VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

FOTOT: Kush është stomatologia mashtruese që përfitoi 900 mijë euro

By | February 25, 2018

Komentet

Më 14 tetor 1929 u nda nga jeta Shtjefën Gjeçovi, frat françeskan, veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.

Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik[1] 1873 – Zym, 14 tetor 1929) qe frat françeskan, veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.

Jeta

Shtëpia e lindjes së Hilës në Janjevë

Leu i biri i Mat Gjeç-Kryeziut dhe Prendës në Janjevë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane; i pagëzuar me emrin Hilë.[2] Familja e tij ishte me prejardhje nga Kryeziu, një fshat i Pukës. Prindët e dërgojnë më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para që e çuan në rrugën e meshtarisë.

Më 1888 përfundoi mësimet dhe u nis më 16 gusht në kuvendin e Fojnicës për vitin e rishtarisë. Vijoi studimet në Derventë dhe Banja Luka, ndiqte mësime edhe në Kreshevë ku njohu epikun kroat P. Grgo Martiq. Ndërmerr punimin për një studim mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis[1].

Kryen studimet në korrik të 1896, kur edhe kthehet në atdhe dhe meshon për herë të parë në Troshan, ku ndërron emrin në Shtjefën-Kostandin. Shërben si famullitar në Rubik, dhe verën e 1897 në Pejë dhe emërohet famullitar në Zllakuqan ku në korrik hap shkollën e parë.

Autoritet kishtare e caktojnë në famullinë e Laç-Sebastes nga mesi i 1899 deri më 1905. Rihap shkollën shqipe në Laç, ku shërbeu si mësues dhe i siguronte materialet e para përmes Konicës në gusht të 1901. Më 20 mars të 1902 duhet të ketë qenë në malin e Tomorrit. Largohet më 19 dhjetor 1905 për në bregun kroat ku punësohet mësues në Borgo-Erizzo ku zëvendëson P. Pashk Bardhin dhe po aq shpejt kërkon dorëheqjen[3]. Shpejt kërkon largimin i tij dhe në vjeshtë merr pjesë Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit, po atë gusht e gjejmë në Durrës. I ngarkohen kolegjet françeskane në Shkodër në vjeshtë 1906 deri më 1907 kur ka fërkime me Imzot P. Guerinin dhe konsullin austro-hungarez, në maj e emërojnë në Gomsiqe ku çel dhe shkollën më dt. 31. Vazhdojnë përpjekjet me Dom Nikollë Kaçorrin për mbarëvajtjen e kuvendeve të kurbinasve dhe futjen e armëve nga tregjet e huaja[4]. Përshëndet këndellshëm punimet e mbajtura në Manastir. Me ardhjen e fushatave ndëshkuese radhitet me çetat komite.

Merr pjesë me krerët e Mirditës, Pukës, Lezhës, Zadrimës dhe malësorëve te Bregmatës në kuvendin që u mbajt në Lezhë më 7 korrik 1913 prej Abatit në përpjekje për ta shpallur Prenkë pashë Bibdodën regjë, mbret[5]. Më 1915 zbret në Troshan e më pas e emërojnë më 1916 në Thethin e dëmtuar nga kolera e asaj vere, ku i shkruajnë edhe KLSh si anëtar korrespondent për materiale të marra nga goja e popullit[6]. Kalon në Prekal më v. 1917, shtëpia ku vendoset banohej nga komanda lokale austro-hungareze, e cila zaptonte ata pak ushqime të banorëve[7]. Më dt. 17 shtator t’atij viti shërbim në Prekal nis t’u japë mësim fëmijëve në dhomën ku banonte. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djemë ndërsa pasdite 11 vajza. Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shëndruan në kërcnime për ndalim veprimtarie si mësues.

Dërgohet famullitar në Vlorë më 1920, ku buan shpesh te Dom Mark Vasa, i parë si halë nga autoritetet italiane. Merr pjesë në takimet me patriotët e krahinës në vjeshtën e atij vit, sipas gazetave “Politika” dhe “Mbrojtja kombëtare” i cilësuar si luftëtar i Njëzetës. Interesohej si kudo edhe për traditat e Labërisë[8]. Më 7 qershor të 1923 emrohet sekretar i Provincës Françeskane[9].

Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit[10].

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM[11].

Vepra dhe mirënjohje

Ndërmerr qysh në moshë studentore një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para[1]. Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi tek “Albania” e Konicës me emër pende Lkêni i Hasit. Shkruan dramat Dashtunija e atdheut më 1901, Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas 1903, Shqiptari ngadhënjyes 1904, Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi 1904; Shqiptari ngadhënjyes, 1904; Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në ASH.

Shqypton dramat Atil Reguli. Dramë me trii pamje të Metastasit më 1905, që e boton më 1912; Vajza e Orleansit asé e Lumja Joana D’Ark përkthye nga A.F. Bergamo dhe botuar më 1915; Shna Ndou i Padues i autorit N. Dal-Gal, 1912.

Shkruan po ashtu edhe novelat, Mnera e Prezës 1902 dhe Rrafgime 1903[12]. La pa botuar përkthime të sentencave të Sokratit, të romanit polak shumë të lexuar Quo vadis (1916) të Shenkieviçit dhe pjesëve nga ‘Scritti su Parga‘ të poetit neoklasik italian Ugo Foskolo. Përveç kësaj, Gjeçovi na ka lënë si trashëgim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale ende të pabotuara, ndër to shtatë pjesë teatrore dhe disa tregime[13].

Kanuni

Kryevepra e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej së pari tek “Albania” e Konicës më 1897-98[13] dhe më pas në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924. Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai mblodhi normativën e rendit dokësor ndër shtresëzimet më të mbrame të këtij të fundit. Shenjat e këtij punimi dukeshin qysh më 1911 kur ndikoi fort në botimin e “Visaret e Kombit” të sivëllaut V. Prennushi. Pa llogaritur artikujt e shumtë “Përralla popullore”(1903),”Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci” (1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij.

Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës. Vendosja e titullit duket se shoshitet prej Fishtës kur shkruan se iu vendos prejse zbatohej dhe kishte formë gatiligjore dikur ndër Lekë (malësor, sipas kumtit parak, banorët e Malësisë së Madhe) dhe Dukagjin. U përkthye më vonë nga mikesha e shqiptarëve dhe e Eqrem bej Vlorës, baronesha Marie Amelie von Godin pjesë-pjesë, e me ndihmën e etënve françeskan. Punim i cili bëri të mundur që më 1936 Universiteti gjerman i Drezdenit i dha doktoratën postum P. Gjeçovit për vleftën e Kanunit. Në italisht u përkthye nga P. Pal Dodaj në bashkëpunim me Giuseppe Schirò dhe u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941[14].

Shih edhe

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Vitviteja : Hilë Gjeçi

Referimet

  1. ^ a b c Gjini G., Ipeshkvia Shkup-Prizreni nëpër shekuj. Citimi: Vende-vende si datë e lindjes së tij shënohet 12. VII. 1874, ndërsa duhet të jetë: 3.X.1873, shih: AFJ, Status animarum II, 424.
  2. ^ Kurti, P. Donat (2003) [1965]. Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. f. 137.  99927-789-1-1.
  3. ^ Lila O., Letrat e panjohura të Shtjefën Gjeçovit: korrespondenca në dorëshkrim, Gazeta shqiptare (“Milosao”, suplement). – Nr. 4295, 27 korrik, 2007, f. II – III.
  4. ^ Gjeçovi Sh.K., Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’osmanllive : 1903-1904-1905-1906, [dorëshkrim], Laç-Sebaste, 1922.
  5. ^Letër dërguar P. Gj. Fishtës nga Gomsiqja më dt. 19. IX. 1913.
  6. ^ Mata R., Komisia Letrare Shqipe për lëvrimin e gjuhës shqipe, “Mësuesi”, 28.8.1916.
  7. ^ "Gjeçovi VEPRA 4", RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985, fq.227. Citimi: ... Ka qillue qi kush s'ka pasë shum berre, s'ka pas ç'a me dhanë (por), kta kanë shkue kanë marrë vetë me bajoneta n'pushkë...
  8. ^ Habazaj A., “Hysni Lepenica, monografi”, Naim Frashëri, Tiranë, 1996, f. 23 – 26.
  9. ^ Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike).Shkodër 1965.
  10. ^ Shuteriqi Dh.S., Shtjefën Gjeçovi dhe kambana e Sopotit shkëputur nga Ditari i Dhimitër Shuteriqit, Belësh 7 maj 1972.
  11. ^ Dorëshkrimet e At Gjeçovit, HD, Vj. XII, 1936, 3, fq. 12-13.
  12. ^ Për këtë radhitje titujsh, zhanresh e vitesh ndihmoi fondi online i Bibliotekës Kombëtare (bksh.al).
  13. ^ a b Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  14. ^ Malaj V., Apostolic and educational work of the Francisacan Order among the Albanian people, Buletini Katolik Shqiptar, red. Gjon Sinishta, San Francisco 1990. fq. 35-37.

PJETËR BOGDANI NË NJU JORK: 30-VJETORI I NJË SEMINARI (Me rastin e 330-vjetorit të vdekjes) – Nga Frank Shkreli

Ky është Pjetër Bogdani i Gurit të Hasit!

330-vjet më parë, në fund të vitit 1689 ka ndërruar jetë, në Prishtinë, ipeshkvi imzot Pjetër Bogdani. 30-vjetë më parë, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së tij, me 7 tetor, 1989 është mbajtur në Nju Jork një seminar madhështor për të kujtuar Imzot Pjetër Bogdanin, figurën e shquar të letërsisë së vjetër shqipe, kultivuesin dhe ndriçuesin e ndërgjegjes dhe të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Përveç kontributit të tij fetar, Pjetër Bogdani ishte edhe atdhetar i madh, i cili ka dhënë kontribute të rëndësishme në përpjekjet e popullit shqiptar për çlirim nga zgjedha osmane.

Ishin pikërisht këto kontribute të Pjetër Bogdanit të cilat u diskutuan në seminarin e organizuar 30-vjet më parë – në fillim të tetorit, 1989– nga Kisha katolike shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, sot “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Në atë seminar ishin të ftuar folës të zgjedhur dhe personalitete të njohura shqiptare në fushën e kulturës, të fesë dhe politikës shqiptare të asaj periudhe. Dalloheshin Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Prof. Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Dr. Engjëll Sedaj (të ardhur nga Kosova), si dhe Profesor Martin Camaj.

Personalitetet e shquara hodhën dritë mbi jetën dhe në përgjithësi mbi veprimtarinë fetare dhe atdhetare të Pjetër Bogdanit. Në kumtesat e tyre ata kanë thekësuar, ndër të tjera, edhe rolin që ai ka luajtur në formimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689, dhe pasqyrimin e historisë së shqiptarëve në kryeveprën e tij teologjike, “Cuneus Prophetarum”, “Çeta e Profetëve”, për të cilën kanë folur më hollësisht Dr. Martin Camaj dhe Dr. Ibrahim Rugova. Për fatin e mirë, të gjitha kumtesat nga pjesëmarrësit e dalluar si dhe historiku i organizimit të seminarit, janë botuar – si një testament i përherëshëm historik — në librin me titull, “Imzot Pjetër Bogdani në New York”. Libri është botuar nga Z. Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit të Kishës Katolike, “Zoja e Këshillit të Mirë, në Nju Jork, publicist dhe aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan – njëheri edhe drejtuesi i komisionit që organizoi seminarin për 300-vjetorin e vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, tetorin e vitit 1989.

….
Folësit me atë rast thekësuan se krahas aktivitetit shpirtëror dhe fetar, imzot Pjetër Bogdani, veproi edhe në zgjimin e identetitetit kombëtar, duke u marrë aktivisht me organizimin e shqiptarëve në rezistencë kundër pushtuesve osmanë ndërsa vizitonte të gjitha kishat dhe krahinat nën mbikqyrjen e tij si kryeipeshkëv, i atyre anëve. “E pra, kur lufta anadollake kishte shpërthye me ma të madhin hov, kur turku kishte këthye Shkodrën në kasaphane priftënsh e fretënsh, kur vet banorët e këtyre anave mshefeshin nepër shpella e galushtra të maleve…kundra këshillit të shi atyne që sot më padisin, unë mora në dorë këtë kishë të Shkodërs. S’shiqova komoditet as pushim: pa mbulojë, pa shtrojë, pa pullaz mbi krye, në rrezik nga turku, nga shkjetë, nga çifutënt, vizitova Kelmendin, Kuçin, Hotin, Kastratin, Shkrelin, Plavën, Rrjollin e vende të tjera”. (Nga libri “Imzot Pjetër Bogdani në New York”)
Në kuadër të veprimtarisë së tij atdhetare, Pjetër Bogdani, në vitin 1688-1689 udhëheqë kryengritjen anti-osmane, me 6000 shqiptarë, në koalicion me ushtrinë austriake, thekësuan studiuesit e jetës dhe të veprimtarisë së Pjetër Bogdanit. Fatkeqësisht, kryengritja e tij kundër osmanlinjve nuk pati sukses dhe pas një sëmundjeje të rëndë vdes në Prishtinë në vitin 1689. Me vdekjen e Bogdanit, vdiq ideja dhe organizimi i kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve turq, ka shënuar Gaspër Gjini në librin e tij, “Ipeshkvia Shkup-Prizren nepër shekuj”.

Duke u hedhë një sy kumtesave të ekspertëve të lartëpërmendur në seminarin e mbajtur në Universitetin Fordham në Nju Jork, në Tetor 1989 — në 300-vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit dhe të botuara nga Tonin Mirakaj në librin kushtuar këtij përvjetori — lexuesi mëson hollësi të shumta për jetën, veprat dhe vlerat patriotike dhe fetare të Bogdanit, nga disa personalitete prej më të dalluarve eskspertë të kulturës dhe gjuhës shqipe. Folësit kanë venë në dukje, ndër të tjera, dashurinë e madhe të Bogdanit për gjuhën shqipe, për Atdheun e tij dhe për gjendjen e mjeruar të popullit shqiptar, në kohën që ai jetonte, si dhe qëndrimet e tija kundër pushtuesve osmanë. Për vetdijen e tij kombëtare, sipas Dr. Ibrahim Rugovës, në veprat e tija, Pjetër Bogdani “Jep një kontinuitet historik të popullit tonë që nga kohërat e herëshme e deri në kohën e tij.”

Organizimi i seminarit nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork në Tetor 1989, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, mund të konsiderohet si një ndër aktivitetet më të madhërishme dhe më të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë viteve. Ishte i tillë për nga pjesëmarrja e madhe e shqiptaro-amerikanëve dhe seminari dallohej edhe për nga personalitetet shqiptare që paraqitën kumtesat e tyre për jetën dhe veprimtarinë e Bogdanit. Për më tepër, rëndësia e këtij seminari 30-vjet më parë, sipas disa ekspertëve, nga këndveshtrimi i sotëm, ishte pikërisht paraqitja e Dr Ibrahim Rugovës në këtë tubim me 7 Tetor të vitit 1989 — që njëkohësisht ishte edhe vizita e tij e parë në Amerikë – që në të vërtetë, ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe fatin eventual të Kosovës, si dhe politikën dhe marrëdhëniet e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara në përgjithësi, “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, siç kihste deklaruar ai ç’prej fillimit.

