VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Video + Foto) Fundjavë e Serenatës Korçare në Uster me Ermira Babaliun Nga Ardian Murraj

By | December 13, 2018
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Ju keni qen e jeni drit ylli gjithmon ju du fort Ardjan Muren Ermira Babaliun qe i joh dhe te gjith ata qe ken ber ket event madheshtor nga ju mer vec gjera te bukura ju prift zot mabar gjithmon atje ne token e larget suksese

Komentet

blank

Kush ishte spiuni? Nga Moza Boletini, SHBA

Shpresojmë që vota e shqiptarëve më 25 prill të përjashtojë njëherë e mirë nga politika atë kastë njerëzish që përbuzi e diskriminoi të persekutuarit politikë dhe i detyroi të marrin rrugën e kurbetit.
———-
Ti ishe spiuni, “gjilpëra” “kashta”, “kashta nën kashtë” “akrepi” “gaforja” “filozofi” “pendë arti” “ariu” “arusha” e turli pseudonimesh të tjerë që mbartnit mbi vete ….. Po, po, ti, ai, ajo ishte. Ishte komshiu, shoku i klasës, shoqja e bankës, shoku i punës, burri, gruaja. Ka patur raste që edhe prindërit denonconin djalin e tyre për tentativë arratisje.

Dhe kjo ka ndodhur vërtetë në familjet shqiptare, aq denigruese e poshtëruese arriti “lufta e klasave” sa nga tmerri burgosjeve, internimeve nëna dhe babai “çoroditeshin” e spiunonin në polici dhe birin e tyre, i cili më pas dënohej 20 deri 25 vjet burgim….Rëndom dikush pyeste “kush ishte spiuni” kur dihej që spiuni ishte vetë ai.

Kjo ka qenë tragjedia e mijra shqiptarëve që përjetuan vuajtje të papërshkruara nga diktatura më e egër në Europë. Dhe shoku apo komshiu gradoheshin, ngriheshin në përgjegjësi, caktoheshin në detyrë e udhëtime jashtë shtetit. Sot përsëri ata njerëz apo fëmijët e tyre po drejtojnë Shqipërinë, parlamentin, administratën publike dhe së fundmi emrat e tyre i kemi në listë për tu bërë deputetë.

Megjithëse SHBA i mëshuan fort përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partive politike në Shqipëri nga njëri vesh i hyri e tjetri i doli mesazhi i SHBA, vendosën përsëri si kandidaturë emra njerëzish të inkriminuar, lidhur me krimin e së shkuarës e të sotmes.

Shpresojmë që vota e shqiptarëve më 25 prill, të përjashtojë njëherë e mirë nga politika atë kastë njerëzish që përbuzi e diskriminoi të persekutuarit politikë dhe i detyroi të marrin rrugën e kurbetit.

blank

Katragjyshi im Behlul Karaçica ishte këngëtar i njohur i lahutës shqiptare – Nga Skënder Karaçica

Tradita në shpalimet historike

Në historinë e traditës së dasmës shqiptare janë shkruar libra studimore(folklori shqiptar)si dhe janë mbrojtur disertacione shkencore-kërkimore në universitet shqiptare në Prishtinë,Tetovë dhe Tiranë.

Behlul Karaqica nga fshati Karaqicë,erdhi për jetuar me dy djemtë e tij në Sankovc të Drenicës.Ishte këngëtar i njohur i lahutës shqiptare dhe në shenjë respekti për këngët e kënduara me lahutë në gëzimet e dasmës,në Drenicë e thërrisnin Behlul Lahuta!

Behlul Karaqica(Lahuta)ishte katragjyshi im dhe për biografinë e tij me kanë rrëfyer bashkëvendasit në Sankovc,që,për këngëtarin dhe lahutën e tij ata ruanin kujtimet dhe dasmat e gëzimeve familjare në Drenicë…!

Këngëtari me lahutën e tij ka shkuar në dasmat e gëzimeve në Drenicë falas,në mënyrë që të begatojë atmosferën e dasmës në ritet e traditës shqiptare.

Çikago,prill 2021

blank

Gjeneralët nuk pensionohen…! – Nga Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg

 

Aty e tej,e shoh shpeshherë në facebook gjeneralin Naim Maloku,që del e thotë ndonjë fjalë.Para luftës,eprorin ushtarak e pata takuar në një takim shumë vëllazëror në Lubjanë dhe biseda lidhur me gjendjen e pushtuar nga regjimi fashist i Serbisë.

Kur djelmenia shqiptare(UÇK)doli maleve me zjarret e pushkëve për Lirinë e Kosovës,gjeneral Naim Maloku,zuri pritën ushtrisë dhe policisë së Serbisë për të ndarë rrugët dhe për t`i thënë Millosheviqt se Kosova është e shqiptarëve…!

Me gjeneralin Naim Maloku,sot i ndërruam pak fjalë shumë vëllazërore.Unë i thashë në dritën e doktrinave ushtarake se,gjeneralet e ushtrisë nuk pensionohen…!I thashë gjeneralit që sa saherë ka kohën e programuar të shkojë e të shohë nga afër djelmeninë e Ushtarisë së Kosovës,uniformën ushtarake që ka nevojë për përvojën dhe të doktrinës moderne ushtarake të tij!

Sipas doktrinave ushtarake,gjeneralet nuk pensionohen…!

Çikago,prill 2021

blank

Anton Çetta: Nuk kemi njerëz për të humbur! – Nga Skënder Karaçica

Në rrethanat e kohës

Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,kur e kur,bëhej fjalë për rrethanat e vështira historike të regjimit të Serbisë,për motin e madh ai thoshte:

Nuk kemi njerëz për të humbur…!

Në këto relacione historike,profesor Anton Çetta,kishte për qëllim të forconte unitetin politik e kombëtar për të mbrojtur dhe për të shpetur kombin  dhe Kosovën para regjimit vrastar e shfarosës në substancë,që,kishte bërë gati regjimi i Serbisë fashiste.

Porosia e motit të madh dhe fjala testament kombëtar e profesor Anton Çetta,Jo përqarje!Jo armiqësi politike!Të bashkuar për kombin  dhe për Kosovën,kjo duhet të bëhet projekti kombëtar i tërë brezave shqiptarë.

Nuk kemi njerëz për të humbur,ishte porosia e motit dhe e profesor Anton Çetta në Prishtinë!

(Shënuar në Prishtinë)

blank

SHBA – Emigranti Ilir Sela dhe historia e tij drejt suksesit

Një emigrant shqiptar nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka krijuar një aplikacion që u mundëson pronarëve të restoranteve dhe picerive të vogla të ofrojnë produktet e tyre drejtpërdrejt nga celulari. Ilir Sela thotë se pasioni i tij për teknologjinë dhe përvoja e familjes së tij në industrinë e shërbimeve, i dhanë idenë për të krijuar aplikacionin Slice.

Sot janë më shumë se 50 mijë restorante në 3000 qytete të Amerikës. që përdorin platformën e kompanisë Slice. Në një bisedë me kolegen Rudina Dervishi, shqiptaro-amerikani tregon rrugën që ka ndjekur për të arritur suksesin.

“Isha 10 vjeç kur erdha me familjen në Amerikë. Më kujtohet tek shihja nga avioni dritat e Nju Jorkut. Unë vija nga një qytet i vogël si Dibra ku nuk kishte as drita trafiku. Nju Jorku dukej si një vend magjik ku çdo gjë ishte e mundur”.

Ilir Sela ka një histori të ngjashme me atë të shumë imigrantëve që arrijnë sukses në Amerikë. Ai trashëgoi nga prindërit etikën e fortë për punën dhe u mundua të ndihmote familjen qysh në moshë të re.

“Isha 13 vjeç kur shkova dhe kërkova punë në një restorant të lagjes, sepse doja të ndihmoja familjen pas shkollës. Në fillim nuk më pranuan sepse isha vetëm 13 vjeç dhe më pak se një metër i gjatë. Për muaj me radhë shkoja atje çdo ditë derisa më pranuan. Punoja tre orë në ditë dhe më paguanin 2 dollarë në orë. Fitoja 6 dollarë në ditë që, në atë moshë mendoja se ishin shumë”.

Disa nga anëtarët e familjes së tij në Nju Jork janë pronarë picerish ndërsa ai vetë u diplomua në shkencat kompjuterike. Ideja e aplikacionit që mund të sillte teknologjinë në ndihmë të bizneseve të vogla, lindi natyrshëm.

“Shumë nga shqiptarët që kanë emigruar në Amerikë punojnë në industrinë e restoranteve. Në zonën e Nju Jorkut, shumë kanë restorante picash. Shumë anëtarë të familjes sime kanë në pronësi piceri të vogla, kështu që pashë nga afër vështirësitë e tyre kur teknologjia u bë një element i rëndësishëm për sukses, dhe mendova të ndihmoja”, thotë Iliri.

Ai e krijoi aplikacionin Slice në vitin 2010. Sot kompania e tij u mundëson gati 50 mijë restoranteve të vogla në më shumë se 3 mijë qytete amerikane, të ofrojnë produktet e tyre tek një klintelë më e gjerë dhe të konkurrojnë me bizneset e mëdha që dominojnë industrinë, si Domino’s dhe Pizza Hut.

“Duke punuar në këtë industri, kuptova se kompanitë si Domino’s dhe Pizza Hut, janë komunitete të mëdha sipërmarrësish që operojnë në shumë vende. Industria e biznesit të vogël të picerive, është disi e njëjtë, ndryshimi i vetëm është se ata nuk punojnë së bashku ose si një komunitet. Aplikacioni Slice i bashkon piceritë lokale, dhe i fuqizon të gjithë me të njëjtat mjete dhe teknologji, për ta tejkaluar këtë hendek”.

Një mësim i madh për të ka qënë ideja se ndryshe nga mundësitë, talentet nuk kanë kufi.

Prejardhja e tij nga Dibra e Madhe dhe lidhjet me vendlindjen e kanë ndihmuar Ilirin në biznesin e tij. Që nga viti 2011 ai ka punësuar më shumë se 600 profesionistë të rinj nga Maqedonia e Veriut që ndihmojnë në shumë aspekte.

“Një nga gjërat e para që bëmë ishte punësimi i profesionistëve të rinj në Maqedoni, për të ndihmuar në futjen e të dhënave. Ata ishin të shkëlqyer në punë. Dhe, ndërsa vendosëm të zgjeronim biznesin tonë, filluam të punësonim njerëz në shërbimet për klientët, apo në shitje, dhe tani edhe për aspektet inxhinierike. Ne këtë anë të biznesit ne e bëjmë kryesisht atje. Kështu që ka qenë një element i fuqishëm i këtij rrugëtimi”.

Pandemia e COVID-it ka prekur shumë piceri të vogla në Amerikë. Por kjo i ka dhënë mundësi kompanisë Slice të forcojë lidhjet me komunitetin duke u qëndruar pranë këtyre bizneseve në kohë të vështira. Kompania arriti të grumbullojë 600 mijë dollarë fonde me të cilat piceritë ofruan ushqime falas për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin policor në të gjithë vendin. Kompania Slice vazhdon t’u vijë në ndihmë pronarëve të restoranteve të vogla duke ofruar programe për përmirësimin e lidhjeve të tyre me teknologjinë, që ato të rrisin biznesin edhe pas pandemisë.

blank

QEVERIA E ZAEVIT PËR SERBINË E HOQI TAKSËN RRUGORE! – Nga Skënder Karaçica

Përtej lajmit

Qeveria e Zoran Zaevit në Shkup,në shenjë të respektit vëllazërorë me Serbinë dhe,në emër të  ndihmës për vakskinat të dërguara nga Beogradi,ia hoqi taksën rrugore për qytetarët serbë!

