VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gabimi më i madh që bëni kur laheni në mëngjes!

By | May 18, 2018

Komentet

Ushqimi i domosdoshëm i iftareve në Indonezi, supë bananesh

Myslimanët e Indonezisë iftaret e tyre nisin me supë bananesh, e cila në gjuhën lokale quhet “kolak pisang” dhe përgatitet nëpër shtëpi e restorante ndërsa shitet në tezga të vendosura përpara xhamive

XHAKARTË – Myslimanët e Indonezisë në muajin e Ramazanit fillojnë iftarin me supë prej bananesh, shkruan Anadolu Agency (AA).

Muslimanët e Indonezisë iftaret e tyre nisin me supën prej bananesh, e cila në gjuhën lokale quhet “kolak pisang” dhe përgatitet nëpër shtëpi e restorante ndërsa shitet në tezga të vendosura përpara xhamive.

Tezgat e tilla të cilat vendosen përpara xhamive pak kohë para iftarit dhe shesin supë prej bananesh zgjojnë interes të madh.

Edhe restorantet gjatë muajit të Ramazanit në fillim shërbejnë me supë bananesh falas.

Besohet se nisja e iftarit me supë prej bananesh, në vend të ushqimeve të rënda, është e dobishme për sheqerin në gjak.

Supa prej bananesh, i cili është ushqim i domosdoshëm i tryezave për iftar tek muslimanët indonezianë, përgatitet nga sheqeri i palmës, qumështi i kokosit, fleta e gjethes pandan dhe me banane.

Supa e bananes, ku shtohen edhe lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve, gjen blerës për afër 50 cent në tezga.

Ibu Atika i cili në tezgën e tij shet supë bananesh tha se “Në përgatitje të supës, sipas dëshirës në bananen e pjekur në avull përveç kripës dhe vanilës mund të shtohet edhe sheqeri i zi dhe patatja e ëmbël. Supa prej bananesh e cila është unike për muajin e Ramazanit, në periudhat tjera nuk ka shumë shitës, por gjatë këtij muaji mund të gjendet pothuajse gjithkund”.

Muslimanët e Indonezisë pas përfundimit të agjërimit iftarin e nisin me ushqime të lehta dhe preferojnë që ushqimet tjera t’i vazhdojnë pas namazit të akshamit dhe të teravisë. aa

Lulerradhiqja, shëruesja e mirë e njeriut

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 53.5% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K

Lulerradhiqja, kjo barishte e fuqishme ka qenë dhe mbetet e preferuara ndër breza, jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe vlerat ushqyese.

Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K.

Kjo e bën lulerradhiqen burimin më të rëndësishëm bimor të kësaj vitamine, që forcon kockat dhe luan një rol të rëndësishëm kundër sëmundjes së Alzheimerit, sepse kufizon dëmet që i shkaktohen neuroneve.

Lulerradhiqja plotëson 11.2% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve.

Lulerradhiqja përmban zeaksanthin e cila mbron retinën nga dëmet që i shkaktohen nga rrezet ultravjollcë.

Substancat e tjera si karoteni, luteina dhe kriptoksanthina e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që dëmtojnë mushkëritë.

Të mirat e lulerradhiqes janë të pafundme

Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan.

Lulerradhiqja përmban edhe folat, magnez, fosfor dhe bakër.

Gjethet e njoma dhe të zbehta në ngjyrë të lulerradhiqes janë më të mirat.

Pasi të keni mbledhur barishten kaq të dashur për gjyshet tona, lajeni me kujdes dhe thajeni.

Futeni në qese plastike në një zonë të frigoriferit me pak lagështirë. Në të kundërt, futini në ujë të valuar për 20-30 sekonda për të larguar aciditetin dhe më pas shtojini në sallatë.

Gjethet mund t’i gatuani sipas preferencës, me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Gatuajini në temperaturë mesatare për 3-5 minuta në të njëjtën mënyrë si spinaqin.

Mos e teproni, përndryshe lulerradhiqja do të humbasë ushqyesit e saj.

