VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

GAZETA”DIELLI” SHPALL KONKURS ME RASTIN E 110 VJETORIT – ARRIJNË DËRGESAT E PARA PËR KONKURSIN E GAZETËS “DIELLI

By | January 9, 2019

Komentet

Kongresi amerikan miraton ligjin që ndalon daljen nga NATO

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar me shumicë dërrmuese të votave një ligj që konfirmon mbështetjen e Kongresit për NATO-n. Votimi u bë pas shqetësimeve në rritje lidhur me angazhimin e presidentit Donald Trump, në aleancën 29 anëtarëshe.

Ligji që u miratua me 357 vota për dhe 22 kundër, pohon se është politikë e SHBA-së të mbetet pjesë e aleancës ndërkaq ndalon përdorimin e fondeve për t’u tërhequr nga Aleanca Veriatlantike.

Përveç konfirmimit të kontrollit të Kongresit mbi paratë, ligji rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së ndaj NATO-s dhe klauzolën e saj të mbrojtjes së ndërsjellë.

Ligji shpreh gjithashtu mbështetje për Malin e Zi, si anëtarin më të ri të NATO-s, për financimin e “fuqishëm” të SHBA-së për Iniciativën Evropiane të Ndalimit si dhe afirmon qëllimin që secili anëtar i Aleancës të shpenzojë së paku 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje deri në vitin 2024.

Vetëm disa orë para votimit, ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Wess Mitchell, diplomati i lartë i SHBA-së në Evropë dhe një përkrahës i hapur i NATO-s, paraqiti dorëheqjen e tij në një periudhë të lidhjeve të tensionuara në marrëdhëniet transatlantike.

Gazeta “New York Times” duke cituar burime të qeverisë federale, kohë më parë raportoi se presidenti amerikan Trump, vitin e kaluar, ka paraqitur idenë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja, një veprim ky që do të shkatërronte në mënyrë efektive Aleancën e cila shënon 70 vjetorin e themelimit të saj në prill të këtij viti.

“Aleanca e NATO-s është qendrore për sigurinë amerikane dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në mbarë botën”, tha udhëheqësi i shumicës në Kongres, Steni Hoyer në një deklaratë përpara votimit më 22 janar.

Largimi i Mitchell do të jetë efektiv nga 15 shkurti. Ai shërbeu në këtë detyrë për pak më shumë se një vit. Elisabeth Millard, një nëpunëse publike e karrierës, do të marrë përsipër detyrën në një kapacitet të përkohshëm.

Reuters raporton se Mitchell paraqiti letrën e tij të dorëheqjes tek Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo më 4 janar. Në letër ai e arsyeton dorëheqjen me faktin se ka përmbushur qëllimet e tij në punë dhe se donte të shpenzonte më shumë kohë me familjen e tij.

Nuk kishte asnjë shenjë të qartë se Mitchell, një ish-analist politik në Evropën Qendrore dhe Lindore, po jepte dorëheqjen në shenjë proteste ndaj politikave të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Administrata amerikane ka humbur vazhdimisht zyrtarë të lartë që kur presidenti Trump mori detyrën dy vjet më parë. Jim Mattis dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar si sekretar i mbrojtjes, pas mosmarrëveshjeve të fuqishme rreth politikës në raport me Sirinë të presidentit Donald Trump.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Minatorët e Trepçës pas bllokimit gjashtë orësh dalin në sipërfaqe

PRISHTINË – Rreth njëqind minatorë të cilët ishin të bllokuar mbi gjashtë orë në minierën “Trepça”, për shkak të një defekti të transformatorit kryesor në Mitrovicë, kanë arritur të dalin në sipërfaqe pas ndërprerjes së përkohshme të energjisë.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Shukri Sadiku, për AA konfirmoi se 110 minatorë u bllokuan mbi gjashtë orë në minierë për shkak të një aksidenti që ndodhi në tranformatorin kryesor në Parkun e Biznesit në Mitrovicë. Ai po ashtu bëri të ditur se askush nga minatorët nuk ishte i rrezikuar me jetën.

Sadiku tha se me lidhje alternative energjia elektrike është kthyer dhe të gjithë minatorët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dolën nga miniera.

Tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe trysnia ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja mbeten në fuqi, me gjithë trysninë e shtuar ndaj qeverisë për anulimin e tyre.

Ai i bëri këto komente pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës e cila u mbajt pak pas një takimi që ai dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, zhvilluan me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, për të diskutuar situatën e krijuar pas vendimit të qeverisë për tarifat.

Kryetari i parlamentit shkroi në facebook për takimin, duke theksuar se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, “do të jenë në interes të qytetarëve dhe në bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. Kosova, shkroi ai, është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë“, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se dëshiron t’i dëgjojë sugjerimet dhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shfuqizimin e tarifës.

Edhe ne kemi dëshirë që të heqim taksën, me të vërtetë kemi dëshirë me heqë dhe e synojmë heqjen e taksës edhe për shkak se është sugjerim i aleatëve tanë, i Amerikës, por edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës e Serbisë për njohje. Pra edhe ne kemi dëshirë dhe synojmë që sa më shpejt ta heqim. E kishim heqë sot ju siguroj sikur të arrinim një marrëveshje pra gjithëpërfshirëse për njohje reciproke“, tha kryeministri Haradinaj.

Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria e Kosovës vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia si kundërpërgjigje ndaj siç u tha fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Bashkimi Evropian, reagoi duke kërkuar heqjen e këtyre tarifave madje dërgoi dy herë brenda një periudhë të shkurtër në Prishtinë, komisionarin Johannes Hahn, për të diskutuar këtë çështje.

Komisionari Hahn është ofruar për ndihmë dhe ne i kemi thënë që mundet të na ndihmojë duke përgatitur kapitullin e tregtisë së lirë. Kapitulli i tregtisë së lirë nënkupton krejt marrëdhëniet Kosovë-Serbi në ekonomi. Edhe sikur të merremi vesh për një ngjarje si, për shembull si një ngjarje si Rambouillet, apo ndonjë tjetër ku të mblidhen dhe u mbyllet dera dhe deri sa të gjendet zgjidhja nuk i lëshojnë të dalin edhe atëherë kur të biem dakord, ajo nënkupton të mos ketë pengesa tjera, nuk bën të suspendohet tarifa e pastaj ai të mos i pranojë tabelat. Pra nuk ka më marrëdhënie ku vetëm Kosova e hap derën, ka ndryshuar gjendja shumë, mirëpo nuk jemi ende aty, por tarifat janë në fuqi dhe ju e dini, tarifat suspendohen apo anulohen vetëm me vendim të qeverisë dhe nuk ka si të ndodh ndryshe“, tha kryeministri Haradinaj.

Ramush Haradinaj

Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e tarifave dhe Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara e shohin heqjen e saj si hapje rruge për vazhdimin e bisedimeve.

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara ka bërë që të shtohen zërat për ndryshimin e vendimit të qeverisë, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në konferenca, takime e në rrjetet sociale po shkëmbejnë qëndrime kundërshtuese me njëri tjetrin.

