VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fenerbahçe merr futbollistin shqiptar Vedat Muriqi

By | July 7, 2019

Komentet

Juventus – Inter pa tifozë, nga shkaku i koronavirusit

Gjashtë ndeshje të xhiros së 26-të të Serisë A do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, pa tifozë në stadiu, përfshirë këtu derbin e së dielës mes Juventusit dhe Interit në Allianz.

Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora ka konfirmuar se ndeshjet e fundjavës në Serie A, që ishin planifikuar të zhvillohen në zonat e prekura nga koronavirusi, do të zhvillohen pa tifozë në stadium, transmeton Gazeta Express.

“Masat janë tashmë të vendosura. Fillimisht janë ndalur eventet deri të dielën në zonën e Lombardisë, Venetos dhe Piedmont. Tani, ne e kemi zgjeruar zonën edhe në Friuli Venezia Giulia, Emilia Romagna dhe Liguria”, ka thënë Spadafora.

“Në këto regjione, eventet sportive mbeten të ndaluara. Ndërsa, për disa evente e kemi lejuar zhvillimin prapa dyerve të mbyllura, pa tifozë”.

Ministri i Sportit ka zbuluar se ndeshjet e tjera do të vazhdojnë normalisht, pasi që pjesa tjetër i Italisë nuk ka rrezik serioz nga koronavirusi dhe s’ka nevojë të ndërmerren këto masa.

Kjo do të thotë se ndeshja e shumëpritur mes Juventusit dhe Interit do të luhet pa praninë e tifozëve. Interi do ta zhvillojë edhe ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Ludogorets, të dielën, pa tifozë.

Gjashtë ndeshjet e Serisë A që do të zhvillohen pa tifozë në stadium:

Udinese-Fiorentina (Të shtunën)

Milan-Genoa (Të dielën)

Parma-SPAL (Të dielën)

Sassuolo-Brescia (Të dielën)

Juventus-Inter (Të dielën)

Sampdoria-Hellas Verona (Të hënën)

Dillian Whyte: Ma sillni Furyn ta bëj copa-copa

Dillian Whyte beson se kampioni Tyson Fury do të përpiqet ta shmangë meçin për titull mandatar në WBC, por është zotuar se do ta bëjë copa-copa britanikun nëse ai pajtohet për të bërë betejë.

Britanikut i është mohuar një luftë e shumëpritur me Deontay Wilderin, pasi Fury e shkatërroi plotësisht amerikanin për titull në kategorinë e rëndë në WBC të dielën në Las Vegas, duke fituar me ndërprerje në rundin e shtatë, transmeton Gazeta Express.

Fury është në pritje të shohë nëse Wilder do ta ushtrojë të drejtën për rimeç të menjëhershëm, siç janë pajtuar palët në marrëveshjen për meçin e fundit, derisa flitet po ashtu se 31-vjeçari mund të luftojë kundër Anthony Joshuas për titullin e të padiskutueshmit të botës.

Por Whyte thotë se ai e meriton shansin për të luftuar për titull në WBC tani.

“Dëgjoni, unë duhet të jem kundërshtari i tij i radhës, pavarësisht se çfarë mendon ai, apo çfarë mendon Anthony Joshua”, ka thënë Whyte, të cilit tashmë i është garantuar mundësia për të luftuar për titull në WBC në shkurt të 2021-s.

“E meritoj, sepse kam punuar zellshëm për ta pasur rastin për të luftuar për titull dhe unë po vazhdoj të luftoj dhe ta rrezikoj pozitën time. Jam pretendenti numër një për vite me radhë. Kam bërë gjithçka që më është kërkuar, prandaj është radha ime”, shtoi ai.

“Nuk habitem nëse ata i kanë nisur bisedimet për një meç me Joshuan. Fury nuk do të përballet me mua, përveç nëse gjendet në një pozitë ku i duhet të përballet me mua”, vazhdoi Whyte.

Whyte është i bindur se mund ta mposhtë Furyn.

