillim u duk se ishte sulm i tifozëve huliganë të sportit, por doli të ishte një veprim i planifikuar nga struktura shtetërore të sigurisë serbe. Ky është një dimension i ri për goditjen e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Më 14 gusht, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behxhet Pacolli, njoftoi se është sulmuar konsullata e Kosovës në Kopenhagë.

“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, pati deklaruar Pacolli.

Në anën tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar të enjten se nuk ka asnjë informacion, nëse ndonjë shtetas i Serbisë është arrestuar apo i dyshuar për këtë rast.

“I kam kontaktuar njerëzit tanë dhe më kanë thënë se autoritetet daneze nuk kanë bërë asnjë njoftim për këtë çështje, dhe as nëse ndonjë nga qytetarët tanë janë të arrestuar ose duke u hetuar”, ka thënë Daçiq.

Ai tha se me informacionet që posedon të gjithë tifozët serbë janë kthyer në Serbi.

Kosova është dheu ku në vend të demokracisë, ka zënë vend tirania! – Nga Skënder MULLIQI

 

Qytetarët e Kosovës po i kryejnë obligimet ndaj shtetit, kurse pushtetmbajtësit po i keqpërdorin ata në secilën mënyrë. E keqpërdorën votën e tyre, për ti realizuar interesat përsonale .Prandaj , zgjedhjet janë afer dhe është rasti që përfundimisht njerëzit e kompremetuar në të gjitha hallkat e shtetit ,të marrin dënimin për gabimet e bëra . Përkrahja edhe pas 20 vitësh këtyre diktatorëve është tradhëtia më e madhe që mund ti bëhët vetit dhe Kosovës.Mos të vazhdojmë më gabime të cilat historikisht na kan kushtuar shumë . Na udhëhoqën dhe po na udheheqin ata të cilët jo vetëm që e zbrazën kacën e shtetit. Këta njerëz në krye të politikës po sharrojnë gjithnjë e më shumë në lloqin e rrenave dhe mashtrimeve të tyre. Pa turpësisht e rrejtën popullin për çdo gjë, siq gënjyen rregullisht madje edhe me data për liberalizim të vizave.

Kosova është vend I të rinjëve , të cilët deri më tash të vetmin synim e kan largimin nga vendi.Kosova është vendi I njerëzve të cilët janë lodhur nga skami dhe mjerimi social.Kosova është bër vendi jo i përparimit , por I kthimit mbrapa .Kosova është dheu ku në vend të demokracisë ka zënë vend tirania e pakicës karshi shumicës. Askush nuk po interesohet për përmirësimin e jetës .Po avansohen bazhibuzukët e të gjitha llojeve , duke e derguar vendin në greminë.Gjysëm analfabetet kan arritur të behën deputetw e ministra ,sikur Kosova të ishte pashallëk I tyre . Kuvendi I Kosovës moti është bërë arenë glladiatorësh.Është bërë vendi I shumë matrapazwve dhe cirkuzantëve . Po krijojnë afera të çdo ditëshme për ta përqendruar vëmendjën e opinionit të gjerë public ,në gjoja akuzat që po ia bëjnë njeri –tjetrit më qëllim të zhvendosjës së vëmendjës nga problemet e grumbulluara ekonomike –sociale, dhe të situatës së keqe politike.

