VOAL – BERNË, 30 MAJ – Në Zvicër nëntë baballarë në dhjetë do ttë donin të kalonin më shumë  kohë me fëmijët e tyre, por nuk mundin, shkruan voal.ch (Voice Of Albanian). Në këtë përfundim ka dalë organizata männer.ch, e cila ka ndërmarrë një fushatë për të forcuar rolin e babit në shoqërinë zvicerane.Pjesa më e madhe e baballarëve do të donin të jenë më të pranishëm në shtëpi, sepse roli i babait në shtëpi është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës dhe të familjes, theksuan në një konferencë shtypi në Bernë promotorët e fushatës, siç bën të ditur swissinfo.ch.

Por aktualisht nuk është e lehtë për një burrë t’i kushtojë më shumë kohë familjes: kushtet bazë, si mungesa e punësimeve me kohë të pjesëshme ose mungesa e barazisë së rrogave, favorizojnë në fakt një model të familjes tradicionale.

Për këtë arsye shoqata ka vendosur të ndërmarrë një program kombëtar për të trimëruar aktivitetin e baballarëve, të quajtur MenCare.

Programi i drejtohet popullsisë dhe trimëron një ndarje të barabartë të detyrave, shpjegon Markus Theunert, drejtor i fushatës. Javën e shkuar Travail.Suisse, mbështetur nga 140 organizata, ka ndërmarrë zyrtarisht iniciativën “Për një leje atësie të arsyeshme”, që synon dhënien e 4 javëve leje në favor të baballarëve të rinj.