Ndonëse 30-vjet më parë, seminari tërhoqi vëmendje dhe interesim të madh në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe në diasporën shqiptare në terësi, në Shqipërinë komuniste dhe në Kosovën e pushtuar, mbretëronte një heshtje mbytëse mbi pjesëmarrësit, mbi punimet dhe kumtesat e eskpertëve më të njohur shqiptarë, mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare– mbi jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, mbajtur në Nju Jork. Arsyen e interesimit të madh për këtë seminar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në atë kohë, e shpjegoi ndoshta më së miri gazeta “Zëri i Atdheut”, e botuar dikurë në Nju Jork. Në kryeartikullin “Madhështia e një Seminari”, ndër të tjera ajo gazetë shkruante:

“Nji tjetër arsye, që e zgjoi kërshërinë e mërgimtarëve shqiptarë për këtë eveniment historik, kombëtar, fetar e kulturor, ishte ajo, që Kisha katholike shqiptare i ftoi me marrë pjesë në ketë seminar dy shkollarë shqiptarë nga Kosova, përndryshe studijues të rrastë të Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij gjeniale: Prof. dr. Ibrahim Rugova, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës – njëni ndër përfaqsuesit ma eminent të kulturës shqiptare, jo vetëm të Kosovës dhe kolegu i tij Prof. dr. Engjëll Sedaj – që të dy profesorë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Pjesëmarrja me aqë shumicë dhe rangu aq i naltë akademik i ligjëruesve të rastit, të lejshin me kuptue, pamvarsisht, se gjindeshim në njenën nga dy qendrat kryesore të kulturës shqiptare – në Tiranë ase në Prishtinë.”

Në Nju Jork, si sot e 30-vjet më parë, 7 tetor, 1989, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” organizoi pra seminarin në kujtim të 300-vjetorit të vdekjes Pjetër Bogdanit — në vitin 1689 në Prishtinën dardane. Atëherë dhe sot kujtojmë Pjetër Bogdanin dhe vdekjen e tij, kur, “U vesh në zi Shqipëria, vajtoi Kisha, mbet pa Bari grigja e Kosovës shqiptare…U shkretuan Shkupi, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Peja…Sot mbas tre shekujsh historia kërkon varrin e pa rrasë, pa emër, të pa kryq (të Pjetër Bogdanit) dhe se aty në Prishtinë të përgjakur si sot treqind vjet, vdiq dhe u nxuer prej dheut më i përmenduri Ipeshkëv arbënuer i kohës, më i denji pinjuell i Kosovës hasjane, më i squeti shkrimtar e lavrues i gjuhës neoilire, më i zellshmi Apostull dhe më i palodhshmi mbrojtës i Fesë dhe i Kombësisë”. (At Danjel Gjeçaj në kumtesën e tij në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, Nju jork, 7 Tetor, 1989)

Ky ishte Pjetër Bogdani i Gurit të Hasit, sot e 330-vjet më parë!

Frank Shkreli

Fotografitë mbi punimet e seminarit janë marrë nga libri Imzot Pjetër Bogdani në New York” me botues, Tonin Mirakaj

Pas seminarit në Nju Jork, Profesorët Ibrahim Rugova dhe Engjëll Sedaj, udhëtuan për në Washington D.C., të shoqëruar nga antari i komisionit përgatitës z. Simon Simonlacaj, ku kaluan dy ditë të këndshme. Atje i priti Frank Shkreli, ish-Drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën.

Dr. Ibrahim Rugova, Frank Shkreli dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989. Ishte kjo vizita e parë e tij dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës — por jo e fundit—në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

Mbreti Zog – hodhi themelet e shtetit modern shqiptar Nga Ekrem Spahiu

8 Tetor 1895 – 9 Prill 1961

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë, më 17 nëntor 2012, ka dekoruar Mbretin Zog I, me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin:

“Figurë madhore dhe qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

Formimi dhe aktiviteti i Ahmet Zogut

Kronikat e kohës na thonë se, familja e famshme Zogu, e ardhur nga vise më në veri të Shqipërisë, u instalua në Burgajet të Matit aty nga fundi i shekullit XV. Familja Zogu, në breza u shqua për kountribute të jashtëzakonshme për të mirën e Matit dhe Shqipërisë.

Ahmet Zogu, djalë i Xhemal Pash Zogut dhe Sadie Emin bej Toptanit, lindi më 8 Tetor 1895. Edukimin dhe njohuritë e para i mori nga mësuesit Dërvish Hima, Sali Torra dhe Hafus Ismeti. Në moshën 7 vjeçare, e dërguan në Turqi për studime, ku mbaroi liceun e Stambollit dhe kursin e oficerëve rezervë. Më 20 korrik 1912, u kthye nga Turqia në Mat.

U angazhua menjëherë në përballimin e sulmeve nga fuqitë ballkanike. Ai arriti të afrojë, organizojë dhe të drejtojë vetë rreth tetë mijë burra të armatosur. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, do të përfaqësonte Matin, Dibrën dhe Mirditën, në krye të një përfaqësie prej 26 krerësh të shquar të këtyre trevave. Pas përfundimit të Kuvendit ai u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës nga sulmet e hordhive serbo-sllave.

Lufta e Parë Botërore e gjeti Ahmet Zogun në Mat si një komandant të provuar në beteja dhe fitore të realizuara nga guximi dhe drejtimi i tij me mendim strategjik dhe koncepte të qarta taktike. Më 3 Mars 1916, me inisiativën e tij dhe me patriotë të tjerë organizojnë Kongresin Kombëtar në Elbasan, për të diskutuar mbi fatet e Shqipërisë.

Në vitin 1919, Shqipëria që kish mbetur nga kalkulimet gjeopolitike të Fuqive të Mëdha të vitit 1913, rrezikonte realisht copëtimin territorial në favor të fqinjëve shovenë. Në këto rrethana, nën ndikimin e vokacionit dhe formimit të lartë atdhetar, Ahmet Zogu bëhet një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen e Kongesit historik të Lushnjës, që u mblodh më 21-31 janar 1920, si përfundim i një marrëveshje të të gjitha viseve të Shqipërisë. Mbarëvatja e punimeve të Kongresit u sigurua ushtarakisht prej Ahmet Zogut dhe pas përfundimeve të tij, miratoi Qeverinë e re, në të cilën Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm, pikërisht në moshën 25 vjeçare. Kongresi i Lushnjës jetësoi pavarësinë e shtetit shqiptar dhe hodhi bazat legjislative për të gjithë institucionet e shtetit.

Më 2 dhjetor 1922 Këshilli i Lartë ngarkoi Ahmet Zogun të formojë qeverinë e re, duke e zgjedhur kryeministër dhe njëherësh edhe Ministër i Brendshëm. Më 23 shkurt 1924, opozita organizoi një atentat brenda Kuvendit Kushtetues dhe plagosi Ahmet Zogun, Kryeministrin e vendit, për shkak se ajo nuk u pajtua që Zogu, me mbështetjen e koalicionit me indipendentistët, siguroi një shumicë të re.

Ahmet Zogu, edhe pse i plagosur rëndë, hyri në sallën ku do të zhvillohej mbledhja e Kuvendit pa dhënë asnjë shenjë alarmi. Për të qetësuar situatën dhe për të shmangur rrezikun e një përleshjeje me armë, me një gjakftohtësi dhe vetpërmbajtje të jashtëzakonshme, iu drejtua kryetarit të Seancës dhe deputetëve: “Zotërinj, nuk është hera e parë në botë që në një parlament ndodh një gjë si kjo që më ndodhi mua. Unë u lutem miqve të mi ta peshojnë rastin me gjakftohtësi dhe ta harrojnë për një çast atë çka ndodhi”.

Gjithsesi, atentati në Kuvend ndaj kryeministrit Ahmet Zogu e ndërlikoi shumë situatën politike në Tiranë. Për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm të situatës, e cila do të destabilizonte sigurinë e vendit ndoshta në mënyrë të pakthyeshme, më 25 shkurt 1924 Ahmet Zogu dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Me qetësinë që ruajti ndaj atentatit kundër tij, si dhe me dorëheqjen, ai donte të jepte mesazhin se, më i rëndësishëm për të ishte stabiliteti dhe siguria e vendit.

Megjithë dorëheqjen e Zogut, situata politike dhe e rendit acarohet dhe vendi nis të destabilizohet. Në maj-qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924, në ditët e fundit të saj, e kishte emëruar Ahmet Zogun në detyrën e komandantit për shtypjen e grushtit të shtetit në veri. Në qershor 1924, për të mos i dhënë shkas gjakderdhjes, anarkisë totale dhe luftës civile, Zogu largohet nga Shqipëria. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë, e dënoi me “vdekje, në mungesë”.

Në dhjetor 1924, me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, Zogu riktheu legjitimitetin e Qeverisë dhe të pushtetit legjitim të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetor-dhjetorit të vitit 1923 dhe të rrëzuar me rebelim antikushtetues në qershor të vitit 1924. Më 5 janar 1925, Qeveria e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun kryeministër dhe ministër të Brendshëm.

Në shtatë vitet e fundit pas Luftës së Parë Botërore ishin ndërruar 14 qeveri dhe këto më së shumti në vitet 1920-1924. Këshilli i Naltë si institucion kryesor në fatin e qeverive, nën trysninë e politikës së kohës, merrte edhe vendime që nuk shkonin në dobi të stabilitetit të vendit. Për ta zgjidhur një herë e mirë këtë ngërç, por edhe për arsye të tjera, më 21 janar 1925 Kuvendi Kushtetues shpalli “Republikën Shqiptare”, ndërsa dhjetë ditë më vonë, (31 janar 1925) Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv.

Gjatë kësaj kohe Ahmet Zogu prioritet kryesor kishte rivendosjen e stabilitetit në vend, duke mundësuar nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Shpallja Mbret i Shqiptarëve

Nevoja për të ndryshuar regjimin në Shqipëri erdhi si vlerësim i përgjithshëm i situatave reale që kishte dhe po kalonte vendi, por edhe si domosdoshmëri, për të dalë mbi forcat e ndryshme politike dhe mbi krerët lokale, pasi rreziku i grindjeve, intrigave dhe prapaskenave individuale shihej si një problem i madh kombëtar dhe në dëm të interesave të vendit.

Duke marrë parasysh sa më sipër, si dhe faktin tepër të rëndësishëm se, pikërisht në ato vite, situata e sigurisë në Ballkan dhe në Evropë po shkonte drejt përkeqësimit, atëherë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku jetonin, nuk kishte zgjidhje tjetër shpëtimi, mbijetese e sigurie kombëtare, përveçse të kalohej në një përqendrim edhe më të madh energjish, përpjekjesh dhe forcash të të gjithë kombit, gjë që u mishërua në zgjidhjen politike të instalimit të Monarkisë. Një përvojë të tillë të përqendrimit të pushtetit politik në kohë rreziqesh të mëdha e kanë përjetuar shumë kombe, pavarësisht se në çfarë forme është bërë ky përqendrim. Kështu kishte vepruar dikur Gjermania nën “Monarkun” Bismark. Kështu patën vepruar edhe fqinjët tanë më të afërt, Serbia, Greqia, etj. Shqipëria nuk kishte arsye pse të bënte përjashtim nga ky rregull, përndryshe ajo do të vijonte të bëhej objekt lakmish të egra.

Kalimi nga regjimi i Republikës në regjimin e Mbretërisë ishte, jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i ligjshëm. Ahmet Zogu u tregua shumë i kujdesshëm në hapat e tij për ta ndryshuar formën e regjimit në Shqipëri, duke punuar në disa drejtime dhe për të qenë në harmoni me procesin politik, opinionin publik shqiptar, bindjen dhe mbështetjen e marrë nga faktori ndërkombëtar e në veçanti nga Fuqitë e Mëdha, dhe mbi të gjitha me nismat dhe respektimin e proçedurave kushtetuese e ligjore.

Mbas një propozimi të bërë nga disa deputetë, parlamenti vendosi që të merrte në shqyrtim regjimin shtetëror. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni i statutit, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim më 30 Gusht 1928 dhe Asambleja Kushtetuese e proklamoi Shqipërinë “Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme”. Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Presidentin Ahmet Zogu “Mbret të Shqiptarëve”.

Mbreti Zog I, menjëherë filloi nga puna për reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit. Në këtë kuadër u miratua Statuti Themeltar i vitit 1928. Rendi dhe siguria, sistemi i drejtësisë, të drejtat e njeriut, e drejta e pronës dhe e besimit fetar, administrata e aftë dhe serioze, forcimi i parasë, lëvizja e lirë e shqiptarëve, diplomacia, arsimi, përgatitja e inteligjencës në universitetet perëndimore, ndërtimet botore, zhvillimi i tregtisë, etj., ishin në themel dhe gjeten zbatim në filozofinë Zogiste gjatë kësaj periudhe.

Pushtimi fashist dhe largimi i Mbretit Zog

Italia fashiste kishte kohë që përgatitej për pushtimin e Shqipërisë qoftë në mënyrë “paqësore” nëpërmjet presioneve në fushën politike, ekonomike, ushtarake dhe financiare, qoftë edhe me forcën e armëve. Mbasi dështuan përpjekjet e vazhdueshme dhe ultimatumi i fundit për ta detyruar Mbretin Zog, parlamentin dhe qeverinë shqiptare që të nënshtroheshin, qeveria italiane vendosi të përdorë forcën e armëve për të pushtuar Shqipërinë.

I gjendur përpara provës më të vështirë të kohës, Zogu ideoi qëndresën. Në rastin më të mirë, parashikohej një qëndresë serioze duke shpresuar edhe te mbështetja e ndërkombëtarëve. Në mungesë të kësaj mbështetjeje, sigurisht që qëndresa shqiptare do të ishte simbolike. Për këtë, duke sensibilizuar çfarë po përgatiste Italia kundër Shqipërisë, u bëri thirrje fuqive të Antantës Ballkanike, Fuqive të Mëdha të Europës dhe SHBA që të ndërhynin në Romë, për të ndalur sulmin e Italisë, ose të jepej mbështetja e duhur për të përballuar rrezikun që po i kanosej Shqipërisë. Ndërkohë, ai kishte filluar të organizojë qëndresën ushtarake, duke ndërtuar një koncept të qartë të mbrojtjes strategjike: qëndresë sa të ishte e mundur në vijën bregdetare me qëllim rraskapitjen e forcave pushtuese dhe pastaj, përballimi i tyre me luftë guerilje, duke u mbështetur në terrenin malor të vendit, në patriotizmin shqiptar si dhe në mbështetjen e mundshme nga jashtë. Për këtë qëllim, forcat e gatshme do të vendoseshin për zhvillimin e qëndresës në afërsi të qyteteve-portet kryesore të vendit, ku ishin edhe drejtimet kryesore të mësymjes së forcave italiane, ndërsa forcat më të shumta do të përqendroheshin në thellësi të vendit.

Mbretëria nxiti gjithashtu edhe qëndresën popullore, manifestimet, mitingjet, etj., me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese dhe për krijimin e një mjedisi sa më të harmonizuar të ndërgjegjësimit kombëtar kundër pushtimit italian. Por, fatkeqësisht, disa funksionarë të lartë të shtetit dhe shumë elementë të administratës e të ushtrisë, punuan në drejtim të kundërt, madje kishte të tillë të kompromentuar që kishin planifikuar për t’iu kundërvënë Ahmet Zogut deri edhe në asgjësimin fizik të tij.