Nuk ka veprim më strategjik se sa kultivimi dhe fuqizimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me raport të posaçëm nuk ka. Shteti i Kosovës cenohet vetëm atëherë kur ne lëndojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kushdo që të jetë ai, qoftë udhëheqës institucional, qoftë udhëheqës opozitar, deputet apo ministër dhe këtë të drejtë morale, as politike, as kombëtare, demokratike, kushtetuese, nuk e ka njeri i gjallë në Kosovë. Raportet me SHBA-të janë më të rëndësishme se sa çdo interes momental”, tha të hënën, presidenti Thaçi.

Hashim Thaçi

Më vjen keq që disa në Kosovë po mundohen që të prijnë para temave, i shoh që janë ligë, disa parti politike kanë filluar që të na japin sugjerime të ndryshme. Më mirë është që të mendojnë për fëmijët e vet, të ardhmen e fëmijëve të tyre, njëzet vjet nuk kanë dhanë shumë sukses të qasjes të pabarabartë dhe ne nuk e bëjmë këtë kundër Serbisë e veç për vete, por është në të mirën e rajonit dhe në të mirën e të gjithëve që jetojmë në Kosovë, më në fund të mbyllen çështjet e hapura Kosovë-Serbi. Por që të mbyllen po kërkohet që secili t’i ketë të qarta pozicionet e veta. Kosova pra nuk është më ajo Kosovë që i kanë thënë çfarë të bëj, harroni këtë. Duhet të kuptojnë që ka ndryshuar Kosova, është një Kosovë tjetër është sovrane, merr vendime, pra vendimi i tarifës nuk është marr në konsultim me askënd, është vetëm i Kosovës dhe mund të mbetet përgjithmonë. Jemi të interesuat që ta heqim por nuk largimi i saj nuk është siç kanë menduar që ndodhin disa punë diku tjetër“, tha kryeministri Haradinaj.

Dallimet ne qasje rreth tarifave bashkë më trysninë ndërkombëtare, sipas vëzhguesve, po e lëkundin koalicionin qeverisës që edhe ashtu nuk e ka shumicën në parlament.

Naim Maloku, ish ushtaraku dhe komandanti i UÇK-së, tregon planin serb për shpëtimin e Thaçit nga Specialja

Ish ushtaraku dhe ish komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, përmes një postimi në facebook, ka shkruar me atë që siç thotë ai “tentimin e hyrjes ne pazare me Serbi”.

“Shkurt, plan Serb eshte ky e shtyre si ide me pazarin: Ti shtyje si ide e jotja- Ne Ty jo ne Gjykate. Ky eshte i vetmi çmim qe Serbia ka me e pagu nese ndodhe kjo”, ka shkruar Maloku.

“Ma i forte ka qene Rugova ne vitin 1992 kur Milan Paniq u dergu nga Amerika me u marre vesh me Ne, pa lufte, sepse i kishim ne dore, atehere, keta faktor: Liderin apsolut (dhe po vertetohet patriotin me te madh Shqiptar), unitetin e brendeshem edhe ishim kercenim edhe per nje lufte- hapje te frontit jugor kur Serbia i kishte mbi 2000 km front te hapur me Kroat dhe Boshnjak. Çka kemi tani ne dore?”, shkruan ndër tjerash Maloku.

Ky është postimi i plotë:

PER TENTIMIN E HYRJES NE PAZARE ME SERBI

Nje gje eshte e sigurt, ky eshte projekt Serb i studiuar mire me te vetmin qellim qe Ne, pra Shqiptart, vet me vullnetin tone me i kontestu kufijt e shtetit tone tashme te legjtimuar edhe Nderkombtarisht- GJND dhe 113 njohje. Edhe diqka eshte e sigurt, nuk eshte faktori Nderkombtar qe po e deshiron dhe shtyne nje hap te tille (SHBA, Britani, Gjermani, France, Itali – quinti pra ose BE) sepse po te donin nje gje te tille kan mujte me e kry para 2008-tes e jo me n’a pavaresu , njohur dhe ndihmu ne njohje per 10 vite.

Shkurt, plan Serb eshte ky e shtyre si ide me pazarin: Ti shtyje si ide e jotja- Ne Ty jo ne Gjykate. Ky eshte i vetmi çmim qe Serbia ka me e pagu nese ndodhe kjo.

Jam i bindur, duke i njohur Serbet, qe vetem Ne ,vet ,”me e lujte gurin” Serbia ka me e vendose ,kufirin , atje ku te don Ajo e ndihmuar nga Bashkesia Nderkombtare( kan me na kethy shpinen – mbane mend- si me Mal te Zi- qe poashtu pazar individual ka qene). E kjo: “me e dhane kete e me e marre kete” TE TRASHTE E SURLES KEMI ME E MARRE

Me çka me e marre? Me force ekonomike a? Me force ushtarake a? Me unitet a? Me fuqi politike a? Ku po i shifni ata faktor ,ne anen tone, ne te cilet po bazoheni qe do te jemi pale e forte ne keto pazare?

Serbine kemi me e pase ne lumin Iber ne veri dhe ne Graqanice (per shkak te minieres se Kishnices) ne lindje per te shpetu lekuren e tre- kater veteve qe jane pengj.

Serbia marveshjen e energjise e ka nenshkru, me ndermjetesimin e BE-s, qe tri vite dhe ende nuk e kemi leshu ne funksion linjen e transmisionit Kosove-Shqiperi, per te cilen jane dhene 70 milion Euro ,e po i permbahet marveshjeve kur Ne vet e zhbejme shtetesine tone.

A na ka njohur Serbia dhe a jemi ne OKB qe te jemi te barabart si pale? Po garanton Sorosi a? Baton Haxhiu garance a?

Ma i forte ka qene Rugova ne vitin 1992 kur Milan Paniq u dergu nga Amerika me u marre vesh me Ne, pa lufte, sepse i kishim ne dore, atehere, keta faktor: Liderin apsolut (dhe po vertetohet patriotin me te madh Shqiptar), unitetin e brendeshem edhe ishim kercenim edhe per nje lufte- hapje te frontit jugor kur Serbia i kishte mbi 2000 km front te hapur me Kroat dhe Boshnjak. Çka kemi tani ne dore?

(INA)

Meta e Gjukanoviç: Epilogu i dialogut Beograd-Prishtinë të jetë një zgjidhje e qëndrueshme që nuk e kërcënon stabilitetin e rajonit

PODGORICË – Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie cilësore bilaterale, ndërsa bashkëpunimi midis dy shteteve është për shembull, ishte mesazhi i presidentit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Milo Gjukanoviç dhe Ilir Metës, gjatë takimit të sotëm në Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ilir Meta qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku fillimisht takoi presidentin malazez, Millo Gjukanoviç.

Të dy presidentët ranë dakord se marrëdhëniet midis dy shteteve janë shembull i mirë.

“Siç e dini, dy shtetet tona nuk kanë vetëm marrëdhënie cilësore bilaterale dhe nuk kemi zhvilluar bashkëpunim vetëm brenda rajonit, por edhe si anëtare të NATO-s fuqishëm punojmë dhe kryejmë detyrat tona që nënkupton anëtarësimi në Aleancë”, tha Gjukanoviç në konferencën për media pas takimit.

Ai tha se me homologun e tij nga Shqipëria biseduan për bashkëpunimin e mëtejshëm brenda rajonit.

“Në këtë kontekst, jemi dakord se vendet tona kanë interes të theksuar që të vazhdojë dhe me sukses të përfundojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, epilogu i këtij dialogu doemos duhet të jetë një zgjidhje e qëndrueshme e cila në asnjë mënyrë nuk do të kërcënojë stabilitetin e rajonit tonë. Po ashtu, mbështetëm progresin që është bërë në Maqedoni, tani përmes ndryshimeve kushtetuese, me të cilat u verifikua marrëveshja e arritur në një proces shumë intensiv dypalës. Bindja jonë është se Maqedonia pas ngecjes së madhe që nga viti 2008, tani po shfrytëzon mundësinë e saj që të niset në mënyrë intensive drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dhe në këtë mënyrë drejt stabilitetit dhe perspektivës së rajonit”, tha Gjukanoviç.

Ai përmendi se është biseduar edhe për gjendjen në Bosnjë e Hercegovinë, para së gjithash, për funksionalitetin, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje për realizimin e perspektivës së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.

Presidenti Meta, nga ana e tij, tha se është i lumtur për shkak të vizitës në Malin e Zi.

“Për dy dekada, Mali i Zi ka qenë faktor stabiliteti në rajonin tonë. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi është një shembull i integrimit dhe bashkëjetesës euroatlantike. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë të gjitha arsyet dhe bazat për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Marrëdhëniet tona janë për shembull”, tha Meta.

Ai tha se me Gjukanoviçin ka bisedur edhe për integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe të drejtat e malazezëve në Shqipëri.

“Jam shumë krenar që shqiptarët në Malin e Zi që nga pavarësia kanë qenë të padiskutueshëm në mbështetjen e tyre për integrimin euroatlantik të Malit të Zi”, tha Meta.

Gjatë vizitës zyrtare, Meta do të takohet edhe me kryeparlamentarin Ivan Brajoviç dhe kryeministrin Dushko Markoviç.

Në ditën e dytë të vizitës, Meta do të vizitojë Katedralen “Shën Pjetri Apostull” në Bar dhe Kryepeshkopatën e Tivarit.

Planifikohet që presidenti shqiptar të vizitojë qytetin e vjetër të Ulqinit dhe të zhvillojë një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi.

Haradinaj: Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës

Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës si dhe ata të partive politike kanë bërë homazhe e nderime te varri i Rugovës dhe kanë përkujtuar figurën e presidentit të ndjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se si bashkëpunëtor i Rugovës, ka bërë nderimet me të larta shtetërore për punën e tij, si një veprimtar i shquar politik.

“Rugova ishte një prej arkitekteve të pluralizmit politik në Kosovë dhe njeri i dialogut, negociatave të marrëveshjeve të brendshme, por edhe në rrafshin ndërkombëtar të angazhimeve unifikuese të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës”, është shprehur ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Rugova me rreshtimin përkrah perëndimit dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara, ka rikonfirmuar fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim.

“Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Kosova idealin e tij dhe të shumë brezave e ka kurorëzuar përmes unifikimit, që u manifestua me krijimin e ushtrisë sonë. Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook, pasi ka bërë nderime te varri i Rugovës.

Edhe kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka përkujtuar presidentin e ndjerë Rugova.

“Besojmë dhe shpresojmë shumë se në kulturën e tij dhe në indologjinë që e ka lënë trashëgim ne do të vazhdojmë që të ndërtojmë unitet të ndërtojmë bashkërenditje, butësi e urtësi në zgjidhjen e të gjitha problemeve që republika jonë i ka … prej zgjidhjes së protestave që e kanë kapluar ketë republikë, largimit dhe eliminimit të arrogancës politike që është bërë veti e politikanëve në Kosovës e deri të ruajta e shtetit. Ndërtimi i institucioneve funksionale dhe në shërbim të republikës. Paqe e pajtim për të gjithë njerëzit ku do ku jetojnë”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në përkujtim të presidentit të parë të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës organizoi Akademi Përkujtimore në orën 12:00.

Presidenti Meta nis vizitën e tij në Malin e Zi, Podgorica mbushet me flamuj kuqezi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit sot me nderime të larta shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, me te cilin do të zhvillojë bisedime dypalëshe.

Kreu i Shtetit, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, zoti Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediat e vendit fqinj, rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Këtë e vërtetojnë edhe këto foto të shkrepura gjate mbrëmjes në Podgoricë, që tregojnë se këtë atmosferë kryeqyteti malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë, nuk e ka provuar gjatë vizitave të mëparshme të personaliteteve më të larta shtetërore.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidenti Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

FOTOT – Pamjet fantastike, si u duk në Shqipëri Eklipsi i Super Hënës

Pamje fantastike ato te Eklipsit te Super Hënës së “përgjakur”, qe u pane edhe ne vendin tone.

Gjate ketij fenomeni, Hëna ndryshon ngjyre, në të kuqërremtë pasi bllokohet drita e diellit nga hija e Tokës, ne nje kohe kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës.

Sipas mediave te huaja eklipsi i sotëm u pa në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën Veriore (SHBA, Canada, Meksikë, etj) dhe atë Jugore (Brazil, Argjentinë, Kolumbi, etj) si dhe në Arktik.

Shihni fotot e shkrepura nga LSA-ja. 

Thirrje kundër Ramës gjatë homazheve për 21 janarin, shoqërohet në Polici një person

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë gjatë homazheve të viktimave të 21 janarit 2011. Sipas informacioneve mësohet se një person ende i pa identifikuar ka hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe ka tentuar që ti afrohet atij.

 

Më tej shtohet se ai është ndaluar nga Garda e Republikës dhe më pas është shoqëruar nga Policia në Komisariat.

Rama homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me familjarët e të vrarëve të 21 janarit

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e të vrarëve në 21 janar 2011 ka zhvilluar sot homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën 4 viktima.

 

Homazhet në kujtim të viktimave të 21 janarit po zhvillohen në 8-vjetorin e vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Në 8-vjetorin e kësaj ngjarjeje, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.

 

525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.

