VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fevziu: Tre skenarët që Rama ose Basha të bëhen kryeministër pas zgjedhjeve të 25 qershorit

By | May 31, 2017

Komentet

Infektologu Tritan Kalo: ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do t’ia dalim mbanë…..

Mjeku infektolog Tritan Kalo i drejtohet sot publikut shqiptar përmes rrjetit social pas një dite plot sakrifica në frontin e luftës kundër Covid 19:

NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….

“JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi….6.04.2020….

DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19….

Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1,

në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT,

NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..

NUK i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..

BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale….

Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty,

duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….

ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do t’ia dalim mbanë…..

NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….

DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!!

333 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Harta e përhapjes

Ka shkuar në 333 numri i të prekurve me koronavirus në SHQIPERI, me 29 raste te reja. Nderkohe qe mengjesin e sotem ka nderruar jete edhe nje tjeter pacient, duke e cuar keshtu numrin e viktimave ne 18.

Shifrat e reja janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e sotëm për testimet e reja që janë bërë në 24 orët e fundit.

Harta e perhapjes eshte zgjeruar sot me Tiranen, por edhe shume me Shkodren e cila ka shenuar raste te reja.

Një ditë më parë në vend u raportua se në total kishim të konfirmuar 304 raste.

E PLOTE

Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të reja me COVID19, shkon në 333 numri i të prekurve

Ndërron jetë një 67-vjeçar në spitalin Infektiv. Deri tani 99 të shëruar
Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit.
Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Tiranë: Bizneset prodhojnë dhe dhurojnë maska kundër COVID-19

Alban Kardashi është drejtuesi i njërit prej bizneseve të Tiranës, që e ka përshtatur prodhimin për nevojat e njerëzve në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Ai është artist dhe gjithë jetën është marrë me piktura e korniza, dhe asnjëherë nuke kishte menduar se në repartin e tij do të prodhonte maska mbrojtëse. Njerëzit duhen ndihmuar në këto kohë të rrezikshme, me gjithçka që kemi në dorë, mendoi ai.

“Kërkesa është shumë e madhe. Nuk e di se sa do të vazhdojmë, se sa do të mundemi të vazhdojmë. Kemi kërkesa nga të gjithë spitalet. Deri tani kam patur edhe ndihmën e disa miqve për të blerë materiale” – thotë ai.

Studioja e tij e disajnit dhe dekorit po i përdor të gjitha rezervat materiale dhe financiare për të prodhuar maska mjekësore. Këto maska Albani ua dhuron mjekëve në spitale dhe policëve të shtetit në shërbim.

“Sasitë e para të maskave i dhuruam te Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Pjesën tjetër e dërguam të Spitali i Durrësit. Sot po prodhojmë për Spitalin e Durrësit dhe një sasi më të vogël do t’ia dërgojmë policisë së shtetit . Pastaj e ka radhën Spitali i Shkodrës dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”, i cili është Spitali 2 Covid” – thotë ai.

Albani thotë se edhe djemtë që e ndihmojnë në prodhim dhe montim janë vullnetarë, miq të tij që erdhën ta ndihmojnë sapo mësuan dëshirën e mirë për dhurimin e këtyre maskave. Madje ai thotë se në repartin vjen të ndihmojë deri në orët e vona të natës edhe një mjek i urgjencave.

Tashmë nisma e tij është bërë e njohur në kryeqytet. Herë pas here telefoni i tij bie për të kërkuar maska, dhe herë pas here në derën e firmës vijnë edhe qytetarë të thjeshtë që kërkojnë pako me maska, të cilat edhe ata i dhurojnë diku tjetër ku kanë nevojë për to.

“Mësova se Albani ka nisur të prodhojë maska për mjekët dhe erdha të marr disa copë. Nga një anë ky është një kontribut modest imi për Albanin, dhe nga ana tjetër dua t’ua dhuroj këto maska disa miqve të mi doktorë, që t’i ndihmoj sadopak në punë e tyre të vështirë” – thotë qytetari Artan Keçi, i cili këmbënguli gjatë t’i blinte maskat, si shpërblim minimal për sakrificat e djemve në repartin prodhues.

Mjekët që kanë përdorur maskat e para të Albanit i kanë bërë edhe sugjerime për ta përmirësuar këtë produkt artizanal, prodhim dore, të cilin firma po e prodhon vetëm për këto kohë të vështira.

Ata i mësuan si të shkurtojë pak gjatësinë e maskës, si të fiksohet rrethi mbi krye dhe si të gdhendet fortesa plastike mbi ballë, në mënyrë që e gjithë maska të bëhet sa më e volitshme për mjekët dhe të mos i pengojë gjatë punës. Të gjithë bashkë po e përsosin dita ditës këtë prodhim të ri shqiptar.

Porositë dhe nevojat janë të shumta, por Albani vazhdon prodhimin dhe shpërndarjen falas të këtyre maskave, ndonëse kostot janë të konsiderueshme për një biznes të vogël si ky në kryeqytet.

Nisma e tij nuk është e vetmja. Në Tiranë dhe qytete të tjera janë disa biznese të vogla që janë përshtatur për të prodhuar maska për fytyrën, doreza dhe maska për gojën.

Numri I të prekurve nga COVID sa vjen e rritet dhe nevoja për to është përherë e më e madhe.

Shqipëri, rritet në 304 numri i rasteve me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 304, me konfirmimin e 27 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar ministria thekson se në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 16 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Shqipëri: 18 raste të reja për 24 orë, shkon në 227 numri i të prekurve nga Covid 19

Në total janë konfirmuar 277 të prekur (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Në komunikimin e përditshëm për mediat, ministria e Shëndetësisë, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 78-vjeçarin.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja sqaron se 78-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Mes 96 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 9 kanë qenë për mjekët, të cilët kanë rezultuar fatmirësisht të gjithë negativë.

Në spitali Infektiv janë shtruar 4 pacientë të rinj, duke e çuar në total në 81. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion, bën me dije ministria, janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” është 1 pacient të shtruar, bëhet fjalë për të renë e cila iu ndënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

“Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

’’Jam arrestuar në Bolonja’, Bylykbashi: Rama nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, në këtë rast humbet fuksionet si kryeministër dhe deputet

Ish- deputeti i PD , Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë fakt nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Bylykbashit Rama me këtë veprim duhet të humasë funksionet publike si deputet dhe kryeministër pasi ky ligj nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie.

Bylykbashi kujton se dy deputetë janë larguar nga parlamenti vetëm se nuk kanë deklaruar arrestimin.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja pasi pa se një polic po tentonte të abuzonte me një grua dhe Rama kishte ndërhyrë por më pas përfundoi nën arrest.

STATUSI I OERD BYLYKBASHIT

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia./Express

Shkon në 259 numri i të infektuarve në Shqipëri, 16 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 16 raste të reja më koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri total i të prekurve, që nga nisja e epidemisë, është 259 persona të prekur.

Në krahasim me ditët e tjera, dje dhe sot është shënuar një rritje e numrit të të prekurve.

Rritja e shifrave të të prekurve do të thotë se Shqipëria ka hyrë në muajin e rritjes së kurbës së të prekurve.

Në total janë kryer 1823 testime.

Një e dhënë pozitive është që numri i personave të shëruar është rritur, por shqetësuese është që 7 pacientë janë në trajtim intensiv.

Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik deklaroi se “deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.  Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67”, tha Silvia Bino.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                        140 raste

– Durrës                       29 raste

– Lushnje                     4 raste

– Elbasan                      5 raste

– Fier                            23 raste

– Kavajë                       5 raste

– Rrogozhinë               2 raste

– Korçë                         16 raste

– Vlorë                         5 raste

– Shkodër                     8 raste

– Lezhë                        5 raste

– Berat                         1 rast

– Has                            2 raste

– Krujë                         5 raste

–Tropojë                      4 raste

– Pukë                          3 raste

– Mirditë                       2 raste

Shqipëri, 32 mjekë e infermierë me COVID 19

Ilirian Agolli

Në Shqipëri afro 15 përqind e personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 janë pjesë e personelit mjekësor në disa spitale të vendit. Autoritetet bënë të ditur sot se janë 32 mjekë dhe infermier të prekur, nga të cilët 8 prej tyre janë deklaruar tanimë të shëruar, por ata do të duhet të vijojnë me vetkarantinimin për një periudhë 14 ditore. Mes mjekëve të infektuar është Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj si dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetizolim.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se ka ndërruar jetë prej koronavirusit një pacient 79 vjeçar nga Tirana, i shtruar para një jave në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 11, numrin e personave të vdekur në Shqipëri nga COVID-19.

Në Spitalin infektiv janë 74 pacientë të shtruar nga të cilët 7 janë në terapi intensive, prej të cilëve, 4 janë të intubuar. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID-19, i cila deri tani ka vetëm një pacient të shtruar.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 11 persona të tjerë të prekur, të cilët u zbuluan nga 90 teste të reja. Në total, numri i të infektuarve u ngjit në 223 raste, nga 1526 teste për raste të dyshuara.Zyrtarët njoftuan për 4 persona të shëruar në 24 orët e fundit dhe gjithsej janë 44 persona janë të shëruar pas dy testeve të njëpasnjëshme të kontrollit.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se qytetet më të prekura janë Tirana, me 124 raste, ose 60 përqind të totalit, e pasuar nga Fieri me 23 raste dhe Durrësi e Korça me nga 14 raste secila. Në total janë 16 qytetet ku janë rregjistruar raste të personave me COVID 19. “Për rastet e zbuluara, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” – tha zonja Fico.

Forcat e rendit dhe ushtrisë vazhdojnë të ndëshkojnë shoferë dhe këmbësorë, që kanë shkelur urdhërin e ndalim qarkullimit.

Policia ka bllokuar disa dhjetëra automjete dhe u ka hequr patentat shoferëve, ndërsa disa dhjetëra këmbësorë I dënuar me gjoba nga 100 deri në 200 dollarë, të cilët qarkullonin pa arsye të ngutshme në rrugë, lulishte e parqe, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në zona të gjelbra, në zona urbane dhe mjedise publike të hapura.

Duke filluar nga kjo e hënë, nuk do të lejohet më asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Janë duke u ndëshkuar edhe ato njësi tregtare që nuk mbyllin dyert në oraret e përcaktuara.

Banorët kaluan fundjavën e dytë plotësisht e mbyllur për mbi 40 orë, kur policia ndaloi të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga ky fillim jave qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa, duke treguar shkaqet dhe adresat e lëvizjeve.

BE dha mbi 670 000 shtetësi më 2018, shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj

Rreth 672 300 njerëz fituan shtetësinë e BE-së në një prej 27 vendeve anëtare në vitin 2018, bëri të ditur Eurostat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, pat një ulje krahasuar me një vit më parë, kur kjo shifër ishte 700.600.

Shumica e aplikimeve janë bërë nga qytetarë të vendeve jashtë BE-së ose pa shtetësi, ndërsa 13 për qind ishin ish-qytetarë të një anëtari tjetër nga blloku.

Grupi më i madh që fitoi nënshtetësi të një shteti anëtar të BE-së, ku ata jetuan në vitin 2018 ishin shtetasit e Marokut (67.200 njerëz, nga të cilët 84 për qind fituan shtetësinë e Spanjës, Italisë, apo Francës).

Të pasuar nga Shqipëria (47.400, 97 për qind fituan shtetësinë e Greqisë ose Italisë), dhe Turqia (28.400, 59 për qind fituan shtetësinë gjermane).

Të dhënat e Eurostat treguan se rumunët (21.500 njerëz), polakët (13.900) dhe italianët (8.100) ishin tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që fituan shtetësinë e një anëtari tjetër të bllokut.

Luksemburgu dhe Spanja shënuan rritjen më të lartë të dhënies së shtetësisë, përkatësisht 40 për qind dhe 37 për qind.

Shqipëri – Tregu i reklamave në ngërç, furnizonte mediat me rreth 40 milionë euro në vit

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira. Burime nga agjencitë publicitare pohojnë se pjesa më e madhe e kompanive i kanë ndaluar të gjitha fushatat aktuale dhe kanë anuluar ato që ishin në fazë përgatitjeje.

Situata është problematike që tani, por, nëse zgjat periudha e karantinimit, do të përkeqësohet më tej në muajt në vijim.