Gjithë këta intelektualë I ka Kosova dhe të na na prijnë të padijshmit dhe të padinjitetshmit , kjo është anakronike më kohën që po jetojmë. Natyrisht këtu nuk I fus të gjithë në një thes. Janë krijuar pasanikë mbrenda natës , të cilët po kontrollojnë gjithqka sot në Kosovë. Sjelljët e tyre janë shumë demagogjike , të mbushura më patriotizma të rreme. Në këto rrethana të krijuara gjithqka ka filluar të vdes. Po vdes edhe shpresa e cila thuhet së vdes e fundit. Ne kemi një armatë të të rinjëve , të cilët të ardhmën duhet ta kërkojnë këtu, duke iu bërë pandam atyre të cilët po iu duartrokasin largimit të tyre nga Kosova. Largimi nga Kosova të kuptohet si diqka shumë e zakonshme , e jo duke ia dhënë lamtumirën .Është koha e fundit për një vetëdije tjetër, të re karshi votës së dhënë , dhë karshi zgjedhjës së të gjitha problemeve shoqërore. Vetëm më guximin dhe dijën tonë mund ti kapërcejmë të gjitha barrierat. Të heqim dorë nga emigrimi për të mirën tonë dhë të mirën e shtetit të Kosovës.Integriteti njerëzor dhe insistimi në vlerat tona , kërkon evolucion dhe përgjegjësi përsonale e përgjegjësi kolektive ,për të bërë shtet si na ka hije.Ky evoluim edhe nese ndodhë ngadalë, më mirë është së mos të ndodhë kurrë…

Haradinaj: Vazhdimi i dialogut pa kushte dhe vonesa

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur në favor të vazhdimit të dialogut me Serbinë mirëpo, sipas tij, ai duhet të jetë pa kushte.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka thënë se qeveria i ka prezentuar vendeve të Kuint-it dhe Bashkimit Evropian, draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues.

“Pajtohem për nevojën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezentuar Kuint-it dhe BE-së draftin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që përfshinë temat për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte. Tregun për njohjen”, ka shkruar Haradinaj.

Deklarimi i Haradinaj, vjen dy ditë pasi vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), përmes një deklarate kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve kundër Kosovës”, është thënë në deklaratë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit të kaluar, për shkak të taksës ndaj mallrave serbe të cilën e vendosi Qeveria e Kosovës.

Serbia e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në dialog me heqjen e taksës, nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Thirrjes së SHBA-së dhe BE-së për të shfuqizuar taksën, Haradinaj, deri tani, iu është përgjigjur negativisht.

Kosovë, kallëzime penale ndaj 22 zyrtarëve policorë për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Leonat Shehu

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të enjten se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të policisë së Kosovës lidhur me operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, një vit më parë.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme thanë se përveç kallëzimeve penale, ky institucion është duke kryer edhe intervista me persona tjerë në lidhje me rastin e dëbimit të shtetasve turq.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehurit të tjerë në lidhje me ketë rast”,thuhet në përgjigjen e zyrës së prokurorisë së posaçme.

Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve.

Që nga ajo kohë, ishte krijuar komisioni hetimor parlamentar për të hetuar lëshimet dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë operacion. Komisioni kishte gjetur 31 shkelje nga institucionet e vendit gjatë atij operacioni dhe shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fund të muajit qershor, Parlamenti i Kosovës miratoi raportin e komisionit parlamentar mbi operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, duke i bërë thirrje prokurorisë për ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti, ndërsa këto gjetje do të jenë pjesë e lëndës së Prokurorisë së Posaçme.

Gjetjet, kishin nxitur edhe reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila kishte tërhequr vërejtjen se “trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike”.

Vendet e Quint-it kërkojnë rifillimin e bisedimeve dhe shmangie nga çdo veprim që pengon marrëveshjen Kosovë-Serbi

Prishtina

Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u bënë thirrje Kosovës e Serbisë që të rifillojnë menjëherë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin çdo veprim, që pengon marrëveshjen përfundimtare.

“Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse” – deklaruan ata.

Në një komunikatë të përbashkët të lëshuar të martën, thuhet se “ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”.

Në komunikatë theksohet se vendet e Quint-it “janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët”, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët në çfarëdo mënyre.

Aktualisht procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Mos pezullimi i tarifave çoi edhe në përplasje te partitë politike të koalicionit qeverisës.

Aktualisht Kosova po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë.

Kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që 22 gushti të jetë datë që pritet të shpërndahet parlamenti i Kosovës, që do t’i hap rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre. za