VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Françesk Radi dhe koncert – show në qytetin Stalin( Kuçova e sotme), në Nëntor të 1988 – ës

By | May 14, 2021
blank

Komentet

blank

FRAN GJOKA – NJË FIGURË ESENCIALE NË MËSUESI DHE GAZETARI – Profil nga PASHK ALIA

Të shkruash për Fran Gjokën është gjëja më hyjnore që mund të bëjnë shokët, miqtë dhe kolegët e tij, në veçanti nga ata që për një jetë të tërë u skalitën para lexuesit nga pena dhe mendja e tij. Pra, është një obligim për secilin. Nëse do të bëhëj kjo gjë, nismëtarët do t’i përshëndesja dhe më e pakta që duhet të bëjmë është t’u jemi mirënjohës atyre që sakrifikojnë për komunitetin dhe shoqërinë tej punës profesionale, për të cilën ata paguhen. Është momenti të flasim për figurën e mësuesit dhe publiçistit, Fran Gjoka, një moment sa i vështirë, aq edhe i lehtë. Është e vështirë të flasësh për Franin, sepse për nga intelekti, sjellja, dijet, kontributet, mirësitë dhe miqësitë, për zemrën dhe dashamirësitë që ka treguar për këdo, ai  ka në eruditin e tij një histori të tërë profesionale të përcjelljes së dijes tek brezat, por edhe një gamë të madhe shkrimesh publicistike, të cilat e bëjnë atë një intelektual me vlera. Në anën tjetër e kemi edhe të lehtë të shprehemi, sepse vetë Frani, me rolin, kontributin, elokuencen, sjelljen dhe erudicionin e tij na ka shtruar vetë udhën për t’u bërë i njohur dhe e kemi të lehtë këtë gjë. Sot kam shumë dëshirë që me shkrimin tim t’i kënaq të gjithë, duke shprehur mendimin tim, mund të them se jeta dhe emri i Fran Gjokës s’mund të jetë tjetër veçse një udhërrëfyes që na ndihmon ne dhe brezat që do të vijnë dhe do t’i frymëzojë ata për të ndjekur rrugën e tij, një rrugë plot dije dhe kontribute në edukim dhe mësimdhënie me suksese e për të cilën nga kolegë dhe komuniteti, nga nxënësit e tij dhe prindërit mori plot uratë dhe mirënjohje pa fund. Fran Gjoka, bir dhe pasardhës i një famije malësore, familje e mirë, është nga ata bij, vëlla e prind shembullor, student i shkëlqyer, bashkëqytetar model, mësimdhënës dhe edukator me nivel, harmonik, kolegë të dashur dhe epror i aftë, bashkëpunues, integrues, këshillues, gojtar i ëmbël dhe orator me sqimë, përfshirës në jetën komunitare dhe në punë vullnetare, krijues dhe editorialist, kërkues dhe i gjendur, dashamirës dhe bujar, metodist dhe përçues i dijes tek të tjerët, altruist, njeri i mirësive dhe përbashkimit, i guximshëm, oponent dhe publiçist. -Frani është një përfaqësues i denjë i komunitetit malësor, më tej një model mes armatës së dijes në sektorin e arsimit dhe jo vetëm çfarë e gjitha tregon se ai nuk erdhi nga hiçi, por se vjen nga një  familje e lartë dhe nuk mund asesi të vinte më me pak vlera se sa është.

blank

FRAN GJOKA

Fran Gjoka e ka gdhendur vetë emrin e tij dhe me plot të drejtë mund të  portretizohet si pjesë e krenarisë intelektuale lezhiane. E gjithë jeta e tij, qysh prej fëmijë, nxenës, student, specialist, kuadër i sistemit arsimor me gene shkencëtari, ka përbërë një krenari të familjes, miqësisë, shoqërisë dhe shkencës. E gjitha nuk është gjë tjetër veçse një jetë krenare. Krenaria e tij vjen nga gjurmët që la pas dhe nga kontributi si një veprimtar konseguent shoqëror. Ai, duke qenë model në familje, kjo shndrinë pozitivitet edhe në shoqëri. Frani, një mësues dhe gazetar shembullor, i etur për dije dhe kulturë, qysh në shkollë të lartë arriti të marrë dije të shëndosha, por më shumë përvetësoi metoda se si shkohet tek dija, se si përcillen dijet tek të tjerët, se si përdoret dija dhe e gjithë jeta e tij ishte rrugëtim drejt dijeve. Ai është në pension pleqërie dhe ende gërmon në dije të reja, çfarë ja rrisin bagazhin e tij dhe bëhen stimul për t’i refelektuar ato në shkrimet periodike të shtypit shqiptar. Me të mbaruar shkollimin e lartë, Frani dha një  kontributi të evidentuar në dhjetra shkolla të fshatrave të Rrethit Lezhë dhe si kuadër i Drejtorisë Rajonale Arsimore për shumë vite. Ai e shkroi vetë portretin e tij prej specialisti në mësuesi, ku një jetë të tërë ja kushtoi edukimit dhe mësimdhënies, në shumë shkolla të rrethit Lezhë. Kur mbaroi shkollimin dhe erdhi puna për të filluar punë, ai nuk u zvarrit në dyert e pushtetit për të gjetur ndonjë mik a shok, në menyrë që të fillonte punë në shkollën pranë shtëpisë, por shkoi aty ku ishte më e nevojshme, duke kaluar në një zinxhir shkollash derisa i erdhi mundësia të vinte në shkollën e fshatit të tij, në Ishull Lezhë, çfarë e gjitha tregon për një njeri të formuar dhe të ndershëm, formim që nuk ja lejonte atij të gjente rrugë të lehta për të çarë në jetë. Në 40 vjet jetë prej mësonjësi dhe edukatori, nxori nga kontributi i tij njerëz të formuar dhe të zotë për të ecur të sigurtë në jetë. Ai nuk e ndau jetën e tij vetëm në fushën e dhënjes së dijes si mësues, por edhe shumë fusha të tjera, si ato të gazetarisë, pushtetit vendor, krijimtarisë etj.

Që në moshën 20 vjeçare u përfshi në punët e pushtetit vendor. Një veprimtari kjo shoqërore, e papaguar, sepse e dinte fare mirë se kjo do t’i jepte lidhje organike me fshatin dhe me komunitetin e që do ta formonin edhe si pushtetar, porse ai lidhje të tilla i shfrytëzoi edhe në funksion të mbarëvajtjes së shkollës, sepse në këtë mënyrë mblidhte rreth vetes shumë faktorë që ja mundësonin këtë gjë. Kjo përfshirje u bë për Franin shkollë e vlefshme e përgatitjes së kuadrove. Kuadrot më të mëdhenj kanë dalë nga shquarja si veprimtarë shoqëror, vullnetarë dhe në punë të papaguara. E tillë ishte dhe ende është e tërë jeta e Franit. Në tërë jetën e tij, ai diti të bëjë punë, por edhe të ruajë ekuilibre me shokë, kolegë, me komunitetin dhe thuajse gjithkënd. Jo më kot Frani, për shumë vite, u përzgjodh të punonte në Drejtorinë Rajonale Arsimore Lezhë, por sepse një institucion i tillë kishte nevojë për Franin, për bagazhin dhe përvojën mbi 40 vjeçare, të cilat u shfaqën nga ai me nivel, kompetencë dhe përkushtim. Të jeshë specialist i mirë në arsim, metodist, drejtues dhe të bësh jetë si gazetar, publicist dhe të mos lodhesh kurrë së bëri detyra shoqërore, të papaguara, kjo është e gjitha, është jeta dhe veprimtaria e Fran Gjokës. Kjo nuk ishte e lehtë, por një ndërmarrje e vështirë. Por i zoti është ai që bën gjëra të vështira dhe këto i bëri dhe i bën Fran Gjoka. E gjitha kjo bëri që Frani, të shikohej me admirim nga kolektivat e mësuesve dhe i krijoi atij shansin për të patur edhe miqësi ngado anë e kend jo vetëm  në Lezhë, por kudo në atdheun tonë. Roli dhe pesha e tij është ndierë edhe në organet e shtypit dhe sidomos në atë të gazetës “Mësuesi”, ku për shumë dekada, ai radhiti mbi 2000 shkrime nga mendja dhe dora e tij, aq sa shokë dhe miq të gazetës e kanë portretizuar Franin si “Frani ynë, Frani i gazetës Mësuesi”.  Shkrimet e Franit në organet e shtypit, si gazeta Mësuesi, Republika, Nacional, Telegraf, Zëri, Koha Jonë, Tirana Observer, Lissalba dhe shumë revista vendase dhe të hapsirës etnike shqiptare, i bëjnë jehonë eksperiencës së përparuar në arsim, lartësimit të figurës së mësuesit dhe rolit të tij, dhënies së eksperiencës pedagogjike më të përparuar, oponencës ndaj shumë gjërave që nuk shkojnë mirë në sistem dhe ato kanë shërbyer në përmirësimin e metodave të mësimdhënies, evidentimin e përvojës së përparuar dhe përhapjes së saj. Frani shkruan dhe boton ritmikisht në një prej gazetave më prestigjoze të vendit si “Nacional”, gazetë tashmë e njohur jo vetem në Shqipëri, por dhe në hapësirat mbarëkombëtare.