Për momentin vetëm telekomunikacionet, bankat e bizneset farmaceutike dhe produktet ushqimore po vijojnë aktivitetin. Bankat kanë përshtatur fushatat me shërbimet bankare online. Por, operatorët e tregut pohojnë se shumë biznese të tjera po rishikojnë buxhetet. Kur nuk shesin e nuk blihet, shumë kompani kanë pezulluar dhe kontratat e reklamave në media. Mbyllja e emisioneve argëtuese në oraret më të shikuara për shkak të kufizimit të dy personave në studio ka ndikuar negativisht, teksa ato tërhiqnin reklamuesit me tarifat më të shtrenjta (deri në 2100 euro për një spot prej 30 sekondash).

“Për momentin, pasojat janë të paparashikueshme, pasi ne nuk e dimë se sa do të zgjasë izolimi”, thotë Oliver Petrovski drejtor menaxhues i agjencisë publicitare dhe të kreativitetit, “New Moment”.

“Nëse zgjat një muaj ose dy, ne mund të jemi në gjendje ta kalojmë me një krizë të vogël që do të mund të rikuperohej me shpejtësi. Por, nëse zgjat në vjeshtë, ashtu siç thonë disa… kjo do të jetë shkatërruese. Qeveria duhet të mbështesë sektorin e biznesit, në mënyrë të ngjashme me atë që po bën tashmë Danimarka, Franca, Gjermania, sepse shumë industri pothuajse kanë ndaluar së punuari tërësisht. Dhe punonjësit e tyre duhet të marrin paga çdo muaj”.

Petrovksi shton se gjithsesi, “po rishpikim strategji të reja për klientët tanë, në mënyrë që ta përballojmë dhe të dalim të fituar nga kjo situatë. Është një situatë e re, e paparë më parë, ku vëmendja do të jetë te kreativiteti dhe ne kjo gjë na pëlqen”.

Tregu i reklamave qarkullon rreth 38-40 milionë euro në vit

Sipas vlerësimeve të mëparshme të “Monitor”, prej disa vitesh, tregu i reklamave në vend vlerësohet i mbërthyer në shifrat e 37-39 milionë euro në vit. Edhe pa ardhur kjo goditje, tregu ishte në stanjacion vitet e fundit për shkak të tkurrjes së buxheteve nga kompanitë e telekomunikacionit, që janë reklamuesit më të mëdhenj në vend dhe moshyrjes së sipërmarrjeve të reja, me buxhete të mëdha publiciteti.

Rënia e reklamave, krahas medias, pritet të ndikojë negativisht dhe agjencitë e publicitetit, të cilat menaxhojnë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të reklamuesve./Monitor

Shqipëri, shkon në 212 numri i rasteve me koronavirus

Tiranë
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri është rritur në 212, me konfirmimin e 15 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

anë konfirmuar këtë të dielë 15 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, teksa numri total ka kapur shifrën 212.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!“-njofton Ministria e Shëndetësisë./EXPRESS

Shqipëri: Dy të vdekur nga COVID-19 dhe shtohen 12 të prekur

Ilirian Agolli

Brenda pak orëve gjatë mbrëmjes së të enjtes deri në mëngjes 2 pacientë ndërruan jetën, duke rritur në 8 numrin e të vdekurve nga COVID-19.

Një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri në Spitalin Infektiv, duke rritur në 8 numrin e personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

66-vjeçari nga Fieri me COVID-19 pësoi vdekje të papritur mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se ai trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT, por vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, ndaj nuk arriti të mbijetojë.

Pacientja 85-vjeçare nga Tirana mbërriti gjatë pasdites në Spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë, ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se “pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv”.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se janë zbuluar edhe 12 raste të reja me qytetarë të prekur nga COVID-19, që i shtohen totalit 186 raste të prekur.

Janë testuar 102 persona të dyshuar, duke zbuluar edhe rastet e reja, ndërsa testime gjithsej janë bërë në 1246 raste të dyshuara.

Në Spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 77 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme.

Listës së qyteteve të prekur nga COVID-19 iu shtua edhe Puka me 2 raste, ndërsa gjendja vazhdon të rëndohet në Tiranë me 107 raste, në Fier me 20, Korça me 12 raste, dhe Durrësi me 11 raste.

Ndërsa 12 qytete të tjera kanë nga 1 deri 4 persona të prekur. Ministria e shëndetësisë njoftoi po ashtu për 31 të shëruar, midis tyre edhe një mjek dhe një infermier.