VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gazetari Artan Hoxha zbulon dokumentin sekret: Shqipëria rrezikon të humbasë 135 mln euro në arbitrazh (Video dhe foto)

By | October 15, 2015

Komentet

Ç’po ndodh në Morinë? Kosova bllokon autobusët e Shqipërisë (video)

KUKËS

Disa autobusë të Shqipërisë nuk janë lejuar të kalojnë sot në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur pas urdhrit  të Ministrisë së Transportit të Kosovës.

“BalkanWeb” mëson se ky vendim është marrë dhjetë ditë më parë, por sot ka nis aplikimin duke bllokuar lëvizjen e tyre drejt destinacionit final. Ky urdhër ndalimi është aplikuar me pretendimin se autobusët nuk kanë përmbushur detyrimet e parashikuara në kontratë.

Autobusët vijojnë të mbahen të bllokuar në pikën kufitare të Morinës që në orët e para të mëngjesit. Nga të dhënat e para mësohet se janë bllokuar 10 mjete nga Vërmica në drejtim të Kosovës për në Bajram Curri. Sipas ministrisë së Kosovës nuk lejohet kalimi për shkak të prishjes së kushteve në kontratë.

Por ky pretendim është hedhur poshtë nga drejtuesit e mjeteve, të cilët shprehen se janë të rregullt dhe kanë zbatuar me përpikëri të gjitha detyrimet e sanksionuara në kontratë. bw

(Video) Madeleine Albright: Falë NATO-s ne e përmbushëm kauzën tonë! Kosova ishte e lirë!

Fjala e Sekretares të Shtetit të SHBA Madam Madeleine Albright me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

 

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker: Zgjedhjet në prill!

Lapsusi i Junkerit për zgjedhjet, gazetarët s’e mbajnë të qeshurën

 

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka qenë shpeshherë në shenjestër të mediave për sjelljet e tij të çuditshme apo lapsuset në publik.

Ai “goditi” edhe sot në konferencën për shtyp me Edi Ramën, kur tha se “zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen me 30 Prill”.

Gazetarët ia dhanë të qeshurës, kurse Rama e ndihmoi duke i thënë se “janë në qershor”.

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?
Rama: Qershor.
Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit…
(Gazetarët qeshin)
Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

 

 

(Video) Clinton: Krenar që isha president kur duhej dikush që do t’i kundërvihej spastrimit etnik

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, tha të martën në Prishtinë se Kosova meriton të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke shprehur bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj përpara.

“Mendoj se Kosova e meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë tjetër që mund të anëtarësohet një shtet i pavarur. Unë kam qenë shumë i lumtur që pasardhësi im presidenti Bush njohu Kosovën dhe pavarësinë e saj. Në një mjedis të paqartë politik në Amerikë, Kosova duket të jetë e vetmja temë për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët prandaj ju uroj sukses dhe besoj se vendi im do të vazhdojë të ju mbështesë në përparimin tuaj”, tha ish presidenti Clinton.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e dekoroi ish presidentin amerikan me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

Ish presidenti Clinton tha se mbarë bota mund të marrë Kosovën si shembull të demokracisë dhe përkushtimit për të përparuar dhe jetuar në paqe me fqinjët.

“Kjo është diçka për të cilën të gjitha shtetet duhet të punojnë brenda dhe jashtë kufijve të tyre. Mendoj se ju e keni rastin të vendosni edhe një shembull të ri për botën edhe për njëzet vjetët e ardhshme. Do të jem gjithmonë krenar për faktin se kam qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur juve ju duhej dikush që do të qëndronte kundër spastrimit etnik, dëbimit të njerëzve nga shtëpitë e tyre”, tha ish presidenti amerikan.

Ai u prit edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, i cili pas takimit shkroi ne rrjetet sociale: “Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe te populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës! Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën! President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj”.

Ish presidenti Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në veprimtaritë me të cilat pritet të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare dhe administrimit serb të Kosovës.

Roli i të dy zyrtarëve amerikanë vlerësohet vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet më parë dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës.

“Jam i nderuar të kthehem në Kosovë për të kremtuar 20 vjet paqe – një arritje e qytetarëve të Kosovës që duhet të kremtohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë”, shkroi presidenti Clinton në rrjetet sociale.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli pritën ish presidentin Clinton në aeroportin e Prishtinës.

“Ishte nder dhe privilegj i madh ta mirëpres ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë. Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqes dhe të stabilitetit në të gjithë rajonin. Mbështetja e palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është simbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën! Përjetësisht mirënjohës!”, shkroi në rrjetet sociale ish presidentja Jahjaga.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shkroi se “Liria dhe Pavarësia jonë është e lidhur ngushtë me emrin e njeriut që sot po viziton Republikën tonë. Presidenti Klinton do të jetë i nderuar për jetë e mot nga Kosova”.

Ish presidentja Jahjaga, priti ne aeroportin e Prishtinës edhe ish sekretaren Albright.

“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribuueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarss Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen”, shkroi ajo.

Viti 2019 në Kosovë është shpallur vit i NATO-s në shenjë nderimi për ndërhyrjen e saj 20 vjet më parë.

 

 

 

Bill Clinton dhe Madeleine Albright në Kosovë (video)

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në veprimtaritë me të cilat pritet të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare dhe administrimit serb të Kosovës.

Roli i të dy zyrtarëve amerikanë vlerësohet vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet më parë dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli pritën ish presidentin Clinton në aeroportin e Prishtinës.

“Ishte nder dhe privilegj i madh ta mirëpres ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë. Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqes dhe të stabilitetit në të gjithë rajonin. Mbështetja e palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është simbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën! Përjetësisht mirënjohës!”, shkroi në rrjetet sociale ish presidentja Jahjaga.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shkroi se “Liria dhe Pavarësia jonë është e lidhur ngushtë me emrin e njeriut që sot po viziton Republikën tonë. Presidenti Klinton do të jetë i nderuar për jetë e mot nga Kosova”.

Viti 2019 në Kosovë është shpallur vit i NATO-s në shenjë nderimi për ndërhyrjen e saj 20 vjet më parë.

(Video) Tenori Ramë Lahaj, një shembull i rrallë i suksesit

Në qytezën ku u lind dhe u rrit, në Istog, nuk kishte shkollë muzike. Nuk rrjedh nga një familje muzikantësh. Përjetoi sfida para dhe gjatë luftës në Kosovë. U përballë me shumë pengesa në Kosovën e pasluftës, por asnjëra nga këto, nuk e ndali artistin shqiptar Ramë Lahaj të realizojë synimet e tij si tenor. Ai sot është emër i ri, që po ngjitet në disa nga skenat më të njohura botërore të operës. Zoti Lahaj foli për Zërin e Amerikës, pas një koncerti të tij në Uashington, ku tenori shqiptar ngriti në këmbë të pranishmit me zërin e tij.

Duartrokitjet ishin të gjata në koncertin që u mbajt në qendrën Kosmos, nën organizimin e ambasadës së Kosovës dhe Organizatës së Arteve të Bukura në Uashington, për nder të 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë.

Sigurisht që ishte kënaqësi, sepse në mesin e shumë shqiptarëve të cilët i japin Kosovës një imazh shumë të mirë, kishim edhe shumë diplomatë të huaj, diplomatë amerikanë, miq të Kosovës e shumë e shumë tjerë. Sigurisht që është kënaqësi, ne na duhet të prezantohemi sa më mirë që të jetë e mundur para botës. Kështu që mundem të them se ishte një prej aktiviteteve të mia më të rëndësishme të këtij sezoni“, tha tenori Lahaj për Zërin e Amerikës.

Ylli i mbrëmjes është një emër i ri në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike. Ai i ngjiti shkallët e teatrove më të njohur në botë, për një kohë të shkurtër duke u shpallur edhe fitues i çmimit të tretë të garës ndërkombëtare të operës për këngëtarë të rinj, “Operalia”. Por për të ardhur deri këtu, për tenorin 35 vjeçar nuk ishte e lehtë, ai ka patur një rrugëtim të pazakontë.

“Fëmijëria ime ka qenë si e çdo fëmije në Kosovë. Është pak e vështirë ta konceptosh, sepse kanë ndodhur shumë gjëra në një periudhë të shkurtër. Mua më kujtohet që edhe shkolla e mesme ka qene një periudhë e improvizuar, po ashtu edhe shkolla fillore. Muzika për të cilën unë kam pasur qejf të hulumtoj, nuk egzistonte, nuk kemi pasur shkollë muzike”, tha artisti shqiptar.

Veç këtyre sfidave, situata në Kosovën e fundit të viteve ‘90 shuajti ëndrrën e zotit Lahaj për karrierë si solist në opera.

“Ëndrra kryesore dhe e vetme atëherë ka qenë çlirimi i vendit dhe mbijetesa në atë periudhë, në atë regjim që u bë i padurueshëm dikur.”

Çlirimi i vendit i riktheu atij shpresën, por edhe i vendosi qëllime të reja në jetë.

“Ka qenë mbaslufta kur mendova se teknologjia do të jetë shumë e kërkuar në vitet 2000-2001 kur unë përfundova shkollën e mesme. Pas eksperimentimit në elektroteknikë e kuptova se, e para nuk është për mua dhe e dyta kam menduar se jemi gjeneratë e cila duhet të fillojë furishëm ndërrimin e imazhit të Kosovës, atë që na ishte imponuar për vite të tëra prej regjimit që e dimë shumë mirë. Mora një iniciativë për të hulumtuar diçka në muzikë dhe e kam pa që është një prej mënyrave më të mira për t’i treguar botës, që ne jemi pjesë e Evropës dhe se nuk kemi dallime me ta.”

Artisti shqiptar u diplomua në Akademinë e Arteve të Tiranës, në vitin 2008. Por ishte sezoni 2013-2014 periudha e shpërthimit të tij. Ai ndjeu suksesin, pasi po interprentonte role të mëdha krah emrave të suksesshëm dhe në teatrot e njohura të operës, në të katër kontinentet.

“Bashkëpunimi me legjenden e gjallë të lirikës Plaçido Domingo mund të them se është një prej momenteve të mia, ku karriera ime ka marrë një lloj vule dhe une si Ramë kam marrë një llojë aprovimi që nuk ka hiç rëndësi më, se nga vjen ti, nuk ka rëndësi se si je rritë dhe nëpër çfarë ke kaluar. Ka shumë rëndësi kush je dhe çfarë po bën për momentin. Kam gjetur një mbështetje në gjithë botën për talentin, jo për Ramën si individ, sepse ti mund të jesh prej ngado, por kam gjetur gjithmonë mbështetjen e talentit”, tha tenori Lahaj.

Tenori Lahaj u sugjeron të rinjve të talentuar në Kosovë që të mos dorëzohen drejt arritjes së synimeve të tyre. Një sugjerim ka edhe për institucionet kulturore.

“Është e patolerueshme që 20 vjet pas luftës të mos ketë një sallë koncertesh si duhet, sepse kjo shuan një shpresë më shumë të një artisti të ri, ose të një fëmije të ri, i cili ka qejf të merret ose të eksperimentojë në artet e mirëfillta.”

Artisti shqiptar bisedoi me Zërin e Amerikës në një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij. Në fillim të muajit ai debutoi në Operën e Los Anxhelosit, ku do të qëndrojë për disa ditë. Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe këngë me motive kombëtare./ZA

 

VIDEOLAJM/ Anulimi i 30 qershorit nga Presidenti, ja si reaguan protestuesit në shesh

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha njoftoi protestuesit për vendimin e Presidentit, Ilir Meta për të anuluar datën 30 qershor dhe caktimin e një date tjetër për zgjedhjet vendore.

Ky vendim u prit me brohoritma e shumta të protestuesve.

