VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gazeta zvicerane alarmon: Rastet e COVID-19 po rriten në mënyrë rapide në Kosovë, kjo është problem për Zvicrën

By | July 10, 2020

Komentet

Zvicra është e gatshme të ndërmjetësojë mes Turqisë dhe Greqisë

VOAL – Zvicra ka ofruar të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen midis Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun lindor dhe qeveria e Ankarasë “në parim” pajtohet për ofertën. Kjo është thënë nga Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bernë, sipas raporteve të agjencisë Reuters (por nuk konfirmohet nga FDFA, e cila në deklaratën e saj përmend vetëm disponueshmërinë zvicerane në lidhje me çështjen Qipro).
Kohët e fundit Turqia nisi një mision eksplorimi në kërkim të fushave të gazit natyror në një zonë deti për të cilën Ankaraja dhe Athina pretendojnë të dyja se janë nën juridiksionin e tyre. Një veprim që ka ngritur tensionin mes dy vendeve rivalë historikë.

Anija kërkimore turke shoqërohet nga njësi të Marinës dhe përcillet nga njësitë detare Greke. Të mërkurën pati një përplasje të vogël midis një fregate greke dhe turke. rsi-eb

Rritja e infeksioneve shqetëson Bernën

VOAL – Që nga fillimi i gushtit, numri i rasteve në ditë nuk ka rënë nën 100: sot janë 268 infeksione të reja. Rritja ndikoi në kantonet e Gjenevës, Vaudit dhe Zyrihut në veçanti.

Rritja e infeksioneve koronavirus shqetëson Zyrën Federale të Shëndetësisë. Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) ka njoftuar 268 raste të reja në 24 orët e kaluara, nga 234 dje.

Stefan Kuster, kreu i sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, e tha këtë sot në Bernë gjatë një takimi me shtypin.

Shumë nga këto raste i atribuohen kthimeve nga pushimet në vendet fqinje dhe nga shtetet në listën e vendeve në rrezik, për të cilat kërkohet një karantinë dhjetë ditore.

Lajmi i dhënë gjatë konferencës për shtyp të FOPH sot, e premte, sipas të cilit një i ri nën 30 vjeç vdiq në kantonin e Bernës është mohuar. Ishte “informacion i pasaktë”, saktësojnë vetë autoritetet e Bernës, të përfshira në të dhënat klinike të pacientit. Berna nuk ka dërguar asnjë njoftim për vdekje në Konfederatë, e cila për këtë arsye do të korrigjojë statistikat në përputhje me rrethanat të shtunën. rsi-eb

Indeksi i Bazelit për pastrimin e parave: Shqipëria, vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozimit pas Turqisë.

Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër duke u renditur e 41-a me 5.76 pikë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 me një klasifikim më të mirë sesa vendi ynë dhe më pas vjen Serbia në vendin e 54. Maqedonia renditet tek vendet me riskun e ulët të pastrimit të parave dhe terrorizimit me 3.98 pikë dhe në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126 ndjekur nga Greqia ne vendin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.

Nëse shohim vendet me riskun më të lartë atëherë në vendin e parë është Afganistani si vendi me riskun më të lartë për pastrim parash dhe terrorizëm ndërsa Estonia renditet e 141 si vendi me riskun më të ulët.

Sipas shpjegimit të Institutit të Baselit Indeksi përdor një metodologji krahasuese mes vendeve që bazohet në 16 indikatorë që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Këto kategori përmblidhen në 5 drejtime së bashku me 5 faktorët që konsiderohet se kontribuojnë në riskun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit. Këto pesë faktorë janë:

  1. Cilësia e kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave;
  2. Rryshfeti dhe korrupsioni
  3. Transparenca financiare dhe standardet
  4. Transparenca Publike dhe Përgjegjësia
  5. Rreziqet juridike dhe politike

“Qëllimi i Indeksit të Bazelit është të sigurojë një panoramë të plotë të rrezikut të pastrimit të parave. Prandaj përfshin një gamë të gjerë treguesish, secili me një fokus dhe fushëveprim të ndryshëm. Treguesit mund të shtohen ose hiqen nga Indeksi i Bazelit AML për të pasqyruar ndryshimin e rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit dhe burimet e të dhënave” thuhet në shpjegimin e institutit.

Vitet e fundit, Shqipëria ka marrë një sërë nismash ligjore për plotësimin e kuadrit pas rekomandimeve të Moneyval s ai takon uljes së rrezikut të pastrimit të parave në vend.