Është e gjitha kjo një punë me pasion dhe që nuk mund ta bëjnë shumë veta, por e bën Fran Gjoka, e bën Frani ynë, Frani i Lezhës. Dhe duhet t’i jemi mirënjohës, sepse kjo përben sot një filiz të veçantë, një lloj specje thuajse në zhdukje. E pra, e gjithë kjo punë e gjithanshme, e bën Franin një njeri shumë të thjeshtë, sepse atij i flet puna dhe tek ky do të gjente pasqyrim më së miri portretizimi apo postulati popullor “se kalliri plot e mban kokën ulur”. Kur vjen puna për të proklamuar punën  e tij, Frani është krejt modest, sepse ai flet dhe portretizon më shumë punën e të tjerë ve, çka e bën atë një bujar  të madh në ketë fushë. Ai gjithnjë vlerëson figura të tilla lezhiane, si: Ndoc Gjetjen, të cilin e rendit në vend të parë, por edhe të tjerë, si:  Preç Zogaj, Rudolf Marku, Lesi, Frangaj, Agim Isaku, Ndue Dragusha, Remzi Lani, Shpresa Rama, Kujtim Dashi, Pashk Përvathi, Ymer Metalijaj etj. E gjitha kjo e bën atë një profesionist dhe njeri fisnik, si një promovues, përçues apo thënë thjeshtë një shpërndarës i meritës dhe  vlerësimeve për të tjerët. Nëse nga njëra anë Frani për vete është bujar, duhet thënë se edhe për Fran Gjokën janë thënë fjalë të mira, janë bërë lavde të merituara, janë bërë pamflete, skica e portrete, aq sa  secili prej nesh do të ndiehej krenar nëse për ne do të flisnin dhe shkruanin emra të tillë, si:  Viron Kona, Musa Kraja, Mark Vuji, Gjovalin Shkurtaj, Mark Tirta, Murat Gecaj, Skender Hasko, Sejdo Harka, Qazim Dushku, Viron Kona, Anton Antoni, Ndue Dragusha, Ilir Kanini, Ded Rrahmani, Ibrhahim Hajdermataj, Vjosa Spasho,Nuri Dragoi, Sabri Laçi, Bardhyl Xhama, Gezim Tushi, Ndue Deda, Kastriot Kodheli,dok.Zef Zefaj, Kadri Tarelli, Hazir Mehmeti-Vjenë, Irfan Rama, Hektor Veshi, Vlash Prendi, Agim Çoku, Bashkim Shalesi etj. Gjithë veprimtaria e tij e bën Fran Gjokën një profesionist model në mësimdhënie, psikosocial, pedagogjik, një përfaqësues i denjë i strukturave të arsimit, por jo vetëm, si dhe një veprimtar i thekur shoqëror dhe sidomos në krijimtari dhe publiçistikë. Temat që ka trajtuar Frani janë me vlera pedagogjike dhe shoqërore. Përherë i jam lutur t’i hedhë ato në një ose disa libra në vete, sepse ato përbëjnë eksperienca të pazëvendësueshme për brezat. At Gjergj Fishta ka thenë: “ …, por kur asht fjala për mësuesa, na e kemi detyrë, për Zotin, me e dijtë njëherë ma para, se kush janë e shka janë ata njerz, në dorë të cilëve na duem që të rriten të bijt e kombit shyptar…, se përnjimend, janë të përgatitun për këtë zeje të shenjtnume ”, dhe kjo do t’i shkonte mjaft për shtat mësimdhënësit dhe edukatorëve të tillë, si Fran Gjoka. Frani e meriton plotësisht citimin e Napoleonit, kur ka folur për rolin e mësuesit, i cili ka thënë: “Ai prodhon mendje. Ai është mekanik, endës, kovaç i kësaj pune. Ai është ndihmës i Zotit – i të ardhmes”.

Fran Gjoka, gjatë procesit të mësimdhënies e ka luajtur mjaft mirë rolin e tij motivues dhe me punën e tij ka ditur të vërë në funksion motivet e brendshme të nxënësve. Ndikimi i punës së Franit ka bërë që ai të jetë edukues dhe mësonjës i frymës së patrotizmit dhe  praktikës së mirë, i virtyteve, zakoneve të mira si ato të mirësisë, kujdesit, përgjegjshmërisë, angazhimit, bujarisë, respektit, të diturisë dhe solidaritetit etj. Në të njëjtën kohë, përmes shkrimeve të tij, kurrë nuk pushoi së përcjelluri tek njerëzit të kërkesës për dije të vazhdueshme edhe pas shkollimit. Këto porosi i paraqiti tek ata si rrugë e vetme me të cilën do të shmangnin manifestimin e veseve të tilla, si mendjemadhësia, mëkati, urrejtjes, të vetëknaqësisë, kopracisë, egoizmit, dyfytyrësisë, apatisë dhe papërgjegjshmërisë. Unë, sado që të them për Fran Gjokën, do ta quaja pak dhe nuk mund t’i them dot ato që ndiej në kaq hapsirë të shkruajturi, sepse ai meriton një një libër të tërë  për t’i thenë të gjitha. Por ato do t’i thotë koha sot dhe ajo që vjen. Fran Gjoka, me punën e tij, i tejkalon vitet. Edhe pse u ofrohet të 70-tave, në pamjen e tij, me punën e tij, aktivitetin që bën, krijimtarinë që publikon, kuptojmë se sa me lehtësi i mban mbi supe vitet e tij, duke qëndruar si një burrë i gjallë dhe vital si fizikisht dhe shpirtërisht, ende dhe sot ai e mban veten të ri. Më duket sikur akoma nuk ka dalë në pension. Ama, nëse nga pamja duket i ri, nga shpirti ai është fringo, krejt i ri. Është një njeri nga më të përpiktit, tek i cili ndienja e detyrës dhe disiplina qëndronjnë shumë lart. Karakterizohet nga një gjallëri dhe zemërbardhësi e pa parë dhe që tregon horizont të gjithanshëm. Për Fran Gjokën asgjë nuk është e huaj. Shkenca, psikologjia, pedagogjia, historia dhe oratoria janë gjuhët e zemrës së tij, janë veprat me të cilat ai flet. Nëse flas për miqësinë time me Franin, duhet të cilësohet se nuk është aspak e zakonshme, por esenciale dhe krejt e ndershme. Për Fran Gjokën uroj jetë të gjatë, të begatë, jetë të vrullshme në krijimtari, me dëshirën, qoftë përherë i rrethuar nga familja, miqësia, shoqëria lezhiane dhe jo vetëm.

blank

Dy Artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës me të cilën Opera e Triestes e hap sezonin

Pas erës Covid, po fillon era e re. Njerëzimi po përpiqet të kurojë dhimbjet, traumat, i etur të rifillojë jetën!

Alfabeti i kuptueshëm për të gjithë,

që nuk ka nevojë për interpretë është muzika, gjuha universale e njerëzimit, sikur thotë Longfellow,

që ka fuqi magjike të rigjallërojë shpirtrat e lodhur nga diçka që nuk e kishin imagjinuar kurrë se do t’ju ndodhte.

Në Zvicër përshembull, karnavalet e famshme të Bazelit, që sot janë pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe mbrohen nga UNESCO ishin shtyrë në 1920 katër javë për shkak të gripit spanjoll,

ndërsa një shekull më vonë, do të pezulloheshin dy vite rresht,

pra bota kulturore, megjithë përpjekjet për të treguar potencialet e veta, ishte nën karantinë.

Gjithësesi shpresojmë që çka përjetuam këto dy vjet t’i shërbejnë njerëzimit për të nxjerrë mësime.

Por tani gjithçka është rizgjuar!

Pas periudhës të plotë të izolimit, ku sallat e koncerteve qëndronin të heshtura,

dhe nëpër teatrot e mëdha platetë e lozhat ishin bosh dhe nuk dëgjoheshin më duartrokitjet

ndërsa Artistët me artin e tyre ishin privuar nga emocionet prej kontaktit direkt me publikun…

Tani gjithçka po rifillon, me energji të reja për të demonstruar fuqine madhështore të Artit.

Edhe Italia, atdheu i muzikës lirike, il paese del bel canto, ka rilindur si pas një ankthi,

për të rinisur jetën artistike, turet koncertore të artistëve, teatrot për rifilluar me repertoret, për të hapur sezonin.

