VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

FLETË DITARI – Nga EGLANTINA MANDIA

By | August 6, 2020
blank

Komentet

blank

10 poezi Nga Fejzi Zenelak

Dashurisë

Të duash sa gjumi mos të zerë,
A mendja sytë aty sapo çel,
Të presësh në shi, në borë e erë,
Kjo po, është dashuri vërtet.

Nuk ka asgjë gjer sot në botë,
Që sa ajo të lumturon,
Po dhe në pastë, është e kotë,
Dashurisë nuk ia kalon.

 

Si pëllumbi me guguçen

Sa avaze ka biilbili,
E sa thëllëza çuçuret,
Aq të mira pastë idili,
Më i miri në planet.

Djalë e vajzë si llastarët,
Si pistil secili ngjet,
Në muaj mjalti, vit të parë,
Gjithë pjalm, gjithë polen.

Si pëllumbi me guguçen,
Gu, gu, gu, kur bëhen një,
Një si syth, një si burbuqe,
Kur shpërthejnë, s’ mbahen më!!

Ndaj, sa avaze ka bilbili,
E sa thëllëza çuçuret,
Aq të mira pastë çifti,
Që si yll e hënë ngjet.

 

Unë të mbolla për merak

Mu në mes të bashtës sime,
As në krye, as në fund,
Kam mbjellë edhe një hithkë,
Që më djeg kur e këput!

Pse moj hithkë fletë, fletë,
Unë të mbolla për merak,
Që mos të të ndotnin qentë,
Të të kem për nonjë rast.

– Epo unë e kam në gen,
Duke djegur, mbroj vetëveten,
Po ti zëmë me një leckë,
E lermë një çast në Diellë.

Kështu tha hithka e gjatë,
Dhe e la vetëm me kaq,
As më dogji as fulltakë,
Duke ngrënë u bë ilaç.

 

Pranverës

Hajde moj pranverë hajde,
Plot me lule, me blerim,
Përveç gjakut që ma ndrove,
Më solle dhe frymëzim.

Po jam plak moj, më vjen rëndë,
Nuk po ndahem dot nga muza,
Sikur njërzit s’ kanë ç’bëjnë,
E do merren veç me mua!

 

Frutit i gëzohem unë

 

Lermë moj qershi belicë,
Pse ma shkel syrin që larg?
Nuk e sheh që unë u plaka,
Kam haruar të çel prap!

Kot që po më fton së largu,
E ma bën shpirtin ujem,
Mua nuk më bje më lëngu,
Sado vlagë që të kem.

Lermë moj qershi e tultë,
Që petalet po i shkund,
Frutit i gëzohem unë,
Se të tjerat morën fund.

Njeriu s’ rron veç për të ngrënë

Njeriu s’rron veç për të ngrënë,
Ka nevojë dhe për relaks,
Ndaj të bëjë si të bëjë,
Shtëpinë e dytë ta ketë në fshat.

I lirë, si zogu kur fluturon,
Ne kjo shtëpizë ku së paku,
Më kënaq, më relakson,
Sa gjithë bota marë së bashku.

 

Seç më shkrepi mor aman

Seç më shkrepi mor aman,
Të dehem gjer në çmënduri,
Po dhe ta provoj, sa mbaj,
E çfarë ndjen një terjaki.

Nuk dua as verë, as birrë,
Raki të më zerë vënd,
Turshi që të kripem mirë,
Pa le të më bëjë dëm.

Të më turbullohet koka,
Të më meren mëntë ca,
Pa le të më qeshë bota,
Nuk më bëhet von për ta.

Se ku jam të mos e di,
Shkujdesur të vërshëllej,
Të këndoj, të hingëllij,
Si amshori ergjele.

Ti hap sytë dalngadal,
Gojën tharë krejt nga etja,
Kur rakia të më dalë,
Të më vijë turp nga vetja.

Ka nevojë njeriu i ngratë,
Ta dijë atë që s’ ka lezet,
Çfarë i shtyn të bëhen tapë,
Kur i duket vetja mbret.

Le ta marrim për një moment

Jo se rrotën e historisë
Kam aftësi ta ndryshoj krejt,
E prap mundohem ta lëviz.
Një milimetër e pak më shpejt.

Po le ta marrim për një moment,
Se e realizova sa më sipër,
Një pikë ujë brënda në det.
As e shton, as ja heq kripën.

 

Ra Ylberi aty prapë

Më dy këmbët e tij si hark,
Njëri sup te gur’ i cjapit,
Kokën gjer lart në çardak.
Me shtatë ngjyrat më të forta,
Retë u shpërndanë e u strukën,
Nuk ka penel në këtë botë,
Që ta bëjë aq të bukur!

Çfarë flet lule çikore?

-Çfarë flet luleçikore?
Gonxhe-verdhë, fyl nga brënda,
Ka dy muaj që ke çelur,
Tani të ra ndërmënd për këngë?

– Epo unë nuk e dija,
Që ti thurke edhe vjersha,
Ndaj të lutem mos ma prish,
Thurmë e mua disa reshta!

-Paçka se vlen për terapi,
Di që je e hidhur shumë,
– E de mos ma verë re,
Se lule jam edhe unë…

Atëherë ç’ne nga boçja?
Hedhur farën si vragji
Apo përfiton nga goçja,
Që u plak, pa qënë i ri!

Çikorja e huli kokën
U bë gati për të qarë
-Nuk e dija unë e gjora,
Pa të thosha ca më parë.

 

blank

DY USHTARËT – Poezi nga VEHBI SKËNDERI (18 maj 1927 – 13 qershor 2011)

Guri i Topit – Lenie. Fronti italo-grek 1940-1941

Kish disa ditë që s’ndjehej luftë e shkretë!
Nën një jorgan të butë prej dëbore
Po flene tok: dhe italianë, dhe grekë.
Kush qit një këmbë, kush një fyell dore…

Po ne fëmijët, trima si komitë –
Të armatosur me shkopinj e torba –
Përmbi Lenie, ku u grinë dy ushtritë:
Mbledhim fyshekë, rrushka, fiq e komça.

Duam të mbathim, si zotrinj, këpucë
Dhe mund të hamë tri depo peksimete!
Kush mban një thes, kush katër pash tërkuzë
Drejt Gurit Top u qepmë asaj përpjete.

Por, krejt papritur, ngrimë gur në vend
Duke vështruar majën, buzëtharë.
Aty mbi akull, përmbi një çukë shkëmb:
Presim në këmbë: vështroni! dy ushtarë.

Po del prej nesh më trimi nga të gjithë,
E mban fjalim, si kapidan i thekur:
– Phu, kalaviça! turp që kini frikë,
Nga bubuzhelë e buburecë të vdekur! –

Nga dy fantazmat na drithrohet zemra,
Po frikacakun s’e afron njeri.
E, që të gjithë, ndezur prush nga sedra,
Pas kapedanit, rendim si veri.

Ushtari grek, një ish, ndoshta, mësu’s
Dhe italiani, ndoshta, ish trenist?
Jo! mos betohi! nuk e di askush
E pse u vranë të dy kaq mizorisht!

Dy bajoneta ngulur shoku-shokut,
Dy fjalë sharje, ngecur nëpër dhëmbë.
Ah! janë therur, që të dy, së toku…
E shoqi-shoqin mbajnë prap në këmbë!

Te Guri Top ndriçon ky diell i ngrohtë,
Nga pisha e bukur rrjedh cyrilë e artë.
Në sytë – zgavra vezullojnë lotë.
Ndoshta po qajnë, njeri-tjetrin, bashkë.

 

(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)

 

blank

BEZJA GRI DHE EKSPOZITA RUMUNE – Tregim i vërtetë nga Agim Xh. Dëshnica

 

 

Pritja në Rinas

 

Kur dimri me acar e borë qe harruar, miqësia me pasardhësit e dakëve, çuditërisht e ftohur, u ngroh sërish,

Ishte fundi i qershorit të blertë 1986. Etnografja rumune F. Jankulesku qe nisur dy orë më parë nga Budapesti me ajrorin hungarez Malev. Për ta pritur  kishin dalë në Rinas profesor Koka, bashkëpunëtori i tij, Mati, dhe tri gra të Institutit të Kulturës Popullore.

Burrat të rruar e të krehur, me kostum të errët e me kravatë, shkëmbenin mendime për zakonet dhe për folklorin e fiseve iliriane, të afërt me dakët. Pak më tej qëndronin Lora, Elsa dhe Natasha. Nëse dikush do të ndodhej pranë tyre, do të vinte re se të tria ishin të hirshme e të veshura  më së miri. Të tria  të lyera si nuse, në vetulla e qerpikë, në faqe e buzë. Të tria mbanin në këmbë këpucë me taka të larta. Dëgjohej shkoqur biseda e tyre e zgjatur me zë pak si të ngritur. Hera – herës, ato qeshnin me gjithë zemër, pastaj e vijonin bisedën vetëm për modën. Për dijetaren asnjë fjalë! Shoferi i mikrobusit nuk e vriste mendjen. I mbështetur mbi timon kotej e shihte ëndrra  me shishe birre.

– Këtë fund me copë polake, – thoshte Lora, – ma ka qepur një mik që kam në pallat. Si më rri?

– Shumë mirë! Ta mbash me shëndet! – ia priti Elsa. Megjithëse, të të them të drejtën, më duket pak si i shkurtër. Ta ka prerë  mbi gju më shumë nga ç’duhet!

– E po, ashtu është moda tani! – ia  ktheu  Lora. –  Po ti,  ku i ke gjetur ato këpucë?

– M’i dërgoi  para një jave mbesa  nga Praga. Eci lehtë fare me këto!

– Qenkan mjaft elegante! – ndërhyri Natasha. – Veçse, takat i paskan shumë të holla! Nëse kalon para Muzeut Historik, vështro me kujdes  përdhe, se po ngece në vijat e thella, që ndajnë pllakat, mund të rrëzohesh sa gjatë e gjerë dhe të lësh nam bash në qendër të Tiranës.

Qeshën të tria.

– Po fustani im si ju duket? – pyeti Natasha.

– Mos e bleve dje në MAPO? – i tha Lora

– Çne! Si ky nuk gjen në asnjë dyqan! Ma dërguan para një jave nga Budapesti. Është i kohëve të fundit.

– I mirë qenka! – shtoi Elsa. – Ta tregoka trupin për bukuri, se, megjithëqë je belhollë, të rri pak si i ngushtë. S’të pengon fare, kur  nxiton për në punë?