Duke mos pranuar kushtet dhe ultimatumet e Musolinit, duke mos patur mbështetjen ndërkombëtare dhe as forcën e brëndshme për përballimin e agresionit fashist, Parlamenti shqiptar dhe Mbreti Zog vendosen për ta pritur Italinë fashiste me armë në dorë, ndryshe nga Austria që i ishte nënshtruar Gjermanisë në vitin 1933 pa asnjë kundërshtim apo Çekosllovakia që nuk kishte shkrepur asnjë pushkë më 15 mars 1939 kur u pushtua po nga Gjermania. Duhet theksuar se këto dy shtete ishin shumë më të mëdha se sa vendi ynë dhe të armatosura me armët më moderne të kohës.

Historia flet për një të vërtetë të padiskutueshme: fakti që Italia, përderisa planifikoi dhe futi në operacion ushtarak për pushtimin e Shqipërisë forca, mjete, shpenzime, logjistikë dhe kohë, flet se pushtuesi, të paktën e llogariti qëndresën shqiptare. Këtë qëndresë shqiptarët e bënë dhe Mbreti Zog u rreshtua bindshëm të krahë të Aleatëve Antifashistë dhe kundër Boshtit nazi-fashist.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste, më 7 Prill 1939 shënon edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fund të fundit, pushtimi italian i Shqipërisë nuk ishte thjesht një ndërmarrje midis Italisë dhe Shqipërisë, por pjesë e një strategjie më të gjerë që lidhet me nismën strategjike që mori fashizmi dhe nazizmi për të krijuar raporte të tjera gjeopolitike në Evropë e më gjerë, duke përdorur si instrument forcën ushtarake, domethënë luftën.

Mbreti Zog nuk mund të bënte më shumë se ç’bëri. Ai deklaroi përpara Asamblesë Kombëtare se; “…nuk kam lënë mjet pa përdorur për sigurinë e Shqipërisë” dhe me vendim të Parlamentit, më 9 prill 1939 u largua nga vendi për të shmangur dorëzimin e tij pa kushte.

Familja Mbretërore në emigrim

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, më 10 prill 1939 Ahmet Zogu vendoset në Greqi ku ndjek rezistencën si dhe organizon funksionimin e qeverisë; më 3 maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët; më 30 qershor 1939 niset për në Europë; më 2 korrik 1939 mbërrin në Rumani, ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë; më 15 gusht 1939 mbërrin në Paris, ku akomodohet në Rezidencën e përkohshme Mbretërore dhe fillon kontaktet zyrtare me autoritetet më të larta të Francës; më 22 qershor 1941 mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar, ku qëndroi deri në përfundim të luftës; më 18 mars 1946 vendoset në Egjipt, pas një ftese dashamirëse qëndrimi dhe akomodimi të garantuar zyrtarisht nga Mbreti Faruk i Egjiptit; më 29 gusht 1955 mbërrin në Francë.

Kohët e fundit të jetës së tij, Mbreti Zog vuajti nga një sëmundje e pashërueshme dhe më 9 prill 1961, ndërroi jetë në spitalin “Foch” të Parist. Më 10 prill 1961 u bënë homazhe dhe më 11 prill 1961, u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupit të tij me një kortezh madhështor. Madhëria e Tij Zog I – Mbret i Shqiptarëve, u varros në varrezat e “Thiais Parisien”.

Në njohje dhe vlerësim të personalitetit, kontributeve dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, më 17 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, shteti Shqiptar organizoi një ceremoni madhështore zyrtare për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe, të cilat u vendosën në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore në Tiranë.

Kujtime për regjisorin Lec Shllaku – Nga Xhahid Bushati

Xhahid Bushati

Lec Shllaku u nda nga jeta më 04.08.2007. Iku në heshtje, pa fjalime e pa bujë, iku ashtu si u mbyll e gjithë jeta e tij, jeta e një punëtori të madh të artit, i harruar në madhështinë e tij. Pak rreshta u shkruan për të. Ekrani nuk gjeti kohë të shfaqte diçka që kishte mbetur nga pasuria e tij e vyer. Në një vuajtje të gjatë fizike e shpirtërore, Lec Shllaku i tha lamtumirë kësaj bote, në moshën 86-vjeçare. U përcoll për në banesën e fundit mes lotëve të familjarëve, miqve e dashamirëve të qytetit të tij të lindjes.

Për humbjen e Artistit Shllaku, studiuesi Ardian Ndreca do të shprehej: “Fisnikëria e shpirtit, ndryshe prej asaj të gjakut, ka nji të mirë të madhe, mund të fitohet me forcat tona. Të tillë e kishte konceptue jetën e vet Lec Shllaku, zemra e të cilit rrahu deri në fund simbas ritmeve të nji harmonie të pashoqe që vetëm Muzat munden me falë.

Fjalët e tija, ligjërimi i rrjedhshëm, hiri në shprehje dhe mendimet e pazakonta që mbërrinte me shpreh për artin, botën, njerëzit – banin që figura e tij të reflektonte diçka tërheqëse dhe manjetike.

E kam takue sa herë në vetminë e tij të shenjtë, gjithnji në tryezën e punës, herë me klasikët në dorë (i lexonte të gjithë në origjinal), herë me shkrimet e tija; por sa herë e takoja më linte përshtypjen se ai ishte sa këtu mes nesh po aq edhe në nji botë tjetër, me mendimet dhe me hijet e veta, me andrrat e pashprehuna, me kangët e pakëndueme ende.”

Kujtimi i parë…

Herë pas here trokas në shtëpinë e Lec Shllakut. E kam mik të vjetër. Një rast fatlum për mua që të jem një nga miqtë e tij.

Nuk shkoj të takoj një plak që pleqëria ia ka mbyllur portën. Udhëtoj drejt një biblioteke, drejt një njeriu që vetë është dëshmitar dhe vetë është histori, me shumë mistere dhe pengje; rrahur, përcëlluar nga furtunat dhe ciklonet e kohës.

Mundohem t’i bëj portretin këtij burri 85 vjeçar që, … “Dy sy me vështrim të thellë që zhbirojnë nën ato mollëza të dala e të thara, ruajnë ende gjurmët e një bukurie burrërore. Në atë fytyrë të rreshkur, në zërin e tij që ende është kumbues, ti dallon menjëherë figurën e Gjon Kastriotit te filmi “Skënderbeu”.

Më duket si një çinar i moçëm që i gëzohet edhe një rriske dielli. Më duket se ende rrugëton për në Ajasëm e shpirtin ia ngroh legjenda e Rozafës.

Gjatë bisedës me të shfaqen urtësia e mençuria, kozmopolitizmi e bagazhi i kulturës së Perëndimit. Kur hyn në bisedë me të, ndjen zotërimin e një leksiku të pasur. Por në bisedë është ca i ashpër e i palëkundur në mbrojtje të gegënishtes.

Të gjitha këto e vizatojnë dukshëm portretin e këtij burri që në çdo moment e shoqëron shqetësimi për teatrin. Mbaj mend, në një nga vizitat e vonshme, më tha kështu për teatrin: “Ne trashëguam prej ma të vjetërve e na ju trashëgojmë ju, për kët arsye nuk keni që të mos e duem e të mos kemi nostalgji për të e të mos na shqetësojë mbijetesa e tij. Edhe na do të dëshironim t’ua thoshim me dashamirësi këtyne që e kanë në dorë qënien e tij, ta shikojnë ma me dhimbsuni e ma me dashamirësi mundin e djersën tonë, për ma tepër përgjegjësi, të jenë të gatshëm për të flijue diçka ma shumë për të ardhmen e këtij thesari të përbashkët të shumë brezave tanë. Ne nuk na vjen aspak mirë që e shohim teatrin tonë të zbrazun, pa veprimtari artistike, shurdhët e braktisun, kurse pijetoret që në këtë kohë kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, për çdo hap gumëzhinë prej zanave të njerëzve. Diçka duhet ba për t’i dhanë fund kësaj gjendjeje. Na edhe e kuptojmë plotësisht se shfaqjet e këtij teatri që ka mbi shpatulla ma shumë se 120 vjet përvojë, kanë përmbushë nji nevojë kryesore e shpirtnore, intelektuale të spektatorit tonë”.

Kujtimi i dytë…

Leci zakonisht zgjohet nga gjumi rreth orës 8.00 apo 8.30. Nuk ka orar të caktuar. Për orarin mban mend edhe diçka. Edhe në mimikë e shpreh ndjenjën e mospëlqimit. I ka ardhur hakut tringëllima e ziles në Kolegj. Mosha e plakur i ka rënë vizë kësaj mënyre të zgjuarit. (Po t’ia përmendësh, Leci vetëm qesh). Një ditë kur ia përmenda, bashkë me të qeshurën karakteristike, ai më rikujtoi një thënie të plakut Santiago të Heminguejit, si për të më thënë se tani… “Për mua zile është pleqëria ime.”

Nuk pi kafe. Brenda tasit me qumësht, e shoqja, Roza, i hedh një lugë kafe. Përsëri me të qeshur Leci thotë: “… se më duhet me më qarkullue gjaku në tru, se përndryshe mbetem pa qarkullim.”

Rreth orës 9.00 apo 9 e 10’ hyn në studio, e cila i fal magjinë e çdo dite, që vetëm artisti Lec Shllaku e di. Ky ritual i çdoditshëm sikur do të pohojë fjalët e Borhesit që thoshte: “për mua të shkruarit është e vetmja mënyrë për të jetuar”.

Më pas mbështillet në vorbullën e kujtimeve e të artit teatror, shtegton si një pegaso nëpër hapësira poetike. Si nëpër mjegullnajë i shfaqen skena dramash e komedish, takon personazhe, të cilët ca i kujton, ca nuk i kujton, ca i njeh dhe i përshëndet. Pastaj përmend një mizanskenë, një detaj, një komunikimin skenik… Kujton diku hapjen e një perdeje, diku mbylljen e një perdeje, më pas duartrokitje… Diku, duke qëndruar pas kuintave, gjithë emocion, diku i vetëm në sallë, diku në tavolinën e punës, diku i qetë, diku i menduar, diku i nervozuar, diku… diku… ai, artisti, Lec Shllaku, i pagjumë për teatrin.

Gjithësesi, ngado të ecë, bota e teatrit i fal magji dhe emocione. Më këto pasuri në shpirt, nis e shkruan, e shkruan pambarim… Humbet në botën e tij… E një ditë është si çdo ditë. E ditët ngjajnë si pika uji, deri në një ditë, si kjo e 04 gushtit 2007, kur, në mënyrë të papritur vdekja e merr në gjirin e saj kur nuk duhej të merrte, në moshën 86 vjeçare. Kishte për të kryer disa amanete. Duhej të botonte veprën “Njerëz mes nesh”, së cilës sapo i kishte dhënë rishikimet e fundit. Tani ajo ishte gati për botim. Duhej të botonte dorëshkrimin me pesë vëllime me titull “Jetë pezull”, ku kishte të fiksuar momentet më të rëndësishme të jetës së vet, afro një shekulli. “E libra të tjerë të vlertë, -siç thoshte Leci, – presin radhën për t’u botuar…” Po të shikohen me vëmendje ata formojnë një “Iliadë”, ku Lec Shllaku është pjesë e historisë së këtij qyteti (të Shkodrës) e më gjerë.

Duke parë opusin e veprave të artistit Lec Shllaku, artist që në këtë tempull shfaqi e arkivoi talentin e tij, ku këtij tempulli i fali jetën e tij, doemos kërkohen studime dhe analiza më të thella që duhen bërë, që borxhi të mos bëhet i madh dita-ditës. Por një gjë është e vërtetë, ai burrë me emrin Lec Shllaku, në çdo orë të ditës po të shkoje ta takoje, e shikoje duke punuar, korrigjuar e përpunuar veprat e veta që prisnin radhën për t’u botuar… Punonte, korrigjonte, rikorrigjonte, prapë punonte… Shkruante çdo ditë. Me këtë portret kishte ardhur pleqëria e tij e bardhë. Kërkonte të respektonte magjinë e procesit krijues dhe lexuesin, kërkonte që universi i veprave të tij deri në minutën e fundit të ishte sa më i arrirë, sa më i plotë. Kjo ishte arsyeja që e

folura e Lecit tani ishte më e pakët. “Vetmia” e krijimit kishte pushtetin e saj. E, kur ne i uronim: shëndet e punë të mbarë Mjeshtrit, vdekja i trokiti papritur…

Mu kujtua libri i tij studimor “Maska shkodrane”. E ndiej se ai, edhe sot e kësaj dite është “peng” i dashurisë për vendlindjen, duke shpalosur një element të identitetit të saj, siç është humori shkodran. I kishte kthyer sytë nga tradita. Nga tradita i kthente sytë shpesh. Jo për të qenë i largët dhe i pakapshëm, apo imagjinar, përkundrazi për t’u bërë sa më bashkëkohor. Sepse është përsëri e sotmja shkodrane që krenohet me traditën e saj. Vlerat që evidentohen në këtë libër janë një lavdi për kohën që jetuan të parët tanë, gjyshërit e katragjyshërit, por edhe një kujtesë mosharrimi për kohën tonë.

Kujtimi i tretë…

Pas “vetmisë” së studios, vetminë e vërtetë ia largonte “me qerpik të syrit” e shoqja, Roza, një grua trupshkurtër, që sytë e saj, në këtë ditë gushti, ishin kthyer në pikëllim e lot.

Roza, siç e njoha unë: ishte një grua e urtë, natyrë punëtoreje, e pafjalë. Ikonë.

Sytë e saj hetonin çdo lëvizje të Lecit. Nuk i shpëtonte asgjë. Me lëvizjet e saj, shkathtësinë që sfidonte moshën, mundohej t’ia plotësonte të gjitha. Sytë e saj kishin kuptuar që tashmë Leci nuk është vetëm një bashkëshort, por puna e tij, kontributi i tij ishte kthyer në vlerë, muze, bibliotekë, thesar…Ndaj dhe ajo ishte kthyer në një dritë mirësie që ndiqte lëvizjet e bashkëshortit të saj, që pleqëria i kishte ardhur paksa herët për punët që kishte në dorë. Sepse Mjeshtri Shllaku ashtu siç e thamë më se njëherë, tashmë, ishte pjesë e historisë së Shkodrës. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Ishte mit dhe legjendë.

Shkodër, tetor 2019

In Memoriam: “XHONI ATHANAS, NJERIU DHE ARTISTI” Nga Skifter Këlliçi*

Në foto: Xhoni Athanas me të shoqen, balerinën e njohur Sekine Sharofi dhe shkrimtari Skifter Këlliçi me zonjën e tij Natasha Këlliçi

Një mbrëmje, duke kërkuar të dhëna për një shkrim në Google, tashmë për të gjithë një enciklopedi mahnitëse në internet, ndesha me një foto të tenorit tonë të njohur, Xhoni Athanas dhe poshtë saj një video në të cilën ai shihej duke kënduar një këngë klasike italiane. Dhe poshtë saj në italisht përshtypje të disa italianëve, ndër të cilat zgjodha njërën ku shkruhej: ”Nuk njoh këtë interpretues, por dëgjova një zë të bukur, të kadifenjtë që interpretonte me kaq mjeshtri “Mandulina napolitanën”.

Dhe solla ndërmend mbrëmjen e 17 janarit të vitit 2008, kur më ndodhi një e papritur e këndshme. Do të kremtoja 70-vjetorin e lindjes së bashku më gruan time, Natashën, edhe ajo si unë ish-gazetare në RTVSH, dhe djalin Maldi, që pas disa muajsh do të përfundonte studimet në Kolegjin “Berkli”, në Boston, një nga shkollat e larta më të njohura muzikore të botës.

Midis të ftuarve, më i afërmi ishte Xhoni Athanasi, ndër miqtë e mi më të mirë në Boston, ku jetoj prej më shumë se 14 vjetësh, i cili kishte në krah, të shoqen, Sekinen, ish-kërcimtare e njohur në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Në krahun e djathë të tryezës kisha pranë edhe Anxhelo Xhaçkës, një ish-gazetar, edhe, ai i njohur në Tiranë në vitet ‘80-’90 të cilin edhe atë e kishte sjellë fati të vinte në Amerikë, por duke këmbyer penën e gazetarit me punën e vështirë të biznesmenit.

Dhe ja, pasi u përshëndetëm Anxheloja më zgjati një libër mbulesën e të cilit lexuesit mund ta kundrojnë në mes të këtij shkrimi, me titull ”Xhoni Athanas, njeriu dhe artisti”, të shkruar prej tij. Dhe pastaj e papritura e tjetër. Pasi e përgëzova autorin pra Anxhelon dhe Xhonin, të cilit i përkushtohej ky libër, Xhonin, hapa mbulesën e librit lexova: ”Kopjen e parë të këtij libri ia dhuroj ne kënaqësi të madh mikut tim më të mirë…” dhe Anxheloja vazhdonte më fjalë të tjera shumë të ngrohta për mua…

E vërteta është se, ashtu si çdo shikues shfaqjesh artistike dhe dëgjues i Radio Tiranës, Xhonin e kisha njohur që më 1950 kur isha jo më shumë se 12 vjeç dhe ku ai kishte ardhur nga Korça pranë Ansamblit të Ushtrisë Popullore. Pastaj, me kalimin e viteve kisha pasur rastin të takohesha dhe të njihesha me të si gazetar. Por miqësia jonë bë shumë gjatë takimeve në mbrëmjet shqiptare në restorantin “Pjer For” të atdhetarit të njohur shqiptaro-amerikan, Antoni Athanas. Që atëherë, në biseda të këndshme, ku Xhoni, veç ngjarjeve nga jeta e tij e vrullshme artistike, rrëfente edhe barcaleta që të shkulin së qeshuri, pasioni i gazetarit dhe shkrimtarit më kishte ngacmuar që të skicoja një libër jetëshkrimor që do t’a kushtoja Xhonit dhe gruas së tij, Sekines. Por ja që Anxheloja tashmë ma kishte djegur këtë dëshirë.

Kaluam kështu herë duke iu kthyer Xhonit dhe herë Anxhelos dhe, natyrisht edhe miqve të ftuar, një mbrëmje shumë të bukur, ku Xhoni nuk mungoi që të më rikujtonte episode të tjera nga jeta e tij, që nis që nga Broktoni, qytet pranë Bostonit, në Masaçjusets, ku lindi më 1925, ku babai i tij kishte shkuar si mërgimtar, rikthimin në Korçë, vitet e fëmijërisë , duke bredhur lëndinave të fshatit e duke kënduar këngët “Te plepi i Bilishtit”, ”Tatëpjetë bregut vinje”, ”O moj korçare..” e plot këngë të tjera. Pastaj kur babai vinte gramafonin, nga pllakat e të cilit si me magji për këtë vogëlush shpërthenin tingujt e këngëve amerikane, por edhe të pjesëve operistike “La donna e mobile” e Verdit, nga Turandot e Pucinit që më pas zuri t’i këndonte dhe Xhoni, sa e motra i përsëriste “Ti, vëlla, do të bëhesh këngëtar”…

Të nesërmen më t’u kthyer nga puna, lashë mënjanë çdo gjë dhe zura të lexoja librin ”Xhoni Athanas, njeriu, artisti”. Në përvojën time 50-vjeçare në fushën e letrave kam lexuar jo pak libra të natyrës muzikore që më kanë ndihmuar për të përgatitur emisionin radiofonik “Novela muzikore”, një pjesë të të cilave i kam ripunuar dhe i kam botuar më 1970 vëllimin me tregime “Zërat e jetës” dhe dy vjet më pas “Mbi mjegullat e kohëve”. Midis tyre kam lexuar edhe librin “Jeta dhe vepra e Karuzos”, shkruar nga publicisti italian, Vitorio Tortoreli. (Më pas këtë libër e përktheva nga rusishtja, por ai u nuk u botua më 1973, pas ngjarjeve tragjike të Plenumit të 4-t famëkeq të KQ dhe fjalës që mbajti atje diktatori Enver Hoxha.)

Por e them çiltërisht se libri jetëshkrimor “Xhoni Athanas”, shkruar nga Anxhelo Xhaçka, qëndron denjësisht edhe krahas librit të Tortorelit. Kështu që nuk u pendova se nuk kisha nisur të shkruaja një libër të libër kushtuar Xhonit.

Në verë të viti 2005 Anxhelo Xhaçka më kishte bërë një të papritur tjetër, kur më kishte dërguar një vëllimth poetik me titull “Sinqerisht”, shkruar prej tij. Dhe unë po sinqerisht i kisha kthyer përgjigje me një recension të botuar në faqet e një gazete, me titull: ”Një gazetar poet në moshën 50 vjet”. Që Anxheloja ka shpirt të thellë poetik, mjafton t’u ofroj lexuesve këto vargje të nxjerra nga ky vëllimth, me titull “Malli-mal”. Një titull disi kakofonik, por domethënia e të cilit kuptohet pasi lexon me vëmendje këto vargje:

”Sikur të kisha një grusht rrufe, /Do të godisja malin mu në zemër, /Që ta rrëzoja të tërin përdhe, /E të mos i lija më emër/.Do ta merrja pastaj nëpër duar, /Që ta shkërmoqja në gurë zalli, /E ta shpërndaja në udhën e shtruar, /Ku të ecë zemra te malli…”

Po me këtë shpirt poetik është shkruar ky libër, në të cilin mpleksen faqe proze poetike, romani, me nota dramatike dhe në të njëjtën kohë dhe humoristike, sepse edhe me copëza të tilla është e mbushur jeta e Xhonit, kur mendon se për më shumë se gjysmë shekulli ai ka qenë pranë këngëtarëve të tillë si Avni Mula dhe Ibrahim Tukiqi, një trio vokale që bënte për vete tërë ata që ndiqnin këngët e tyre kudo që i këndonin.

Kështu i njoha edhe unë gjatë një koncerti nga të fundit në Tiranë, disa ditë para se ata të niseshin për studime në Bashkimin Sovjetik, ngjarje që përshkruhet dhe në libër, shoqëruar me dialogët e mëposhtëm në një zyrë të konservatorit “Çajkovski” në Moskë:

“Si ju quajnë djalosh?”, ”Xhoni Athanas”. ”Ku keni lindur?” Në Brokton, Masacjusets, SHBA”. ”Tjetri: ”Emri mbiemri?”, ”Avni Mula”. ”Vendlindja? ”Gjakovë, Republika Federative e Jugosllavisë”. Dhe kur vjen radha e të tretit, që ishte Rifat Teqja, që do të bëhej më pas nga dirigjentët më të mirë shqiptarë, i cili përgjigjet se ka lindur në Pekin, sepse në rusisht bashkëtingëllorja “q” zëvendësohet më “k”, atëherë, siç shkruan autori: “…nëpunësi i konservatorit ngrihet më këmbë, mbyll regjistrin, heq xhamin optik nga syri dhe u drejtohet të rinjve: ”Të më falni, por nuk po marr vesh asgjë. A ka midis jush ndonjë shqiptar?!..”

Edhe me gërshetime të tilla është ndërtuar i tërë libri i Anxhelo Xhaçkës, ku natyrisht fokusi i tij përqendrohet në rrugën artistike që ndoqi Xhoni për t’u bërë këngëtar, e bashkë me të edhe me Avniu me Ibrahimin dhe të tjerë, që u bënë të njohur edhe në Bashkimin Sovjetik e pastaj në vende të tjera të botës.

“Pa nisur ende afshi i nxehtë i verës së vitit 1955, -shkruan autori-, dy studentët e konservatorit “Çajkovski”, Xhoni Athanas dhe Avni Mula, u lajmëruan të paraqiten në ambasadën shqiptare të Moskës: ”Jeni të ftuar të merrni pjesë në Ansamblin e Ushtrisë Popullore, i cili nën drejtimin e Gaqo Avrazit do të zhvillojë një turne të gjatë në Kinë Mongoli, Vietnam, Kore …”.

Kështu, siç përshkruhet në libër, zë fill rrugëtimi i Xhonit në sa e sa grupe artistike, që do ta shpien atë nga Azia në vende të tjera të Evropës, në vendet balltike, Rumani, deri në republikat më të largëta të ish-Bashkimit Sovjetik, Kirgizi, Uzbekistan, Taxhikistan dhe Turkmeni, përsëri Kinë, për më shumë se 30 vjet, me një repertor të pasur, që nga këngët popullore, nga të cilat e famshme kudo u bë “Lule borë” e Simon Gjonit, deri te ariet nga opera të famshme klasike dhe të autorëve tanë. Megjithatë, viti 1955 do të shënonte për Xhonin një vit të paharruar: njohjen me kërcimtaren Sekine Alibali, e cila, si bashkëshorte e ardhshme e tij, u bë dhe një personazh i rëndësishëm edhe në jetën artistike.

Gjatë takimeve me Xhonin dhe Sekinen, më ka rastisur të bisedoj edhe për ngjarje që lënë gjurmë, në një nga të cilat ndalet edhe Anxhelo Xhaçka.

“ -…Nëse dëshiron, mund të vish edhe me ne në Amerikë.

-Oh, falemnerit, kjo është e tepërt, -ia ktheu Xhoni.

-Jo, djalosh. Asgjë nuk është e tepërt ne këtë botë. Me zërin tënd ti mund të kesh një karrierë të shkëlqyer..Mos e humb këtë shans. Ne këtu jemi këto ditë”, (faqe 56).

Ç’kishte ndodhur?Ishte viti 1956 dhe Xhoni pati rast të bisedonte me një nga pjesëtarët e një grupi të famshëm artistik amerikan që shfaqi në Moskë operan e kompozitorit të njohur, Xhorxh Gershuin “Porgi dhe Besi”. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, që me disa shokë kishte dëgjuar Xhonin gjatë një koncerti, i bëri propozimin e mësipërm. Por Xhoni nuk pranoi. ”Ai mezi po priste të kthehej në Shqipëri. Tenorin dramatik e kishte këputur malli për vendin e vogël buzë Adriatikut.(Po aty).

Xhoni do të sillte në Shqipëri edhe jehonën e një suksesi të madh, të arritur në konkursin e kantos, organizuar në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë, më 1957, ku morën pjesë 130 këngëtarë të rinj, solistë të skenave operistike nga shumë vende të botës. Atje ai zuri vendin e dytë, i vlerësuar me entuziazëm nga Tito Skipa, tenori i madh italian, me origjinë arbëreshe, që, duke e përqafuar, i dhuroi medaljen e argjendtë.

Xhoni u shqua në këtë konkurs, veç të tjerash, edhe me interpretimin e aries së Otellos, nga opera me të njëjtin titull e Xhuzepe Verdit, (faqe 58 e librit).

Kjo ka qenë një ariet më për zemër të Xhonit, të cilën e kam dëgjuar edhe unë në disa koncerte në TOB dhe në sallën e Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Kështu ndodhi në një koncert në këtë sallë. Kur Xhoni po e këndonte këtë arie, ashtu si gjithnjë, plot pasion, një studiues italian në fushën e letërsisë, që kishte ardhur në Shqipëri për të dhenë leksione në auditorët tona dhe që shoqërohej nga kritiku ynë i njohur, Kudret Velça, u mahnit kur dëgjoi Xhonin. Siç më tha pastaj Kudreti, ky zë i kishte kujtuar atij zërin e Mario del Monakos, një tjetër tenori italian, me famë botërore të atyre viteve.

Por që nga viti 1957, kur ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik dhe deri më 1969, ashtu siç përshkruhet në librin e Anxhelo Xhaçkës, Xhoni e kishte pasuruar repertorin e tij edhe me pjesë nga opera të njohura klasike dhe shqiptare. Po përmend disa prej tyre: Doda, nga opera “Mrika”, e kompozitorit Preng Jakova, Sazani, nga opera “Pranvera”, e kompozitorit Tish Daija, për të kaluar në role nga opera klasike ”Principali (“Nusja e shitur e Smetanës)”, Turidu, (opera “Kavaleria Rustikana” e Maskanjit), Kanio, (opera “Paliacot e Leon Kavalos). Pastaj kthehet në një rol të rëndësishëm ne operan “Lulja e kujtimit” e kompozitorit Kristo Kono, të Lenskit, në operën “Evgjeni Onjegin”, të Çajkovskit, si dhe role të tjera të rëndësishme në operat “Karmen”, te Bizesë, “Rigoleto”, ”Trovatore”, të Verdit.

Dhe midis këtyre veprave të njohura, operistike, pa pritur si larmi flladitëse vjen opereta “Princesha e Cardashit” e kompozitorit hungarez Kalman. Në këtë operetë Xhoni dhe shoku i tij, Avni Mula, plotësojnë njeri-tjetrin, por këtë radhë, jo në jetë me hedhje-pritjet e tyre që na bënin të shkriheshim gazit, por në skenë, ku siç më kujtohet edhe mua, patën sukses të plotë edhe me mizanskenat e krijuara prej tyre dhe regjisori i njohur, Mihal Luarasi, si dhe me dialogët, të ndërthurur mjeshtërisht me partet muzikore.

Xhoni do të shquhej pastaj edhe në roline Azizit në operetën “Brigada e grave”, të kompozitorit Llazar Morcka, të Viktorit në operetën tjetër të Agim Prodanit…dhe në role nga opera të tjera, si “Borana”, të Avni Mulës, ”Zgjimi” të Tonin Arapit.

“…Ishte koha, -shkruan autori i librit, – kur në mbarë vendin kishin filluar përgatitjet për kremtimin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. Dhe Xhoni i kushtoi shumë rëndësi rolit të Skënderbeut, nga më të realizuarit në historinë e TOB-it. Ai përmbushte disa cilësi të rralla me zërin dramatik që kërkonte kjo operë e vështirë e Preng Jakovës, interpretimin teatror që ia kërkonte regjisori Pirro Mani dhe paraqitjen e jashtme fizike”.

…Në 1984 unë me një grup shokësh bëmë një vizitë në Krujë dhe u ndalëm edhe më në Muzeun Historik. U takuam atje me krutanë të moshave të ndryshme.”Kemi lexuar shumë për Skënderbeun, por përshtypja që na ka lënë Xhoni Athanas në rolin e Skënderbeut në këtë oper, ishte për ne e jashtëzakonshme. Por jo vetëm për ne, por edhe për fshatarë që kishin ardhur ta parë atë natë që u dha në muret këtij muzeu”.

Këto ishin vlerësimet e këtyre njerëzve të thjeshtë për Xhonin dhe operën “Skënderbeu”.
Është e vështirë që në faqet një shkrimi të përmbledhësh tërë jetën artistike të Xhonit, që pastaj u bë pedagog të Institutin e Lartë të Arteve dhe vite më pas, të detyrohej të linte atdheun e të vendosej Boston atje ku shumë dekada më parë qenë vendosur prindërit e tij,

Dhe ja më 1999 unë dhe çuditërisht edhe Anxhelo Xhaçka, autori i librit “Xhoni Athanas, njeriu dhe artisti”u bashkuam një ditë këtu në Boston. Që atëherë kam pasur dhe kam takime me Xhonin;të rastit raste si dhe në përvjetorë të të tij. Kam biseduar edhe emigrantë rusë, ish-profesorë a profesoresha në universitete të njohura në ish-Bashkimin Sovjetik cilët edhe ata fati i solli në Amerikën “e urryer” kapitaliste.

Sot më flisnin me shumë ngrohtësi për zërin e Xhonit… ”Ai do të kishte qenë edhe në vendin tonë një nga tenorët më të njohur dramatikë”, vinin në dukje ata.

Por Xhoni nuk mungon në takime të organizuara nga Bashkësia Shqiptare e Bostonit, veçanërisht në ditën e 28 nëntorit, festës së Pavarësisë, që fillojnë do të më himnin kombëtar e pastaj me himnin amerikan, të kënduar nga Xhoni.

Për këtë veprimtari ai është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë më dekoratën e lartë të mirënjohjes, në një ceremoni të zhvilluar më 6 nëntor të vitit 2006.

Por të kthehemi te libri i Anxhelo Xhaçkës, kushtuar Xhoni Athanasit, për mua një nga librat me të vërtetë dinjitozë dhe më të mirë të zhanrit jetëshkrimor, shkruar jo vetëm me vërtetësi historike, profesionale, por edhe me stil tërheqës. Vlerat e këtij libri shtohen dhe më shumë, kur lexuesi njihet edhe me vlerësime personalitetesh të të artit muzikor shqiptar dhe të huaj, të cilët vënë dukje meritat e Xhonit si tenor dramatik që ka dhënë aq shumë për njohjen muzikës sonë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Nuk më vjen keq që nuk qeshë unë që shkrova një libër për Xhoni Athanasin, sepse jam i sigurt, se megjithë përvojën letrare dhe publicistike që nuk më mungon, nuk do të mund të shkruaja një libër më mirë se ç’ka shkuar publicisti dhe poeti Anxhelo Xhaçka.

*Boston,SHBA

EMËR I NDERUAR NË PYLLTARINE DHE LETËRSINË SHQIPTARE INXHINIER VITO KOÇI (1932-2000) – Nga Prof. Dr. Mihallaq KOTRO; Inxh. Gjon FIERZA

Ky fillim tetori 2018, do te shenonte 86 vjetorin e lindjes te njerit nder specialistet me te spikatuar te pylltarise shqiptare, pedagogun e pedagogeve tane.
Inxhinieri Vito Koçi, padyshim radhitet ndër emrat më të shquar të Pylltarisë Shqiptare. Kolegët dhe bashkëkohësit e kujtojnë Viton si intelektualin e vërtetë e njeriun shumëdimensional, të cilat i përjetësoi në punën dhe veprën e tij. Brezat e rinj të specialistëve, studentët, nxënësit duhet ta njohin këtë personalitet të pyjeve, veprën dhe kontributin e tij dhe, njëkohësisht, te njohin Vito Koçin si një ndër shkrimtarët e shquar të brezit të tij.
Vito Koçi u lind me 3 tetor 1932, ai u rrit dhe u edukua në familje intelektualësh të elitës shqiptare, me mbiemër “Koçi” e “Karajani”, por me një “njollë” në biografinë e tyre për regjimin e kohës. Kjo “njollë” do ta shoqëronte si “hije e keqe” Viton deri në vitet e demokracisë. Ndëshkimi dhe persekutimi do binin mbi të, por ai me punë e sakrifica i përballoi sfidat, nga Tirana në Fushë-Arrëz e përsëri në Tiranë.
Që në rini spikati inteligjenca e Vitos, pasionet dhe dashuritë e tij. Dashuria për pyjet ndoshta i lindi pikërisht në ato vite, kur ai piketoi të ardhmen si inxhinier pyjesh. Rastësia e çoi drejt natyrës, drejt botës së bukur e frymëzuese të gjelbër, pyjeve, të cilat ai i dashuroi si rrallë tjetër, ndoshta edhe nga një tipar tjetër i tij, ndjesia e brendshme, dëshira për të folur heshturazi me to.
Në vitin 1955 mbaroi Fakultetin e Pyjeve në Brashovë të Rumanisë, ku për rezultate të shkëlqyera, inxhinieri shqiptar Vito Koçi u nderua me “Medalje të Artë”. Kolegë shqiptarë të diplomuar më pas në këtë fakultet, thonë se emri i Vito Koçit ishte në krenarinë dhe “memorien” e këtij fakulteti.
Bindja për t’ia shpërblyer vendit të tij, pas dijeve te marra, e ktheu Viton në atdhe, ku ai ndeshi në një kompleks problemesh të ekonomisë pyjore, zgjidhja e të cilave do ta tërhiqte edhe inxhinierin e ri. Nuk nguroi të fillonte punë në qarkun e Beratit e më pas në atë te Shkodrës, ku angazhimet e tij shënuan rezultatet e para, falë të cilave, ai kaloi për të punuar në Drejtorinë e Pyjeve, pranë Ministrisë së Bujqësisë. Për mëse 10 vjet sektori i Mbarështimit të pyjeve, i drejtuar nga Vitua, mbeti ndër sektorët më të avancuar. Falë korrektësisë, këmbënguljes, njohurive të thella profesionale e nivelit shkencor në fushën e mbarështimit, në vitin 1964 ai udhëhoqi direkt në terren grupet e punës për hartimin e projekteve të ekonomive pyjore, mbi bazën e udhëzuesve dhe metodikave përkatëse, të ideuara e përpunuara prej tij.
I po kësaj natyre e cilësie shkencore vlerësohet kontributi i tij edhe në fushën e Silvikulturës, lidhur me trajtimin e grumbujve pyjorë; në hartimin e teksteve mësimore për Teknikumin Pyjor të Shkodrës apo Fakultetin e Pyjeve në Tirane, ku ai ishte dhe një ndër pedagogët e parë të jashtëm. Ai është autor i hartimit të udhëzuesit të parë të plotë për mbarështimin e pyjeve, si dhe manuali i parë i gjuetisë, etj.
Për vlerat e larta si specialist i pyjeve, për kontributin e dhënë, Vitua duhet t’i ngjiste shkallet e karrierës, por ndodhi krejt ndryshe. Ndër paradokset e kohës, ishte edhe transferimi i inxhinier Vito Koçit në qytezën e Fushë – Arrëzit (Puke), fillimisht inxhinier e më pas kryeinxhinier i ish-Ndërmarrjes së Shfrytëzim – Përpunim Drurit. Vitua këtë detyrë e vlerësoi në maksimum e u përkushtua plotësisht. Në ndërmarrjen më të madhe të këtij lloji në vend, nën drejtimin teknik të Vitos rezultatet qenë mjaft të mira. Ai punoi e jetoi mes sharrëtarëve e minatorëve përreth 15 vjet. Nen drejtimin e tij u ngrit Fabrika Kollofonit, u bë rikonstruksioni i Stabilimentit të lendës së Sharruar në Fushë – Arrëz, si dhe mekanizimi i stivimit të lendës së sharruar, ideimi i Fabrikës së Fibrës, etj. Vito Koçi nuk njihej vetëm si kryeinxhinier i sharrës në Fushë – Arrëz, por kontributi dhe puna e tij u zgjeruan me tej. Një pjese e madhe e ndërtimeve për banimin e sharrëtareve, si dhe Pallati i Kulturës, Ekspozita e Sharrave e institucione te tjera social – ekonomike u ideuan e projektuan nga Vito Koçi. Emri i tij u bë i njohur edhe thellë fshatrave të Pukës, jo vetëm tek sharrëtarët, por dhe tek minatorët e kooperativistet, nxënësit e shkollave e kudo. Humanizmi dhe mbështetja për te kapërcyer veshtiresite e këtyre njerëzve në nevojë, e benë Vito Koçin, një emër të nderuar e respektuar për pukjanët, ne memorien e të cilëve do të mbetet gjatë.
Vito Koçi si shkrimtar, më mirë mund të vlerësohej nga shkrimtarët, në gjirin e të cilëve ai u fut me mjaft dinjitet. Vito, duke kontribuar edhe fushën letërsisë, u bë i njohur në rrethet letrare të kohës. Që në moshë te re ai ishte mjaft i pasionuar pas letërsisë. Që student, Vitua fitoi çmimin e parë për tregime e novela, në një konkurs që u organizua në Rumani
Kritika e letërsisë shqiptare e ka vlerësuar mjaft prozën e Vito Koçit, si realiste e te lidhur ngushte me gjuhen amtare. Ai shkroi në tri gjini letrare. Janë rreth 15 tituj, që formojnë bibliotekën e tij letrare, ku shquhen novelat “Vështrimi i kthjellët”, “Jetë”, “Borë në bjeshkë”, “Dy shokë për një rrugë”, romanet “Bashkëkohësit”, “Qëndresa”, ai për fëmijë “Fitorja e përbashkët”, skenari i filmit televiziv “Rikonstruksioni”, etj., vepra këto qe e afirmuan atë si shkrimtar profesionist.
Në vitin 1982, Vito Koçi u shkëput nge Fushë – Arrëzi e iu kushtua plotësisht letërsisë. Ai punoi redaktor në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtareve e Artistëve të Shqipërisë, deri sa doli në pension. Puna dhe jeta e tij në pyje e për to, jeta në Fushë – Arrëz, prekja nga afër e realitetit, e pyllit, e fshatit, etj., tek Vito Koçi do te ndikonin fuqishëm; ato do të zinin boshtin kryesor të krijimtarisë së tij. Janë personazhe të gjallë, emra të vërtetë sharrëtarësh, minatorësh apo nxënësish, ata në veprat e Vito Koçit. Krijimtaria qe e madhe jo vetëm si shkrimtar por dhe si gazetar. Numërohen mbi 800 tituj me artikuj kritike, reportazhe, vëzhgime, shkrime problemore, qe u botuan në shtypin e kohës e veçanërisht te gazeta “Drita” revista Nentori nga Vito Koçi.
Këto që u thanë për Vito Koçin, janë një pjese e vogël dhe vlerësime modeste për një njeri po modest, i cili asnjëherë nuk foli për veten, por gjithmonë për te tjerët; njeriu ku u shkrinë në Një pylltari dhe shkrimtari; njeriu nga cilësitë e të cilit gjeneratat e ardhshme të pylltarisë dhe letrave shqipe kane çfarë të marrin e të mësojnë.
Vito Koçi ndërroi jetë në vitin 2000. Nderim emrit dhe kontributit të tij shumëvjeçar si inxhinier e drejtues pyjesh, si pedagog e shkrimtar.

Janis Joplin dhe jeta e saj pas vdekjes

VOAL – Regjistrimi i fundit i Janis Joplin para se ajo të vdiste ishte një këndë dhuratë për ditëlindjen e John Lennon, regjistruar më 1 tetor 1970. Më 4 tetor ajo u ndërpre nga një mbidozë heroine. Kur kaseta mbërriti në Nju Jork, në shtëpinë e Lennon-it, Janis kishte ndërruar jetë tashmë. Ishte 27 vjeçe. E njëjta moshë që vrau Jimi Hendrix dhe Jim Morrison, të tre në vitet ’70: triniteti i shtenjtë tragjik i rokut. Kur Janis Joplin hynte vrullshëm në perandorinë e rokut nga e njëjta skenë magjike e Festivalit të Monterey-t, ku Hendrix la botën pafrymë, femrat në muzikën rok praktikisht nuk ekzistonin. 40 vjet pas vdekjes, ajo ende është zëri më i madh i bardhë femëror me rrënjë bluzi. Janis ka lindur në Port Arthur të Teksasit: e shëndoshë e puçranjoze. Ishte shumë e turpshme e që në moshën adoleshente tashmë binte në kundërshtim me mirësinë dhe mërzinë e jetës në një qytet të vogël të jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje shkoi në universitet për një kohë “në fillim të viteve ’60: kurrë nuk mori diplomë, në shkëmbim mori titullin e “njeriut më të shëmtuar të qytezës studentore”. Kur më 1963 u shpërngul në San Francisko, në qytetin tashmë zemër të Beat Generation, të Flower Power e të rokut amerikan, ajo kishte përcaktuar tashmë dy linja ku të modelonte muziën dhe jetën: heroinat e mëdha të Blues dhe Beat, me në krye Kerouac. Aventura e parë profesionale e saj është në Big Brother dhe Holding Company njëherësh. Disku i parë kishte një sukses të vogël, por ai u ripublikua në atmosferën e sukseseve të mëvonshme dhe do të triunmfonte. Çdo gjë ndryshon pas Monterey, ku lë shenjën e një version legjendar të “Ball and Chain” (Topi dhe zinxhiri) të Big Mama Thornton. Me daljen më 1968 të albumit “Cheap Thrill (Thill i lirë) Janis u bë një nga yjet absolute të fundit të viteve ’60, duke mundur të llogarisë në” Piece of My Heart “, një nga pjesët klasike të repertorit të saj. Largohet nga Brother Big për të formuar Kozmic Blues Band, model klasik i orkestrave alla Soul Revue. Me këtë ansambël në 1969 u bë një simbol i Woodstock, duke rrëmbyer një brez të tërë me ‘Try (Just A Little Bit Harder)’ dhe regjistron “I Got Kozmic Dem Ol ‘Blues Again Mama!”.

Bashkëpunimi përfundoi shpejt dhe menjëherë pastaj Janis formon The Full Tilt Boogie Band. Ndoshta ky është fati i të mëdhenjve, por ajo vdes kur seancat e albumit të ri nuk kanë përfunduar ende. Heroinës e ka shkrumbuar në një hotel në Los Angeles, teksa regjistronte “Pearl”, i cili, duke u botuar pas vdekjes më 1971, do të ishte albumi më i shitur e tij me hitin më të karrierës së saj, versionin final të ‘Me and Bobby McGee’, pjesë e Kris Kristofferson gjithmonë mbetur një himn i Janis. Në mesin e pjesëve të pavdekëshme të “Pearl”, është edhe ‘Benz Mercedes’, shembull ironik i satirës sociale a cappella, shkruar me poetin Beat, Michael McClure. Janis Joplin u kremua në Westwood Village Varrezat Memorial Park të Westwood-it, Kaliforni dhe hiri i saj u shpërnda në Oqeanin Atlantik. Vdekja e zymtë e parakohshme ka shkurtuar një karrierë që premtoi mrekulli, por për Janis ishte një pasaportë për mitin. Bette Midler më 1979 ka fituar një kandidim për Oskar si interepretuesja më e mirë femër për pjesës ‘The Rose’ të saj. Në fund të viteve ’90, muzikali “Love, Janis” u bë një sukses i hatashëm në billbordet e Broadway-t për disa sezone, ku u afirmuan këngëtarë si Laura Branigan dhe Beth Hart.

