VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fotogaleri – Teatri mbushet plot, Mehdi Malkaj në skenë mbledh publikun. Agron Shehaj: Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur

By | July 28, 2019

Komentet

Librat poetikë “Ujshëm” nga Elida Buçpapaj dhe “Imgur” nga Skënder Buçpapaj prej sot në Panairin e Librit Tiranë

VOAL – Prej sot në Panairin e Librit në Tiranë do t’i gjeni edhe librat tanë të rinj poetikë “Ujshëm” nga Elida Buçpapaj dhe “Imgur” nga Skënder Buçpapaj.

I ftojmë miqtë tanë, lexuesit dhe të gjithë të interesuarit se librat tanë do t’i gjejnë në stendën e Shtëpisë Botuese “Onufri”.

Panairi i Librit Tirana 2019, i 22-ti me radhë u hap sot, e mërkurë, më 13 nëntor 2019 dhe mbyllet të dielën, më 17 nëntor 2019.

 

Serwer: Kosova të jetë e kujdesshme, do t’i bëhet presion për marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme për marrëveshjen me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka paralajmëruar se Prishtina zyrtare do t’i nënshtrohet një presioni për të arritur një marrëveshje me Beogradin para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

“Kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Ndaj tyre do të ushtrohet presion për të arritur ndonjë rezultat para zgjedhjeve në Serbi, dhe kjo nuk është në dobi të tyre”, ka thënë Serwer për RTA, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për marrëveshjen, Serwer ka përsëritur edhe një herë se është kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe, sipas tij, një marrëveshje potenciale nuk duhet të prekë integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se mosliberalizimi i vizave për kosovarët është vendim më i keq se ai i moshapjes së negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas Daneiel Serwer, çështja e liberalizimit të vizave ka ndikimit të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, nis pyetja e kandidatëve

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) nisi sot seancat dëgjimore me tre kandidatët e mbetur në garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, e cila hyn kështu në fazën përmbyllëse. Pas seancave të sotme, KLP, mbetet që të bëjë vlerësimin përfundimtar dhe renditjen e kandidatëve sipas një sistemi pikëzimi. Në garë janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

Zonja Marku kërkon të marrë një mandat të plotë, pasi u emërua nga parlamenti me një mandat provizor në dhjetor të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë në shënjestër të kritikave, sidomos të opozitës, për zvarritje sipas saj të hetimeve në çështje ku rezuton të implikuar eksponentë socialist, ndërkohë që dhe disa emërime apo lëvizje prokurorësh nga ana e saj janë shoqëruar, shpesh me polemika. Zonja Marku ishte e para që sot doli para anëtarëve të KLP-së.

Kandidatja e dytë Memçaj, ishte ndër të parat që kaloi testin e rivlerësimit. Ndërsa ka zhvilluar studime edhe jashtë vendit, ajo ka mbuluar detyrën e Prokurores së Apelit që prej viti 2013, ndërsa më parë ka mbuluar detyra administrative në Presidencë, apo për disa muaj dhe si drejtore kabineti e Prokurorit të Përgjithshëm në periudhën janar-shtator 2013. Ajo dallohet në veanti për formimin e saj akademik.

Prokurori Çela shihet si një kandidat i fortë në garë. Ai është ndër të paktët që kaloi pa asnjë problem dhe pa ju ngritur asnjë dyshim, procesin e rivlerësimit, në të 3 kriteret e tij, atë formimit profesional, të pastërtisë së figurisë si dhe të pasurisë, kriter i cili ka qenë shkak që ka çuar në shkarkimin e pjesës dërmmuese të gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar rivlerësimit. Ai vjen në garën për Prokurorin e Përgjithshëm, pas një karriere të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilën e ka drejtuar dhe për disa vite.

Procesi për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ishte ndër çështjet e para me të cilat u mor KLP-ja, menjëherë sapo nisi funksionin në fillim të këtij viti. Pas përmbylljes së seancave dëgjimore, një moment me rëndësi është renditja e kandidatëve, pasi ajo mund të rezultojë dhe përcaktuese për emrin që do të drejtojë në vitet e ardhshme organin e akuzës, ndonëse fjala e fundit i takon parlamentit. Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon një shumicë të cilësuar me 3 të pestat e parlamentit. Në rast se ku quorum nuk arrihet, atëherë automatikisht, posti i kalon kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me Sierra Leonen, Shqipëria kryeson renditjen globale të BB për tarifat e korrupsionit që paguajnë bizneset (tabela)

Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të biznesit të evidentuar nga anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore, e cila zhvillohet në një interval 6 vjeçar.

