VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Foto Arkiv: Shpirti i Arbërit rron: me Anton Belushin

By | February 19, 2020

Komentet

POLITIKUAJT, VIRUSË TË SHËMTUAR E SHKATRRUES TË KOSOVËS…! – Nga Abas Fejzullahi

 

 

Në vend të hyjes për shtjellimin e temës, në vijim pas disa sqarimeve është tregimi popullor (Anekdoda) me titull:

 

          „SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI“, që si dihet autori, as mosha, ditëlindja dhe vendi, por është marrur nga thesari popullor e që përputhet me rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të 6 Verdhorit (Tetorit) 20019 në Kosovë  tani më ekzistuese, si pasojë e qeverisjes së keqe nga vendorët në veçanti në 12 vitet e fundit, ku përmes një analize të bërë dhe publikuar qysh më datën 13 -01-2010, si vërejtje për qeverisjen e keqe në dy vitet e para, tani me pakë ndryshime shtesë dhe përshtatjen nga titulli :” YLEMATË DHE SADRIAZEMËT E KOSOVËS” me titull të ri:

 

” POLITIKUAJT, VIRUS  TË SHËMTUAR E SHKATRRUES TË KOSOVËS”…!

  përputhet e përshtet me rrethanat e krijuara në Kosovën hallemadhe nga të njejtit që kanë qenë nëpër pozita dhe pushtet e në bashkëqeverisje dhe veprime, pa u ndalur tinëz e pas shpinës, besa me të marrë fuqi e pushtet edhe në mënyrë të hapur e zyrtare që nga data 17-02-2008, ku tani më është dëshmua se lakmia dhe tërpia për pushtet e pasuri, përmes pozitave zyrtare.

Në momentin e kalimit në opozitë dhe humbjen e pozitave por jo edhe të lakmisë e as të pasurisë, po e shfrytzojnë situatën e krijuar nga Korona Virusi, për ta shpejtuar metastazen në të gjithë drejtimet për shkatrrim e Kosovës tue lënë pasoja afatgjata e shumë të dëmshme, të pa përmirsueshme për Kosovën dhe popullin e saj… për të përmbysur drejtuesit e pozitës nga virusët politik brenda përbrenda dhe nga jashtë…që janë tërbuar për pozita dhe pushtet… e në asnjë mënyrë për të bërë shtet si duhet, për këte dëshmia më e mirë është gjendja se ku e kanë sjellur Kosovën …!

 

“SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI

 

Kish pas vdek sadriazemi, e mbreti dojke m`e gjetë ni sadriazem t`meçem me ja zënë venin. I thirri 12 Ylematë  ma t`dijshmit n`krejt yl-qen e vet  e po don me i pëvet se kush a`ma i meçem e ma i zoti.

 

Jau caktoi ni ditë se kur me ardhë. Po vijnë ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue dhe u dha urdhën hyzmeqarëve që rrishin te dera me marrë ni sahan me pak t`flliqt, me mlue, e ylematë me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hin mrena, me shplue ata t`flliqt e me u than: „ Urdhni i mretit asht me e kerkue pak“.

 

Ylematë ja nisen me ren e po vinë. Kur hishin n`derë, e kërkojshin ka pak t`flliqt me gisht, me çue n`ven urdhnin e mbretit, edhe hypshin nalt n`oden e tij. Mrena hinë nimdhet ylema. Kur erdhi i dymdheti, po i thotë hyzmeqari:- Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t`flliqt para se me u ngjitë n`odë t` tij.

 

Ky s`deshti kurqysh e bërtiti:

 

– Qysh kujton mbreti që unë e ha t`flliqtit?

 

Për kësi urdhnash s`e njoh për mret!

 

–Po edhe ata nimdhetë ylematë tjerë e kanë kerkue ka pak para se me hi te mreti i thanë hyzmeqarët.

 

– Sa për t`flliqt boll kam n`shpi teme, e s`kisha ardhë këtu te mbreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirrë mbreti për naj punë t`meçme e t`madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s`po merr dhe e lajmroi mbretin. Mbreti dha urdhën me e lidhë e me e shti n`burg.

 

Atyne nimdhetë ylemave qi i kish n`od u dha  ka `i cigare e u tha: „Veç kam qef me ju pa e me ju ngjoftë“. Edhe dikur i percuell. Kur duelën nimdhetë ylematë, mbreti dha urdhën me i lidhë e me i mshel n`burg. Atëherë çoi e thirri at t`dymdhetin. Po i thotë me fjalë t`shtira: A ti je ai qi s`e çove n`ven urdhnin tem, a ? A e din çka t`gjan? Ky ylemaja i tha:

 

– Për qasi urdhni t`gabueshëm nuk t`njof për mbret. Unë kam mendue se na ke thirrë për naj punë t`meçme e t`madhe, se për me hanger t`flliqt, me pas dashtë, kisha hangër tu shpija e s`kishna ardhë këtu te ti hiq.

 

Mbreti e pa qi ish guximtar dhe i drejtë, e ndërroi ftyrën e ja nisi e po kesh. U çue e muer ngrykë dhe i tha:

 

– Ti do t`bahesh SADRIAZEM se kam ymyt se veç ti mundesh me e majt t`paqtë, tuj ba punë t`mira  e me drejtsi, pa u flliq, ashtu si nuk u flliqe për me e çue  n`vend urdhnin tem qi s`ish me vend. Këtë e bani SADRIAZEM e nimdhetë ylematë tjerë i kalbi haps. “

 

 ANALIZA NË VIJIM :

 

     Kishte me qenë fatbardhësi, që Kosova të kishte fatin për me pasur një drejtues shteti që do të bënte veprime, siç bëri Mbreti në tregimin e sipër shënuar, me Ylematë e tij..!

 

     Por në Kosovë, sa u pa ni fije shprese për një veprim të tillë,  Sadriazemët që kanë provuar postet dhe pozitat dhe pasuritë e tyre, besa tue ndrru e tue kërkuku me gishta e me grushta, ku kanë vjelur e mjelur ku dhe kah kan mundur,besa kërkuar jo vetem me gishtë atë lloj ëmbëlsire por edhe me grushta hiq ma pak se 12 vitet e fundit,  pa i përmendur e hulumtuar ato më heret, se ku me dit se çfarë  beteri  e sherri kishte me del..!

