VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fotografia si ritual, 170 fotografi të Marubëve ekspozohen në Milano

By | November 8, 2018

Komentet

VOTONI PËR PS, secili “rilindas” mendon për ju! – Pllakat nga Fritz RADOVANI

VOAL – Po e botojmë pllakatin e përgatitur nga Fritz Radovani “Votoni për PS, sejcili rilindas mendon për ju”, natyrisht, pa e shoqëruar me fjalë të tjera.

Grafikë e piktorit të njohur Avni Delvina: “Lamtumire Shkoder”

Piktori e njohur Avni Delvina e shoqëron grafikën e tij me këtë koment:

“Nje grafike dramatike me titull “Lamtumire Shkoder”

Edhe ky qytet me nje histori mijevjecare, me ne fund ra ne duart e armates Brancaleone te gjeneralit te tmerrshem….

Eshte e trishte dhe e dhimbeshme, por mund te gjendet ngushellim….

Edhe Roma e fameshme u mund nga barbaret….


Ne grafike jepet gjenerali i tmerrshem qe drejton dhe merr pjese ne ngritjen e flamurit mbi kalane e Rozafes.

Flamuri ngrihet nga njeriu superstar i reformes ne drejtesi,

ndersa tjetri ben roje dhe eshte ne gadishmeri si gjithmone….

Ne kete foto historike mungon nje katunar nga Peqini, i cili u vonua duke kerkuar xhel flokesh, por ne kete situate lufte dyqanet ishin mbyllur….dhe historia kalon e nuk kthehet me.

Kjo grafike eshte realizuar me ngritjen e flamurit mbi Reichtag nga ushtaret sovjetike.”

Zvicër: Ekspozitë e re e piktorit të njohur Samedin Asllani

La Fondation Artists-Way a le plaisir de vous inviter au
vernissage de l’exposition Asllani, le 20 juin 2019 de 17 h à 20 h 30, en présence de l’artiste.
Route Industrielle 2, 1806 Saint-Légier-La Chiésaz

Fondacioni Artists-Way ka kënaqësinë t ‘ ju ftojë në:

Hapja e ekspozitës Samedin Asllani, më 20 qershor 2019 nga 17 am deri në 20 pm, në prani të artistit.

Adresa: Rruga industriale 2, 1806 Saint-Légier-La Chiésaz

 

Shitet arma me të cilën dyshohet se Vincent van Gogh vrau veten

Arma të cilën piktori Vincent van Gogh mund ta ketë përdorur për të vrarë veten, është shitur në një ankand për 162 500 euro, pothuajse tri herë më shumë sesa ishte planifikuar.

Revolveri është blerë përmes telefonit nga një koleksionues privat.

Ajo është gjetur nga një fermer më 1965, afër fshatit ku artisti ka kaluar ditët e fundit. Arma është konsideruar si armë që ka kalibrin e njëjtë të plumbave më të cilin Gogh ka qëlluar veten.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe ka pasur dyshime rreth vërtetësisë së kësaj arme.

Instituti Van Gogh, që mbikëqyr shtëpinë ku ka kaluar piktori ditët e fundit, ka kritikuar organizimin e ankandit.

“Asgjë nuk tregon se mbetjet e armës janë të lidhura me vdekjen e Van Gogh-ut”, ka thënë ky Institut përmes një deklarate, duke kërkuar më shumë respekt për vdekjen e piktorit.

Ankandi Art, që ka shitur armën, ka pranuar se nuk ka ekzistuar asnjë mënyrë për të garantuar se arma ka qenë e njejtë, mirëpo ka përmendur se datat përputhen.

Artisti Milot i ftuar në Museum ChoaYang në Pekin

Artisti italo- shqiptar Alfred Mirashi Milot bashkë me artistin italian Michele Stanzione, galeristin Fiorentin Niccolo Raugei, të ftuar në Chaoyang Museum of Urban Planing, prezantojnë Italinë në këtë evenimet të madh në Pekin.

Në këtë ekspozitë internacionale, përveç tyre ishte edhe artisti kinez Liu Ruowang dhe 15 artistë të tjerë nga disa vende të tjera të botes.

Në këtë ekspozitë, përveç këtyre artistëve të rëndësishëm global, ndodheshin të ftuar mbi 100 fëmijë të talentuar nga e gjithë Kina.

 

Albumi i Piktorit: Grafikë nga cikli “Vjen një moment që mbarojnë dhe fjalët”

VOAL – Piktori i shquar grafist Avni Delvina është frymëzuar nga publikimet e reja të gazetës më të madhe gjerman, BILD, të bisedave të zyrtarëve socialistë, përfshirë Edi Ramën, gjatë fushatës për blerjen e votave të shqiptarëve.

