VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gërdeci – Dëmshpërblimi nga Strasburgu Mihal Delijorgji merr paratë

By | February 11, 2016
1 Comments
  • … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: voal.ch/gerdeci-demshperblimi-nga-strasburgu-mihal-delijorgji-merr-parate/ […]

Komentet

TIMO FLLOKO: Pengu im: kinemaja u shua në moshën e pjekurisë profesionale

TIMO FLLOKO: Pengu im: kinemaja u shua në moshën e pjekurisë profesionale më të epërt, atëhere kur priten veprat e mëdha

Intervistoi LIRIDON MULAJ

Prej disa vitesh keni zgjedhur letërsinë si strehën tuaj. Së fundmi, lexuesi ka në dorë  përmbledhjen tuaj me poezi “Trup e shpirt” nga botimet Onufri. A është kjo një notë proteste ndaj artit skenik dhe  kinematografisë  e cila  noton ende në ujëra të vakëta apo një stad i nevojshëm,  një përkushtim dhe konsolidim i letërsisë suaj, së cilës keni vendosur t’i dedikoheni në vazhdimësi duke e mbivendosur në krye të angazhimeve tuaja?

Sigurisht nuk është protestë, edhe pse misioni i artit është ta përsosë botën dhe një nga mjetet është edhe protesta. “Trup e shpirt” është një përzgjedhje e dy librave të mi të mëparshëm ku janë përpunuar thuajse nëntëdhjetë përqind e poezive, si dhe poemat që janë në të, të cilat unë i çmoj. Sigurisht ka dhe poezi të reja. Poezia për mua është një art sa i thellë, koncentrik, aq dhe përfaqësues dhe përgjithësues, pra thelbi i artit; poezinë pra e kam siç ju e keni cilësuar në mënyrë metaforike një strehë, mënyrë për ta mbushur jetën, për ta pasuruar, për ti dhënë profesionit tim primar, atij të aktorit frymëzimin, nuancat , ato ngjyra që poezia i ka të fuqishme. Pse jo dhe konsizitetin, thellësinë, shtrirjen dhe hapësirën.

-Keni lindur në Pejë, jeni rritur në Vlorë dhe jeni formuar në Tiranë. Nga skaji në skaj dhe më pas në qendër. Bërthama juaj antropologjike është e formuar me lëndë dhe elementë të trevave të ndryshme shqiptare. Pra një kulture, një karakter dhe bindje të ngjizura  për shkak të këtyre zhvendosjeve të herë pas hershme në etapa vendimtare të jetës suaj. A është kjo zanafilla e një universialiteti në profilin tuaj artistik? Si kanë ndikuar këto zhvendosje në formimin tuaj?

Këto tre qytete kanë kushtëzuar natyrën time si njeri e si artist dhe pa dyshim që kanë ndikuar. Linda në një klimë kontinentale. Në Pejë bie shumë dëborë. Në Vlorë kalova fëmijërinë, pranë detit, shijova të gjitha aromat bukuritë e tij, thellësinë, kaltërsinë, mbrëmjet me yje, gjithçka të bukur, që më ka frymëzuar më vonë për motivet e mia. Në Tiranë studiova dhe u formova si artist, në kuptimin profesional. Gjyshi dhe babai kanë qenë nga Gjirokastra. Unë edhe pse nuk kam jetuar asnjë ditë si banor i atjeshëm, veçse në mënyrë artistike, apo ëndërrore, duke luajtur disa role përfshi këtu dhe atë të Çerçiz Topullit. Gjirokastra është një qytet ndër më të bukurit e trevave shqiptare. Nga koha në kohë njeriu përfton përvoja emocionale nga më të ndryshmet dhe çfarë mbetet është ajo çfarë kujtesa e ruan me fanatizëm. Në jetën time, ka mbetur gjeografia e Pejës. Pas viteve ’90 kam shkuar atje disa herë dhe kam përjetuar emocionet e hershme të atyre viteve, pra për aq sa jetova deri në moshën tetë vjeçare, dhe më kanë mbetur gjithë ato kujtime, që njeriu i përfton në fëmijëri dhe nuk i harron kurrë. Në Vlorë siç e fola më lart, kurse Tirana pastaj i zgjeroi hapësirat. Qyteti i katërt ku kam jetuar gjatë është Los Angelesi, ku u vendosëm në vitin ’97 deri në vitin 2004; atje sot jeton ime bije, Linda me familjen e saj, qytet të cilin e vizitoj shpesh. Edhe Los Angelesi ndikoi, në një sens, sepse për artistin gjithmonë vlejnë lëvizjet e mëdha, ridimensionimet. Kam shkruar për Pejën një poezi në librin tim të parë, kam shkruar për Vlorën por në poemat e mija unë shkruaj për Parisin ku kam jetuar në kohë të ndryshme, dhe siç duket këto largësi më janë imponuar në një sens. Do doja të kisha shkruar një poemë për Tiranën a për Pejën por ja që nuk ka ndodhur. Ndonjëherë gjërat kanë fatin e vet, ndodhin ose nuk ndodhin.

-Jeni amalgamë  e madhështisë me modestinë. E para e formësuar nga Timo artist, dhe e dyta nga Timo njeri dhe karakter. Si ja keni dalë t’i ndërlidhni bashkë dhe t’i përshfaqni në mënyrë strikte në momente të caktuara këto dy cilësi të rralla tek një personalitet i përmasave tuaja?

Nuk di ta dalloj këtë gjë, ndoshta kjo është një veti thjesht personale. Sigurisht e kam prirjen vetjake t’i respektoj të tjerët dhe të jem reflektiv ndaj punës që bëj. Mbase kjo është një arsye që më mban në fre, që të mos ndihem delir, gjë që e them tek “Rob i manive” ku e vendos veten midis dy skajeve, ndjesisë së madhështisë e thënë në thonjëza dhe asaj të inferioritetit sepse artisti ka up-set dhe down-set, pra ngritje dhe ulje. Asnjë artist sado i madh, sado narcizist të jetë, sado egocentrist në momentet kur është me veten i di avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ndonjëherë mungesa e modestisë është formë e inferioritetit dhe unë në një farë mënyrë i jam kundërvënë këtij lloj inferioriteti, duke e parë në mënyrë racionale. Kam njohur shumë artistë të mëdhenj, aktorë të mëdhenj, dhe jo rrallë herë jam befasuar me modestinë dhe thjeshtësinë e tyre. E keqja siç duket qëndroka tek ndjesia e vogëlsisë. Nuk e quaj si virtyt tek unë aspak, por si diçka krejt normale. Kurse për artin na gjykojnë të tjerët pavarësisht asaj se çfarë mendojmë ne për veten tonë.

-Keni frymëzuar breza të shumtë artistësh drejtpërdrejtë me artin tuaj e gjithashtu keni formuar në mënyre akademike breza të shumtë studentësh  Jeni ndër aktorët më të mëdhenj që ka pasur dhe ka ky vend dhe përtej kësaj në kompleks jeni një figurë  që publiku e sheh rrallë në televizion apo mediume të tjera. Në një kohe kur kultura , arti dhe kryesisht media kanë më së shumti nevojë për figura si ju, keni zgjedhur daljet e pakta. Është një tërheqje me vetëdije si formë mos-përfshirje apo mendon se ndikimi i artistit  varet nga ajo çfarë  transmeton dhe shpërndan, nëpërmjet veprës dhe mesazheve të saj dhe jo në daljet dhe ligjërimet e drejtpërdrejta?

Mendoj se një artist e ka për obligim të shprehet në momente të caktuara, në jetën shoqërore dhe lëvizjet, ndryshimet dhe krizat që mund të pësojë shoqëria, sepse artisti është një person publik, një model në sytë e njerëzve dhe ka impaktin e vet në shoqëri. Në rastin tim jo se u shmangem daljeve në ekran por kanalet televizive janë aq të shumtë sa humb edhe sensi i daljes shpesh në këto programe. Shkruaj në shtyp e shfaqem në televizion me raste, kur kam një arsye për tu shprehur siç ka ndodhur, për sa më takon të shprehem si artist, misioni i parë i të cilit është arti, roli në rastin tim si aktor dhe, më pas ai civil sigurisht. Në çdo rast kur e kam menduar të arsyeshme të dal në televizion, kam dalë si në për premierat e teatrit, të filmit, qoftë dhe kjo intervistë që po bëjmë bashkë ka si objekt librin, si arsye për të dale dhe jo për të mbushur hapësirën në ekranet e televizioneve. Edhe gazetarët që kërkojnë intervista, falë simpatisë që kanë ata për figurën e artistit, më vjen keq kur i lëndoj ndonjëherë duke u thënë që nuk do ta bëjmë intervistën ose do ta shtyjmë për një herë tjetër. Edhe unë e kam të vështirë t’ua kthej fjalën por detyrohem dhe ata më mirëkuptojnë. Sa i përket brezave, artisti është frymëzues, siç kam unë që në fillesën time, që kur ëndërrova dhe mendova të bëhesha aktor. Unë nuk kisha ndonjë besim kushedi se mund të bëhesha aktor por ndonjëherë ndodhin rastësitë, pse jo mrekullitë, që kthehen në “destin” në jetën e njeriut, si pranimi im në shkollën e aktrimit. Kam kërkuar letërsi por nuk me doli, e kam dashur shumë letërsinë, e kam adhuruar madje. Kam lexuar shumë libra; në fëmijëri shkruaja poezi dhe periudhën e plazhit në Vlorë, kohën me shokët dhe detin e ndaja me të shkruarit dhe kjo më jepte frymëzim dhe kënaqësi. Mendoj se ishte mirë që s’më doli për letërsi sepse do të kisha qenë një mësues gjuhe ose një autor i niveleve mesatare e thënë kjo jashtë modestisë. Gjykoj se jo se më mungon aftësia për të vështruar në emocionet njerëzore por këtu hyn dhe arti i aktorit, ku ndihem më mirë. Mbase kjo është arsyeja pse poezitë e mia konkretizohen në imazhe, figura sa herë të perceptueshme dhe pse jo të rëndomta, por jo hermetike. S’e kam për zemër poezinë që ia kalon shfaqjes në sy më shumë se ajsbergu, që shumë më tepër fshihet se ç’duhet. Një zhytje e skajshme e mbyt poezinë. Te Kadareja poezia ka transparencë të jashtëzakonshme.

– Në periudhën post komuniste, arti rendi drejt subjekteve dhe tematikave të komunizmit por tashmë parë dhe gjykuar nga një sfond disident. Në këtë mori veprash letrare, skenike dhe figurative të cilat disi e tejkaluan hapësirën e vlefshme që i rezervohet një gjykimi të shëndoshë dhe objektiv të asaj periudhe të errët, ka një portret dhe një sfond të paharruar për publikun;  Agroni, i cili pas rënies së sistemit, i sapodalë nga një burg politik, takon persekutorin e tij dhe nëpërmjet  lojës brilante  aktoriale, na jep krejt panoramën e një metamorfoze  makabre të marrëdhënieve  të post sistemit. Fjala është për rolin emblematik te filmi “Vdekja e kalit” me regji të Saimir Kumbaros.  Për publikun, është pika kulmore e një aktori shqiptar por dihet se jo gjithmonë aktori dhe publiku kanë të njëjtën qasje.  Po për Timon çfarë përfaqëson ai rol dhe ai mesazh qe dha ai  film, parë nga gjykimi yt i brendshëm?

Vdekja e kalit bëri histori si filmi i parë në periudhën postkomuniste dhe filmi i parë antikomunist. Skenari i shkruar nga Nexhati Tafa, ishte interesant, dramatik. Regjisori Saimir Kumbaro më thotë, shiko, është një rol që do të pëlqejë, e di sa të shkon Timo. I them që do ta lexoj dhe vetëm pasi mbarova leximin i thashë vetes, uroj që Saimiri mos të ndërrojë mendje dhe t’ia japë dikujt tjetër këtë rol. Gjatë bisedës më pas ku i shpreha përshtypjet për skenarin dhe u vendos që rolin do e luaja unë, erdhi Niko Kanxheri dhe u bëmë një ekip shumë i mirë. Më pas dhe Fitim Makashi, Rajmonda Bulku që i dhanë një dimension të madh këtij filmi. Filmit kurrë nuk i dihet. Filmi është një enigmë. Kur kemi bërë Lulëkuqet mbi mure me Agim Qirjaqin kemi thënë, ç’është ky film për fëmijë, dhe nuk e dinim fundin. Ndonjëherë nisesh për diçka të madhe dhe nuk del në nivelin artistik që janë pritshmëritë. Ndërsa Vdekja e kalit u kthye në një sukses imediat gjë që më ka ndodhur në pak raste, si dhe te shfaqja “Pamje nga ura” në teatër. Rëndësi të dorës së parë ka skenari. Kur e pyetën Hitchcook-un se cili është komponenti kryesor në një film, ai tha skenari. Po pastaj i thanë? Skenari. Po pastaj? Sërish skenari tha. Ai ishte gjeni i kinemasë sepse roli behët kur ka skenar të mirë, kur ka dramacitet. Mendoni ti heqim Agronit momentet në burg apo ti heqësh finalen, pra këto janë momentet më dramatike, me peshë emocionale në film, që e lartësojnë lojën aktoriale dhe e anasjelltas. Pa recitimin e mësuesit të vargjeve të Nolit, te filmi Lulëkuqet mbi mure, pra nuk mbetet asgjë. Aktorët shqiptarë ndihen në pozitë të vështirë krijuese me role të dobët në skenar, imagjinoni se sa mundësi dramaturgjike u krijohen aktorëve të mëdhenj në botë, si De Niro, Al Paçino, etj., në rolet e tyre me situata e ndodhi të jashtëzakonshme… Mua, (si dhe kolegëve të mi), më ka ndodhur që në role ku mund të jem munduar e investuar sa s’ka nuk e kam pasur suksesin e atyre roleve ku dramaturgjia më ka favorizuar. Agronin, sigurisht, e pëlqeva, drama e tij ishte ajo që duhej dhe në një sens ishte një homazh për të gjithë ato njerëz që vuajtën dhe u sakatuan nëpër burgjet e diktaturës komuniste. Drama e Agronit ishte në një kuptim drama e shumë shqiptarëve, një fatalitet masiv. Nëse nuk e kishe të dënuarin në familje e hasje të komshiu, në mos aty e kishe në shkallë, në lagje a diku më tej, veç faktit se të gjithë shqiptarët nën diktaturë jetonin një izolim të skajshëm e privim të lirisë, si dënim kolektiv. Ky realitet dhe ky dramaticizëm kushtëzoi suksesin e këtij filmi dhe të rolit të Agronit si personazh. Vdekja e kalit mund të mos jetë një film i përkryer nga ana teknike, por nga ana emocionale është tronditës në çdo dimension. Në rastet kur kemi shkuar me regjisorin në festival edhe jashtë, njerëzit e kanë ndjerë këtë lloj emocioni dhe dilnin nga kinemaja të tronditur.

-Staturë serioze. E qeshur me zemër dhe ndryshime të befta mimike. Mandej portret i zymtë, ecje e ngadaltë, por biseda të vrullshme dhe zë kumbues. Po rrekem të bëj një analizë antropologjike të figurës suaj dhe më rezulton në tërësi një figure fisnike, një njeri i përulur dhe një artist i madh. Ky është Timo në lupën e një admiruesi, pra Timo që njohim në publik. Pyetja që pason është: Kush është Timo në errësirën e studios ku shkruan? A ka shndërrime të forta të qenies (shndërrime të brendshme sigurisht) apo nuk ekziston në juve metamorfoza e artistit në çaste vetmie krijuese dhe artistit në publik?

Po e nis me profesionin tim. Arti i aktorit është arti i transformimit, ndërkohë po e lidh me pyetjen e pare, që më bërë për natyrën time të ndryshme. Aktori nuk luan veten por karakterin e personazhit, dhe unë e kam për detyrë të ndryshoj nga njëri rol në tjetrin jo për efekt kapriçioje por për shkak të përmbajtjes së tyre, transformohem në një person që s’është vetja. Transformimi është artistik, një konvencion pra nuk mund të ndodhë kurrë që ti të transformohesh në rol dhe të harrosh se kush je në të vërtetë përndryshe arti do të kthehej në patologji. Edhe në dramat më të mëdha qoftë në teatër qoftë në film, krijimi artistik mbetet i tillë, një shkrirje artistike jo patologjike me rolin. Siç thotë |Aristoteli, arti është imitim. Ndërsa në procesin e punës me poezinë, gjërat lëvizin dhe besoj se asnjë gjë s’mund të jetë një frymëzim motamo marrë nga realiteti kur ti Liridon je vetë shkrimtar poet, krijues, tregimtar dhe e kupton këtë proces. Merr ngacmime nga një realitet, figurë, fjali, shprehje, nga një fenomen apo një përjetim i caktuar që të çon tek ngjizja e një ideje për ta krijuar si poezi, një mesazh filozofik dhe emocional në vargje. Një poezi mund të jetë katër vargje por duhet të përcjellë një varg-ide pa të cilin nuk do të shkruhej poezia, siç lexova së fundi në librin me poezi “Prilli hidhur”, “Dy Zogj”, të Bardhyl Londos:

“Dy zogj ndjekin njëri-tjetrin në qiellin e përvëluar nga etja.

Njëri është jeta, tjetri është vdekja…”

Poezia nuk kërkon mundin e prozës, që është një mund i madh. Poezia si proces është më pak e mundimshme dhe pse jo më e lehtë për të qenë e arrirë. Të vjen një varg e shkruan, pastaj i shton një tjetër pra është më “kapriçioze”, pa shumë e shumë faqe si romani, koncentrike. Veçse, në qoftë se je i zoti ta krijosh e kryen, se mund të rrish me vite dhe të mos mundesh ngase lypset talent, sigurisht. E adhuroj poezinë, dhe pse e them shpesh që nuk jam poet por adhurues i poezisë, jo për mungesë modestie apo se për atë që botoj nuk jam pretencioz dhe pse vetë pandeh se ky libër që sapo kam botuar, në mos i gjithi, të paktën 50 përqind a ca më pak ia vlen besoj, se s’mund të kapen aq lehtë majat.  Momenti im privat është një moment hulumtues, frymëzues.