Teatri lirik i Triestes e hap kalendarin e shfaqjeve  me Traviatën e Giuseppe Verdi, emrin e të cilit edhe mban.

E bukura është se kësaj here pjesë e kastit të Artistëve janë dy shqiptarë Nina Muho dhe Hektor Leka,

që është i shtëpisë në këtë teatër pasi aty është i angazhuar prej kur la Shqipërinë bashkë me familjen,

me nënën e tij të shquar, të famshmen Rozmari Jorganxhi, e cila këndoi në skenën e Verdit deri sa doli në pension.

Hektori më thotë se “Shqipëria ka nxjerrë këngëtarë më tepër se politikanë, por të cilëve mjerisht u mungojnë skenat.

Shqipëria duhet të kishte të paktën katër Teatro Lirikë”, shton Hektori. “Në qytetet nga ku shpesh ka patur zanafillën arti dhe muzika si për shembull në  Shkodër, ku u interpretua për së pari opera e parë shqiptare Mrika e Prenk Jakovës,

në Korçën e kulturës, në Vlorë ku ka një traditë të mrekullueshme këngëtarësh dhe në Tiranë si metropol.”

Duke iu kthyer skenës të Giuseppe Verdit të Triestes, basi Hektor Leka tregon se në këtë skenë kanë interpretuar shumë yje shqiptare, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Mirjam Tola, Gëzim Myshketa, Orjana Kurteshi, Frano Lufi, Enkeleida Shkoza, emra të shkëlqyer të belkantos që performojnë në botë, ndërsa për ta dihet pak ose aspak në Shqipëri.”

“Nuk është hera e parë që në skenën e Teatrit lirik të Triestes një shfaqje të interpretojnë dy shqiptarë, tregon Hektori, duke u ndalur kësaj here tek talenti premtues i Nina Muhos e cila interpreton rolin kryesor, atë të Violetës.

“Nuk është hera e parë as që sopranoja shqiptare Nina Muho vjen e ftuar nga Teatrit lirik G. Verdi i Triestes.”

Falë talentit dhe përkushtimit të saj në realizimin e roleve, Nina do të jetë e angazhuar edhe në projekte të tjera”, përfundon Hektor Leka, duke na premtuar se do të na mbajë në djeni në vijim për të rejat më të fundit.

Teatri Giuseppe Verdi i Triestes e hap sezonin me Traviatën më 25 qershor, dhe pastaj më 26,27,29 qershor si dhe 2 dhe 3 korrik.

Voal.ch u uron Artistëve shqiptarë suksese pas suksesesh!

Kjo është mrekullia sot. Kur nëpër skenat botërore takohesh me Artistë shqiptarë, çka flet për formatin e tyre botëror!

/Elida Buçpapaj

blank

blank

blank

blank

Ali A. Rizaj, A Patriot Devoted to the Albanian Nation – By XHEMSHIT DURIQI – Translated by RAFAELA PRIFTI

 
 
June 23 marks the birthday anniversary of an authentic patriot, my beloved friend Ali A. Rizaj. On this day, he would have been 94. Ali Rizaj passed away on March 14, 2003.
Facing a fascinating life of hardship and adversities, Ali A. Rizaj was undeterred in his commitment for the betterment of his nation and country. Ali never met his father. He had passed away two months prior to Ali’s birthday. It was his mother who brought hm up through great tribulations. He came from a family of patriots of the Tropoja mountains known for raising renowned brave fellows who loved their country. Ali walked in the footsteps of his elders. Ali never betrayed his birthplace of Tropoja and Loze. On the contrary, he elevated the family name and the reputation of the Tropoja men, by becoming a shining figure for this whole region.
 
During WWII (1940-1943) he was actively engaged in the anti-fascist movement. Alongside a leader like Gani Kryeziu, Ali fought off the last of the Nazi troops. Yet his activity did not save him from the clutches of a Stalinist fanatic like Enver Hoxha. In 1948, Ali was thrown in prison after having received a long sentence which he began to serve in the notorious Kukes prison. He escaped from there three years later. With his wife, Xhane and two young children, he made his way to Yugoslavia. While his older son, Sahiti and his old-age mother remained in Albania. For years, they were forced to live in internement and labor camps. It seems Ali escaped from one prison and a fierce Hoxha-Stalin type rule into another prison holding in the Albanian ethnics under the Rankovic regime in Yugoslavia.  It was here in Kosova that Ali’s life took an unexpected turn. Although they did not have much, the fellow Albanian brothers welcomed him in their homes and at their tables. With an open heart, Duriqi family accommodated Ali with his family and Peter, as they would their own family. With impeachable manners Ali and his wife Xhane, quickly grew accustomed to us. Their young sons, Esad and Qazim were as close to us as our siblings. It was a delight to host a family like theirs. Ali would always have the seat of the honored guest and his words of patriotism were always appreciated at all sit-downs.
 
From my childhood, I recall when Ali sat with kids my age in the shade of Duriqi’s oak trees to talk to us about Albania, the fight for freedom etc. It did not take long for the Rankovic regime to take notice of his activity which resulted in his imprisonment. After two years of incarceration. he was extradited to Italy (1960) and from there in 1962, he moved to USA – New York While in Italy, Ali did not cease his patriotic activities by continuing his engagement against the Stalinist-style regime of Albania and the Rankovic rule of Kosovo. In the United States at the time, the conditions were favorable to organize and advocate for the national interest and an ethnic Albania. He was undaunted in his dedication to the cause until his last breath.
In the course of my official trips with the International Monetary Fund and the World Bank, I visited with Ali several times. Each time we talked for hours about topics concerning our sublime national interest. I consider it was one of my distinct privileges and pleasures to have had these conversations on the nation and one-Albanian state with Ali.
 
My dear Friend,  Ali Rizaj, May Your Life’s Legacy and Commitment Bring Glory To You, May Your Memory Be eternal, You Will Be In Our Minds And Hearts For Eternity
HAPPY BIRTHDAY!   
23.06.2015
blank

John F. Kennedy – presidenti idealist, por pa iluzione – Nga Evarist Beqiri*

 

Botimi i librit Lidershipi i John F. Kennedy-it në gjuhën shqipe erdhi si një homazh në 100 – vjetorin e lindjes së presidentit më karizmatik të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe natyrshëm lind pyetja, pse John Kennedy arrin të frymëzojë kaq shumë njerëz në mbarë botën, edhe sot, gjysmë shekulli pas vdekjes së tij?

Pse njerëzit vazhdojnë ta duan atë si asnjë president tjetër?
Pse për punën e tij, kishte miratueshmërinë më të madhe, që ka pasur ndonjëherë një president amerikan në detyrë?

Pse presidentët amerikanë dhe liderët në mbarë botën përpiqen t’i ngjasojnë, edhe tani kur ne po festojmë 100 – vjetorin e lindjes së tij? Dhe pyetjet vijojnë…

blank

Unë nuk kam ndërmend t’u jap përgjigje gjithë këtyre pyetjeve me anë të kësaj parathënieje, pasi për këtë duhet të lexohet libri. Por ajo që me siguri mund t’ju them është fakti që, shoqëria njerëzore dhe ajo shqiptare në veçanti, kanë nevojë dhe po lëngojnë, për modele njerëzish të këtij kalibri, që me veprat e tyre ndryshuan botën. Ajo çka mungon në shoqërinë shqiptare është pikërisht aftësia për të sakrifikuar sadopak interesin vetjak për hir të një të mire më të madhe publike. Për të forcuar demokracinë, ne kemi nevojë për lider kurajoz, karakterialisht të fortë dhe të cilët udhëhiqen nga ideale fisnike.

Tipari më sublim i njerëzve të mëdhenj, thotë Stefan Cvjag, është aftësia e tyre për të sakrifikuar interesin vetjak për hir të një interesi më të madh publik. Pikërisht këtë tipar John F. Kennedy e personifikonte dhe e ktheu në një postulat, me anë të thirrjes “…Mos pyesni çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj…”

Presidenti John Kennedy me vizionin e tij i drejtoi sytë e amerikanëve drejt yjeve, duke e dërguar njeriun në Hënë dhe njëkohësisht veten e tij në piedestalin ku qëndrojnë të mëdhenjtë e historisë botërore.
John Kennedy ishte një hero i luftës që dashuronte paqen dhe që bëri gjithçka për të. Ai me karakterin e tij të jashtëzakonshëm, çiltërsinë e natyrshme, oratorinë, që përfaqëson majën më të lartë të artikulimit politik, e ndryshoi politikën amerikane njëherë e përgjithmonë.

Ky libër na sjell të plotë figurën e presidentit John F. Kennedy në të gjitha përmasat e saj. Në këto faqe shpaloset me vërtetësi profili i një njeriu “idealist, por pa iluzione”, siç kishte dëshirë ta përshkruante veten.