Grafika nga cikli “Vjen një moment që mbarojnë dhe fjalët” ka në qendër ambasadorin gjerman të OSBE-së, i cili gjen mënyrën për të bërë të shurdhërin. Piktori e shoqëron grafikën me shënimin:

…..Car te te thush ty !!!!…Nuk ja vlen !!!!!!….
…..Degjoje Lili Marlenin e Bild-it se je dhe “gjerman” !!!!!!!!

Këpucarja e bukur, me regji të Orgockës: Nëse më do, do të kthehet! – Nga Vepror Hasani

Shkolla e Pojanit: Fuqia e artit na çon drejt dijes

Pritej të fillonte shfaqja, “Këpucarja e bukur” e Frederiko Garsia Lorka, tashmë e përshtatur për komedi. Salla e madhe e mbushur me nxënës, prindër dhe banorë të Pojanit, ra në qetësi. Thuhej se nxënësit e shkollës së mesme “Bardhyl Pojani” kishin përgatitur një shfaqje të bukur, me shumë të papritura, humor dhe pjesë këngësh të zgjedhura enkas nga serenatat Korçare, të cilat rrëfenin historinë e një dashurie të madhe me shumë vuajtje dhe brenga:

 

S’mendoja ta doja me zemër,

Si të vegjlit kaq shumë,

Ta shihja për çdo natë

Edhe në gjumë

 

Regjisor i shfaqjes ishte i mirënjohuri Dhimitër Orgocka. Gjithkush e dinte çfarë është i zoti të bëjë ai. Janë të shumta dramat dhe komeditë e vëna në skenë prej tij me mjeshtëri të rrallë. Për aktrim nuk zgjodhi vetëm nga nxënësit e mirë në mësime, por edhe nga ata me rezultate të ulta. Dëshironte t’u tregonte të gjithëve se edhe një nxënës që duket sikur nuk mëson, mund të shkëlqejë, mund të heqë dorë nga pirja e duhanit, e pijeve alkoolike apo droga, nëse është i tillë. Mund ta bindë veten që është i zoti dhe me zë të lartë të thotë: “Unë mundem”! Nisma kishte qenë e drejtoreshës së shkollës, Oriana Gjermani dhe e mësueses së artit, Elsa Mellelli. Iniciativa u përkrah nga të gjithë mësuesit e shkollës. Dëshironin të bënin diçka ndryshe, ku nxënësit të zbulonin aftësitë e veta, por për këtë duhej një regjisor i zoti, që interpretimi i roleve të ishte dinjitos dhe mesazhi të përcillej qartë. Këtë gjë mund ta bënte vetëm aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka pasi përvoja e tij regjisoriale është një jetë e tërë. Megjithatë Oriana dhe Elsa e kishin një merak: a do të pranonte ai të vinte çdo ditë në Pojan të mësonte nxënësit si vihet në skenë një shfaqje, si punohet me rolet dhe si të zbulonin çfarë janë të zot të bëjnë. Por Orgocka me të dëgjuar idenë e dy mësuesve, tha: “Do të vij patjetër, më pëlqen ideja juaj dhe ajo që doni të arrini. Atë çast Oriana Gjermani dhe Elsa Mellelli ishin bërë më krahë.

Çasti i shumëpritur

 

Më në fund çasti i nisjes së shfaqjes kishte mbërritur. Gjithçka ishte befasuese. Aktorët ishin shndërruar në kërcimtarë të veshur me kostume të bukura, me  koreografi të Rigels Hoxhës. Ishte një parathënie për çka do të vinte më pas. Aktorët flisnin me gjuhën e vallëzimit. Lëvizjet e tyre shprehin shumë: gëzim dhe dhimbje bashkë. E tillë ishte edhe jeta e dy bashkëshortëve, e personazheve kryesore, e cila herë shfaqej si komedi dhe herë si dramë, herë qeshej me lot dhe herë përjetohej si trishtim. Kalimi nga një ndjesi te tjetra, mbante gjithkënd mbërthyer çast pas çasti. Duartokitjet ishin të fuqishme. Kënaqësia e drejtoreshës së shkollës Oriana Gjermani dhe e mësueses së artit, Elsa Mellelli lexohej te sytë e tyre. Ishin krenare për nxënësit, ata po ia dilnin mbanë. Edhe regjisori Orgocka po e ndiqte me emocion edhe pse ishte i sigurtë se gjithçka do të shkonte mbarë deri në fund. Nuk pati asnjë ngatërresë, asnjë fjalë të harruar. Gjithcka shkonte rrjedhshëm, krejt natyrshëm. Për të ndjekur shfaqen kishte ardhur posaçërisht edhe aktori Koço Qendro, i njohur si “Kopraci korçar”. “Një shfaqje e shkëlyer, tha Qendro, me nxënës të mrekullueshëm”! Pastaj tha fjalët më të mira për dy mësueset. Prindërit e nxënësve dhe banorët ishin aty, sigurisht nuk kishte vend për të gjithë. Pojani njihet për tradita të hershme në teatër.  Në vitin 1957 patën sukses me dramën e vënë në skenë nga regjisori i parë Sokrat Mio. Që nga ajo ditë dhe më pas, shfaqjet teatrore nuk patën të pushuar. Me aktorët e Pojanit kishte punuar kohë më parë edhe Dhimitër Orgocka, edhe Pirro Mani. Grupi teatror i Pojanit konkuronte me dinjitet, tashmë po dilte një brez tjetër aktorësh, edhe ata do të bëhen po aq të famshëm sa prindërit e tyre.

Këpucarja e bukur

 

Shfaqja rritej minutë pas minute, tashmë kisht hyrë në çastin më kulmor të saj. Klajdi Lulollari në rolin e këpucarit, mori çantën dhe iku nga shtëpia. Vendosi të mos kthehej më kurrë. Bashkëshortja e tij, (rolin e së cilës e luante Ketjana Shkëmbi), e kishte lodhur me grindjet e saj vazhdueshme; ia kishte mërzitur jetën. Ndaj mori rrugët për të gjetur qetësi diku tjetër. Donte të shkonte sa më larg të ishte e mundur. Lumturia e tij mori fund ditën që u martua. Ai ishte 53 vjeç, kurse e shoqja 18 vjeçe. Martesa e tyre përflitej prej fqinjve që interpretoheshin nga Erisa Ahmetlli, Xhoena Braho, Maria Vortollomi dhe Elda Çibuku; që të gjithë të mrekullueshëm. Ai dëshironte të ikte sa më larg këtij fshati që mbytej prej thashethemnajave. Në këtë ikje të tij, bashkëshortja e tij këndon:

Rrugës i trishtuar dikush po ecën,

Një i dashuruar, e fare i vetëm,

Dashurinë që humbi duke kërkuar,

Si i erdhi fundi, iku dhe e la…

 

Deri pa u martuar jeta e këpucarit kishte qenë e qetë, i përkushtohej punës, të ardhurat që siguronte ishin të mjaftueshme për një jetë të mirë. Të gjithë e kishin zili. Ishte njeri i mirë dhe pa llafe. Nderohej prej të gjithëve. Nuk i mungonte asgjë, përveç gruas që ende nuk e kishte gjetur. Një mik i tij u bë mbles, foli me vajzën 18-vjeçare dhe ia mbushi mendjen të martohej me këpucarin. Nuk iu desh shumë mundim, ajo e donte këpucarin, për atë të gjithë flisnin mirë, por tashmë ai ishte 53 vjeç. Ajo nuk e mori parasysh moshën, po martohej me një njeri të ndershëm që do t’i qendronte besnik gjithë jetën. Ai ishte njeri i dashur dhe do ta donte gjithnjë. Dhe ajo vërtet ishte e lumtur por vetëm për pak ditë, sepse komshinjtë do t’i thurnin intriga nga më të shëmtuarat

Ah, bota!

 

