VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë edhe disa ushtarakë të lartë të UÇK-së

By | December 7, 2018

Komentet

Ambasada zvicerane mbështet reagimet kundër deklaratave të Vuçiqit për Reçakun

Një djalosh duke u lutur para varrezave të personave të vrarë në Reçak më 1999.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë përkrahur reagimet e ashpra kundër deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmes së cilave ai ka mohuar krimet e kryera në Reçak gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Në një deklarate të përbashkët, ato kanë thënë se në shoqëritë pas konfliktit është shumë e rëndësishme që të dënohen krimet e kryera.

“Secila deklaratë për ngjarjet rreth konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Dënimi i krimeve të luftës duhet të sfidohet, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues të institucioneve shtetërore”, është thënë në deklaratë.

Më 5 dhjetor të këtij viti, presidenti Vuçiq ka thënë se “krimi në Reçak është i fabrikuar, ku gjithçka është falsifikuar nga ai mashtruesi i botës, hajni dhe gënjeshtari (William) Walker”.

Kjo deklaratë e presidentit serb Vuçiq, ka ardhur si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka dënuar me dy vjet burgim ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq, nga radhët e Listës Serbe.

Ky i fundit, më 24 mars 2019, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe se “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.

Përveç Ambasadës së Zvicrës dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, lidhur me deklaratat e presidentit serb kanë reaguar ditë më parë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila ka konsideruar se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, derisa Bashkimi Evropian ka cilësuar se ngjarjet e vitit 1999 në Reçak janë “të pamohueshme”.

Në vitin 1999, në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet që shënuan kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

OEA: Bizneset në Kosovë kërkojnë trajtim emergjent të korrupsionit (video)

Leonat Shehu

 

Një raport i hartuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë dhe të anketuarit radhisin sundimin e dobët të ligjit dhe mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin si faktorët kryesorë për gjendjen në vend.


Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë publikimit të studimit me titull “Perceptimi i korrupsionit sipas bizneseve”, që përfshinë anketat me 256 biznese nga sektorë të ndryshëm.

Bizneset janë pyetur edhe për shkallën e korrupsionit në vend, pra për shpeshtësinë e korrupsionit dhe 46,88 për qind e perceptojnë korrupsionin si sistemik, ndërkaq 32,31 për qind, e perceptojnë korrupsionit si sporadik. Pra këtu shihet se ka një dallim të qartë në mes të bizneseve në dy dimensione të ndryshme, pra kjo mund të lidhet edhe me natyrën e bizneseve ku disa kanë ndërveprime më të larta me ato institucione që cilësohen apo janë më të korruptuara se sa disa të tjera”, tha Ardita Hajra nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Raporti nxjerr në pah se 42 për qind e bizneseve besojnë se korrupsioni është rritur pra në krahasim me pesë vitet e kaluara ndërkohë 35 për qind besojnë se ka mbetur i njëjtë.

72 për qind e respondentëve besojnë se korrupsioni është çështje që kërkon trajtim urgjent në vend ndërsa vetëm 0.78 për qind besojnë se korrupsioni është një çështje jo shumë kritike, pasuar me vetëm 1 për qind që besojnë se korrupsioni është pothuajse jo ekzistent në vend”, tha zonja Hajra.

Sipas raportit, 65,63 për qind besojnë se sundimi i dobët i ligjit është arsyeja kryesore pse ka një prani aq të lartë të korrupsionit në vend, pasur me 50,39 për qind që rendisin pagat e ulta dhe varfërinë si faktor tjetër me rëndësi dhe 42,97 për qind që rendisin mungesën e vullnetit politik.

Shumica e bizneseve, 69,40 për qind kanë deklaruar se ata i formojnë bindjet e tyre ose informohen për gjendjen e korrupsionit në vend nga raportet mediale, pastaj 40,23 për qind bazohen në përvojat e miqve dhe të prindërve si dhe 28,13 për qind nga përvojat e tyre personale”, tha zonja Hajra.

Ajo çfarë mbetet shqetësuese nëse e krahasojmë edhe me studimin e vitit të kaluar edhe këtë vit është që ekziston një prani e madhe e korrupsionit real, nuk po flasim vetëm për përceptimin megjithëse duhet potencuar se boshllëku ndërmjet korrupsionit të perceptuar dhe atij real megjithatë është i madh”, tha drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Ai tha se shqetësim mbetet edhe fakti që bizneset vazhdojnë të ngurrojnë të raportojnë korrupsionin tek autoritetet përgjegjëse.

Është mirë që në njërën anë bizneset janë të vetëdijshme që prania e lartë e korrupsionit ndikon pashmangshëm në tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe besoj që është një sinjal të cilin ne do t’ua përçojmë institucioneve të shtetit të Kosovës se pa luftimin e korrupsionit ne do ta kemi të humbur çdo betejë dhe përpjekjet tona edhe për tërheqjen e investitorëve amerikanë dhe investimeve tjera të huaja direkte”, tha zoti Zeka.

Raporti vë në pah se rreth 40 për qind e bizneseve nuk janë të vetëdijshëm që mund ta raportojnë korrupsionin në mënyrë anonime në Agjencinë Kundër korrupsionit ndërkaq 88 për qind mendojnë se korrupsioni ndikon në thithjen e investimeve të huaja.

Raporti u publikua në fillim të shënimit të javës kundër korrupsionit në Kosovë e cila vazhdon të përballet me kritika për shkallën e lartë të kësaj dukurie dhe mangësinë e luftën kundër saj, posaçërisht në rastet e nivelit të lartë.

Loja e Thaçit me KQZ-në dhe kushtëzimet e Isa Mustafës, skenar i koordinuar politik! – Nga Florim Zeqa

Mënyra se si lideri i LDK-së, Isa Mustafa po pretendon të kushtëzojë marrëveshjen e koalicionit me LVV-në, duke e siguruar për vetën e tij mandatin e presidentit të vendit, përveq egoizmit të pastër njerëzor, shpërfaq ambiciet e pashërueshme pushtetore.

