VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

George W. Bush ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së babait të tij, George H.W. Bush

By | December 2, 2018

Komentet

Intervista – Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi është është kthyer në dialog për status

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i tha Zërit të Amerikës se Kosova nuk do të heqë dorë nga tarifat për mallrat serbe, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian. Në intervistën me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se përplasjet e tij me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun ku ajo synon të anëtarësohet, por janë pasqyrim i trajtimit jo të duhur të Kosovës nga Brukseli.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, sapo jeni kthyer nga një takim i vështirë në Bruksel me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Cilat ishin çështjet që çuan në përplasje mes jush?

Ramush Haradinaj: Tani janë, besoj tri tema që po na shqetësojnë në marrëdhëniet mes nesh edhe BE-së: dy janë më të ekspozuara, është mospërmbushja e kontratës nga BE-ja për liberalizimin e vizave edhe pse Kosova e ka përmbushur pjesën e vet të kontratës dhe mosmarrja e ndonjë përgjegjësie në këtë rast nga përfaqësuesja e lartë Mogherini, komisionari Hahn dhe kolegët tjerë, të cilët na kanë lënë vetëm tani, që ne të vazhdojmë të lobojmë në çdo qeveri, e ata mund ta bëjnë këtë lobim se e njohin rastin, e dinë që kontrata është përmbushë. Pastaj, është devijimi, apo dalja prej kontrolli e dialogut, nga një dialog për normalizim, është kthyer në dialog për status, ose për territore ose për kufij, që s’ka logjikë. Dhe është vetë bilateralja Kosovë – BE, e cila është shumë e ngurtë në raport me Kosovën, pra na mban atje në stadin e nisjes, por, nuk na lejon me ecë përpara me proceset tjera.

Zëri i Amerikës: Më lejoni t’i marrim një për një. Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për liberalizimin e vizave dhe çështja është tash tek Këshilli Evropian, pra përtej duarve të zonjës Mogherini. Përse i keni përqendruar kritikat tek ajo?

Ramush Haradinaj: Tani, të sqarohemi kështu: edhe Komisioni Evropian edhe Parlamenti Evropian kanë vendosë, kjo është përfaqësuesja e lartë e BE-së, ashtu si quhet për politikë të jashtme e siguri, pra ne nuk e shohim ndonjë vazhdim të agjendës së Kosovës si palë që është në dialog, e nikoqire e dialogut është zonja Mogherini në këtë rast. Nuk e shohim ndonjë angazhim të palës sonë në dialog, pra në një proces shumë të vështirë, për ta përkrahë Kosovën në një të drejtë të veten te kolegët e vet brenda BE-së. Kjo i takon ata ministra, ka diskutuar me këshillin e ministrave para pak ditësh dhe nuk e ka menduar të nevojshme, ta zëmë, ta shtyjë në agjendë edhe çështjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është vërtetë një tradhti ndaj Kosovës, nëse flasim kështu, që është treguar shumë e përgjegjshme në marrëdhëniet Kosovë-BE por edhe në respektimin e dialogut në të kaluarën.

Zëri i Amerikës: Cili është shpjegimi i saj në bisedat me ju?

Ramush Haradinaj: Shikoni, ajo e ka një, ta quaj ashtu, një ndarje të përgjegjësive, ashtu siç e thatë edhe ju, se tash është te ministrat e brendshëm, por nuk e shohim ndonjë interesim të palës, ne e kemi palë përfaqësuesen e lartë, që, qoftë të lobojë, apo të sqarojë, apo të bindë ministrat se BE-ja ka hyrë në obligim ndaj Kosovës, se është kontratë e përmbushur nga njëra palë, tani ta përmbushin ata.

Zëri i Amerikës: Ju e keni kritikuar zonjën Mogherini për çrregullim të bisedimeve. Por, përse e keni drejtuar kritikën kundër saj? Çështja e kufijve nuk është ngritur nga zonja Mogheirni, është ngritur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përse te ajo përqendrimi?

Ramush Haradinaj: Ky është produkt i ri në dialog, çështja e kufijve. Ajo që e ka lehtësuar dialogun e ka ditë në të kaluarën se mandati i është dhënë për normalizim të çështjeve të mbetura të hapura, e jo në kthimin prapa. Kufijtë janë kthim prapa para 17 shkurtit (2008). Nëse diskutohet çështja e territorit, është në kundërshtim edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, që nuk e ka gjetur në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare shpalljen e pavarësisë sonë. Ky është një kthim prapa, një dalje nga kornizat, nga parimet e dialogut në këtë rast, për çka edhe i është dhënë mandati.

Zëri i Amerikës: Përse duhej të hidhej ajo kundër ideve të dy presidentëve që drejtojnë edhe bisedimet?

Ramush Haradinaj: Shikoni, nikoqiri, ose lehtësuesi e ka marrë për bazë një kornizë, që është normalizim e jo çrregullim i marrëdhënieve. Ju e dini, kur fliten territoret e kufijtë në Ballkan, a është normalizim apo është një çrregullim?

Zëri i Amerikës: Ju thatë në fjalimin tuaj dje se ata që flasin për kufijtë janë armiqtë e Kosovës, po ju citoj. Ka edhe nga aleatët e Kosovës që kanë mbështetur një mundësi të tillë nëse palët merren vesh. A janë edhe ata armiq?

Ramush Haradinaj: Kushdo që e shtynë Kosovën nga diskutimi ose hapja e çështjes së territorit tonë, të kufijve tanë, është armik. S’ka si me qenë mik ai që hap territorin tënd ose kufijtë tu dhe kjo është e vërtetë e nuk ndryshon ndaj kujtdo qoftë. Pra kushdo që ne na propozon sot që ne të ridiskutojmë veten edhe territorin tonë edhe kufijtë tanë, dihet çka është kjo: kjo është një agresion ndaj teje. Ky nuk është i aleatëve ky propozim, mos harroni. Ky është provuar me ju ngjitë aleatëve prej plotëve. E nëse ka dikush që i intereson një situatë e tillë e hapjes së kufijve dhe e lëvizjes me territore, është Vladimir Putin dhe tre mijë rusë që i ka në Serbi si humanitarë. Por, nuk është e aleatëve kjo. Aleatët kanë shprehur respekt për Kosovën dhe Serbinë, duke u thënë që ne do ta shqyrtojmë atë që është e zbatueshme, nëse nuk pengon, nëse nuk ndërhynë në stabilitet, nëse respektohet edhe prej tjerëve. Pra, nuk është se aleatët kanë thënë qartë: ndani ju, ndërroni territoret se ne e pranojmë. Jo. Nuk është ashtu.