Komshinjtë nuk kishin asnjë lloj mëshire. Nuk kishte ditë të mos e merrnin çiftin nëpër gojë. Në historinë e martesës së tyre, po ngatërroheshin të gjithë: shkrimtari, që luhej nga Fiori Malelli, Don Kaçifa nga Enea Nexhipi, djali me sombrero nga Florjan Terolli e deri te  kryetari që luhej nga Orest Agolli. Gjithkush prej tyre kërkonte një aventurë dashurie me gruan 18-vjeçare të këpucarit, kjo edhe për faktin që bashkëshortët kishin diferencë të madhe moshe dhe ishte njeri i urtë.  Ditët e saj po bëheshin gjithnjë e më të vështira. Nuk po mundej t’i përballonte dot më. Ishte gjithnjë nervoze, nuk kishte asnjë mundësi ku të zbraste shpirtin e saj. Gjith mllefin për botën e shkarkonte mbi të shoqin. Atij i duhej të qendronte i heshtur dhe të duronte, të mos e acaronte gruan e vet, e cila shpërthente në mënyrën më të beftë. Ata e donin njëri-tjetrin, madje shumë, por tashmë në atë shtëpi nuk kishte qetësi. Të dyve po u sosej durimi, veçanërisht të shoqit, që përpiqej të ishte sa më i qetë. Të vetmit miq të sinqertë të 18-vjeçares ishin dy fëmijë që luheshin me shumë finesë nga Laora Xhihani dhe Denada Nexhipi. Fëmijët gjithnjë e kanë shpirtin të pastër. E tillë ishte edhe gruaja e këpucarit, shpirti i saj ngjasonte me atë të fëmijëve, por tashmë prej shumë kohësh provonte vetëm dhimbje dhe vuajtje të mëdha. Fajin ia linte mblesit që ia kishte mbushur mendjen të martohej me këpucarin, por edhe kjo nuk ishte gjë tjetër veçse justifkimin, sepse ajo e donte të shoqin. Por ndërsa mbremja bie, Don Kaçifa nis t’i këndojë, këpucares së bukur:

 

Në mes të natës në qetësi,

Ti në ballkon më rrije

Unë të këndoj me ëmbëlsi

Dhe t’i me degjoje.

 

Këngët e tij e acarojnë edhe më tepër. Duartrokitjet përsëriteshin herë pas herë. Po kaq entuziaste ishin edhe dy mësueset: drejtoresha e shkollës, Oriana Gjermani dhe mësuesja e artit. Shfaqja po shkonte drejt suksesit të plotë, ishte shpërblimi më i mirë për përpjekjet e tyre.

Ikja e të shoqit

 

Ai mori çantën dhe u bë gati të nisej: “Do të iki nga shtëpia”, i tha të shoqes. “Ik”! ishte përgjigjja e saj, sepse nuk e besonte që burri i vet do ta braktiste. “Ik”, i tha ajo. Dhe ai doli. Që nga ajo ditë nuk u pa më në atë shtëpi. Askush nuk e dinte ku ndodhhej, asnjë lajm nuk vinte prej tij. Por edhe pas largimit të burrit, në shtëpinë e saj nuk ndryshoj asgjë. Përkundrazi gjithçka u përkeqësua. Me ikjen e tij, shpresat për të patur një aventurë dashurie me 18-vjeçaren u shtuan. Thashethemnajat u bënë më të shumta. S’ishin pak ata që nuk ia donin të mirën: Meri, interpretuar nga Ketrina Hazisllari, Jursida Liçi, Era Vina, Irini Demko, Kela Gorari dhe Gisela Ahmetlli. Jeta e 18-vjeçares u bë edhe më e vështirë. Iu desh të hapte një lokal për të siguruar bukën, por në lokal i mblidheshin ata që e synonin atë, që e mërzisnin dhe e trishtonin. Burri i saj nuk është më aty, ajo nuk e di nëse do t’i kthehet një ditë ose jo, por nuk dëshiron të martohet më një burrë tjetër. Ajo vazhdon të jetë gruaja e këpucarit, nuk ka asnjë dëshirë ta ndërrojë atë më një burrë tjetër. Ajo e ka vendosur do të qendrojë e pamartuar. Kafeneja po i shndërrohej në ferr. Burrat vijnë aty për ti kënduar këngë e për ta bërë për vete

 

Kur nata vendin e mbulon,

Dhe kafenetë mbushen plot,

Për ty qan zemra ime edhe vajton,

Dhe raki kërkon.

Ose:

Moj këpucare sa e bukur je,

Me ato naze porsi nuse e re,

E kur më shkoje ti në bulevard

Zemrat tona digjen flakë e zjarr

Epilogu

 

Kishte kaluar mjaft kohë nga ikja e këpucarit. Por një ditë në lokalin e saj hyri një i panjohur, i veshur ndryshe. Ai i tregoi historinë e jetës së tij, kurse ajo i tregoi historinë e saj. Ishin histori të ngjashme si dy pika uji. Gruan e kishte marrë malli për të shoqin, kurse burrin e kishte marrë malli për të shoqen. Përmes rrëfimeve të saj burri i panjohur kuptoi dashurinë e vërtetë të asaj gruaje, i kuptoi mallin që e mundonte. Ndaj erdhi një çast, kur ai e hoqi veshjen jo të zakonshme që kishte veshur.  Gruaja mbeti si e ngrirë. I kishte ardhur i shoqi. Ai isht kthyer sërish në shtëpinë e tij.