-Disa nga njerëzit që ju kanë njohur, janë shprehur se larg Timos aktor, njohim një filozof dhe një poet thellësisht mendimtar. A keni menduar ta bashkoni artin e fjalës me atë skenik në një produkt 100 përqind tuajin?

Më llaston fakti që më shohin si filozof (!), dhe pse nuk e kam menduar këtë gjë. Poezia është një art që përcjell mendime të thella, metafora, simbole, maksima të cilat ndonjëherë mbeten për gjithë jetën në mendjen e lexuesit. Synoj të vështroj në thellësi, kur atje më çon frymëzimi dhe i ndjell a më shfaqen figurat dhe mendimet. Tërhiqem pas esenciales, që ka një arsye për t’u trajtuar, kur ka një dramë, kontraste dhe, ndoshta, shfaqja e kontrasteve u jep dhe thellësinë atyre që unë shkruaj. E kam dashur poezinë, e kam recituar. Më pëlqejnë poetët si Majakovski. Poema të tilla si “Re me pantollona” , “Flauti i shtyllës kurrizore”, të cilat janë dëshmi të një arti të madh, çdo kohë e kanë fuqinë e tyre. Sigurisht jam ndikuar dhe nga leximi i poetëve të mëdhenj që nga Whitman-i, Neruda, Ricosi, Seferis e deri tek Kadareja e Agolli. Jetojmë në një botë informacioni të rrufeshëm. Edhe pse për fat të keq sot lexohet më pak, dhe nëse nuk shkon i riu te libri, atij i ofrohet mundësia që me një klikim në Google të gjejë Letrën e Tatjanës drejtuar Onjeginit, të Pushkinit. Apo një poezi të përkorë si “Kristal” të Kadaresë, e cila është e brishtë e si një kristal për dashurinë në vetvete. Sot është dinamizuar çdo gjë dhe ke mundësinë të lexosh dhe të kërkosh.  Përsa i përket idesë për një produkt timin kohët e fundit realizuam një koncert poetik me Ndriçim Xhepën dhe Eva Alikajn. Shkoi mjaft mirë. Kam menduar që një pjesë të poezive të mija ti recitoj. Nuk kam dashur deri tani se janë të mijat dhe ngre krye ajo sindroma e modestisë. Por një ditë do të dal me një program poezish të mijat siç e kam bërë Majin e shkuar te E diela shqiptare, te Ardit Gjebrea ku recitova një pjesë të poezive të mija dhe teksteve që kam shkruar. Aty recitova dhe poezinë për Covid-19 “Në emër të jetës” që është përfshirë në këtë libër. Ndërsa për skenar nuk kam menduar dhe pse mund të shkruaj nga përvoja e filmit prozë. Si profesor i aktrimit për shumë vite e njoh dramaturgjinë. Kam përkthyer drama dhe biografi. Por, nuk e di pse mbase kam mbetur “fanatik” në një sens, duke menduar se si aktor më tërheq servirja e “pjatës” më të përzgjedhur nga skenaristi profesionist. Nuk ka ndodhur të shkruaj skenar. Mbase është vonë të shkruaj një skenar, mbase jo, kurrë s’duhet thënë kurrë.

Në poezitë tuaja vërehet një raport i ndërlikuar me jetën e përtejme dhe portën e kalimit nëpërmjet vdekjes. Hera herës ngjan sikur kërkoni të bindni dikë se ka jetë përtej dhe here- herë jepni imazhin e  njeriut të pasigurt ku përtej bindjes së të tjerëve,  kërkon të bindë veten, t’ia heqë frikët vetes. Cili është këndvështrimi juaj mbi këtë raport jetë- vdekje dhe cili është definicioni juaj për këtë proces? A i trembeni formës me të cilën vdekja vjen  apo thjesht e perceptoni si kapërcim në një tjetër dimension?

Jam i pasigurt për veten. Ky është një mister që jo unë po askush nuk e ka zgjidhur ende. Nuk ka ardhur asnjë dëshmitar nga ajo botë që të na tregojë sesi është. Kam bërë një përkthim të librit “Shpirti” nga një psikiatër amerikan Brajan Waiss që shkruan mbi rimishërimin, pra kthimin e shpirtit në trupa të tjerë, libër i cili ka tërhequr vëmendjen. E përktheva për mesazhin që përcillte, se ishte libër që mund t’i fashitte ndjenjat tek njerëzit që humbasin dikë të shtrenjtë, apo të atyre në gjendje krize për shkak të sëmundjeve të rënda, pra një libër që jepte shpresë. Në poezitë e mija ka disa dimensione, ku jeta, vdekja, dashuria, shtegtimi… shfaqjet a përleshja mes tyre, janë të gjitha përpjekje për ta sfiduar përkohësinë. Tek e fundit nuk di t’i jap një definicion vdekjes. Di që vdekja është një proces natyral i vijimësisë së jetës, një transformim siç e thotë Stephen Hawking, vërtetë Zot nuk ka por ka energji dhe ne transformohemi nga kjo qenie dhe bëhemi pjesë e universit në formë të grimcëzuar, si pluhur. Por ama jemi pjesë e këtij universi. Kjo nuk është pak. A e dija unë para se të lindja se çfarë ndodhte në shekujt e shkuar, qysh nga krijimi i jetës?! Kush e di vallë apo e ka ditur veçse kur erdhi në këtë botë…?! Duke jetuar, ne jetojmë dhe të shkuarën me ndjesinë si të kishim lindur që në vitin zero deri në pafundësi. Thjesht momenti tani që po flasim në të dy iku, mbaroi është momenti më i gjatë i botës që nga krijimi i saj, kështu që fenomeni i jetës dhe i vdekjes duhet parë në mënyrë të relativizuar. Dikush thotë që jeta është një skutë në oqeanin e pafundësisë. Në idenë time vdekjen e gjykoj si një jetë tjetër, duke pranuar enigmën se ç’mund të jetë pas që askush s’e di. Besoj në fuqinë dhe misterin e krijimit të kësaj bote. Jam Hegelian në bindje dhe them që këtë botë e ka nisur diçka. Nuk jam besimtar motamo dhe pse i kam zili besimtarët që janë të shpëtuar dhe kanë parë me sytë e tyre një paqe të cilën ai që nuk beson nuk e ka. Është i bekuar ai që kthehet në besimtar dhe që beson në jetën e përtejme. Krishti është figura që unë adhuroj por e adhuroj në një sens artistik përtej besimit. Kam shkruar një poezi për Krishtlindjet dhe e kam recituar në një edicion organizuar për lindjen e Krishtit dhe aty e trajtoj pak a shume këtë. Shën Pali thotë se fuqia përsoset në dobësi. Le ta marrim dobësinë njerëzore dhe përkohësinë e jetës si një dobësi, ku fuqia jonë formohet në të. Nuk mund të jap një definicion final dhe pse është një temë që nuk mund t’i shmangesh, është krahas jetës dhe dashurisë, një trinom.

-“Mjerë kush ia shpërfill fuqinë të pambrojturit” ky është një varg-maksimë, shkëputur nga poezia “Në emër të jetës” një poezi që shfaq krejt frikën dhe trishtimin e kohëve jo të zakonta pandemike. Një himn për njeriun, që kapërcen çdo pengesë. Njeriu i zakonshëm që përtej mundimeve të kësaj ekzistence, nuk epohet, nuk bie, nuk dorëzohet. A keni ndjerë këto kohë njëfarë apokalipsi të ngadaltë dhe të dhimbshëm të njerëzimit? A e menduat fundin si destin (fundin kolektiv të njerëzimit) kur gjithçka ishte ende në fillim, e panjohur dhe ne, të gjithë sëbashku, të pambrojtur?

Covid-19 është një fatalitet dhe katastrofë për njerëzimin por natyra e njeriut është e tillë që adoptohet me gjithçka. Siç pranojmë idenë që një ditë nuk do të jemi më, përndryshe po nuk e pranuam i bie të bëjmë vetëvrasje kolektive. Jemi mësuar të bashkëjetojmë duke e parë njeriun e afërt, mikun, shokun, të afërmin, mjekun që bën sakrificën më supreme, njeriun e shquar, njeriun e zakonshëm të iki nga kjo botë brenda një kohe krejt të shkurtër.  Si një lotari e zezë që i bie njeriut për t’ia marrë jetën. E shkrova poezinë “Në emër të jetës” për programin e Ardit Gjebreas ku u ftova të bëja një homazh. Ndodhi që pas disa muajsh e kalova dhe vetë Covidin por lehtë, me ankth, sigurisht e bezdi, apati e dobësi. Thjesht mendimi dhe pasiguria në vete gjatë atyre ditëve, si një sëmundje tinzare ishte një ekuacion me shumë të panjohura, një luftë me një armik të padukshëm që të vret në mënyrë të pabesë. Fatlum kush e kalon. Mund edhe të mos isha. Shtetet e mëdha janë izoluar, përkundër ne shqiptarëve ku ngjan sikur jeta vlen më pak se gjithçka. Duhet të ndjekim rregullat dhe të besojmë se kur vjen e keqja është tepër vonë. Me këtë rast i bëj një homazh jetëve që janë shuar, dhe pse poezia titullohet “Në emër të jetës” dhe në një varg shprehem se “… me miliona e miliona jetë sikur të marrësh, nuk mund ta shuash kurrë njerëzimin”. Covid 19 më lidh dhe më një moment tragjik, humbjen e një miku dhe skulptori të madh Arben Bajo, i cili pesë ditë para se të vdiste punonte në studio portretin tim, dhe tani, pas ikjes tragjike të tij, e kam derdhur në bronz si një kujtim të përjetshëm. Arben Bajon e kam njohur prej vitesh. Ishte pedagog në Akademinë Arteve. Nuk jam shprehur deri këtë çast pas humbjes së tij. Vdekja e tij tragjike më ra rëndë si plumb. Iku për më pak se dy javë… e paimagjinueshme. Një skulptor i madh. Një Roden shqiptar për nga finesa, fuqia e shprehjes, karakteret që ai ka krijuar në artin e tij. Jetoi shume pak, 52 vjeç. Mendo se sa kohë do të kishte. Ishte në lartësinë e artit të skulptorëve më të mëdhenj shqiptarë që nga Paskali, Paço etj. Me aq sa e kuptoj unë artin figurativ mund të ishte po të jetonte, skulptori më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Humba një mik të vërtetë. Kishte njohje më të madhe se unë për kinemanë. Më befasonte me emrat e aktorëve, të regjisorëve, me librat që lexonte. Ishte një figurë poliedrike, një djalë i rrallë dhe një shpirt i butë e i pakrahasueshëm. Përkulem me nderim përpara madhështisë së tij!

-Poezia juaj “Shkallë për në qiell” është një dyzim ku ndërthuren dy botë në kohë dhe hapësire krejtësisht të ndryshme të cilat bashkohen në një pike: kotësinë . Hapësira thuajse pa asnjë qëllim, që nuk të shpien askund pra një dimension bosh, në te shkuarën dhe në të ardhmen. . Jeni natyrë pesimiste apo një realist që zgjedh ta ballafaqojë shpirtin me të vërtetat e dhimbshme pa tragjizma?

Poezia “Shkallë për qiell” është një nga poezitë e mija më të dashura. Edhe pse në poema unë e trajtoj hapësirën gjithmonë, shtegëtimi është një element që vërehet. Kërcimi në bosh është kërcim në hapësirë dhe në pafundësi, ajo që thoni ju por jo kotësia në kuptimin e vanitetit të rëndomtë. Për këtë poezi kam pasur një ngacmim nga monologu i pashait turk që ngjitet në shkallare tek romani “Kështjella” të Kadaresë; asnjëherë s’e di se ku të çojnë përfytyrimet… Ai monolog ma solli në vështrim idenë e shkalleve. Kur shkrova poemën “Natë në Monparnas” në një moment më bënte digresion pra një lloj retrospektive poema “Llora” e Kadaresë.   Si një gjeni Kadareja është një hapësirë ndikimi të cilës nuk mund t’i shpëtosh. “S’ka fillim as fund ky bosht, nis e sos kur ta mendosh”. Hapësira dhe koha kudo që të vendosesh janë njësoj të pafundme dhe, ti qëndron në mes të tyre nga shkaku i pafundësisë.

-“Sa herë i marr erë një luleje, druaj se pas shpine ,  thika më ngulet” Ky varg i shkëputur nga poezia  “Rob i manive” vërteton atë çka keni shprehur në një dalje publike ku thoni se: “Poezitë janë vizione të errëta që i përshfaqen poetit si kumt  për njerëzimin”.  Parë nga situata globale qoftë si reflektim fizik por dhe shpirtëror, cila është frika juaj e madhe?

Errësira si ngjyrë pra e zeza është pjesë e natës dhe kontrastit me ditën. Ashtu është dhe ndjenja e errët në shpirtin e njeriut përkundër dritës që merr nga jeta dhe përditshmëria. Janë forca që lidhen me instinktet po të hymë në psikoanalizë. Në atë që ti ndonjëherë nuk e kupton pra janë reflekse të vetëmbrojtjes. Ky varg tani që po e analizojmë e kam menduar në atë kontrastin që në momentin tënd më të lumtur, e keqja mund të të godasë. Një formë paranoje apo ndjesie persekucioni. Duhet marrë në kompleksin e poezisë. Nuk mund të përjashtohet nga artisti ky lloj asosacioni i vazhdueshëm i një bote që vjen në mënyrë jo koshiente nëpërmjet errësirës dhe mendimit me ngarkesë negative. Nuk jam pesimist dhe nuk e shoh botën me dylbitë e kthyera mbrapsht por jam objektiv. Nuk jam as optimist, i pranoj të kundërtat. Ndonjëherë duke synuar të përsosurën bën gabim të shumëfishtë sepse së pari vërteton se nuk je i përsosur dhe e dyta kupton se ajo nuk mbërrihet kurrë. Në një fragment filmi kam parë ku një personazh i thotë një tjetri: Nëse kërkon përsosjen do çmendesh. Davidi i Mikelanxhelos, edhe pse në skaj të përsosjes, ndoshta, edhe pse i përsosur; përjashtimi fuqizon rregullin. Jam i ndjeshëm mbase më shumë se të tjerët në një sens sepse jam në hullinë e poezisë dhe botës artistike krijuese por me vetitë e çdo njeriu në mënyrë të ndërsjellët.

-Vargjet tuaja janë udhëtime, përjetime nëpër kryeqytete botërore (Nju York, Paris, Vjenë) që  kanë lënë gjurmë tek ju. Gjithashtu janë homazhe për figura të rëndësishme të artit botëror si Ajnshtajn, Van Gogh, Xhim Morrison.  Kam një pyetje paksa intime. Si do të ishte një poezi dedikuar Timos në një qytet si Tirana. Pra një dedikim për një artist të madh që jeton dhe frymon po ashtu në një qytet të madh?

Më vjen keq dhe ndihem madje paksa xheloz se kam shkruar për Vienën dhe Parisin dhe s’kam shkruar për Tiranën. Ndonjëherë gjërat nuk dihen se si vijnë, mbase nga befasia kur has në një botë të re që nuk e ke njohur më parë. Mbresa dhe impresione të para që e trandin njeriun, kaotizmi herë herë, kontrastet, dramacitetet. Qoftë dhe madhështia apo bukuria e gjërave. Kur kam parë Parisin jam mahnitur dhe më pas dashuruar me të. Ai ma solli në mënyrë të natyrshme për të poemën programatike “Natë në Montparnasse”. Sot zakonisht nuk shkruhen më poema dhe mua më vjen keq për këtë. Duhet të kthehet ajo kohë dhe ato vite kur shkruheshin poema pasi publiku e do poezinë dhe e ndjek me interes. Mbase nuk e lexon dhe aq por e dëgjon dhe e admiron kur është e recituar. Pra edhe poemën “Natë në Montparnasse” të cilën besoj se lexuesi serioz mund ta lexojë me dëshirë. Do doja të lexoheshin pasi aty mund të të them vërtetë se jam pretendues. Nëse nuk do të ishin poemat, mund të them se nuk do kisha botuar asnjë poezi. Për veten nuk kam menduar kurrë të bëj një poezi edhe pse në çdo poezi timen jam unë pra që flas në vetën e parë. Mbase në poemën “Përtej jetës” që është më filozofike se të tjerat, qoftë dhe te “Takim me të dashurën Mari…” unë jam vetja por i zhvendosur në botë të tjera, iki dhe kthehem, jam dhe s’jam. Kurse te “Përtej jetës” ngjan si një kalvar,  është jeta biologjike por edhe e njeriut e artistit në kohëra, edhe them që mire do qe të ishte një poemë për Tiranën por siç e thamë gjërat nuk komandohen. Varet se si të vinë.

-Dhjetëra role kinematografike, dhjetëra role  në teatër, tre vepra poetike, keni marrë dhe rolin e përkthyesit nga letërsia e huaj . Jeta juaj artistike shumëdimensionale   është një frymëzim për brezat e rinj. Pas kaq vitesh ndërtimi të këtij panteoni të rrallë vlerash artistike dhe njerëzore, a keni ju ende një peng?