Këtë lajm e bëri  të ditur,kryeministri Zoran Zaev në një intervistë në TV-Kanali 5 të Beogradit,i cili ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut popullin serb dhe Serbinë e ka mikun më të afërt e të respektuar për popullin e tij maqedonas.

Në praktikën e deritashme të BE-së nuk ka ndodhur,që,një shtet si Maqedonia e Veriut të marrë ,,vendime qeveritare,,sa i përket taksës rrugore për Serbinë të jenë falas,ndërsa për vendet fqinjë të   jetë në fuqi taksa rrugore(!).

Kujt i shërben kjo?do të pyesnim në kabinetin qeveritar në Shkup,kur dihet se Kosova dhe Shqipëria në këtë vend ka etnitetin e vet kombëtarë  të shqiptarëve dhe në relacionet e këtyre vendeve me Maqedoninë e Veriut,duhet të kalojnë përmes pagesës së taksës rrugore,ndërsa për Serbinë qeveria e Zoran Zaevit i ka bërë falas me ligjin e veçantë!

Ku është dhe çfarë po bënë koalicioni i BDI-së në kabinetin qeveritar në Shkup…?

Çikago,prill 2021

blank

Gjon Buçaj: Në njivjetorin e Jonuz Ndreut – 3 prill 2021

 

 

E nderueme Desi dhe e gjithë familja e Jonuz Ndreut,

 

Me rastin e njivjetorit të kalimit në jetën e amshueme të njeriut tuej të dashtun, ju përshëndes me pak fjalë të përzemërta solidariteti, tue marrë pjesë  bashkë me ju në dhimën dhe krenarinë e kësaj dite.

 

Miqtë e Jonuzit, të pranishëm ose nga larg për rrethana të veçanta kufizimi, ia kujtojnë virtytet me të cilat ishte i pjisun në familjen famëmadhe që e rriti dhe Ai i ruejti të pastra gjatë jetës.

 

Besa, bujaria e trimnija dhe ndershmënia që bashkë me përbuzjen e hipokrizisë, përbajnë burrninë e shqiptarit të traditës, ishin vetitë morale të Jonuz Ndreut, Në jetën e tij janë shumë ngjarje që i xjerrin në pah këto veti, të cilat kam pasë nderin me ia njoftë edhe unë qyshë kur u njoftëm së pari në Kuvendin e Bashkimit Demokrat Shqiptar në vitin shtator 1974 në  Firenze.

 

Atë parti naciomaliste që kryesohej nga i vllaj, atdhetari  filantropist Isa Ndreu, e sollën në Shqipni mbas ramjes së komunizmit dhe, logjikisht, e lëshuen në dorë ta drejtojshin ata që vuejtën gjatë gjithë kohës së diktaturës.  I forte ishte zhgënjimi por edhe dizaprovimi i Jonuzit kur mori vesh se kryetari i saj ishte ulë më tavolinë bisedimesh me Edi Ramë dhe me Skender Gjinushin, në vend që ti luftonte si kundërshtarë politikë. Shto edhe dëshprimin prej faktit se atë përson Jonuzi e kishte në fis.

 

Jonuz Ndreu ka qenë i respektueshëm në sjellje me të tjerët, por me disa tek të cilët ka gjetë sinqeritet në bashkëpunim dhe në marrëdhanje shoqnore, ka pasë miqsi të ndërsjelltë. Prej shumë rastevet që kam pasë kënaqsinë me vrejtë, po përmendi vetëm dy të viteve të fundit.

 

E ruej me përmallim nji fotografi ku shihen tue u përshëndetë Jonuzi dhe Agim Karagjozi, në nji darkë të përkujtimit të pavarësisë, ku Jonuzi ishte sjellë me karrocë dhe ku Agimi nuk vinte shpesh për shkak të moshës.

 

Në dhetorin e vitit 2019, e vizitova Jonuzin në shpi të vet dhe u shmalluem në nji bisedë të përzmërt. Më pyeti për Zef Përndocaën, mikun dhe bashkëpuntorin shumëvjeçar që ishte në shtrat i paralizuem. Më kërkoi adresën e tij. “Do të më çojë dikush me makinë, due ta shoh edhe nji here”, më tha. Për Vatrën shtoi: “Jam kështu me karrocë e nuk mund të ndimoj gja, por thueju ene shokëvet se unë jam qindpërqind me Komisionin”.

 

I përkushtuem, besnik e bujar deri në fund, Jonuz Ndreu ishte optimist, shtyllë suksesi në çdo punë.  Shembulli i jetës së Tijt asht frymëzues për ne dhe për ata që vijnë mbas nesh. Nuk mund të bahemi si Ai, por ia kemi borxh mirënjohjen dhe respektimin e qëndrimeve dhe rrugës së tij.

 

Uroj t’ju vijmë në tubime gëzime në t’ardhmen!

blank

AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE  E NJU-JORKUT NË SHBA MEMORANDUM INSTIUCIONEVE TË KOSOVËS

AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE  E NJU-JORKUT NË  SHBA   

KËRKON NGA :

Presidenti i Republikës së Kosovës,

Kryetari i Kuvendit të  Republikës së Kosovës,

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

QË TË MARRIN  PËR SHQYRTIM  DHE MIRATIM këtë

 

                     M  E  M  O  R  A  N  D  U  M  

        Me anë të cilit Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve  e Nju-Jurokut në Amerikë, me  vetëdije dhe me arsye të plotë (historike, politike e kombëtare)  KËRKON nga institucionet e sipërtheksuara që  në kuadrin e autorizimeve dhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese shtetërore si përfaqësues legjitimë dhe legalë të përfaqësimit dhe të mbrojtjes së interesave vitale të KOMBIT dhe të ATDHEUT, ta  MARRIN NË SHQYRTIM këtë MEMORANDUM tonin, që ka të bëjë me NDRYSHIMIN e  sintagmës  emërtuese nga  “REPUBLIKA E KOSOVËS” në  “REPUBLIKA E DARDANISË”.