Zëri i Amerikës: Por, presidenti i vendit është angazhuar për atë që e ka quajtur korrigjim të kufirit…?

Ramush Haradinaj: Nuk e dimë saktësisht çka nënkupton kjo, por marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, nuk e ka temë kufirin Kosovë – Serbi. Kufijtë i kemi. E ka për temë normalizimin. Demarkimi është një proces krejtësisht i ndarë dhe nuk ka pse të përfshihet në një marrëveshje Kosovë – Serbi. Ne kufirin e kemi. Ne kemi probleme tjera. Nuk na njeh Serbia. Kemi një listë temash. E kemi përgatitur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një draft marrëveshje që sot pata nderin me ja dorëzua edhe delegacionit tonë që e votoi parlamenti. Ia kam dorëzuar para pak ditësh edhe presidentit edhe parlamentit, pra kryeparlamentarit por edhe liderëve të partive politike në vend, propozimin e parë të draft-marrëveshjes gjithëpërfshirëse, obligative, ligjore Kosovë – Serbi, për njohje.

Zëri i Amerikës: Si u prit kjo projekt-marrëveshje nga Bashkimi Evropian?

Ramush Haradinaj: E morën si një input ashtu si kishte thënë edhe zonja Mogherini, si një input në përpjekjet për me u gjetë një zgjidhje, ose me u arrit një marrëveshje. Ne do të vazhdojmë ta konsolidojmë, pra ta ndërtojmë këtë marrëveshje deri në atë që e ka marrë obligim edhe delegacioni, që është një platformë e Kosovës. Pra, ekzekutivi në këtë rast do të vazhdojë me ndërtue, pra me e përgatitë me e bë gati kontratën gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi.

Zëri i Amerikës:Një prej çështjeve që është bërë shumë e diskutueshme edhe në një letërkëmbim të ditëve të fundit, është çështja e tarifave ndaj mallrave serbe. Bashkimi Evropian dhe zonja Mogheirni kërkuan sërish nga ju që të hiqni tarifën, madje duke ofruar edhe një kompromis. Në çfarë kushtesh, përveç asaj që keni thënë se jo pa njohje të Serbisë, në çfarë kushtet do të pranonit ta hiqnit këtë taksë, zoti kryeministër?

Ramush Haradinaj: Ne kemi shprehur shqetësimet tona në vazhdimësi për mosrespektim të CEFTA-s nga Serbia. Ne na janë vu barriera, por jo tarifore. P.sh. nuk na e kanë njohur një certifikatë të mallit, nuk e kanë njoftë tabelën, nuk e ka njoftë vulën, do të thotë kurrgjë e Kosovës nuk ka mundur të hyjë në Serbi. Njëjtë ka vepruar Bosnja. Ju e dini se na janë ndaluar edhe sportistët. Hendbollistet tona kanë mbetur me orë duke pritur në kufi për një garë ndërkombëtare atje në Novi Sad. Por, asnjëherë BE-ja nuk ka reague. Ju siguroj se janë me dhjetëra ankesa, shkresa, kërkesa për ndihmë; asnjëherë s’na kanë trajtuar. Ju e dini që është marrëveshja e energjisë nga e cila humbim 30 milionë e nuk e zbaton Serbia. Humbim po ashtu miliona në IBM (menaxhimi i integruar i kufirit) dhe prapë nuk e zbaton Serbia. Pra, të gjithë këto kërkesat tona asnjëherë s’janë shqyrtuar. Serbia jo vetëm që s’ka respektuar marrëdhëniet ekonomike tregtare me Kosovën, qoftë të CEFTA-s qoftë të marrëdhënieve tjera, por ka kaluar në agresion ndaj nesh duke e rrezikuar shtetësinë e Kosovës, qoftë me punën që e bën për heqjen e njohjeve, një punë që është joligjore realisht, në shumicën e rasteve me metoda joligjore qysh ju qasen vendeve të shumta, por po ashtu edhe me kërcënime tjera, Ishte rasti i INTERPOL-it, ju e dini si kaloi ajo ditë. Duke qenë kështu, Kosova ka marrë një vendim, ky është vendim sovran i një vendi sovran, që mbron sigurinë kombëtare. Asnjë rregull as e CEFTA-s, as botërore, nuk të detyron ty me e heqë një masë e cila e mbron sigurinë kombëtare. Kjo është një masë e zorit. Nuk e kemi marrë nga dëshira. Është një masë kur s’kemi pasur ku të shkojmë tjetër. Ky vendim ka ndodhë. Ky vendim ka edhe disa veprime të tjera të mundshme me ndodhë, pra të tjera. Kur kemi marrë masën prej 10 për qind, ne e kemi paralajmëruar Serbinë që të ndalet se do ta rrisim. Serbia e ka rritë agresivitetin. Ne nuk kemi vazhduar me masa të reja tani së fundi. Kemi pauzuar një kohë, pra nuk e kemi vazhduar më tutje. Mirëpo, ekziston arsyeja me vazhdue më tutje. Nuk kemi arsye me e heqë këtë masë për ndonjë temë të caktuar. Nuk kemi arsye. E vetmja arsye me e heqë këtë masë është për një marrëveshje që i zgjidhë problemet. Një nga një ,problemet nuk po zgjidhen. Serbi nuk i zbaton ato që merresh vesh. E vetmja herë që ne biem dakord me e heqë masën, kur ulemi e merremi vesh për të gjitha temat, përfshirë njohjet dhe njëra nga temat është tregtia e lirë dhe ne jemi të interesuar për tregti të lirë. Ndryshe, situata ka me shkue kështu; çështja e taksës që është vendosë prej Kosovës, është në ekuivalencë më njohjen nga Serbia. Pse? Ne e kemi një interes nga Serbia: njohjen, për shkak të, ta quaj ashtu, lehtësimit të perspektivës tonë ndërkombëtare. Jo se perspektiva jonë ndërkombëtare nuk do të ndodhë, por e lehtëson njohja. Serbia ka po ashtu një interes; tregun e Kosovës. Kurdo që ata janë të gatshëm, ne jemi, nuk ka nevojë të presim gjatë. Por, nëse ata nuk janë sot, ne i presim.

Zëri i Amerikës: Diskutimet rreth këtyre çështjeve çuan në përplasjet tuaja të shpeshta me Bashkimin Evropian dhe me shefen e politikës së jashtme zonjën Mogherini. Ka vlerësime edhe të vëzhguesve që kjo mund të rrezikojë marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian. Ju si mendoni?

