VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fotoreportazh nga ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit me nderimet më të larta e gazetarit të mirënjohur Llukman Halili

By | June 16, 2020

Komentet

Dashuria për atdhe nuk njeh as kufij, as pandemi Nga Hava Kurti Krasniqi

Në mbledhjen e fundit në një projekt të Departmentit për shëndetin, në Zyrih, u shpreha e pakënaqur mbi masat e pandemisë dhe udhëtimet në vendet e rrezikuara. Në fund të fundit askujt nuk mund ti mohohet e drejta për të qenë bashkë me familje në një situatë të tillë, krejt të paparashikuar. Mendova për ata qindra emigrantë, të larguar për një arsye apo për një tjetër nga familja.

Teksa mendoja njëra nga moderatoret me kombësi italiane, mu drejtua duke treguar udhëtimin e vështirë që kishte përjetuar vëllai i saj, vetëm e vetëm që të shihte pranë familjes në ditë të tilla të vështira.

Kureshtare se përse ky djalë kishte udhëtuar në gjysmën e botës për tu bashkuar më familjen, mora kontaktin me të dhe vendosa ta intervistoja. Në mendje kisha vetëm një mendim: Të gjithë ne qe jemi larg vendlindjes kemi një mall të madh, që në situata të tilla si ajo e Maksit bëhet me evident.

Maximiliano (Max) është një i ri italian, i cili jeton në Kenia, në Afrikë. Ai  atje është i angazhuar në shumë projekte. Në Mars të vitit 2020, Max dëshiron të kthehet në Atdhe, në Itali, te familja e tij. Rastet e para të koronës ishin prezente edhe në Kenia, por raste të vogla. Pra për një pandemi nuk bëhej akoma fjalë në Kenia, por në Italinë veriore, ku jeton familja e tij, kishte pandemi. Afër Paduas, një komunë e tërë ishte karantinuar. Max kishte rezervuar biletën një javë më parë, dhe udhëtimi ishte më 12 mars. Destinacioni i udhëtimit ishte nga Mailindi për Nairobi, dhe mandej me një tjetër aeroplan nga Nairobi për në Romë. Në kushte normale ky udhëtim zgjatë shtat orë e gjysmë. Kur arrin në Nairobi, ai merr një lajmërim nga asgjësia e udhëtimit: nuk lejohet udhëtimi për në Romë, kufiri italian është mbyllur. Si mundësi e dytë shihej Amsterdami, edhe pse është shumë larg nga caku i udhëtimit. Një fluturim në drejtim të Mailand, Venedik, Bergamo apo Bologna, do të ishte më i mirëseardhur për Maxin. Por të gjitha pikat kufitare ishin mbyllur nga korona. Prandaj Max zgjedh drejtimin e udhëtimit për në Frankfurt, kah Amsterdami. Prej Frankfurt do të vazhdojë udhëtimin për në Innsbruck. Kur zbret në Amsterdam, ai sheh ca persona me maska mbrojtëse. Në Frankfurt i bie në sy edhe një familje me maska. Virusi ishte një fakt por nuk e kuptonin të gjithë njësoj.

Vlen për tu theksuar: gjatë udhëtimit të tij nga Afrika, vetëm në Kenia, Maxit i ishte matur temperatura e trupit, dhe të gjithë punëtorët e aeroportit kishin qenë të veshur përshtatshëm me rroba mbrojtëse, bile edhe me çizme, sipas rregullores së pandemisë. Kur arrin në Innsbruck, ishte ora 13:30,kishte bërë dy ditë udhëtim. Edhe këtu të paktë ishin ata me maska mbrojtëse. Derisa Max ishte në udhëtim, qeveria austriake kishte marr vendimin për mbylljen e kufirit me Italinë. As bagazhi i tij nuk kishte arritur. Në sportel ishte informuar se bagazhi ishte akoma në Amsterdam. Edhe këtu nuk po bartnin nënpunësit maskat mbrojtëse. Pas shumë shpjegimeve të dhëna, Max e kuptoi se bagazhi i tij në Innsbruck mund të arrijë në ora 22:30 . Shum vonë, çdo minutë duhej të llogaritej. Zonat e ndalesave veç po shtoheshin. Të arrish në Itali nuk është edhe aq e lehtë. Së bashku me vëllain dhe motrën që i telefononin pa ndalim, po kërkonin së bashku një zgjidhje. Një makinë për të huazuar, për udhëtim 150 km, ishte shtrenjtuar jashtë mase, 700 euro, në vend të 20-50 euro , qe ishte më shumë se çmimi i biletës nga Afrika në Itali. Për të pyetur një shofer kamioni, a mund ta merrte për udhëtim, as kjo nuk vinte në shprehje , sepse asnjë lloj makine nuk lejohej në kufi. Nuk kishte asnjë shërbim taksie. Frika dhe shqetësimi i pandemisë po ndihej shumë e më shumë. Më vonë u gjet një zgjidhje. Bagazhin do të shkonte në Cyrih, ku jeton motra. Vëllai bisedon me një mik anglez për mundësin e sjelljes së Maxit deri në zonën kufitare. Ai pranon sepse e kupton gjendjen seriozisht. Miku anglez e merr Maxin në aeroport. Ai udhëton deri në kufirin e Brener, më tutje nuk i lejohet. Max tani është i informuar se treni i fundit prej Brenner për Bozen niset në ora 18:00. Pas këtij treni nuk kishte tren tjetër deri ditën e nesërme. Brenner ishte mbuluar nga bora. Max ishte i veshur me rroba verore dhe me sandale. Ai kishte filluar udhëtimin nga Mailindi, dhe rrobat e dimrit kishin mbetur në bagazhin që ishte duke udhëtuar nëpër Europë. Ai kalon kufirin në këmbë, nëpër borë, me sandale. Ai rënqethet nga të ftohtit, kishte të ftohtë, shumë. Kur arriti në stacionin e trenit u habit kur pa se i vetmi vend i hapur ishin ËC e stacionit. Aty shkonin njerëzit dhe ngroheshin, aty shkoi edhe vet derisa erdhi treni. Para nuk kishte më. Bankomatet nuk funksiononin. Çdo gjë ishte mbyllur nga pandemia. Me në fund treni u nis, edhe pse nuk kishte pasagjer deri në Bozen. Prej Bozen vazhdon udhëtimi i tij deri në stacionin e fundit në Roverto, ku do ta priste i vëllai. Por kur arriti në Roverto i vëllai nuk ishte akoma aty. Policia e kishte ndaluar për shkak të kufizimit të masave të qarkullimit jashtë komunës së banimit. Por edhe Max ishte ndaluar nga karabinierët. Ata donin të dinin se nga cili vend po vinte. Dhe kur Max u tregoi se po vinte nga Kenia, karabinierët me frikë ikën ca hapa tutje. Max i zhgënjyer nga reagimi i tyre, u tha atyre: “Unë udhëtova 32 orë, nga vera në dimër, nga një vend me pak raste pandemie në një vend të karantinuar. Unë nuk u solla Covidin. Unë jam këtu, dhe mund të infektohem”.