Abuzimi presidentit paranojak Hashim Thaçi me KQZ-në për deformimin e procesit zgjedhor dhe kushtëzimet e liderit të LDK-së për sabotimin e zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër, dolën të jenë jenë një skenarë i koordinuar politik.
Fushata e hapur dhe fshehtë e Thaçit janë një deshmi se Thaçi ka frikë nga Albin Kurti, prandaj po synon që ta bllokojë me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij kryeministër, me qëllim që të mbetet edhe më tej fatkor të ndërkombetarët, pas paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.
Me futjen e “Kalit të Trojës” në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është krijuar parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe destabilizimin e skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje të sërishme në Kosovë.
Tani pas abuzimit skandaloz të procesit zgjedhor, partitë fituese të zgjedhjeve dhe partnerët e koalicionit (LVV-LDK) të dëmtuar për 4 deputet, përveqse do ta kenë akoma më të vështirë arritjen e marrëveshjes zyrtare për koalicionin qeverisës, do të bëhet i pamundur krijimi i qeverisë nga dy sybjektet fituese të zgjedhjeve.
Për mosmarrëveshjet që kanë mes tyre LVV e LDK për ndarjen e kulaçit qeverisës, gjithsesi do të duhet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, por paraprakisht presidenti Thaçi do ta shfrytëzon mundësinë e tij kushtetuese që ta zvarris nominimin e kandidatit për formimin e qeverisë së re deri në fund të muajit dhjetor dhe ta vazhdon lojën e ndërskamcave politike që pamundësojnë krijimin e “Qeverisë Kurti”.

Ambiciet pushtetore, pengesë për arritjen e marrëveshjes

Takimet e “frytshme” të liderëve të LVV-së dhe LDK-së pa dhënjën e asnjë rezultai në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës kanë filluar që tani ta zhgënjejnë qytetarin të dyja këto subjekte politike si fituese të zgjedhjeve, ngase që në fillim të negociatave për koalicion nuk po arrijnë gjuhë të përbashkët në emër të interesit për ndryshime dhe çkapje të shtetit, ashtu sikur paten premtuar gjatë fushates zgjedhore, por tani më shumë janë fokusuar në ndarjen e pushtetit sesa çkapjen e shtetit vetëm për rehatimin e grupeve klienteliste brenda partiake dhe ndarjes së pozitave më profitabile në qeveri.
Përcaktimi fillestar i këtyre dy subjeketeve për vetëm 12 ministri ua ka vështirësuar arritjen e marrëveshtjes, për shkak se orekset e klientelave të këtyre dy subjekteve politike janë më të mëdha se kaq.
Siq po duket edhe Albin Kurti është duke u ngjitur drejt zyrës së kryeministrisë përmes të njëjtave “shkallë” dhe është duke u përballë nga të njëjtat vështirësi që kishte pararendësi i tij, i tij Haradinaj, kur ishte detyruar t’ia jepë hiq më pak se katër ministri AKR-së me vetëm 1 deputet në parlament.
Kur kësaj i shtohet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, që LDK-ja e ka fiksim për Isa Mustafën, atëherë arritja e marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së bëhet akoma më e vështirë dhe e pa arritshme.
Edhe pse fituese e zgjedhjeve, LVV-ja me 26 % të votave e ka të pamundur të bëj ç’kapjen e shtetit, e aq më pak të ndryshojë mentalitetin qeverisës dhe uzurpues në këtë vend.

Negociatat e pasinqerta të LDK-së, ogurë i zi për demokracinë

Skenaristët e dështimit të koalicionit LVV-LDK nuk kanë të ndalur me obstruksionet e tyre politike. Alternativa e LDK-së nuk është zgjidhje për arritjen e marrëveshjes, por obstruksion i pastër politik.
Me propozimin e fundit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu se Vetëvendosje mund të zgjedhë edhe që t’ua lënë pozitën e kryeministrit, e ministritë, që ta marrin pozitën e të parit të shtetit, e të Kreut të Kuvendit, ku si dhuratë për këtë, Veliu ua premton edhe një ministri plus.
Oferta e Veliut me të drejtë ka shkaktuar revoltë në kampin e LVV-së dhe indinjatë të thellë tek qytetarët e vendit. Bazuar në rezultatin zgjedhor dhe në shumë rrethana tjera politike, posti i kryeministrit i takon LVV-së dhe se Albin Kurti duhet të jetë i pakontestuar për postin e kryeminstrit dhe jo vetëm. Albin Kurti duhet të jetë edhe udhëhqës i dialogut me Serbinë.
Për këtë arsye, posti i padiskutueshëm duhet të jetë ai i kryeministrit, pasi populli vendosi që Albin Kurti të jetë i pari në zgjedhje, si individualisht ashtu edhe me parti (marrëveshje kjo parazgjedhore mes Isa Mustafës e Albin Kurtit), e kjo nuk duhet të jetë në tavolinën e diskutimeve, e as në marrëveshjen mes dy partive.
LDK-ja nuk duhet të kërkojë asnjë zgjidhje kompromisi për postin e kryeministrit, për arsye se është njëra ndër partitë që ka qëndruar më së gjati në pushtet në këto 20 vitet e fundit. Është provuar e sprovuar disa herë në qeverisjen e vendit, prandaj edhe në aspektin moral është e udhës t’i lëshojë rrugë dhe ta ndihmojë VV-në në shtyerjen përpara të proceseve politike.
Nëse ju referohemi numrave dhe nëse LVV dhe LDK nuk arrijnë pajtueshmëri kompromisi dhe nuk bëjnë koalicion me ish paritë politike të PAN-it vendi pashmangshëm do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Negociatat LVV-LDK nga fillimi kanë qenë të pasinqerta, tani po vazhdojnë të bëhen edhe qesharake dhe të pa afrueshme për lidhjen e koalicionit qeverisës. Nëse këto dy subjekte e shpërfillin vullnetin e elektoratit dhe besimin e dhënë nga qytetarët e vendit për një qeverisje më ndryshe, do të ballafaqohen me pasoja të rënda në zgjedhjet e radhës, e në veçanti do të pësojë LDK-ja si shkaktare e mos arritjes së marrëveshjes politike për bashkëqeverisje me LVV-në.
Gjasat që LDK-ja ta merrë postin e kryeminstrit ekszistojnë, por në një variant tjetër e jo me LVV-në. Obstruksioni politik që po i bëhet LVV-së konsiston pikërisht në qëllimin e LDK-së, që Albin Kurti të mos i merrë votat e mjaftueshme në Kuvend, e mandej sipas Kushtetutes, t’i vie radha LDK-së parti e dytë, e cila në marrëveshje me partitë e PAN-it ta themelojë qeverinë me Vjosa Osmanin kryeministre.
Prandaj, lirisht mund të thuhet që tani, se koalicioni LVV-LDK është “Missione Impossibile” dhe i paarritshëm dhe se PAN-istët në heshjte kanë filluar të “fërkojnë duart” për rimarrjen e pushtetit përmes LDK-së.

