VOAL

VOAL

(Foto) Policia iraniane ka arrestuar tetë modele pa shami – a mbahen dot këto bukuri nën hekura ?

May 17, 2016

Komentet

Kroacia i merr në përkujdesje 14 personat të mbijetuarit pa lëndime nga aksidenti, u japin ushqim, ilaçe dhe ndihmë psikologjike

14 persona që i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelerike, raporton Index.hr, transmeton Gazeta Express. 

Edhe pse janë nga të paktët pa ndonjë lëndim trupor, tronditja që kanë përjetuar është e vështirë të përshkruhet. Prandaj, përveç ushqimit, veshjeve dhe ilaçeve, atyre iu ofrua edhe ndihmë profesionale psikologjike.

“Katërmbëdhjetë persona janë duke u kujdesur aktualisht në Pansion Antonio sepse ata kishin kapacitet të mjaftueshëm për t’i akomoduar të gjithë në të njëjtin vend. Për momentin ne po ua japim drekën, domethënë një vakt të nxehtë nga restoranti Uno. Ne u kemi siguruar atyre ilaçe dhe aktualisht janë duke mbledhur informacione për ato që kanë nevojë secili individualisht sepse ata vijnë nga një aksident ku kanë humbur të gjitha sendet e tyre personale. Me ndihmën maksimale të ekspertëve, ne jemi gjithashtu të përfshirë me çdo gjë në mënyrë që të mund t’i sigurojnë se asgjë nuk do t’u humbasë”, tha për SBplus Marko Shimiq, nënkryetar i qarkut Brod-Posavina.

Ngushëllime u dërguan me telegram nga Administrata e qytetit Slavonski Brod, dhe kryetari i tij, Mirko Duspara bëri një deklaratë publike.

“Këtë mëngjes të gjithë ishim të befasuar nga lajmi i një aksidenti të tmerrshëm trafiku afër Slavonski Brod. Unë u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave, si dhe gjithë popullit të Kosovës, dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, tha Duspara, transmeton Express.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, i autobusit kosovar të “Deva Tours”, që ua mori jetën 10 personave.

Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur, ndërsa ai i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.

Kreshnik Spahiu: Edi Rama kërkon të burgos Ilir Metën

Kresnik Spahiut i djeg shpirti për Ilir Metën. Ai e akuzon Edi Ramën tek Opinion se po kërkon të burgosë Ilir Metën.

Në një lidhje direket me emisionin Opinion, Kreshnik Spahiu është shprehur se Edi Rama kërkon të burgos Ilir Metën.

Sipas Spahiu, Rama i ka publikuar Metës rreth 5 dosje dhe qëllimi i tyre ka qenë burgosja e Metës.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse kishte dijeni për darkën që ata janë duke konsumuar, Spahiu ka thënë se sa herë që Meta konsumon darkë më pas ndodhin gjëra të mëdha.

“Gjithmonë kur Ilir Meta ha darkë, pas darkave ndodh diçka.

Ilir Meta ka gjakftohtësinë për të kuptuar kundërshtarin i cili pret çdo moment për të burgosur Ilir Metën.

Edi Rama ka publikuar 5 herë përgjime dhe dosje të Ilir Metës”, është shprehur Spahiu./opinion.al

Peticioni “Drejtësi për Astritin” në dyert e Kuvendit të Kosovës

Përfaqësuesit e shoqërisë civile do t’i dorëzojnë sot Kuvendit të Kosovës peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime të qytetarëve me kërkesën për debat parlamentar për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor.

Peticioni “Drejtësi për Astritin”, pritet t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nga organizatorët, Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi.

Shoqëria civile ka organizuar paraprakisht dhe disa protesta me kërkesën “Drejtësi për Astritin”. Kërkesat kryesore të organizatorëve janë për hetim të pavarur dhe transparent për rastin, si dhe kërkesa për dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.

astritpeticion2
Po ashtu, është kërkuar nisja e menjëhershme e ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.

Përpjekje për thirrje të një seance të jashtëzakonshme pati bërë edhe Lëvizja vetëvendosje, por nuk arriti t’i siguronte 40 nënshkrime të deputetëve.