Artisti ngaherë synon dhe kur synon dhe ëndërron do të thotë që ka diçka që e dëshiron. Mund ta quajmë peng mund ta quajmë dëshirë pse jo edhe pse ndonjë peng të adresuar nuk kam. Pengu i madh nëse mund ta them janë vitet kur humbi kinemaja këtu dhe nuk pati produktivitet dhe vlera dramaturgjike. Humbi kinemaja, u shua në moshën e pjekurisë profesionale më të epërt, ku priten vepra të mëdha. I shikojmë filmat amerikanë ku kinemaja është industri, lëvizjet e aktorit nga roli në rol pa bërë ndonjë shenjë barazimi dhe krahasimi ata luajnë deri në shuarje të jetës. Ndërsa ne na u shua arti përpara se të mbarojë jeta. Kam bërë role por jo në kontiuinitet por sa shumë do ishin rolet e mija dhe të kolegëve të mi nëse do funksiononte me prodhimtari kinemaja.  Për fat, edhe pse me pak filma në numër në vite në tranzicionin e tejzgjatur, kinemaja nuk është shuar krejt, sepse janë bërë disa filma të suksesshëm. Kjo më ka bërë t’i afrohem teatrit më shumë. U ktheva nga Amerika e cila, pa odiseun e së cilës, nuk do kisha shkruar poezi, madje as nuk do të kisha luajtur role në teatër pasi unë isha pedagog dhe aktor kinemaje. Por Amerika t’i zmadhon hapësirat, te përgatit mentalisht, të ridimensionon kurajon për të provuar dhe guxuar. Dhe nuk pata një paradigmë kur erdha dhe mendova se nuk ka film, ok, do luaj teatër. Dhe e nisa me “Një stinë e mërzitshme në Olimp” të Kadaresë. Një diskurs që e vuri regjisori Gëzim Kame në skenë në vitin 2003. Pastaj bëmë një projekt tjetër me Ndriçim Xhepën “Për një fjalë goje” të Natali Saro, autore e romanit modern, me regjisor të Arben Kumbaros. “Pamje nga ura” të Arthur Miler, me regjisor Albert Minga që ishte një sukses i madh. Vazhdova me “Shtrigat e Salemit” me regji të Spiro Dunit. Edhe ky një sukses dhe para dy vitesh me Equus-in nën regjinë e boshnjakut Dino Mustafiç. Kështu që iu dhashë teatrit sepse doja të plotësoja atë hapësirën bosh. Hapësirën e qiellit që i takoj, teatrit…

Aktori dhe regjisori Agim Qirjaqi, një meteor në Teatrin Kombëtar Nga Vepror Hasani

Të madhin, Agim Qirjaqi pata rastin ta njoh nga afër në vitin 1987. Atë vit kreva në Tiranë (Shtëpia e Krijimtarisë Popullore), një kurs 5- mujor për regjisurë. Unë vija nga rrethi i vogël i Kolonjës, të tjerët nga rrethet e tjera. Aktorët e Teatrit Kombëtar i ndiqnim në prova dhe kur jepnin shfaqje, pasi ndjekja e tyre ishte pjesë e programit mësimor. Mes aktorëve të mirënjohur vëmendjen e kursit tonë e tërhoqi edhe aktori Agim Qirjaqi. Dikush prej aktorëve me të cilët ishim miqësuar, më tha: “Edhe Qirjaqi nga Kolonja është”. Më vonë mësova se ai ishte nga fisi i Qirjaqëve të Rehovës, fshat i hershëm dhe me tradita, rrëzë malit të Gramozit mbi qytetin e Ersekës. Të qenit e tij nga Kolonja zgjoi tek unë interes të veçantë, ndoshta ngaqë ishim nga i njëjti vend. Kjo më nxiti për të mësuar më shumë mbi jetën aktoriale të Qirjaqit. Ditën që u dekorua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, ndieva vërtet një kënaqësi të veçantë. Ishin të shumtë kolonjarët që shprehën mirënjohjen ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta. “Ai është bir i Kolonjës, – shtonin të tjerët, – foli me teatrin absurd kur jetonim kohët absurde”.

 

Kush ishte Agim Qirjaqi

 

Vlerësimet për aktorin, regjisorin dhe pedagogun Agim Qirjaqi u bënë gjithnjë e më të shpeshta, e quajtën: aktor të mrekullueshëm dhe regjisor plot fantazi. Talent nga më të spikaturit, aristokrat i vërtetë, regjisor mendjehapur dhe aktor elegant. Fjalëpakë dhe sanguin në skenë, poliedrik dhe inteligjent, yll në kinematografi dhe në teatër, i suksesshëm në rolet dramatike dhe komike. Hynte lehtësisht në psikikën e personazhit, skalitës i roleve që s’vdesin; racional në zbërthimin dhe ndërtimin e karaktereve të personazheve; aktor intelektual me logjikë absolute interpretimi dhe finesë; përçues me efikasitët i nëntekstit etj. Loja e tij përshkruhej në këto terma: Gjithmonë aktor me sens mase, i përmbajtur, pa teprime, pa artifice, me aftësi për t’u distancuar nga roli, me përgjegjësi krijuese dhe amplifikime emocionale në rolet kinematografike dhe në teatër. Pathosi, forca e fjalës, stili dhe individualiteti i tij e bënin të rrallë çdo karakter. Ai ishte edhe një pedagog i përkushtuar. Vëmendje tërhiqte edhe portreti i tij. Përshkrimet në shtyp ishin të tilla: “Portret ekspresiv, vështrim të thellë dhe mimikë të pasur. Tek ai spikaste diçka filozofike jo vetëm te portreti, por edhe te qendrimi, që e tregonin Qirjaqin ndryshe nën lëkurën e tij; ishte një aktor i mirë brehtian, ndaj edhe dekorimi i të madhit Agim Qirjaqi u prit mirë nga kolegët, adhuruesit e tij, dashamirësit e artit dhe njerëzit, por fatkeqësisht talenti i tij, nuk u shpreh deri në fund. Kishte ende shumë për të thënë…

 

Dhimbje për ikjen e Qirjaqit

 

Trishtimin e thellë të ikjes së Agim Qirjaqit e tregon me shumë dhimbje, miku i tij, aktori i mirënjohur kosovar, Çun Lajçi, me më shumë se 200 role në teatër e mbi 30 në kinematografi, bashkë me aktorin Bajrush Majkun. Ata mbërritën në Tiranë bashkë me trupën e aktorëve me komedinë “Tartuf” të Molierit që flet për një klerik që kishte fituar simpatinë e besimtarëve, por që në të vërtetë nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një gënjeshtar i keq. (Premiera e kësaj komedie në Kosovë ishte dhënë më 17 dhjetor 2008, në Tiranë erdhën më pas). Pas përfundimit të provave, aty nga ora 11.00, me të dalë në oborrin e Teatrit Kombëtar mbetën si të ngrirë. Lajçi dhe Majku u vështruan me habi sikur donin të pyesnin njeri-tjetrin: “Të jetë e vërtetë kjo që po shohim?!” Përpara tyre qëndronte aktori i madh Agim Qirjaqi, dikur shtatlartë, tashmë i kërrusur, i vetmuar, i dridheshin këmbët, koka e gjithë trupi. Lëvizte me vështirësi. Lajçi nuk donte ta besonte që ai ishte Agim Qirjaqi me të cilin në vitin 1998, për tre muaj me radhë, kishin xhiruar filmin “Kolonel bunker”, me regji dhe skenar të Kujtim Çashkut, ku Qirjaqi interpretonte rolin e kolonelit Muro Neto, i cili njihej si “Kolonel bunker”. Bëhej fjalë për bunkerizimin që i ishte bërë popullit shqiptar. Bashkë me Qirjaqin kishin hyrë e dalë në dhjetra bunkerë anë e kënd Shqipërisë, gjatë kësaj kohe u bënë shumë miq. Më pas ishin takuar në premierën e filmit ndërsa njëherë tjetër e kishte patur mysafir në Prishtinë.

 

Folën sytë e tij

 

Çun Lajçi bashkë me Majkun bëri drejt tij, por Qirjaqi nuk e njohu që në fillim, bëri të pamundurën për ta nxjerrë nga kujtesa mikun e harruar, por nuk po mundej. U përpoq të fliste por ajo që tha nuk u kuptua, ishte tepër e mundimshme për të. Kur gjithçka iu kthjellua, sytë iu mbushën me dritë… E kishte marrë malli… U përqafuan… Agim Qirjaqi prej kohësh vuante nga alzaimeri (parkinsoni i avancuar), nuk i gjente dot më fjalët. Kështu i kishte ndodhur edhe te drama sociale “Pjata prej druri”, harronte batutat. Po atë çast, Lajçit i lindi ideja që bashkë me Bajrushin ta çonin Qirjaqin për drekë në Durrës. “Do drekojmë bashkë në Durrës, i tha, të hamë peshk si atëherë me polakët kur xhironim dhe të pimë verë të kuqe…” Për të shkuar deri atje mund të udhëtonin me makinën e Agim Qirjaqit. “Benz”-i tij, kishte muaj që rrinte pa lëvizur në oborrin e Teatrit. Dikush prej aktorëve që dëgjoi bisedën e tyre i tha Lajçit me zë të ulët: “Kolegë, nëse e merrni Gimin (kështu e thërrisnin shkurt Qirjaqin), do të bëni shumë mirë sepse gati të gjithë e kanë harruar, kolegët e tij ikin nga ky.” U nisën të tre. Mbërritën te Plepat, pranë hotel “Adriatikut”. Shkuan atje ku i pëlqente Qirjaqit, ku porositi peshk të egër e fruta deti, ato çaste ndihej vërtet i lumturuar, e kishte nxjerrë mikun e tyre nga harresa dhe vetmia…

 

Vetmia e Agim Qirjaqit

 

“Shumë herë m’i puthi duart gjatë drekës, – tregon aktori Çun Lajçi. “Ke bërë sevap me mua, – i thoshte Qirjaqi, – sepse që prej kohës së xhirimeve këtu në plazhin e Durrësit, kurrë më s’kam qenë. Nuk rri kush më me mua, e lëre të më gostis diku me ndonjë drekë apo darkë”. Ishte e dhimbshme ajo që po më tregonte aktori i madh shqiptar i qindra roleve, – rrëfen Çun Lajçi. E mjerueshme m’u duk Shqipnia atë ditë. Të mjerueshëm edhe kolegët e mi shqiptarë. Po si iket nga nji yll filmi e teatri për shkak të sëmundjes, – i thosha vetes. E ktheva në Tiranë, “Benzin” ia parkova aty ku deshi ai. Nuk di a hyri në sallë m’e pa “Tartufin” e kolegun Çun atë natë, sepse kur u ndamë më tha: “Po shkoj pak me pushu se jam i lodhur, dhe m’i puthi prapë duart, tue belbëzuar: “Ma mbushe zemrën plot jetë sot, more kosovari im! Ajo natë, krejt e zezë, na ndau përgjithmonë, tue ma lanë kujtimin e një dreke e të një filmi. Vdiq n‘vetmi tue iu dridhë duar e kambë. Medet që s’mujta me marrë pjesë në varrimin e tij, se fatkeqësisht isha në sheshxhirim te Guri i Zi në Shkodër, e regjisori amerikan s’ma plotësoi dëshirën kur e luta. “Nuk guxoj prej producentit me ndërpre xhirimin”, – më tha. “Unë kurrë s’e harrova drekën e fundit me Ty Agim Qirjaqi dhe “Benzin” tand që mbet’ shkret’ n‘oborrin e Teatrit Kombëtar…”. Ndaj dekorimi i Presidentit Ilir Meta me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, erdhi si një balsam mbi brengat e kolegëve që e deshën dhe si kujtesë për ata që e harruan.

 

Regjisor i teatrit absurd

 

Agim Qirjaqi u lind në Kolonjë më 27 janar 1951, banoi në Tiranë, në lagjen Nr.1, rruga “Labinoti”, te Pallati i oficerëve. Në vitin 1972 përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, po atë vit filloi punë në Teatrin Kombëtar. Në fillesat e tij përmenden interpretimet te “Familja e peshkatarit”, “Orët e Kremlinit” etj. Talenti i Qirjaqit u zbulua nga regjisori Viktor Gjika, i cili i dha rolin e profesorit te filmi “Rrugë të bardha”. Dy vjet më vonë regjisori Dhimitër Anagnosti i dha rolin e drejtorit të shkollës tek “Lulekuqet mbi mure”, ku fitoi çmimin e parë në Festivalin e II, më 1977; po atë vit Kristaq Mitro i ofroi kolonelin gjerman te “Dimri i fundit”. Pastaj erdhën filmat: “Streha vorfnore”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Tela pët violinë”, “Rrethi i kujtesës”, Stola në park” etj. Në vitin 1978, u dërgua si regjisor në Radiotelevizionin shqiptar, ku qëndroi deri në vitin 1982, kur u rikthye në teatër. Më 1989 u dërgua nga Teatri Kombëtar për një trajnim 2- vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të Milanos dhe paskësaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të Romës.

 

Pas viteve ‘90

 

U rikthye në Teatrin Kombëtar më 1991 këtë herë më i dhënë pas regjisë, por pa u shkëputur nga rolet në teatër dhe film. Në vitin 1992, Agim Qirjaqi ishte edhe anëtar i bordeve të Studios “Alba film” dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetari i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit. Pas viteve ’90, solli edhe kryerolin e “Kolonel bunker” dhe “Rikardi”-n III të Shekspirit. Në nëntor të vitit 1993, u shpall regjisori më i mirë i Festivalit të Parë të Teatrove mbarëshqiptarë me komedinë “Fando dhe Lis” e Fernando Arrabal; në vitin 1994 në bashkëpunim me regjisorin Mehmet Xhelili vuri në skenë “Këngëtarja tullace” të Joneskos. Më 19 prill 1995, solli komedinë “Marrëzi e madhështisë” të Jani Durit dhe Vangjel Kozma sipas motiveve të romanit të famshëm “Don Kishoti” dhe më pas dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit etj. Tashm aktori dhe regjisori Qirjaqi kërkonte shpjegimin e psikikës njerëzore. Më 1996 fitoi titullin “Asistent Profesor”.

 

Në sezonin 2002-2003 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar.

 

Hera e fundit qe aktori Agim Qiriaqi u ngjit ne skene ishte ne vitin 2006 per dramën “Pjata prej druri”, gjithashtu komedia “Këngëtarja tullace” u përkthye prej tij. Agim Qirjaqi u nda nag jeta më 28 mars të vitit 2010 në Tiranë. Gjatë qëndrimit në spital pati pranë vajza e tij që banonte në Itali. Qirjaqi ishte i martuar, por në vitin 1982 kishin bërë zgjidhje martese. Në fund të jetës së tij qendroi për pak kohë në shtëpinë e pleqve.

 

Nga Fjala e Presidentit Meta

 

“Të nderuar përfaqësues të artit, aktorë, regjisorë, të nderuar familjarë.  Jemi sot, së bashku për të vlerësuar një figurë të shquar të artit tonë skenik aktorin, regjisorin dhe profesor Agim Qirjaqin, në ditën e 70-vjetorit të lindjes. Edhe pse zoti Qirjaqi nuk ndodhet fizikisht mes nesh prej kohësh, rolet e realizuara në kinematografi, apo veprat e vëna në skenë, nën regjinë e tij, mbeten në memorien e artdashësve. Ashtu siç mbetet në memorien e studentëve të tij, në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve), puna e tij e përkushtuar si pedagog.

Ndër të tjera presidenti tha:

I vënë në krye të artistëve sindikalistë, profesor Qirjaqi mbrojti çështjen e Teatrit, duke dalë kundër shembjes së tij dhe kundër ligjit ‘Për Teatrin’. Në karrierën e tij të gjatë, një nga figurat më të realizuara artistikisht, është ajo e Kolonelit Bunker, puna e tij krijuese arrin majat më të larta me këtë rol dramatik. Me përvojën e tij të jashtëzakonshme, Agim Qirjaqi do të vazhdonte të jepte kontributin e tij për teatrin dhe kinematografinë shqiptare. …Si një profesionist që asnjë herë nuk bëri kompromis me profesionin e tij dhe mbeti besnik i vetvetes, i teatrit dhe i filmit. Një njeri që gjithë jetën dashuroi profesionin dhe vetë jetën. Me mirënjohje për nivelin e jashtëzakonshëm të aktrimit dhe profesionalizmin e spikatur, për personalitetin e rrallë artistik e njerëzor, si dhe për përkushtimin në përçimin e dashurisë për artin tek brezat e shumtë të studentëve, si dhe për mbrojtjen e Teatrit dhe trashëgimisë sonë kulturore,  vlerësoj sot, zotin Agim Qirjaqin, pas vdekjes, me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’”.

Disa nga rolet e Agim Qirjaqit në Teatër dhe Kinematografi

“Familja e peshkatarit”
“Orët e Kremlinit”.
“Hijet e natës”
“Rikardit III” etj.
“Rikardi III” të Shekspirit (1992)
“Fando e Lis” të Arrabalit,
“Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozma,
“Këngëtarja tullace” të Ioneskos
“Armiku i popullit” të Ibsenit.