“Të gjithë do të thonë: ‘Ai sapo e rrahu Wilderin’. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Ky është boks dhe Tyson e di se unë mund ta rrah atë. Fury e lëviz kokën mirë, por ai ka trup shumë të madh. E godet në trup dhe kështu e dërrmon. Nëse e godet mjaft fuqishëm dhe mjaft vazhdueshëm në trup, atëherë e thyen në dysh”, përfundoi ai.

Shtyhen 3 ndeshje të Serie A të Italisë për shkak të koronavirusit

Për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) janë shtyrë 3 ndeshje të cilat ishin planifikuar të luheshin sot në Ligën e parë të futbollit (Serie A) të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Hellas Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria, të cilat ishin planifikuar për t’u luajtur sot, janë shtyrë për një datë tjetër pas pezullimit të të gjitha aktiviteteve që do të zhilloheshin sot në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

Drejtori i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli në një konferencë për media tha se deri më tani epidemia Covid-19 në Itali është regjistruar tek 79 persona, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkohë që 1 person në Romë është shëruar dhe se është pozitive situata për 76 të tjerët.

Tyson Fury e ka mahnitur mbrëmë botën e boksit (video)

Tyson Fury e ka mahnitur botën e boksit me një paraqitje të mrekullueshme nw meçin për kampion bote në kategorinë e rëndë, duke e rrezuar nga froni pas plot pesë vjetëve Deontay Wilderin të shtunën Las Vegas.

Fury e rrëzoi në dysheme Wilderin dy herë në raundet tre dhe pesë, para se ekipi i kundërshtarit të vet amerikan ta hidhte peshqirin në ring në raundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin, raporton Gazeta Express.

Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo raund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën.

Fury dhe Wilder qenë ndarë baras në meçin e parë mes tyre dhe britaniku tani mbetet i pamposhtur duke e fituar titullin në WBC.

Fury bëri gjithçka që kishte premtuar para këtij meçi, duke e zhvilluar stilin e vet të lojës për ta dominuar në çdo aspekt Wilderin, i cili kishte qenë i pamposhtur derisa ekipi i tij e hodhi peshqirin në ring në raundin e shtatë.

Pas meçit, Wilder e pranoi se Fury ishte i mirë, por shfaqi zhgënjimin me ekipin e vet për ndërprerjen e meçit.

“Boksieri më i mirë fitoi sonte, por ekipi im e hodhi peshqirin edhe pse unë isha i gatshëm ta fitoja meçin”, shtoi Wilder.

“Ndodhi çfarë ndodhi, nuk mund të arsyetohem sonte. Vetëm sikur ekipi im të më lejonte ta fitoja meçin. Unë jam luftëtar. Ai bëri një paraqitje të madhe sonte por ne do të rikthehemi më të fortë”, theksoi ai.

Britaniku Fury beson se Wilder është luftëtar dhe do të kërkojë një meç tjetër, i cili do të ishte i treti mes tyre.

“E di që ai është luftëtar dhe do të kërkojë luftë”, tha Fury pas meçit.

“Të gjithëve që kanë vesh u pata thënë se Gypsy King do të rikthehej në fron”, tha Fury.

“Të gjithë më nënvlerësuan, por unë jam shkatërrues. S’është keq për dike me grushte si jastëk”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Alarmi coronavirus, Italia ndalon dhjetëra ndeshje futbolli! Preket edhe liga profesioniste

Në Itali prej disa ditësh janë regjistruar rastet e para me coronavirus, madje edhe viktimat e para. Zona më e preur është provinca e Lodit në Lombardi, por raste të tjera janë shënuar dhe në qytete të tjera, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Federatat sportive në vend kanë ndalur aktivitet. Shumë ndeshje në volejboll dhe basketboll janë pezulluar sikundër edhe aktiviteti në ligat rajonale në futboll, teksa bëhet fjalë për rreth 88 takime.

Por edhe futbolli profesionist është prekur nga frika e coronavirusit. Takimi Askoli-Kremoneze është shtyrë pasi në Kremona, qytet në Italinë e Veriut, është identifikuar rasti i parë me virusin vdekjeprurës.

FFK thotë se prindërit e futbollistit serb Ilija Iviq janë përjashtuar nga puna

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është “i tronditur me lajmin e mësuar nga drejtuesit e Klubit Futbollistik “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna”.