Pasi të pranojë peticionin e qytetarëve, i mbetet Kryesisë së Kuvendit që në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit, të vendos nëse janë plotësuar kushtet ligjore për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç,vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, i cilësuar si akt me terrorist.

Bazuar në raportin e autopsisë të cilin e kishte prezantuar Kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, konstatohej se Dehari kishte vdekur nga asfiksia (bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes) dhe lëndimet e vet shkaktuara.

Por, familja Dehari si dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë kundërshtuar këtë rezultat dhe konstatim dhe po kërkojnë hetime të pavarura, të cilat do të zhvilloheshin pasi që ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të japin dorëheqje. (REL)

astritpeticion3

(Foto) Policia iraniane ka arrestuar tetë modele pa shami – a mbahen dot këto bukuri nën hekura ?

Voal – Voal.ch raporton se autoritetet në Iran kanë arrestuar tetë modele, të cilat punojnë për agjencitë e modelimit në internet, pasi që sipas prokurorit konsiderohet një veprim antiislamik.

Arrestimet kanë rezultuar nga një operacion, në të cilin shënjestër kanë qenë vajzat pa shami, të cilat kanë postuar fotografi në instagram apo rrjete të tjera sociale.

Një gjë e tillë është e dënueshme me ligj, për shkak se që nga viti 1979 në Iran, mbulesa është obligative.

Hetuesit kanë identifikuar 170 persona, të cilët merren me modelim online, ndaj të cilëve pritet të ndërmerren masa.

Fotografitë e publikuara konsiderohen kërcënim ndaj moralit dhe themelit të familjes, pasi që sipas tyre, përhapin kulturë jo morale, raporton BBC.

A mbahen dot këto vajza të bukura nën shami dhe nën hekura ?

Zor se mbahen!

2016-05-17_20-17-462016-05-17_20-19-452016-05-17_20-20-43

VOA: Ilir Meta përballë pyetjeve për korrupsionin (Intervista e plotë)

Ardita Dunellari

Zëri i Amerikës: Çfarë roli i kërkohet Shqipërisë të luajë në luftën kundër terrorizmit?

Ilir Meta: Shqipëria vlerësohet me notat më të larta përsa i takon bashkëpunimit të saj në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha kërcënimeve të reja, me të cilat ndeshet vendi ynë, rajoni ynë, por edhe Nato-ja dhe në këtë drejtim vlerësohet si një nga partneret më të mira dhe më të besueshme. Ky është forumi i dytë që zhvillohet në Uashington nga kongresmeni Pittinger, i cili është edhe kryetar i task-forcës në Kongresin amerikan. Ne shpresojmë që forumin tjetër ta zhvillojmë në Tiranë, ku Shqipëria ka shumë se ç’mund të thotë në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Zoti Meta, gjatë këtyre ditëve keni patur rastin të takoheni me një numër kongresmenësh. Ndërkaq, në të kaluarën, kur keni ardhur në Uashington, por zakonisht edhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Shqipëria i shfrytëzojnë këto vizita për të takuar edhe përfaqësues të ekzekutivit si dhe për të matur pulsin e administratës në zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri. A keni plane të takoni ndonjë zyrtar të lartë të administratës?

Ilir Meta: Lidhur me këtë vizitë, dua të bëj të qartë që kjo është e përqendruar në Kongresin e SHBA, në cilësinë time si kryetar i Kuvendit dhe kemi patur takime të niveleve më të larta, duke përfshirë sot edhe me lideren e demokratëve në Kongres, zonjën Nancy Pelosi, madje kemi patur mundësinë edhe të përshëndetemi, përpara se të votohej për kryetarin e ri të Kongresit, me kryetarin e mëparshëm, zotin Boehner. Do të zhvillojmë edhe takime të tjera, por natyrisht që kjo ka qenë një axhendë e përqendruar te Kongresi, duke u takuar me disa prej komisioneve më të rëndësishme, si i jashtmi, i ligjeve dhe mjaft kongresmenë të shquar, të cilët merren me Shqipërinë dhe me Evropën.