Pas vdekjes, këngëtarja është ndër më të nderuarat dhe vlerësuarat.

Bert Hunter ka komentuar se “Birdsong” i Jerry Garcia nga albumi i tij i parë i vetëm, Garcia (1972), është në lidhje me Joplin dhe fundi i vuajtjes së saj përmes vdekjes.  Kompozimi i Mimi Farina, “Në mëngjesin e qetë”, e njohur më shumë nga Joan Baez në albumin e saj “Come from the Shadows” (1972), ishte një kushtim për Joplin. Një tjetër këngë e Baezit, “Fëmijët e të Tetëdhjetave”, përmendi Joplin. Një këngë e gjuhës frënge me e  Serge Gainsbourg e kënduar nga këngëtari anglez Jane Birkin, “Ex fan des si sixlys” (1978), përmendJoplin përkrah “idhujve” të tjerë të zhdukur si Jimi Hendrix, Brian Jones dhe Marc Bolan. Kur Joplin ishte gjallë, Country Joe McDonald lëshoi ​​një këngë të quajtur “Janis” në albumin e grupit të tij “I-Feel-Like-I’m-Fixin’-to-Die” (1967).
Në Festivalin Jazz Montreux të 1976, Nina Simone, të cilën Joplin e admiroi shumë, komentoi Joplin dhe iu referua dokumentarit Janis (1975) që me sa duket u shfaq në festival:

 Ju e dini që bëra tridhjetë e pesë albume. Oh, të gjithë morën një copëz prej meje. Dhe dje shkova për të parë filmin e Janis Joplin këtu. Dhe ajo që më shqetësoi më shumë dhe fillova të shkruaj një këngë për të, por vendosa që nuk ishe i denjë. Sepse e kuptova se shumica prej jush janë këtu për festival. Sidoqoftë, çështja është e dhimbshme të shoh se sa shumë ka punuar. Sepse ajo u lidh në një gjë, dhe nuk ishte me ilaçet.

Filmi The Rose (1979) bazohet lirshëm në jetën e Joplin. Fillimisht ishte planifikuar të titullohej pseudonimi Pearl — Joplin dhe titulli i albumit të saj të fundit – filmi u trillua pasi familja e saj nuk pranoi të lejojë prodhuesit të drejtat për historinë e saj. Bette Midler fitoi një nominim për çmimin Academy për Aktoren më të Mirë për performancën e saj në film.

Më 1988, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 45-të e Joplin, Memoriali i Janis Joplin, me një skulpturë origjinale prej ari, me shumë imazhe të Joplin nga Douglas Clark, u kushtua gjatë një ceremonie në Port Arthur, Texas. [102]

Më 1992 u botua biografia e parë e madhe e Joplin në dy dekada, Dashuria, Janis, e shkruar nga motra e saj e vogël, Laura Joplin. Në një intervistë, Laura deklaroi se Joplin i pëlqente të ishte në Dick Cavett Show, se Joplin ndërsa ishte rritur në Teksas kishte vështirësi me disa njerëz në shkollë, por jo me të gjithë shkollën, dhe se Joplin ishte vërtet entuziast pas interpretimit në Woodstock në 1969.


Më 1995, Joplin u përfshi në Rock and Roll Hall of Fame. Më 2005, ajo mori një çmim të arritjeve Grammy Lifetime. Në Nëntor 2009, Salla e Famës dhe Muzeut Rock and Roll e nderuan atë si pjesë e Serisë së saj vjetore Amerikane të Mjeshtrave të Muzikës; ndër artefaktet në ekspozitën e Muzeut Rock and Roll Hall of Fame janë shami dhe gjerdanet e Joplin, Porsche e saj në vitin 1965, Cabriolet me pikturë të dizajnuar  dhe një fletë letre me thyerje të LSD-së të dizajnuar nga Robert Crumb, projektuesi i mbulesës së lirë Thrills. Gjithashtu në vitin 2009, Joplin u nderua në koncertin dhe serinë e leksioneve të Masterit Amerikan të Muzikës Rock Rock.

Më 4 nëntor 2013, Joplin u nderua me yllin e 2 510 në Hollywood Walk of Fame për kontributet e saj në industrinë e muzikës. Ylli i saj ndodhet në Bulevardin 6752 Hollywood, përpara Institutit të Muzikantëve.

Më 8 gusht 2014, Shërbimi Postar i SH.B.A.-së zbuloi një pullë përkujtimore për të nderuar Janis Joplin, si pjesë e serisë së saj të Muzikës Icons Forever Stamp gjatë një ceremonie të ditës së parë në Festivalin e Muzikës Outside Lands në Golden Gate Park.

Më 15 Dhjetor 2015, Amy J. Berg publikoi filmin e saj dokumentar biografik, Janis: Little Girl Blue, transmetuar nga Cat Power. Ishte një zgjedhje e kritikëve në New York Times. Ndër kujtimet që ajo la pas është një kitarë Gibson Hummingbird./Elida Buçpapaj

Më 4 tetor 1070 u nda nga jeta kantautorja e shquar amerikane Janis Joplin

Janis Lyn Joplin (Xhenis Xhoplin) është lindur me 19 janar te vitit 1943 dhe vdiq me 4 tetor te vitit 1970. Janis Joplin ishte një këngëtare dhe tekstshkruese Amerikane nga Port Arthur, Texas. Si e re Joplin është përqeshur nga koleget e saj për shkak te pamjes se saj jo te zakonshme dhe besimeve personale. Ajo me vone këndoi për eksperiencën e sa në shkollë përmes këngës se saj “Ego Rock”. Joplin si e re, ka kultivuar një rebelizëm dhe një lifestyle jo te zakonshëm. Ajo filloi karrierën e saj te këndimit si një këngëtare folk dhe bluz në San Francisko, duke performuar në klube dhe bare me kitarën e saj.

Joplin filloj te ngritët në skene në vitet e ’60 si këngëtare kryesore e nge psychedelic-acid rok grupi i quajtur Big Brother and the Holding Company, dhe me vone si solo artiste me grupet mbështetëse si The Kozmic Blues Band dhe The Full Tilt Boogie Band.

Përgjatë karrierës se saj te shkurtër 4 vjeçare, Janis Joplin ka bere shume kënge hite, dhe ndër këngët me te famshme te saj ishin “Down On Me”, “bye, bye baby”, “Coo Coo”, “Summertime”, “Piece of my heart”, “Turtle Blues”, “Ball’n’Chain”, “Try”, “Maybe”, “To love somebody”, “Cry Baby”, “a woman left lonely”, “Mercedes Benz” etj.

Joplin ishte e njohur për performancën e sa te jashtëzakonshme, fansat e saj i referoheshin prezencës se saj në skene si ‘Elektrike’. Në kulmet e saj te karrierës ajo ishte e njohur si “Mbretëresha e Rock and Rollit” si dhe “Mbretëresha e Psychedelic Soul” dhe u be e njohur si një Përl në mes te shokëve. Ajo përveç këndimit kishte talent edhe në vizatim, vallëzim dhe aranzhim te muzikës.

Jeta e hershme 1943-1961

Janis Joplin ishte e bija e Dorothy Joplin (1913-1998) regjistruese në një kolegj te biznesit, dhe Seth Joplin (1910-1987) një inxhinier nga Texaco. Ajo kishte edhe dy anëtare te familjes, vëllaun Michael dhe motrën Laura. Familja Joplin ndihej se Janis gjithmonë kishte nevoje për vëmendje me shume se fëmijët e tjerë, nena e saj ka thëne “Ajo ishte e palumtur dhe e pakënaqur po te mos pranonte shume vëmendje. Vëmendja normale nuk ishte adekuate”

Ajo filloji te këndoje në korin lokal dhe me vone filloi te dëgjonte këngëtare te bluzit siç janë Odetta, Billie Holiday dhe Big Mama Thornton.

Ajo filloi këndimin e saj folk dhe bluz me shoqëri. Derisa vijonte Thomas Jefferson High School ajo deklaroi se shumicën e kohës nxënësit e tjerë e evitonin atë, Joplin ishte dëgjuar duke thëne “Unë nuk përshtatesha. Unë kam lexuar, kam pikturuar, nuk i kam urryer zezaket”. Si një adoleshente, ajo shtoj peshe shume dhe lëkura e saj u dëmtua aq shume sa në fytyrën e saj kishin mbetur shenja te thella te cilat kane kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Joplin e ka kryer shkollën e mesme në vitin 1960 dhe është regjistruar në Lamar State College of Technology në Beaumont te Texas, gjate verës dhe me vone në University of Texas në Austin, ajo nuk i përfundoi studimet. Gazeta e kampusit The Daily Texan e ka bere një artikull në lidhje me te në datën 27 korrik 1962 me titullin “Ajo guxon te jete ndryshe”. Fjalët e para te artikullit ishin “Ajo ec pa këpuce kurdo që i teket, vesh Levis në ligjërata sepse janë me te rehatshme, dhe e mban një Autoharp me vete kudo që shkon kështu që nëse i vjen nevoja që ta këndoje një kënge, te ketë mbështetje. Emri i saj është Janis Joplin”.
Vudstok[redakto | redakto tekstin burimor]

Joplin u shfaq në Woodstock në oret e vona e 16 gushtit. Ajo performoj deri në oret e hershme te mëngjesit. Edhe pse nuk dinte asgjer për ekzistencën e festivalit, dhe promovuesit e Vudstokit e mbështeten atë, dhe kështu ajo u be një ndër atraksionet kryesore e këtij koncerti historik. Joplini e informoi bendin e saj se këta do te performonin në vetëm një shfaqje tjetër te zakonshme.

Në fillim Joplin ishte shume e emocionuar te dal në skene dhe te performoje, por ajo gjithmonë vonohej dhe grupi ishte i obliguar te performoje pa atë. Kur u ballafaqua me një pritje 10 oreshe pasi që arriti në bekstejgj ajo filloi te merr heroine me Peggy Caserta dhe ishte duke pire alkool, kështu që kur doli në skene ajo ishte jashtë kontrollit. Në skene zëri i saj u be pak me i vrazhde dhe e kishte vështire te vallëzonte. Gjate performances se saje ajo shpesh foli me publikun, duke i pyetur ata se a kishin gjithqka që i nevojitej dhe se a ishin te “kyqur” (nen ndikim te marihuanes).

Laura Joplin tha në një intervistë se Janis shkoi drejt në shtëpi në Port Arthur pas Vudstoit. Ajo ishte jashtëzakonisht rrezatuese dhe e lumtur pasi arriti në shtëpi dhe e dashuroi me te vërtete festivalin. Ajo i tregoi familjes se sa i shkëlqyer ishte, por mamaja dhe babau i saj qëndruan larg kësaj teme sepse ata nuk e kuptonin në te vërtet lëvizjen “hipi”.

Vdekja

Te diellen me 4 tetor te vitit 1970, producenti Paul Rothchild u brengos shume kur Joplin nuk u paraqit në Sunset Sound Records për te incizuar kënge. John Cooke, i cili ishte menaxheri i Full Tilt Boogie, shkoi deri te Landmark hoteli. Ai e pa kerrin e Joplinit, Porsche 356C Cabriolet. Kur hyri në dhomën e saj, ai e gjeti atë te vdekur në dyshemenë afër krevatit te saj. Arsyje zyrtare e vdekjes ishte mbidoze në heroine, e përzier nën efektin e alkoolit. Cooke beson se Janisit i është dhëne aksidentalisht një doze me e madhe e heroinës, sepse edhe disa konsumatore te tjerë te furnizuesit te saj te drogës vdiqën nga mbidoza po atë jave.

Joplin ishte kremuar në Pierce Brothers Westwood Village Mortuary në Los Angelos, hiri i saj është shpërndare në sipërfaqen e oqeanit pacifik.

Ndikimi

Joplin kishte ndikim thelbësor në shume këngëtare. Florence Welch nga grupi Florence and the Machine foli për ndikimin e Joplinit në fuqinë e saj muzikore në një interviste:

Unë mësova shume për Janisin në antologjinë e bluz këngëtareve. Janis ishte një karakter i cili me fascinoj, një person i cili e përmbushi hapësirën në mes te psychedelic bluz dhe soul skenës. Ajo ishte kaq fragjile, e vetëdijshme dhe e mbushur me vuajtje. Ajo e hapi veten komplet në skene, ajo ishte shume ndryshe. Ajo ishte kaq e papërmbajtshme, kaq e lire. Lidhja e saj me publikun ishte shumë e rëndësishme. Me duket se vuajtja dhe intensiteti i saj bartet dore me dore në publike, dhe te gjithë e ndjejnë atë që e ndjen ajo. Ajo gjithmonë ta jepje ndjenjën e dëshirës, e kërkimit për diçka. Unë mendoj që ajo me te vërtete e ka përmbledhur se muzika Soul ka te beje me projektimin e dhimbjes në diqka te bukur.

Diskografia

Janis Joplin i ka incizuar kater albume në karrierën e saj. Dy albumet e saj te para ishin te inqizuar me grupin e saj Big Brother and the Holding Company dhe dy albumet e tjera ishin solo albume. Disa kënge te mëparshme te palancuara i’u shtuan këtyre albumeve dhe u lëshuan si mbledhje në Farewell Song në vitin 1982. Performaca e hershme e Joplinit kur ajo ishte folk-bluz kengtare u bashkua në një album te ri te quajtur Blow All My Blues Away. Në vitin 2012 The Pearl Sessions ishte lancuar për ta shpjeguar brendësinë e procesit te saj kreativ.

Përveç këtyre, shume koncerte drejtpërdrejt te Joplin me Big Brother ishin incizuar në mënyre profesionale dhe janë lëshuar si albume. Këto albume ishin live at winterland’68 dhe Live at the Carousel Ballrom 1968.

Shumica e koncerteve te saja janë incizuar gjate solo karrierës se saj.

Filmografia

Monterey Pop (1968)
Petulia (1968)
Janis Joplin Live in Frankfurt (1969)
Janis : The Way She Was (1974)
Comin’ Home (1988)
Woodstock – The Lost Përformances (1991)
Woodstock : 3 Days of Peace & Music (Director’s Cut) (1994)
Festival Express (2003)
Nine Hundred Nights (2004)
The Dick Cavett Show: Rock Icons (2005) Shout
Rockin’ at the Red Dog: The Dawn of Psychedelic Rock (2005)
This is Tom Jones (2007) 1969 appearance on TV show
Woodstock : 3 Days of Peace & Music (Director’s Cut) 40th Anniversary * Edition (2009)
Janis Joplin with Big Brother : Ball and Chain (DVD) Charly (2009)

Më 4 tetor 1669 u nda nga jeta Rembrandt, piktor i shquar hollandez dhe botëror

VOAL – Rembrandt Harmenszoon van Rijn lindi më 15 korrik 1606 në Leiden (Holandë), i teti i nëntë vëllezërve. Babai i tij, një mullis i pasur, zotëronte një mulli në brigjet e Rinit dhe për këtë arsye quhej “Van Rijn” (nga Rini).

