VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Foto – Kapiten Sotiri që përndoqi deri në arrestim Pjetër Arbnorin, marangoz me 4 klasë shkollë

By | July 26, 2018
4 Comments
  • author avatar
    Teli 1 year ago Reply

    Pa shkolle,pa shkolle po e paska zbuluar grupin e Arbnorit!

  • author avatar
    krshniu 1 year ago Reply

    Injorantet ,kriminelet drejtuan min e bredshme
    Mehmet,koci,kadriu,focorri hekurani e com

  • author avatar
    Kin Buba 7 months ago Reply

    Mirboll. Per çdo klasë partia i paska dhurue kah nji dekorat’.

  • author avatar
    pll Dega vore 1 month ago Reply

    Partia Levizja e Legalitetit
    Dega Vore, Tirane.
    Vore me 08.07.2019.
    Kryekrimineli Sali Ram Berisha dhe banda e tij e organizuar nuk heq dore nga aktet e terrorizmit dhe nga destabilizimi i Shqiperise dhe te gjithe Ballkanit Irilida.
    Kjo bande ka planifikuat te shkaktoj akte dhune dhe terrorizmi me date 08 korrik 2019 dhe ne vazhdim.
    Populli shqiptar kerkon arrestimin e Sali Ram Berishes per te shpetuar jeta e shqiptarve te pafajshem dhe destabilizimi i vendit.
    Sali Berisha ka veshur forca policie te pa shkolluar, por kriminelet e organizuar te korrupsionit te cilet ishin militant te PD, ne vitin 1997 keta forca te policise rrebele ai i dergoj ne jugun e Shqiperise per te shtypur revoltat popullore qe kishin shperthyer kunder hajdutve te parave ne firmmat bankare-piramidale.
    O populli i nderua shqiptat!
    Perseri tani ne korrikun 2019, i njeti Sali Berisha eshte, ai per te shpetuar koken e tij kerkon te djeg gjithe Shqiperine. Ujku qimem i nderron, por zakonin nuk e harron.

    Kjo Shqiperi e vogel mjaft ka derdhur gjak te paster shqiptari te pafajshem, mjafte eshte percare, mjafte ka pasur vrasje e vllavrasje dhe gjakmarrje.
    Gege e Laber dhe Toske e nje eshte Shqiperia.
    Te bashkohemi si vllezer te gjithe se bashku si komb, per ti dhene goditjen perfundimtare kriminelve te organizuar nga Sali Berisha me nje veprimtari krimi dhe vjedhje prej vitit 1991-2019.

Komentet

Shkrimtarja Natasha Lako rrëfen kinemanë me regjisorin Gjergj Xhuvani: Në vend të një liturgjie për humbjen e kineastit

Shkrimtarja edhe skenaristja e njohur, Natasha Lako, rrëfen dimensionin e rrallë kinematografik të Gjergj Xhuvanit. Ajo shprehet se kineasti që krijoi me gjuhën e imazhit, do t’i mungojë si rrallëkush kinematografisë shqiptare, që dita-ditës edhe po fundoset në humnerë.
Nga NATASHA LAKO (POETE EDHE SKENARISTE) 

Gjithë këto ditë kam mbajtur dorën për të mos shkruar për atë që kohët e fundit po i ndodh kinematografisë shqiptare, por që nuk e di kush. Kam thënë, le të iki vera. Sepse e di që shumica e të rinjve, në pamundësi për të ndërtuar shoqërinë e tyre, si një motër me të gjithë europianet e tjera, e ka më të lehtë ta ndiej veten të integruar me gjithë botën, vetëm kur vesh fustanet dhe xhaketat e sezonit, ose ndjek kinematografinë botërore.

Ndoshta edhe kur sheh reklama të ndryshme, që ndërrojnë përditë. Dhe ka mundësi, që edhe snobët e ditës, të thonë: Në djall të vejë edhe kinematografia shqiptare. Por vdekja nuk pyet për sezone edhe për ditë vere. Dhe kësaj kinematografie i ka humbur në një spital të Romës një nga regjisorët më në zë të saj të pasviteve ’90, Gjergj Xhuvani.

Kineasti që u formua si asistent-regjisor në brumin e Kinostudios, dhe tregimtari që talentin e tij të rrëfimit ia dedikoi filmit shqiptar.

Regjisori i filmit të ri klasik shqiptar. Dhe kështu duhet thënë se u nda prej botës shqiptare edhe kinematografike, të cilën e konfiguroi, edhe triumfalisht, edhe tragjikisht, si me lamtumirën e sotme. Njeriu që nuk la t’i krijohej boshllëku deri në humnerë, kinematografisë, të cilës i kushtoi jetën. Dhe që mund të thuhet që vijoi gjuhën kinematografike, jo vetëm për ta shpëtuar, por për t’i dhënë një nder të ri: Shfaqjen e njeriut brenda rrethanave të frustruara. Të gjithë e dinë suksesin e filmit “Parullat”, që sot citohet në të gjithë kritikën botërore, i cili flet për trysninë e dy mësuesve nga fshati në kohën e rrethuar prej gurëve të parullave ideologjike të mbërthyera në faqe mali.

“I dashur armik” me trysninë e njerëzve të ngërthyer në një luftë ku nuk kanë vendosur ata vetë të jenë kundër njëri-tjetrit. E më pas “Lindje, Perëndim, Lindje”, me trysnin e një grup sportistësh pas kolapsit të një regjimi, ku për herë të parë duhet të gjejnë rrugëzgjidhjet vetë. Kjo sa për të kujtuar disa filma të Xhuvanit, që ishte në proces postproduksioni me filmin e tij të fundit. Rregullat e reja të vendosur arbitrarisht për filmin shqiptar, nuk do ta lejonin Gjergj Xhuvanin të bashkëpunonte me shkrimtarin e përvojave të hidhura mbi trup, shkrimtarin e tij Dhimitër Xhuvani, që mund të quhen edhe ati i tij natyral edhe shpirtëror, për një liri të re shprehjeje dhe fryme realiste.

Një rrugë krijuese që e lidhi me aktoren e talentuar Luzia Xhuvani, e cila më tepër se asnjëherë tjetër, pas traumës së madhe brenda familjes dhe dënimit të të birit për krimet e kryera, ka luajtur në thellësi dilemat hamletiane, kur njeriu papritur gjendet në një çark. Dhe drama është gracka, ku shpirti do të mbyllet si laraska. Një trysni e re kalon nga krijimtaria artistike në jetën e drejtpërdrejt të Gjergj Xhuvanit, derisa kthehen në botë tragjike.

Punëtori i palodhur i kinematografisë, njeriu besnik i miqësive, ëndërrimtari i projekteve të vazhdueshme, i palëkunduri në formimin e tij, edhe mbi të gjitha njeriu social që dha trysnitë edhe përpëlitjet njerëzore, pa asnjë melodramatizëm dhe shtirje, u nda nga jeta e tij kinematografike para kohe. Në këtë botë kaq të hapur, ku producentët janë gati të vjelin nga bota aq sa u duhet, për ta kthyer filmin në stilin e reklamave ose PPP-ve, që monitorojnë doganat, vetëm e vetëm se ndonjë njeri nuk di tjetër se ç’është filmi, në vend tënd, Gjergj Xhuvani, do të kemi këtej e tutje ndonjë skenarist të huaj, që do të na e tregojë se si e koncepton ai realitetin shqiptar sot. Dhe përsëri e përsëri: Në djall kinematografia shqiptare.

Dhe iku një kineast, që filmin e dinte ta ndërtonte me duart e tij, që nga skenari, po të donte të shprehej, siç e kërkon liria e krijimit. Iku një bazament dhe një model, në kohën e rrezikut që kinematografinë shqiptare ta trajtojnë sa për paret e një asistencë sociale. Iku një nga autorët që mbante një ekuilibër, në këtë kohë kur duket se kanë më tepër rëndësi shërbimet edhe lehtësimet për xhirimet e të huajve në Shqipëri, sesa prodhimi serioz i filmit, si ai i Gjergj Xhuvanit, që e çoi metrazhin e filmit të gjatë në sesionet më inkurajues në Festivalin e Filmit në Kanë. Ikur regjisori që duhet t’i mësonte edhe drejtuesit të sotëm të prodhimit të filmit se regjisori nuk është një rrogëtar i zakonshëm, por krijuesi i mirëfilltë që shkruam me gjuhën e imazhit, në një proces të pandalshëm të filmit autor, që ndryshe nga gjithë bota synohet të nëpërkëmbet nga ata që nuk e arrinin dot.

Por jo një Gjergj Xhuvani! A do të dinë miqtë e rinj të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, që mendohet të vlerësojnë filmat shqiptarë, duke ngatërruar jurisë ndërkombëtare të Festivalit të Filmit dhe të Miss Bukurive, me këshillat miratues të krijimtarisë së mirëfilltë shqiptare, kur konkurrimi ndërkombëtar është i garantuar gjatë procesit të gjatë filmik, që në momentin kur ka të drejtën që të paraqitet në Euroimazh (Euroimages), ose kur gjen bashkëproducentë të huaj. Të koncentrosh thjesht biznes, ose punë rrogëtarësh në kinematografi, në një vend si Shqipëria, i ngjan vërtet Don Kishotit të Mançës, në kohën që e gjithë agrikultura po mbështetet dhe zhvillohen nën regjimin financiar evropian.

Gjergj Xhuvani e kishte fituar këtë frymë bashkëpunimi edhe e dinte që përpara se puna krijuese do të kishte shumë mund. Pesha e krijimtarisë së tij ekuilibronte të gjithë aventurën e la asistencë sociale të rreth 170 filmave të metrazhit të shkurtër të prodhuar gjatë këtyre viteve. Ata që kanë kërkuar ta mundin Gjergj Xhuvanin, qoftë edhe me lajka e dinë se ai ka pas të rinj, që u ka qëndruar në kokë edhe u ka falur eksperiencën edhe autoritetin e vet, për një kinematografi të qëndrueshme edhe solide, por që vanitozët e këmbejnë me biseda dhe vendime kafenesh. Gjegj Xhuvani na mëson se ai vet formësoi kinematografinë shqiptare të pasviteve ’90, me shumë pak të tjerë, disa prej të cilëve u vënë më tepër rëndësi pareve se krijimtarisë.

Ata që duan të thjeshtë regjinë edhe bashkëpunimet në një profesion argatësh le të thonë sa të duan: Në djall kinematografia shqiptare. Gjergj Xhuvani është një gurë i rëndë kinematografik, krijimi i të cilëve do të ndalojë shumë njerëz të bëjnë marrëzira dhe eksperimente me filmin shqiptar, sepse një ekip filmi mund të ketë shumë bashkëpunëtorë të huaj, por një vepër quhet shqiptare, kur shpreh konstitucionin e vet shpirtëror dhe transmeton mesazhet e veta me të cilat pasurohet kinematografia botërore.

Sot për sot, i ka mbetur vetëm asaj të ketë nevojën të shprehet në shqip me të gjithë kuptimin e fjalës, për çdo kinematografi kombëtare, në mbrojtje të diversitetit europian si pasuri. Dhe merre me mend sikur projektet shqiptare t’i miratojë një specialist i vërtetë nga një vend ku priren dhe pasurojnë botën plot sukses prirjet e arteve parciale! Pastaj edhe një specialist nga Bollivudi, që i di se ku u rreh shqiptarëve, se në një botë snobësh, me që nuk ka parfum shqiptar, fare lehtë mund të thuhej: Në djall kjo kinematografi që kemi.

Por ia që nuk na lë humbje e parakohshme e Gjergj Xhuvanit, me qëllim që në kinematografinë e sotme të saj të mos krijohen humnera të reja. Dhe herë tjetër le të flasim për vendime gati tragjike, por që duhet që të kemi sy dhe veshë për të vënë gishtin mbi plagë, sepse çfarë nuk mund të ndodh nga mendjelehtësia për të përsëritur pa e ditur as vet: Në djall le të vejë kinematografia shqiptare. Por sot na ka humbur një kineast që na lë porosi me humbjen e tij të themi: Amen atij që i kushtoi jetën imazhit filmik dhe krijoi figurën e regjisorit shqiptar të pas viteve ’90. Amen për konturimin e sotëm, edhe transfigurimin e plotë të shoqërisë shqiptare. Amen kinematografisë që shfaq fytyrën që kemi ose zotërojmë. Amen përjetësisë që lë jo pas!

Regjisori Gjergj Xhuvani, ja filmi që po xhironte në Itali ku dha dhe frymën fundit

Ngjarjet e filmit për një adoleshent inteligjent që merr rrugën e gabuar. Xhuvani ishte regjisori i filmit “Liqeni im” që po xhirohej këto ditë në Itali me mbështetjen e Eurimages si bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, si dhe me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës së Kosovës.

Në fund të vitit që shkoi, gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi disa çaste pune të Gjergj Xhuvanit për filmin më të ri të tij. Ishin xhirimet e para dhe këto foto që rrëfenin regjisorin dhe protagonistët e filmit në sheshxhirim, zbuluan projektin më të ri të Xhuvanit.

Pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri në fund të vitit të kaluar, GJergj Xhuvani edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit, në këtë vapë gushti s’e ndali punën.  Regjisori I njohur ndërroi jetë në sheshxhirim në moshen 56 vjeçare, nga nje sulm ne zemer! Nderroi jetë pikërisht në sheshxhirimin e filmit “Liqeni im” që po bënte në shtetin Italian.

Filmi me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit filmi kishte marrë mbështetjen e Eurimages në Yerevan dhe kishte nisur xhirimet në dhjtorin e vitit të kaluar si një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që kishte mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka ruajtur ruan në arkivën e saj disa foto me momentet e xhirimeve të para të filmit “Liqeni im”, ku regjisori është i përkushtuar në komunikimin me aktoërt dhe grupet e xhirimit, pjesa më e madhe e të cilëve janë nxënës të shkollave të mesme. Regjisori që vuajti vitet e fundit me problemet e të birit, i cili u fut në një rrugë pa krye dhe përfudnoi në burg për vrasje, me sa duket e ndjeu si mision që filmin t’ua kushtonte adoleshentëve që janë në udhëkryqin e jetës së tyre, me mooralin që t’I kthehen jetës së thjeshtë e të ndershme.
“Liqeni im” rrëfen historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon.
Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. istoria përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë.

Fotot e xhirimeve ne Romë i ka postuar regjisori Ilir Butka, i cili thote i shoqeron me kete shenim: “Nje humbje e rende ne boten e filmit shqiptar. Eshte ndare nga jeta sot ne mengjes nga nje goditje ne zemer regjisori Gjergj Xhuvani.