 

Me mall kujtoj rininë

Kur djalë i ri unë isha,

Me fund pija rakinë,

Se halle, brenga kisha.

 

Shfaqja mbërriti në pikën kulmore, këndonin bashkë burrë dhe grua, këpucari me këpucaren e bukur. Ata ishin kaq të lumtur.

 

Këpucari:  – Se ti vetem qaje,

Këpucarja: – Se unë vetëm qaja,

Këpucari: – S’pranoje të qeshje,

Këpucarja: – S’pranoja të qeshja

Fqinjat: – Por thërrisje si e marrë moj, hajde, hajde.

Këpucarja: – Se thërisja si e marrë moj, hajde, hajde.

 

Dhe ata vërtet duheshin deri në marrëzi. Dashuritë e vërteta u ngjasojnë dallëndysheve që kthehen gjithnjë te e njëjta fole. Edhe këpucari ishte kthyer të këpucarja e tij e bukur. Regjisori Dhimitër Orgocka,  drejtoresha e shkollës, Oriana Gjermani dhe mësuesja e artit Elsa Mellelli, ishin mëse të lumtura. Shfaqja rezultoi e suksesshme.

Fokusi i piktorit të shquar Avni Delvina

Grafike dhe pjese nga fjalimi me DH ku shefin e madh e detyrojne te flasi me gryken e shishes se rakise ne goje
Te dadhur midh !
Dhqipedhia ka bedhe hapa dhigande ne te gjidha dhrejtimet.
Dhefodhma ne dhrejtesi eshte nje dhukses i papadhe ne bodhe…. Dhgjedhjet dhuhet te bedhen ne pridh odhe ne maj, sepdhe dhqiptaret jane dhupersticioze dhe badhohen ne nje dhprehje te vjedher te tydhe : Pridh Maj pitit mo ju dhaj !

 

Ja fokusi kësaj here i Piktorit të shquar Avni Delvina

Ja fokusi kësaj here i piktorit të shquar Avni Delvina:
Në Konferencë shtypi me Edi Ramën kryekomisioneri i BE Jean-Claude Juncker ngatërroi datën e zgjedhjeve nga qershor e bëri prill.
Gazetarët reaguan me të qeshura dhe ilaritet!

Albumi i Piktorit – AVNI DELVINA: Grafikë nga cikli “Mos u nxefni o çuna” ME QETËSI DHE DASHURI !

VOAL – I frymëzuar nga vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit, piktori i shquar Avni Delvina ka krijuar grafikën e re nga cikli “Mos u nxefni o çuna” ME QETËSI DHE DASHURI ! Në qendër të grafikës, sipër turmës së trazuar të pushtetarëve, është Presidenti i Republikës në rolin e qetësuesit të situatës.

Shfaqja më e pëlqyer e spektatorëve, pretendente si fituese e Festivalit “Dirigjentja” – interpretimi i aktores Valerya Likhodey mahniti Korçën – Nga Vepror Hasani

 

Ishte nata e pestë. Në skenë u ngjit aktorja Valerya Likhodey. Gjithkush që kishte ndjekur shfaqjet natë pas nate pa diçka ndryshe te lëvizjet, plastika dhe interpretimi i saj; goditi që në çastin e parë. Ishte si një paralajmërim i beftë, sikur dëshironte të thoshte: “Sot do të shihni diçka ndryshe”! Parapërgatitja e spektatorit që e menjëhershme. Në sallë nuk po ndihej as frymëmarrja. Dyert ishin mbyllur për të mos u hapur më deri në mbarim të shfaqjes. Ai që u vonua humbi rastin të shihte një shfaqje mbresëlënëse. Tashmë gjithçka ishte në dispozicion të aktores: salla, akustika, dekori, rekuizita, madje edhe spektatori. Komunikimi sallë-skenë sapo kishte filluar. Shfaqja titullohej “Dirigjentja”. Ishte një performancë solo, e konceptuar kështu nga regjisorja Antonina Mikhaltsova. Pak përpara se të fillonte shfaqja, sytë e saj, dukeshin sikur thoshin: “Sot do të shihni shfaqen tonë”! Tek të dyja artistet: Mikhaltsova dhe Likhodey kishte shumë siguri, por edhe shumë thjeshtësi, aq sa të habisnin. Ishte një performancë solo. Muzika e Diliara Muravitskaya e gjeti shtegun për të hyrë në shpirtrat e spektatorit. Salla u elektriza. Po kaq të bukura kishin qenë edhe shfaqjet e netëve të tjera: “Një zë njeriu”, “Pak gjumë o njerëz”, “Idioti”, i dramatizuar i Fyodor Dostoevsky-t, “Letra e një gruaje të panjohur”, “Dome”, “Letër për kriminelët e islamofobisë që luajnë lojën e racistëve”, “Gimpeli budalla”, Unë, gjyshja, Iliko dhe Hilarioni”, por monodrama që sapo kishte nisur të interpretohej nga aktorja Likhodey, pati një sharm tjetër; këndonte. Për 1 orë dhe 15 minuta, spektatori përmendej vetëm kur i duhej të duartrokiste.