 

Sipas të dhënave të Bankës Botërore që i referohen anketave të tre viteve të fundit nga 2016 në 2019 në vende të ndryshme shihet se Shqipëria kryeson listën globale ndër vendet e anketuara, ku 36.1 për qind e bizneseve kanë pohuar se janë ndeshur me praktika të korrupsionit. ( shih grafikun bashkëngjitur).

Shqipëria vjen e treta pas Sierra Leones dhe Laos ku përkatësisht 46.1 dhe 40.3 për qind e bizneseve kanë pohuar se kanë bërë pagesa korruptive.

Në këtë renditje Shqipëria ishte në mesin e vendeve afrikane, ku shumica e të cilave ishin në një pozicion mjaft më të mirë. Madje edhe në Bolivi dhe Kolumbi, që janë vende ku dominojë kartelet e drogës dhe krimit, duket se bizneset kanë marrëdhënie më korrekte me qeveritë e tyre.

Në Europë bizneset e Qipros dhe Turqisë kanë raportuar nivele të ulta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4%.

Përqindja e bizneseve në Shqipëri që kanë pohuar se kanë paguara tarifa korrupsioni është rritur ndjeshëm që nga viti 2013, kur u bë anketa e fundit, ne te cilën  bizneset që aplikonin praktika korrupsioni përbenin afërisht 20 për qind të të anketuarve.

Anketa e ndërmarrjeve që kryhet nga Banka Botërore në bashkëpunimeve BERZH prodhon tregues të rëndësishëm të cilat vihen në themel të kërkimeve për klimën e biznesit në vende të ndryshme të botës.

Vrojtimi i Ndërmarrjeve është anketim i kompanive që përfshin një varg të gjerë çështjes biznesi si aksesin në financë, korrupsionin, infrastrukturën, krimin, konkurueshmërinë, dhe njësitë matëse të performancës. Rezultatet e vrojtimit përdoren për të informuar, dhënë përparësi dhe gjurmuar në kohë reforma të rëndësishme që i mundësojnë kompanive të rriten. Kampioni i këtij vrojtimi përbëhet nga pronarë të bizneseve dhe manaxherë të lartë nga 377 kompani që veprojnë në sektorë dhe rajone të ndryshme. intervistat janë kryer përgjatë periudhës janar-maj 2019.

Megjithatë zyra e Bankës Botërore në Shqipëri sqaroi se ndryshimet në perceptime janë shpesh të vështira për t’u kuptuar dhe interpretuar pasi ato shpesh nxiten edhe nga aspekte përtej përvojave të drejtpërdrejta, aspekte që Vrojtimi i Ndërmarrjeve nuk i mat. Për më tepër, vrojtimi vë në dukje se firmat janë bërë më të drejtpërdrejta në shprehjen e ankesave për të gjitha aspektet e operacioneve të biznesit të tyre. Ky është një zhvillim pozitiv pasi paraqitja e ankesave ndihmon në identifikimin e çështjeve që duhen adresuar. Lista e pengesave kryesore që bizneset hasin në veprimtarinë e tyre ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2013, por taksat dhe shkalla e lartë e informalitetit kanë mbetur në krye të listës ndër vite.

Zëri i Amerikës: Unaza e Re, përplasje mes policisë dhe banorëve

Përplasje të forta në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re. Forcat e shumta të policisë u shfaqën në mbështetje të ndërhyrjes së Inspektoriatit, hasën në një kundërshtim të fortë të disa prej banorëve.

Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës “një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë. Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim. Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak”.

Për të sprapsur banorët që kundërshtojnë ndërhyrjen, policia ka përdorur dhe gazin lotsjellës. Disa banorë mesohet se janë shoqëruar në komisariat. Gjendja më pas është qetësuar dhe nuk janë rregjistruar më përplasje të tjera. “Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore. Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese”, nënvizon deklarata e policisë.

Presidenti Ilir Meta u rreshtua në krah të banorëve. Përmes një postimi në Facebook ai shprehet se është “e papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme”, shkruan Kreu i Shtetit ndërsa i bën thirrje banorëve “të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog”.