Imazhi i John F. Kennedy-t jeton përjetësisht i ri në kujtesën tonë dhe vazhdon ende të frymëzojë udhëheqës dhe njerëz të thjeshtë, kudo në botë. Fjalët dhe vepra e tij jehojnë edhe sot, pas pesëdhjetë e katër vjetësh, dhe kështu do të vazhdojnë për shekuj me radhë.

Ajo çka ne presim nga ata që na udhëheqin është mbi të gjitha të jenë burim frymëzimi. Tek ky frymëzim pasqyrohet imazhi që do të donim të shikonim për veten dhe të ardhmen e vendit tonë. Një frymëzim që na jep forcë për të nxjerrë më të mirën nga vetja, me qëllim përmirësimin e të ardhmes sonë ditë pas dite.

John F. Kennedy ishte një idhtar i paqes në botë. Ai ishte ideatori dhe themeluesi i Trupave të Paqes, për nxitjen e paqes dhe miqësisë midis kombeve. Ai ishte njeriu që shmangu me mjeshtëri fillimin e një lufte të tretë botërore dhe të një katastrofë bërthamore për mbarë njerëzimin. JFK ishte ndër të parët që nënvizoi kalbësinë e sistemit komunist dhe parashikoi fundin e tij. Ai i hodhi mbi krye presidencës amerikane petkun mbretëror dhe ndryshoi njëherë e përgjithmonë mënyrën si qeveriset në Shtëpinë e Bardhë. Dhe njëherë e përgjithmonë, me konferencat e tij të famshme të shtypit, e ndryshoi mënyrën si komunikojnë me publikun presidentët amerikanë dhe politikanët në mbarë botën. Ai është i pari president amerikan që guxoi ta trajtonte dallimin racial si një çështje morale. Ai ishte nismëtar i disa prej arritjeve më madhështore të kombit të tij dhe të mbarë njerëzimit, siç ishte fluturimi i parë i njeriut në Hënë, dhënia fund diskriminimit të ligjëruar racial, si dhe Luftës së Ftohtë.

Të gjitha këto arritje bëhen akoma edhe më të jashtëzakonshme, po të kihen parasysh sëmundjet e rënda që e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër. JFK ka qenë i sëmurë më tepër se cilido president tjetër.

Janë këto gjëra dhe shumë të tjera, që do të keni mundësi t’i prekni gjatë leximit të faqeve të këtij libri, ato që e bëjnë edhe sot frymëzues modelin politik të John F. Kennedy-t, pesëdhjetë e katër vjet pas vdekjes së tij. John F. Kennedy ishte njeri me karakter të jashtëzakonshëm dhe me kurajë të pamasë. Asnjë president tjetër amerikan nuk ka arritur të frymëzojë kaq shumë njerëz në mbarë botën si JFK.

Trashëgimia e modelit të tij politik është një pasuri e njerëzimit dhe u shërben gjithë njerëzve që synojnë të jenë pjesë e jetës publike. John Kennedy kërkonte që kombi i tij të “praktikonte atë që predikonte rreth barazisë së të drejtave dhe drejtësisë sociale.”. Ai dëshironte ta shkëpuste vendin e tij nga ideologjia e militarizimit dhe ëndërronte të kishte në gurin e varrit të vet epitafin  me mbishkrimin “Ai e ruajti paqen.”.

Ne duhet të vazhdojmë t’i mbajmë gjallë këto ideale fisnike, në mënyrë që flaka e përjetshme që vazhdon të shkëlqejë në varrin e tij në Arlington, të mos shuhet kurrë.

Dëshiroj t’i mbyll këto pak rreshta me fjalët e të vëllait, Robert Francis Kennedy (RFK), të cilat përmbledhin edhe thelbin filozofiko-politik të veprimtarisë dhe trashëgimisë së Presidentit John F. Kennedy: “…Nëse ka diçka së cilës Presidenti Kennedy i qëndroi fort dhe që preku ndjenjat më të thella të të rinjve në mbarë botën, ishte besimi se idealizmi, synimet e mëdha dhe bindjet e thella nuk janë të papajtueshme me programet më praktike dhe eficente; se nuk ka mospërputhje thelbësore ndërmjet idealeve dhe mundësive reale, nuk ka ndasi ndërmjet dëshirave më të zjarrta të zemrës dhe mendjes, dhe zbatimit racional të përpjekjeve për problemet njerëzore. Është jorealiste ose kokëfortësi të zgjidhësh problemet dhe të ndërmarrësh veprime, pa pasur si busull drejtuese qëllimet dhe vlerat më të larta morale, megjithëse të gjithë njohim disa që pretendojnë të kundërtën. Në gjykimin tim, kjo është një marrëzi e madhe, pasi ajo injoron realitetin e shpresës, të pasionit njerëzor dhe forcën e besimit, që në fund të fundit janë shumë më të fuqishme se të gjitha llogaritjet e ekonomistëve apo të gjeneralëve tanë. Natyrisht, për t’u përshtatur me standardet, me idealizmin, me vizionin, i cili do të përballet me rreziqet e atypëratyshme, duhet kurajë dhe vetëbesim i madh. Por ne dimë edhe se, vetëm ata, të cilët guxojnë të dështojnë fort, mund të arrijnë gjëra madhështore…”

Veçanërisht, ky libër u drejtohet të rinjve që në zemër kanë gjithmonë dëshirën e zjarrtë për të ndryshuar dhe përmirësuar botën.

*Përkthyes i librit “Lidershipi i John F. Kennedy-it”

blank

Sot është ditëlindja e atdhetarit të dëshmuar Ali A. Rizaj – Nga XHEMSHIT DURIQI*

Sot, me 23 qershor, është ditëlindja e atdhetarit të dëshmuar, mikut tim të çmuar Ali A. Rizaj. Ai vdiq me 14 mars 2003.

Ali A. Rizaj e kishte nji jetë shumë interesante; me plot sfida e rreziqe, mirëpo ai kurrë; asnji moment nuk ndaloi s’vepruari për të mirën e kombit dhe shtetit të vet.

Aliu kurrë nuk e njofti babën, ai kishte ndrrue jetë dy muaj para se ky të lindte. Pra, e rriti nana jetim, me mundime të mëdha!

Rridhte nga nji familje patriotike, e maleve të Tropojës, e cila lindi dhe rriti trima e atdhetarë të njohur të Shqipërisë!

Aliu vazhdoi traditen e të parëve të vet, nuk e tradhtoi kurrë Tropojën as lozen e tij; përkundrazi ai është nji ndër burrat që ia shtoi namin e familjes Rizaj dhe burrave të Tropojës, është ftyra ma e ndritur e këtyre trojeve shqiptare.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1940-1943); aktivisht ishte i kyçur në këte luftë kundër fashizmit, pas kësaj, me në krye Gani Kryeziun, ai u angazhua kunder mbeturinave naziste. Krejt këto nuk mjaftuan që ta shpëtonin Aliun nga kthetrat e stalinistit të përbetuar Enver Hoxha. Ai e burgosi Aliun në vitin 1948 dhe e dënoi me burgim të gjatë të cilin e filloi ta vuajë në burgun famëkeq në Kukës. Prej këtu në vitin 1951 u arratis, dhe me dy fëmijë të mitur (Esadin dhe Qazimin) dhe me bashkëshorten Xhanen, iku në Jugosllavi. Në Shqipëri i mbeti djali ma i rritur Sahiti me nanën plakë; këta tërë kohën e kaluan nëpër kampe e kazamate famkeqe.

Aliu u arratis prej nji burgu e regjimi të egër envero-stalinian, në nji burg kolektiv të shqiptarëve të regjimit rankoviqian-Jugosllavi.

Mirëpo këtu (në Kosovë) e priti nji befasi e këndshme, vllazërit shqiptarë, edhe pse te varfër, hapen dyert , shtruan sofrat dhe hapen zemrat për vllazërit e tyre shqiptarë.  Familja Duriqi e pati fatin që në gjiun e vet t’i ketë Aliun me familje dhe Pjetrin……

Aliu dhe bashkëshortja e tij (znj. Xhane), kishin edukatë familjare; shum shpejt u familjarizuan me ne, Esadi e Qazimi ishin si vllazërit tjerë tonet. Ishte kënaqesi qe ta kesh këte familje në shtëpi! Aliu në ndeja në oda, gjith e kishte vendin e nderit dhe fjalët e tij me përmbajtje patriotike dëgjoheshin në oda me vemendje.

Në hijet e lisave të zabelit të Duriqve fmijtë e moshes sime na mblidhte dhe na fliste me pasion per Shqiperinë, luftën për liri etj.

Nuk kaloi shum kohë dhe regjimit rankoviqian i ra në sy aktiviteti i Aliut dhe e burgosen ate; i bani dy vite burg, prej ku e ekstraduan në Itali (1960) e prej aty me 1962 u shperngul për në SHBA- New York.

Edhe në Itali për asnji moment nuk e ndali aktivitetin patriotik e atdhetar, duke u angazhua kundër regjimit stalinist në Shqipëri dhe atij rankoviqian në Kosovë!

Në SHBA ishin rrethanat ma të volitshme për t’u organizue dhe për të veprue për çështjen kombëtare dhe për nji Shqipëri etnike, normale. Kurrë s’e ndali punen ne këte drejtim deri ne frymen e vet të fundit. Kur kisha udhëtime zyrtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, e kam vizitue Aliun disa here dhe me orë të tëra kemi folë për çështjet sublime kombëtare. Ishte privilegj dhe kënaqësi të bisedosh me Aliun për çështjet kombëtare dhe për shtetin unik shqiptar!

Miku im Ali Rizaj; lavdi të qoftë për jetë e mot për punen dhe vepren tande, i përjetshëm qoftë kujtimi për ty, do të jeshë perherë ne mendjet dhe zemrat tona: u r i m e d i t ë l i n d j a!

*23 qershor 2015

 

blank

Më 16 qershor 2017 u nda nga jeta Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë

VOAL – Helmut Kohl u lind më 3 prill 1930 në Ludwigshafen në rajonin e Pensilvanisë Rhenish. Familja e tij është katolike dhe konservatore: babai i tij është nëpunës i financave dhe nëna e tij mësuese.

Në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, si të gjithë të rinjtë e kohës, ai ndjek një trajnim, por ai kurrë nuk do të luftojë: lufta përfundon para se ai të niset për në front.

Pasioni i tij për politikën manifestohet kur ai është akoma shumë i ri: në vitin 1947 punoi në seksionin e të rinjve të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) të qytetit të tij. Ai studioi në Universitetin e Frankfurtit shkenca politike, histori dhe ligj, duke marrë doktoraturën  në Heidelberg më 1958. Vetëm një vit më vonë, në vitin 1959, u zgjodh në rajonin e tij, dhe në vitin 1969 ai u bë Ministerpräsident, në sajë të reputacionit të administratorit të aftë, të fituara shumë shpejt.

Edhe ngritja e tij në radhët e CDU-së është e rrufeshme: në vitin 1953 ai u bë një menaxher rajonal dhe në vitin 1954 ai ishte nënkryetar. Pas humbjes elektorale të partisë në vitin 1972, Helmut Kohl merr postin e sekretarit, në vend të Reiner Barzel.

Në vitin 1960 u martua me përkthyesen Hannelore Renner nga e cila pati dy djem, Walter dhe Peter. Hannelore është vajza e një prej pronarëve më të mëdhenj të anijeve, shumë afër qarqeve naziste dhe tejet anti-semite. Gruaja do të jetë shoqëruese e tij besnike për 41 vjet, duke sakrifikuar jetën e saj në emër të angazhimeve shtetërore të bashkëshortit të saj dhe duke u përkushtuar që të përfaqësojë gjysmën tjetër të përsosur të çiftit politik.

Hannelore shkruan në duet me burrin e saj një libër të recetave gjermane, duke favorizuar pasionin e Helmutit për verë të mirë dhe ushqim të mirë, sidomos për një recetë të rajonit të saj të origjinës: të Saumagen. Ky pasion i Kohlit do të konfirmojë imazhin e tij si një politikan i thjeshtë dhe i mirë, i cili, në fillim të karrierës së tij, e dëshiron përkufizimin e provincialit.

Pavarësisht nga rritja e shpejtë politike, humb zgjedhjet e kancelarit në vitin 1976, por fitoi presidencën e ekzekutivit gjerman në vitin 1982. Politika e zbatuar nga Kohl në thelb është centriste dhe përfshin: shkurtime modeste për qeverinë dhe një mbështetje të fuqishme për angazhimet e NATO-s në territorin e Gjermanisë Perëndimore. Ai pranon vendosjen e raketave të NATO-s në territorin gjerman, duke marrë pastaj nënshkrimin e një traktati themelor të SHBA-BRSS që parashikon tërheqjen e Euromissiles që i përkasin dy kombeve. Suksesi i kësaj politike është konfirmuar edhe më tej nga fitorja në zgjedhjet e vitit 1987.

Pasi Bashkimi Sovjetik braktis kontrollin mbi Gjermaninë Lindore, ai nxit procedurat për bashkimin e dy Gjermanive. Në maj të vitit 1990 përfunduan negociatat me Gjermaninë Lindore, e cila siguron ekuacionin ekonomik dhe monetar mes dy kombeve dhe unifikimin e sistemeve të qeverisjes. Gjermania Lindore zyrtarisht zhduket më 3 tetor 1990.

Kohl kthehet në zgjedhjet e vitit 1998, por ai mundet pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të kancelarisë nga kreu i Partisë Socialdemokrate, Gerhard Schröder. Pas rreth një çerek shekulli ai gjithashtu braktisi udhëheqjen e partisë për të cilën mbajti presidencën nderi. Për fat të keq, skandalet e lidhura me akuzat e ndryshme për menaxhimin e fondeve të zeza të partisë e detyruan atë të braktisë, në vitin 2000, presidencën e nderit. Ai nuk pranoi të zbulojë emrat e financuesve okulte të partisë.

Edhe jeta e tij private kalon nëpër një rrëmujë të tmerrshme: Hanelore, gruaja e tij, kreu vetëvrasje në vitin 2001. Ajo ka vuajtur një kohë të gjatë nga një sëmundje e cila e pengonte atë nga ekspozimi në dritë, kështu që jetoi në shtëpi në terr, ndërsa Helmut ishte larg në Berlin. Një biografi postume, botuar në vitin 2011 në dhjetë vjetorin e vdekjes së tij, zbulon se gruaja mund të ketë kryer aktin e tmerrshëm të vetëvrasjes edhe si pasojë e dhunës së pësuar nga ushtarët rusë në moshën dymbëdhjetëvjeçare.

Tronditur nga skandali i fondeve të partisë së tij, Helmut pranon që kanë marrë kredi në periudhën midis 1993 dhe 1998, por në përputhje me fjalën vazhdon të refuzojë për të përmendur emrat e huadhënësve. Duke pranuar se kishte shkelur ligjin duke pranuar fonde, ai filloi rrugën e marrëveshjes së fajësisë. Procedura përfundon me pagesën e një gjobe prej treqind milion marka, gjysma e të cilave do t’i paguhet një bamirësi dhe gjysma për shpenzimet gjyqësore.

Prandaj Helmut Kohl tërhiqet në jetën private. Skandalet në lidhje me fondet nuk zvogëlojnë rëndësinë objektive të disa rezultateve të arritura nga veprimi i tij politik, para së gjithash bashkimi i Gjermanisë dhe projekti i bashkimit monetar evropian.

Ai vdiq më 16 qershor 2017, në moshën 87 vjeçare./Elida Buçpapaj

blank

Zojë Zefej, një emër i njohur dhe i nderuar i mjekësisë lezhjane – Nga FRAN GJOKA

Të shkruash për njërëzit që e meritojnë është mirënjoheje. (V.Hygo)

Mjeken dhe drejtuesen e nderuar Zoje Zefej në Lezhë e njohin tё gjithё. Ështё njё nga mjeket mё tё pёrkushtuara nё Drejtorinё e Njësisë Vendore tё Kujdesit Shendetësor nё qytet, madje ka ca vite qё kryen detyrёn si drejtuese. Gjithmonё e qeshur, e komunikueshme me njerëzit, e pёrkushtuar dhe e vёmendёshme ndaj detyrёs dhe shёndetit tё pacientёve, por dhe shumё humane ajo është tashmë një emër që përmendet me respekt dhe nderim nga banorët kurbinas dhe lezhjanë….

Zoja Zefej – Ndoci lindi dhe u rrit nё njё familje me tradita patriotike dhe atdhetare nё Selitё tё Kurbinit. Në vendlindje mbaroi arsimin fillorё dhe 8 – vjeҫar me rezultate shumё tё mira dhe vijoi shkollën e mesme “Atё Shtjefёn Gjeçovi” në qytetin e Laçit. Ndonëse, shkollën e kishte rreth dy orë larg nga fshati i saj, ajo me dëshirën e madhe për t`u arsimuar, çdo mëngjes e bënte në këmbë rrugën për të shkuar në shkollën e mesme, të cilën, edhe atë, e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. E nxitur nga familja, por dhe nga xhaxhai i saj, intelektuali dhe drejtuesi Zef Ndoci, Zoja nuk u ndal pёr asnjё ҫast nё rrugёn e dijes. Arritjet e Zefit, e motivonin Zojёn, sepse ai ishtё njё nga intelektualёt mё tё njohur nё rrethin e atёhershёm tё Krujёs. Zefi qe arsimuar pёr filozofi nё UT. Për katër vjet me radhë qëndroi në krye të dikasterit tё arsimit nё Krujё, duke dhënë maksimumin e aftësive të tij intelektuale dhe shkencore.