Projekti i filmit “Liqeni im” ishte nje bashkeprodhim i mirfillte midis Ballkanit, Shqiperise, Kosoves, Kroacise dhe Italise. Projekti u mbeshtet edhe nga Eurimages ku fitoi piket maksimale.”

m.v./Shqiptarja.com

Musine Kokalari, si e vrau Enver Hoxha opozitën!

“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste për të dashur vendin ti. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj.”

– Musine Kokalari sot nuk jeton më, por qëndrimi i saj në gjyqet komuniste është ende një model frymëzimi për këdo mendon se shoqëria jonë nuk di të rezistojë ndaj së keqes.

Në fund të vitit 1945, pak ditë para zgjedhjeve, britanikët dhe amerikanët e njohën qeverinë e Enver Hoxhës, por me kushte, një nga të cilët ishte lejimi i krijimit të partive opozitare.

Pikërisht ky moment zgjoi mes intelektualëve dhe patriotëve të vërtetë mudësinë që të legalizonin grupimet e tyre politike për të marrë pjesë në zgjedhje, por meqë u duhej më shumë kohë, u kërkuan amerikanëve dhe britanikeve të ndërhynin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Tentativa dështon duke bërë që, pas zgjedhjeve, komunistët të nisnin arrestimet. Këtu nis edhe kalvari i Musine Kokalarit, themelueses së partisë Socialdemoktare, një gruaje të forte, që do e kalonte gjithë jetën burgjeve të komunizmit, por pa e ulur kokën në asnjë çast të vetëm. /abcnews.al

 

Lasgush Poradeci: “Gjallë do të jem edhe për 500 vjet të tjera!” – Nga Vepror Hasani

Takim imagjinar me poetin e madh të lirikave që nuk harrohet

Sapo kisha zbritur në Pogradec, befas pashë një njeri tepër të moshur, i kishte kaluar të 100-at. Pata përshtypjen se ishte 121 vjeç. Dukej tejet i përmalluar. E njoha: ishte Lasgush Poradeci. Nuk doja t’u besoja syve, ai kishte 32 vjet që ishte larguar nga kjo jetë dhe kishte shkuar diku tjetër, ndoshta në një botë më të mirë. Nuk po u besoja syve, por ajo që po shihja ishte e vërtetë. Ndoshta kishte ardhur sepse e kishte marrë malli për Poradecin, për liqerin pa kufi, për nositin, për shtergun e fundit, për Shëndaumin, për turizmin e vjetër, për peshkatarët, për dimrin e këtij qyteti… Por unë e pashë, dhe nuk kisha asnjë dyshim që ishte ai. Kishte lot te syri i tij, kishte mall për gjithçka. Sapo kishte dalë nga shtëpia e vet, ku ishte përshëndetur me bashkëshorten Nafije Poradecin, perëndeshën e tij, dhe me dy vajzat: Kostandinën dhe Marien, miket e tij më të mira. Çapitej ngadalë drejt bregut të liqenit, i veshur me sqimë, me kapelë republike, i mbështetur te bastuni. Kishte marrë me vete edhe qenin e tij, Cucin. Shumë emra njerëzish harrohen pas vdekjes së tyre, por çuditërisht edhe qeni i tij jetonte. Ecte i bindur pas zotit të tij. Gjithçka që prekte ky plak i çuditshëm, merrte përjetësinë. Ndoshta sot shumë njerëz kanë mbetur të penduar që nuk ditën të merrnin bekimin e tij, por kështu ndodh gjithnjë…

Në përvjetorin 121 të tij

Ai kishte ardhur në Pogradec sepse kishte marrë një ftesë të madhe. Në përvjetorët e tij, të gjithë ata që e duan, mblidhen dhe e kujtojnë. Ndokush thotë: “Ah, sikur të ishte edhe ai!” Këtë “ah”, Lasgushi e kishte marrë si një ftesë të madhe, si brengë të adhuruesve të tij, ndaj kishte vendosur të rikthehej edhe një herë e të çmallej me të gjithë. Gjithkush mund të ishte në atë takim, të gjallë dhe të vdekur: do të flitej për poezinë e tij, për letërkëmbimet, për mikun e tij Mitrush Kuteli, për bashkëshorten e tij, Nafijen, për miqtë e vërtetë, për gjithçka; edhe për ata që nuk ishin më. Do të fliste N. Naço, L. Seitllari, B. Hyka, B. Xhelo, I. Shyta, J. Basho, M. Kyçyku, A. Pajo etj. Do të shfaqej edhe një dokumentar dhe do të recitoheshin lirikat e tij. Bashkëkohësit do të sillnin kujtimet e tyre. Piktorët A. Kostandini, S. Lako e G. Zeka do të çelnin ekspozitën me motive nga jeta dhe vepra e tij.  Kjo kishte qenë arsyeja që Lasgushi ishte shfaqur në Poradecin e tij. Dëshironte të nderonte të gjithë ata që e donin. (Për shumë vite me radhë kishin qenë të pakët ata që i kishin falur dashuri).

 

Me qivur të kuq, a me qivur të kaltër?

 

Lasgush Poradeci, kishte arsye për të qenë i përmalluar dhe të kishte lot te sytë e tij. Megjithatë, çuditërisht, nuk kishte harruar të merrte me vete edhe qenin e tij Cucin. Ai e dinte cilët kishin qenë ata që nuk e kishin dashur, ndaj kishte vendosur të ulej atje në fund të sallës, që të ishte i padukshëm si gjithnjë, dhe të dëgjonte çfarë do të thuhej për jetën e tij. Nuk e kishte patur kurrë këtë dëshirë, të dëgjonte për jetën e vet, por tani që ishte 121 vjeç, ndoshta kishte nevojë edhe për një fjalë të mirë. Nga jeta e dikurshme i kishte mbetur në kujtesë vetëm dita e largimit nga kjo botë. Ishte nëntor i vitit 1987. Shteti ishte vënë në dilemë, nëse Lasgushi duhej të vendosej në qivur të kaltër si gjithë vdekatarët e tjerë, apo në qivur të kuq si hero. Për Lasgushin kjo gjë ishte më e parëndësishmja: Zoti i di të gjitha! Ai u përcoll si çdo njeri tjetër i kësaj bote. Nëse do të kishte mundësi të fliste, këtë gjë do të kishte kërkuar edhe ai vetë, mjafton ta vendosnin pranë bashkëshortes së tij, Nafijes, këtë gjë u kishte kërkuar dy vajzave të tij Kostandinës dhe Maries dhe gjithçka do të ishte e plotë, sepse atë nuk e kishin lejuar kurrë që të fliste.

Qeni i poetit

Atë ditë që u rikthye, Lasgushi kishte dalë shumë herët nga shtëpia e tij. (Ky nuk kishte qenë zakoni i tij), por atë ditë gjithçka do të ishte ndryshe. Ndoshta nga që fillimisht dëshironte të shihte “liqerin e tij pa kufir”. U ndal buzë liqenit dhe nisi të vizatonte perëndeshën e bukurisë. Po, ai ishte edhe piktor. Lasgushi kishte studiuar në të njëjtën kohë në disa fakultete: në Akademine e Arteve te Bukura për 4 vjet , në Drejtësi për 3 vjet, në Fakultetin e Letrave 1 vit, në Konservatorin e Muzikës dhe të Artit Dramatik 6 muaj dhe në Mjekësi 6 muaj. Në konkursin e Akademisë së Arteve të Bukura në Bukuresht, ai vizatoi skulpturën e perëndeshës Afërdita dhe fitoi. Edhe këtë mëngjes dëshironte të vizatonte atje buzë liqerit, perëndeshën. Ndoshta do t’i jepte pamjen e Nafies që asnjëherë nuk e la vetëm. Qeni i tij, Cuci, do t’i qëndronte aty si gjithnjë. Cuci ishte një kafshë e denjë. Nuk janë të paktë ata që nuk kanë as dinjitetin e qenit. Këta të fundit nuk kishin trokitur kurrë në shtëpinë e tij. Shpresonin që Lasgushi të largohej në vetmi të plotë dhe në harresë, njësoj sikur të mos kishte lindur kurrë. Për ta, ai ishte vetëm një vdekatar, por kurrsesi hero. Edhe Cuci i kuptonte këto, kur e shihte të zotin të mërzitur, angullinte me dhimbje.



Brengat e Lasgushit

Po, jam i sigurtë që Lasgush Poradecin e pashë atë mëngjes. E pashë kur nisi të vizatonte. Liqeri ishte i qetë, dukej sikur flinte. Rezet e dritës reflektoheshin sipër tij. Po ndodhte diçka e çuditshme. Sapo kishte nisur të hidhte dritëhijet mbi telajo, kur befas iu afrua një hije. I tha se dikush e kishte quajtur atë (Lasgushin) si poet pa frymëzim. Lasgushi qëndroi i heshtur. Nuk kishte dëshirë të jepte ndonjë përgjigje. Qeshi lehtas. Ishte një qeshje gati e padukshme. Qeni i tij, Cuci, lëvizi nga vendi. Lëshoi një zë të çuditshëm, por poeti i bëri shenjë që të qëndronte urtë. Befas edhe liqeni u trazua. Valët e tij rrahën bregun. Shpirti i poetit ishte shqetësuar. Dikush po përpiqej t’ia prishte ditën dhe gëzimin që i kishte sjellë ai mëngjes. I duhej të dilte nga dëshpërimi, por si, a ishte e mundur? Ku ta kërkonte një fjalë të mirë? Ashtu si papritur nisi të dëgjonte një zë. Vinte nga thellësia e liqenit:

 

E mora shoqëzën përkrah,

E matmë rrugën ca-nga-ca,

Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zuri dita perëndoj,

Pa zuri nata na mbuloj,

Pa zura shoqen t’a pushtoj…

 

Pikërisht në këtë çast, poeti që kishte dëgjuar zërin e njohur të mikut të tij iu përgjigj:

 

Përse buçet liqer i qet!

Liqer, ti ç’thua ndaj buçet!

Çfar pe, liqer mi zall të shkret?…

Por hije-fantazmat e asaj ditë nuk do të kishin të sosur. Dukej sikur mbinin aty papritur. Një tjetër kishte thënë se Lasgushi nuk ishte atdhetar. Mjeshtrit të fjalës i duhej të duronte: I erdhën nëpër mend disa vargje të shkrura dikur:

 

Tashi me gas, tashi me lot,

Tashi dhe nj’herë,

Duro durimin si për-mot

E si përher

 

Por nuk ishte e thënë që ditët e tij të ishin të qeta, bashkë me sëmundjen që e mundonte prej vitesh, nuk i ndaheshin as fantazmat që i vinin rrotull. I thanë që vjershat e tij nuk kishin jetë, i thanë se vargjet e tij ishin të stisura, e çfarë nuk i thanë! Çuditërisht kërkonin që fjalëmbëli të ndihej keq, por ai përsëri i kishte vargjet gati:

 

Kur nuk ndjehesh fare mirë,

(Sepse shpirtin e ke plot),

Zë këndon në vetësirë

Pa të derdhen pika lot…

Pika lot, si pika dylli,

Që të derdhen aqe shpesh,

Kush qepallat nuk i mbylli…

Nuku mund t’i marrë vesh….

 

Letër nënës për çupën që donte

Pas shëtitjes që bënte bregut të liqenit, kthehej sërish te shtëpia e tij në Pogradec. Ndodhte, që ndërsa ecte rrugës të dëgjonte të thuhej: “Ai është plak i rrjedhur” ashtu sikurse nuk nguronin ta quanin reaksionar. Sërish nuk kthente asnjë përgjigje, ishte i kënaqur që qeni i tij Cuci e ndiqte pas. Cuci i kuptonte të gjitha, nuk ishte si qentë e tjerë. As Lasgushi nuk kishte kohë për përgjigje të tilla. I duhej të përkthente kryeveprat e letërsisë botërore “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Bllokut, lirikat e Gëtes, të Majakovskit e Miçkieviçit, poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj. Po, i duhej edhe të nxitonte për në shtëpi. Poeti gjente ngrohtësi vetëm te familja e tij. Atje e priste Nafija dhe dy vajzat e tij, Kostandina dhe Maria. Me Nafien ishte njohur në Tiranë në vitin 1937. Pasi kishte vendosur të martohej më të, i shkroi nënës së vet, Kostandinës:

 

“Nëna ime e dashur, Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. Çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e Skënderbeut” dhe bën vjersha. Eshtë një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua, por më shumë se këto më pëlqen mendja dhe shpirti i saj. Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë. Kishte ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëheqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit. Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë. Ju dërgoj të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhembshur, të puth dorën me dashuri dhe më nder të math. Djali yt Llazar.”

 

Nafija u nda nga jeta në 3 gusht të vitit 1983, pesë vjet para të shoqit. Në çastin e varimit ai bëri kryqin mbi trupin e saj. Sërish pati njerëz që thanë: “Ai ka vite që ka rrjedhur dhe nuk di çfarë bën, kujton se ka Zot!”. Ndoshta edhe mund ta arrestonin, por nuk guxonin. Kishin punuar shumë për harrimin e tij, nuk ishte koha për ringjalljen e tij, ai nuk ishte hero.



“Gjallë do të jem edhe 500 vjet të tjera!”

Studiues, poetë, pedagogë, dashamirës të arit, adhurues të Lasgushit, po mblidhesin të gjithë bashkë për të nderuar në pvjetorin e lindjes së tij. Isha i bindur që edhe Lasgushi do të ishte aty. Ai kishte ardhur enkas nga një botë tjetër. Sapo e kishte përfundur vizatimin e tij, buzë liqerit. Isha gjithë kureshtje, çfarë do të thoshte poeti në këtë takim ai nuk kishte folur kurrë edhe kur e sulmonin. Befas u gjenda mes të tjerëve. Dëshironin të flisnin të gjithë, por unë prisja të dëgjoja Lasgushin i cili ishte ulur në fund të sallës dhe dëgjonte i heshtur, krejtësisht i padukshëm. M’u duk sikur dëgjova zërin e tij. Lasgushi tha:

 

“Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm këta të përsosurit rrojnë (dhe mezi dhe këto). Të papërsosurit vdesin. Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo më s’është siç ishte. Është ligji i saj fiziologjik dhe shpirtëror (siç është zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit për shembull, e shkrojtur para 500 vjetëve, më s’do mundte të përdorej prej gjermanëve pa iu bërë përpunime gjuhe…”.

