VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

FESTIMI I 28 NËNTORIT NË KANTONIN JURA- ZVICËR …NË SYTË DHE NË ZEMRAT E FËMIJËVE SHQIPTARË – Nga Nexhmije Mehmetaj

By | December 4, 2018

Komentet

Edukimi i fëmijëve bëhet në familje dhe shkolla jo në xhami! Nga Elida Buçpapaj

Ju ftoj që t’i shihni këto foto dhe këta fëmijë, këto vajza të vogla të veshura me soj hixhabi (hijab).

Ku janë bërë këto foto sipas mendjes tuaj?

Në Iran, Arabinë Saudite?

Përgjigjen po e jap unë.

Ata janë fëmijët tanë, emrat i kanë Erblina, Diella, Shkumbin, Tomorr, Vesa, Shqiponjë dhe janë pjesa e gjeneratës të re të komunitetit shqiptar në Zvicër, të cilët në vend të gjuhës shqipe, mësojnë arabisht;

Skandaloze apo jo!

Ata fëmijë të fiksuar në foto kanë lindur në Zvicër, në një vend sekular, që respekton besimin me kushtetutë, por që, në jetën publike të vendit, besimi i takon tërësisht sferës private, ndërsa ato vajza të vogla shqiptare që posa kanë filluar pubertetin apo jetën e bukur të adoleshencës janë të detyruara të mbajnë veshje të imponuar nga feja dhe flokët e tyre të bukura prej fëmije t’i lidhin me shami!

Ka një trend shumë alarmant. Ndërsa shkollat shqipe në Zvicër po zbrazen nga fëmijët e komunitetit shqiptar, po shtohet frekuentimi i tyre nëpër xhamitë shqiptare, frekuentim që nis prej moshës minorene.

Një mendje diabolike po i orienton prindërit e komunitetit shqiptar që t’i çojnë fëmijët e tyre të nxejnë mësime të fesë dhe t’i binden rregullave të saj, kur vetë zviceranët i binden dhe respektojnë ligjet e Kushtetutës së vendit të tyre.

Besimi fetar në kushtetutën e Zvicrës është zgjedhje e lirë, por pa cënuar laicitetin dhe sekularitetin e Konfederatës Helvetike. Seicili beson, pa prishur lirinë e besimit të tjetrit, por në respekt të rregullave të një vendi të emancipuar dhe modern.

Dikur Zvicra ishte pothuaj e gjitha me besim krisitian, ndërsa sot në përbërjen e saj ka edhe një komunitet mysliman, që mendohet se shkon rreth 700 mijë. Ky komunitet, pjesë e të cilit është edhe komuniteti mysliman shqiptar, erdhi në Zvicër, jo si etnitet fetar, por si emigrantë, në kërkim të strehës, të sigurisë, punës dhe dinjitetit. Dikur prindërit e këtyre fëmijëve, që sot i çojnë nëpër imamë, ishin njerëz pa asnjë bazë ekonomike, në mëshirë të fatit, të larguar nga vendi i prejardhjes pasi aty nuk kishte asnjë shpresë. Në Zvicër nuk u diktoi askush që të ndryshonin fenë, përkundrazi sistemi u krijoi kushte që ata të gjallnojnë, të bëjnë një jetë me dinjitet dhe begati, të krijojnë familjen e të integrohen si pjestarë të shoqërisë në jetën e vendit.

Të gjithë fëmijët zviceranë vishen me rroba të zakonshme, ndërsa ka fëmijë shqiptarë që vishen me hixhabë, duke u dalluar si etnitet fetar në një vend sekular!

Kur kemi ardhur në Zvicër më 1992 dhe vendosur këtu prej fillimvitit 1996, komuniteti shqiptar jepte 3% të pagave për të mbajtur institucionet paralele të Kosovës dhe po ashtu për të financuar arsimin pasi krimineli Milosheviç i mbylli të gjitha shkollat shqipe, në të gjitha nivelet deri edhe Universitetin e Prishtinës.  Prej asaj kohe u krijua edhe LAPSH-i, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër dhe në të gjithë Konfederatën u hapën shkollat e gjuhës shqipe, që frekuentoheshin nga fëmijët shqiptarë.

Deri sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, komuniteti shqiptar në Zvicër kishte një orientim thellësisht Perëndimor dhe vizioni i tij pati si kauzë lirinë, pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe po ashtu i kontribuonte edukimit të brezit të ri, duke u krijuar kushte që fëmijët të mësonin gjuhën amëtare, historinë dhe kulturën.

Me vdekjen e Rugovës, komuniteti shqiptar në Zvicer është futur në qorrsokak. Për shkak të ndikimit shumë negativ që vjen prej politikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, përfaqësitë diplomatike të së cilave në vend që të jenë unifikuese, përmes urave kulturore dhe gjuhësore, kthehen në instrumenta imponuese dhe përçarëse.

Përpara 3 dekadave në Zvicër nuk kishte xhami shqiptare. Në dhjetëvjetëshin e fundit numëri i xhamive ka arritur 85 dhe tendenca është në rritje. Ndërsa shkollat shqipe në zbritje. Ndërtimi i xhamive apo blerja e objekteve të kultit kanë kushtruar qindra milionë franga, të cilat mund të ishin investuar për shkollat shqipe, mediat, jetën kulturore dhe  artistike në të mirë të interesit të komunitetit dhe sidomos brezit të ri.

Nëse komuniteti shqiptar në Zvicër do të vijonte një zhvillim normal të shkollës shqipe, për 30 vjet rrugëtim, shkolla shqipe dhe mësimi shqip do të duhej të ishte i përhapur në çdo komunë dhe frekuentimi do të duhej të vinte gjithmonë në rritje. Vetë Zvicra është e interesuar duke vënë në dipozicion objektet e mësimit dhe dhpesh herë edhe ka financuar vetë.

Por një dorë e zezë i orienton prindërit e fëmijëve shqiptarë jo drejt shkollave shqipe, por nga xhamitë, jo në gjirin e universit të dijeve dhe të mësuesave, por tek klerikë të cilët i referohen fesë sikur të jetë ligj, kur ligjet janë të vendosura me Kushtetutë.

Kur kam biseduar me mësuesit e LAPSH-i, ata pohojnë faktet rëqethëse me zemër të plagosur, por nuk kanë fuqi të ndikojnë në komunitet; ndërsa përfaqësitë diplomatike shqiptare edhe pse kanë marrë sinjale të qarta nga shteti zviceran bëjnë shejtanin indiferent. Dhe dihet se indiferentët marrin anën e regresit sepse vetëm kështu mund ta përçajnë komunitetin në interes të tyre.

Kjo është situata e e një pjese të brezit të ri të komunitetit shqiptar në Zvicër, (uroj të jetë sa më e vogël) që rrezikon të marrë një orientim dhe formim fetar.

Imamët shqiptarë në Zvicër e (sh)përdorin Kushtetutën zvicerane dhe abuzojnë në lirinë fetare, së pari se shqiptarët si komb nuk kanë as formim fetar dhe nuk vijnë nga shtete teokratike dhe së dyti, unë nuk besoj që në Kushtetutën e Zvicrës ka ndonjë klauzolë ku të lejohet që në moshën minorene apo pa arritur moshën madhore edukata dhe veshjet fetare. Imamët shqiptarë në Zvicër u imponojnë fëmijëve rregullat islame, jo vetëm brenda objekteve të kultit, por edhe jashtë tyre, duke krijuar barriera në integrimin e tyre në jetën sociale, pasi vajzat janë të detyruara të mbajnë hixhabë.

Unë mendoj se kushtetutshmëria e shtetit sekular zviceran cënohet edhe në faktin se zgjedhjen fetare njeriu e bën në moshë madhore, kur vendos se cilës fe i përket, të jetë monoteist, politeist apo ateist. Dërgimi i fëmijëve nëpër xhami dhe imamë për t’u edukuar me fe dhe mësuar arabisht bëhet nga prindërit, çka duket edhe si shkelje e lirive të individit, pasi fëmijëve u imponohet rregulla, që nuk i ka shoqëria ku jetojnë, që për ta i marrin të tjerët dhe jo ata vetë.

Nga ana e tij, shteti zviceran është shumë i kujdeshëm dhe vigjilent për të mbajtur nën kontroll situatën. Kur rrezikon të dalë jashtë kontrollit veprojnë mekanizmat demokratike, sikur janë referendumet dhe iniciativat që nëse marrin shumicën e votave kanë fuqi ekzekutive ligjore.

Sikur është vepruar në kantonet e Tiçinos dhe Sant Gallen ku prej disa vitesh është ndaluar me ligj mbajtja e burkës dhe nikab-it.

Po bien kambanat e alarmit dhe ka ardhur koha që komuniteti shqiptar në Zvicër të organizojë forcat e veta, për t’u orientuar drejt rrjedhave që përkojnë me sistemin që ka Zvicra, shtet që e mbaron me kushtetutë plurikulturalizmin, dmth që inkurajon dijen dhe kulturën e komuniteteve.

Mos harrojmë se feja e shqiptarit, sipas Vaso Pashës është shqiptaria! Të mos harrojmë, poetin e Rilindjes, Naim Frashëri, që na ka lënë amanet se vetëm drita nga dija e diturisë përpara do të na shpjerë; mos harrojmë se orientimi i shqiptarëve është Perëndimi dhe vlerat e humanizmit.

Mos harrojmë se Zvicra na mikpriti, na dha strehë e dinjitet, na krijoi kushte për integrim dhe zhvillim, na bëri pjesën e saj, sepse pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar është e natyralizuar dhe ne e kemi detyrë të respektojmë kodin e rregullave e mikpritësit!