Loja djallëzore ndaj Vjosa Osmanit, do t’i kthehet bumerang Isa Mustafës dhe klientelës së tij

Atë që unë e kam thënë 3 muaj më parë, se kandidimi i Vjosa Osmanit nuk erdhi nga gjeneroziteti dhe dëshira e kryetarit Mustafa dhe as e kryesisë qendrore, por erdhi nga frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë, tashmë po e thonë hapur të gjithë në LDK.
Sikur zonja Vjosa Osmani të ishte propozuar si kandidate për kryeministre vetëm 5-6 muaj më parë gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, fitorja e LDK-së në këto zgjedhje jo vetëm që do të ishte e garantuar, mund të ishte fitore absolute e këtyre zgjedhjeve.
Sikur të pyetej elektorati i LDK-së, kryetari aktual i partisë dhe shumë nga kryetarët e degëve, humbës serik të disa palë zgjedhjeve lokale, fare nuk do të ishin rizgjedhur, madje edhe përbërja e kandidatëve për deputet do të ishte krejt më ndryshe nga seqë është.
Nisur nga ky fakt, është hera e dytë që Isa Mustafa nuk e pati guximin të përballet me elektoratin. Përderisa Isa Mustafa në zgjedhjet e 2017-s e “dogji” profesorin e nderuar Avdulla Hoti, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 e kishte planifikuar djegien e Vjosa Osmanit.
Mirëpo kësaj radhe situata doli të jetë pak më ndryshe, mos respektimi i vullnetit të elektoratit në zgjedhjet partiake, e ka kthyer Vjosa Osmanin lidere morale të partisë.
Tendenca për “djegien” e Vjoses, do të prodhoj zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të elektoratit për Vjosa Osmanin.
Tani e ka rastin historik Vjosa Osmani, që mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së ta kthejë në forcë dhe motivim personal për ç’kapjen e partisë nga klanet dhe grupet e interesit, nga urithët e nëntokës, nga karrieristët dhe matrapazët politik.
Vjosa Osmani, besimin e elektoratit duhet ta kthejë në force dhe guxim për marrjen e timonit të LDK-së, jo me forcën e muskujve por me transparencë veprimesh përmes organizimit të një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik në LDK, ku secili anëtarë të ketë mundësinë e zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur në parti.
Loja djallëzore ndaj Vjosa Osmanit, do t’i kthehet bumerang Isa Mustafës dhe kientelës së tij. Tashmë po shihet në horizont fundi i epokës së errët në LDK dhe ardhja e një epoke të ndritshme në subjektin simbol të demokracisë dhe plurazimit politik në vendin tonë.

Shantazhet e LDK ndaj LVV kanë mish dhie të PDK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Zgjedhjet kane perfunduar qe dy muaj,ende nuk kemi qeveri per shkak te nazeve,tekeve te partnerve sidomos nga ana e LDK. Kjo situate eshte e pakuptueshme, e pajustifikueshme, e patoleruesshme.

Ketu dicka eshte ngaterruar me qellim,por ajo se cka dihet eshte se:

LVV eshte fituese e zgjedhjeve. Populli ia ka besu formimin e qeverise si kryeminister i ardhshem,e jo Hashim Thaci. Ne formimin e qeverise fituesi i zgjedhjeve e ka fjalen kryesore.

LVV si fituese e zgjedhjeve e ka te drejten absolute edhe ti zgjedhe resoret ministror,e jo sipas pazareve.

LVV publikisht ka deklaruar se done ti administroi Ministrin e mbrendshme dhe ate te drejtesise,si fituesja e zgjedhjeve,sepse pikerishte ne keto dy resore shteti eshte lidhe nyje per se mbrapeshti. Keto dy resore vite me radhe kane qene te dhunuara nga Pronto mafija te cilat i ka lidhe me nyje te dyfisheta te cilat kerkohet nga populli qe keto nyje te zgjidhen per tu be ndryshime sipas kerkeses se votuesve.

Keto nyje te lidhura keq ne keto dy ministri mund ti zgjidhe vetem LVV,si parti e para dhe e pakorruptuar.Ka force qe kete ta beje sepse nuk eshte e korruptuar,e shantazhuar.

Albin Kurti me cdo kushte nuk duhet te heq dore nga keto dy ministri,sespe ia ka dhene besen elektoratit,votuesve se do te beje ndryshime rrenjesore ne keta dy resor dhe ne ckapjen e shtetit.

Nese nga ndonje aresye,presion  leshon pe,atehere ajo e qone vehten ne shkaterrimin e LVV dhe Albin Kurti do ta dale nga skena politike.Kjo do te ishte vetevrasje politike per te.
Per LVV me e pranueshme eshte qe ti mbaje keto dy resore per te be ndyshme per ti ckape nga Pronto mafija dhe kupola e krimit te organizuarsepse per kete eshte e afet ta beje,duke ia lene te gjitha minstrite tjera(tete)LDK.

Nuk eshte aspak e quditeshme se pse LDK e kerkon ministrin e mbrendshme duke shantazhuar LVV rreth nje mareveshje te mundshme.Shantazhimi i LDK eshte zanat i vjeter i saj.Eshte shume e kuptueshme dhe shume e qarte se LDK nuk ka aftesi qe te beje ndryshime rrenjesore ne kete ministry e kjo do te shkonte ne favor te PDK,kete e ka treguar edhe me heret kur i ka pase ne dore por pa kurrfare rezultati.LDK nuk eshte e zoja qe ketu te beje ndryshime sepse eshte e kapur nga PDK dhe Pronto mafia me shume fije te dukshme dhe te padukshme,eshte parti e cila mund te shantazhohet nga kupola e krimit te organizuar,Shume njereze te saje hala jane te lidhur me elementet e krimit te organizuar per mes bisneseve,etj,etj.