 

Lagushi vazhdonte të fliste, por tashmë unë kisha bindjen se ai do të kthehej në Pogradec edhe për 500 vjet me radhë. Poezia e tij ishte e gdhendur ashtu siç ndodh me skulpturat, të cilat mahnisin për mijëra vjet.

Më 13 gusht 1899 lindi Alfred Hitchcock, regjisor dhe producent filmi amerikano-anglez

Alfred Joseph Hitchcock – Alfred Jozef Hiçkok (13 gusht 1899 Londër – 29 prill 1980 Los Angeles), regjisor dhe producent filmi amerikano-anglez dhe shkrimtar i librave me temë kriminalistike dhe horror.

Biografia

Jeta e hershme

Alfred Joseph Hitchcock u lind më 13 gusht 1899 në Londër në paralagjen Leytonstone si djali i dytë dhe fëmija më i vogël i tregtarit William Hitchcock dhe i gruas së tij Emme Jane Hitchcock (para Whelan). Familja e tyre ishte e besimit katolik. Alfred vijoi në shkollën katolike. Fëmijërinë e kaloi i vetmuar dhe i mbyllur.

Në atë kohë, në fëmijërinë e hershme, tregon se babai i tij e dërgon me një letër në stacionin policor. Pasi që komisarit ia dorëzon porosinë ata e burgosin për një kohë të shkurtër. Kjo ishte një anekdotë shumë e njohur dhe ai tregon se ky ishte shkaku për mosbesimin në polici të cilën e ka paraqitë më vonë në shumë filma të tij.

Në moshën 14 vjeçare Hitchcok e humb babanë dhe e braktisë kolegjin shën Ignacisë në Stamford Hill, shkollë e tij e deriatëherëshme dhe pastaj vijon në Shkollën e inxhinierisë dhe navigacionit. Pas diplomimit bëhet vizatues dhe dizajner i reklamave në një fabrikë të telefonave.

Në atë kohë Hitchcock interesohet për fotografinë ku fillon të punojë në Idustrinë e filmit në Londër në vitin 1920, dhe e fiton një punë të përhershme në Islington Studio, si dizajner i titujve për filmi pa zë.

Filma

No. 13 (Unfinished, also known as Mrs. Peabody) (1922)
Always Tell Your Wife (Uncredited) (1923)
The Pleasure Garden (1925)
The Mountain Eagle (1926)
The Lodger: A Story of the London Fog (1927)
Downhill (1927)
Easy Virtue (1928), bazur në një luajtur nga Noel Coward
The Ring (1927), një tregim origjinal nga Hitchcock.
The Farmer’s Wife (1928)
Champagne (1928)
The Manxman (1929)
Blackmail (1929)

Film me fjalë

Blackmail (1929)
Juno and the Paycock (1930)
Murder! (1930)
Elstree Calling (1930)
The Skin Game (1931)
Mary (1931)
Number Seventeen (1932)
Rich and Strange (1932)
Waltzes from Vienna (1933)
The Man Who Knew Too Much (1934)
The 39 Steps (1935), me Robert Donat
Secret Agent (1936),
Sabotage (1936)
Young and Innocent (1937)
The Lady Vanishes (1938), me Michael Redgrave
Jamaica Inn (1939), me Charles Laughton
Rebecca (1940), i vetmi film i tij që ka fituar Academy Award për filmi më miri.
Foreign Correspondent (1940)
Mr. & Mrs. Smith (1941), written by Norman Krasna
Suspicion (1941)
Saboteur (1942),
Shadow of a Doubt (1943)
Lifeboat (1944), Tallulah Bankhead’s roli më i njohur
Aventure Malgache (1944),
Bon Voyage (1944),
Spellbound (1945),
Notorious (1946)
The Paradine Case (1947)
Rope (1948)
Under Capricorn (1949)
Stage Fright (1950)
Strangers on a Train (1951)
I Confess (1953)
Dial M for Murder (1954)
Rear Window (1954)
To Catch a Thief (1955)
The Trouble with Harry (1955)
The Man Who Knew Too Much (1956), remake të filmit e tij të 1934.
The Wrong Man (1956)
Vertigo (1958)
North by Northwest (1959)
Psycho (1960)
The Birds (1963)
Marnie (1964)
Torn Curtain (1966)
Topaz (1969)
Frenzy (1972)
Family Plot (1976)

Episode televizive

Alfred Hitchcock Presents: “Revenge” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Breakdown” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “The Case of Mr. Pelham” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Back for Christmas” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Wet Saturday” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Mr. Blanchard’s Secret” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “One More Mile to Go” (1957)
Suspicion: “Four O’Clock” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “The Perfect Crime” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “Lamb to the Slaughter” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Dip in the Pool” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Poison” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Banquo’s Chair” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “Arthur” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “The Crystal Trench” (1959)
Ford Startime: “Incident at a Corner” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “Mrs. Bixby and the Colonel’s Coat” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “The Horseplayer” (1961)
Alfred Hitchcock Presents: “Bang! You’re Dead” (1961)
The Alfred Hitchcock Hour: “I Saw the Whole Thing” (1962)

Literatura

Truffaut, François: Hitchcock
Leitch, Thomas: The Encyclopedia of Alfred Hitchcock
DeRosa, Steven: Writing with Hitchcock
Deutelbaum, Marshall; Poague, Leland (ed.): A Hitchcock Reader
Spoto, Donald: The Art of Alfred Hitchcock
Spoto, Donald: The Dark Side of Genius
Gottlieb, Sidney: Alfred Hitchcock: Interviews
Conrad, Peter: The Hitchcock Murders
Rebello, Stephen: Alfred Hitchcock and the Making of Psiho
McGilligan, Patrick: Alfred Hitchcock: A Life in Darkness and Light
Modleski, Tania: The Women Who Knew Too Much: Hitchcock And Feminist Theory
Wood, Robin: Hitchcock’s Films Revisited

 

Stampa:Str rightmost/ Alfred Hitchcock në IMDb
Hitchcock’s article ‘Why I Make Melodramas’ from 1936
Alfred Hitchcock — The Master of Suspense
Senses of Cinema’s “Great Directors” Alfred Hitchcock profile
Hitchcock’s Style—online exhibit from screenonline, a website of the British Film Institute
Multi-Language Website
Official Universal Website
Hitchcock at the SoundtrackINFO project
Warner Video: Alfred Hitchcock
The Alfred Hitchcock Scholars/”MacGuffin” Web Page – the online extension of the Alfred Hitchcock journal The MacGuffin
Writing With Hitchcock – Companion site to Steven DeRosa’s book of the same name, includes original interviews, essays, script excerpts, and extensive material on Hitchcock’s unproduced works.
The Hitchcock DVD Information Site – details of Hitchcock DVD releases from around the world
The Man Who Knew Too Much – Watch the movie online for free
Basic Hitchcock Film Techniques A checklist of his top 13 film techniques.
In-depth interview with Hitchcock from 1963}

Më 13 gusht 1863 u nda nga jeta piktori i shquar francez Eugène Delacroix

VOAL – Ferdinand Victor Eugène Delacroix, artist dhe piktor francez, lindi në 26 Prill 1798 në Charenton-Saint-Maurice, Francë, në departamentin e Luginës së Marne, jo larg nga Parisi. Ai mbaroi studimet e para, duke u bërë i dashur për klasikët e leximit, në shkollën e mesme Louis-le-Grand, ndërsa në 1815 filloi mësimin e tij me Pierre-Narcisse Guérin, duke admiruar Zhak-Louis David dhe stilin e tij neoklasik.

Më 1819 atij  iu porosit një pikturë me temë fetare, “Virgjëresha e Mesisë”, në të cilën mund të shihet një ndikim rafaelian, ndërsa nja dy vjet më vonë daton “Virgjëresha e Zemrës së Shenjtë”. I interesuar për stilin shumëngjyrësh dhe të hijshëm të Pieter Paul Rubens, ai është shumë i mahnitur nga “Rrapi i Meduzës” nga miku i tij Théodore Géricault, i cili e çon atë të bëjë “Varka e Dantes”, veprën e tij të parë të shkëlqyeshme që do të pranohet, më 1822, në Sallonin e Parisit: piktura Delacroix bën bujë dhe nuk vlerësohet nga bota akademike, pavarësisht se është blerë nga Galeria e Luksemburgut.

Më 1825 Eugène Delacroix bëri një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ai ishte në gjendje të vizitonte Richard Bonington dhe Thomas Lawrence: gjatë kësaj përvoje ai zbuloi me kuriozitet përdorimin e ngjyrës tipike të artit britanik të asaj periudhe, që e çoi atë të hartojë dhe përfundojë “Portretin e Louis-Auguste Schwiter”, portreti i vetëm i dimensioneve imponuese të jetës së tij.

Ndërkohë, ai iu përkushtua edhe bërjes së litografive që përshkruanin vepra nga William Shakespeare dhe vizatimin frymëzues nga “Faust” i Goethe; temat e dhunshme dhe sensuale shfaqen në “Lufta e Gjaurit dhe Hasanit” dhe në “Gruaja me papagall”, përfunduar në mes 1826 dhe 1827. Menjëherë pas kësaj, piktura “Vdekja e Sardanapalus” portretizon mbretin e famshëm të rrethuar Asir, ndërsa ai vëzhgon ushtarët që vrasin konkubinat e tij dhe shërbëtorët e tij.

Më 1829 Eugène Delacroix pikturoi “Vrasja e Peshkopit të Liège”, një përqëndrim i temave romantike të frymëzuara nga Walter Scott në të cilin përfaqësohet vrasja e Louis of Bourbon.

 

Piktura më e famshme nga Eugène Delacroix

Një vit tjetër, në vend të kësaj, ai përfundon atë që do të konsiderohet njëzëri, puna e tij më e rëndësishme, përkatësisht “Liria që udhëheq popullin”; në pikturën e tij më të famshme, parizianët shihen në krah ndërsa marshojnë duke mbajtur flamurin francez trengjyrësh: në plan të parë shtrihen kufomat e ushtarëve që veprojnë si kundërpeshë ndaj gruas që përfaqëson pavarësinë dhe lirinë.

Piktura është blerë nga qeveria franceze, megjithëse konsiderohet tepër revolucionare nga disa zyrtarë që, rrjedhimisht, parandalojnë shfaqjen e saj publike.

Udhëtimi për në Afrikën e Veriut

Më 1832 Delacroix, pas pushtimit francez të Algjerisë, shkoi në Afrikën e Veriut pasi kishte kaluar nga Spanja, duke qenë pjesë e një misioni diplomatik në Marok: këtu ai nuk iu përkushtua shumë studimit të artit vendor, por më thjeshtë, ai ka mundësinë që të shkëputet nga mjedisi shtypës parizian, ndërsa gëzon mundësinë për të rënë në kontakt me një kulturë të lashtë.

I frymëzuar dhe i lirë, gjatë këtij udhëtimi ai përfundon më shumë se njëqind vizatime dhe piktura të ndikuara nga popullsia vendase, prej nga ai mbetet i futur. Në Algjer, për shembull, ai portretizon disa gra pa u zbuluar (është piktura “Gratë e Algjerisë në banesat e tyre”), por padyshim se ai duhet të merret me vështirësitë në gjetjen e grave myslimane në dispozicion për t’u shfaqur. Në Tangier, në vend të kësaj, ai krijon disa skica të qytetit.

Kthimi në Paris

Nga viti 1833 e tutje artisti francez ishte marrësi i një numri të madh projektesh që synonin të dekoronin ndërtesa të ndryshme publike në qytetin e Parisit: në atë kohë ai filloi të punojë në Dhomën e Deputetëve të Palazzo Borbone, në Salon du Roi, dhe më vonë ai gjithashtu merret me afreskimin e bibliotekës së Palazzo del Lussemburgo dhe atë të Palazzo Borbone.

Më 1834 ai përshëndeti Jeanne-Marie le Guillou, qeveria e cila do të kujdeset për të për pjesën tjetër të ditëve të tij, duke kontribuar në mbrojtjen e intimitetit të tij me respekt dhe përkushtim. Më 1838 ai ekspozoi në Sallonin “Furia e Medeas”, duke shkaktuar një ndjesi të thellë: të përfaqësohesh është një skenë e marrë nga mitologjia Greke, në të cilën njeriu e sheh Medejën në aktin e grabitjes së fëmijëve të saj për t’i vrarë ata me një kamë që është e pangopur dhe duke marrë hak, në këtë mënyrë, ndaj braktisjes së Jasonit.

Gjithashtu kjo pikturë është blerë nga Shteti, që më pas do të dërgohet në Lille, në Muzeun e Arteve të Bukura (megjithëse Eugène Delacroix do të preferonte që ajo të ekspozohej, së bashku me “Masakrën e Scio” dhe “Varkën e Dantes”) në Galerinë e Luksemburg).

Dekori i Kishës së Saint-Denis del Santo Sacramento daton që nga 1843, duke përfshirë një “Mëshira” të madhe; në fund të viteve 1940 Delacroix punoi në tavanin e galerisë Apollo në Louvre: ndërkohë, përveç shtëpisë së tij pariziane, piktori kishte filluar të frekuentonte një vilë në fshatin Champrsay, ku mund të pushonte larg nga mundi i qytetit.

Vitet e fundit

Duke filluar nga 1857 ai është i përkushtuar për Kapelën e Agnes në Saint-Sulpice. Në ndërkohë, ai duhet të përballet me gjedjen shëndetësore, të përkeqësuar nga angazhimi i rëndë që sjell kjo lloj pune. Më 1862 Delacroix merr pjesë në krijimin e Société Nationale des Beaux-Arts, nga të cilat bëhet mik i tij Théophile Gautier: në komitet ka edhe Puvis de Chavannes dhe Carrier-Belleuse, ndërsa lista e ekspozuesve përfshin, ndër të tjera, Gustave Doré dhe Léon Bonnat.

Eugène Delacroix vdiq më 13 gusht 1863 në Paris: trupi i tij u varros në varrezat Père Lachaise.

“Punoj si skllav për popullin”, 21 skandalet e Putinit dhe si mbeti i “pa cenuar”

Vladimir Putin nuk ka qenë shumë i njohur kur presidenti rus, Boris Yeltsin, ka emëruar atë në pozitën e kryeministrit më 9 gusht të vitit 1999, çka ka rezultuar të ketë qenë pikë kthese për rritjen e tij meteorike në pushtet.

Mirëpo, disa vjet më herët, në vendin e tij të lindjes në Shën Petersburg, ai ka fituar vëmendjen e ligjvënësve lokalë, të cilët kanë dyshuar të kenë zbuluar një skemë të mashtrimeve në vlerë të disa miliona dollarëve dhe kanë akuzuar nën-kryetarin Putin për organizim të tij.

Kjo në fakt do të përbënte episodin e parë të një serie skandalesh dhe akuzave kundër Putinit, duke përmendur përfshirje në falsifikime, helmime, korrupsion, përvetësim dhe shumë akuza tjera.

Raportime të tilla mund të kishin ndikuar me vdekje politike për liderin e ndonjë shteti tjetër, mirëpo ato duhet se kanë formësuar pushtetin e Putinit.

Me ndihmën e mediave besnike lokale dhe kontrollin e partisë së tij në politikë, ai ka zhdukur shumicën e raportimeve, ndonëse disa prej tyre i ka shfrytëzuar për të forcuar pozicionin e tij.

Teksa Putin hyn në vitin e 21-të si president apo kryeministër i Rusisë, Radio Evropa e Lirë është rikthyer në 21 skandale potenciale, që e kanë lënë atë të padëmtuar.

1) Raporti i Marina Salye (1993)

Në fillim të viteve 1990, në kohën kur Shën Petersburgu është përballur me zvogëlim të sasisë së ushqimit, Putin ka qenë nën-kryetar dhe udhëheqës i komitetit të qytetit për marrëdhënie të jashtme ekonomike.

Ligjvënësja e Shën Petersburgut, Marina Salye, ka drejtuar një komision më 1993, që ka hetuar skemë të kthimit, për të cilën dyshohej se materiale në vlerë të miliona dollarëve janë transferuar jashtë shtetit, në këmbim të ushqimit që nuk ka arritur kurrë.

Raporti i Salye është larguar nga faqet zyrtare (ndonëse ende i qasshëm këtu) ngase në të bëhet thirrje për shkarkim të Putinit dhe zëvendësit të tij, Aleksandr Anikin.

2) Zgjedhjet e vitit 2000

Për dallim nga fitoret e tij të mëvonshme, zgjedhjet e para të Putinit kanë qenë me rezultat të ngushtë. Sipas të dhënave zyrtare, ai ka fituar atë kohë 53 për qind të votave, mjaftueshëm për të mënjanuar një raund të ri zgjedhor, kundër liderit të Partisë Komuniste, Gennady Zyuganov, që kishte dalë i dyti me 29.5 për qind të votave. Megjithatë, Moscow Times ka raportuar se ka gjetur vota të falsifikuara.

“Marrë parasysh se sa i ngushtë ka qenë rezultati, mashtrimet dhe abuzimet duket se kanë qenë vendimtare”, është thënë në versionin anglez të së përditshmes. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aleksandr Veshnyakov, pati mohuar ndonjë falsifikim të rezultatit. “Ne nuk kemi asnjë dokument serioz që vë në dyshim rezultatin”, kishte deklaruar ai atëbotë.

3) Fundosja e nëndetëses bërthamore (2000)

Nëndetësja bërthamore Kursk është fundosur në Detin Barents, si pasojë e një shpërthimi më 12 gusht të vitit 2000, apo rreth tre muaj psa mandatit të parë të Putinit. Ai është kritikuar pse ka vazhduar pushimet në Soçi, dhe është kthyer në Kremlin pesë ditë pas fundosjes. Boris Kuznetsov, avokati që ka përfaqësuar 55 prej 118 personave që kanë vdekur në këtë fatkeqësi, e ka përshkruar atë ngjarje si “gënjeshtrën e parë” të Putinit, dhe pikë kthese për Rusinë pas kohës sovjetike.

“Kur Kursk është fundosur, qeveria ka nisur ndërhyrjen përmes sistemit ligjor. Qeveria ka nisur të kontrollojë të gjitha mediat e mëdha. I gjithë procesi i minimit të demokracisë, në shumë aspekte, ka nisur aty”, ka thënë Kuznetsov për Radion Evropa e Lirë.

4) Kriza me pengje në teatër (Tetor 2002)

Militantët nga Kaukazi Verior kanë hyrë në teatrin e Moskës dhe kanë marrë si pengje, audiencën, aktorët dhe pjesën tjetër të stafit më 23 tetor të vitit 2002. Më shumë se 700 pengje janë shpëtuar pasi forcat speciale ruse kanë hedhur gaz toskik në teatër dhe kanë arritur të hyjnë më 26 tetor. Mirëpo më shumë se 130 pengje kanë vdekur, shumica prej tyre, si pasojë e efektit të gazit dhe problemeve tjera gjatë operacionit të shpëtimit.

Përkujtimi i viktimave të Teatrit Dubrovka

Në dhjetor të vitit 2001, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka vendosur në të mirë të 64 viktimave dhe ka urdhëruar Qeverinë Ruse t’i paguajë ata 1 milion euro si kompensim. Sipas gjykatës, autoritetet ruse nuk kanë planifikuar si duhet operacionin e shpëtimit.

5) Shpërthimi i Rusisë (2002)

Sulmi i përgjakshëm me bombë më 1999 ka qenë fokusi i librit “Shpërthimi i Rusisë”, që është shkruar nga ish-zyrtari i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Aleksandr Litvinenko dhe historiani, Yury Felshtinsky.

I botuar më 2002, ky libër, pjesë të të cilit më vonë janë publikuar në të përditshmen, Novaya gazeta, akuzojnë FSB-në për organizim të bombardimeve për të arsyetuar luftën e dytë post-sovjetike në Çeçeni. Ky libër është i ndaluar në Rusi, pasi konsiderohet “material ekstremist”.

Një komision i pavarur që ka nisur punën më 2002 dhe është drejtuar nga zëvendësi i Parlamentit Shtetëror, Sergei Kovalyov, nuk ka gjetur të dhëna për akuzat që i janë ngarkuar qeverisë.

Anëtari i këtij komisioni, Sergei Yushchenkov është vrarë në prill të vitit 2003, derisa anëtari i komisionit, Yury Shchekochikhin, ka vdekur në situatë të dyshimtë në korrik të vitit 2003. Litvinenko ka vdekur në Londër më 2006 pasi është helmuar me substancë radioaktive.

6) Plagjiaturë (2006)

Instituti Brookings me bazë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një raport në vitin 2006, në të cilën supozohet se Putin ka falsifikuar disa pjesë të tezës së tij të diplomës më 1997, në punimin, Mineralet dhe Burimet e Lëndëve të Para, si dhe Zhvillimi i Strategjisë për Ekonominë Ruse. Aty është thënë se ai ka falsifikuar 16 faqe nga 200 faqe sa ka i gjithë punimi.

Më 2018, ish-ligjvënësja ruse, Olga Litvinenko, ka thënë se teza është shkruar nga babai i saj, Vladimir Litvinenko, këshilltari akademik i Putinit, njëherësh rektor i një universiteti në Shën Petersburg.

Putini në anën tjetër nuk ka komentuar kurrë këto akuza.

7) Raporti për sulmin në shkollën në Beslan (2004)

Disa sulmues me armë zjarri kanë sulmuar një shkollë në Beslan, qytezë në rajonin kufitar me Çeçeninë, më 1 shtator të vitit 2004, duke marrë pengje më shumë se 1,000 nxënës dhe prindër. Rreth 48 orë më vonë, personeli i sigurisë ruse ka hyrë në shkollë pas dëgjimit të shpërthimeve. Të paktën 334 persona janë vrarë, shumica prej tyre fëmijë. Sipas autoriteteve, militantët kanë nisur shpërthimin dhe se granatat e nisura nga trupat ruse nuk kanë mundur të shkaktojnë zjarr. Mirëpo një hetim i pavarur nga eksperti për shpërthime, Yury Savelyev ka kundërshtuar këto qëndrime.

“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë se shërbimet e sigurisë duhen fajësuar për vrasjen e gjithë atyre pengjeve. Mirëpo Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm refuzon të dëgjojë dëshminë e personave që kanë qenë aty”, ka thënë ai.

8) Gazpromi (2008 dhe 2014)

Raportimet e Boris Nemtsovitqë është vrarë më 2015 dhe Vladimir Milovit – të dy ish-zyrtarë qeveritarë, që ishin kthyer në kundërshtarë të Putinit – kanë tentuar të shpërfaqin korrupsionin në gjigantin e gazit natyror të kontrolluar nga shteti, Gazprom.

Në disa raporte të dokumentuara më 2008, Gazpromi është përshkruar si “projekt personal i Putinit”.

Në një tjetër raport të vitit 2014, që është fokusuar në shkallën e përdorimit të gazit nga banorët, është parë se shifrat janë rritur për 20 herë më shumë prej kur Putin ka nisur udhëheqësinë, dhe se paratë e fitura kanë shkuar për paga të fryra të stafit menaxherial në Gazprom.

Më 2012, në një shkrim personal në The Moscow Times, ekonomisti dhe autori, Anders Aslund, ka thënë se Gazpromi është një “sindikatë e krimit të organizuar”.

9) Pallati Gelendzhik (2010)

Më 2010, biznesmeni nga Shën Petersburgu, Sergei Kolesnikov, ka nisur një letër tek ish-presidenti, Dmitry Medvedev, duke treguar në detaje për një pallat në Detin e Zi, që dyshohej se po shfrytëzohej nga Putini. Kolesnikov ka pretenduar se ky projekt është financuar nga para të keqpërdorura, kur Putin ka pasur pozitë në udhëheqësinë komunale të Shën Petersburgut.

Fotografitë e asaj shtëpie më vonë janë publikuar në versionin rus të Wikileaksit. Ky ka qenë raporti i parë por jo edhe i fundit i një shtëpie luksoze që është thënë ta ketë shfrytëzuar Putini.

10) Dekada e Parë e Putinit (2011)

Një raport i Nemtsovit dhe Milovit më 2011, jo vetëm që ka dokumentuar dyshimet për korrupsion gjatë dekadës së parë të Putinit në pushtet, mirëpo ka paraqitur edhe ato që është thënë të kenë qenë rezultate: numri i popullsisë ka rënë për gjysmë milioni brenda vitit; është rritur pabarazia mes të pasurve, si dhe është zvogëluar fondi kombëtar për pensione.

“Tani ne e dimë përgjigjen e pyetjes ‘Kush është Putini?’ Putini është korrupsioni, censura, varësia në burime natyrore dhe pabarazia shoqërore”, është thënë në raport.

11) Jeta e një “skllavi” (2012)

Putini një herë kishte bërë shaka duke thënë se punon si “skllav” për popullin rus. Megjithatë në një raport nga Nemtsov dhe Milov, është thënë se ai mund të jetë skllavi “më i pasur” në botë. Orat e dorës me ar të bardhë, disa jahte dhe të paktën një aeroplan, janë vetëm disa prej përfitimeve të të qenit president, është thënë në raport.

“Më 2012 Putin ka deklaruar pasurinë e tij në vlerë të 3,661,765 rublave. Në mënyrë që të blejë koleksionin e tij me ora, që kanë vlerën e 22 milonë rublave, atij do t’i duhej të punonte pa ngrënë apo pirë për gjashtë vjet”.

12) Olimpiada në Soçi (2013)

Në një tjetër raport nga Nemtsov dhe Milov, është pretenduar se miliarda dollarët e ndarë për Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit më 2014, janë vjedhur.

Sipas të dhënave, 30 miliardë dollarë janë vjedhur për këto lojëra.

“Përfundimi ynë nga kapitulli i parë i raportit është se gjatë përgatitjes për Olimpiadë, 25-30 miliardë dollarë janë vjedhur”, ka thënë Nemstov.

13) Fluturimi MH17 (2014-vazhdon)

Organizata hulmutuese britanike, Bellingcat, ka nisur të mbledhë të dhëna dhe të analizojë situatën pak pas rrëzimit të aeroplanit të kompanisë, Malaysia Airlines në lindje të Ukrainës në korrik të vitit 2014, duke lënë të vdekur të gjithë 298 personat në aeroplan.

Bellingcat ka treguar se si një sistem rus u është ofruar separatistëve në lindje të Ukrainës, dhe aeroplani është rrëzuar përmes një rakete.

 

Rusia ka mohuar të ketë pasur ndonjë rol në rrëzimin e aeroplanit me pasagjerë, duke ofruar shumë arsye tjera se pse ka mundur të rrëzohet aeropani, pavarësisht pse të gjitha janë kundërshtuar nga hetuesit.

Shumica e të dhënave të kësaj organizate për fluturimin MH17, janë konfirmuar nga një ekip i drejtuar nga holandezët, i cili ka gjetur se raketa që ka rrëzuar aeroplanin është nisur nga sistemi rus, Buk, i cili është dërguar dhe më pas kthyer mbrapsht në Rusi për një kohë të shkurtër.

13) Sistemi rus i pastrimit të parave (2014)

Një raport i Projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka treguar se si kriminelët e organizuar dhe politikanët e korruptuar në Rusi kanë shpërlarë para në vlerë të 20 miliardë eurove, duke përdorur kompani jashtë vendit, llogari të rreme dhe banka të ndryshme.

Në lidhje me këto të gjetura, kjo Organizatë e ka shpallur Putinin më 2014 si “ Njeriun e Vitit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion”.

15) Lufta në Ukrainë (2015)

Shkrimet e fundit të Nemtsvoit janë publikuar disa muaj pasi ai është qëlluar për vdekje në 27 shkurt të vitit 2015 në Kremlin. I kompletuar nga Ilya Yashin, dokumenti 65-faqësh, i quajtur, Lufta e Putinit, tregon detajet e marrjes së Krimesë nga forcat ruse në shkurt të vitit 2014 dhe pozicionimin e tyre për t’iu ndihmuar separatistëve për të luftuar në lindje të Ukrainës.

“Lufta frikacake që Putini ka nisur, do t’i kushtojë shumë vendit tonë. Ne do të paguajmë për këto aventura me jetët e ushtarëve tanë, me krizë ekonomike dhe izolim politik”, është thënë në raport.

Rusia ka mohuar përfshirjen në luftë, e cila ka lënë të vdekur rreth 13,00 persona, pavarësisht të dhënave se separatistët janë furnizuar vazhdimisht me armë dhe në mënyra tjera.