Kurdoherë kërkuese ndaj vetes dhe këmbëngulëse, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë nё Universitetin e Tiranёs, me synimin per t’u bёrё mjeke e denjё. Ëndrrën e  saj e realizoi nё vitin 1992, kur  u kthye në familje me Diplomёn e mjekes. Atë ditë, Zoja dhe familja e saj, e mbajnë mend dhe  e kujtojnë si një nga ditët më të bukura dhe më të shënuara. Përpara saj po çelej një rrugë e shkëlqyer, e mbushur me emocion, entuziazëm dhe vështirësi. Prej saj kërkohej punë e palodhur ditë e natë, shërbim i plotë, kualifikim i vazhdueshëm, njohje e arritjeve mjekësore bashkëkohore  dhe, përkushtim  pa asnjë rezervë ndaj njerëzve në nevojë për t`i ndihmuar ata për një jetë të shëndetëshme… Nё vitin 1992 Zoja emёrohet mjeke e urgjences pranё qendrёs spitalore nё qytetin e Laçit, punё tё cilёn e kreu me mjaft seriozitet, duke shënuar arritje të dukshme dhe duke merituar respektin e pacientëve, të kolegëve dhe të komunitetit, të cilit i shërbente.

Megjithëse, kushtet nё spitalin e Laҫit ishin tё vёshtira, ajo u pёrpoq t’ia dilte falё aftёsive tё larta profesionale dhe ndjenjёs humanitare. Pas disa vitesh pune intensive, si mjeke e pёrgjithёshme nё kёtё spital, njihet me bashkëshortin e saj Lekёn, një nga biznesmenёt e suksesshёm dhe tё njohur nё qytetin e  Lezhёs. Nё kёto kushte transferohet nё Lezhё, dhe emërohet përsëri, mjeke e urgjencës pranë qendrës spitalore rajonale tё qytetit të Lezhёs, detyrё tё cilёn e kreu deri nё vitin 2002. Nga viti 2002  deri nё vitin 2017, Zoja ka punuar mjeke e familjes pranё poliklinikёs nё Lezhë.

blank

Në të gjitha detyrat dhe sektorët ku ajo ushtroi profesionin e mjekes, nuk u tërhoq asnjëherë nga vështirësit, përkundrazi gjithmonë u dallua si një mjeke shembullore, e dashur dhe me vlera tё larta humane. Vizitat e saj nё familjet e pacientёve qё mbulonte, kёshillat pёr ruajtjen e shёndetit dhe porositё pёr tu ruajtur nga sёmundjet e ndryshme dhe virozat e stinёs, ishin tё vazhdueshme dhe tё shumta. Njerëzit e donin dhe e respektonin, konsultoheshin dhe diskutonin me tё, dhe, ajo, si njё mjeke e mirё në shërbim të shëndetit të tyre, u jepte plotë mirësi këshilla dhe medikamentet e duhura mjekësore. Janë me qindra pacientët, që kanë marrë ndihmën e parë apo janë shëruar nga duart e saj si në qytetin e  Lezhës ashtu dhe atë të Kurbinit. Po t`i pyesësh janë të shumta ata që tregojnë raste të gjendjeve të tyre shëndetësore të vështira, por që me ndihmën dhe ndërhyrjen e mjekes profesioniste dhe shumë humane Zoja Zefej – Ndoci, ata kanë fituar shërim të plotë, duke shprehur me fjalë zemre ndihmën dhe sakrificat që bënte mjekja për t`u ardhur në ndihmë. Ndërkaq, përballë falenderimeve dhe mirënjohjes së banorëve, rritej  edhe kënaqësia e mjekes së talentuar, dëshira për t`u shërbyer atyre gjithnjë e më mirë.

Tёrё kёto vite intensive pune tё palodhur me komunitetin, i kanё dhёnё mundësinë doktoreshё Zojёs të jetë shumё e komunikueshme, e respektueshme, e dashur me pacientët, duke rritur kёshtu personalitetin dhe integritetin e saj nё shoqёri, po sidomos tek njerëzit nё nevojё. Reputacioni i doktoreshё Zojёs nё detyrёn e mjekut tё familjes, vlerёsohet jo vetёm nga komuniteti, por edhe nga organet drejtuese, pasi nё vitin 2017 emёrohet drejtoreshё e Njёsisё Vendore tё Kujdesit Shёndetesor. Cilësitë e saj të shkëlqyera, të edukuara nga prindërit e saj punёtorё, tё ndershёm dhe me tradita tё shkëlqyera arsimdashёse, ajo i vijoi më tej dhe i forcoi edhe në ambientin e shëndoshë e plotë kulturë të familjes së bashkëshortit të saj, Lekёs, me tё cilёn  lidhi jetёn dhe tё ardhmen, duke u bёrё sot njё ҫift model dhe dinjitoz e me plot vlera dhe me virtyte te larta nё Lezhё. Sot ata kanё dy fёmijё tё mrekullueshёm, djalin Kristi, i cili ka kryer shkollёn e lartё tё mjeshtrisё sportive dhe aktualisht specialist pranë Bashkisë Lezhë dhe vajza Greisi, e cila vazhdon studimet e larta pёr mjekësi tё pёrgjithshme nё Universitetin Shtetёrorё tё Tiranёs me rezultate të shkëlqyera, duke ndjekur rrugёn e mjekes sё njohur, nёnё Zojёs.

Pёr afro 30-vjet punё dhe pёrpjekje intensive, doktoreshё Zoja gjithnjё ka patur rezultate tё frytshme, gjithmonё ёshtё vlerёsuar dhe respektuar.Ndërkohë që nga njёra dekadё nё tjetrёn, ajo ka rritur vetën profesionalisht, është kualifikuar hap pas hapi, duke studiuar përvojat më bashkëkohore të fushës së mjekësisë dhe aplikimit të tyre me sukses në punë e saj të përditshme. Sot, doktoreshë Zoja ka një shkallё profesionalizmi tё admirueshëm edhe nё punёn e veprimtarinё me administratën që drejton dhe menaxhon, duke krijuar me kolektvin e saj një atmosferë të ngrohtë dhe duke spikatur me përkushtimin e saj  të vazhdueshëm.

Doktoreshё Zoja ruan shumё kujtime tё punës së saj, por tek ajo mbeten tё paharruara kujtimet që lidhen me ardhjen e kosovarёve, që u dëbuan dhunëshëm nga shovinistёt serbё nё vitet e vёshtira 1998 – ’99. Atëherë, si dhe qindra mjekët të tjerë dhe Zoja u përkushtua, duke filluar me vaksinimet pёr tё ruajtur me ҫdo kusht shёndetin e tyre. Aso kohe doktoreshë Zoja punonte nё sektorin e epidemologjisё nё rrethin e Lezhёs dhe pёrgjigjej direkt pёr ҫdo shqetёsim apo tё papritur qё mund tё ndodhte. Natën dhe ditën në shërbim të shëndetit të njerëzve, në shërbim të pacientëve, ajo kudo la mbresa tё pashlyera tek cilido që pati kontakte apo kërkoi tek ajo ndihmën mjekësore. Gjithnjë, duke i qëndruar korrekt dhe me besnikëri Betimit të Hipokratit. “Në jetën time profesionale,-thotë Zoja,- është mirënjohja që pacientët shprehen ndaj shërbimit dhe stafit mjekësor, ku unë drejtoj e menaxhoj dhe po bëjmë përpjekjet maksimale për të kryer me sukses këtë mision fisnik ndaj njerëzve në nevojë “.

Gjatë gjithë veprimtarisë së saj si mjeke, Zoja është treguar dhe tregohet kurdoherë humane, e thjeshtë, e dashur  e kudondodhur, duke mbajtur qëndrim ligjor ndaj rasteve kur mjekë të veçantë përfliten për abuzime me detyrën e  tyre të shenjtë.

Doktoresha  kujton gjithashtu periudhёn e tёrmetit tё 26 nёntorit, dhimbjen dhe stresin qё ka kaluar bashkё me stafin e punёs, periudhёn e vёshtirё tё pandemisё sё Covid 19, ku iu desh tё pёrballet me situate tё pazakonta dhe, tani, vazhdimin e fushatёs sё vaksinimit, duke u vёnё gjithnjё nё shërbim tё komunitetit, shoqёrisё dhe profesionit tё shenjtё tё mjekut. Ja pra, doktoresha e njohur tashmё Zoja Zefej, kjo vajzë e thjeshtё selitëse, që mbraroi UT nё mjekësi, duke u bёrё nuse dhe mjeke nё Lezhё, ruajti nё qenien e saj dёshirёn pёr tё punuar kudo me pёrkushtim dhe ndershmёri, duke lënë kurdoherë gjurmë të ndritshme, mirësie dhe humanizmi në jetën dhe profesionin e saj.

