VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Forcat Demokratike Siriane: po zhvillohet beteja vendimtare ndaj ISIS-it

By | March 4, 2019

Komentet

Pas koronavirusit, Kina goditet nga norovirusi

Një shpërthim i ri i norovirusit ka goditur provincën jugperëndimore Sichuan të Kinës, duke infektuar mbi 50 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportoi Global Times, shpërthimi i fundit goditi një kopsht fëmijësh në qytetin Zigong në provincën Sichuan, ku fëmijët pësuan të vjella të shkaktuar nga një norovirus.

Norovirusi është një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella dhe diarre. Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen dhe të sëmuren me norovirus, i cili përhapet lehtë. Ata me sëmundjen e norovirusit mund të hedhin miliarda grimca të virusit, ndërsa vetëm disa grimca të virusit mjaftojnë mund të infektojnë të tjerët.

“Pas hetimeve epidemiologjike dhe testeve të acidit nukleik, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) konfirmoi se të vjellat ishin shkaktuar nga një infeksion norovirus. Të gjithë fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në një spital me simptoma të lehta”, citoi departamentin e shtetit gazeta kineze.

Gjatë muajit të fundit, virusi goditi disa shkolla dhe universitete në provincën verilindore Liaoning dhe në atë veriore Shanxi.

Deri më tani nuk ka asnjë vaksinë të disponueshme për norovirusin në treg.

Sipas mediave kineze, norovirusi infekton 685 milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit dhe është shfaqur gjithnjë e më shumë si një çështje e shëndetit publik në Kinë.

Në shkurt të vitit 2019, autoritetet kineze miratuan një provë klinike për vaksinën e parë tetravalente në botë kundër virusit.

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se vaksina, pas katër vitesh zhvillimi, teorikisht mund të parandalojë 80 deri në 90 për qind të infeksioneve me norovirus.

Bota kujton madhështinë e Maradonës

Argjentinasit janë rreshtuar në rrugët e Buenos Ajresit për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit Diego Maradona, arkivoli i të cilit u vendos në pallatin presidencial Casa Rosada i mbështjellë me një flamur argjentinas dhe me fanellën e tij të famshme me numrin 10. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave, Diego Maradona vdiq të mërkurën si pasojë e një ataku në zemër. Turma të mëdha njerëzish pritet t’i bëjnë nderimet heroit të tyre argjentinas gjatë tre ditëve të zisë kombëtare.

Mijëra njerëz formuan një vijë gjarpëruese në rrugët pranë qendrës Plaza de Mayo pas një nate vigjiljesh. Disa përleshje shpërthyen ndërsa tifozët u përpoqën të hynin brenda pallatit presidencial për të parë heroin e tyre.

Soccer fans waiting to see Diego Maradona lying in state clash with police outside the presidential palace in Buenos Aires, Argentina, Thursday, Nov. 26, 2020. The Argentine soccer great who led his country to the 1986 World Cup died Wednesday at…

Soccer fans waiting to see Diego Maradona lying in state clash with police outside the presidential palace in Buenos Aires, Argentina, Thursday, Nov. 26, 2020. The Argentine soccer great who led his country to the 1986 World Cup died Wednesday at…

Diego Armando Maradona vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Airesit, konfirmuan të mërkurën ata që ishin pranë tij. Maradona ishte idhull për kaq shumë njerëz në Argjentinë dhe më gjerë.

“Ai është mishërimi i termit të veçantë argjentinas” El Pibe “. Djaloshi tip. Kështu e shohin veten argjentinasit, argjentinasit e varfër. Me flokët e shpupuritur, kurajoz, sfidues, brilant nga natyra – kjo ishte arsyeja pse e quanin El Pibe del Oro, djali i artë. Mendoj se ashtu do të mbahet mend në Argjentinë”, thotë Slava Malamud, analist sporti.

Diego Maradona

Diego Maradona

I vlerësuar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Maradona udhëhoqi Argjentinën në fitoren e Kupës së Botës në vitin 1986. Dy golat e tij kundër Anglisë – njëri prej të cilëve, i diskutueshëm – siguruan një fitore epike të Argjentinës në çerekfinale.

Analisti Malamud kujton emocionet e asaj ndeshjeje.

“Të dy golat ishin të jashtëzakonshëm. Të gjithë e panë që topi preku dorën, përveç arbitrit (qesh). Por mendoj se edhe tani në Angli, njerëzit e kuptojnë sa brilant ishte Maradona”.

Klubet e futbollit, lojtarët e famshëm e deri tek njerëzit e zakonshëm, po shprehin vlerësimet e tyre në mediat sociale.

“Gracias por todo, Diego”

“Faleminderit për gjithçka, Diego,” shkruan klubi i Barcelonës në Twitter.

“Eternas gracias, Eterno Diego”

“Falenderime të përjetshme, I përjetshmi Diego,” shkruan ekipi i tij i dikurshëm Boca Juniors.

Lojtari i famshëm Didier Drogba shkruan, “Idhulli im vdiq … Pusho në Paqe Diego Armando Maradona. Fanella ime e parë e futbollit, njeriu që më zgjoi dashurinë për futbollin ”.

Një tjetër lojtar i famshëm, Kylian Mbappe, shkruan, “Pusho në Paqe legjendë. Do të qëndrosh përgjithmonë në historinë e futbollit. Faleminderit për të gjitha kënaqësitë që i dhurove gjithë botës”.

Rreth një muaj më parë Maradona festoi 60 vjetorin e lindjes. Një pankartë 100 metra e lartë u vendos në qendër të Buenos Aires për nder të tij.

“Shumë njerëz e kritikuan jetën e tij personale. Diego ishte vetë futbolli, ishte jeta. Me jetën e tij private ai mund të bënte çfarë të donte, por na dhuroi gjithçka. Ai është gjëja më e madhe në këtë botë, është gjëja më e madhe që ekzistoi”, thotë Pablo Fernandez, një admirues i Maradonës.

Jeta e tij përtej futbollit shpesh tërhoqi kritika të ashpra.

“Gjërat që i ndodhën më vonë me drogën, alkoolin, daljet publike pranë diktatorëve dhe personazheve të papëlqyeshëm në të gjithë botën, ishin dështimet e tij si njeri që u dukën më vonë. Kur thjesht bënte atë që donte, ai ishte në gjendje t’i zbuste këto të meta dhe ishte në gjendje t’i tregonte botës vetëm talentin e tij. Kur u detyrua të ndalonte të bënte atë që donte, të gjitha të këqijat dolën në pah. Shpresoj që kjo nuk është ana për të cilën njerëzit do ta mbarjnë mend”, thotë Slava Malamud.

Ndërsa tifozët e tij në Argjentinë dhe në të gjithë botën u pikëlluan për vdekjen e tij, presidenti Alberto Fernandez shpalli tre ditë zie kombëtare.

Presidenti kinez i thotë Bidenit se SHBA dhe Kina duhet të shmangin përplasjet

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të mërkurën e përgëzoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje, njoftoi media shtetërore kineze.

Në telegramin e tij, Xi tha se të dyja vendet nuk duhet “të përfshihen në asnjë konflikt ose konfrontim, por në respekt të ndërsjellë, dhe në frymën e bashkëpunimit fitimprurës dypalësh, në mënyrë që të promovojnë paqen dhe zhvillimin në botë”.

Presidenti kinez i dërgoi mesazhin e urimit Bidenit dy javë më vonë se disa vende të tjera të mëdha.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë arritur nivelet më të këqija në muajt e fundit, pasi dy superfuqitë kanë shkëmbyer akuza mbi një sërë çështjesh përfshirë luftën tregtare, akuzat e spiunazhit, të drejtat e njeriut, liritë e medias dhe rivalitetin në fushën e teknologjisë.

Të dyja vendet kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për trajtimin e pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit. Uashingtoni fajëson mungesën e transparencës së Kinës gjatë shpërthimit fillestar të epidemisë në Vuhan në fund të vitit të kaluar.

Xi në mesazhin e tij shtoi se “zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve SHBA-Kinë përputhet me interesat themelore të të dy popujve”.

Nënpresidenti kinez, Wang Qishan, gjithashtu i dërgoi një mesazh urimi, Kamala Harris, për zgjedhjen e saj si nënpresidente e SHBA-së, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua. rel

Izraeli konfirmon vizitën e Kryeministrit Netanyahu në Arabinë Saudite

Një zyrtar izraelit tha se Kryeministri Benjamin Netanyahu ishte në Arabinë Saudite dhe u takua me princin saudit të kurorës. Kjo është hera e parë që Izraeli konfirmon publikisht një vizitë në Arabinë Saudite nga një udhëheqës i tij, ndërkohë që dy vendet shtrëngojnë radhët kundër Iranit.

Njoftimi u bë fillimisht nga media izraelite, e cila tha të hënën se Kryeministri Netanyahu bëri një vizitë të fshehtë të dielën në Arabinë Saudite për bisedime me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në njoftim thuhej se delegacioni i Izraelit përfshinte gjithashtu zotin Yossi Cohen, shef i Mossadit, agjencia e inteligjencës kombëtare të Izraelit dhe citoheshin të dhënat e gjurmimit të fluturimit që tregonin një avion privat i cili udhëtonte nga Tel Aviv për në Neom të Arabisë Saudite dhe kthehej disa orë më vonë.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk përmendëte zotin Netanyahu në deklaratën e tij të së dielës për takimin e zotit Pompeo me princin Mohammed bin Salman, i cili u zhvillua në Neom.

“Ata diskutuan mbi nevojën për unitet mes vendeve të Gjirit për t’iu kundërvënë sjelljes agresive të Iranit në rajon dhe për të arritur një zgjidhje politike të konfliktit në Jemen,” tha zëdhënësi Cale Brown.

Zoti Pompeo vizitoi Izraelin javën e kaluar dhe festoi me Kryeministrin Netanyahu marrëveshjet që Izraeli nënshkroi me Bahreinin, Sudanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve. Zoti Pompeo i ka kërkuar gjithashtu Arabisë Saudite që të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin.

zëri i amerikës

I dërguari i OBSH-së paralajmëron për valë të tretë të koronavirusit

Gjenevë

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19, David Nabarro, ka kritikuar reagimin e Evropës ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), duke paralajmëruar se mund të shkaktojë një valë të tretë vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Reagimi në Evropë ishte i pamjaftueshëm”, tha Nabarro në një intervistë për gazetat në CH Media Group dhe për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA.

“Kishte një dështim për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme në muajt e verës pasi u vu nën kontroll vala e parë. Dhe tani ka një valë të dytë. Nëse infrastruktura e nevojshme nuk ndërtohet tani, do të ketë një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, paralajmëroi Nabarro.

I dërguari i OBSH-së tha se Evropa duhet të shikojë mënyrën se si vendet aziatike janë përballur me pandeminë.

“Ju duhet të reagoni shpejt ndaj virusit, me forcë dhe vendosmëri. Sidomos në fillim, kur virusi përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme. Nëse reagimi nuk është i plotë, problemi do të rritet shumë shpejt”, tha ai.

Nabarro tha se shumë pak vendimmarrës politikë e kuptuan që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale.

“Rritje eksponenciale nënkupton që numrat mund të rriten 8 herë brenda javës, 40 herë në dy javë, 300 herë në tre javë, mbi 1000 herë në katër javë dhe kështu me radhë”, tha ai.

Megjithatë, Nabarro tha se në Azi numrat janë relativisht të ulta “sepse njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata bëjnë veprime që e bëjnë të vështirë përhapjen e virusit”.

“Ata mbajnë distancë, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe pastrojnë hapësirat. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara”, theksoi Nabarro.

Ai gjithashtu tha se Azia nuk i zbuti masat restriktive para kohe, duke shtuar: “Ju duhet të prisni derisa numri i rasteve të jetë i ulët dhe të mbetet i ulët. Reagimi i Evropës nuk ishte i plotë.”

Nabarro punon nga Gjeneva dhe tha se ka pasur mungesë të mbështetjes për disa njerëz të infektuar nga virusi në Zvicër.

“Zvicra ka një numër kaq të madh të rasteve, veçanërisht pjesa e Zvicrës ku flitet frëngjisht, sa që një strategji shumë më e fortë është e nevojshme nga autoritetet, së bashku me banorët”, tha ai.

Gjatë shtatë ditëve, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës raportoi 615 vdekje nga COVID-19 me raste të konfirmuara nga laboratori, duke e çuar numrin e vdekjeve në 3.575 që nga fillimi i pandemisë. Kjo ishte java më vdekjeprurëse që nga paraqitja e virusit në Zvicër, duke përbërë 17 për qind të vdekjeve totale.

Gjatë kësaj jave në Zvicër u regjistruan 33.466 raste të reja me koronavirus, ndërsa u realizuan rreth 162 mijë teste.

Rusi, prezantohet projektligji që i mundëson Putinit dy mandate tjera si president

Moskë

Tre deputetë prezantuan të martën projektligjin i cili do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin të qëndrojë në detyrë për dy mandate të tjera presidenciale gjashtë-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavel Krasheninnikov, Olga Savastyanova dhe Andrey Klishas paraqitën draftin në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Duma ruse, duke legjitimuar ndryshimet kushtetuese, të cilat sugjerojnë që kufizimi në dy mandate radhazi për presidencën do të humbasë forcën e tij për kreun e shtetit që shërbeu si president në momentin e miratimit të ndryshimeve të reja kushtetuese.

Drafti gjithashtu paraqet kërkesa të reja për të nominuarit për president, duke përfshirë që kandidati duhet të jetë shtetas rus jo më i ri se 35 vjeç, me qëndrim të përhershëm në vend për të paktën 25 vjet dhe nuk ka ose nuk kishte më parë shtetësi të huaj ose leje qëndrimi me përjashtim të atyre me origjinë nga Krimea.

Votimi për ndryshimet kushtetuese u mbajt nga 25 qershor deri më 1 korrik me 77.9 për qind të rusëve që votuan për ndryshimet dhe me 21.27 për qind kundër.

NATO e quan “të hershëm” vendimin e SHBA-së për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të ulur numrin e trupave në Afganistan, tha se “largimi i hershëm ose i pakoordinuar” mund të ketë kosto të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë mbi këtë çështje, Stoltenberg tha se ai është në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për misionin e NATO-s në Afganistan.

“Tani po përballemi me një vendim të vështirë”, tha shefi i NATO-s.

“Ne kemi qenë në Afganistan për gati 20 vjet dhe asnjë anëtar i NATO-s nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë sesa është e nevojshme. Por në të njëjtën kohë, çmimi i largimit të hershëm ose të pakoordinuar mund të jetë shumë i lartë. Afganistani rrezikon edhe një herë të bëhet platformë ku terroristët ndërkombëtarë mund të planifikojnë dhe organizojnë sulmet e tyre. DAESH-i mund ta rikrijojë në Afganistan shtetin terrorist që e humbi në Siri dhe Irak”, deklaroi Stoltenberg.

Stoltenberg tha se NATO-ja ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj në Afganistan për të mbështetur procesin e paqes në Afganistan.

“Aktualisht, ka më pak se 12 mijë ushtarë të NATO-s në Afganistan. Më shumë se gjysma e tyre nuk janë ushtarë amerikanë. NATO-ja do të vazhdojë të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat afgane të sigurisë, pavarësisht nëse SHBA-ja tërheq ushtarët”, shtoi ai.

Ndryshe, siç është raportuar tashmë, udhëzimi i presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr trupa nga Afganistani dhe Iraku i ka arritur Pentagonit dhe në vijim janë planet në këtë drejtim. Vendimi thuhet se parasheh uljen e trupave në 2.500 në dy vendet dhe që tërheqja të bëhet deri më 15 janar.

SHBA ka 4.500 ushtarë në Afganistan dhe 3.000 në Irak.

Fugaku i Japonisë ruan pozitën e “kompjuterit më të shpejtë në botë”

Superkompjuteri i prodhimit japonez “Fugaku” sërish është shpallur kompjuteri më i shpejtë në botë në listën e TOP500 me 442.010 teraflop në sekondë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në listën TOP500, zgjedhja e superkompjuterëve më të shpejtë në botë, e cila azhurnohet dy herë në vit, Fugaku i Japonisë fitoi vendin e parë në qershor, ndërsa e ruajti pozitën në nëntor.

Në një listë të përgatitur me një vështrim në treguesit e shpejtësisë Top Performance LinPack (HPL), i cili arriti një shpejtësi prej 415 teraflop në qershor, Fugaku rriti shpejtësinë në 442.010 teraflops për sekondë.

Me këtë shpejtësi dhe më shumë se 422 transaksione kuadrilion në sekondë, Fugaku mbajti epërsinë në kategorinë më të shpejtë të transaksioneve me 3 herë më shumë llogaritje sesa konkurrenti i saj më i afërt Summit i SHBA-së.

Fugaku në japonisht do të thotë “maja e pasur”.

Pesëmbëdhjetë vende formojnë bllokun më të madh tregtar në botë

Samiti i Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP).

 

Pesëmbëdhjetë vende kanë formuar bllokun më të madh tregtar në botë, duke mbuluar gati një të tretën e ekonomisë globale. Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) përbëhet nga 10 vende të Azisë Juglindore, si dhe Koreja e Jugut, Kina, Japonia, Australia dhe Zelanda e Re.

Pakti shihet si një zgjerim i ndikimit të Kinës në rajon.

Marrëveshja përjashton Shtetet e Bashkuara, e cila u tërhoq nga një pakt rival tregtar Azi-Paqësor më 2017. Presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) menjëherë pasi mori detyrën.

Marrëveshja do të përfshinte 12 vende dhe u mbështet nga paraardhësi i tij, Barack Obama, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajon.

Negociatat mbi RCEP filluan më 2012. Marrëveshja u nënshkrua të dielën në kuadër të një samiti të organizuar nga Vietnami.

“Unë jam i kënaqur të them se pas tetë vjet pune të vështirë, që nga sot, ne kemi sjellë zyrtarisht negociatat RCEP në një përfundim”, tha kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc.

Pastaj, zyrtarët me radhë nënshkruanin kopjet e marrëveshjes dhe i tregonin ato në kamera në samitin virtual. Udhëheqësit shpresojnë se marrëveshja do të ndihmojë në nxitjen e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit.

“Nën rrethanat aktuale globale, fakti që RCEP është nënshkruar pas tetë vjet negociatash sjell një rreze drite dhe shprese”, tha kryeministri kinez, Li Keqiang. Ai e përshkroi marrëveshjen si “një fitore të multilateralizmit dhe tregtisë së lirë”.

India ishte gjithashtu pjesë e negociatave, por ajo u tërhoq vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve se tarifat më të ulëta mund të dëmtonin prodhuesit vendas.

Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se India mund t’i bashkohet paktit në të ardhmen. Anëtarët e RCEP përbëjnë gati një të tretën e popullsisë së botës dhe përbëjnë 29% të prodhimit të brendshëm bruto.

Blloku i ri i tregtisë së lirë do të jetë më i madh se marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada dhe Bashkimi Evropian. rel

Armenia fillon t’ia dorëzojë një pjesë të territorit Azerbajxhanit

Armenia do të fillojë t’ia dorëzojë pjesë të territorit Azerbajxhanit, më 15 nëntor, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë-javore mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Banorët e rrethit Kalbacar në Azerbajxhan (i njohur si Karvaçar në armenisht), i cili kontrollohej për dekada nga armenët etnikë, filluan të linin shtëpitë e tyre më 14 nëntor. Disa prej tyre u vunë flakën shtëpive, njoftoi Shërbimi Armen i Radios Evropa e Lirë.

Kalbacar ka qenë i populluar kryesisht nga azerbajxhanët etnikë, para se ata të dëboheshin nga armenët në luftën e viteve 1990, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhe shumica e shtëpive që u braktisën u përkisnin më parë armenëve.

Përpara se të transferoheshin në Azerbajxhan, armenët shkuan në manastirin e Dadivankit për një vizitë të fundit. Paqeruajtësit rusë u pozicionuan pranë manastirit më 14 nëntor.

Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i tha presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev më 14 nëntor që të mbrojë vendet e shenjta të krishtera në pjesët e Nagorno Karabakut, të cilat do të jenë nën kontrollin e Azerbajxhanit, një komb me shumicë myslimane.

Aliyev u zotua se do të mbrojë tempujt e krishterë, u tha një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i tij për media.

Një pjesë kryesore e marrëveshjes së paqes, të ndërmjetësuar nga Rusia, përfshin kthimin nga ana e Armenisë të Kalbacar dhe dy rretheve të tjera gjatë 2 javëve të ardhshme. Ashtu si Kalbacar, edhe ato rrethe janë mbajtur nga separatistët armenë, që nga një luftë e cila përfundoi më 1994.

Marrëveshja i dha fund luftimeve që lanë të vrarë deri në 5,000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët. Ajo u shpall më 10 nëntor, por u refuzua nga shumë armenë sepse lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të Nagorno Karabakut, së bashku me zonat përreth të okupuara gjatë luftimeve.

Marrëveshja përfshin vendosjen e 2,000 paqeruajtësve rusë në rajon.

Armenia dhe Azerbajxhani shkëmbyen trupat e një numri të paspecifikuar të ushtarëve të vdekur më 14 nëntor pas mbërritjes së trupave ruse.

Nagorno Karabahu njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur me rajonin që kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1990.

Luftimet më të fundit shpërthyen në fund të shtatorit. Njoftimi për arritjen e marrëveshjes së paqes nxiti festime në Azerbajxhan dhe një krizë politike në Armeni, ku protestuesit e zemëruar sulmuan ndërtesat qeveritare dhe parlamentin. Më 11 nëntor, 10 figura të shquara të opozitës u arrestuan dhe u akuzuan për “organizimin e paligjshëm dhe të dhunshëm të protestave”.

Arrestimet u denoncuan nga opozita si të paligjshme ndërsa pjesëtarët e opozitës u lanë të lirë dy ditë më vonë. rel

Kina lançon satelitin e komunikimit celular

Kina lançoi satelitin e komunikimit celular të gjeneratës së re, Tiantong-1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit, Xinhua, sateliti me anë të raketës Long March-3B është lançuar nga Qendra e Lançimeve të Satelitit Xichang në perëndim të vendit.

Kina me të gjithë satelitët që i ka prodhuar me mundësitë e saj, synon të sigurojë një infrastrukturë të besueshme të komunikimit celular që mund të funksionojë në të gjitha kushtet e motit.

Me shërbimin e rrjeteve celulara përveç Kinës dhe vendeve tjera përreth synohet të përfshihen edhe Mesdheu Lindor, Afrika, Paqësori dhe Oqeani Indian.

Papa Françesku uron Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku uroi të enjten presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden falënderoi Papën për “bekimet dhe urimet si dhe theksoi vlerësimin e tij për udhëheqjen e Shenjtërisë së Tij në promovimin e paqes, pajtimit dhe lidhjeve të përbashkëta të njerëzimit në të gjithë botën”, thuhet në një deklaratë nga kampi i Biden-it.

“Presidenti i sapozgjedhur shprehu dëshirën e tij që të punojmë së bashku në bazë të një besimi të përbashkët në dinjitet dhe barazi të të gjithë njerëzimit në çështje si kujdesi për të margjinalizuarit dhe të varfërit, adresimi i krizës së ndryshimeve klimatike, mirëpritja dhe integrimi i emigrantëve dhe refugjatëve në komunitetet tona”, thuhet në deklaratë.

Biden do të bëhet presidenti i dytë katolik pas John Kennedy-t, i cili u ul në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1961 deri në vrasjen e tij në vitin 1963.

Disa nga premtimet e Biden-it, si rimëkëmja e SHBA-së, uniteti dhe mjedisi janë në përputhje me Papa Françeskun.

Që kur papati i tij filloi në mars 2013, Françesku është përpjekur të vendosë lidhje midis Kishës Katolike dhe feve të tjera, por këto përpjekje nuk ishin në përputhje me politikat e presidentit amerikan, Donald Trump mbi imigracionin dhe ndryshimet klimatike.


Send this to a friend