II
Dirigjentja e trenit

Monodrama “Dirigjentja”, bazohej te tregimet e shkrimtares gjermane Aneta Pent, e specializuar në letërsinë irlandeze, e cila jetoi dhe studioi në Irlandë, Skoci dhe në SHBA, fituese e një seri çmimesh letrare. Aktualisht jep mësim në ambientet e Universitetit Pedagogjik të Freiburgut. Heroina e shfaqes është aktore, por asaj i duhej të punonte si dirigjente; kjo nuk e pengonte të ishte sërish aktore e vërtetë, të hynte në shpirtrat e pasagjerëve të trenit, të zhbironte karakteret e tyre, mënyrën e sjelljes, gjendjen emocionale, të fshehtat e tyre e gjithçka tjetër. Të gjitha këto ndodhnin teksa treni vraponte mes Alpesh për të mbërritur në destinacion. Rrëfimi i aktores ishte mahnitës, merrte jetë nga e dukshmja dhe e padukshmja, nga realja dhe imagjinata. Ajo fantazonte si do të ishte fati i tyre, bën lidhje mes pasagjerëve dhe jetës së saj, dëshironte të gjente të ngjashmen dhe të pangjashmen mes vetes dhe pasagjerëve. Ishte një performancë rrëfimesh që buronte së brendshmi prej përvojës, vëzhgimeve, përjetimeve dhe dëshirave. Në këtë rrëfim, fantastik, me shumë finesë, zgjuarësi dhe elegancë, aktorja Valerya Likhodey ia doli të rrëmbente vëmendjen e shikuesit, ta emociononte, ta mbante në ankth gjatë gjithë kohës për të mësuar çfarë do të ndodhte nga një çast në tjetrin, çfarë mesimesh do të rridhnin prej tyre, cili do të ishte mesazhi i veprës. Treni vraponte, por edhe rrëfimi i aktores bënte të njëjtën gjë. Kështu ishte konceptuar nga regjisorja Mikhaltsova, dëshironte të na njihte me njerëzit, gjë që rezultoi mjaft e sukseshme. Duartrokitjet ishin të merituara.

III
Valerya Likhodey, aktore me përvojë

Për shumë vjet Likhodey ka luajtur role kryesore në teatrot e Minsk, Bjellorusi. (Teatri i Spektatorëve të Rinj, Teatri Bjellorus i të Rinjve, Teatri Akademik Kombëtar Yanka Kupala, Teatri Kombëtar i Dramave të Gorkut). Së fundmi, prej pesëmbëdhjetë vitesh ajo jeton dhe punon në Moskë, Rusi. Kurse regjisorja Antonina Mikhaltsova, punon si pedagoge në shkollën e Teatrit të Kostantin Raikin; është drejtoreshë skene në teatrot bjelloruse, fituese çmimesh e festivaleve ndërkombetare, eksperte e Forumit Ndërkombetar të Monodrames në Institutin e Teatrit Ndërkombëtar. Ndërsa skenografia ishte e Zinovy Margolin, dizenjues skene në teatrot kryesore të Bjellorusisë, Rusisë, Gjermanisë, Zvicrës, Suedisë dhe Hungarise. Fitues i medaljes së argjendit në ekspozitën ndërkombetare të skenografisë në Pragë, çmimin e artë në Shën Petersburg dhe maskën e artë të Teatrit Kombëtar. Kurse muzika ishte e Dilaya Muravitskaya, Soliste e Teatri rajonal muzikor Ryazan, fituese e kompeticioneve ndërkombëtare, aktore dhe drejtore e Teatrit Nikitsky. Të gjithë këta protagonist bën të mundur sjelljen në qytetin e Korçës një shfaqje dhe interpretim të paharrueshëm.