Si drejtoreshё e Njёsisë Vendore, që nga marsi i vitit 2020, e deri tani vazhdon me intensitet punёn vetmohuese pёr vaksinimin dhe mbrojtjen nga Covid 19, punё tё cilёn e ka pёrqendruar nё 3 pika vaksinimi nё Lezhё dhe tё ndarë nё 3 grupmosha si: pensionistёt, personat me rrisk tё veҫantë dhe grupmoshat efektive pёr punё. Ështё pozitiv fakti se rajoni i Lezhёs ku udhёheq dhe drejton doktoreshё Zoje Zefej, bashkё me personelin shёndetёsor tё saj ka patur shansin tё tёrheqё tё gjitha llojёt e vaksinave, duke u shёrbyer me pёrgjegjёsi pacientёve dhe komunitit lezhjan.

Si qytetar i Lezhës, mendoj se njerёz tё tillё, qё kanё synim përkushtimin në punë,  ngritjen profesionale e shkencore, pasionin dhe veprimtarinё e vazhdueshme nё shërbim tё komunitetit, i duhen mjekёsisё sonё. Me cilësitë e saj të vyera dhe profesionalizmin e shkëlqyer, doktoreshë Zoja vijon të drejtojё me pёrgjegjёsi institucionin dhe personelin mjekёsor, duke rrezatuar çdo herë  mirësjellje dhe komunikim perfekt nё shërbim të njerëzve. E, në këtë drejtim, mund të themi se mjeke si Zoja Zefej, janë edhe një përvojë e gjallë pune, një shkollë, që duhet ta ndjekin edhe mjekët e rinj, që dëshirojnë të kontribuojnë dukshëm në fushën e mjekësisë.

blank

Më 11 qershor 1971 u nda nga jeta Sejfulla Malëshova, politikan, përkthyes dhe letrar shqiptar

Sejfulla Malëshova (Malëshovë, 2 mars 1900 – Fier, 11 qershor 1971) qe sekretar i kabinetit Noli, ndër komunistët e parë, përkthyes dhe letrar shqiptar. Malëshova përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. Në lëmin letrar, Pipa e përshkruan “babai i letërsisë komuniste në Shqipëri”.

Jeta

Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin “San Demetrio di Corona”. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Më pas ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Romë.

Në gjysmën e dytë të vitit 1924 ishte kryesekretar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit.

Pas dështimit të Lëvizjes së qershorit emigroi në Bashkimin Sovjetik. Më 1926-1930 ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi. Në qershor të 1928 seksioni ballkanik i Kominternit miratoi formimin e një partie komuniste në Shqipëri. Malëshova qe pjesë e programit, për të përkthyer tekstet në bashkëpunim me Llazar Fundon dhe Fan Nolin. Bënte pjesë në Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik me nofkën “Gurin” ishte dëgjues në akademinë “Tolmaçevski”. Më 1931 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndërsa dy vjet më pas u emërua pedagog në universitetin ku kishte studjuar.

Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyrë kthehet më 1943 në Shqipëri dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it.

Më 1944 kreu detyrën e ministrit për Shtypin, Propagandën dhe Kulturën Popullore – ministri e cila nuk funksionoi më. Më 1945-1946 nënpresident i Frontit Demokratik. Në Plenumin e Dytë të Beratit në nëntorin e 1944 kritikoi hapur vijën terroriste që kishte kapluar Partinë Komuniste.

Më 1946-50 u zgjodh deputet. Më 1946-48 qe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 1946-47 ministër i Arsimit si dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve. Pas kësaj u denigrua vazhdimisht për pikëpamjet e tij “oportuniste” dhe u dërgua të punojë punë të ulëta.

Prej vitit 1956 u vendos në Fier, ku punoi si shitës samarësh.

Më 11 qershor 1971 Sejfulla Maleshova u nda nga jeta dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit. Në vitin 1993 një grup intelektualësh u kujdesen për rivarrimin dhe ceremoninë e munguar për përkthyesin e Internacionales, Gëtes dhe Nekrasovit, apo poetin rebel siç i pëlqente ta quante veten.

Vepra

Kur ishte student në Romë botoi poemën e tij të parë me pseudonimin Kostandini.

Malëshova përktheu atë që ai e quante “abecenë e komunizmit” të Buharinit. Ka lënë dorëshkrim 31 rubaijate të përkthyera, 27 origjinale, 4 apokrife. Nga shënimet që ka lënë kuptohet se është mbështetur në një variant të gjuhës ruse, botuar në Taxhikistan më 1952 prej një orientalisti sovjetik. Në krye të dorëshkrimit gjendet e shkruar “Rubajatet e fundit” (Omar Hajam).

Tjetërsim të pasurisë intelektuale

Në tetor të 1949 nis bashkëpunimin me Skënder Luarasin dhe Pashko Gecin për përkthimin e fjalorit rusisht-shqip që parashikohej me 21-22 mijë fjalë autorësia e të cilit, kur u botua më 1954, iu mvesh Androkli Kostallarit. Ndërsa për përkthimet e bëra me mëditje nga Malëshova, nuk dihet ende gama e plotë e teksteve të përkthyera në anonimat, por duke qenë përkthimi e vetmja veprimtari intelektuale që i ishte lejuar nga një urdhëresë selektive e Ministrit të Kulturës Manush Myftiu, nga përkthimet që i dihen, u botuan pa emrin e përkthyesit “Kopështi i qershive” dhe tregime të tjera të Çehovit, prozën poetike “Zgalemi” të Gorkit dhe vjershat e Nikollai Nekrasovit. Wikipedia

blank

Më 12 qershor 1920 ra heroikisht Selam Musai, udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë

Selam Musai lindi më 1860 në fshatin Salarì të Tepelenës nga një familje me tradita patriotike. Udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht më 12 qershor 1920 për çlirimin e saj.

Nuk ishte i arsimuar por ishte një patriot i lindur, një shqiptar i pabindur ndaj qeveritarëve turq. Mbasi u rekrutua ushtar, kaloj 5 vjet në Jemen, ku mori dhe titullin Agë[1]. Më pas shtëpia dhe stani i Selam Salarisë ishin shndërruar në qendra të rëndësishme për çetat patriotike dhe pjesëtarë i çetës së Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos. Në 1911 mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të çetave që lëvizën kundë trupave turke e më pas kundër andarteve greke. Më 1912 i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Vlorës dhe në krye të çetave të Labërisë shkoi të mbronte Jugun e Shqipërisë nga forcat greke ku edhe u plagos. Trimëria e shqiptarëve do të çudiste kolonelin Tomson që komandonte forcat e rregullta shqiptare. Në Hormovë lufta do të ishte e rëndë, Selam Musai do të plagosej. Bilbil Zekua nga Hormova[2] do ta shpëtonte nga vdekja duke rrezikuar jetën e tij. Andartët grekë do të masakronin në 29 prill 1914 më shumë se 200 burra nga Hormova në një kishë. Pjesa më e madhe e Labërisë do të shpërngulej. Ky kalvar do zgjaste deri më 1920, vit në të cilin Selam Musai do luante një rol të rëndësishëm. Më 1920 bëhet anëtar i Mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun, të ngritur në krahinën e Tepelenës[3] në Baçardha u mblodhën prijësat e Labërisë, më 23 Maj 1920, dhe u vendos t’i dërgohej ultimatum italianëve, për dorëzimin e Vlorës[4]. Kur rreziku u bë i madh në fshatrat dhe qytetin e Vlorës, Selam Musai udhëhoqi fshatarët e Labërisë kundër forcave okupuese italiane me garnizonin e Kotës, Drashovicës, Kaninës e rrethinave të Vlorës. Në luftime, u shqua aftësia e tij udhëheqëse dhe trimëria e tij, në luftimet që shkuan deri në trup më trup në “Qafë të Koçiut” dha jetën për çlirimin e vendit më 12 qershor 1920, dhe u bë simbol i patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit popullor të Labërisë e mbarë Shqipërisë. Heroizmin e Selam Salarisë, populli e përjeton me këngë: “Ç’e zure topin nga gryka, lule more Selam lule” shkruar nga muziktari i famshëm i kohës Bilbil Vlora i cili e regjistroi rreth viteve 1926-1928 pranë shtepisë diskografike “Columbia”, ndërsa më 1953 regjistrohet pranë Radio Tirana nga djali i Bilbil Vlorës, Ajdar Bilbil Ceno, duke ndryshuar dhe disa vargje, ky version do të dëgjohet në mbarë kombin. Përsa i përket anës institucionale, Presidiumi i kuvendit popullor e deklaroi Hero të Popullit.

blank

NË HARVARD U ZBULUAN DETYRAT E MATEMATIKËS TË ABRAHAM LINCOLNIT (Foto)

‘Ishte shumë i zoti në matematikë,” thonë dy studiuesit, fletoret janë të viteve 1824-1826

VOAL – Një lajm i bujshëm ishte tetë vite më parë, kur u zbuluan në arkivat e Harvardit detyrat e matematikës të Abraham Lincolnit.