       

           Jemi të bindur se ky ndryshim  i toponimit “Kosovë” me origjinë sllave në toponimin burimor  iliro-shqiptar “Dardania”,  do t’i ketë efektet e tij pozitive edhe në sfondin e historisë kombëtare shqiptare, edhe të asaj ndërkombëtare botërore.

            Nevojitet të jemi në paqe  me vetëdijen dhe me racionalen njerëzore dhe kombëtare, deri kur, do t’i përdorim  emërtimet sllave si “pronë vetjake”, si  “idenitet historik “, si “identitet kombëtar”,  si “ identitet atdhetar”  dhe,  si “identitet territorial e shtetëror” shqiptar , që kanë pasur dhe që, edhe sot (XXI) kanë për qëllim të fundmë tjetërsimin dhe gllabërimin e territoreve shqiptare dhe të ndryshimit të strukturës demografike të tyre.

            Në këtë vështrim, lind pyetja e pashmangshme , kush është ai politikan-sundimtar  shqiptar,  cila është ajo politikë dhe, cila është ajo shkencë, kush e ka atë të “drejtë” dhe  atë “autorizim” ligjor dhe shkencor, që fëmijët dhe brezat tanë t’i helmojnë me shekuj, duke i ushqyer, duke i edukuar dhe, duke i arsimuar mbrapsht e gabimisht  me  historinë mitomane, falsifikatore, toksikologjike  kolonialiste dhe hegjemoniste sllave, që edhe përmes ngulitjes së toponimeve sllavo-bizantime mëton të “dëshmojë”   të drejtën historike të lashtësisë shekullore të tyre mbi tokat autoktone iliriko-shqiptare  në Gadishullin Ilirik.

        Si elita politike, ashtu edhe ajo shkencore shqiptare, duhet të mbajë parasysh faktin se,  ngulitja e toponimeve sllave në tokat indigjene iliro-shqiptare nuk është bërë nga kolonët sllavë, por nga vetë shtetet  sllave  (me projekte dhe me investime “nacionale” afatgjata) në mënyrë të organizuar dhe të institucionalizuar sipas “ recetës” së politikës simfoniko-kakofonike të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, duke paguar shuma të mëdha parash, si dhe duke angazhuar priftërinj, politikanë dhe shkencëtarë të tyre, siç ishin ndër ta, edhe Jovan Cvijiq dhe Radoje Domanoviq, të cilët me muaj e me vite patën shkelur çdo pëllëmbë të territoreve autoktone   iliro-shqiptare, duke “mbjellur” toponime sllave, të cilat, fatkeqësisht, edhe sot në fillim të dekadës së tretë të shekullit XXI, figurojnë si  “dëshmi” e lashtësisë së sllavëve të dyndur në tokat iliro-shqiptare.  Pikërisht, mbi këtë falsitet historik, Beogradi zyrtar (shteti, kisha, akademia) po kërkojnë nga BE-ja, nga Amerika, nga OKB-ja, nga Kina dhe nga Rusia, që Kosovën t’ia rikthejnë Serbisë, se gjoja kjo na qenka “djepi” , “koka” dhe “zemra” e Serbisë!?

Për të ndërprerë këto kërkesa të politikës kolonialiste , militariste dhe hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, së pari, nevojitet që Presidenti, Kryeministri dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të marrin në konsideratë këtë MEMORANDUM për ndryshimin e emrit “Kosova” në emrin “Dardania”.

Kjo është e domosdoshme të bëhet nga  Prishtina zyrtare, ndryshe Beogradi dhe sllavët e tjerë ballkanikë në vijimësi, do t’i kërkojnë territoret e Shqipërisë Etnike, duke u thirrur në të drejtën historike të toponimeve sllave, të cilat  në sy të Evropës dhe të botës, po i përdorin si argumentet më të fuqishme  për  të justifikuar  kolonializmin gjenocidal ndaj kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike (1878-2021).

                  A  R  S  Y  E  T  I  M

Tributë ardhacake, kudo që dynden, kanë si qëllim pushtimin e trojeve ku ngulen, grabitjen e pronave të banorëve rrënjës dhe shpërnguljen e tyre. Prandaj edhe ardhacakët sllavë të njëjtat synime i patën vënë vetes kur pushtuan tokat e Ilirisë. Me kalimin e shekujve, duke u bërë pronarë në trojet ilire, ata i shtuan orekset e veta dhe hartuan strategjinë afatgjatë për zhdukjen tërësore të popullsisë iliroshqiptare nëpërmjet vrasjeve, dëbimit të dhunshëm, shpërnguljeve dhe asimilimit tërësor. Një nga mënyrat e sllavizimit të plotë të trojeve tona ishte edhe mbivendosja e emërvendeve (toponimeve) sllave në vend të toponimeve të lashta iliroshqiptare.

Shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, habiten se si është e mundur që as figurave të shquara të shkencës sonë gjuhësore, as Akademisë së Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk u patën ngjallur kurrë shqetësime “pushtimet” e toponimeve të lashta iliroshqiptare prej toponimeve të ardhacakëve sllavë. Kjo është fatkeqësi e rëndë për etninë shqiptare, që e ka burimin te mefshtësia e politikës mbarëshqiptare, te moskokëçarja absolute e shkencës sonë gjuhësore dhe e akademive të shkencave, të cilat ndodhen para një fakti të kryer dhe nuk u bën fare përshtypje kur në hartë lexojnë toponime të tilla të pastra sllave, si Çorrovodë, Kamenicë, Konispol, Novosellë, Suharekë, Velipojë e të tjera e të tjera, deri në pafundësi, dhe që, paradoksalisht, vazdojnë t’u “zënë frymën” toponimeve të lashta ilire. Por toponimi sllav që të revolton shumë e shumë më tepër, është toponimi  Kosovë, të cilin pushtuesit sllavë e mbivendosën në vend të toponimit të lashtë ilir – Dardani.