Kryetari Basha tha se kjo ishte vetëm një fitore, por opozita nuk do të ndalet me kaq.

https://vidnews.net/video/1560019241859

Live/Protestuesit e opozitës marshim drejt Parlamentit me një “lumë” dritash celularësh! (video)

20:40- Pas rreth 1 orë e 30 minuta, protestuesit e shumtë të opozitës kanë nisur të zhvendosen nga Kryeministria në drejtim të ndërtesës së Parlamentit.

Basha mbajti një fjalë të gjatë përpara selisë së qeverisë, ndërsa kërkoi nga protestuesit që të mos përfshihen në akte dhune.

Ashtu sikurse në protestat e shkuara, edhe mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e mijëra celularëve, duke krijuar një “lumë” dritash.

Protesta deri tani ka qenë paqësore, duke mos regjistruar asnjë incident.

Live/ Protesta e tetë kombëtare – qindra mijëra protestues përpara Kryeministrisë (video)

Ora 20:00- Prej rreth një orë, qindra mijëra protestues të opozitës janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë. Protesta po vijon përgjithësisht e qetë dhe me parulla të shumta kundër qeverisë.

Rreth orës 20:00, protestuesve u është bashkuar edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa më herët në protestë u bashkua edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Teksa niste protesta, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shfuqizoi datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama zhvillonte takime elektorale në Berat. Panorama

Thirrja e fundit e Bashës para protestës: Populli ia ka hequr vizën kryeministrit të Avdylajve! (video)

Lideri i opozitës ka publikuar një video të shkurtër me disa nga arsyet se përse këtë të shtunë shqiptarët duhet të dalin në shesh për të protestuar kundër qeverisë së Ramës.

Përmes një reagimi në rrjetin social, dy orë para nisjes së protestës, Lulzim Basha i ka bërë apel shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 8 kombëtare të opozitës, “për t’i treguar kryeministrit të Avdylajve, se populli ia ka hequr vizën”

Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas!

‘Hedhin baltë mbi grupet kriminale për shkak të paaftësisë’, deklarata befasuese e Vangjush Dakos (VIDEO)

Lapsus apo e pandergjegjshme nuk mund ta dime me siguri.

Fakt eshte qe kreu i Bashkise se Durresit e ka thene me ze e figure mbreme ne “Opinion”, teksa ka akuzuar deputetet e qarkur te Durresit, qe sipas tij arriten rezultat negatov ne 2017 dhe hedhin balte mbi grupet kriminale.

“Jane deputetet e e qarkut te Durresit qe paten rezultat shume negativ ne Durres ne 2017 dhe hedhin vbalte mbi grupet kriminale, per arsye te paaftesise se tyre dhe pazotesise per tu organizuar”- ka thene Dako ne nje moment te debatit, video qe eshte postuar ne FB nga ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili.

Sipas Vasilit ky eshte tamam fundi i Rames. “Ja cfare zuzaresh qeverisin vendin. Shiheni dhe do mbeteni pa goje”- thote ai.

Postimi i Vasilit 

Fundi!! (VIDEO).

Vangjush Dako kerkon te mos hidhet balte mbi grupet kriminale.

Ua ua ua ky eshte tamam FUNDI…..i Edi Rames!!

Ja cfare zuzaresh qeverisin vendin.

Shiheni dhe do mbeteni pa goje.

Përgjimet për Dakon – Shkallmohet dera e Bashkisë së Durrësit dhe rrethohet me shirit krimi

Dhjetëra të rinj nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike kanë protestuar mbrëmë përpara Bashkisë së Durrësit pas publikimit të përgjimeve ku kryebashkiaku Vangjush Dako dëgjohet duke biseduar me grupin kriminal të “Avdylajve” për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

 

Të rinjtë kanë shkallmuar derën e bashkisë, ndërsa kanë rrethuar ndërtesën me shirita si skenë krimi.

Ata kanë hedhur parulla të shumta si “Rama ik”, “Qeveri e krimit”, “Prokuroria turp”, etj.

/Panorama/