Më në fund ishte i lirë, e takoi edhe të vëllanë. U bashkua me familjen , me njerëzit e tij të dashur. Tri ditë më vonë kishte arritur bagazhi i tij në Zyrih. Dy valixhe me rroba e tij, dhe me fruta afrikane me të cilat ishin kalbur. Max kishte menduar ti gëzonte familjarët me ato fruta. Megjithë të gjitha sfidat dhe zhgënjimet, Max kaloi një kohë të mirë në atdheun e tij, ku jetojnë ca miq e familjarë të tij, por jo të gjithë. Duke e falënderuar Max që ndau me ne këtë ngjarje, dua ti them se ndonjëherë që policët na keqkuptojnë në vendet tona, por Italia mbetet vend i dashurisë, dhe ti një hero i saj.

Dhe sa herë që të kujtoj këtë udhëtim do të jem duke kënduar me ty, nga larg: Libertà ….. Ma nasce un sole nella notte e nel cuore dei deboli E dal silenzio l’amore rinascerà Libertà …..

UÇK, GJYKATAT SPECIALE DHE VENDORE… – Nga Abas Fejzullahi

 

*UÇK-në s’ka Gjykatë vendore, as ndërkombëtare që mund ta dënojë për veprimet e saj, që me aq sa ka pasur mundësi ka mbrojtur pragun e shtëpisë, ku kanë jetuar babë, gjysh e stërgjysh brez pas brezi, dhe asnjë ushtar i UÇK-së s’ka shkuar në territorin e huaj me popullsi tjetër për të pushtuar, nënshtruar, plaçkitur, dhunuar e ushtruar terror e gjenocid në mënyrë institucionale… siç ka bërë Ushtria Serbe në Kosovë ku mbi 97% e popullatës janë shqiptarë historikisht vendorë dhe 2% serbë ardhacak pushtues e 1% të tjerë…!

** Të vjetrit nga përvoja e tyre në rrethan të ndryshme tregonin shembuj të ndryshëm për raste të ndryshme dhe të veçanta të çrregullimeve brenda për brenda që nga familja e deri te kryesia e shtetit, nga  veprimet jo të drejta të kryefamiljarit apo të kryeparit të shtetit, që më vonë kishin pasoja të rënda e të pa parapara me dëme afatgjate e ndonjëhere edhe deri te shkatrrimi apo (vetshkatrrimi) ku mes tjerash si shembull apo edhe si këshillë se si s‘ duhet vepruar paraprakisht apo si duhet ruajtur e pasur kujdes nga veprimet e liga dhe lakmia këshillonin mes tjerash me thëniet domethënëse e këshillëdhënëse:

        “ Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë(vathë) ose  …Qeni që i hanë delet që duhet me i ruajt prej ujku, është më i keq se ujku…“

Për fatin e keq të shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës hallemadhe në veçanti, shembujt e sipërpërmendur i kanë ndodhur e vazhdojnë t‘i ndodhin në vazhdimsi pa e përjashtuar në kohë dhe hapësirë edhe Shqipërinë..!

DËSHMI E PROVUAR:

Është dëshmuar se vendorët, për pozita dhe pushtet, kanë bërë e bëjnë çmos, pasi që kanë si qëllim e mundësi kryesore, për ti marrur institucionet shtetërore nënë mbikqyrje e për të udhëhequr me to, për jetësimin e interesave të tyre për t’u pasurua:

         E si dhe në çfarë mënyre..?

Në emër të votës, të besimit, të pozitës e pushtetit tue përdorur në vazhdimsi me mjeshtri dinakrin, mashtrimin, premtimin, kërcënimin, dredhi, prita e ndërskamca, sipas vlerësimeve të tyre kur mendojnë se duhet përdorur të gjitha këto pa lënë anash edhe veprimet e liga kriminale, të të gjitha llojeve, në 20 vitet e fundit, në veçanti. ku vendorët i kanë përdorur të ushqyer nga lakmia  dhe tërrpia për pozita e pushtet për të ardhur deri tek pasuria pa mund e pa djersë..!

A KA DREJTËSI VENDORE E NDËRKOMBËTARE?

Drejtësia ndërkombëtare qysh me themelimin e Tribunalit të Hagës bëri lojë teatri dhe ka vu në dyshim besimin për Drejtësi, me dënimin e disa kriminelve udhëheqës komandues të UJ serb të cilët në pranin e Forcave paqruajtëse ndërkombëtare urdhëruan dhe mbikqyrën zbatimin e gjenocidit në hapësiratë e Jugosllavisë e në veçanti në Bosnje siç është rasti konkret me gjenocidin në Srebrenicë ku pushkatuan mbi 8000 qytetarë civil të pa mbrojtur të përkatësisë etnike boshnjake tue përfshi dy gjintë dhe të gjitha moshatë..!

             Tribunali i Hagës me vendim shpall të pa fajshme Serbinë për gjenocidin në Srebrenicë…!