Zëri i Amerikës: Zoti Meta, tema e terrorizmit patjetër është një përparësi e politikave të Shqipërisë, por ka një numër problemesh me të cilat ndeshet Shqipëria. Kohët e fundit keni paraqitur edhe propozimet në Komisionin e Venecias për reformat në drejtësi. Reformat që janë paraqitur në këto propozime sjellin gati një përmbysje të sistemit aktual. Ju si i shihni këto propozime?

Ilir Meta: Padyshim që është e domosdoshme të bëhet një ndryshim rrënjësor në sistemin e drejtësisë. Kjo është edhe arsyeja përse ka një angazhim kaq të madh të mazhorancës, por uroj edhe të opozitës në këtë drejtim. Sikurse ju e përmendët me të drejtë tashmë Komisioni i Venecias do të shprehet për ndryshimet kushtetuese që propozohen për t’i hapur rrugë kësaj reforme dhe unë jam i bindur që me këtë vullnet politik ne do të arrijmë të bëjmë një ndryshim rrënjësor që të ndihet në radhë të parë tek qytetarët e Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Por vullneti politik ka munguar deri tani sepse Shqipëria mori një notë, duhet të themi, negative për sa i përket avancimit të negociatave për hyrjen në Bashkimin Evropian dhe Thembra e Akilit ka qenë vazhdimisht jo vetëm klima politike, por në radhë të parë drejtësia, mosavancimi i kësaj reforme. Si e gjykoni punën e qeverisë deri tani, ju jeni dy vjet në këtë koalicion, pra si e gjykoni punën e qeverisë në këtë drejtim?

Ilir Meta: Të mos harrojmë që në këto dy vjet Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Së dyti, është e qartë që miratimi i ndryshimeve kushtetuese për sa i takon reformës në fushën e drejtësisë, do t’i japë një shtytje të fuqishme hapjes së negociatave të Shqipërisë. Shpresojmë që edhe progres-raporti do të reflektojë hapat pozitivë që ka bërë vendi.   Ne këto probleme i dimë, këto probleme po i adresojmë. Jemi të bindur se vendi do të shënojë progres edhe në këto fusha kritike si korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar e kështu me radhë.

Zëri i Amerikës: Po sinjalet nuk janë aq të mira, duke qenë se ju keni qenë në Komisionin e Reformës. Duke qenë i brendshëm vetë përse nuk dolët me një variant të njëjtësuar? Fakti që keni dalë me variantin tuaj tregon që akoma ka divergjenca dhe ky proces mund të zgjasë shumë dhe të mbajë peng reformën në drejtësi, që është parakusht për avancimin e negociatave.

Ilir Meta: Së pari duhet të kemi parasysh që varianti ka qenë një variant i ekspertëve, nuk ka qenë një variant i partive apo mazhorancës dhe jam i bindur që propozimet e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mjaft konstruktive dhe ndihmojnë në avancimin e reformës, ashtu sikurse nuk paragjykojmë edhe propozimet e të gjithë faktorëve të tjerë.

Zëri i Amerikës: Si janë relatat brenda koalicionit qeverisës? Ju keni folur disa herë për ato që i quani impulse në qeveri. A shihni në të ardhmen një riorganizim të krerëve të kabineteve?

Ilir Meta:  Impulset nuk kanë të bëjmë me emrat dhe kjo është e keqja që në Shqipëri gjithçka personalizohet edhe në politikë, por edhe në komunikimin publik, por kanë të bëjmë me domosdoshmërinë për të shtuar energjitë dhe për të arritur rezultate më të prekshme, pasi, kuptohet që sfidat janë shumë të mëdha. Nuk janë sfida thjesht të Shqipërisë, janë sfida të rajonit tonë, janë sfida të Bashkimit Evropian që është një partner shumë i rëndësishëm për ne. Dhe në këtë drejtim absolutisht që rritja e vështirësive kërkon edhe shtimin e energjive dhe të impulseve.

Zëri i Amerikës: Si e gjykoni qeverisjen Rama në lidhje me ekonominë? Ekonomia mbetet një problem shumë i madh për Shqipërinë dhe duket se popullata po ju jep një votë të zëshme negative me ikje masive, me largime, me problemin e ISIS-it, që në shkallë të gjerë komentohet si një nevojë ekonomike që i detyron disa njerëz të shkojnë andej. Ju flisni për përparim, por konkretisht çfarë note do t’i vinit qeverisjes Rama në drejtim të ekonomisë?