KONGRESI I LUSHNJËS OSE PAVARËSIA E DYTË E SHQIPËRISË – Nga VISAR ZHITI

– Një letër Presidentin Wilson dhe drama e atyre njerëzve –

Sa larg është Kongresi i Lushnjës? – Është një pyetje që mund t’u bëhet shqiptarëve. Sa larg nga çfarë dhe nga cilët? Si kohë 99 vjet më parë. Si hapësirë, po të nisemi… nga ku? Nga Europa, nga ç’vend, nga Zvicra? Ka gjithë ato male përpara… ndërsa nga Amerika? Larg, shumë larg, është një oqean në mes, duhet të shkosh në Europë, në Mesdhe, në Ballkan, në brigjet e Adriatikut… Nga kryeqyteti i Shqipërisë, që pikërisht ky kongres caktoi Tiranën si të tillë, është 84.57 km. Në vijë ajrore shumë më pak.
Dhe mua do të më interesonte ajri, fryma. Se ishte kuvendi i një vendi të vogël mes rreziqesh të mëdha, që ëndërronin të ishin një Zvicër, të cilit SHBA i dha mbështjetjen e vet, aq jetike dhe ekzistenciale për kombin shqiptar. Po sa pranë frymës së atij kuvendi është kujtesa? Po shteti shqiptar dhe institucionet e tij? Po njerëzit?
Ndërsa Pavarësia e Shqipërisë dhe shpallja e shtetit modern shqiptar janë futur tashmë në shekullin e dytë të jetës së tyre, saktësisht në vitin e shtatë të tij, ndërkaq më 21 janar mbushen 99 vjet nga Kongresi jetik i Lushnjës ose “Pavarësia e Dytë e Shqipërisë”, siç është cilësuar.
Gjëndja e Shqipërisë në kohën e këtij Kongresi ishte e rëndë, alarmante, e rrëmujshme dhe e paqartë nga brenda; kërcënuese dhe tejet agresive nga jashtë. Ishin mprehur hanxharët si në një kasaphanë dhe po kërkonin të bënin copëtimin e dytë dhe përfundimtar të Shqipërisë.
Përfaqësues, të përzgjedhur apo të vetëcaktuar, nga të gjitha trevat e vëndit, kush e ndjente e mundëte, nga ata që kishin bërë emër, kryengritës a nëpunësa, që kishin qenë në Vlorë 8 mote më parë në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, që kishin punuar në perandorinë otomane apo kishin studiuar nëpër Europë, që kishin mërguar deri në Amerikë, nga ata që kishin bërë për vendin dhe kishin sakrifikuar, u nisën për në Lushnjë, me ndonjë makinë, nga ato të pakat që ishin atëhere, e ngadaltë si qerret, me kuaj, në këmbë, kaptonin male, çanin borën dhe baltën e dimrit, rreziqet nëpër shtigjet ku mund të gjendeshe befas mes ushtrive të huaja.
“Të mblidhemi në Lushnjë!” ishte thirrja. Qeveria heroike dhe halle madhe e Ismail Qemalit ishte shprishur. Lufta e Dytë Botërore kishte mabruar, por pasojat jo. E si u lajmëruan shqiptarët të mblidhen në Lushnjë? Si u përcoll lajmi 99 vjet më parë, në vendin më të varfër në Ballkanin e trazuar, ku mungonin universitetet, trenat, postat, media, institucionet, shteti vetë, etj, etj? Si kaloi lajmi nëpër ajër me ç’frymë?
Dhe erdhën, u bashkuan. S’i caktoi kush, veç ndërgjegjia dhe përgjegjësia. Thirrja nga thellësitë e zërave të Kombit. Pra, jo me vota të blera, por sipas bëmave sakrificave dhe arritjeve. Jo për të bërë pasuri, por përkundrazi, duke humbur nga e tyrja veç “të bënin Shqipëri”.
U mblodhën në Lushnjën e vogël, ende katund.
Qëllimi ishte që jo vetëm të gjykonin dhe të vendosnin se ç’duhej bërë në ato rrethana të rënda e me rrezikun mbi krye, jo vetëm të tyre, por të Shqipërisë, dhe të vepronin menjëherë, me diplomaci e luftë, duke përcaktuar aleatët, nëse do të kishte, pra ata që do të mund të ndihmonin në shpëtimin e Vëndit. Se gjysma e trojeve i ishin marrë dhe po kërkohej copëtimi dhe i kësaj që kishte mbetur.
Kongresi i Lushnjës në 10 ditët e punimeve të tij, ribëri shtetin shqiptar, caktoi kryeqytetin, Tiranën, Kryeministrin dhe Qeverinë e tij për t’i dalë zot vendit, institucionet dhe detyrat.
Dhe u arrit mrekullia. Me përpjekje, sakrifica, përkushtim dhe mënçuri, mbi të gjitha nga fryma e përbashkët e të gjithave. Kjo i dha forcë që të siguronte mbrojtjen e Kongresit një emëri, pothuajse i panjohur, Sulë Zdrava, me luftëtarët e vet, me atë pushkë që kishte marrë pjesë dhe në Rrethimin e Shkodrës apo kishte mbrojtur Beratin nga andartët grekë.
Duke mos hyrë në zejen e historianit, për të mos thënë ato që tashmë janë arkivuar në historinë e Kongresit shpëtimtar të Lushnjë, ndërsa qeverive të tanishme u del si detyrë jo vetëm që t’i njohin thellë dhe t’i përkujtojnë, por t’i kthejnë në përvojë e mësime, unë dua të risjell këtu një letër, që më çudit me largpamësinë, dërguar në SHBA nga Lushnja e humbur e Shqipërisë së vogël e në rrezik Presdentit të SHBA.

LETËR NGA LUSHNJA NË WASHINGTON

Kryetari i Katundarisë së Lushnjës, gati një muaj pas mbarimit të Kongresit, më 17.3.1920, dërgon një letër në Washington. Dhe kujt? Presidentit të SHBA-së, Wilsonit.
Letër e mrekullueshme, e sinqertë, e qartë, me fjalë të zgjedhura, e ndjeshme, pa stërhollimet dinake kancelareske, e urtë dhe me dije, e bukur, vizionare për të ardhmen. Përfytyroj gjyshërit tanë të mbledhur rreth atij që shkruante, fjalët që thoshin me zë, hiq këtë fjalë, shto këtë, po si t’i drejtohemi? Kujdes këtu, mos e zgjat shumë “e-rej, se isht Presidenti më i madh i botës, lale”, etj, etj. Kërkonin njohje të Shqipërisë, mbështetje dhe ndalim të copëtimit të mëtejshëm.
Letra është e shkruar me dorë, me stilolaps mbase dhe pastaj është transkriptuar dhe gjendet në Arkivin e Shtetit. Meriton vëmendje shkencëtari. Orientimi i drejtë i shqiptarëve mes atij kaosi drejt SHBA-së. Ndjesia e fuqishme e atdhedashurisë, Shqipëria quhet Mëmë dhe dhimbja therëse për Kosovën dhe Çamërinë. Ja, teksti i saj i plotë, pa asnjë ndryshim dhe në drejtshkrim:

Shkëlqesisë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikes
I shteteve të bashuem Vashington
Shqiptarët që kanë mbështun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të të pranoni falenderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpërtimin e atdheut tyne.
I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufite natyrale ethnografike të sh. s’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.
Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.
Kryetari Katundaris së Lushnjës
Lushnjë, më 17.3.1920

Po si ia çuan atë letër historike Presidentit Wilson? Shqip? Po kush e përktheu? Ç’do me thënë ‘Kryetar i Katundarisë’? A, qenka Kryetari i atëhershëm i Bashkisë, zoti Besim Nuri. Mes atij analfabetizmi të madh, varfërisë e malarjes e trallisjes kombëtare, si iu arrit kësaj largpamësie, me ç’mister dhe ç’engjëll i mbronte? Ja, një nga kronikat e kohës:
“…në fillim të vitit 1920 Wilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë: Jugosllavia do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do të kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë. Britanikët dhe francezët po përpiqeshin ta arsyetonin planin e tyre duke thënë që “populli shqiptar kurrë s’ka qenë në gjendje ta themelojë një qeveri të veten”. Wilsoni fuqishëm refuzoi, siç tha vetë ai, “padrejtësinë” ndaj popullit shqiptar. Ai prej njerëzve vlerësohet që vetë i dha fund idesë së ndarjes dhe një mandate italiane që ka qenë në zemër të negociatave në Versajë. Bile edhe në atë kohë, përfaqësuesi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruante në gazetën “New York Times” të 11 marsit: ‘Shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara’”…

Në kryeqytetin që caktoi Lushnja, në Tiranë, u ngrit më së fundmi në shtatorja e Presidentit Wilson në sheshin që iu dha emri i tij, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, por po në atë bronz meriton të derdhet dhe kjo letër-institucion dhe të vihet si memorial në Lushnjë, në sheshin para Bashkisë a para Shtëpisë së Kongresit, pse jo dhe në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

FRYMA NË DRAMËN E KONGRESIT

Vetë Kongresi i Lushnjës është një dramë, por dhe për atë ka një dramë të shkruar, e një gjysmë shekulli më parë, por ende gati e panjohur, edhe pse e vetme, që sjell më së miri atë frymë e popull. Është vepër e dramaturgut Hekuran Zhiti, aktor në Teatrin e Estardës së Lushnjës, tashmë “Qytetar Nderi” i atij qytetit.
Drama “Të mblidhemi në Lushnjë” ishte menduar të vihej në skenë në kushtet e atëhershme, plot mangësi, por harrimi i saj i bën dhe më të mëdha mangësitë. Arriti të botohet postume nga editori “Uegen” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit, ndërsa në gjimnazin e Lushnjë nxënësit e vunë në skenë për veten e tyre. Akt prekës, por vetëm kaq.
Vendi ynë vazhdon të harrojë shumë dhe të bëjë pak, shumë pak për ato që do të duheshin dhe konsumohet me tepri për ato që s’do të duheshin dhe aq, që janë kohëhumbëse, deri dhe të dëmshme si diktaturat, s’e kam fjalën për atë të madhen, që erdhi me dhunë botërore dhe u vendos në gjysmën e kontinentit të Europës, në Azi, Afrikë e deri në Amerikë dhe besojmë se iku përgjithmonë, por si pasojë e saj, prej arsenalit të saj, trashëgimisë dhe mendësisve e praktikave gëlojnë “diktaturat e vogla”, gjithsesi të hatashme, të institucionalizuara si varfëria dhe korrupsioni e për pasojë sherret, marrëzi e delire, një mediokritet kombëtar i pashëmbullt.
Si kundërveprim po sjellim këtu pak nga fryma e dramës, nga akti i tretë.

Në Kongres:
Salla me 10 ose 12 sërë karrikesh. Në krye një tryezë e madhe, në anë të saj një flamur kombëtar me shtizë dhe një portret i Skënderbeut në njërën dhe i Ismail Qemalit në anën tjetër. Kongresistët, disa me veshje karakteristike të Veriut dhe të Jugut dhe disa me kostume europiane, barsolina e gravata e çanta, janë shpërnarë në grupe, dy e nga tre, duke biseduar…
Lushnjarë e bashkë me ta e të tjerë të armatosur, Vathi, Bajrami, Vrenozi, Thimiu, etj., si roje rrinë pak larg, hyjnë dhe dalin.
ZËRA:
– …kam ardh mes borës, ujqve dhe ushtrisë serbe…
– E madhe shtëpia… e mblodhi Shqipërinë…
– …nuk kanë mbrritë të gjithë…
– …ku ishit mbrëmë?
– Këtu afër. Na kanë pritur me këngë. Këndonin me rradhé dhe dilnin bënin roje me pushkë jashtë shtépisé…
– …kush e kishte Korçën, grekërit apo fracezët?
– Francezët për grekërit…
– Shiko Plakun e Butkës… legjendarin…
– … sa kohë që s’jemi parë? Qysh në Vlorë,
– …atë ditë kur u ngrit flamuri…
– A fillojmë, burra? Koha nuk pret…
– I përndershmi Sheh Karbunara do t’i bëjë një lutje Zotit, që të na bekojë… ogur i mirë… në mbrojtje nga të papriturat e shumta… ka kaq trazira…
(Të gjithë pa lëvizur nga vendi ngrijnë në heshtje dhe secili, sipas menyrës së vet, luten, dikush me kokën lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjë gjunjëzohet, mërmërisin, etj., në mes tyre Sheh Karbunara i statujtë duke krijuar kështu një si grup skulpturor sugjestionues, suprem…
– Përfaqësuesi i Lushnjës ta marrë fjalën… Zoti Vokopola nise…
PËRFAQËSUESI I LUSHNJËS- Në emër të Prefekturës së Lushnjës, Beratit e Skraparit ju uroj mirëseardhjen në Kongres. Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë, sot më 21 Janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndjej… (emocionohet) Zini vendet… në këtë sallë… por dhe në ngjarjet që na presin…
Ia jap fjalën patriotit të flaktë, veprimtarit të palodhur kundër pushtimit otoman, mbështetësi kryesor i Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e parë, Elbasan Pashës, i zbardhur në përpjekjet për çështjet e më mëdheut. Urdhëroni!
ELBASAN PASHA (I moshuar, me pak mjekërr të bardhë, i hollë, i thatë, me kravatë e qylaf, me zë të ngadaltë e pak të ngjirur.) Të dashur qytetarë, delegatë nga i gjithë vendi, ju që keni ardhur dhe ata që nuk kanë arritur ende, por dhe ata që nuk do të vijnë dot kurrë se janë vrarë për ideal, (duartrokitje të forta), luftëtarë, burra që më bëtë nderin ta çel këtë kuvend, vazhdim i atij të Lezhës me Skënderbeun dhe i atij të Prizrenit me Abdyl Frashërin me shokë, duke ju falenderuar me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë ku na e do zemra e plasur që të arrijmë te ëndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit të të parave. Shqipëria është bërë një herë dhe nuk ka pse zhbëhet!
Duartrokitje.
Zotërinj, jeni të lodhur, e di, keni ardhur rrugë e pa rrugë, mespërmes pushtonjësve të Shqipërisë, kjo na ka vrarë më shumë se sa të tatëpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erë e bora, kemi ecur me mjete që prisheshin, kështu e lanë atdheun tonë, me karroca e kuaj e më këmbë, po u shplodhëm që gjetmë sho-shoqin e do të bëhemi me flatra kur të gjejmë dritën që na duhet.
Kam kërkesën që të nderojmë dëshmorin e kësaj ideje, bashkëpunëtorin tonë të ngushtë, Abdyl Ypin, që e vranë ca ditë më parë për të mos qënë këtu ai dhe të gjithë ne e ky Kongres të mos mbahej. Nëpërmjet tij duam të përulemi para gjithë të rënëve dhe martirëve të Kombit…
Të gjithë ngrihen më këmbë. Heshtje e thellë…

KRYETARI (i porsazgjedhur) – Të vazhdojmë më tej… të formojmë komisionet, që tani, të ndahen përfaqësonjësit në grupe dhe… Po emërojmë Sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola dhe për të këqyrur letërpërfaqësimet e delegatëve, pra një komision të posaçëm prej 5 vetash… Hë, të presim… për të mos pritur…
DELEGATI I MATIT- (ngrihet) Unë jam për sulm, i përndershmi Sheh!
ZËRA- Me shka, me çfarë?
DELEGATI I MATIT- Me armën e diplomacisë, me diplomacinë e armëve.
DELEGATI IV- Konkretisht: burra, gra, djem e pleq, me spata e me hunj, me armët që kemi, të përzëmë armiqtë nga toka jonë. Të hedhim si leckë qeverinë e sotme, që nuk bën për sot. (Duartrokitje)
KRYETARI- Traktatin e Fshehtë të Londrës… Kongresi e hedh poshtë me vendosmëri duke përgatitur një protestë energjike për Konferencën e Parisit.
Kjo bëhet në emër të Asamblesë së Kombit në Lushnjë, kundra vendimeve të Francës, Anglisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë, Sërbisë e Malit të Zi. Rezolutën, na vjen një kërkesë, përfundoje kështu (lexon): Shqiptarët janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikën e fundit të gjakut të tyre kundra çdo veprimi, që mundet me vue në rrezik pamvarësinë dhe tërësinë e saj tokësore…
Ndizen drita ngadalë, salla e kuvendit, përfaqëuesit nëpër vende, kongresi vazhdon punën…
SHEH KARBUNARA- Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë dhe disa shtetet të tjera të robëruara, zotërinj, kështu Çekosllovakia, Finlanda, Polonia, Lituania… Edhe ne. Shtet i vjetër, qeveri e re!
ROJET E ARMATOSURA- Rroftë Qeveria e re!… (Duartrokitje)
NËNKRYETARI- Të përgatiten tekstet që do t’i dorëzohen Konferencës së Paqes në Paris dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sugjerime!
PLAKU I BUTKËS – T’i drejtohemi Parlamentit italian, por jo me ton të butë, kështu m’u duk se dégjova, me lal e me lule ose me tryla si thotë myzeqari. Me spatët dardharit siç e përdorin nga Korça…
PËRFAQËSUESI I MATIT – Shkronjat duhet të bjenë erë barut!….
VRENOZI- Zoti ka urdhëruar këtë Kongres për të shpëtuar Shqipërinë.
DELEGATI IV – Populli është mbret vetë dhe s’ka nevojë për mbretër, sulltanë e perandorë.
KRYETARI- Të gjykojmë situatën ku ndodhemi.
DELEGATI II – Kongresi do përballet dhe do krijojë situatë vetë. Ne na shkon republika, republika, zotërinj dhe asgjë tjetër.
Zëra: republikë, po, po republikë… THOMAJ- Mbështetur nga shumë pëlqime, mendoj të kemi kryeministër zotin Sulejman Delvina.
DELEGATI I- Tani ai ndodhet jashtë shtetit, në Konferencën e Parisit, pra askush këtu nuk mendoi tjetrin pranë a vetveten.
DELEGATI II- Gjithmonë më i mirë është ai që mungon… (Të qeshura)
KRYETARI- S’është ashtu gjithmonë. Ne i dimë vlerat e mëdha të zotit Delvina, rrjedh nga një familje ndër më të njohura dhe më të famshme në të gjithë Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinës dhe mandej në Stamboll. Fakultetin e Mylqijes në kryeqendrën e Perandorisë Osmane dhe pas marrjes së diplomës, siç e dini, ai u caktua menjëherë atasheut në Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë. Po në ato vite, ai shërbeu si profesor i literaturës në Gallata Saraj, etj. Në Bibliotekë gjithmonë e gjeje me libra francezë, të kulturës dhe shkencës perëndimore, dihen dhe interesi i tij e adhurimi dhe mirënjohja për Amerikën…
DELEGAT II- Ai të vijë sa më shpejt.
Ministër i Punëve të Mbrendshme Delegatin e Matit, Zogun e maleve, trimin 25 vjeçar… po, po…
Ministër i Punëve të Jashtme z. Mehmet Bej Konica…
Ministër i Arsimit z. Sotir Peci…
Ministër i Drejtësisë z. Hoxhë Kadri Prizrenin… Zëvendës z. Hysen Bej Virjoni… Ministër Finance Z. Ndoc Çoba… Zëvendës z. Idhomen Kosturi…
Votohen. Duartrokitje…
KRYETARI- Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veç të bëjë betimin Këshilli i Naltë dhe Qeveria e re dhe të gjithë delegatët për ato që marrim përsipër. (Heq flamurin me shtizë e del para tavolinës duke e mbajtur në dorë.) Urdhëroni, zotërinj, të bëjmë betimin më të lartë para Kombit.
Delegatët ngrihen në këmbë ndërsa të zgjedhurit afrohen para flamurit.
SEKRETARI- (Lexon me zë të lartë) “Betohem n’Emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e nderit përpara Mbledhjes së Kombit, se do t’i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësisht dhe mproj ligjet dhe indipendencën e plotë të atdheut të shenjtë!”
TË ZGJEDHURIT – (Një zëri) Betohemi!
Duartrokitje. Kryetari u jep dorën. Delegatët ulen.
NJË ZË- Dua të shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenë si sekretar më vonë…
NJË ZË TJETËR: – Rroftë Poeti!
Duartrokitje prapë.
KRYETARI- Kongresi i Lushnjës është Pavarsia e Dytë e Atdheut!
SEKRETARI- Si kujtim nga ky Kongres kemi ca flamurë të vegjël si lulkuqet e fushave me grurë të Muzeqesë, vërini nga ana e zëmrës. Këta do t’i shpërndajmë kudo.
Shpërndan flamujt e vegjël.
NJËRI NGA DELEGATËT- Ja, kështu dua ta kem plagën në gjoks në luftë për atdhe…
ZËRA TË ASHPËR- Jeni të rrethuar… ndalni!… Kongres i paligjshëm… Dorëzohuni… do ju shpërndajmë me forcë…
Jehona e kërcënimeve përsëritet në gjuhë të tjera, italisht, greqisht, serbisht: ndalni… të rrethuar…
MINISTRI I BRENDSHËM SHQIPTAR- Largohuni! Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bëni mirë të largoheni nga Lushnja… dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë dhe me luftë. Unë, bashkë me forcat e mia të armatosura do të marrshojmë drejt Tiranës!
NJË ZË I ASPËR- Kush jeni ju?
MINISTRI I BRENDSHËM- Ministri i Brendshëm i Qeverisë së vendit tim. Hapnu udhën!
ZËRI- Mos lëvizni.
MINISTRI I BRENDSHËM- Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës. Ju përdorni armët që keni në dorë, në guxofshi. (Të vetëve.) Përpara me mua!
Hingëllima kuajsh, trokëllima… Bie perdja.
* * *

Kështu mbyllet kjo dramë dhe duket sikur hingëllimat e shqetësuara të kuajve vazhdojnë, po ndryshe, pa kuaj e kalorsa dhe pa barra mbi shpinë, britma gjithandej, sidomos brenda në parlament, ndërsa trokëllimat janë kthyer dhe në flakje çizmesh, dosjesh, batare armësh, etj.
Sa larg është salla e gjorë e Kongresit të Lushnjës me atë të Parlamentit shqiptar sot? Po antarët midis tyre? Nëse do të mateshin me idetë, përgjegjësitë, moralin? Atë kongres e kemi lënë prapa apo ai na ka lënë prapa 99 vjet?
Pa ardhur viti i 100-të t’i rikthehemi atij betimi autentik, të lartë me besë e fe e nder e përkushtim, me drejtësi dhe ligje, se të gjithë tani e gjithmonë jemi para “Mbledhjes së Kombit”, ndërkaq si një mister në dramë ndihet fryma e shpëtimit, si e dërguar nga Zoti, nga përtej oqeanit, nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që shqiptarët të gëzojnë Atdhe dhe pavarësinë e tij të ndjejnë të shenjtë, po kështu dhe të shërbyerit popullit tënd.

Putini sundon Beogradin – Nga Janusz Bugajski

 

Dita, Shqipëri20 Janar 2019

Vizita triumfale e Presidentit Vladimir Putin në Beograd kishte për qëllim të konsolidonte pozitat ruse në Ballkan. Serbia dhe Rusia nuk kanë aleancë të ngushtë, por çiftosje asimetrike përmes së cilës Kremlini shfrytëzon dominimin e vet dhe e trajton Beogradin si surrogat të dobishëm. Presioni vjen në rritje kur Moskës i duhet Serbia të përmbushë detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë sikurse është e qartë edhe nxitja e tanishme drejt ndarjes së Kosovës.

Gjatë luftërave të 1990-s, Beogradi kërkoi dhe i duhej solidariteti rus si për të ruajtur integritetin territorial të Jugosllavisë për të krijuar në këtë mënyrë Serbinë e Madhe, ashtu edhe për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën. Moska manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA dhe NATO-s për të demonstruar se Rusia vazhdonte të mbetej faktor i rëndësishëm në çështjet evropiane. Që prej largimit të Millosheviçit, qeveritë serbe kanë intensifikuar rolin e tyre si partnerë më të vegjël të Rusisë duke i mundësuar Putinit të transformojë Serbinë në bazë të Moskës në Ballkanin Perëndimor.

Axhenda e Putinit në Beograd shënjestroi në tre drejtime. Së pari, ai u përpoq të konsolidojë sentimentet nacionaliste të Serbisë, si edhe rezistencën ndaj Perëndimit. Përmes mjeteve të panumërta të propagandës, Moska kërkon të sigurohet që sentimentet anti-NATO të ushqehen vazhdimisht tek publiku serb. Në Beograd, Putin sulmoi SHBA se gjoja po destabilizon Ballkanin përmes imponimit “të rolit dominant në rajon” dhe dënoi zgjerimin e NATO-s, si shkak për rritjen e tensioneve në Evropë.

Shënjestra e dytë kishte të bënte me faktin që Putini u mundua të demonstrojë se si lidhjet dypalëshe po forcohen më tej ne fusha të ndryshme; një sërë marrëveshjesh me fokus rritjen e fuqisë ushtarake të Serbisë dhe përdorimin e energjisë atomike për “qëllime paqësore”. Moska tashmë furnizon Serbinë me mjete ushtarake dhe ka vënë në funksionim “një qendër humanitare Ruso-Serbe” pranë Nishit, e cila përdoret nga shërbimet ruse si bazë e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit inteligjent përkundrejt Perëndimit.

Putini dhe Vucic gjithashtu përgatitën një marrëveshje për zonë të lirë tregtare midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik të Rusisë, e cila do të nënshkruhet gjatë këtij viti, si edhe marrëveshje për zgjatjen e linjave gazsjellëse TurkStream. Media në të dyja vendet ka transmetuar në mënyrë të vazhdueshme dizinformacion se Rusia është faktori kryesor ekonomik që favorizon Serbinë megjithëse tregtia dhe investimet e saj janë dukshëm shumë më të vogla nga ato të BE-së dhe marrëdhënia e tyre bazohet në marrëveshje jo transparente nga të cilat përfitojnë politikanë të korruptuar.

Serbia tashmë i është dorëzuar Gazprom-it përmes dhënies së shumicës së aksioneve të kompanisë së saj kryesore të gazit dhe naftës NiS dhe ka hyrë në marrëveshje të tjera të cilat e mbajnë vendin të lidhur e të varur nga burimet energjetike të Rusisë.

Shënjestra e tretë dhe më e re konsiston në përpjekjet e Putinit për të nxjerrë përfitime prej debatit mbi ndarjen e mundshme të Kosovës. Strategjistët e Moskës po ndjekin dy objektiva kryesore. Së pari, ndryshimi i kufijve në Ballkan me miratimin e fuqive perëndimore mund të trumpetohet si precedent i vlefshëm për Krimenë, Donbas, Transnistria dhe rajone të tjera që Rusia kërkon t’i bëjë pjesë të vetën. Zyrtarët mund të mbështesin qëndrimin se ndryshimet në kufirin Serbi – Kosovë thjesht bashkojnë etnitë e njëjta në një atdhe. Për rrjedhojë i njëjti proces mund të aplikohet në territore me popullsi ruse të konsiderueshme përfshirë pjesë të Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Kazakistanit.

Së dyti, Kremlini bën kalkulime se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të vërë në vështirësi serioze NATO-n dhe BE-në përmes stimulimit të thirrjes për ndarje të mëtejshme. Nacionalistët lokalë do të mund të orkestronin dhunë për të demonstruar së bashkëkzistenca etnike është e pamundur dhe kufijtë duhen riformatuar. Efekti i rizgjimit dhe shtrirjes së aspiratave territoriale jo vetëm që do të kishte ndikim tek shtetet me probleme ende të pazgjidhura si Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, por do të përfshinte edhe vendet anëtare të NATO-s si Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi.

Vizita e Putinit rriti pritshmëritë në Serbi, se Moska do ta ndihmonte Beogradin për të fituar betejën në mosmarrëveshjet me Kosovën. Moska do të bëjë çdo përpjekje që dialogu Serbi-Kosovë të zhvendoset nga ambrella e BE-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Rusia ushtron fuqinë e vetos. Këtu ajo mund të deklarojë mbështetje për llojin e precedentit të ndarjes që do t’i shërbente interesave të Kremlinit brenda dhe jashtë Ballkanit.

Një plan i ndarjes që do t’i mundësonte Serbisë të aneksonte komunat e veriut të Kosovës mund të shitej si fitore për serbët. Megjithatë, ndarja e njëanshme e Kosovës është e papranueshme për Prishtinën, prandaj Presidenti Hashim Thaçi propozoi shkëmbim territoresh që përfshin Luginën e Preshevës, gjë që Beogradi e refuzon.

Moska mund të përpiqet të qetësojë opozitën nacionaliste serbe për çdo pranim të statusit të Kosovës duke nxitur ndarjen, por gjithashtu duke inkurajuar aspirata të tjera. Ajo mund të japë mbështetje për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe bashkimin e Republikës Srbska me Serbinë. Ky do të ishte një çmim edhe më i madh se kufiri verior i Kosovës, meqenëse në veçanti liderët e RS duan domosdoshmërisht të bashkohen me Serbinë.

