VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fjala e fortë e Romir Zallës: Kuksianët të vunë flakën, kujdes me artistët!

By | June 22, 2018

Komentet

Vrasja e ish-ministrit të Mbrojtjes, çfarë ka thënë ish-kryeministri Majko (videot)

Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë, kishte lënë mundësinë që vrasja e Ahmet Krasniqit të kishte ndodhur nga shërbimet inteligjente, të cilat ishin prezente në kohën kur ishte kryer vrasja.

Ka thënë se jo gjithmonë është dora e shqiptarit kur vritet një shqiptar. Ky politikan nga Shqipëria ka thënë se ka pasur edhe informacione diskrete se kush mund të ishte vrasësi i Kransiqit, i cili u rrivarros të premten në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

“Informacionet e mia janë diskrete. Në përgjithësi, informacione të tilla mbeten në rolin e thashethemeve që mund t’i shprehi një politikan. Dhe si të tilla nuk do të ishin të besueshme nëse thuhen nga unë”, ka thënë Majko, në një intervistë për Gazetën Express, të dhënë në tetor të vitit 2015.

Majko ka lënë mundësinë që vrasja e Krasniqit të ishte bërë edhe nga shërbimet inteligjente prezente në Shqipëri. “Në atë kohë, në Shqipëri ishte shesh i shërbimeve inteligjente të shteteve tjera”, ka thënë Majko, për Express, por ka deklaruar se nuk ka informacione të sakta se kush ishte vrasësi i Krasniqit.

“Është problem delikat. Janë gjëra që lënë dyshim të përgjithshëm. Gjithmonë kur vriten shqiptarët, mund të jenë shqiptarët, por jo gjithmonë do jenë shqiptarët”, ka thënë Majko.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.

Skënder Zogaj, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Ahmet Krasniqit: Fatos Klosi e di kush e vrau kolonelin

Në RTV Dukagjini, ish- bashkëpunëtori i ngushtë i Ahmet Krasniqit ka dhënë emrin e personit për të cilin ai mendon se e di kush e vrau kolonelin Krasniqi.

 

Skënder Zogaj, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi ka thënë se Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin, transmeton gazetametro.net

“Fatos Klosi di gjithçka për këtë vrasje. Paraqitjet e tij të mëvonshme tregojnë që ai din gjithçka. S’ka mundësi të mos e dijë sepse të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha shërbimet e Shqipërisë ai i ka ditur”, tha Zogaj.

“Jam i bindur se mos zbardhja e vrasjes së tij ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nuk është i rëndësishëm vrasësi që e ka gjuajt plumbin por kush i ka dhënë urdhrat”.

Zogaj ka thënë se Ahmet Krasniqi luftoi për unifikim të grupeve ushtarake që vepronin në Shqipëri, sepse kishte frike se pa unifikim do të dëmtohej lufta çlirimtare.

Ndërsa, në një deklaratë pak më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit kishte gisht pikërisht Fatos Klosi.

Basha: Rama-Xhafaj po përgatit lirimin e Shullazit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga Konferenca Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE që po zhvillohet në Tiranë ka hedhur edhe një herë tjetër akuza në drejtim të Kryeministrit Rama.

Basha u shpreh se Arta Marku la pa prokurorë çështjet “Tahiri” dhe “Shullazi”, ndërsa theksoi se po përgatitet lirimi i këtij të fundit. “Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit.

Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafajt”, – u shpreh ai.

Duke vijuar më tej, Basha, ritheksoi edhe njëherë se shqiptarët kryesojnë listën për përdorim kokaine. “290 mijë shqiptarë, nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, mungesën e mjeteve financiare për të blerë libra. Shqiptarët kryesojnë vendet e botës për përdorim kokaine, pasi 2.5 për qind e popullsisë. Mund të na akuzoni se kemi folur para kohe, por s’mund të na akuzoni, sepse kemi qëlluar në shenjë”.

Dr. Lori Amy: “Rrëzimi i Teatrit, ngjarja më e madhe korruptive në Shqipëri”

Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr. Lori Amy, foli sot me shqetësim në një konferencë kundër korrupsionit në drejtësi për miratimin në parlament të ligjit, që parashikon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtime të tjera në atë zonë.

“Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme – tha ajo. – Por në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit. Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri. Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të” – tha dr. Lori Amy.

 

 

President, pozitë e opozitë – të bashkuar drejt krizës

Arton Konushevci

Institucionet e Kosovës janë duke zhytur në një krizë të thellë institucionale, nga e cila vështirë se mund të dalin për një kohë të gjatë. Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se kriza në të cilën është Kosova dhe që mund të zgjerohet, mund të ketë pasoja afatgjata për shtetndërtim.

“Është një sinjal i një krize të thellë, e cila mund të ketë pasoja edhe afatgjate jo vetëm afatshkurtër dhe pasoja të cilat të cilat do të jenë edhe vështirë të menaxhueshme. Unë mendoj që nëse nuk ka një koordinim në këta dy muajt e ardhshëm se si të menaxhohet procesi i dialogut me Serbinë dhe procese të tjera të reformave dhe marrëdhënieve politike, do të kemi një situatë të tensionuar dhe një situatë ku edhe veç jemi kur gjithnjë dhe me shumë po mendohet me kokën dhe idenë për agjendën zgjedhore, se sa me agjendën e temave të rëndësishme, për çka edhe duhet përgatitur dhe tejkaluar”, tha Rashiti.

Edhe analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se institucionet dhe drejtuesit e tyre bashkë më liderët politikë, janë duke e dërguar Kosovën drejt një krize të thellë.

Zgjedhjet e reja shihen si opsion

Ai thotë se për të ndaluar këtë të keqe për Kosovën duhet një koordinim i ngushtë ndërmjet gjithë spektrit politik.

“Shihet se jemi duke shkuar drejt një thellimi të krizës, nëse nuk reflektojnë partitë në pushtet, që t’i realizojnë kërkesat e opozitës. Kuvendi do të jetë i paralizuar, nuk do të mund të marrë vendime në përbërjen aktuale të cilën e ka. Edhe protesta e thirrur nga Vetëvendosje mund ta shtojnë presionin ndaj qeverisë. Kështu që zgjedhjet janë një opsion i cili do të duhej të konsiderohej seriozisht. Në këtë konstalacion politik nuk mund as të merret vendimet e mëdha, as që Kosova të dalë mirë në procesin e dialogut me Serbinë, pa pasur një koordinim ndërmjet institucioneve”, tha Krasniqi.

Rashiti shpreh mendimin se problemi qëndron në brendinë e koalicionit qeverisës, brenda partive politike opozitare dhe po ashtu mes koalicionit qeverisës dhe opozitës.

“Janë tri lloje të problemeve, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet shumë delikate të gjithë aktorëve me presidentin (Hashim Thaçi). Ky kompleks i marrëdhënieve të këqija po e bën shumë të vështirë koordinimin. Unë mendoj se prapë iniciativat duhet të vijnë nga qeveria dhe partitë në pushtet, të cilat duhet të vijnë me një ofertë serioze për partitë opozitare, për të punuar në temat që janë përtej agjendës qeveritare”, tha Rashiti.

Krasniqi mendon se tash për tash nuk ka asnjë gjë pozitive, veç një procesi të ri zgjedhor, që ndoshta mund ta ndryshojë gjendjen.

“Nëse bazohemi në sjelljet e partive politike deri më tani, asnjë proces i madh nuk ka mundur të shtyhet përpara pa u paguar me çmimin e zgjedhjeve. I ngjashëm ka qenë rasti me demarkacionin. Të njëjtit akterë politikë vetëm ndërruan qëndrimet pas zgjedhjeve. Kështu që shumë lehtë mund të ndodhë edhe tani që në këtë përbërje në këtë tensionim dhe polarizim të skenës politike, është shumë e vështirë të imagjinohet një konsensus dhe për t’i parë të gjitha palët duke bashkëpunuar. Kështu që, zgjedhjet mund të jenë një mundësi për të bërë një rikonfigurim të skenës politike”, tha mes tjerash Krasniqi.

Bllokada e vendimmarrjes në Kuvend ka nisur që nga fillimi i mandatit të këtij institucioni. Por, kohët e fundit, ndasitë duket se kanë paralizuar tej mase organin më të lartë ligjvënës në Kosovë.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës, partitë në pushtet kërkojnë që Kuvendi të emërojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë të propozuar nga Qeveria, kurse opozita kërkon miratimin e një rezolute lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Partitë politike shqiptare, si nga pushteti ashtu edhe opozita, nuk kanë arritur të vendosin një komunikim dhe koordinim të punës me deputetët e Listës Serbe, votat e të cilëve, në shumë raste do të ishin vendimtare për vendimmarrje.

Afërsia e kësaj Liste me politikën zyrtare të Beogradit, i mbanë në distancë subjektet politike shqiptare. Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës po përballet në vazhdimësi me mungesë të kuorumit.

Ish-i përndjekuri protestë për pronën, lidh veten me zinxhirë

TIRANE- Një ish-i përndjekur politik në shenjë proteste kundër një vendimi gjyqësor, është lidhur me zinxhirë në kangjellat e institucionit të ATP-së.

Sipas gazetarit Erjon Skëndaj bëhet fjalë për Dush Martinin. Ai ka kundërshtuar një vlerësim që shteti i ka bërë pronës së tij në Lezhë, ku për 52 dynim tokë është dëmshpërblye me 25 milionë lekë të vjetra.

Edhe autostradat e Kosovës me pagesë

Nadie Ahmeti

Pas vendosjes se taksës për qarkullim në “Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës po përgatitet që qarkullimi në autostrada e vendit të bëhet me pagesë.

Bëhet fjalë për autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën më Shqipërinë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në vitin 2013 dhe autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti ardhshëm do fillojë studimi i fizibilitetit për këtë çështje. Por, Kadriu premton se taksa rrugore do jetë e përballueshme për qytetarët e Kosovës.

“Në vitin 2019 do të hyjmë në procesin e studimit të fizibilitetit dhe do të presim një vit ose dy që të përgatitemi, të marrim opinione, debatet me qytetarë, me organizatat joqeveritare dhe të vendosim një taksë. Por, që taksa e Kosovës do të jetë shumë herë më e ulët sesa ajo e ‘Autostradës së Kombit’”, thotë Kadriu.

Tirana zyrtare që nga e hëna ka vendosur taksën rrugore për të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit” në pjesën e Shqipërisë, nga 5 deri në 22.5 euro, varësisht nga pesha e automjetit.

Çmimi për këtë taksë po kundërshtohet nga qytetarët dhe bizneset e Kosovës, pasi llogaritet se janë shfrytëzuesit më të shpeshtë të autostradës. Kurse zyrtarë të Ministrisë se Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, kanë thënë se nuk kanë arritur të bisedojmë me zyrtarë të Qeverisë se Shqipërisë për këtë çështje.

Megjithatë, Rexhep Kadriu thotë se edhe pas marrjes se vendimit për vendosjen e taksës rrugore, jo të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar të shfrytëzojnë autostradat me pagesë, pasi për të dy autostradat ekzistojnë rrugë alternative.

“Ne e kemi më lehtë dhe më mirë të vendosim taksë, sepse realisht në të dy drejtimet për Shqipëri dhe Maqedoni kemi rrugë alternative, rrugët e vjetra të cilat janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Dhe qytetarët të cilët nuk kanë kushte të udhëtojnë nëpër autostradë, mund të shfrytëzojnë rrugë alternative. Kjo e bën më të lehtë për qytetarët, ndërsa nga pjesa e Shqipërisë nuk ka rrugë alternative që iu mundësohet qytetareve, nëse nuk kanë mjete të përdorin ndonjë rrugë tjetër”, thotë Kadriu.

Edhe ekspertë për çështje të komunikacionit thonë se autostradat e vendit duhet të bëhen me pagesë, por jo në nivelin e taksës se Shqipërisë.

Nol Dedaj, profesor i Komunikacionit në Kolegjin UBT, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, duhet të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, por që sipas tij, taksa duhet të jetë e përballueshme.

“Niveli i pagesës duhet të vendoset pas një studimi të detajuar, në mënyrë që të përcaktohet një çmim i pranueshëm. Unë shpresoj se autostrada e Kosovës i plotëson disa kritere tjera në krahasim më autostradën e Shqipërisë, për shkak se kalon në mes të Kosovës dhe nuk besoj se kostoja nuk duhet të jetë aq e shtrenjtë, sa është taksa rrugore e Shqipërisë”, shprehet Dedaj.

Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa asnjë ndihmë nga jashtë.

Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.

Në fund të këtij viti pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro.

Të dy autostradat janë ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel-Enka.

Ivica Daçiç: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat !

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç  tha se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do t’i lejojë të marrë ulëse në OKB “kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat”.

– Në lidhje me çështjen e Kosovës e Metohisë duhet kërkuar kompromise, tha Daçiqi, i cili deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës i komentoi me fjalët: “ai sigurisht që duhet të thotë diçka, ngase po e sulmojnë nga të gjitha anët”.

Kosovë: Rasti ‘veteranët’ vazhdon të nxisë reagime e zemërim

Dy ditë pasi që prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur si “veteranët”, një listë e atyre që janë cilësuar si “veteranë të rremë” nxiti zemërim dhe reagime të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lista është pjesë e akuzës ndaj 12 personave që u ngarkuan të premten, përfshirë edhe ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili pas luftës drejtoi për një kohë edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe shërbeu edhe si kryeministër i vendit.

Zoti Çeku ishte kryesues i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve. Akuza ka të bëjë me dyshimet se listat e veteranëve përfitues të pensioneve është fryrë me emra të njerëzve që nuk ishin pjesë e luftës.

Por në listën e publikuar nga mediet janë gjetur emra luftëtarësh të vjetër të cilët reaguan me zemërim të hënën.

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së Zonës Operative të Dukagjinit, që përfshinë Kosovën perëndimore, thanë se “paraqitja në disa media e veteranëve të luftës, që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, si “veteran mashtrues”, përpos që është manipulim me qytetarët, është ofendimi më i rëndë për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me aktivitetin e tyre, mundësuan krijimin e shtetit demokratik dhe lirinë e shprehjes. Jemi shokuar, kur kemi parë që informacione të tilla, të supozuara e fabrikuara, shndërroheshin në shifra se gjoja luftëtarët e paskan dëmtuar buxhetin e shtetit”.

Në reagim thuhet se tërë kjo dëshmon se “kjo aktakuzë dhe mënyra e paraqitjes së saj në opinion është vetëm një cirk, të cilit do t’i përgjigjemi me mijëra padi, si për ish prokurorin, ashtu edhe për disa media që lënduan ndjenjat tona dhe luajtën me dinjitetin e integritetin tonë si luftëtarë”.

Edhe shoqata të tjera të veteranëve reaguan duke kërkuar “korrigjimin e gabimeve” sa më parë që është e mundur.

Ndërkohë, prokurori i Shtetit, nëpërmjet një komunikate tha se “gjatë fazës së grumbullimit të informacioneve si dhe gjatë hetimeve që kanë zgjatur për një vit e gjysmë, janë shqyrtuar mbi 80 mijë aplikacione, dhe nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i UÇK-së, është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjmë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm dhe do t’i propozohet Gjykatës, që në bazë të dokumentacionit të rishikuar që ndaj tyre të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar.”

Sipas, prokurorisë, ligji për veteranët e luftës, parasheh që “veteranët e UÇK-së, të cilët janë të punësuar në sektorin publik apo privat nuk kanë të drejtë të përfitimit pasuror, gjithashtu edhe personave të cilët janë në kategorinë; pjesëtar i UÇK-së, ose në kategorinë; pjesëmarrës i luftës, me Ligj nuk u takon e drejta për pension personal të veteranit luftëtar, dhe kjo ka qenë arsye pse disa nga ta janë përfshirë në aktakuzë si përfitues të kundërligjshëm”.

Në njoftim thuhet se në lisat ishin fillimisht emrat e 19 mijë e 60 përfituesve, ndërsa në fund të hetimeve dolën 20 mijë e 238 përfitues të paligjshëm.

“Kjo aktakuzë e ushtruar nga Prokurori i Shtetit, nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe, me vlerat e saj por është aktakuzë e paraqitur kundër zyrtarëve që kanë vepruar në kuadër të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranit të UÇK-së… Qëllimi kësaj procedure nuk është vetëm ndëshkimi i kryerësve të kësaj vepre penale, por, edhe mbrojtja e vlerave sublime të UÇK-së, angazhimi dhe kontributi i tyre i çmuar në luftën çlirimtare të Kosovës, që ishte faktor vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës, si dhe kthimin e besimit në vlerat demokratike”, thuhet mes tjerash në njoftimin e prokurorit të Shtetit.

Ndaj publikimit të listave reagoi edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione në parlamentin e Kosovës. Në një komunikatë të këtij komisioni thuhet se “me këtë janë shkelur të drejtat e njeriut, të drejtat e privatësisë, si dhe është cenuar prezumimi i pafajësisë duke u bërë gjykim publik përmes mediave ndaj veteranëve. Andaj, duke e parë se procesi është akoma në fillim të shqyrtimit nga organet e drejtësisë, reagojmë me shqetësim të thellë para opinionit publik”.

​Çështja e listave të veteranëve të luftës u ringrit pasi që ditë më parë prokurori i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, që po e trajtonte këtë çështje, dha dorëheqje duke akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vuri në pah se sic tha ai, është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve.

Ish prokurori Blakaj, në një letër të hapur, tha se mund të ishin 19 mijë përfitues të rremë të skemës së pensioneve për veteranët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa pas publikimit të listës, ish prokurori Blakaj shkroi në facebook se nuk mban përgjegjësi “për aktakuzën e ndryshuar/plotësuar dhe nënshkruar nga një prokuror tjetër, e as për publikimin e emrave, sepse ekziston një parim i cili duhet respektuar-prezumimi i pafajësisë”.

Shqipëri: Dita e parë e shkollës, emocione dhe probleme

Në Shqipëri nisën sot vitin e ri shkollor 480 mijë nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme.

Ministria e arsimit deklaroi se programet mësimore janë më të lehtësuara, larg metodave të vjetra.

Afro 32 mijë fëmijë shkojnë në shkollë për herë të parë, ndërsa 39 mijë maturantë në gjimnaze do të provojnë maturën e re, e cila, sipas ministrisë, është e lidhur me Universitetin dhe tregun e punës.

Këtë vit shkollor, deklaroi ministria, u ndanë libra falas nga klasa e parë në të katërtën për afro 190 mijë fëmijë, ndërsa nxënësit nga klasa e 5 në klasën e 12, do të vazhdojnë të paguajnë për tekstet shkollore.

Por Koalicioni për Arsimin deklaroi sot se Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në rajon dhe në Europë për financimin e arsimit. Qeveria, sipas tij, premton prej 6 vjetësh rritjen e buxhetit për arsimin deri në 5 përqind të GDP-së, por buxheti i shtetit për arsimin zë vetëm 3 përqind.

Kjo mungesë e investimeve për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve, e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për rezultatet dhe arritjet e nxënësve, krahasuar me vendet e OECD.

Mungesa e investimeve publike në arsim dhe shpenzimet e pakta të Qeverisë për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës vijojnë të lënë pa arsim një pjesë jo të vogël të fëmijëve dhe adoleshentëve, tha Koalicioni për Arsimin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, afro gjysma e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm dhe rreth 70 përqind e tyre nuk kanë kushte higjene të përshtatshme për arsimimin e fëmijëve, citoi Koalicioni.

Thuajse 64% e fëmijëve më aftësi të kufizuar mbeten ende jashtë sistemit arsimor parauniversitar dhe vetëm 35% e shkollave në Shqipëri janë të aksesueshme nga këta fëmijë, theksoi Koalicioni. Edhe pse ky vit shkollor e gjen arsimin publik parauniversitar me një numër të dyfishuar të mësuesve ndihmës, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk do të përfitojnë nga kjo masë mbështetëse.

Koalicioni për Arsimin shtoi se arsimimi i fëmijëve romë dhe egjyptianë mbetet një problem, ndërkohë që 38.6 % e fëmijëve Rom dhe egjyptian nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm.

Një ndër problemet kryesore të arsimit mbetet dhuna dhe bulizmi në shkollë: afro 40% e nxënësve janë viktima të dhunës fizike dhe psikologjike, ndërsa 22 përqind e tyre ndjehen të kërcënuar nga mësuesit. Thuajse 20 përqind e nxënësve janë viktima të bulizmit ndërsa 50 përqind e nxënësve janë dëshmitarë të diskriminimit të nxënësve në shkollën e tyre, deklaroi Koalicioni për Arsimin.

Shqipëri, merr jetë “Air Albania”

Në Shqipëri, u prezantua dje pasdite kompania ajore shqiptare e flamurit “Air Albania”. Kompania u ngrit falë bashkëpunimit me “Turkish Airlines”, e cila ka ofruar avionët e saj, pilotët si dhe do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit. Projekti për krijimin e “Air Albania”, u bë publik majin e vitit të shkuar, pasi mori mbështetjen e presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kompania shqiptare do të nisë fluturimet e para të testimit në linjën Tiranë-Stamboll, me avionë Airbus A319, për të vijuar pas një muaji me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën. Brenda vitit të ardhshëm pritet që të realizohen dhe fluturime direkte me New York-un. Kryeministri Edi Rama, premtoi në ceremoninë e prezantimit, se kompania shqiptare do të ofrojë një shërbim dinjitoz dhe çmime konkurruese.

Avioni që u ul dje pasdite në pistën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përveç simboleve kombëtare shqiptare, mban dhe emrin e poetit të njohur Lasgush Poradeci. Avioni i dytë, do të ketë emrin e poetit tjetër shqiptar Migjeni, ndërsa siç njoftoi kryeministri Rama, ai që pritet të kryejë fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara do të mbajë emrin e Fan Nolit.

“Air Albania” ka tre ortakë. Kompania “Turkish Airlines” zotëron 49 përqind të aksioneve, 10 përqind i ka “Albcontrol”, Agjencia kombëtare e Trafikut Ajror, ndërsa 41 përqind i përkasin shoqërisë “MDN Investiment”, me kapital shqiptar. MDN Investiment u themelua në maj të këtij viti, nga sipërmarrësi shqiptar Sinan Idrizi. Më pas kuotat e aksioneve u ndanë dhe me dy familjarë të tij si dhe me një shtetas amerikano-izraelit Ron Yeffet. Në fund të muajit gusht Yeffet u largua nga shoqëria, së bashku me Idrizin i cili mbeti si administrator.

Kadare, kundër rishikimit të kufijve: S’do ishte në favor të paqes në rajon

Shkrimtari i madh Ismail Kadare teksa komenton çeshtjen e shumedebatuar per kufijte mes Kosoves e Serbise, deklaron prere se duhet te ruhet integriteti territorial i Kosoves. Ne nje bisede per Presheva Jone, ai thekson se “çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës! 

 

Ismail Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve, të cilat sipas shkrimtarit të njohur, janë “gjëra jo vetëm të ndjeshme në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit”.

Duke mos dashur të hyjë në të tilla maskarallëqe, pazare, siç shprehet Kadare, me propozimet rreth ndarjes së Kosovës, ai është shprehur për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, kategorikisht kundër ndarjes, që sipas tij, “gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit te Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës! Askush s’ka te drejte, Serbia jo se jo te cenoje integritetin territorial te Republikës së Kosovës. Reciprocitet mes Veriut dhe Lugines se Preshevës meqe keta te fundit nuk jane rehat..”.

Madje, sipas Kadare, “nisur nga historia, vuajtjet e popullit të Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Europës. Çdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë…”.

Më pas, duke komentuar situatën e nxehtë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…” – thekson shkrimtari i madh.

Ndërkaq, sa i përket vizitave të kreut të shtetit serb në Kosovë, Kadare thotë se, “ashtu si serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për të mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishtina dhe Tirana”.

“Përfaqësuesit e popullit tonë, dhe jo vetëm këta, por të gjithë ne bashkërisht: shkrimtarë, intelektualë, rinia, meqë gjendemi para një sërë sfidash, na presin edhe shumë detyra dhe përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e kombit tonë, ndaj nuk duhet ndalur së punuari, duhet vazhduar misioni ynë për zhvillimin e kombit tonë, për një të ardhme edhe më të mirë dhe të sigurt e orientuar drejt Europës”, ka thëne ne fund Kadare.