Dhimitër Orgocka

IV
Dy fjalë për Festivalin e Monodramës
Në përfundim të shfaqjes, regjisorja Antonina Mikhaltsova, pohoi: “Në Korçë gjetëm një qytet të bukur, dhe mikpritës, dhe një organizator gjenial, siç është presidenti i Festivalit të Monodramës, Dhimitër Orgocka, te i cili gjetëm mirësjellje, mirëkuptim, gatishmëri dhe përpjeke për të na u gjetur pranë në çdo çast. E falenderojmë! Ndërsa aktorja Valerya Likhodey tha: “Te presidenti i Festivalit Dhimitër Orgocka, gjeta një njeri me shpirt të bukur, që i pëlqen e bukura dhe bën përpjekje për ta sjellë atë edhe në Festivalin e Monoddramës. Ndërkohë, aktori dhe regjisori i mirënjohur, Dhimitër Orgocka na tha: “Aktorja shquhet për plastikën e saj të jashtëzakonshme, për vokalin e saj të mrekullueshëm, dhe mbi të gjitha për saktësinë dhe precizionin e mendimit. Është një aktore ku fjala i zë vend plotësisht, ku edhe dora, edhe këmba do të thosha, kanë gjuhën e tyre të saktë dhe precize në spektakël. Kështu që e gjithë shfaqja ishte tepër e pastër dhe e vendosur me kulturë dhe me shumë dinjitet”. Ardhja e artistëve të tillë në Festivalin e Monodramës ishte nder për qytetin e Korçës.

Më 7 qershor 1848 lindi piktori gjenial francez Paul Gaugain

VOAL – Paul Gauguin  (Pol Gogen) ka lindur në Paris më 7 qershor 1848. Prindërit e tij janë gazetari francez Clovis Gauguin dhe Aline Marie Chazal, vajza e André Chazal, i cili punon si gdhendës dhe Flora Tristàn, një shkrimtare peruane, feministe dhe socialiste e zjarrtë. Prindërit janë kundërshtarë të mëdhenj të regjimit politik të Napoleonit III, për të cilin ata janë dënuar në mërgim dhe në 1849 ata duhet të largohen nga Franca, të largohen për në Peru.

Babai i Polit vdes gjatë udhëtimit dhe Aline Chazal dhe fëmijët e saj mbërrijnë vetëm në Peru, duke u mirëpritur nga familja e nënës në Lima. Gauguin kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në Peru me motrën e tij Marie Marceline dhe vetëm gjashtë vjet më vonë ai u kthye në Francë me nënën dhe motrën e tij, meqenëse gjyshi i tij vdiq. Pas mbërritjes në Francë, ata marrin mikpritjen nga xhaxhai i atit Isidore Gauguin.

Gauguin, që nga viti 1859, ka studiuar në qytetin e Orleans në Petit-Seminaire dhe gjashtë vjet më vonë kryen testin për t’u bërë pjesë e Marinës, të cilin megjithatë nuk e kalon. Në të njëjtin vit ai vendosi të niste një anije tregtare si një student pilot, duke filluar në dhjetor nga Porti i Le Havre. Ai pastaj arrin në Brazil, në qytetin e Rio de Janeiros. Ai është i lumtur të shohë përsëri Amerikën Latine dhe udhëton për në Panama, Ishujt Polineziane dhe Inditë. Gjatë këtyre udhëtimeve ai gjithashtu viziton varrin e të atit.

Në vitin 1867, gjatë aventurave të tij, mësoi për vdekjen e nënës së tij në Francë. Pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme, vitin e ardhshëm ai vendosi të regjistrohej në Marinën Franceze, duke kryer detyrat e tij në anijen franceze Jéröme Napoleon dhe duke marrë pjesë në luftën franko-prusiane.

Një vit më pas ai u shkarkua nga marina dhe u kthye në Paris. Ai është njëzet e tre vjeç dhe fillon të punojë në agjencinë franceze të këmbimit valutor, Bertin. Pas takimit me piktorin Emile Schuffenecker dhe me këshillën e mësuesit të tij, Gustave Arosa, ai filloi të përkushtohej në pikturë, duke ndërmarrë profesionin si një mësim të vetëm. Tutori i tij ka një koleksion të rëndësishëm arti që përmban piktura nga Eugène Delacroix, nga e cila Pali frymëzohet.

