VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Filetë viçi me perime dhe salcë kërpudhash

By | August 22, 2018

Komentet

Krap i pjekur nga Shën Naumi – Receta e vjetër

Liqeni i Ohrit nuk njihet vetëm për koranin e shijshëm, por edhe për krapin.

Në qytetet dhe fshatrat përreth gjen receta të pafundme ku përbërësi kryesor është pikërisht peshku krap.

Një prej tyre AgroWeb.org e sjell për ju sot në mënyrë që të mund ta shijoni me familjarët tuaj.

Kjo recetë i përket faktikisht zonave përreth Shën Naumit, manastirit të famshëm.

Gjithsesi përgatitet pothuaj kudo ku ky peshk rritet.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të thjeshtë dhe të shpejtë për gatimin e tij.

Përbërësit

1.5 kg krap

4 karota mesatare

3 qepë të thata

1-2 limona

Majdanoz

1 bohçe hudhër

200ml verë të bardhë

100ml salcë domatesh

Vaj ulliri

Kripë

Pipër të zi

Pipër të kuq

Spec djegës

Borzilok

Trumzë

Përgatitja

Në një tas të madh qëroni dhe prisni në rrathë të hollë karotat, e më pas grini hollë qepët.

Marinojini perimet me pak vaj dhe erëzat e përmendura tek lista e përbërësve.

Ndërkohë keni lyer me vaj ulliri një tavë. AgroWeb.org ju këshillon që me salcën të krijoni një shtresë të hollë në fund të tavës.

Më pas shtoni edhe verën.

Peshkun duhet ta keni pastruar mirë si nga luspat ashtu edhe nga të brendshmet, e më pas ta keni shpëlarë mirë me ujë të bollshëm.

I pari që do të vendosni në tavë është pikërisht krapi.

Bëni disa prerje të vogla përgjatë peshkut, ndërkohë që brenda tij vendosni fetat e limonit dhe thelpinjtë e hudhrës.

Spërkateni sipërfaqen e peshkut me majdanoz, piper të zi, borzilok dhe trumzë.

Më pas e kanë radhën perimet që ndërkohë janë marinuar.

Mundohuni që t’i shtroni ato rreth e rrotull peshkut, kështu lagështira e tyre do t’i japë aromën fantastike krapit.

Në një tigan ngrohni 100ml vaj dhe hidheni të nxehtë mbi peshkun dhe perimet.

Futeni tavën për t’u pjekur në furrë të ngrohur më parë me 200gradë, dhe lëreni për një orë.

Kur koha të ketë kaluar, AgroWeb.org ju sugjeron që të ktheni peshkun nga ana tjetër.

Tregoni kujdes që mos të copëtoni mishin e peshkut.

Pasi peshku të jetë pjekur mjafton ta lejoni që të ftohet pak dhe ta shërbeni duke e shoqëruar me sallata të freskëta.

Brokoli me kos e hudhër – E shëndetshme me shije dhe vlera

Përgatitja e kësaj recete është shumë e lehtë.

Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

Është një pjatë ideale që mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, është e lehtë e mbi të gjitha e pasur në vlera ushqyese.

Mund të shoqërohet me pak bukë të thekur misri ose gruri por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.

Kjo recetë bëhet edhe më e shijshme kur përgatitet me kos të bërë në shtëpi.

Përgatitja e Brokolit me Kos

Përbërësit

Për 4 persona rekomandohen:

300 gr brokoli

2  thelpinj hudhër (sasia e hudhrave sipas dëshirës)

200 gr kos

Vaj ulliri

Kripë

piper i zi

piper i kuq (sipas dëshirës)

Majdanoz ose Koper (sipas dëshirës)

Përgatitja 

Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

Ndërkohë ndajini brokolit në degëza dhe më pas lajini me ujë të bollshëm.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere me ujë dhe pak kripë në zjarr.

Lëreni sa uji të nisë të vlojë e më pas shtoni aty degëzat e brokolit.

Lërini të ziejnë jo më shumë se 6-7 minuta e më pas kullojini nga uji i ngrohtë dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë, në këtë mënyrë procesi i zierjes së brokolit do ndalojë.

Ndërkohë në një enë tjetër përzieni kosin, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër brokolit të zierë dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak, sipër spërkatini sipas preferencës me pak piper të kuq apo majdanoz ose kopër të grirë hollë.