Ramush Haradinaj: Unë punoj shumë, intensivisht me qeveritë veç e veç të Bashkimit Evropian, të vendeve të respektuara. Kemi marrëdhënie shumë të besueshme me shumicën e këtyre qeverive edhe me institucionet e Bashkimit Evropian. Kemi disa dallime me përfaqësuesen e lartë, janë përmbajtjesore edhe kuptohet që ato janë kështu. Kosova nuk do të pranon një pozitë ndryshe nga secili vend i rajonit në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Nuk është faji ynë që nuk na kanë njohur pesë shtete të BE-së, është përgjegjësi e tyre si Bashkim Evropian kur po flasim, nëse ata nuk mund të zgjidhin këtë pra me pesë shtetet e tyre ata nuk duhet të kërkojnë që Kosova ta paguaj çmimin, pra nuk është faji ynë. Sikur të them unë që tri komuna të Kosovës nuk po mendojnë kështu për marrëdhëniet e mia me Bashkimin Evropian ose tre ministra të qeverisë sime nuk po mendojnë kështu. Ne duhet ta kuptojmë që marrëdhëniet janë dypalëshe Kosovë-Bashkimi Evropian, nëse BE është e gatshme, vazhdojmë.

Zëri i Amerikës: Por Kosova ka nevojë për Bashkimin Evropian dhe kritikat e vazhdueshme ndaj saj a nuk rrezikojnë të nxisin ndjesi anti evropiane në Kosovë?

Ramush Haradinaj: Shikoni, nuk duhet të ndodh kështu, nuk ka arsye që Kosova të ketë ndjesi anti evropiane mirëpo edhe ne Evropën e shohim si palë. Kurrkush nuk ka nevojë për një palë tjetër nëse asgjë e kontratës nuk zbatohet. Çka është interesi i qytetarit të Kosovës me Bashkimin Evropian që një obligim më të thjeshtin, që është liberalizimi i vizave, nuk e zbaton në kontratë. Çfarë marrëdhënie kontraktuale afatgjate do të krijon Kosova nëse edhe këtë marrëdhënien e parë ata nuk e nderojnë. Kemi rënë dakord, kemi qitur kushtet, i kemi plotësuar ato kushte, pse nuk përmbushet kontrata nga pala tjetër? Nuk është që ne dëshirojmë të kritikojmë, ne jemi popull i respektueshëm si Kosovë dhe shqiptarët në përgjithësi, por jemi vënë në pozitë të tillë.

Zëri i Amerikës: Por Bashkimi Evropian vazhdon të ketë rolin kryesor edhe në atë që vlerësohet një prej proceseve më të rëndësishme të Kosovës, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Si mund të reflektohen të gjitha këto në këtë proces zoti kryeministër?

Ramush Haradinaj: Cili normalizim më falni! Sa është normale gjendja sot?

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë që jeni në favor të bisedimeve?

Ramush Haradinaj: Jemi për dialog, mirëpo duhet të normalizohet dialogu. Për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kushti i parë është që të normalizohet dialogu. Nëse dialogun e mendojmë si dialog për statusin e Kosovës, ne e kemi shpallur vetën shtet më 17 shkurt 2008, kush ka problem me këtë është problem i tyre, por nuk është i imi, as i popullit të Kosovës. Ka vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në konflikt me të drejtën ndërkombëtare, pra shiheni, nuk është status, nuk është po ashtu për territore, sepse ne nuk kemi vendos në shitje territorin tonë, as kufirin, as vetveten dhe jemi shtet si çdo shtet tjetër. Kërkoj, me të drejtë kërkoj prej çdo zyrtari të Bashkimit Evropian, prej çdo zyrtari të cilido shtet, të sillet me respekt për atë se kush është Kosova shtet sovran. Kushdo që ka problem me këtë, nuk është problemi ynë pastaj, pra ne nuk mund të ndryshojmë për hatër të secilit, dikujt i bie ndër mend kjo dikujt ajo, si t’ia bëjmë ne si shtet?

Zëri i Amerikës: Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e këtyre bisedimeve me heqjen e tarifës që e keni vendosur ju zoti kryeministër. Si do të mund të harmonizoni këto veprime, të mbani taksën dhe të angazhoheni për bisedime?

Ramush Haradinaj: Po edhe ne mund të vendosim një kusht, pa kërkim falje nuk shkojmë në dialog. Unë këtu ku jeni ulur ju kam pasur Vasfije Krasniqin dhe kam dëgjuar tregimin e saj, viktimë e dhunës seksuale në luftë prej forcave serbe. Janë rreth 20 mijë zonja, ne po mund të shkojmë në tavolinë duke e kaluar këtë pra pa një kërkim falje. Mos të harrojmë se edhe zoti Vuçiç edhe zoti Daçiç dhe të tjerët, kanë qenë pjesë e aparatit në të gjitha proceset. Ne pranojmë të ulemi me ta edhe na e ka kërkuar populli që të mos shkojmë në dialog pa kërkuar falje, mos shkoni në dialog pa i kthyer të zhdukurit, ende sot e kësaj dite presim trupa pa jetë të kthehen në kufi, ky është populli i Kosovës, ende sot e kësaj dite nuk ka drejtësi për këto masakra që kanë ndodhur në Kosovë e mos të flasim për femrat e dhunuara, ndërsa ne shkojmë në dialog. Pastaj, dikush na thotë neve që Serbia nuk po pranon pa e hequr taksën. Po mirë, mos të pranon, nëse është ashtu çfarë na duhet ai dialog neve, më falni ai nuk është dialog në këto raste.

Zëri i Amerikës: Por Kosovës megjithatë i duhet normalizimi me Serbinë apo jo zoti kryeministër. Nuk mund të hyjë në procese integruese pa normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Ramush Haradinaj: Po na duhet normalizimi, por nuk na duhet procesi që na ka sjellë deri tek këto telashe që jemi sot. Pra nuk kemi arsye ne të heqim taksën për t’u kthyer në një proces shkatërrues për Kosovën, kur në të njëjtën kohë sa ndodhë tavolina, rritet agresiviteti i Serbisë kundër nesh në planin ndërkombëtar, planin e brendshëm dhe rajonal, pse ne duhet të kthehemi edhe njëherë në atë gjendje. Ne kemi filluar një kurs të ri dhe duhet ta kuptojnë të gjithë se është një Kosovë tjetër sot, një Kosovë që i ka analizuar mirë dhjetë vjet të dialogut, e ka parë se çfarë ka ndodhur në këto pesë vjetët e fundit që po shfrytëzohet dialogu që të mashtrohen shtete, duke ju thënë Serbia, ju lutem largojeni njohjen mos e njihni Kosovën se në kuadër të Bashkimit Evropian jemi duke biseduar për statusin e Kosovës, pra nuk është Kosova shtet, jemi ne dhe jemi duke zgjedhur statusin dhe me mundësinë që të kthehet nën Serbi. Pse ne të kthehemi në atë realitet? Çka është interesi i njerëzve të Kosovës? Nëse në të vërtetë dikush kujton që ne jemi aq të pazotë e të padijshëm, kanë gabuar shumë, ne jemi të respektueshëm. Neve na ka ndihmuar bashkësia ndërkombëtare, ne gjithë do ta nderojmë këtë marrëdhënie të përkrahjes e respektit, por ne nuk mund të dalim nga vetvetja për hatër të dikujt e prandaj i kam kërkuar edhe dje që në dialog, se ju po thoni që kërkohet normalizimi, po, por nuk po mundet Bashkimi Evropian, ju e shihni që pa Amerikën nuk po mund ta kryej këtë temë. Nëse dikush mendon që zonja Mogherini do ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe Serbisë, atëherë gabon rëndë, kjo po shihet që është përkeqësuar në kuadër të udhëheqjes së zonjës Mogherini dhe është mirë që amerikanët të hyjnë në tavolinë. Wshtë mirë që të ftohen edhe kolegë të vendeve të Quintit, edhe Berlinin dhe të kryhet kjo punë, por nuk do të shkojë kjo punë në formën si ka ndodhur deri tani për shkak se vetëm sa është përkeqësuar marrëdhënia mes dy popujve.

Zëri i Amerikës: A rrezikon kjo kërkesë hapjen e mundësisë që Serbia të kërkojë aleatët e saj në këto bisedime zoti kryeministër, ta zëmë Rusinë?

Ramush Haradinaj: Shikoni, çështjet që janë për diskutim shumica ndodhin në Kosovë pra për shumë pak tema të asaj se çfarë ndodh në Serbi diskutojmë. Zoti (Albin) Kurti e kishte një deklarim dje për materialin që i kemi dhënë, tha është kthimi i Serbisë, nuk është ashtu. nuk është e vërtetë që e kthejmë Serbinë, por temat që janë objekt i diskutimit, shumica e tyre ndodhin në Kosovë dhe për temat që ndodhin në Kosovë, Rusia nuk do të ketë fjalë kurrë, këtë le ta kuptojë gjithkush, ne jemi palë lufte me të dhe nuk do të ketë fjalë, Kosova është Kosovë. Rusia i ka tre mijë të akredituar në Serbi si personel humanitar dhe ne dimë çfarë personeli humanitar janë, ne jemi çdoherë në përballje me ta, pra nuk fshihemi se jemi dy bota të kundërta në këtë rast dhe çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve Kosovë-Serbi, po vendet e Kuintit mund të ndihmojnë edhe ne e mirëpresim këtë, por nuk presim ndihmën e Rusisë në këtë temë.

Zëri i Amerikës: E thatë edhe më herët se njohja nga Serbia është e rëndësishme për Kosovën sepse lehtëson punën e saj. Zoti kryeministër në këto rrethana si mendoni se mund të bindet Serbia për të njohur Kosovën kur nuk është bindur tash e dhjetë vjet përkatësisht 11 po bëhen tashmë që kur është shpallur pavarësia e Kosovës?

Ramush Haradinaj: Këta e kanë shfrytëzuar Kosovën si kartë politike, zgjedhore, i shfrytëzojnë edhe sot si dhe serbët e Kosovës. E vetmja mënyrë për të bindur Serbinë është që t’i kryejmë punët e shtëpisë por në të njëjtën kohë për të dhënë edhe një ofertë respektueshme për Serbinë.

Zëri i Amerikës: A jeni të gatshëm të kryeni punët e shtëpisë duke mos pasur një konsensus të plotë ndërmjet partive politike në Kosovë për procesin e bisedimeve por edhe raportet tuaja me presidentin e Kosovës dhe qëndrimet goxha të ndryshme që i keni rreth këtij procesi?

Ramush Haradinaj: Po unë besoj që jemi në një drejtim të konsensusit të brendshëm, pra është në drejtim nuk është që është kryer por po punojmë. Kjo marrëveshja që kemi dhënë pra propozimi draft marrëveshja ka marr kritika pra janë dhënë kritika e vlerësime por nuk e shoh si largim, nuk mund të na largoj ky dokument, unë shpresoj që ky dokument të cilin kam pasur nderin t’ia jap edhe ambasadorëve të respektuar të vendeve të Kuintit, duke filluar prej ambasadori të Amerikës por edhe ambasadorëve tjerë edhe palëve tjera në Kosovë, unë besoj që po shkojmë nga një materie dhe nuk ka nevojë që të gjithë ne të flasim gjëra e njëjta secili, por propozimi të jetë një për gjithë Kosovën. Kur Kosova ka një propozim edhe opozita e përkrahë atë me ndonjë vërejtje të caktuar se çdo herë është ashtu, atëherë do të mund të themi se kemi pozicion të qëndrueshëm.

Papa-liderëve: Mos ua vini fajin emigrantëve për problemet tuaja

Papa Françesku dënoi udhëheqësit nacionalistë të cilët fajësojnë emigrantët për problemet në vendet e tyre, pasi, siç tha, janë vetë ata që po nxisin mosbesimet në shoqëri përmes fitimeve të pandershme dhe politikave ksenofobike dhe raciste.

Papa, 82 vjeçar, i cili iu doli në mbrojtje emigrantëve gjatë gjithë papatit të tij, i bëri këto komente në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqës të Kishës Katolike. Letra iu dërgohet krerëve të shteteve dhe qeverive si dhe organizatave ndërkombëtare.

Mesazhi i Papës vjen në kohën kur emigracioni është një nga çështjet më të diskutueshme në vende të ndryshme si: Shtetet e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Hungaria.

“Adresimet politike që tentojnë të fajësojnë emigrantët për çdo të keqe dhe privojnë shpresën nga të varfërit, janë të papranueshme” ka shkruar Papa në letër, por nuk ka përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës.

Ai tha se në kohët e sotme “po shënojnë një klimë të mosbesimit e rrënjosur në frikën ndaj të tjerëve ose të huajve, ose ankthit për sigurinë personale”.