Sipas IKMT-së janë 33 ndërtime që parashikohet të prishën në ëtë fazë. Për 21 prej tyre është zbatuar procedura e shpronësimeve ndërsa të tjerat mësohet se janë skualifikuar nga mundësia e legalizimit.

Tensionet në këtë zonë të kryeqytetit vijojnë që prej vitit të shkuar, kur nisën ndërhyrjet e para për ndërtimin e Unazës së re. Projekti u ndërpre, pasi u zbulua se në njërin prej Loteve, kompania fituese DH Albania kishte falsifikuar dokumentat e paraqitura në garë. Më pas, autoritetet ndërshuan dhe projektin, ndërsa zhvilluan një tender të ri.

Tragjike: Kjo është harta e minishengenit mes Ramës dhe Vuçiçit, Kosova pjesë e Serbisë

Takimi i radhës në mes Rames dhe Vuçiqit, për ta vulosur këtë pakt, raportojnë mediat serbe, do të mbahet me 21 dhjetor në Durrës

Bashkëpunimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për krijimin e “Mini Shengenit” duket se do të finalizohet më 21 dhjetor në një takim që do të mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipëri, raporton Gazeta Express.

Në këtë takim përveç krerëve të Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore, thuhet se do të marrë pjesë edhe shefi i ri i Politikës së Jashtme të BE’së, spanjolli Josep Borel, i cili para pak kohësh kishte bërë një deklaratë në të cilën kontestonte shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “Kosova do të jetë shtet kur të njihet nga Kina, Rusia e India”.

E ky projekt Rama-Vuçiq do të ketë edhe një hartë të vetën, në të cilën në mënyrë skandaloze Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Gazeta serbe “Blic”, në një shkrim të gjatë të publikuar rreth këtij projekti, ku flitet për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi, ka publikuar edhe hartën tragjike.

Kundër nismës së dyshes Rama-Vuçiq kanë dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Shpinën kryeministrit të Shqipërisë ia ka kthyer edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka kritikuar ramën që po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ndërkohë e ka akuzuar Ramën se po synon që të krijojë “Jugosllavinë e vogël”.

Ndërkohë kreu i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se Edi Rama po nxitohet, duke e këshilluar që ta zgjedh për bashkëpunim Kosovën përpara Serbisë.

Lidhur me këtë nismë për Gazetën Express kanë folur edhe nga Bashkimi Evropian. Maja Kocijancic ka kritikuar Ramen e Vuçiqin, duke thënë se në iniciativa të tilla duhet përshirë të gjitha shtetet e rajonit.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Matthew Palmer, i dërguar Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/

Minatorët e Trepçës nisin grevën

Minatorët e Kombinatit metalurgjik Trepça në Kosovë të hënën kanë hyrë grevë.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. Sipas tij, hyrja në grevë ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së pagës së tetorit dhe kushteve jo të mira të punës.

“Minatorët kanë hyrë në grevë. Janë tri pika kryesore apo kërkesa të minatorëve. Pagat të paguhen, është data 11 nëntor dhe ne ende nuk kemi marrë paga, po ashtu minatorët nuk kanë marrë një përqindje të pagave edhe të muajve të kaluar, ushqimi është shumë i dobët, tani e sa muaj minatorët nuk kanë marrë dorëza, çizme të punës”, ka deklaruar Osmani.

Ai tha se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

Minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” thonë se kjo ndërmarrje është duke kaluar në një fazë të vështirë financiare, edhe si shkak i mosmenaxhimit të duhur.

Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Trepça ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por që nga paslufta është përballur me probleme të shumta sa që asnjëherë nuk arriti të rimëkëmbet.

Dick Marty ligjëratë për të drejtat e njeriut në Universitetin e Gjenevës

Në kuadrin e javës të të drejtave të njeriut, nga 11 deri më 15 nëntor, në Universitetin e Gjenevës do të mbajë një ligjëratë Dick Marty, që është edhe Doktor Honoris Causa i këtij universiteti.