Filmografia:

Kronikë provinciale (2009)
I dashur armik – (2004)
Parullat – (2001)
Colonel Bunker – (1998)
Dasma e Sakos – (1998)
Viktimat e Tivarit (1996)
Misioni përtej detit – (1988)
Stolat në park – (1988)
Rrethi i kujtesës – (1987)
Tela për violinë – (1987)
Apasionata – (1983)
Në prag të lirisë – (1981)
Agimet e stinës së madhe – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Dimri i fundit – (1976)
Lulëkuqet mbi mure – (1976)
Rrugë të bardha – (1974)

Për hartimin e këtij shkrimi iu referuam materialeve të poshtëshënuara:

-Mbrojti çështjen e Teatrit: Presidenti Meta, vlerëson pas vdekjes me “Nderi i Kombit” aktorin e mirënjohur Agim Qirjaqi: Besnik i vetëvetes
-Amaneti i Agim Qirjaqit: shembja e Teatrit është aferë e ndyrë
-Çun Lajçi: Agim Qiriaqi, si u nda nga jeta në vetmi tue iu dridhë duar e kamë
-Përse nuk ka asnjë dokumentar kushtuar këtij njeriu? Film apo një libër, një biografi?
-Agim Qiriaqi, ditët në agoni të aktorit
-Teatri i shqetësuar i Agim Qirjaqit
-Tre vite pa Agim Qirjaqin, miqtë dhe kolegët përkujtimore në kafen e tij të preferuar
-Agim Qirjaqi, një aktor i veçantë, që u largua nga jeta kur i duhej skenës dhe ekranit

Sot, ne diten ndërkombëtare te gjuhës amëtare kujtoj Palok Dakën dhe At Benedikt Demën Nga Denisa Daka

Sot, ne diten ndërkombëtare te gjuhës amëtare, dua te kujtoj me mirenjohje e nderim te gjithe ata kolose te letrave shqipe, te cilet i dhanë zê e drite gjuhes sone, te gjithe ata qe vleresuan se gjuha eshte mjeti me i rendesishem per ruajtjen e kultures se nje populli.
Problemet qe ndeshim me gjuhen shqipe dite pas dite, per shkak te degradimit te sistemit arsimor posaçerisht, na bejne te kthejme syte tek koloset e letrave shqipe, puna e kontributi i tyre i vyer posaçerisht.
Ne vleresim te kesaj dite te veçante, kujtoj sot me nderim xhaxhain tim Palok Daka, nje prej themeluesve te Insitutit te Gjuhesise e Letersise Shqipe, vepren e tij unikale e te paperseritshme ne lëmin e gjuhes shqipe posaçerisht.
Pa buje e publicitet Palok Daka ia doli te shenjoje me punen e kontributin e tij, duke lene si aset mes nesh nje pune te çmuar e te paperseritshme deri me tash.
Gjuhetar e bashkepunetor i vyer i Insitutit te Gjuhesise e Letersise Shqipe, Shef i Sektorit te Leksikografise dhe Onomastikes, Pedagog e bashkëpunëtorë i vjetër i shkencor, ai eshte autor i nje sere veprash me rendesi te posaçme si: “Fjalor i gjuhës shqipe”, botuar më 1980, “Fjalor pseudonimesh”, “Bibliografi per historine e alfabetit te gjuhes shqipe”, 1844-2008, “Bibliografi e gjuhesise dhe onomastikes shqiptare per vitin 1980”, “Bibliografi e studimeve dhe artikujve per gjuhen shqipe 1945-1974”, “Bibliografi retrospektive e gjuhesise dhe onomastikes shqiptare 1779-1944” si dhe dhjetra artikuj shkencore, ne lemin e gjuhes shqipe, per dekada me rradhe.
Dua te kujtoj sakaq, me nderim e perulje te thelle, nje prej martireve të Kishës Katolike Shqiptare, At Benedikt Demën, vellain e gjyshes sime, nje nga leksikografet me te vyer te asaj kohe.
Mes fotove të mbetura në sundukun e familjes sonë, ato pak foto të At Benedikt Demës, pështjellë me zhgunin e tij teksa endet ndër vise shqiptare për të përhapur dritën e diturinë, janë relike të vyera për të gjithë ne.
Në qytetin më të bukur të këtij vendi, në Shkodrën unike, apo “Auschwitzin e vogël”, siç u quajt asokohe, ky martir eshte sot nderi i këtij qyteti pa asnje medyshje.
Më 12 shtator 1920 mori titullin Benedikt, ndërsa më 13 shtator të vitit 1921 mori titullin frat.
Kreu studimet për teologji dhe filozofi në Universitetin Antonian në Romë e më 1928 u shugurua meshtar, duke marrë më pas titullin Pater.
Prej vitit 1937 deri më 1946 drejtoi gazetën “Zâni i Shna Ndout” e “Hyllit të Dritës “e më pas ish drejtues dhe profesor i liceut “Illyricum”, leksikograf dhe enciklopedist nga më të vyerit këtu.
La në dorëshkrim një vëllim prej 1156 faqesh, pjesa e parë e Fjalorit të shtjelluar të gjuhës shqipe, punimi i cili u përgatit prej tij në shtatë vëllime, i pari në llojin e vet, fjalor i cili pa dritën e botimit më 2005, duke u titulluar “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe”.
Per fatin e keq askush nuk autoritetet ne kete vend nuk i kujton, vepren e tyre vlereplot posaçerisht.
Ky vend do te ish me i bukur e plot shanse per vijimesine, me kontributin e qasjen elitare te Palok Dakes apo At Benedikt Demes, njerezve te dashur te familjes sime!

Dr.Jani Basho dhe shtëpie me gjethe – Absurdi pranë të vertetës tonë Nga Nadire Buzo, Bibliografe-studiuese arti

Edhe vetë Kafka me gjithë Procesin e tij, do ta kishin zili shfaqen e regjisorit Armando Bora dhe aktores Egla Ceno, në interpretimin e 33 karaktereve të personazheve që deshmojnë krimin e Linda Z. E cila derdh qumeshtin e prishur, përpara dyqanit. Po nuk është e vetme historia e vërtetë, e Linda Z. ashtu si Linda B. shumë gra e vajza, mijra djem dhe burra u masakruan nga diktatura, të përgjuar në Shtëpinë me Gjethe. Shtëpia ku realisht u luajtën dramat vdekjepruese të diktaturës komuniste. Në dekorin makabër të 33 dhomave, aktorja interpretoi 33 karateret e personazheve dëshmitarë që fundosën Linda Z.

Armando Bora, është një artsist i guximshëm që denancon vazhdimisht me shfaqet e vëna në skenë prej tij. Diktaturat dhe mardheniet ndërnjerëzore në mesin e të gjitha sistemeve, me dukuritë e jetës dhe tjetërsimi i tyre në shoqerinë e djeshme dhe të sotme. Po shfaqja e të shtunës së 8 qershorit e tejkalonte atë kafkiane.

“Udha e qumështit”e interpretuar, mjeshtërisht nga Elga, nën dekorin e frikshëm të dhomave e zhurmës së torturave, ulurimave të ujqërve hetues apo psherëtimave të dhimbjeve njerëzore, ishte më shumë se tragjike. Egla Ceno, një aktore shume organike e “lindur në skenë”, komportohet me secilin rol, tragjiko-komik. Ishte një gjetje e shkëlqyer e regjisorit për zgjëdhjen e aktores në interpretimin e monodramës, Linda Z. duke kaluar besueshëm nga njeri personazh tek tjetri.

Tek porta e hyrjes, aktorja i përshëndet të pranishmit, nis u tregon thjesht për dramën që do të luhej aty, në dekorin makabër, kur dikur kishte qenë realitet. Natyrshëm kishte filluar dëshmia e parë, e atij që nuk dëgjonte mirë, po ama, sytë i kishte xham. Ishte vigjilent sa shihte edhe përtej asaj që kishte ndodhur. Më pas vjen dëshmia e dëshmitarit që nuk shikonte. Ai nuk kish’ parë asgjë, po ama; veshët i kishte pipëz dhe kish’ dëgjuar gjithçka, e në mos vetë, ja kishin thënë të tjerët dhe kjo vulosej.

Me një teknikë profesionale, Egla kalonte nga veterani i luftës, që mburrej për armqtë që kishte vrarë dhe trimëritë e tij të pashoqe, tek komshija e llahtarisur që në vend të fjalëve, dëshmonte me pasthirma të forta :- Ahaaa!,Uiiii, Ohooo! Upupuuu!..Obobooo, oiii, uaaa, uhhh,ububu, ptu, bu, bu, uh, uh, puf !!!.Dhe kjo dëshmi u kuptua shumë qartë prej hetuesit. Më pas aktorja interpreton mjeshtërisht, anëtarët e kolektivit, që mezi presin të dëshmojnë, të pa qëna e të pathëna sipas oreksit dhe inatit, të tyre.

Ndërsai zhytesh në kujtime të asaj kohe llahtar, dëgjon prej së largu përshpërimën,” ti ke dosje” …”të gjithë kanë dosje atje…” –Uaaa, un, pse?…-Sepse je grua liberale, ndjek modën, degjeneron rininë…-Çfarë mode, kështu vishej nëna ime, me fustane të gjata si gratë shqiptare, i qepte e i qëndiste vetë….Mendimi për veten shkëputet, tek dëgjon aktoren në interpretimin e dëshmisë së njëzetë… aty ku ndodhen impiantet e tmerrit! Dëgjojnë të rinjtë dhe tmerrohen, megjithëse jetojnë tjetër kohë jo fort të lumtur, po me vete thonë, “sa mirë që s’lindëm atë kohë, Zot, mos ardhtë kurrë!”

Nga dhoma në dhomë, nga njëra dëshmi tek tjetra; përse Linda Z. derdhi qumështin e prishur në dyqanin e bulmetit. Kujtesa të sjell shoqet dhe miqtë e tu. Mirjetën e gjorë që ja shkatëruan jetën. Tanën, Fatimen, Suzanën, Lumen, Bonën. Miqtë e mirë: Qaniun, Sadikun, Markun, Visarin, Vilsonin… Dhe deshmitë nuk kanë fund, është krushku i komshiut nga myzeqeja. Ai ka ardhur rastësisht, pa e ditur as vetë se çfar e pret, deshmon, ska nga t’ja mbajë…ndryshe e di mirë se ç’far ndodh me të, është komunist.

Rrethuar nga aparatura të ndërthurura e të lidhura si rrjeta merimangash, për një moment të duket vetja në burg… ke frikë se mos mbetesh aty….Janë muret plot me mijra emra, të atyre që nuk janë më, po këto ambiente dëshmojnë! A ka gjëkundi në botë një skenografi kaq impresioniste? Ku një tablo, flet me mijra fjalë, të një jete të shuar me makabritetin më të madh të shekullit.

Atëherë kur vriteshin artistët e dhunoheshin pafajsisht.

Eshtë piktura e Vilson Kilices, tabloja me partizanë. Ajo që e shpuri drejt shkatërrimit. Sipas atyre, që e gjetën shtruar; “partizanët duhet të ishin të lumtur, do shkonin në luftë të vriteshin, ata duhet vetëm të këndonin, në agimin e zymtë të luftës. Piktori i ri, pësoi kalvarin e hidhur të diktaturës , e burgosën, e masakruan e çmendën, pastaj e liruan të trembnin të tjerët….???!!! Në sfondin e kësaj tabloje, aktorja interpretoi dëshminë e gruas së çmendur, të cilën e shembën në dru, se nuk i kënaqi lukunitë. Ndërkohë në dhomën tjetër, në ekrane, ishim ne të tjerët jashtë këtyre mureve, që brohorisnim, tundnim lulet dhe flamurët me portretet e markistëve. Brenda kodet e vdekjes mbushnin muret….!!!

Drejtoresha e shtëpisë muze, Etleva Demollari, spjegon ndërkohë, dhomën më të fshehtë sekrete. Dekor ka kazmën dhe pushkën nën ndriçimin që verbon. Ekrane, kamera, fije të padukshme ku përgjonin gjithkënd edhe veten e tyre. Aty ndodhnin çudira monstruoze, që nuk i dinte askush, vetëm shefi i madh i cili do të masakrohej edhe vetë këtu një ditë.

Kështu me radhë në 33 dhomat me 33 dëshmitë, tragjiko-komike, që shkatëronin jetët e secilit ne forma të ndryshme, i interpretoi aktorja Ceno, mjeshtërisht, e na la pa fryme permbi një orë e njezet minuta. Rrethuar me sisteme si rrjetat e merimangave. Të pranishmit, në mosha të ndryshme, shtetas të huaj, më së shumti gjinazistë dhe mësuesit e tyre, dëgjojnë të mahnitur dëshmitë nën interpretimin e aktores, e shpesh përloten, u mbahet fryma. Filmojnë dhe bëjnë foto. Duhet rruajtur në memorje gjithçka, për të treguar kudo se kush ishte komunizmi ynë, kjo fare e keqe që mbiu si ferrat. Duhen memorizuar, e shpërndarë kudo këto dëshmi.

Regjisori Armando Bora dhe ideatori i kësaj gjetjeje të veçantë, tregon se monodrama është pritur shumë mirë dhe në skenat e Teatrit të Elbasanit dhe tek ArtTurbina. E plotësuar me vidiomesashe, dhe efektet e tjera të skenës. Shfaqja e sotme në ambjente me efektet origjinale më dha edhe mua një emocion të veçantë, që as me imagjinatë se kisha arritur.

Dëshmia tronditëse jashtë skenarit është se: Kjo ndërtesë e lartë me shumë dhoma dhe korridore, është ndërtuar, sipas kërkeseës së zotit të saj, atdhetarit, e shqiptarit të madh, qe la Vienën për Shqipërinë.

Diktatura ja mori për të survejuar e masakruar shqiptarët e midis tyre dhe atë vetë. Jani Bashon! Këtu, dikur degjoheshin zërat e bebeve dhe perkedhelite e maëmave te reja. Ndoshta po ato bebe janë bërë gra dhe burra që masakrohen. Sot luhet shfaqja e tyre, ne dhomat e tortures.

Jani Basho, mbaroi Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Vjenës ne vitin,1921. U emërua në spitalin e Universitetit të Vjenës, ku dhe u specializua në degët Mjekësi Interne, Kirurgji Obstetrikë

– Gjinekologji dhe fitoi titullin “Unicus Medicus Doctor”. Arriti të shpallet në Spitalin Universitar të Vjenës, zëvendësi i parë i kryekirurgut, profesorit Denk. U kthye në Shqipëri në vitit 1927. Pasi punoi si mjek i oborit mbretëror, i kërkoi mbretit Zog, të ngrinin spitalet në vendin e tij, se përndryshe do të kthehej në Vienë. Me emrin e tij lidhet ndërtimi i spitaleve moderne të Shqipërisë, spitalit nr.1 më 1932, spitali ushtarak më 1929.Projektet e tyre u bënë me arkitektin austriak Kohler, të cilin dr. Jani e solli nga Vjena. Ishte drejtori i parë i spitalit ushtarak të Shqipërisë. Drejtor i përgjithshëm i Shëndetësisë Shqiptare. Themeluesi i të parës klinikë private në Shqipëri me drejtim Obstetrik/Gjinekologjik dhe kirurgjikal 1929-1944. Më pas, drejtor i maternitetit të Tiranës (1948 – 1952), pedagog i lëndëve të Anatomisë dhe Obstetrikë/Gjinekologjisë, si dhe hartuesi i teksteve të “Anatomisë”, “Obstetrikës” dhe “Gjinekologjisë” të Institutit të Lartë Mjekësor, Tiranë.

Në Vienë, në kohën që ishte student, ishte kryetar i Shoqatës së studentëve shqiptarë “Albania” dhe kryeredaktor i revistës së tyre “Djalëria”. Motua e së cilës ishte “Sa kam frymë kam shpresë”. Në këtë revistë botoi shumë shkrime publicistike, si: “Orientimi nga Perëndimi shpëtimi ynë i vetëm” e shum të tjerë. Ishte nënshkruesi i parë i letrës që studentët shqiptarë të Vjenës i dërguan

Presidentit amerikan Wodrow Wilson, për problemet e moscopëtimit të vendit pas Luftës së Parë Botërore. Jani Basho ishte patriot, me tërë qenien, dhe tërë prejardhjen e tij.

Jane 33 dhoma, aq sa mosha e Krishtit, ku kryqezuan jetën e një populli të tërë.Nndoshta rastesi apo mbarësi kanë dashur të bejnë arkitektët e Klinikes Mjeksore, ku punuan me përkushtim mjekët më në zë shqiptarë të ardhur nga universitetet perëndimore. Diktatura në vitin 1944, e ktheu në qëndrën e vdekjes. Ambjetet e ndërtuara për nëna që lindin foshnja, të qarat e tyre do gëzonin familjet, edhe muret e asaj shtëpie të madhe. Kriminelët e kthyen në klinikë të vdekjes. Ku dëgjoheshin ulurimat kafshërore të hetuesve dhe rënkimeve të viktimave të pafajshme. Ringjallja erdhi shumë vonë në Shqipëri, dhe kjo shtëpi u kthye në muzeum. Po të zotit të saj të rrallë, nuk i kthyen asgjë. As jetën, rininë e as shtëpinë.

Jani Bosho, dhe motua e tij, “Sa kam shpirt kam shpresë”.Themeluesit dhe drejtuesit të spitaleve shqiptare, I cili me dijet e tij të shkëlqyera, përgatiti qindra kuadro mjeksorë. Mjeku human që priti dhe shpëtoi me qindar e mijra jetë njerëzish. Iku nga kjo jetë me shpresa të shuara.

Ata që e kanë njohur që kanë punuar të tjerë që kanë dëgjuar për këtë Korife të mjeksisë shqiptare apo dhe dëgjauar për këtë korife të mjekësisë shqiptare të tjerë që kanë lexuar librin e Dr. Jani Bashos së ri, dedikuar ungjit të tij. Pyesin të hapitur për sjelljen e pakuptimtë të të gjithë pushtetarëve deri më sot? Përse asnjë spital, në Shqipëri nuk mban emrin e tij, në morinë e emrave shpesh të pa merituar? Kjo pyetje e ka një përgjigje. Është absurdi pranë të vërtetës tonë. “Procesi” Kafkian vazhdon:

-“ Nuk ka dyshim që prapa këtij Procesi , qëndron një organizim i përsosur veprimesh njerëzish, -thotë Jozef K.- Në të bëjnë pjesë jo vetëm roje ryshfetlinj, inspektorë dhe hetues gdhenj…por edhe gjykatës të rangjeve më të larta me stafin e tyre të nënpunësve, sekretarëve, xhandarëve, ndihmësve, ndoshta dhe të xhelatëve. Këto fjalë unë nuk kam frikë ti shqiptoj. E përse duhet ky organizim, zotërinj? Po, që të arrestohen njerëz të pafajshëm, të kurdisen kundër tyre njerëz të pakuptimtë, në shumicën e rasteve pa asnjë rezultat, sin ë këtë rastin tim. E si do të shmanget korrupsioni rrënqethës I zyrtarëve, në këtë sisten krejt të pakuptimtë?”

Linda Z. ashtu si Jozef K. pas muajve makabër të hetuesisë i pranoi të gjitha çfar ishin shkruar në aktet e hetuesisë, i pranoi ato faje qe nuk i kishte bërë dhe nuk i kishte menduar kurrë. Ajo kërkoi falje e dëshpëruar. Kishte një femijë të vogël për të ritur. Po askush s’desh t’ja dinte, ajo u shpall armike e popullit dhe u burgos shumë vjet… Ngjarje të dhimbëshme pa fund, interpretim brilant nën një dekor makabër, fillon e mbaron tek oborri i shtëpisë me gjethe. Ambient i gjëlbër, po bari nuk ka mbirë dot në oborrin e saj, sado që e mbjellin çdo vit. Eshte vonë….tepër vonë!