Megjithatë Shqipëria u rikthye në shkurt të këtij viti në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT). Për herë të fundit, vendi ynë kishte dalë nga kjo listë në vitin 2015, pas një vlerësimi të përbashkët, i cili merr në analizë një sërë elementësh që nga kuadri rregullator e deri te zbatimi i tyre.

Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar. Monitor

Zvicra 234 infeksione të raportuara të enjten, si dhe një viktimë

VOAL – Zvicra pati 234 infeksione të raportuara të enjten, si dhe një vdekje dhe dy shtrime të reja në spital.

Të dhënat për pasagjerët që vijnë në aeroportin e Kloten nga vendet e konsideruara në rrezik do të sigurohen direkt nga autoritetet e Zyrihut.
Këshilli Federal, të mërkurën, vendosi që nga 1 tetori në Zvicër, veprimtaritë me mbi një mijë njerëz do të jenë përsëri të mundshme, të ndaluara që nga 28 shkurti i kaluar. Sidoqoftë, ato duhet të kenë masa të rrepta mbrojtjeje dhe të miratohen nga kantonet. rsi-eb

Zvicër: Të parët do të vaksinohen më të dobëtit

VOAL – Nëse, siç vë bastin Konfederata, vaksina nga kompania amerikane Moderna funksionon, Zvicra do të ketë doza të mjaftueshme për të mbuluar 2.25 milionë njerëz. Pra, jo e gjithë popullata e vendit. Me cilat kritere do të administrohet atëherë? Berna ende nuk e ka sqaruar këtë aspekt, por sipas Alessandro Ceschit, drejtor mjekësor dhe shkencor i Institutit të Shkencave Farmakologjike të Zvicrës italiane, “do të jetë e rëndësishme të mbulohen pjesët e popullatës më të rrezikuar, pra të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të tjera. Përveç punonjësve të shëndetësisë.”

Moderna, një kompani me të cilën Konfederata ka nënshkruar një marrëveshje ditëve të fundit për “rezervimin” e vaksinës, është një nga gjashtë projektet në një fazë të avancuar të ekpserimentimit në të gjithë botën. Të martën, Presidenti Rus Vladimir Putin njoftoi se Moska ka regjistruar vaksinën e parë kundër Covid-19. Lajm që ka shkaktuar shumë zhurmë te disa ekspertë. “Edhe mua më befasoi”, pranon Ceschi, duke nënvizuar se “është pozitive, por duhet të merret me kujdes derisa autoritetet tona rregullatore të mund të verifikojnë gjithë efikasitetin dhe të dhënat e sigurisë”.

Por lufta kundër koronavirusit të ri nuk ka të bëjë vetëm me vaksinat. Të martën, Berna njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje tjetër me kompaninë zvicerane Molecular Partners, këtë herë për një ilaç që synon trajtimin e Covid-19. “Të dhënat që kemi sot janë inkurajuese, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Studimet klinike mbi njerëzit, të cilat pritet të fillojnë në vjeshtë, do të thellohen”, komenton drejtori i Institutit të Shkencave Farmakologjike të Zvicrës italiane. rsi/eb

Lë futbollin kapiteni zviceran që bëri shqiponjën kundër Serbisë

Ish-mbrojtësi i Zvicrës dhe Juventusit, Stephan Lichsteiner, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij, përkundër që s’iu dha mundësia ta përfundonte karrierën ashtu siç kishte planifikuar, pas Kampionatit Evropian.

36-vjeçari ka thënë në një deklaratë për Federatën e Futbollit të Zvicrës se ai e kishte kuptuar se ky është momenti më i mirë për të për t’u pensionuar sapo u mor vendimi për shtyrjen e Kampionatit Evropian shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Gjatë karrierës së tij, Lichtsteiner i bëri 108 paraqitje për ekipin kombëtar të Zvicrës, përfshirë këtu ndeshjet në tri Kupat e Botës të fundit dhe në EURO 2008 dhe EURO 2016. Ai ishte kapiten i Zvicrës në EURO 2016 dhe Kupën e Botës 2018, kur Zvicra ishte eliminuar në të dyja garat në fazën e 1/8 të finales.

Në mesin e këtyre paraqitjeve ishte edhe përballja e 22 qershorit të vitit 2018 në Kupën e Botës kundër Serbisë, kur ai festoi golat e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës duke e bërë shqiponjën me duar. Lichtsteiner i kishte mbrojtur Shaqirin dhe Xhakën për festimin e tyre pas ndeshjes.