I etur që djali i tij të bëjë një karrierë të rëndësishme, dhe për t’u shkëputur nga klasa artizanale, ai e regjistroi atë, në vitin 1620, në fakultetin e letrave të qytetit të tij.

I riu qëndroi atje për disa muaj, duke preferuar të merrte pjesë në studion e piktorit Isaaksz van Swanenburg i cili e njohur atë me artin italian dhe kryeveprat e tij, studiuar me pasion nga piktori i ardhshëm.

Përveç kësaj, duhet theksuar se në piktura e viteve 1920 në gjithë Evropën u trondit nga arti revolucionar i Caravaggio, i cili mori efekte të habitshme realiste falë përdorimit personal të dritave. Një mësim që Rembrandti do të mbajë në mendje.

Për më tepër, ekonomia shpërtheu në Holandë (në sajë të pavarësisë nga spanjollët dhe bashkimi i Holandës), qyteti i piktorit u bë një qendër e rëndësishme humaniste dhe artistike, madje edhe nën shtysën e universitetit. Një shkollë e rëndësishme piktoriale u zhvillua vetëm në Utrehtit, artisti kryesor i të cilit ishte Luca da Leida; një pikë reference e rëndësishme për përvojat e para piktoriale të Rembrandit.

Pas këtij formimi, Rembrandt bashkohet me bashkëmoshatarin Jan Lievens, i cili është gjithashtu një piktor i madh: fama e tyre përhapet gradualisht në mjediset e borgjezisë së arsimuar, e cila i pëlqen temat e portretizuara nga dy artistët në një mënyrë realiste dhe të njohur. Por mundësia e vërtetë për karrierën e piktorit holandez vjen në vitin 1631, pak pas vdekjes së babait të tij. Në fakt, Rembrandt vendos të largohet nga Leiden për në Amsterdam. Në këtë qytet, formimi piktural i Rembrandt përfundon, në veçanti falë mësimeve të Pieter Lastman, një artist i njohur lokal. Rembrandti studion me kujdes pikturat e Lastman dhe mëson saktësinë dhe përdorimin e ngjyrës tipike italiane, duke ri-propozuar disa nga lëndët historike të profesorit. Falë aftësisë ekstreme, megjithatë, nxënësi shpejt e tejkalon mjeshtrin. Edhe blerësit janë të vetëdijshëm për këtë dhe në një kohë të shkurtër zgjedhin Rembrandin për tregun e tyre. Për më tepër, ai ka mundësinë për të hyrë në mjediset e kulturuara të shoqërisë së lartë dhe, falë këtyre “hyrjeve”, të angazhohet te Saskia, mbesë e një tregtari të pasur arti; të dy më vonë u martuan më 1634. Dhe në këtë periudhë, nga viti 1634 deri në vitin 1642, Rembrandt inauguroi kryeveprat e tij, duke filluar nga “Leksioni i Anatomisë nga Dr Tulp” dhe “Pasioni i Krishtit”.

Nga ky moment Rembrandt van Rijn u rrethua edhe me një grup të madh dishepujsh, për të cilët ai vendosi të ndërtonte një shkollë “nga e para”. Por duke filluar nga vitet shtatëdhjetë nisi edhe kolapsi i tij ekonomik dhe familjar, për shkak, nga njëra anë, të menaxhimit të pamjaftueshëm të financave dhe, nga ana tjetër, prej dramave të vërteta emocionale. Në vitin 1640, nëna e tij vdiq dhe shpejt më pas gruaja e tij e dashur. Vetëm dhe i pavetëdijshëm ai tërhiqet në pikturë derisa takon Geertge Dirck, kujdestare e djalit të tij Tito, me të cilën ai ndërmerr një marrëdhënie intensive. Sidoqoftë, kjo e fundit, për shkak të sjelljes së saj skandaloze, i nënshtrohet një procesi që rezulton me një dënim në një shtëpi korrektuese. Jo çuditërisht, në këtë periudhë prodhimi i Rembrandit zbulon vuajtje ekstreme: në autoportrete ai duket të jetë një njeri i moshuar dhe i mungon vitaliteti.

Pas kësaj historie dashurie, ai ka një lidhje të re me Hendrickje Stoffels, me të cilën jeton dhe martohet më vonë. Së bashku ata do të kenë dy fëmijë.

Një nga pikturat e tij më të famshme daton në 1654: “Betsabea me letrën e Davidit”.

Më vonë, në vitin 1657 Rembrandti humbi të gjitha pasuritë e tij dhe u detyrua të shkonte në një shtëpi modeste. Pas 1660, megjithatë, ai arriti të rivendosë veten në skenën evropiane: ai pikturonte “Kryetarët e draperëve” dhe “Juria e Batavianëve”, vepra të karakterizuara nga një zotërim ekstrem i ngjyrave dhe brushave.

Një rreze drite kthehet për të ndriçuar jetën e artistit kur djali i tij Tito martohet me një të afërm të largët të Saskisë: tregimet personale hyjnë në veprat e piktorit dhe u japin një humanizëm të shquar. Nuk është rastësi që Rembrandti në «Prezantimin në tempull» i jep Simeonit të vjetër ëmbëlsinë ekstreme të dikujt që, si ai, tani është bërë gjysh.

Në vitet e fundit Rembrandti vendosi të pikturojë vetëm për vete, duke arritur rezultate shumë të larta. Ai vdiq më 4 tetor 1669 në Amsterdam në moshën 63 vjeç.

Siç shkruan Silvia Biagi: “Në të ekziston një zhvillim i ndryshëm i dritës së Caravaggio dhe një koncept tjetër i” vërtetë “. Shija teatrale, tipike e Rembrandit, gjithashtu shoqërohet nga një studim i kujdesshëm i realitetit njerëzor, si në” Portret  i plakës” në Ermitage Një vepër e përsosur e dritës dhe e materies realizohet në veprat e artistit holandez, ku në pikat shumë të ndriçuara Rembrandt ngarkon goditjen e furçave, për të arritur efektet tridimensionale, duke shfrytëzuar thyerjen e dritës mbi shenjat e stërvitjet e tij për të krijuar efekte multiforme dhe të ylbertë. “/Elida Buçpapaj

Më 4 tetor 1819 lindi Françesko Krispi, revolucionar arbëresh, kryeministër i Italisë dhe patriot

Françesko Krispi ish-kryeministër i Italisë

Françesko Krispi (në dialektin arbërisht të shqipes: Françishku Krispi) (4 tetor 1819 në Palaci-Ribera në Siçili – 11 gusht 1901 në Napoli) ish revolucionar arbëresh, kryeministër i Italisë dhe patriot.

Në Siçili

Krispi (çdomëthën kryeshpi) lindi nga një familje arbëreshe e Siçilisë dhe u pagëzua në Kishën Bizantine Arbëreshe në Palacë, sipas dëshirës së prindërve të tij. Gjyshi i tij, Françesko, ishte një prift ortodoks-bizantin i kishës arbëreshe dhe xhaxhai i tij, Jozefi, ishte një peshkop i kishës arbëreshe dhe rektor i Seminarit Arbëresh në Palermo, ku Françesko Krispi shkoi për të studiuar (1828-1835).

Fëmijërinë e kaloi në të parat kohë tek katundin arbëresh e t’atin, Pallaci, i cili ësh një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarët të ikur prej pushtimit otoman në shekullin XV.

Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në Palermo gjatë vitit 1848. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit 1849 dhe ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Krispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në Piemonte. Në Milano, ai u përfshi në “konspiracionin e Mazzinit” gjatë vitit 1853, dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Giuseppe Mazzinin.

Krispi në vitin 1860, bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi “ekspeditën e të njëmijëve” që arriti ne Siçili në datën 11 maj 1860. Më 13 maj 1860 Krispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Krispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qeverisë provizore siçiliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Cavourit rreth aneksimit të Siçilisë nga Italia .

Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator “pro-tempore” i Siçilisë, i cili ështe emëruar në atë post me urdhër të Giuseppe Garibaldit.

Parlamenti dhe Qeveria

Në 1861 kandidoi për ekstremin e majtë në Palermo, por humbet. Megjithatë ai arrin të fitojë një vend në kuvend si përfaqësues i komunës Castelvetrano. Në këto votime u mbështet nga një mik i ngushtë sicilian, republikani Vincenzo Favara.

Krispi fitoi emërimin si anëtari më agresiv dhe më i apasionuar i partisë republikane. Por më 1864 ai deklaroi se ishte monarkist me citatin e njohur “Monarkia na bashkoi, Republika na ndau”, të cilin e gjejmë edhe në korrespondencën që kishte me Mazzinin.

Më 1866 refuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së luftës franko-prusiane në 1870 u vu kundër aleancës së mundshme në mes të Italisë dhe Francës.

Pas ardhjes të së majtës në pushtet në nëntor 1876, emërohet President i Dhomës. Më 1887, rikthehet si ministër i brendshëm në qeverinë e Agostino Depretisit dhe mbrenda vitit e zëvendëson si kryeministër, pas vdekjes se Depretisit. Më 1889, miraton kodin penal të ri të Giussepe Zanardellit që solli shumë ndryshime të rëndësishme, si lirinë e shoqatave dhe të grevës për herë të parë në Evropë si dhe heqjen e dënimit me vdekje. Në lëmin ekonomik adoptoi një politikë proteksioniste duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale në doganë. Përparime u bënë edhe në industri, sidomos në atë të rëndën si metalurgjia e cila nuk ekzistonte aspak në Itali.

Më 1891 Krispi largohet nga qeveria e Rudinit por pas rënies të qeverisë Giolitti nga skandali i Bankës Romana, emërohet sërish kryeministër. Këtë herë qeveria e tij sa vjen e bëhet më shumë konservatore edhe autoritare, duke shtypur me dhunë revoltat e punëtorëve si dhe shkrirjen e Partisë Socialiste më 1894.

Në këtë kohë pati si sekretar personal shkrimtarin dhe diplomatin milanez Carlo Dosi.

U largua nga skena politike pas dështimit në Adua më 1896. Dalja e fundit publike është në Romë katër vjet më vonë, gjatë funeralit të mbretit Umberto I. Vdes në Napoli më 12 gusht 1901 gati tetëdhjetë vjeçar.

PORTRET I SUPER-RADISTIT TAHIR PRENÇI, BASHKPUNUES ME CIA-N DHE KOMITETIN KOMBËTAR “SHQIPËRIA E LIRË” – Nga MEXHIT PRENÇI

 

“Vëllezër! Ejani të luftojme kundër pushtimit komunist…
….Nesër do të jeë vonë” _

****
Tahiri lindi më 1921 në Bardhaj-Reçin e pjerrët të Dibrës me këmbët në Drinin e Zi & kryet e katundit që ngjitet lart në Malin e Mëllezës që duket sikur shpon qiellin…
***
Ishte fëmija i tretë i Sulejmanit që njihej për trimëri & besnikëri në këto anë. Ashtu si i ati, Tahiri i binte çiftelisë dhe këndonte këngë trimërie, kërcente në vallet me shpata; fyellit i binte kur kulloste bagëtinë në fusha e male. Nëpër brimat e tij jehonin këngët për historitë e bëmat e luftëtarëve të Nënë Maleve të Dibrës në luftrat e përgjakura kundër shkjaut, të udhëhequra nga Prijsi legjendar Elez Isufi..
***
Super-radisti Tahir Prençi sfidoi trysninë e Sigurimit të Shetit, për ta detyruar të bënte lojë të dyfishtë që të vihej në shërbim të komunistëve, për të shtënë në grackë shokët e tij nacionalistë & për ta poshtëruar e zhveshur nga morali i lartë i atdhetarit dhe luftëtarit të lirisë, që ishte bashkëpunues me CIAN dhe Komitetin e Kombëtar “Shqipëria e Lirë *.
***
Gjer më 1939, kur Shqipërinë e pushtoi Italia fashiste, Tahiri punonte në bujqësi. Ishte i zoti i punës. S’ia hante qeni shkopin thoshin për te. Trupmadh si i ati. i bëshëm, i forte: në lojrra me moshatarët, një nga një i hihte përtokë… Ishte njeri i guximshëm, i durueshëm dhe mentar, dinte të zgjidhte shokë e miq, me virtyte dhe besnikë…
***
Pas ditës së Zezë të 7 Prillit kur fashistët pushtues rekrutonin të rinjtë për t’i shkolluar e vënë në shërbim të tyre, që në kontigjentin e parë pikasën edhe Tahirin. Oficeri italian sapo e pa, foli në gjuhën e tij, pastaj tundi kokën… Përkthyesi e shqipëroi: “Do shkosh në Itali të bësh shkollë për officer”. Kështu malësori i Reçit u nis për studime ushtarake trevjeçare për në Romë. Atje u specializua për radio-ndërlidhje. Ishte ndër studentët më të shkëlqyer, unik, në alfabetin mors. mjeshtër si mundës. Me vullnet dhe guxim të paparë.
***
Kur mbaron shkollëen kthehet në Shqipëri si oficer…. Për pak kohë shërben në Maqedoni… Fashizmin e urrente. Lidhet me nacionalistet për të luftuar kunër pushtuesve italianë. Fillimisht me Ramadan Kaloshin…Pastaj radhitet në brigadat partizane duke menduar se ato luftonin për liri e për atdhe. U tmerrua kur pa sesi eleminoheshin djemtë e rinj të familjeve të ballistëve, zogistëve dhe të klasave të pasura. Komandantët partizanë bënin ligjin. Shkonte pika e djalit për dhjam qeni. Para syve të tij ishte pushkatuar 15 vjeçari Salë Bodi. U arrestuan heronjt e luftës Hasan e Halit Prifti….Shpirti i Tahirit u lëndua. Brenda tij u rebeuan ndjenjat e drejtësisë, idealit të lirisë dhe demokracisë….
….
Në këto rrethana dramatike & tragjike, Tahiri takoi dhe kuvendoi me burrat e mendjes dhe të pushkës, Hasan Spata dhe Ymer Doda, (dy burra të nderuar dhe mentar të Çidhnës dhe Reçit… Në një moment ai u drejtohet atyre: “Vëllezër, kjo nuk është Shqipëria e LirË. Ejani, të largohemi e të organizohemi të luftojmë për çlirimin e saj nga pushtimi komunist.… Nesër do të jetë vonë!…”.
***
Më 1945 arratiset me një grup zogistësh për në Greqi. Prej andej në Gjermani. Në Mynih. U njoh me gjeneral Abaz Kupin, kolonel Xhemal Laçin etj. Xhemali ka dëshmuar se Tahiri shërbeu në Gjermaninë perëndimorë gjer më 1950,. Ai thotë se ishte i zgjuar, profesionist i klasit të parë si radist. Aftësia e tij vlerësohej e jashtëzakonshme. “Maturia e gjakftohtësia si virtyte të dibranit, bënin që mos t’i fliste kurrë goja para mendjes. Emri i tij si super-radist do hynte në faqet e shtypit në vitet e Luftës së Ftohtë. Në zyrat sekrete kundërshtarët do ta thërrisnin “Tigri dibran”.
***
Tashmë Tahiri ishte më i pjekur dhe i përgaditur për t’u hedhur në luftë kundër terroristeve te Sigurimit të Shtetitit. Me thirrjen që i bëri Abaz Kupi më 1950, bëhet më aktiv, punon më shumë, merr zemër e guxim më të madh, për të nisur betejën për mobilizimin e popullit në luftën më të vështirë për çlirim nga pushtimi komunist.
***
Më 1952 vjen në Shqipëri bashkë me një grup nacionalistësh antikomunistë. Vendosen në zonën e Bulqizës. Ishte bashkë me Zenel Shehun si kryetar…Në këtë zonë vepronin, të mobilizonin nacionalistët e bashkë me ta të kryenin misionin e tyre, sipas detyrave te caktuara. Tahiri jepte fomacione si supër-radist. Askush nuk mund ta imitonte…. Megjithatë ëndrra të këqija e të frikshme i shfaqeshin në gjumë Në një bisedë me Zenelin, në shtëpinë ku ishin strehuar një natë i tregon se i faniteshin skena të tmerrshmë të kurdisura nga dora e tradhëtisë. Ai i besonte ato, se besonte te Zoti….
***
Ëndra u bë zhgëndër. Me sinjalet e KGB, – Sigurimi famëkeq i Shtetit të tiranit Enver Hoxha, kishte ngritur kurthe për t’i kapur nacionalistët që vepronin në këtë zonë….
Koloneli anglez Kim Filbi i kishte tradhëtuar. Ishte lidhur edhe me Moskën. Bënte lojë e dyfishtë… I vënë në shërbim të zbulimit sovjetik jepte informacione për të gjitha vendet e Lindjes për të neutralizuar, kapur dhe asgjësuar, nacionalistët që përpiqeshin, në forma të ndryshme të organizoheshin në luftë kundër komunizmit dhe pushtetit të tyre.
***
Nga libri “ Fronti i heshtur” shkëpusim: “Sipas planit Kim Filbi ky kolonel anglez në shërbim të sovjetikëve, u dha atyre me saktësi vendndodhjen e nacionalistëve shqiptarë të cilët filluan të binin një nga një në grackat e Sigurimit të Shtetit”. Në duart e zeza gjakatare dhe të pista të tyre ra edhe supër-radisti Tahir Prençi.
***
Gjatë qëndrimit në burg mbi të janë përdorur tortura nga më të rëndat dhe forma të ndryshme dhune për ta detyruar ta bënin për vete, që me tërë aftësitë e tij si super-radist, ta vinin në shërbim të Sigurimit të Shtetit që të bënte lojën e tyre; por Tahiri nuk tradhëtoi kurrë, as shokët, as veten, as atdheun, as idealet. Përballoi të gjitha llojet e torturave..
***
Nuk u ligështua. Nuk u nënshtrua. Nuk u dorëzua. Perkundrazi gjithnjë mendonte si të delte nga kjo skëterrë e zezë dhe të fluturonte drejt lirisë. Askush s’e di mirëfilli si u arratis prej dhomave të izolimit të Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, por dihet se më 26 tetor 1952 ai nuk ishte më në atë Ferr. Thuhet që pas disa ditësh vritet nga Forcat e Ndjekjes. Po enigma mbetet enigmë. Edhe sot e kësaj dite, askush nuk përgjigjet, \askush nuk flet se ku gjendet varri i tij.
***