Kur dihet se Serbia ka qenë ajo që filloj luftën në Slloveni dhe shtriu ate në Kroaci e në Bosnje ku dhe kreu Gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shtriu veprimin e krimit gjenocidial edhe në Kosovë ndaj shqitarëve, të cilin e ka ushtruar hiq më pak se 100 vite…!

Serbia është ajo që vet shkatrroi ish Jugosllavin, kreu gjenocidet e njohura para syve të botës dhe në vend se të ndëshkohet e dënohet, ajo hap pas hapi në këto 20 vitet e fundit nga faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë në gjirin e BE, me metoda dhe mënyra perfide, janë tue la e shpërla Serbinë kriminale, tue përkdhel e afru , ani pse ajo shpesh i kushtëzon dhe paraqet kushte të ndryshme besa edhe kërcënon sidomos kur është fjala për Kosovën dhe pavarësinë e saj, që se njef bashkë me 5 shtete të BE,  ndërsa BE i plotëson kushtet asaj në të shumtën e rasteve  dhe kushtëzohet Kosova  me standarde të ndryshme që për Serbinë as që është bërë fjalë… e këto plotësime kërkesash i bëhen Serbisë se ajo shpesh ua bënë me dije se ka Rusinë pas e kohëve të fundit edhe Kinen..!

Serbia haptas kundërshton pavarësin e Kosovës dhe në Kushtetuten e saj e ka si pjesë përbërëse të Serbisë, dhe BE asnjëhere s’kërkoj të ndryshon Kushtetutën Serbia e ta heq preambulen, por jo rrall ka kërkuar të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës edhe ashtu shumë e lëshime e mangësi që ka pa të drejtën e referendumit, por me të gjitha të drejtat që ju kanë dhënë pakicës ardhacake Serbe prej 2% në Kosovë në dëm të shqiptarëve  prej 97% dhe 1% të tjerëve, tue ju dhënë vende të rezervuara në Kuvend  sikur të ishin ata 30%  e jo  2% e që në mesin e tyre kanë kryer edhe krime ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë regjimit çetnik të Milosheviqit…!

Serbi sa herë dëshiron e kushtëzon Republikën e Bosnjes përmes  Republikës  Serbe, dhe të njejtën gjë po mundohet ta bënë në Kosovë qe 20 vite përmes  ndarjes së tri komunave në veri të Mitrovicës dhe përmes bashkimit të Komunave serbe. Shembulli më konkret është Ura e Mitrovicëes që heshtë BE qe 20 vite dhe këtë pjesë e mbikqyrë në mënyra e forma të ndryshme  Serbia ku mund të dëshmohet se andej ure shef vetem flamuj e simbole serbe dhe mbishkrime me alfabet çirik e të mos flasim për bandat serbe rojet e urës që janë infiltruar në institucionet e Kosovës, ku paguhen nga taksa paguesit e shumicës shqiptare dhe haptas punojn e veprojn kundër Pavarësisë së Kosovës edhe ate në Kuvendin e Kosovës ku Lista serbe caktohet nga Serbia – ku këshillimet hapatas i bëjnë në beograd me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiçin, bashkëveprimtar i Sllobodan Millosheviqit, ku ekzistojn edhe video inqizime kur ka deklaruar se për një serb të vrarë në Bosnje do vriten me qindra bishnjak etj…!

Serbia jo vetem që s’ka kërkuar asnjëherë falje për gjenocidet e kryer në Kosovë, por hiqet si viktim dhe pengon në të gjitha mënyrat dhe format haptas shtetsinë e Kosovës, këtë Jo edhe pa fajin e qëndrimeve të disa shteteve të BE ndaj Serbisë dhe të  vet vendorëve që kanë qeverisur e vazhdojnë të qeverisin Kosovën shumë keq e për faqe të zezë..!

Vendorët e zhytur në krimin e organizuar ekonomik e politikë, të keqpërdorimeve në të gjitha drejtimet dhe nivelet, pranuan që të hyn në bisedime me Serbinë pa i vu  asnjë kusht  e që është dashur t’i kërkohet  që fillimisht të plotëson dhe pranon kushtet në vijim:

Që Serbia s’ pari të kërkon falje dhe të jep përgjegjësi për kryerjen e gjenocideve ndaj shqiptarëve në Kosovë;

  • Që të merr përsipër të paguaj të gjitha dëmet e luftës në të gjitha drejtimet që ja ka shkaktuar Kosovës ;
  • Që të jep përgjegjësi për të pagjeturit e të zhdukurit, që ka bërë Serbia në mënyrë institucionale dhe ende i fsheh gjurmët e krimit;
  • Që të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për të gjitha krimet e në veçanti për 20 mijë femra viktime të përdhunimit:
  • Që të heq nga Kushtetuta e Serbisë preambulen se Kosova është pjesë e Serbisë;
  • Që të kthej në Kosovë të gjithë pasurinë e plaçkitur dhe dokumentacionin arkivore dhe trashgimin kulturore ;
  • Që pakica Serbe në Kosovë të jetë e barabart me të drejta si të gjitha pakicat tjera dhe shumica shqiptare pa privilegje të veçanta siç e ka tani.
  • Që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës;
  • Të drejtat e pakices serbe në Kosovë të jenë të rregulluara si në çdo shtet të BE po edhe si në Kraci etj.
  • Si mund të jetë Kosova shtet multietnik me 2% serb ardhacak në Kosovë dhe cil shtet në BE me pakicë tjetër prej 2% është me kushtetut shtet multietnik apo a është Serbia me kushtetut Shtet multietnik me pakicat që ka brenda, shqiptarë, boshnjak, rumun, hungarez etj…?
  • Që Serbia të mos përzihet në rregullimin e brendshëm Kushtetues të Kosovës siç vepron tash e 20 vite pas mbarimit të luftës, si dhe kushtëzime tjera të arsyeshme.

DREJTËSIA VENDORE NË LETËR E MREKULLUESHME NË PRAKTIKË E PA ZBATUESHME…?