Dy profesorë të Fakultetit të Matematikës të Illinoisit, Nerida Ellerton e Ken Clements, kanë përcaktuar se disa nga fletoret e gjetura në arkivat e bibliotekës së Harvardit përbëjnë dorëshkrimin më të vjetër të Abraham Lincolnit të gjetur deri atëherë.

Detyrat iu përkasin viteve 1824-1826. Analizat e bëra nga dy profesorët dëshmojnë se Lincolni ishte shumë më i zoti se sa mendohej.

blank

Më 5 qershor 1723 lindi Adam Smith, Babai i Kapitalizmit

VOAL – Adam Smith lindi në Kirkcaldy (Skoci) më 5 qershor 1723. Ekonomist dhe filozof skocez, Babai i Kapitalizmit, ai është i njohur për veprën e tij “Hulumtimi mbi natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve”, studimi i parë sistematik i natyrës së kapitalizmit dhe zhvillimit historik të industrisë dhe tregtisë midis kombeve evropiane.

Ai mbaroi studimet në universitetet e Glasgow dhe Oxford. Pasi u bë profesor ai mbajti mësime retorike dhe letërsie në Edinburgh nga 1748 në 1751. Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu vendosi një bashkëpunim të ngushtë me filozofin David Hume; marrëdhëniet me filozofin do të zgjasin deri në vdekjen e tij – e cila ndodhi në 1776 – dhe do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e teorive etike dhe ekonomike të Smithit.

Adam Smith u emërua profesor i logjikës më 1751 dhe profesor i filozofisë morale vitin e ardhshëm në Universitetin e Glasgow.

Ai mbledh mësimet e tij për etikën në veprën e tij të parë të shkëlqyer, “Teoria e ndjenjave morale” (1759).

Ai u njoh me Volterin në Gjenevë më 1765, pastaj shumë prej eksponentëve kryesorë të shkollës së fiziokratëve të kontinentit, duke u ndikuar veçanërisht nga François Quesnay dhe Anne-Robert-Jacques Turgot; nga këto ai do të tërheqë disa elemente që do të rrjedhin në teorinë e tij. Nga viti 1766 ai punoi në “Pasurinë e Kombeve”: vepra u botua më 1776, dhe në një farë mënyre simbolikisht shënon fillimin e historisë së ekonomisë si një shkencë autonome.

“Pasuria e kombeve” paraqet përpjekjen e parë serioze për të ndarë ekonominë politike nga disiplinat përkatëse të teorisë së politikës, etikës dhe ligjit. Është një analizë depërtuese e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pasurisë ekonomike; Smith tregon se burimet kryesore të të gjitha të ardhurave qëndrojnë tek puna (në pjesën e punëtorëve prodhues në popullsinë e përgjithshme) dhe në nivelin e produktivitetit të kësaj.

Teza kryesore është se puna – dhe për rrjedhojë kapitali që rrit produktivitetin – përdoret në mënyrën më të mirë në kushte të ndërhyrjes publike dhe tregtisë së lirë. Për të shpjeguar këtë tezë Smith përdor metaforën e famshme të “dorës së padukshme”: secili individ, duke ndjekur avantazhin e tij, shtyhet – ashtu si një dorë e padukshme – për të punuar për të mirën e të gjithë komunitetit. Çdo ndërhyrje në konkurrencën e lirë nga qeveria prandaj është pothuajse e dëmshme.

Në 1778 Smith u emërua komisioner doganor dhe u transferua në Edinburgh. Përkundër faktit se ai punon shumë, ai gjen kohën që t’i kushtohet rishikimit të “Pasurisë së Kombeve” dhe rishikimit – shumë të përpunuar – të “Teorisë së ndjenjave morale”.

Ai vdiq në 17 korrik 1790, duke lënë udhëzime të sakta për miqtë e tij për të djegur shumicën e shkrimeve të tij./Elida Buçpapaj

blank

Më 5 qershor 1646 lindi shqiptarja Elena Peshkopia, femra e parë në botë e diplomuar në universitet

Elena ishte femra e parë ne botë që arriti të marë doktoraturë në filozofi.

Elena Lukrecia Kornaro Piskopia (latinisht: Helenae Lucretiae Corneliae Piscopiae; 5 qershor, 1646 – 26 korrik, 1684), ishte një filozofe venedikase[nevojitet citimi],[1] e cila ishte njëra nga femrat e para në botë që u diplomuan në universitet[2] e ndërsa me 25 qershor, 1678 para profesorëve të filozofisë dhe logjikës, mjekësisë dhe teologjisë ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës duke u bërë femra e parë në botë që arriti të marë doktoraturë në filozofi.[3]

Elena konsiderohej një muzikante e shkëlqyer. Ajo arriti të përvetësojë pothuajse të gjithë dijen e kohës, si dhe instrumente muzikorë si harpikorda, klavikorda, harpa dhe violina. Aftësitë e saj i tregon edhe muzika që kopmozoi gjatë gjithë jetës.

Ishte anëtare e akademive të ndryshme dhe vlerësohej në gjithë Evropën për arritjet dhe virtytet e saj. Ajo u emërua profesoreshë matematike ne Universtitetin e Padovës në vitin 1678.[4] ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër.

Elena ndërroi jetë nga tuberkulozi në 26 korrik të vitit 1684 në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeç. Ajo prehet në kishën e Shën Lukës në Padova të Italisë.

Biografia
Familja Kornaro

Familja Kornaro (ose Korner , Corner) ishte nga të paktat familje fisnike italiane që arrinin të faktonin në pemën gjenealogjike rrënjë nga fisi romak Cornelia. Ky fis pati jetë aktive në Perandorinë romake duke i dhënë një të tretën e konsujve gjatë gjithë jetës së perandorisë. Gjithashtu ata u shquan për luftëtarë të zotë. Në antikitetin e vonë ata kanë lëvizur në Rimini e Venecia, ku në vitin 982 bashkë me tre familje të tjera Venedikase themeluan Manastirin San Giorgio Maggiore.[5]

Nga familja e hershme Kornaro, në Mesjetë u dalluan katër familje që rridhnin prej saj:

Kornarët e Piskopisë, që u dallua nga feudi Episkop ne jug te Qipros. Feudi u dhurua nga mbreti Pjetri I i Qipros , për ndihmën që dha Federiko Kornaro në luftën kundër turqve.
Kornarët e San Polos (San Polo)
Kornarët e San Kasinit (San Cassian)
Kornarët e San Mauricit (San Maurizio)

Jeta e hershme

Elena Kornaro Piskopia u lind në Palazzo Loredan, në Venecia, Republika e Venedikut me 5 qershor, 1646.

Elena ishte fëmija i pestë nga shtatë gjithësej i Xhovan Batista Kornaro (Giovan Battista Cornaro) dhe Zaneta Boni (Zanetta Boni). I ati, që i përkiste familjes fisnike venedikase Kornaro pati një lidhje të gjatë me Zanetën, një grua me origjinë fshatare, kohë gjatë të cilës u lindën te gjithë fëmijët. Çifti arriti të martohej vetëm në vitin 1654. Për shkak të origjinës së nënës se tyre, dy djemtë e rinj Françesko dhe Girolamo nuk mundën të bëhen pjesë në Librin e Artë të Fisnikërisë deri në vitin 1664, kur i ati i tyre pagoi një taksë prej 105,000 dukatë.

Juliana Morell
Stefania Wolicka
Helen Magill White
Nadezhda Suslova

Referenca

^ Çakshiri, Antonio (5 shkurt 2017). “Shqiptarja Elena Peshkopia, e para në botë me doktoraturë në Filozofi”. Marrë më 4 nëntor 2017. “Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë në 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të. Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte dizenjuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës”
^ Paul F. Grendler (1988). John W. O’Malley, red. Schools, Seminaries, and Catechetical Instruction, in Catholicism in Early Modern History 1500-1700: A Guide to Research. Center for Information Research. f. 328.
^ “Elena Lucrezia Cornaro Piscopia”. Agnesscott.edu. Marrë më 5 shtator 2013.
^ Alic, Margaret. Hypatia’s Heritage: A History of Women in Science from Antiquity through the Nineteenth Century. Boston: Beacon Press.
^ Tassini, Giuseppe (1863). Curiosità Veneziane (bot. Vol. 1). Filippi Editore. f. 201. 978-88-6495-062-4.

(Wikipedia)


Send this to a friend