Pasi të jenë zbutur, hidhni kripë cilësore, spërkatini me lëng të freskët limoni dhe shijojini. Ato janë shumë të shijshme për t’u ngrënë veçmas ose për t’u kombinuar me makarona ose në antipastë./AgroWeb.org

 

 

Ja vlerat surprizë të luleve të shegës

Lulja e shegës ka një shije të mprehtë dhe të thartë, dhe si e tillë kombinohet më së miri me çajra të tjerë bimorë siç janë: mentja, kamomili, livando dhe trumza. Lulja e frutit, pra pjesa që i ngjason kurorës, nxirret në diell dhe thahet.

Ajo bëhet pluhur dhe hidhet në ujë të ngrohtë. Ky pluhur mund të gjendet edhe në farmaci në kapsula të vogla si ato të medikamenteve dhe të konsumohet tri herë në ditë.

Por pa diskutim që zgjidhja më e mirë është konsumi i luleve të shegës si çaj bimor të cilin e përgatisni vetë.

Shqipëria është e bekuar me pemishte shegësh dhe muajt e pranverës janë periudhë e artë për t’i gjetur pemët e shegës në lulëzim që të përfitoni nga lulet e tyre.

Lulja e frutit të shegës ka vlera në uljen e sheqerit në gjak, dhe si e tillë sugjerohet për pacientët që vuajnë nga hiperglicemia dhe diabeti.

Një studim i publikuar në Revistën Mjekësore të Ushqimit raportoi se farat e shegës, lulet dhe lëngu i saj përmbajnë tre acide me veti antioksiduese. Këto acide luajnë një rol aktiv kundër diabetit dhe hipoglicemisë.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ekstraktet nga kurora e shegës mund të zvogëlojnë lëndimet që i vijnë organizmit nga forcimi i arterieve me 70%.

Ky është niveli më i lartë që arrihet nga të gjithë përbërësit e shegës, thonë studimet.

Studimi i lartpërmendur analizoi vlerat e lëkurës, farave dhe luleve të shegës dhe të lëngut kundër një sërë faktorësh që shkaktojnë bllokimin e arterieve.

Të dhënat treguan se shega e plotë kishte vlera të mrekullueshme dhe të pakundërshtueshme në mbrojtje të zemrës, por kurora e shegës kishte vlera të pazbuluara më parë.

 

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Universitetin e Misisipit, publikuan gjetjet e tyre në Revistën e Bujqësisë, Ushqimit dhe Kimisë.

Fruti i pasur me antioksidantë përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron kundër tumoreve të prostatës, Alzheimerit dhe reumatizmës.

Këto antioksidantë siç është punicalagina, bën punën kryesore kundër stresit oksidues në organizëm dhe ka vlerat më të mëdha.

Të dhënat e AgroWeb.org, tregojnë se ekstraktet e lules së shegës ulin nivelet e lipideve dhe glukozës në gjak me 18 dhe 25 përqind respektivisht.

Studiuesit zbuluan se tek kontingjenti eksperimental që kishte konsumuar lëngun dhe lëkurat e shegës, nivelet e kolesterolit të keq kishin rënë ndjeshëm.

Ata zbuluan se ekstraktet e shegës dhe në veçanti, lulet e frutit arritën të pengonin zhvillimin e arteriosklerozës.

Nëse rezultatet e studimit tek kafshët konfirmohen tek njerëzit, atëherë lulja e shegës mund të kthehet në një burim të mirëfilltë vlerash për disa industri ushqimore dhe farmaceutike.

Lëngu i Luleve të Shegës

Mblidhni lulet e shegës dhe i lini të thahen. Më pas kur të jenë tharë plotësisht, shtypni mirë që të copëzohen. Dy lugë çaji grimcash për një kupë çaj është sasia e duhur.

Lërini 3-4 minuta të vlojnë në ujë, filtrojini dhe mund t’i pini rregullisht deri në tri herë në ditë. Shëndeti juaj do t’ju falenderojë./AgroWeb.org

Pjeprat e parë në treg – të ëmbël e me vlera të arta

Ky frut i ëmbël parandalon plakjen e parakohshme të organizmit

Është një nga frutat shqiptare më të kërkuara nga tregjet e huaja.