Mendojmë se pas shpalljes së pavarësisë, njëri nga vendimet më të rëndësishme që duhej të kishte marrë Kuvendi, duhej të kishte qenë vendimi për rikthimin e emërtimit të lashtë Dardani, që do të shërbejë edhe si një shuplakë e fuqishme kundër shovinizmit serbosllav, i cili, sipas kushtetutës së vet, trojet e lashta dardane vazhdon t’i konsiderojë si pjesë të territorit të Serbisë, me emërtimin

Kosovo.  

 

 

Prandaj,  Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në SHBA  KËRKON QË :

Presidenti i Kosovës, Glauk Knjufca (U.D.),

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,

TË APROVOJNË KËTË MEMORANDUM për ndryshimin e toponimit sllav “Kosova” në toponimin iliro-shqiptar “DARDANIA” , në mënyrë që  fëmija dhe rinia jonë ta dinë se kush jemi, nga vijmë dhe, cila është zanafilla jonë e lashtë historike dhe etnike si komb, si territor dhe si atdhe.

 AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E NJU-JORUKUT  NË SHBA,

Presidenti,

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra

Nju-Jork, më 27 mars 2021

blank

Niagara, simfonia e ujit dhe betimi i Presidenti Roosevelet pas vrasjes së presidentit McKinley – Nga Keze Kozeta Zylo

Pas një izolimi më shumë se një vit nga pandemia botërore dhe të sigurtë pas vaksinimit, sidomos ne si prindër guxuam të shkonim si familje në një vend spektakolar brenda Amerikës.   Natyrisht është e pamundur të eksplorosh gjithë vendet e bukura që i ka afruar Zoti këtij kontinenti, por ato më të famshmet në bote ja vlen.

Një vend i tillë ndodhet brenda New Yorku-t me emrin aq të njohur në botë Ujëvara e Niagara-s që me makinë është gati 7-8 orë.  E kishim vizituar më parë Ujëvarën e Kanadasë në Toronto ku midis dy vendeve ndodhen tri ujëvara në lumin me emrin e njejtë dhe të njejtin qytet.

Edhe pse ujëvara e Kanadasë si patkua është është e gjerë 792 metra, ndërsa e Amerikes, 323 metra përsëri bukuria e tyre ka emërues të përbashkët magjepsjen.  I pashë me vemendje reagimet e nipit dhe të tre mbesave kur ne u ndodhëm përballë ujëvarës, rënies spektakolare të ujit, shkumën e bardhë që prodhohej papushim nga rënia e lartë dhe e lirë e ujit.  Bebëzat e tyre ndriçonin, fytyra iu mori nje fokusim të paparë për minuta të tëra…  Pamja e Ujëvarës është për të vegjëlit sa dramatike po aq dhe joshëse. Lumi Niagara të sjellë ajrin më të fresket, të shuan etjen e ujit, të imponon gjallërinë dhe shfarros sëmundjen ngjitëse të shekullit, Covid 19-të.

Se ç’pata një ndjesi pagëzimi për ndonjë mbesë tjetër me emrin Niagara, si e apasionuar pas lumenjve Valbona, detit Jon, perëndeshës “Dea” dhe qytetit Saranda!

Kurioziteti dhe të gjitha të dhënat që i kishim në duar nga librat historikë që gjendeshin kudo shpjegonin se  Fjala “Niagara” ka ardhur nga gjuha autoktone e indianëve Iroquois si “tingulli i ujit”. Interesant ishte fakti se në vitin 1901, nje 63-vjeçare amerikane Annie Taylor kaloi ujin në rënie e futur në një fuçi. Emri i saj hyri në histori.

Një e pesta e ujërave në planet gjenden në Niagara në pesë liqenet që derdhen aty si Michigan, Hurion, Erie dhe Superior.

Ishulli i dhive ishte shumë interesant pasi 500 vjet më parë kur Niagara u përplas me një copë toke u nda në dy kanale. John Stedman – një pionier dhe mullixhi i hershëm – mbajti një tufë dhish në ishull. Kafshët ngordhën të gjitha në dimrin e tmerrshëm të 1780-ës, por i dhanë emrin ishullit.

Ujëvarat e Niagaras u formuan duke filluar më shumë se 12,000 vjet më parë në fund të Epokës së Akullnajave kur përrenj të mëdhenj uji u çliruan nga akulli që shkrihej, duke u kulluar në lumin Niagara.

Niagara Falls u zbulua nga eksploruesi francez, At Louis Hennepin në Dhjetor 1678. Sot ky rajon është Old Fort Niagara – një fortesë e shekullit të 18-të.

Në muzgun e mbrëmjes Niagara merr ngjyra të tjera, tejet mbresëlënëse, prozhektorët e shumtë të dritave midis dy vendeve dhe që rrezatojnë pambarim midis rrjedhës së ujit sjellin reflekse të shumëllojshme të rralla.  Miliona turistë vinë brenda vitit çka është një tërheqje e jashtëzakonshme për ekonominë dhe shtetin brenda Nju Jorku-t.

Në këtë mbrëmje me vetëtima dritash në stërkalat e ujit që puthnin fytyrat tona, mërmërrisja nën zë: “Good evening Niagara”!  Ishte nje përqasje metaforike me përshëndetjen si një Ëngjëll në këtë natë poetike ku shfaqej poeti i shquar Vehbi Skënderi i cili ka thurur mrekullisht një poezi me titull: “ Good morning Niagara” ku midis të tjerash shkruan si:  Unë të shpleks pak flokët, ul zërin dy-tri korda: “Good morning Niagara!”.