Komiteti pretendon se nëna e futbollistit Iviq që ka punuar shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, dhe babai i tij – punëtor i arsimi, janë përjashtuar nga puna për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.

“KE i FFK-së e dënon ashpër këtë akt qyqar të ndërmarrë nga drejtues të institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të sistemit paralel serb, e që për qëllim kanë futjen e frikës tek bashkëqytetarët tanë serb, të cilët e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e saj edhe në futboll”, thuhet në komunikatë.

Ilija Iviq është futbollisti i parë nga komuniteti serb, që ka pranuar të luajë për ekipet e Kosovës.

Në një intervistë për mediat e Kosovës, ai ka thënë se ka qenë pjesë e ekipit “Flamurtari” për tri vite dhe se është pritur shumë mirë nga të gjithë.

Federata e Futbollit të Kosovës duke komentuar angazhimin e futbollistit serb klubin kosovar thotë se “asnjëherë nuk i shikon futbollistët në baza kombësie, racore, përkatësie etnike apo fetare, por gjithmonë do të jetë e përkushtuar që t’i ftojë në kombëtaret e saj zinxhir futbollistët më meritorë”.

FFK-ja kërkon nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese. rel

Ekipet gjermane të futbollit do të veshin fanella kundër urrejtjes e racizmit

Berlin

Ekipet e futbollit në Kategorinë e tretë të Gjermanisë do të veshin fanella speciale kundër urrejtjes, racizmit dhe diskriminimit këtë fundjavë pas sulmit terrorist racist në Hanau dhe abuzimit racist në kampionat një javë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se pothuajse të gjitha ekipet e divizionit, gjyqtarët dhe fëmijët që shoqërojnë lojtarët në fushë do të veshin fanella me moton “kartoni i kuq për racizmin”.

Gjithashtu do të mbahet një minutë heshtje dhe do të vendosen lule për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Hanau, ku një gjerman i armatosur i të djathtës ekstreme vrau nëntë persona me prejardhje të huaj.

“Ne qëndrojmë së bashku kundër kujtdo që sulmon vlerat tona”, tha presidenti i federatës gjermane Fritz Keller, duke iu referuar reagimit të tifozëve kur një përkrahës i Preussen Münster brohoriti si majmun ndaj mbrojtësit të Würzburger Kickers, Leroy Kwadwo të premten e kaluar.

Tifozët e Münster brohoritën: “Nazistët jashtë! Nazistët jashtë! ” duke detyruan tifozin të largohej.

“Reagimi dhe uniteti i tifozëve, si dhe klubeve është mbresëlënëse, ashtu që menjëherë pas episodit të turpshëm në Münster dhe tani, sa i përket vazhdimit të luftës kundër racizmit”, tha Keller.

Federata Gjermane e Futbollit përshkroi sulmet fatale në Hanau si “një sulm ndaj bindjeve tona më të thella dhe me këtë edhe ndaj vetvetes”.

Mundësi i Kosovës, Egzon Shala siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Mundësi Egzon Shala kualifikohet me normë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen gjatë verës që vjen në Tokio të Japonisë

Ka ardhur zyrtarisht norma e parë Olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Federata Botërore e Mundjes ia ka dërguar sot presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, normën Olimpike për mundësin Egzon Shala.

Shala kishte dalë i shtati në Kampionatin Botëror të mundjes, të mbajtur në Astana të Kazakistanit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa gjashtë të parët ishin kualifikuar në Tokio 2020.

Njëri nga kjo gjashtëshe, sipas Federatës Botërore të Mundjes, ka shkelur rregullat e antidopingut.

“I nderuari President. Pas një shkelje të rregullave të antidopingut gjatë Kampionatit të fundit botëror të garuesit Nur Sultan të Kazakistanit, kam kënaqësinë të ju informoj se garuesi juaj, Egzon Shala (kategoria -125 kilogramë), ka fituar një vend kualifikues për Komitetin Olimpik të Kosovës”, thuhet në e-mailin e Michel Dusson, sekretar i përgjithshëm i Federatës Botërore të Mundjes.

Është kjo norma e parë zyrtare e fituar për vendin tonë për Lojërat Olimpike.

