VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fotot e rralla – Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare gjatë luftës

By | August 19, 2018

Komentet

Fotogaleri: Dy vite më parë, kur Valdrin Pjetri inauguronte hotelin me katër yje në Tiranë, në krah të tij edhe ministrja Ekonomi

Valdrin Pjetri, i zgjedhuri më 30 qershor për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës, pas akuzave të PD se ka qenë i dënuar në shtetin italian, ka dhënë sot dorëheqjen nga marrja e detyrës, duke pranuar se ngjarja ka ndodhur 17 vite më parë.

Gjatë kësaj jave, kur dhe kanë nisur publikimet e dokumenteve që tregonin dënimin e Valdrin Pjetrit, për të cilin ai nuk kishte folur më parë, kreu i qeverisë, Edi Rama, u shpreh se deri në sqarimin ligjor të kësaj çështjeje, Pjetri dhe PS do t’i kenë rrugët e ndara.

Pjetri gjithashtu është komentuar dhe për pasuritë e tij, mes tyre dhe një hotel luksoz në zonën rezidenciale të Farkës në Tiranë.

Këtë hotel ai e ka inauguruar dy vite më parë, në 25 prill 2017, dhe e pranishme në këtë ceremoni mes të tjerëve, ka qenë edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, e cila u shpreh atë kohë se ky investim do të sillte mjaft turistë në zonë e ndërsa vlerësoi edhe standardet e tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pjetri në këtë periudhë ka mbajtur postin e Kryetarit i Komisionit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Fotot nga Shkodra, PD: Pankartat me Narko-Valdrinin mbushin qytetin

“Narko Valdrini Jashtë Bashkisë”. Me këto pankarta është zgjuar Shkodra sot në këtë të hënë. Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor për Bashkinë e Shkodrës, i cili akuzohet prej disa javësh nga PD dhe opinioni publik si i ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Italia.

Pankartat janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit, duke ju prezantuar shkodranëve momente të votimit të Valdrin Pjetrit në 30 Qershor, logon e PS me simbolin e kanabisit si dhe kangjellat e burgut, që sipas PD, “ky është fati i vërtetë që e pret Valdrin Pjetrin, kur të ketë një hetim të vërtetë për dënimin e tij në Itali si dhe për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit”.

Fotot e rralla nga Shqipëria e viteve 1940, pak para se të instalohej diktatura

Këto foto të rralla paraqesin Shqipërinë e viteve 1940, pak para se të instalohej diktatura.

Në kartolinat shfaqen njerëzit në përditshmërinë e tyre si dhe qendrat e disa qyteteve.

Hidhini një sy galerisë së mëposhtme virtuale dhe “njihuni” me Shqipërinë e atyre viteve. (TemA)

Fotogaleri – Teatri mbushet plot, Mehdi Malkaj në skenë mbledh publikun. Agron Shehaj: Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur

Artistët janë mbledhur  mbrëmjen e sotme në protestë para Teatrit Kombëtar, por ndryshe nga ditët e tjera, ata vendosën të mbanin edhe një shfaqje në shenjë proteste kundër shembjes së kësaj godine, me interpretim te aktorit Mehdi Malkaj.

Në një postim të bërë në Facebook, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë

 

“Sot Teatri Kombëtar ishte skena madheshtore e artit, e qytetarisë, e dashurisë, e fisnikerisë, në një shfaqe të Mehdi Malkajt.
Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë. As milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, as paratë e gjithë botës nuk ja shërojnë dot mendjen e tij të sëmurë dhe shpirtin e shitur të keqes për para.
Ndajini këto foto të censuruara nga media dhe ejani tek Teatri Kombëtar çdo ditë.
Beteja vazhdon!”, ka shkruar ai.

Fotogaleri – Viti 1951/ Jeta e përditshme në qytetin e Pejës

Këto fotografi e tregojnë bukurinë e Pejës dhe qytetarëve të saj në vitin 1951.



Një kohë tjetër dhe realitet ndryshe për pejanët, fotografitë prezantojnë në rezolucion më të mirë pamjen e Pejës dhe përditshmërinë e qytetarëve atje, në kohën e Jugosllavisë.

Peja gjithmonë ka qenë e njohur për malet dhe për tregun e saj të larmishëm me produkte ushqimore, siç dëshmojnë edhe këto fotografi.

Fotogaleri – Kush është shqiptari që po kalon pushimet me vajzën e Donald Trump

Vajza e presidenti amerikan, Donald Trump, Tiffany ka zgjedhur ishullin grek Mykonos si destinacionin e saj të pushimeve.

Tiffany, e cila është vajza e madhe e Presidentit të Amerikës, u shoqërua në pushime nga miqtë dhe i dashuri i saj, Michael Boulos.

25 vjeçarja u fotografua teksa po relaksohej në ishullin luksoz përkrah njerëzve të saj më të afërt.

Pranë Tiffany u pa edhe djaloshi kosovar, Adrian Krasniqi i cili u fotografua shumë pranë vajzës së Trump, gjë e cila tregon për raportet e afërta që ai ka me vajzën e Presidentit të Amerikës. Nga foto duket qartë se ata po kalonin momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Sharrëxhiu”, fotot e shqiptarëve të varfër në Beograd më 1953

Ishte viti 1953 dhe shqiptarë iknin në emigrim në Beograd të Serbisë. Siç thuhej, kjo bukë e emigrimit ishte e lyer “me gjak”.

Këta shqiptarë kanë frymëzuar poetin e madh shqiptar Esad Mekulin të shkruaj poezinë “Sharrëxhiu”. Këto janë disa fotografi reale nga ajo kohë:

Poezia e Esad Mekulit për emigrantët ekonomikë shqiptarë në Beograd:

“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij”.

Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shokë, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?

:“O vëlla me sharrë në krah”

Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull

Me sharrën e stërlashtë mbi krah

Dhe sopatën e mprehtë të rrasun në shokë

Në fytyrën tande lexoj:

Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti

Dhe kam hangër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes

Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.

-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime,

Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin…

FOTOGALERI – Të rinjtë e PD-së improvizojnë qeli përpara Kryeministrisë. Shihni kë “burgosin” bashkë me Ramën

Pak minuta para nisjes së orarit zyrtar të protestës, të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë improvizuar një qeli përpara selisë së Kryeministrisë, ku ndodhet i “burgosur” kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Basha nxjerr albumin, shkruan për protestën e 8 qershorit (fotot)

“Ne nuk hedhim asnjë hap pas!”, keshtu thekson sot lideri i opozites, Lulzim Basha, teksa poston nje album me fotot e protestes se mbremshme para Kryeministrise. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Basha thekson se “Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë”

Postimi i Bashës

Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!
#8Qershor #ShqipëriasiEuropa

Fotogaleri – Fëmijët e major Klodian Tanushit shpërthejnë në lot para arkivolit të babait

U zhvilluan sot homazhet për ndet të major Klodian Tanushin e i cili humbi jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s.

Në këtë ngjarje të rëndë humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Homazhet u mbajtën në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

Atë e nderuan presidenti Meta dhe ministrja Xhaçka, si edhe figura të tjera të rëndësishme të politikës në vend.

Ndërsa para arkivolit të pajetë ishin edhe tre fëmijët e major Tanushaj.

Sot në Shqipëri është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt janë ulur në gjysmështizë./Express

Fotogaleri – Të rinjtë shqiptarë duan të ikin, në ambasadën gjermane të kujtohet korriku i vitit 1990

Në korrik të vitit 1990 mijëra shqiptarë iu drejtuan ambasadave të vendeve perëndimore për të ikur nga sytë këmbët prej një Shqipërie komuniste në grahmat e saj të fundit.
Kamioni “Skoda” qe hodhi ne toke murin rrethues te Ambasades gjermane.

Sot pas thuajse 20 vitesh, po të shkosh në ambasadën gjermane në Tiranë, situata duket e njëjtë. Një reminishencë e së shkuarës, por ndryshimi është se askush nuk çan muret me kamionë.

Fotot e mëposhtme tregojnë më shumë se fjalët sesi të rinjtë shqiptarë duan të largohen nga vendi. Dhjetëra prej tyre presin përgjigje për viza, për të gjetur një punë në Gjermani. Situata është e tillë thuajse çdo ditë.

5 vitet e fundit është rritur numri i atyre që janë larguar nga vendi. Të gjitha sondazhet e organizatave vendase dhe të huaja kanë nxjerrë se në masë të madhe shqiptarët duan të largohen në emigracion për një jetë më të mirë.

FOTOGALERI – Projektor për të lëshuar mesazhe mbi muret e Kryeministrisë

 

Pas rreth dy orësh në shesh, protesta e opozitës është përgjithësisht e qetë.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë është përdorur edhe një projektor ku mbi muret e Kryeministrisë shkruhet: Rama ik dhe Shqipëria si gjithë Evropa.