Tambëloriz – Receta e ëmbël veriore me shije të mirë

Mund ta njihni me emrin sultjash e ta keni përgatitur e shijuar shumë herë.

Ama AgroWeb.org ju tregon sot si e përgatisin këtë recetë tradicionale viset më veriore të vendit tonë.

Kjo ëmbëlsirë në qytetet veriore quhet tambëloriz, dhe konsiderohet një ëmbëlsirë verore.

Tambëlorizi zakonisht në këto zona përgatitet për festa të ndryshme familjare.

Përbërësit

2 litra qumësht

3 filxhanë kafe oriz

1 gotë sheqer

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të shpëlani me ujë të bollshëm orizin.

Ky hap është i rëndësishëm në mënyrë që të largoni niseshtenë e tepërt që përmban ky produkt.

Përsëriteni tre herë si veprim për të patur një rezultat sa më të mirë.

Për t’ju ndihmuar mund të përdorni sitën e miellit kështu mund ta pastroni pa u munduar.

Ndërkohë në një tenxhere keni kaluar qumështin dhe e keni vendosur për ta zier.

Për këtë recetë mund të përdorni llojin e qumështit tuaj të preferuar.

Qumështi duhet të ziejë ngadalë në mënyrë që të avullojë sa më mirë dhe të mbetet kremoz.

Kur të shihni bulëza të formohen në sipërfaqen e tenxheres është koha për të shtuar orizin.

Në fillim AgroWeb.org ju këshillon që ta përzieni mirë në mënyrë që kokrrat e orizit të mos bien në fund të tenxheres.

Diçka e tillë shmang ngjitjen e orizit dhe hidhërimin e ëmbëlsirës.

Temperatura e zjarrit duhet të jetë e ulët dhe qumështi me orizin duhet të ziejë për gati 1 orë.

Përzierja duhet të vazhdojë gjatë gjithë kohës derisa të shihni që qumështi ka filluar të mpikset e të trashet.

Kur keni arritur në këtë pikë, AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni sheqerin dhe ta lini në zjarr edhe për 10-15 minuta të tjera.

Pasi ta largoni nga zjarri ndajeni në tasa të vegjël dhe lërini të ftohen plotësisht.

Kur të jenë ftohur futini në frigorifer në mënyrë që të mpikset sa më mirë.

Para se t’i shërbeni spërkatini sipër me reçel sipas dëshirës për një shije më unike.

Qengj në Tamël – Tava perfekte për t’u shijuar me familjen

Një shije e veçantë e cila vjen nga tradita veriore e Shqipërisë.

Kjo recetë është pjesë e kulturës së qyteteve si Kukës, Tropojë madje edhe Prizreni.

Qengj në tamël është një pjatë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur por ama ka një shije të mrekullueshme.

AgroWeb.org sjell sot mënyrën e përgatitjes që ju të mund ta shijoni me familjarët tuaj.

Përbërësit

1 kg mish qengji

500 gr oriz

700 ml qumësht

300 ml lëng mishi

60 gr gjalpë

Kripë

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të lani mishin e qengjit me ujë të bollshëm.

Më pas vendosni thelat e tij në një tenxhere dhe mbusheni me ujë sa të mbulohet mishi.

Nëse mishin nuk e keni të prerë, atëherë me ndihmën e një thike ndajeni në copa mesatare.

Vendoseni tenxhere në zjarr të ngadaltë dhe lëreni mishin që të ziejë duke i shtuar pak kripë.

Për të provuar nëse mishi i qengjit është zier mjafton ta shponi me një pirun.

Nëse piruni depërton lehtë tek thelat e mishit, atëherë ai është zbutur, nëse keni vështirësi për të shpuar mishin atëherë ka nevojë edhe për pak kohë.

Ndërkohë lajmë edhe orizin në ujë të rrjedhshëm duke përdorur sitën e miellit për më shumë lehtësi.

Ky hap nuk duhet anashkaluar pasi bën të mundur largimin e niseshtesë së tepërt që përmban orizi.

Pasi ta kemi kulluar mirë e kalojmë në një tavë të cilën e kemi lyer me gjalpë.

Orizin e përhapim në të gjithë sipërfaqen e tavës e mbi të vendosim thelat e mishit të qengjit.

Mbi thelat e mishit vendosim nga pak gjalpë kështu ai do të krijojë një kore krokante dhe të shijshme.

Në një tenxhere të dytë keni vendosur qumështin që të ngrohet, pasi për këtë recetë ai ka nevojë që të jetë i nxehtë.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që qumështin e valuar ta hidhni në tavë.

Kur të keni mbaruar me qumështin, radhën e ka lëngu i mishit, Shtojeni edhe atë në tavë.

Tavën piqeni në furrë të ngrohur me 190 gradë për 20-30 minuta.

Do të shihni që kur qumështi të jetë mpiksur dhe mishi të ketë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe tava do të jetë gati.

Lëreni pak të ftohet, pasi kështu do të mpikset akoma edhe më mirë tava, dhe mund ta shërbeni.

Peshk në tjegull – Shije fantastike në shtëpi

Është një recetë fantastike, ideale për t’u përgatitur gjatë fundjavës.

Përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë në shtëpi, e padyshim shija e saj mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për ta shijuar.

Peshku në tjegull është traditë e Shkodrës, ky specialitet është një ndër pjatat kryesore me të cilën mburret çdo familje shkodrane ndërsa është gjithashtu si specialiteti më i mirë i restoranteve të zonës.

Tava në tjegull është një mënyrë fantastike për t’i dhënë peshkut një shije edhe më superiore, por në mungesë të saj kjo recetë mund të gatuhet në tavat e zakonshme që keni në shtëpi.

Peshku në tjegull mund të gatuhet në mënyra të ndryshme dhe me kombinime të ndryshme perimesh.

Përgatitja e Peshkut me Perime     

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

Peshk Kocë ose Levrek (lloji i peshkut përzgjihet sipas preferencës)

1 kokërr qepë

3-4 thelpinj hudhër

500 gr patate

500 gr domate

3-4 speca

2-3 karrota

Piper

Kripë

Vaj ulliri

Lëngu i një kokërr limoni

Majdanoz

Përgatitja

Peshkun e pastrojmë me ujë të rrjedhshëm. Grijmë hollë qepët dhe hudhrat.

Presim patatet, karrotat dhe grijmë domatet hollë.

Vendosim perimet bashkë me qepët e domatet në tavë, i kriposim mirë, u hedhim piper dhe vaj ulliri dhe vendosim peshqit sipër.

I lëmë rreth një orë që të marinohen dhe më pas i fusim në furrë të parangrohur duke i hedhur edhe një gotë me ujë.

Pasi janë pjekur, i nxjerrim nga furra dhe i spërkasim sipër me lëngun e limonit.

Si të Dalloni Peshkun e Freskët

Peshku duhet të jetë i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, dhe freskia nuk duhet të merret për e mirëqenë.

Kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.

Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Ndoshta e keni të vështirë ta prekni, por peshku i freskët nuk qëndron dot në dorë sepse ka tendencën të rrëshqasë. Shikojini duart e shitësit me kujdes, bashkë me mënyrën si qëndron peshku në to.

Peshku duhet të jetë mjaftueshëm i ngurtë dhe i tendosur për të qëndruar horizontalisht.

Mishi i peshkut të freskët nuk shkëputet lehtë nga pjesa kurrizore.

Akullore kremoze me lajthi – Receta e shpejtë e përgatitjes në shtëpi

Pas kësaj recete nuk keni për ta blerë më akulloren nëpër dyqane.

E shijshme, e thjeshtë dhe me aromën fantastike të çokollatës dhe copat krokante të lajthive, çfarë mund të kërkoni më shumë nga një ëmbëlsirë e tillë.

Provojeni ta përgatisni me hapat që ju shpjegon AgroWeb.org dhe do të mrekulloni të dashurit tuaj me një shije unike e të papërsëritshme.

Përbërësit

2 gota me qumësht

300ml pana

4 të verdha vezësh

Gjysmë gote me sheqer

1 bustin me sheqer vanilje

200 g lajthi

200g çokollatë

Përgatitja

Si fillim thyeni vezët dhe në një tenxhere kaloni vetëm të verdhat, të cilat do t’i rrihni me telin e kuzhinës.

Më pas aty shtoni edhe sheqerin dhe mundohuni të formoni një masë kremoze.

AgroWeb.org ju sugjeron që të mundoheni që kokrrat e sheqerit t’i shkrini plotësisht.

Tani shtoni edhe qumështin, i cili duhet të jetë me yndyrë, dhe më pas panën e ëmbëlsive dhe përsëri t’i rrihni.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni në zjarr mesatar.

MUndohuni që ta largoni nga zjarri sapo të formohen bulëzat e para që lajmërojnë se masa po vlon.

Mos harroni që masën duhet ta përzieni gjatë gjithë kohës me telin e kuzhinës, do t’ju duhet rreth 15 minuta për të gjithë procesin.

Kur të shihni që masa do të ketë nisur të mpikset atëherë futeni të gjithë tenxheren në një tas me ujë të ftohtë dhe lëreni aty për disa momente.

Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon që të bluani lajthitë, por jo derisa të bëhen pluhur.

Duhet të jenë të thërrmuara, në mënyrë që të ndihen krokante kur të përgatisni akulloren.

Shtojini lajthitë tek tenxherja dhe kalojeni të gjithë masën në një enë.

Enën mbylleni me kapak dhe futeni në ngrirje për 30 minuta.

Ndërkohë në një xhezve ngrohni 100ml pana ëmbëlsirash dhe shkrini aty çokollatën.

Nxirreni akulloren nga frigoriferi dhe shtoni aty çokollatën e shkrirë, përziejeni mirë dhe futeni përsëri në ngrirje.

Lëreni në frigorifer derisa masa të jetë ngrirë plotësisht.

Më pas mjafton ta shijoni me familjen tuaj.

Tavë me bamje – Receta e shijshme e Prizrenit

Koha për përgatitjen e kësaj recete të shijshme është pikërisht tani.

Bamjet e reja kanë dalë në treg dhe pjatat me to janë plot shije dhe vlera.

Sot AgroWeb.org për lexuesit e tij sjell mënyrën e përgatitjes së tavës me bamje nga qyteti i bukur i Prizrenit.

Të përgatitura në tavë bamjet marrin një shije krejtësisht tjetër dhe nuk humbasin formën e tyre.

Përbërësit:

1 kg mish viçi

1 kg bamje

2 qepë

200gr gjalpë

3 domate

2 limona

Kripë

Piper të kuq

Piper të zi

Përgatitja:

Për të nisur këtë recetë duhet që si fillim të keni prerë në thela mesatare mishin e viçit.

Mundohuni që të largoni kockat apo pjesët e dhjamit në mënyrë që mishi të ketë vetëm tul.

Pasi të keni kryer këtë hap marinojeni lehtë mishin me pak kripë dhe piper.

Më pas qëroni bamjet duke u hequr bishtat dhe zhytini në një tas me ujë dhe lëng limoni.

Ky proces do të bëj të mundur largimin e pushit të bamjeve.

Lërini bamjet në tasin me ujë dhe lëng limoni për 30 minuta dhe vazhdoni me recetën.

Ndërkohë AgroWeb.org ju sugjeron që të grini qepët imët në rende.

Vendosni një tigan në zjarr me pak gjalpë dhe hidhni qepën për ta skuqur derisa ajo të ketë ulur volumin e saj ose të jetë bërë transparente.

Tani shtoni edhe thelat e mishit dhe skuqini lehtë duke i shtuar 2-3 lugë gjelle me ujë.

Kur mishi të ketë marrë një ngjyrë të lehtë nga të dyja anët është koha që të shtoni domatet.

Lëngu i domateve do të shërbejë për të zbutur si mishin po ashtu edhe bamjet.

Në fund e kanë radhën bamjet, të cilat i keni kulluar nga uji.

Jepini shije me kripë dhe piper të kuq e të zi dhe përziejini lehtë pa u prishur formën.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i kaloni në një tavë dhe t’i vendosni për t’u pjekur në furrë për 30 minuta.

Kur të jetë gati tava, shërbejeni të ngrohtë me sallatë me perime te freskëta.

Oriz me midhje dhe perime- Shija e detit në shtëpitë tuaja

Midhjet në Shqipëri kanë një histori të gjatë kultivimi ndaj mund t’i gjeni shpesh në tregje dhe dyqane.

Vera erdhi e bashkë me të shtohet edhe konsumi i ushqimeve të detit.

Kjo për shkak se pushimet në det janë një trend për shumicen e njerëzve ku këto produkte janë dhe më të freskëta.

Midhjet në Shqipëri kanë një histori të gjatë kultivimi ndaj mund t’i gjeni shpesh në tregje dhe dyqane.

Dy pika kryesore të kultivimit të midhjeve në vend ndodhen në Butrint dhe Shëngjin të cilat prodhojnë me dhjetra ton guacka çdo vit.
Midhjeg ofrojnë edhe shumë vlera shëndetsore.

Ato kanë fuqinë të promovojnë funksionin e shëndetshëm të qelizave.

Janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit, duke i dhënë mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm të qelizave.

Për të gjithë ju që ju pëlqen deti dhe doni të përfitonu nga vlerat e këtij ushqimi, po ju sjellim pak shije të freskët në tavolinat tuaja.

Provoni orizin me midhje dhe perime të freskëta të stinës sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

1 kg midhje të pastruara

400 gr oriz

2 qepë

2 speca të kuq

2 speca jeshil

2 karrota

1 tufë kopër

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org grini hollë të gjithë perimet.

Më pas vini të skuqen në një tigan me pak vaj qepët bashkë me specat dhe karrotat e grira në kubikë të vegjël.

Shtoni po aty orizin dhe trazojeni për dy minuta derisa të fillojë të marrë pak ngjyrë.

Shuajeni me ujë dhe shtoni një gotë ujë dhe një gotë verë të bardhë sipas dëshirës.

Lëreni orizin të ziejë në zjarr të ngadaltë dhe shtoni midhjet, piperin e kripën.

Sipas nevojës shtoni edhe një gotë uji tjetër pak nga pak, e rëndësishme është që orizi të ziejë dhe të ngelet i ujshëm në tigan.

Gatuajeni përreth 25 minuta derisa orizi të zbutet plotësisht në zjarr të avashtë.

Në fund fikni zjarrin dhe shërbejeni orizin tuaj bashkë me pak kopër të grirë hollë.

Oriz i pjekur me qumësht dhe vezë – Receta që premton shije

Recetat e gatimit asnjëherë nuk mbarojnë. Gjithmonë ka diçka të re që ia vlen të provohet dhe i tillë është rasti i orizit të pjekur me qumësht dhe vezë.

Mund të duket e çuditshme, por AgroWeb.org ju premton shije perfekte. Një recetë e lehtë dhe që përgatitet pa mundim të tepërt.

Mjafton të ndiqni hapat e përshkruar më poshtë dhe do të mrekulloni me aromë të mirë të dashurit tuaj.

Përbërësit

700ml qumësht

300gr gjizë pa kripë (nëse dëshironi mund ta zëvendësoni edhe me djathë)

200g oriz për supë

3 të verdha vezësh

Gjalpë

Bukë e thekur e thërrmuar

Kripë

Përgatitja

Për të filluar me recetën, fillimisht duhet që të vini për të zierë qumështin duke i hedhur pak kripë.

Kur qumështi të ketë filluar të vlojë është momenti për të shtuar orizin.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta përzieni dhe ta lini të ziejë për 10 minuta.

Është e rëndësishme që ta përzieni herë pas here, kështu kokrrat e orizit nuk do të ngjiten në fundin e tenxheres.

Hiqeni nga zjarri dhe pasi ta keni provuar për kripë, lëreni të ftohet.

Ndërkohë, lyeni një tavë me gjalpë dhe spërkateni me bukë të thekur.

Në një tas të vogël hidhni gjizën dhe përzjejeni me të verdhat e vezëve derisa të krijoni një masë të njëtrajtshme.

AgroWeb.org ju këshillon që këtë masë ta shtoni tek orizi dhe ta përzieni mirë.

Kur të keni formuar një brumë të plotë, hidheni tek tava që përgatitët dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

Në fund spërkateni përsëri me bukë të thekur të thërrmuar dhe futeni për ta pjekur.

Kini kujdes që furrën ta vendosni tek 180 gradë dhe ta lini të piqet për 45 minuta.

Gjatë pjekjes së ngadaltë, orizi do të ketë përthithur të gjithë qumështin dhe do të jetë zbutur aq sa duhet.

Nëse nuk jeni të sigurt për pjekjen, mund ta provoni duke e shpuar me një thikë.

Pasi të jetë pjekur mjafton që ta lini të ftohet dhe ta ndani nga anët e tavës.

Në fund do t’ju duhet vetëm ta servirni për të afërmit tuaj.

Tortë e ftohtë me kos dhe fruta – Receta e thjeshtë me shijen delikate

Ëmbëlsirat janë gjithmonë një pikë kyçe e drekave festive në familje.

Ato, përveç shijes, i japin një tjetër bukuri ditës por edhe tryezës.

AgroWeb.org sot ju sugjeron që të provoni tortën e ftohtë me kos të cilën mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi.

Kjo recetë kërkon përdorimin e xhelatinës por nëse dëshironi mund ta shmangni përdorimin e saj.

Më pas zgjidhni frutat tuaja të preferuara me të cilat mund ta zbukuroni tortën tuaj sigurisht edhe që t’i jepni akoma edhe më shumë shije.

Përbërësit

280g biskota pa sheqer

170g gjalpë

30g sheqer

700ml kos

60ml qumësht

50g sheqer pluhur

20g xhelatinë

300ml pana ëmbëlsirash

Fruta sipas dëshirës

Përgatitja

Si fillim lyeni me gjalpë një tavë keku rrumbullake dhe shtrojeni ma letër pjekjeje.

Ndërkohë grini në mikser biskotat dhe shtoni sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe të ftohur.

Masën e përgatitur kalojeni tek tava dhe me një lugë përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

Mundohuni të krijoni një shtresë të njëtrajshme dhe të drejtë.

Futeni tavën në frigorifer për 30 minuta ndërkohë që vazhdoni me përgatitijen e ëmbëlsirës.

Shkrini fletat e xhelatinës tek një enë të vogël me pak ujë dhe lëreni aty për 10 minuta.

Mund ta përzieni me telin e kuzhinës që të tretet më shpejtë.

Ndërkohë në një tenxhere hidhni qumështin dhe vendoseni në zjarr për t’u ngrohur.

Kur të shihni që qumështi është i nxehtë hidhni aty xhelatinën e zbutur dhe përziejeni përsëri me telin e kuzhinës.

Në mikser AgroWeb.org ju këshillon që të rrihni panën e ëmbëlsirave me sheqerin pluhur derisa të krijoni shkumën e bardhë.

Panën përziejeni me kosin dhe qumështin me xhelatinë i cili duhet të fothet plotësisht.

Të gjithë masën që përgatitët kalojeni tek tava ku shtruat biskotat dhe përhapeni mirë dhe në mënyrë të barabartë.

Tani AgroWeb.org ju sugjeron që ta fusni ëmbëlsirën për 5 orë në frigorifer që të mpikset sa më mirë.

Para se ta shërbeni mund ta zbukuroni me fruta të freskëta të stinës.

Si të ruani freskinë dhe aromën e erëzave në frigorifer

Gatimet më të mira kërkojnë barishte dhe erëza të freskëta për të plotësuar shijen dhe shtuar aromat.

Por çelësi i përdorimit të barishteve të freskëta në gatim, është ruajtja e freskisë së tyre.

Majdanozi për shembull, nuk arrin të mbijetojë një ditë në vetme në frigorifer.

Ai vyshket dhe shuhet në 24 orë.

Në këtë pikë, kuptohet se paratë dhe barishtja janë çuar dëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se barishtet dhe erëzat e freskëta mund të ruhen shumë mirë për më shumë se 24 orë.

Përse Prishen Barishtet Në Frigorifer

Lagështia e tepërt dhe oksigjeni i shumtë në frigorifer mund të shterojnë gjallërinë e këtyre barishteve.

Këto produkte kërkojnë një vend të mirë të përzgjedhur bazuar në katër faktorë: lagështia, drita, oksigjeni dhe temperatura.

A Duhen Larë Dhe Tharë Erëzat Përpara Ruajtjes Në Frigorifer?

Të gjitha barishtet e freskëta duhen larë përpara përdorimit.

Tufat e blera duhen larë dhe tharë shumë mirë, që t’i keni gati kur të nevojitet.

Jo Të Gjitha Barishtet Janë Njësoj

Barishtet ndahen në dy kategori, në bazë të kërcenjve dhe gjetheve.

Cilantro dhe mentja janë barishte të buta, ndërsa rozmarina ose trumëza janë të forta.

Barishtet e buta e kanë stinën e tyre në pranverë dhe në vjeshtë, ndërsa të fortat mund të gjenden gjatë gjithë vitit.

Si T’i Ruani Barishtet e Buta Në Frigorifer

Këto barishte mund të krahasohen si një buqetë me lule.

AgroWeb.org ju udhëzon të mbushni një enë më ujë, prijini bishtat dhe futini barishtet në të.

Ndryshojeni ujin një herë në disa ditë që të ruani freskinë e tyre.

Borziloku duhet të ruhet në temperaturë ambienti sepse gjethet do të nxihen në frigorifer.

Nga ana tjetër, si borziloku ashtu edhe barishtet e tjera duhen  mbështjellë me qese plastike.

Kjo e fundit siguron lagështinë në një ambient të thatë në frigorifer dhe pengon oksigjenin të shkaktojë nxirjen e gjetheve.

Ndër barishtet e buta mund të përmendim: majdanozin, cilantron, koprën, borzilokun, menten.

Një tjetër mënyrë e ruajtjes së erëzave të freskëta është edhe shytja e tyre në vaj ulliri dhe mbajtja në frigorifer.

Për kërë metodë mund të përdorni formën e kubave të akullit që ka frigoriferi.

AgroWeb.org ju këshillon të vendosni erëzat që doni të ruani në kubat e akullit dhe hidhuni sipër vaj ulliri. në këtë mëmnyrë erëzat do të ruajnë freskinë e tyre për një kohë të gjatë.

Si Të Ruani Barishtet E Forta Në Frigorifer

Barishtet e forta duhen mbështjellë me peceta kuzhine dhe më pas në një enë qelqi me kapak.

Letra e kuzhinës ruan nivelet e lagështisë ndërsa ena e qelqit i mbron ato nga oksigjeni i tepërt.

Ndër barishtet e forta mund të përmendim: rozmarinën, trumzën, barishtet e qepëve, sherebelën dhe rigonin.

Kukurec i pjekur i shtëpisë – Shije speciale nga tradita

Dikur kukureci ishtë një specialitet që përgatitej në mënyrë të përkryer sidomos në fshatrat e jugut të Shqipërisë.

Tradita shqiptare ka plot gatime të veçanta e speciale që spikasin në shijen por edhe përgatitjen e tyre.

Një nga recetat më të veçanta e fantastike është përgatitja e kukurecit.

Ndonëse është një gatim që kërkon pak mund dhe kujdes në përgatitje shija e tij vijon të mbetet një ndër më të preferuarat e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Dikur kukureci ishte një specialitet që përgatitej në mënyrë të përsosur sidomos në fshatrat e jugut të Shqipërisë.

Zonjat e shtëpisë e përgatisnin atë në raste të veçanta dhe e piqnin atë në hell dhe prush, një traditë e lashtë e përdorur gjerësisht edhe sot e kësaj dite nga shumë amvisa në vend.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e përgatitjes së kukurecit në shtëpi si një mënyrë fantastike për ta përgatitur dhe shijuar bashkë me familjen.

Përgatitja e Kukurecit në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1-2 palë zorrë të imëta,

1 kg të brendshme bagëtish,

Kripë,

Piper,

Rigon

Përgatitja

Zorrët e qengjit pastrohen dhe lahen mirë, duke i kthyer nga të dyja anët.

Të gjitha të brendshmet priten në copa kubike mesatare.

Më pas vendosen me radhë në hell apo në shkopinj të posaçëm kukurecësh apo shishqebapësh (i gjeni në supermarket).

Pasi keni vendosur të gjithë të brendshmet me radhë në shkopinjtë e posaçëm, AgroWeb.org ju sugjeron që t’i mbuloni me zorrët e qengjit duke i lidhur rreth e rrotull.

Tradita e do që kukurecët të piqen në hell mbi prush por ato piqet në mënyrë fantastike edhe në furrë me zjarr të ngadaltë.

Kur piqen në furrë, vendosen me rradhë në tepsi, kriposen mirë, spërkaten me pak vaj ulliri dhe u hidhet një gotë e gjysmë me ujë.

Kukurecët shërbehen të ngrohtë dhe spërkaten me lëngun e vet, sipër u hidhet piper i zi i bluar dhe rigon.

Kombinimet në tryezë

Kukureci mund të shërbet si meze në tryezë për t’u shijuar me gatime e pjata të tjera siç janë supat e ndryshme të lehta.

Ai mund të shërbehet gjithashtu me patate e perime të pjekura, sallata të freskëta të stinës, zahire të ndryshme. Shoqërohet edhe me fergesat tradicionale apo salcë kosi e freskët etj.