VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fjalimi i plotë e Albin Kurtit në Samitin në Tiranë ku po merr pjesë edhe Bërnabiq

By | June 10, 2021
blank

Komentet

blank

Deri ku shkon logjika idiotike inferiore analiste e disa mediave e pseudointelektualve saqe te neveritin! Nga Shqipe Duriqi Dautaj

Nese provon diç mund edhe te humbesh, por nese nuk provon kurre atehere je i humbur gjithsesi- Gjergj Fishta.

Çohet burri i dheut i përgatitur me dije, edukate e trimeri dhe ja numron ne sy te botes nje kasapi te Ballkanit nje nga nje ato pak qe s’guxoi kush me i permend ( ose s’kane dite, se jane shku me duar ne xhepa) saqe i çuditi edhe boten me gjenialitetin e tij  e u ngriten keta tonet ketu poshte ca profa e analistë duke kritiku e kundershtuar saqe mendja e shendosh s’mund te kuptojë! Përse!

Ata qe njehere akuzonin se pse s’po shkon ky ne Dialog – qe shkoi burri i dheut ne Dialog.

Ata qe vete punuan ne krijimin e Asociacionit te pakicave – qe s’jau pranoi as s’i nenshkroi .

E kulmi i marrise konstatimi i tyre – ka bo keq se e ka idhnu Vuqiqin e Rusine. Po me ju thone qe jane te marre prap nuk eshte per ta adeguat kjo thenje. Po si mundet te e mbrojnë qe mos po i prishet çehrja atij qe te ka pre, gri e dhunu e djeg me shekull edhe ate me analizen e tyre patologjike inferiore e te budallakavt se po na idhnohet Rusia.

Po jo me idhnu, po infarkt me i dhene atij kasapi te Ballkanit e krejt atyre qe e perkrahin nje te tille. Po Vuqiqi mos te ketë me pase pune me kete burre dheu e me ja nise mu kthjell , ka pase nis mi ra pishman qe kane bo lufte ne Kosove se kenë tu e marre pak nga pak duke shku neper DIALOGE krejt Kosoven e me na pru neve punen me i kerku falje qe i kena nxjerr pune me na vra e dhunu ne shpi tona.

,, Edhe ti Albin , qysh burre me idhnu Vuqiqin, ne vend qe me marre me te mire e me ja dhone naj asociacion me pakice etnike, me ja bo qefin edhe Rusisë. Mos kofte per nder Albin,,.

Deri ku shkon logjika idiotike inferiore analiste e disa mediave e pseudointelektualve saqe te neveritin e te shtyjne te mendosh se a i takon te njejtit komb si ti. Jo absolut jo. Mu ka mush mendja duke na sundu maca e kuca u perzi gjaku , se me mbrojt ate qe don me te zhduk e mos me perkrah ate qe e ballafaqon me krimet qe i ka bo ky kasap , tjeter konkludim ska.

Jo ! Ska Asociacion me pakice etnike ne Kosove , nese duhet te kete atehere duhet kete edhe ne Medvegje , Presheve, Bujanovce per shqiptaret. Keshtu duhet thene te gjithe atyreve qe e mbrojn Asociacionin. Nuk e kem ndermend me fal toke qe eshte pluhuri i eshtrave te te pareve tone per me ja bo qefin botes, se edhe bota nuk e bon ate me toke te vet. Ma mire me provu e me kundershtuar se me pranu e me vdeke per se gjalli.

Deri ne ate mase shkon inati e smira e perzire me budallaki saqe ne vend qe me u bashku e me perkrah bile kur eshte ne pyetje interesi nacional e territorial qohen e krijojn filma horror se kinse nese flet shqiptari per te drejten e vet idhnohet krejt dynjeja. Jo, nuk idhnohet dynjaja per kete pune se krejt ata qe sipas tyre do idhnohen s’ta jepin ni gram dheu te vendit te tyre e sta falin nje pik gjaku, bile bile as trathtaret e cilido vend si respektojn e nuk i duan se mendojn me logjiken : po ky kur kunder vetvete eshte ,ku mund te behet i mire per mua.

Te thuash, te luftosh per te drejten tende eshte per tu duartrokitur e besa respektohet nga gjithe bota.Vuqiqi do idhnohet e do gjykohet sa te rreh zemer e shqiptarit se kete na e kane lene amanet ata qe vdiqen me shekull nga lloji i Vuqiqit!

blank

“Kinezja” Yuri Kim! Nga Alma N. Liço

Për të gjithë shqiptarët është i njohur fakti se Yuri Kim është ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.

Në të shumtën e rasteve ajo paraqitet tërësisht jashtë rolit të saj si diplomate e shtetit që përfaqëson.

Zonja në fjalë është e pranishme çdo ditë në media, ku në pjesën më të madhe të shfaqjeve të saj krijon perceptimin e të qenit përfaqësuese/zëdhënëse besnike e Rilindjes socialiste (ish komuniste), duke mbyllur sytë e mbrojtur haptas skandalet e një pas njëshme të saj.

E konsideroj të tepërt të rendis pafundësinë e fakteve që vërtetojnë perceptimin e mësipërm, pasi ato evidentohen e bëhen prezente çdo ditë nga gazetarë/analistë të paanshëm që kanë integritetin dhe guximin ta bëjnë.

Pikërisht këtu e ka burimin edhe etiketimi i saj “Kineze”.

Në periudhën e mbrapshtë të “dashurisë” me vendin e madh aziatik, u përçudnua akoma me shumë karikatura e “njeriut të ri”, sipas modelit “Lejfen.

Ky fenomen destruktiv shoqëroi periudhën e marrëdhënieve “miqësore” të Shqipërisë diktatoriale me Kinën komuniste,

e cila ka qenë nga më të zezat, sa i takon thellimit të varfërisë në kufijtë e urisë dhe dhunimit të tejskajshëm të të drejtave të njeriut.

Për analogji këto procese regresive janë përkeqësuar dukshëm vitet e fundit dhe Ambasadorja “Kineze” ka ndikimin e padiskutueshëm në këtë që po ndodh.

Nuk është aspak racist ky perceptim dhe nuk lidhet me origjinën e saj aziatike.

Ai ka në themel vuajtjet e pashembullta të jetuara në periudhën e sipërcituar dhe për inerci është pjesë e këtij kalvari.

Nuk është faji i shqiptarëve që kanë krijuar këtë perceptim për zonjën në fjalë.

Përgjegjesia qëndron tek shkaktarja e këtij perceptimi, e cila në çdo dalje të saj mediatike mbështet publikisht pa rezerva pinjollët dhe pasuesit e diktaturës,

duke dekurajuar dhe indinjuar keqas të gjithë shqiptarët që ende i kanë të pakuruara e të pa shëruara plagët e diktaturës, qindra/mijra prej të cilëve paguan me dënime të gjata ose edhe me jetë aspiratën e demokracisë amerikane!!

blank

(Video) Një mijë ëndrra – Nga ARBEN KALLAMATA

“Një mijë ëndrra” titullohet projekti i fotografit Robin Hammond që synon t’iu japë mundësinë refugjatëve nga të katër anët e botës të shprehin veten. Hammond ia ka lënë aparatin fotografik në dorë refugjatëve duke iu kërkuar të tregojnë çfarë ata kërkojnë nga jeta.
Qëllimi i projektit “Një mijë ëndrra” është që të ndryshojë këndvështrimin e gabuar të shumicës së europianëve në lidhje me refugjatët.
Ata shihen ose si hordhi pushtuese që kërcënojnë identitetin e Europës dhe i rëndojnë shërbimeve sociale, ose si viktima pa shpresë dhe pa të ardhme. Por po ta shohësh botën me syrin e tyre, e vërteta duket krejt ndryshe.
“Pjesën më të madhe të karrierës sime si fotograf e kam kaluar në Afrikë, si i huaj që përpiqet të tregojë për jetën e njerëzve atje,” thotë Hammond.
Ndërsa me këtë projekt ai kërkon të bëjë diçka krejt tjetër, ta heqë krejtësisht vetveten dhe të tjerët si ai nga procesi i rrëfimit dhe t’i lerë vetë refugjatët të tregojnë lirshëm historinë dhe ëndrrat e tyre.
Do t’iu rekomandoja ta ndiqnit këtë video për të mësuar diçka dhe për t’u kujtuar se refugjatët janë njerëz si ti dhe si unë.

blank

Para historia nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës – Nga Skënder MULLIQI

Kosova çka do qe të thëmi, është shtet i varfër më ekonomi të pazhvilluar sa duhet.Nuk jemi largë shteteve të pa zhviluara edhe pse ne mund të mendojmë ndryshe.Kemi mundur të zhvillohemi, por e lamë veten dhe shtetin mbrapa më kast.Rrethanë lehtësuese megjithate për ne është së jemi në Evropë, e jo diku në Afrikë për të mbetur për jetë e mot hiq asgjë .Ajo që do ti kishte bërë mirë Kosovës në këto rrethana të përpëlitjës për të dalë nga qorsokaku ekonomik dhe politike , do të ishte inkuadrimi në BE, ku edhe do të kishim pasur fonde të posaqme zhvillimore. Nuk jemi së nuk I patem njerëzit që kan dije ta drejtojnë shtetin e Kosovës në fazën delicate të tranzicionit .Pasi që jemi largë strukturës së BE-së, dhe jemi ku jemi, nese dëshirojmë të jetojmë më mirë , do të duhej të mendojmë seriozisht për rritje ekonomike, të mëndojmë të ndërtojmë fabrika , ta ngjallim industrinë e rëndë , pa të cilën nuk mund të zhvillohemi dhe as të kemi mirëqnje.Kalimi në ekoniminë e tregut nuk mund të bëhët mbrenda natës.Kjo mund të bëhët më një mobilizim të ri të pushtetit , më një mobilizim të përgjithshem qytetarë.Nese nuk kemi vende te mjaftueshme te punës për rininë tanë, nese nuk kemi paga të mira , dhe nese nuk mendojmë që të kemi një shoqëri të shëndosh , nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara. Me idetë dhe më logjikën retrograde të shekullit të kaluar , Kosova nuk mund të ketë përspeketivë.Pushteti I dijshëm , pushteti më invencion dhe më ide përparimtare , më kuadro të larta profesionale , do të krijonin ambient të ri zhvillimor, do të krijonin përspektivë të re për të jetuar në Kosovë. Forcat politike të cilat dëshirojnë të mbajnë gjendjën e tillë qfarë është, jo të mirë , nuk I duhen Kosovës. Mjaftë I patem, mbi kokë për dy dekada Çdo kthim mbrapa do të ishin fatale për vendin dhe popullin e saj. Pushteti i ri duhet pru ligje të reja , të cilat do të kishin ballancuar ndërtimin e fabrikave , nën drejtimin e kuadrove profesionale, duke i terhequr kështu edhe investimet dhe investitorët e jashtëm , pa të cilët zor të kapërcëhën krizat e katandisura që shumë kohë …Para historia nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës…

blank

AMAN PUNONI PËR SHTET – Nga Ryzhdi Baloku

blank

Duke e ditur se miliona  familje i humbnin shtëpitë e veta dhe “e merrnin botën në sy” gjatë konflikteve të dhunshme dhe luftërave të zhvilluara, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e përcaktoi 20 qershorin “Ditë botërore të refugjatëve”, me synim që të sensibilizohej opinioni për kthimin e asaj popullate në atdheun e tyre.

Meqë këtë të keqe e kanë përjetuar shpeshherë edhe shqiptarët, medoemos obligohemi që ta përkujtojmë këtë datë më shumë se çdo gjë tjetër, në mënyrë që ajo histori e trishtë të mos na përsëritet.

Kjo histori dramatike e popullit shqiptar është përjetuar nëpër shumë etapa historike, duke filluar nga koha e Perandorisë Romake dhe asaj Bizantine, në kohën e dyndjeve sllave të shoqëruara me kolonizim dhe gjatë Perandorisë Osmane. Posaçërisht dramatike ishte koha e luftërave të gjata me shtetet pushtuese fqinje serbe, malazeze, bullgare e greke në luftërat ballkanike me rastin e shthurjes së Perandorisë Osmane. Ishin dramatike edhe luftërat me disa shtete tjera pretenduese për pushtimin e këtyre trevave.

Për shkak të gjendjes tronditëse nga periudhat e përmendura, me miliona shqiptarë u katandisen, për mos t’u kthyer kurrë në atdheun e tyre, e ku  shumica prej tyre janë asimiluar dhe harruar nga historia. Konsiderohet se vetëm në Turqi numri i shqiptarëve është rreth 1.3 milion, ndërsa të atyre me prejardhje shqiptare prej 5 deri në 6 milionë.

Sipas mendimit tim, historia e refugjatëve çam është ndër më të dhimbshmet kundruall atyre që i ka përjetuar kombi shqiptar. Këtë histori dhune të shkaktuar nga grekët e përjetuan çamët që në shekullin e XIV, e njohur në histori si “Masakrat e Despotit”, pastaj masakra e vitit 1912 e njohur si “Marshimi për të pushtuar Epirin”, më 1913 “Masakrimi i udhëheqjes së Çamërisë”, më 1914 “Masakrat në Përmet”, më 1918 kemi “Reformën Agrare” plan ky për grabitjen e tokave të popullsisë çame, më 1919 “Incidentet fetare”, më 1921 “Incidenti për të drejtën e minoriteteve”, më 1936 ndalohet të flitet gjuha shqipe pas vrasjeve të shumta të kësaj popullate nga grekët, më 1923 kemi shkëmbimin dhe dëbimin e çamëve për Turqi, pastaj me 1939 e 1940  internimin e burrave çamë, ndërsa me 1944 janë të njohura “Masakrat e Napolon Zervës”, ku si rezultat kemi dëbimin e tërësishëm të çamëve myslimanë nga Çamëria.

Në ditën e sotshme, kur interneti na mundëson ta kemi çdo informatë të nevojshme brenda pak minutash, si për çudi mund të themi se janë të pakët ata që e shfrytëzojnë këtë mundësi, për mos ta harruar të kaluarën tonë. Kjo mund të vërehet edhe përmes komunikimit në rrjetet sociale.

Në bazë të disa informatave (nga librashitësit dhe bibliotekat), mund të vërehet se numri i lexuesve për libra te shqiptarët është në rënie, e po ashtu edhe për informata dhe shkrime që janë të gjata. Kjo dukuri vërehet edhe me rastet e postimit të shkrimeve në rrjetet sociale të komunikimit masiv. Nëse shkrimet janë më të gjata se disa reshta, mund të vërehet lehtë se pak veta i lexojnë, pa marrë parasysh se kush i ka postuar ato.

Sipas mendimit tim, kjo dukuri e mos leximit mund ta sjellë edhe harresën për shumë çështje, e sidomos atë historike.

Nuk është kohë e gjatë kur popullata shqiptare e Kosovës e përjetoi golgotën, andaj kur shikon sesi të këqijat dhe të mirat po harrohen shpejt, ose sesi njëjtë trajtohen, madje duke e favorizuar të keqen, e bën njeriun normal të çmendet.

blank

Meqë neve shqiptarëve na është përsëritur historia, duke përjetuar madje edhe gjenocid nga të tjerët, tregon se jemi për një studim psikologjik.

Gjenocidin më të ri mbi kurrizin tonë e kemi përjetuar disa herë nga serbët, e megjithatë nuk jemi mbushur mend.

Mirë është të falësh e mos të hakmerresh, por pa e harruar të keqen që na ka ndodhur. Andaj nëse edhe tash nuk e bëjmë ndarjen e të mirës nga e keqja, frikohem që historia e hidhur mund të na përsëritet.

A s’është çudi kur i sheh në podium personat e deridjeshëm të cilët i kanë bërë dëme atdheut dhe kombit tonë duke u rreshtuar në anën e armikut, ata madje jo vetëm që i kemi harruar, por ka edhe raste kur të tillët edhe po dekorohen për merita që fare nuk i posedojnë. Pos kësaj, ka raste kur personat e caktuar tashmë të vdekur që dikur njiheshin si “Rankoviçevca” emrat e tyre të figurojnë si emërtime rrugësh, madje i shohim edhe fëmijët e tyre sesi kanë zënë vende të mira pune.

Pa keqkuptim mund të themi se emrat e tillë u kanë bërë dhe u bëjnë dëm personaliteteve që vërtet i kanë kontribuar çlirimit, madje edhe atyre që u sakrifikuan për atdhe, ndonëse shumë atdhetarë na kanë mbetur sot e asaj dite nën hijen e harresës.

Me shembujt e cekur, kur të këqijtë favorizohen apo barazohen me të mirët, tregojnë udhë-rrëfimin më të dëmshëm që ekziston për atdheun tonë të shtrenjtë, i cili mund të na shpie edhe në zhbërjen e shtetit.

Konsideroj se detyrë mbi detyra i pushteti të sotshëm është që ta vë shtetin të eci mbi binarët e saj, sikurse çdo shtet normal i Evropës dhe Botës, andaj aman punoni për shtet dhe mirëqenie të popullatës, e jo për pushtet.

 

blank

A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i Presidentit Biden?

Rob Garver

UASHINGTON – Njoftimi fundjavën e kaluar se G-7a do të mbështeste një propozim të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të krijuar një alternativë ndaj Iniciativës tetëvjeçare “Një Brez Një Rrugë” të Kinës u prit me optimizëm të matur nga ekspertët ndërkombëtarë të zhvillimit.

Ekspertët mirëpritën fokusin për të ndihmuar kombet me të ardhura të ulëta dhe të moderuara që të zhvillojnë infrastrukturën e nevojshme, por ngritën shumë pikëpyetje për zbatimin që nuk morën shpjegime të menjëhershme.

Plani synon të “nxisë një total prej qindra miliarda dollarë investimesh në infrastrukturë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në vitet e ardhshme”, thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë. Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë që po promovohet nga Presidenti Joe Biden, i cili tha se G-7a dhe demokracitë e tjera anembanë botës janë angazhuar në një betejë me regjimet autokratike si Kina dhe Rusia për të ushtruar ndikim në vendet në zhvillim.

Përpjekja, e quajtur “Partneriteti Botëror i Rindërtimit Më Mirë”, ka për qëllim “bashkimin e demokracive të botës për të përmbushur sfidat me të cilat përballet bota dhe për të dhënë rezultate për njerëzit tanë dhe për njerëzit sinqerisht kudo”, tha Presidenti Biden.

‘Një hap jashtëzakonisht pozitiv’

“Sigurisht, fakti që Shtetet e Bashkuara ishin të pranishme dhe shumë të angazhuara në G-7 ështe një hap jashtëzakonisht pozitiv”, tha Lisa Bos, drejtore e marrëdhënieve qeveritare për World Vision, një organizatë e krishterë humanitare globale. “Fakti që ne treguam inciativë ishte një hap jashtëzakonisht pozitiv. Por tani, a do të udhëheqim për të arritur rezultatet dhe objektivat dhe për t’i bërë ato objektiva vërtet domethënëse?”, tha ajo.

Zonja Bos tha se rrethanat aktuale, në të cilat pandemia ka përqendruar vëmendjen tek bota e ndërlidhur dhe vlera e institucioneve të forta, kanë krijuar edhe një lloj mundësie.

“Tani ekziston momenti kohor kur ne mund të… ringjallim dhe rigjallërojmë punën që shumë nga vendet më të zhvilluara po përpiqen të bëjnë për krijimin e një bote më të sigurt, më të begatë, më të shëndetshme”, tha zonja Bos. “Nëse nuk do të ndodhë tani, atëherë kur do të ndodhë? Jemi në një moment vërtet kritik dhe … tani nuk është koha të tërhiqemi. Tani është koha për t’i dhënë gaz”.

Ndjekja e vazhdueshme është e domosdoshme

“Mendoj se është me të vërtetë pozitive që vendet e G-7ës ta njohin çështjen dhe të njohin nevojën për të reaguar”, tha Eric Farnsworth, nënkryetar i Shoqërisë së Amerikave / Këshillit të Amerikave. “Ka nevoja të vërteta që duhet të plotësohen. Dhe njerëzit në tregjet në zhvillim dhe gjetiu, gjithashtu nëse nuk shohin zgjidhje që vijnë nga demokracitë, do kërkojnë një zgjidhje kudo që të mund ta gjejnë një të tillë. Dhe Kina, natyrisht, ka shumë para”.

Nga projekti kinez "Një brez një rrugë" në Pakistan

Nga projekti kinez “Një brez një rrugë” në Pakistan

Për të qenë e suksesshme, iniciativa B3W, siç po e quan administrata e Presidentit Biden, do të kërkojë përpjekje të qëndrueshme nga të gjitha vendet e përfshira, tha zoti Farnsworth. G-7a përbëhet nga kombe të pasura, shumë të industrializuara – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Njoftimi mund të bëhet, por çelësi do të jetë jo thjesht ndjekja, por ndjekja kuptimplotë, e qëndrueshme, në mënyrë që të mos jetë vetëm për një herë,… por që të jetë në fakt një përparësi”, tha ai. “Qëndrueshmëria, për mendimin tim, është thelbësore gjithashtu, sepse, ju e dini, kjo duhet të jetë diçka tek e cila njerëzit të dinë se mund të mbështeten … që nëse regjistrohen në një marrëveshje kompakt, ose diçka të tillë, me Shtetet e Bashkuara ose BE-në, do të jetë ende në funksionim tre vjet më vonë ose pesë vjet më vonë”.

Jo saktësisht konkurrencë me Pekinin

Ndërsa u prezantua nga Presidenti Biden si një sfidë e qartë për Kinën, është e dukshme se fushat në të cilat do të përqendrohet plani – klima, shëndetësia dhe siguria shëndetësore, teknologjia dixhitale, dhe barazia gjinore, sipas Shtëpisë së Bardhë – nuk janë në të vërtetë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me pjesën më të madhe të asaj që Kina ka bërë përmes programit “Një Brez Një Rrugë”.

Fokusi i Kinës ka qenë kryesisht në projektet e mëdha të kategorisë së investimeve tradicionale të infrastrukturës, përfshirë portet, autostradat, aeroportet, digat, etj.

Kjo nuk do të thotë se fushat e identifikuara si fokusi i programit B3W nuk kanë nevojë për investime të konsiderueshme.

Jetësore dhe të ndërlidhura

“Secila prej këtyre katër fushave është e rëndësishme dhe ato janë të ndërlidhura”, tha Michelle Brown, drejtore e asociuar në organizatën “Veprim kundër Urisë”.

“COVID-i ka demonstruar se mungesa e investimeve në infrastrukturën jetësore në shëndetësi dhe sigurinë shëndetësore mund të ketë pasoja shkatërruese. Mungesa e shërbimeve themelore përkeqësoi ndikimin e pandemisë në vendet e pasura dhe ato të varfëra. Pabarazitë sociale, ekonomike dhe gjinore thelluan më tej ndikimet negative të COVID-it”, tha ajo.

Efektet e ndryshimit të klimës dhe mungesa e infrastrukturës dixhitale në pjesët më të pazhvilluara të botës, shtoi ajo, vetëm se e shtuan më tej dëmin e shkaktuar nga pandemia.

OKB-ja paralajmëroi se për shkak të pandemisë, miliona njerëz janë më të rrezikuar edhe nga uria

OKB-ja paralajmëroi se për shkak të pandemisë, miliona njerëz janë më të rrezikuar edhe nga uria

Më shumë kufizime

Është shumë e vështirë që programi B3W të jetë në gjendje të veprojë me aq pak kufizime sa ka regjimi një-partiak i Pekinit.

Iniciativa “Një Brez Një Rrugë” shpesh ka përfshirë marrëveshje dypalëshe financimi mes bankave kineze dhe vendeve në zhvillim, me vetë projektet e infrastrukturës që shërbejnë si kolateral për kreditë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere që veprojnë në demokraci me kufij të qartë mes shtetit dhe bizneseve private, nuk do të jenë në gjendje të orientojnë fondet me atë lloj preçizioni.

Projektit B3W do t’i duhet të mobilizojë agjenci private dhe ndërqeveritare, ndoshta përmes programeve të garancive të huasë dhe masave të tjera të financimit që kërkojnë shumë më tepër për sa i përket transparencës dhe shmangies së riskut, sesa ka kërkuar Pekini.

Kompleksiteti mund të jetë një gjë e mirë

Liria e Pekinit për të vepruar siç e sheh të arsyeshme në arritjen e marrëveshjeve në kuadrin e iniciativës “Një brez një rrugë” nuk ka qenë gjithmonë e dobishme, qoftë për Kinën apo për vendet që supozohet se kanë përfituar nga programi.

Në një numër rastesh, vendet e kanë gjetur veten në pamundësi për të shlyer huatë që u ka dhënë Kina, duke krijuar shqetësime se statusi i Pekinit si kreditor i jep një influencë të pazakontë mbi vendimet e politikës së brendshme që mund të prekin firmat kineze.

Në raste të tjera, projektet janë ndërmarrë pa përfshirjen e komuniteteve që do të preken më shumë prej tyre. Disa, si një projekt në vazhdim për një port në Peru, kanë dëmtuar mjedisin lokal dhe kanë prishur jetesën e njerëzve të cilët supozohej se duhej të ishin përfituesit.

Projekte të tjera, si diga Coca Codo Sinclair në Ekuador, kanë shkaktuar turpërimin e të gjitha palëve të përfshira për shkak të planifikimit të dobët dhe ekzekutimit të dobët që bëri që projektet të mos përmbushnin premtimin e përfitimeve ekonomike që ishte arsyeja primare për ndërtimin e tyre.

Mundësia ekziston

Sipas zotit Farnsworth të Shoqërisë së Amerikave, “Partneriteti i Rindërtimit Më Mirë” ka të paktën shansin për të rikonfirmuar pozicionin e kombeve demokratike si alternativa më e mirë për zhvillimin e kombeve në të ardhmen.

Ai thotë se kjo do të jetë kështu nëse Presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë mund ta paraqesin si një përfitim strategjik për votuesit e tyre ndërmarrjen e një roli udhëheqës global ndërsa bota rimëkëmbet nga pandemia COVID-19, në vend që të lihet Kina të ndihmojë vendet në zhvillim që të marrin veten.

“Kjo nuk është vetëm një çështje financash, shlyerje borxhesh dhe gjëra të tilla, por ekziston një këndvështrim strategjik këtu – nëse Perëndimi do të mund të reagojë, apo nëse Kina do të mbetet huazuesi de facto i mundësisë së minutës së fundit”, tha zoti Farnsworth.

Diplomatët kinezë nuk i pranuan rezultatet e samitit G-7, me një zëdhënës nga ambasada kineze në Londër që tha për agjensinë e lajmeve Reuters se “ditët kur vendimet globale diktoheshin nga një grup i vogël vendesh kanë kaluar”, dhe shtoi se, “Ne gjithmonë besojmë se vendet, të mëdha apo të vogla, të forta ose të dobëta, të varfra ose të pasura, janë të barabarta dhe se çështjet botërore duhet të trajtohen përmes konsultimit me të gjitha vendet”.

blank

Opozita: Nëse Kurti nuk i merr parasysh rekomandimet e mundshme për Asociacionin….

Shkëlqim Hysenaj

Replika e kryeministrit Albin Kurti, në kërkesën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas opozitës, mund të ndikojë në dëmtimin e raporteve me SHBA-në.

Të mërkurën më 16 qershor, ambasadori Philip Kosnett tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Duke iu referuar kundërshtimit të qeverisë që të çojë përpara formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ambasadori Kosnett tha se “vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe obligimet e ndërmarra më parë”.

Por, pas deklaratës së ambasadorit Kosnett, vet kryeministri Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion njëetnik. Uashingtoni mbetet mbështetësi më i madh politik dhe financiar i shtetit të Kosovës.

Por, raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, filluan të luhaten në fund të vitit 2018, por në veçanti u tendosën në fillim të vitit 2020, kur asokohe qeveria “Kurti I”, kishte refuzuar që të largonte tarifën doganore prej 100 për qind, për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Dështimi për të larguar taksën, bëri që senatori amerikan, David Perdue, të kërkonte që SHBA-ja të rishqyrtonte praninë e saj ushtarake në Kosovë.

Donald Trump Junior, djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kishte mbështetur këtë deklaratë në Twitter, duke theksuar se “është koha që t’i kthejmë trupat në shtëpi”.

Mirëpo, tendosja më e madhe raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, ishte acarimi i raporteve në mes të kryeministrit Albin Kurti si dhe emisarit special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.

SHBA e patën pezulluar Kosovën nga programi për ndihmë ekonomike. “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit” të njohur si MCC.

Pak javë më vonë, kishte rënë qeveria Kurti dhe udhëheqjen e shtetit e mori Avdullah Hoti i LDK-së.

Një ndër vendimet e para të qeverisë Hoti, ishte largimi i tarifës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Pas këtij veprimi, MCC-ja zhbllokoi programin e ndihmës për Kosovën.

Opozita kërkon bashkëpunim dhe jo konflikt me partnerët

Partitë opozitare në Kosovë, thonë se mund të ketë një acarim të ri të raporteve në mes të Kosovës dhe administrarës së presidentit amerikan, Joe Biden, në rast se qeveria në Prishtinë, nuk merr parasysh rekomandimet që mund t’i japë Ambasada Amerikane apo zyrtarët e lartë amerikanë.

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se qeveria dhe kryeministri Kurti, nuk duhet që të mbajë qëndrime ekstreme, porse duhet t’i bashkërendoj veprimet me SHBA-në.

“Për mua, është gabim që t’i kundërvihemi politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më mirë do të ishte që të thuhet se ne i bashkërendisim qëndrimet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se jemi të gatshëm ta diskutojmë çështjen”, tha Haliti.

Sipas Halitit, gabimi më i madh që do të mund të bëjë kryeministri Kurti, është që të deklarohet kundër qëndrimeve të SHBA-së.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se pavarësisht agjendave politike, qeveria duhet t’i ruajë raportet me partnerët strategjikë, sidomos me SHBA-në.

Gashi thotë se krahas ruajtjes së raporteve me partnerët, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, duhet që të ruaj edhe interesin shtetëror të Kosovës.

“Kryeministri e ka për detyrë që të ruajë raportet me partnerët strategjikë dhe po ashtu të garantojë dhe të ruajë interesin shtetëror të Kosovës, duke garantuar ruajtjen e Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të vendit. Është detyrë e kryeministrit që t’í bëjë këto balancime dhe ne presim që ai t’i bëjë”, tha Gashi.

Gashi thotë se çdo dështim në arritjen e këtij qëllimi, do të shkaktojë dëme të parikuperueshme për vendin.

Për qasje antiamerikane, kryeministri Kurti akuzohet nga AAK-ja. Deputeti i këtij subjekti politik, Pal Lekaj, thotë se kryeministri Kurti në shumë raste ka vepruar në kundërshtim më qëndrimin dhe këshillën amerikane.

“E shoh një distancim të qeverisë Kurti nga politika amerikane, por ne nuk kemi asnjë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit dhe vlerësimit për SHBA-në, për politikat që i kanë zhvilluar në raport me Kosovën dhe e pa rezervë”, thotë Lekaj.

Lekaj thotë se qeveria duhet që të insistojë në intensifikimin e raporteve me SHBA-në, si dhe të kërkojë përfshirje më të madhe në dialog.

Abazi: Qeveria po e mbron kushtetutën

Përkundër këtyre që thotë opozita, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, thotë se qëndrimi i qeverisë së Kosovës kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk mund të ndikojë në tendosjen e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së.

Ai thotë se qeveria e Kosovës në këtë rast, po e mbron kushtetutën e vendit, njejtë siç do ta mbronte edhe SHBA kushtetutën e saj.

“Asociacioni është i papranueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për organizim në vija etnike, sepse është në kundërshtim të plotë të parimeve që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paraqitur para Kosovës, në momentin e zgjidhjes së statusit final si shtet shumetnik dhe pa barriera e kufizime të të drejtave të secilit komunitet”, thotë Abazi.

E vetmja formë për themelimin e këtij asociacioni, sipas Abazit, është përkitazi me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke përjashtuar çdo kompetencë ekzekutive.

Mushkolaj: Deklaratat e Kurtit për konsum politik

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se përgjigja e kryeministrit Kurti në raport me deklaratat e ambasadorit Kosnett, janë më shumë për konsum të brendshëm sesa për të dërguar mesazh që iu dërgohet ndërkombëtarëve në këtë rast.

“Zotëri Kurti nuk mund të thotë po, do të themelohet asociacioni, ndërkohë që e kishte kauzë kryesore kundërshtimin e këtij asociacioni. Deklarata e ambasadorit amerikan, natyrisht është një qëndrim i SHBA-së, të cilin Kosova duhet ta respektojë jo se e thotë SHBA, por për shkak se krijimi i asociacionit është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë”, thotë Mushkolaj.

Parimet e përgjithshme për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, u nënshkruan më 25 gusht 2015 në kuadër të dialogut të Brukselit.

Që nga ajo kohë, kjo marrëveshje nuk gjeti zbatim pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nxori vendim se shumica e pikave të marrëveshjes binin ndesh me kushtetutën.

Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, kanë insistuar vazhdimisht në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, porse, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar sërish se marrëveshja nuk mund të zbatohet pasi është kundërkushtetuese.

blank

Dy Artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës me të cilën Opera e Triestes e hap sezonin

 

Pas erës Covid, po fillon era e re. Njerëzimi po përpiqet të kurojë dhimbjet, traumat, i etur të rifillojë jetën!

Alfabeti i kuptueshëm për të gjithë,

që nuk ka nevojë për interpretë është muzika, gjuha universale e njerëzimit, sikur thotë Longfellow,

që ka fuqi magjike të rigjallërojë shpirtrat e lodhur nga diçka që nuk e kishin imagjinuar kurrë se do t’ju ndodhte.

Në Zvicër përshembull, karnavalet e famshme të Bazelit, që sot janë pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe mbrohen nga UNESCO ishin shtyrë në 1920 katër javë për shkak të gripit spanjoll,

ndërsa një shekull më vonë, do të pezulloheshin dy vite rresht,

pra bota kulturore, megjithë përpjekjet për të treguar potencialet e veta, ishte nën karantinë.

Gjithësesi shpresojmë që çka përjetuam këto dy vjet t’i shërbejnë njerëzimit për të nxjerrë mësime.

Por tani gjithçka është rizgjuar!

Pas periudhës të plotë të izolimit, ku sallat e koncerteve qëndronin të heshtura,

dhe nëpër teatrot e mëdha platetë e lozhat ishin bosh dhe nuk dëgjoheshin më duartrokitjet

ndërsa Artistët me artin e tyre ishin privuar nga emocionet prej kontaktit direkt me publikun…

Tani gjithçka po rifillon, me energji të reja për të demonstruar fuqine madhështore të Artit.

Edhe Italia, atdheu i muzikës lirike, il paese del bel canto, ka rilindur si pas një ankthi,

për të rinisur jetën artistike, turet koncertore të artistëve, teatrot për rifilluar me repertoret, për të hapur sezonin.

Teatri lirik i Triestes e hap kalendarin e shfaqjeve  me Traviatën e Giuseppe Verdi, emrin e të cilit edhe mban.

E bukura është se kësaj here pjesë e kastit të Artistëve janë dy shqiptarë Nina Muho dhe Hektor Leka,

që është i shtëpisë në këtë teatër pasi aty është i angazhuar prej kur la Shqipërinë bashkë me familjen,

me nënën e tij të shquar, të famshmen Rozmari Jorganxhi, e cila këndoi në skenën e Verdit deri sa doli në pension.

Hektori më thotë se “Shqipëria ka nxjerrë këngëtarë më tepër se politikanë, por të cilëve mjerisht u mungon një Teatër lirik.

Edhe një Teatër që e kishin u shemb. Shqipëria duhet të kishte të paktën katër Teatro Lirikë”, shton Hektori. “Në Shkodër, ku u interpretua për së pari opera e parë shqiptare Mrika e Prenk Jakovës,

në Korçën e kulturës, në Vlorë ku ka një traditë të mrekullueshme këngëtarësh dhe në Tiranë si metropol.”

Duke iu kthyer skenës të Giuseppe Verdit të Triestes, basi Hektor Leka tregon se në këtë skenë kanë interpretuar shumë yje shqiptare, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Mirjam Tola, Gëzim Myshketa, Orjana Kurteshi, Frano Lufi, Enkeleida Shkoza, emra të shkëlqyer të belkantos që performojnë në botë, ndërsa për ta dihet pak ose aspak në Shqipëri.”

“Nuk është hera e parë që në skenën e Teatrit lirik të Triestes një shfaqje të interpretojnë dy shqiptarë, tregon Hektori, duke u ndalur kësaj here tek talenti premtues i Nina Muhos e cila interpreton rolin kryesor, atë të Violetës.

“Nuk është hera e parë as që sopranoja shqiptare Nina Muho vjen e ftuar nga Teatrit lirik G. Verdi i Triestes.

Falë talentit dhe përkushtimit të saj në realizimin e roleve, Nina do të jetë e angazhuar edhe në projekte të tjera”, përfundon Hektor Leka, duke na premtuar se do të na mbajë në djeni në vijim për të rejat më të fundit.

Teatri Giuseppe Verdi i Triestes e hap sezonin me Traviatën më 25 qershor, dhe pastaj më 26,27,29 qershor si dhe 2 dhe 3 korrik.

Voal.ch u uron Artistëve shqiptarë suksese pas suksesesh!

Kjo është mrekullia sot. Kur nëpër skenat botërore takohesh me Artistë shqiptarë, çka flet për formatin e tyre botëror!

/Elida Buçpapaj

 

blank

blank

blank

Si ranë njëri pas tjetrit gjashtë kryetarë bashkie?

Zhurma e zgjedhjeve të fundit lokale, të kontestuara që prej fillimit, vijon t’i përhapë valët saj e të dëgjohet edhe sot.

“Të zgjedhurve” në këtë garë me vetveten, iu zbuluan kohë pas kohe histori të cilat ia kishin fshehur votuesve atëherë kur i kërkonin t’i besonin drejtimin e fateve të tyre.

Sot, jo pak, por 5 bashki, nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019. Së fundmi pritet edhe shkarkimi i kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili ka rezultuar i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë. Ndërkohë, në Vlorë vijon të jetë e tensionuar marrëdhënia mes kryetarit të Bashkisë, Dritan Lelit dhe kryeministrit Edi Rama.

Denoncim për falsifikim të formularit të dekriminalizimit

Pas denoncimit nga Partia Demokratike kundrejt kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj se ka gënjyer dhe falsifikuar formularin e dekriminalizimit, pritet edhe shkarkimi i tij,

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi nga Gjykata e Chios me 3 vite burg në mungesë për veprën penale “Konflikti dhe përleshje”. Kjo vepër penale në Kodin tonë Penal korrespondon me veprën “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga ne 90/1 e cila sanksionon vetëm dënim me gjobë, vepër që nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Por Ismailaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke mos e shkruar këtë dënim dhe për këtë ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Raste të ngjashme me atë Mallakastrës janë ndeshur edhe më parë. Bëhet fjalë për ish-kryetarët e bashkive të Vorës dhe të Shkodrës, të cilët dolën fitues në zgjedhjet lokale, unikale për periudhën e demokracisë në Shqipëri.

Përfshirje në ngjarje kriminale jashtë vendit

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua me vendim të KQZ-së në formë unanime, me 5 vota pro.

Organi i akuzës konkludoi se gjyrmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve) të Kajmakut përputheshin me të “Jorgo Totos”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi. Kajmaku akuzohej për falsifikim të Formularit të Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco. Pas konfirmimit të Prokurorisë, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Nga ana tjetër, përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku deklaronte për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kishin sfond politik.

Sot në krye të kësaj bashkie është vendosur një i emëruar dhe jo i zgjedhur, Gentian Picari.

Prej një tjetër denoncimi të ardhur nga selia blu për ngjarje që lidhnin kryebashkiakët e sapoemëruar me krimin, në qendër të vëmendjes mediatike u vu edhe rasti i Valdrin Pjetrit.

PD pretendonte se ai prekej nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri,  ai nuk kishte udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinj për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk përmendte ndonjë dënim të dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!”, shkruante ai në momentin e dorëheqjes.

Voltana Ademi, ndonëse me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vijon të jetë timonjere e kësaj bashkie.

Zëvendësime të pajustifikuara

Ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkti. Ai po konsumonte kafe në një lokal në Peshkopi, ku ndodhej për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Sot kjo bashki drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili mësohet se nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki.

Kandidimi për deputet si karrem i marrjes së postit

Për Dionis Imerajn, të vendosur në krye të bashkisë së Dibrës, dorëheqja qe e detyrueshme pasi u angazhua në garën për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo është një taktikë që do të ndiqej me vonë edhe me homologun e tij në Vlorë, por ndryshe nga ai, Imeraj e priti me gëzim momentin e lënies së stafetës.

“Siç tanimë jeni informuar, kam vendosur t’i bashkohem padiskutim ekipit fitues të Partisë Socialiste për qarkun Dibër në zgjedhjet e 25 Prillit e të përfaqësoj Dibrën në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruante ai në rrjetet sociale.

Aktualisht kryetar në detyrë i kësaj bashkie është Shkëlqim Murrja.

Gafat që çuan në dorëheqjen e ish-kryetares së Bashkisë së Durrësit

Valbona Sako dha dorëheqjen pas zhurmës mediatike me të cilën u përball, shkaktuar prej dy gafave të saj në lidhje me pasojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i nëntorit të 2019-ës. Fillimisht, ndërsa fliste për mënyrën se si po zgjidhej çështja e akomodimit për banorët e Durrësit të mbetur jashtë shtëpive të dëmtuara, në një mënyrë që tingëllonte cinike ajo u shpreh se ata dërgoheshin në hotele me 5 yje, të cilat nuk do të mund t’i paguanin në rast pushimesh.

Gafa e dytë qe ajo që i dha një goditje edhe më të fuqishme, pasi u shpreh me doza optimizmi të tepruar për numrin e viktimave, që sipas përllogaritjeve të saj mund të kishte qenë edhe më i madh.

“Duhet të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”, përçartej ajo asokohe.

Pas dorëheqjes së saj, në të njëjtën karrige u vendos Emirjana Sako.

Nën shënjestër për t’u shkarkuar, këtë herë prej vetë Partisë Socialiste është edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili pati një marrëdhënie të tendosur fillimisht me drejtuesin politik të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknurin dhe më pas me vetë kryeministrin, Edi Rama.

Leli është braktisur nga këshilltarët bashkiakë dhe prej pjesës dërrmuese të socialistëve prej rezistencës që ka bërë kundrejt urdhërave “të pakundërshtueshme” të ardhura nga lart.

Ai nuk iu përgjigj as ftesës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, që ishte një mënyrë e tërthortë për ta bërë kurban e për ta larguar prej postit që mban në bashkinë e qytetit të tij. Emri më i lakuar që mendohet se mund t’i zërë vendin është ai i Afrim Qendros, krahut të djathtë të Damian Gjiknurit.

Më 23 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Në nenin 61 të ligjit për vetëqeverisjen vendore përcaktohet qartë procedura që ndiqet pas përfundimit para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reflektim për zgjedhjet më atipike në historinë e demokracisë shqiptare, i cili do të mund të shprehet përmes një gare të re të parakohshme, që duket se është krejt e nevojshme në një kohë kur 10% e bashkive janë të boshatisura.

blank

Këta qiparisa në ish kampin e internimit në Tepelenë, janë në kujtim të fëmijëve pa varr – Nga ALBA KEPI

Ndodhi dje e gabuam perseri.
Nuk ka te ardhme pa njohur historine. E nese te rinjte nuk e njohin, fajin e kemi te gjithe.
Keta qiparisa te mbjellur ne ish kampin komunist te internimit ne Tepelene, jane ne kujtim te femijeve pa varr, qe humben jeten nga mos ushqimi e mos higjena ne gulaget e Enver Hoxhes. Kjo iniciative e IDMC e emertuar “Topografia e terrorit”, e enkas per te rinj 16-20 vjeçare, ne njohjen e krimeve te komunizmit, nisi ne te njejten dite me vrugun e te rinjve perballe Teatrit Migjeni.
Por perveç disa miqve te ndjeshem mbi temen, e vete Institutit qe e promovoi, asnje media e asnje intelektual i penes nuk i kushtoj dy fjale kesaj kujtese.
Flitet se ka dhe emisione te mira letrare e artistike ne Shqiperi me gazetare te afte. Une mendoj se nese nuk gjen çelesin per kuriozitetin e te rinjve e me nje qendrim personal mbi realitetin, behesh i merzitshem e jo i besueshem.
Keta qiparisa kane historine e çdo vogelushi qe nuk jeton me, historine e familjes se tyre, e historine gjysem shekullore shqiptare.
Iniciativa e IDMC eshte nje çeles mjaft i mire per te afruar te rinjte me njohjen e historise se komunizmit shqiptar per te cilen flitet shume pak e fajtori kryesor i ketij trazicioni te gjate social e politik.
Por nese iniciativa mbetet veç ne foto facebook-u e humbet qellimin, e IDMC e vetme nuk ia del dot.
Dje u mbollen qiparisat e vogelusheve viktime te komunizmit e po dje u mbajt nje rradhe e gjate perballe Teatrit Migjeni ne Shkoder.
E me kritiket i dhane vemendjen e pamerituar te rinjve qe kritikonin.
Nderkohe ne ate fushe te shkrete me qiparisa, endet shpirti i vogelusheve pa varr.
E gabuam perseri!
Faji nuk eshte i te rinjve por i te gjithe ne!
blank
blank
blank
blank

Life (1939)- Suveniret e Geraldinës – Fotografia ekskluzive e mbretëreshës së shqiptarëve në Norvegji

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2021

 

“Life” ka botuar, në muajin korrik 1939, një fotografi të rrallë të mbretëreshës Geraldinë duke bërë pazar në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Suveniret e Geraldinës

 

blank

Zotërinj :

 

Gjatë qëndrimit të tyre të fundit në Norvegji, ish-mbreti dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë janë pare shpesh në publik.

 

Ish-Mbretëresha Geraldinë është shumë e dhënë për të bërë pazar. Megjithë bagazhet e shumta që ajo solli nga Tirana, iu deshtën 25 të tjera për të marrë suveniret që ajo bleu në Suedi dhe Norvegji.

 

Gjatë një udhëtimi me motor në Norvegji, ajo u ndal buzë rrugës për blerë disa pantofla të bëra prej lëkure fokash, të zbukuruara me lepur të bardhë.

 

Unë shkrepa këtë fotografi të saj duke bërë pazar.

 

Henning Sinding-Larsen

Oslo, Norvegji

 

blank

Bisedimet më Serbinë, janë si patinazhi mbi akull…?! – Nga Skënder MULLIQI

Shumë pështjellime dhe kontradita po na paraqiten në skenën tonë politike.Fjalime dhe deklarime e pa matura , qe po e ndezin edhe më shumë situatën politike në Kosovë.Qëndrimet e tilla shkojnë në dëm të Kosovës dhe proceseve zhvillimore.Qytetarët kan shumë nevojë për një jetë kualitative, dhe kan nevojë për politikanë serioz e të ndërshem.Gjysëm të shkolluarit , dihet së si e prun situatën e keqe politike e veqmas ate ekonomike.Ata që kan ambicie politike , duhet të jenë njerëz më begraund të lartë profesional , moral dhe kombëtar. Kosova pushtetet autokratike dhe grabitqare e ndërrojë tek pas 21 vitësh .U hoq një pushtet që punojë keq duke u zëvëndësuar më më një pushtet të ri, më njerëz të ri të cilët duhet dhënë rasti të qeverisin më Kosovën.Për demontimin e një sistemi korruptiv dhe nepotik , i cili nuk u ndërrua për shumë kohë, duhet kohë dhe durim.Koha është treguesi më i mirë së një pushtet punon mirë apo keq.Mjaftë kemi stagnuar më procese , nuk i duhet këtij vendi një stagnim i ri, apo kthim edhe mbrapa.Vitët po ikin shpejtë , dhe ai shtet që nuk e zënë hapin më kohën , mbetet gjysem shtet , mbetet shtet handicap.Garda e vjetër politike nuk dëshiron të pranon realitetin e ri të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit nacionale.Nuk po dëshiron ta kupton së koha e tyre në politikë ka përfunduar dhe atë jo bash në mënyrë të lumtur.Kanë lënë shumë të keqija mbrapa, prandaj për punë të keqija nuk ekziton lavdia.Opozita nuk po heq dorë nga ndërskamcat ndaj Qeverisë Kurti edhe aty ku më së paku duhet. Nuk po ja dojnë gajretin edhe në dialogun e sa po rifilluar më Serbinë e Vuqiqit.Kjo natyrisht është e pakuptueshme , thua së nuk po e dinë së në pyetje është fati I Kosovës dhe fati i shqiptarëve në Ballkan.Shumë kemi vuajtur si popull nga pushtuesit në tokat tona, dhe të luajmë bixhoz më fatin tonë në kushtet e lirisë dhe pavarësisë , kjo askujt nuk i falët.Ne Bruksel dhe kudo tjetër mbrohet Kosova. Qeveritë shkojnë e vijnë e populli mbetet.Por, është jetike së si mbetet,plotësisht i lirë apo më gjysëm lirie dhe pavarësie.E keqja mbahet në mend më shumë së e mira, dhe duhet të na prek në ndërgjegje.Bisedimet më Serbinë, janë si patinazhi mbi akull…Prandaj, ju opozitarë kujdes së si po silleni dhe si po veproni, gabimi më i vogël në këto bisedime finale më palën serbe , do të na kushtojnë shumë shtrejtë të gjithëve …!


Send this to a friend