VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Foto e rrallë: Familja Rugova

By | March 28, 2016

Komentet

Tirana me një muze të ri, shtëpia e Ismail Kadaresë hapet për publikun

Nga sot, qytetarët, por edhe vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj, kanë një destinacion më shumë për të vizituar në kryeqytet. Falë projektit të Bashkisë së Tiranës udhëhequr nga arkitektja Elizabeta Terragni, shtëpia ku jetoi dhe punoi për shumë vite për të shkruar disa nga veprat e tij më të njohura letrare gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, është kthyer në një muze.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, regjisori Piro Milkani, ambasadorë e mjaft personalitete të fushës së artit dhe të letrave, morën pjesë në hapjen e apartamentit që pasqyron jetën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare gjatë periudhës totalitare.

“Shprehja e Ismailit se gjithmonë ka kohë që njeriu të bëjë diçka të dobishme për vendin e tij, është fantastike. Në njëfarë mënyre gjetëm kohë, në shumë punë që ka qyteti, të bëjmë diçka të dobishme për vendin tonë, jo diçka ekskluzive të Tiranës, por diçka që lartëson, por edhe që hap një dritare për një nga figurat më emblematike, një nga markat më të njohura ‘Made in Albania’, që është Ismail Kadare, Helena dhe familja e tyre, si dhe vepra që ka buruar nga kjo shtëpi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se kjo ndërtesë do të kthehet në një destinacion për turistët. “Ne duam që ky muze të jetë patjetër një në dhjetë gjërat që shihet në Tiranë, pas Bunkerit, Shtëpisë me gjethe, sheshit, institucionet tona të kultit, Muzeu Kombëtar, Opera e Baletit”, u shpreh ai.

Brenda apartamentit, ekspozimi ndahet midis dokumenteve origjinale, objekteve, librave dhe mobilieve, si dhe hapësira ku mund të marrësh njohuri për veprën e shkrimtarit, në formën e një këndi leximi.

Por në Pallatin me Kuba, siç njihet ndryshe në kryeqytet, ka jetuar edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Bashkia e Tiranës ka vendosur që edhe ky apartament të kthehet në një muze për të ndarë me publikun disa copëza nga jeta e Agollit. “Ky pallat nuk ka qenë vetëm adresa e Ismailit dhe e Elenës, por është edhe adresa e familjes Agolli. Jemi në diskutime me të dy fëmijët e Dritëroit që të bëjmë të njëjtën gjë, dhe ta kthejmë edhe atë në muze. Kështu, i gjithë pallati do të jetë i vizitueshëm. Fehmi Ibrahimi dhe të tjera personalitete kanë jetuar në këtë pallat, ndaj besoj se herët a vonë do të kthehet në një destinacion ku Bashkia e Tiranës me muzeumet vendore do të fillojë një traditë të re”, nënvizoi Veliaj.

Puna nuk do të ndalet këtu. I gjithë pallati ku kanë jetuar dy korifejtë e letrave të gjuhës shqipe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të thellë, që i është besuar arkitektit të tij, Maks Velo. Ky objekt i ndërtuar para viteve ’90 në mes të Tiranës ishte shfaqje e modernizmit dhe rezultoi si një provokacion i vazhdueshëm për artin zyrtar të asaj kohe.

Bashkia e Tiranës po eksploron mundësi të reja për krijimin e hapësirave të tjera të vizitueshme për qytetarët dhe turistët e shumtë. Ndaj, krahas atyre në qendër të qytetit, edhe në zona të tjera të Tiranës do të ketë muze të tjerë që do të rrëfejnë më shumë për kryeqytetin. “Ne jemi duke eksploruar edhe hapësirat e tjera në Tiranë, që ashtu si shtëpia e Ismailit edhe Dritëroit, të kemi edhe hapësira të tjera që mund t’i kthejmë të vizitueshme, edhe në cepa të ndryshme të qytetit, për të mos u fokusuar në pjesën tonë qendrore. Ne duam që me këtë rast, të fillojmë një traditë shumë të bukur të muzeumeve vendore. Po diskutojmë që në zonën e Kalasë së Tiranës të kemi një muze vendor të qytetit të Tiranës, dhe të sigurohemi që në shtëpitë e mëdhaja tiranase, ndoshta mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato ndërtesa është marrja në pronësi e tyre, siç bëmë me këtë ndërtesë”, theksoi Veliaj.

