VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ftesë: Organizohet promovimi i librit të autores Behide Hasanaj ”Libri i Paqes”

By | May 9, 2019

Komentet

Voal.ch kujton: EKSPOZITË E NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANA Përgatiti: ISNI IDRIZI, Fotot: LULI IMERI

Në rubrikën voal.ch kujton po sjellim ekspozitën e fëmijësve të shkollës shqipe në Lozanë. Kjo ekzpozitë i takon qershorit të vitit 2014. Tani Albiona, Arbënorja, Arta, Eda, Elza, Ensari, Ermira, Erza, Gëzimi, Rina, Toskani, Hana, Lora, Emma, Leona, Sibel, Jetmira, Gonxhja, Edita, Marigona, Drenusha,  Sara, fëmijët e dikurshëm janë të rinj dhe të angazhuar në rrugët e jetës. Voal.ch u uron rrugën e mbarë dhe u jep një porosi që gjuhën shqipe ta ruajnë si thesar në zemrat e tyre !

—————


Duke u nisur nga qëllimi fisnik për të nxitur talentin e nxënësve tanë në fushën e artit figurativ, nën përkujdesjen e piktorit tonë z. Samedin Asllani, Shkolla Shqipe nga Lozana organizoi një ekspozitë me punime të bëra gjatë orëve të mësimit të lëndës së artit figurativ.Pos nxënësve që tani vijojnë mësimin e rregullt në ekspozitë morën pjesë edhe disa nga ish nxënësit e saj të cilët po ashtu punimet e tyre i krijuan së bashku gjatë orëve të parapara për këtë aktivitet shkollor.

Për të respektuar punën e tyre si dhe për kënaqësinë e nxënësve dhe prindërve të tyre po i shënojmë më poshtë emrat e nxënësve pjesëmarrës në ekspozitë: Albiona, Arbënorja, Arta, Eda, Elza, Ensari, Ermira, Erza, Gëzimi, Rina, Toskani, Hana, Lora, Emma, Leona, Sibel, Jetmira si dhe ish nxënësit: Gonxhja, Edita, Marigona, Drenusha, dhe Sara.

Në ekspozitë u paraqitën 22 punime prej të cilave 16 ishin punime në pëlhurë. Për nga tematika pikturat ishin nga më të ndryshmet si pamje nga natyra jonë e bukur, lule e kafshë të ndryshme, motive nga vendlindja ose personazheve të ndryshme të veshura me veshje kombëtare. Me një fjalë, në sy bie menjëherë tematika fëmijërore e ekspozitës.
Ishte kënaqësi të shikosh punimet e larmishme të nxënësve me ngjyra shpeshherë të ndezura dhe tërheqëse. Edhe pse shumica prej tyre për herë të parë kanë pasur rastin të pikturojnë në pëlhurë prapëseprapë frymëzimi dhe ndjenjat e shprehura në pikturë përmes ngjyrave të bukura dhe shijeve të holla na bëjnë për vete

Kjo ekspozitë mendoj se e arriti qëllimin e saj parësor: të mundëson dhe të nxitë talentin krijues të nxënësve tanë në lëmin e artit figurativ.

Por, në anën tjetër kjo ekspozitë e nxënësve kishte për qëllim që të tërheq kureshtjen e bashkëmoshatarëve të tyre si dhe të bashkëkombësve tanë. Në ekspozitë, pos nxënësve dhe prindërve të nxënësve tanë që ekspozuan, numri i mysafirëve tjerë ishte shumë i vogël.

Mjetet tona të informimit dhe shoqatat e ndryshme që veprojnë në Lozanë e gjetiu në kanton e injoruan tërësisht këtë ngjarje. E njëjta gjë vlen edhe për përfaqësuesit tanë diplomatik këtu në Zvicër.


Por në anën tjetër nuk munguan mysafirët zviceran. Me këtë rast do të përmendja pjesëmarrjen e zotit Marc Vuilleumier (qeveritar komunal i Lozanës – përgjegjës për sport, integrim dhe mbrojtje të popullatës) si dhe zotin Stefan Sarkany nga Gjeneva (kryetar i dhomës Zvicër – Kosovë për tregti, industri e shërbime) që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në hapjen solemne të ekspozitës.
Për fund të them se një veprimtari e tillë e bukur, e qëlluar dhe me interes të veçantë për fëmijët tanë edhe pse nuk u përcoll si e tillë nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë këtu në Lozanë e rrethinën e saj ajo solli një freski të veçantë kulturore, siç u shpreh një mësimdhënëse zvicerane e lëndës së artit figurativ gjatë vizitës së saj që i bëri ekspozitës tonë.













Përgatiti: ISNI IDRIZI, Fotot: LULI IMERI

Ushqimi i zgjedhur është themeli i lumturisë, me imunitet të mirë e luftojmë lehtë çdo Covid Nga Hava Kurti Krasniqi

 

Edhe kultura ushqimore sikurse edhe gjuha, janë dy vlera sa të nevojshme e poaq kundërasimuluese.

Kur mërgojm me vehte marrim kujtmet e drekave , e të momenteve të përbashkëta miqësore me dashamirë e familjarë.

Këto kujtime na mbeten të përjetshme, prandaj edhe buka edhe çaji në mërgim kanë atë ndjenjën e atdheut.

Me integrimin ne fillojmë të shkëmbejmë reçetat ushqimore edhe me kulturat e tjera.

Japim e marrim ide , duke u bazuar në shije sa më të mira shëndetsore.

Të gjithë kemi dëshirë të ushqehemi mirë , por pak janë ata që dinë të vlerësojnë
shijen.

Libri i autores shqiptare që jeton në Zvicër zonjes Fetija Ibraj sjellë një pasuri kombëtare në sofrën tonë mërgimtare.

Në librin e saj lexuesit gjejnë jo vetëm reçeta shqiptare, dhe të huaja , por edhe kombinime të ndryshme ku gjithsesi triumfon arti i shijes amtare.

Një kuzhinier i mirë është një mjek i shenjtë.

Në pyetjen : a ka kryer shkollim përkatës për kuzhinën? , autoria e librit z.Fetije për Voal pergjigjet :

” Reçetat e ushqimit më kanë tėrhjekur gjithmonë, si në aspektin e cilësisë shëndetsore por edhe në artin e dukjes së tyre prore.

Kam bërë vetëstudim, duke e njohur kuzhinën e gjyshes, nënës dhe duke shkëmbyer me kulturat e tjera”

Ndërsa për ushqimin në këtë kohë pandemie ajo shprehet :

” Jam habitur me vrapimin për furnizimin e tepërt në fillim të alarmit për covid 19, mendoj se sa të jetë toka dhe dielli edhe ushqim do të ketë.

Ajo shton me humor ” italianët e kanë një fjalë popullore : kuzhina e vogël e bën shtëpinë e madhe ” , të blejmë me masë sepse gjërat ushqimore kanë një afat qëndrimi.

E rëndësishme është se duhet të kujdesemi për një ushqim sa më të vitaminoz sepse edhe ushqehemi për të jetuar, dhe pikërisht ushqimi e bën imunitetin që është armata e cila e mbron shëndetin.

Njeriu gjatë ngrënjes së ushqimeve të gabuara e të mbingarkuara me yndyrna të tepërta i kafshon edhe vitet e jetës së tij.

Mbipesha vret më shumë se uria, më shumë se pandemia, ajo është pesha që u vemë këmbëve tona” këshillon autoria.

Një kuzhiner i mirë është një artist i mençur i cili mbetet në zemrën e popullit sikur ushqimi i cili pëlqehet jo vetëm kur shijohet , por edhe kur kujtohet.