 

U ngriten peshë. tue thënë: se, si ne s’ka më të mirë,  se Ylematë e Sadriazemi i ri, është mashtrues, i pa ditur e çfarë si thanë nga frika, se po i rrezikonte pasurit dhe pozitat e tyre siç prmtoj me fjalë,  s’lanë gur pa lëvizur u bënë bashkë me dreqin e të birin me shpfje prrallisje për ta përmbysur e për të mos ia lënë mundësin me provuar se si do qeverisin ylemat e Sadriazemi i ri.. a do tëprovojnë edhe ata me gishta e me grushta si ata vet apo jo..!

 

PËR:

 GJENDJEN E TASHME NË KOSOVËN HALLEMADHE…!

 

Për Ylematë dhe Sadriazemët e Kosovës apo Politikuajt, kurvendarët (deputetët) e Kuvendit të Kosovës, kryepar, kryeministra, ministra, zëvendsministra, pushtshtetarë qëndrorë e lokalë të Kosovës, shumicën prej tyre, mjerë Kosova që i ka… hiq më pak se 12 vite kanë qeverisur keq tue u thirrur  në voten e popullit dhe si përfaqësues të zgjedhësve..!

 

1.Të zgjedhurit apo (vetzgjedhurit) shumica prej tyre me vota të vjedhura, apo të fituara me keqpërdorime (korrupcion-ryshfet), premtime dhe mashtrime, kërcënime dhe kushtëzime, erdhën në ulëset e Kuvendit të Kosovës, apo nëpër pushtetet e ndryshme qëndrore e lokale, kanë zënë vend dhe pozita të ndryshme, jo për të mirën e Kosovës dhe shëndetin e saj, por për interesat vetiake, familjare, grupore, partiake, klanore e farefisnore, sepse i kanë shijuar jo me gisht por edhe me grusht të mirat dhe fitimet pa djersë e mund… në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet me pandershmëri, pa i dhënë askujt asnjëherë përgjegjësie për asgjë..!

 

  1. Në fushatatë zgjedhore, për t`u zgjedhur a rizgjedhur, për t`i ruajtur vendet në Kuvendin e Kosovës, pozitat e ndryshme qëndrore dhe lokale, kanë shpenzua miljona euro, të taksa paguesëve të Kosovës, tue shtruar dreka e darka hapur për të mashtruar votuesit në mënyrë edhe tinez e pas shpinës edhe me forma tjera, për të fituar sa më shumë vota… për t`u zgjedhur apo rizgjedhur…!

 

3.Premtuan në vazhdimsi: mirëqenien e popullit do ta rregullojnë dhe Kosovën do ta ndërtojnë, lulëzojnë e përparojn në të gjitha drejtimet, duke premtuar miliona euro nëse të njejtit i votojnë  për t`u zgjedhur të njejtit apo të zgjedhurit e tyre, sepse janë më të mirët, ma kombëtarët, e që do të zbatojnë sundimin e ligjit, drejtësisë e demokrasisë dhe do ta luftojnë krimin dhe keqpërdorimin (korrupsionin), terrin e tmerrin, pa  fije turpi, nuk tregonin, që ata ishin dhe janë dora vet  sot e kësaj dite, që e sollën terrin e tmerrin e pa treguar në asnjë rast se kush janë fajtorët e territ e të tmerrit, flisnin fjalë të mira meplotë premtime, ani që asnjë si kanë mbajtur asnjëhere e as që i mbajnë sot e kësaj dite, flisnin për Sovranitet e Kushtetut e me Fusnotë e hiqnin Republikën dhe përditshmëria ka dëshmuar deri më tani të kundërtën..!

 

Dëshmi:

 

  1. Cili prej liderëve të partive politike doli në Mitrovicën e ndarë, në anën tjetër të lumit Ibër, në veri ku janë vendosur me kohë strukturat paralele të Serbisë, ku asnjë flamur i Kosovës nuk shifet kund vetem të Serbisë dhe fotot e udhëheqësve të Serbisë në Beograd, ku zbatohen Ligjet e serbisë e kundërshtohen të Kosovëes, ndërsa për të zhvilluar fushtë zgjedhore si në Prishtinë, Skënderaj, Prizren e qytete tjera udhëheqësit e partive politike shqiptare shkonin me zhurmë e hallakam tue shtrua dreka e darka dhe tue ba muzikë me lodra currle e tupana  folklor e rrëmuj me tallava e tralala..!

 

  1. Kush u hetua, burgos apo u gjykua, për vrasjet e shumta pas lufte tinez e pas shpines me maska në prita e në terr, apo kushe bëri zhvillimin dhe përhapjen e kriminit të organizuar politik dhe ekonomik, të ngritur e vendosur në shkallë institucionale apo për të gjitha keqpërdorimet dhe terrin e tmerrin e pas luftës..!?

 

  1. Kush u përgjegj për vjedhjen e dokumentacionit në dhomen e dëshmive dhe pasurive tjera në tërë Kosovën..?

 

4.Cili prej kurvendarëve, kryeparëve, kryeministrave, ministrave, zëvendsmini- strave apo edhe të nivele tjera në pozita dhe pushtete institucionale të Kosovës, kanë deklaruar drejtë pasurinë e tyre, të lëvizshme e të pa lëvizshme dhe si paten mundësi të ken tash me nga qindar hektar tokë që kanë treguar vet dhe miliona pasuri tjera që po shihen  ku flitet  në Kuvend dhe shkruhet haptas për çdo ditëe që s`ka pasur mundësi ta krijojnë  ato pasuri pushshtetarët me të ardhurat mujore që kanë…?

 

Për Kosovën  hallemadhe, ka se çfarë të shkruhet e thuhet, por kësaj rradhe me këtë shkrim po e përmbyllim me disa krahasime në vijim:

 

LINDJA E KOSOVËS SI SHTET  ME SHUMË VËSHTËRSI…

 

Çdo nënë që lind fëmijë, përjeton, dhimbje, vështërsi dhe gëzimin pas lindjes së sukseshme.

 

Po lindja e Kosovës hallemadhe si Shtet, si lindi?

 

Në çfarë rrethanash dhe kushtesh Lindi Kosova si shtet dhe sa janë kujdesur përgjegjësit  për këtë..?