Ngjyrat e ylberit loja e stërkalave të ujit si topëza dielli luanin sikur të ishte një balet i vërtetë.  Ishte një spektakël natyror që luhej në teatrin me skenë uji pa regjisor dhe artist, pa orkestër, por origjinal shfaqej simfonia e ujit.

 

Presidenti Roosevelt që bëri betimin pas vrasjes së presidentit William McKinley

 

Për gjatë ditëve të pushimit qëndruam në qytein e Buffalosë që ishte vetëm 20 minuta nga Niagara Falls.

Një shtepi të bukur me një statujë madhështore shikoja nga xhami i dhomës së hotelit në Buffalo dhe kurioziteti më shtyu të shkoja me këmbë. Kur u afrova përballë statujës lexova emrin e presidentit Roosevelt një histori tragjike aq të njohur, një rrënqethje e lehtë më përshkroi trupin.  Cfarë historie dhe dramë mbante kjo shtëpi në mes të qytetit Buffalo!

Me gjithë familjen po lexonim një ndër historitë e bujshme amerikane.  Më 14 shtator 1901, Theodore Roosevelt bëri betimin e detyrës si presidenti i 26-të dhe më i ri i Shteteve të Bashkuara në bibliotekën e shtëpisë me nje arkitekture të përsosur të Ansley Wilcox në Buffalo. Vetëm 42 vjeç, ai zëvendësoi Presidentin William McKinley, i cili i ishte goditur nga plumbi i një vrasësi atë ditë. Për Roosevelt, i cili kishte ëndërruar një ditë të behej president ishte “një gjë e tmerrshme të vinte në këtë mënyrë”.  Sipas kushtetutes Roosevelt beri betimin: “Kjo është detyra dhe unë duhet ta bëj atë sa më mirë nëpërmjet aftësive të mia”.  Tre vjet më vonë, ai u zgjodh për një mandat të plotë në të drejtën e tij.  Roosevelt kishte një ndikim të qëndrueshëm mbi kombin, duke mbrojtur dhe ngritur më lart autoritetin e Amerikës jashtë vendit.

Presidenti McKinley ishte duke vizituar Ekspozitën Pan Amerikane në Buffalo më 6 shtator 1901, kur një vrasës e qëlloi atë dy herë në stomak. Deri më 10 shtator, mjekët në Buffalo menduan se ai po shërohej. Ata inkurajuan Nënpresidentin Roosevelt.  Ai ishte në një shëtitje familjare të planifikuar në Malet Adirondack. Para se të largohej, ai i dha një kopje të itinerarit të tij mikut të tij Ansley Wilcox, në shtëpinë e të cilit kishte qëndruar. Tri ditë më vonë, duke u kthyer nga ngjitja në majën më të lartë në Adirondacks, ai takoi një lajmëtar që mbante telegramin fatal që e thirri të kthehej. Një karrocë me qira e çoi atë 35 milje gjatë natës së errët nëpër “rrugë të zakonshme të shkretëtirës” për të arritur në stacionin më të afërt.  Në agim, ai hipi në një tren të veçantë që e çoi në Buffalo. Vendi kishte qenë pa president për rreth 12 orë kur mbërriti Roosevelt, dhe të gjithë ishin të shqetësuar që inaugurimi të bëhej sa më shpejt që të ishte e mundur.

Njerëzit e Buffalose gjithmonë do të kenë një interes të veçantë për presidencën e

Theodore Roosevelt, sepse pikërisht në këtë qytet ndodhi tragjedia e tmerrshme.  Kjo tragjedi

e bëri President dhe këtu ai u betua, bëri inagurimin e tij të parë, nga këtu do të nisej trupi i ish-presidentit të tij në vendin e fundit të prehjes.

Biblioteka mori emrin e presidentit “Theodore Roosevelt” sipas Fondacionit te faqes përuruese të Theodore Roosevelt

 

Buffalo qyteti i dritës

 

Buffalo ështe qyteti i dytë më i madh në shtetin e New York-ut

Buffalo eshte si një portë kryesore për tregtinë dhe udhëtimet përtej kufirit kanadez, duke formuar një pjesë të rajonit kombëtar Buffalo, Niagara, zonën metropolitane Buffalo – Niagara Falls dhe New York.

Zona e Buffalosë ishte e banuar para shekullit të 17-të nga fisi amerikan vendas Iroquois dhe më vonë nga kolonizuesit francezë.  Qyteti u rrit ndjeshëm në shekujt 19 dhe 20 si rezultat i emigracionit.

Për shkak të instalimit më herët të energjisë elektrike e quajten “Qyteti i Dritës”, dhe ai ka qenë gjithashtu i njohur si “Qyteti i Pemëve” për mbjelljet e tij dikur të dendura të elmave dhe pemëve të tjera. Qyteti është gjithashtu i famshëm për planifikimin dhe paraqitjen e tij urbane nga Joseph Ellicott, një sistem i gjerë parqesh të dizajnuara nga Frederick Law Olmsted, si dhe vepra të rëndësishme arkitektonike. Kultura e saj ndërthur traditat veri-lindore dhe mes-perëndimore, me festivale vjetorë.

E pamundur të vizitosh gjithë qytetin brenda pak ditesh.  Ne vizituam Parkun detar dhe te Ushtrisë në Erie county. Në 1976, Agjencia e Ripërtëritjes Urbane Buffalo, marinarët dhe ushtarët e Buffalosë kërkuan që Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Marinës të siguronte një anije detare të çaktivizuar për të ndërtuar një park detar. Ndërtimi i Parkut Detar dhe Ushtarakëve të Buffaloë filloi në 1977.  Kryqëzori i klasit Cleveland USS Little Rock dhe shkatërruesi i klasës Fletcher USS, Sullivans ishin pjesë e ekranit origjinal.  Në 1988 u shtua nëndetësja e klasës Gato USS Croaker.  Në 1989 Croaker iu nënshtrua një riparimi.  Anijet në park mbeten pronë e Marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila i inspekton ato çdo vit.