Brenda normës Olimpike ndodhen edhe pesë xhudistë, të cilët pritet të konfirmohen në muajin maj 2020, kur përfundon cikli kualifikues.

Lojërat Olimpike mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokyo të Japonisë. /Gazeta Express/

Japoni, koronavirusi nuk rrezikon mbajtjen e Lojërave Olimpike

Tokio

Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore në Tokio këtë vit, në takimin me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), përsëritën mesazhin e tyre të qartë se përhapja e koronavirusit në Kinë nuk do të parandalojë mbajtjen e lojërave olimpike, raporton Anadolu Agency (AA).

Yoshiro Mori, kryetari i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, theksoi se ata nuk po mendonin për anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike. “Më lejoni ta sqaroj këtë”, tha Mori.

Olimpiada do të hapet në pak më shumë se pesë muaj, kurse zjarri me flakën olimpike muajin e ardhshëm fillon rrugëtimin nëpër Japoni, që është një sinjal i qartë se ngjarja më e madhe sportive në botë është gjithnjë e më afër.

Megjithëse në Japoni nuk janë raportuar raste të vdekjes që i atribuohen virusit të ri, zyrtarët e Tokios dhe KON-it qartë ishin të shqetësuar. Ndër zyrtarët në takimin në Tokio ishte Dr. Richard Budgett, drejtor i KON-it i për mjekësi dhe kërkime shkencore.

Javën e kaluar, Toshiro Muto, drejtori ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojërave, tha se ai shqetësohej seriozisht se përhapja e koronavirusit mund të rrezikonte vrullin olimpik. Sidoqoftë, një ditë më vonë ai tha që ishte i sigurt se lojërat do të zhvilloheshin.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, gara e kampionatit në Formula 1 u anulua të mërkurën, e planifikuar të zhvillohej në prill në Shanghai.

Legjenda braziliane Pele “ka turp” të dalë nga shtëpia

Stamboll

“I turpëruar” për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, legjenda braziliane e futbollit Pele shmang largimin nga shtëpia, bëri të ditur djali i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ai është në siklet, nuk dëshiron të dalë, të shihet”, tha në një intervistë për TV Globo djali i tij Edinho, duke shtuar se sulmuesi në pension nuk mund të “ecë siç duhet”.

Si tri herë fitues i Kupës së Botës, Pele është një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave.

Ish-futbollisti 79-vjeçar aktualisht vuan nga problemet në këllk.

Paraqitjet e tij të fundit publike ishin në një karrige me rrota.

VIDEO- Më mirë se Ronaldo, nota 8 për Kumbullën: Fenomenal, ja pse e kërkon gjysma e Europës

Sistemi VAR I anuloi golin për një pozicion jashtë loje milimitrik, ndërsa në pjesën e dytë detyron Bonuccin të prekë topin me dorë për 11-metërshin që i dha Veronës fitoren e madhe me përmbysje 2-1 kundër Juvntus. Marash Kumbulla ishte protagonist absolut në mbrëmjen e madhe të veronezëve, duke marrë vlersimin maksimal nga mediat italiane.

Këto të fundit I thurin elozhe mbrojtësit shqiptar, që bëri më mirë edhe se Cristiano Ronaldo. Nota 7.5 është më e ulëta për Kumbullën, ndërsa për disa media të tjera ai meriton të vlerësohet me notën 8 për paraqitjen e tij spektakolare.

“Djaloshi shqiptar luan ndeshjen e radhës si një mbrojtës i madh dhe si një lider I vërtetë. Solid, kurajoz dhe i përpiktë. Nuk gabon thuajse asgjë. Ndiqet nga klubet më të mëdhenj italianë dhe europianë. Dhe është e qartë se përse”, shkruhet në komentin e “Fox Sport”, që shoqëron vlerësimin maksimal për Kumbullën.
(balkanweb)

Distria Krasniqi vjen e artë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grand Slamin e zhvilluar sot në Paris.

Në finale Krasniqi arriti të mposhtë italianen, Odette Giuffrida, transmeton Koha.net.

Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë.

Kujtojmë se në garë për të bronztën është xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë 57 kilogramë do të përballet me francezen, Sarah Leonie Cysique.