Por mos harrojmë kryesoren se fëmijëve u kemi borxh t’i edukojmë e t’i shkollojmë si qytetarë të ndershëm, në një shoqëri të lirë me sistem demokratik. Gjeneratat e reja nuk kanë orientim fetar, sikur nuk kemi as ne prindërit e tyre. Gjeneratave të reja u takon e ardhmja, progresi, sepse janë të ndriçuara nga dija dhe vetëdija si qytetarë të një shoqërie Perëndimore që do ta ndryshojnë botën për më mirë dhe kurrësesi ta kthejnë pas.

 

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!

Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar  “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.

NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!

Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!

Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit,  Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:

“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”

Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!

Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

NJË DHURATË E ÇMUAR E ME VLERË PËR ARSIMIN DHE KULTURËN SHQIPTARE NGA VETERANI I ARSIMIT HAMZË MORINA

Libri “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“ shkruar nga Hamzë Morina, veteran iarsimit, është një dhuratë e veçantë për arsimin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi dhe për kurbetçarët në shtetin Zviceran në veçanti.

 

Bashkëatdhetarët kurbetçarë me familjet e tyre, të cilët jetojnë e veprojnë në Zvicër, në kohë dhe hapësirë janë vet brumi i librit të autorit Hamzë Morina  të përpunuar, gatuar e pjekur mirë e me shumë kujdes të veçantë e shije, ku përmes punës  praktike, organizative dhe hulumtuese afatgjate në drejtimin e arsimit dhe edukimit si në atdhe dhe në kurbet, si dhuratë për lexues ka shkruar librin: “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“, që secili që do ta ketë rastin dhe dëshirën për ta lexuar me interesim e kujdes, do t‘i le  përshtypje të veçanta për të gjitha të dhënat e mbarshtruara me shumë kujdesë në këtë libër, lidhur me organizimin dhe punën e mësimit plotësues në gjuhën shqip për fëmijët e kurbetçarëve që jetojnë me familet e tyre  në  Zvicër.

 

Libri ka një mbarshtrim të rrjedhshëm me një lidhshmëri të punës organizative në kohë dhe hapësirë sa i përket mësimit shqip në Zvicër në

kantonet e shtetit Zvicëran në përgjithësi dhe në Kantonin e Aargaut në veçanti.

 

Libriu i autorit Hamzë Morina përfshin lëndën e përpunuar me kujdes të veçantë në 264 faqe, ku me foto dhe dëshmi të shumta plotësojnë përmbajtjen e librit  të mbarshtruar në gjashtë shtylla kryesore apo kryetituj, ku secili kryetitull ka 3 deri në 9-të nëntituj që përshtaten dhe përputhen në vazhdimsi sipas rrjedhave të punës organizative në edukimin dhe arsimimin  e nxënësve përmes mësimit plotësues shqip në Zvicër.

 

 

Autori për punën e këtij libri ka shfrytzuar një literatur burimore prej 25 burimeve të ndryshme që librit i shtojnë vëlerën sa profesionale aq edhe historike me të dhënat e paraqitura me data dhe vende të zhvillimeve të ngjarjeve me rëndësi historike në kohë dhe hapësirë dhe me mënyrën e mbarshtrimit të tyre në librin e tij, që i japin një rëndësi të veçantë jo vetem profesionale, por edhe historike që mbesin si gjurmë të pa shlyera si për rëndësinë e ngjarjeve dhe veprimtarive në kurbet e atdhe, si një thesar i veçantë për kulturën dhe arsimin gjatë rrjedhave shumë të rënda në kohë dhe hapësirë dhe gjendjen e popullit tonë në përgjithësi nga pushtuesit e huaj ashtu edhe për të gjitha përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e përkatësisë kombëtare, kulturore dhe gjuhësore nga rreziqet e vazhdueshme në kushte dhe rrethana të caktuara e të jashtëzakonshme në atdhe dhe në kurbet.

 

 

          Hamzë Morina, me librin “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“,në mënyrë të rrjdhshme paraqet veprimtarinë e organizimit të mësimit shqip në Zvicër kryesisht në baza vullnetare të mësidhënësve në bashkëpunim me prindërit dhe nxënësit dhe me institucionet përkatëse arsimore të shtetit Zvicëran nëpër kantone dhe bashki, me emra dhe mbiemra, të gjithë ata që ndihmuan dhe bashkëpunuan në përfshirjen e nxënësve shqiptarë në mësimin plotësues shqip pa lënë anash edhe  shoqatat e ndryshme kulturore shqiptare dhe Zvicërane, por edhe institucionet përkatëse të Republikës së Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, në kohë dhe hapësirë si për rezultatet e arijtura si për pengesat dhe vështërsit e ndryshme nga faktorët  e ndryshëm.

 

Me kujdesë të veçantë janë shënuar të gjithë mësimdhënëset dhe mësimdhënësit, veprimtarët e dalluar prindër e pedagog qofshin ata Zvicëran apo shqiptarë në kurbet apo nga vendi i origjines- atdheu, jetëshkrimi i tyre i shkurtër përfshi në këtë libër me rëndësi të veçantë, që do të jetë burim mjaft i rëndëesishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë më tej në këtë drejtim.

 

Si përfundim : Libri ka një vlerë të veçantë sa profesionale aq edhe historike me shumë të dhëna e dëshmi sa me data e vite aq edhe me fotografi.

 

Autori Hamzë Morina, veteran i arsimit  në atdhe dhe kurbet, me librin e tij “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“, pasuroi kulturën shqiptare në veçanti po edhe si një dhuratë  e veçantë e me vëlerë për të gjithë mësimdhënësit, prindërit e nxënësit të mësimit shqip në Zvicër për të kujtuar e mos harruar veprimtarinë 30 vjeçare të punës kryesisht vullnetare në vazhdimsi  për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në kurbet. Hamzë Morina pastë shëndet e jetë, dhe mirëpresim librin e rradhës  nga përvoja e tij si veteran i arsimit .

Pamje nga të pranishmit në përurimin e librit

Hamzë   Morina veteran i arsimit autori i  librit të përuruar

 

Saim Tahiraj pas përurimit përzemërsisht i shpreh urime Hamzës për librin

Bashkëveprimtare e veprimtarë me Hamzë Morinen  pas përurimit të librit

Shkëmbime qendrimesh rreth Këshillit Koordinues të Diasporës me zonjën Adriana Bejko Nga Elida Buçpapaj

Qeveria e papërgjegjëshme e Edi Ramës ka disa vjet që synon ta kthejë edhe diasporën një kopje të asaj që ekziston sot në Shqipëri, duke u dhënë pushtet përfaqësimi ingranazheve të krijuara prej saj, sikur është edhe Këshilli Koordinues i Diasporës. I kam drejtuar një letër të hapur Z.Mark Gjonaj, figurë e nderuar në diasporë që të japin dorëheqjen nga ky instrument politik i qeverisë Rama.

Këtë reagim bëra edhe kur ky Këshill përmes Ardian Radovickës, nga komuniteti shqiptar në Kanada, uroi diasporën me rastin e festave të fundvitit. Nuk jam marrë me analizë shterruese, por duke i respektuar, pavarësisht bindjeve të tyre politike, kam shprehur qendrimin tim se ky ingranazh nuk mund të përfaqësojë diasporën, kur ata janë të emëruarit politikë të qeverisë të Shqipërisë.

Jemi 3 milionë shqiptarë jashtë, (pra jemi më shumë se shqiptarët brenda Republikës së Shqipërisë), të gjithë të larguar sepse vendi ynë nuk përmbushi detyrën minimaliste, të siguronte një shtet të së drejtës dhe të mbronte sistemin demokratik. Kemi burime të mjaftueshme që të organizohemi pa marrë bekimin e Edi Ramës ose të Pandeli Majkos.

Në lidhje me qëndrimin tim u shpreh zonja Adriana Bejko, njëra nga anëtaret e Këshillit Koordinues të Diasporës. Po e botoj në mënyrë integrale çfarë më shkruan zonja Bejko dhe pastaj reagimin tim:

“Pergjigje per komentet e Elida Skenderi Bucpapaj. E nderuar bashkeatdhetarja ime. Se pari ju kerkoj ndjese per kohen qe do t’ju marr sepse dua te ndaj me ju disa mendime ( jo vetem nje pergjigje te thjeshte ndaj baltes qe hidhni mbi te tjeret). Le te prezantohem se nuk njihemi – Jam Dr. Adriana Fishta- Bejko dhe kam nje karriere te nderuar prej 45 vitesh si mesuese/pedagoge ne 3 kontinenete dhe gjithashtu kam privilegjin te jem ZGJEDHUR antare e KKD. Kam disa dite qe ndjek replikat tuaja me shume mellef ndaj dy kolegeve te mij te nderuar dhe ne te njejten kohe nuk me vjen mire qe hidhni balte mbi te gjithe ne antaret e KKD. Te gjitha keto jane mbeshtetur ne urrejtjen tuaj kunder PS. Te urresh eshte e drejta juaj, por, sic e keni pare edhe ne postimet ne kete faqe, shume bashkeatdhetare ju kane injoruar duke uruar z. Radovicka dhe z. Sinaj dhe duke mos influencuar nga ju. Shpresoj t’a keni marre kete mesazh te heshtur te miqve ne facebook. Kjo eshte fryma qe po sjell Diaspora e nderuar ne Atdhe, nje fryme dashamiresije duke kritikuar te metat pa anatemizuar personat. Deviza e KKD eshte identike si ky qendrim dinjitoz i shume bashkeatdhetareve tane – SHQIPERIA E VELLEZERVE DHE MOTRAVE, PA PROTAGONIZEM DHE MLLEFE. U perpoqa te mos polemizoj me ju. I respektoj mendimet tuaja, edhe nese nuk jemi ne te njejten gjatesi vale, por nuk mund te hesht me gjate sepse do t’ju demtoja ju nese do te heshtja. a) Jeni nje vajze e kompletuar dhe mos lejoni ate mllef te vjeter t’ua shkaterroje ditet e vyera qe kaloni sot. Kjo nuk d.m.th te jeni konform cdo gjeje, absolutisht jo (edhe une jam si ju, nuk duroj padrejtesite dhe FLAS), por sic eshte ajo historija ne bibel, “gjuaj tjetrin me gur, vetem nese nuk bere vete mekate.”. Para se t’ju shkruaj desha t’ju them se me pelqeu shume foto e juaj me Papen, shpresoj se te gjithe kemi cfare te mesojme nga dashurija dhe fisnikerija e Atit te Shenjte, sidomos nese kemi fatin t’i japim doren; b) nese nuk heqim dore nga e vjetra e”hidhur” do te mbetemi te burgosur prej saj. Sic thote Mandeila kur del nga burgu “Ndërsa dilja derën drejt portës që do të çonte në lirinë time, unë e dija se nëse nuk i lija (ne burg) hidhërimin dhe urrejtjen time, do të isha në burg perjestesisht.”. Eshte koha te mesojme nga ai, ne shqip ne i themi “Uthulla e forte vetem plas enen e vet”; dhe c) ne CV tuaj shoh vetem fjalet “former” perpara arritjeve tuaja dhe asgje “present”. Me lejoni t’ju kujtoj se ne CV e tij Z. Radovicka ka shume “present” ne arritjet e tija- ndermjet te tjerave, i eshte besuar pergjegjesia per sherbimin me delikat ne Bashkine e Torontos UJIN E PIJSHEM per 2.5 million qytetare Kanadez…. arritje jo e vogel dhe ai gjen edhe kohen te sjelle bukuri ne jeten tone nepermjet pikturave te tij. Ndersa Z. Sinaj ne CV e tij si arrritje “present” shenon vetem disa preja arritjeve te tij ne perendim -Senior scientist at ETH Zürich, Prof. Dr. Head of the Plant Nutrition Team at Agroscope. Pra sic duket, (sipas jush) PS dhe Ministri Majko paskan ditur ke te zgjedhin ndermjet shume kandidaturave shume prestigjoze te propozuar nga shoqata e nderuara shqiptare ne bote!, te cilat ju i anatemizoni pa asnje finese intelektuale apo gazetareske. Nuk po permend ketu antare te tjere shume te nderuar te KKD, se nuk dua t’ju marr kohen tuaj te vyer, te cilen uroj t’a harxhoni ne sherbim te bashkimit dhe jo percarjes se kombit tone te mrekullueshem. Duke i uruar sukses portalit tuaj, mbetem me shpresen qe ne si disapore te japim kontributin tone modest ne sjelljen e nje rreze shprese dhe vellazerimi ndernjet Shqiptareve sepse kemi me shume gjera qe n’a bashkojne se sa ato qe n’a ndajne. Le te punojme se bashku e t’a bejme Shqiperine me ate gjene e vogel qe quhet RESPEKT DHE DASHURI per njeri tjetrin. Gezohem per ju dhe ju uroj nje vit te mbare 2020, mikja ime.”

Ja përgjigja që i dhashë zonjës së nderuar:

E dashur Zonje e nderuar Adriana Bejko,

më vjen shumë keq që ka patur keqkuptim per ato që kam shkruar. Fatmiresisht scripta manent. E kam thënë që në krye nuk protestoj per ju, si emra, per vlerat tuaja individuale, nuk protestoj per who is who! Protestoj se jeni të kyçur në një ingranazh politik. Nuk kam mllefe, nuk kam urrejtje, nuk shpreh as mllefe dhe as urrejtje, shprehem qartë kundër çdo organizimi të krijuar nga edi rama dhe pandeli majko apo te kujdo krahu qofshin.

Tek Sokrat Sina u ndala sepse tregon ne menyre tipike se nuk eshte zgjedhur nga komuniteti shqiptar këtu në Zvicër por nga lart! Sokrat Sinaj ka formim Akademik, ai është larguar nga Shqipëria në vitin 1986 për në Perëndim ku ka plotësuar formimin e tij për 17 vjet. Më 2003 ai është kthyer në Shqipëri i emëruar nga Fatos Nano, kryeministër i asaj kohe, si Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, detyrë shtetërore e marrë nga PS. Më pas zoti Sokrat Sinaj është kthyer në Perëndim dhe sot me gradën Profesor punon e jeton në Zvicër. Nuk kam asgjë kundër që figura të shquara të përfshihen në politikën shqiptare, por jam kundër që figura me emër të zgjidhen nga politika në Shqipëri për të drejtuar diasporën.

Si figurë akademike nuk kam asgjë kundër Sokrat Sinës, por si i emëruar i PS jam kundër dhe do të jem. PS le ta zgjedhë deputet, ministër, por jo të përfaqësojë diasporën! Të them te drejtën per vlerat qe keni dhe per ata qe jeni, integriteti juaj i paster cenohet kur futeni ne nje ingranazh politik, kur pm i vendit eshte nje njeri i papergjegjshem. Une apeloj qe diaspora jone me burime njerezore, intelektuale dhe financiare, duke respektuar emrat tuaj, t’i krijoje vete organizmat e veta! Me Ardian Radovicken nuk kam asgje, respekt per te, per Prof. Petrit Radovicken dhe ju, e kam me qeverine e Tiranes!

Të kthehemi tek Mandela. Mandela fali, se i kerkuan ndjese. Ne Shqiperi bijte e nomenklatures vijojne karieren, ndersa viktimat e diktatures mbeten viktima. Ne Kanada ne çdo 23 Gusht, kujtohen viktimat e Hitlerit dhe komunizmit, ku vihet shenja e barazimit midis diktaturave te djathta e te majta, naziste dhe staliniste, ndersa ne Shqiperi vijon lufta e klasave. Une jam viktime e diktatures qe femije, si bija e tim Eti, gjate tranzicionit nuk kam asnje ore ne administraten publike, ndersa bijte e nomenklatures kane kariere brilante ne postdiktature, jo per meritat e tyre, por si eksponente partiake. Edi Rama lejoi ndertimin e nje memoriali per deshmoret e Erdoganit, ndersa ne Shqiperi nuk ka as memoriale dhe as kujtese per mijra e mijra viktima te diktatures!

Ne 3 milione Shqiptaro-Perendimoret jemi te integruar ne Perendim, ne vende me sistem demokratik, me shtet te se drejtes, bazuar ne vlerat universale. Shteti i se drejtes eshte orientimi yne çka mungon totalisht ne Shqiperi. Prandaj duhet te faktorizohemi si institucion Perendimor, jo e krijuar nga nje qeverisje qe i ka çuar shqiptaret ne degrade. Kaq. Edhe nje here theksoj. Nuk kam asgje kundra jush. Por jam kunder ingranazheve te krijuara nga nje qeverisje qe i ka lene ne mjerim shqiptaret.

Zonjë e nderuar, sukseset individuale pa kontribut direkt per te miren e shoqerise, mbeten suksese individuale. Sa për mua, me thua që jam former (ish). Po te shtoj edhe ca former te tjera. Mbarova shkelqyer gjimnazin Sami Frasheri nuk m’u dha e drejta e studimit, paçka rezultateve apo talentin tim qe e vinin re dhe e evidentonin mesueset e letersise. Me çuan te punoj ne Kombinatin Josif Pashko, si punetore ne Fabrikën e Pllakave; pastaj punetore mirembajtje ne Varrezat e Sharres, mendo nje vajze 20 vjeçare.

Prej 1991 jam gazetare, perpara nuk me lejohej, nuk e lejonte PPSH, trashegimtare e se cilës eshte sot PS, nuk ma lejonte Xhelil Gjoni, i biri i te cilit sot eshte ambasador, si partiak i PS, pasi ka qene deputet, minister keta 30 vjet tranzicion. Une jam gazetare dhe ti mund ta kuptosh se gazetaret nuk dalin ne pension edhe kur mbushin moshen. Pasi atyre kontributeve si former (ish) në media te ndryshme, që ti i citon, prej 11 vitesh bashke me bashkeshortin tim, Skënder Buçpapaj, jemi botues te voal.ch, portali me i lexuar ne diaspore. Jemi gazetare me te gjitha atributet dhe prerogativat e gazetareve profesioniste ne Zvicer, ku jetojme prej gati 24 vitesh me familjen tone.

Une nuk shkruaj t’i rregulloj pune vetes, perkundrazi, sepse tentakulat e çakejve të pushtetit te degraduar te edi rames dhe pandeli majkos kane futur kthetrat deri ne diaspore, por une permbush detyren qe ka nje gazetar, te mbroje sistemin. Perendimi ka sistem demokratik dhe diaspora nuk do te lejoje qe te drejtohet nga ingranazhe te kurdisura nga edi rama dhe pandeli majko dhe as nga partia socialiste, aq me pak apo parti tjeter. Besoj se jemi sqaruar. Komentin tuaj dhe timin po e botoj tek voal.ch

Gëzuar 2020 per ju dhe Familjen! Gezuar per te gjithe shqiptaret, sidomos per ata qe vuajne ne Atdheun tone te shtrenjte, të rrjepur deri ne kockë nga politikanet, me ne krye kete shallvaregjerin.

Respekte,

Elida Buçpapaj

 

Z.Mark Gjonaj, dukeni si buratin në duart e Edi Ramës – jepni dorëheqjen nga instrumentat antidiasporë krijuar nga Tirana zyrtare Nga Elida Buçpapaj

Ermira Lefort ngre apelin: Mjaft është mjaft! Njerëzit vërtet në nevojë, po përjetojnë “një tjetër tërmet” shpirtëror !

Ermira Lefort, pianiste e mirënjohur dhe veprimtare e suksesëshme e komunitetit shqiptar në Zvicër reagon sot në rrjetin social duke apeluar në lidhje mbledhjen e rrjeshme, abuzuese dhe përfituese të fondeve, gjoja në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti. Ja si shkruan ajo:

“Në këtë periudhë festash, nuk do dëshiroja “të ngrys” komunikimin e publikimet në rrjetet sociale, por mjaft është mjaft.

Me këto xhiro-llogari fiktive, personale ose të grupimeve, që nuk janë të qarta, pa destinacion ku duhet dhe ku shkojnë paratë, nga individë e grupime, të panjohura ndonjëherë, dhe as tani, të njohura për kontribut vullnetar, social, solidarizues, nga individë e grupime, që s’dihet gjë as për veten e tyre, që nuk kanë asnjë eikulibër ekonomik bazë, impakt shoqëror e institucional të respektueshëm në principe e humanizëm e që i bën ata të pabesueshëm.

Plus kësaj, këta individë e grupime, mos “i ndihmojmë” në hijen e pluhurt, të turpshme të përfitimit me katastrofën, dhimbjen e jetëve të humbuara dhe traumën e të mbijetuarve.

Me këto xhiro-llogari, mos përlyhet zemra dhe dëshira për të ndihmuar, me pështirësinë ” e këtij krateri përfitimi si bitumi i zi i shkrirë” do thoja, që rrjedh mbi gërmadhat e tërmetit e jetë të mbetura nën to.

Mos ndyni aksionet,ndihmat,solidaritetin e pastër që vërtet shumica e shqipëtarëve i bën me zemër,konkretisht e me besueshmëri reciproke.

Njerëzit vërtet në nevojë, po përjetojnë “një tjetër tërmet” shpirtëror” me rastet abuzive të përfituesve e po ju bëhet “loti gur” nga revolta.”

 

Z.Mark Gjonaj, dukeni si buratin në duart e Edi Ramës – jepni dorëheqjen nga instrumentat antidiasporë krijuar nga Tirana zyrtare Nga Elida Buçpapaj

 

Ingranazhet e Edi Ramës nuk do të pijnë ujë në Perëndim. Jemi 3 milionë Shqiptaro-Perëndimorë që nuk do ta lejojmë!

————

Edi Rama ka kohë që po organizon diasporën shqiptare me stilin e tij qeverisës, pra duke shkelur të gjitha standartet e sistemit demokratik, përmes grumbullimit të të gjitha pushteteve në duart e tij. E ashtuquajtura ministri e diasporës drejtohet nga Pandeli Majko, një person që ka gjithë jetën, prej kur ka dalë nga bankat e universitetit, që jeton duke shpërdorur paret e taksapaguesave.

Pasi kontrollon deri edhe WC-të e çdo institucioni të antishtetit shqiptar, Edi Rama po investon, përmes njerëzve të tij, një grusht syresh në Perëndim, që ta kthejë diasporën në copy paste të atij shëmtimi morboz që ka krijuar në Shqipëri.

Në këtë kontekst janë të gjitha organizimet e të ashtuquajturës ministri e diasporës. Tani kjo ministri ka në dorë edhe fonde, të ashtuquajtura “të legjitimuara” përmes një parlamenti njëngjyrësh, dmth firmosur dhe vulosur nga marionetat e Edi Ramës në kuvendin e Shqipërisë.

Si ingranazh qyqar, është është edhe i ashtuquajturi Këshilli Koordinues i Diasporës, me Shqiptaro-Amerikanin Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut, i cili posa është zgjedhur në krye të këtij ingranazhi.

Edi Rama kur po gjen,  po përdor emra me reputacion, në shërbim të interesave të tij të ulta!

Duke shpërdorur kushtet favorizuese, që ekzistojnë në Perëndim në ndihmë të komuniteteve, në diasporë po krijohen shoqatëza, si kërpudha helmuese, me emra të mëdhenj, por me shërbime në dëm të diasporës.

Është kushtruese, kushtrim, emergjente, që diaspora të vetorganizohet dhe të ketë zërin e saj dhe institucionet e veta.

Diaspora shqiptare nuk do të drejtohet kurrë nga institucione që i krijon Edi Rama!

3 milionë shqiptarët tashmë të integruar në Perëndim, me sakrifica e punë, e kanë realizuar ëndërrën e tyre, tashmë ata janë qytetetarë të Perëndimit, ndërsa Edi Rama është kryeministër i obskurantizmit, i antishtetit, që ka mbjellë diktaturën e varfërisë dhe mjerimit duke e shkatërruar sistemin pluralist!

Ingranazhet e Edi Ramës nuk do të pijnë ujë në Perëndim. Jemi 3 milionë Shqiptaro-Perëndimorë që nuk do ta lejojmë! Vendi i Edi Ramës është shtëpia e tij në Surel!

Diaspora shqiptare në Perëndim nuk do të kthehet kurrë lodër në duart e pista të Edi Ramës!

Diaspora shqiptare ka burime njerëzore dhe intelektuale që me potencialet e veta të vetorganizohet dhe të faktorizohet për t’iu kundërvënë qeverisjes antidemokratike të Edi Ramës!

Ky është misioni i Diasporës Shqiptare! Të faktorizohet si Institucion Perëndimor, me të gjitha atributet, duke mbajtur larg vetes profiterët e galave dhe qejfeve!

Kush shkon në Tiranë nën organizimet e Edi Ramës dhe të shërbyesit të tij Pandeli Majko, bëhet buratin në haremin e kryeministrit-sulltan me shallvare!

Prandaj ju drejtohem publikisht dhe ju bëj thirrje, ju Z.Mark Gjonaj, që keni fituar një vend të respektuar në administratën lokale të SHBA, edhe me votat e shqiptaro-amerikanëve, të jepni dorëheqjen dhe të shkrini këtë instrument të krijuar nga Edi Ramën për diasporën. Diaspora shqiptare nuk ka nevojë për instrumenta të tillë!

Diaspora shqiptare nuk ju pranon si ndërmjetësues të Edi Ramës!

Diaspora shqiptare do t’i thotë “jo”instrumentave të tillë, që i përdor Edi Rama për të zgjatur pushtetin e tij!

Forget it, harrojeni, diaspora shqiptare nuk do t’i bindet kurrë një kryeministri diktator që e ka kthyer Shqipërinë një vend të pabanueshëm për banorët e saj, të cilëve tash u mungon edhe streha!

Nderet që juve ju bën Edi Rama, jua heqin nderin që e keni fituar me punën tuaj!

Edhe në lidhje me tërmetin, nëse dëshironi të ndihmoni vërtetë shqiptarët e shtetit amë, sikur pretendoni;

nëse dëshironi vërtetë të ndihmoni në rilindjen e Durrësit, të udhëhequr për 12 vjet nga Vangjush Dako, bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, që fitonte zgjedhjet duke blerë vota përmes krimit të organizuar, që e privilegjonte;

le të krijohen instrumenta legjitime nga diaspora vetë në Perëndim, të drejtuara nga figura të ndershme, e theksoj figura të ndershme dhe me integritet, jo nga ata që japin një cent për të fituar miliona $ apo Euro, me projekte që t’i ndjekë vetë diaspora, pa nevojën e ndërmjetësimit të institucioneve të fatkeqësisë kombëtare, që është Edi Rama.

Diaspora shqiptare që ka fituar jetën në Perëndim me lodhje e djersë të ndershme, nuk do të kthehet kurrë në vegël të Edi Ramës, shkaktarit të mjerimit të shqiptarëve në shtetin amë, që përbën rrezik për gjithë paqen dhe stabilitetin e rajonit!

Z.Mark Gjoni, tërmeti i 21 shtatorit që goditi Tiranën dhe Durrësin, po ju sqaroj, nëse nuk e dini, ishte një kambanë e fortë alarmi! Nëse Edi Rama, do të ishte një kryeministër i përgjegjshëm do të vinte alarmin portokalli, e do të kërkonte menjëherë mbështetje të specilizuar nga Perëndimi, sikur mbështetja nga Perëndimi i shkoi menjëherë pas 26 nëntorit, që me ekipe ekspertësh të shkohej, sikur ndodhi pas tragjedisë, në të gjitha shtëpitë që ishin dëmtuar më 21 shtator dhe tragjeditë të paktën do të ishin shmangur!

 

Artistë shqiptarë dhe artistë arbëreshë me projekte të përbashkëta në Zvicër Nga Elida Buçpapaj

Kur dëgjojmë këngën arbëreshe “Moj e bukura More” emocionohemi. Është një këngë 600 vjeçare që prej mallit i ka mbijetuar shekujve. Këngën e ka sjellë me fjalë të dokumentuar filologu arbëresh Dhimitër Kamarda. Moreja është Poleponezi i sotshëm nga u larguan shqiptarët e atjeshëm dhe u vendosën në Kalabri, Napoli dhe Siqeli.

Kënga këndohet nga arbëreshët, por edhe nga shqiptarët e vendit amë. Kush e këndonte i dridhej zëri, kush e dëgjonte i dridhej zemra. Dhe ashtu ka mbetur, dramatike edhe sot e kësaj dite. Kush e dëgjon i dridhet zemra, kush e këndon, i jep shpirt nga i gjithë atyre që e ëndërruan Morenë por nuk u kthyen dot kurrë.

Pushtimi turk i kishte ndarë vëllezërit e një gjaku. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe Perdja e Hekurt. Dhe malli rritej e rritej si një mal.

Pas rrëzimit të diktaturës u mundësua takimi i shumëpritur, i aq ëndërruar.

Arbëreshët me kujdes dhe dashuri të madhe kishin ruajtur kulturën, veshjet, gjuhën, këngët dhe traditat e 600 viteve më parë, të cilat kalonin nga brezi në brez, sikur kalonte brez pas brezi edhe kënga “Moj e bukura More”. Që ne e dëgjuam të kënduar magjishëm nga sopranoja arbëreshe Maria Cristina Imbrogno. Maria është 20 vjeçare, ajo është shumë e talentuar dhe studion kanto në konservator. Një ditë Maria do të bëhet artiste e madhe dhe nuk do të heqë dorë kurrë së kënduari “Moj e bukura More”, që të mos harrohet kurrë malli i të parëve për tokën ku lindën: Moj e bukura More/si të lash e më ngë të pash/Si të lash, si të lash/siç të gjeta ngë të lash/.

Maria dhe Mimmo Imbrogno, ati dhe bija janë pjestarë të grupit artistik “Vëllezërit Arbëreshë” nga Franscineto e Kalabrisë, ku Mimmo është zvpresident i shoqatës. Ata kanë ardhur disa herë në Zvicër duke bashkëpunuar me artistët shqiptarë në Konfederatën Helvetike, kanë dhënë koncerte në Sirnach, Zvicër, Saint-Julien, Francë, pastaj artistët shqiptarë ua kanë kthyer vizitën dhe bashkë kanë dhënë koncerte në Civita, Kalabri.

Dhe bashkëpunimi nuk është ndalur midis artistëve të një gjaku, artistëve shqiptarë, të emigruar në Zvicër nga shteti amë, Kosova, Maqedonia e Veriut de-tre dekada më parë dhe arbëreshëve që nuk janë asimiluar dhe kanë konservuar gjithçka që e kanë sjellë të parët e tyre gjashtë shekuj më parë. Të dyja palët dëshirojnë të ruajnë kulturën.

Në muajt e fundit artistët shqiptarë dhe arbëreshë kanë realizuar dy projekte të mrekullueshme. Ideatori dhe mbeshtetësi i tyre është Don Pren Kola që drejtoi për shtatë vite Misionin Katolik në Aara si një shembull ku shërbëtori i Zotit është edhe shërbëtori i kulturës të vendit të vet. Don Pren Kola ka kohë që përkthen liturgjinë fetare në shqip. Këngë liturgjike të kompozuara nga Franz Schubert dhe kompozitorë të tjere, Don Pren Kola i përkthen fjalët e poezisë dhe ato këndohen shqip.

Me rastin e e vjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, Don Pren Kola organizoi në Misionin katolik në Aarau në bashkëpunim me artistët shqiptarë në Zvicër dhe artistët arbëreshë Festivalin e Këngës Liturgjike shqip. Don Preni kishte punuar gjithë tekstet e këngëve për t’i adaptuar me muzikën. Në festivalin e Liturgjisë i parë i këtij lloji i Komunitetit shqiptar në Zvicër Maria Cristina Imbrogno bëri një prezantim shumë të shkëlqyer bashkë me artistët e suksesshëm Ermira Lefort, Gentjana Tafili, Elona Mathieu, Fiona Gjini, koret nga komuniteti shqiptar nga Berna, po ashtu nga Mali Zi dhe korali i fëmijëve të Aaraut, që emocionuan dhe e ngritën në standing ovation publikun e gjërë me më tepër se 700 spektatorëve të pranishëm.

Liturgjia në gjuhën shqipe është një domosdoshmëri, kur po në Zvicër komuniteti shqiptar shkon deri aty sa nëpër xhamitë e besimit mysliman i dërgon fëmijët shqiptarë të mësojnë arabisht, ndërsa këta fëmkijë nuk dinë gjuhën shqipe!

Projekti i dytë i Don Pren Kolës është regjistrimi i një CD me këngë liturgjike. Kjo ishte edhe arsyeja që Maria dhe i jati i saj Mimmo kishin ardhur në Gjenevë, për të regjistruar në studio këngët nën kujdesin e Ermira Lefort. Me Ermirën unë isha në kontakt atyre ditëve dhe ajo deri vonë me Marian dhe Mimmon regjistronin në studio. Ermira si specialiste është entuzuaste me zërin e Marias. Nuk e kam dëgjuar Moj e bukura More të kënduar aq mrekullisht sikur Maria, më thotë ajo.

Angazhimi i Artistëve shqiptarë në dy projekte që lidhen me Liturgjikinë e kënduar në Shqip përcjell mesazhin e rëndësisë që ka gjuha amëtare, për t’i shpëtuar asimilimit. Është shumë më bukur t’i lutesh Zoti shqip apo t’i këndosh këngët e kulttit në shqip.

Kjo ishte edhe tema e bisedës me Marian dhe Mimmon. Komuniteti arbëresh sjell shembullin unik për të treguar se si ruhet tradita e paprekur sikur e sollën të parët qindra vjet më parë. Kenget arbereshe liturgjike ne CD, mund te jene pjese e repertorit në një projekt të ardhshëm.

At’ e bijë na tregojnë për aktivitetet e komunitetit të tyre me grupin artistik “Vëllezërit Arbëreshë”, se si japin koncerte, vënë në skenë pjesë teatrore, ku iu bashkangjitet edhe mamaja e Marias dhe gruaja e Mimmos Caterina Imbrogno, bëjnë festa ku veshin ato kostume të mahnitëshme ngjyra ngjyra dhe këndojnë këngët e tyre me një timbër zëri që e kanë vetëm ata që nuk e harrojnë kurrë dheun e të parëve.

Maria Cristina Imbrogno ka plot ëndërra. Vajza arbëreshe me një zë të jashtëzakonshëm sopranoje vijon studimet dhe po ashtu kultivon këngën arbëreshe. Do të bëhesh një artiste e madhe padyshim, i them. Maria më qesh. Pastaj bëjmë ca foto, si për ta fiksuar mallin. Ata do të merrnin trenin për në Milano, ne për në Basel. Ermira Lefort më tregonte se sa bukur ishin organizuar pjestarë të komunitetit shqiptar në Gjenevë për t’i mikpritur sa më mirë. Tani që po i përcillnin sytë i kishim të gjithë të mbushur me lotë.

Por tani rruga e bashkëpunimit është hapur midis artistëve shqiptarë të Zvicrës dhe atyre arbëreshë të Kalabrisë. Projekte të tjera i presin, takime të tjera. Dhe sa herë do të takohen, nuk do të harrojnë kurrë pa kënduar “Moj e bukura More”!

 

 

Don Pren Kola përfundoi shërbimin në Zvicër e filloi të riun në Toronto,përveç shërbesës meshtarake, ai i ka dhënë një kontribut të shquar edhe kulturës sonë shqiptare –

Më datën 30 Nëntor Don Pren Kola mbajti Meshën përshëndetëse e Misionarit të Aaraut, pas 7 vjet shërbimi shembullor ndaj komunitetit.

Don Pren Kola përveç shërbesës meshtarake dhe të mirat e shumta që ia ka bërë Misionit,

ka dhënë një kontribut të shquar  edhe në kulturës sonë shqiptare! Don Pren Kola ka kryer studimet Fetare në Universitetin e Vjenës.

Don Pren Kola deri tani ka përkthyer 600 këngë liturgjike në gjuhën shqipe.

ishte inisiativë e tij që me rastin e 3 vjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Misionin Katolik shqiptar në Aarau u mbajt Festivali i këngës liturgjike.

Është shumë bukur t’i falesh dhe t’i lutesh Zotit në gjuhën shqipe!

Don Pren Kola ka nisur shërbimin e tij të ri 4 vjeçar në Toronto të Kanadasë.

Për komunitetin shqiptar në Kanada është një lajm shumë i bukur, ndërsa për komunitetin shqiptar katolik dhe jo vetëm largimi i Don Pren Kola është trishtues.

Vendin e tij në Misionin shqiptar të Araut e ka zëvebndësuar  Don Albert Jakajt, të cilit i urojmë mirë se ardhjen dhe punë të mbarë !

Në Shkollat Shqipe në Zvicër spikat dhimbje e solidariteti për Shqipërinë tonë të pikëlluar Nga Nexhmije Mehmetaj

 

Në Shkollat shqipe në Zvicër, të mërkurën e pasdites është zhvilluar një orë e veçantë mësimore, ku spikat dhimbja dhe solidariteti me Shqipërinë tonë të pikëlluar nga pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ’19.

Të gjithë jemi të tronditur! Mu në prag të festës më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Përgatitjet me nxënës pritnin orën e kremtimit kombëtar tradicional. Në vend të buzëqeshjes u tronditem në shpirt dhe mendje për numrin i viktimave në Durrës e Thumanë, për njerëz me trauma që nuk kalojnë lehtë, për dëmet tjera ekonomike dhe shoqërore.  Respekt! Për të gjithë bujarët shqiptarë në atdhe, në trojet e Ilirisë – Arbërisë, për shqiptarët jashtë atdheut si dhe të miqve tanë ku do nëpër botë, pa kursim u solidarizuan e qëndruan paranë Shqipërisë në këto ditë të vështira nga fatkeqësia natyrore.