Rezultati i thellimit të ndërhyrjes ruse do të jetë përfshirja e qeverisë së Aleksandër Vucic në një konflikt të ri me BE-në, NATO-n dhe SHBA për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo, gjithashtu, do i shërbejë interesave të Kremlinit për të bllokuar rrugën e Beogradit drejt anëtarësimit në BE. Mësimi për Serbinë është se nëse ajo nuk çlirohet nga dominimi mbytës i Rusisë ajo nuk mund të realizojë potencialin e saj kombëtar, por do të vazhdojë në mënyrë konstante të shfrytëzohet si peng në fushatën e Putinit për të çarmatosur e shpërberë Perëndimin.

Botuar sot në Dita. Më poshtë, versioni anglisht i artikullit:

Dita, Albania

PUTIN CONQUERS BELGRADE

Janusz Bugajski, 20 January 2019

President Vladimir Putin’s triumphal visit to Belgrade was intended to consolidate Russia’s position in the Balkans.Serbia and Russia do not have a close alliance but an asymmetric coupling in which the Kremlin exploits its dominance and treats Belgrade as a useful surrogate. Pressure mounts when Moscow needs Serbia to fulfill certain international tasks to Russia’s advantage, as evident in the current push toward Kosova’s partition.

During the wars in the 1990s, Belgrade appealed to Russian solidarity whether over preserving Yugoslav integrity, creating a Greater Serbia, or retaining control over Kosova. Moscow manipulated Serbia’s grievances against the US and NATO to demonstrate that Russia remained a major factor in European affairs. Since the ouster of Milosevic, Serbian governments have intensified their role as Russia’s junior partners, enabling Putin to transform Serbia into Moscow’s outpost in the Western Balkans.

Putin’s agenda in Belgrade consisted of three prongs.First, hesought to consolidate Serbia’s nationalist sentiments and resistance to the West. Through its numerous propaganda weapons, Moscow makes sure that anti-NATO sentiments are constantly nurtured among the Serb public. In Belgrade,Putinattacked the US for allegedly destabilizing the Balkans by imposing its “dominant role in the region” and berated NATO enlargement for increasing tensions in Europe.

In his second prong, Putin sought to demonstrate how bilateral ties are being strengthened in various domains. A series of agreements focused on upgrading Serbia’s military capabilities and the use of atomic energy for “peaceful purposes.”Belgrade already supplies Serbia with military hardware and operates a “Russian-Serbian Humanitarian Center” near Nis, which Russian services use as an intelligence gathering facility vis-à-vis the West.

Putin and Vucic also prepared an agreement for a free-trade zone between Serbia and Russia’s Eurasian Economic Union, to be signed later this year, and an extension of the TurkStream gas pipeline. Media in both countries persistently broadcast disinformation that Russia is Serbia’s main economic benefactor, even though its trade and investment is dwarfed by the EU and is based on opaque deals that benefit corrupt politicians. Serbia has already surrenderedtoGazprom majority shares in its major oil and gas company, NiS, and entered into other deals that tie the country tightly with Russia’s energy supplies.

In the third and newest prong, Putin is seeking to benefit from the debate over Kosova’s potential partition. Moscow’s strategists are pursuing two primary objectives. First, border changes in the Balkans approved by Western powers can be trumpeted as a valuable precedent for Crimea, Donbas, Transnistria, and other regions coveted by Russia. Officials can contend that changes in the Kosova-Serbia border simply bring co-ethnics into the motherland. Hence, a similar process can be applied to territories with sizeable Russian populations, including parts of Estonia, Latvia, Belarus, Ukraine, Moldova, and Kazakhstan.

Second, the Kremlin calculates that border changes in the Balkans can create havoc for NATO and the EU by stimulating calls for further partitions. Local nationalists could orchestrate violence to demonstrate that ethnic co-existence is not feasible and borders have to be adjusted. A ripple effect of territorial aspirations would not only affect unsettled states such as Bosnia-Hercegovina and Macedonia, but also embroil NATO members Albania, Croatia, and Montenegro.

Putin’s visit raised expectations in Serbia that Moscow would help Belgrade win its dispute with Kosova. Moscow will push for the Serbia-Kosovo dialogue to be moved from under the umbrella of the EU to the UN Security Council where Russia exerts veto power. Here it can endorse the kind of partition precedent that could serve Kremlin interests inside and outside the Balkans.

A partition plan that would allow Serbia to annex Kosova’s northern municipalities could be sold as a victory for Serbia. However, the unilateral partition of Kosovais unacceptable to Prishtina, hence President Hashim Thaçi proposed a land swap involving the Preshevo Valley that is resisted by Belgrade.

Moscow may seek to pacify Serbian nationalist opposition to any acceptance of Kosova’s status by not only promoting partition but also by raising other aspirations. It can express support for the division of Bosnia-Herzegovina and Serbia’s incorporation of Republika Srpska (RS). This would be a bigger prize than the northern fringes of Kosova, particularly as RS leaders yearn to join Serbia.

The result of Moscow’s deepening intervention will be to embroil the Aleksandar Vucic government in a new conflict with the EU, NATO, and the US over Bosnia-Herzegovina. This will also serve Kremlin interests by blocking Belgrade’s path toward EU accession. The lesson for Serbia is that unless it breaks free from Russia’s suffocating grip, it cannot achieve its national potential and will be consistently exploited as a pawn in Putin’s campaign to disarm and dismantle the West.

Violinisti i shquar Florian Vlashi shpreh dhimbjen për Kozma Larën dhe plejadën e gjithë Artistëve që kanë ikur duke na lënë Artin e madh si tatuazh !

Violinisti i shquar Florian Vlashi prej dhimbjen për largimin nga kjo jetë të kompozitorit të njohur shqiptar Kozma Lara. ja si shprehet Florian Vlashi në rrejtin social:

“Më hidhëroi shumë vdekja e profesor Kozma Larës.

Brezi i ndritur i muzikës shqiptare po largohet pak nga pak në një “diminuendo” pa “rallentando”.

Mora sot partiturën e tij nga një dosje e vjetër ku ishte bashkë me veprën e Feim Ibrahimit.

Të dyja titullohen “Scherzo”.

Po qeshin me ne më duket? Pse jo? Kanë të drejtë. Ata, bashkë me shumë emra të ndritur, e kryen detyrën e tyre, e krijuan korpusin sonor shqiptar në kohën më të veshtirë për artin.

Po ne?

Në këtë të ashtuquarturën liri plot “panem et circenses” (bukë e cirk) shpesh harrojmë se ka një dallim të madh nga “të luash veprën e tyre” apo “të luash me veprën e tyre”.

Ky korpus është për ne orientimi më i mirë për të mos humbur në kaosin e përditshëm që ngjason me një pikturë abstrakte.

Partitura e Kozma Larës është me shënimet e tij dhe të profesor Ibrahim Madhit nga koha kur unë përgatitja premierën e saj në koncertet e majit. Janë shënime me laps të kuq dhe lapsat e kuq nuk kanë gomë. Ato shenja nuk prishen. Nuk ndërrohen. Nuk shuhen. Janë tatuazhet tona.”

Fotografia e Florian Vlashi