Përveç perimeve, pjepri dhe shalqini konkurrojnë fort me mandarinën për vendin e parë të eksporteve të produkteve të freskëta të tokës shqiptare.

Me ëmbëlsinë e vet karakteristike, pjepri shqiptar duket sikur përmbledh të gjithë nxehtësinë mesdhetare të vendit dhe të magjeps shijen.

Por vetëm shqiptarët e duan të ëmbël dhe të pjekur mirë.

Ndërsa evropianët e preferojnë të papjekur plotësisht fiks para se tuli i artë të marrë ëmbëlsinë maksimale.

Dhe meqë eksportet mbretërojnë tregun, edhe pjeprat shqiptarë kanë nisur të mblidhen dhe të dalin në treg edhe pse për gustot e shqiptarëve ëmbëlsia e tanishme është shumë larg shijes së pjeprit të korrikut.

Çmimi? Ende i lartë, kilogrami i pjeprit vendas në treg kushton nga 200-250 lekë, shumë larg vlerave të pjeprit në kulmin e sezonit alla shqiptar, pasi për tregjet evropiane piku i sezonit ka filluar që tani.

Në kulmin e sezonit veror, pjepri kap çmime jo më pak se 10 herë më lirë se çmimi aktual.

Përllogaritet që në vendin tonë mund të kultivohen mbi 1600 hektarë me pjepër sidomos në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë, ku ligjin e bëjnë sipërfaqet e Lushnjës dhe Divjakës.

Eksportet në Tregun Evropian

Shqipëria ofron kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura, çka e rrit kërkesën e tij në tregun evropian.

“Eshtë e vërtetë që në tregun evropian kërkohet pjepri i hershëm. Eshtë çështje preferencash dhe shijesh”, thonë për AgroWeb.org, eksportuesit shqiptarë që nxisin fermerët të konsiderojnë që të kenë një prodhim më të hershëm të pjeprit, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.

“Tregu dikton në një farë mënyre prodhimin tonë. Nëse moti është i mirë dhe i ngrohtë, ne e kemi pjeprin gati për ta nxjerrë në treg që në fillim të sezonit.

Duke qenë se ne e kemi pjepër fushe, ndikohemi shumë nga moti”, thotë për AgroWeb.org, Lumi Kruti, një kultivues i kësaj kulture.

Vlerat për organizmin

Pjepri është shumë i pasur me kalium, një mineral thelbësor për sistemin nervor që u jep nervave forcë për të përcjellë sinjalet e nevojshme që mbajnë në formë trurin.

Për më tepër, kaliumi jep një kontribut fantastik për indet dhe kockat, lufton spazmat e muskujve dhe ul tensionin e gjakut.

Pjepri përmban edhe një sasi të madhe beta karoten, që i jep frutit ngjyrën karakteristike.

Qelizat e transformojnë beta karotenin në një formë aktive të vitaminës A e cila punon fort për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin e munguar, mbështet sistemin imunitar dhe forcon mbarëvajtjen e qelizave.

Vlerat mbeten njëlloj, ndërsa prodhimi varion nga viti në vit, sipas kërkesave të tregut.

Por ajo që është e sigurtë është se si vendet e Bashkimit Evropian ashtu dhe ato të Ballkanit e kërkojnë pjeprin tonë pak të papjekur, por të ëmbël në fitime për kultivuesit shqiptarë./AgroWeb.org

Rigoni i kuq, ilaçi i duhur për tëmthin dhe stomakun

Rigoni i kuq është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek pyjet e zonave malore. Rigoni ka kërcell të kuqerremtë, me lule të vogla ngjyrë purpuri, të renditura në kallinj të gjatë.

Rigoni i kuq lulëzon në periudhën e qershor-shtatorit. Ai përmban substanca që ndihmojnë sistemin tretës, ka vlera antibakteriale dhe studimet tregojnë se në 1 gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në 1 gram mollë, 30 herë më shumë se në 1 gram patate, 12 herë më shumë se në 1 gram portokall dhe 4 herë më shumë se boronicat. Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit.