Ilir Meta: Së pari, nuk jam mësues që të vë nota. Së dyti, jam edhe pjesë e kësaj qeverisjeje dhe e këtij koalicioni dhe njëkohësisht i gatshëm për të njohur edhe përgjegjësitë e mia por edhe të forcës politike që unë përfaqësoj. Por nuk duhet të harrojmë se kjo qeveri e mori në një situatë mjaft të vështirë. Nuk duhet të mendojmë që kjo qeveri është përgjegjëse për krizën greke, është përgjegjëse për këtë situatë të vështirë ekonomike apo financiare të Eurozonës dhe partnerëve tanë kryesorë. Të mos harrojmë se Italia, që është partneri ynë kryesor dhe drejt së cilës shkojnë shumica e eksporteve tona, nuk ka një situatë të shkëlqyer ekonomike. Pra, ka shumë faktorë të jashtëm, ka shumë presion të jashtëm. Por, absolutisht që shumë më tepër duhet të bëhet në këtë drejtim. Ky ka qenë, është dhe do të jetë shqetësimi im kryesor, sepse edhe reformat e tjera duhet të synojnë pikërisht në rritjen ekonomike të vendit në radhë të parë dhe në një shpërndarje sa më të drejtë të saj, në mënyrë që të përmirësohet jeta dhe standardi i qytetarëve tanë. Kështuqë, pa vendosur asnjë notë, patjetër që mund të them se duhet të bëjmë shumë më tepër për rritjen ekonomike të vendit dhe të kemi kurajo edhe të mësojmë nga ndonjë vend fqinj siç është edhe rasti i Maqedonisë, ku vazhdimisht kam insistuar për të mësuar nga eksperiencat e tyre, të cilët pavarësisht nga problemet e mëdha politike që kanë patur apo që mund të kenë, kanë arritur të tërheqin investime të huaja mjaft serioze dhe të jenë mjaft atraktivë, edhe pse nuk i kanë mundësitë tona. Unë besoj se qeveria do ta ketë në vemendje këtë gjë, në mënyrë që vërtetë ne, në këtë kohë të përgjithshme, që karakterizohet nga vështirësi, nga mungesë fondesh, nga probleme mjaft të mëdha për të gjetur financime, të arrijmë ta rrisim ekonominë tonë në potencialet e saj të zhvillimit. Sepse nuk mund të pretendojmë ta rrisim mbi potencialet e saj të zhvillimit.

Zëri i Amerikës: Kriza në Evropë, filloi në 2008-ën menjëherë pas krizës në Amerikë, megjithatë në korrik ju keni pas mbi 7 mijë veta që kanë ikur – që kanë kërkuar azil në Gjermani, jo thjesht kanë ikur. 7 mijë e ca janë të regjistruar vetëm në Gjermani. Këto vende që ju i quani në krizë që janë partnerët tuaj për eksportet e Shqipërisë , këto vende po presin shqiptarët që kërkojnë një jetë më të mirë dhe ikin thjesht për nevojë ekonomike. Sot asnjëri nuk ikën më për mungesë dritash, e për fjalë të lirë e për dëshirën për të shkuar në Evropë. Këto janë të gjitha në Shqipëri. Ju keni një problem ekonomik që është ngritur dhe po ngrihet me shqetësim nga gjermanët që janë detyruar të thonë që do i kthejmë këto njerëz. Meqë përmendët vetë nevojën që vendi të ketë një zhvillim sa më të barabartë, të sjell një ndarje sa më të barabartë të përparimit që do të realizohet, desha t’u bëj një pyetje disi personale: klasa politike në Shqipëri, që shpalos një mënyrë jetese dhe një luks të jashtëzakonshëm. A ndjeheni ndonjëherë nën presionin e publikut, këtij publiku që ikën përditë, që ka një minimale të jetesës tek 5 dollarëshi në ditë, a ka ndonjëherë diçka që ju prek, ju kap në gjithë këtë shpalosje luksi dhe ekstravagance do të thosha.