Një tjetër lajm i mirë është edhe shpërndarja e Kartës Studentore, e cila u krijon mundësi të rinjve që të kenë akses nëpër muzetë e ndryshëm falas ose me çmime shumë të reduktuara. “Nga sot muzeu do të jetë i hapur, madje për studentët, duke qenë se bashkë me ministren, javën tjetër fillojmë shpërndarjen e Kartave Studentore, për studentët është me 80 % ulje. Pra, thuajse falas për të gjithë studentët. Ndërkohë, sigurisht që ka oferta të ndryshme për ata që janë turistë, që janë grupe, për fëmijët, është gjithashtu falas”, bëri të ditur Veliaj.

Teksa e cilësoi një projekt kurajoz, ministrja e Kulturës Elva Margariti,  theksoi se kjo studio-muze do të kthehet në një hapësirë kërkimi për të rinjtë që do të njohin një pjesë të kulturës së tyre. “Kanë kryer për mendimin tim një gjest shumë të fortë dhe shumë kurajoz për faktin që kanë hapur dyert e intimitetit të tyre dhe e kanë bërë pjesë të jetës sonë. Çelësi është koha; koha këtu vërtet ka ndaluar, por e ndjen që rrjedh dhe koha këtu do të vazhdojë dhe do ta ndryshojë këtë vend. Këtu do të kthehet në një hapësirë kërkimi ku të rinjtë do të njohin një pjesë të kulturës së tyre, do të kenë mundësi të njohin akoma më nga afër një nga thesaret e vendit tonë sepse Ismail Kadareja faktikisht është për ne, në të gjithë botën, një thesar i kombit shqiptar”, tha Margariti.

Një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, regjisori Piro Milkani i cili është dhe një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Kadaresë, rrëfeu edhe disa nga emocionet e tij teksa sheh se si dyert e këtij apartamenti hapen sërish, por tashmë për të gjithë adhuruesit e veprave të tij. “Kam qenë dhe mbetem mik me Kadarenë prej 50 vitesh, dhe e kam vizituar këtë shtëpi disa herë. Për të qenë të sinqertë të kesh mik Kadarenë është shumë e vështirë. Duhet pranuar si i tillë. Por ka momente që mund t’ju them që humori i tij është i jashtëzakonshëm. Unë e quaj veten të privilegjuar, kam pasur bashkëpunimin më të parë me Ismail Kadarenë në filmin “Përse bie kjo daulle”, sipas romanit “Dasma”, këtu e 50 vite përpara, dhe së fundmi 50 vjet më vonë kanë një dokumentar së bashku me Emën që quhet “Gjeneralët e vdekur të ushtrisë”. Ju faleminderit dhe urime të gjithëve për këtë pune të pakufishme”, tha Milkani.

Presidenti Meta, mesazh të fortë para protestës së opozitës

Nderkohe qe ndajne pak ore nga protesta e opozites se bashkuar, para Kryeministrise, presidenti i vendit, Ilir Meta del me nje mesazh te forte. 

“Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar”- apelon kreu i shtetit.

Sipas Metes, eshtë përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

 

DEKLARATA E METES

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Protestë kombëtare – Opozita sërish në rrugë, palët larg dialogut

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka shpejtuar të ftojë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me tri letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.

Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. Sipas Bashës, këto janë dy parakushte që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike, e cila prej kohësh  në fakt është shoqëruar me argumente dhe akuza të forta në distancë mes palëve.

Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë  kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet  dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.

Por duket se ‘ujërat’ politikë në vend disi janë trazuar pas apelit të koalicionit gjerman  CDU/CSU, i cili përmes një deklarate për mediat ftoi partitë në Shqipëri të ulen në dialog dhe të diskutojnë për të gjitha temat, pa përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershori.

Në të njëjtën gjatësi valë u vendos edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dje dha një mesazh të fortë duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin, me qëllim që palët të gjejnë zgjidhje  për krizën ku ndodhen aktualisht vendi. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se do të jetë i hapur të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale, ndërsa iu bëri apel palëve që të jenë më të përgjegjshme dhe të shohin me përparësi  interesat kombëtare të vendit.