16) Hetimet për Litvinenkon (2016)

Aleksandr Litvinenko, ish zyrtar i FSB-së dhe kritik i Kremlinit, ka vdekur në Londër më 2006, si pasojë e helmimit me substanca radioaktive. Hetuesit britanikë kanë thënë se ai është helmuar me polonium-210, në një hotel në Londër, nga ish-zyrtari i FSB-së, dhe anëtari aktual i parlamentit rus, Dmitry Kovtun, që dikur ka qenë edhe zyrtar i KGB-së.

I nisur më 2016 nga gjyqtari i pensionuar britanik, Sir Robert Owen, hetimi për Litvinenkon ka gjetur se Putini dhe shefi i tij për spiunim në atë kohë, Nikolai Patrushev, “ka mundësi të kenë miratuar” helmimin e Litvinenkos. Para se të vdiste, Litvinenko ka shkruar një letër, duke akuzuar Putinin se ka dhënë urdhër për vrasjen e tij.

Ai po ashtu ka akuzuar Putinin edhe se ka dhënë urdhër për të vrarë gazetaren hulumtuese, Anna Politkovskaya, e cila është qëlluar për vdekje, më pak se dy muaj para vdekjes së Litvinenkos. Kremlini ka mohuar se Putini ka qenë i përfshirë në këto vdekje.

17) Raporti The McLaren (2016)

Një raport me dy pjesë nga avokati kanadez, Richard McLaren për Agjencinë Botërore Kundër-Dopingut, ka gjetur që më shumë se 1,000 garues rusë, në më shumë se 30 sporte kanë qenë në përfshirë në një “komplot institucional”, për të fshehur rezulatet pozitive të ilaçeve në periudhë pesëvjeçare.

Vitaly Mutko, atëbotë ministër për Sport dhe tani zëvendës-kryeministër, ka qenë i përmendur, mirëpo nuk ka pasur “të dhëna të drejtpërdrejta” se ai ka pasur njohuri për programin e dopingut. Putini nuk ka qenë i përfshirë në atë raport.

Pjesa më e madhe e materialit për këtë hetim është ofruar nga Grigory Rodchenkov, ish-udhëheqës i laboratorit rus kundër dopingut. Ai ka thënë për një dokumentar gjerman se Putin ka pasur njohuri për këtë program. Rodchenkov, që më vonë është konsideruar si “budalla” nga Putini, tani jeton në Shtetet e Bashkuara nën mbrojtje.

Dy zyrtarë tjerë rusë të zyrës anti-doping, Nikita Kamayev dhe Vyacheslav Sinyev, kanë vdekur në mënyrë misterioze më 2017.

18) Letrat e Panamasë (2016)

Bazuar në dokumentete ligjore dhe ato financiare të njohura si Letrat e Panamasë, miqtë dhe aleatët e Putinit, kanë përdorur një varg strukturash jashtë shtetit për të transferuar para në gjithë botën. Shoku i Putinit për një kohë të gjatë, Sergei Roldugin, ka qenë i lidhur me këto letra, përkatësisht me transaksione në vlerë të 2 miliardë dollarëve.

Putin ka mbrojtur shokun e tij, duke thënë se muzikanti “ka shpenzuar të gjitha paratë e fituara në botë dhe i ka sjellë në Rusi”. Ai po ashtu ka pretenduar se të ashtuquajturat Letrat e Panamasë kanë qenë një komplot i zyrtarëve të Qeverisë amerikane dhe agjencive të tyre të spiunimit.

19) Paratë e Putinit (2017)

Një raport i Projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe të përditshmes ruse, Novaya gazeta më 2017, ka thënë se rrethi i ngushtë i shokëve dhe familjarëve të Putinit ka pasuri në vlerë të 24 miliardë dollarëve.

Aty janë veçuar tre aleatë të ngushtë të presidentit rus: Mikhail Shelomov, Sergei Roldugin, dhe Pyotr Kolbin – që konsiderohet se kanë fituar pasuri në mënyrë të dyshimtë.

“Ata prentedojnë se nuk janë biznesmenë, nuk janë të njohur në publik dhe në disa raste ata kanë pak njohuri edhe për pasurinë që është e regjistruar në emrat e tyre”, është thënë në këtë hulumtim.

20) Migrimi i trurit (2019)

Secilën herë e më shumë rusët janë duke u larguar nga Rusia e Putinit. Të paktën ky ka qenë përfundimi në një raport të këtij vitit të përpiluar nga Këshilli Atlantik me bazë në Uashington, i cili është ndaluar në Rusi pasi është konsideruar si “kërcënim” për sigurinë e shtetit.

Në raport është gjetur se prej kur Putini është bërë president, nga Rusia janë larguar 1.6 deri në 2 milionë rusë, nga 146 milionë sa janë në total.

Aty është thënë se këtij procesi i ka kontribuuar edhe zogëlimi i shifrave të ekonomisë dhe rritja e presionit.

21) Shtypja e kundërshtarëve (2019)

Një raport i publikuar në prill të këtij viti, i titulluar “Të burgosurit politikë të Kremlinit: Agjenda Politike duke shtypur kundërshtarët”, ka dokumentuar atë që është cilësuar si rritje e vazhdueshme e presionit ndaj fjalës së lirë, pasi numri i të burgosurve politikë në Rusi është rritur nga 50 në më shumë se 250 në katër vjetët e fundit.

Kremlini i Putinit “është edhe një herë i lidhur me ndalime të aktivistëve, kundërshtarëve të regjimit dhe minoriteteve”, është thënë në raport, duke shtuar se një fushatë e tij është ndihmuar nga “ndryshimet ligjore që janë të hartuara për të kriminalizuar veprimet e përditshmërisë”, siç janë protestat apo postimet në rrjetet sociale.

Ky raport është publikuar disa muaj para shtypjes së protesave, të cilat janë organizuar pasi kandidatëve të pavarur dhe atyre opozitarë nuk është mundësuar gara për zgjedhjet e Parlamentit të Moskës, në zgjedhjet që do të mbahen në muajin shtator. REL

Më 10 gusht 1874 lindi Herbert Hoover, presidenti i 31-të i SHBA

VOAL – Herbert Clark Hoover lindi në 10 gusht 1874 në West Branch, Ohio, nga një familje që i përkiste borgjezisë lokale: babai i tij, Jessie, ka origjinë zvicerane dhe gjermane, ndërsa nëna e tij është kanadeze. Të dy prindërit e tij janë Kuaker. Në moshën dy vjeçare ai kontraktuar një formë të rëndë të laringjitit difterik, i cili e çoi atë në pragun e vdekjes, përpara se të shpëtohej nga xhaxhai i tij John Minthorn. Ai shkoi për të jetuar me xhaxhain e tij më 1885, në Oregon në Newberg, ku iu dha një edukim shumë i rreptë, me parime të rrepta etike. Pasi studioi në Universitetin Stanford si inxhinier, ai u transferua në Australi dhe më pas me gruan e tij në Kinë, ku ai punoi për një kompani private, dhe ku në vitin 1900 u përfshi në kryengritjen e Boxerit përmes aktiviteteve të ndihmës.

Republikan, ai ishte një kandidat për president të Shteteve të Bashkuara më 1928, kur Calvin Coolidge, president në detyrë, refuzoi një kandidaturë të re. Sfiduesi i tij është demokrati Alfred E. Smith, ish guvernatori i New York. Të dy kandidatët premtojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës së sipërmarrësve bujqësorë, të reformojnë ligjet e imigracionit dhe të mbajnë politikën izoluese të Shteteve të Bashkuara. Mendimi i tyre për Aktin Volstead, i cili ndalon shitjen e birrës dhe shpirtrave, është i ndryshëm: Smith dëshiron ta shfuqizojë atë, ndërsa Hoover rezulton të jetë një proteksionist, dhe për këtë arsye dëshiron ta mbajë atë. Fitorja e kandidatit republikan materializohet si falë bumit ekonomik, ashtu edhe falë mosmarrëveshjeve të brendshme brenda Partisë Demokratike, veçanërisht për çështjet e ndalimit dhe fesë.

Dhe kështu Hoover, ish Sekretari i Tregtisë, mori detyrën në 1929, pa dijeni për krizën e tmerrshme ekonomike, pas rënies së Wall Street, i cili brenda disa muajsh do të prekë Shtetet e Bashkuara dhe do të duhet të përballet në dorën e parë. Në konferencën e tij të parë për shtyp ai premton një fazë të re të marrëdhënieve me gazetarët, duke sqaruar se nuk dëshiron zëdhënës: në 120 ditët e tij të para si president, ai do të mbajë më shumë konferenca se çdo president tjetër në histori. Përkrah tij është, natyrisht, gruaja e tij, Lou Henry, të cilës i paraprihej edhe një reputacion i shkëlqyer, pasi ishte diplomuar në gjeologji në Stanford. Zonja e re e parë përfaqëson prototipin e gruas së re të periudhës së parë të pasluftës: inteligjente, e fortë dhe e vetëdijshme për mundësitë e shumta që i janë dhënë edhe gjinisë femërore.

Gjatë presidencës së tij, Hoover është i njohur edhe për një sport kurioz që praktikon, i shpikur direkt nga ai, i cili ndërthur tenis dhe volejboll dhe që ai luan çdo mëngjes.

Sa i përket mendimit të tij politik, megjithëse ai është i bindur personalisht që në fushën ekonomike qeveria është thirrur të ndërhyjë në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme, në realitet ai rezulton të jetë një liberal ortodoks: ai përpiqet të shmangë rënien e vendit me sigurime të vazhdueshme optimist për mundësinë e tejkalimit të recesionit. Si president ai përpiqet të bindë qytetarët se kriza mund të tejkalohet brenda një kohe të shkurtër, por përpjekjet e tij dëshmojnë të jenë joefektive, dhe për këtë arsye popullariteti i tij bie brenda një kohe të shkurtër. Prandaj, për të komplikuar situatën, refuzimi i tij për t’u caktuar njerëzve të papunë subvencione federale ndërhyn.

Më 1932 Partia Republikane, duke hequr dorë nga çdo shans i suksesshëm, vendos ta emërojë përsëri për zgjedhjet presidenciale. Hoover është i vetëdijshëm se është i destinuar për humbje, dhe kështu ai fillon një fushatë zgjedhore veçanërisht frustruese. Ai vjen për të urrejtur rolin e presidentit, por ai zgjedh të kandidojë përsëri jo vetëm si çështje krenarie, por mbi të gjitha sepse ai ka frikë se asnjë kandidat tjetër republikan nuk mund të përballet me depresionin ekonomik pa iu drejtuar masave që ai i konsideron jashtëzakonisht të rrezikshme: një lloj sakrifice personale me pak fjalë, në emër të së mirës së vendit. Pasi zyrtarisht një kandidat, ai në fillim mendon se do të mbajë vetëm një ose dy fjalime, duke ia lënë pjesën e mbetur të fushatës delegatëve të tij: kur sheh që sondazhet tregojnë republikanët pranë një humbjeje të bujshme, ai pranon të ekspozojë më shumë. Ai jep nëntë fjalime në radio, gjatë të cilave mbron administrimin e tij dhe filozofinë që e frymëzoi. Megjithatë, gjatë fushatës së tij elektorale në të gjithë vendin, Hoover duhet të përballet me turma armiqësore dhe njerëz të zemëruar: një pasojë e situatës së tmerrshme ekonomike që përfshin popullsinë.

Hoover është mposhtur nga Franklin Delano Roosevelt, një kandidat demokrat, duke marrë vetëm 39.7% të votave, kundër 57.4% të fituara nga kundërshtari.

Ai u largua nga Uashingtoni në Mars 1933, i zhgënjyer që ishte refuzuar nga votuesit dhe kotësia e përpjekjeve të tij. Së pari ai zhvendoset në New York, ku jeton në hotelin Waldorf-Astoria; pas së cilës ai u transferua në Kaliforni, në Palo Alto, ku ai ishte në gjendje të rizbulonte kënaqësinë për të jetuar në Pacific-Union Club dhe në Klubin Bohemian.Në kohën e tij të lirë ai filloi të udhëtonte, shpesh duke vizituar fshatra ose qytete të vogla, ku ai njihet rrallë, por po i kushton gjithashtu natyrës, duke shkuar peshkim në vetmi ose duke marrë shëtitje të gjata në pyll: disa muaj para vdekjes së tij, ai madje do të botojë një libër kushtuar peshkimit, me titullin “Peshkimi për argëtim – Dhe të lani shpirtin tuaj” (“Peshkimi për argëtim – dhe për të pastruar shpirtin “): është vëllimi i gjashtëmbëdhjetë i botuar nga ai në tërë jetën e tij.

Në karrierën e tij post-presidenciale, ai gjithashtu mbështet politikisht disa kandidatë demokratë, përfshirë John Fitzgerald Kennedy.

Herbert Hoover vdiq nga gjakderdhja e brendshme në 20 tetor 1964, në moshën nëntëdhjetë, vjeçare tridhjetë e një vjet dhe shtatë muaj pas largimit nga posti i presidentit.

 

Ta bësh botën të pasigurt- Vladimir Putin 20 vite në pushtet

Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin u zgjodh kryeministër i Rusisë. Njeriu, tek i cili u varën shumë shpresa ndan tani jo vetëm rusët, por edhe botën, mendon Miodrag Soric.

Në fillim ai ishte “anti-Jelcini”: shumë më i ri se presidenti ende në detyrë, plot energji, me paraqitje të sigurtë në publik, refuzues ndaj vodkës. Para 20 vitesh, kreu i atëhershëm i qeverisë dhe më vonë presidenti i Rusisë u dha një vetëbesim të ri rusëve thellësisht të pasigurtë. Reformat e dështuara të viteve 90-të e tronditën besimin e rusëve, në Kaukaz kishte plasur lufta qytetare, Rusia ndodhej ekonomikisht në kulmin e krizës.

Njeriu i ri që hyri në Kremlin ishte me “fat”. Rritja e çmimeve të lëndëve të para solli miliarda në arkat e shtetit. Putini investoi në ekonomi, i ktheu borxhet botës, luftoi varfërinë. Me dorë të hekurt ai i dha fund luftës në Çeçeni, dhe bëri që të dëgjohej sërish zëri i Rusisë në politikën botërore.

Me nuhatje të hollë për ëndrrat e rusëve
Nga përvoja e këtyre viteve Putin përfiton edhe sot. Ai ka një nuhatje të hollë për ëndrrën e rusëve për stabilitet dhe madhështi perandorake. Tanimë Vladimir Putin e inskenon veten si timonieri me përvojë, që e drejton anijen Rusi me dorë të sigurtë në stuhitë e kohës, gjithmonë duke i bërë ballë erës që i vjen kundër nga perëndimi. Ai u premton vendasve atë që duan të dëgjojnë; më shumë para për shkak të rritjes së rrogave, dhe rritje të shpenzimeve sociale.

