VOAL- Nga libri “Tregim i një shekulli- burrat dhe gratë protagonistë të Shekullit XX” (1999) të gazetarit të madh italian Enzo Biagi (Enco Biaxhi) po shkëpusim këto shënime për poetin e famshëm spanjoll Federico Garcia Lorca (Federiko Garsia Lorka):
Lorka thoshte: “Nuk jam interesuar kurrë për politikën, jam shumë frikës. Për të mbajtur një qëndrim duhet të jesh guximtar, çka unë nuk jam.”
Nuk dihet ku është varrosur Federiko, nuk dihet me saktësi nëse ajo natë e verës së vitit 1936, në gusht, ishte pikërisht ajo që shkonte mes perëndimit të 18-ës dhe agimit të 19-ës, sepse ende sot janë shumë ata që heshtin, dikush prej tyre ka parapëlqyer të harrojë. Sepse, tekembramja, Garsia Lorka nuk i përkiste askujt. Fati i Lorkës ishte i lidhur me hakmarrjen.
“Por ka bërë më shumë dëm me librat e tij se të tjerët me armët e tyre,” shkruante Ruiz Alonso.
Lorka mbante mbi supe një mbulesë, sepse ishte ftohtë, kishte përballë tij ullinjtë dhe malet, në zemër kishte ankthin e atij që e ndjen kotësinë e jetës. S.B.