Pra, shantazhet qe LDK po i bene LVV kane dhe mish dhije te PDK,e cila eshte ne panik te madh jo nga Isa Mustafa,por pikerishte nga Albin Kurti.

E, Albin Kurti duhet te qendroi stabil te mos leshoi pe ne asnje menyre ne premtimet qe ia ka dhene votuesve per ndryshime te medha.Kete te drejte ia ka dhene vouesi si parti e pare e cila duhet ta kete fjalen kryesore e jo LDK.Pa ndryshime te medha ne Ministrin e mbrendshme dhe ate te drejtesise te cilat,siq thame nuk eshte ne gjendje ti beje LDK,nuk ka ndryshime rrenjesore,nuk ckapet shteti nga kapesit e krimit te organizuar. Dhe se fundi edhe kjo qeveri do ta kete fundin si ato qeverit e meparshme.

Albin Kurti votuesi yt,eketorati yt kerkone ndryshime,e ndryshimet me te medha duhet bere ne Ministrin e mbrenshme dhe ate te drejtesie sepse ne keto eshte e lidhur nyeja e Gordos.Mos i leshi keto dy ministri edhe me kushte qe LDK-ja ti marre ato tete ministr tjera.

Albin me mire per ty te jesh burr i beses sic je deri me tani,,ekektoratit njehere i jipet besa,nje here te beson,nese nuk i merre me cdo kushte keto dy ministry,me mire per ty eshte te shkosh ne opozite apo ne zgjedhje te reja keshtu do ta ruajshe fytyren,besen dhe autoritetin qe e ke ne popull,per ndyshe do te jete fundi yt ne politike.

10 mijë faqe dokumente dhe prova për krimet e Serbisë, do të dorëzohen para drejtësisë

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se gjatë këtij mandati e ka pasur synim kryesor dëshminë e krimeve të luftës të kryera nga Serbia, derisa shton se ka material rreth 10 mijë faqe dokumente që ende nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Jetlir Zyberaj, ka shkruar në Facebook se me këto dokumente synohen që kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë.

“Për shkak se ata dështuan ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës”, thotë ai.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim, do të kenë një takim me prokurorin special të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojnë këto dokumente.

“Në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Special të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen me qëllim sjelljen e kriminelëve serbë të luftës para drejtësisë. Duke i kuptuar edhe limitet që ka sistemi ynë i drejtësisë, bashkë me prokurorinë do të gjejmë zgjidhjen e drejtë që kriminelët të nxirren para ligjit. Në një kohë kur ata që mbështesin Millosheviqin marrin çmimin Nobel dhe mohimi i masakrave dhe akteve gjenocidale të kryera nga Serbia konsiderohen si normalitet, ne duhet të flasim dhe të rikujtojmë botën për atë që ndodhi në Kosovë”, ka thënë Zyberaj.

Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit

Një protestë në Kosovë kundër ndarjes së Çmimit Nobel, për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm.

Kështu thotë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili thotë se shkaku i mospjesëmarrjes së Kosovës është ndarja e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hanke.

Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se ai kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.

SHBA: Retorika nxitëse dhe revizionimi i historisë së Kosovës – të papranueshme

Ambasada amerikane në Prishtinë tha të shtunën se retorika nxitëse dhe përpjekja për ndryshimin e historisë janë të papranueshme. Këto komente pasuan reagimet që nxiti presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili edhe të shtunën përsëriti qëndrimet e tij se masakra e Reçakut në Kosovë është e fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Dy ditë më parë ai nxiti shumë reagime kur e cilësoi masakrën “të fabrikuar nga një mashtrues, siç është William Walker”.

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit Reçak, në komunën e Shtimjes, në jug të Prishtinës. Ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre. Të nesërmen, ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat dhe e quajti aktin një masakër dhe krim kundër njerëzimit, të kryer nga forcat serbe.

Më 5 dhjetor një gjykatë në Prishtinë e dënoi me dy vjet heqje lirie një ish ministër serb të qeverisë së Kosovës për shkak të mohimit të kësaj masakre dhe ky vendim riktheu rrëfimin serb për të, gjë që nxiti reagime në shkallë të gjerë.

Të shtunën ambasada amerikane tha në një deklaratë se “retorika nxitëse dhe revizionizmi i historisë që kemi parë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Gjithashtu, duhet kujdes në përndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo në komunitet. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe ri përqendrimi i energjive të tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre”.

Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian tha se “nuk ka vend për të mohuar apo relativizuar ngjarjet në Reçak të Kosovës. Vlerësimi i ndershëm i së kaluarës është i nevojshëm për shkak të respektit ndaj viktimave. Rajoni ka nevojë për pajtim, qëndrueshmëri dhe normalizim të marrëdhënieve”, shkroi ajo.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi se paqja për brezat e ardhshëm në Ballkan mund të arrihet vetëm kur turpi dhe vetëm turpi do të përshkojë diskutimet për trashëgiminë e Sllobodan Millosheviçit.

Ai u bëri jehonë deklaratave të kancelares Merkel gjatë një vizite në Auschwitz ku ajo u shpreh e “turpëruar me krimet e gjermanëve”.

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për brezat e ardhshëm në Ballkan vetëm atëherë kur diskutimet për trashëgiminë e Millosheviçit do të përshkohen nga turpi dhe asgjë tjetër veç turpit”, shkroi presidenti Thaçi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se “ai (Vuçiç) refuzon ta quajë atë që ka ndodhur në Srebrenicë – gjenocid. Tani mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të ecë drejt së ardhmes paqësore pa i pranuar krimet e së kaluarës. Por, gjenocidi, varrezat masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë. Është koha që Vuçiçi të përballet me këtë”, shkroi ai.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, shkroi se “Goebbelsi i propagandës së Millosheviçit tash është shndërruar në kampion të mohimit të krimeve të luftës. Skandaloze. Përfaqësuesit ndërkombëtar do të duhej të dënonin aktet e tilla me të cilat shtrembërohet e vërteta, fyhen viktimat dhe përpjekjet për ripajtim”.

Zëdhënësi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të presidencës shkroi se “ish-zëdhënësit e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!”, shkroi mes tjerash zëdhënësi Tedi Blushi.

Gjatë luftës në Kosovë, ai kishte shërbyer si ministër për informim në qeverinë e ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Një avokat në Prishtinë, ngriti kallëzim penal ndaj presidentit serb “për nxitje të urrejtës, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Masakra e Reçakut në vitin 1999 shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe një muaj më vonë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Në mars të atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk u nënshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatën 78ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave./ZiA

KDI: Qeveria e re e Kosovës të krijojë konsensus të brendshëm për bisedimet me Serbinë

Instituti Demokratik i Kosovës, bëri thirrje të premten, që të arrihet një konsensus i brendshëm politik për bisedimet me Serbinë, si një nga proceset më të rëndësishme me të cilat do të përballet vendi.

Këto thirrje u bënë gjatë prezantimit të një analize me titull, “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi”.

Violeta Haxholli nga ky institut tha se vazhdimi i mundshëm i dialogut Kosovë-Serbi nuk duhet të gjejë Kosovën pa pajtim të brendshëm politik dhe sipas saj, kjo çështje nuk duhet të jetë shkas përçarjesh në mes të partive politike.

“Barra e përgjegjësisë për të bërë përpjekje për të arritur konsensusin politik bie mbi qeverinë e re, konkretisht mbi kryeministrin e ri të vendit, meqenëse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj për delegacionin shtetëror ka sqaruar edhe njëherë dispozitat kushtetuese të cilat përcaktojnë se udhëheqës kryesor i dialogut është qeveria e vendit përkatësisht kryeministri i vendit, prandaj edhe ai duhet të jetë bartës i iniciativave për konsensus”, tha zonja Haxholli.

Ndërsa, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se partitë politike që pritet të dalin në opozitë duhet të jenë të përfshira në procesin e dialogut.

“Ne i kërkojmë qeverisë së re, të intensifikoj përpjekjet për një konsensus, këto konsultime duhet të jenë në bazën e mirëbesimit. Një kërkesë tjetër është që subjektet opozitare duhet të tregojnë konstruktivitet”, tha zonja Krasniqi.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbeten të pezulluara që nga nëntori i vitit të kaluar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.

Serbia kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, pezullimi i të cilave i është kërkuar Prishtinës edhe nga aleatët euro-perëndimor të saj.

Por, një anketë e këtij instituti vë në pah se tarifa mbështetet nga një shumicë e qytetarëve të Kosovës.

“59 për qind e qytetarëve preferojnë që taksa 100 për qind të mbetet në fuqi për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë”, thuhet në anketën me titull “Këndvështrimi i qytetarëve për temat potenciale të marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”.

Anketa nxjerrë në pah edhe temat të cilat sipas qytetarëve duhet të prekën në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë. “Disa nga elementet më të rëndësishme që sipas tyre duhet të përfshijë marrëveshja Kosovë – Serbi janë të pagjeturit (71 për qind), dënimet për krime të luftës (60 për qind), dëmshpërblimet e luftës (59 për qind) dhe kërkim falja (56 për qind) ndërsa 38 për qind thonë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë çështja kryesore”, thuhet mes tjerash në raport.

Çështja e tarifës ishte edhe pjesë e debateve gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit. Dy partitë që dolën të parat, lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që po diskutojnë edhe mundësinë për formuar qeverinë e re, kanë shprehur synimin që të zëvendësojnë tarifat me masën e reciprocitetit të plotë me Serbinë. zëri i amerikës

LDK ultimatum Vetëvendosjes: Kjo është oferta e fundit!

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të bien dakord për pazaret politike dhe ndarjen e ministrive e pozitës së Presidentit, andaj këto probleme kanë çuar në një bllokadë të bisedimeve mes tyre.

Një nga ofertat më të fundit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për partinë e Albin Kurtit është ndërrim pozicionesh, pra nëse VV’së i duket shumë kërkesa nga Isa Mustafa, ata rekomandojnë që të ndërrohen.

Këtë po e thotë anëtari i LDK’së, Avdullah Hoti, ku ka deklaruar se posti i presidentit është pjesë e marrëveshjes, duke shtuar se ka qenë në pjesën e ndarjes së përgjegjësive dhe iu është lënë liderëve që ta diskutojnë.

Hoti thotë se një çështje e tillë nuk është diskutuar në grupet punuese por ka hyrë në pjesën e marrëveshjes.

“Te pjesa e ndarjes së përgjegjësive ka qenë e liderëve politik. Ende jemi brenda afatit kushtetues, presidenti ende nuk e ka ftuar seancën dhe jemi ende në kohë. Edhe pse duhet të ketë një besim më reciprok në mes të partnerëve dhe kujdes më të madh sepse kur qeverisim së bashku ne do të ballafaqohemi me situata të ndryshme”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se nëse Vetëvendosjes i duket që ata po kërkojnë shumë atëherë mund të ndërrohen me LDK-në, në mënyrë që ata ta marrin pozitën e presidentit, kryeparlamentarit dhe pesë ministri, ndërkaq LDK të marrë kryeministrin dhe pesë ministri.

Hoti tutje nuk ka dashur të komentojë nëse pozita e presidentit është pika e ndarjes me Vetëvendosjen por shton se duan përgjegjësi të barabarta.

“Kryeministri është pozita kryesore në vend për nga fuqia ekzekutive. Është praktikë tash e 20 vjet në Kosovë që njëri e ka kryeministrin e tjetri e ka presidentin. Besoj që kjo është një marrëveshje fer. Njëri nga nënkryetarët tanë para disa ditëve tha se nëse besojnë që ka më shumë përgjegjësi njëra munden të ndërrohen”, ka thënë Hoti.