Nga Nadire Buzo
Bibliografe-studiuese arti

 

U nda nga jeta në moshën 100 vjeçare ish-Sekretari i Shtetit George P. Shultz

VOA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit George P. Shultz, një titan i jetës akademike, biznesit dhe diplomacisë amerikane i cili kaloi shumicën e viteve 80 duke u përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik e duke krijuar një kurs paqeje për Lindjen e Mesme, u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare.

Zoti Schultz vdiq të shtunën në shtëpinë e tij e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Stanfordit. Ai ishte një bashkëpunëtor i shquar i Institutin kërkimor Hoover, e mbante titullin e profesorit në Shkollën Pasuniversitare të Biznesit në Stanford edhe pas daljes së tij në pension.

Instituti Hoover njoftoi vdekjen e zotit Schultz të dielën, por nuk bëri të ditur shkaqet e vdekjes.

Një republikan i përjetshëm, zoti Shultz mbajti tre poste të rëndësishme në kabinetet qeveritare gjatë administratave të drejtuara nga republikanët.

Ai ishte Sekretar i Punës, Sekretar i Thesari dhe drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit nën Presidentin Richard M. Nixon përpara se të shpenzonte më shumë se gjashtë vjet në detyrën e Sekretarit të Shtetit kur Shtëpia e Bardhë drejtohej nga Presidenti Ronald Reagan.

Zoti Schultz ishte sekretari Shtetit me kohën më të gjatë të qëndrimit në këtë detyrë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë jetës së tij, zoti Shultz pati suksese në pothuajse gjithçka që preku, përfshirë fushën akademike, mësimdhënien, shërbimet qeveritare dhe botën e korporatave. Ai u respektua gjerësisht nga kolegët e tij që i përkisnin të dy krahëve të politikës.

Pas hedhjes në erë në tetorit e vitit 1983 të kazermave ushtarake amerikane në Bejrut, ku si pasojë u vranë 241 ushtarë, zoti Shultz punoi pa u lodhur për t’i dhënë fund luftës brutale civile në Liban. Ai kaloi orë të panumërta duke shërbyer si ndërmjetës mes palëve në një përpjekje për të siguruar tërheqjen e forcave izraelite.

Përvoja e bëri atë të besonte se stabiliteti në rajon mund të sigurohej vetëm me një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez. Ai u nis për një mision ambicioz, por përfundimisht të pasuksesshëm për t’i ulur palët në tryezën e negociatave.

Megjithëse zoti Shultz nuk e arriti qëllimin e tij për ta futur Organizatën Çlirimtare të Palestinës dhe Izraelin në një kurs drejt një marrëveshje paqeje, ai formësoi rrugën për përpjekjet e administratave të ardhshme në Lindjen e Mesme, duke legjitimuar palestinezët si një popull me aspirata e interesa të vlefshëm në përcaktimin e së ardhmes së tyre.

Si kryediplomat i kombit, zoti Shultz negocioi traktatin e parë për zvogëlimin e arsenalit bërthamor të Bashkimit Sovjetik, megjithë kundërshtimet e ashpra nga udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev ndaj “Iniciativës Strategjike të Mbrojtjes” së Presidentit Reagan.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme veprimi i vitit 1987 ishte një përpjekje historike për të ndryshuar kursin e garës së armëve bërthamore, një qëllim të cilin ai nuk e braktisi kurrë në jetën private.

“Tashmë që dimë kaq shumë mbi këto armë dhe fuqinë e tyre”, tha zoti Shultz në një intervistë në 2008 “ato janë pothuajse armë që nuk do t’i përdorim, kështu që mendoj se do të ishim më mirë pa to”.

Ish-Sekretari i Shtetit Henry A. Kissinger, duke reflektuar në kujtimet e tij mbi atë që e ka cilësuar si “Shultzi shumë analitik, i qetë dhe altruist”, i dedikoi atij një vlerësim të jashtëzakonshëm në ditarin e tij: “Nëse do të zgjidhja një amerikan, të cilit do t’i besoja fatin e kombit në krizë, do të ishte George Shultz”.

George Pratt Shultz lindi më 13 dhjetor 1920, në qytetin e Nju Jorkut dhe u rrit në Englewood të Nju Xhersit. Ai studioi ekonomi, çështje publike e ndërkombëtare në Universitetin e Princeton-it, ku dhe u diplomua në 1942.

Pas Princeton-it, zoti Shultz iu bashkua trupave të Marinës dhe u ngjit në gradën e kapitenit si oficer artilerie gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në 1949 ai morri gradën e doktorit në ekonomi në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit (MIT) dhe dha mësim aty dhe në Universitetin e Çikagos, ku shërbeu si dekan i shkollës së biznesit. Përvoja e tij në administratë përfshinte një post si një nga ekonomistët kryesor të Këshillit të Konsuletëve Ekonomikë të Presidentit Dwight D. Eisenhower dhe si drejtor i Zyrës për Menaxhimin dhe buxhetin gjatë administratës Nixon.

Zoti Shultz ishte president i kompanisë së ndërtimit dhe inxhinierisë Bechtel Group nga 1975-1982 dhe dha mësim me kohë të pjesshme në Universitetin Stanford përpara se t’i bashkohej administratës Reagan në 1982, duke zëvendësuar Alexander Haig-un, i cili dha dorëheqjen pas përplasjeve të shpeshta me anëtarët e tjerë të administratës.

Në 1985 u shënua një mosmarrëveshje e rrallë publike mes zotit Reagan dhe zotit Shultz, kur presidenti urdhëroi me mijëra punonjës të qeverisë federale me qasje tek informacionet e sekrete, që të kryenin një test me aparatin që identifikon gjënjeshtrat, kjo si një mënyrë për të bllokuar rrjedhjen e informacionit. Zoti Shultz u tha gazetarëve se në atë “moment që kjo qeveri e ka humbur besimin tek unë do të jetë dhe dita kur unë largohem”. Shumë shpejt administrata e tërhoqi kërkesën. Një mosmarrëveshje më serioze ishte rreth shitjes sekrete të armëve Iranit në 1985 me shpresën për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane të mbajtur në Liban nga milicia e Hezbollahut.

Megjithëse zoti Shultz e kundërshtoi, zoti Reagan vazhdoi me marrëveshjen dhe miliona dollarë nga Irani shkuan tek guerilasit e krahut të djathtë Contra në Nikaragua.

Pasi Reagan u largua nga detyra, zoti Shultz u kthye tek kompania Bechtel.

Ai u tërhoq nga bordi i kompanisë në 2006 dhe u kthye në universitetin e Stanford-it dhe në Institutin Hoover.

Në vitin 2000, ai u shndërrua në një nga mbështetësit e hershëm të kandidimit për president të George W. Bush, babai i të cilit kishte qenë nënpresident ndërsa zoti Shultz shërbente si Sekretar Shteti. Zoti Schultz shërbeu si këshilltar jozyrtar i fushatës së tij.

Zoti Shultz mbeti një avokat i flaktë i kontrollit të armëve në vitet e tij të mëvonshme, duke folur kundër disa qëndrimeve kryesore të republikanëve. Ai shkaktoi polemika pasi e quajti luftën kundër drogës për qëllime argëtimi, të mbështetur nga zoti Reagan, një dështim dhe qortoi embargon e gjatë të Shteteve të Bashkuara mbi Kubën duke e cilësuar atë “të çmendur”.

Ai ishte gjithashtu një ithtar i shquar i përpjekjeve për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike, duke paralajmëruar se injorimi i rreziqeve ishte vetëvrasje.

Zoti Shultz, së bashku me ish-sekretarin republikan të Shtetit Henry Kissinger, tërhoqën vëmendjen e shtypit gjatë fushatës presidenciale të 2016, kur refuzoi të mbështesë kandidatin republikan Donald Trump. Ai u citua të thoshte “Zoti na ndihmoftë” kur u pyet mbi mundësitë e zotit Trump për të ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Shultz ka qenë i martuar me Helena “Obie” O’Brien, një infermiere e ushtrisë me të cilën u takua gjatë Luftën e Dytë Botërore dhe patën pesë fëmijë. Pas vdekjes së saj, në 1995, ai u martua me Charlotte Maillard, në vitin 1997.

Në 1989 zotit Shultz i është dhënë titulli më i lartë civil i kombit, Medalja Presidenciale e Lirisë.

IN MEMORIAM – JETË E GDHËNDUR NË VEPRA – Nga FRAN GJOKA

= HOMAZH RRETH JETЁS DHE KRIJIMTARISЁ SЁ SHKRIMTARIT DHE GAZETARIT TЁ SHQUAR NURI DRAGOI =

Njё nga figurat mё tё shquara tё gazetarisё shqiptare dhe njёherit edhe tё fushёs studimore shqiptare, ishte edhe shkrimtari dhe gazetari i njohur Nuri Dragoi, i cili u nda nga jeta kohёt e fundit, duke lёnё njё emër të respektuar, bibliotekё tё pasur me libra dhe njё numёr tё konsiderueshёm artikujsh studimorё dhe problemorё tё botuar. Krijues i spikatur dhe gazetar i sprovuar, autor i veprave me vlera tё rёndёsishme letrare dhe historike. Gazetar prej gati tridhjetё vitesh, kryeredaktor pёr njё kohё tё gjatё i gazetёs sё njohur “Republika”, autor shkrimesh nё shumё nga organet tona tё shtypit, por edhe autor studimesh dhe librash monografikё me shumё vlera. Krijimtarinё e tij e ka përshkallëzuar në mënyrë interesante, në fillim monografi për figura të spikatura të krahinës së tij Përmetit dhe më pas një libёr voluminoz prej tre vëllimesh për vendlindjen e tij tё dashur, Dëshnicën. Pak kohё mё vonё botoi njё libёr me mjaft vlera “Eshtra që akuzojnë”, i cili pёrshkruante rastin tronditës të zhvarrimit të eshtrave në Kosinë të Përmetit. Shumё shpejt Nuri Dragoj do tё paraqiste para lexuesit librin tjetёr monografik “Kasëm Trebeshina dhe prapaskenat e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, i cili pati njё jehonё tё konsiderueshme mediatike. E gjithë vepra e Nuri Dragoit i kushtohet jetës shqiptare, dukurive të saj e në veçanti i kushtohet historisë së largët, por edhe asaj të sotme, kulturës, dokeve, traditave, figurave e personaliteteve të saj, me ato të rangut të trevës së Deshnicës e deri te ato kombëtare, u kushtohet luftrave, punës, përplasjeve, brengave, halleve, vuajtjeve, por edhe mbarësive e qëndresës së pashembullt të popullit tonë ndaj rrebesheve të historisë. Vepra publicistike e Nuri Dragoit ka tipar kryesor të vërtetën historike dhe reale tё jetës, ka realizmin dhe vërtetësinë. Ajo nuk mbështetet në hamendje, trillime e mashtrime. Kjo cilёsi e bën veprën e Dragoit të besueshme, të thjeshtё, tё kapshme dhe bindëse. Dragoj, nё kёtё rast, ka marrë në shqyrtim një temë sa të vështirë, aq edhe të ndërlikuar. Por vepra që e bёri tё njohur pёr trajtimin e ҫёshtjeve ndёrkombёtare qe “Prapaskenat e Konferencës së Londrës”, botuar nё vitin 2013. Çështja shqiptare ka qenë gjithnjë e pranishme dhe çështje e shtruar për zgjidhje në kancelaritë perëndimore, pasi gjithmonë janë bërë plane, janë kurdisur prapaskena dhe janë marrë kurdoherë vendime në dëm të interesave jetësore dhe kombëtare të popullit tonë. Pikërisht këtij problem, që mbetet aktual edhe sot në ditët tona, i kushtohet libri historik i studiuesit tashmë të mirënjohur Nuri Dragoj “Prapaskenat e Koferencës së Londrës 1912–1913”, botuar nga SHB “Iceberg” pak vite më parë. Megjithëse në këtë material tejet serioz dhe të plotë trajtohen çështje tepër të rëndësishme, që ngërthejnë një hark kohor vetëm prej dy vitesh, pasqyrohen të gjitha përpjekjet e patriotëve dhe politikanëve tanë të kohës për ta bërë të njohur emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për ta respektuar atë si shtet të pavarur si dhe përpjekjet e fuqive të mëdha jo vetëm për ta lënë në harresë lavdinë e këtij vendi, por çka është më e keqja, për ta coptuar atë. Me shumë të drejtë autori ndalet për të analizuar mbledhjet dhe konferencat që firmosën aktin tragjik të copëtimit të trojeve shqiptare, ato akte që në mënyrë tërësisht të padrejtë hodhën “shpatën e rëndë” të Demokleut mbi trojet tona, duke ndarë jo vetëm trojet, por edhe kombin tonë në pesë pjesë. Aktin më të turpshëm do ta ndërmerrte mbledhja e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha e 29 korrikut të vitit 1913, që vendosi copëtimin e trojeve tona, pa marrë parasysh vullnetin e sovranit të sapodalë nga lufta e egër pesëshekullore. Në këtë periudhë të vështirë, populli ynë vuante plagët e rënda të luftës, ai kishte nevojë për ndihmë dhe përkrahje dhe jo për një trajtim të tillë mizor siç po ia bënin Fuqitë e Mëdha këtij kombi nga më të lashtët në Ballkan, megjithatë patriotët tanë të sprovuar në situata të tilla të vështira, ditën t’u dilnin zot fateve të kombit. Është meritë e studiuesit Nuri Dragoj që pёrmes dokumentash të pamohueshme analizon dhe vlerëson me kujdes figura të tilla të spikatura si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Fan Noli etj., por edhe rolin e pazëvendësueshëm të patriotëve të mëdhenj si Sefulla Vllamasi apo Mehdi Frashëri. Mjeshtria e spikatur e studiuesit Nuri Dragoj pasqyrohet në çdo rresht, në çdo faqe, në çdo detaj të librit, ai ka ditur të ndërthurë me kujdes përshkrimin me faktet historike, të kaluarën me të sotmen si dhe të shprehë qëndrimet dhe ndjesitë personale për këta çështje kombëtare madhore për kombin tonë. Kështu autori krijon vizione të qarta historike kur pasqyron ngjarje para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së vendit, luftën për të konsoliduar  shtetin e ri shqiptar në familjen e madhe europiane.

 

 

 

 

 

Nuri Dragoi i ndjere

 

Lëvizjet patriotike janë të shumta, ngjarjet po ashtu, kryengritja e gushtit 1912, që kishte përfshirë gati gjithë Shqipërinë, Memorandumi me 24 kërkesa i kryengritësve, Luftra Ballkanike e 8 tetorit 1912, kur Serbia do të sundonte krahinën e Sanxhakut, etj., por edhe përpjekjet e popullit shqiptar për të shijuar pak ditë liri ishin të mëdha. Në krye të këtij kombi të varfër ishin vënë patriotë dhe atdhetarët e vërtetë që dinin t’u dilnin zot fateve të Atdheut. Dhe Autori ndalet tek figura emblematike e lëvizjeve për pavarësi Isa Boletini, një nga udhëheqësit e lëvizjeve dhe pjesëmarrjes në Qeverinë e Përkohëshme të Vlorës të Dhjetorit 1912. Ishin pikërisht këta patriotë që u bënë ballë planeve ogurzeza të gjashtë Fuqive të Mëdha që aso kohe thuajse bënin ligjin në Europë. Ishte Londra, Moska, Berlini, Roma, Vjena dhe Parisi që kurdisnin plane dhe lëshonin vija sipas dëshirës mbi hartën e Shqipërisë, dyshimet mbi Pavarësinë e saj etj., të cilat studiuesi në mënyrën më të saktë dokumentare na e jep pёrmes bisedës së bërë nga Fairfax Cartëright (1857–1928) ambasadori britanik në Vjenë dhe ministrit të jashtëm austriak, Kontit Leopold Berchtold, në mëngjesin e 26 tetorit të vitit 1913, kur dhe nisin tratativat e famshme të masakrës territoriale të Shqipërisë, kur propozimet për copëtimin e tokave shqiptare, aneksimi i Sanxhakut, Plavës e Gucisë, Kosovës e deri edhe në portin e Shëngjinit, kalonin sa në një kancelari në tjetrën, derisa përfundonin në dosjet famkeqe të ministrit të jashtëm të Anglisë, Edëard Grey (1862–1933), një nga aktorët më të rëndësishëm të masakrës territoriale shqiptare të viteve 1913.

Studiuesi i njohur Nuri Dragoi, përmes dokumenteve historike përshkruan takimet, bisedat, mbledhjet dhe konferencat ku gatuhej e ardhmja e Shqipërisë, ku bëheshin plane për copëtimin e saj. Më 17 dhjetor 1913, do të hapte punimet Konferenca e Londrës, në të cilën do të merrnin pjesë ata burrat më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër, që do të coptonin trojet tona dhe do të vendosnin për fatet e këtij kombi të sapodalë nga lufta pesëshekullore. Ishin kasapët e Europës: Edëard Grey – ministër i jashtëm i Anglisë, Raymond Paincore, ministër i jashtëm i Francës, Leopold Bercitold, ministër i jashtëm i Austro – Hungarisë, i cili qe ndoshta ndër të vetmit që mbrojti çështjen shqiptare, ndoshta sepse më vonë mendonte të hartonte plane në kurriz të saj, Sergei Sozonov, ministër i jashtëm i Rusisë, Antonio Markjuis, ministër i jashtëm i Italisë, Eleftherios Venizelos, ministër i jashtëm i Greqisë, të cilët historia i dënoi dhe vazhdon t’i dënojë për terrorin që u bë para 100 vjetësh në këta troje.