Libri i saj gjendet nëpër shumë librari në Prishtinë , si dhe në qendrat tjera nëpër Kosovë.

Duke na preferuar disa nga ushqimet që zonja Fetije Ibraj i veçon si të rëndësishme për imunitet , ajo shton: ” Ushqimi është fundamenti i lumturisë, unë si ushqime për forcimin e imuntetit preferoj këto : peshk , pemë, perime , por pa e harruar ujin, sidomos ujin e vendit ku jetojmë dhe parjetër një sy kujdes me ushqimet në të cilat individualisht kemi alergji”

Të konsumojmë mishin e sotshëm, bukën e djeshme, verën e vjetër dhe të rrimë shëndetshëm,pa harruar se ushqimi e ka obligim falėnderimin ndaj zotit , puntorit ,dhe kuzhinierit.

Duke e falënderuar autoren z.Fetije Ibraj për këtë libër të nevojshëm e të vlerësuar , që është duke u përkthyer edhe në gjermanisht, e që do tu mbetet brezave shqiptar në shërbim, po shtojmë se nuk duhet harruar se : në sofra bartet edhe një bekim : “ju bëftë mirë !” thuhet në fillim , dhe në fund “u shtoftë e u shtroftë për gëzim !”.

 

Hava Kurti Krasniqi

Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë Skivjanin, fshatin e tyre, në kohë pandemie

Dy vëllezërit mërgimtarë  atdhetarë në Zvicër, Arsen dhe Arben Shoshi, tregojnë dhe një tjetër rast e gjest të humanitetit të tyre me 2.000 Franga Zvicerane ndihmë emergjente për përballimin e pasojave të shkaktuara nga Koronavirusi në fshatin e vet, në Skivjan të Gjakovës, Kosovë.

Kryetari i Shoqatës “Skivjani” nga Gjakova, me seli në Zvicër, veprimtari i njohur atdhetar, Bashkim Kasumaj, për aktin e tyre bamirës lëshoi një deklaratë mirënjohje publike: “Skivjani, Kryesia e saj dhe Unë – si drejtues i Shoqatës, i falenderojmë nga zemra për kontributin e tyre Vëllezërit Shoshi, të cilët gjithnji e gjithmonë kanë qenë mbështetës dhe kontribuues për të miren e vendit dhe të fshatit Skivjan. Ata janë shembull që duhet të ndiqen nga të tjerët”.

Arsen dhe Arben Shoshi, dy vëllezërit kontributorë, dallohen për biznesin e tyre të suksesshëm në Zvicër, por dhe për solariditetin e tyre në mbështetje të njerëzve në Kosovë. Këta dy vëllezër bamirës kanë një kohë të gjatë që jetojnë, punojnë e veprimtarojnë në Zvicër, por asnjëherë nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre, Kosovën, fshatin e vet të lindjes – Skivjanin, rrënjët e tyre, për cka meritojnë vlerësime, mirënjohje të vecantë.

Arsen Shoshi është dhe drejtor për investime e anëtar i Bordit “Benedict Education Group”, i cili ka ndihmuar shumë studentë shqiptarë nga Kosova që të kryejnë shkollimin e tyre në Zvicër.

 

Ramiz LUSHAJ

 

POPULL, KUSH TE TUTË – POLITIKUAJT APO KUSHTETUTA? – Nga Abas Fejzullahi

 

 

Fjalën Kushtetutë e ndava në rrokje, KUSH TE TUTË , pasi që rrokjet edhe të ndara në vete kanë një kuptim të plotë që paraqet një pyetje për poullin, në këtë shkrim në vijim, që në gjuhën letrare përdoret: KUSH TË FRIKËSON?

Kosova me shumë halle, tani ju është shtua edhe Virusi Korona, që aspak s’është më i rrezishëm se virusët shkatrrues politikë të cilët s’paku që 20 vite janë bërë pothuajse kronik që s‘ po i gjindet ende vaksinë e duhur, por vetëm se po shtohen e shumëzohen në kokat e politikuajve vendor të Kosovës..!

Janë shtri e kanë lëshuar rrënjë si pandemi te udhëheqësit e partive dhe te pushtat e pushtshtetarët në të gjitha pozitat që kanë grabitur e marrur në emër të Demokracisë gjatë zgjedhjeve me plotë lëshime dhe mashtrime dhe të njejtit kanë zënë pozita e kapur pushtetin, për t’i jetësuar lakmit dhe tërrpitë e tyre të pa kufizuara për pasuri pa djersë e pa mund, siç kanë vepruar e veprojnë tue u bashkue njëri me tjetrin, për ta qeverisur vendin dhe  kanë qeverisur aq keq e për faqe të zezë deri tash, sa që e kanë sjellur Kosovën buzë shkatrrimit..!

Për t’i ruajtur pozitat dhe pushtetin të gjitha veprimet e tyre i arsyetojn se janë të bazuara në KUSHTETUTË dhe në LIGJE, dhe i shpjegojnë ato me nene, paragrafe por edhe me plotë gafe, ashtu siç ju pështatet atyre në kohë dhe hapësirë në momente të duhura. për ta ruajtur pushtetin apo për ta marrur a rimarrur ate së rish.

Andaj vet vetiu edhe lind pyetja për popullin me shumë halle si nga varfëria e papunësia e shkaktuar nga politikuajt vendor, që kanë qeverisur keq vendin, me dëshmi të bazuara në të gjitha rrjedhatë politike të deritashme në Kosovë, në veçanti nga viti 2008 që të njejtit kanë bashkëqeverisur vendin me ndryshime kozmetike, sipas marrëveshjeve të pozitave nëpër pushtet  ti mua e unë ty, për të njejtat qëllime dhe synime për interesat e tyre kanë krijuar e mbjellur TUTË-FRIKË në popull, andaj edhe është parashtruar pyetja në fillim:

Popull, KUSH TE TUTË- Politikuajt e Kosovës apo Kushtetuta?

FJALORI I GJUHËS SË SOTME SHQIPE në faqen 929 për fjalën Kushtetutë jep këto të dhëna e shpjegime në vijim:

Për ta trajtuar e shpjeguar shkurtimisht temën në fjalë, lidhur me Kushtetutën e Kosovës, pakë histori, si lindën dy Kushtetuta brenda 17 vitesh:

               Kushtetuta e Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, Shpallur më, 7 Frytor(Shtator) 1990 në Kaçanik, në kushte  dhe rrethana të jashtëzakonshme  të Shterrethimit Serbo-Jugosllavë, për 10 vite ushtroj pushtet paralel, organizoi qëndresën gjithëpopullore në të gjitha drejtimet pa lënë anash edhe luftën e armatosur, për liri e pavarësi të Kosovës.

Në vazhdimsi kundërshtarët, përmes propogandës dhe ideologjive në të gjitha drejtimet, jo vetem që se pranuan Kushtetutën e viti 1990 asnjëherë, por e minuan dhe kundërshtuan në çdo formë dhe mënyrë jetësimin e saj.

Shumica e pushtave dhe pushtshtetarëve lakmues të atëhershëm e të sotëm për t’u pasuruar përmes pozitave dhe pushtetit, që disa prej tyre janë ende në pozita dhe pushtet me lakmi e terrpi për pasuri në vazhdimsi.