Enkelejd Alibeaj denocon me foto: Deputeti Spartak Braho dhe prefekti Astrit Aliaj nderojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan se deputeti Spartak Braho dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, nderojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas tij, ka vetëm një zgjidhje për këtë, të protestohet deri në përmbysjen e qeverisë.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Sot, 24 maj 2019, përfaqësuesit në qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin! Pa asnjë skrupull, pa asnjë vrasje ndërgjegje, pa asnjë shenjë pendese, bijtë e etërve komunistë i thurin lavde diktaturës dhe dhimbjes qe i shkaktuan shqiptareve për 50 vjet!

Qartësisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete! Ndaj, ka vetem nje zgjidhje:

Te protestojme deri ne permbysje!

Shqiperia si gjithe Europa!

Asnje hap pas!

Te gjithe se bashku, ne Tirane, 25 Maj ora 19.00!

ALFRED MIRASHI MILOT: Në 20 ditë Kemi arritur te firmosim 10000 veta Peticionin per Ndryshimet Kushtetuese

PYETJE – Maestro Mirashi, ju se fundmi jeni ne linjen e pare per permbysjen e nje nga Sistemeve me te diskretituar ne Bote. Cili eshte mendimi juaj per Shqiperine, mundet Élita jashte vendit te beje nje Pakt Kombetar ?

ALFRED MIRASHI MILOT – Qytetarët shqipetare qe jetojne jashte vendit duhet te mos jen INDIFERENT, sepse situata ne Shqiperi eshte ndoshta periudha me e veshtire me problematike e te gjithe periudhes se Autokracise sepse ne Shqiperi besoje nuk ka Demokraci , ku kjo permbysje duhet bere medoemos, ska rruge tjeter qe nje komb te drejtohet nga horra e hajdut te paftyre.
Te pakten duhet te bejme dicka dhe ta marrim iniciativen per te ndryshuar kete sistem te kalbur.
Jam dakorte siç tha Zonja Flutra Açka Kombi lengon, kemi nevoje per nje Pakt Kombetare pertej politikave te ketij Sistemi te Degraduare.

PYETJE – Maestro ju se shpejti niseni me nje Turne Nderkombtare si e shohin Shqiperine partneret nderkombtare sot, ka shprese?

ALFRED MIRASHI MILOT – Jam I ftuar per nje ekspozite kolektive bashke me fotografin italian Michele Stanzione per te bere nje ekspozite ne Beijing-Pekin.Ndoshta realitetin nuk e njohin mire sic po e vuajne vete shqipetaret , ku politika ben teater , hajde te flasim ec aty, ashtu , keshtu , si kalamajte e keqij te lagjes masin forcat me njeri-tjetrin, mendoj qe iniciativen duhet ta marrin edhe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi se ata po heqin me keq nga te gjithe ne.
Largohet Rinia, vendi eshte ne kolaps institucionale.
Shpresa besoje vdes e fundit.

PYETJE – Toscana eshte vendi i Savonaroles, Medici , Michelangelo, Dante, Americo Vespucci, mundet Elita e Firenzes te ndihmoje Tiranen konkretisht nepermjet Nismes Thurje?

ALFRED MIRASHI MILOT – Firenze, Rajoni i Toscanes eshte dicka magjike ne cdo fushe , ne art , shkenc, arkitekture e kudo. Ketu shqipetaret jane integruar shume mire , dhe mendoj qe mund te japin nje kontribut te madh per nderrimin e ketij sistemi te korruptuar politik qe ndodhemi. Kjo edhe per fajin tone sepse ne i kemi votuar ne 30 vite, ne rendim te bejme foton e radhes kur bejne vizitate e radhes si ajo qe ndodhi pak dite me pare me Kryetarin e Bashkise te Tiranes ku as 20 veta nuk mundi te mblidhte ne Firenze, ketu ka me mijera studente qe jane diplomuar ne keto universitete elitare dhe shqiptaret i humbin forcat e tyre positive e kreative duke bere pune te ndershme per te mbajtur familjet e tyre , keta njerez Elitar mund te kthehen ne Shqiperi e te drejtojne istitucionet tona.
Shqiperia meriton me te miren dhe ajo ka nje ushtri te madhe Elitare ne Perendim.
I ftoje te gjithe ata te bashkohen me Nismen Thurje.
Kemi arritur te firmosim deri tani 10000 veta Peticionin per Ndryshimet Kushtetuese.
Ky eshte vetem fillimi ne 20 dite.
Shqiperia meriton me te miret.

PYETJE – Kush eshte Elita e Firenzes Maestro do ta ndihmoni Ju vendin tuaj konkretisht ?

ALFRED MIRASHI MILOT – Ne Firenze jane te shumte bashkeatdhetaret tane qe duhet te fillojne e te ndihmojne konkretisht , te bejme dicka , nuk mund te ecet perpara keshtu.Sistemi ne Shqiperi ka falimentuare. Fjalori I tyre eshte rrugaçerore zihen se kush eshte me I forte per te ofenduar , sepse kane krijuar nje sistem te korruptuar ku kane afruar afer vetem halabak me diploma false.

Krimi i vertet eshte ne Institucione jo ne rruge.

Njesoje siç ishte ne fillim te viteve 90 ne Itali.
Une shoh te njejtin skenar politik.
Shqiperia ime eshte e pushtuar nga Banditet me kollare.
Ju falenderoj per kete mundesi Dr.Haxhiraj qe tu drejtohem Globalisht Njerezve Tane.
Firmosni Peticionin e Nismes Thurje te bashkuar bejm Fuqine.
Nuk duam pushtete duam qe te heqim kete te keqe Kombtare.
Kombi lengon.

Gjermania: Dorëheqja e Kryeministrit nuk është tabu

Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Wellen, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog ndaj qeverisë dhe opozitës.



Por në ketë qendrim sipas DW theksohet dhe se kushtet nuk duhen konsideruar si tabu ne dialogun mes palëve. Ndërkohë qe ne pjesen tjeter te deklarates shtohet dhe sugjerimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Top Channel pati një lidhje të drejtpërdrejtë pikërisht me korrespondenten e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, të cilës dy deputetët i dhanë këtë deklaratë.

“Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar se nuk mund të ketë tabu, as data e zgjedhjeve dhe as largimi i kryeministrit nuk mund të jenë parakusht për t’u ulur në tryezën e dialogut”, sqaroi Anila Shuka.

TCH: Anila, cili është mesazhi i kësaj deklarate të dytë?

Anila Shuka: Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social. Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, por as nuk duhen përjashtuar si opsione. Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe pa u zgjidhur kriza politike në Shqipëri të japin ‘OK’ e tyre për çeljen e negociatave.

TCH: Anila, ti pate dje edhe një intervistë me ndërmjetësin e njohur gjerman Schwarz Schilling, një njohës i Shqipërisë, dhe që ka ndërmjetësuar edhe në vitin 2010 mes Ramës dhe Berishës. Çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e krizës në Shqipëri?

Anila Shuka:Schilling është një shpirt i lirë dhe i thotë gjërat siç i mendon. Ai mendon se ndërmjetësimi do të ketë sukses vetëm nëse të dyja palët kanë dëshirë që të pajtohen. Sipas tij, ai ka përshtypjen se opozita nuk ka dëshirë që të pajtohet, por thjesht po përpiqet që të rrëzojë qeverinë. Ai kritikon Bashën dhe ish-kryeministrin Berisha, me parrullat që përdorin ata. Siç i quan ai, revolucionare. Pa dashur të komentoj, ky perceptim që ka ky njohës i Ballkanit, përkon me perceptimin që kanë shumë përfaqësues të qeverisë gjermane. Ata e shohin qeverinë shqiptare në kontekstin rajonal, e në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ata e vlerësojnë Ramën dhe qeverinë e tij.

TCH:  A mund ta ndryshonte rezultati i zgjedhjeve evropiane, qëndrimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave?

Anila Shuka: Nëse do t’u besojmë anketimeve të deritanishme pritet që mazhoranca gjermane të pësojë humbje të mëdha. Spekulohet se në rast të një humbje shumë të thellë të Socialdemokratëve, mund të dalin nga koalicioni dhe Gjermania të përballet nga zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen në tetor. Ky është skenari më i mundshëm, por kjo nuk do të ketë asnjë efekt në votën e Parlamentit gjerman për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi data është caktuar dhe ajo është në shtator.

Haradinaj: Vuçiq, reflekto!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq që të reflektojë, duke shtuar se Kosova është gati për marrëveshje me Serbinë.

“Reflekto Z. Vuçiq! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku”, është shprehur ai.

Sipas Haradinajt, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përcaktojë se palët pranojnë “realitetin e dy shteteve, në kufijtë ekzistues dhe respekt reciprok”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Vuçiq ka përmendur taksën prej 100, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Kryeministri Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

CDU-CSU: Zgjedhjet pa opozitën janë problematike, opsion mbetet shtyrja

Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) përmes një deklarate ekskluzive për Deutsche Welle-n shpreh shqetësimin për gjendjen në Shqipëri.

Ndër të tjera sugjerohet shtyrja e datës së zgjedhjeve.

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, shprehin shqetësimin e tyre për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Deklarata e Plotë:

“Po e vëzhgojmë me shqetësim të madh krizën e brendshme në Shqipëri. Për të ardhmen evropiane të Shqipërisë nevojitet dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Për këtë, të dyja palët duhet të afrohen me njëra-tjetrën dhe të jenë të gatshme për kompromise.

Protestat e përsëritura në Shqipëri janë një shenjë e pakënaqësisë së shumë qytetarëve. Ne bëjmë thirrje që protesta të jetë paqësore. Aktet e dhunës i dënojmë thellësisht. Është përgjegjësia e vendimmarësve të politikës që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës.

Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën. Por kjo mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Gjithashtu nuk duhet të përjashtohet asnjë temë.

Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetareve dhe qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje.

Bashkësisë ndërkombëtare nuk i interesojnë konfliktet politike ndërpartiake, por stabiliteti demokratik.”

Eksportet – Kosova në vendin e dytë për mallrat e Shqipërisë

Për të tretin muaj rradhazi, Kosova ka mbajtur vendin e dytë në listën e partnerëve kryesorë tregtarë të Shqipërisë, sa i përket eksporteve.

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se Kosova është në vend të dytë pas Italisë në listën e vendeve ku Shqipëria eksporton më shumë.

Kthesa ka nisur në muajin janar të këtij viti, e ndikuar nga dy faktorë. Faktori i parë është taksa 100 % për produktet serbe që ka vendosur Kosova vitin e kaluar duke favorizuar kështu produktet që vijnë/kalojnë nga Shqipëria, si dhe fakti që eksportet e mineraleve nuk po orientohen më nga Spanja.

Këtë vit, niveli i eksporteve të Shqipërisë drejt Kosovës arriti në 8.9 miliardë lekë, në një kohë që drejt Spanjës eksportet ishin në nivelin e 5.9 miliardë lekëve. Një vit më parë, raportet ishin të përmbysura. Drejt Kosovës u eksportuan 5.8 miliardë lekë mallra ndërsa drejt Spanjës u eksportuan 8 miliardë lekë.

Por çfarë po eksporton Shqipëria në Kosovë?

Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se Shqipëria në prillin e këtij viti ka eksportuar më shumë “ushqime, pije e duhan”, “minerale e lëndë djegëse”, “produkte kimike e plastike” si dhe “materiale ndërtimi e metale”.

Në grupin e mallrave “ushqim, pije e duhan” rezulton se Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës 266 milion lekë më shumë gjatë këtij viti, “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” 1.7 miliard lekë më shumë, “produkte kimike dhe plastike” 208 milion lekë më shumë si dhe “materiale ndërtimi dhe metale” 624 milion lekë më shumë.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri Gjykata e Lartë mbetet me dy anëtarë

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrezikon të mos kryejë më as funksionet më minimale, pasi që prej ditës së sotme ajo ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi shkarkimin nga detyra të anëtarit të kësaj gjykate, Edmond Ismailaj, i cili në qershorin e vitit të shkuar kishte kaluar me sukses, filtrin e parë të procesit të verifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) nuk kishte gjetur asnjë problem në të tri shtyllat e procesit, si atë që lidhej me pasurinë, ashtu dhe me integritetin e tij moral dhe përgatitjen profesionale.

Por pak javë më vonë Komisioneri Publik vendosi të ankimojë vendimin e KPK-së për Islamajn. “Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit”, shpjegonte në korrik të vitit të kaluar Komisioneri Publik.

Problemet për anëtarin e Gjykatës së Lartë, sipas Komisionerit, lidheshin me pasurinë e tij. Për disa seanca me radhë Zoti Islamaj u mbrojt përpara KPA-së duke theksuar se të gjitha provat janë në linjë me vendimin e marrë më parë nga KPK-ja dhe se nuk bëhet fjalë për deklarime të rreme apo fshehje të pasurisë duke qenë se një pjesë e madhe e saj, është e trashëguar.

Por në vendimin e sotëm Kolegji i Posaçëm i Apelimit, trupa gjykuese tha se sipas saj gjyqtari nuk kishte mundur të provonte se disa pasuri të paluejtshme të bashkëshortes së tij (një apartament, një lokal dhe një garazh) kishin burime të ligjshme, sikundër dhe për vlerat në cash të deklaruara prej tij. Kolegji ishte i mendimit se deklarimi i gjyqtarit nuk ishte i saktë.

Gjykata e Lartë, sipas një ndryshimi ligjor të vitit 2013 duhet të ketë 19 anëtarë. Ligji e rriti me 5 numrin e gjykatësve të saj, por përplasjet politike mes shumicës dhe ish presidentit Nishani, bënë që anëtarët shtesë të mos zgjidheshin. Përpara nisjes së Vettingu-t, 5 nga gjykatësit e Lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësimit.

Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezistuan Vettingut. Njëri prej tyre Mehdi Bici, u largua pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas vendimit për gjyqtarin Islamaj, në Gjykatë mbetet vetëm kryetari i saj Xhezair Zaganjori, ndaj të cilit gjithashtu është një proces i hapur në KPA, dhe Ardian Dvorani. Disa dhjetra mijëra dosje janë grumbulluar ndërkohë, në pritje të shqyrtimit.

Haradinaj vizitë në Berlin, zbulohen data e takimit me Merkelin

KOSOVE

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në 5 dhe 6 qershor pritet të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Gjermani ku do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e cila ka njoftuar se Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë drejt Berlinit në një vizitë dy ditore.

“Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman, kryeministri do të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me Kancelaren Merkel”, tha Gashi.

Sipas saj, axhenda e takimeve të kryeministrit Haradinaj në Berlin ende nuk është finalizuar. Zëdhënësja Gashi u shpreh e bindur se  tashmë që dihen  kërkesat e Haradinaj, do të mund të mbështeten te Gjermania.  Më herët Haradinaj ka thënë se gjatë Samitit të Berlinit në Gjermani i është premtuar liberalizimi i vizave, ndërsa ka pohuar se si kohë opsionale muajin shtator .

Jahjaga pozicionohet kundër ideve të Thaçit, Ramës e Vuçiqit: I rrezikshëm ripërcaktimi i kufijve

Për herë të parë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur për idenë e shkëmbit të territoreve. Jahjaga nga Tirana ka thënë haptazi se kjo ide është e rrezikshme, duke u pozicionuar kundër idesë së presidentit Hashim Thaci, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, e presidentit serb, Aleksandër Vuciq, raporton Gazeta Express

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nga Tirana tha se ripërcaktimi i kufijve është një retorikë e rrezikshme.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar për “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Jahjaga tha se diskutimet për korrigjimin e kufijve është një temë shumë e ndjeshme, që nënkupton kthimin në të kaluarën.

“Rajoni jonë është ekspozuar ndaj një retorike të rrezikshme rreth ripërcaktimit të kufijve. Një temë që është tejet e ndjeshme dhe ky diskutim nënkupton kthimin tonë në të kaluarën të shënuar me periudha të dhunshme të vuajtjes dhe të përçarjeve”, deklaroi ajo.

Atifete Jahjaga ngriti edhe shqetësimin e ndikimit rus në rajon, nëpërmjet aleatit të saj, Serbisë.

“Rusia, në një sistem vlerash të kundërta nga ato të BE vazhdon të ketë influencë të madhe në Ballkan, sidomos përmes aleatit të saj në rajon, Serbisë. Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh në rajonin tonë, sidomos në vende si Serbia duke përdorur mjete ekonomike, politike e kulturore. Edhe përmes nxitjes së sedimenteve nacionaliste. Qëllimi i tyre është i njohur, zvogëlimi i BE dhe NATO-s në Ballkan si forca për promovimin e vlerave demokratike”, tha ajo.