Pijet me rigonin e kuq, qoftë në formën e çajrave, apo vajit, ndihmojnë kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, ose problemeve në stomak.

Përgatitja e vajit: 

Rigonin e kuq përzjejeni me gjysmë litri vaj ulliri. Mjaftojnë 4-5 degë rigon i freskët. Ato duhet të qëndrojnë së bashku për një javë.

Përgatitja e çajit:

Një lugë çaji me rigon hidheni në një enë me gjysmë gote ujë të vluar, mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Përmbajtja kullohet dhe lëngut i hidhni sipas dëshirës sheqer ose mjaltë. Konsumojeni tre here në ditë.

Foshnjat duhet të ecin zbathur, ja përfitimet shëndetësore

Shpesh prindërit shqetësohen se fëmija ecën zbathur, por në fakt kjo ka shumë përfitime për shëndetin dhe zhvillimin e të vegjëlve.

Përfitimet e ecjes zbathur:

Veshjet e duhura që sigurojnë gjumë të qetë gjatë shtatzanisë

Liria dhe lumturia

Fëmijët që ecin zbathur ndihen më të lirë se ata që kanë këpucë. Për rrjedhojë ndjesia e lirisë u jep lumturi atyre.

Inteligjenca

Sipas mjekëve, fëmijët që ecin zbathur koordinojnë më mirë shikimin dhe kanë stimuj më të lartë të ndjeshmërisë. Kjo i bën ata më inteligjentë.

Njohja e botës përreth 

Përmes këmbëve fëmija mund të perceptojë sipërfaqet e ndryshme dhe kjo është një mënyrë për të mësuar më shpejt objektet që e rrethojnë.

Rritje e vetëdijes 

Ecja zbathur rrit vetëdijen dhe pereceptimin që kanë fëmijët dhe lidhjen e tyre me botën. Shqisat veprojnë më shumë.

Bilanci dhe stabiliteti 

Të ecurit zbathur nxit ndjenjën e ekuilibrit dhe stabilitetit. Këmbët do të mësojnë të funskionojnë më mirë, pa pasur nevojë për ndërhyrje.

Zhvillimi i kockave

Një tjetër avantazh i ecjes zbathur është ushtrimi i kockave, nyjeve dhe muskujve. /Gazeta Shneta/

7 “teknika” për të eliminuar celulitin

Më poshtë do të radhisim një listë me 7 rituale që duhet t’i ndiqni çdo mëngjes për të eliminuar celulitin:

1. Pini ujë me limon sapo të zgjoheni

Ky është një ritual i thjeshtë që sjell përfitime të mëdha. Është shumë i lehtë për t’u realizuar, pasi ai vetëm kërkon që ju të shtrydhni lëngun e një limoni dhe ta përzieni me një gotë me ujë të ngrohtë ose të nxehtë. Sigurohuni që të përdorni limon organik dhe ujë të pastruar për të shmangur substancat toksike që mund të jenë të dëmshme.

Me këtë recetë, jo vetëm që do të jeni në gjendje të eliminoni celulitin, por gjithashtu do t’ju ndihmojë për të luftuar toksinat e ushqimit që keni marrë gjatë gjithë ditës. Uji me limon ka veti të mëdha që nuk duhet të nënvlerësohet. Hidraton dhe ndihmon që të keni një gjumë të qetë.

2. Bëni një rutinë stërvitjeje anti-celulit

Mund të jetë e vështirë të krijoni një rutinë ushtrimesh për të eliminuar celulitin. Megjithatë, duhet të përpiqeni dhe pasi të mësoheni me të, nuk mund ta imagjinoni dot të filloni ditën pa këto ushtrime. Një rutinë e mirë ushtrimesh kundër celulitit do t’ju ndihmojë të punoni muskujt. Në këtë mënyrë, do të digjni yndyrnat e depozituara në lëkurë, ku celuliti ishte i pranishëm.

Është e rëndësishme që në fillim të jeni të vetëdijshëm për faktin se do ju duhet të paktën një muaj për të parë rezultatet e para.