Solidariteti i shqiptarëve në Zvicër, vazhdoi edhe në Shkollat Shqipe, me mësuesit/et dhe nxënësit/et e saj. Në organizimin dhe planifikimin e një ore mësimore të detajuar dhe reale të zbatuar në gjuhën shqipe, me fokus Tërmeti në Shqipëri, me synim madhor, t’ iu ofronim nxënësve, një dritare të hapur ndaj atdheut. Dashuria për atdheun dhe tokën tonë është një nga objektivat që ka vetë Shkolla Shqipe. Edukimi atdhetar, si një pjesë tjetër e

programit që ne ndjekim është një nga objektivat e punës sonë.

Shpreh mirënjohjen time për punën e palodhur e fisnike të kolegeve që me profesionalizëm të përsosur më dërguan punën e nxënë: Mendja më shkon tek puna e përkushtuar dhe e angazhuar më se miri në këtë organizim me veprimtari solidarizuese dhe përkujtimore me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të vetë nxënësve dhe të prindërve mendja na shkon te mësuesja Idaije Jashari nga Shkolla Shqipe në Bernë, pika shkollore në Ostermundingen (shih fotografitë e nxënësve që dëshmojnë këtë).

Mësuesja Mirela Duka, Bernë pika shkollore në Lorraine (të zgjedhura poezi nga nxënësi Nis Zhubi dhe nxënësja Chiara Xoxi).  Mësuesja Florije Xhema nga shkolla shqipe në  Basel Land (shih vizatimin e nxënësit Endrit Merovci kl. 3). Mësuesja Lumnije Emini, Gjenevë. Në vazhdim po ua përcjell disa nga punimet nxënësve të shkollës sonë në Jura.

Konstatuam për veprimtarinë mësimore, dhe për befasinë që na dhuruan fëmijët e shkollës sonë. Përfundimi i ngjante një ylberi që ka zbritur në botën e mrekullisë fëmijërore edhe pse të lindur në një vend tjetër që nuk është atdheu. Kudo dashuri, mesazhe, piktura e vizatime të thjeshta, me ide të mençura: Ideja u përçua!

 

Delemont, 06.12.2019                              Nexhmije Mehmetaj

(Updated) Për djeni të DFAE – EDA & Z.Amanda Bennett, VOA – Në mbrojtje të Agron Tufës – Prej 1997 Ambasada e Shqipërisë në Bernë është në duart e ish-nomenklaturës Nga Elida Buçpapaj

Për djeni Departamentit të Punëve të Jashtëme të Zvicrës, – DFAE – EDA

Zonjës Amanda Bennett, Drejtore e VOA, Zërit të Amerikës,

 

Arsye për këtë shkrim është kërkesa për azil politik e shkrimtarit të njohur Agron Tufa, i cili pas kërcënimeve të vazhdueshme nga eksponentë të lartë të shtetit shqiptar, detyrohet të japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), vend që e ka mbajtur me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri.

Agroni Tufa thotë se këtë hap e ndërmori pas kërcënimeve direkte me jetë nga ish-sigurimsat që “do më vrisnin”, thotë Agroni ” siç ekzekutuan në mënyrë mafioze dëshmitarin Haxhi Baçinozi në mars të këtij viti”.

Gjithë opinioni shqiptar e kujton vrasjen e Haxhi Baçinozit në praninë e të birit dhe menjëherë pas saj, gjithë shtypi u mbush me lajmin e rremë se “Haxhi Baçinozi u vra sepse kishte borxhe”!

Në fakt Haxhi Baçinozi, ish i burgosur politik nga regjimi komunist, u vra sepse do të dëshmonte për krimet e një kryepolici në burgun e Spaçit që torturonte të burgosurit.

Kryepolici i diktaturës, Edmond Caja që prej gati 30 vjetësh është shtetas i Gjermanisë e do të përballej me dëshmitarin Haxhi Baçinozi, sot duhej të ishte i dyshuar kryesor për ndikim në vrasjen e viktimës që e torturonte në burgjet komuniste dhe që u vra pa dëshmuar.

Vrasja e Haxhi Baçinozit tregoi fuqinë që kanë sot në shtetin shqiptar ish Sigurimsat dhe nëntoka e ish regjimit diktatorial që i ka duart të lyera me gjak viktimash. Haxhi Baçinozi tentoi të dëshmonte të vërtetën e krimeve të diktaturës dhe u vra barbarisht.

Po ta shohësh nga hierarkia, Agron Tufa është shumë më i rrezikuar se Haxhi Baçinozi, tashmë i vrarë, pasi institucioni që drejtonte ai, e fuste në shina shtetërore zbardhjen e krimeve të diktaturës që shoqëron dekomunistizimin.

Jam dëshmitare se Agron Tufa ka gati 3 vjet që kërcënohet në mënyrë permanente nga vetë shteti dhe nga media që ka në dorë ish Sigurimi.

Spartak Braho, deputet i Partisë Socialiste (PS), njëri nga ata që udhëheq këtë linçim publik të Agron Tufës është një ish gjyqtar i kohës së diktaturës që ka dhënë dënime me vdekje; Sabit Brokaj, ish minister i diktaturës dhe ish deputet e ish minister i mbrojtes i PS shkon deri aty sa e kërcënon Agron Tufën, se do ta ndjekë këmba këmbës për t’ja shkatërruar jetën.

Pra njerëz të shtetit shqiptar të lidhur me ish regjimin totalitar po e përndjekin Agron Tufën edhe kur ky u largua nga Shqipëria. Agron Tufa i detyruar paraqiti dorëheqjen tek krerët më të lartë të shtetit, të cilët, sa ishte Agroni aty, nuk ndërmorën asnjë masë sigurie jete as për të dhe as për familjen. Pra, Agron Tufa u përball i vetëm me falangat e skuadroneve të ish Sigurimit, që janë pjesë e shtetit dhe e pushtetit, pa marrë parasysh se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s!

Sabit Brokaj, shkon deri aty, sa kërkon që Ambasada e Shqipërisë në Bernë të bëjë gjithçka që “Agron Tufa të mos e marrë statusin e azilantit politik në Zvicër”.

Ja çfarë shkruan Sabit Brokaj ekzaktësisht: “Unë i pari, (dmth Sabit Brokaj – shpjegimi im – E.B.) por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…. Prandaj ambasada jonë në atë vend, por edhe ambasada zvicerane në vendin tonë, duhet të ngrenë alarmin dhe të mos i japin strehë një njeriu të tillë. Ua bëj këtë apel këtyre ambasadave publikisht. Por edhe vendeve të tjera ku ai mund t’ia mbathë sërish .”

Shikoni sa kriminale është thirrja e Sabit Brokajt! Po të ishte Shqipëria shtet demokratik, prokuroria do të duhej ta merrte nën hetim menjëherë!

Natyrisht Ambasada e Zvicrës në Tiranë nuk ndikohet nga histeri e tillë kriminale e tipit të Sabit Brokajt. Mjafton të kujtoj se Zvicra i dha azil politik Dritan Zaganit, ditën që Edi Rama, me kostum kryeministri, vuri këmbën në Konfederatën Helvetike në vizitë zyrtare, ndërsa qeveria e tij e kishte shpallur Zaganin “most wanted”.

Sa për Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, më duhet të hedh dritë se prej vitit 1997, ajo drejtohet nga njerëz me lidhje eksplicite me ish diktaturën që kanë vijuar karierën në tranzicion pa u konvertuar kurrë!

Të mbetur të pakonvertuar prej urrejtjes, do të thotë që viktimat e diktaturës të vijojnë edhe sot t’i trajtojnë sikur regjimi totalitar, pra si armiq të komunizmit dhe të komunistëve.

Unë dhe bashkëshorti im Skënder Buçpapaj, të dy shkrimtarë, gazetarë dhe botues kemi përvojë personale prej falangave të ish diktaturës që gjatë këtij tranzicioni gati prej tre dekadash janë të integruara në të gjitha qelizat e shtetit shqiptar deri në krye të Ambasadave duke minuar demokratizimin e vendit .

Ambasada e Shqipërisë në Bernë ka patur Ambasador Leontiev Çuçin, ish anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë (KQPPSH) dhe ministër i kohës të Ramiz Alisë, më pas deputet i PS i emëruar nga kjo forcë politike.

Ambasada e Shqipërisë në Bernë ka patur për dy mandate rresht Ambasador Mehmet Elezin, ish kryeçensor i diktaturës dhe kandidat i KQPPSH, i cili ka vijuar në Zvicër kursin e vjetër kur e mbronte me fanatizëm vijën e Partisë të Punës nga ndikimet e ideologjisë borgjeze dhe bartësit e saj. Mehmet Elezi ishte emëruar Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Bernë direkt nga Sali Berisha. Mehmet Elezi nuk kishte asnjë atribut moral që ta meritonte këtë post, bile nuk ishte as eksponent i Partisë Demokratike.

Qendrimi armiqësor dogmatik që shfaros pluralizmin dhe nuk i toleron zyrtarët publikë apo gazetarët të përmbushin misionin e tyre sipas standarteve të Perëndimit shprehet në dy mënyra: Ose si Sabit Brokaj dhe Spartak Braho kundër Agron Tufës, ose duke aplikuar nga Ambasadat luftë të heshtur, ku të dy metodat i shërbejnë varrosjes të sistemit demokratik.

Ambasada e Shqipërisë në Bernë me largimin e Mehmet Elezit drejtohet nga Ilir Xhelil Gjoni, pra i biri i një eksponenti të njohur të diktaturës dhe nipi i Hysni Kapos, numri dy i nomenklaturës diktatoriale komuniste.

Në dhjetor të vitit 2013 i kam drejtuar një letër të hapur Presidentit të Republikës të Shqipërisë Bujar Nishani që të mos e dekretonte Ilir Xhelil Gjonin, jo se kisha fakte kundër tij, por e shihja të mjaftueshme që kishte lidhje të forta gjaku me ish regjimin dhe nuk ishte distancuar prej tij. Mblodha edhe shumë firma dhe ia paraqita edhe këto Presidentit Bujar Nishani, i cili nuk i mori parasysh dhe e dekretoi Ilir Xhelil Gjonin, ndërsa i njëjti Bujar Nishani nuk do të dekretonte Ambasador në Vatikan një ish të burgosur politik si shkrimtari i njohur Visar Zhiti.

Ambasadorët me skeletë në dollapë kanë mbetur të njëjtë sikur në ditët e egra të diktaturës. Nëpër Ambasada ata kanë vijuar luftën kundër “armiqve” të ish regjimit diktatorial, duke përdorur lloje të tjera vrasjesh.

Natyrisht Zvicrën nuk e bëjnë dot kurrë Shqipëri, por duke shpërdorur detyrën e zyrtarit të lartë publik ata shkaktojnë dëme të pallogaritëshme, duke përçarë komunitetin e duke sjellë e mbjellë frymën e luftës të klasave kur diktatura e konsideronte diasporën Mërgatë Qyqesh.

Dorëheqja e Agron Tufës nga detyra pas tre vjet linçimi është kambanë alarmi.

Kur Agron Tufa është larguar nga Shqipëria, më tepër se kurrë, sot bëhet i nevojshëm demokratizimi i vërtetë i Shqipërisë që si kusht sine qua non kërkon dekomunistizimin e shtetit.

Po të analizohet kariera e ish eksponentëve të diktaturës në tranzicion si Spartak Braho e Sabit Brokaj me shokë apo e trashëgimtarëve të ish regjimit, do të vihet re se rrëzimi i diktaturës nuk ka ndikuar aspak negativisht dhe nuk ua ka prishur aspak karierën e shkëlqyer  si zyrtarë publikë as bijve të ish- nomenklaturës, pa kurrëfarë merite,  as ish Sigurimsave apo personave që me firmën e tyre direkt apo indirekt jane pushkatuar njerëz të pafajshëm.

Mjafton të shohësh karrierën e shkëlqyer politike të Ilir Xhelil Gjonit pas 1992, për të parë se në Shqipëri nuk ka ndryshuar asgjë.

Prej 1992, Ilir Xhelil Gjoni ka qenë deputet i PS, Ministër i Brendshëm dhe Ambasador, ndërkohë që ka bërë specializime në vendet e BE dhe SHBA, ndërsa viktimat e regjimit diktatorial janë endur nëpër botë për të gjetur një strehë. A ka cinizëm më të madh!

Kur iu drejtova Presidentit të Republikës me Letër të Hapur, nuk e paragjykova Ilir Xhelil Gjonin, por kisha parasysh standartet etike të një shteti demokratik. Ilir Xhelil Gjoni nuk kishte merita personale, ai ishte i zgjedhur politik, por që nuk i kishte denoncuar kurrë krimet e diktaturës dhe nuk ka treguar kurrë me veprime se është konvertuar, pra ka mbetur në shekullin e shkuar.

Kjo është situata dramatike që mbretëron në shtetin shqiptar dhe ambasadat e këtij shteti!

Dekomunistizim do të thotë të prishet kjo “status quo”. Agron Tufa u përpoq që, duke respektuar standardet Perëndimore, t’i aplikonte ato standarte edhe në Shqipëri, çka ishte mision i pamundur.

Dekomunistizim nuk do të thotë t’i shpallësh armiq luftëtarët e luftës Antifashiste sikur spekulojnë kërcënuesit e Agron Tufës, por të pastrosh sistemin nga figura të përlyera sikur veproi Gjermania menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore kur bëri denazistizimin.

Një vend anëtar i NATO-s nuk duhet që të ketë në pikat kyçe të institucioneve të shtetit njerëz me lidhje eksplicite me të shkuarën dhe të pa distancuar nga krimet kundër njerëzimit që ka kryer regjimi totalitar.

Lind pyetja e përse nuk vijnë në krye të shtetit shqiptar, përfshi edhe në krye të Ambasadave njerëz me bindje politike qofshin të majta apo të qendrës, por që janë figura të pastra dhe të respektuara ?

Lind pyetja e përse në historinë kontemporane, ku jemi të gjithë dëshmitarë, të pas rrëzimit fake të diktaturës, shtetin e kanë në dorë të njējtët njerëz ose me lidhje me regjimin totalitar ose me skeletë në dollapë ose të lidhur me mafien?

Kjo është situata dramatike në Shqipëri dhe ngjan e pashpresë!

Këtë e tregon edhe akti i dorëheqjes i Agron Tufës, i cili deri në minutën e fundit si Drejtor i ISKPK, shërbeu me dinjitet, duke patur si kauzë standartet Perëndimore të sistemit, ku dekomunistizim do të thotë themele të shëndosha të shtetit të së drejtës, që të garantojë jetë të denjë për qytetarët, pa marrë parasysh preferencat politike.

Por lufta e shtetit, (se Spartak Braho dhe Sabit Brokaj me shokë identifikohen me vetë shtetin shqiptar) ndaj një personi të vetëm, që është Agron Tufa tregon se në çfarë degrade ndodhet sot Shqipëria! Është e patolerueshme që Spartak Braho dhe Sabit Brokaj me shokë të jenë shtetarë të një vendi anëtar i Aleancës Veri-Atlantike.

Degrada bëhet edhe më kritike kur shtypi i lirë në Shqipëri është nën pranga. Dhe pa shtyp të lirë e të pavarur nuk mund të pretendohet për ndryshime.

A do të ketë drejtësi për Haxhi Baçinozin që në diktaturë e mbajtën të burgosur nën tortura ndërsa në vitin 2019 e njëjta diktaturë e vrau në sy të të birit!

Kujtoj Zërin e Amerikës më 1990-1992 se si i trimëroi Shqiptarët.

Shqiptarët sot janë të varfër, të mjeruar, pa shtet të së drejtës dhe të frikësuar.

I gjithë populli është vulnerabël, elitat janë vulnerabël. Agron Tufa i trimëronte shqiptarët! Kriminelët me pushtet, (ish segmente të diktaturës), në një shtet anëtar të NATO-s e detyruan Agron Tufën që të largohet dhe tani e kërcënojnë se do ta ndjekin këmba këmbës deri në Zvicër apo kudo që të kërkojë strehë !

Le të mendojë secili si për veten e tij, nëse nuk ka një vend pune, nëse nuk e ka strehën e sigurt, nëse nuk ka drejtësi, a mund të jetojë në atë vend?

E vërteta është se Agron Tufa, qoftë edhe një njeri i vetëm i tronditi dhe ua luajti themelet kriminelëve me pushtet. Agron Tufa u përpoq e bëri gjithçka që të ndryshonte diçka dhe si përgjigje mori linçimin nga falangat me ndërgjegje të pistë, të ndyrë gjatë diktaturës që sot vijojnë të kenë pushtetin dhe synojnë ta mbajnë me çdo kusht duke i fshehur krimet e diktaturës dhe duke kryer krime të tjera.

Një popull vulnerabël kërkon energji pozitive, kërkon që të ketë mijra si Agron Tufa; por kur vendit i ikën edhe një i vetëm, atëherë çfarë do të bëhet me këtë vend?

SHHK “Salih Çekaj” në Zvicër, shoqata më emblematike e mërgatës tonë – Nga Florim Zeqa

Në vigjilje të 10 vjetorit të themelimit, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër, të shtunën e 23 nëntorit 2019 në Büron, mbajti manifestimin tradicional dhe jubilarë, të dhjetin më radhë të “Darkës së Lamës”, në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror, me një pjesëmarrje enorme të bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e shtetit zviceran, nga Gjermania, Italia dhe Kosova.

Si zakonisht manifestimi filloj me intonimin e hymnit dardan „Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë“, i pasuar me monologun “Zogu i Diellit” nga Din Mehmeti, interpretuar në mënyrë briliante dhe në nivel të lartë artistik nga moderatori Qamil Çekaj, sekretar i shoqatës “Salih Çekaj”.

Pas intonimit të hymnit, moderatori i këtij aktiviteti, z. Qamil Çekaj në emrin e tij personal dhe të kryesisë i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, duke ju uruar mirëseardhje mysafirëve të kësaj mbrëmje, si: Smajl Çekaj vëlla i heroit Salih Çekaj, Sylejman Kollçaku (ndihmës i ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi dhe zv. komandant i Zones Operative të Pashtrikut, grupin e oficierëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në krye me oficierin e karrierës Jahir Maleta, analistin Florim Zeqa nga Italia, fotografin dhe kameramanin Reshat Murati nga Gjermania, si dhe mysafirin e ardhur enkas nga Kosova, ushtarin e Koshares legjendare, Bekë Osmanaj, bashkëpunëtor dhe përfaqësues i shoqatës “Salih Çekaj” për Kosovë, pastaj Daniel Rosaj, përfaqësues i shoqatës “Nënë Tereza” në Zvicër së bashku me anëtarët e kryesisë, Besnik Rraci, përfaqësues i Muzeut të Kosovës dhe zonja Ylfete Fanaj, nënkryetare Parlamentit të Kantonit të Lucernit.
Në ndërkohë, tubimit ju bashkangjit edhe Hysen Çekaj, djali i kryeheroit të Kosovës Salih Çekaj.