“Ne kishim shumë presion, nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne. Ne kemi shumë shqiptarë dhe ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte një ndeshje e vështirë për ta, në aspektin psikik”, kishte thënë Lichsteiner.

“Ishte veprim i mirë, pse jo? Kjo është historia e tyre. Lufta mes tyre ishte e vështirë. Unë kam folur me babanë e një shqiptari që e kemi në ekip dhe ai ma tregoi historinë. Kjo ka domethënie më të madhe sesa thjesht një ndeshje futbolli”.

“Është më shumë sesa thjesht futboll sepse ata e kanë pasur atë periudhë dhe është pjesë e jetës së tyre. Kishte provokime të mëdha para ndeshjes nga ata [Serbia], kështu që mendoj që është normale”.

Lichtsteiner i kishte ndihmuar Juventusit ta fitojë titullin e Serisë A gjatë shtatë vjetëve të tij në Torino dhe kishte arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve. Ai luajti në humbjen e vitit 2015 kundër Barcelonës ndërsa u la në stol dy vjet më vonë, kur fitoi Real Madridi.

Zivcerani e kishte nisur karrierën me tij me klubin zviceran, Grasshopper, ndërsa kishte vazhduar me Lille, Lazio dhe Arsenalin, para se ta kompletonte karrierën në Gjermani me Augsburg. /Gazeta Express/

Shpallet fajtore zvicerania 76-vjeçare që vrau me thikë 7-vjeçarin Ilias nga Kosova

VOAL – 76-vjeçarja që vrau një djalë 7-vjeçar në Bazel në 21 Mars 2019 u shpall fajtore për vrasje pas dy ditësh gjykim, bën të ditur ATS, Agjencia Telegrafike Zvicrane. Gjykata ka vendosur që ajo të internohet ashtu siç kërkohet nga prokuroria. Mbrojtja do të preferonte një shtrim stacionar në spital. Sidoqoftë, e pandehura kishte deklaruar gjatë gjykimit se ajo nuk pranonte të merrte ilaçe mjekimi.

Sulmi ndodhi rreth orës 12.45. Viktima i mitur, 7-vjeçari nga Kosova, Ilias, u qëllua rrugës nga shkolla për në shtëpi. Fëmijën e gjeti të plagosur në fyt mësuesja, e cila po kalonte të njëjtën rrugë me një biçikletë. Ai u çua në spital, por vdiq pavarësisht operacionit.

Në sallën e gjyqit, kryesja e krimit, Alice F.,  kërkoi falje, pranoi të keqen e bërë dhe tha që ajo menjëherë është penduar. E prekur nga një formë psikike e kuerulomanisë, gruaja vazhdimisht ndihej si objekt abuzimi, gjë që e bënte atë që të shkruajë vazhdimisht tek autoritetet për të kërkuar drejtësi. Në 42 vjet ajo ka dërguar kaq shumë letra për të mbushur dhjetë arka me banane. Çrregullimi ishte përkeqësuar pas një dëbimi nga banesa me qira, të cilin pësoi më 1992 së bashku me partnerin e saj – i cili vdiq në 1999 – dhe pasojave të mëvonshme. Që nga viti 2002 e tutje, në letrat e saj shpesh përmendej vrasja. Që nga viti 2016, kërcënimet për një akt dhune të papërcaktuar ishin bërë më të shpeshta, të cilat mund të priteshin në çdo kohë nëse kërkesat e saj nuk ishin përmbushur dhe pasuritë e saj (likuiduar më 1995) nuk do t’i ktheheshin.

Prindërit kanë qarë në fillim të seancës. Alice F. ka treguar se ajo nuk e kishte planifikuar sulmin. Por se thikën e kishte çdo ditë me vete. Pala mbrojtëse ka dalë me argumente se e akuzuara vuan nga probleme psiqike. eb

 

Koronavirus: Në Zvicër 187 raste të reja dhe një viktimë

VOAL – Në shkallë vendi në Zvicër janë zbuluar 187 raste të reja dhe ka pasur një vdekje. Njëmbëdhjetë të sëmurë të tjerë janë shtruar në spital më shumë se në përditësimin fundit.

Nisur nga situata epidemiologjike, edhe në kantonin Graubynden, shkollat ​​normalisht do të fillojnë në prani të studentëve dhe pa detyrimin për të mbajtur maskë. Departamenti i Drejtësisë, Sigurisë dhe Shëndetit e tregoi këtë sot në një komunikatë, duke shtuar se sistemi i gjurmimit të kontakteve dhe shtrëngimi i kontrolleve nga bashkitë janë duke rezultuar efektive. Vendimi bazohet në një vlerësim aktual, saktësojnë autoritetet. Sidoqoftë, nëse situata epidemiologjike e kërkon atë ose nëse nuk është e mundur të respektohet distanca minimale, institutet e trajnimit do të jenë në gjendje të vendosin masa që tejkalojnë, siç është detyrimi për të veshur maskë gjatë mësimeve. rsi/eb

Zvicra nënshkruan kontratë me firmën Molecular Partners për ilaçin kundër koronavirusit

 

VOAL – Konfederata ka nënshkruar një kontratë me kompaninë zvicerane Molecular Partners për të rezervuar një ilaç kundër koronavirusit të ri. Disa ditë më parë u arrit një marrëveshje me Moderna për blerjen e 4.5 milion dozave të vaksinës.

Në dy javët e fundit, Zyra e Higjienës Publike ka regjistruar rreth 900 kontrolle në ngjarje dhe lehtësira të arritshme për publikun. Boshllëqet e gjetura kryesisht kanë të bëjnë me respektimin e distancave. Gjithashtu jepen shifra në lidhje me karantinat pas kthimit nga vendet në rrezik. Përgjegjësia individuale është apeluar dhe deri tani përvojat janë pozitive: 700 kanë njoftuar kthimin e tyre nga Ballkani, Sh.B.A dhe Suedia. rsi/eb

Nis procesi gjyqësor ndaj zviceranes që vrau 7-vjeçarin nga Kosova

Ka filluar procesi gjyqësor ndaj zviceranes 76-vjeçare, e cila më 21 mars të vitit 2019 kishte vrarë me thikë kosovarin shtatëvjeçar Ilias, shkruan gazeta Blick.

Në fillim të procesit, e akuzuara 76-vjeçarja Alice F., nuk i ka kërkuar falje prindërve të Iliasit, pasi ka thënë se për atë që ka bërë nuk ka të falur.

“Unë nuk i kërkoj falje prindërve, pasi nuk ka falje për këtë. Nuk i kërkoj falje këtyre njerëzve. Por mund të them se më vjen keq”, ka thënë Alice.

Prindërit kanë qarë në fillim të seancës. Alice F. ka treguar se ajo nuk e kishte planifikuar sulmin. Por se thikën e kishte çdo ditë me vete. Pala mbrojtëse ka dal me argumente se e akuzuar vuan nga probleme psiqike.

Vala e nxehtësisë përfshin edhe veriun e Zvicrës

VOAL – Alarmi për vapën i shpallur nga MeteoSwiss, i cili ka qenë në fuqi në Ticino që nga e shtuna, është shtrirë gjithashtu në veri të Alpeve. Në rajonet e Gjenevës dhe Bazelit, si dhe në Jura dhe Vaud, parashikohen deri në 34 gradë, me lagështi midis 40 dhe 50%. Vala e nxehtësisë pritet të përfundojë të mërkurën.

Sipas të dhënave të MeteoSwiss, termometri, të dielën, tejkaloi 32 gradë në Biasca, Magadino, Basel, Sion dhe Delémont.
ATS/eb

Zvicra zero viktima e 152 infeksione të reja

VOAL – 152 infeksione të reja me Covid-19 u raportuan në Zvicër të Dielën, me totalin në rritje në 36.603. Ndërkaq  numri i vdekjeve është i qëndrueshëm në 1,712.


Ndihma e promovuar deri tani për të përballuar pasojat ekonomike të pandemisë nuk është e mjaftueshme: argumenton presidenti i Bordit të Drejtorëve të Credit Suisse Urs Rohner, sipas të cilit shteti duhet të inkurajojë investimet në ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM).

“Mbështetjet e likuiditetit janë kredi, jo dhurata, të cilat duhet të paguhen”, thekson menaxheri në një intervistë të publikuar nga demenical SonntagsZeitung. “Në varësi të mënyrës sesi zhvillohet ekonomia, do të shihet nëse të gjitha kompanitë me të vërtetë do të jenë në gjendje të paguajnë paratë.”

Sipas Rohner, shumica e NVM-ve do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, por jo të gjithë: floktarët me siguri kanë qenë në gjendje të rihapen pas mbylljes, por sektorë të tjerë si hotelieria ose evenimentet vuajnë dhe sektori i turizmit është ende në vështirësi. rsi-eb