Lidhur me këtë temë ka të dhëna e dëshmi, sa që mund të shkruhet një histori, aspak e mirë e hiq se hiq për lavdi..!

Po si përfundim të gjithë udhëheqësit shtetëror në poste e pozita të ndryshme  edhe shumica e kurvendarëve të Kuvendit të Kosovës me pasuri të deklaruar vet me miljona e ato të pa deklaruara e që fshihen në emra të tjerve deri me tani askush s’dha kurrfarë përgjegjësie e askush su denua e s’bëhet fjalëqë t’ju mirret pasurija pasuria pa djersë e krijuar, ndërsa për veprime tjera kriminale  që s’ është ndërmarrë asgjë  ndaj pushtave e pushshtetarëve vendor, s’do më tepër  për tu zgjatur në këtë temë..!

Rifillojnë fluturimet nga aeroporti i Prishtinës, i pari erdhi nga Bazeli i Zvicrës

KOSOVA

Aeroporti ‘Adem Jashari’ i Kosovës ka pritur fluturimin e parë sot pak pas mesnatës pas 3 muajsh mbyllje nga pandemia e koronavirusit.

Tashmë fluturimet janë të hapura dhe nga Prishtina, por i pari që erdhi ishte aeroplani nga Bazeli i Zvicrës i cili u ul saktësisht në Prishtinë në orën 00:50.

Pas 3 muajsh edhe ky aeroport i është rikthyer normalitetit teksa Kosova shënon shifra shqetësuese sa i përket COVID-19, të infektuarve dhe viktimave.

 

NJOFTIMI NGA AEROPORTI I PRISHTINËS

Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.

KONTRIBUOJMË PËR SHTËPINË TONË: SKIVJANIN – Nga Ramiz LUSHAJ

 Nga punët e Kuvendit të dytë të Shoqatës SKIVJANI

-Bisedë me shkas, me kryetarin e Shoqatës së mirënjohur “Skivjani” në Zvicër, zotin Bashkim KASUMAJ

 

Me rastin e vazhdimit të punës në qendër të Skivjanit, për rrumbullakësimin infatsrukturor të qendrës së fshatit Skivjan në Gjakovë, punë kjo që po bëhet me financimin e Shoqatës “SKIVJANI” me seli në Zvicër, Gazeta  e shfytëzoi rastin e mirë për të zhvilluar një intervistë me kryetarin e Shoqatës “Skivjani” në Zvicër, zotni Bashkim Kasumaj, veprimtar i njohur atdhetar, kulturor e humanitar.

 

-Zotni Kasumaj, kush është Shoqata “Skivjani”?

 

Shoqata “Skivjani” është grumbullim i vullnetit të qytetarëve të fshatit Skivjanj, të emigruar që prej dhjetra vitesh në të katër anët e botës; është bashkim vullnetar i mërgimtarëve të Skivjanit, të cilët nëpërmes kësaj strukture dëshirojnë që vendin e tyre ta bëjnë të mirë e miqësor edhe për vete, edhe për qytetarët e Skivjanit në Skivjan.

Përfundimisht, Shoqata “Skivjani” është zëri i mërgimtarëve të Skivjanit që nëpërmes punës së saj dëshiron që ta bëjë më të mirë vendlindjen e vetë dhe, e them me kompetencë, se ështe zë i respektuar.

-Zotni Kasumaj, cila është historia e Shoqatës “Skivjani”?

 

-Si strukturë e Shoqërisë Civile,  Shoqata jonë “Skivjani”, është ndërtuar në kohen e okupimit të vendit tonë, saktësisht me 07.02.1993 në Schafhausen të Zvicrres.

Ndihma e Shoqatës “Skivjani’ ka qenë në shumë drejtime: është ndihmuar fshati, shkolla, arsimtarët. Po ashtu janë ndihmuar të varfërit. Është ndihmuar infrastruktura e fshatit tonë.

Dhe, në fund, po ashtu, nga Shoqata “Skivjani” është ndihmuar popullsia gjatë kohës së Luftës në Kosovë me mjete materiale, sikurse që edhe menjëherë pas Luftës, pas fitores së saj, shoqata ka ndihmuar financiarisht në ngritjen e placës përkujtimore të Dëshmorëve dhe Martirëve të Luftës të fshatit Skivjan të Gjakovës.

 

-Zotni Kasumaj, pas nji pauze të gjatë Shoqata “Skivjani”, e rinisi punën e saj përsëri, pse?

 

-Më lejoni t’iu them menjëherë se rifillimi i punës së Shoqates “Skivjani” në vitin 2018 e, saktësisht, me 28.04.2018, ka ardhur si kërkesë e shumë qytetarëve nga Skivjani e specifikisht nga  KF “Rilindja” në Skivjan, sikurse dhe nga vet skivjanasit e emigruar në botën e jashtme.

Në Kuvendin e Shoqatës u konstatua nga pjesmarrësit se fshati ynë ka kërkesa të ndryshme që duheshin plotësuar përsa i përket ngritjes së infrastrukturës së fshatit, prandaj edhe të gjithë kuvendarët ranë dakord që Shoqata të rinisë punën e saj me qëllim mbështetjen e projektve të ndyshme, kryesisht në infrastrukturë, në mënyrë që jeta e banorëve të përmirësohet në këtë drejtim.

Kuvendi e aprovoi Statutin, nxori Kryesinë e Shoqatës dhe komisionet e saj, hapi konton e Shoqates tek banka dhe kështu struktura e Shoqatës “Skivjani” e filloi punën e vet.

Shkelzen Fetahaj duke pranuar mirënjohjen nga Bashkim Kasumaj

 

-Zotni Kasumaj, cilat kanë qenë objektivat e Shoqatës “Skivjani” në kuvendin rifillues?

 

Do ta them këtu se objektivi i parë i kryesisë së Shoqatës ka qënë që t’ i kontaktojmë, t’i gjejmë, ta bisedojmë me të gjithë mërgimtarët idenë e rifillimit të punës së  Shoqates.

Për më tutje, objektiv i Shoqatës ka qenë që të ndihmohen të gjitha subjektet në Skivjan e të cilat për një arsye ose një tjeter nuk kanë mjaftueshëm buxhet për ekzekutimin (kryerjen/realizimin) e punëve të tyre të përditshme.

 

-Zonti Kasumaj, cili është numri i antarëve të Shoqatës “Skivjani” sot, aktualisht?

 

Deri më sot Shoqata “Skivjani” numëron 180 antarë të rregullt dhe besojmë se do të kemi edhe shumë të tjerë në të ardhmen, por çfarë dua të them është se besimi i deleguar nga të gjithë këta antarë tek struktura drejtuese e Shoqatës dhe tek fondi i Shoqatës, e bënë kryesinë e Shoqatës serioze, të përgjegjshme, shumë transparente. Duhet shtuar menjiherë këtu se Shoqata e ka standard të veçantë punën e saj me dokumente dhe vetëm me to.

 

Vëllezërit Arsim dhe Arben Shoshi në Zvicër

-Zotni Kasumaj, çfarë keni bërë deri më sot në Skivjan pas rinisjes së punës së  Shoqatës?

 

Tani e kam pak të vështirë t’i numroj të gjitha punët tona edhe pse ka nji listë të veprimeve aktive të Shoqatës “Skivjani”, të veprimtarisë së saj, në  këto dy vite të rinisjes së aktivitetit të saj.

Po e provoj t’i radhisë një nga një punët e kryera deri më sot:

Ndihmë KF “Rilindja” në Skivjan. Pranverë, 2018

-Ndihmë në teknikë Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF-8) në Skivjan.

-Ndihmë në teknikë dhe rroba sportive për shkollën SHMU “Ukshin Miftari” në Skivjan.

-Ndërtimi i “Sheshit të Dëshmorve dhe Martirëve” në Skivjan, 2019.

Organizimi i Akademisë  Përkujtimore për Dëshmorët, 2019.

-Kontraktimi i punëtorit për mirëmbajtjen e “Sheshit të Dëshmorëve dhe Martirëve”, 2019

Ndihmë për ngritjen e Lapidarit të Dëshmorëve, 2019.

Ndihmë për të dyten herë Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF-8).

Ndihmë për ShQipërinë, me rastin e Tërmetit të Nëntorit 2019.

Organizimi i pritjes së Vitit të Ri 2019-2020 në “Sheshin e Dëshmorëve e Martirëve”, ndërtuar në Skivjan.

Ndihmë financiare për KF “Rilindja” në Skivjan.

Financimi i ndrresave për KF “Rilindja”.

Ndihmë për Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF-8), materiale shpenzues, me rastin e Pandemisë “Covid-19”.

Aktualisht ndërtimi i pjesës së dytë të Qendrës në Skivjan.

Shpresoj të mos kem harruar ndonjë punë tjetër në këtë rradhitje të kryer nga Shoqata jonë “Skivjani” për Skivjanin.

 

-Zotni Kasumaj, pse duhet t’iu besojnë mërgimtarët e Skivjanit Shoqatës tuaj “Skivjani”?

 

-Me të drejtë, ne duhet ta dimë në fillim se si ndërtohet ky besim dhe si delegohet po ashtu: Për më tutje, Shoqata “Skivjani” në thelb të veprimtarisë së saj e ka pasur dhe e ka në fakt ndertimin e këtij besimi, ndaj kemi deklaruar e këmbëngulim në maksimën tonë se besimi ndërtohet dhe ruhet vetëm me veprim, me angazhim, me kontribut konkret, e që në këtë rast është pagesa vjetore e antarësisë së Shoqatës e vendosur nga Kuvendi i saj apo edhe donacionet e tjera jashtë antarësisë që jipen nga qytetarët tanë në botën e jashtme, por edhe nga vet banorët e Skivjanit në Skivjan.

Shoqata “Skivjani” e vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e secilit, qoftë në Skivjan, qoftë në Mërgatë, dhe këtë e bënë të njohur edhe nëpërmejt mjeteve të komunikimit masiv, si gazetat, televizionet e rrjetet sociale, sikurse edhe para Kuvendit të Shoqatës. Pra, ka tranparencë totale përkundrejt kontributeve të qytetarëve.

Ky është rrugëtimi ynë përsa i përket krijmit të besimit për qytetarët tanë kontributorë.

Kryesia e Shoqatës SKIVJANI

-Zotni Kasumaj, sa keni arritur t’a krijoni këtë besim tek antarësia e Shoqatës dhe tek qytetarët e tjerë skivjanas të mërguar në botën e jashtme?

 

Për këtë ndoshta do të duhej pyetur anëtarët e Shoqatës, por ajo çfarë mund të them është kjo: përkushtimi, devotshmëria dhe angazhimi i tërë Kryesisë së Shoqatës e ka ndërtuar këtë besim, dhe do të ju japin gjithnjë shembullin e parë.

Shkëlzen Fetahaj, pronar i Firmës “SF Bau GmbH” në Gjermani është referencë besimi e Shoqatës “Skivjani”, kontributori më i madh në fondin e Shoqatës, me kontributin e tij prej 10.000 Euro për ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve dhe Martirëve”, dëshmon më së miri se cili është besimi midis antarëve dhe strukturës drejtuese të Shoqates “Skivjani”.

Kemi edhe nji rast të dytë, këtu në Zvicërr,  zotninë Arsen Shoshi – drejtor i investimeve në “Benedict Schule”, me vëllaun e tij- Arbenin, që po ashtu e kanë mbështetur fondin e Shoqatës me 4000 Franga e që është edhe nji dëshmi tjetër se struktura e Shoqatës është e besueshme.

Qindra burra, gra, djemë e vajza të Skivjanit kanë treguar besimin e nevojshëm te struktura e Shoqatës „Skivjani“ duke u bërë pjesë e saj e kontribues në fondin e saj.

 

Zoti Kasumaj, cili ështe bashkëpunimi i Shoqatës „Skivjani“ me strukturat drejtuese në fshatin Skivjan?

 

-Shikoni, ne kemi vendosur komunikim korrekt me Këshillin Lokal në Skivjan, si strukturë legale e zgjedhur nga qytetarët e fshatit Skivjan. Kërkesat e arsyetuara me shkrim të përcjellura dhe me projektet e nevojshme, si dhe kohën e zbatimit të tyre, vijnë nga atje. Shoqata i shqyrton këto kërkesa dhe në bazë të sasisë së mjeteve finaciare që ka në dispozicion vendos nëse është i mundur financimi i projekteve të shtruara për realizim.

Deri më tani puna ka vajtur mirë, falë kontributeve të Mërgatës së Skivjanit, por edhe vet banorëve të fshatit Skivjan,

Shpresojmë fort se ky komunikim e bashkëpunim i yni do të jetë shembull edhe për fshatrat e tjera në Kosovë, sepse Kosova e ka një mërgatë të madhe dhe njerëzit mund t’a ndihmojnë shumë vendin e tyre nëse bëjnë organizimin e nevojshëm.

Takim pune Shoqata SKIVJANI

Zotni Kasumaj, edhe çka ka mbetur pa u thënë?

 

-I nderuar! Ka mbetur shumçka pa u thënë, por unë dua që t’i falenderoi një nga një të gjithë anëtarët e Shoqatës tonë « Skivjani », të gjithë kontributorët e saj, si në Mërgim e po ashtu edhe në Vendlindje.

Sigurisht, në emër të Kryesisë së Shoqatës « SKIVJANI », une- si drejtues i saj, mund t’iu them se besimin që na keni deleguar ne si Kryesi e Shoqatës, pra si strukturë drejtuese e saj do ta menaxhojmë me përgjegjësi e seriozitet. Punët e mira për Skivjanin do të bëhen në vazhdimësi dhe ne si Kryesi kërkojmë që të bashkohen të gjithë në Shoqatën « Skivjani » dhe të kontribuojnë për shtëpinë tonë, që e ka emrin SKIVJAN. Ju faleminderit!

 

Bisedoi : Ramiz LUSHAJ

 

Zürich, 21 qershor 2020

 

Adelina u vra nga vjehrri pas planit për divorc me të birin e tij, shoqet e viktimës japin detaje tronditëse

Ditë më parë në mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re nga vjehrri i saj, të dy me prejardhje nga Kosova.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një grua, 24-vjeçe, e cila siç pretendohet ishte viktimë e një sulmi nga vjehrri i saj 56 vjeçar – ngjarje kjo e ndodhur në Pratteln të Kantonit Basel-Landschaft.

Siç ishte raportuar, mbetet e paqartë fakti se pse kosovari 56 vjeçar e kishte vrarë të renë dhe nënën e nipit të tij 4 vjeçar.

Dhe lidhur me këtë mediat kishin kontaktuar një përfaqësues të familjes së dorasit, i cili kishte thënë se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje” duke supozuar se “ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi që edhe ai ishte plagosur, në dorë”.

Po sipas mediave zvicerane, sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri.

Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.

Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore – prej nga ka mundur të vije deri tek përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve.

Ndërkohë në një shkrim të radhës, mediumi zviceran Blick.ch shkruan se martesa e pafat e Adelinës (24) dhe Enes T. * (27) përfundoi të shtunën me vdekjen e gruas së re.

Dhe sipas Michael Lutz, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Baselland, autori i dyshuar tani është vendosur në paraburgim. Lutz konfirmon se ky është vjehrri i viktimës.

Në këtë drejtim, përveç rrëfimit të familjarëve të dorasit, mediat zvicerane kanë marrë opinionet e dy shoqeve të viktimës.

Sipas njërës prej tyre, Albana *, një mike e Adelinën, e cila nga frika e familjes së autorit të krimit, dëshiron të mbetet anonim.

Ajo mund të thotë vetëm gjëra të mira për Adelina T.

“Ajo ishte e mirë dhe e denjë për të gjithë, punoi shumë”, thotë Albana. “Por burri i saj ishte shumë, shumë xheloz”.

Siç ka shtuar ajo, Enes T. nuk do ta pranonte që gruaja e tij të punonte me burra.

“Unë mendoj se ajo duhej të ndryshonte punë për shkak të kësaj”.

“Ajo nuk ishte mirë në këtë martesë, por prapë ajo e donte shumë burrin e saj dhe kujdesej për djalin me dashuri”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ajo.

Edhe shoqja tjetër e Adelinës, Emira *, tërheq gjithashtu një pamje të ndryshme rreth viktimës, përcjell Telegrafi.

“Adelina ishte një nënë dhe amvise e mirë. Ajo kujdesej për gjithçka në shtëpi, gjithmonë përpiqej të ishte një grua e mirë. Por ajo më tha që vjehrrit e saj nuk ishin kurrë të lumtur me të – pavarësisht se çfarë bëri”.

“Unë mendoj se edhe ajo u rrah”, thotë Emira. “Pashë buzët e saj të çara, gërvishtjet dhe të mavijosura”.

Emira dhe Albana janë të zemëruara keq nga familjarët e autorit që raportojnë për fatalitetin.

Albana thotë: “Ajo sigurisht nuk është fajtori. Ajo ka vdekur dhe nuk mund të thotë asgjë më shumë për këtë”.

Ajo e konsideron çdo deklaratë nga familja e autorit si pretendim për mbrojtje.

Dhe për fund, Emira thotë: “Një grua e re humbi jetën dhe një djalë i vogël tani nuk ka nënë”.

Këngëtarja zvicerane me një këngë të veçantë në ceremoninë në Lucernë ku Ylfete Fanaj mori detyrën e kryeparlamentares

Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernës, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe “Moj e bukura More”.

Në fytyrën e Ylfetes dhe familjarëve të saj vëreheshin emocione të papërshkrueshme, ndërsa deputetët dhe publiku filluan duartrokitjet nën ritmin e këngës së mirënjohur.

Një element tjetër shqiptar në këtë eveniment ishte edhe dorëzimi i një pikture të artistit shqiptaro-zviceran Samedin Asllani që iu bë Fanajt me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post të lartë.

 

Nga takimi komemorativ për nder dhe kujtim të gazetarit dhe veprimtarit të mirënjohur Llukman Halili

Pas ceremonisë në varrezat në Friedhof Zürich-Witikon, ku morën pjesë me qindra e qindra të afërm, kolegë, miq e dashamir me gjithë vështirësitë nga Covid 19, kolegë, për nder të jetës e veprës të gazetarit LLukman Halili u zhvillua një takim komemorativ, nga ku po sjellim një grup fotografish.

Hollësitë e takimit do t’jua përcjellim në botimet e mëvonëshme.

 

Fotoreportazh nga ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit me nderimet më të larta e gazetarit të mirënjohur Llukman Halili

Prej sot do të prehet në varrezat pranë Zyrihut gazetari dhe veprimtari i mirënjohur Llukman Halili i cili sot u përcoll me pikëllim e nderim nga familja, kolegët, miqtë e shokët e shumtë.

I lindur në vitin 1956 në fshatin Tërrnoc i Madh i komunës së Bujanocit, në Luginën e Preshevës, Llukman Halili diplomoi më 1979 në Shkencat Politike në Zagreb.

Po atje përfundoi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1985 punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës, deri në mbylljen e tij nga Serbia në vitin 1990.

Më pas ishte korrespondent i agjencisë kroate të lajmeve Hina ndërsa punoi edhe në Radio Zagreb.

Nga viti 1994 punoi në Zvicër, në disa gazeta dhe media shqiptare, përfshirë për një dhjetë vjeçar edhe të përditshmen “Bota Sot”.

Në vitin 2013, në Universitetin Zarës, mbrojti disertacionin e doktoraturës temë “Lëvizja e dhjetorit 1990 në Shqipëri”, studim që u botua në vitin 2016.  Më herët në vitin 1992 bashkë me Blerim Shalën publikuan librin “Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”. Llukman Halili ishte një veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

Botuesit e voal.ch e kanë patur koleg Llukman Halilin. Ata ngushëllojnë familjen, kolegët, miqtë dhe komunitetin shqiptar në Zvicër që humbi një veprimtar të devotshëm dhe të palodhur.

Për jetën dhe aktivitetin e Llukman Halilit foli Dr. Dergut Aliu nga Prishtina.

Fjalën e përcjelljes në emër të kolegëve e mbajti gazetari Dashnim Hebibi që ka patur një lidhje shumë të ngushtë si kolegë e bashkëpunëtorë, edhe si shokë me Llukman Halilin që i lidhte bashkë edhe vendlindja Lugina e Presheves.

Në ceremoninë e përcjelljes megjithë kushtet e vështira prej Covid 19, ishin të pranishëm me qindra e qindra të afërm, kolegë, miq e dashamirë të Llukman Halilit. Gjithashtu ishin të pranishëm kryetarë shoqatash, kryetaë shoqatash dhe shumë veprimtarë të diasporës shqiptare. Ishte i pranishëm edhe Shefket Hasani,  ish komandanti i UÇPMB, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegj, Bujanovc i cili tha se “me largimin nga kjo botë e Llukman halilit humbëm një personalitet të madh që me penën e tij bëri shumë për të mirën e kombit.”

Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e Llukman Halilit.

Më poshtë po përcjellim një reportazh me foto nga ceremonia e përcjelljes:

k

 

 

BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË ZVICËR NGUSHËLLON FAMILJEN HALILI NGA TËRNOCI I MADH NË KOSOVËN LINDORE

N G U SH Ë LL O N

    FAMILJEN E NDERUAR HALILI NGA TËRNOCI I MADH NË KOSOVËN LINDORE DHE GJITHË TË AFËRMIT FAREFIS E MIQËSI, SHOKË, DASHAMIRË E BASHKËPUNËTORË KUDO QË GJINDEN NË KURBET E ATDHE PËR VDEKJEN E  LLUKMAN HALILIT.

 

 

             Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër-BISHZ, ndanë dhimbjen bashkë me Ju e nderuara familje, me shpresë, se për aq sa është e mundur në këto raste ta përballojmë dhimbjen bashkë, për LLUKMANIN, si prind, gazetar dhe intelektual i shquar.

 

          Me Ju përherë qëndroft pranë qëndresa e arsyeshme, paqi nderimet dhe kujtimet më të mira për LLUKMANIN, që tani më prehet në amshim, dheu i atdheut i qoft i lehtë e i shërbeft si mbuloj e roje e përhershme…

 

Për: BISHZ

Abas Fejzullahi, kryetar 

&

Dr.Sc. Ahmet  Xhigoli, anëtar i kryesisë

100 shqiptarë braktisen në aeroportin e Zyrihut, Rinasi nuk i lejon të ulen – ndërsa ambasada në Bernë nuk përgjigjet

Janë 100 shqiptarë që janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër dhe nuk lejohen të nisen drejt Rinasit. Sipas pasagjerëve, fajtorë janë autoritetet shqiptare që kanë bllokuar udhëtimin. Sipas syri.net 100 shqiptarë të bllokuar në Zyrih dhe nga ministria e Jashtme dhe ambasada shqiptare në Bernë nuk u përgjigjen

Denoncimi është bërë në redaksinë e SYRI.net nga vetë pasagjerët që thonë se kanë gati 30 orë që qëndrojnë në aeroport.

Ata kanë ardhur nga Çikago në Zyrih me destinacion përfundimtar Rinasin.

Por pikërisht pasi kanë zbritur në Zvicër, ata nuk janë lejuar të vijojnë udhëtimin. Sipas pasagjerëve, fillimisht nisi imbarkimi në avion, por më pas një telefonatë ka ndryshuar gjithçka.

Asnjë pasagjer nuk është lejuar të imbarkohet në avion, pasi Aeroporti i Rinasit ka bllokuar udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë, duke ndaluar uljen e avionit.