Në ftesën e përgatitur nga ky Universitet, është shkëputur një prononcim i Dick Marty për të drejtat e njeriut si më poshtë:

“Ne kemi ditur gjithmonë se si ta dallojmë atë që është e mirë nga ajo që është e keqe. Për shekuj kemi shkruar tekste të mrekullueshme për respektimin e dinjitetit njerëzor. E megjithatë! Djep i qytetërimit tonë, Mesdheu është bërë varreza për mijëra fatkeqësi, nën indiferentizmin e më të pasurve. Të drejtat e njeriut nuk mund të reduktohen në një katalog të të drejtave subjektive, pretendime individuale, ato kanë kuptim vetëm nëse shoqërohen nga një politikë, një mjedis, një kulturë dhe një projekt shoqëror dhe ekonomik që siguron respekt për dinjitetin e personit në një frymë solidariteti. Të drejtat e shpallura nga tekstet e mëdha ndërkombëtare kanë kuptim vetëm nëse ato janë efektive dhe nuk janë të rezervuara për një rreth të privilegjuar. E drejta e shprehjes, për shembull, ka pak ose aspak hapësirë ​​nëse popullsia lihet në errësirë, nëse informacioni është prerogativë e disa grupeve ekonomike. Në fakt, nuk mund të ketë të drejta themelore pa drejtësi të vërtetë në kuptimin më të gjerë të termit. Por një botë më e drejtë kërkon një angazhim të përhershëm, një mobilizim kundër indiferencës dhe, po, gjithashtu një rezistencë aktive kundër ligjeve të padrejta “.

Dick Marty është një politikan i respektuar me një karrierë mbresëlënëse, studiues në Institutin Max Planck për të Drejtën Ndërkombëtare Penale dhe Kriminologji, më pas radhazi, prokuror në kantonin e Tiçinos, Këshilltar Shtetëror dhe Anëtar i Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai kryesoi Komisionin për të Drejtat e Njeriut, për të cilin kreu anketime të ndryshme me rezultate marramendëse që e bënë atë të njohur në skenën ndërkombëtare. Një njeri i angazhuar me bindje të formuara, ai ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta në Zvicër dhe jashtë saj, përfshirë një doktoratë nderi nga Universiteti ynë, shkruhet në ftesën e përgatitur nga Universiteti i Gjenevës me këtë rast.

Ndërkohë Z.Dick Marty, është edhe përpilues i raportit mbi trafikimin e  organeve gjatë luftës në Kosovë 1998-’99 nga ana e UÇK-së.

Për cilindo që është interesuar, ligjëratën e tij Z.Dick Marty do ta mbajë të martën më 12 Nëntor 2019 në orën 18:00 në Uni Dufour/ Auditori U600/ Rue du Général Dufour 24 1204 Genève. Jeni të mirëpritur.

Mardi 12 novembre 2019 | 18h30
Uni Dufour | Auditoire U600
Rue du Général Dufour 24
1204 Genève

 

 

 

Akademi përkujtimore në nderim të poetit dhe profesorit Din Mehmeti

 

VOAL – Me rastin e 90 vjetorit të lindjes dhe të 9 vjetorit të ndarjes së poetit Din Mehmeti nga jeta, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë organizojnë Akademi Përkujtimore.

Akademia mbahet në Sallën e Bibliotekës “Ibrahim Rugova” të qytetit të Gjakovës, më 11. 11. 2019, në ora 11:00.


Me një fjalë përshëndetëse do të hapë veprimtarinë rektori i Universitetit Prof.Ass.Dr.Artan Nimani, ndërsa me kumtesado të paraqiten studiuesit: Prof.Dr. Agim Vinca dhe Prof. Asoc. Dr. Besim Muhadri si dhe shkrimtarët Adem Gashi e Muharrem Kurti.

Zëri i Amerikës: Me piktorin Nazmi Hoxha – përvoja e artistit në Nju Jork (video)

Me piktorin Nazmi Hoxha

Një piktor shqiptar në Bronks të Nju Jorkut e ka kthyer shtëpinë në studio, ku ushtron artin për kënaqësinë e tij dhe jo për të fituar. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në shtëpinë e piktorit Nazmi Hoxha dhe bisedoi me të për eksperiencën e tij amerikane.

Nazmi Hoxha erdhi në Amerikë nga Shqipëria para 11 vjetësh dhe që nga ajo kohë nuk ka rreshtur së eksploruari atë që gjeti të re në këtë vend.

Ai thotë se Amerika është një vend me një hapësirë të jashtëzakonshme. Dhe piktura menjëherë, nga vertikale që e kishte për natyrën në Shqipëri, në hapësirën amerikane merr më shumë një dimension horizontal.