Dhe në ballë të luftës për njohje të qeverisë shqiptare dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit tone qenë patriotët tanë, bijtë më të mirë të këtij populli, që luftuan dhe sakrifikuan për çështjen kombëtare. I tillë ishte edhe patrioti korçar, Nikolla Noga, i cili sapo dëgjoi se Konferenca e Ambasadorëve të Londrës do të shpallte njohjen e qeverisë shqiptare, pati brohoritur: -Rroftë Shqipëria! Plagët e shpirtit tim u shëruan! Tashti le të vdes! Zoti i madh na paska falur një vdekje të ëmbël! Dhe kishte dhënë shpirt patrioti i madh më 24 prill 1913. Kështu edhe atdhetari i shquar, Dhimitër Zografi, apo delegatët shqiptarë të Konferencës së Londrës, që bënë historinë, mbrojtën çështjen tonë kombëtare përballë Fuqive të Mëdha. Ndonëse emrat e tyre rrallë ishin artikuluar në të kaluarën, ata mbetën të pavdekshëm në mbrojtjen kombëtare. Sipas studiuesit Dragoj, në delegacion bënin pjesë Rasih Abedin Dina, Mehmet bej Konica dhe Filip Noga. Faik Konica ishte dërguar nga “Vatra” dhe Fan Noli nga Kisha Ortodokse e Amerikës. Janë të njohura ngjarjet që rrodhën në vitet e mëvonshme, sepse trojet shqiptare u copëtuan, marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjtë u acaruan akoma më shumë, madje edhe sot e kësaj dite mbetet në fuqi Ligji i Luftës me Shqipërisë, apo tendencat agresive të fqinjëve tanë veriorë, kujtojmë këtu edhe çështjen e pazgjidhur të Çamërisë, që sot e kësaj dite zvarritet e zvarritet pa fund. E të gjitha këto janë pasoja të kësaj Konference, që veprimtarinë dhe vendimet e saj i analizon aq bukur dhe me kujdes i mirënjohuri Nuri Dragoj, i cili ka krijuar tashmë profilin e tij të studiuesit me shumë vepra të këtij lloji. Në këtë vepër autori ka shënuar arritje të rëndësishme në fushën e studimeve, sepse me faktet e shumta, dokumentet e shfletuara, dëshmitë e analizuara sjell para lexuesit të dhëna të reja historike rreth synimeve të Konferencës së Fshehtë të Londrës dhe synimeve për copëtimin e Shqipërisë, por më e keqja është se këto synime dashakeqe janë gjallë edhe sot, prandaj edhe libri i Nuri Dragojt është një apel kundër këtyre synimeve të shteteve europiane. Pena e tij ka nxjerrë libra me vlera, që u shërbejnë shqiptarëve vetëm për të mirë, që ua thellojnë njohjen për historinë e kulturës tonë, që ua rritin krenarinë për vendin dhe personalitetet shqiptare. Nuri Dragoi ishte  qetë, fjalëpak, me sytë që vetëm qeshnin e shprehnin shumë dashuri  për të tjerët, mbase për botën mbarë, i palodhur, i papërtuar. Kërkonte, kërkonte me durim të jashtëzakonshëm nëpër arkiva e biblioteka  atë që e shqetësonte për çështjen kombëtare dhe atë të vendlindjes së vet, Përmetit, për ta hedhur më pas në libra, që të mbetej e shenjtë ikonë apo gor në murin e lartësuar të historisë së kombit. I thjeshtë në madhësinë e shpirtit të vet altruist, idhtar i së vërtetës dhe i ndershmërisë,, larg papajtueshmërisë me vlerat e të tjerëve, ai punonte, punonte dhe shpesh harronte që duhet të kujdesej edhe për veten. Nuk e njihte egoizmin dhe egocentrizmin,  dhe kjo është arsyeja që unë sot po shkruaj për të si për njeriun e vlerave shumëhapsinore,, si njeriun  që e donte atdheun dhe vendlindjen e tij, si njeriun që e donte përparimin dhe nderin e Shqipërisë së vogël dhe asaj të vërtettës, Shqipërisë etnike. Kjo e bën edhe më të paharruar kujtimin e tij. Veprat e këtij autori burojnë nga jeta, historia, kultura e shpirti i shqiptarëve. Kësisoj ato do të mbeten përherë të lakmueshme për lexuesit, do të zbukurojnë gjithnjë bibliotekën e tyre. Publicistika e Nuri Dragoit është e mbështetur në të vërtetat jetësore, në të dhëna e dëshmi të bollshme dhe prandaj është bindëse, tërheqëse, informuese, formuese dhe e përvetësueshme kënaqshëm nga lexuesi. Kështu, një nga librat e tij të fundit, “Eshtrat që akuzojnë…”, na bind më së miri se autorit i rrihte zemra fort për çdo veprim të lig, për sjellje fyese dhe përbuzëse që u ndodhin shqiptarëve, të kryera nga politika mesjetare shoviniste të fqinjëve ose të veprimeve të papërgjegjshme të politikanëve të vendit tonë të kohëve të ndryshme. Le tё mbetet ky shkrim modest njё homazh pёr jetën dhe veprёn e pavdekshme studimore dhe krijuese tё shkrimtarit tё shquar dhe shumёdimensional, Nuri Dragoj. Kuptohet, që është e veshtirë, që brënda një shkrimi  të sjellësh  në mënyrë të plotë para lexuesve figuren infiklopedike dhe vepren e gjërë e të gjithanashme të  një përsonaliteti të tillë si Nuri Dragoi. Do të duhen që figura e shkrimtarit e historianit te talentuar te  një modeli të cilësisë dhe dashurisë njerëzore te ndriçohet në thellësi e gjërësi në të ardhmen, jo thjeshtë si shfaqje respekti dhe vlerësimi ndaj tij por edhe si një ndihmesë në shërbim të brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë. Kjo e ben edhe më të paharruar kujtimin e tij.

Intervistë e rrallë e realizuar nga Nadire Buzo me Ibrahim Kodrën – Tri fjalët e Elyarit me të cilat shkruhet një roman

Si një përshpirtje për lamtumirën e tij, përpjekja për të shkëputur pasazhet më interesante nga dokumentarët e realizuar me mjeshtrin e madh është pak e vështirë, për shkak të filozofisë së mjeshtrit, e përvojës jetësore të tij.Gjithsesi është një dokumentim i rrallë, duke bërë ndoshta këto realizime filmike të mbajmë gjallë, virtualitetin e imazhit të Kodrës, dhe fjalës së tij.
Takimi i parë me Kodrën u mundësia nga Stela Nura, me banim në Milano, piktore e pasionuar dhe entuziaste për njohjen me mjeshtrin e madh.
Në orarin e gjimanstikës së tij duhej të prisje pak, ndërsa në mjediset e shtëpisë binin në sy mjaft piktura dhe foto të panumërta. Më Papa Vojtilën- “është mesazher i paqes” do të thoshte më vonë piktori, ndërkohë që në mur qëndronte bashkë me Sali Berishën e shumë personalitete të tjerë të vendeve të ndryshme. Ndërsa në dokumentarin e dytë, mundësinë e realizimit do ta krijonte Fatos Faslliu, kryetar i shoqatës kulturore Itali-Shqipëri, i cili është kujdesur për mjeshtrin, familjarisht, deri në frymën e fundit.
Nadire Buzo: -Mjeshtër, (kështu preferonte t’i thërrisnin) jam e mahnitur dhe pak e çuditur që jemi këtu me ju, në një ambient kaq të thjeshte dhe shumë komod njëkohësisht, piktura, fotografi, medalione dhe relike të çmimeve dhe trofe të fituara, vegla muzikore, kafazë pëllumbash, lule, bojra, karrike prej kashte, mindere, kolltukë, tavolina e kavaleta pune, e çdo gjë në vendin e vet…
Ibrahim Kodra: -Kam lindur në Ishëm. E Ishmi është afër Durrësit e Tiranës. Nga Kodra e Ishmit shihet Tirana, Durresi, Lezha, Mamurrasi, Kruja dhe një pjesë e mirë e Detit Adriatik, është vend i bukur.
Nadire Buzo: -Para se të vinim këtu dhe të flisnim me ju, kemi lexuar dhe dëgjuar shumë, cila është e vërteta e ardhjes suaj deri Itali, pas shumë vuajtjesh dhe përpjekjesh, si dhe i mbetur jetim që në fëmijëri, kush tjetër është pjesë fatit tuaj?
Ibrahim Kodra: -Nëna Mbretëreshë më kish premtuar, se kur të mbarosh maturën në Shqipëri do të të dërgoj në Itali, në Artet e Bukura. Dhe vërtet kështu ndodhi së bashku me Buzën, Paskalin, Stamon e të tjerë, në fillim në Bari, në Romë e në fund në Milano në Akademinë e Arteve të Bukura, në Brera.
Nadire Buzo: -Akademia Brera është ndër më të famshmet dhe të hershmet në Botë, e cila ka nxjerrë një numër të madh artistësh me famë botërore. Ju si arritët mjeshtër t’ja dilni mbanë madje dhe të shquheni deri në marrjen e titullit “Ylli i Breras”?
Ibrahim Kodra -Pata fat me thënë të drejtën, kam punuar shumë. Por edhe shokët e Akademisë më kanë ndihmuar e më kanë qëndruar shumë afër.Kur shkova atje ata u treguan shumë të mirë e shumë të butë. Profesoresha Eva Tea, e cila më ka ndenjur shumë pranë duke më dhënë mjaft këshilla, po edhe qortime: “pasi vjen koha-thoshte ajo- dhe mbetesh në rrugë pa punë, prandaj duhet të punosh shumë që të jesh dikushi”.
Këshillat e saj i pata gjithë jetën parasysh, që kur isha i ri, isha i kërkuar nga gazetarët dhe kritikët. Kur mbarova Akademinë shumë galeri më kërkonin. Nga një galeri e madhe, më modernia e Napolit, “Brudi Pruse”, erdh për të më marrë disa vizatime për një ekspozitë, gjithashtu një qendër e kulturës e quajtur Akulia, e Brindisit, Galeria Kupola nga Bolonja, Galeria Marinia, me e madhja në Milano, galeritë e Venecias etj- në të gjitha këto hapa ekspozitë pikturë dhe kështu gazetat shkruanin përtej Parisit, gjithashtu edhe kritikët e artit.
Nën atë kohe lufte Partia Komuniste solli në Milano, poetin Pol Elyar, për të recituar poezitë e tij përpara popullit, aty Xhan Karlo Rigoreli, një kritik i madh letrar më pat thënë mua të bëja një vizatim për Pol Elyarin, i cili do ta botonte atë në revistën “Molburi”, ku ai ishte drejtor. Unë e bëra vizatimin, dhe poshtë portretit kisha shkruar poezinë e tij “La Guerra”. Ishte kohe lufte imagjino në Francë, aty poeti shkruante se nuk mund të dilte prej shtëpisë, se ishin guardat (rojet) gjermane dhe bëri këtë poezi.
Pas dy ditesh ai erdhi dhe vizitoi studion time bashkë me dramaturgun Beniamino Opolo nga Siçilia, që frekuentonte Via Brera Vois. Via Brera ishte me rëndësi quhej Kartela Martine, atje ishin njerëzit më të mëdhenj të botës. Pol Elyar pasi pa punët e mia, doli me këo fjalë– “Kodra është primitivi i fundit i një civilizimi të ri”. Këto fjalë i morën dhe i komentuan të gjitha gazetat e të gjithë kritikët e veçanërisht Sabiatore Vero në “Corriere De la Sera” i cili shkroi – “Kodra dhe tre fjalët e Elyarit me të cilat shkruhet një roman”.
Nadire Buzo:-Mjeshtër meqë jemi te lufta shoh në albumin tuaj dhe në mure piktura të mrekullueshme me mjerimet dhe shkatërrimet e luftës, ndërkohë që në të gjitha kohët mbeteni modern dhe bashkëkohor…
Ibrahim Kodra : -Në kohën e luftës bëra shumë vizatime, pasi ishte koha me shumë ngjarje në botë, punët e mia pëlqeheshin sepse shprehnin kohën. Në atë kohë punët e mia ishin të ndikuara prej ekspresionizmit Francez. Gjithashtu bëra disa punime të inspiruara nga Neoklasicizmi, p.sh. nga F.Goja e prefeksionova punën time. Në një kohë kur rrymat ishin komunizmo- marksizmo e suralizmo. Shumë tablo janë të frymëzuara nga veprat e Heminguejt, Folknerit, Frederiko Garsia Lorka, kurse këto pikturat këtu ( tregon në mur) janë ilustrime nga vepra e Brehtit “homazh për Bertol Breht”.
Nadire Buzo: -Për kuriozitetin e të gjithëve, a mund të na thoni sa rryma arti ekzistojnë dhe cilat prej tyre ju keni ndjekur, pasi shoh në studio disa lloje pikturash në stil e teknika të ndryshme, nga koha në kohë?
Ibrahim Kodra: Gjatë një diskutimi në një kongres të rëndësishëm, më bën një pyetje nga salla ku njerëzit donin të dinin se sa rryma arti ekzistojnë në botë. Unë ju thashë se, rryma janë vetëm dy dhe këto kanë lindur në Greqi, nga Aristoteli dhe nga Platoni. Aristoteli thotë që natyra nuk është e imitueshme, s`është aq perfeksion sa që njeriu s’mund ta bëj, por qëllimi i artistit i piktorit, i poetit është të shoh natyrën dhe të marrë nga inspirimi i natyrës atë që del nga brendësia e poetit e artistit, kjo është puna.
Ndërsa Plutoni tha se është e mirë ideja se duhet mendimi i njeriut-in piacere del uomo, interpretare la natura ( kënaqësia e njeriut të interpretojë natyrën). Interpretimi i natyrës është i mirë, porse egzistojnë dy rryma Naturalizmi dhe Platonizmi.
Këto dy rryma u studiuan dhe u përshkruan shumë prej kritikeve dhe historianëve si Xhordano Bruno, Kambanera . U influancua 100% Pesina, Piera de la Franceska, Rafaelo, Peruxhino, të cilët zhvilluan pikturën nën rrymën e Platonit, ndërsa Andrea del Sato e Mikelanxhelo idealistët që ndjekin rrymën e Aristotelit. Kohët e fundit shumë shkolla u ndikuan nga Pesino por nuk patën shumë sukses, atëhere Karavaxhio, Grandela del Mondo, punuan në punët e tyre duke e vënë dritën në një krah dhe patën shumë sukses.
Pas luftës në vitin 1945, u bënë disa mbledhje, u mblodhen disa piktorë që kishin mbaruar akademinë dhe biseduan të ndjekin rrymat, Astrotizmi me dy dimensione apo Kubizmi me tre dimensione. Atëhere ne filluam me Kubizmin tredimensional për përsosjen e imazhit dhe detajimin e imagjinatës, dhe patëm shumë sukses . Me shumë mundime dhe me punë gjeta këto forma gjeometrike, iderat e Platonit që atëhere u pëlqyen në të gjithë botën. Ndërsa Pikaso përdorte shpesh tridimensionizmin, une mendova teorinë time – Ku ka një vije vertikale duhet të mbështetet pa tjetër tek një vijë horizontale pra kubizmin katërdimensional. Pasi në atë kohë u prezantua koha e konsumizmës në botë, e cila e la njeriun viktimë, kjo është anatema e atij civilizimi, njeriu është “njeriu robot”.
Kur me pyesin mua ç’është kjo punë robot, unë i përgjigjem këto janë fytyrat tona. Ky jam unë, je ti.
Nadire Buzo:-Ju mjeshtër keni qenë mik i ngushtë me Pikason, çfarë ju ndante dhe ju bashkonte me të. Dhe, pse ju thonë Pikaso i gjallë?
Ibrahim Kodra: -Për ato çka ju tregova më lart përsa i përket artit, megjithëse edhe në art ndryshonim pak në karakteret. Ai ishte rebel por shpirtin e kishte të mirë. Unë mësova shumë prej tij.
Çdo fund jave unë shkoja me motorr nga Milano në Francë tek Pikaso, e shpesh jo vetem, në motor merrja edhe shokë e shoqe me vete, shkonim si grup. Ishin fundjava që ja kalonim shumë mire.
Pikaso ishte natyre rebele dhe i ndëshkonte femrat, ndërsa unë isha shumë xhentil me to. Kam pasur shume miq e shokë artiste si Dino Buxatin, Elyarin, Gutuzon, Kuazimondon, e shumë shkrimtarë, poetë, politikanë arkitektë dhe njerez të thjeshtë me të cilët kalonim kohë të gjatë bashkë dhe unë ju tregoja shumë herë për vendin tim, për Shqipërinë dhe i thoja se asht nji vend i bukur sa s’ka ma.
Nadire Buzo: -Mjeshtër çmime e trofe pa fund, nga e gjithë bota. Po kjo medalja “Milanezi i Artë”, që ua dorëzoi Kryetari i Bashkisë, Gabriele Albertini në konkursin kombëtar për arkitekturën . Ç’është ky pasion për arkitekturën? (fotot me mbishkrime në mur)
Ibrahim Kodra: Jo nuk jam arkitekt, por pjesë e arkitekturës. Qytetet e sotme e në veçanti qyteti i Milanos, janë për qytete muze, të gurta të larta e pa ajër e gjelbërim. Qyteti që kam paraqitur në konkurs është në një kodër me rrugë e ndërtesa të ulta e me shumë gjelbërim.
Nadire Buzo:Po kjo gdhendja në gur, pse e ke quajtur “guri i jetes”?
Ibrahim Kodra: Ti e di se ne e kemi traditë kur vdesim tek koka si shenjë na vënë një gur, një gur të sheshtë apo rrumbullakët, ku shkruhet emri, dhe syte të mbeteshin në atë gur sikur aty fshihet e tërë jeta. Aty shihet si në televizor e gjithë jeta e gjatë apo e shkurtër qoftë ajo, një cop gurë që flet për atë që prehet, e kjo se njeriu është i fortë si guri, e guri ku ai shkel e ndërton është vetë jeta.
Dhe unë këtu kam gdhendur fragmente të jetës sime, qytetin e lindjes e gjithçka që ka bërë thelbin e jetës sime pra “guri i jetës”.
Nadire Buzo:-Mjeshtër më befason intervista jote, kaq kohë i larguar nga vendlindja juaj, dhe ky mall e kjo dashuri për të dhe trojet e saj kudo që janë, dhe aq më shumë një artist i artit viziv të jetë një politikan e patriot i zjarrtë. Atëherë po në Kosove a keni qenë?
Ibrahim Kodra -Po në pranverën e këtij viti (2002) dhe me pritën jashtëzakonisht mirë, kosovarët i dua shumë janë trima dhe mikpritës, historia e Kosovës është e dhimbshme. E endërroj pavarësinë e saj kam shkruar një vjershë…(e reciton me lot në sy)…shqipja flutroi në qiell/ dhe me krahët e saj/ në fluturim shkriu në qiell/ emrin Liri dhe Arbëri.
Nadire Buzo: -Ju në Itali jeni pagëzuar me fenë kristiane, por emrin e mbani përsëri Ibrahim Kodra, si ka mundësi, ky është një përjashtim i rrallë për regullat e fesë kristiane?
Ibrahim Kodra: Edhe fenë edhe emrin i kam për të qenë përbrenda identitetit tim.
Nadire Buzo: Pse s’jeni martuar mjeshtër, me gjithë këto artiste rrotull, me gjithë këto mike të mrekullueshme që ju adhuronin, i ri, i bukur, i famshëm? (duke treguar fotot që kishte në mure)
Ibrahim Kodra: Kisha shumë mike që më adhuronin dhe më deshën shumë dhe po të martohesha me njerën do të largoheshin të tjerat. Pastaj familja është shumë e rëndësishme dhe kërkon përkushtim dhe s’ka më shoqëri e aktivitete dhe punë pa fund dhe unë zgjodha këtë rrugë.
Nadire Buzo: S’ju tremb vetmia?
Ibrahim Kodra: Nuk jam kurrë vetëm, jam gjithmonë me shokë e miq. Të gjithë më duan dhe më respektojnë, tek shumë prej tyre jam pjesëtar i familjes ja si tek Fatosi, Timi e të tjerë.
Nadire Buzo: Shumë na kanë treguar për ndihmat humane që ju keni kontribuar shumë kohë më parë por edhe tani. Keni mbajtur edhe studentë shqiptarë në shtëpi. Si ka ndodhur?
Ibrahim Kodra:Dikur njërëzit më kërkonin para për të hapur dyqane e klube të ndryshme dhe më vonë kur s’kishin të m’i kthenin, miqtë e mi, njerëz të varfër emigrantë, hanin ushqim tek ata me nje firmën time.
S’ka shumë kohë që kam qenë inisiatori kryesor i restaurimit të “Teatrit Masimo” në Palermo ku me pikturat e riprodhimet e “12 muzikantëve” të Teatrit Masimo u restaurua pothuajse i gjithë teatri. Artisti nga vetë natyra është human ndryshe ç’u kuptua se je njeri i ndjeshëm e artist, ndryshe nga të tjerët, cilido mund të kontribuojë në mënyrën e vet. Dhe unë ju përgjigja thirrjes së Kryetarit të bashkisë Leoluka Orlando dhe kur u inagurua teatri ai fjalën e tij e nisi me fjalën shqipe “Urime”, kjo është fjala e pagëzimit Shqiptar. Kjo ishte një kënaqësi për mua si artist dhe si shqiptar, ne jemi bujar apo jo.
Nadire Buzo: Mjeshtër, ju vetë na treguat se 26 shtete kanë bërë filma dhe dokumentarë për ju, si dhe jeni qytetar nderi në shumë qytete të Italisë dhe botës e madje deri në Tokio. Kam shumë gazeta përpara, ku s’dijmë kë të citojmë më parë, por një shkrim i “Corriere De la Sera”-s ku është botuar një intervistë e juaja “Arti i të jetuarit shëndet plotë”. Një përçapje krijuese për të qenë në harmoni me jetën. A është Ibrahim Kodra edhe mjeshtër i sekreteve të “ formës fizike”?
Ibrahim Kodra: Arti është liri sepse nëpërmjet tij ne prekim natyrën dhe gjithë bukuritë natyrore, të cilat janë armiq për çdo sëmundje. Arti na dhuron gëzimin e të jetuarit, na dhuron atë gjendje shpirtërore, pa të cilën ne nuk do të mund t’i bënim ballë ankthit dhe mllefit të përditshëm. Të kultivosh art do të thotë të mbetesh i ri. Njeriu ka tre armiq të mëdhenj; duhani, grykësia dhe pasiviteti.
Çdo mëngjes duhet të bëjmë 20 minuta gjimnastikë.Dhe të pijmë një gote ujë të freskët.Ushqimi duhet të jetë i thjeshtë dhe i lehtë. Uji që buron nga gurët duke patur shumë forcë te jep energji jetësore.
Në përgjithësi, sekreti i të qënit në harmoni me jetën është inteligjenca krijuese e aftë t’i ofrohet të tjerëve me modesti, pa ambicje të shfrenuara dhe arrivizëm, që krijojnë vetëm strese dhe sëmundje.
Të bësh të mira është gjimnastika më e rëndësishme për të pasur shëndet të mirë, për të qenë në harmoni me veten dhe të tjerët.
Nadire Buzo
 /

(Video) Me Inis Jorgon tek Rudina duke treguar rreth librit kushtuar Nënës të saj, Rushen Golemi, kirurges të parë shqiptare

Me Inis Jorgon tek Rudina duke treguar rreth librit kushtuar Nënës të saj, Rushen Golemit, kirurges të parë shqiptare –

 

Më 1 shkurt 1928 lindi miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni amerikan Tom Lantosh

 

Tom Lantosh ka lindur 1 shkurt 1928 në Budapest në një familje të klasës së mesme hebre, Lantosh ishte 16 vjeç kur nazistët pushtuan Hungarinë dhe e dërguan atë në një kamp të punës. Ai u arratis dy herë nga kampi dhe në fund ai u sterhua në një shtëpi të sigurt i ndihmuar nga një ish diplomati suedez Raoul Wallenberg. Me shumicën e familjes së tij të vrarë nga nazistët, Lantosh u bashkua me bllokun e rezistencës. Ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947 mbasi ksihte marrë një bursë kolegji. Dhe, mbasi mori një diplomë në master në ekonomi në Universitetin e Uashingtonit dhe një doktoraturë në ekonomi në Universitetin e Kalifornisë Berkeley-. Lantosh dha mësim 30 vjet në Universitetin Shtetëror të San Franciskos, deri sa pati fituar për herë të parë një vend në vitin 1980 në Dhomën e Përfaqësuesve – Kongresin e SHBA.

Në Kongres, Lantosh ka folur për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut kudo në botë, të bazuar në njohuritë e tij mbi shkeljen e të këtyre lirive dhe të drejtave, sidomos në Shqipërinë komuniste dhe liritë e të drejtat e njeriut në Kosovë dhe viset shqiptare nën sundimin sllavo – komunist. Për këtë, Lantosh njihet dhe do të kujtohet gjatë si bashkë-themelues i Komitetiti të Kongresit për të Drejtat e Njeriut – Grupit të Përfaqësuesve në vitin 1983.

Në Maj 1990, Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cueller, Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh, dhe ish kongresmeni Jospeh J. DioGuardi, ishin të parët nga prendimi që mbërrijnë në Shqipërin komuniste, totalitare,e të izoluar tërësisht, e mbytyr në skamje e mizori, që bënë një vizitë treditore. Ata u takuan me ish kryetarin e at’hereshëm të fundit komunist, Ramiz Alinë, dhe i kërkuan atij të ndrronte kursin, e të hapte vendin e tij drejt perendimit.

Lantosh, mbetet kështu një nga mbështetësit e palodhur i njerëzve të shtypur. Ai gjatë karjerës së tij nuk ka ngurruar të ndërmarrë hapa të pazakontë, kur ka qenë fjala për rrëzimin e tiranëve. Ai ka qenë i gatshëm të takohet me udhëheqës të tillë si Ramiz Alia në Tiranë, Gaddafi në Libi, me udhëheqjen e Koresë së Veriut dhe me shumë të tjerë, të cilët nuk janë aspak popullorë dhe me të cilët është një rrezik të takoheshe.

Rrezik në kuptimin e politikës së brendëshme amerikane. Tom Lantosh gjithnjë e ka kuptuar se sa rëndësi do të kishte hapja e këtyre vendeve dhe se një pjesë e kësaj hapjeje, e heqjes qafe të këtyre diktatorëve, ishte hyrja në këta vende. Ai ishte i gatshëm të rrezikonte emrin e tij personal duke u takuar me, Ramiz Alinë, Moumar Al Gadafin, me udhëheqjen e Koresë së Veriut dhe me shumë të tjerë.

Pas tri dekadash në shërbimi publik, anëtari i njohur i Kongresit amerikan, Tom Lantosh, njëri nga mbështetësit e fuqishëm të të drejtave të njeriut, u tërhoq krejt paprimtas, në dhjetor të vitit 2007 nga diagnoza e kancerit të fytit. Demokrati Lantosh, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e lirisë në botë, portreti i kongresmenit Lantosh është i njohur gjithashtu edhe si një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që ka sot në skenën ndërkombëtare.

I ndihmuar nga miku i tij i madh Joseph J. DioGuardi, Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane , lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ai u bë një nga përkrahsit dhe mbështetëstit më të fuqishëm në Kongresin Amerikan i çështjes së Kosovës, dhe i të drejtave të shqiptarëve nën sundimin e barbarë të Millosheviqit.

Ai u dallua në aktivitetin e tij edhe si mbrojtës i çështjes shqiptare në tërësi, kampioni i lirisë e i demokracisë në Shqipëri. Si bashkëthemelues i grupit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut në vitin 1983, Lantosh ka mbështetur ndihmën për ish vendet komuniste të Europës Lindore dhe të ish Bashkimit Sovjetik. Ai ka qenë një kritik i hapur i shkeljeve të të drejtave të njeriut në botë, edhe kur zëri i tij ishte zë i pakicës së vogël.

Në fillim të vitit 2004 ai udhëhoqi delegacionin e parë të kongresit për Libinë në më shumë se 30 vjet, duke u takuar personalisht me Kadafi Gadafit dhe duke i bërë thirrje administratës së Bushit për të treguar “besim të mirë” për udhëheqës të Afrikës Veriore në zotimin e tij për të braktisur programet e armëve bërthamore. Më vonë atë vit, Presidenti Bush hoqi sanksionet kundër Libisë.
Zonja Shirley Cloyes DioGuardi, e cila është Këshilltare e Çështjeve Ballkanike e LQSHA, ka, thënë mbas vdekjes së tij se “, Lantosh ka qënë sipas saj “i perkushtuar emocionalisht dhe intelektualisht” për t’a ndihmuar popullin shqiptar. Ai ka qënë i zotuar që “t”i trajtoje problemet e tyre në nivelet më të larta në Washington DC, pra, dhomën e përfaqësuesve – Kongresin Amerikan.”Kongresmeni demokrat i Kalifronisë, Tom Lantosh, ka qënë i gatshëm për të ndërkombëtarizuar Çështjen e Shqiptarëve kudo,. Tom Lantosh, ka qënë ligjëvënës demokrat, i Kalifornisë, ai ishte me origjinë hebreje, i mbijetuari nga kampet e çfarrosjes – Holokaustit.

Ndërkohë, duhet të përmendet se Tom Lantosh është nderuar edhe me çmimin “Paqe për Ballkanin”: një shqiponjë prej alabastri të gëdhëndura në Shqipëri, nga skulptorët shkodran, ku shqiponja shqiptare qëndron krenare mbi një copë dru qershie, që shërben si bazë dhe mbanë të gëdhëndur një kushtim në formën e mbishkrimit “Albanian American Civic League – Balkan Peace Award- July 2, 2003″. Ky çmim ndahej sipas traditës, që kishte krijua kjo organizat lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe iu dha atij gjatë një ceremonie impresive, mbushur plot me ndjenja të forta respekti, në kryeqytetin amerikan, Uashington DC, më 2 Korrik 2003.

Në emër të të gjithë shqiptarëve, demokratë dhe liridashës kudo, Tom Lantosh përkujtohet edhe sot për veprat historike të Kongresistit që ka lënë pas vetes. I ndjeri Tom Lantos qe ai i cili bashkëthemeloi me Presidentin George W. Bush Fondacion Memorial – Viktimat e Komunizmit, dhe i cili gjithashtu ishte arkitekti nismëtar i njohjes së plotë diplomatike të Shqipërise nga Shtetet e Bashkuara në qershor 1990, me rivendosjen e marrëdhënive diplomatike mbas 50 vjet të prishura nga Enver Hoxha dhe të pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008.

Në këtë kontekest, DioGuardi presidenti i LQSHA, ka thënë, atëhere se ia jepte këtë çmim mikut të tij dhe të shqiptarve Tom Lantosh, pasi ai ka dëshmuar pa ekuivoke, mbështetjen e tij për aspiratat demokratike të shqiptarve të Kosovës. Lantosho ka thënë DioGuardi, ka dhënë kontributin institucional gjatë kësaj periudhe, si dëshmi se po vepronë sipas interesave jetësore të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e komunitetit ndërkombetar i angazhuar, për të arritur paqe të qendrueshme dhe stabilitet në Ballkan, e me gjerë . DioGuardi, ka deklaruar se e pati bërë këtë zgjedhje për Lantosh, për të rikujtuar punën e madhe, që ka bërë ai për pavarsinë e Kosovës, Rezolutat për Kosovën. Njëra prej tyre e cila është dhe e para në historin e rezolutave të Kosovës në kongres; Rezoluta që njihet H. Con. Res. 162 dhe është paraqitur në vitin 1987, korrik 15, kongresi 100-të e firmosur nga 55 kongresmen amerikan.

Grupe të shqiptarëve të udhëhequr nga DioGuardi, në çdo fushatë kan mbështetur Tom Lantoshin, siç treguar ata;” Këtë e kan bërë për të nderuar figurën e kongresmenit Tom Lantosh, i cili njihej edhe si një mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe veçanërisht, për lidhjet e tij me ish kolegun në kongres, zotin Joseph J. DioGuardi. Por, edhe për një respekt, për punën e tij si ish – Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tom Lantos, do të mbetet një mik i shquar i shqiptarëve, i njohur në Washington si kampion i të drejtave të njeriut, avokati për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe kongresmeni që bëri aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në disa seanca dëgjimore sponsorizuar nga DioGuardi, dhe shëmbjen e komunizimit në Shqipëri.
Ai u dallua edhe me kolegët e tij në Kongresin e SHBA, ish kongresmenin republikan i Illinoit, i ndjeri Henry Hyde, ish kongresmenin republikan i New Yorkut, tani në pension, Ben Gilman, dhe kongresmenin republikan të Kalifornisë Dana Rohrabacher, teksa ata dy dekadat e fundit nxorrën disa rezoluta, të sponsorizuara nga Liga Qyetare, kundër regjimit të Millosheviqit që po ushtronte dhunë dhe genocid të paparë ndaj shqiptarve në torjet e tyre etnike. Ata e ngritën zërin disa herë duke kërkuar së bashku me kongresmen dhe senator, të tjerë, miq të shquar dhe të dëshmuar të shqiptarëve në Washington, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për më shumë të drejta për shqiptarët në trojet e tyre .

Më 11 shkurt 2008 vdiq ish kongresisti demokrat i Kalifornisë Tom Lantosh – një mik i madh i shqiptarëve në kongresin amerikan. Lajmin e bëri të ditur  zëdhënësja e zyrës së tij, Lynne Weil teksa deklaroi se :” Në mëngjesin e 11 shkurtit 2008 80-vjeçari Lantosh vdiq në spitalin Bethesda Naval Medical Center në Maryland.

Kur vdiq Lantosh, tha Weil, ai ishte i rrethuar nga gruaja e tij Annette Lantos, vajzat Annette dhe Katrina , dhe 18 nipër e mbesa e tij si dhe dy nipërit e mbesat e mëdha-.Gruaja e tij Annette Lantos, mbas vdekjes së burrit të saj në një deklaratë, për shtypin amerikan tha ” se jeta e burrit të saj ishte “përcaktuar nga kurajo, optimizëmi dhe përkushtimit të palëkundur për parimet e tij dhe të familjes së tij.”

Zëdhënësja e zyrës së tij, Lynne Weil në emër të familjes sqaroi se :” I ndjeri Lantosh pasi u diagnostikua me kancer të ezofagut në fund të dhjetorit 2007, njoftoi vetë se nuk do të kërkonte më rizgjedhjen në zonën elektorale ku ai përfaqësoi në Kongres për 30 vjet vend-banimin e tij pjesën jugperëndimore të San Franciskos dhe rrethinat në jug të tij duke përfshirë edhe shtëpinë e familjes Lantos në San Mateo Kaliforni.. Lantosh, i cili u bë kryetar i fuqishëm i Komitetit të Kongresit për Politikën e Jashtme të SHBA, deklaroi se sëmundja nuk do të lejojë të përfundojë mandatin e tij 14-vjeçar, ndërsa i ishte nënshtruar dy trajtimeve të kancerit në fyt.

“Tom Lantosh ka qenë një ndër të vetmit kongresmen në Shtetet e Bashkuara që i mbijetojë Holokaustit një luftëtar anti-nazist, mund të marrë një shkollim, ngriti një familje, dhe kishte privilegjin të shërbyer tre dekada e fundit të jetës së tij si një anëtar e Kongresit. Lantosh në fillim të vitit 2007 la një mesazh të fort për SHBA, kur deklaroi se : “Unë kurrë në jetën time nuk do të jemë në gjendje të shpreh mirënjohjen time të plotë, për atë që kam ndjerë thellësisht në këtë vend të madh.” Wikipedia

Bardha Alimeta është një artiste e lindur! Nga Rexhep Polisi

Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj…

Bardha Alimeta është një artiste e lindur! Jo vetëm për artin e saj si në pikturë, poezi dhe prozë, por edhe për shpirtin e bukur. Në përditshmërinë e saj, Bardha është një njeri i lirë, pa komplekse, do të bukurën dhe e shpreh atë në art.

Pikturat e saj nuk janë thjesht një fantazi. Aty ka jetë, ka art, ka lirshmëri dhe bukuri mahnitëse që tërheq artdashësit në ekspozitat e saj. Bota e saj femërore shprehet me art në pikturë dhe përshkruhet bukur në krijimtarinë letrare.

Në poezitë e saj shpaloset dashuria, por edhe dhimbja shpirtërore. Bardha me vargjet e saj është përherë në kërkim të dashurisë njerëzore në kërkim të lumturisë. Poezitë e saj janë shpirtërore, janë poezi që të bëjnë për vete dhe teksa i lexon humbet në një botë tjetër. Në një botë ku njeriu gjen të bukurën, emocionin…

Në poezitë e saj jeta shpaloset me të gjitha ngjyrat. Aty ka lirizëm, ka figuracion, krahasim dhe metafora. Në poezi Bardha është vetvetja, e thjeshtë, e dashur, kërkuese dhe këmbëngulëse për të arritur atë që dëshiron. Gjithkush që lexon poezitë e Bardhës gjen aty veten dhe vihet në kërkim të poezisë së saj.

Po kaq mahnitëse dhe mbreslënëse Bardha na shfaqet edhe në prozë, krejt e veçantë dhe befasuese. Jeta e përditshme, shqetësimet e kohës, malli për vendlindjen, për gurgullimën e Shkumbinit dhe për fëshfërimën e pemëve gjejnë hapsirë në prozën e saj.

Në tregimet e Bardha Alimetës ka dritë, ka kontakt me njerëzit, atmosferë dhe jetë. Bardha është gjithnjë në kërkim të së bukurës dhe përjetimet, ndjenjat i shpreh me mjeshtëri në prozën e saj duke e bërë lexuesin të ndjehet mirë…

Bardha Alimeta ka botuar pesë libra me poezi dhe prozë si dhe ka çelur tre Ekspozita vetjake në pikturë.

Botë që nuk e ndjej (Poezi).

Shpirti im më përket mua (Poezi).

Gjurmë në udhë (Poezi).

Nostalgji e hidhur (Prozë).

Fluturzat e kuqe (Prozë).

Ka çelur tre Ekspozita vetjake në pikturë, 2009/ 2019/ 2020. Ekspozita e fundit u çel gjatë izolimit prej Covid-19

Bardha Alimeta punon edukatore zhvillimi me fëmijët me aftësi ndryshe në Librazhd. Puna e saj e përditshme e ka bërë atë që të përjetojë çaste të bukura, por edhe trishtim kur përballet me vështirësitë e njerëzve. Kjo ka bërë që Bardha të shkruajë poezi të bukura dhe të ndjera.

Për lexuesit e gazetës  po sjellim një tufë poezish të bardha, ashtu siç është edhe emri i autores!

Rexhep Polisi

Poezi nga Bardha ALIMETA

Çast dimri…

Më ngroh ky zjarr,
Edhe kjo verë zjarrminë ma shton.
Mendja turbullt pranë zjarrit shtegton…
Më deh kjo verë me aromën e saj.
E dua këtë çast dimri
Ku mik zjarrin, verën, librin kam…
Mendimet më ngatërrohen prej verës
Shpirtin ma ngroh ky zjarr,
Kjo verë mendjen ma merr…
E dua këtë çast dimëror.
Pranë zjarrit një libër, një gotë verë në dorë…
E dua këtë vetmi në këtë çast dimëror…

Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj…

Po bien gjethet…
Po veniten nga shkëlqimi i tyre.
Era i hedh sa andej këtej…
Pa e ditur se ku përfundojnë,
Po shkon kjo vjeshtë,
Ashtu si shumë të tjera.
Dimri përgatitet të vijë.
Po ikën edhe kjo vjeshtë,
Që shpirtin ma mbush plot trishtim,
Të florinjtën e saj më nuk do ta shoh,
Po magjinë saj nuk kam për ta harruar.
Po ikën dhe kjo vjeshtë që aq shumë e dua,
Po bien gjethet, era fryn me tërbim…
Nga xhami vështroj shiun plot mall.
Po bien gjethe, ranë, shiu i shplanë,
Balta i përbalt, era i vërvit…
E eta vazhdon ciklin e saj,
Si çdo ditë,
Pa ty pranë…
Koha ikën,
Shiu pushon,
Dielli lind e perëndon,
Kujtimet mbesin të paprekshme,
Dashuritë, njerëzit vdesin…
Po bien gjethet si në çdo vjeshtë
Era i poshtëron,
Shiu i lag, toka i fsheh në thellësi të saj…
Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj.
Po fryne erë, ndjej aromën e saj në ikje
Tek largohet
E mplakur për t’u rilindur pas një kohe tjetër…
Nëntor 2018

Rrugët e qytetit tim…

Rrugë që më rritën,
Ma njohin dhimbjen,
Trishtimin, dashurinë.
Me dhanë gezim, lumturi,
Hapsirën pa kufij…
Kam ecur e rëndur mbi to,
Jam rrëzuar e ngritur sërisht,
Në këto rrugë takat e mia
Kane lënë melodinë e tyre të bukur
Pa stonaturë, ecje të sigurt
Drejt asaj që quhet e ardhme…

Tek te shoh ty…

Tek shikoj detin në syte e tu
Eshtë si të jem pranë tij,
Tek shoh flokët e argjendtë
Me ngjyren e arit të krahasuar.
Do jesh patjetër i dashuruar
Dhe buzën tënde ëmbël kur të flet
Me një burim të pastër ngjet.
Kur etja shpirtin ta ketë tharë,
Të pish aty sa më parë…

Atje diku në lartësi

Do doja të isha larg,
Larg, nuk e di se ku..
Do doja ta thyeja këtë mërzi
Në ndonjë vend pa asnjë njeri.
Të mos them as mirëmëngjes,
Të mos dëgjoj as kush vdes,
Të jem shumë larg botës së tyre,
Diku atje në lartësi
Të ndjehem vetë si Perendi…

Kujtime dhe asgjë tjetër

Një fjalë të ngrohte të mos ndjejmë dimër,
Një dashuri të na shërojë…
Me mijëra fjalë të thëna së bashku,
E mira botën ta mbulojë…
Tingull si i askujt tjetër
Harrove zërin tim,
Tingull si i askujt tjetër
Tani të vjen nga larg
Si zhurma e këmbanës së vjetër,
Një zhurmë që të zgjon
kujtime dhe asgjë tjetër…

U deshëm…

Të takova sërish,
M’u duk si hera e parë,
Të dy u puthëm, u prekëm…
Të dy digjeshim zjarr!
Dhe pse kishim shumë kohë
Që bashkë ishim të ndarë…
U deshëm serish plot mall
Ashtu si ditën e parë.

Dhimbje

Ti ma lëndove shpirtin,
E fjalët më të rënda m’i the,
Por dhimbja më e madhe ishte
Kur ti më aty nuk qe…
Ti nuk je Perëndi,
Jo, as që dua të mendoj
Për gjithçka që bëre ti.
Ti nuk je Perëndi,
Ka të tjera dashuri…
Nëse s’do vije
Një jetë pa ty ta mendoja.
Do plakesha shumë shpejt,
Pritjen tënde s’e dua,
As me sekonda të jetë,
Zemra do t’i pushonte rrahjet
Nese s’do vije ti shpejt…

Nuk ishte ëndërr

Si një degë ulliri
Ku dua të shplodhem,
Krahët seç m’i hape,
Trupin ma mbështolle,
Zemra rrihte fort,
Buzët zjarr lëshonin,
Përvëlim i tyre,
Vapën ç’ma kujtonin,
Detin kaltërosh,
Netët plot magji…
Jo, kjo nuk ishte ëndërr,
Por ish dashuri…

Poezi e shpirtit

Poezi e shpirtit tim,
Ti që më shplodh në dëshpërim,
Me ngazëllen, më ledhaton…
Ti je mike që s’tradhëton.
Gjithë botën e largoj
Kur me ty dua të shkoj,
Poezi shpirti që fuqishëm rreh
Ti nuk njeh hipokrizi, sa e pastër je…

Por ja që “nesër” shpeshherë nuk ekziston ! Nga Etrita Ibrahimi

 

I dashur Kujtim,

Sot është e diel…paradite…ora 11.30…më duhet të kaloj në këmbë në zonën time të preferuar të Tiranës, nga Shallvaret, deri tek Radio Tirana dhe zgjedh ta përshkoj në shoqërinë e koncertit tënd të vitit 2019…!

Fatkeqësisht e pata humbur atëherë sepse koncerti yt ishte vetëm pak ditë përpara koncertit të babit tim dhe e mbytur në punët e mia,

të pata thënë që nuk arrija dot të isha e pranishme, por nuk do të mungoja tek koncerti i ardhshëm…!

Ti, me mirësinë tënde, më pate thënë të mos shqetësohesha aspak, sepse e dije mirë çdo të thonte organizimi i një koncerti,

madje më pate pyetur ku mund të gjeje biletat për koncertin tonë…ta kisha ditur se gjërat do të kishin shkuar kështu,

do t’i kisha lënë të gjitha natyrisht e nuk do ta kisha humbur absolutisht…!

Gjithmonë mendojmë se njerëzit i kemi aty dhe “nesër” do t’i takojmë e gjithçka do të jetë njësoj…!

Por ja që “nesër” shpeshherë nuk ekziston dhe ja që sot, unë koncertin tënd e dëgjova përsëri ne kufje, si shumë herë të tjera, qëkur e publikove ti vetë…!

Tek ecja nën tingujt e këngëve të tua, m’u kujtua ecja jote e menduar në videoklipin e këngës-emblemë “Hej mik”…por nuk e di pse, “Delikat si një grua”, në min. 29.30, më shtyu të shkruaj përsëri për vendin bosh që ke lënë tek të afërmit, miqtë dhe kolegët e tu, por edhe në muzikën e lehtë profesionale shqiptare…!

Të diel të mbarë, i dashur Mik…qofsh i lumtur në Parajsë!

Jam e bindur se atje e kanë kuptuar menjëherë vlerën tënde dhe askush nuk do të të lerë në harresë…!

ZOT, MOS MË LER TË PRES! (Fragment nga Rushen Golemi, ky testament shpirti) Nga Inis Jorgo

 

” Koha fluturonte dhe vajzën që po rritej, e shoqëronte dilema: Përse s’mund t’a kishte ajo jetën që kishte patur më parë? Kur do përfundonte ai mall për të jatin?

Po sytë e nënës, sytë e saj, kështu do ishin përherë; kaq të trishtë?

Vitet e para të shkollës, do të ishin të rrethuara nga një hije brenge për Rushenin, që rrinte përherë e strukur tek ajo por sigurisht që vajza nuk mundej të dilte krejtësisht nga profili i një fëmijë 10 vjeç. Brenga e të jatit tashmë ishte mishëruar e bërë pjesë organike e saj me të cilën ajo gjaë ditës sillej shkujdesur për tju përkushtuar e lëshuar veten tek ajo, mbrëmjeve kur shkonte në shtrat. I jepej pa kuptuar asaj ndjenje aq sa dukej sikur pa të nuk do të bënte dot e ishin dy pellgje loti në sytë e saj, prova e vërtetësisë së kësaj brenge,

Shkolla ishte vendi ku Rusheni ëndërronte një ditë të bënte mësuesen por ishte edhe një vend tjetër ku ajo harrohej me orë e ky ishte kopshti prapa shtëpisë. Pas viteve të para të vështira, familja e saj u transferua në Durrësin bregdetar.

Shtëpia ku nisën të banonin kishte në hyrje një oborr trëndafilash i cili përfundonte pas shtëpisë me një kopësht të cilin vajza e njihte me pëllëmbë. Një vend që do e kishte zili çdo fëmijë! Përmasat e kopshtit, i zmadhonte edhe fakti i të qënurit fëmijë. Me pemë e shkurre, vogëlushja me shpirtin plot imagjinatë, gjente atje jo vetëm shkujdesjen e moshës por edhe shoqërinë me kafshët e shtëpisë.

Lidhja e saj me to ishte ndryshe nga i vëllai e motra. Ajo nuk mërzitej kurrë me kafshët e shtëpisë. Me orë i përkëdhelte duke menduar se ato ja kuptonin shenjat e fjalët që ajo ju thoshte. Shtrihej mbi bar e priste që ato t’i kërcenin rrotull e vinin putrat e tyre mbi trup dhe Rusheni ishte në gjendje t’i përshkruante sytë e tyre aq sa ti të mbeteshe pa fjalë për atë lidhje mes tyre.

– Po qan, e pyeti një ditë verë axha i cili ju afrua pa zhurmë në kopësht ndërkohë që vajza e ulur mbi bar po shihte plot përqëndrim një breshkë që ajo mendonte se ishte e sëmurë……

-Nuk nuk po qaj, po gati jam! – ju përgjigj Rusheni Shihe sa shumë po vuan breshka ime -ja ktheu ajo plot seriozitet.

Axha vështroi kafshëzën ashtu siç me bisht të syrit vështroi edhe të mbesën.

-Ti s’e din axhë sa keq më vjeni kur e shoh… ajo duket shumë e sëmurë. Shihe se sa e ngathët që është, as as të hajë nuk don…!

Axha s’e mbajti dot të qeshurën!

-Kush breshka? Hahahahaa pse ke parë ndonjëhërë breshk të shkathët ti Rusheni im?

-Jo s’janë të shpejta por unë kam dy ditë që po e shoh me vemendje, e kjo më siguri është duke ngrodhur o axhë…., dhe pasi e ktheu përmbys kafshën, e afroi aq shumë pranë fytyrës së saj duke e parë me sytë që i lëviznin majtas e djathtas plot kërshërinë e vogëlushes… Dukej sikur kafshëza vërtet priste ndihmë prej saj…

-Sikur të kishim patur një mjek për kafshët që mund t’ma shpëtonte brenshkën time! ufffffffff………..

-Mjekët e kafshëve mbesa ime, nuk lodhen me këto-por ti mos u mërzit: Mbase kur të rritesh, e meqënëse i ke kaq për zemër -sa kam frikë mos i don më tepër se mua -, na bëhesh ti veterinere vogëlushe e pastaj, pastaj as breshkat e askush nga kafshët e tua s’do mund të sëmuren…i pat thënë ai ….

Rusheni pas një shikimi të ngulur gjatë diku, ngriti menjëherë kokën dhe e vështroi axhën e në atë konvergim sysh përmes rrezeve të diellit të cilat u duk se ja ndriçuan mendimin, ajo arriti të dallojë se si mendja e tij qe zhytur në imagjinatë.

-Veterinere? …çfarë është veterinere?

-Pse të mos bëhesh Rushen? Ty të pëlqejnë librat e aty mëson se si ti ndihmosh ato…Tani mund të na duket çudi po kur ti të rritesh…, nuk i dihet, e me një fije bari në buzë Axha foli më tepër me veten se sa më të mbesën.

– pse jo -i tha, ti mund bëhesh mjeke për kafshët, Kujton ti se nuk të kam parë pak javë më parë sesi e shihje si ishte i ndërtuar trupi i një hardhuce të ngordhur? Mua më duket se ti je e prerë për këtë gjë, unë e ndjej këtë i tha – e më tepër se sa për ti hequr vajzës mërzinë por për të shijuar atë çka ai sapo kishte menduar, u ngrit e kapi Rushenin nga duart e pa ja lëshuar nisi t’a rrotullojë në mes të kopshtit nën të qeshurën e saj kumbuese.

– Axhë- pyeti vajza gjatë atij rrotullimi marramëndës duke u përpjekur të mbante ekuilibrin kur ndaluan………pa ma spjego edhe një herë si bëhesh veterinere?

– Mjeke për kafshët Rushen-i tha ai duke u munduar t’i mbante ekuilibrin…Mjeke me bluzë të bardhë e me nja çantë mjekësore që shkon shtëpi më shtëpi për të shëruar kafshët e sëmura. A të kujtohet kur na u sëmur qeni ynë që mezi e shpëtuam? Shpëtoi vetëm se veterineri pra ai mjeku i kafshëve, erdhi në kohë bukuroshja ime…

Mjekë për kafshët? – belbëzoi vajza e cila u përqëndrua në atë çka po mendonte dhe pas pak sekondash heshtjeje mes të dyve tha:

-Axhë, po sikur…..sikur ….

-Sikur çfarë Sheni im!!

-Po sikur të bëhem mjeke Axhë, domethënë mjeke jo vetëm për kafshët, por mjeke që të shëroj edhe njerëzit???
………………………………………….

……………………………………………….
– Axhë a po më dëgjon? ty a do të të pëlqente të shëronja njerëzit????

Axha ktheu menjëhërë kokën dhe i hodhi një vështrim sa 1000 fjalë! Për të parën herë, dëshira e tij e madhe për të mbesën u përputh me atë çka ajo sapo i tha! Mbase ajo copëz aq indiferente bisede aty në atë kopshtin magjik prapa shtëpisë po e vinte ushtarakun e karrierrës jo pak në mendime për fatin për të cilin vogëlushja ishte e destinuar. Ai puliti sytë e nga serioziteti jo i zakonshëm në fytyrën e tij, vajza kuptoi përshtypjen që kishin lënë fjalët e saj.

– Të lutem Rushen, mos më bëj të ëndërroj me sy hapur…Mos më detyro të mos pres dot sa të ikin vitet e të të shoh ty me bluzën e bardhë…Vërtet të pëlqen të bëhesh mjeke?? -e pyeti ndërsa u ul në gjunjë duke e mbajtur Rushenin e tij nga krahët…Ajo i pohoi pa zë e habitur jo pak nga ai ngazëllimi Axhës së saj .

Rusheni im mjeke!!! Zot mos më lër të pres! – e u ngrit duke i thënë:

-Ngreu mbesa ime, hajde se do të na “shajnë” ata të shtëpisë se u vonuam gjatë! Mua më dërguan të të marr, por u harrova këtu me çfarë sapo dëgjova. Ata në shtëpi, nuk e dijnë se çfarë ne sapo kemi vendosur e këtë do e mbajmë sekret.

Mes nesh! A m’a premton? -i tha e të dy, u futën në shtëpi.”


Send this to a friend