Ilir Meta: Nuk e di për çfarë luksi ju e keni fjalën…

Zëri i Amerikës: Për mënyrën tuaj të jetesës, për shtëpinë e pushimit, për makinën, për pushimet ku i bëni, për …

Ilir Meta: Unë kam makinë të shtetit zonjë, por ju nuk jeni informuar mirë, kështu që nuk jam këtu për t’u marr…

Zëri i Amerikës: Zoti Meta, unë besoj se shikuesit tanë e gjykojnë atë që shohin me sytë e tyre përditë. Shqipëria është e vogël. Edhe besoj që kam detyrimin profesional t’ju ngre një shqetësim që e marrim përditë. Pyetja e vetme që marrim, ekskluzive për çdo politikan këtu është: Klasa politike e Shqipërisë duhet të largohet, ata po e mbajnë peng këtë vend pasi janë të gjithë të korruptuar. Them nga ana personale a e ndjeni ndonjëherë presionin, a ju vjen ndonjëherë siklet nga gjithë ajo që thuhet. A ndjeni dëshirën për të thënë: mjaft më! Dua të sqarohem, dua të lahem….

Ilir Meta: Po përderisa ju nga ana personale merrni përsipër të flisni në emër të gjithë popullit shqiptar…

Zëri i Amerikës: Jo, nga ana e shikuesve që na shkruajnë përditë…

Ilir Meta: Po pra dakord, nga ana profesionale, unë nuk mund të merrem me gjëra të tilla personale dhe ta ul nivelin e bisedës në këtë nivel. Unë jam politikan i cili jeton në Shqipëri, i cili vlerësohet dhe gjykohet nga shqiptarët, mund të vlerësohem edhe nga ata që ju kanë dërguar ju mesazhe të tilla por vlerësohem edhe nga ata që votojnë për këtë forcë politike. Ndërsa përsa i takon makinës nuk kam asnjë makinë personale…’

Zëri i Amerikës: Megjithatë, emri juaj është lakuar disa herë lidhur me afera korruptive; ju keni thënë vetë, nuk përmendet emri im në veçanti, megjithatë, kur mblidhen një e një që bëjnë dy, një kryeministër që më parë është akuzuar për korrupsion, kush tjetër mund të jetë në çështjen ÇEZ dhe DIA, në lidhje me marrëdhëndiet mes tyre. Kjo ishte një nga aferat e fundit që u përmend.

Ilir Meta: Si ishte kjo akuzë? Se i paskeni shumë keq informacionet.

Zëri i Amerikës: Qe një kompani që kishte lidhje me ju, përfitonte nga kontrata që mori DIA nga ÇEZ-i…

Iliri Meta: Po, dhe nga provohet kjo?

Zëri i Amerikës: Kjo ka dalë nga një dokument i BIRN-it që është marrë nga firma… Unë besoj se të gjithë shqiptarët e kanë lexuar atë informacion.

Iliri Meta:  Kjo është e keqja juaj, që unë kam marrë 260 mijë vota dhe nuk do të flas do në emër të gjithë shqiptarëve, jam i kujdesshëm të flas në emër të atyre që kanë votuar për mua, kurse ju flisni në emër të të gjithë shqiptarëve për një mashtrim publik…

Zëri i Amerikës: Jo, për një njoftim në media, që një firmë që përfaqëson qeverinë shqiptare ka përmendur një ish-kryeministër…

Iliri Meta:  Unë do t’ju jap juve dokumentin e firmës, e cila ka bërë publik.

Zëri i Amerikës: Do të kishim shumë kënaqësi ta kishim patur

Ilir Meta: Por ju duhet ta kishit të qartë kur bëtë këto pyetje, që ajo nuk ka pas shkrime të manipuluar, ka bërë të qartë që nuk përmendet emri i zotit Meta në asnjë rast për këtë çështje dhe ish-kryeministrit që ka përfituar në këtë çështje i ka dalë emri, ka dalë dokumenti; mund ta jap edhe unë, edhe pse s’e kam zakon të përmend emra, ju e paskeni këtë kurajo të përmendini emra. Është e drejta juaj, me sa duket duhet ta filloni gazetarinë nga e para.

Zëri i Amerikës: Zoti Meta, një fakt që mbetet thembra e Akilit, korrupsioni. Ngrihet problemi me drejtësinë, me mosgjykimin e akuzave që bëhen.

Ilir Meta: Shqipëria e paska zgjidhur problemin e korrupsionit, se mund t’ju marr ju t’ju vë prokurore të përgjithshme dhe ju e zgjidhni në emër të popullit.

Zëri i Amerikës: Pyetje të këqia nuk ka, ju mund t’i sqaroni, unë mund të jem e painformuar.

Ilir Meta: Nëse flasim nga ana profesionale për lajme, të cilat publikisht janë konfirmuar, që janë të pavërteta, nëse ju flisni në emër të kësaj kompanisë që ka mbrojtur gjoja qeverinë shqiptare, kur ajo ka bërë një sqarim publik dhe zyrtar dhe ju nuk paskeni, atëhere mua më vjen shumë keq.

Zëri i Amerikës: Ajo thjesht thotë që nuk e kemi përmendur me emër zotin Meta. Asnjëherë nuk thotë që nuk bëhet fjalë.

Ilir Meta: Nuk e ka përmendur asnjëherë zotin Meta për asnjë tranfertë, apo praktika korruptive lidhur me këtë çështje. Kjo është kështu të lutem dhe ish-kryeministri e ka emrin, ka patur një aktivitet të tijin privat, gjërat janë bërë publike, ju nuk i dini këto gjëra, atëhere më vjen keq për profesionalizmin tuaj.

Zëri i Amerikës: Atëhere pse lakohet emri juaj, pse tërhiqni një vëmendje të tillë negative, a ka një arsye personale, apo inat personal që kanë gazetarët me ju?

Ilir Meta: Më vjen për të qeshur se jetoni në Amerikë. Sa herë që del emri i Klintonëve këtu për këto probleme…

Zëri i Amerikës: Jo për korrupsion të tillë.

Ilir Meta: Kur zoti Meta nuk do të jetë  në politikë, patjetër që nuk do të dëgjoni për zotin Meta. Por kjo është një gjë që e vendosin qytetarët shqiptarë, nuk vendoset nga askush tjetër.

Zëri i Amerikës:  Qytetarët shqiptarë po ikin përditë. Me aktet e tyre po tregojnë që kanë humbur besimin, në Transperancy International në anketa del gjithmonë mungesa e besimit tek qeveritarët. Ju nuk e ndjeni këtë si politikan veteran që jeni?

Ilir Meta: Unë natyrisht që ndiej atë përgjegjësi që kam, por mendoj që është gjëja më e lehtë që të flasim në mënyrë populiste, por duhet të tregohemi më realistë, sepse kemi edhe nga vendet anëtare të BE-së që ikin në vende më të zhvilluara, si në rastin e Gjermanisë, por kjo nuk do të thotë që këto vende kanë probleme që meritojnë një karkterizim të tillë edhe të përfaqësimit të tyre politik. Ne nuk duhet t’i gënjejmë njerëzit dhe t’u krijojmë iluzione e gjërat do të ndryshojnë në mënyrë të shpejtë dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar disa politkanë që janë përgjegjës.

Zëri i Amerikës: Po ju erdhët në pushtet dy vjet përpara me premtimin që gjërat do ndryshojnë. Ju jeni kryetar i Parlamentit, ju ndani fondet për përparësitë e qeverisjes në Shqipëri, pra një përgjegjësi institucionale e keni…

Ilir Meta: Çdo gjë ndahet në mënyrë transparente. Dhe një nga arsyet që jemi këtu është për të forcuar bashkëpunimet me Institutin Demokratik Amerikan lidhur me programet e transparencës në Parlament…

Zëri i Amerikës: Shpresoj të dëgjoj në të ardhmen prej jush. Ju uroj suksese gjatë qëndrimit në Washington.

Ilir Meta: Faleminderit shumë.

Aksident rrugor në Francë, dhjetëra të vdekur

Dhjetëra persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus, në jug-perëndim të Francës.

Një oficer i zjarrfikëses është shprehur për “Agebce France Presse”, se viktimat janë të rritur dhe ishin pasagjerë në autobus. Nga aksidenti ngeli i vdekur edhe shoferi i kamionit.
Sipas policisë franceze, të dy makinat janë përfshirë nga flakët pasi janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërkohë, gazeta “Sud Ouest” shkruan se autobusi kishte pasagjerë të moshuar, të cilët po iknin për pushime. Sipas kësaj gazete, vetëm pesë persona kanë shpëtuar.

SHBA: Shqiptarja dhe italiani rrezikohen me burg për shkak të qenit

Një çift bashkëshortor në Shtetet e Bashkuara mund të dënohet me burg, pasi qeni i tyre e ka sulmuar për vdekje një person 46 vjeçar, afër shtëpisë së tyre në qarkun Lapir të Miçiganit, raporton AP.

Burri, Sebastiano Quagliata, dhe gruaja e tij, Valbona Lucaj, sot më vonë gjatë ditës e presin vendimin e një gjykate në këtë qark.

Ata janë të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, por në dëgjimin në gjykatë në muajin prill, nuk e kanë kontestuar faktin se janë pronarë të qenit të rrezikshëm, që ka shkaktuar vdekje.

Personi Craig Sytsma, ishte sulmuar nga dy qenë të tjerë dhe qeni i çiftit në vendbanimin Lapir, në korrik të vitit të kaluar, në një qytet, 45 milje në veriperëndim të Detroitit.

Të tre qentë sulmues më vonë janë vrarë.

Valbona Lucaj e lindur në Shqipëri, dhe Sebastiano Quagliata, i lindur në Itali, mund të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, pasi t’i vuajnë dënimet. rel

Austria: Dalja e Greqisë nga eurozona – e paevitueshme

Ministri i financave i Austrisë, Hans Jorg Schelling, ka thënë se dalja e Greqisë nga eurozona “duket pothuajse e paevitueshme”.

Gazeta vjeneze, Die Presse, në botimin e saj të sotëm, e ka cituar ministrin Schelling, që ka thënë se “është e qartë se asnjë vend në çfarëdo kushte nuk mund ta shantazhojë Komisionin Evropian dhe euroshtetet”.

Këto komente u bënë pasi kreditorët e Greqisë dje kanë refuzuar ta shpëtojnë Greqinë nga falimentimi lidhur me pagesën prej 1.6 miliardë eurosh për Fondin Monetar Ndërkombëtar, që duhet të kryhet deri më 30 qershor.

Pavarësisht nga kjo, Greqia organizon referendum më 5 korrik, në mënyrë që votuesit të vendosin se a do të pranohen kushtet e kreditorëve për kredinë e re, për të cilën Athina ka nevojë të jashtëzakonshme. rel

Blic – Serbia do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

VOAL – BEOGRAD -Mediat serbe shkruajnë se Serbia do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Gazeta serbe “Blic” shkruan se, Perëndimi ka gati një dokument¬marrëveshje për Serbinë, i cili i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, në Këshillin e Evropës, në OSBE dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Marrëveshja e re me Prishtinën, e njohur si “Bruksel 2”, që ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare është e parashikuar me kornizën strategjike të BE¬së për bisedime me Serbinë dhe duhet të nënshkruhet deri në fund të bisedimeve. Nga ana tjetër qëllimi i qeverisë në Beograd është që Serbia të anëtarësohet në BE brenda vitit 2018”, shkruan “Blic”.

Edhe pse burimet perëndimore theksojnë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk do të thotë se, Beogradi po e formalizon njohjen ‘de jure’ të pavarësisë së Kosovës, marrëveshja është nxitëse e pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Sipas “Blic”, kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd më 8 dhe 9 korrik, do ta paraqesë para kryeministri Vuçiç qëndrimin se, Kosova duhet të hyjë në OKB. bw

FITORE BINDËSE E SHQIPËRISË NDAJ FRANCËS

Shqipëria tregoi se e ka vendin në Euro 2016. Skuadra kuqezi ishte magjike me lojë dhe mposhti mikpritësen e garës, Francën, me rezultat 1:0 në Elbasan, me një lojë fantastike, të denjë përballë një gjiganti të kontinentit.

Ekipi i selektorit, Gianni de Biasi, e nisi më mirë ndeshjen dhe rrezikoi me Ermir Lenjanin pas gjysmë ore lojë, por Hugo Lloris e ndali goditjen e tij.

Olivier Giroud u kundërpërgjigj disa minuta më vonë duke rrezikuar me kokë, por Etrit Berisha ishte në vend.

Momenti vendimtar i ballafaqimit erdhi në minutën e 43-të.

Shqipëria fitoi një goditje të lirë pranë zonës së francezëve.

Dhe, Ergys Kaçe realizoi në mënyrë të jashtëzakonshme, duke mposhtur Llorisin e pafuqishëm.

Pas intervalit, Shqipëria u mundua ta administrojë avantazhin dhe të rrezikojë nëpërmjet kundërsulmeve.

Kurse, Franca inkuadroi në lojë Paul Pogban në kërkim të barazimit, por nuk ia doli.

Disa goditje të lira afër zonës paraqitën rrezik për portën e Berishës, mirëpo Shqipëria rezistoi dhe shënoi një fitore të madhe dhe shumë të merituar.

FC KOSOVA E REALIZON ËNDRRËN – NGJITET NË LIGËN E PARË ‘CASSIC’ TË ZVICRËS

 

FC Kosova ka realizuar ëndrrën duke u ngjitur për herë të parë në Ligën e Parë Classic të Zvicrës pasi mposhti FC Amriswili.

Të pranishëm në stadium e klubit Amriswil, sipas spikerit zyrtar në stadiumin e qytezës me të njëjtin emër, ishin 785 tifozë.

Megjithëse FC Kosova këtë ndeshje po e luante si mysafire, Albinfo shkruan se rolet dukeshin të kundërta: e gjithë ajo që shihet e dëgjohet këtu tingëllon shqip: si flamujt kombëtarë shumica dhe disa edhe të shtetit të Kosovës, thirrjet dhe transparentet në gjuhën shqipe surla dhe tupani, me të cilat instrumentistët e SHKA “Dardania” krijojnë atmosferë shqiptare dhe të fitores.

Kryetari i klubit, Arsim Hyseni, në një bisedë për Albinfo, ka treguar se në rast se do të merrnin ndonjë karton gjatë ndeshjes, ëndrra e tyre për ngjitje në Ligën e Parë Classic do të përfundonte. Kjo pasi gjatë kohës kur po luhej ndeshja FC Amriswil –FC Kosova, në Kreuzlingen një ndeshje të nivelit të njëjtë po luante FC Kreuzlingeni, me të cilin FC Kosova kishte pika të barabarta.

Pra, nëse ndonjë lojtar i FC Kosovës do të bënte ndonjë shkelje dhe do të dënohej me karton të verdhë a të kuq, dhe Kreuzlingeni fiton, pikët shkojnë për Kreuzlingenin, pasi që ai deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit kishte golaverazh më të mirë.

Krejt çka iu duhej lojtarëve të FC Kosovës ishte qetësia.

Me rezultatin 2 me 1 dhe pa asnjë karton, as të verdhë e as të kuq, FC Kosova e përfundoi ndeshjen me fitore dhe u ngjit në Ligën e Parë Classic të Zvicrës, ngjitje kjo historike për “të huajt” në këtë vend.

Ndeshja përfundoi me brohoritjet e publikut: “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe të tjera, ndërsa lojtarët, bashkë me tifozët, ia hodhën valles në stadium.

ERDOGAN – SULMI NË DIJARBAKIR, PROVOKIM PARA ZGJEDHJEVE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, e ka konsideruar si “provokim” shpërthimin që ndodhi në juglindje të Turqisë ku u vranë dy vetë dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Ky incident vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen nesër më 7 qershor.

Erdogan, në një deklaratë për media ka shprehur keqardhje lidhur me incidentin dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

Presidenti turk theksoi se autoritetet do të hetojnë me kujdes incidentin, i cili ndodhi në një tubim zgjedhor të partisë opozitare pro-kurde, në qytetin me shumicë kurde Dijarbakir. rel


Send this to a friend