Rezultat i këmbënguljes së tij janë qindra piktura që rrinë si në një magazinë arti, një pjesë në mure, një pjesë në dysheme. Në fakt është shtëpia e tij, dedikuar e gjitha pikturës.

Amerika i shtoi tema dhe subjekte punimeve të tij.

Nazmiu e zotëron ngjyrën, e vesh atë me dritë, luan me energjinë dhe misterin e saj. E sidomos lufton të jetë i veçantë.

“Sa kohë jemi të ndarë, s’arrijmë dot begati”- Vetëvendosje: Më 28 Nëntor marshim për bashkim kombëtar në Tiranë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka njoftuar se do të organizojë një marshim për bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës më 28 nëntor, data e shpalljes së Pavarësisë.

Lajmi është bëri i ditur nëpërmjet një postimi në facebbok, ndërsa marshimi do të nisë nga monumenti i Skënderbeut drejt shtatores së Adem Jasharit.

 

28 Nëntori, data që na kujton se për sa kohë jemi të ndarë, nuk arrijmë dot begati, zhvillim e siguri.

Pavarësia pa sovranitetin e brendshëm fillon t’i përngjajë një guaske të boshatisur. Demokracia nuk ka kuptim tjetër përveç sovranitetit, dhe sovraniteti është mundësia e një populli për të zhvilluar vetveten. Goditjet ndaj së përbashkëtës, rrënimi i publikes kudo ku ajo shfaqet, po ia cenon Shqipërisë sovranitetin e brendshëm përditë e më shumë”, shkruhet mes të tjerash në postimin në facebook.

Postimi i plotë:

MARSHIM PËR BASHKIM

Bashkim kauzash me hapa drejt integrimit kombëtar

Shqiptarët nuk e kanë luksin ta shohin 28 Nëntorin thjesht si festë. 28 Nëntori është projekt i pazbatuar. Data përkujton shpalljen e Pavarësisë për një Shqipëri të bashkuar e të begatë, për të cilën dhanë gjithçka heronjtë kombëtarë. Por Shqipëria sot nuk është e begatë, shqiptarët nuk janë të bashkuar. Prandaj, 28 Nëntori është projekt i gjallë, që thërret për ndryshime sociale, ekonomike dhe politike, për rritje të sigurisë e për përparim shoqëror. Këto synime kërkojnë të ecet me hapa konkretë integrues, mes Shqipërisë e Kosovës. Ky integrim do të rrisë cilësisht demokracinë, do të zhvillojë ekonominë, do të forcojë shtetformimin, dhe do të përmirësojë ndjeshëm pozitën e shqiptarëve autoktonë në trojet e tjera dhe të atyre që jetojnë në mërgim.

28 Nëntori, data që na kujton se për sa kohë jemi të ndarë, nuk arrijmë dot begati, zhvillim e siguri. Pavarësia pa sovranitetin e brendshëm fillon t’i përngjajë një guaske të boshatisur. Demokracia nuk ka kuptim tjetër përveç sovranitetit, dhe sovraniteti është mundësia e një populli për të zhvilluar vetveten. Goditjet ndaj së përbashkëtës, rrënimi i publikes kudo ku ajo shfaqet, po ia cenon Shqipërisë sovranitetin e brendshëm përditë e më shumë. Sovraniteti, zhvillimi dhe drejtësia në Shqipëri janë të pandashme nga çështja kombëtare. Kush rrënon sovranitetin e Shqipërisë, kush rrit pabarazinë shoqërore, kush përfiton prej mjerimit e varfërimit të shumicës, kush thellon padrejtësinë duke dobësuar shtetin e demokracinë, është drejtpërdrejt kundërshtar i çështjes kombëtare shqiptare.

Çështja kombëtare nuk është togfjalësh folklorik, ceremonial e ritual, i zbrazur nga përmbajtja. Ajo është drejtësi e mohuar aktuale dhe historike, sa ç’është edhe projekt për të ardhmen e afërt. Është çështje e trashëgimisë kulturore, sa ç’është dhe e prodhimit dhe punësimit. Është çështje për të drejtat e grave e barazinë njerëzore, sa ç’është edhe luftë kundër varfërisë, diskriminimit dhe pabarazive ekstreme. Ajo është çështje e demokracisë dhe organizimit qytetar që vjen nga populli, kundër oligarkisë e mafias që na sundon nga lart. Është nevojë për mirëmenaxhim të burimeve dhe pasurive kombëtare natyrore, ashtu siç është edhe domosdoshmëri për zbatimin e një strategjie për mbrojten e mjedisit. Çështja kombëtare na lidh me njohjen, përdorimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, siç na lidh edhe me të drejtën për arsim pubik cilësor e falas në të gjitha nivelet. Problemet tona burojnë nga të njëjtat shkaqe, prandaj vetëm përpjekja jonë e përbashkët u jep atyre zgjidhje. Bashkimi i kauzave brenda projektit kombëtar sjell mobilizimin e përbashkët qytetar për drejtësi e zhvillim.

Tre dekadat e pluralizmit në Shqipëri janë karakterizuar shpesh nga papjekuria dhe makutëria politike sa i përket çështjes kombëtare, demokracisë dhe rolit të shtetit në raport me shoqërinë e me zhvillimin ekonomik. Pushteti politik shpesh e ka dorëzuar dhe privatizuar publiken, duke rrudhur sovranitetin, e nganjëherë është bërë njësh me klane e oligarkë që kanë monopolizuar e kartelizuar ekonominë kombëtare. Problemet dhe padrejtësitë e mëdha socio-ekonomike na shfaqen në mënyra nga më brutalet në secilën sferë. Prej tyre preken shtresa të ndryshme shoqërore. Ata që vuajnë më shumë nga këto padrejtësi janë gratë, fëmijët, të moshuarit, të rinjtë, njerëzit që jetojnë në periferi, në fshatra e në provinca, si dhe minoritetet. Privatizimet dhe forma e tyre e modës së fundit, PPP-të, pasi shkatërruan dhe mbyllën shumë industri e sektorë ekonomikë, tashmë po rrënojnë arsimin dhe shëndetësinë, po pengojnë kalimin në akset e rëndësishme rrugore, dhe po prishin lumenjtë e bregdetin, po ndotin ajrin dhe ujin e pijshëm. Pabarazia e skajshme e krijuar në Shqipëri është shoqëruar me papunësi e me rroga të ulta, duke u mohuar të drejtat bazë punëtorëve, që prej punës pa kushte e siguri mbeten shpesh me probleme të rënda shëndetësore, e jo rrallë humbin dhe jetën e tyre. Tregtia dhe importet kanë fituar përparësi përballë prodhimit vendas, që mbetet i pambrojtur. Fermerët e bujqit janë lënë në mëshirë të fatit, prodhimet e tyre shpesh përfundojnë në kalbje, përballë një konkurrence të pandershme nga mallra të importuara, që subvencionohen haptazi ose fshehurazi në vendet e origjinës.

Qytetarët e Shqipërisë janë të pakënaqur nga kjo situatë, dhe e kanë shprehur indinjatën e tyre me protesta, por edhe me largime masive nga vendi. Mërgimi masiv është përgjigje e dëshpëruar ndaj mënyrës së qeverisjes, politikave neoliberale ekonomike, dhe dështimit të drejtësisë e sigurisë. Ka patur vende të tjera, që problemin e mërgimit e kanë patur edhe më të madh, por duke investuar në prodhim e duke ndërtuar shtet të së drejtës i kanë përmbysur trendet negative demografike. Shpopullimi mund dhe do të përmbyset nga vetë shqiptarët me vullnet e me sakrifica për një organizim të qëndrueshëm që sjell transformimin e shoqërisë me modele ekonomike që ulin pabarazinë dhe sjellin zhvillim.

Në këtë 28 Nëntor, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në një marshim në Tiranë, në ora 12:00, nga Monumenti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut” te monumenti i “Adem Jasharit”. Heronjtë kombëtarë nderohen jo thjesht me lule dhe ceremoni, por kur ne njëmend ecim në rrugën që ata kanë shtruar. Ne do të ecim në rrugët e kryeqytetit për të bashkuar kauzat dhe vullnetet, njerëzit dhe zemrat, kundër padrejtësive dhe pabarazive ekstreme, për të kërkuar hapa konkretë për integrimin kombëtar për zhvillim e drejtësi, drejt bashkimit për progres dhe siguri, për emancipim.

Tiranë, 9 nëntor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Agron Tufa: Heronjtë e vërtetë janë ata që u vranë në luftë kundër fashizmit

Në kudër të festimeve për 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë janë përgatitur një sërë eventesh, ku ndër to ishte dhe vendosja e fotove të disa prej heronjve të popullit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Ky akt simbolik ka ngjallur debat dhe disa intelektualë përfaqësues të shtresave të persekutuara e kanë kundërshtuar ashpër, duke e konsideruar atë si një provokim.

Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në një prononcim për gazetën “Panorama” e dënoi këtë vendim, e cilëson fyerje dhe poshtërim për të dhe gjithë shtresën që ai përfaqëson. Sipas Tufës, është hipokrizi fakti që në të njëjtin vend ku para disa vitesh u nderuan martirët e sistemit komunist (gjatë vizitës së Papës në Tiranë), tani nderohen ata që i ai cilëson si vrasësit e tyre.

Ai shton se disa nga ata që iu janë nxjerrë fotot në bulevard, nuk kanë ndërruar jetë përgjatë luftimeve me pushtuesit, por duke luftuar me kundërshtarët politikë të kohës. “Unë e quaj këtë thelbin e hipokrizisë në raport me ideoligjizimin e çështjeve të shtruara. Qeveria do të festojë dhe kapet në flagrancë të pastër. Një pjesë e madhe e atyre që janë vënë aty nuk kanë asnjë lidhje me luftën.

Ata janë pjesëmarrës të masakrave që kanë bërë në disa krahina, kryesisht në veri të Shqipërisë. Disa prej tyre janë aty në fotografi me uniformën e Sigurimit të Shtetit. Për shembull, Nuri Luçi ka rënë si shef i degës së Sigurimit të Krujës. Por edhe një tjetër, Fejzi Micolli, ka rënë në vitin 1954 diku rrotull në Vermosh, duke luftuar me ata që i kanë quajtur me bandat. Por ai ka vdekur duke luftuar në betejën kundër Prek Calit dhe pastaj është quajtur hero. Pse ne duhet t’i quajmë heronj ata që kanë rënë në betejat vëllavrasëse kundër atyre që kërkon të mbronin territoret e tyre ndaj murtajës bolshevike.

Pse duhet t’i quajmë heronj dhe t’u përulemi. E dyta, kur i vënë dhe kanë guxim të vënë këta heronj, pse nuk vënë komandantët e tyre, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Beqir Balliku, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha. Këta shkojnë ose të gjithë tok ose asnjëri. Pra, nuk kanë pse t’i ndajnë nëse duan që t’i nderojnë. Por këtë gjë nuk e bëjnë dot, se ka dhënë urdhër partia. Këta as nuk dënojnë publikisht Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, që të paktën të dalin këta të tjerët. Por nuk duan ta nxjerrin në bulevard e as mos ta dënojnë Enverin.

Tjetër aspekt që për mua është një hipokrizi. Kur erdhi Papa Françesku u mbush bulevardi me fotot e martirëve të komunizmit, ndërsa tani kanë nxjerrë pikërisht ata, vrasësit e atyre martirëve. Kjo është një nismë për axhendat e tyre ideologjike që na ofendon, se është trampolinë ku ata kanë elektoratin dhe i yshtin për të marrë vota. Por të na e bëjnë këtë gjë edhe në vitin 2019, është përtej çdo imagjinate, pasi është përdhosje e kulturës, dinjitetit dhe inteligjencës sonë. Për mendimin tim, asnjë lloj heroizmi nuk kanë bërë. Nëse ka qenë antifashist, ok, por nëse na shtiret ky heroizëm në korniza të ngushta ideologjike të Partisë Komuniste, dihet që ajo parti sot konsiderohet si terroriste.

Këtu përfshij edhe Qemal Stafën, në këtë pikë lëmë mënjanë formimin e tij të qenit ëndërrimtar, ose talent në të shkruar, jemi në vitin 1942 dhe ai asnjë plumb nuk ka shkrepur kundër fashizmit, ndryshe nga ata që u vranë kundër fashizmit që në ditët e para të pushtimit. Kjo është një tentativë për manipulim. Një herë e kanë bërë, por jo tani. Tani është e papranueshme një veprim i tillë. Le t’i gjejnë udhë nostalgjisë së tyre enveriste e komuniste, por jo të na induktojnë edhe ne”, u shpreh Agron Tufa.