VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Foto e rrallë – Parlamenti i parë shqiptar, 1921

By | June 1, 2017

Komentet

Cilinton zbulon fotografinë nga Kosova të cilën e mbanë në zyre për t’ia kujtuar misioni politik

Çdo herë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik, ka thënë sot ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në ceremoninë e organizuar me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit, shkruan Insajderi.

Clinton ka thënë se ndihet mirënjohës që sot pas 20 viteve ndodhet me popullin shqiptar.

Gjatë fjalimit të tij ai ka falënderuar presidentin Thaçi e kryeministrin, Haradinaj për punën që kanë bërë përgjatë 20 viteve në Kosovë.

Ai ka falendëruar edhe qytetarët e vendit dhe ka thënë se është merita e tyre të kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur.

“Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, ka thënë ish-presidenti amerikan.

Mes tjerash, Clinton ka treguar se në zyrën e tij në Nju Jork mban një fotografi në mur e cila është shkrepur në Prishtinë pas mbarimit të bombardimeve – në të cilën janë Madeleine Albright, Tony Blair, ai dhe shumë njerëz të tjerë.

Ish-presindeti ka thënë se çdo ditë që e shikon atë fotografi kujton se çfarë ka qenë qëllimi i tij kryesor i politikës.

 

 

Foto e ditës: Bukuroshja Deliza nga Kosova meriton një të ardhme të barabartë me moshataret e saj në Europë!

Kjo është Deliza, fëmijë nga Kosova, sikur shumë e shumë fëmijë të tjerë, që ëndërron të bëhet valltare, por prindërit e saj janë të shqetësuar për të ardhmen e saj sepse situata në Kosovë vijon e mbetet e pastabilizuar, për shkak se BE mban një qendrim jo të barabartë, për fëmijët nga Kosova si Deliza në krahasim me moshataret e saj në BE!

I gjithë Ballkani përfiton levizjen e lirë, vetëm Kosova jo, vetëm fëmijët e Kosovës jo!

Kosova nuk ka qenë kurrë shtet agresor, qytetarët e Kosovës nuk kanë sulmuar askënd, vetëm kërkojnë të jetojnë sikur e meritojnë pas vuajtjesh, konflikti, pabarazie prej kohës së pushtimit dhe tani përsëri pabarazi!

 

(Video) Gjithë mediat botërore shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier!

Gjithë mediat botërore shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier.

Autoriteteve shqiptare u është bërë thirrje të ndërmarrin veprime kundër kopshtit zoologjik në Fier, pas publikimit të disa fotografive të reja ku shihen kushtet e mjerueshme në këtë kopsht zoologjik.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull kopshtit zoologjik në Fier të cilin e kanë quajtur “kopshti zoologjik nga ferri”, ku një luan i fotografuar shihet me sy të lënduar, infeksion dhe dukej se është kequshqyer, transmeton Telegrafi.

Pas botimit ka patur reagime dhe veterinerat kanë hapur me forcë portën kryesore të kopshtit zoologjik privat në Fier për të transportuar kafshët.

13 kafshët do të transportohen në kopshtin zoologjik të Tiranës. Tre luanët do të trasnferohen më pas në Holandë dhe prej andej në Afrikë.

Do të ishte mirë që Daily Mail të botonte familjet shqiptare që jetojnë në mjerim. Në këtë rast Daily Mail do të shkruante “shqiptarët nga ferri”

Kafshët tjera si zebra dhe ujku e dreri ishin mbyllur në kafaze të betonit në kushte të mjerueshme. Imazhet janë shkrepur nga një fotograf anonim i vendosur për ta nxjerr në pah të vërtetën.

Sipas autorit të fotove kafazet ishin të papastër të mbuluar me jashtëqitjen e kafshëve, ku mungonte uji i freskët dhe kushtet tjera elementare. Sipas veterinerëve që kishin vizituar kafshët në këtë kopsht zoologjik, kanë pranuar se “kushtet e vështira po ua vështirësojnë jetën kafshëve”. /Telegrafi/

Video – Kili: Zjarrfikësit shpëtojnë një djalë të vogël të cilit i kishte ngecur koka në një parmak betoni

Kili: Zjarrfikësit shpëtojnë një djalë të vogël të cilit i kishte ngecur koka në një parmak betoni. Shihni momente nga operacioni.

 

Foto e paparë: Mit’hat Frashëri në shtratin e vdekjes

Po i sjellim lexuesit një foto të rrallë. Mit’hat Frashëri në shtratin e vdekjes i rrethuar nga miqtë e tij. Pas një ataku në zemër që i erdhi papritmas, gjë që hapi siparin e dyshimeve, pasi Mit’hat Frashëri ishte energjik dhe shëndetplotë.

Foto e rrallë – Parlamenti i parë shqiptar, 1921

 

Tash thuhet rëndomë se s’ka ma burra Shqipnia.

Natyrisht që ka pasë e ka me pasë gjithmonë,

ashtu sikur Shqipnia ka pasë periudha të tatëpjeta e të përpjeta

por nuk janë shu kurrë as shqiptaria dhe as Shqipnia/EB.

Shiheni këtë foto të rrallë e Parlamenti i Parë Shqiptar, 1921

 

Emrat sipas rreshtave, nga e majta:

1 – Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.

2 – Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri, Jusuf Banka, Shyqyri Myftiu, Riza Dani, Irfan Ohri, Petro Harito.

3 – Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.

4 – Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi.

5 – Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.

Çifti i moshuar në prag të vdekjes feston 67 vjetorin e martesës në spital, duke pirë një gotë verë

Një grua që është e martuar me bashkëshortin e saj prej 67 vitesh, i kërkoi stafit të spitalit që shtratin e saj t’ia vendosnin pranë të shoqit për të shpenzuar ditët e fundit sëbashku para se ajo të ndërrojë jetë.

Beatrice Whitehead, 87 vjeç, lufton prej 6 vitesh me kancerin e kockave dhe kohët e fundit vendosi të hiqte dorë nga mjekimi për sëmundjen, shkruan DailyMail.

87-vjeçarja u dërgua në spital në Manchester, 4 javë më parë, dhe vetëm disa ditë pas saj, u shtrua edhe bashkëshorti i saj Bert Whitehead, 90.

Të lidhur që adoleshentë me njëri-tjetrin, Beatrice dhe Bert nuk mund të rrinë në asnjë moment të ndarë, madje, ato festuan në shtretërit e tyre në spital përvjetorin e 67 të lidhjes së tyre me nga një gotë verë të bardhë, shkruan The Sun.

Vajza e tyre, tha se nuk mund të reshtë së falënderuari spitalin që bënë të mundur që çifti ta kalonte edhe këtë përvjetor sëbashku si gjithë të tjerat.

Xhim Belushi dhe Sten Dragoti me veshje tradicionale shqiptare

James Belushi dhe Stan Dragoti, dy aktorët e Hollywood-it, dalë në vitin 1985 me veshje tradicionale shqiptare të zonës së jugut ! Publikuar në gazetën Iliria!

Sten Dragoti është vlerësuar nga Shqipëria me titullin e lartë Nder i Kombit.

Sten Dragoti, është i biri i Asllan Dragotit, veprimtarit të shquar të Vatrës , mbështetësit të Fan Nolit. Në kohën e luftës së Kosovës, Sten Dragoti ishte një nga intelektualët shqiptaro-amerikanë më aktiv në mbrojtjen e të drejtave të kombit të tij. Sten Dragoti është me origjinë nga Dragoti i Tepelenës. Rrënojat e shtëpisë së tij janë ende në fshat.

James Adam Belushi ose Jim Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte i madhi John Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA.

Besarta që refuzoi shpërblimet dhe kërkoi takim me ish presidentin Klinton

Vajza nga Deçani që refuzoi shpërblimet dhe kërkoi takim me ish presidentin Klinton

E pyetën Besartën: Çfarë dëshire kërkon që të plotësohet prej “Wish Make”; një udhëtim turistik; ndihmë financiare,një shtëpi të re… apo…?

Dua që të takoj, Bill Clinton, çliruesin e Kosovës u përgjigj vajza nga Strellci i Deçanit, duke i refuzuar propozimet e shumta.

 

Foto e ditës: Nga Krusha e Madhe: Nipi që mban emrin e axhës iu çon lule atje ku prehen gjyshit dhe axhës së tij

Kreshniku i vogël po çon lule në varrezat e dëshmorëve të Krushës të madhe në kujtim të masakrës të 26 marsit 1999, kur makineria kriminale serbe masakroi 208 shqiptarë nga Krusha e Madhe, midis tyre fëmijë. Njëri prej tyre është Kreshnik F. Hoti, datëlindja 1984, 15 vjeçar i biri i Dr. Spec. Fahredin Sh. Hoti, datëlindja 1953, atë e bir, dëshmorë të Kosovës të vramë në të njëjtën ditë prej ushtrisë pushtuese.

18 vjet pas asaj dite të tmerrit, për t’i kujtuar bashkë me të gjithë shqiptarët që blatojnë kujtim e nderim, është edhe Kreshniku i vogël, Kreshnik B.Hoti, i nipi i Dr.Fahredin Sh. Hoti që ka ngjallë emrin e axhës së tij Kreshnik F. Hoti!

Lavdi kujtimi i tyre!

Shqiptarë kujtoni dhe mos harroni kurrë!

 

Foto e ditës: Kosova në 9 vjetorin e pavarësisë pa ushtri

Kosova në 9 vjetorin e Pavarësisë ende pa ushtri!

FOTOLAJM – KËRKESË PËR PUNË ISMAIL QEMALIT

Lartësi! Dëgjova se në Tepelenë bëtë organizasion e nënprefektit (kazasë). Pas fjalës që më ke dhënë, të lutem për muftillëkun e Tepelenës, të emëroni vëllanë tim Rushit Efendiun. Mbetem duk’e puthur dorën me nder të math. Në urdhërin e zsë (zotërisë) s’uaj FIRMA

Teksti më sipër i faksimiles që shihni në fotografi është një kërkesë për vend pune që i drejtohet Ismail Qemal Beut ku u bë kryeministër. Si kjo janë mbi 120 në dosjet e AQSH, vetëm për 6 mujorin e parë të 1913. Sjelltë viti 2014 më shumë punë për të gjithë.