TIRANE,mengjezi i se Martes,9 Korrik,1996 Ora 10 .
Presim autobuzin tek kafe Flora. Autobuzi vonohet dhe rruga jone Tirane –Sofje do te jete e gjate , sic duket e merziteshme,sepse na u dashka t’i biem rreth e qark,Ballkanit tone heroik.
Jemi nje grup i vogel i perbere nga Tinka Kurti,Artiste e Popullit,Rajna Kovacit,dhe une,te ftuar nga miqte e mi te shtrenjte : Natasha Lako dhe Mevlan Shanaj,atashe kulturor i ambasades sone ,ne Suedi per nje tur takimesh,per librin tim,Sonata e Henes,Filmi dokumentar per Ramiz Kovacin,me skenarin e Rajnes dhe shfaqja e filmit artistik :Zemra e nenes” e Tinkes.Autobuzi ne fakt qe nje mikrobuz me7 vende dhe me ajer te kondiconuar.Sediljet te rehateshme dhe ne te lodhura na ze gjumi deri ne kufirin me Maqedonine.Ne kufi pritem dy ore per kontrollet dhe tete ore te tjera,ec e ec ,e s’ka te sosur neper pyll dhe bregut te liqenit deri sa arrijme ne Sofje
.Nje djalosh teper i sjellshem na fut ne nje salle qe duket me teper si nje gazerme afer aeroportit te Sofjes.Bie shume shi,shi i ftohte sikur te qe vjeshte e vone ne Tirane.Ne u nisem nga korriku i kryeqytetit tone dhe jemi fare te papregatitura per kete lloj shiu e trishtimi me keq se ne memedhe ,qe here pas here e dredhin ethet e krizave butaforike. .
Me ne fund arrijtem prane:Balkan-Boing”qe na fton per rrugen e gjate Sofje-Stokolm.
Natasha me Mevlanin na presin ne aeroport. Edhe Stokolmi na priti me shi.Jemi te mallengjyer e te malluar.Nuk na pushon goja duke folur per Rikun , Petron(prinder te mire e te dashur te Natashes ) miqte e perbashket e plot gallata nga Kryeqyteti.
VAXJO -11,12 korrik,1996
Mevlani ka bere planin e turit tone dhe te nesermen ne oren 8.30 A.M.nisemi drejt Vaxjo.Zbresim ne juge,ne brigjet e detit Balltik,drejt Danimarkes, ne nje peisazh pyjor si ne Michigan.Udha eshte shume e bukur midis detit,qiellit dhe pyllit.
Ne oren 3,15 P.M hyjme ne qytetin e qete,paqesor dhe clodhes Vaxjo,qe te duket cuditerisht i njohur dhe familjar,me katedrale e kisha,pastor shume modeste, biblioteken,shatrivanin ,si te qe nje enderr e enderruar moti.
Ai mengjez filloi me zymtesine e shiut e shndrua ne kete dite te bukur me diell.Na pret mesuesi i gjuhes shqipe,Ganiu ,me nje djalosh qe e quan “daja im”Ganiu na con ne shtepi,per tu shlodhur ku njihemi me Driten,nusja dhe nena e kater vajzave,me bujarine e zemergjeresin, karakteristike kosovare .Shtepia eshte e thjesht,po te emocionon ngrohtesia dhe nderimi per Rilindasit.Fotot e zmadhuara te Naim Frasherit,Ismail Qemalit,emrat e vajzave Vlora dhe Vjosa,te rrethojne me ndjenjen e mirseardhjes..Keto gra te urta,i rrisin dhe i mekojne famijet e tyre,jo vetem me qumeshtin e gjirit.
Pasdite ne oren 7P. M. zhvillohet takimi i pare i aktivitetit te perbashket,ku na presin te gjithe me shume dashuri e respekt.
Violina e pare eshte Tinka me filmin e saj te fundit,ZEMRA E NENES . ( Prodhim i vitit 1993. Regjia: Besnik Bisha, Skenari: Nexhat Tafa, Producent: Albafilm Studio. Muzika: Mira Meçule. Aktorë: Tinka Kurti, Ermira Gjata, Ilir Bezhani, Bledar Pupi, Pranvera Veizi.)
“Nje grua plakë (Tinka Kurti) jeton vetëm. Fëmijët e saj kane ndërtuar jetët e tyre dhe vinë e vizitojne rrallë. Lidhjet me miqtë kane humbur prej kohesh Të vetmin mik ka nipin e saj. Në këtë vetmi ajo ka ndërtuar një jetë të veçantë. Përfytyron femijët, nipërit, mbesat dhe përpiqet t`i gjallërojë duke ndërtuar kuklla për secilin prej tyre. I vendos në divan rreth dhomës dhe bisedon çdo ditë me ta.. Vjen një çast dhe të gjithë grumbullohen rreth saj për t`i trashëguar pasurinë. Ajo ia beson nipit Erionit ,testamentin për këtë “pasuri”. Nuk ka se ç`tu japë veç shpirtit.
Auditori eshte teper heterogjen,nga intelektuale te shquar si piktori,Shyqyri Gjurkaj, e deri te gjyshet e gjysherit, qe i kane sjelle djemte nga Kosova, ne ate gjysem parajse.
Sigurisht qe filmi binte ne kontrast me kete ambjent ,po oratoria e Tinkes e zbuti pak hutimin,ndersa ne, me vone, qeshem sa u shkulem, me paditurine tone.
Shyqyriu na ftoi per nje caj ne shtepine ,ku njohen nusen e vajzen,te dyja plot finese e mencuri.
Ishte nje kenaqesi e verteta te shihje studjon e tij,vecanerisht vizonin ultra modern te frymezuar nga GURI.
Guri i varur,guri i burgosur,guri murrane.Piktura e tij , lidhur ngushte me gurin, me qendresen e Gurit shkembor , qe nuk e shkaterron asnje stuhi,apo shi gjaku qe i bie nga qielli a Toka.
Piktori dhe akademiku, Gjurkaj kerkon vetvehten tek qendresa e tokes se premtuar ,te cilen e sheh ne syte e njerezve, shkruar nga tragjedia e gjakut nder shekuj, ndersa nje filiz i gjelbert shprese deperton thelle,thelle ne zemer.
Malmo-13,14 Korrik,1996
Ganiu dhe Shyqyriu na shpien ne Malmo,beme mbi 200km rruge,nene shushritjene pylli e detit,pyllit dhe gjumit ,qe na nanuriste here pas here sidomos mua ,qe me ze makina.
Na priten antare te shoqates “Kosova”qe na shetisin neper qytet, para se te filloje aktiviteti,Selvia,nje grua energjike,e shkathet ne shpie deri ne kufi me Danimarken ,qe na kujton princin e palumtur Hamlet,”Te rrosh a te mos rrosh,kjo eshte ceshtja!”
Dy qytetet jane aq afer si Pogradeci me Shen Naumin.
Grate e shoqates”LIRIA” jene shume aktive dhe ne oren 6 P.M.fillon aktiviteti.
Tinka brilante si gjithmone rrefen per rolin e saj me te dashur nene Pashakon.Japim edhe dokumentarin e Rajnes per te atin,Ramiz Kovacin.
Grate e shoqates Liria te drejtuara nga Fatimja,na nderojne duke e quajtur sektorin e tyre te muzikes “Ramiz Kovaci”dhe sektorin e Teatrit,”Tinka Kurti”.
Jemi mysafire tek Zenel Peposhi.qe ka nje shtepi karakteriste thuajse e tera e punuar me dru me nje verande sere lulesh e tera xham,ku pine kafene me zonjen e tij fisnike,dhe ne dimer shohin boren,qe i kujton Lusen e Kukesit,ku ka Lindur.Zejneli eshte nje natyre teper e ndjeshme poetike,ka botuar edhe dy libra me poezi.Po edhe nje aktivist i cmuar i te drejtave te njeriut
Peposhi, u denua nga regjimi komunist, sapo doli nga burgu shkoi ne France. në mërgim.ku i bindi mërgimtarët në Paris të formojnë Frontin e Rezistencës Antikomuniste (FRAK-un).
Në këtë formacion anëtarësohen edhe kosovarë, të zhgënjyer nga qendrimi pasiv i Tiranës zyrtare dhe mosreagimi në forume ndërkombëtare . Njera nder sferat e angazhimit te ketij organizmi te mergates ishte grumbullimi i materialeve te dokumentuara per organizatat e te drejtave te njeriut, pasuar nga shkrime neper gazeta, demaskuese me fakte torturash e keqtrajtimesh deri ne shtate breza,njekohesisht edhe demostrata te perbashketa.
Ndaj edhe shtepia e tij dhe dhoma e miqve ishte gjithenje plot me njerez,qe bisedonin me Veprimtarin,intelektualin,dhe poetin Zenel. Zeneli kish deshire te shkruante edhe Kujtimet e tij ,ne qofte se do kish kohe te mjaftueshme, per vehte.
Goteborg ,15 Korrik ,e hene,1996
Kemi 6 dite qe udhetojme pa pushim, levizim nga nje qytet tek tjetri me miq te shoqatave kosovare,si te mbanin torcin olimpik ne dore.
Kemi ardhur vertet ne Suedi, po eshte hera e pare qe ulemi gju me gju me popullin tone ,qe e kemi te pragu i deres pa patur mundesi ta shohim,te flasim ,te njihemi me njeri tjetrin si vellezer gjaku qe jemi, ndaj nuk na lodhin as rruget e gjata,as aktivitet e ngjeshura njera pas tjetres..
Udha nga Malmo,pika me e larget e jugut Suedez, ishte me te vertet shume e gjate,ndaj aktiviteti ishte lene per te nesermen.
Bedriu, qe erdhi te na marre ,me Taxi kesaj rradhe, ishte shofer profesionist,qe punonte vullnetarisht per ne, ate pasdite . Göteborg është qyteti i dytë më i madh në Suedi. Popullsia në këtë qytet arrin shifrën prej gjysmë milioni., dhe qyteti i pestë më i madh në rajon nordike me mbi 500 000 banorë në zonën urbane, dhe mbi 940 000 në rrethinen e Göteborgut. Qyteti është i vendosur në bregun perëndimor në gojën e Göt adhe u themelua me iniciativën e Mbretit Adolf Gustav II i 1621 . Në vitet 1800 Göteborgu u industrializua në pjesë të madhe me ardhjen e anglezveë, dhe gjatë kësaj kohe kishte Göteborg nofkën “Little Londër”,
Bedriu kishte guden Turistike dh e njihte qytetin ne pellembe te dores.
Djaloshi 30vjecar,i sapo martuar ate vit, qe bere baba vetem pak muaj me pare , me cupen e bukur Arberesha.
Ishte dite e diele,pas pak do te perendoje dielli ndaj Bedriu ngutet qe te shohim sa me shume bukurira te ketij qyteti qe ai e dashuron ne kuptimin me te mire te fjales.
“Ky eshte qyteti i enderrave te mia.Ketu jemi 8 vellezer e motra kemi edhe prinderit,jetojme te gjithe neper apartamentet tona,po jemi te gjithe ne nje bllok.Sonte do te jeni musafiret e mija.Dhe nusja ime eshte lajmeruar e do ta pelqeni jo vetem pse e quajne edhe ate Bedrie.
Dhe me te vertet sapo hyme ne ate shtepi dhe Bedriu e puthi ne buze nusen e tij,e kuptuam se ajo ishte nje fole e bukur dashurie,besimi dhe shprese.Bedria kishte mbaruar fakultetin e letersise ne Universitetin e Prishtines,shkruante poezi,i jepte gjumeshtin me nje kenaqesi te vecante vogalushes se saj tre muajshe,enderronte te shkruante nje roman per kusheriren e saj 21 vjecare,vetem sepse prinderit dhe i shoqi e benin fajtore qe kish lindur nje femije antikapat.
E gjthe lodhja e udhes kishte fluturuar,nga qe ky cift i gezuar, i lumtur ne kuptimin e vertete te kesaj fjale ,na shperndau edhe ne nje pjese te saj.
Komentet