Sipas syri.net që bisedoi me pasagjerët, ata janë të lodhur pa ujë, pa ushqime dhe askush nuk po i ndihmon.

 

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/132322/100-shqiptare-braktisen-ne-zyrih-rinasi-nuk-i-lejon-te-ulen/

 

Ndahet nga jeta gazetari Llukman Halili

Në moshën 64 vjeçare të shtunën vdiq gazetari dhe studiuesi Llukman Halili.

I lindur në vitin 1956 në fshatin Tërrnoc i Madh i komunës së Bujanocit, në Luginën e Preshevës, Llukman Halili diplomoi më 1979 në Shkencat Politike në Zagreb.

Po atje përfundoi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1985 punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës, deri në mbylljen e tij nga Serbia në vitin 1990.

Më pas ishte korrespondent i agjencisë kroate të lajmeve Hina ndërsa punoi edhe në Radio Zagreb.

Nga viti 1994 punoi në Zvicër, në disa gazeta dhe media shqiptare, përfshirë edhe të përditshmen “Bota Sot”. Në vitin 2013, në Universitetin Zarës, mbrojti disertacionin e doktoraturës temë “Lëvizja e dhjetorit 1990 në Shqipëri”, studim që u botua në vitin 2016.
Më herët në vitin 1992 bashkë me Blerim Shalën publikuan librin “Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shprehu pikëllimin me vdekjen e gazetarit Halili, duke ngushëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Voal.ch kujton: EKSPOZITË E NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANA Përgatiti: ISNI IDRIZI, Fotot: LULI IMERI

Në rubrikën voal.ch kujton po sjellim ekspozitën e fëmijësve të shkollës shqipe në Lozanë. Kjo ekzpozitë i takon qershorit të vitit 2014. Tani Albiona, Arbënorja, Arta, Eda, Elza, Ensari, Ermira, Erza, Gëzimi, Rina, Toskani, Hana, Lora, Emma, Leona, Sibel, Jetmira, Gonxhja, Edita, Marigona, Drenusha,  Sara, fëmijët e dikurshëm janë të rinj dhe të angazhuar në rrugët e jetës. Voal.ch u uron rrugën e mbarë dhe u jep një porosi që gjuhën shqipe ta ruajnë si thesar në zemrat e tyre !

—————


Duke u nisur nga qëllimi fisnik për të nxitur talentin e nxënësve tanë në fushën e artit figurativ, nën përkujdesjen e piktorit tonë z. Samedin Asllani, Shkolla Shqipe nga Lozana organizoi një ekspozitë me punime të bëra gjatë orëve të mësimit të lëndës së artit figurativ.Pos nxënësve që tani vijojnë mësimin e rregullt në ekspozitë morën pjesë edhe disa nga ish nxënësit e saj të cilët po ashtu punimet e tyre i krijuan së bashku gjatë orëve të parapara për këtë aktivitet shkollor.

Për të respektuar punën e tyre si dhe për kënaqësinë e nxënësve dhe prindërve të tyre po i shënojmë më poshtë emrat e nxënësve pjesëmarrës në ekspozitë: Albiona, Arbënorja, Arta, Eda, Elza, Ensari, Ermira, Erza, Gëzimi, Rina, Toskani, Hana, Lora, Emma, Leona, Sibel, Jetmira si dhe ish nxënësit: Gonxhja, Edita, Marigona, Drenusha, dhe Sara.

Në ekspozitë u paraqitën 22 punime prej të cilave 16 ishin punime në pëlhurë. Për nga tematika pikturat ishin nga më të ndryshmet si pamje nga natyra jonë e bukur, lule e kafshë të ndryshme, motive nga vendlindja ose personazheve të ndryshme të veshura me veshje kombëtare. Me një fjalë, në sy bie menjëherë tematika fëmijërore e ekspozitës.
Ishte kënaqësi të shikosh punimet e larmishme të nxënësve me ngjyra shpeshherë të ndezura dhe tërheqëse. Edhe pse shumica prej tyre për herë të parë kanë pasur rastin të pikturojnë në pëlhurë prapëseprapë frymëzimi dhe ndjenjat e shprehura në pikturë përmes ngjyrave të bukura dhe shijeve të holla na bëjnë për vete

Kjo ekspozitë mendoj se e arriti qëllimin e saj parësor: të mundëson dhe të nxitë talentin krijues të nxënësve tanë në lëmin e artit figurativ.

Por, në anën tjetër kjo ekspozitë e nxënësve kishte për qëllim që të tërheq kureshtjen e bashkëmoshatarëve të tyre si dhe të bashkëkombësve tanë. Në ekspozitë, pos nxënësve dhe prindërve të nxënësve tanë që ekspozuan, numri i mysafirëve tjerë ishte shumë i vogël.

Mjetet tona të informimit dhe shoqatat e ndryshme që veprojnë në Lozanë e gjetiu në kanton e injoruan tërësisht këtë ngjarje. E njëjta gjë vlen edhe për përfaqësuesit tanë diplomatik këtu në Zvicër.


Por në anën tjetër nuk munguan mysafirët zviceran. Me këtë rast do të përmendja pjesëmarrjen e zotit Marc Vuilleumier (qeveritar komunal i Lozanës – përgjegjës për sport, integrim dhe mbrojtje të popullatës) si dhe zotin Stefan Sarkany nga Gjeneva (kryetar i dhomës Zvicër – Kosovë për tregti, industri e shërbime) që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në hapjen solemne të ekspozitës.
Për fund të them se një veprimtari e tillë e bukur, e qëlluar dhe me interes të veçantë për fëmijët tanë edhe pse nuk u përcoll si e tillë nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë këtu në Lozanë e rrethinën e saj ajo solli një freski të veçantë kulturore, siç u shpreh një mësimdhënëse zvicerane e lëndës së artit figurativ gjatë vizitës së saj që i bëri ekspozitës tonë.













Përgatiti: ISNI IDRIZI, Fotot: LULI IMERI