Rifat Prençi

I biri, Rifati,.. (25 vjet në burgun e tmerrshëm të Burrelit ) –pas përmbysjes së diktaturës komuniste bëri çmos të mësojë të vërtetën. S’la gur pa lëvizur, s’la zyrë pa trokitur për të mësuar se ku gjendet varri i babait të tij të dashur. As Sigurimi i Shtetit, as PS, as PD nuk i dhanë asnjë informacion. Asnjë një sinjal, asnjë fjalë, për enigmën e zhdukjes së të jatit. Por siç thotë kënga, dëgjohet veç fishkëllima e erës dhe zëri i qyqes ku-ku, ku-ku….
***
Ka dhimbje i biri të dijë varrin e të jatit!…Ka dhimbje dhe trishtim e bija…E shkreta grua vdiç me brengë në shpirt pa e mësuar të vërtetën. Është një e drejtë njerëzore që të birit t’ia tregojnë vendin ku e kanë masakruar dhe groposur, që t’i zhvarros eshtrat e të jatit, për t’i rivarrosur me ndere siç i supër-radisti me famë botërore Tahir Prenç i që sakrifikoi veten që Shqipëria të ishte e lirë dhe demokratike, e ç liruar
nga pushtimi i komunistëve enversitë.
***
Shteti shqiptar e ka për Detyrë të zbulojë se ku Gjenden Eshtrat e Tahir Prenç it dhe t’i rivarros me ndere ashtu siç nderohen figurat e shquara të kombit.

SHËNIM:
(Shkrimi është mbështetur në materialet e Arkivit të Sigurimit te Shtetit, (hulumtuar kur ish drejtor Kastriot Dervishi) dhe nga dëshmitë: Elez Prençi, Xhelil Prençi, Shaban Kazia, Elez Rasha, Rifat Prençi & nga Nanëmadhja ime, Vasha e Met Hasanit.)

Më 3 tetor 1949 u nda nga jeta Mid’hat Frashëri, diplomat, shkrimtar dhe politikan, një ndër etërit e nacionalizmit shqiptar

Mid’hat bej Frashëri emri i të cilit radhitet edhe Midhat apo Mit’hat (njohur me emrin e pendës Lumo Skëndo; tr. Fraşerli Mithat Bey; Janinë, 25 mars 1880 – Long Island, 3 tetor 1949) ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar.

Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog.

Biografia

Jeta e hershme

U lind në Janinë më 25 mars 1880 pinjoll i Dulellarëve të Frashërit, i biri i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Abdyl bej Frashërit dhe Ballkëzes së Ibrahim Laçit.[1] Të atin e takoi për herë të parë kur doli nga burgu i Prizrenit dhe vetë ishte pesë vjeç.[2] Ishte nipi i poetit Naim Frashëri dhe ideologut të Rilindjes, Sami Frashërit,[3][4] i cili pas vdekjes të të vëllait u martua me Ballkëzen dhe rriti nipat e mbesat.[1] Mid’hati u rrit në Stamboll,[5] ku familjarët e tij punonin në administratë dhe organizonin lëvizjen kombëtare.[6] Mësuesit e tij të parë qenë i ati me të vëllezërit, i ati i kishte dhënë mësime historie e gjeografie, Naimi stilistikë e poetikë, Samiu i kish dhënë gramatikë.[2] Më 1897 u arrestua nga autoritetet osmane sepse i gjetën një kopje të së përkohshmes Albania të Konicës, u lirua me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Samiut.[6]

Pasi la shkollimin për farmakologji,[5] u punësua në Ministrinë e Brendshme më 1901[7] dhe më pas u emërua në Vilajetin e Selanikut nga 1905 deri më 1910.[5] Nisi të botonte të përkohshmen Lirija në Selanik më 14 korrik 1908,[8] ku mbronte pozitat e moderuara për bashkim kombëtar, zhvillim të arsimit, edukimit dhe letërsisë shqiptare dhe kundërshtonte ndërhyrjet e huaja në çështjen shqiptare. Frashëri propagonte edhe reforma qeveritare në bashkëpunim me maqedonasit për të arritur ato synime, por ishte kundër rezistencës së armatosur.[4] Lidhur me çështjen dhe gjeopolitikën shqiptare, Frashëri mbahej si anti-austrohungarez dhe anti-italian.[9]

Sipas Vllamasit, Frashëri kishte ndikimin më mbizotërues në Klubin “Bashkimi” të Selanikut.[10] Nëntorin e 1908 me nismën e klubeve “Bashkimi” u mblodh Kongresi i Manastirit, ku Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit.[11] Në këtë kongres Frashëri mbështeti alfabetin e Stambollit.[12]

Shpallja e Pavarësisë

Këndvështrimi politik i Mid’hatit mori ngjyresa edhe më nacionaliste gjatë Lufta së Parë Ballkanike, aq sa u përfshi në veprimtarinë kombëtare në viset shqiptare, ndërsa kushërinjtë qëndruan në Stamboll.[13] Pas një mbledhjeje të mbajtur në shtëpinë e Nexhip bej Dragës në Shkup[14] më 14 tetor 1912,[15] u caktua përfaqësues i Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë së bashku me Rexhep bej Mitrovicën, Bedri Pejanin dhe Salih Gjukën.[16] Në rrugëtimin e tyre do t’u drejtonin një memorandum Fuqive të Mëdha me vulën “Shoqëria e zezë për shpëtim”. Udhëtuan në viset veriore shqiptare për t’i shkëputur malësorët nga joshja e Malit të Zi. Shkuan në fillim në Mitrovicë, pastaj me radhë në Pejë, Gjakovë, Has, Lumë dhe Mirditë. Pasi kishin kaluar luginën e Fanit, vijuan në Rubik, Krujë, Tiranë dhe sosën në Durrës, ku u takuan me Mustafa Krujën, Neki Rulin, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Sali Nivicën. Pasi iu bashkuan Abdi dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit, ku Abdi beu u lexoi një letër nga Syrja bej Vlora për një kuvend mbarëshqiptar. Pas përparimit të trupave serbe,[14] delegacioni kosovar u nis dhe bujtën në shtëpinë e Hasan bej Biçakut në Elbasan, ku pritën t’u bashkoheshin përfaqësuesit e Dibrës si dhe Mehmet pashë Deralla, Ajdin bej Draga me Isa bej Buletinin.[17] Pasi u nisën, Aqif Pasha njofton nga Elbasani me telegram Dervish bej Biçakçun në Peqin se Mid’hat Beu ishte zgjedhur përfaqësues i Elbasanit së bashku me Lef Nosin dhe Shefqet Dainë.[18] U bashkohen shpurës së Ismail Qemalit në Ardenicë rrugës për në Vlorë.[19] Në Kuvendin e Vlorës, Mid’hati nënshkroi vendimin e shpalljes së pavarësisë me siglën Midhat Frashëri.[20] Gjatë punimeve, një telegram nga Përmeti lajmëroi se nëqoftëse Veli bej Këlcyra nuk kishte ende mbërritur në Vlorë, ta zëvendësonin Syrja bej Vlora me Mid’hat beun.[16]

U emërua ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Përkohshme,[21] post prej të cilit dha dorëheqjen më 30 mars 1913; pa dhënë arsyet në letrën e dorëheqjes,[22] por arsyet ishin mosndihma ndaj Mbrojtjes së Janinës nga qeveria.[21] Tetorin e 1913, qe ndër 60 firmëtarët e një memorandumi në të cilin i paraqiteshin një radhojë ankesash kreut të qeverisë së Vlorës.[23] Këtë periudhë (1913-14) punoi mësues në Elbasan.[24] Së bashku me Abdyl bej Ypin dhe Gligor Cilkën, u nis dhe priti ardhjen e Princ Vidit më 7 mars 1914 në Durrës.[25] Më 1914 u emërua ministër i Punëve Botore dhe Telegrafës në qeverinë e dytë të Turhan pashë Përmetit.[21]

Pas kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, u largua fillimisht në Itali dhe më pas në Zvicër, ku u vendos në Gjenevë. Më pas kaloi në Vjenë, ku qëndroi pak kohë dhe u nis për në Bukuresht e mandej, në Sofje. Pas bashkëpunimeve me koloninë shqiptare në kryeqytetin bullgar, u kthye në Bukuresht. Nga mesi i Luftës së Parë Botërore, autoritetet rumune e internuan në Moldavi. Më 23 mars 1918 arriti të lirohej dhe u vendos prapë në Bukuresht, në dhjetor u emërua delegat pa portofol i qeverisë së dalur nga Kongresi i Durrësit, megjithëse ishte në Lozanë.[26]

Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan”. Në vitin 1920 ai u vendos në SHBA, kurse u kthye në Shqipëri në vitin 1922.

Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924–1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.[27]

Në vitin 1927, filloi të botojë sërisht në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit atje. Në Tiranë themeloi librarinë “Lumo Skëndo”. Ne 4 prill 1929 Mit’hat Frasheri në testamentin e tij thotë:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”[28]

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, u afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t’u vendosur në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit’hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit “Valuable”.[29] Gjatë një udhëtimi për në New York ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.

Gazeta përshkruan se ditën diel u vendos në një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizata, grupe e personalitete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet, kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të International Peasant Union, Dr. Bistrev, ish-deputet bullgar, në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Ferncliff”.[30] Kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” mbas vdekjes së Mit’hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.[29]

Veprimtaria letrare

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, përmbledhjen “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et à l’étranger” (1919), “Albanais et Slaves” (1919).

Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).[31]

Bibliofili Lumo Skëndo

Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid’hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha më 23 prill 2006.

Vepra

Këndimet, 1901
Dhetregonjë, 1902
Këndimet për shkollat e para.
shkurtabiqi i verdhë, (1914)
Hi dhe shpuzë, (1915)
Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
Rilindja e Shqipërisë, (1918)
Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)

Referimet

^ a b Cakiqi, Shefqet (2014). Frashëri në Historinë e Shqiperisë. Tiranë. f. 118, 124. 9789994323449.
^ a b Uran, Butka (2017). Vepra madhore e Mid’hat Frashërit, hyrje e “Mid’hat Frashëri: Vepra të zgjedhura” v. I. Tiranë: Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”. f. 5. 9789928441423.
^ Gawrych 2006, p. 165.
^ a b Skendi 1967, pp. 185–186.
^ a b c Robert Elsie. “Mid’hat bey Frashëri: The Epirus Question – the Martyrdom of a People”. Arkivuar nga origjinali më 23 July 2011. Marrë më 18 June 2011.
^ a b Gawrych 2006, p. 91.
^ Butka 2017, p. 18.
^ Butka 2017, p. 21.
^ Skendi 1967, p. 369.
^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. f. 49. 978-9928-140-54-8.
^ Butka 2017, p. 24.
^ Skendi 1967, p. 370–372.
^ Gawrych 2006, p. 200.
^ a b Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. f. 109. 9789995639761.
^ Butka 2017, p. 32.
^ a b Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. f. 177. 978-99956-10-04-3.
^ Nosi 2007, p. 73.
^ Nosi 2007, p. 79.
^ Butka 2017, p. 36.
^ Nosi 2007, p. 99.
^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 125. 9789994356225.
^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. f. 117. 978-9928-190-91-8.
^ Ikonomi 2016, pp. 201-202.
^ Butka 2017, p. 43.
^ Butka 2017, p. 44.
^ Butka 2017, pp. 49-58.
^ Frashëri M. b., Kujtime (vitet 1913-1933), OMSCA-1, 2005
^ Topollaj D.,Zbulohet testamenti i Mithat Frashërit : dokumenti është shkruar plot 78 vjet më parë. Historia e jetës së Mit’hat Frashërit, Tirana observer. – p. 3, 7 janar, 2007, p. 14 – 15.
^ a b (anglisht)Corke S-J., “US Covert Operations and Cold War Strategy: Truman, Secret Warfare and the CIA 1945-53”, Routledge 2008
^ Llojdia G. intervistë Fahri Shaskës, Vlorë, 27 mars 2012, NOA
^ Salihu S., Mit’hat Frashëri – Një Figurë Poliedrike

Literatura[redakto | përpunoni burim]

Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. 9781845112875.
Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. 9781400847761.