Papa Françesku shprehet se është i trishtuar se ky mosbesim gjendet “gjithashtu në nivelin politik, në qëndrimet e refuzimit dhe format e nacionalizmit të cilat po vënë në pikëpyetje vëllazërinë, për të cilën bota jonë e globalizuar ka aq shumë nevojë”.

Studentët protestues: “Nuk duam karrige pushteti, duam dije të jetojmë në vendin tonë“

Vazhdojnë protestat e studentëve në Tiranë. Tani ata kërkojnë që opozita të kthehet në Parlament për një Ligj të ri Arsimit të Lartë.

Protesta e studentëve të Universitetit Publik të Tiranës hyri të martën (18.12.) në javën e saj të tretë me bojkot total të auditoreve. Shirat dhe ftohja e motit, që nisën të hënën nuk po i mbrapsin studentët që të vazhdojnë protestën e tyre para Kryeministrisë, të bllokojnë për disa orë trafikun e automjeteve në nyje kyҫe të Tiranës. Java e tretë e protestës shënon edhe një fazë të re të saj:  braktisjen e gjithe auditoreve, pjesëmarrjen e gjithë studentëve në protestë.

Autonomia e Universitetit dështoi. Pedagogët humbën klientët e tyre

Silvi Dollani, studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, thotë për DW se protestës së tyre nuk u janë bashkuar në mënyrë masive pedagogë, dekanë apo edhe rektorë. „Ku janë ata? A i përgjigjen dot pyetjes pse auditoret janë bosh? Nuk duam të studiojmë më në auditore pa kushtet normale, në biblioteka dhe labaratorë me sipërfaqje 4 metra katrorë ku ka literaturë dhe instrumenta të 60 viteve më parë. Braktisja e auditoreve është një klithmë për pedagogët, dekanët, rektorët, qeverinë dhe opozitën. Nuk na bashkohen në protestë, se na kanë parë si klientë të biznesit të tyre ilegal, e shndërruan universitetin në vjelje parash nga studentët jo dhënie të dijes për  jetesën.

Silvi Dollani shpreh shqetësimin e studentëve për mungesën e perspektivës, megjithë praninë në sallat e universiteteve. “Çdo ditë në universitet ne pyesim vehten: Mos po humbim kohën kot se në auditore dhe laboratorë nuk po na mësojnë asgjë? Ka dështuar autonomia e universitetit dhe ligji për arsimin e lartë. Nuk dua të largohem nga Shqipëria për të studiuar. Dua të qëndroj në vendin tim. Shqipëria po ndryshon, kjo protestë është shenjë e ndryshimit. Dua të jem pjesë e ndryshimit. Po e sjellim ndryshimin- jemi lider të protestës sonë”.

Studenten protestieren in Tirana Albanien (DW/A. Ruci)

Silvi Dollani

Lider i protestës – Media sociale

Proteta e studentëve vazhdon në javën e saj të tretë pa emra drejtuesish. Lider të saj janë vetë studentët. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin përmes medias sociale dhe teknologjisë së informacionit dhe vendosin sesi do të jetë dita e protestës. Po në kaosin potencial që mund të shkaktojë mungesa e drejtuesve, studentët kanë të qartë që protesta e tyre nuk ka kërkesa politike.

“Nuk duam karrige pushteti. Duam dije. Opozita kërkon ta përdorë protestën tonë për qëllimet e veta. Le të kthehet më mirë në parlament, le të marrë në dorë Ligjin e falimentuar të Arsimit të lartë dhe  të punojë që ai të zëvendësohet me një ligj të ri, që të riparojë gjithë shkatërrimin e arsimit të lartë që ligji ekzistues ka sjellë” thotë për Dë, Silvi Dollani.

Ajo  bën pjesë në atë grup të madh të studentëve protestues që nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin Rama.“Kryeministri Rama ka pranuar që kërkesat tona janë të drejta. Ne nuk jemi ekspertë financash publike, as dimë sesi drejtohet shteti. Kërkesat tona janë të qarta: duam kushte normale studimi dhe jetese në konvikte. Duam dije dhe jo të jemi pjesë e biznesit dhe korrupsionit  në universitet“, thekson Silvi Dollani.

Hapet rruga drejt dialogut me kryeministrin Rama

Por rrugën e dialogut me kryeministrin Rama e kanë hapur në mbrëmjen e të hënës studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë. Që nga mbrëmja e djeshme në rrjetet  sociale qarkullon një video, ku të dyja palët flasin për situatën dhe nga duhet të fillojë ndryshimi.Vetë Kryeministri Rama bën me dije në median sociale se takimi është zhvilluar. “Patëm një bashkëbisedim të dobishëm për dialogun. Mësova gjëra të reja prej tyre. Ndofta edhe ata e kuptuan se ku e kam hallin, neser vazhdojmë “bën me dije Rama. Këmbëngulja e kryeministrit Rama për rikthimin e vlerave univesitare, përtej plotësimit të kushteve të studimit dhe jetesës në konvikte ka hasur në një kundërshtim të fortë të studentëve protestues, që refuzojnë dialogun me kryeministrin Rama.

Studenten protestieren in Tirana Albanien (DW/A. Ruci)

Don Pjetri

Greva e urisë- opsion i protestuesve

Dy javët e protestës u kanë sjellë studentëve disa fitore: protesta i ka bërë skanerin sistemit  të kalbur të arsimit të lartë në Shqipëri. Skaneri tregon se sa keq ky sistem është brejtur nga korrupsioni, nepotizmi, paaftësia për t’u dhënë studentëve dije për jetën dhe tregun e punës. Skaneri tregon neglizhencën ndaj rinisë, kushteve të mësimit në auditore dhe jetesës në konvikte të rinisë studentore per rreth 3 dekada. Protesta ia doli të heqë tarifën për provimet e mbartura, përgjysmoi atë të studimit, bëri që të miratohet fondi për ristrukturimin e konvikteve në qytetin „Studenti”.

Por kërkesa që shpenzimet për arsimin e lartë  të jenë në masën e 5% të Prodhimit të Brendshëm Brutto është e papranueshme dhe e papërballueshme për qeverinë. Opsioni i grevës së urisë vazhdon të qëndrojë në strategjinë e protestës pa lider të studentëve. Don Pjetri, student në Fakultetin re Inxhinjerisë Mekanike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, thotë për Dë: “Do kalojmë në grevë urie. Mos të na detyrojë kryeministri të shkojmë drejt grevës së urisë, kërkojmë plotësimin e kërkesave tona. Do të qëndrojmë këtu nesër, pasnesër, deri në fund të dhjetorit, do ta rinisim në janar, shkurt deri sa qeveria të plotësojë kërkesat tona. Pastaj flasim me kryeministrin për kthimin e vlerave universitare”.

Thaçi në OKB: Nuk është ushtria e Kosovës kërcënim për rajonin, kërcënim janë deklaratat e Serbisë për luftë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për themelimin e ushtrisë së Kosovës, në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë gjatë javës së kaluar”, është shprehur Thaçi.

Themelimi i ushtrisë së Kosovës, ka thënë Thaçi, “është vendim i drejtë, në mision dhe qëllim”.

“Nëse Kosova ka bërë gabim, është sepse ka pritur pa nevojë 5 vite për themelimin e ushtrisë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shtuar se themelimi i ushtrisë së Kosovës “është i vonuar, dhe assesi i gabuar”.

“Kemi pritur vullnet të mirë nga ata që kurrë deri më tani s’e treguan në raport me shtetin e Kosovës”, ka theksuar Thaçi, raporton Gazeta Express.

“Tani, Republika e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, ka marrë një hap të natyrshëm për themelimin e ushtrisë së saj”, është shprehur ai.

“Çka ka të jashtëzakonshme këtu?”, ka pyetur Thaçi. “Asgjë fare, që është në kundërshtim me rezolutën 1244, pakon e Ahstisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, apo të drejtën ndërkombëtare”, ka shtuar Thaçi.

“Pikë së pari, rezoluta 1244, paragrafi 15, i referohet vetëm demilitarizimit të UÇK’së, proces i përmbyllur në kohë rekorde dhe pa incident në shtator 1999”, ka kujtuar ai.

Demilitarizimi i UÇK’së, ka theksuar Thaçi, “ishte vlerësuar lart nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së dhe nga sekretari i atëhershëm Kofi Annan”.

“I vlerësuar edhe nga NATO, dhe kjo mbështet nga dëshmitë në raportet ekzistuese të NATO’s dhe UNMIK’ut atëkohë”, ka shtuar ai.

“Së dyti, Pako e Ahtisaarit, të dërguarit të posaçëm të OKB’së për negociata lidhur me statusin e Kosovës… neni 52 nënvizon të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri”, ka thënë presidenti kosovar.

“Në fund fare, më e rëndësishmja, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i marrë pas iniciativës së shtetit serb”, është shprehur ai.

Ky vendim, ka kujtuar Thaçi, “nënvizon qartë, si loti, se Kosova nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj”.

“Rrjedhimisht, e drejtë e pakontestueshme e Kosovës të ketë ushtrinë e saj”, ka theksuar Thaçi.

“Themelimi i ushtrisë është vullnet i qytetarëve me mbështetje unanime politike nga të zgjedhurit e popullit”, ka deklaruar ai.

“Pavarësisht i pëlqeu dikujt apo jo”, ka shtuar Thaçi. “Shteti serb është paraqitur i zemëruar, por jo edhe qytetarët serbë të Kosovës”, ka thënë presidenti kosovar.

“Ushtria e Kosovës do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet”, ka thënë Thaçi më tej.

Ai ka deklaruar se ushtria e Kosovës “nuk është mesazh kundër askujt”.

“Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë kërcënim kundër askujt”, ka nënvizuar ai. “Është dhe do të mbetet profesionale dhe shumetnike”, ka deklaruar Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka kujtuar se “10 për qind” e pjesëtarëve të FSK’së “janë nga komunitetet joshumicë”.

“Më vjen keq që pjesëtarë të FSK’së janë detyruar dhunshëm të japin dorëheqje si rezolutat i presionit sistematik nga pushteti i Serbisë”, ka thënë Thaçi.

“Kanë qenë rrëqethëse rrëfimet e pjesëtarëve serbë nga presioni nga shteti i serb”, ka deklaruar ai.

“Shtëpitë u janë sulmuar me granata, janë mbajtur me orë të tëra nga policia serbe kur kanë udhëtuar në Serbi. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë Thaçi.

“Kërcënimi i vetëm që i vjen rajonit janë thirrjet irracionale për konflikt dhe luftë nga fqinji ynë verior”, ka deklaruar Thaçi. /Express/

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të drejtës së Kosovës për themelimin e ushtrisë së saj.

Këto komente u bënë në një deklaratë të nënshkruar nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, në të cilën theksohet se “ne vendet e Bashkimit Evropian, pjesë e Këshillit, duam të nënvizojmë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme, është thelbësore që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugën e tyre evropiane.

“Nisja e procesit të tranzicionit Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në bashkërendim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj.”

“I bëjmë thirrje Kosovës që ta kryejë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket veprimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit”.

Në deklaratë thuhet se, pothuajse dy dekada pas miratimit të rezolutës 1244 dhe dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Beogradi dhe Prishtina ende kanë shumë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e ardhshme që duhet të zgjidhen në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim.

“Në u bëjë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa që të dëshmojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe të krijojnë kushtet për rifillimin e bisedimeve të lehtësuara nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Një marrëveshje detyruese që trajton të gjitha çështjet mbetet përparësia kryesore”, thuhet në tekstin e deklaratës që u publikua pak para fillimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me kërkesë të Serbisë për të diskutuar vendimin e parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës.

Vendimi i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, nxiti reagim kundërshtues të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që vlerësuan se koha nuk ishte e përshtatshme për një gjë të tillë.

Vendimi u prit me zemërim në Beograd, ku presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, tha se votimi i parlamentit të Kosovës është veprim që rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit, ndërsa sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.

Përfundon me mospajtime takimi i Këshillit të MSA-së Kosovë – BE

Takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfundoi të hënën në Bruksel, me anulimin e një konference të përbashkët për gazetarë dhe me një komunikatë në të cilën Bashkimi Evropian kritikoi ashpër tarifat e vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe dhe nguli këmbë në heqjen e menjëhershme të tyre.

Në një komunikatë të zyrës së shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thuhet se vendosja e këtyre tarifave dëmton interesat ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe dëmton synimet e Kosovës për të qenë një vend tërheqës për investime.

Para takimit të sotëm, zonja Mogherini dhe dy komisionarë të saj, kishin kërkuar nga Kosova që të heqë tarifat dhe si kundërpeshë kishin ofruar vënien e emrit të Kosovës në vend të atij të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Marrëveshjen për tregti të lirë në Evropën Qendrore, të njohur si CEFTA.

Por qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar një ofertë të tillë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha pas takimit se Kosova synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe nuk ka kohë për zgjidhje të pjesshme të problemeve siç është çështja e tarifave. Ai tha se ajo duhet të zgjidhet në një marrëveshje që nënkupton njohje, ulëse në OKB dhe anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë për Kosovën.

Ai tha se delegacioni i Kosovës ka kërkuar një trajtim të barabartë të saj duke vënë theksin tek liberalizimi i vizave. Ndërsa ka ritheksuar kërkesën që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të vazhdojnë, por me një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara.

“Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes evropiane”, thuhet në fjalimin që kryeministri Haradinaj ka mbajtur në takim e të cilin ai e shpërndau në rrjetin social facebook.

“Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet”.

“Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, thuhet mes tjerash në fjalimin e tij.

Kosova nënshkroi në vitin 2015 marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, si kundërshpërblim për angazhimin e saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, por hapi bisedimet për anëtarësim për shkak angazhimit në bisedime.

Bashkimi Evropian kërkon nga të dyja palët një marrëveshje detyruese, gjithëpërfshirëse për normalizim marrëdhëniesh para së të përmbushin synimin për t’u bërë pjesë e bllokut.

Por bisedimet tashmë kanë ngecur dhe Serbia kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave, të cilat qeveria e Kosovës i vendosi më 21 nëntor në shenjë kundërvënieje ndaj siç u tha fushatës agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës ngriti të shtunën një ekip negociues dhe miratoi një rezolutë për bisedimet e cila hedh poshtë mundësinë e diskutimit të tërësisë tokësore të Kosovës. Vendimi i cili nuk pati konsensus, nxiti reagimin e Beogradit i cili tha se ky është një veprim që i mbyllë dyert e bisedimeve.

PROTESTA – Kryeministri kërkon dialog, studentët marrin vendimin. Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Ndërkohë që nga kryeministri i vendit është bërë vazhdimisht thirrje për dialog, për 8 kërkesat që studentët kanë paraqitur, këta të fundit janë shprehur se nuk kanë besim dhe duan të plotësohen fillimisht kërkesat e më tej mund të zhvillohet një dialog me tyre.

Sakaq, ata kanë njoftuar se edhe ditën e nesërme do të bojkotohet mësimi, duke vijuar kështu protestën para kryeministrisë siç kanë bërë ditët e fundit.

“Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë.

Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin për protestën.

Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: S’e heqim taksën kundër Serbisë

Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini po ofron që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*. Një përgjigjje me shkrim Mogherinit pritet t’i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas raportimit të mediave se Mogherini bashkë më Komisioneren për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. Gazeta Express ka kontaktuar me shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifin.

Arifi ka konfirmuar se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t’i kthejë përgjigjje këtë të hënë.

“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi.

Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria do t’i thotë jo ofertës së BE-së. Pra, sipas të gjitha gjasave Mogherini bashkë me komisionerët tjerë të BE-së do të marrin përgjigjje negative.

Ndryshe, vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ka arritur efektin e parë. BE po ofron një kompromis, i cili do të refuzohet nga Qeveria.

Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro.

Përveç kësaj, Qeveria Haradinaj ka paralajmëruar edhe masa tjera të reciprocitetit./Gazeta Express

Dita e 12 e protestës studentore vazhdon sot para Kryeministrisë

Studentët janë të vendosur që ta çojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa sot do të mblidhen në orën 11:00 para Kryeministrisë. Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, një gjë e tillë nuk i ndal ata për të vijuar me protestën, që ka hyrë në ditën e 12-të.

Studentët janë të bindur se protesta e tyre do të vijojë deri në plotësimin e tetë kërkesave pa dialog. Nga ana tjetër, Rama disa herë u ka “shtrirë dorën” për të dialoguar, gjë që nuk është pranuar nga ata.

Ndërkohë që të hënën kanë paralajmëruar protestë masive me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkaq, një ditë më parë studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.

Dita 11 – Studentët paralajmërojnë protestë masive të hënën, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Studentët janë sot në ditën e 11-të të protestës para Kryeministrisë, duke theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e bëra tashme publike, për të cilat kërkojnë vetëm plotësim nga ana e Kryeministrit dhe jo dialog mes palëve. 

 

Ora 18:40/ Këshillat Studentorë kanë dalë me një deklaratë dhe kërkojnë që të hënën studentët të kenë mbështetje nga të gjithë për të pasur sa më shumë masivitet. Në deklaratën e tyre shkruhet se  protesta si zakonisht do të nis në orën 10:00.

Ora 17:40/ Studentët e fakultetit të Ekonomisë janë bashkuar masivisht në protestën para Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar një mbledhje me dekanin Dhori Kule, por kjo mbledhje nuk është zhvilluar pasi sipas tyre asnjë prej drejtuesve të Fakultetit nuk ka qenë i pranishëm. Më pas ata kanë braktisur fakultetin dhe janë bashkuar me studentët e tjerë në Kryeministri.

Pasi janë bashkuar në protestë ata kanë bërë thirrje kundër dekanit të tyre thuke u shprehur njëzëri: Dhori ik, Dhori ik!

Ora 11:00/ Rreth orës 11:00 një grup qytetaresh i eshte bashkuar protestes se studenteve. Ne kete tumbim kane marre pjese edhe familjaret e studenteve, te cilet jane solidarizuar me kauzen e te rinjve.

“Qytetarë, te rinjë cohuni nga kafja, ejani në shesh te protestoni bashke me ne. Te tregojme qe jemi te bashkuar. Kjo kauze eshte per te gjithe”, beri thirrje njeri prej te rinjve ne proteste.

Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe ata kane bere thirrje qe mbreme per pjesemarrje masive.

Zhvillimet e djeshme 

Ora 21:20/ Grupi i studenteve që vijojnë qëndresën para kryeministrisë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive “nga çdo grup interesi” në protestën e nesërme. Protestuesit u shprehën se ata studentë që nesër shkojnë në parlament, janë të shitur.

“Nesër janë bërë disa paralajmërime, por ata që do jenë në parlament nuk janë përfaqësuesit tanë. Janë njerëz që janë tunduar nga oferta. Janë bërë disa individë, u janë bërë oferta të ndryshme. Kemi një shofer diku te 200, diçka më pak apo diçka më shume. Këta njerëz nuk janë përfaqësuesit tanë”, tha një prej studenteve.

“Nesër kemi thirrje për çdo grup interesi, që të dali ose të heshtë përgjithmonë. O të pranojmë nënshtrimin, o lirinë, ky është vendimi ynë”, shtoi.