Që nuk i mban premtimet, rusët e moshuar e dinë, por nuk shohin alternativë tjetër. Kurse rinia ruse sot mendon ndryshe. Ajo jeton në një botë që ndryshon me shpejtësi. Vetëm në Kremlin gjithçka mbetet siç ka qenë. Putini – mishërimi i “vazhdo kështu”. Gjenerata e re nuk identifikohet dot me një Putin, që thotë, se ende nuk ka një smartphone. Stabilitetin aq të vlerësuar nga rusët, kjo gjeneratë e sheh si mbajtje me thonj pas pushtetit. Kush flet si Putini për avantazhet e ndryshimit të klimës, nuk kthehet dot në idhull të rinisë. Shumë nxënës e studentë i përbuzin politikanët e korruptuar, prokurorët e gjykatësit që marrin ryshfet, oligarkët që nuk ngopen kurrë. Gjenerata e re në qytete kërkon transparencë në veprimet e shtetit. Dikur kjo quhej “glasnost”.

Por një perestrojkë, riformësim, siç u quajt reforma kyçe e epokës së Gorbatçovit, nuk ka për të pasur. Të ashtuquajturit “Siloviki”, burrat në moshë të aparatit të sigurisë, nuk lejojnë të shtyhen aq kollaj mënjanë. Nga demonstrues paqësorë jo e jo. E kështu sistemi Putin vazhdon punën e tij: Zgjedhjet manipulohen, shtypi censurohet, ata që mendojnë ndryshe përndiqen. Shoqëria ruse po polarizohet gjithnjë e më shumë.

Një president që tani polarizon
Sa më shumë që qëndron në pushtet Vladimir Putin, aq më shumë po ndahen rusët në qëndrimin ndaj tij. Edhe më tej miliona rusë do të vazhdojnë ta adhurojnë Putinin, njeriun që e rriti influencën e Rusisë në Ukrainë, Gjeorgji dhe më tej. Politikanë reaksionarë në botë, edhe në Gjermani shohin madje tek ai një model se si mund të rifitohet sërish “madhështia kombëtare”: me dorë të fortë dhe dhunë. Nga ana tjetër politikanë liberalë demokratë e refuzojnë atë plotësisht dhe presin për një epokë pas Putinit.

Por kjo do të zgjasë. 20 vite në pushtet nuk mjaftojnë për të bërë bilanc. Epoka e Putinit zgjat deri në vitin 2024. Deri më tani ai e ka lënë të hapur, nëse do të vazhdojë të qeverisë edhe më tej. Politikani i sotëm Putin nuk është më ai i para 20 viteve. Në atë kohë ai iu ofrua perëndimit si partner. Tani ai e lufton rendin botëror të përcaktuar nga SHBA. Me këtë ai së bashku me sundues të tjerë autoritarë në Kinë dhe Iran e bën botën më të pasigurtë. Për të gjithë, edhe për rusët./DW/

Më 9 gusht 1963 lindi Whitney Houston, këngëtare e shquar amerikane e rekordeve Guinness

Whitney Elizabeth Houston (9 gusht 1963 – 11 shkurt 2012) ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara. Më 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy Emmy Awards, gjashtë Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. Houston ishte gjithashtu një nga artistet më të shitura të botës, me më shumë se 170 milion albume të shitura. Houston filloi të këndojë në Korin e Kishës në New Jersey në moshën 11 vjeçare. Pasi filloi të performojë krah nënës së saj në klubet e natës së zonës së qytetit të New York – ut, ajo u zbulua nga kryesori i Arista Records, Clive Davis. Houston publikoi shtatë albume të regjistruara në studio dhe tre albume me kolona zanore filmash.

Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100, (“Saving All My Love for You”; “How Will I Know”; “Greatest Love of All”; “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”; “Didn’t We Almost Have It All”; “So Emotional” dhe “Where Do Broken Hearts Go”). Ajo është artistja e dytë pas Elton John dhe artistja e parë femër që ka pasur dy vende të para në Billboard 200 Album Awards (Top Pop Album) në listat e fundvitit të Revistës Billboard (Whitney Houston dhe The Bodyguard: Original Soundtrack Album). Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon “How Will I Know”, ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.

Roli i parë i Houston-it në aktrim ishte në filmin The Bodyguard (Badigardi)(1992). Albumi origjinal i kolonave zanore të këtij filmi fitoi çmimin Grammy në vitin 1994 si Albumi i vitit. Soloja kryesore “I Will Always Love You “, u bë soloja më e shitur nga një artiste femër në historinë e muzikës. Me këtë album, Houston-i u bë artistja e parë (solo/grup/mashkull/femër) që shiti më shumë se 1 milion kopje në javën e parë. Ky album e bën atë të pozicionohet në vendin 4 në 10 më të mirët për sa i përket shitjes më të mirë të albumeve të të gjitha kohërave. Ajo vazhdoi të prezantohej me filma dhe të kontribuonte në kolonat e tyre zanore, duke përfshirë Waiting to Exhale (1995) dhe The Preacher’s Wife (1996). Albumi i kolonave zanore të këtij të fundit u bë albumi kishtar më i shitur i të gjitha kohërave. Tre vite pas publikimit të albumit të saj të katërt My Love Is Your Love (1998), ajo rinovoi kontratën muzikore me Arista Records. Më pas, publikoi albumin e saj të pestë Just Whitney (2002) dhe atë me temë Krishtlindjesh One Wish: The Holiday Album (2003). Më 2009 Houston-i publikoi albumin e saj të shtatë I Look to You.

Jeta dhe Karriera

1963-1967: Fëmijëria

Whitney Houston lindi në një lagje të shtresave të mesme në Newark, New Jersey, e treta dhe më e vogla e ushtarakut dhe argëtuesit ekzekutiv John Russell Houston, Jr. (13 shtator 1920 – 2 Shkurt 2003), dhe këngëtares kishtare Cissy Houston (lindur Emily Drinkard). Ajo kishte prejardhje Afrikano-Amerikane, Amerikane (vendase) dhe Gjermane. E ëma, së bashku me kushërinjtë e saj Dionne Warwick dhe Dee Dee Warwick dhe kumbarën Aretha Franklin ishin të gjithë të njohur në muzikën kishtare, blues, pop dhe soul. Pas trazirave të vitit 1967 në Newark, familja e saj u shpërngul në një lagje të klasit të mesëm në East Orange, New Jersey kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe.

Në moshën 11 vjeçare, Houston filloi të ndjekë hapat e nënës së saj duke performuar si soliste në një kor kishtar për të rinj në kishën New Hope Baptist Church në Newark, ku mësoi edhe të luajë në piano. Performanca e saj e parë solo në kishë ishte “Guide Me, O Thou Great Jehovah”. Kur Houston ishte një adoleshente, ajo frekuentoi Shkollën e Mesme Katolike për vajza në Caldwell New Jersey, “Mount Saint Dominic Academy”, ku takoi edhe shoqen e saj të ngushtë Robyn Crawford, të cilën e ka përshkruar si “motrën që nuk e ka pasur kurrë”. Gjatë kohës që Houston ishte akoma në shkollë, nëna e saj vazhdonte t’i jepte mësime kantoje. Përveç nënës së saj, Franklin, dhe Warwick, Houston ishte e ekspozuar edhe ndaj muzikës së Chaka Khan, Gladys Knight dhe Roberta Flack, ku shumica do të kishin ndikim tek ajo si një këngëtare dhe performuese.

1977-1984: Fillimi i Karrierës

Houston kaloi disa vite të adoleshencës duke udhëtuar në klubet e natës ku performonte nëna e saj Cissy dhe në disa raste do të dilte në skenë të performonte me të. Më 1977, në moshën 14 vjeçare, u bë këngëtare e dytë në këngën “Life’s a Party” të bandës Michael Zager Band. Më 1978, në moshën 15 vjeçare, Houston këndoi zërat në sfond të këngës Hit “I’m Every Woman” të Chaka Khan, një këngë të cilën do ta këndonte vetë më vonë dhe ta kthente në një Hit edhe më të madh në albumin e super-shitur të filmit The Bodyguard. Ajo gjithashtu këndoi pjesë të vogla edhe në albumet e Lou Rawls dhe Jermaine Jackson.

Në fillim të viteve 1980, Houston filloi të punojë si modele pasi një fotograf e pa atë në Carnegie Hall duke kënduar me të ëmën. Ajo u shfaq në revistën Seventeen dhe u bë një nga gratë e para me ngjyrë që shfaqet në kopertinat e këtyre revistave. Ajo gjithashtu u publikua edhe në faqet e brendshme të revistave të tjera të njohura sidomos nga publiku amerikan Glamour, Cosmopolitan dhe Young Miss. Gjithashtu u shfaq në një reklamë televizive kanadeze për një pije të butë. Pamja e mrekullueshme dhe sharmi i saj e bënë atë një nga modelet më të kërkuara të asaj kohe. Gjatë modelingut ajo vazhdoi të zhvillojë edhe karrierën e saj muzikore duke punuar me producentët Michael Beinhorn, Bill Laswell dhe Martin Bisi për një album të cilin e quajtën One Down që ishte kredituar pë grupin Material. Për këtë projekt, Houston kontribuoi në baladën “Memories”, një këngë nga Hugh Hopper të Soft Machine. Robert Christgau nga The Village Voice e quajti kontributin e saj “një nga baladat më magjepsëse që keni dëgjuar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u shfaq si një vokaliste kryesore në një këngë të albumit Paul Jabara, e titulluar Paul Jabara and Friends, e hedhur në treg nga Columbia Records më 1983.

Houston-it i janë ofruar disa agjenci të ndryshme muzikore (Michael Zager më 1980 dhe Elektra Records më 1981), sidoqoftë nëna e saj i refuzoi këto oferta duke thënë që e bija duhet të kryeje më parë Shkollën e Mesme. Më 1983, Gerry Griffith, një përfaqësues nga Arista Records, e pa të performonte me të ëmën në një klub nate në New York City dhe u impresionua. Ai bindi kryesorin e Aristas Clive Davis të gjente kohën për të parë Houston-in duke performuar. Davis-i gjithashtu u befasua dhe i ofroi asaj një kontratë regjistrimi mbarë-botërore të cilën Houston-i e nënshkroi. Më pas po atë vit, ajo bëri debutimin e saj televiziv përkrah Devis-it në emisionin The Merv Griffin Show.

Houston nënshkroi kontratën me Arista-n më 1983, por nuk filloi menjëherë punën për albumin. Kompania donte të sigurohej që asnjë kompani tjetër të mos e largonte atë nga Arista. Davis donte të sigurohej që kishte materialin dhe producentat e duhur për albumin debutues (albumin e parë) të Houston-it. Disa producentëve iu desh të largoheshin për shkak të përkushtimit të madh që kërkonte ky projekt. Houston fillimisht regjistroi një duet me Teddy Pendergrass, të quajtur “Hold Me”, i cili u paraqit edhe në albumin e tij, Love Language. Kënga u publikua më 1984 dhe i dha Houston-it shijen e parë të suksesit, duke u bërë një nga 5 Këngët më të mira R&B (Top 5 R&B Hit). Do të shfaqej gjithashtu edhe në albumin e saj debutues më 1985.
1985-1986: Rritja e Rëndësisë Ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]

Me produksion nga Michael Masse, Kashif, Jermaine Jackson dhe Nerada Michael Walden, albumi debutues i Houston-it “Whitney Houston” u publikua në Shkurt 1985. Revista Rolling Stones e vlerësoi Houston-in, duke e quajtur atë “një nga zërat e rinj më emocionues ndër vite” ndërsa The New York Times e quajti albumin “një vitrinë madhështore, muzikalisht konservative për një vokal jashtëzakonisht të talentuar”. Arista Records promovoi albumin e Houston-it në SHBA, Mbretërine e Bashkuar dhe në vende të tjera Evropiane me tre këngë të ndryshme nga albumi. Në MB, kënga dance-funk “Someone for Me”, ishte në vend të parë, kurse “All at Once” ishte në 5 vendet e para të listave në vende evropiane si Holandë dhe Belgjikë.

Në SHBA, balada “You Give Good Love” u zgjodh si kënga kryesore nga albumi debutues i Houston-it për ta prezantuar fuqishëm fillimisht në tregun e zezakëve. Jashtë SHBA, kënga nuk ia doli të bëhej një Hit, por në SHBA i dha albumit një famë të madhe pasi u rendit në vendin e tretë në listën amerikane Billboard Hot 100, dhe në vendin e parë në listën Hot R&B. Si rezultat, filloi të shitej shumë dhe Houston vazhdoi promovimin edhe në klube nate. Ajo gjithashtu filloi të performojë edhe në emisione televizive të orëve të vona, në të cilat zakonisht nuk ishin të lejuara këngë të zezakëve (meqë ishin promovuar në tregun e tyre). Balada Jazz “Saving All My Love for You”, u publikua menjëherë pas kësaj dhe do të bëhej kënga më e suksesshme e Houston-it si në SHBA edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte performanca e parë në turneun botëror të këngëtarit Jeffry Osborne. “Thinking About You” u publikua si një këngë promovuese vetëm në radiot e gjinisë muzikore R&B, dhe u rendit në vendin 10 në listën amerikane R&B. Në atë kohë, MTV kishte marrë kritika të mëdha që nuk transmetonte mjaftueshëm video nga zezakët, latinët dhe minoritete të tjera raciale duke favorizuar muzikën e bardhë. Kënga e tretë me të cilën u promovua albumi në Amerikë, “How Will I Know”, zuri vendin e parë dhe prezantoi Houston-in në audiencën e MTV për shkak të videoklipit. Këngët pasuese të Housitn-it dhe albumet e ardhshme, do ta bënin atë femrën e parë Afrikano-Amerikane që arrinte këtë qëndrueshmëri në MTV.

Më 1986, një vit pas publikimit të tij, albumi “Whitney Houston” kryesoi listën e albumeve Billboard 200 dhe qëndroi aty për 14 javë jo të njëpasnjëshme. Kënga e fundit, “Greatest Love of All”, u bë Hit-i më i madh i Houston-it në atë kohë pas pozicionimit në vendin e parë ku dhe qëndroi për tre javë në listën Hot 100, që e bëri albumin e saj debutues albumin e parë nga një artiste femër që mban tre hite të vendeve të para. Houston-i ishte artistja nr. 1 e vitit dhe albumi Whitney Houston ishte albumi nr.1 i vitit në listën e fundvitit të Billboard, duke e bërë artisten e parë femër që fitonte këtë veçori. Në atë kohë, Houston publikoi albumin më të shitur debutues nga një artiste solo. Më pas ajo nisi turneun e saj botëror, Greatest Love Tour. Albumi ishte bërë një sukses ndërkombëtar dhe ishte çertifikuar 13 herë platin (diamand) vetëm në SHBA dhe kishte shitur një total prej 25 milion kopje në mbarë botën.

Në Grammy Awards 1986, Houston ishte nominuar për tre duke përfshirë “Albumi i Vitit”. Nuk ishte e përshtatshme që ajo të nominohej pë kategorinë “Artisti i Ri më i mirë” për shkak të duetit hit të saj me këngëtarin Teddy Pendergrass më 1984. Ajo fitoi çmimin e saj të parë Grammy me këngën “Saving All My Love for You” për kategorinë Performanca Vokale më e Mirë POP, Femër. Në të njëjtën ndarje çmimesh, ajo performoi këngën fituese, performancë që më vonë do të merrte një çmim Emmy për kategorinë Performancë individuale e jashtëzakonshme në një Variete apo Program Muzikor.

Brenda dy viteve (1986-1987), Houston fitoi 7 çmime American Music Awards dhe një MTV Music Award. Fama e albumit do ta çonte atë në Grammy Awards 1987 kur “Greates Love of All” do të merrte një nominim Record of the Year (Regjistrimi i Vitit). Albumi debutues i Houstonit është i listuar si një nga 500 Albumet më të Mira të të Gjitha Kohërave të Rolling Stone dhe në listën Definitive 200 të Rock & Roll Hall of Fame. Hyrja e madhe e Houstonit në industrinë muzikore është konsideruar si një nga 25 piketimet muzikore të 25 viteve të fundit, sipas USA Today. Duke ndjekur depërtimin e Houstonit, dyert u hapën edhe për artiste të tjera femra Afrikano-Amerikane si Janet Jackson dhe Anita Baker që gjetën sukses në muzikë dhe në MTV.

Me shumë pritshmëri, albumi i dytë i Houstonit, Whitney, u publikua në qershor 1987. Albumi sërish kishte produksion të Masser, Kashif dhe Walden dhe gjithashtu Jellybean Benitez. Shumë kritikë u ankuan se materiali ishte shumë i ngjashëm me albumin e parë. Rolling Stone tha “kufizimi me të cilin ky talent është drejtuar është nervozues”. Megjithatë, albumi shijoi sukses komercial. Houston u bë artistja e parë femër në historinë e muzikës që mori shtatë vende të para në listat muzikore në shtete të ndryshme duke thyer rekordin që ka qenë gjashtë vende të para, vend i mbajtur nga grupet The Beatles dhe The Bee Gees. Ajo gjithashtu ishte artistja e parë femër që nxorri katër këngë në vende të para nga i njëjti album. Whitney është çertifikuar 9 herë Platin në SHBA për dërgesat e rreth 9 milion kopjeve dhe shitjen e 20 milion kopjeve mbarë botën.

Në edicionin e 30-të të Grammy Awards më 1988, Houston ishte nominuar për tre çmime, duke përfshirë Albumi i Vitit dhe duke fituar Grammy-n e dytë për Performanca Vokale më e Mirë Pop nga Një Femër për këngën “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)”. Houstoni gjithashtu fitoi dy çmime American Music Awards më 1988 dhe 1989, respektivisht, dhe një çmim Soul Train Music Award. Duke ndjekur publikimin e albumit të saj, Houston nisi turneun botëror Moment of Truth World Tour (Çasti i së Vërtetës), që ishte një nga 10 turnetë muzikore më fitimprurëse të 1987. Suksesi i turneve gjatë 1986-’87 dhe dy albumet e saj e renditën Houstonin në vendin e 8 si një nga rtistët me më shumë të ardhura në një listë sipas revistës së mirënjohur Forbes. Ajo ishte gruaja Afrikano-Amerikane me të ardhurat më të mëdha dhe në vend të tretë si artistja Afrikano-Amerikane pas Bill Cosby dhe Eddie Murphy.

Houston ishte një mbështetëse e Nelson Mandela dhe e lëvizjes anti-aparteide. Gjatë periudhës së saj të modelingut, këngëtarja refuzoi të punonte me agjenci të cilat bënin biznes me Afrikën Jugore aparteiste të asaj kohe. Më 11 qershor 1988, gjatë fazës së turneut Europian, Houston u bashkua me disa artista të tjerë për të kënduar në stadiumin Wembley në Londër për të festuar 70 vjetorin e Nelson Mandela që në atë kohë ishte i burgosur. 72 000 njerëz shkuan në Stadiumin Wembley dhe më shumë se një bilion njerëz e dëgjuan në mbarë botën, duke bërë që ky koncert të fitojë më shumë se 1 milion$ për bamirësi duke i sjellë paralajmërim aparteidëve. Houstoni më pas udhëtoi për në SHBA meqë kishte një koncert në sheshin e famshëm të New York City Madison Square Garden në muajin gusht. Shfaqja ishte një koncert për të mbledhur fonde duke grumbulluar çerek milioni dollarë për United Negro College Fund (Fondi i Universitetit të Zezakëve të Bashkuar). Në të njëjtin vit, ajo regjistroi një këngë të titulluar “One Moment in Time” për stacionin televiziv NBC me rastin e Lojërave Olimpike Verore 1988, që u bë një ndër 5 këngët hit në SHBA, duke mbërritur në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Me turneun e saj që vazhdoi përtej kufijve, Houstoni ishte akoma një nga 20 artistët me të ardhura mw të mëdha për 1987-’88 sipas revistës Forbes.

Whitney Houston duke performuar “Saving All My Love for You” në koncertin Welcome Home Heores (Mirë se erdhët në Shtëpi Heronj) më 1991.

Më 1989, Houstoni formoi Fondacionin Whitney Houston për Fëmijë, një organizatë jofitimprurëse që ka mbledhur fonde për fëmijët në nevojë në mbarë botën. Orgaznizata interesohet për të pastrehët, fëmijët me kancer ose SIDA dhe probleme të tjera të ngjashme. Me suksesin e dy albumeve të para, Houstoni ishte padyshim një superstar i spikatur internacional që nga Michael Jackson.

Më ndarjet e çmimeve Soul Train Music Awards 1989, kur emri i Houstonit u thirr për një nominim, disa nga audienca u tallën. Houstoni mbrojti veten ndaj kriticizmit, duke thënë, “Nëse do keni një karrierë të gjatë, ka një mënyrë të veçantë për ta bërë. Nuk jam tuprëruar prej saj.” Houstoni mori një drejtim më urban me albumin e saj të tretë, I’m Your Baby Tonight, publikuar më nëntor 1990. Ajo edhe bëri rolin e producentes, edhe zgjodhi vetë producentë të tjerë për këtë album dhe si rezultat ai kishte produksione dhe bashkëpunime me L.A. Reid dhe Babyface, Luther Vandross dhe Steive Wonder. Albumi tregoi shkathtësinë e Houstonit në një grup këngësh të reja ritmike, balada shpirtërore dhe këngë për të kërcyer. Kritikat patën reagime të ndryshme. Rolling Stone mendoi se “ishte albumi i saj më i mirë dhe më i integruar”. Ndërsa Entertainment Weekly, në atë kohë mendoi se ndryshimi i Houstonit drejt një drejtimi më urban ishte “sipërfaqësor”.

Albumi përmbante hite të ndryshme: këngët e para, “I’m Your Baby Tonight” dhe “All the Man That I Need” dolën në vend të parë në listën BillboardHot 100; kënga “Miracle” doli në vend të 9; “My Name Is Not Susan” doli në njëzetëshen më të mirë; “I Belong to You” doli në dhjetëshen më të mirë R&B në listat amerikane dhe i dha mundësine Houstonit për një nominim Grammy; dhe kënga e gjashtë, dueti me Steve Wonder “We Didn’t Know”, gjithashtu doli në njëzetëshen më të mirë R&B. Albumi mori vendin e tretë në listën Billboard 200 dhe u çertifikua 4 herë Platin ne SHBA duke shitur 12 milion kopje në mbarë botën.

Më 1990, Houstoni ishte përfaqëuesja në një konferencë për udhëheqjen rinore e mbajtur në qytetin e Washingtonit. Ajo pati një takim privat me Presidentin George H. W. Bush për të diskutuar mbi vëshitrësitë.

Me Amerikën e ngatërruar në luftën me Gjirin Persik, Houstoni performoi The Star Spangled Banner në Super Bowl XXV në stadiumin Tampa Stadium më 27 janar 1991. Për shkak të interpretimit të saj, u publikua si reklamë kjo video dhe hyri në njëzetëshen më të mirë në listën amerikane Hot 100, duke e bërë të vetmin akt që bëri himnin kombëtar një hit të asaj rëndësie. Houstoni ia dhuroi gjithë pjesën e saj të të ardhurave American Red Cross Gulf Fund. Si pasojë, këngëtarja u emërua si pjesëtare e Bordit të Kryqit të Kuq.

Rëndësia e saj u konsiderua etapë për këngëtarët dhe u vlerësua. Rolling Stone komentoi se “këndimi i saj nxit patriotizëm të madh. E paharrueshme”, dhe performanca u rendit në vend të parë në 25 momentet më të paharrueshme muzikore. VH1 listoi performancën si një nga momentet më të mira që tundën televizionin. Edhe pas sulmeve të 11 shtatorit, u publikua përsëri nga Arista Records dhe gjithë fitimet shkuan për zjarrfikësit dhe viktimat e sulmeve. Këtë radhë, u rendit në vend të gjashtë në Hot 100 dhe u çertifikua Platin nga Recording Industry Association of America.
1992-1994: Martesa me Bobby Brown dhe filmi The Bodyguard[redakto | përpunoni burim]

Gjatë viteve 1980, Houstoni kishte një lidhje romantike me yllin e futbollit Amerikan Randall Cunningham dhe me aktorin Eddie Murphy. Ajo njohu këngëtarin e rrymës R&B Bobby Brown në ndarjen e çmimeve Soul Train Music Awards të vitit 1989. Pas tre vjetësh së bashku, ata u martuan më 18 korrik, 1992. Më 4 Mars 1993, Houstoni lindi vajzën e tyre Bobbi Kristina Houston Brown, fëmija i saj i vetëm, dhe fëmija i katërt i Bobby-t. Më pas Brown do të kishte disa probleme me ligjin, madje kaloi edhe një periudhë kohe në burg.

Me suksesin komercial të albumeve të saj, ofertat për filma filluan të vinin, duke përfshirë oferta që e bënin atë të punonte me Robert de Niro, Quincy Jones dhe Spike Lee; por Houstoni nuk mendonte se ishte koha e duhur. Roli i parë i Houstonit ishte te filmi The Bodyguard, publikuar më 1992 dhe me aktorin Kevin Costner. Houstoni luajti Rachel Marron, një yll që ndiqet papushim nga një fans i çmendur dhe punëson një bodyguard për ta mbrojtur. USA Today e listoi më 2007 si një ndër 25 momentet e paharrueshme të filmave të 25 viteve të fundit.

Megjithatë, u ngritën polemika sepse disa menduan se reklamat e filmit e fshehën qëllimisht fytrën e Houstonit për të fshehur marrëdhënien ndërraciale të filmit. Në një intervistë me Rolling Stone më 1993, këngëtarja komentoi se “njerëzit e dinë kush është Whitney Houston – Unë jam zezake. Nuk mund ta fshehësh këtë fakt.” Houstoni mori një nominim Razzie Award si Aktorja më e keqe. The Washington Post tha se Houstoni nuk është “duke bërë asgjë më shumë se duke luajtur vetë Houstonin” dhe New York Times komentoi se i mungonte pasioni me partnerin në film. Pavarësisht kritikave të përziera të filmit, ai ishte shumë i suksesshëm përsa i përket fitimeve (Box Office), duke mbledhur më shumë se 121 milion dollarë në SHBA dhe 410 milion dollarë në mbarë botën, duke e bërë një nga 100 filmat që sollën më shumë të ardhura në kohën kur u publikua, megjithëse nuk është më në këtë listë për shkak të rritjes së çmimit të biletave që nga ajo kohë.

Kolonat zanore të filmit gjithashtu patën një sukses të madh. Houstoni producoi dhe ndihmoi në 6 këngë të diskut muzikor të filmit. Rolling Stone tha se nuk është “asgjë më shumë se i kënaqshëm, me gusto dhe i qytetëruar”. Kënga kryesore e albumit ishte “I Will Always Love You”, shkruar dhe regjistruar për herë të parë nga Dolly Parton më 1974. Versioni i Houstonit për këngën është vlerësuar nga shumë kritikë, duke e konsideruar atë si “kënga e nënshkruar” prej saj apo “performancë ikonë”. Rolling Stone dhe USA Today e quajtën renditjen e saj në lista si “turneu i forcës”. Kënga zuri vendin e parë në Billboard Hot 100 për një thyerje rekordi të asaj kohe prej 14 javësh, vendin e parë në listën R&B për një tjetër thyerje rekordi të asaj kohe (11 javë) dhe përsëri vendin e parë në listën Adult Contemporary për 5 javë.

Kënga është çertifikuar 4 herë Platin nga RIAA, duke e bërë Houstonin artisten e parë femër që arrin atë nivel në historine e RIAA dhe kënga u bë më e shitura nga një artiste femër në SHBA. Kjo këngë gjithashtu u bë edhe një sukses i madh botëror, duke zënë vendet e para pothuaj në të gjitha shtetet dhe një nga më të shiturat të të gjitha kohrave (12 milion kopje të shitura). Disku me kolonat zanore të filmit kryesoi listën Billboard 200 dhe qëndroi atje për 20 javë jo të njëpasnjëshme, koha më e gjatë krahasuar me çdo album në listë në epokën e Nielson SoundScan dhe u bë një nga albumet e shitur më shpejt në histori. Gjatë javës së Krishtlindjeve të 1992, albumi i kolonave zanore të filmit shiti më shumë se një milion kopje brenda një jave, duke u bërë albumi i parë që arrin këtë shifër me sistemin Nielsen SoundScan. Me këngët pasardhëse në album “I’m Every Woman” dhe “I Have Nothing”, të dyja duke arritur pesëshen më të mirë, Houstoni u bë artistja e parë femër që ka pasur 3 këngë në Top 11 njëherësh. Albumi është çertifikuar 17 herë Platin vetëm në SHBA, me 44 milion kopje të shitura në mbarë botën, duke e bërë “The Bodyguarg” albumin më të shitur nga një femër i cili u fut në listën e 10 albumeve me shitjet më të mira.

Houston fitoi 3 çmime Grammy për albumin më 1994, duke perfshirë dy nga çmimet më prestigjoze, Albumi i Vitit dhe Regjistrimi i Vitit. Për më tepër, ajo fitoi 8 çmime American Music në ceremoninë e atij viti duke përfshirë “Çmimin e Meritës”, 11 Billboard Music Awards, 3 Soul Train Music Awards më 1993–94 duke përfshirë Sammy Davis, Jr. Award si Artistja e Vitit, 5 NAACP Image Awards duke perfshirë Artistja e Vitit, një rekord prej 5 çmimesh World Music, dhe një çmim BRIT. Duke vazhduar suksesin e projektit, Houston nisi një tjetër turne botëror masiv, The Bodyguard World Tour, më 1993–94. Koncertet e saj, filmi dhe fitimet e regjistrimeve e çuan atë në vendin e tretë si artistja femër me fitimet më të mëdha të 1993–94, menjëherë pas Oprah Winfrey dhe Barbra Streisand sipas revistës Forbes. Houston u rendit në pesëshen më të mirë të vitit si “Artisti më i mirë” i Entertainment Weekly dhe u etiketua nga revista Premiere si një nga 100 njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.

Më tetor 1994, Houston mori pjesë dhe performoi në një darkë shteti në Shtëpinë e Bardhë për të nderuar presidentin e ri Afrikano-Jugor Nelson Mendela. Në fund të turneut të saj botëror, Houston performoi tre koncerte në Afrikën Jugore për të nderuar Presidentin Mandela, para më shumë se 200,000 njerëzve. Kjo do ta bënte këngëtaren muzikanten e parë që vizitoi një vend të ri të lirë, të unifikuar dhe aparteid pas zgjedhjeve ku fitoi Mandela. Koncerti u transmetua Live në HBO, fitimet e të cilit u dhuruan për bamirësi në Amerikën e Jugut. Evenimenti u konsiderua si më i madhi i vendit që nga inagurimi i Nelson Mendela.

Vdekja

Whitney vdiq më 11 shkurt 2012, në moshën 48 vjeçare. Ajo u gjend në dhomën e hotelit Hilton prej truprojës së saj, sipas hetimeve të policisë në trup nuk kishte shenja dhune, dyshohet por një koktej të fortë droge me alkool që e kanë çuar në overoze.[1] Lajmi i vdekjes së saj, një ditë para Grammy Awards 2012, u transmetua në mbarë mediat botërore.

Këngët më të njohura

1987 – “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)”
1992 – “I Will Always Love You”
1993 – “I Am Every Woman”
1993 – “I Have Nothing”
1998 – “When You Believe” (me Mariah Carey)
1999 – “Heartbreak Hotel”
1999 – “It’s Not Right, But It’s OK”
1999 – “My Love Is Your Love”
2000 – “If I Told You That” (me George Michael)
2000 – “Could I Have This Kiss Forever” (me Enrique Iglesias)

Albumet

1985 – Whitney Houston
1987 – Whitney
1990 – I’m Your Baby Tonight
1998 – My Love Is Your Love
2002 – Just Whitney
2003 – One Wish: The Holiday Album
2008 – Undefeated

Filmat

1984 – Gimme a Break!… Rita “Katie’s College”
1992 – The Bodyguard… Rachel ‘Rach’ Marron
1995 – Waiting to Exhale… Savannah ‘Vannah’ Jackson
1996 – The Preacher’s Wife… Julia Biggs
1997 – Rodgers & Hammerstein’s… Cinderella Fairy Godmother

Më 7 gusht 1975 lindi hollivudiania Charlize Theron, bija e përkëdhelur e Nënës Natyrë

VOAL – Kinemaja, teatri, televizioni, muzika. Sa rrugë ka sot për t’u bërë të famshëm? Sigurisht që shumë dhe të gjitha janë përfshirë me të drejtë në kategorinë e ambicieve të mundshme. Por në civilizimin e sotëm të figurës është gjithashtu e mundur të mbetet e vulosur në mendjet e miliona njerëzve edhe me një fundshpinë të këndshme, veçanërisht nëse kjo e fundit zbulohet pak nga pak falë një fundi të çarë, i cili i ngatërruar në një karrige, ngadalë nxjerr në dukje gjithçka. Kjo është ajo që i ndodhi Charlize Theron në reklamën e Martini disa vjet më parë, kur modelja u tërhoq nga bota e modës drejt kinemasë, duke bërë ta keni zili shumia e botës femërore me ato kthesa të mahnitshme.

Pastaj fatmirësisht ajo gjithashtu dëshmoi të jetë e zonj. Shumë e zonja. Është e vështirë sot të gjesh një grua me bukuri të barabartë dhe aftësi identike, për të mos përmendur talentin e vërtetë.

Lindur më 7 gusht 1975 në Benoni, Afrika e Jugut, ekzemplar i shkëlqyer i femrës, kaloi fëmijërinë në fermën e prindërve të saj, pronarë të pasur tokash me shumë kompani ndërtimi rrugësh.

Në moshën gjashtë vjeç, Charlize filloi të marrë mësime vallëzimi. Në trembëdhjetë ajo është regjistruar në një kolegj në Johannesburg, ku ajo është në gjendje të përkryejë më tej aftësitë e saj të vallëzimit.

Pasi humbi babanë e saj në 1991, pasi fitoi një konkurs vendor për modele që aspirojnë, asaj iu ofrua mundësia që të fillojë të sfilojë.

Ajo largohet për në Milano dhe punon si modele për një vit, por së shpejti e kupton se harxhimi i jetës së saj për të bërë statujën e bukur edhe në catwalks nuk është për të.

Ajo ka një tru që funksionon dhe dëshiron ta provojë atë. Ndodh që Natyra ndonjëherë nuk është aspak njerka por përkundrazi dhuron dhuratat e saj me shumë dashamirësi. Dhe askush këtë herë nuk mund të thotë se gishti i vetëm dashamirës i Zonjës së tmerrshme që qeveris fatet tona nuk ka pasur si synim pikërisht aktoren e Afrikës së Jugut.

Kështu që pas një përpjekjeje për t’u rikthyer në vallëzim (e lenduar nga një zhvendosje në gju) dhe me ndonjë rol të vogël  tash e pastaj në Hollivud, ajo vihet re nga një agjent i zakonshëm i filmit, një nga ato llojet që duket se shkon përreth me teleskopin gati për gjetur vajza të reja të bukura dhe të talentuara. Madje duket se agjenti me fat e gjeti veten në bankë ndërsa Charlize debatonte me një punonjës. Duke qenë i goditur nga kaq shumë shkëlqim, ai e thërret atë në studion e tij dhe, pasi e  e zgjedh për rolin kryesor në “Showgirls” (pa sukses), tetë muaj më pas fytyra e Charlize Theronit shkëlqen në ekranin e madh në debutimin e saj tek fillmi “Dy ditë pa frymë”.

Pastaj vjen “Graffiti Music”, me regji nga Tom Hanks, një tjetër film jo aq i paharrueshëm.

Ndërkohë, studion për të mësuar më shumë rreth teknikës së aktrimit. Vetëm një vit më vonë, karriera e saj e aktrimit mori një shtytje përfundimtare me pjesëmarrjen në “Avokatin e Djallit”, së bashku me Al Pacino dhe Keanu Reeves. Në vitin 1998 u shfaq më pas në “Celebrity” nga Woody Allen dhe në përrallën “The Great Joe”.

Në vitin 1999 Charlize Theron ishte protagonistja e sci-fi “Gruaja e Astronautit”, në të cilën ajo është gruaja e Johnny Depp, dhe mori pjesë në “Rregullat e shtëpisë së mushtit”, (i shumë-nominuar për Oscar 2002). Por ne gjithashtu e pamë atë në “Miqtë e … lexoni”, “24 orë”, “Mallkimi i Jad Scorpion” dhe “15 minuta – çmenduri e tmerrshme në New York”.

Si një grua me iniciativë dhe gjithnjë e në zhvillim, Charlize nuk është e kënaqur me aktrimin thjesht, por kohët e fundit gjithashtu ka ndërmarrë hapa në fushën menaxheriale, duke zhvilluar dhe prodhuar filma si “I gjithë faji i dashurisë” dhe “Përbindësh”. Për këtë film të fundit fitoi statujën e lakmuar si ‘Aktorja më e Mirë ’në edicionin e vitit 2004 të Oskareve.

Filmat e tjerë të saj përfshijnë “Hancock” (2008, me Will Smith), “Rruga” (2009), “Adult i ri” (2011), “Borëbardha dhe gjahtari” (2012), “Prometeu” (2012, i Ridley Scott).

Charlize Theron në vitet 2010

Në Mars 2012 ajo u bë nënë, duke birësuar një fëmijë: Jackson Theron. Nga fundi i vitit 2013 Charlize Theron ishte për një kohë romantikisht e lidhur me Sean Penn, aktor dhe regjisor.

Në vitin 2015 luajti së bashku me Tom Hardy të Mad Hard: Fury Road, fituesin e 6 Oskareve: filmi bëhet një hit dhe është vlerësuar në mënyrë universale nga kritikët si “filmi më i mirë i veprimit ndonjëherë”. Në vitin 2017 luan rolin e Cipher në kapitullin e tetë të sagës Fast and Furious, me regji të regjisorit F. Gary Grey, në të cilin luan rolin e antagonistit.

Në verën e të njëjtit vit, është tek filmi thriller i aksionit i drejtuar nga David Leitch, Bjondja atomke  (bazuar në komiksin The Coldest City), ku interpreton së bashku me Sofje Boutella dhe James McAvoy. Në gusht të të njëjtit vit ajo u fut, nga revista Forbes, në vendin e gjashtë midis aktoreve më të paguara, me një fitim vjetor prej 14 milionë dollarësh, ish ekuivalente me Emma Watson.

Më 7 gusht 1957 u nda nga jeta komiku i jashtëzakonshëm Oliver Hardy

VOAL – Lindur në Gjeorgji më 18 Janar 1892, Oliver Norvell Hardy, Illie ose Babe për miq, është djali i fundit i një familje plotësisht të huaj për botën e argëtimit. Babai i tij, një avokat, vdiq shumë shpejt dhe nuk arriti të ishte në ndihmë të familjes së tij të madhe (tre djem dhe dy vajza) dhe mbi të gjitha për djalin e tij të vogël. Nëna, Emily Norvell, një grua energjike, vendosi të transferohej nga Harlemi në Madison, ku, duke punuar si menaxhere e një hoteli mjaft elegant, ajo mund të mbante familjen.

Si djalë prindërit e tij së pari e regjistruan atë në akademinë ushtarake të Xhorxhisë, pas konservatorit të Atlantës ku arriti rezultate të mira. Por vështirësitë financiare të familjes së tij e pengojnë atë të ndjekë një karrierë si këngëtar.

Pas moshës 18 vjeç ai u tërhoq në mënyrë të pashpjegueshme drejt kinemasë dhe shfaqjeve, duke iu përshtatur vetes për të bërë ndonjë gjë për të qëndruar në atë botë që ai e do. Më 1913 Oliver Hardy u paraqit në Lubin Motion Picture dhe mori një kontratë si aktor në Jacksonville. Ai do ta bëjë të ligun për pesë dollarë në javë.

Më 1915 Oliver luan filmin e tij të parë komedi si protagonist, me titull “Ndihmësi sulmues”. Në Kaliforni, ku po përqendrohet prodhimi i filmit, Oliver Hardy është punësuar nga kompania e prodhimit Vitgment. Pikërisht në Kaliforni ai takohet për herë të parë Stan Laurel (i cili më vonë do të bëhet Stanlio i famshëm), por është një bashkëpunim i ngathët, për një film të vetëm: “Qen me fat”. Stan është protagonist dhe Oliver luan pjesën e një vjedhësi që nuk mund të jetë mjaft bindës, sepse vena komike tashmë mbizotëron tek ai.

Jemi në vitin 1926, viti i takimit të shkëlqyeshëm me Hal Roach, një prodhues filmi që në atë kohë i kishte besuar, rastësisht Stan Laurelit, drejtimin e filmit “Love’em and weep” (“Duaje dhe qaj”). Për pjesën komike Oliver Hardy është në fakt i fejuar. Sidoqoftë, një të diel, ndërsa Oliver po binte në kuzhinë për të përgatitur diçka për miqtë e tij, ai djeg seriozisht krahun, aq sa nuk mund ta gjejë veten në grup ditën tjetër. Në këtë pikë pjesa ndryshuar për t’ia dhënë Stanit mundësinë për të zëvendësuar Oliverin për ditët e para. Në fund të dy e gjejnë veten përsëri rastësisht. Prandaj partneriteti gradualisht konsolidohet derisa të arrijë sukses të madh.

Në “vitet e arta”, ato të Hal Roach’s Studios, nga viti 1926 deri në 1940, Stan Laurel dhe Oliver Hardy prodhuan 89 filma, nga të cilët 30 filma të shkurtër të heshtur dhe 43 filma të shkurtër me zë.

Rënia e karrierës në këtë pikë duket se është e afërt. Pas kaq shumë suksese është e pashmangshme që të shfaqet parabola e zbritjes. Stan u sëmur gjatë bërjes së filmit të tyre të fundit “Atoll K”, i vetmi film i xhiruar në Evropë, larg studios së Hollivudit, ku ata konsumuan tërë përvojën e tyre kinematike.

Shëndeti i Oliver është gjithashtu i keqësuar: në këtë rrethanë ai ndihmohet nga gruaja e tij e tretë Lucille, e njohur në serinë e “The flying deuces”  – Djajtë fluturues  (1939) dhe që i ka qëndruar besnik tij për shtatëmbëdhjetë vjet rresht. Më 7 gusht 1957 Oliver Hardy vdiq përfundimisht.

Laurel i mbijeton atij tetë vjet, duke vdekur më 23 shkurt 1965. Atë ditë vdekja e Laurel i jep fund dy historive paralele të filluara shtatëdhjetë vjet më parë në anët ekstreme të oqeanit dhe pastaj afroheshin derisa ato përkojnë në mënyrë të përkryer duke i dhënë jetë njërit nga çiftet më të jashtëzakonshëm komikë të të gjitha kohërave.