Lakmuesit e djeshëm dhe të sotem që disa prej tyre janë në pozitat më të larta partiake dhe shtetërore, në qershor të vitit 2000 bënë atentatin e parë për ta vrarë Pavarësinë e Kosovës përmes Kërkesës së tyre drejtuar Administratorit përgjegjës të UNMIK-ut aso kohe, B.K. për zhbërjen e Kushtetutës së Republikës  së Kosovës– e njohur si  Kushtetuta e Kaçanikut  e 7 Frytorit(Shtaorit)1990, që është pranuar e miratuar pothuajse nga Referendumi gjithëpopullor dhe:

 Kushtetutën e Republikës së Kosovës të Shpallur dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës për herën e dytë më 17 Shkurtor 2008, me Himnin pa tekst dhe flamurin që tani më është, shpallja u lexua nga Kryeministri Hashim Thaçi, që në vazhdimsi e ka mohuar Kushtetutën e 7 Frytorit(Shtatorit) të vitit 1990 bashkë me përkrahësit e tij deri në zhbërjen e saj, kanë urryer e djeguar në mes të Prishtinës Flamurin Dardan përkrahësit e tij dhe se kanë njohur asnjëhere Himnin Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë me muzikë dhe tekst përmbajtësor e shtetëror..!

Kryemistri Hashim Thaçi përmes pranimit të Kërkesës nga ana e Serbisë me FUSNOTË  largoj Republikën dhe në Diplomacinë ndërkombëtare, Kosova mund të paraqitet vetëm me emërtimin në gjuhën serbe  Kosovo e jo shqip Kosova edhe  pa Republikë..!

KUSHTETUTA E KOSOVËS E VITI 2008

E hartuar sipas pakos së Marti Ahtisarit, përdorimi dhe shpjegimi që ju ka bërë dhe po vazhdon ti bëhet  ka krijuar frikë dhe huti në popull me bazë dhe arsye nga rrjedhat e përditshmësisë politike  në kohë dhe hapësirë.

 

  1. Nga ana e politikuajve vendor në pozita dhe pushtet apo në opozitë Kushtetuta po shpjegohet, përdoret dhe jetësohet ashtu siç ju përshtatet atyre, për t‘i ruajtur pozita dhe pushtetet apo për t‘i marrur e rimarrur ato  përsëri me qëllimin kryesor për t‘i mbrojtur pasurit e tyre dhe për t‘u pasuruar në vazhdimsi..!

 

  1. Kushtetutën e shpjegojnë secili që shef ndonjë interes të vetin që mund të përfiton diçka në secilin drejtim ku e ka qëllimin e synimin, përkrah politikuajt e Kosovës në pozitë apo në opozitë, qoft nga ana e atyre që thirren se janë profesionist të Drejtësisë, si avokatë, gjykatës, gazetarë, mendimtarë (opinionista) analista e banalista nga më të ndryshmit, veprimtarë, shkrimtarë, filozof, krye parë shteti e partie, të shoqatave  të ndryshme civile e bamirësie deri tek anëtarët e militantët partiak e të mos flasim për ata që ie mbajnë veten si veteran të luftës që janë shumzuar si mickojat dhe këpurdhatë pas shiu..!

 

  1. Kështu që kujt i teket npër shtëpit televizive që poashtu i kemi shumë, po ju dha rasti bëjnë shpjegime dhe analiza e përshtatje sipas intereseve të tyre apo udhëheqësve të tyre dhe Kushtetutën e kanë bërë si llastik, tue ngre secili për interesat e tyre apo të  varësve të tyre, sidomos kurvendarët e Kuvendit të Kosovës, shumica prej tyre gjysmë analfabeta bëhen njohës të hollë të Drejtësisë  e mos të flasim  për kryeparin e Kosovës dhe kryeparët e partive politke me këshillëtarët e tyre të joshur për pozitë dhe përmes pozitës e pushtetit edhe te synimi kryesor pasurimi përmes keq përdo- rimeve dhe vjedhjeve të buxhetit të Kosovës-i mbledhur nga taksapaguesit  me shumë halle dhe në varfëri..!

 

  1. Pushtave dhe pushtshtetarëve në Kosovë u ndihmojnë edhe lakmuesit e anëtarët e partive që lehin ashtu siç kërkojnë udhëheqësit e tyre  partiak se kështu i ka edukuar nëna parti..!

 

  1. Asnjëhere deri më tani, kryeparët e disa partive apo edhe pushtat e pushshtetarët në pozita dhe pushtet s’kan bërë asgjë për të ndërruar Kushtetutën e cila ka shumë të meta që dëmtojnë edhe qytetarin edhe shtetësinë e Kosovës, përkundër disa premtimeve të dhëna që më vonë janë shëndrruar në mashtrime si gjitha premtimet e mira gjatë fushatave zgjedhore.
  2. Asnjëhere se ngriten çështjen që përmes votave të kuvendarëve në Kuvend të bëhen ndryshime r plotësime me rëndësi të veçantë në Kushtetutë siç janë:

 

  • Ndryshimet e Ligjit për zgjedhjen e Kreparit (kryetarit) të Kosovës përmes Referendumit .
  • Ligjin për zgjedhje.
  • Ligjin për të drejtën e Referendumit për çështje të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare.
  • Ligjin për barazinë e të gjitha pakicave njësoj si çdo qytetar, jo privilegje të veçanta për pakicën serbe ardhacake në Kosovë që janë afër 3% ndërsa përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës me vende të rezervuara sikur të ishin 30 %.
  • Të kërkohet dhe rregullohet me Kushtetutë e me Ligjë dëmshpër- blimet e Luftës të shkaktuara nga Serbia si në faktorin njeri dhe ate ekonomik si dhe dënimet e krimeve dhe gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë  në të gjitha drejtimet.
  • Të mos lejohet me Ligj fyerja nga askush në Kuvend siç bëjnë kurvendarët ndaj njëri tjetrit mes veti si dhe kurvendarët Serb që e quajn Kosovën Kosovë dhe Metohi, të cilët i cakton e përzgjedh Serbia në Kuvendin e Kosovës, të njejtit haptas deri tash kanë treguar se janë kundër pavarësisë së Kosovës, se njohin ate, ndërsa paguhen nga taksapaguesit e Kosovës..!
  • Të mos paguhet rryma për serbët në komunat veriore me banorët e pakicës serbe dhe të mos ketë enklava e të mos jetë e ndarë Mitrovica siç është ndarë qe 20 vite.
  • Të hulumtohet pasuria e lëvizëshme dhe ajo e palëvizëshme për secilin pushshtetar në pozitë dhe pushtet si dhe prejardhja e saj.
  • Të ju mirret pasuria e krijuar secilit në mënyrë të pa drejtë e kriminale dhe të ndëshkohen sipas Ligjit për dëmet e shkaktuara.
  • Të hulumtohen të gjitha vrasjet e pa zbuluara e të përfolura edhe në Kuvend vite me rradhë si gjtë dhe pas lufte.
  • Të hulumtohet dhe ndëshkohen përgjegjësit për vjedhjen e dhomës së dëshmive dhe pasurive që asnjëhere sakush deri më tani s’ka shënë përgjegjësi për asgjë në këtë drejtim
  • Të ndëshkohen me Ligj të gjithë ata pushtetarë që me veprimet e tyre kanë rrënuar:ARSIMIN, SHËNDETËSIN DHE SISTEMIN E DREJTËSISË tri shtyllatë themelore të shtetit.
  1. Si përfundim:

POROSI & DËSHIRA

Fati më i madh i Kosovës kishte me qenë po të jetësohej nga populli –qytetarët me të drejtë vote kjo Porosi dhe Dëshirë, të mos votohen asnjëri në zgjedhjet e ardhme nga këta keqbërës që kanë qeverisur keq  e për faqe të zezë vendin deri më tani,  të cilët si gjithëherë po e keq përdorin Kushtetuten siç po ju përshtatet atyre, por edhe votën e votuesëve , që tek populli ka krijuar Frikë me plotë arsye dhe është e vetmja mundësi, për ndryshim, por shumë vështirë për ta jetësua (realizua) nga pengesat kurthet, ndërskamcatë dhe mashtrimet e pushshtetarëve të deri tashëm..!?!

THIRRJE  VOTUESVE: Mos i voton virusët politikë që shkatrruan Kosovën në të gjitha drejtimet  me qeverisjen e keqe të tyre qe 12 vite në veçanti..!

Albert Dashi, ekspert i Bio-mjekësisë në Singapor të Azisë, në kërkim të diagnostikimit të saktë të Covid – 19 – Nga ARIF EJUPI

 

Familja Dashaj, me prejardhje nga fshati Nagllavë e Klinës së Kosovës,që nga viti 1989, jeton dhe vepron në komunën Giornico të kantonit Tiçino të Zvicrës jugore.

Kjo familje e vyeshme dhe integruar shumë shpejt në shoqërinë zvicerane si detyrë parësore vetvetes ia pati parashtruar shkollimin e fëmijëve të saj.

Mundin e bashkëshortëve Tush dhe Gjyle  Dashi e shpërbleu me arritje të larta në fushën e Bio-mjekësisë, djali i tyre Albert Dashi.

Ai dhjetorin vitit të kaluar në Universitetin kombëtar të Singapurit, pa mbushur ende moshën 30 vjeçare mbrojti me sukses të dalluar tezën e punimit të doktoraturës, në fushën e gjenetikës dhe të  epigjenetikës .

Komisioni në përbërje të profesorëve të njohur ndërkombëtarë: Associate Professor Prahba Sampath Nus, Associate Professor Lena Ho Wai Mun, Duke – Nus dhe Assistant Professor Wang Xiaomeng, NTU, vlerëson lartë punën hulumtuese në këtë lëmi të djaloshit me origjinë nga Kosova, prof.dr. Albert Dashi.

Ndërkaq, Roger Foo, kërkues shkencor në Institutin shtetëror të gjenetikës në Singapur, i pranishëm në këtë mbrojtje doktorature duke e përgëzuar për suksesin e arritur z. Dashi,pati thënë ‘’Ky punim ka peshë të veçantë në gjenetikë, ngase ende në këtë sferë janë të pamjaftueshme kërkimet shkencore ‘’.

Dashi edhe studimet e nivelit Bachelor dhe Master në drejtimin Bio-mjekësi, i pati përfunduar me nota të larta dhe në afat rekord, në Universitetin e Fiburgut, përkatësisht në atë të Bernës në Zvicër, ku edhe jetoi deri më 2014.

Ai dhe eksperti i së njëjtës fushë prof.dr Oliver Worsley, si ish- bursist të  Asociacionit ‘’Astar‘’të Singapurit, duke u mbështetur në metodën hap pas hapi në sukses, në gusht të vitit 2018 themelojnë  kompaninë e pavarur ‘’Sequential  Skin”me seli në Singapur.

Objekt studimi kjo kompani ka analizat me mjete gjenetike të lëkurës së njeriut,dhe diagnostikimin e saktë të sëmundjeve dhe anamolive të tjera.

Po ashtu gjatë këtyre ditëve kjo shoqëri ka eksperimentuar pandërprerë disa metoda nëpërmjet të cilave është arritur diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i të dyshuarëve me Covid 19 – të.

Në kontakt  të drejtëpërdrejtë me prof.dr.Albert Dashi,mësojmë që ai  dhe disa ekspertë shqiptarë të Mjekësisë, që veprojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kosovë lindore, dhe vende të tjera të botës, janë tubuar në një ekip, të përbashkët për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër Covid 19- të.

Dhe jo vetëm kaq prof.dr.Dashi, spscialist në gjenetikë dhe epigjenetikë bën të ditur që në Singapur, ka filluar aplikimi i një test kontrolli, me përbërje nga substanca dhe materiale kimike, nëpërmjet  të cilit shpejt dhe saktë kryhet diagnostikimi i të dyshuarëve me virusin Covid 19 – të.

Ky test  ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Diagnostikimi me kohë i Covid 19- të, sipas prof.dr. Albert Dashi, lehtëson punën e punonjësve shëndetësor dhe jep mundësi shtesë të marrjes së masave preventive në parandalimin e kësaj pandemie, që ka goditur pothuajse gjithë botën.

Prof.dr. Dashi, thërret të gjithë specialistët shqiptarë të fushës së  mjekësisë që të inkuadrohen në luftën anti – Covid 19- të.

Ai ndihmesën e tij po e jep duke qenë në lidhje të vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë  së Republikës së Shqipërisë, dhe atë të Kosovës.

Më kusht që kjo gjendje të tejkalohet sa më me pak viktima prof.dr.Dashi, apelon tek të gjithë specialistët e kujdesit shëndetësor që përvojën e tyre ta  pasqyrojnë me këshilla dhe sugjerime nëpërmjet faqes së më poshtëme të krijuar enkas për këtë problematikë.

https://www.surveymonkey.com/r/COVID-19-Shqiptar

 

ARIF  EJUPI

POLITIKUAJT, VIRUSË TË SHËMTUAR E SHKATRRUES TË KOSOVËS…! – Nga Abas Fejzullahi

 

 

Në vend të hyjes për shtjellimin e temës, në vijim pas disa sqarimeve është tregimi popullor (Anekdoda) me titull:

 

          „SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI“, që si dihet autori, as mosha, ditëlindja dhe vendi, por është marrur nga thesari popullor e që përputhet me rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të 6 Verdhorit (Tetorit) 20019 në Kosovë  tani më ekzistuese, si pasojë e qeverisjes së keqe nga vendorët në veçanti në 12 vitet e fundit, ku përmes një analize të bërë dhe publikuar qysh më datën 13 -01-2010, si vërejtje për qeverisjen e keqe në dy vitet e para, tani me pakë ndryshime shtesë dhe përshtatjen nga titulli :” YLEMATË DHE SADRIAZEMËT E KOSOVËS” me titull të ri:

 

” POLITIKUAJT, VIRUS  TË SHËMTUAR E SHKATRRUES TË KOSOVËS”…!

  përputhet e përshtet me rrethanat e krijuara në Kosovën hallemadhe nga të njejtit që kanë qenë nëpër pozita dhe pushtet e në bashkëqeverisje dhe veprime, pa u ndalur tinëz e pas shpinës, besa me të marrë fuqi e pushtet edhe në mënyrë të hapur e zyrtare që nga data 17-02-2008, ku tani më është dëshmua se lakmia dhe tërpia për pushtet e pasuri, përmes pozitave zyrtare.

Në momentin e kalimit në opozitë dhe humbjen e pozitave por jo edhe të lakmisë e as të pasurisë, po e shfrytzojnë situatën e krijuar nga Korona Virusi, për ta shpejtuar metastazen në të gjithë drejtimet për shkatrrim e Kosovës tue lënë pasoja afatgjata e shumë të dëmshme, të pa përmirsueshme për Kosovën dhe popullin e saj… për të përmbysur drejtuesit e pozitës nga virusët politik brenda përbrenda dhe nga jashtë…që janë tërbuar për pozita dhe pushtet… e në asnjë mënyrë për të bërë shtet si duhet, për këte dëshmia më e mirë është gjendja se ku e kanë sjellur Kosovën …!

 

“SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI

 

Kish pas vdek sadriazemi, e mbreti dojke m`e gjetë ni sadriazem t`meçem me ja zënë venin. I thirri 12 Ylematë  ma t`dijshmit n`krejt yl-qen e vet  e po don me i pëvet se kush a`ma i meçem e ma i zoti.

 

Jau caktoi ni ditë se kur me ardhë. Po vijnë ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue dhe u dha urdhën hyzmeqarëve që rrishin te dera me marrë ni sahan me pak t`flliqt, me mlue, e ylematë me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hin mrena, me shplue ata t`flliqt e me u than: „ Urdhni i mretit asht me e kerkue pak“.

 

Ylematë ja nisen me ren e po vinë. Kur hishin n`derë, e kërkojshin ka pak t`flliqt me gisht, me çue n`ven urdhnin e mbretit, edhe hypshin nalt n`oden e tij. Mrena hinë nimdhet ylema. Kur erdhi i dymdheti, po i thotë hyzmeqari:- Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t`flliqt para se me u ngjitë n`odë t` tij.

 

Ky s`deshti kurqysh e bërtiti:

 

– Qysh kujton mbreti që unë e ha t`flliqtit?

 

Për kësi urdhnash s`e njoh për mret!

 

–Po edhe ata nimdhetë ylematë tjerë e kanë kerkue ka pak para se me hi te mreti i thanë hyzmeqarët.

 

– Sa për t`flliqt boll kam n`shpi teme, e s`kisha ardhë këtu te mbreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirrë mbreti për naj punë t`meçme e t`madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s`po merr dhe e lajmroi mbretin. Mbreti dha urdhën me e lidhë e me e shti n`burg.

 

Atyne nimdhetë ylemave qi i kish n`od u dha  ka `i cigare e u tha: „Veç kam qef me ju pa e me ju ngjoftë“. Edhe dikur i percuell. Kur duelën nimdhetë ylematë, mbreti dha urdhën me i lidhë e me i mshel n`burg. Atëherë çoi e thirri at t`dymdhetin. Po i thotë me fjalë t`shtira: A ti je ai qi s`e çove n`ven urdhnin tem, a ? A e din çka t`gjan? Ky ylemaja i tha:

 

– Për qasi urdhni t`gabueshëm nuk t`njof për mbret. Unë kam mendue se na ke thirrë për naj punë t`meçme e t`madhe, se për me hanger t`flliqt, me pas dashtë, kisha hangër tu shpija e s`kishna ardhë këtu te ti hiq.

 

Mbreti e pa qi ish guximtar dhe i drejtë, e ndërroi ftyrën e ja nisi e po kesh. U çue e muer ngrykë dhe i tha:

 

– Ti do t`bahesh SADRIAZEM se kam ymyt se veç ti mundesh me e majt t`paqtë, tuj ba punë t`mira  e me drejtsi, pa u flliq, ashtu si nuk u flliqe për me e çue  n`vend urdhnin tem qi s`ish me vend. Këtë e bani SADRIAZEM e nimdhetë ylematë tjerë i kalbi haps. “

 

 ANALIZA NË VIJIM :

 

     Kishte me qenë fatbardhësi, që Kosova të kishte fatin për me pasur një drejtues shteti që do të bënte veprime, siç bëri Mbreti në tregimin e sipër shënuar, me Ylematë e tij..!

 

     Por në Kosovë, sa u pa ni fije shprese për një veprim të tillë,  Sadriazemët që kanë provuar postet dhe pozitat dhe pasuritë e tyre, besa tue ndrru e tue kërkuku me gishta e me grushta, ku kanë vjelur e mjelur ku dhe kah kan mundur,besa kërkuar jo vetem me gishtë atë lloj ëmbëlsire por edhe me grushta hiq ma pak se 12 vitet e fundit,  pa i përmendur e hulumtuar ato më heret, se ku me dit se çfarë  beteri  e sherri kishte me del..!

 

U ngriten peshë. tue thënë: se, si ne s’ka më të mirë,  se Ylematë e Sadriazemi i ri, është mashtrues, i pa ditur e çfarë si thanë nga frika, se po i rrezikonte pasurit dhe pozitat e tyre siç prmtoj me fjalë,  s’lanë gur pa lëvizur u bënë bashkë me dreqin e të birin me shpfje prrallisje për ta përmbysur e për të mos ia lënë mundësin me provuar se si do qeverisin ylemat e Sadriazemi i ri.. a do tëprovojnë edhe ata me gishta e me grushta si ata vet apo jo..!

 

PËR:

 GJENDJEN E TASHME NË KOSOVËN HALLEMADHE…!

 

Për Ylematë dhe Sadriazemët e Kosovës apo Politikuajt, kurvendarët (deputetët) e Kuvendit të Kosovës, kryepar, kryeministra, ministra, zëvendsministra, pushtshtetarë qëndrorë e lokalë të Kosovës, shumicën prej tyre, mjerë Kosova që i ka… hiq më pak se 12 vite kanë qeverisur keq tue u thirrur  në voten e popullit dhe si përfaqësues të zgjedhësve..!

 

1.Të zgjedhurit apo (vetzgjedhurit) shumica prej tyre me vota të vjedhura, apo të fituara me keqpërdorime (korrupcion-ryshfet), premtime dhe mashtrime, kërcënime dhe kushtëzime, erdhën në ulëset e Kuvendit të Kosovës, apo nëpër pushtetet e ndryshme qëndrore e lokale, kanë zënë vend dhe pozita të ndryshme, jo për të mirën e Kosovës dhe shëndetin e saj, por për interesat vetiake, familjare, grupore, partiake, klanore e farefisnore, sepse i kanë shijuar jo me gisht por edhe me grusht të mirat dhe fitimet pa djersë e mund… në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet me pandershmëri, pa i dhënë askujt asnjëherë përgjegjësie për asgjë..!

 

  1. Në fushatatë zgjedhore, për t`u zgjedhur a rizgjedhur, për t`i ruajtur vendet në Kuvendin e Kosovës, pozitat e ndryshme qëndrore dhe lokale, kanë shpenzua miljona euro, të taksa paguesëve të Kosovës, tue shtruar dreka e darka hapur për të mashtruar votuesit në mënyrë edhe tinez e pas shpinës edhe me forma tjera, për të fituar sa më shumë vota… për t`u zgjedhur apo rizgjedhur…!

 

3.Premtuan në vazhdimsi: mirëqenien e popullit do ta rregullojnë dhe Kosovën do ta ndërtojnë, lulëzojnë e përparojn në të gjitha drejtimet, duke premtuar miliona euro nëse të njejtit i votojnë  për t`u zgjedhur të njejtit apo të zgjedhurit e tyre, sepse janë më të mirët, ma kombëtarët, e që do të zbatojnë sundimin e ligjit, drejtësisë e demokrasisë dhe do ta luftojnë krimin dhe keqpërdorimin (korrupsionin), terrin e tmerrin, pa  fije turpi, nuk tregonin, që ata ishin dhe janë dora vet  sot e kësaj dite, që e sollën terrin e tmerrin e pa treguar në asnjë rast se kush janë fajtorët e territ e të tmerrit, flisnin fjalë të mira meplotë premtime, ani që asnjë si kanë mbajtur asnjëhere e as që i mbajnë sot e kësaj dite, flisnin për Sovranitet e Kushtetut e me Fusnotë e hiqnin Republikën dhe përditshmëria ka dëshmuar deri më tani të kundërtën..!

 

Dëshmi:

 

  1. Cili prej liderëve të partive politike doli në Mitrovicën e ndarë, në anën tjetër të lumit Ibër, në veri ku janë vendosur me kohë strukturat paralele të Serbisë, ku asnjë flamur i Kosovës nuk shifet kund vetem të Serbisë dhe fotot e udhëheqësve të Serbisë në Beograd, ku zbatohen Ligjet e serbisë e kundërshtohen të Kosovëes, ndërsa për të zhvilluar fushtë zgjedhore si në Prishtinë, Skënderaj, Prizren e qytete tjera udhëheqësit e partive politike shqiptare shkonin me zhurmë e hallakam tue shtrua dreka e darka dhe tue ba muzikë me lodra currle e tupana  folklor e rrëmuj me tallava e tralala..!

 

  1. Kush u hetua, burgos apo u gjykua, për vrasjet e shumta pas lufte tinez e pas shpines me maska në prita e në terr, apo kushe bëri zhvillimin dhe përhapjen e kriminit të organizuar politik dhe ekonomik, të ngritur e vendosur në shkallë institucionale apo për të gjitha keqpërdorimet dhe terrin e tmerrin e pas luftës..!?

 

  1. Kush u përgjegj për vjedhjen e dokumentacionit në dhomen e dëshmive dhe pasurive tjera në tërë Kosovën..?

 

4.Cili prej kurvendarëve, kryeparëve, kryeministrave, ministrave, zëvendsmini- strave apo edhe të nivele tjera në pozita dhe pushtete institucionale të Kosovës, kanë deklaruar drejtë pasurinë e tyre, të lëvizshme e të pa lëvizshme dhe si paten mundësi të ken tash me nga qindar hektar tokë që kanë treguar vet dhe miliona pasuri tjera që po shihen  ku flitet  në Kuvend dhe shkruhet haptas për çdo ditëe që s`ka pasur mundësi ta krijojnë  ato pasuri pushshtetarët me të ardhurat mujore që kanë…?

 

Për Kosovën  hallemadhe, ka se çfarë të shkruhet e thuhet, por kësaj rradhe me këtë shkrim po e përmbyllim me disa krahasime në vijim:

 

LINDJA E KOSOVËS SI SHTET  ME SHUMË VËSHTËRSI…

 

Çdo nënë që lind fëmijë, përjeton, dhimbje, vështërsi dhe gëzimin pas lindjes së sukseshme.

 

Po lindja e Kosovës hallemadhe si Shtet, si lindi?

 

Në çfarë rrethanash dhe kushtesh Lindi Kosova si shtet dhe sa janë kujdesur përgjegjësit  për këtë..?

 

Si një fëmijë i posalindur me shumë vështërsi KOSOVA, jo për shkak të peshës e madhësisë, po për shkak të infektimeve bakteriale e virusale nga jashtë e brenda, dhe shumë përziemjeve e ndërlikimeve dhe pengesave tjera të krijuara në kohë dhe hapësirë, nga faktori robëri, nga vet vendorët përgjegjës, shumica prej tyre me lakmi e tërpi për pozitë e për pushtet e pasuri, ndikuan për ta penguar këtë lindje, që aq gjatë është pritur, KU, pa ndërhyrjen e vendosur të kirurgut me shumë kujdes dhe manevrime në kohën dhe momentin e fundit, që pa operacionin e domosdoshëm, që bëri kirurgu me shumë kujdes e mençuri, lindja do të ishte e pa mundur !

 

E ardhmja e Kosovës do të jetë e njëjtë si e fëmijës të posalindur, që do të varet nga ushqimi që do t`i japim:

 

-Nëse kujdesemi me kohë për ushqim të mirë e si duhet, mbajmë pastërtin në çdo kohë, mbrojmë shëndetin, do të kishte rritje e zhvillim të  mirë me shëndet dhe si duhet, do të ketë ardhmëri të mirë e jetëgjatësi.

 

E Kosovës i ndodhi për fatin e keq kjo që po e paraqesim shkurtimisht shembullin e marrur në vijim;

 

Në të kundërtën, nëse s`kujdesemi për ta ushqyer mire, me kohë dhe si duhet e lamë në të lagur e s`kujdesiemi për t`ia ndërruar ndërresat, i posalinduri do të lëngojë nga infektime të ndryshme bakteriale e virusale, do ketë dhimbje e barkqitje që do të kundërmojnë rënë erë të pa këndëshme rreth e rrotull, do të ketë një rritje jo vetëm të ngadalshme por edhe të përçudnuar, me shumë të meta në të gjitha drejtimet, dhe është rreziku i pranishëm, që të merr formë aq të shëmtuar, sa  t`i përngjan ndonjë fëmije me shumë të meta fizike e psiqike  apo edhe me shenja të pranueshme rahitike dhe epileptike…!

 

FATKEQSISHT PËR KOSOVËN, është dëshmuar nga rrjedhatë e deritashme, se kujdesi jo vetem se ka munguar e ska qenë ashtu siç është dashur, nga përgjegjësit për mirëqenie dhe shëndet, por e kanë ushqyer me lloj lloj ushqimi me plotë mikrobe dhe lloje virusësh nga më të ndryshmit, të brendshëm e të jashtëm, ju kanë vërsulur Kosovës hallemadhe, e s’po e lënë të rritet si duhet e si e dëshirojmë dhe si e meriton…!

Prandaj, përgjegjësit  e kanë infektuar rëndë me virusët e lakmisë, tërpisë për pozitë e për pushtet dhe e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje që tani më është në rrezik të jet a të mos jetë, Shtei i Kosovës..!

 

Këto sëmurje ja sollën të gjithë ata që qeverisën keq vendin, në emër të Demokracisë, në emër të votes së popullit e të votuesëve, në emër të lakmisë dhe tërpisë për pozitë, pushtet  e pasuri, që kanë kriju për vete e shkatrruar Kosovën dhe mirëqenien e popullit..!

 

Kosova hallemadhe, tani më është në rrezik të madh, rëndë e infektuar nga virusët politikë që shpërndajnë gjithandej Kosovës politikuajt në pozita dhe pushtete të ndryshme,  s’paku qe 12 vite, e kur njeriu s’ gjen rrugdale tjetër nga gjendja e rëndë  kur gjindet, si mbetet gjë tjetër veç lutja, me këtë rast edhe unë po lutem se tjetër s’na ka mbetur, që Kirurgu që e mundësoi lindjen e rëndë të Kosovës përmes operimit që bëri, të bënë edhe një ndërhyrje kirurgjikale përsëri, sa s’është bërë vonë, për ta shpëtuar edhe njëherë, kishte me qenë një mrekulli, përmes operimit dhe terapisë me barna ti shkatrron virusët e shëmtuar e ngjitës që aq rëndë e kanë dëmtua  Kosovën hallemadhe..!

 

 

           Si përfundim:

 

           Si, s’po u vie marre të gjithë atyre që qeverisën keq deri tash dhe sollën këtë gjendje që është Kosova, të njejtit thon se ne jemi më të mirët, ne do e shpëtojm Kosovën, pa e pranuar asnjëherë, se këta e sollën këtu ku është dhe spo lejojnë që të tjerët, që nuk qeverisën deri tash, të qeverisin tue ju vërsulur me të gjitha mjetet dhe format, për t’ i penguar e për t’ mos i lënë për t’ i provuar, me pas qenë kështu të organizuar kundër armikut dhe për zhvillim ekonomik e arsimor në vend, Kosova do të ishte ndryshe nga që është sot…!

(Video) KURAJO, SHPRESA dhe SOLIDARITETI janë vlerë – Artisti Altin Marku dhe Hava Kurti Krasniqi nga Emisioni TV në Zvicër Flas Shqip

 

Janë shumë virusë në korona
por ne kemi vetëm një besim: shëndetin

U zbrazën shitoret
U mbyllën shkollat
U hargjuan maskat
U izoluam nëpër shtëpi
U ndalën lëvizjet kufitare
U lanë vizitat familjare
U shashtrisëm fare ?

Uhhhhh, por mos harroni një gjë të shenjtë

KURAJO, SHPRESA dhe SOLIDARITETI janë vlerë.

Imunsistemi është i lidhur shumë me gjendjen shpirtërore.

Kurr nuk vdes njeriu pa i vdekur shpresa.
Asnjë medikament nuk ndihmon nëse frika në shpirtin tonë dominon.