Ushtrimet më të mira janë: squat, ushtrime barku, ushtrime për adominalet, hip dhe zbrit shkallët. Është e rëndësishme t’i realizoni këto ushtrime me durim dhe të mos ndaleni derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

3. Fërkoni trupin me furçë para larjes

Të bëni me furçë lëkurën e thatë është një procedurë që duhet të bëhet një zakon. E vetmja gjë që duhet është një furçë e butë. Me këtë furçë duhet të pastroni çdo pjesë të trupit. Ky ritual jo vetëm që do të ndihmojë për të eliminuar celulitin, por edhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe të përshpejtojë metabolizmin.

4. Aplikoni një krem anticelulit

Pasi keni bërë më furçë lëkurën tuaj, lahuni si zakonisht. Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni të gjitha qelizat e vdekura. Pas dushit, aplikoni një sasi të mjaftueshme me një krem të veçantë për të hequr celulitin. Kremrat më të mirë për të eliminuar celulitin janë ato të pasura me antioksidantë. Ju mund të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë më bazë kafeine.

Kur të aplikoni kremin anticelulit, do të bëni lëvizje të butë rrethore. Ato do t’ju lejojnë të lëvizni depozitat yndyrore.

5. Bëni një mëngjes anticelulit

Të gjitha ritualet e mëngjesit për të eliminuar celulitin që kemi rekomanduar nuk do të shërbejnë për asgjë nëqoftëse ushqimi juaj është i keq. Gjëja më e mirë është ta filloni ditën me ushqime që luftojnë lëkurën e bezdisshme të portokallit.

Kur të gatuani, zgjidhni vaj kokosi në vend të atyre tradicionale. Ju gjithashtu duhet të përfshini më shumë perime sesa mish në dietën tuaj dhe të shmangni çdo lloj yndyre. Një alternativë e mirë është të hani një sallatë ose të pini një frulato më perime jeshile.

6. Merrni një shtojcë ushqimore 

Nëse jeni duke u përpjekur për të hequr celulitin, ju do të duhet të ulni konsumin e ushqimeve të caktuara. Për të shmangur problemet shëndetësore, ne ju këshillojmë që të merrni disa shtesa ushqimore.

Nëse aktiviteti juaj fizik është i moderuar dhe i ekuilibruar, një shtesë e rregullt do të jetë më se e mjaftueshme. Por mos harroni se është gjithmonë më mirë t’i merrni vitaminat dhe mineralet përmes ushqimeve në vend të përdorimit të shtojcave.

7. Pini një gotë me ujë të thjeshtë

Rituali i fundit në mëngjes për të eliminuar celulitin është të pini një gotë me ujë të thjeshtë. Edhe në qoftë se e keni marrë më parë ujin me lëng limoni, kjo gotë e dytë e ujit do të ndihmojë të plotësojë lëngjet pas stërvitjes.

Në luftën kundër celulitit është me rëndësi që lëkura juaj të jetë e hidratuar mirë. Ndërsa është e vërtetë se kremi le një lëkurë të butë, kjo nuk zgjat shumë, nëse nuk hidratoheni në mënyrën e duhur. Mos harroni të pini dy litra ujë në ditë.

Këshilla është që gjithmonë të mbani me vete një shishe me ujë për të shmangur që të harroni të pini apo të josheni për të blerë një pije me sheqer. /Shije/

Studimi më i fundit, piperi i zi ja si e lufton mbipeshën

Piperi i zi mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit, ka zbuluar një studim i ri.

Piperonal, një përbërës që gjendet te kjo erzë, është zbuluar se mund të ul “ndjeshëm” efektet e dëmshme të një diete të lartë në yndyrë gjatë testimeve të kryera te minjtë.

Në studimin indian, minjtë që e morën këtë erëz si suplement për 6 javë kishin peshë trupore më të ulët, më pak përqindje të masës dhjamore në trup, nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe kocka më të forta krahasuar me kafshët që u ushqyen vetëm me ushqime të yndyrshme dhe pa piper.

Në një studim tjetër, shkencëtarët britanikë nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar mutacione gjenetike të lidhura me obezitetin dhe sugjerojnë se obeziteti nuk lidhet gjithmonë me mbingopjen.

Ndërsa shkencëtarët indianë mendojnë se piperonali, përbërësi që gjendet te piperi i zi, mund të neutralizojë gjendet që lidhen me të qenët mbipeshë.

Të dyja ekipet shpresojnë që gjetjet e tyre të çojnë në zhvillimin e një trajtimi të ri për obezitetin, shifrat e të cilës thuajse janë trefishuar që nga viti 1975.

Aftësitë e jashtëzakonshme të hudhrës, ndihmon në luftën kundër kancerit

Për shekuj, hudhrat janë përdorur si një ilaç natyror. Atletët në Olimpiadën e parë në Greqinë e lashtë e konsumuan atë për të rritur forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Gjatë Luftës së Parë Botërore I dhe II, ushtarëve iu dha hudhër për të parandaluar gangrenën.

Dhe kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se përbërësit e hudhrës shërbejnë si një antibiotik natyror për të parandaluar dhe luftuar sëmundje të ndryshme.

Në një studim të ri profesorë në Albany College of Pharmacy and Health Sciences vunë re nës shtimi i elementit kimik të fluorit në komponimet natyrore të hudhërës do të rriste aktivitetin biologjik të dobishëm.

Fluori është një nga elementët më reaktiv në tabelën periodike dhe përdoret gjerësisht në industrinë farmaceutike.

Për shembull, disa nga 10 llojet më të shitura të drogës përmbajnë atome fluori, duke përfshirë agjentët e uljes së kolesterolit Lipitor dhe Prevacid të Pfizer, një ilaç që përdoret për të për të trajtuar e parandaluar ulcerat e stomakut dhe zorrëve.

Në këtë mënyrë shkecëtarët zuluan se hudhra dhe fluori mund të jenë një kombinim i fuqishëm.

Për të testuar hipotezën e tyre, shkencëtarët ndryshuan disa përbërës të hudhërve, duke zëvendësuar atomet e hidrogjenit me atome fluori.

Pas përfundimit, ata përdorën vezë embrionale 10-ditore për të krahasuar efektivitetin e komponimeve të modifikuara me fluorin dhe përbërësit e pamodifikuar si anti-angiogjeneza dhe agjentë antitrombikë.

Agjentët angiogjenezë përdoren për të luftuar kundër kancerit duke bllokuar rritjen e tumorit, ndërsa agjentët antitrombozë ndihmojnë në reduktimin e formimit të mpiksjeve të gjakut.

Rezultatet treguan se komponimet e modifikuara ishin më të larta në aktivitetin biologjik dhe duhet të merren parasysh në zhvillimin e terapive të ardhshme të barnave.

Katër raste të kafshimeve nga gjarpërinjtë dhe 160 të pickuar nga rriqrat

Fotografi ilustruese

Një person është infektuar me ethe hemorragjike gjatë këtij viti, përderisa janë shënuar më shumë se 160 raste të pickimeve nga rriqrat, si burim kryesor i infeksioneve me këto ethe.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, drejtori Hamdi Ramadani i tha Radios Evropa e Lirë se Prishtina këtë vit prin me numrin e të pickuarve nga rriqrat.

“Numri i paraqitjes së pacientëve në Klinikën Infektive nga pickimi prej rriqrave, ka qenë i madh. Mbi 164 raste janë lajmëruar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Me 128 raste prin Prishtina, derisa rastet tjerat janë nga të gjitha komunat e Kosovës”.

“Nga këta pacientë, janë hospitalizuar dy persona, derisa njëri ka qenë i dyshimtë me ethe hemorragjike pas analizave laboratorike. Por, falë kujdesit, gjendja e tij shëndetësore po shënon përmirësim”, tha Ramadani.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kanë thënë se po përcillet çdo pickim i dyshimtë dhe se analizat laboratorike për këtë vit kanë rezultuar me vetëm një rast me sëmundjen e etheve hemorragjike.

“Në qoftë se krahasohet me vitin e kaluar, për periudhën e njëjtë kohore, numri i pickimeve nuk ka edhe dallim të madh, por që sistemi i mbikëqyrjes është tejet vigjilent sikurse edhe punëtorët shëndetësorë të kujdesit parësor”, tha Isme Humolli, epidemiologe.

Por, jo vetëm pickimi i rriqrave është problematik në Kosovë. Edhe kafshimi nga gjarpërinjtë ka bërë që qytetarët të përballen me këtë dukuri.

Hamdi Ramadani bën të ditur se kanë qenë katër raste gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti që janë hospitalizuar si pasojë e kafshimit nga gjarpri.

“Në Klinikën Infektive janë shënuar edhe disa raste me kafshim të gjarprit, ku janë trajtuar katër raste. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, pas hospitalizimit, ndonëse kanë pasur tabllo klinike të rëndë”.

“Por, me rritjen e temperaturave mund të rritet edhe numri i personave që kafshohen nga gjarpinjtë. Ne posedojmë terapi adekuate për trajtimin e kafshimit”, tha Ramadani.

Për dallim nga vitet e kaluara kur komunat si, Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina, njiheshin si zona endemike me rriqra, por edhe me sëmundje të etheve hemorragjike, këtë vit, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është ai që po karakterizohet për kah numri i madh i pickimeve të qytetarëve nga rriqrat.

Pickimet nga rriqrat, sipas përvojës nga e kaluara, janë përcjellë shpesh edhe me komplikime shëndetësore e me ethe hemorragjike, krime kongo, të cilat në disa raste kanë përfunduar edhe me vdekje, ndërsa në vitin 2013 kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5.200 qytetarë.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli – Selani

    Ariana Kasapolli – Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Një studim i ri: numri i lindjeve në SHBA, më i vogli në 30 vjet

Foshnje të porsalindura në një maternitet të Nju Jorkut

Sipas një raporti qeveritar, ritmi i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ra gjatë vitit të kaluar për gratë e moshave 20 dhe 30 vjeçare. Ky është niveli më i ulët i lindjeve në 30 vitet e fundit.

Ekspertët thonë se në pakësimin e numrit të lindjeve mund të kenë ndikuar disa faktorë, si psh ndryshimi i qëndrimit për t’u bërë nënë dhe i rregullave të emigracionit.

Sipas raportit të bazuar tek një studim, ku u përfshinë më tepër se 99 për qind të çertifikatave të lindjes në mbarë vendin, vitin e kaluar pati 3.853 milionë lindje. Ky është numri më i vogël që nga viti 1987.

Numri i lindjeve ka rënë që nga viti 2014, por 2017-a shënoi rënien më të madhe nga një vit në tjetrin, rreth 92,000 më pak lindje se një vit më parë.

Kjo ishte një gjetje e që i ka çuditur studjuesit, pasi zakonisht lindjet shtohen kur ekonomia lulëzon. Vitin e kaluar papunësia ra ndjeshëm dhe ekonomia amerikane shënoi rritje.

Cili është shkaku?

Ekspertët thonë se ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë tek lindjet.

Një prej tyre mund të jetë ndryshimi i qëndrimit ndaj të qënit nënë në brezin e mijëvjeçarit të tanishëm, që tani janë në moshën optimale për të lindur. Studjuesit thonë se ky brez është më i prirur ta shtyjë kohën e lindjes së fëmijës, ose për të patur më pak fëmijë.

Një tjetër shkak mund të jetë ndryshimet tek popullsia e imigrantëve, që çdo vit kontribuojnë me rreth një të katërtën e lindjeve në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, aziatikët përbëjnë numrin më të madh të imigrantëve dhe ata zakonisht lindin më pak fëmijë se sa grupet e tjera të imigrantëve.

Po ashtu, një tjetër faktor është shtimi i përdorimit të IUD-ve dhe formave të tjera të masave mbrojtëse kontraceptive që veprojnë me afat të gjatë.

Zbulime të tjera

Raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po ashtu zbuloi se:

  • Ritmi i lindjeve tek gratë e moshës nga 15 deri në 44 vjeç, që njihet zakonisht si mosha e pjellorisë, ra në nivelin rekord 60 për çdo 1000 gra.
  • Gratë e moshës 40-vjeçare ishin grupi me rtimin më të madh të lindjeve në vitin 2017, duke shënuar një rritje me 2 për qind për këtë grupmoshë. Ritmi i lindjeve për këtë moshë ka ardhur duke u rritur nga fillimi i viteve 1980.
  • Numri i lindjeve me operacion cezarian u rrit paksa gjatë vitit të kaluar, pasi në vitet e fundit kishte shënuar rënie. Sipas studimeve, lindjet me operacion janë më të përhapura tek lindjet e para të nënave me moshë më të madhe.
  • Numri i foshnjeve të lindura para kohe dhe nën peshë u rrit për të tretin vit radhazi, ndoshta për të njëjtat arsye.
  • Lindjet nga vajzat adoleshente po ashtu ranë. Në vitin 2017 ato ranë me 7 për qind krahasuar me një vit më parë.
  • Ritmi i lindjeve tek gratë në të 20-ata ka rënë përsëri, duke shënuar rekordin 4 për qind më pak se një vit më parë.
  • Ndoshta ajo që është më për t’u habitur, ritmi i lindjeve tek gratë në të 30-at ra paksa: 2 për qind në mesin e grupmoshës 30-34 vjeç dhe 1 për qind për gratë 35-39 vjeçare.
  • Ritmi i lindjeve për gratë e moshës 30-vjeçare është rritur vazhdimisht, duke arritur në nivelet më të larta, për të paktën gjysëm shekulli dhe gratë në fillimet e moshës 30 vjeçare, kohët e fundit u bënë grupmosha që lind më tepër fëmijë. Në këtë grupmoshë, po ashtu rënia e numrit të lindjeve ishte më e vogël.
  • “Është vështirë të thuhet në se kemi të bëjmë me një ndryshim themelor, apo me një prirje e përkohëshme”, – thotë Hans-Peter Kohler, demograf në Universitetin e Pensilvanisë, që merret me studimin e prirjes së lindjeve.

Një brez që nuk mund të zëvendësohet

Një tjetër zbulim i rëndësishëm i studimit: brezi i tanishëm nuk do të mund ta riprodhojë veten me ritmin e tanishëm të lindjeve.

Dikur Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e pak vendeve të zhvilluara me një ritëm fertiliteti, që kishte një numër të mjaftueshëm lindjesh për të siguruar zëvendësimin e brezave.

Ritmi aktual i lindjeve në Shtetet e Bashkuara tani është më i vogël se kufiri standart për zëvendësimin e brezave. Megjithatë, ky ritëm është më i lartë se sa në vende si Spanja, Greqia, Japonia dhe Italia, por diferenca duket se po pakësohet.

Një dekadë më parë, ritimi i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ishte 2,1 fëmijë për një grua. Në vitin 2017, kjo shifër ra në 1,8 fëmijë për një grua, shifra më e ulët që nga viti 1978.

“Kjo është një rënie e konsiderueshme”, – tha Dr. John Santelli, profesor për popullsisë, shëndetin familjar dhe pediatrinë në Universitetin Kolumbia.

Këto ushqime ndikojnë në shëndetin e trurit

Mënyra se si ushqeheni është mjaft e rëndësishme për shëndetin e trurit.

Sipas hulumtuesve, konsumimi i rregullt i perimeve dhe peshkut ndikon mjaft mirë në ruajtjen e ‘freskisë’ së trurit.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Universiteti ‘ Erasmusit në Roterdam, rezulton se personat që konsumojnë perime dhe peshk, kanë një vëllim më të madh të trurit.

Drejtuesi i studimit, Dr. Meike Vernooij ka deklaruar se ky vëllim më i madh ndikon në rritjen e aftësive njohëse nga personi në fjalë.

Ndaj ai këshillon që në menynë tonë, kurrë të mos mungojnë perimet dhe peshku.

Dieta e shëndetshme mund t’i mbajë njerëzit të mençur dhe të kujdesshëm.