Në vitin 1873 takoi Mette Sophie Gadin, një vajzë e re daneze, me të cilën u martua në të njëjtin vit. Çifti do të ketë pesë fëmijë: Emile, Aline, Clovis, Jean-René dhe Paul. Vitin e ardhshëm ai ndoqi Akademinë Colarossi dhe u takua me Camille Pissarro, piktor francez impresionist, i cili i dha atij këshilla të rëndësishme që do të ndikonin në mënyrën e tij të pikturës. Gjatë kësaj kohe bleu piktura impresioniste dhe ekspozoi punën e tij të peizazhit në Sallonin e Parisit. Në këtë periudhë ai gjithashtu bëri vepra të shumta, duke përfshirë “Etude de nu ou Suzanne cousant”. Në pikturat e tij, një nga subjektet më të përfaqësuara është ajo e akoma e jetës, në të cilën frymëzon Claude Monet dhe stili i tij piktor.

Më 1883 ai e la punën e tij për t’iu përkushtuar plotësisht pikturës, por nuk arriti suksese të mëdha. Në këtë rrethanë ai vendos të shesë të gjitha veprat e tij për ta mbajtur familjen e tij ekonomikisht.

Pas ekspozimit të punimeve në ekspozitën e fundit të organizuar nga lëvizja impresioniste tre vjet më vonë, ai la familjen e tij në Danimarkë për të kaluar në Brittany, një rajon francez.

Në këtë periudhë ai bëri piktura të shumta në Pont Aven, një nga vendet në rajon ku shpesh shkoi. Në Brittany ai njeh gjithashtu një piktor shumë të ri, Emile Bernard, i cili përdor stilin pikturor të quajtur “cloisonnisme”, i cili kujton artin e qelqit. Në këtë periudhë u takua edhe me vëllezërit Theo dhe Vincent Van Gogh. Në dy vitet e ardhshme ai u nis për në Panama me piktorin Charles Laval dhe më pas shkoi në Martinikë. Në kthimin e tij në Francë, ai kalon një kohë të shkurtër në Arles me Vincent Van Gogh. Falë ardhjes së Paul Gauguin, gjendja e shëndetit mendor të Van Gogh përmirësohet ndjeshëm. Ky përmirësim shëndetësor nuk zgjat shumë, sepse piktori holandez ndërpret një pjesë të veshit me një brisk më 23 dhjetor 1888. Në këtë rrethanë dramatike, Gauguin largohet nga Arles.

Ai vazhdon t’i kushtojë vetvetes veprimtarisë së tij artistike dhe një nga veprat që ai krijon në këtë periudhë është “Vizioni pas predikimit”, në të cilin ai përdor një stil simbolik, duke u përplasur definitivisht me impresionizmin. Fryma e tij e madhe krijuese e udhëheq atë për të pikturuar piktura të reja si “Le Christ Jaune”, “La Belle Angèle” dhe “Calvaire breton”, në të cilën ndikimi i stilit piktural të Vincent Van Gogh është shumë i dukshëm.

Midis 1889 dhe 1890 ai u kthye në Brittany dhe një vit më pas u nis për në Tahiti, ku ai arriti të shiste një nga pikturat e tij, “La Belle Angèle”. Gjatë qëndrimit të tij ai ka një interes të madh në kulturën maore dhe zakonet e saj, duke përshkruar skenat e jetës së përditshme dhe njerëzit lokalë në pikturat e tij. Gjatë qëndrimit të tij ai ka një interes të madh në kulturën maore dhe zakonet e saj, duke përshkruar skenat e jetës së përditshme dhe njerëzit lokalë në pikturat e tij. Ndër pikturat që ai pikturoi në këtë periudhë janë “Paroles du diable” dhe “La Fille à la mangue”.

Në qershor 1893 ai lë Tahiti të kthehet në Francë. Disa muaj më vonë ai ekspozoi dyzet e një vepra të bëra gjatë qëndrimit të tij tahiti, tri piktura në Brittany dhe disa skulptura në galerinë e artit francez të Paul Durand-Ruel. Ai nuk merr një gjykim pozitiv artistik nga kritikët francezë për veprat e tij tahiti, për të cilat ai mbetet shumë i zhgënjyer.

Vitin e ardhshëm, nga prilli në nëntor, ai qëndroi përsëri në Brittany, në Pont Avene, i cili u bë shumë i famshëm për suksesin e shumë artistëve. Në korrik të vitit 1895 ai u largua nga porti i Marsejës dhe më pas arriti në Paapete, në ishullin e Tahitit, ku u vendos deri në vitin 1901. Po atë vit ai u largua nga Tahiti, për të shkuar përgjithmonë në ishujt Marquesas. Duke sfiduar varfërinë, ai vazhdoi aktivitetin e tij artistik deri në vdekjen e tij më 8 maj 1903 në Hiva Oa, për shkak të sifilisit.