– Jo, hiç! Kështu vishen hungarezet e hijshme! Kurse ti, mesa shoh, ndjek  veshjen e hershme! Ja, fustani yt sa s’prek tokën! Dhe xhaketa, ndonëse s’ka të sharë, nuk të shkon me flokët e tua  bionde.

 

 

Etnografja rumune

 

Ora  e mbërritjes së Malevit pak nga pak po afrohej. Mbi male, nga ana e veriut, u pa diçka si shqiponjë.

– Ja, ja, po vjen! – thirri dikush.

Shumë vetë kthyen sytë drejt qiellit. Për dhjetë minuta avioni hungarez u duk qartë. Pasi përshkoi një gjysmë rrethi, mori drejtim të pjerrët e, më në fund, preku fushën. Gratë nuk u trazuan aspak. Të zhytura në kënaqësitë, që u jepnin ngacmimet e ndërsjellta, vazhdonin të flisnin, por zëri dhe shenja me dorë e profesorit, ua preu fjalët që s’kishin të mbaruar. Të pestë nxituan për në sallën e pritjes. Kur porta u hap, udhëtarët nisën të hynin njëri pas tjetrit, me vonesa që zgjateshin nga kontrolli. U duk tek hynte edhe një si zonjë flokëgështenjë, me çantë  të madhe në krah, e veshur thjesht dhe me këpucë të sheshta. Profesori e njohu menjëherë. Ajo buzëqeshi dhe ngriti dorën drejt tyre. Pasi mbaroi punë me doganierët, u erdhi pranë. Të parët që e takuan ishin burrat.

– Bine venit! – e përshendeti në rumanisht, profesor Koka.

– Mirëse ju gjej! – ia ktheu në shqip Jankulesku.

Pas tyre  e kishin radhën  puthjet e ngrohta të grave tërë parfum.

Nga të kuqtë e buzëve të tyre në faqet e rumunes mbetën njolla të zbehta ovale. Pas pritjes së njohur shqiptare, në zyrën e drejtorit të Institutit, u kalua tek detyra e dijetares, hapja e ekspozitës etnografike rumune në Tiranë. Kutitë e mëdha me krijimet e artit popullor rumun, të ngjashme me tonat, do të mbarteshin me kamionçinë. Me ketë punë do të merrej Haxhi Braçja, ekonomist pranë Akademisë së Shkencave. Në maj ai pati ndihmuar gjallërisht edhe për ekspozitën „Etnografia shqiptare“. Atje, ndër të tjera, në një faqe muri, bariu me kërrabë i binte fyellit afër tufës së bagëtisë. Mbi kokën e tij zbardhte qylafi i gjatë i labit. Shtatin e lartë ia hijeshonin xhokja e praruar dhe fustanella e bardhë. Përbri, vashat e një kooperative fushore, me fustane fërfëritëse plot lule, të kërrusura,  mblidhnin të lumtura  pambuk.

Haxhi Braçe

Haxhiu kishte lindur në ishullin e Maltës. Babai i tij tiranas merrej në Valeta me tregti basmesh. Në moshën pesë vjeç, ai, tek luante me disa fëmijë italianë rreth një grope të thellë, ra në ujë e desh u mbyt.  Si u kthye në atdhe, tek mblidhte në kopsht kumbulla të tharta, befas u rrëzua tok me degën dhe humbi ndjenjat. Në kohën e luftës, kur ishte nxënës, gjatë pushimeve të verës, shkonte pa leje në lumin e Tërkuzës.  Ashtu siç bënin edhe shokët,  hidhej me kokë nga bregu i lartë në Pellgun e thellë të Palaços. I ati i shqetësuar e dërgoi tek vëllai i vet këpucar, në Pazarin e Vjetër të Tiranës. Haxhiu, qysh ditën e parë, nisi të ndreqte me çekiç gozhdë të shtrembëra. Në vend të gozhdës, u binte shpesh gishtrinjve të dobët. Pas pesë ditësh, u mërzit sa s’ka, ndaj iku nga xhaxhai e s’u kthye më tek ai. Atëherë, i ati vendosi ta mbante në dyqan. Një ditë, kur pati dalë për kafe, një oficer gjerman kaloi pragun e dyqanit. Përshëndeti me dorë, hodhi sytë përqark dhe foli shkurt:

– Haben zi Gumiband?

Haxhiu për një hop e humbi. Kur gjermani kaloi dorën rreth belit, u kujtua. I hutuar i tregoi  rripin e pantallonave.

– Nain!

– Llastik?

– Ja! Ja!-  iu përgjigj gjermani dhe duke ngritur tre gishta, tha: – Drai meter!

Tregtari i vogël u gjallërua, mori shiritin e llastikut, e vendosi në banak e me kutin metalik,  nisi matjen.

Papritur, oficeri e ngriti zërin:

– Nain! Nain! – i tha, duke i bërë shenjë me duar, që mos ta  tërhiqte aq fort.

Çuni i trembur e mati nga e para. Llastiku ndërmjet dy skajeve të  kutit, dridhej, thuajse gjarpëronte.

 

Liria dhe jeta e re

 

Kur armët heshtën në botë, i ati u shpronësua vullnetarisht. Madje, atë e thirrën në Degën e Brendshme, ku shokët e hetuesisë e strehuan pak kohë në qeli për disa sqarime. Edhe tregtarët e tjerë, me hir e me pahir, dorëzuan çelësat. Gjuhëtarët e rinj, sajuan emra dyqanesh me rimë: NTLAP, NTSHAP, NTLUS, NTSHUS. Nëse dikush hynte në ata dyqane për të blerë, i habitur vinte re se raftet ishin pothuaj të zbrazur. Më vonë u shfaq në Tiranë dyqani i madh, i ngjashëm me ta, me emrin MAPO.

Në shkollën e mesme Haxhiu u shqua me krijime romantike për bukuritë e natyrës. Në pushimet e verës, ndërsa punonte me shokët për hapjen e një rruge në Mat, një ledh i madh që u shemb  për pak e zuri nën vete. Pas studimeve për ekonomi, punoi me shifra pa mbarim, në tym e pluhur, vite me radhë i harruar, në një kombinat ndërtimi. Para se të niste nga puna, i dhanë të plotësonte një formular me shumë pyetje. Sado kanë shkuar vite e vite, për dreq dy nga ato e trazojnë edhe sot: “A ke qenë xhandar gjatë regjimit të Zogut?„ , “A ke qenë milic në kohën e fashizmit?” Haxhiu pa u menduar gjatë, pati shkruar qetë dhe pastër: “Jo, nuk kam qenë xhandar gjatë regjimit të Zogut!” “Jo, nuk kam qenë milic gjatë kohës së fashizmit!” Në kujtesën e tij ka mbetur edhe koha, kur punonte në një kooperativë bujqësore përtej Fushë-Krujës. Në Tiranë atëherë kthehej më të rrallë. Atje, si strehë e vetme për punë e për gjumë, i shërbente zyra e tij. Kryetari, Cen Hysa, e donte  ta  kishte pranë në çdo mbledhje të kryesisë, edhe nëse ato bëheshin në mes të natës. Tërë ditën Ceni ose fugonte me fuoristradën BÇ, ose shtrihej dhe prehej në shtrat.

Ishte ditë e diel. Në pragun e zyrës, si përherë, sekretari i kryesisë i tha:

– Xhike, sot në ora dymëdhetë e gjysë të natës, ke me ardhë në mbledhje! Mos harro!

Qysh në fillim  kryetari u tregoi  anëtarëve të përgjumur:

– Me urdhër  nga lart, magjarët do t’i hekim prej pune.

U ngrit  Zydi,  plak i urtë, e ia ktheu:

– Gjynaf, vallaj! Ina mësu’ me ta, denbabaden!

– Të tanë duhet me dijtë, – ia preu fjalën kryetari, – se teknika, shokë, teknika, osht sot ma e para!

Më vonë u përhap lajmi se magjarët e gjorë i dërguan jashtë shtetit për sallam. Në pranverë ata nuk u dukën më në ara për mbartjen e farës, të fidaneve e të plehut. Në vend të tyre, nga vendet e huaja mbërritën makina bujqësore të vogla, me karroceri të ngushtë e pa targa. Ngarkesa qe e njëjtë si dy koshat e veshgjatëve të palodhur, që ushqeheshin vetë, me ferra, driza e gazeta. Fshatarët i quajtën makinat e reja, disa „Ysh-ysha“, disa “Dum-duma”. Emri i parë u harrua shpejt.

Në korrik me një Dum-dum të atillë pa targa, Haxhiu, i ulur shesh në karroceri, udhëtoi me shërbim deri në Otllak të Beratit, për të cilin e kishte djegur malli. Rrugës policia nuk i ndali askund, duke pandehur  se ishin të kooperativës fushore atje pranë. Kur u kthye,  ai vuri re se i qenë bërë rrobat tërë pluhur dhe qe nxirë në fytyrë, si mos më keq. Kjo ngjante me aventurën e Fernandelit, rob lufte, tek arratisej drejt Francës nëpër rrugët e Gjermanisë, duke patur si leje kalimi lopën e një fermeri gjerman. Policia ushtarake nuk e ndali në asnjë fshat. Madje, në një urë të ngushtë, një repart këmbësorësh në marshim i hapi rrugën të kalonte bashkë me lopën.

Një ditë prej ditësh dum-dumët ngecën nëpër ara. I shihje tek dergjeshin nëpër hangarë, shumica për mungesë pjesësh ndërrimi, disa për naftë.

Në mbledhjen e mesnatës u ngrit Rrema dhe foli shkurt:

-Meqenëse dum-dumët s’punojnë dot ma, mendoj  me marrë disa karroca në Ndërmarrjen Karro-Qerre në Shijak.

-Pa plan s’të jep askush, lum miku! – u hodh e tha Haxhiu.

Më së fundi, u vendos që punën e Dum-dumëve ta kryenin vajzat e shkathta të fshatit, me kosha mbi shpinë.

.                         Haxhiu në Akademinë e Shkencave

Kur filloi të punonte në Akademinë e shkencave, Haxhiun, këtë burrë të shkathët e të pashëm, nuk e gjeje ndër lokale me gotë në dorë. Kafenë e pinte më të rrallë. Duhanin s’e vinte në gojë. I pëlqente të shëtiste i vetëm nëpër trotuare. Në zyrë nuk mungonte kurrë. Në punë ishte këmbëngulës e nuk dorëzohej lehtë. Atë që niste, do ta mbaronte se s’bën. Vendoste thuajse gjithë dosjet mbi tavolinë dhe punonte, sidomos për hartimin e planit të importit për tërë institutet pa u lodhur, sepse ai duhej dorëzuar brenda afatit në çdo qershor. Punën e ndërpriste veç, kur aty nga ora njëmbëdhjetë, shkonte në dyqanin pranë, ku shiteshin petulla të fryra me sheqer e me vaj të përzjerë me dhjamë. Zakonisht merrte vetëm dy. Në ora pesë, tek kthehej për shtëpi, hynte në dyqanin poshtë pallatit me kolona, plot me mallra artizanati të prodhuar në fabrikat moderne dhe mendohej: “Përse vlen ky dru i gdhendur keq, kur në dyqane mish nuk ka? Po lugët prej alumini, apo xhezveja prej teneqeje, kur kafe s’ka!?„ Haxhiun e gjeje edhe në dyqanin e ushqimeve të lagjes. Atje i ndodhi diçka e papritur. Pasi kishte marrë dy qese prej letre, njërën me sheqer e tjetrën me oriz, tek po nxirrte lekët për të paguar, një grua e re me flokët kaçurrel i tha:

– O shoko! T’u ka derdhë sheqeri ndër kambë!

Ai hodhi sytë përdhe. Vërtet i ishte derdhur. Kishte marrë pantallonat, këpucët dhe dyshemenë. I tronditur  mërmëriti:

– Dreqi ta hajë, prandaj më qenka lehtësuar njëra qese! Paska ikur gjysma!

Këtë ngjarje, si pa të keq, e tregoi një ditë në zyrë. Nëpunëset u gajasën me lot, kurse njëra u mek fare.

“ O shoko! T’u ka derdhë sheqeri!“ – jehon në veshët e tyre  edhe sot.

 

Ekspozita dhe gozhda e planit

Pra, Haxhiu ynë u ngarkua të ndihmonte zonjën nga Rumania. Me atë ai merrej vesh nëpërmjet një djaloshi, që e dinte  rumanishten. Në Hotel Tirana porositi një dhomë të mirë në katin e tretë, me pamje nga sheshi Skënderbej. Te përgjegjësi i ekspozitës “Shqipëria sot”, prenotoi një sallë të veçantë. Tani ai kishte në dispozicion kamionçinën Zuk  me shofer Fatin e shkathët. Po atë ditë tërhoqi  nga Rinasi kutitë  me krijimet e popullit rumun.

Koha me diell qershori, blerimi në fusha e male, bënë të mundur vizitat e Jankuleskut. Profesor Koka e grupi i grave e shoqëruan atë në Opera e në Muzeun Historik. Ata nuk iu ndanë as në kafenetë e hoteleve Tirana e Dajti. Me mikrobus vizituan Kalanë e Krujës, Durrësin e Beratin. Në fund i treguan  sallën e caktuar për ekspozitë.

Etnografja rumune e kënaqur kërkoi tre zdrukthtarë dhe dy  metër kub dërrasa. Kjo detyrë natyrisht iu ngarkua Haxhiut. Dërrasat e punëtorët ai i mori pa vështirësi në Kombinatin e Drurit. Veçse Jankulesku nuk u mjaftua me aq. Duke mos ditur rregullat tona,  ajo kërkoi papritur pesë topa me beze gri. Edhe kjo detyrë iu ngarkua po prapë Haxhiut. Madje, bezja duhej të gjendej brenda dy ditëve dhe të ishte patjetër e ngjyrës gri. Me atë do të visheshin tri faqet e sallës, pastaj do të niste puna më e rëndësishme e etnografes, vendosja e krijimeve të artit popullor rumun. Por, kjo porosi sa nuk e luajti mendsh Haxhiun, se i ngeci sharra në gozhdën e fortë të planit. Në magazinë nuk kishte asnjë metër beze gri. As në ekspozitën e madhe nuk i vishnin sallat me të. Me të kuqe po. Ndaj, mori kamionçinën dhe nisi të endej nëpër Tiranë, nga një dyqan në tjetrin.  Tashmë atë s’e gjeje më në zyrë, po as edhe te dyqani i petullave. Mendja e tij punonte vetëm për bezen. Ditën e parë hyri në tërë dyqanet e veshmbathjes. Në MAPO takoi përgjegjësin dhe i tregoi një copëz nga ajo beze.

– Për një ekspozitë të huaj, – i  tha, – na duhen pesë topa si kjo!

– Edhe sikur të kishim, nuk mund t’i shisja një sasi kaq të madhe, për më tepër, një institucioni shtetëror! – iu përgjigj ai.

Kudo që vajti Haxhiu tha po ato fjalë dhe dëgjoi i shqetësuar të njëjtat përgjigje pa  bukë.

“E pat!„ – pëshpëriti  i mërzitur e i lodhur . Mendoi të hidhej deri në Berat, në Kombinatin e Tekstilit, por meqenëse po ngrysej, e la për të nesërmen.

Dielli po ulej mbi kodrat e Kasharit. Dyqanet së shpejti do të mbylleshin. Qytetarët, sipas zakonit, po vërshonin në bulevardin e madh për shëtitjen romantike të ngjashme me shëtitjet në Shamps Elize të Parisit.

 

 

Konti Drakula dhe Kombinati

 

“Për sot puna mbaroi me kaq!” – mendoi Haxhiu i dërrmuar fizikisht e shpirtërisht dhe i tha shoferit:

– Ktheu në park! Nesër, në ora  gjashtë të mëngjesit, të pres përpara Akademisë, nën hijen e blirit!

– Si urdhëron, shef!

I lodhur e i uritur, mori udhën për shtëpi. Gjithë natën në shtrat, u kthye nga një krah në tjetrin. Iu bë se dikush trokiste fort. Me ballin mbështetur në xhamat e dritares, shfaqej i mbështjellë me bezen e gjatë gri vetë Konti Drakula. Nëpër rrugën e Kavajës pesë topa gri, rrukulliseshin njëri pas tjetrit drejt Kombinatit të Tekstilit të Beratit. Më në fund, u zgjua i trembur. U ngrit dhe vrapoi drejt banjës. Atje lau mirë e mirë me ujë të ftohtë fytyrën, veshët e qafën. Tek pinte kafenë e mëngjesit, iu kujtua një shok shkolle, Muhin Masari, nëndrejtor në Kombinatin e Tekstilit të Tiranës.

Kur dielli nuk qe shfaqur ende mbi Dajt, u vesh dhe doli me nxitim, duke harruar të përshëndetej me gruan, të cilën zakonisht e përqafonte në prag të derës. Para Akademisë e priste Fati me kamionçinë. Hipi atje me kërcim djaloshar.

– Mirëmëngjes! Të lumtë! Paske ardhur në kohë!

– Jo, jam këtu qysh njëzet minuta më parë! Meraku yt m’u ngjit mbrëmë edhe mua.

– Të besoj, prandaj s’të ndërroj me asnjë shofer tjetër! Dëgjo tani! Në Berat nuk do të vemi, është larg.  Jepi për në Kombinatin tonë!

Pranë fabrikës së birrës, një plak me biçikletë, befas ua preu keqas udhën, por Fati me shkathtësi e ktheu timonin djathtas.

– Je i madh! – e përgëzoi Haxhiu i tronditur. – E shmange për bukuri aksidentin!

– E mori dreqi! – ia ktheu shoferi. – Për pak e shtypa hutaqin! Edhe shoferë të tjerë kanë gjetur belanë me të. E ndeshin shpesh, tek bredh me biçikletë nëpër fushat e druve për tallash e bujashka.

Në Kombinat, para harkut të gjerë të drejtorisë, makina frenoi. Haxhiu  zbriti dhe nxitoi për te kabina  e rojës.

– Vij nga Akademia e Shkencave! – i tha. – Kam nevojë urgjente të takoj  nëndrejtorin!

– Shoku Muhin është i zënë! – iu përgjigj roja. – Pret vetëm në ora dymbëdhjetë.

– Merre në telefon dhe thuaji  se jam i vëllai! – e gënjeu Haxhiu.

– Ashtu!? – Ai ngriti receptorin, formoi numrin dhe foli: – Shoku nëndrejtor, ju ka ardhur vëllai! Pastaj roja e la telefonin dhe iu kthye prapë Haxhiut: – Shkoni në katin e dytë!

Haxhiu i ngjiti shkallët dy nga dy. Eci gjatë korridorit, e gjeti zyrën e nëndrejtorit, trokiti butë dhe hyri. Në atë çast Muhini po mbyllte me ngut në sirtar  romanin  e verdhë  “Maska e zezë”.

– Ou, ti qenke! – i tha Haxhiut. – Ç’ia paske hedhur atij rojes!

–  Ç’të bëja! S’më linte të hyja!

– E, punë e madhe! Po sa kohë kemi pa u parë! Si ke qenë?

– Eh, jo keq! Po ti?

– Mirë, mirë, po na mori malli! Jemi a s’jemi shokë të vjetër?

– Qysh jo! Më kujtohet, kur më tregoje gjëra për të qeshur!

Muhini vuri buzën në gaz.

– E, ashtu! Po ç’e mirë të solli?

– Kam një hall!

– Hajt se kemi kohë ta shohim hallin tënd! Shkojmë njëherë në klub për kafe!

– Jo, jo, ngutem!

– Fol, pra! Si është puna?

– Për një ekspozitë më duhen pesë topa me beze! Të jenë gri, ama!

– Beze? Gri? Ou! Kam në magazinë një mal të tërë stok nga ajo!

Haxhiu u çel në fytyrë dhe sa s’u hodh përpjetë.

– S’thonë keq, –  ia ktheu, – më mirë një mik se një çiflik!

Nëndrejtori  për një hop heshti, pastaj duke buzëqeshur tha:

– Prit, se problemi është që për atë mall unë vetëm çelësat e kashtës kam në dorë! Edhe drejtori po ashtu! Bile, edhe vetë  ministri! E kanë caktuar në plan për eksport! Vetëm me urdhër të Kryeministrisë, mund të bëhen përjashtime!

Haxhiu u ngrit, përshëndeti dhe doli duke psherëtirë. Shkallët i zbriti i plogët, një nga një. Hipi në Zuk në një gjendje vërtet të rëndë shpirtërore.

– As këtu s’ paskan nga ajo bezja!? – e pyeti Fati i shqetësuar.

– Këto punë qenkan më të ngatërruara nga ç’i dija! – iu përgjigj ai. – Nisemi!

Tek po ktheheshin nëpër rrugën e Kavajës, Haxhiut të heshtur e të zymtë, qielli i kaltër i bëhej gri.

 

Magazinieria kapedane

Kur mbërritën para parkut të kamionëve, Haxhi Braçes i shkrepi ndër mend diçka. Diku pranë, në punishten e rrobaqepësisë për veshmbathje të lehta, punonte në furnizim Reizi, shok banke i tij në  shkollën e mesme.

– Ndaloje! Ktheje djathtas! – i tha Fatit me zë të lartë.

Makina ndaloi para një porte prej hekuri, në fund të një rruge qorre. Roja, kushëri i largët i shoferit, lejoi të hynte vetëm shefin. Po, për çudi, në zyrën e furnizimit, shoku i bankës e priti Haxhiun me këmbët e para:

– E pamundur! Atë beze mund ta lëvizim vetëm me vendim nga lart!

Atje ndodhej rastësisht edhe kryeteknologu, një burrë i kërrusur e pak thatim. Kur dëgjoi për çka flitej, tha:

– Mor shok, ja ta dhamë bezen, po neve me se do ta realizojmë planin e eksportit?

Haxhiu u zverdh. Humbi çdo shpresë. I hutuar, doli pa përshëndetur dhe u ngatërrua nëpër rrugicat e reparteve. Tek po kalonte, pa ditur se ku, u gjend para magazinës. Në prag  pa një grua bullafiqe.

– Shoqe,  magaziniere jeni ju?

– Po! Cilin kërkoni?

– Kam një hall të madh! Për një ekspozitë të huaj më duhen pesë topa me beze si kjo! – Ai i tregoi copën që kishte në dorë. – Në drejtori nuk më dhanë urdhër furnizmi!

– Po nga puna juaj a keni autorizim?

– Si jo!

– Ejani brenda! Shih sa kam! Topat sa s’prekin tavanin. Herë pas here shoh minj përmbi ta. Dalin, sillen rrotull dhe zhduken. Janë të zgjuar! Asnjë çark s’i kap dot. E dini çfarë? A nuk merrni gjashtë topa?

Ajo zgjati krahët e fuqishëm dhe, sakaq, pa marrë përgjigje, i hodhi vërtet gjashtë prej topave përdhe.

Haxhiu, me një frymë, nënshkroi fletë-daljen. Lajmëroi menjëherë shoferin. I ngarkoi me gjallëri, falënderoi magazinieren kapedane dhe u largua i trembur si vjedhës. Kur dolën jashtë portës së lartë, të kontrolluar nga roja,  thirri:

– Jepi, Fato, mos ndalo!

Rrugës ia mori me fërshëllimë kavatinës së Figaros: ”Tuti mi kiedono, tuti mi voliono. Ehi,  Figaro, son kua! Figaro kua, Figaro la, Figaro su, Figaro xhu… “

Kështu, ajo punë me tërë ato ecejake mori fund. Pesë topa i dorëzoi në ekspozitë, një e futi në magazinën e Akademisë.

Atë mbrëmje, për herë të parë në jetë, u shtrua me shoferin te një Bar-bufe, tavolinën plot me pije e mezera, dhe u deh paq. Tek po kthehej në shtëpi, duke u lëkundur gjatë Rrugës së Durrësit, llampat e gjata me neon ndërmjet shtyllave, i bëheshin si sfera me shkëlqim verbues, që silleshin me shpejtësi rrotull e rrotull, lart e para, djathtas e majtas. Së fundi, me hamendje, e gjeti shtëpinë. Këmbadoras kaloi nga një shkallë në tjetrën. Në katin e tretë trokiti me pëllëmbë. Sapo hyri, ashtu siç qe,  i veshur e me këpucë ndër këmbë, ra në shtrat dhe humbi në një gjumë të thellë.

Të nesërmen drejtori i dha leje të shkonte me pushime. Kur u kthye, Fanka, sekretarja e shkathët e kryesisë së Akademisë, i dorëzoi një shkresë zyrtare, tek thuhej:

“Shokut Haxhi Braçe,

Për shkeljen e disiplinës, ikje pa leje nga zyra, ju jepet vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna.

Për kryetarin,

zëvendëskryetari i degës së kuadrit,

Lipe Guri. “

 

Dielli i korrikut shkrinte asfaltin në rrugët e zhurmëshme, por nën bliret e  përpjetë, në sallat e Akademisë së Shkencave, bënte fresk dhe kishte qetësi…

blank

KUR IKTE BUHARAJA – Poezi nga AGIM XH. DËSHNICA

 

 

Kush ia thot’ aty matanë

me një fyell që përvëlon?

Vexhi  Buharaja

 

Nën hijen  Kalasë,

ku çohej drejt për qiell,

minare e rrënuar,

nuk rrjedh më çezmë e vjetër,

nën  gurët e latuar.

S’dëgjohet më këmbana,

jehona tej Beratit,

shkallmuar, rrafsh me tokën,

hesht Kulla  e Sahatit…

 

Sofati  i xhamisë,

i heshtur e pa jetë,

askush nuk falet

te sallë e shkretë.

Asnjë shandan, asnjë qiri

dhe Libri i Shenjtë  i fshehur rri.

 

S’dëgjohet më nga larg,

as thirrje e myezinit.

S’këndon me fjalë të urtë,

fjalën shqip,

Firdusi si qëmoti,

veç shpirt e mendje e thellë,

me besë i falen Zotit.

 

Kur nata shkon e dita kthen sërish,

as hije, as fresk, as fëshfërimë selvish,

veç fryma e Tomorit

në gërmadhë ka zbritur,

e qan se fluturoi e shkoi,

bibili i ndritur.

 

Mos shkoi te Mali i Thatë

e yjet lasgushiane gjen,

apo ku hesht lopata në Liqen?

 

A mbi Tomor  ndër lule dimërore,

dëgjon i lumturuar,

xhuranë baritore?

Takon Naimin,

në male e pyje, bukurinë,

larg prangash e qelisë,

dhunës, padrejtësisë.

 

Ndër hulumtime zhytet,

në shekuj historie,

ndër bëma  Skenderiane,

shpatash trimërie,

me arbër  legjendarë,

në ndeshje për lirinë.

 

Lë librat, meditimet

e penën mbi letër,

me shpresë rilindjesh

në një kohë tjetër.

 

Hipur deveve në karvane,

niset për shtegtim,

me Shahnamenë në duar,

me shqipe plot shkëlqim.

 

Në fund të shkretëtirës,

kanë dalë Firdusiu dhe Sadiu,

me çallma, bardhë dëborë,

se ja,  po vjen, po vjen Vexhiu.

 

* * *.

Poeti  i hijshëm

me tungjatjeta, kur vije,

gëzonin  dyer, dritare,

mure me gurë shtëpish

në sheshe e faqe tatëpjeta,

bahçetë  me fryta,

lule e fletë të blerta.

 

* * *

Nga  hija-kullë e Sahatit

jehon  këmbana tej Beratit.

Osumi nëpër urë kalon,

zhurmon e diç mendon…

blank

SIJAVUSHI PËR TË TRETËN HERË NË HAREM – Poezi nga FIRDUSIU – Përktheu VEXHI BUHARAJA

 

(Poezia e fundit e librit SHAH-NAMEJA botuar në shqip)

SIJAVUSHI PER TE TRETEN HERE

NE HAREM

 

E ulur mbi fronin krenarja shaheshë,

Me të artën kurorë, me vëthë në veshë.

 

Sërish urdhëroi që princi i ri,

Të vinte patjetër në haremin e zi.

 

Tha: „ Mbreti peshqesh ty të ka dërguar,

Stof, fron dhe kurorë, që s’kanë të çmuar.

 

Dhe unë ty çupën ta jap, o xhanan,
Por shih sa e bukur dhe e hijshme jam!

 

E si nuk të joshka hiç kjo dashuri,

Kjo pamje, ky ashk, dhe ky shtat selvi?!

 

Që prej shtatë vjetësh kam rënë në lak,

Mbi faqet  veç lotë, përzier me gjak.

 

Të lash të më falësh veç pak dashuri,

Sikur dhe një ditë nga e jotja rini.

 

Yt atë dhurata të dha pa hesap,

Po unë kurorën dhe botën të jap.

 

Por po s’ma shove ti epshin që kam,

Dhe po nuk i vure kësaj plage balsam,

 

Ti fronin e mbretit, ta dish, nuk e merr,

Ta kam për ta kthyer gjithë jetën në ferr.“

blank

TAHMUREZI – Poezi nga FIRDUSIU – Përktheu VEXHI BUHARAJA

 

 

(Poezia e parë e librit SHAH-NAMEJA)

 

TAHMUREZI

 

Një djalë të mençur Hushengu na kish

Tahmurez divlidhësin me shpirt fildish.

 

Me bujë ky hipi në fronin e t’et,

Në mes ngjeshi brezin që ngjishte çdo mbret.

 

I thirri mobedët, që ishin në ushtri,

Pastaj seç u foli me shumë rtësi:

 

„ Selinë e lartë sot unë e mora,

Rreth meje shkëlqejnë thesari, kurora.

 

Të ligën nga bota me sulm do ta shporr,

Që strehë për njerëzit ta bëj këtë oborr.

 

Dhe duart t’u priten kudo që  ka djaj

Khediv i polemit të bëhem pastaj.

 

Për ju do nxjerr sheshitt të fshehtën e vyer,

Ta nzgjidh nga zinxhrët ku është mbërthyer.

blank

S’JAM  LYPËS – Poezi nga SAADIU – Përktheu VEXHI BUHARAJA

 

 

O Saadi. më thonë bota, pse jeton në varfëri?

Ke burime që s’të lënë që të heqësh lemeri

 

Ti me vjershën  mbretërore more bujë si një mbret,

Pse të shtypin kështu vallë breng, e vuajtje pa kufi?

 

Kaqë mbretër të lëvdojnë, kaq visare po të vijnë

Nuk e di se pa visare do kesh lotë edhe zi.

Shumë thonë se, sqifteri rron më mirë se simurgu*

Ai kërma ha për ditë, ky të ndotë s’qas në gji

 

S’do të ndodhë kjo tek unë, te sovranët  s’do të shkoj

S’do të endem nëpër portat si lypsar e duaxhi.

 

Dhe gjilpërën po të lypësh, sikur ule përmbi gjëmba,

Çdo e lypur nëpër mbretër është turp e lebeti.

 

* Simurg-

(GJYLISTANI)

blank

GËZO JETËN – Poezi nga SAADIU – Përktheu VEXHI BUHARAJA

 

Sonte duket se pa kohë këndoi gjeli te qymezi

Se dashnorët s’janë puthur, s’janë rrokur as për mezi

Ndrin fytyra e mikeshës në mes flokësh dredha-dredha

Posi sumbull e fildishtë në bastun prej abanozi.

 

Gjersa syri i intrigës po dremit në gjum ti çohu!

Gezo jetën, të mos digjet si një flakë që nuk ndezi

Gjersa s’ke dëgjuar daullet në pallat të Atabegut.

 

Ose lart nga minareja gjersa thirrur s’ka mëngjezi

S’është punë mënçurie të largosh të nxehtat buzë

Që nga buz’ e sy-këndezes, pse këndoka kot këndezi.

 

(GJYLISTANI)

blank

PERPARA TOMORIT* – Fragment poetik nga VEXHI BUHARAJA

 

Bukuri këputur qiejësh mbi Tomorin sonte bie,

Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashtërie,

Si shkëndi, si rreze dielli, po afrohet valë valë,

Ndënëqesh me mall të nxehur pastaj hapet me ngadalë,

Edhe zbret si yll i ndezur ku shkon jeta në mjerime:

Gjer në fund të natës sime.

 

Dhe kjo dritë dhe kjo flakë që po ndez një qiell floriri,

Që po qesh nga maj’ e malit si një diell ndaj të gdhirë,

Gaz’ i lar’ me drit’ thëngjilli që pikoi vetvetiu

Edhe gaz’ i Afërditës që së lartësh vetëtiu

Nga dy buz’ si trëndafili edhe ra në ëmbëlsime:

Gjer në fund të natës sime.

 

Zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!

Shpuzë’ e mallit po valvitet, trete helmin, ligjëro!

Thuaja si ia thot’ bariu kur dgjon zën’ e gugashit

Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,

Qesh si qesh një shtizë hëne përmbi faqen e dëborës,

Ndrin si ndrin një fije ari mu në buzën e kurorës

Dhe këndo posi bilbili me aq mall e drithërime

Gjer në fund të ditës sime.

blank

Meditim për dijetarin e poetin e ndritur Vexhi Buharaja – Nga Agim Xh. Dëshnica

Nga viti në vit po shohim, sesi po dalin në dritë nga mjegulla e kohëve të mohimit, njerëzit e nderuar të kombit tonë, të cilët bën emër duke pasuruar kulturën shqiptare me veprat që lanë. Një ndër ta, është poeti e dijetari Vexhi Buharaja nga Berati;

Berati, si përherë i mbërthyer në shkëmbij mbi humnera, kur vjen muaji i këndshëm i majit me qiell të kaltërt,  hijeshohet   nga larmia e ngjyrave dhe e luleve. Gjelbërimi  i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, një mbi një, mbi Osum, ku pasqyrohen lagjet, Mangalem e Goricë, përballë njera-tjetrës, nën pamjen e largët të malit Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve. Lumi shekullor pasi çlirohet nga trysnia e kenioneve, hyn e  kalon përmes qytetit të lashtë me mërmërim, rrëshket nën tri ura, njera e varur,  tjetra legjendare, duke u harkuar në qendër e në mbarim e treta, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi në fushë dhe mbi shpatin perëndimor të Kalasë. Kjo pamje mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut,  i shtrirë sa gjatë e gjerë sikur fle nën qiell. Mbi të kur dita mbaron  dielli përskuqet e dalë ngadalë shuhet e humbet matanë duke lënë pas muzgun e mbrëmjes mbi qytet e rrethinat me ullinj,  pemë frutore e pisha mbi kodra e male. Gjithkush tek sodit qytetin nga kullat e Kalasë, nga lartësitë e malit të Goricës, nga dritaret plot dritë, nga parmakët anës lumit apo urat, sidomos nga rruga e  ura e re  dhe e gjerë e ndërtuar mbi zallishte në afërsi të Velabishtit si fillim i austotradës së ardhshme Berat-Tepelenë, pushtohet nga ajri i pastër, hareja e fymëzimi poetik. Lagjja Murat Çelepi dikur me ndërtesa monumentale, me rrugica të pastra dritë, bahçetë përrallore buzë lumit,  në shekujt e shkuar mahniti udhëtarë si, Evlia Çelebiu, piktorë dhe shkrimtarë të huaj, nga vende të perëndimit e lindjes.

Berati njihet në histori si qyteti i moçëm  me Kalanë, muret e portat  e gurta të themeluara  nga ilirianët, dhe shtëpitë me dritaret varg të kapura në shkëmbinj, teksa varen tatëpjetë rrugicave, me xhamitë e kishat  pranë ditën shfaqen  mbi ujë e  urën e  gurtë dhe takohem me shëpitë e bardha përballë në malin e Goricës, që prek qiellin,  ndërsa natën yjet  notojnë ndër valë. Tërë keto pamje  de mitazhe vite pas nitesh frymëzuan breza  këgëtarësh e poetësh.

 

Lindja e poetit dhe e dijetarit

 

Në këtë qytet  tërë ato vlera ku jetuan e krijuan Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe poeti kombëtar Naim Frashëri, në familjen e Ibrahim Buharasë më 12 maj 1920,, u lind një fëmi, u lind, një djalë, i cili do të quhej Vexhi. Një djalë, i cili do të nderonte fisin e Buharasë. . Një njeri, që do të shquhej për sjelljen fisnike. Dijetari i ardhshëm që do të ngrinte lart vlerat e Beratit dhe të atdheut. Një fetar i kulturuar i besimit ndaj Zotit. Një poet i dashurisë për njeriun e bukuritë e natyrës shqiptare. Bota letrare do ta njihte qysh në moshën 19 vjeç. me poezitë si, “Përpara Tomorit”, fituese e çmimit të parë, “Poeti”, “Zemrës”, “Shiu”, “Çudit’ e fshatit tim”, “Dua të jem flutur”, “Manushaqja”, etj. me nivel artistik dhe frymëzim poetik, të cilat të sjellin ndër mend Lasgush Poradecin. Të krijuara sipas traditës rilindase, shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë. Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet “Valater Çokdari” e “Lulëzari” në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj. Nga miq e të njohur meqe  shumica e pjestarëve të familjes , zotëronte gjuhë të Lindjes së  Mesme  persishten. osmanishten dhe turqishten e   re, u mbeti mbiemri  Buharaja

Vexhi Buharaja pas mësimeveë të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Aty kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj.

Drama e jetës së tij..

Vexhi Buharaja pas mësimeve të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Atje kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj.  Ernest Koliqi miratoi për të  një burse të veçantë për vijimin e studimeve më lartë, në orientalistikë. Por këtë fat të rrallë nuk mundi ta gëzonte,   madje  për shkaqe familjare në fillim të vitit 1944, kthehet në Berat. Në ditët e premte, i ftuar në xhamitë kryesore të qytetit, tek jepte vas në shqip për çështje fetare e shoqërore, dëgjohej zëri i tij i ngrohtë me një oratori e filozofi të përkryer. Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për njerëzit e ditur, Vexhi Buharaja si shumë intelektualë të tjerë u arrestua!… Gjyqi komunist me akuzën për “agjitacion e propagandë”, e dënoi me 8 vjet burg. Biblioteka e vet e pasur u shtetëzua. Librat u mbartën me një kamion ndërtimi. Nga burgu e dërguan në kampin e Maliqit. Emrat: kënetë, kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët  atdhetarë, dijetarët e shquar, profesorët, inxhinerët e aftë, shkrimtarëi, njerëzit e shërbesave fetare etj. Pas burgut, Vexhi Buharaja për të siguruar jetesèn e familjes, iu nënshtrua një pune sfilitëse. Me duart e pafuqishme përdori sërish kazmën! Megjithatë penën dhe librat i mbajti pranë si mjetet e tij më të shtrenjta

.Në botën letrare Vexhi Buharaja, u njoh si poet, qysh në moshën 19 vjeç. Poezi të tilla si, „Përpara Tomorit“, fituese e çmimit të parë, „Poeti“, „Zemrës“, „Shiu“, „Çudit’ e fshatit tim“, „Dua të jem flutur“, Manushaqja“ etj. për nga niveli artistik dhe frymëzimi poetik, të kujtojnë Lasgush Poradecin.  Poezitë e tij të traditës rilindase, janë të skalitura e shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë e me dhunti të dukshme.Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet „Valater Çokdari“ e „Lulëzari“ në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj.   Ernest Koliqi miratoi një bursë për të vijuar studimet për orientalistikë në Itali, veç këtë fat të rrallë për shkaqe familjare nuk mundi ta gëzonte madje në fillim të vitit 1944,  kthehet në Berat

 

Burg e përndjekje mizore.

 

Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për shumë njerëz të ditur, befas dora e diktaturës goditi rreptë. Vexhi Buharaja si shumë të tjerë u arrestua.  Gjyqi komunist pa ligje me akuzën për „axhitasion e propagandë“, e dënoi me tetë vjet burg. Librat ebibliotekës së tij të pasur, u shtetëzuan., Shkruesi i këtyre radhëve, atëhere në moshë shumë të re, në ato çaste pa me dhimbje, sesi librat e dëmtuara rëndë u mbartën me një kamion ndërtimi!…. Nga burgu e dërguan në kampin  e Maliqit, tok me intelektualë të tjerë. Emrat: Kënetë, Kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët patriotë,  inxhinerët e aftë, dijetarët e shquar, profesorët, shkrimtarët, e predikuesit e  feve.

Pas burgut, Vexhi Buharaja për të mbajtur  familjen, iu nënshtrua sërish  punës së krahut. Me duart e pafuqishme, të përdorte s kazmën! Megjithatë penën dhe librat nuk i la kurrë pas dore.

 

Frymëmarrja e krimtarisë

 

Në vitet, kur diktatura do të ndalte përkohësisht hovin  vrastar, lejohet të kthehet në arsim

. Në shkollat e mesme jep lëndën e gjuhës ruse, të mësuar në burg. E shohim të punojë për Muzeun e Beratit. Kur institucionet shkencore të asaj kohe, patën mjaft nevojë për dijet e tij, në vitin 1965, pranohet të bshkëponojë m studime shkencorr në Institutin e Historisë, Gjuhës e Letërsisë të UT, më vonë të Akademisë së Shkencave. Për Vexhi Buharanë nisi një punë e pashterur hulumtuese dhe  krijuese. Shquhet për punë  cilësore për historinë e Shqipërisë. Kjo u pa në shkrimet e shkëlqyera, ndërmjet tyre kumtesa për Gjergj Kastrotin- Skënderbe, me rastin e 500 vjetorit të lindjes,  mbajtur në një sesion shkencor në Berat. Të një rëndësie të veçantë janë përkthimet e tij. Siç dihet në vitet e diktaturës shumë poetë e shkrimtarë të paraluftës, u burgosën ose u lanë mënjanë. Mundësia e vetme për të mbijetuar e për të shprehur aftësitë e tyre, ishin përkthimet e shkrimeve politike, e poezive dhe romaneve të letërsisë së huaj. Të tillë qenë, Lasgush Poradeci,  Mitrush Kuteli. Vedat Kokona, Sotir Caci etj.  Këtë fat pati dhe Vexhi Buharaja. Në Instituni e Historisë, përktheu qindra dokumente arkivore turke që hedhin dritë mbi kohën e pushtimit osman. Me vlera kombëtare janë përkthimet e Defterëve (regjistrave) të administratës turke. Përkthimi i shkrimeve dhe letrave në turqisht të rilindësve tanë, si Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Dervish Hima etj. Ndihmesa e tij, shkëlqeu sidomos në studimet shkencore, për  toponimet , transkriptimin e përkthimin e mbishkrimeve në gjuhën osmanisht, në shumë rrethe të vendit, në ndërtesat fetare, në kështjella, në kulla sahatesh, në ura, në shtëpitë e lashta etj. Një nga veprat e tij me titullin, „Monumente të kulturës turko-arabe“ përmban rreth 300 mbishkrime, e një kohe që nis nga shekulli XV deri në shekullin XX. Shumë studjues për temat e tyre përdornin punimet e tij. Kur përmendnin burimin e lëndës, shënonin shkurt formulën, „sipas arkivit të Institutit të Historisë“ Pra, e gjithë kjo veprimtari e Vexhi Buharasë, kaloi në heshtje. Shpesh në konferenca kombëtare këto arritje, i përfaqësuan  të tjerët, të cilët ishin nën nivelin e tij kulturor. Megjithatë ato u vlerësuan nga dijetarët vendas e të huaj si, gjuhëtari i madh Prof. Eqrem Çabej, orientalisti Myqerem Janina, orientalisti gjerman Prof. Franc Babinger etj.

Në lëmin e letërsisë, përveç poezive e shkrimeve të Vexhi Buharasë, njihen përkthimet në shqip, si drama „Besa“ e Sami Frashërit, krijimet e poetëve persë e turq. Me një interes të veçantë u prit nga lexuesit,  botimi  në shqip i veprës së Saadiut  „Gjylistanit dhe Bostani“, perlë e poezisë botërore. Po nga kjo gjuhë ai shqipëron dhe një kryevepër tjetër, „Shahname-në“ e Firdusiut. Përgatiti dhe një antologji me poezi  të zgjedhura të poetëve persianë.

Për letërsinë tonë e një rëndësie të veçantë, është dhe kthimi shkëlqyeshëm në shqip nga Vexhi Buharaja i dy vëllimeve me poezi në gjuhën persishte të Naimit, „Endërrimet“ ( Tahajjulat) dhe „Katër Stinët.“ Sipas një letre publçisti N J,  i njohur si hartues antologjish me shkrime autorësh shqiptarë, kërkoi prej tij ndihmë për një kumtesë, rreth këtyre dy librave.  Lasgush Poradeci për ato punë arti,  shkruante:“ Për mua dy janë të mëdhenj në fushën e përkthimeve nga gjuha perse, i madhi Noli në Amerikë dhe i madhi Buharaja këtu.“  Prof. Eqrem Çabej pas leximit të „Gjylistanit“ u shpreh : “Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, që Vexhi Buharaja të meritonte  gradë shkencore.“

Siç del nga letrat, i dashur dhe bujar shpesh punimet e veta të pabotuara ua jepte të tjerëve si burim për temat që kishin në program. Si shpërblim pas kërkesash të lodhëshme, disa ktheheshin e disa humbisnin.

 

largimi nga puna shkencore.

 

Kur diktatura me luftën e klasave u zgjua më e tërbuar në vitin 1975, Vexhi Buharaja, u pushua nga puna. Ky veprim i mbrapsht u prit me pakënqësi të thellë nga intelektualët e ndershëm. Në letrën e dijetarit të njohur Samim Visoka, dërguar Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave, ku sekretari shkencor L. Omari mbulonte kuadrin, midis të tjerave lexojmë: „S’ka dyshim se elementë si Vexhi Buharaja nuk duhen pushuar nga puna, po duhet të ruhen e të mbrohen si diçka shumë e vlefshme, sepse siç e dini ju vetë, jeta, mosha, po i rrallon këta specialistë me vlera të mëdha në fushën e orientalistikës. Elementë të tillë si Vexhi Buharaja janë perlë…“

Vexhi Buharaja, i prekur, por aspak i thyer, sado i larguar nga punët shkencore të  Institutit, vijoi të merrej me letërsi e shkencë. Pushtetarët e pa shkollën duhur  në Berat për ta fyer më tej këtë njeri të madh, e caktojnë arkëtar . Megjithatë populli i Beratit si përherë e nderonte  dhe mburrej me të. Ashtu si më parë,   Të gjithë ata që patën fatin të takonin Vexhi Buharanë, njohën njeriun idealist e gojëmbël, poetin e hijshëm të lirisë, dijetarin serioz e bujar, profesorin e vërtetë shqiptar. Kuptimplotë ishte sjellja fisnike e kryetari të Akademisë së Shkencave  prof. Aleks Budës, i cili sa herë vinte ne Berat takonte poetin e dijetarin Buharjaa dhe duke bisedua, ecte tok me të, në shetitoren e qytetit.  Herë herë miq të shquar ne histori, kur ktheshin të përmalluar në qytetin e lindjes, takoheshin  e bisedonin  me Vexhiun, larg përgjuesve në shtëpi. Më vonë shtëpia e Buharasë dhe e atdhetarëve të tjerë beratas, do të shembeshin barbarisht. U shkatërrua, pjesa më të bukur  e më të lashtë e  lagjes Murat Çelepi. Kjo zonë,dikur me ndërtesa monumentale, rrugica e pastra e  bahçet buzë lumit, shumë vite më parë gjallëronte  pranë  lumit

Vexhi Buharaja, me krijimtarinë e pasur  tashmë njihet kudo, si poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve, më s’pari, gjuhët klasike të Lindjes: persisht, arabisht, osmanisht turqishten e re e rusisht. Pas tyre, nga gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht.

 

 

 

 

Shuarja e kriimtarisë

 

Në prag të ndryshimeve të mëdha historike, pas një sëmundje të rëndë dhe në një gjendje ekonomike të vështirë, Vexhi Buharaja do të ndahej nga jeta, më 6 korrik 1987. Erdhi pra në jetë në muajin maj të poetëve, dhe iku i pafat, kur po ndihej era e lirisë… Mykerem Janina, viktimë dhe ky i regjimit komunist, shkruante me dhimbje: “U mbulua me atë bashkë një thesar, një dritë dijesh…një burrë karakteri e virtutesh të rralla..“  Poe Visar Zhiti i ka kushtuar poezinë:

 

       VDEKJA E PERKTHYESIT  TE  SAADIUT

 

               Ecët zbathur në shkretëtirë.

               Për dore e more Saadiun

                                     dhe e solle në shtëpitë tona

                                                                     mysafir.

               Por ty të harruam. Megjithëse  edhe rëra

                           ka kujtesë gjurmësh.

              

               Prisnim të ikje që të dinim  ç’humbëm

 

               Përsëri vdiq Saadiu  dhe e futëm në arkivolin

                                                                                tënd…

                                                              Si mirazh

                                                    lëkunden në ajër

                                             qindra duar të ngritura  lart

                që të mbajnë Ty,  shenjtor, dhe të çojnë

                                                      në asnjë varr.

 

Muret e idhujt u shembën dhe ranë. Në vitin 1993, Buharaja u nderua me titullin „Qytetar Nderi“ i Beratit dhe „Mësues i Popullit“ (postmortum). Biblioteka e Beratit mban emrin e tij. Në kohët e sotme për të ndër tubime shkencore, mbahen kumtesa të posaçme. Janë botuar nga dijetarë e publicistë shkrime në libra, revista, gazeta. Një libër me vlerë, me pjesë të zgjedhura të Buharasë, përgatiti e botoi në vitin 1995 historiani Ahmet Kondo. Libri mban titullin “Vexhi Buharaja-Njeriu, poeti, dijetari.” me një portret nga piktori Sadik Kaceli.   Me këtë rast Ambasada e Republikës Islamike shprehu respektin për këtë “personalitet të lartë që ka luajtur një rol të madh për lidhjen e kulturave dhe letërsive të Iranit dhe Shqipërisë.” Gjithashtu poeti e përkthyesi Yzedin Hima, ka botuar librin, “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull”.  Vexhhi Buharaj përkujtohet edhe në librin”, Antologjia e Krimit Komunist”, botuar  në vitin 2006, nga Qendra Shqiptare e

Rehabilitimit të Traumës e Torturës. Nërkohë shumë nga nxënësit e vet  shkruajnë me nderim, dhimbje dhe në kujtime e tyre  ringjallin njeriun e mirë, poetin qiellor  me fjalë shpirti, si këto:

“Vexhiu ishte DRITA. Një dritë që vinte pas një bubullime. Një shpërthim që e goditi me mënyrën që ai sistem donte ta godiste. O ZOT, si heshtte ai  njeri? SI??? Si kishte harruar se në gojën e një njeriu është edhe urimi, por edhe mallkimi? Edhe urrejtja. edhe përbuzja. Dhe ai, kishte të drejtë që shumë e shumë herë, shumë e shumë ditë të jetës së tij që rridhte me të gjitha dritëhijet njerëzore, të ishte Kapedani më i saktë i kritikës ndaj atyre mosmirënjohësve. i atyre që nuk kishin dëshirë që  ta hapsanonin në burgje thjeshtë me një numër në rrobat me vija. Dhe mund ta bënin këtë, kur të donin. Në çdo orë të ditës e natës. Në çdo cep të vendit ku ai udhëtonte. Në çdo zyrë apo kuvli zyrtare ku përkthente deri vonë ndonëse kishte edhe uri. Kishte edhe ftohtë.”

Në një kohë kur jepen shpërblime dhe tituj nderi për shumë vetë të artit e shkencës, ndoshta dhe disa persekutorëve të tij, Qeveria, Komuniteti Mysliman dhe institucionet kulturore serioze, duhet ta nderojnë njeriun, poetin e dijetarin Vexhi Buharaja, duke e vendosur në radhët e para të njerëzve të shquar të kombit, Ai nuk i takon vetëm Beratit, po tërë Shqipërisë. Emri dhe vepra e Vexhi Buharasë, jetojnë, shpirti i pastër prej  shenjtori prehet pranë Zotit.

Veprat:

-Poezi  e  skica letrare.( 1939- 1943);

-Botime në revista e gazeta, me temë nga bota islame e persiane, (1940-1944)

-Veprimtari fetare.

-Shqipërime nga Sami Frashëri dhe Naimi.

-Shqipërime nga Saadiu, Firdusiu, Xhamiu, Rumiu,

etj.

-Shkrime për  historinë  e Shqipërisë.

-Histori nga jeta dhe lëvizjet për liri e pavarësi kombëtare në Berat.

-Studime dhe përkthime dokumentesh arkivore dhe letrash

me vlerë për historinë e Shqipërisë.

-Veprimtari kërkimore për pasurimin e Muzetut të Beratit.

– Letërkëmbimi.

-Poezi e shkrime  të pabotuara.

 

Japim një nga poezitë e veta dhe dy pjesë, nga shqipërimi i “Gjylistani”-it të Saadiut..

 

 

VEXHI BUHARAJA.

 

 

PERPARA TOMORIT*

– Fragment-

 

Bukuri këputur qiejësh mbi Tomorin sonte bie,

Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashtërie,

Si shkëndi, si rreze dielli, po afrohet valë valë,

Ndënëqesh me mall të nxehur pastaj hapet me ngadalë,

Edhe zbret si yll i ndezur ku shkon jeta në mjerime:

Gjer në fund të natës sime.

 

Dhe kjo dritë dhe kjo flakë që po ndez një qiell floriri,

Që po qesh nga maj’ e malit si një diell ndaj të gdhirë,

Gaz’ i lar’ me drit’ thëngjilli që pikoi vetvetiu

Edhe gaz’ i Afërditës që së lartësh vetëtiu

Nga dy buz’ si trëndafili edhe ra në ëmbëlsime:

Gjer në fund të natës sime.

 

Zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!

Shpuzë’ e mallit po valvitet, trete helmin, ligjëro!

Thuaja si ia thot’ bariu kur dgjon zën’ e gugashit

Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,

Qesh si qesh një shtizë hëne përmbi faqen e dëborës,

Ndrin si ndrin një fije ari mu në buzën e kurorës

Dhe këndo posi bilbili me aq mall e drithërime

Gjer në fund të ditës sime.

 

 

 

Nga poezia persiane:

 

SAADIU

 

GJYLISTANI

 

GEZO JETEN

 

Sonte duket se pa kohë këndoi gjeli te qymezi

Se dashnorët s’janë puthur, s’janë rrokur as për mezi

Ndrin fytyra e mikeshës në mes flokësh dredha-dredha

Posi sumbull e fildishtë në bastun prej abanozi.

 

Gjersa syri i intrigës po dremit në gjum ti çohu!

Gezo jetën, të mos digjet si një flakë që nuk ndezi

Gjersa s’ke dëgjuar daullet në pallat të Atabegut.

 

Ose lart nga minareja gjersa thirrur s’ka mëngjezi

S’është punë mënçurie të largosh të nxehtat buzë

Që nga buz’ e sy-këndezes, pse këndoka kot këndezi.

————–

 

 

S’JAM  LYPES

 

O Saadi. më thonë bota, pse jeton në varfëri?

Ke burime që s’të lënë që të heqësh lemeri

 

Ti me vjershën  mbretërore more bujë si një mbret,

Pse të shtypin kështu vallë breng, e vuajtje pa kufi?

 

Kaqë mbretër të lëvdojnë, kaq visare po të vijnë

Nuk e di se pa visare do kesh lotë edhe zi.

. Vexhi Buharaja, ka lënë disa shkrime të pabotuara apo në dorëshkrim, të cilat janë pasuri e kulturës sonë kombëtare.

Shumë thonë se, sqifteri rron më mirë se simurgu*

Ai kërma ha për ditë, ky të ndotë s’qas në gji

 

S’do të ndodhë kjo tek unë, te sovranët  s’do të shkoj

S’do të endem nëpër portat si lypsar e duaxhi.

 

Dhe gjilpërën po të lypësh, sikur ule përmbi gjëmba,

Çdo e lypur nëpër mbretër është turp e lebeti.

 

* Simurg-

——————

 

FIRDEUSIU

 

SHAH-NAMEJA

 

( Jepet poezia e parë dhe fundit, nga libri i botuar në shqip.)

 

TAHMUREZI

 

Një djalë të mençur Hushengu na kish

Tahmurez divlidhësin me shpirt fildish.

 

Me bujë ky hipi në fronin e t’et,

Në mes ngjeshi brezin që ngjishte çdo mbret.

 

I thirri mobedët, që ishin në ushtri,

Pastaj seç u foli me shumë urtësi:

 

„ Selinë e lartë sot unë e mora,

Rreth meje shkëlqejnë thesari, kurora.

 

Të ligën nga bota me sulm do ta shporr,

Që strehë për njerëzit ta bëj këtë oborr.

 

Dhe duart t’u priten kudo që  ka djaj

Khediv i polemit të bëhem pastaj.

 

Për ju do nxjerr sheshitt të fshehtën e vyer,

Ta nzgjidh nga zinxhrët ku është mbërthyer.

 

SIJAVUSHI PER TE TRETEN HERE

NE HAREM

 

E ulur mbi fronin krenarja shaheshë,

Me të artën kurorë, me vëthë në veshë.

 

Sërish urdhëroi që princi i ri,

Të vinte patjetër në haremin e zi.

 

Tha: „ Mbreti peshqesh ty të ka dërguar,

Stof, fron dhe kurorë, që s’kanë të çmuar.

 

Dhe unë ty çupën ta jap, o xhanan,
Por shih sa e bukur dhe e hijshme jam!

 

E si nuk të joshka hiç kjo dashuri,

Kjo pamje, ky ashk, dhe ky shtat selvi?!

 

Që prej shtatë vjetësh kam rënë në lak,

Mbi faqet  veç lotë, përzier me gjak.

 

Të lash të më falësh veç pak dashuri,

Sikur dhe një ditë nga e jotja rini.

 

Yt atë dhurata të dha pa hesap,

Po unë kurorën dhe botën të jap.

 

Por po s’ma shove ti epshin që kam,

Dhe po nuk i vure kësaj plage balsam,

 

Ti fronin e mbretit, ta dish, nuk e merr,

Ta kam për ta kthyer gjithë jetën në ferr.“

——————–

Shënim: vazhdimi i tekstit të përkthimit

papritur ndërpritet

blank

Ilustrim nga Shah- Nameja

Firdesiu

 

blank

Sadiu

 

 

 

                 

 

 

blank

 

 

Busti i poetit Vexhi Buharaja

para Bibliotekës së Beratit që

mban emrin e tij.

Përfudim.

Emri i Vexhi Buharasë, tashmë njihet kudo si: poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve. Së pari, gjuhët klasike të Lindjes Islame: persisht, arabisht, osmanisht dhe turqishte e re. Së dyti. gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Së fundi rusisht. Lexuesi pak kohë më pare u njoh edhe me shqipërimin e përkryer të „Shah-Name-së“ së Firdusiut, një kryevepër tjetër botërore, e lënë në dorëshkrim nga Vexhi Buharaja.

 

 

Poezi kushtuar Vexhi Buharasë, nga utori i shkmit

 

 

 

KUR IKTE BUHARAJA

 

Kush ia thot’ aty matanë

me një fyell që përvëlon?

Vexhi  Buharaja

 

Nën hijen  Kalasë,

ku çohej drejt për qiell,

minare e rrënuar,

nuk rrjedh më çezmë e vjetër,

nën  gurët e latuar.

S’dëgjohet më këmbana,

jehona tej Beratit,

shkallmuar, rrafsh me tokën,

hesht Kulla  e Sahatit…

 

Sofati  i xhamisë,

i heshtur e pa jetë,

askush nuk falet

te sallë e shkretë.

Asnjë shandan, asnjë qiri

dhe Libri i Shenjtë  i fshehur rri.

 

S’dëgjohet më nga larg,

as thirrje e myezinit.

S’këndon me fjalë të urtë,

fjalën shqip,

Firdusi si qëmoti,

veç shpirt e mendje e thellë,

me besë i falen Zotit.

 

Kur nata shkon e dita kthen sërish,

as hije, as fresk, as fëshfërimë selvish,

veç fryma e Tomorit

në gërmadhë ka zbritur,

e qan se fluturoi e shkoi,

bibili i ndritur.

 

Mos shkoi te Mali i Thatë

e yjet lasgushiane gjen,

apo ku hesht lopata në Liqen?

 

A mbi Tomor  ndër lule dimërore,

dëgjon i lumturuar,

xhuranë baritore?

Takon Naimin,

në male e pyje, bukurinë,

larg prangash e qelisë,

dhunës, padrejtësisë.

 

Ndër hulumtime zhytet,

në shekuj historie,

ndër bëma  Skenderiane,

shpatash trimërie,

me arbër  legjendarë,

në ndeshje për lirinë.

 

Lë librat, meditimet

e penën mbi letër,

me shpresë rilindjesh

në një kohë tjetër.

 

Hipur deveve në karvane,

niset për shtegtim,

me Shahnamenë në duar,

me shqipe plot shkëlqim.

 

Në fund të shkretëtirës,

kanë dalë Firdusiu dhe Sadiu,

me çallma, bardhë dëborë,

se ja,  po vjen, po vjen Vexhiu.

 

* * *.

Poeti  i hijshëm

me tungjatjeta, kur vije,

gëzonin  dyer, dritare,

mure me gurë shtëpish

në sheshe e faqe tatëpjeta,

bahçetë  me fryta,

lule e fletë të blerta.

 

* * *

Nga  hija-kullë e Sahatit

jehon  këmbana tej Beratit.

Osumi nëpër urë kalon,

zhurmon e diç mendon…

blank

Kori që shndërrohet në kortezh Adrian Lesenciuc – Visar Zhiti “Funerali i pafundmë” Përkthim në rumanisht nga Luan Topçiu

România literară nr. 10/2021

blank

Pasthënie nga Liviu Lungu, 2020,

Shtëpia Botuese “A”. 224 f.

Emri i Visar Zhitit nuk është i njohur aq sa duhet nga rumunët. Në fakt, letërsia shqipe na është imponuar me një emër të vetëm, Ismail Kadare, dhe dimensioni universal i veprës së tij (përkthyer nga M.D) ka ndihmuar që emri i tij të mbahet në ballë të kësaj letërsie.

Visar Zhiti lindi në diktaturë në Durrës dhe u diplomua në Institutin Pedagogjik në Shkodër po në diktaturë. U arrestua dhe u burgos për tetë vjet nga regjimi i Enver Hoxhës për “fajin” e vetëm se kishte shkruar poezi dekadente (për një vëllim poetik të çuar për botim). Poezia e Zhitit u botua vetëm pas rënies së Perdes së Hekurt. Vëllimi debutues, Kujtesa e ajrit, nga viti 1993, ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe autorit të tij iu dha Çmimi i Republikës së Shqipërisë për letërsi. Dhe vëllimet e tjera me poezi ishin me vlera të afërta me vlerën e të parit. Romanet e tij gjithashtu u pritën me entuziazëm nga kritika. Shumë vepra të tridhjetë viteve të fundit janë përkthyer në shumë gjuhë. Zhiti ka marrë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht në Itali. Ndonëse ende i panjohur mjaftueshëm për publikun e gjerë rumun, vëllimi i tij me poezi Psalm u përkthye nga Renata dhe Luan Topçiu në 1997 dhe romani Funerali i pafundëm u botua për herë të parë në Shtëpinë e mirënjohur Botuese Leda – Corint në 2008, me përkthim të Luan Topçiut. Një ribotim i kohëve të fundit dhe i riparë i këtij romani u botua në vitin 2020 nga Shtëpia Botuese A. Vëllimi poetik Flatra e mundur, përkthyer nga Luan Topçiu dhe Renata Melonashi, u botua në të njëjtën Shtëpi Botuese një vit më parë.

Funerali i pafundëm është një roman atipik, më tepër një antiroman, një prozë e çartur, që nuk i nënshtrohet aspak konvencioneve, një tekst që shumë vështirë mund ta karakterizosh me termat me të cilat Romul Munteanu u përpoq të zbusë Romanin e Ri Francez përmes preludeve të një poetike të antiromanit. Funerali i pafundëm duket se minon edhe konceptin e antiromanit, të cilin Sartre e shihte si të zënë rob në pamje të jashtme dhe në konturet e romanit. Romani shfaqet më së shumti si një epikë në tre pjesë të pabarabarta: “Udhëtimi i zi”, “Elipsa dhe Corona V” dhe “Anti-Funeralet” (epilog) dhe 66 këngë, të hapura nga një “fletë e grisur nga fundi për t’u lexuar si fillim”.

Teksti i Zhitit përshkruan rrjedhën e një turme të papërcaktuar, jo konsistente në një marshim drejt vdekjes. Padyshim që rruga është vendosur sipas koordinatave ideologjike dhe shtysës së turmës, si një shëmbëlltyrë e errët e shekullit të njëzetë:

“…të ikësh larg. Sa më tepër këmbë, aq më pak lodhje. Të qenët bashkë, shumë njerëz njëherësh, të ngjall ndjenjën e fuqisë, e cila shtohet edhe nga e ecura. Kokët janë të rrezikshme.Të menduarit ndryshe gjithmonë prish punë. Rrugëtimin e bën më të lehtë mendimi i njëjtë, i vetëm, i përbashkët. I ngjashëm me yllin e karvanit që ndrit njëlloj për të gjithë. Dhe ai ecën me të gjithë, i largët, digjet si plaga e tjetrit që nuk dhemb kurrë. Është më mirë të mos mendosh, se jo vetëm nuk lodhesh, por shmang edhe mëdyshjet, që gjithmonë bëhen pengesë. Vetëm të ecësh. Ka më siguri, kur mendimi mungon fare. Ky është ideali: mungesa e tij. Se ka dhe epidemi ideologjike, dreqi e marrtë. ”(P.11)

Funerali, i drejtuar nga forca shtypëse dhe instinkte, duke shkuar drejt një destinacioni të vështirë, i drejtuar nga quasi-prania e një arkëmorti, ka gravitetin e “Librit të Pëshpëritjeve” të Varujan Vosganian-it. Turma mbahet nga dëshira e thjeshtë për t’u radhitur me normën e imponuar, nga përgjigja adekuate ndaj rrymave të mëdha ideologjike të fundit të shekullit. “Funeralii pandemive ideologjike”, siç e quan përkthyesi Luan Topçiu, një funeral i përbërë nga “personazhe maska” dhe “personazhe zëra”, avancojnë në vijimësinë e këngëve të epopesë, si vetë historia e nivelimit, duke lënë pas hapësira dhe kohëra, të marra së bashku, të kuptuara së bashku, në një pastë topologjike ende të papërfunduar: “Iknim dhe iknim. Ktheva kokën pas. Arrita ta shoh prapë varrezën, teksa zvogëlohej e zbardhte si një kope e mbetur delesh, e palëvizshme në vapën e mesditës. Dhe dielli i ftohtë m’u duk si një kafkë dordolecësh për të trembur gjithçka […] ”(f.31). Peisazhi (pas) apokaliptik është i populluar nga bunkerët e Hoxhës, mbi të cilët ka punuar një nga personazhet – zëra, varreza, qytete të shkreta, vende të thata e gurishte.

Një Shqipëri që kaloi nga autoriteti osman në komunizëm, një Shqipëri e sekularizuar pa vullnetin e saj, rigrupohet në kolonën mortore, e pasigurt si e kaluara e vendit, e fshehur në të njëjtën mjegull si në veprën e Kadaresë: një Shqipëri që kishte jetuar, në funeralin e njëpasnjëshëm të vdekjeve të Stalinit, Mao Ce Dunit dhe Enver Hoxhës: “Kur vdiq Enveri, madhështia e tij ishte e rreme, si çdo gjë që i përkiste atij.” (f. 57)
Shqipëria në funeral hyn në gjysmën e dytë të epopesë në stinën e shirave, baltës dhe mallkimeve – një imazh i identifikueshëm edhe në veprën e Kadaresë – i udhëhequr nga një arkivol intuitiv, një ideologji e balsamosur: “Na udhëheq një arkivol që herë duket e herë zhduket, sipas kthesave që merr funerali, sipas motit, mjegullave dhe lojës gënjeshtare të dritës, të përpjetave idiote dhe të tatëpjetave edhe më idiote, duke përhapur duhmë kufome që s’kalbet… ”(f.136). Arkëmorti që ende drejton turmën e kortezhit, në të cilin mbyllet historia e kalbur e bindjes, ruan peshën e tij: “një i ri pas meje po më thoshte me zë të mallëngjyer, ngaqë njëri sup i tij kishte përsipër ca arkivol, se pesha që mbartnim, kishte rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe kujdesi që bota të mos na e grabiste, duhej të ishte i tejshëm, mbi çdo sakrificë. “(f.161). Ditari i këtij udhëtimi, fort i poetizuar: “ngrita kokën i shushatur dhe pashë të drunjëzuar qiellin e arkivoltë, të brejtur nga krimbat e yjeve.” (f.166), kur e kur me këngë ose faqe që mungojnë, me faqe të fshira, me faqe – pasthirrma, është ajo në të cilën e gjithë dhimbja e marshimit është e shkruar përmes një jete të vjedhur, të mbyllur, të robëruar në ideologjinë e balsamuar, por duke transmetuar ende duhmën e historisë që nuk i nënshtrohet çmitizimit. Turbullues dhe dramatik është ky rrëfim i stërhollësive dhe qëndismave poetike, kjo alegori e historisë që shtyp nën peshën e vet njeriun që i nënshtrohet turmës dhe atë jashtë saj, secili “Secili nga ne është një arkëmort i gjallë i vdekjes që s’vdes. Mbi supet e tjetrit dhe të botës.”(f. 203), e cila fshin edhe poezinë e pamasë të ndryshimeve të dukshme: “Funerali i pafundmë vazhdonte rrugën e pafundme në mijëvjeçarin e ri. Dukej sikur s’kishte ndryshuar asgjë.”(P.207), ai vetë ende një pjesë e papërfunduar e marshimit të varrimit.

Funerali i pafundëm është një libër tronditës për një Shqipëri të brendshme, të supozuar nga Zhiti, që mban gjallë dhimbjen e tragjedisë antike greke. Në fakt është areali i improvizuar që kori i personazheve-maska intonon, duke përsëritur zërin e qartë dhe të rëndë të një choragos-i, një rol që Zhiti e merr përsipër deri në fund.

blank

 

blank

blank

FLIJIMI – Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës – Poezi nga VEHBI SKËNDERI (18 maj 1927 – 13 qershor 2011)

 

Nga balta dha nga drita deshi t’i gdhendë ligjet.
Me harqe e ura këngësh përjetë t’i lidhë brigjet.
Prej tingujve e fjalëve lëndën desh të gatitë
Kosovës në granit t’ia ngulë themelitë.

Po gurët dy minuta në vend s’qëndronin ngritur:
Sa çohej muri pak, gremiseshe papritur!

Poeti vren, plot brengë, këte rrënim kaq vrasës
E i kujtohet prap legjenda e Rozafës:
“Kush do të bëhet fli?” – pyet e ngrin si akulli.
Me t’i dëgjuar zërin, mjellmën i nis Orakulli.

I dhimbset shpendi i brishtë Poetit. E përcjell!
Ajo të bardhë krahët i shtrin, si re, në qiell.

Atëbotë Baba Tomorri transit nis një ogiç.
Bardhoshi i lëpin pëllëmbën, pa u menduar hiç.
“Jo, jo! s’ke gjë për mua,” buzagas Poeti i thotë.
Edhe e nis, në çast, manarin në kullotë.

Atëbotë nga Lashtësia, vrik vjen Rozafa vetë,
Lëshua gjer te beli tri pashë me gërshetë:

– Ja tek më ke, o xhan! – dhe i shtrin qafën e bardhë.

– Motër, boll je flijuar, ngujuar në gërmadhë.
Boll pesë mijë vjet gjiri çelur të mbeti!

E, në sekondë, shkon, flijohet vetë Poeti,
Flijohet kushëriu e vëllai me të….

Edhe që nga ky çast, qyteti s’shembet më!

(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend