VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

FIGURË KËRCIMI – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu nga anglishtja EDION PETRITI

By | October 9, 2017

Komentet

Virgin Galactic arrin kufirin e hapësirës

Një anije kozmike turistike mbërriti në buzë të hapësirës së enjten, fluturimi i parë komercial amerikan drejt suksesit, që nga koha e përfundimit të programit hapësinor amerikan në vitin 2011.

Anija “Virgin Galactic”, e prodhuar nga miliarderi britanik Richard Branson, u ngjit më shumë se 80 kilometra mbi Tokë, lartësi që kompania e konsideron si kufirin e hapësirës.

Fluturimi provë njofton nisjen e një epokë të re të udhëtimit hapësinor civil, me “Virgin Galactic” që konkuron me sipërmarrje të tjera si ajo e themeluesit të kompanisë Amazon Jeff Bezos “Blue Origin” dhe SpaceX e Elon Musk-ut.

Fluturimi ndodh katër vjet pas rrëzimit të anijes hapësinore komerciale origjinale “Virgin Galactic” aksident që shkaktoi vdekjen e bashkëpilotit dhe plagosjen rëndë të pilotit të anijes.

“Kemi patur sfidat tona dhe më në fund kemi arritur në pikën ku jemi të paktën brenda lartësisë hapësinore. Kjo është një gjë e madhe për ekipin tonë”, tha drejtori Ekzekutiv i “Virgin Galactic” George Whiteside.

“Virgin Galactic” është një kompani hapësinorë e grupit “Virgin”, me qendër në Londër.

Poli i Veriut, në 5 vitet e fundit periudha më e ngrohtë në histori

NEW YORK – Në Polin e Veriut, në pesë vitet e fundit është regjistruar periudha më e ngrohtë në histori ndërsa ky rajon është ngrohur dy herë më shumë se pjesa tjetër e botës.

Programi për studime të Polit të Veriut pranë Agjencisë Kombëtare të SHBA-së për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA) publikoi raportin për Polin e Veriut, ku kanë punuar 81 shkencëtare nga 12 vende.

Në raport thuhet se në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, në rajonin e Polit të Veriut, që nga viti 1900, kur filloi regjistrimi i temperaturës, është regjistruar periudha më e nxehtë deri tani. Po ashtu thuhet se ky rajon është ngrohur dy herë më shumë nga pjesa tjetër e botës.

Raporti potencon se ndryshimi i temperaturës u ndje në rajonet e largëta nga Poli i Veriut, duke shkaktuar ndryshime të rëndësishme në trendet e temperaturës në mbarë botën.

Më tej shtohet se akullnaja më e vjetër në Polin e Veriut është shkrirë për 95 për qind në 33 vitet e fundit dhe se popullata e irvasëve (drerit verior) në rajon është reduktuar me 56 për qind në dy dekadat e fundit, nga 4.7 milionë në 2.1 milionë.

Susan M. Natali, nga Qendra Woods Hole në Massachusetts, e cila merret me studimet e Polit të Veriut, për “New York Times” deklaroi se raporti paraqet një lloj paralajmërimi.

“Çdo herë kur shohim një raport, na bëhet e qartë se gjërat shkojnë në drejtimin e gabuar, dhe nuk ndërmarrim asgjë. Raporti në fjalë mbështet qëndrimin se ndryshimet klimatike janë të dukshme”, tha Natali. aa

NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars

Sonda InSight ulet në sipërfaqen e Marsit.

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Laboratori Jet Propulsion ka publikuar më 7 dhjetor audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë.

Hulumtuesit thonë se tingujt e parë të Marsit mund të dëgjohen edhe nga veshët e njeriut.

“Më kujton kohën kur ulem jashtë gjatë verës dhe ka erë.. Në një kuptim, kështu do të ndjeheshit nëse do të uleshit në sondën InSight në Mars”, u tha gazetarëve Don Banfield nga Universiteti Cornell.

Sonda InSight arriti në planetin Mars më 26 nëntor.

Studim: Shkrirja e akujve mund të rrisë nivelin e detit për 7 metra

Niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra për shkak të shkrirjes së vazhdueshme të shtresave të mëdha të akullit në Groenlandë, ka treguar një studim.

Hulumtuesit nga Instituti Oqeanografik “Woods Hole” zbuluan se akullnajat në Groenlandë shkrihen 33 për qind më shumë sesa mesatarja e shekullit të 20-të.

Hulumtuesja Sarah Das tha se shtresat e akullit në Groenlandë vazhdojnë të shkrihen në një mënyrë “të paprecedentë”.

Sipas studimit, nëse shtresat e mëdha të akullit në këtë vend vazhdojnë të shkrihen me intensitet të tillë, niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra.

Tetë nga dhjetë qytete të mëdha në botë që gjenden pranë brigjeve detare mund të preken nga niveli në rritje i detit, thuhet më tej.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature”. aa

“Letra për Zotin” e Einsteinit shitet për 2,9 milionë dollarë

Letra e fizikanit të famshëm Albert Einstein dërguar filozofit gjerman Eric Gutkind, në të cilën ai shpalos pikëpamjet e tij rreth Zotit, fesë dhe indentitetit hebre, është shitur në ankand për 2,9 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC, letra e shkruar me dorë është shitur në Shtëpinë e Ankandeve Christie’s në New York, në një ankand i cili filloi me çmimin 1,5 milionë dollarë.

Nobelisti Einstein letrën e ka shkruar në vitin 1954, në moshë 74 vjeç, ndërsa aty shkencëtari me famë shpalos idetë e tij rreth Krishterimit, Zotit dhe identitetit hebre.

Në letër, Einstein pohon se ideja mbi Zotin nuk ka kuptim për të dhe se fetë përbëhen nga legjendat.

“Fjala Zot për mua është thjesht një shprehje, produkt i dobësive të njeriut. Bibla nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e legjendave të respektueshme, por prap primitive”, shkruan Einstein në letrën e tij, e njohur si “Letra për Zotin”.

“Pa marrë parasysh se sa të ndjeshme dhe zgjuara, asnjë koment nuk mund të më bindë të heq dorë nga mendimi im”, shton Einstein.

“Hebrenjtë nuk janë më të vlefshëm se popujt e tjerë”

Duke komentuar edhe mbi identitetin hebre, të cilit i përkiste edhe vetë, Einstein shkruan: “Populli hebre, për të cilin jam krenar që i përkas dhe jam i lidhur thellësisht për mendësinë e tij, sipas meje, nuk kanë vlerë të ndryshme nga popujt e tjerë”.

Me Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, të cilën e paraqiti në fillim të shekullit të njëzetë, Einstein kishte bërë revolucion në historinë e shkencës, duke mposhtur paradigmat që ishin adoptuar në fizikë deri në atë kohë.

Astronomët kanë llogaritur dritën e emetuar nga yjet në 13.7 miliardë vite

Astronomët kanë llogaritur dritën e emetuar nga yjet në 13,7 miliardë vite që kur mendohet se ekziston universi.

Ata në drejtim të hulumtimeve të zhvilluara zbuluan se nga yjet dhe galaktika në univers deri më tani janë rrezatuar një 4 me 84 zero, grimca të dritës, pikërisht fotone.

“Të gjitha grimcat e dritës të emetuara nga yjet ende janë me ne. Këto grimca krijojnë një det të fotoneve në univers”, tha astrofizikani Marco Ajello, udhëheqësi i hulumtimit të kryer nga Universiteti Clemson.

Ai tha se formimi i yjeve në univers për të cilin mendohet se është 13.7 miliardë vite ka filluar para 10 miliardë vitesh. Ajello thekson se ende vazhdon formimi i yjeve.

Gjetjet rreth hulumtimit janë publikuar në revistën “Science”. aa

Në ankand “Letra për Zotin” e Ajnshtajnit

“Fjala e Zotit për mua nuk është asgjë më shumë se shprehje e produkt i dobësive njerëzore, Bibla një koleksion i legjendave të nderuara, por ende mjaft primitive,” shkroi më 1954 Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) në një letër të famshme që Christie do ta nxjerrë në ankand nesër. Parashikimet e shitjeve, nga një deri në 1.5 milionë dollarë, pavarësisht nga fakti se vetëm javën e kaluar një Bibël që i përkiste babait të relativitetit shkoi pashitur nga rivali i tij Sotheby’s.
“Letra për Zotin” e Ajnshtajnit – një  faqe e gjysmë dorëshkrim në gjermanisht – mori këtë emër përkundër faktit që fjala Zot përdoret vetëm një herë gjatë gjithë mesazhit.
Ajo u dërgua një vit para vdekjes së tij tek filozofi gjerman Eric Gutkind, autor i një libri (“Zgjidh jetën: thirrja biblike për revoltë”) të cilin me sa duket Ajnshtajni nuk e pëlqeu. Çmimi Nobel në Fizikë kishte shkruar dhjetra letra në të cilat ai trajtoi temën e Zotit dhe judaizmit, fe në të cilën ai ishte lindur dhe rritur. Sipas Walter Isaacson, autor i një biografie të vitit 2008, “askush nuk duhet të mbështetet vetëm në një letër për të zgjidhur dyshimet rreth idesë së Ajnshtajnit mbi ekzistencën e një qenie supreme”. Sipas Isaacson, Ajnshtajni nuk ishte një ateist: “Por ai nuk besonte në një Zot që dilte dhe zgjidhte ekipet e tij sportive apo njerëzit e tij të preferuar”. Nuk është hera e parë që mesazhi, rishfaqur në vitin 2008, pasi kishte mbetur deri atëherë në duart e familjes Gutkind, është ofruar në ankand: në maj të atij viti në Londër një blerës anonim konkurroi ateistin e famshëm britanik Richard Dawkins duke paguar ekuivalentin prej $ 404,000 për dokumentin. Letra më pas u ofrua gjashtë vjet më parë në eBay për tre milionë dollarë, por transaksioni me sa duket nuk u realizua. Letra të tjera të Ajnshtajnit u shitën për shifrat tronditëse: Më 2002 mesazhi i tij për President Franklin Delano Roosevelt, të cilin babai i fizikës moderne e ka paralajmëruar për rreziqet e natyrshme nga “ndërtimi i bombave shumë të fuqishme” si armë bërthamore, i cili u shit nga Christie 2.1 milion dollarë.

Anija kozmike e NASA-s arriti në asteroidin Bennu

Osiris-Rex, anija kozmike e Agjencisë Amerikane për Kërkime Hapësinore (NASA), ka arritur në asteroidin Bennu.

NASA njoftoi se anija arriti te asteroidi pas dy vitesh udhëtim.

Osiris-Rex do të mbledhë mostrat nga asteroidi për të ndihmuar shkencëtarët në studimin mbi sistemin diellor.

Anija kozmike duhet të kthehet në Tokë në shtator të vitit 2023. aa

Fëmijë të torturuar e vrarë – Për këtë tregon libri më i ri i Carla del Ponte – që i kushtohet krimeve në Siri

“Unë kurrë nuk kam parë një konflikt të tillë të egër me aq shumë fëmijë të torturuar dhe të vrarë”. Fillon me këto fjalë, libri i ri i Karla del Pontes (Carla del Ponte), me titull “Të pandëshkuar. Krimet në Siri dhe dhe lufta ime për të vërtetën”, që u paraqit të martën mbrëma në Lokarno.

“Në fund të vitit, unë do të tërhiqem nga jeta publike”, përsëriti ish-prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e cila – për të mikrofonin e RSI nënvizoi  se ka dashur ta shkeuajë këtë libër për një egzigjencë të saj sumë preçize.”

“Janë të gjitha historitë shumë serioze, shumë të egra, të tilla si prerja e kokës e një djali 12-vjeçar – shpjegoi Karla del Ponte – Tortura dhe episode që vështirë se mund t’i harrojmë. Si një ish-prokurore unë vetëm kërkoj drejtësi për viktimat, duke u përpjekur për një gjykatë ndërkombëtare për t’u marrë me këto krime. Për fat të keq kjo nuk ishte e mundur. Prandaj e kam shkruar librin e tyre për të hequr pak këtë  frustrim. Kam shkruar të vërtetën, kështu distancohem disi. Por tani do të tërhiqem dhe nuk do të merrem as me drejtësinë ndërkombëtare dhe as me atë kombëtare“./RSI.ch

InSight ateron me sukses në Mars

UASHINGTON – Agjencia hapësinore amerikane, NASA, për të tetën herë ka lëshuar me sukses një robot të saj në planetin Mars.

Anija kozmike InSight, e cila është ndërtuar dhe zhvilluar për gati dhjetë vjet me një kosto prej rreth një miliard dollarë amerikanë, ka ateruar në sipërfaqen e Marsit.

Fluturakja pa pilot u lansua shtatë muaj më parë, që është përpjekja e parë e NASA-s për të arritur në Mars pas zbritjes së roverit Curiosity në vitin 2012.

InSight udhëtoi saktë 484.773.006 kilometra, ndërsa në atmosferën e Marsit hyri me një një shpejtësi prej 19.795 kilometrash në orë.

InSight do të kalojë 24 muaj në planetin Mars, ku do të marrë shënime sizmike dhe të temperaturës, në mënyrë që të zbardh misteret e Marsit, që më vonë mund të sqarojnë edhe origjinën e Tokës dhe planeteve tjera të ngurta në rrethin e brendshëm të sistemit diellor. aa

Pretendohet se kanë lindur foshnjat e para gjenet e të cilëve janë modifikuar

HONG KONG – Një hulumtues kinez pretendon se kanë lindur foshnjat e para gjenet e të cilëve janë modifikuar.

Në lajmin e agjencisë Associated Press (AP) i është kushtuar vëmendje pretendimeve të He Jiankui, i cili pasi ka kryer studimet në universitetet Rice dhe Stanford në SHBA, është kthyer në vendlindjen e tij në Kinë, ku ka themeluar laborator në Universitetin Jugor të Shkencave dhe Teknologjisë në qytetin Shenzhen.

Ai theksoi se ka bërë ndryshime në ADN-të e embrioneve të shtatë çifteve gjatë trajtimit të fertilitetit dhe se dy vajzat binjake të para kanë lindur këtë muaj.

Theksohet se në 16 prej 22 embrionet që ishin në laborator janë bërë ndryshime gjenetike, ndërsa 11 embrione janë vendosur në mitrën e nënës prej të cilëve kanë lindur “Lulu” dhe “Nana”, vajza binjake.

Jiankui tregoi se në hulumtimin e tij është munduar që të neutralizojë gjenin CCR5 që formon derën e proteinës që mundëson hyrjen e HIV-it, që shkakton AIDS-in, në qelizë.

Shkencëtari kinez shtoi se familjet që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim nuk dëshirojnë të zbulojnë identitetin e tyre ose të japin intervista.

Në rast se hulumtimi i cili ende nuk është konfirmuar nga ndonjë organizatë e pavarur dhe nuk është publikuar në ndonjë revistë shkencore del të jetë e vërtetë, pritet që të shkaktojë debate të mëdha në lidhje me shkencën dhe etikën.

Shumë shkencëtarë janë të mendimit se nuk është e sigurtë që të modifikohet gjeni njerëzor në fazën e embrionit, ndërsa disa prej tyre e dënuan këtë punim shkencor.

Në shumë vende të botës modifikimi i gjenit njerëzor është i ndaluar. Në Kinë nuk lejohet klonimi i njeriut, por nuk bëhet fjalë për ndonjë ndalim në lidhje me modifikimin e gjenit. aa

Zbulohet një yll i ngjashëm me diellin

Astronomët kanë zbuluar një yll rreth 184 vite dritë nga toka i cili i ngjan shumë diellit.

Në hulumtimin e një ekipi ndërkombëtar në Institutin e Astrofizikës dhe Shkencave Hapësinore në Portugali për të gjetur “familjen e diellit”, me anë të anijes kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Gaia, u ekzaminua struktura kimike, lëvizjet dhe moshat e 17 mijë yjeve në galaktikë.

Në drejtim të të dhënave të siguruara, astronomët zbuluan një yll të quajtur HD186302 i cili i ngjan diellit, i vjetër 4,5 miliardë vite. Astronomët në hulumtim përdorën spektograf me rezolucion të lartë.

Theksohet se hulumtimi i bërë ëshë i rëndësishëm në aspektin se si janë formuar dielli dhe yjet tjera.

Gjetjet mbi këtë punim janë publikuar në revistën “Astronomy and Astrophysics”. aa