…A po vjen me dek me mue… Fetahu – Lushaj -Leter kembim-

Shenim: Si pergjigje per dhjetra telefonata e mesazhe nga atdheu po-qe-po por edhe nga shume vende te botes, po publikoj kete leterkembim te sotem me mikun e bashkpunetorin e nderuar te revistes sone Adil Fetahun, nga Prishtina-

Mirembrema e pershendetje, mik i nderuar Zeqir Lushaj,

Si jeni te gjithe Familja, a keni pasur ndonje shqetesim familjar nga termetet qe po ndodhin papra keto dite?

Duke ditur se shtepia juaj eshte e re, dhe besoj e ndertuar mire, shpresoj te mos kete pasur as te mos kete kurrefar demtimi.

Edhepse te gjitha ato viktima jane vellezer tane, a mos ka ne mesin e tyre ndonje i afert nga familja e gjere,apo nga miqte tuaj te shumte qe keni gjithandej Shqiperise (edhe ma gjere)?

Te gjithe jemi bere sy e vesh,duke shikuar e degjuar lajme te trishtueshme nga Durresi.

Shpresoj te kete kaluar rreziku i ndonje termeti tjeter me aso force shkaterruese, se per lekundje ma te vogla, ato nuk do te qetesohen edhe sa kohe. Une e mbaj mend, ne vitin 1979 ishte nje termet i forte ne Budva (Mali Zi). Gadi pas dy muajve kam shkuar me femijet ne pushime ne Beciq (afer Budves), dhe nga disa here ne dite ngjanin lekundje te tokes, sa qe llusterat  e dritave te restorantit cakerroheshin midis tyre, por njerezit ishin mesuar ashtu dhe askush nuk ikte jashte objektit. Me kete dua te them, se derisa te qetesohet vendosja e pllakave tektonike do te kete lekundje, por te shpesojme te mos jene me rrezik.

Uroj te mos keni asnje shqetesim tjeter ne te ardhmen.

Te fala te perzemerta nga une e Hava dhe gjithe familja ime, per Ju, zonjen Sabrie dhe gjithe Familjen tuaj.

Adili

———————

Shume flm per interesimin zotri e mik i nderuar Adil.

Sa shkruani ju jane te gjitha fjale te verteta por fale zotit ne familjen time e rrethin e afert familjar nuk kemi patur ndonje pasoje te dukshme nga kjo seri termetesh qe vazhdojne ende. Solidaritetin e ka ndier krejt atdheu ne kete fatkeqesi te madhe por edhe njehere vertetohet fjala e vjeter e popullit, fjale me rrenje te thella e me mesazh edhe me te thelle. “Ra ky mort e´u pame!´`

Shoket, komshijte, miqet e afert e te larget te japin gajret, force e qendrese per te fituar mbi dhimbjet, mbi fatkeqsite.

Ne shqiptaret, ketej e matan Drinit jemi vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe dhe nuk ka se si te sillemi ndryshe, por kjo fatkeqesi na i shtoi rradhet e vellezerve te miqeve e te dashamiresve ne te gjithe globin.

…Keto dite, me shume se kurr mu kujtuen shpesh dy vargje te kenges se Dervish Shaqes per Aksionin e Gjakoves te vitit 1879, kur Begi i Gjakoves i drejtohet babait te Bajram Currit, Shaqir Currit . ´`…Azgan t´madh ty t´`kan kallxue/, A po vjen me dek me mue…´`… Dhe pergjigjja sic ti e din mire edhe si historian ishte: ´´PO´´!

Keto fatkeqesi si jona kesisoj, jane prova historike dhe historia as se si nuk mund ti harroje. Kapercimi eshte krenari e perbashket.

Kete bashkvuajte me ne, kete  ndihme te pashoqe, kete solidaritet ua kthefshim te gjitheve ne gezime.

Te fala krejt familjes suaj, te fala krejt Prishtines sone te dashur, te fala krejt vellezerve e motrave te Shqiperise se Matan-Drinit.

Me respekt, Familja LUSHAJ, ne Shengjin, ne Tirane, ne Tropoje e kudo neper Diaspore.

Gjithmone qofshim me njeri-tjetrin e Zoti qofte me ne.

——————–

-Nga Shengjini, 28 Nentor 2019-

Në 90-vjetorin e vrasjes – U ORGANIZUA SESION SHKENCOR NË NDERIM TË ATË SHTJEFËN GJEÇOVIT (1874-1929)

Enver Sulaj

 Zym-Prizren, 1 dhjetor

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” (Prishtinë) dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” (Zym) kanë organizuar dje sesionin e veçantë shkencor “Atë Shtjefën Gjeçovi 1874-1929”, në 90-vjetorin e vrasjes të këtij atdhetari, kleriku e krijuesi shumëdiemensional. Sesioni u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Drejtuesi i Shoqatës “Trojet e Arbrit, Nue Oroshi, shplaosi një kronologji të veprimatrive të kësaj Shoqate, ndërsa Frrok Kristaj, foli për veprimtaritë zhvilluara rreth figurës së Gjeçovit në Zym. Një fjalë përshëndetëse e mbajti Gjet Ndoj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit të kulturës në Ministrinë e Kulturës (Shqipëri). Në këtë sesion morën pjesë studiues nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora. Kumtesat e tyre i lexuan prof. dr. Anton Nikë Berisha, prof. dr. Zeqir Kadriu, Xhemal Meçi, msc. Ermonda Foniqi, Leonora Berisha, dr. Rovena Vata, Enver Sulaj, dr. sc. Besim Muhadri, mr. sc. Rezehana Hysa, Murat Ajvazi, Frrok Kristaj, mr. sc. Nue Oroshi, dr. sc. Besim Morina, dr. sc. Nexhat Çoçaj, dr. Zog Çoçaj, dr. sc. Nikollë Loka, Mark Palnikaj, Mikel Gojani, Pal Canaj etj. Në vazhdim u përuruan dy vepra për Atë Shtjefën Gjeçovin: “Aliajt e Kryeziut (Pukë), paraardhës të Gjeçovit”, shkruar nga Tonin Alija, për të cilën vepër ligjëroi Alfred Uka dhe “Të pathënat për Gjeçovin”, ku ligjëruese ishte dr. Rovena Vata. Në hapësirat ku u mbajt kjo veprimtari shkencore qëndroi e hapur edhe ekspozita e Frrok Kristajt “Gjeçovi në fotografi”, e cila do t’i dhurohet Shtëpisë së Gjeçovit në Zym. Poashtu, u përkujtuan dy personaliete shkencore që u danë prej nesh (në kohën midis dy sesioneve, mr.sc.Mehmet Gjoshi dhe dr. Riza Sadiku, kurse mbi varrin e Gjeçovit u vendosën lule dhe u bënë nderime.

