Presidenti francez tha se 19 shtetet anëtare të erozonës zgjodhën bashkimin monetar, sepse ishte në interesin e tyre dhe asnjë prej tyre “nuk e merr dot përgjegjësinë për të dalë që andej”.

Anëtarët e eurozonës aktualisht janë të bashkuar në një trupë jozyrtare të quajtur Eurogroup, ku bëjnë pjesë ministrat e Financave të këtyre vendeve, kryesuar nga hollandezi Jeroen Dijsselbloem.”Ne nuk na kërcënon një tepri e Evropës, por një pamjaftueshmëri e saj,” shkroi Hollande në një opinion editoria të javores Journal du Dimanche.

Hollande tha se Evropa i ka lënë institucionet e saj të dobësohen dhe prani se 28 anëtarët e BE-së po “përpiqen të gjejnë terren të përbashkët që të shkojnë përpara. Parlamentet janë tepër larg vendimmarrjeve. Dhe njerëzit ia kanë kthyer shpinën, ngaqë janë harruar kaq shumë.”

Presidenti francez tha se kjo i frymezon lëvizjet populiste, ngaqë ata duan që të rikthehen ndarjet, muret dhe gardhet. reuters