Pra shëndeti është rezultat i kombinimit të mbështetjes medicionale dhe e mbështetjes shoqërore e mjeksore.

Me frikën je i vdekur edhe kur je i gjallë, me shpresën jeton edhe kur je i goditur rëndë.

Mbështetja është fuqia që na duhet në këtë kohë.
Në këtë moment ne s’mund ti zgjasim as duart njëri tjetrit por mundemi ti falim shpresën me gjithë zemër.

Askush prej nesh nuk do të jetojë 500 vjet, por për aq sa jetojmë të jetojmë duke iu gjendur njëri tjetrit në çdo moment.

Ka shpresa se edhe koronës i gjindet ilaçi prandaj të ruajmë forcën shpirtërore.

Ajo që na duhet këtë moment është tê mos bëhemi shërbëtorë të shpërndarjes së panikës, por të falim dashuri sepse dashuria është mjeku më i mirë.
Më e rrezikshme panika se sa virusi.

Prandaj edhe diaspora jonë ka nevojë për njė mbështetje morale.
Kjo është detyrë e mjekëve, e psikologëve, por edhe e artistëve.

Njëri prej tyre artisti Altin Marku ideatori dhe moderatori i emisionit Fol Shqip në Zvicër, shpesh përmes viedove jep fjalë mbështetëse e plot dashuri e kurajo në lidhje me situatën e krijuar

Nuk ka forcë më të madhe se sa kur dikush të thotë: unë besoj në ty, apo unë lutem për ty. Është privilegj të përjetosh interesimin e të tjerëve, të kesh besimin e tyre.

Shërimi është i mundur,dhe fillon tani ….

 

Hava Kurti Krasniqi

Një shqiptar përfaqëson Zvicrën në Eurovision, do të këndojë në frëngjisht (video)

Kantautori me emrin artistik Gjon’s Tears, e me emrin e vërtetë Gjon Muharremaj, do të jetë këngëtari i cili do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovisionin e këtij viti i cili mbahet në Rotterdam të Holandës.

Gjon Muharremaj do të këndojë një këngë në gjuhën frënge, gjë e cila ndodh pas 10 vitesh, që Zvicra të përfaqësohet në Eurovision me një këngë në këtë gjuhë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Eurovision.

Muharremaj, para disa viteve, kur ishte fëmijë, kishte marrë pjesë edhe në një konkurs kënge në Shqipëri.
Ai ishte i pranishëm në Albanian’s Got Talent, ku edhe atëherë kishte mahnitur jurinë me zërin e tij magjik.

Sahiba dhe i ftuari i 67

“Në fillim çdo gjë shkonte mirë”
Kështu fillon tregimi i Sahibës, zonjës që e takova në një restorant në Sarajevë.
“Ne ishim të lumtur, prindërit tanë edhe më të lumtur. Një vit pas martesës, zoti na dhuroi një fëmijë. Djali ynë!

Ai qeshte dhe shkëlqente sikur dielli në prill.
Por shume shpejt erdhën re të zeza në jetën tonë.
Bashkëshorti im filloi të pinte. Ai na rrihte çdo ditë mua dhe djalin.
Një natë erdhi i dehur në shtëpi me një revole në dorë. Ai hyri në nevojtore e unë mora djalin dhe duke kaluar rrugicave të errëta arrita deri tek prindërit e mi.
Ishte mesnatë, prindërit u tronditën, kur e kuptuan se çfarë ka ndodhur.

Pas disa ditëve isha e detyruar që djalin t’ia kthej famijes së bashkëshortit.
Kështu ishte në kulturën tonë.
Ndërsa unë nga frika vazhdoja të jetoja e fshehur nëpër shtëpitë e fqinjëve tanë.
Djali i njërit nga fqinjët punonte në Zvicër. Ai më mori atje. Atje kam punuar 45 vite në një restorant të një fshati të vogël; kam kursyer shumë dhe kam mbështetur gjithmonë djalin tim dhe prindërit e mi në Sarajevë.
Në vendlindje nuk kam guxuar të kthehem asnjëherë, sepse bashkëshorti im ishte betuar të më vriste.

Kështu jetoja me vuajtje gjithmonë, derisa rashë në depresion.
Gjatë ditës isha më mirë, por netët ishin më të rënda e me shumë dhembje shpirtërore.
Shpesh ëndërroja se po fluturoja si një zog nëpër atdhe.
Pastaj filloi lufta në vendin tim.
Një ditë mora lajmin se prindërit e mi dhe motrat
ishin vrarë në një bunker.
“Mos u mërzit, ata nuk janë masakruar, kanë patur një vdekje të lehtë, nga një bombë” më thoshte kushërira ime.
Unë qaja dhe lutesha për djalin.
Faleminderit Zotit, ai shpëtoi.

Pas lufte ai ishte në studime. Nga kursimet e mia ia bleva një veturë të mirë por edhe ia ndërtova një shtëpi. Një shtëpi të mrekullueshme sikur një pallat mbretëror.
Në anën tjerër të shtëpisë, ndërtova një shtëpi të vogël, dy dhomëshe, për veten time.
Përballë shtëpisë së djalit, por ndaras, sepse nuk doja t’i pengoja djalit.
Ai kishte një të dashurë dhe unë i kam mbështetur të dytë në të gjitha nevojat jetësore.

Në festën e shtëpisë ata kishin ftuar 67 persona.
“67., sa vitet tua nënë” kështu më thoshte djali, duke qeshur.
Ditën e festës papritur, e me shumë ironi, erdhi ish bashkëshorti im, krahë për krahë me një grua.
“Kush e ka ftuar, kush e ka ftuar babanë tënd?”
e pyesja djalin tim.
Djali shikonte i habitur kah gruaja e tij.
“Unë, unë tha gruaja e djalit tim”
Ai ishte i ftuari i 67!

“Unë e humba durimin, sepse kam vuajtur shumë prej tij. Çdo gjë e paska një kufi.
Nga mllefi e kam gjuajtur me këpucët e mysafirëve në kokë.
Ai iku.
Por ika edhe unë.
Mora çantën time dhe erdha këtu në shtëpinë e prindërve të mi.
Këtu dua të jetoj përgjithmonë. Këtu së bashku me kujtimet e mia të mira, e me ato të hidhurat.
Ndonjëherë kur kam shumë mall për djalin tim, shkoj fshehtas dhe e përkëdhel derën e shtëpisë së tij, sikur dikur kur përkëdhelja faqet e tij, kur ishte foshnje.
Paska njerëz që nuk janë falënderues edhe sikur shpirtin tua falësh.”

Kështu tregonte Sahiba, historinë e saj, derisa ziente kafen me qumësht në shtëpinë e prindërve në Sarajevë, dhe me duart që i dridheshin i fshinte shpejt lotët nëpër faqe.
“Ti je e mirëseardhur e dashur, ne po pimë kafe dhe po dalim të shëtisim” më thoshte ajo,
“dielli sapo ka rënë mbi çati, dhe unë kan dëshirë që ti të shohësh Sarajevën. Kam vuajtur shumë, kam humbur shumë njerëz, por ky qytet ka një shkëlqim sikur drita e shpirtit tim”

Ne dilnim shpesh së bashku me gra të tjera, në një restorant. Gati çdo ditë kemi shëtitur, por ne duhej të flisnim vetëm për gjëra të bukura.
“Sepse vetëm kështu i mbajmë mendimet larg nga lufta”
kështu po më thoshte Sahiba, ditën kur u përshëndetëm në aeroport./Lucify.ch

Konstelacionet Shqiptare, diktatori Edi Rama dhe Liria! Nga Elida Buçpapaj

Ermonela Jaho është duke performuar Traviatën në Bayerische Staatsoper, në Mynih, më 19, 22, 25 dhe 28 shkurt, me një sukses të jashtëzakonshëm. Për sopranon shqiptare tashmë shija e arritjeve dhe triumfit është diçka e zakonshme.