Ora 21:00/ Studentët që po qëndrojnë tek Kryeministria janë përplasur me forcat e Policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të marrin dru për t’u ngrohur.

Ora 18:00/ Senati Akademik  në “Universitetin Bujqësor të Tiranës”  ka marrë sot një vendim në lidhje me kërkesat e studenteve. Në vendimin e tyre  ata shprehin mbështetjen për kërkesat e studentëve.

 

Ora 16:35/ Këshillat Studentorë kanë reaguar me anë të një deklarate në lidhje me lajmin se studentët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend. Në deklaratën e tyre ata hedhin poshtë këtë gjë dhe thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

DEKLARATA E PLOTË

Sot nga media jemi njohur me një fake neës, sikur studentet kerkojne qe Kryeministri te mbledhe Parlamentin ne seance te jashtezakonshme per te shqyrtuar kerkesat tona.

Bejme me dije cdo student se keto jane tentativa per te na percare dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojme. 8 kerkesat tona jane mese te qarta, te zeza mbi te bardhe dhe sqarojme kedo se nuk do te kete asnje dialog pa u plotesuar keto 8 pika.

Ne rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojme se protesta jone do te pershkallezohet ne rang kombetar. Kushdo qe kerkon dialog me Edi Ramen nuk perfaqeson interesin e studenteve.

Faleminderit.

Ora 16:20/ Studentët i janë përgjigjur me karikatura deklaratat e djeshme të Edi Ramës, i cili tha se  studentët i dhanë një shuplakë. Ata sot kanë bërë disa karikatura dhe pankarta me shkrime të ndryshme, ku bie në sy se ata kanë vizatuar Ramën dhe shuplakën e studentëve.

7952d2aa-0c6c-47eb-9aca-64bd9d10fcb4

Po ashtu nuk ka munguar dhe ironia me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Ora 16:00/ Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës reagon në mbështjetje të studentëve.

Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:
1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

2. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.
3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.
4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.
6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.
Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.

Ora 13:20/ Studentet kane bere apel per thirrjen e nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit te Shqiperise.

Pasi e kane diskutuar mes tyre, ata i jane drejtuar me thirrje kreut te Kuvendit dhe kryeministrit te mbledhin Kuvendin ne seance te jashtezakonshme. “Te mblidhet kuvendi, te flitet per kerkesat tona xhe te miratohen ashtu si tha kyeministri Rama”- thane protestuesit.

Pasi kaluan naten para Kryeministrisë, pavaresisht motit te ftohte dhe me shume reshje shiu, nis grumbullimi i studenteve nga fakultete te ndryshme para zyres se Rames.

Ata jane mbrojtur me mushama dhe kane perseritur per mediat se nuk levizin nga kerkesat e tyre te bera tashme publike e per te cilat presin zgjidhje nga Kryeministri dhe jo negociata.

Ashtu si edhe ditet e tjera, ne kete dite te dhjetë te protestes, studentet u grumbulluan prej orës 08:30 pranë fakulteteve te tyre dhe ne 10:00 ishi te Kryeministria, per te protestuar.

Ata kane vijuar me apelin per plotesimin e 8 pikave, duke theksuar se per plotesimin e tyre nuk ka asnje nevoje per dialog. “Nuk ka nevoje per dialog, na plotesoni 8 pikat e kerkeses”, thone protestuesit.

Krijimi i ushtrisë, Jashari: Ishalla e gëzojmë, merita të rënëve

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari, është shprehur se krijimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë pritur prej vitesh.

Në fjalën e tij për mediat kosovare, ai u shpreh se të rënët për lirinë e Kosovës janë ata që e meritojnë të gjithë respektin.

“Kjo është një kënaqësi jo vetëm për mua si familje Jashari, por për tërë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur me vite të tëra, duke iu falënderuar bijve e bijave të Kosovës që e morën guximin, ia kthyen pushkën ushtrisë dhe policisë serbo-sllave. Fal gjakut të tyre, luftës së tyre sot jemi këtu ku jemi, ishalla e gëzojmë, ishalla gjë të keqe më nuk i ndodh popullit tonë, vendit tonë”, tha ai.

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT: Minstrja dhe Rektori të japin dorëheqjen

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, Kristian Kina, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikollës dhe të rektorit Mynyr Koni.

Kina denoncon mungesën e funksionimit të sistemit informatik prej dy vitesh në Universitetin e Tiranës. Sipas tij, ministrja e Arsimit së bashku me rektorin Mynyr Koni duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për situatën e Universitetit sot.

Më poshtë kërkesa e Kristian Kinës për ministren dhe rektorin:

Situate qe mund te evitohej!

Bashkefajtoret e kesaj situate, Ministria dhe Rektori i UT, duhet te dorehiqen menjehere !!!

Me studentet e Universitetit te Tiranes, universitetit me te madh ne Shqiperi, nuk mund te tallet njeri! Si perfaqesues i studenteve ne Senatin Akademik te UT, e kam per detyre morale, qe te shpaguaj besimin e studenteve tek une, te mbroj interesat e tyre dhe te denoncoj cdo rast abuzimi me studentet e UT!

Me poshte, ju ftoj te shihni nje pjese te raportit qe Ministria e Arsimit ka hartuar ne lidhje me konstatimet e shkeljeve ne UT!

Pra, situata eshte e tille: Znj.Ministre i sheh shkeljet, e di qe studentet ne Universitetin e Tiranes po vuajne nga keto paligjshmeri, e di qe sistemi informatik ka 2 vjet qe nuk funksionon ne fakultetet e UT( e dhjetera probleme te tjera) dhe ç’ben ajo qe ta sjelle UT ne normalitet?…

Asgje!

Madje, me ane te veprimeve dhe mosveprimeve te saj, u be pale me ata qe i kryene keto paligjshmeri!
Absurde!

Pikerisht per kete arsye, gjate nje ballafaqimi timin me znj.Ministre, dt 7 .12.2018, ne Forumin Kombetar te Rinise, e bera pergjegjese publikisht per kete situate dhe i kerkova doreheqjen!

Po ashtu, pardje, ne mbledhjen e Senatit Akademik, dt 12.12.2018, e bera gjithashtu pergjegjes Rektorin e UT, Z.Mynyr Koni per kete situate. I kerkova qe te mos heshte, te merrte pergjegjesite e tij publikisht dhe te jepte doreheqjen!

Sot me shume se kurre, studentet jane te bashkuar per te drejtat e tyre dhe te vendosur t’i shkojne deri ne fund ketij misioni!

Per arsimin cilesor !