Pas prezentimit të mysafirëve, moderatori për një fjalë rasti e ftoi kryetarin e shoqatës “Salih Çekaj”, z. Xhemajl Haxhiu, i cili i përshendeti edhe një herë pjesëmarrësit dhe mysafirët e kësaj mbrëmje, për të vazhduar më pas me historikun e Darkës së Lamës, duke shtuar se Darka e Lamës është festë e moçme sipas traditës shqiptare e rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti Rugova.
Në Vazhdim, për prezantimin e raportit vjetor të aktiviteteve humanitare të shoqatës, fjala ju dha arkëtarit të shoqatës, z. Lush Mulaj, i cili në mënyrë të detajuar i njoftoj anëtarët e shoqatës për shumat e grumbulluara dhe ato të ndara për nevojat e bashkatdhetarëve, nga të cilat ia vlenë të veqohet ndihma prej 100 mijë eurove për nevojat e Spitalit të Bajram Currit në Shqipëri dhe shuma tjera të konsiderueshme për ndërtimin e shtëpive, shërimin e të sëmuarëve, bursa për student, për botimin e Monografisë për Salih Çekaj si dhe sponsorizimin e videoklipit të vëllëzërve Alimusaj, kushtuar heroit Salih Çekaj dhe shumë ndihma tjera për bashkatdhetarët tonë në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare.
Në fund, Lush Mulaj i permendi me emra dhe i falenderoj të gjithë sponsorët e “Darkës së Lamës”.

Më pas, para të pranishmëve u ftuan këngëtarët e mirënjohur në mërgatën tonë, vëllëzërit Sami e Avni Alimusaj me këngën premierë “Fol o Salih Çeku”, e cila u përcjellë me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.

Pas kësaj kënge të bukur, me nga një fjalë rasti prezentuan: Smajl Çekaj, analisti Florim Zeqa, oficieri Sylejman Kollçaku i cili ndau evokime nga takimet me heroin Salih Çekaj, duke e vlerësuar lartë figurën e tij, si njeri fjalë pak e punë shumë.
Me ketë rast, shoqata “Salih Çekaj”, i ndau një dhuratë të veçantë oficierit Sylejman Kollçaku, një punim artistik me figurën e Salih Çekajt, të cilën ia dorëzoi arkëtari Lush Mulaj. Por e gjitha nuk përfundoj me kaq, edhe “Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë” në Zvicër e kishte përgatit një mirënjohje për kolonelin Sylejman Kollçaku, të cilën ia dorëzoj kryetari Abas Fejzullahu.

Shoqata “Salih Çekaj” në këtë 10 vjetor të themelimit të saj e kishte përgatitë një dhuratë të veçantë për veprimtarin Selman Mulaj, e cila ju dorëzua djalit të tij, Labinot Mulaj si dhe ndau dy mirënjohje për veprimtarët Sefedin Vokshi dhe Driton Alimusaj.

Në vazhdim fjala ju dha veprimtarit të dëshmuar të çështjes kombëtare, Hamëz Morina, i cili foli për librin monografik me titull: “Kontributi i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës në shtetformimin e Kosovës”, me autor: Dr.Sadik Krasniqi dhe Mr.Besnik Besnik Rraci, i cili u ekspozua gjatë Darkës së Lamës.
Mirënjohjen që kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri i cili kishte ndarë shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, luftëtari i Koshares dhe veprimtari nga Kosova, Bekë Osmonaj ia dorëzoi kryetarit Xhemajl Haxhiu.

Pjesa më kulmore e Darkës së Lamës ishte shtruarja e “Sofrës Dardane” me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, të përgatitura nga gratë, nënat dhe motrat tona, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me xhelozi traditën e gatimit të ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.
Bashkimi i grupit të burrave rreth sofres së bekuar dardane, ishte simbolika e unifikimit të gjakut të pastër dardan, e bashkimit të shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.
“Darka e Lamës” në Büron, ishte më e veçantë dhe më madhështore sesa herave të tjera, ku në ballë të “Sofrës Dardane” qëndronin veprimtarë dhe atdhetarë të njohur në Zvicra, Gjermania, Italia dhe Kosova.
Kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve për rreth, si Gjermania, Italia, etj.

Pastaj u vazhdua me programin muzikor me këngëtarët e rinjë, por shumë të talentuar, vllëzërit Arbnor dhe Rrezar Kuqi, këngëtarin Gëzim Jaha dhe vëllëzërit Alimusaj.
Padyshim, pjesa më kulmore dhe më ekzaltuese ishte këndimi i përbashkët rreth Sofres Dardane, me këngët autoriale të vëllëzërve Alimusaj për kryeheroin Salih Çekaj dhe presidentin historik Ibrahim Rugova.
Progarmi muzikor me këngë e vallëzim të përbashkët vazhdoi deri pas orës 23, kur edhe u përcjellën mysafirët sipas zakoneve dhe traditave tona nga anëtarët e kryesisë së shoqatës.

Në mesin e mbi 500 pjesëmarrëve në këtë manifestim, prezent ishin edhe Arbër Gashi (veprimtar), Haki Latifi (veprimtar), Vesel Xhaferi (fotograf dhe veprimtar), Tahir Buqolli (nënkyetar i degës së LDK-së në Gjermani) dhe shumë të tjerë.

Shoqata Humanitare dhe Kulturore ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet të lartë njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari.

Meritat për sukseset e pandalshme të shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër i takojnë edhe bashkëluftëtarit të heroit Salih Çekaj, z. Saim Tahiraj, themeltar dhe kryetar nëntë vjeçar i shoqatës, tanimë kryetar nderi i shoqatës, i cili gëzon respektin e madh dhe autoritetin e pakontestuar, si personalitet unifikues me vlera të larta kombëtare.
Kështu pra, sukseset dhe puna kolosale dhe vlerëmadhe humanitare e shoqatës janë rezultat i një pune ekipore të kryesisë, anëtarëve dhe donatorëve, ku që të gjithë së bashku, kanë bërë që shoqata ta bartë me krenari emrin e kryeheroit kombëtar Salih Çekaj.
Jo vetëm kaq, me punën vlerëmadhe dhe transparencën e plotë në veprime, shoqata “Salih Çekaj”, e ka fituar besimin e mërgatës edhe jashtë kufijve të shtetit zviceran, duke kaluar edhe përmasat e një shoqate, për të marrë keshtu formën e një institucioni të përgjegjshëm që kujdeset dhe ndihmon bashkatdhetarët në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, duke u bërë shëmbulli më i mirë i organizimit dhe sinonim i unitetit në mërgatën shqiptare.
Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” krahas ndihmave të pakursyera për bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë po e bënë edhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore siq është “Darka e Lamës”, e ripërtërirë për herë të parë nga ana e saj në diasporën shqiptare, festë kjo e lashtë iliro-dardane e cila ishte rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
Si rezultat i kësaj, sot shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, konsiderohet shoqata më e organizuar dhe më unike, më humanitare dhe më emblematike në mbarë diasporën shqiptare.
Prandaj, respekti u takonë drejtuesve, aktivistëve, veprimtarëve, sponsorëve, donatorëve dhe anëtarësisë së gjërë, që e ngriten në piedestalin më të lartë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër.
Zoti i bekoftë shpirtërat human të mërgatës sonë!

P.S. Fotograf: Reshat Murati dhe Vesel Xhaferi

Leter publike kryeministrit te pandershem te Shqiperise Edvin Kristaq Rama – BEJE TAKSEN RRUGES HUMANE Nga Sabit Gecaj

Letre publike kryeministrit te pandershem te Shqiperise Edvin Kristaq Rama

BEJE TAKSEN RRUGES HUMANE

Shume i pandershmi kryeminister i Shqiperise, Edvin Rama!

Me rastin katastrofes humanitare e njerezore, qe ka kapluar Shqiperine, pas goditjes se termeteve te fundit atje, meqerast jane humbur shume jete njerezish dhe eshte shkaterruar nje pjese e konsiderueshme infrastruktures banesore, ne disa vendbanime shqiptare!

Kjo gjendje para shqiptareve, kudo qe jane ata, ka shtruar kerkesen imediate te solidaritet nacional! Shqiptaret, po e shprehin solidaritetin, dhe demonstrojne ne praktike gjithe keto dite ne menyre te shkelqyeshme.

Por kjo eshte pak, sepse nevoiten edhe ide e perkrahje te tjera institucionale, sikur ishte ta zeme, ajo e Qeverise se Republikes se Kosoves per ndarjen e gjyse milioni euro, per situaten, e cila duhet te rritet diteve ne vijim, sepse aq sa u tha eshte simbolike!

Une kam nje ide te vogel, 5 vjeçare, e cila kujtoj se do te mjaftonte per riparimin e shumices se demeve infrastrukturore te kesaj katastrofe nacionale!

Ju bej thirrje qe te merrni vendim, qe te gjitha parat e mbledhjra,- plaçkitura nga taksa Edvin Rama, per shqiptaret e Kosoves, qe e vizitojne Shqiperine, te destinohen per sanimin e demeve te familjeve te atakuar nga termeti!

Afari i ketij vendimi duhet te zgjase 5 vite, dhe keshtu e ne kete menyre, hipokrizia e vendimit tuaj, apo mospezullimi i takses menjehere pas kesaj katastrofe gjitheshqiptare, do te quhej e ligjeshme, dhe ne aspektin njerezor humane!

Te fala nga nje poet pa shtet!

Bit Gecaj