 

Si një fëmijë i posalindur me shumë vështërsi KOSOVA, jo për shkak të peshës e madhësisë, po për shkak të infektimeve bakteriale e virusale nga jashtë e brenda, dhe shumë përziemjeve e ndërlikimeve dhe pengesave tjera të krijuara në kohë dhe hapësirë, nga faktori robëri, nga vet vendorët përgjegjës, shumica prej tyre me lakmi e tërpi për pozitë e për pushtet e pasuri, ndikuan për ta penguar këtë lindje, që aq gjatë është pritur, KU, pa ndërhyrjen e vendosur të kirurgut me shumë kujdes dhe manevrime në kohën dhe momentin e fundit, që pa operacionin e domosdoshëm, që bëri kirurgu me shumë kujdes e mençuri, lindja do të ishte e pa mundur !

 

E ardhmja e Kosovës do të jetë e njëjtë si e fëmijës të posalindur, që do të varet nga ushqimi që do t`i japim:

 

-Nëse kujdesemi me kohë për ushqim të mirë e si duhet, mbajmë pastërtin në çdo kohë, mbrojmë shëndetin, do të kishte rritje e zhvillim të  mirë me shëndet dhe si duhet, do të ketë ardhmëri të mirë e jetëgjatësi.

 

E Kosovës i ndodhi për fatin e keq kjo që po e paraqesim shkurtimisht shembullin e marrur në vijim;

 

Në të kundërtën, nëse s`kujdesemi për ta ushqyer mire, me kohë dhe si duhet e lamë në të lagur e s`kujdesiemi për t`ia ndërruar ndërresat, i posalinduri do të lëngojë nga infektime të ndryshme bakteriale e virusale, do ketë dhimbje e barkqitje që do të kundërmojnë rënë erë të pa këndëshme rreth e rrotull, do të ketë një rritje jo vetëm të ngadalshme por edhe të përçudnuar, me shumë të meta në të gjitha drejtimet, dhe është rreziku i pranishëm, që të merr formë aq të shëmtuar, sa  t`i përngjan ndonjë fëmije me shumë të meta fizike e psiqike  apo edhe me shenja të pranueshme rahitike dhe epileptike…!

 

FATKEQSISHT PËR KOSOVËN, është dëshmuar nga rrjedhatë e deritashme, se kujdesi jo vetem se ka munguar e ska qenë ashtu siç është dashur, nga përgjegjësit për mirëqenie dhe shëndet, por e kanë ushqyer me lloj lloj ushqimi me plotë mikrobe dhe lloje virusësh nga më të ndryshmit, të brendshëm e të jashtëm, ju kanë vërsulur Kosovës hallemadhe, e s’po e lënë të rritet si duhet e si e dëshirojmë dhe si e meriton…!

Prandaj, përgjegjësit  e kanë infektuar rëndë me virusët e lakmisë, tërpisë për pozitë e për pushtet dhe e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje që tani më është në rrezik të jet a të mos jetë, Shtei i Kosovës..!

 

Këto sëmurje ja sollën të gjithë ata që qeverisën keq vendin, në emër të Demokracisë, në emër të votes së popullit e të votuesëve, në emër të lakmisë dhe tërpisë për pozitë, pushtet  e pasuri, që kanë kriju për vete e shkatrruar Kosovën dhe mirëqenien e popullit..!

 

Kosova hallemadhe, tani më është në rrezik të madh, rëndë e infektuar nga virusët politikë që shpërndajnë gjithandej Kosovës politikuajt në pozita dhe pushtete të ndryshme,  s’paku qe 12 vite, e kur njeriu s’ gjen rrugdale tjetër nga gjendja e rëndë  kur gjindet, si mbetet gjë tjetër veç lutja, me këtë rast edhe unë po lutem se tjetër s’na ka mbetur, që Kirurgu që e mundësoi lindjen e rëndë të Kosovës përmes operimit që bëri, të bënë edhe një ndërhyrje kirurgjikale përsëri, sa s’është bërë vonë, për ta shpëtuar edhe njëherë, kishte me qenë një mrekulli, përmes operimit dhe terapisë me barna ti shkatrron virusët e shëmtuar e ngjitës që aq rëndë e kanë dëmtua  Kosovën hallemadhe..!

 

 

           Si përfundim:

 

           Si, s’po u vie marre të gjithë atyre që qeverisën keq deri tash dhe sollën këtë gjendje që është Kosova, të njejtit thon se ne jemi më të mirët, ne do e shpëtojm Kosovën, pa e pranuar asnjëherë, se këta e sollën këtu ku është dhe spo lejojnë që të tjerët, që nuk qeverisën deri tash, të qeverisin tue ju vërsulur me të gjitha mjetet dhe format, për t’ i penguar e për t’ mos i lënë për t’ i provuar, me pas qenë kështu të organizuar kundër armikut dhe për zhvillim ekonomik e arsimor në vend, Kosova do të ishte ndryshe nga që është sot…!

(Video) KURAJO, SHPRESA dhe SOLIDARITETI janë vlerë – Artisti Altin Marku dhe Hava Kurti Krasniqi nga Emisioni TV në Zvicër Flas Shqip

 

Janë shumë virusë në korona
por ne kemi vetëm një besim: shëndetin

U zbrazën shitoret
U mbyllën shkollat
U hargjuan maskat
U izoluam nëpër shtëpi
U ndalën lëvizjet kufitare
U lanë vizitat familjare
U shashtrisëm fare ?

Uhhhhh, por mos harroni një gjë të shenjtë

KURAJO, SHPRESA dhe SOLIDARITETI janë vlerë.

Imunsistemi është i lidhur shumë me gjendjen shpirtërore.

Kurr nuk vdes njeriu pa i vdekur shpresa.
Asnjë medikament nuk ndihmon nëse frika në shpirtin tonë dominon.

Pra shëndeti është rezultat i kombinimit të mbështetjes medicionale dhe e mbështetjes shoqërore e mjeksore.

Me frikën je i vdekur edhe kur je i gjallë, me shpresën jeton edhe kur je i goditur rëndë.

Mbështetja është fuqia që na duhet në këtë kohë.
Në këtë moment ne s’mund ti zgjasim as duart njëri tjetrit por mundemi ti falim shpresën me gjithë zemër.

Askush prej nesh nuk do të jetojë 500 vjet, por për aq sa jetojmë të jetojmë duke iu gjendur njëri tjetrit në çdo moment.

Ka shpresa se edhe koronës i gjindet ilaçi prandaj të ruajmë forcën shpirtërore.

Ajo që na duhet këtë moment është tê mos bëhemi shërbëtorë të shpërndarjes së panikës, por të falim dashuri sepse dashuria është mjeku më i mirë.
Më e rrezikshme panika se sa virusi.

Prandaj edhe diaspora jonë ka nevojë për njė mbështetje morale.
Kjo është detyrë e mjekëve, e psikologëve, por edhe e artistëve.

Njëri prej tyre artisti Altin Marku ideatori dhe moderatori i emisionit Fol Shqip në Zvicër, shpesh përmes viedove jep fjalë mbështetëse e plot dashuri e kurajo në lidhje me situatën e krijuar

Nuk ka forcë më të madhe se sa kur dikush të thotë: unë besoj në ty, apo unë lutem për ty. Është privilegj të përjetosh interesimin e të tjerëve, të kesh besimin e tyre.

Shërimi është i mundur,dhe fillon tani ….

 

Hava Kurti Krasniqi

Një shqiptar përfaqëson Zvicrën në Eurovision, do të këndojë në frëngjisht (video)

Kantautori me emrin artistik Gjon’s Tears, e me emrin e vërtetë Gjon Muharremaj, do të jetë këngëtari i cili do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovisionin e këtij viti i cili mbahet në Rotterdam të Holandës.

Gjon Muharremaj do të këndojë një këngë në gjuhën frënge, gjë e cila ndodh pas 10 vitesh, që Zvicra të përfaqësohet në Eurovision me një këngë në këtë gjuhë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Eurovision.

Muharremaj, para disa viteve, kur ishte fëmijë, kishte marrë pjesë edhe në një konkurs kënge në Shqipëri.
Ai ishte i pranishëm në Albanian’s Got Talent, ku edhe atëherë kishte mahnitur jurinë me zërin e tij magjik.

Sahiba dhe i ftuari i 67

“Në fillim çdo gjë shkonte mirë”
Kështu fillon tregimi i Sahibës, zonjës që e takova në një restorant në Sarajevë.
“Ne ishim të lumtur, prindërit tanë edhe më të lumtur. Një vit pas martesës, zoti na dhuroi një fëmijë. Djali ynë!

Ai qeshte dhe shkëlqente sikur dielli në prill.
Por shume shpejt erdhën re të zeza në jetën tonë.
Bashkëshorti im filloi të pinte. Ai na rrihte çdo ditë mua dhe djalin.
Një natë erdhi i dehur në shtëpi me një revole në dorë. Ai hyri në nevojtore e unë mora djalin dhe duke kaluar rrugicave të errëta arrita deri tek prindërit e mi.
Ishte mesnatë, prindërit u tronditën, kur e kuptuan se çfarë ka ndodhur.

Pas disa ditëve isha e detyruar që djalin t’ia kthej famijes së bashkëshortit.
Kështu ishte në kulturën tonë.
Ndërsa unë nga frika vazhdoja të jetoja e fshehur nëpër shtëpitë e fqinjëve tanë.
Djali i njërit nga fqinjët punonte në Zvicër. Ai më mori atje. Atje kam punuar 45 vite në një restorant të një fshati të vogël; kam kursyer shumë dhe kam mbështetur gjithmonë djalin tim dhe prindërit e mi në Sarajevë.
Në vendlindje nuk kam guxuar të kthehem asnjëherë, sepse bashkëshorti im ishte betuar të më vriste.

Kështu jetoja me vuajtje gjithmonë, derisa rashë në depresion.
Gjatë ditës isha më mirë, por netët ishin më të rënda e me shumë dhembje shpirtërore.
Shpesh ëndërroja se po fluturoja si një zog nëpër atdhe.
Pastaj filloi lufta në vendin tim.
Një ditë mora lajmin se prindërit e mi dhe motrat
ishin vrarë në një bunker.
“Mos u mërzit, ata nuk janë masakruar, kanë patur një vdekje të lehtë, nga një bombë” më thoshte kushërira ime.
Unë qaja dhe lutesha për djalin.
Faleminderit Zotit, ai shpëtoi.

Pas lufte ai ishte në studime. Nga kursimet e mia ia bleva një veturë të mirë por edhe ia ndërtova një shtëpi. Një shtëpi të mrekullueshme sikur një pallat mbretëror.
Në anën tjerër të shtëpisë, ndërtova një shtëpi të vogël, dy dhomëshe, për veten time.
Përballë shtëpisë së djalit, por ndaras, sepse nuk doja t’i pengoja djalit.
Ai kishte një të dashurë dhe unë i kam mbështetur të dytë në të gjitha nevojat jetësore.

Në festën e shtëpisë ata kishin ftuar 67 persona.
“67., sa vitet tua nënë” kështu më thoshte djali, duke qeshur.
Ditën e festës papritur, e me shumë ironi, erdhi ish bashkëshorti im, krahë për krahë me një grua.
“Kush e ka ftuar, kush e ka ftuar babanë tënd?”
e pyesja djalin tim.
Djali shikonte i habitur kah gruaja e tij.
“Unë, unë tha gruaja e djalit tim”
Ai ishte i ftuari i 67!

“Unë e humba durimin, sepse kam vuajtur shumë prej tij. Çdo gjë e paska një kufi.
Nga mllefi e kam gjuajtur me këpucët e mysafirëve në kokë.
Ai iku.
Por ika edhe unë.
Mora çantën time dhe erdha këtu në shtëpinë e prindërve të mi.
Këtu dua të jetoj përgjithmonë. Këtu së bashku me kujtimet e mia të mira, e me ato të hidhurat.
Ndonjëherë kur kam shumë mall për djalin tim, shkoj fshehtas dhe e përkëdhel derën e shtëpisë së tij, sikur dikur kur përkëdhelja faqet e tij, kur ishte foshnje.
Paska njerëz që nuk janë falënderues edhe sikur shpirtin tua falësh.”

Kështu tregonte Sahiba, historinë e saj, derisa ziente kafen me qumësht në shtëpinë e prindërve në Sarajevë, dhe me duart që i dridheshin i fshinte shpejt lotët nëpër faqe.
“Ti je e mirëseardhur e dashur, ne po pimë kafe dhe po dalim të shëtisim” më thoshte ajo,
“dielli sapo ka rënë mbi çati, dhe unë kan dëshirë që ti të shohësh Sarajevën. Kam vuajtur shumë, kam humbur shumë njerëz, por ky qytet ka një shkëlqim sikur drita e shpirtit tim”

Ne dilnim shpesh së bashku me gra të tjera, në një restorant. Gati çdo ditë kemi shëtitur, por ne duhej të flisnim vetëm për gjëra të bukura.
“Sepse vetëm kështu i mbajmë mendimet larg nga lufta”
kështu po më thoshte Sahiba, ditën kur u përshëndetëm në aeroport./Lucify.ch

Konstelacionet Shqiptare, diktatori Edi Rama dhe Liria! Nga Elida Buçpapaj

Ermonela Jaho është duke performuar Traviatën në Bayerische Staatsoper, në Mynih, më 19, 22, 25 dhe 28 shkurt, me një sukses të jashtëzakonshëm. Për sopranon shqiptare tashmë shija e arritjeve dhe triumfit është diçka e zakonshme.

Në fillim të shkurtit Ermonela Jaho bashkë me pianistin Steven Maughan dha koncerte në Londër, në Wigmore Hall, një nga sallat koncertore më të mirat në botë, e specializuar për muzikë dhome dhe këngëtarë lirikë, ku iu bë një pritje fantastike e shoqëruar me një artikull me vlerësimet më të larta tek The Guardian.

Gjatë dhjetorit ishte në Royal Opera si Desdemonë tek opera Othello e Xhuzepe Verdit, e observuar dhe e lavdëruar maksimalisht nga shtypi britanik.

Në vitin 2012 kam treguar në një shkrim për Ermonela Jahon se si ajo hyri në Royal Opera House, një rastësi e artë për yjet, për shkak se Anna Netrebko u sëmur nga një influencë gripi. Kur kanë kaluar tetë vjet nga ai shkrim, Ermonela Jaho tani është e pjesë e kastit të yjeve që performojnë në këtë teatër, por e reja që do t’ju them është se tani vetë Royal Opera House i bën reklamë Ermonela Jahos, nëpër turin e koncerteve të saj nëpër teatrot më të famshme të botës.

Apokaliptike apo jo!

Që Royal Opera House t’iu bëjë reklamë shqiptarëve!

Me kusht që të jenë yje!

Sa për Shqipërinë londineze, mjerisht jeta artistike dhe mediat aty janë të mbushura me banalitete dhe nuk kanë hapësira që t’ju dedikojnë yjeve shqiptare.

Merreni me mend diktatori Edi Rama nuk ka lënë gjë pa lëvizur, është i plotpushtetshëm, si Mbreti i Errësirës për të shembur nga themelet Teatrin Kombëtar të Shqipërisë!

Mbreti i Errësirës Edi Rama i urren artistët, artin dhe është gati që t’i djegë, si inkuizicioni apo Hitleri në kohën e tij, kur digjte veprat e Albert Einstein, Bertold Brecht, Ernest Hemingway, Erich Maria Remarque, Heinrich Heine, Herman Hesse, Isaak Babel, Marcel Proust, Sigmzund Freud etj etj

Hitleri i dogji në Gjermani, por autorët mbijetuan me veprat e tyre, sikur Lili Marleen, konstelacioni Ëngjëlli Blu, Marlen Ditrih.

Fatmirësisht qielli i Europës dhe botës është plot me konstelacione shqiptare!

Para disa ditësh solisti i Teatrit të Vjenës, Eno Peçi pati një sukses të jashtëzakonshëm duke hapur sezonin e njërit prej teatrove më të famshme botërore, si koreograf. Ai ishte një djalë fare i ri, refugjat kur vizitoi për herë të parë Vjenën. Ëndërra e tij e parë ishte të gjente strehë, të mbijetonte sepse në vendin e tij viti 1997 kishte sjellë luftë civile!

Po në muajin shkurt sopranoja me famë botërore Inva Mula, në Ditën e të Dashuruarve, ishte e ftuar nderi nga Princi Alberti II në Monte Karlo, në një gala të krijuar që nga koha e Princeshën Grace Kelly…

Këngëtarët lirikë si Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Agim Hushi apo instumentistët si Tedi Papavrami, Florian Vlashi, Olen Cesari, Klajdi Sahatçi, Shkëlzen Doli dhe faleminderit Zotit lista është e gjatë, janë artistët shqiptarë që japin koncerte nëpër sallat më prestigjioze të Europës dhe botës.

Të mos flasim pastaj për fenomenet Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Ermal Meta e plot e plot të tjerë…

Janë konstelacione të rinj që lindin çdo ditë, që i habisin skenat botërore çdo ditë, si për shembull fenomeni Erza Muqolli apo vajza e vogël me emrin Gala Aliaj, që konkurojnë nëpër skenat europiane të Talent Show dhe që shkojnë drejt suksesit me sy mbyllur.

Yjet shqiptare janë larguar nga Atdheu jo me dëshirë, por se qielli aty është i prangosur nga politika.

E bukura është se qielli i elitës kulturore europiane dhe botërore tashmë është i mbushur me yllësi shqiptare, që e ruajnë dhe e mbrojnë me krenari si një pasuri të shtrenjtë prejardhjen se nga vinë. Nëpër skenat botërore tashmë  është pranuar botërisht talenti shqiptar, nuk i shohin më me mosbesim Artistët shqiptarë, apo me dyshim.

Yllësitë shqiptare, me sakrifica biblike, por tanimë ndriçojnë bashkë me yllësitë e tjera qiellin e kulturës botërore. Arti i vërtetë e bën botën pa kufij, pa barriera, pa paragjykime, ku liria shijohet e plotë.

Kauza e Artit të vërtetë kërkon sikur thotë John Lennon “që të gjithë njerëzit të jetojnë në paqe”

Arti i mirëfilltë është revolucion në vetvete, sikur thotë Paul Gauguin, që të fton të çlirohesh nga prangat.

A e keni parasysh “Lirinë” e Eugène Delacroix ?

Kush e ka parë këtë tablo vetëm një herë nuk e harron asnjëherë, deri në fund të jetës!

Arti i vërtetë dhe liria janë një, janë simetrike, janë universale, kush provon artin e vërtetë, patjetër kërkon të shijojë lirinë!

Arti dhe Liria janë joie de vivre, la vita e bella ose thjeshtë thjeshtë, jetë e jetuar me dinjitet!

Jetën na e ka falur Zoti, as padronët, as mbretërit, as diktatorët, ata e prangosin dhe e vrasin jetën!

Ndërsa arti është inspiracion, frymëzim për t’u çliruar prej tyre!

Fakti që konstelacionet shqiptare ndriçojnë qiellin botëror, do të thotë se shpresa është e madhe, se shpresa është e afërt dhe se edhe qielli shqiptar do të ndriçohet shpejt nga konstelacionet e lirisë!

 

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA Nga Elida Buçpapaj

Foto Arkiv: Shpirti i Arbërit rron: me Anton Belushin

Padre Anton Belushi,  ia ka kushtuar jetën shqiptarisë, që shpirti i Arbërit të vijojë e të rrojë pa shtershëm.

Anton Belushi është autor i 12 vëllimeve me problematika të trashëgimisë kulturore dhe themelues e ruajtës i bibliotekës të famshme me 6000 tituj në gjuhën shqipe në Frashineto, në Kozenca të Italisë.

Padre Belushi i ka kushtuar jetën mbijetesës të identitetit të Arbëreshëve që nga koha e Skënderbeut.

“Unë kam lindur në Itali, – tregon padre Belushi, doktor i shkencave dhe studiuesi i trashëgimisë kulturore shqiptare – por kur ktheheshim në shtëpi nga shkolla dhe flisnim italisht nëna na qortonte dhe na thoshte se në shtëpi flitet gjuha e shtëpisë dhe ajo është gjuha shqipe”.

At Belushi i referohet gjithmonë me pathos figurës të Skënderbeut, duke e quajtur atë Shqiptarin e parë që diti të bashkonte shqiptarët.

Ai porosit gjithmonë rininë, që ta duan njëri-tjetrin, dhe të mos e harrojnë e të duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha të mos ndjejnë ndroje për të thënë me mburrje se “jemi shqipëtarë”.

Kjo foto në arkivin e familjes qendron prej gati tre dekadash dhe unë e ruaj me shumë kujdes!

Një takim i paharruar!

Skënder Buçpapaj

 

 

NJË LIBËR PËR DIJEN, SHKOLLËN SHQIPE DHE KULTURËN KOMBËTARE Nga Nexhmije Mehmetaj

Doli në qarkullim libri «  Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut- Zvicër » monografi, i mësuesit të dalluar të Shkollës Shqipe Hamzë Morina.

Libri është një përmbledhje publicistike mbi veprimtarinë e mësuesve dhe mësueseve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, shumica e të cilëve drejtpërdrejtë ose jo janë heronj të librit, pjesë e asaj armate arsimtarësh që kanë marrë rrugën e mërgimit, duke marrë atë pak dritë e diturisë në Shqipëri, Kosovë e që duan të përcjellin tek fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur në Zvicër.

Në të 260  faqet e librit trajtohet problemi i gjuhës shqipe në mërgim, ngjarje që lidhen me Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, me të dhëna informative shumë të pasura nga viti 1990 kur u hap shkolla e parë shqipe e pavarur deri më sot e mësuan me mijëra e mijëra fëmijë shqiptarë. Përvoja e mësuesve të shqipes në hapësirën zvicerane dhe problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare larg atdheut përballë asimilimit tepër të shpejt që po ndodhë, si pasojë e mos shkollimit shqip të fëmijëve.

Libri trajton probleme të kësaj natyre, shqetësime të mësueseve dhe prindërve dhe mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur, në mënyrë që gjuha dhe arsimi shqip të zhvillohet e të mësohet nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Libri, nga ana tjetër, është një nderim për gjithë mësuesit shqiptarë në Zvicër, të cilët pas punës së përditshme gjejnë kohën të mësojnë fëmijët e mërgimtarëve që gjuha shqipe të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi.

Libri është një dëshmi se si mësuesit shqiptarë në Zvicër kanë marrë nismën dhe të bashkuar rreth Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” organizojnë mësimin e shqipes në shumë kantone, sepse për mërgimtarët shqiptarë, nevoja e rrjetit shkollor në gjuhën amtare, është bërë prej tre brezash më së e domosdoshme për mos asimilimin e fëmijëve, duke nënkuptuar me këtë koncept të gjitha rrafshet e traditës dhe kulturës kombëtare në bazë të të cilave qëndron gjuha amtare shqipe.

Libër është një zëdhënës i diasporës shqiptare që edhe paraqet zhgënjimin ndaj pushtetarëve dhe politikanëve të atdheut të cilët nuk e ngritën Mësimin Plotësues Shqip në nivel shtetit, ashtu siç veprojnë komunitetet tjera. Diaspora shqiptare në Zvicër priti në gjirin e saj shumë ministra të arsimit e personalitete të ndryshme nga Kosova por kurrë asnjëri prej tyre nuk mori të paktën një takim me palën zvicerane për të ia parashtruar problemin e Mësimit Plotësues Shqip.

Libri, në një mënyrë është edhe një udhërrëfyes për autoritetet shtetërore të arsimit në Kosovë, për mënyrën dhe rrugën se si mund të ndërtohen politika arsimore në ndihmë të mërgimtarëve që Mësimi Plotësues i Gjuhës Shqipe të institucionalizohet me të gjitha parametrat shtetëror, fëmijët shqiptarë çdo ditë janë nën nofullat e asimilimit.

Libri është botuar nga shtëpia botuese ”Lena”Prishtinë.

Delemont, 15.02. 2020                                    Nexhmije Mehmetaj

Xhemile Fetaji, kandidate e SP për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP shpreson të fitojë Nga Hava Kurti Krasniqi

Jo vetëm në qeverinë Kurti por edhe në partinë e mikut të tij Cédric Wermuth në Zvicër, kemi shumë femra shqiptare me ambicie të larta politike.

Xhemile Fetaji,kandidatja e re për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP, është e rritur dhe shkolluar në Zvicër.

Por ajo ka jetuar me bashkeshortin e saj shume vite edhe në Maqedoni.

Qëndrimi atje i ka mundësuar që të njohë mirë kulturat e dy vendeve,kjo është një plus në aktivitetet e saja politike.

Xhemilja me bashkëshortin kanë drejtuar një biznes të mirë në atdheun e origjinës,biznes i cili u mbyll shkaku i strukturave të kaluara politike në Maqedoni.

Edhe pse familja Fetaji ka investuar shumë në atdhe, ata kthehen sërish në Zvicër.

Për kandidimin e saj z.Xhemile Fetaji , shprehet : ” Unë jam rritur me këtë parti” thotë ajo “. Babai im ka shumë vite që është anëtar aktiv i kësaj partie”.

Si moderatore e Femmes Tisch, Xhemilja ka drejtuar shumë takime me gra shqiptare. Këto takime janë vlerësuar shumë.Kjo është një pervojë e mire edhe per aspektin politik.

Qëllimet e kësaj partie sipas z.Fetaji janë:
paqja,edukimi,mbështetja e mërgimtarëve në integrim,shëndetsia,ambienti,klima,barazia gjinore,etj.

Personalisht Xhemilja do të angazhohet më së shumti: për mbështetjen e ideve në përmirësimin e jetës së mërgimtarëve.

Ajo shprehet optimiste për fitimin e votave në Frauenfeld ku edhe jeton .Beson fuqishëm në punën e saj dhe shpreson për fitore.

Xhemilja gëzon mbështetjen e bashkëshortit Xhevat Fetajit si dhe mbarë familjes.

Duke na ftuar në zgjedhjet e 15 Marsit,ajo edhe njëherë na premton se “kërkesave të mërgimtarëve do tu jap gjithmonë jehonë”

Shumë fat për kandidaten tonë !

Hava Kurti Krasniqi

 

Lidhja Shqiptare ne Botë përkujton themeluesine saj – Nga Neki Lulaj

Qyteti  Langenthall  i Zvicrës, ditën e diel ishte nikoqir i qindra bashëkatdhetareve të cilët kishin ardhur nga shtetet e ndyshme europjane dhe kantontet e ndryshme te Zvicres.për ta përkujtuar  pishtarin e atdhetarisë Mikel Kuzhninin.

Në mënyrë madheshtore u mbajtëa kademija përkujtimore kushtuar  veprimtarit të shquar të çështjës kombëtare  nisëmtarit ideatorit dhe themeluesit te Lidhjë Shqiptare në Botë Mikel Kuzhninit, me rastin e gjashtë mujorit të amshimit.

Në këtë akademi përkujtimore  ishin prezent  vellai Simoni me familje, konsullja e Republikës se Kosovës në Zvicër znj.Shukrije Ramadani,afaristi i shquar atdhetari  Lazim Destani, kardiokirurgu me famë, Omer Xhemali, udhëheqës i Klinikës së kardiokirurgjisë në Spitalin “Triemli” të Zyrihutetit të , profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës, si dhe doktorët e shkencë Sokrat Sinaj, Alban Y. Neziri e specialist të tjerë nga fusha e mjekësisë, afaristët e shquar, Anton Nikolla e Fehmi Fetahu dhe mysafirë nga Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë  antarët e Lidhjës se Shkrimtareve  Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania artisti i filmit dhe i dramës nga Republika e Kosovës zt. Çun Lajqi gazetari i  televizionit  zt Asllan Bajrami dhe  të tjerë.

Pamje nga Akademija përkujtimore ne Langenthal-Zcicër

Pasi përshëndeti të pranishmit, nga pozita e nikoqirit, Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes së Shqiptarëve në botë, që është edhe organizator i akademisë, më një falënderim të pranishmëve iu drejtua vëllai i Mikelit, Simon Kuzhnini, njëherësh themelues i kësaj lidhjeje e cila ka bashkuar shqiptarët nga vendet e ndryshme të botës rreth kauzës së bashkimit kombëtar, duke përçua frymën kombëtare në meridianë të ndryshme ku jetojnë  dhe veprojnë aktualisht shqiptarët.

Në foto:Lazim Destani,Neki Lulaj Shukrije Ramadani dhe Simon Kuzhnini-Langenthal 2020 Zvicër

 

 

Rrugëtimi jetësor i binjakve -vëllzërve Kuzhnini është i gjatë i mundimshem me  plotë sakrifica me te pa priturat  te kurthave gjakatare por edhe i lavdishëm sa edhe atdhetaria e tyre.Aktiviteti i tyre ze rrenjë duke filluar nga Demonstratat e parat ë vitit 1968   ngritja e flamurit kombëtar para shëpisë se Lidhjës se Prizrenit  ne Prizeren e deri ne ditë e fundit të jetës se tij ai isht aktiv i vendosur dhe i pa lodhur. Sot kujtojmë Mikelin njeriun qe nuk diti me u ndalë kurrë nuk diti me heshtë kurrë  para padrejtësive te kombit,  nuk diti me kursye kurrë humanisti zemërbardhë  kur ishte fjala për ndihmë njerëzve me nevoja te posaçme por edhe kurrë nuk diti me pushue se  vrapuari pas çështjes se shenjët kombëtare.Jeta e  atëdhetareve me  plotë mundime e sfida fillon me ikjen nga Kosova dhe vendosjën  e tyre ne Zagreb.Jeta i formësoi shumë gjenin e atdhetarisë trasheguar nga prindërit .Kyqja e pa kursyer e tyre ne pajtimin e gjaqeve ne Kosovë ne trojet shqiptare  e deri ne Amerikën e largët është kontribut i pa parë.

Mikprita e Delegatve te  Republikës së Kosovës,strehimi i ushtareve shqipëtare pritja dhe përcjellja e tyre vendosja ne vende te sigurta kur filloi lufta ne Kroaci e deri te shpallja e  Kosovës  Shtet.

Është një brez jete plotë lavdi isha prezent  është moment i pa harruar ne jetë kur e  kujtoi Mikelin edhe në grevën e urisë ne Bruksel të shtrirë ne shesh i vendosur me vdekë me një pëllemb shkrum mbi buzët e gjakosura edhe kur mjekët e sygjeronin qe te dalë nga greva sepse ishte keçësuar tej mase gjendja e tij shëndetsore ata dhe ai  ishte i vendosur qe pa plotësimin e kërkesave nuk e lëvizë as gishtin e vogël nga ky vend.

 

E kujtojmë nëpër shkallët plotë rreziqe të jetës e kujtomë punën dhe angazhimin e tij me rastin e themelimit të lidhjës shqiptare ne Mynchen.

Kujtoi me admirim organizimin e shembullor dhe mundin e pa kursyer ne kogresin e parë  të LSH ne Prizren prej nga edhe vijn vëllazerit Kzhnini kongresin  e dytë në Prizren dhe kongreson e tretë ne Shkup.

E kujtoi Mikelin ne Zagreb ne maj të vitin 2018,ku ishim me  një delegacion nga Gjermania  mysafir ne konakun e Kuzhninve e Mikelin  i pa rehatuar duke bërë përpjekjet shpirterore qe  si nikoçir me taban trasheguar nga priderit dhe  nga gjysherit ti rehatoi mysafirët qe te ndihën sa mirë e vet ishte i sëmur e  me Dializë..

 

Ai vetëvetës i kishte caktuar një detyrë te shenjët  kishte  diçka te pa shpjeguar qe e gjen te atdhetarët e devotshëmnjë qe para interesit përsonal kishte vendosur interesin kombëtarë ,…….!

Ne vazhdim te kësaj seance  fjalën e mori  profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës,i cili foli për punën angazhimin e  vëllazërve Kuzhnioni e ne veçanti për vullnetin e pa shtjerrur deri ne vdekje  të Mikel Kuzhninit ,të pa zavendsueshëm.

Në superlativ për jetën e pishtarit të kombit folën kosullja e Republikës të Kosovës ne Zvicër zjn. Shukrie Ramadani, afaristi Lazim Destani,Don Marjan Marku,zt. Nikë Gjeloshi,Ermina Leskaj, zt. Idet Hjadari, Dr.Alban Nezizi dhe Xun Çetaj.

Delegacioni nga Gjermania qe merrnin pjesë ne këtë akademi përkujtimore ishin anëtaret e kryesisë te lidhjës te prirë nga  Agim Aliçkaj, Ragip Nuredini Kadri Krasniqi, Bekim Gashi,Niman Mulliqi dhe Neki Lulaj.

Vargje te bukura Monolog  kushtuar Mikel Kuzhninit  interpretoi artisti i filmit dhe i dramës zt, Çun Lajçi për ti lëshuar radhen një filmi të gjatë Doklumentar përgaditur nga gazetari Asllan Bajrami, mbi jetën dhe veprën e binjakve Kuzhnini gjiruar enkas për këtë akademi përkujtimore. Ne fund ishte zotimi i përbashkët „Prehu ne paqe pishtari i atdhetarisë se testamentin tend do ta qojmë përpara ishte  betimi i te gjithë te pranishmeve .“

Në fund bashkëthemeluesi dhe Kryetarit të Nderit të LSHB, zt.Mikel Kuzhninit, i falënderoi te gjithë pjesëmarrësit ne këtë akademi përkujtimore.

Kur vargjet e “Bareshës” bëhen pikturë unike (FOTO)

Kënga “Baresha” e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, është dëgjuar, kënduar, e ripërpunuar nga shumë artist.

Por piktori shqiptar në Zvicër, Samedin Asllani, ka zgjedhur një mënyrë unike për të përjetësuar disa vargje të këngës “Baresha”, njofton Klan Kosova.

Në një pikturë ai ka bërë bashkë vijën melodike, pamje të një fushe dhe disa dele – bashkë me tekstin “ Kam rrit shtatin në këto male”.

Nuk dihet nëse kjo pikturë do të dalë në shitje ose piktori do e mbajë për vete.

Kujtojmë se bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten më 7 shkurt, në moshën 86 vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në një ceremoni familjare – pa praninë e medieve.

 

Glattbrugg, Zurich: Një Apero e drejtuar nga Silvana Braçe me rastin e zgjerimit të Swiss Music, pronari i të cilit është Bekim Ibrahimi

Më 25 Janar në Glattbrugg, Zurich u mbajt apéro nga bashkatdhetari ynë, Bekim Ibrahimi për të shënuar zgjerimin e aktivitetit të tij me instrumentet muzikore, me të cilat punon prej vitesh.

Morën pjesë artiste shqiptare dhe zviceriane.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, zoti Ilir Gjoni.

Takimin e udhëhoqi moderatorja Silvana Braçe, një nga fytyrat e bukura të RTSH me një aktivitet të gjërë si brënda Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni edhe në diasporë, si prezantuese e shfaqjeve dhe eventeve që zhvillohen nga komuniteti shqiptar nëpër Europë, SHBA dhe botë.

Silvana Braçe prezantoi këngët, pershendetjet dhe melodite instrumentale.

Bekimi është i lindur në rrethinën e Gjilanit dhe arriti në Zvicër në moshën 19 vjeçare.

Ai nisi të njihet mes shqiptarëve si instrumentist dhe këngëtar në lokalet e muzikës dhe gëzimet familjare.

Realizoi tri albume me këngë dhe disa videoklipe që e shpune edhe në studiot e TVSH.

Ndërkohë orientohet drejt instrumenteve muzikore dhe specializohet në trajtimin e tyre, punë kjo që i hapi dyert e komunikimit me shume artiste internacional nga gjithë vendet e Europës deri në Amerike.

Prej fillimit ky aktivitet pati rritje që u kurorëzua me krijimin e “Swiss Musik ” professional.

Tashmë kjo është një logo e njohur për profesionistët e muzikës dhe adhuruesit e instrumenteve shekullore.

Në takim ishte edhe këngëtarja e njohur me banim në Zvicër Aferdita Hoxha. Ja si shkruan ajo në rrjetin social: “Kenaqesi , perjetime dhe emocione ne eventin e djeshem ne Glattbrug , Zürich, ku ishin prezent muzikante , kengetare, artististe dhe personalitete te ndryshme nga te gjithe trevat.. Nje falenderim per Bekim Ibrahimi, SWISS MUSIK Professional, nje qender kulture ku promovon me sukses Instrumente te ndryshme muzikore Traditcionale e moderne dhe beri te mundur organizimin e ketij eventi , beri te mundur takimin e artisteve pas shume vjetesh , ku u prezantua me sukses nga Ikona e RTSH Silvana Brace!”

Urimet më të mira për Bekim Ibrahimin!