Në fillim të shkurtit Ermonela Jaho bashkë me pianistin Steven Maughan dha koncerte në Londër, në Wigmore Hall, një nga sallat koncertore më të mirat në botë, e specializuar për muzikë dhome dhe këngëtarë lirikë, ku iu bë një pritje fantastike e shoqëruar me një artikull me vlerësimet më të larta tek The Guardian.

Gjatë dhjetorit ishte në Royal Opera si Desdemonë tek opera Othello e Xhuzepe Verdit, e observuar dhe e lavdëruar maksimalisht nga shtypi britanik.

Në vitin 2012 kam treguar në një shkrim për Ermonela Jahon se si ajo hyri në Royal Opera House, një rastësi e artë për yjet, për shkak se Anna Netrebko u sëmur nga një influencë gripi. Kur kanë kaluar tetë vjet nga ai shkrim, Ermonela Jaho tani është e pjesë e kastit të yjeve që performojnë në këtë teatër, por e reja që do t’ju them është se tani vetë Royal Opera House i bën reklamë Ermonela Jahos, nëpër turin e koncerteve të saj nëpër teatrot më të famshme të botës.

Apokaliptike apo jo!

Që Royal Opera House t’iu bëjë reklamë shqiptarëve!

Me kusht që të jenë yje!

Sa për Shqipërinë londineze, mjerisht jeta artistike dhe mediat aty janë të mbushura me banalitete dhe nuk kanë hapësira që t’ju dedikojnë yjeve shqiptare.

Merreni me mend diktatori Edi Rama nuk ka lënë gjë pa lëvizur, është i plotpushtetshëm, si Mbreti i Errësirës për të shembur nga themelet Teatrin Kombëtar të Shqipërisë!

Mbreti i Errësirës Edi Rama i urren artistët, artin dhe është gati që t’i djegë, si inkuizicioni apo Hitleri në kohën e tij, kur digjte veprat e Albert Einstein, Bertold Brecht, Ernest Hemingway, Erich Maria Remarque, Heinrich Heine, Herman Hesse, Isaak Babel, Marcel Proust, Sigmzund Freud etj etj

Hitleri i dogji në Gjermani, por autorët mbijetuan me veprat e tyre, sikur Lili Marleen, konstelacioni Ëngjëlli Blu, Marlen Ditrih.

Fatmirësisht qielli i Europës dhe botës është plot me konstelacione shqiptare!

Para disa ditësh solisti i Teatrit të Vjenës, Eno Peçi pati një sukses të jashtëzakonshëm duke hapur sezonin e njërit prej teatrove më të famshme botërore, si koreograf. Ai ishte një djalë fare i ri, refugjat kur vizitoi për herë të parë Vjenën. Ëndërra e tij e parë ishte të gjente strehë, të mbijetonte sepse në vendin e tij viti 1997 kishte sjellë luftë civile!

Po në muajin shkurt sopranoja me famë botërore Inva Mula, në Ditën e të Dashuruarve, ishte e ftuar nderi nga Princi Alberti II në Monte Karlo, në një gala të krijuar që nga koha e Princeshën Grace Kelly…

Këngëtarët lirikë si Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Agim Hushi apo instumentistët si Tedi Papavrami, Florian Vlashi, Olen Cesari, Klajdi Sahatçi, Shkëlzen Doli dhe faleminderit Zotit lista është e gjatë, janë artistët shqiptarë që japin koncerte nëpër sallat më prestigjioze të Europës dhe botës.

Të mos flasim pastaj për fenomenet Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Ermal Meta e plot e plot të tjerë…

Janë konstelacione të rinj që lindin çdo ditë, që i habisin skenat botërore çdo ditë, si për shembull fenomeni Erza Muqolli apo vajza e vogël me emrin Gala Aliaj, që konkurojnë nëpër skenat europiane të Talent Show dhe që shkojnë drejt suksesit me sy mbyllur.

Yjet shqiptare janë larguar nga Atdheu jo me dëshirë, por se qielli aty është i prangosur nga politika.

E bukura është se qielli i elitës kulturore europiane dhe botërore tashmë është i mbushur me yllësi shqiptare, që e ruajnë dhe e mbrojnë me krenari si një pasuri të shtrenjtë prejardhjen se nga vinë. Nëpër skenat botërore tashmë  është pranuar botërisht talenti shqiptar, nuk i shohin më me mosbesim Artistët shqiptarë, apo me dyshim.

Yllësitë shqiptare, me sakrifica biblike, por tanimë ndriçojnë bashkë me yllësitë e tjera qiellin e kulturës botërore. Arti i vërtetë e bën botën pa kufij, pa barriera, pa paragjykime, ku liria shijohet e plotë.

Kauza e Artit të vërtetë kërkon sikur thotë John Lennon “që të gjithë njerëzit të jetojnë në paqe”

Arti i mirëfilltë është revolucion në vetvete, sikur thotë Paul Gauguin, që të fton të çlirohesh nga prangat.

A e keni parasysh “Lirinë” e Eugène Delacroix ?

Kush e ka parë këtë tablo vetëm një herë nuk e harron asnjëherë, deri në fund të jetës!

Arti i vërtetë dhe liria janë një, janë simetrike, janë universale, kush provon artin e vërtetë, patjetër kërkon të shijojë lirinë!

Arti dhe Liria janë joie de vivre, la vita e bella ose thjeshtë thjeshtë, jetë e jetuar me dinjitet!

Jetën na e ka falur Zoti, as padronët, as mbretërit, as diktatorët, ata e prangosin dhe e vrasin jetën!

Ndërsa arti është inspiracion, frymëzim për t’u çliruar prej tyre!

Fakti që konstelacionet shqiptare ndriçojnë qiellin botëror, do të thotë se shpresa është e madhe, se shpresa është e afërt dhe se edhe qielli shqiptar do të ndriçohet shpejt nga konstelacionet e lirisë!

 

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA Nga Elida Buçpapaj

Foto Arkiv: Shpirti i Arbërit rron: me Anton Belushin

Padre Anton Belushi,  ia ka kushtuar jetën shqiptarisë, që shpirti i Arbërit të vijojë e të rrojë pa shtershëm.

Anton Belushi është autor i 12 vëllimeve me problematika të trashëgimisë kulturore dhe themelues e ruajtës i bibliotekës të famshme me 6000 tituj në gjuhën shqipe në Frashineto, në Kozenca të Italisë.

Padre Belushi i ka kushtuar jetën mbijetesës të identitetit të Arbëreshëve që nga koha e Skënderbeut.

“Unë kam lindur në Itali, – tregon padre Belushi, doktor i shkencave dhe studiuesi i trashëgimisë kulturore shqiptare – por kur ktheheshim në shtëpi nga shkolla dhe flisnim italisht nëna na qortonte dhe na thoshte se në shtëpi flitet gjuha e shtëpisë dhe ajo është gjuha shqipe”.

At Belushi i referohet gjithmonë me pathos figurës të Skënderbeut, duke e quajtur atë Shqiptarin e parë që diti të bashkonte shqiptarët.

Ai porosit gjithmonë rininë, që ta duan njëri-tjetrin, dhe të mos e harrojnë e të duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha të mos ndjejnë ndroje për të thënë me mburrje se “jemi shqipëtarë”.

Kjo foto në arkivin e familjes qendron prej gati tre dekadash dhe unë e ruaj me shumë kujdes!

Një takim i paharruar!

Skënder Buçpapaj