Parku tani është afër Canalside te Buffalosë.

Së bashku me anijet, ka një larmi automjetesh më të vogla, anije dhe avionë janë gjithashtu të ekspozuar në park. Këto përfshijnë helikopterin me një njeri Gyrodyne X-Ron 1 Rotorcycle të përdorur nga Trupat Detare të SHBA-së në fund të viteve pesëdhjetë dhe fillimin e viteve gjashtëdhjetë, një tank ushtarak M41 Walker Bulldog, një transportues të blinduar të Marins Corps M-84, një UH-1 Huey fluturuar në Vietnam, një Forcë Ajrore F-101 Voodoo e fluturuar nga Skuadrilja 136 e Luftëtarëve-Përgjues të Gardës Kombëtare të Nju Jorkut Ajror në Stacionin e Rezervës Ajrore të Niagara Falls, një Anije Patrullimi të Shpejtë (PTF), PTF-17 e përdorur nga marina në Vietnam, një avion Navy FJ Fury (FJ-4) (ekuivalent me F-86 Saber i Forcave Ajrore) dhe një USAAF P-39 Airacobra prodhuar në Bell Aircraft në Buffalo që shërbyen në Luftën e Dytë Botërore. Vela dhe timoni i nëndetëses USS Boston janë gjithashtu të ekspozuara këtu.

Shumë i njohur është Instituti i Kancerit në Roswell Park.  Dallohej për ndërtesa me banka të shumta.  Gjatë viteve 1860 deri në fillimin e Shekullit 19-të, bankierë dhe udhëheqës industriale u dyndën në Buffalo. Shumica u vendosën në Delaware Avenue, e cila u bë e njohur si rruga e Milionerëve.

Do të më ngelet në kujtesë si një pushim mbushur me simfoni amerikane.

 

Fund marsi, 2021

Niagara, New York

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Materialet hetuese prej 3.000 faqesh është më shumë se shqetësim për  realitetit në Kosovë – Nga Skënder Karaçica

Në dritën e Seancës Statutore ndaj ish-eprorëve të UÇK-së në Hagë
Doktrina në dritën e artit luftarak është e njohur për segmentet të caktuara të shteteve dhe të popujve,që,nëpër vite e  ngritur  në shkallë të Konventës Ndërkombëtare e njohur të Vjenës.
Tash u bën 22 vjet nga lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi nga regjimi shekullor i Serbisë.Regjimi serb i pushtimit me dhunë të Kosovës dhe të nënshtrimit të shqiptarëve përmes këtij regjimi deri në shkallë të gjenocidit,tregon historinë para botës dhe BE-së se djelmenia e UÇK-së nuk e zgjodhën luftën dhe pretendimet e ,,krimeve kundër njerëzimit,,(sic!),por rrugën e luftës dhe të vdekjes për Kosovën ua imponoi regjimi fashist i regjimit të Slobodan Millosheviq në skenarët e tyre shfarosës të sajuara në Beograd.
Po sot,në Hagë në Seancën Statutore ndaj eprorëve të UÇK-së u dëgjua nga  Prokuroria se për nisjen e gjykimit ndaj djelmenisë janë përgatitur në dritën e hetimeve dhe të dëshmitarëve të dalë nga errësira e nëntokës si lugatë,është për kohën një shqetësim i veçantë.
Matriale të hetimeve dhe ato historike për ngjarjet që kanë ndodhur nën regjimet e Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës,në logjistikën ushtarako-policore për shfarosjen dhe shpërnguljen në Turqi si ,,turq të mbetur nga perandoria Osamne,,(sic!),matrialet prej 3.000 faqesh është dashur të shkruhen për regjimet  e Serbisë fashiste e jo për një grup eprorësh të UÇK-së dhe për luftën më pak se dy vjet për lirinë e Kosovës.
Në vendet prej nga vijnë prokuroret edhe aty ka pasur luftëra nëpër historinë e Evropës,por këto luftëra janë bërë në relacionet në mes ushtrive me logjistikën ushtarake.Ndërkaq,në luftën e Kosovës është një rast i pari i këtij lloji kur një grup e djelmenisë shqiptare nën uniformën e lavdisë (UÇK-së)mori pushkën dhe malet e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Si është e mundur që për një periudhë më pak se dy vjet të luftës së lavdishme të UÇK-së të jenë bërë kaq shumë ,,krime kundër njerëzimit,,dhe si është e mundur që,institucioni i drejtësisë ndërkombëtare nën petkun e BE-së të bëjë një matrial prej 3.000 faqesh dhe,pyetja jonë si qytetar i Kosovës:Sa pati zgjatur lufta e UÇK-së kundër regjimit fashist të Serbisë…?!
Sikundër çdo popull në botë,edhe shqiptarët e kanë traditën e artit luftarak që nga koha e Kryetrimit Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të  mbrojtu dhe shpetuar Shqipërinë në kohën e pushtimit shekullor të Perandorisë Osmane.
Në dritën e kësaj tradite,është e njohur se kur duhet të vritet vëllai,në një takim me një grup intelektualesh në Prishtinë,profesor Anton Çetta,një nga njohësit më të mirë të traditës shekullore shqiptare,pati thënë në një pyetje në këtë takim se kur duhet të vritet vëllai,ia pati thënë:,,Vëllai vritet vetëm nëse bën tradhëti kombëtare,,!
Po të më kishte ndodhur që vëllai im të vritet për tradhëti kombëtare ,kurrën e kurrës nuk do të takohesha me djelmeninë e UÇK-së në Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë(!).
Matriali prej 3.000 faqesh i Prokurorisë Speciale në Hagë kundër eprorëve të UÇK-së është dashtë të drejtohet kundër regjimit fashsit të Serbisë së Slobodan Millosheviq dhe Beogradit(!).
Çikago,mars 2021
blank