Përpjekjet dhe planet dashakeqe kundër tragjedisë Shqiptare! – Nga Skënder Jashari*

Ngushëllimet me fjalë s’mjaftojnë për viktimat, po ashtu për të lënduarit dhe për viktimat që pronat e tyre u dëmtuan  nga tërmetet. Sensibilizimi i Shqipëtarëve kudo në botë, është  shenja më motivuese që do ia dalim mbarë edhe në këtë tragjedi.  Me tragjedi  jemi mësuar,  jo pak herë pjesë  të fajit kemi patur edhe ne. Fatkeqësisht  edhe në këtë  rast u  nevoit kjo tragjedi, që  institucionet  gjegjëse të  ndërmarrin veprime  në  ligjzbatim, ndaj  ndërtuesëve që pakritere apo duke i shkelur kriteret kanë  kryer ndërtime. Jo vetëm Republika e Shqipërisë, por veçmas edhe  Republika e Kosovës, duhet  të ndërmarr masat e njejta në  vlerësimin e  objekteve   të ndërtuara.

Fatmirësisht edhe  miqët tonë, na  njohin  Shqipëtarët, siç thotë edhe Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës italiane, në shprehjen  e solidaritetit theksonte: “Tërmeti në Shqipëri: Një proverb në vend thotë: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Që do të thotë: Mund ta rrëzosh një shqipëtar aq sa mund të rrëzosh një mal”.

Mos të presim mëshirë nga ata që  u përpjekën  për t’na zhdukur gjatë kohërave të ndryshme  të okupimit të Atdheut tonë. Ata edhe në këtë  tragjedi,  duket qartë  se janë  duke  përdorur situatën  për  interesa të tyre politike. Tragjedia e Luftës së Kosovës, ka sjellur shumë mësime për  institucionet  kompetente,  edhe  pse paraprakisht  shumë   nga ne  kishim reaguar në rrethet tona, që “ndihmat humanitare” nga vendet islamike dhe sidomos nga organizatat  gjoja  humanitare islamike, në shumicën e  rasteve  janë  instrumentalizuar. Instrumentalizimi i tillë  është bërë  tejet i dallueshëm  nga  ndihmat humanitare  që vinin nga  vendet  e Europës, Amerikës etj. Rasti i tragjedisë së Kosovës në vitet 1998  deri  në nëntor 2015, është treguesi më i mirë sesi  organizatat  islamike  keqpërdorën  misionin gjoja  humanitarë të tyre.

Aktivitetet e organizatave të dyshimta islamike madje edhe të tilla të lidhura me  terrorizmin ndërkombëtar islamik, që operuan  në Republikë të Kosovës që nga  pas  lufta e  vitit 1999, rezultoi vetëm   pas detyrimit ndërkombëtar që të luftoheshin.  Përndryshe  shumë zyrtarë  të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë së Kosovës, flirtonin, korruptoheshin dhe bashkëpunonin  me individë të këtyre  organizatave gjoja humanitare islamike.

Në nëntor 2015, u mbyllën 16 OJQ, pas arrestimit të  40  prej 57 të  dyshuarëve, mes tyre edhe dhjetëra  hoxhallarë vehabi më të njohur të Kosovës. Përfundimi i gjykimeve ndaj  të dyshuarëve  për terrorizëm islamik, është kritikuar si  nga ne Shqipëtarët, ashtu edhe nga  SHBA dhe aleatët tonë Europian, duke filluar nga  hetime joadekuate, gjykim jomeritor( falje dhe amnestim të tyre) si dhe ekzekutim të sanksioneve penale joadekuat. Si rezultat kemi riarrestimin e disa të njejtëve, mes tyre edhe  një nga  hoxhallarët e tillë vehabi. Fatmirësisht ende  nuk kemi patur ndonjë  recidivist, siç ishte  rasti i terroristit islamik  Usman Khan në  urën e  Londrës.

Derisa  si Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë plotësisht të pambrojtura  ndaj  ndikimit turk dhe mundësisë  që organizata  joqeveritare( të lidhura me qeverinë  turke), të  keqpërdorin  situatën. Kemi pa raste  eklatante  siç ishte “ rasti i memorialit turk në Tiranë” dhe “rasti i 6 turqëve  të ekstraduar për në Turqi nga Kosova”, po ashtu tërheqjen e  vërejtjes  nga SHBA, Gjermania e vende tjera, që vendet tona të kenë kujdes nga  ndikimi turk-vërejtje të tillë kemi bërë edhe shqipëtarët  nacionalist. Mirëpo, shohim që  shtetet tona, ende  nuk asnjë kujdes, nga  ndikimi turk, krahasuar p.sh: Austria, Gjermania etj që  nga viti 2014 e këndej, kanë patur kujdes të shtuar nga  ndikimi turk përmes  xhamive turke.  Në Austri  në qershor 2018,  kryeministri i saj  njoftonte që nga 260  imamët në  vendin e  tij,  60 prej tyre  duhet të largohen  nga  vendi dhe të mbyllen  7 xhami turke, xhami këto të lidhura me  “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB). Ndërsa në Republikë të Kosovës, Shqipërisë, e më gjerë, identifikohet organizata  turke TIKA, por cila njejtësisht me ATIB, propagandojnë islamizmin turk, turqizmin të kamufluar pas humanizmit.

Përfshirja  gjoja  në  ndihmë  e  forcave “shpëtuese” serbe; dhe  më shqetësuese përfshirja  edhe në ditët në vazhdim të organizatave   kryesisht nga bota  islame,  duket qartazi tendencat dhe prirjet për të  operuar për qëllime ogurzeza.

Forcat serbe gjoja të “shpëtimit” në asnjë rast s’do duhej të lejoheshin të përfshiheshin  në asnjë  formë në asnjë operacion në tokat  Shqipëtare,  derisa orientimi i tyre gjeostrategjik është   kah Rusia dhe derisa  nuk  arrihet  marrëveshje  përfundimtare Shqipëtaro-serbe( zgjidhje  të  problemit  të Luginës së Preshevës;  të Sanxhakut të Tregut të ri; të  Muhaxherëve të Sanxhakut të Nishit  dhe reparacionet  e luftërve). Shqetësimi forcohet edhe më shumë  kur shohim që njerëz të  cilët  njihen  si bashkëpunëtorë, agjent dhe të  lidhur me Serbinë,  sidomos nga Lugina e Preshevës, janë  angazhuar  me keqbesim, në rastin  e kësaj  tragjedie.

Në disa xhami në Luginë të Preshevës, në pjesën   Shqipëtare  të Maqedonisë së Veriut dhe disa radikalist në  Republikën  e Kosovës,  kanë  shprehur kryesisht në  ambientet e xhamive a ambiente private, tendenca, prirje, qëllime dhe organizime për të ndërmarr fushata islamizuese për Shqipërinë. Janë të numërt hoxhallarët kryesisht salafist-vehabist, të cilët vazhdimisht kanë  interpretuar që :” tërmetet janë  shenja  apokaliptike dhe se Allahu i ka urdhëruar që t’i thërrasin  njerëzit e vendeve të goditura nga tërmeti, që të  bëhen  skllav-robë të Allahut, sepse   Allahu  tërmetin ia dërgon si  tërheqje  e vërejtjes  a si ndëshkim-dënim, për  shkak të  mëkateve të tyre”! Madje  shkojnë  deri aty  sa  theksojnë që  “shkaku i mëkateve të njeriut, ndodhin tërmetet, e dënimi i Allahut  merr edhe  besimtarët edhe mëkatarët”. Tashmë  disa të tillë  shihet që   janë  angazhuar në shfrytëzimin e kësaj situate të tragjike.  Hoxhallarë vehabi  dhe disa gjoja  artist të Luginës së Preshevës etj, të prirur gjoja vetëm nga  humanizmi, të frymëzuar edhe nga islamizmi vehabi, nëse  gjurmohen sado pak, shihet implikimi i Serbisë, Turqisë dhe të tjerëve  që u intereson implementimi i islamit radikal( vehabi) edhe në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç Serbia i ndihmoi, lehtësoi, lejoi dhe nxiti të vehabizohen Shqipëtarët e Luginës së Preshevës. Lehtësisht mund të gjendet informata e  tillë,  edhe tek disa të rinjë të vehabizuar në Luginë të Preshevës, e më gjerë.

Disa hoxhallarë vehabi në Luginë të Preshevës, Maqedoni të Veriut por edhe në Kosovë, disa “artist”( një nga Lugina e Preshevës) dhe 2 nga Maqedonia e Veriut dhe disa nga Kosova( të njohur me bindje  vehabiste),  kanë  filluar fushata humanitare, mbrapa të cilave fshehet  qëllimi  i politiko-fetar( indoktrinimin vehabist të viktimave të tragjedisë në Shqipëri). Këta  kryesisht kërkojnë  fonde, ndihma nga   qyetatarët dhe besimtarët, por të cilat pastaj këta i menaxhojnë duke  i përdorur për arritjen e qëllimeve  politiko-fetare që kanë.

Nga tragjeditë e kaluara mund të mësojmë edhe mënyrat sesi ta kalojmë edhe këtë tragjedi të Kombit tonë:

  1. Menaxhim transparent nga institucionet tona  kompetente  të Republikës së Shqipërisë dhe procedimi penal:
    1. Të fondeve të ardhura nga vendet, organizata dhe individët që mund t’i keqpërdorin,për çfarëdo qëllimi politik, fetar a të tjerë;
    2. Largimi dhe ndalimi i çdo ngjyrimi politik, fetar, ideologjik a të ngjajshëm dhe procedim penal ndaj të tillëve.

Organizatat politike, partitë politike, politikanët, artistët, prijësit fetar, bashkësitë  fetare, organizatat humanitare vendore të vendeve  tona,  të kontribojnë që të bëjnë  thirrje  për  të mbledhur fonde, ndihma materiale a financiare nga populli yn kudo, por të cilat  pastaj t’ia dorëzojnë  Institucioneve kompetente të Republikës së Shqipërisë, që  menaxhojnë  situatën  dhe reparojnë dëmet e  kësaj tragjedie. Veçmas me  vigjilencë të shtuar ndaj  disa “artistëve” politikanëve turko-islamofil dhe disa hoxhallarëve të cilët në forma  të ndryshme janë  dyshuar, akuzuar apo së paku në opinionin botorë dyshohen për lidhje me qarqe jomiqësore ndaj vendit tonë.

  1. Fillimin e procedurave penale, administrative dhe civile për gjitha :
    1. Hetimin dhe gjykimin meritorë të personave përgjegjës të të gjitha  ndërtimeve dhe zyrtarëve që kanë lejuar  ndërtimet e tilla;
    2. Dëmshpërblimin për viktimat nga ndërtuesit e ndërtesave  të tilla, që kanë  shkelur ligjet e ndërtimit; Patjetër dëmshpërblim edhe për traumat psikologjike, trupore të viktimave  në ndërtesat  që janë  ndërtuar  në shkelje të ligjeve të ndërtimit;
    3. Zbatimin e ligjeve të ndërtimeve për gjitha objektet, private a kolektive të banimit, qoftë në Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe në Republikën e Kosovës, mos të presim tragjeditë  të  detyrojnë  zbatimin e

Shpresojmë dhe urojmë që  ky rast i tragjedisë të jenë i fundit, të përfundojë duke kompensu çdo  humbje( pos jetëve të humbura).

Duke kërkuar që Institucionet kompetente të vendeve tona( veçmas  Republika  e Shqipërisë), të menaxhojnë  këtë  situatë dhe mos të  lejojnë që  ata  që kanë  qëllime  jo të mira  ndaj nesh, t’i përfitojnë nga kjo situatë.

 

Më:01.12.2019

*Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.