Shekulli XX ishte varr kolektiv për shqiptarët e Kosovës, Serbia i quante ,,turq të mbetur,, nga Perandoria Otomane – Nga Skënder Karaçica

Shpalime historike
Shekulli XX ishte i rëndë dhe varr kolektiv për shqiptartët e Kosovës.Në shekullin e kaluar,tërë kalvari i shfarosjes ishte mbi supet e tij dhe,në luftëra të pa rreshtura shqiptarët i mbijetuan skenarëve të regjimeve të Serbisë për të qëndruar gjithmonë në tokën e vet etnike.
Duke lexuar librin shkencor ,,Reforma agrare kolonizuese në Kosovë,,(1918-1941)të  Marenglen Verli(Botim:Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë,Tiranë,1992),thuhet se në mbrojtje të tokës shqiptare nga kolonizimi i regjimit fashist të Serbisë,kanë vdekur tremijë shqiptarë.
Në këtë kohë kur Serbia e pushtoi Kosovën,regjimi i tij përballë diplomacisë ndërkombëtare dhe para syve të Evropës,shqiptarët i quante,,turq të mbetur,,nga Perandoria Otomane,e cila në vitin 1912 mezi arriti e lodhur dhe me gjysëm shpirti të lërë Kosovën dhe shqiptarët në mëshirën e kohës,që,në rrjedhën historike të Ballkanit për Serbinë dhe fqinjët u bë kafshatë për grabitje  të tokës shqiptare.
Plot një shekull regjimet e Serbisë,gënjyen botën dhe para syve të Evropës,masakruan shqiptatrët dhe kolonizuan tokën dhe përmes skenarëve shpërngulen shqiptarët(lexo:muslimanët-S.K.)për në Anadoll dhe për të bërë Kosovën,,Serbia e Jugut,,[1].
_____________
[1]M.Verli,Reforma agrare kolonizuese në Kosovë,Tiranë,1992.
blank

Përse je aq i tmerruar o Edi ! Nga Lek Mirakaj

 

Per te mos bere hipokritin, po pohoj se tmerri qe manifeston ndaj Bashes, me jep shprese se ndjenja mbare popullore qe eshte , se koha jote ka kalu ne analet e historise e pret vetem 25 Prillin per tu bere realitet.

Te beri personazh publike pa dashjen e tij gazetari ish fanatik demokrat Mero Baze.

Hyre ne politike me gjethen e fikut.

Hyre ne politike me sepaten e xhyben e gjate.

Hyre ne politike me makaront qe te jargavateshin.

Duhet te pranojme se ishte ish kryetari i PS qe kapi momentin.

Ishte ai qe e njihte mire realitetin shqiptar.

Ishte koha kur mbas nje diktature 45 vjecare dhe pas zhgenjimit me çekun e bardhe, shqiptaret ndjenin nevojen per te thyer rregullat e lojes.

Dhe kohes i duhesh nje kloun, i duhesh Nella.

Ju e kujtoni Nellen,diku me duket se e keni kujtu personazhin e tij.

Nella i bente njerzit te qeshin, i çlironte ne njefare menyre nga stressi.

E ju mendoni se eshte hala koha e Nelles.

Fatkeqesi qe ju mungon intuita, qe ju mungon fantazija krijuese,per te nuhatur shijet e momentit,aftesi qe e kishte ish kryetari tend.

Nuk po kerkoj te bej ate qe po mundohesh ti me absurdin e rivalitetit Basha- Berisha.

Sa varferi krijimi.

Duke mos qene ne gjjendje t’i afrosh elektoratit asgje qe njerzit kerkojne ne ditet e sotme,po mundohesh qe me batuta e me bullizem te ringjallesh atmosferen e viteve te shkuara.

Varferi idesh krijuese.

Shqiperija dhe shqiptaret nuk jane ata qe te dhuroi Nanoja ne nje moment kur garipet ishin me shumë se mode, ishin nevoja per te shfryre.

Sot jane te tjere shqiptarët, jane shqiptarë qe duan pune,jane shqiptarë qe nuk duan te marrin rruget e botes,jane shqiptarë qe nuk duan te flene nen urat e Evropes.

Jane shqiptarë qe nuk kane nevoje per batuta,,,

Jane shqiptarë qe duan siguri per te ardhmen.

Jane shqiptarë qe nuk duan t’i lejne niperve dhe sterniperve barren e borxheve qe kane mbushur xhepat e atyre drejtorve qe kane bere masaker te pergjakeshme e qe ti na i servir ne listat per deputet{BUSHATI}

Jane shqiptarë qe nuk mund t’i mashtrosh me stergjyshet e tipit Bozo,
perpjekje qe tregonn deshperimin tend.

Ndoshta mund te joshesh ndonje kaskete te vjeter, po rinine qe nuk i krijove asnje prespektive, veç braktisjes se atdheut,te jesh i siigurte se nuk mund t’i genjejsh apo frikësosh me bullizmin Berisha-Meta.

Loja tende me perpjekjet per te injoru Bashen,me perpjekjen per te kriju perçarje ne rradhet e opzites,eshte jashte realitetit,teper e varfer ne ide dhe me mungese fantazije.

Edi kembanat po bijen,ne fund te fundit çdo rruge e ka nje fund.

Te jesh i sigurte se me 26 Prill dielli do ndricoj perseri si diten para saj.

Ngushlloju me te verteten absolute, se edhe Bashes qe te ka prishur gjumin dhe humorin,do vije dita qe nje Bashe i ri ti thote, lesho krahun.

Beju burre Edi,mos u ligeshto,jeta vazhdon.

Ndoshta neser mund te konkurojsh me krijuesin e humorit,qe i falte Enverit vrasjen e gjyshit, po jo vrasjen e Beqir Ballukut.

Ne fund te fundit nga te njejtet istikame jeni nisur,po duke genjyer.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend