VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

‘FC KOSOVA’ E ZYRIHUT – SONTE NE MUND TË SHKRUAJMË HISTORI

By | June 6, 2015

Komentet

LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË «NAIM FRASHËRI « NË ZVICËR NË PËRFUNDIM TË VITIT SHKOLLOR – Nga Nexhmije Mehmetaj

Konkursi i fjalës shqipe

Më 9 qershor ’19 në qendrën Safnern – Bernë, LAPSH organizoi Konkursin e diturisë tashmë të kthyer në traditë, me shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Në këtë veprimtari konkurruan 22 nxënës nga shkollat ku organizohet mësimi shqip si: Zyrih, Jura, Gjeneva, Vaudi. Për të ndjekur konkursin e diturisë, ishin ftuar drejtues të shkollave shqipe, prindër, nxënës dhe mësues.

Kjo “ festë” e fjalës shqipe u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Diasporës, Republika e Kosovës. Meriton përshëndetje, sepse krijoi mundësinë e vazhdimësisë të kësaj veprimtarie që ka vlera të shumëfishta humane, arsimore e më së shumti atdhetare e kombëtare. Është një shërbim i vyer për shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe sepse u krijon mundësi nxënësve të shpalosin e të përcjellin nivelin e mësimdhënies e mësimnxënies, njëkohësisht edhe kujdesin ndaj më të mirëve.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i LAPSH-it Nexhat Maloku ku ndër të tjera vuri në dukje dhe cilësoi se sa e rëndësishme është puna edukative që bëjnë prindërit me fëmijët e tyre për t’i ushqyer dëshirën për gjuhën dhe kulturën e bukur shqiptare.

Konkursin e udhëhoqi prof. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit dhe përgjegjës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Saktësinë e përgjigjes e verifikonte juria e përbërë prej tre anëtarësh.

Pyetjet e konkursit ishin të bazuara në mësimet që kanë marrë nxënësit gjatë mësim-nxënës në shkollë. Garat u zhvilluan me nxënës të tri nivelesh, por sikur edhe viteve të kaluara mbetemi vetëm në përpjekjet e mësueseve: Remzije Shabani, Elfete Hasi, Sabahate Krasniqi, Afërdita Veliu (Zyrih) Nexhmije Mehmetaj (Jura), Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi (Gjenevë) dhe Albana Thaçi (Vaud).

Pyetjet kishin të bënin me gjuhën shqipe dhe letërsinë shqiptare, historinë kombëtare, gjeografinë e etnikumit shqiptar dhe artit muzikor. Lista e pyetjeve përbëhet nga pesë pyetje për nivelin e parë dhe 7 pyetje për nivelet tjera.

Në përfundim të kësaj veprimtarie, mbi bazën e pikëve të grumbulluara, nga juria u dhanë këto çmime:

Niveli ulët vendi parë i takoi shkollës së Cyrihut. Niveli i mesëm vendi parë shkollës Gjeneva, vendi dytë Zyrihu, vendi tretë Jura. Niveli i lartë vendi parë Vaudi dhe vendi dytë Jura. Ekipi fitues u shpërblye  me (karta me vlerë 40, 30, 20 fr.)

Nuk mund të lëmë pa përmendur se tërë aktiviteti u prezantua me plot emocion dhe korrektësi nga mësuesja Mirela Xoxi.

 

Ky është një rast i bukur, që flet vetë. U krijua një mundësi më shumë për këta misionarë të vegjël të bashkimit të kombit, që të njihen e të bëhen miq me njëri-tjetrin, të sodisin nga afër vlerat historike të shkollës shqipe dhe pse jo, të shkëmbejnë përvojë dhe dije.

Shpresoj dhe më shumë besoj, se të tilla veprimtari do të jenë të mirëpritura kurdoherë tek ne. Le të bëhet shkolla e mësimit shqip një qendër e zhvillimit të vlerave qytetare dhe arsimore.

 

Delemont, 10.06. 2019                        Nexhmije Mehmetaj

Padrejtësia gati dhjetëvjeçare me siguri drejt përfundimit

Ruzhdi Ibrahimi, 7 qershor 2019

Ruzhdi Ibrahimi, 5 qershor 2019, në pallatin federal, duke ndjekur debatin dhe votimin e Marrëveshjes nga parlamenti nacional i Zvicrës

Me votimin PRO Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurisë Shoqërore Zvicër Kosovë në parlamentin e Zvicrës më 5. Qershor 2019 sigurohet ratifikimi e me të edhe maratona gati dhjetëvjeçare e gjendjes pa marrëveshje ndërshtetërore dhe diskriminimit selektiv e ekskluziv (të përzgjedhur e përjashtues) të shtetasve nga Kosova. Më në fund edhe me Kosovën Zvicra rregullon raportet e Sigurisë shoqërore. Marrëveshja rregullon koordinimin e kolonës së parë dhe pagimin e pensioneve nga data e hyrjes në fuqi ndërsa përfitimet retroaktive nuk parashihen në këtë Marrëveshje.

Nga 1 prilli i vitit 2010 me vendimin e njëanshëm e të papeshuar mirë të qeverisë Zvicerane ndërpritet zbatimi i marrëveshjes ndërshtetërore me ish Jugosllavinë vetëm për Kosovën – për herë të parë në historinë e Sigurisë Shoqërore në Zvicër – duke pamundësuar kështu të drejtën e shtetasve të Kosovës në eksportimin e përfitimeve nga Siguria shoqërore, si pensionet e pleqërisë dhe trashëgimtarëve, pensionet e invaliditetit, shtesat e fëmijëve dhe të drejta tjera përfitimi nga kjo marrëveshje. Nga 1 prill 2010 Kosova është kategorizuar me shtetet me të cilat Zvicra nuk ka Marrëveshje ndërshtetërore në rrafshin e Sigurisë Shoqërore.

Të gjithë shtetasit nga Kosova të cilët janë paaftësuar për punë apo kanë arritur moshën e rregullt të pensionimit, nga data 1 prill 2010 kishin vetëm mundësinë e tërheqjes së kontributeve (8,4%) të paguara në sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve. Nga mungesa e marrëveshjes në fjalë nuk ishin të prekur shtetasit e Kosovës me të cilët kanë edhe shtetësinë Zvicerane.

Deputetja nacionale e Zvcirës, Barabry Gysi bashkë me Ruzhdi Ibrahimin në sesionin parlamentar te 5 qershorit ku u debatua dhe votua Marrëvshja mbi Sigurmiet Shoqërore me Kosovën

Kur fillon pagesa e pensioneve
Nga data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes do të nis pagesa e pensioneve për të gjithë shtetasit nga Kosova të cilët kanë arritur moshën e rregullt të pensionimit, kanë punuar në Zvicër më gjatë se një vit dhe të cilët për arsye të ndryshme, si: përfundimi i kontratës sezonale, përfundimi i të drejtës për punë sezonale, përfundimi i luftës në Kosovë, arsye familjare dhe të larguar nga përkeqësimi i ligjit ndaj të huajve dhe shumë arsye tjera janë kthyer në Kosovë. Por edhe shtetasit nga Kosova të cilët moshën e pleqërisë vendosin ta kalojnë në Kosovë apo në ndonjë shtet tjetër gëzojnë të drejtën e eksportimit të pensionit të pleqërisë. Nga kjo datë do të paguhen edhe pensionet e invaliditetit ndërsa marrëveshja e re nuk përmban të drejtën e pagimit të shtesave të fëmijëve.

Eksperti i sigurisë sociale, Ruzhdi Ibrahimi duke i referuar ekipit ndërministror të qeversisë së Republikës së Kosovës për Marrëveshjen ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës

Kur nuk do të paguhen pensionet
Me tërheqjen e kontributeve nga sigurimi i pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV-AVS) (8.4% nga të ardhurat e realizuara bruto) shtetasit nga Kosova kanë hequr dorë nga pensionet e mundura në rast të arritjes së moshës së pensionimit. Ata nuk kanë më të drejtë në pensione dhe nuk është i mundur kthimi i kontributeve në arkën kompensuese të pensioneve. Nuk do të ketë pagim retroaktiv të pensioneve. Nga 1 prill 2010 deri në datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re nuk do të paguhen pensionet. Me gjithë kërkesën e vazhdueshme dhe dërgimin e kërkesës me shkrim delegacionit negociues, kjo kërkesë për pagesë të pensioneve gjatë kohës pa marrëveshje nuk është shqyrtuar e negociua seriozisht nga grupet biseduese ndërshtetërore. Kjo është një kërkesë e arsyeshme dhe padyshim e merituar e kontribuuesve shumëvjeçar nga Kosova.

Ruzhdi Ibrahimi bashkë me mikun e mbështetësin e çështjes sonë, Ueli Leunberger dhe veprimtarë tjerë, gjatë aksionit të dorëzimit të peticionit qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen ndërshtetërore në fjalë në maj 2010

NGA SEANCA PARLAMENTARE
Rekomandimi i komisionit për siguri shoqërore dhe shëndetësi
Në emër të komisionit për siguri shoqërore dhe shëndetësi deputeti Lorenz Hess u shpreh se komisioni ka trajtuar marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Kosovën dhe rekomandon atë për miratim. Marrëdhëniet e Zvicrës lidhur me sigurinë shoqërore me Kosovën duhet të rirregullohen me një marrëveshje të re pas një ndërprerje prej disa vitesh. Marrëveshja koordinon përfitimet pensionale, përfitimet e trashëgimtarëve dhe të invaliditetit të personave të siguruar të dy shteteve kontraktuese. Marrëveshja garanton që personat e siguruar të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe rregullon pagesën e pensioneve jashtë vendit. Marrëveshja gjithashtu siguron një bazë ligjore për luftimin e abuzimeve. Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra nuk ka marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.

Ruzhdi Ibrahimi, Barbara Gysi dhe Osman Osmani, gjatë një vizite pune në Kosovë, aktiv e të palodhur në angazhimin e tyre për tu arritur Marrëveshja e re nga fusha e Sigurimeve Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës

Rekomandimi qeveritar
Në seancën parlamentare ministri i punëve të brendshme Alain Berset në fjalën e tij theksoi se në vitin 2010 marrëveshja me ish Jugosllavinë u zbatua edhe në Kosovë por qeveria e Zvicrës e pezulloi vazhdimin e zbatimit me arsyetimin se në Kosovë ka mangësi të shumta, andaj konsiderohej i mundur zbatimi i saj.

Strukturat administrative tani më janë të përmirësuara, kjo bazuar në të njëjtat përfundime që ka arritur edhe Bashkimi Evropian. Marrëveshja mundëson përfundimin e një padrejtësie që ekziston sot, edhe më shumë në pikëpamje të situatës që mbizotëron me shtetet e tjera pasardhëse të ish Jugosllavisë, për të cilat situata është zgjidhur.
Ai në vazhdim potencoi kontributin e shtetasve nga Kosova të cilët jetojnë në Zvicër e punojnë në ndërmarrje të Zvicrës dhe paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore por që nga prilli i vitit 2010 ata nuk mund të kthehen në Kosovë dhe të gëzojnë të drejtën në pension. Marrëveshja garanton pagesën e përfitimeve jashtë vendit dhe parashikon marrjen parasysh të periudhave të sigurimit të kryera në Shtetin tjetër për realizimin e një të drejte për përfitime.

Ruzhdi Ibrahimi, i treti nga e majta, gjatë pjesëmarrja ne tubimin me deputetë nacional të parlamenteve të Zvicrës dhe Kosovës, organizuar nga sindikalistët shqiptaro-zviceranë të sidnikatës Unia ku temë kryesore ishte Marrëvesha në fjalë

Masat e reja për të luftuar abuzimin janë të përcaktuara përmes një procedure të qartë administrative e cila bazohen në ligj. Mundësia e verifikimeve shtesë mund të realizohet sipas rregullave që njihen dhe realizohen edhe tek sigurimeve shoqërore në Zvicër.
Nga marrëveshja do të ketë shpenzime që arrijnë në 16 milionë franga në vit: 15 milionë franga nga pensionet e pleqërisë dhe trashëgimtarëve dhe 1 milion franga në nga sigurimi i invaliditetit. Por kjo marrëveshjeje sjell edhe kursime tjera për Zvicrën, por që nuk mund të parallogariten. Kjo për shkak të njerëzve që, duke qenë në gjendje të marrin pensionin e tyre në Kosovë, do të kthehen në vendin e tyre, dhe nuk mund të realizojnë përfitime shtesë që ndërlidhen me vendbanimin në Zvicër (dhe harxhimeve të larta jetësore që ka Zvicra).

Nga e djathta në të majtë, gjunjëzuar: veprimtarët Ruzhdi Ibrahimi, Hilmi Gashi e Osman Osmani me deputetë të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, Punë e Mirëqenie Sciale

Qëndrimi i grupit parlamentar të partisë popullore të Zvicër (SVP)
Deputeti Clottu Raymond në emër të grupit parlamentar të partisë popullore (SVP) u shpreh se edhe njëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë Kosova mbetet një shtet i brishtë. Sistemi i qeverisjes e promovon korrupsionin dhe pengon zhvillimin e vendit drejt sundimit të ligjit dhe një ekonomie gjithëpërfshirëse të tregut. Është e arsyeshme që marrëveshjet e tilla tani duhet i nënshtrohen referendumit fakultativ (opsional). Për më tepër, Këshilli kantonal, në seancën e pranverës të këtij viti e ka përkrahur marrëveshjen, por me mundësinë që ajo ti nënshtrohet referendumit opsional. Nëse nuk plotësohet kushti për referendum opsional, atëherë ky fraksion është kundër miratimit të marrëveshjes.

Ruzhdi Ibrahimi, i pari nga e majta, në hapësirat e pallatit federal, me rastin e ndërmjetësimit të takimit mes deputetëve të dy parlamenteve nacionale, të Zvicrës dhe Kosovës, për të lobuar e vepruar në dobi të Marëveshjes në fjalë

Miratimi i përgjithshëm i marrëveshjes
Pro vendimit qeveritar për miratimin e marrëveshjes mbi sigurinë Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës votuan 116 deputet, kundër ishin 59 deputet dhe 2 deputet abstenuan. Çështja kthehet sërish në odën kantonale për shqyrtim për anulimin e këtyre diferencave. Por, marrë parasysh rezultatin e qartë të votimit të përgjithshëm në këshillin nacional, kjo paraqet vetëm një hap procedural të mënjanimit të diferencave në mes të dy odave parlamentare. Qe tani mund të thuhet se kjo procedurë do të përfundoj brenda këtij sesioni parlamentar i cili zgjat deri më 21 qershor 2019. Pas ratifikimit pritet që marrëveshja të hyj në fuqi dhe nda data e hyrjes në fuqi fillon zbatimi i saj – fillon pagimi i pensioneve të pleqërisë, trashëgimtarëve dhe të invaliditetit, pensione këto që mund të eksportohen jashtë Zvicrës.

Aktivietet ne kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare të qeverive të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë
Delegacioni i veprimtarëve shqiptaro-zviceranë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë
Konferenca ndërsindikaliste e organizuar ne vitin 2018 nga OJQ Germin në Prishtinë

Angazhimi i autoriteteve të Kosovës
Marrëveshja ndërshtetërore e Sigurisë Shoqërore Zvicër Kosovë është gurë themeli i raporteve ndërshtetërore në historinë e Sigurisë Shoqërore të Kosovës. Kjo duhet të shërbejë si shembull edhe për marrëveshjet me të gjitha shtetet tjera ku jetojnë e veprojnë shtetasit e Kosovës. Autoritetet e Kosovës duhet të zbatojnë me përpikëri marrëveshjen e arritur dhe të informojnë opinionin dhe posaçërisht të prekurit për mënyrën e realizimit të të drejtave të tyre si dhe të angazhohet seriozisht për interesat dhe dinjitetin e shtetasve të vet të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë sie në Zvicër ashtu edhe në Kosovë. Duhet ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm për të kërkuar realizimin e të drejtës për pensione edhe gjatë kohëzgjatjes pa kontratë, nga 1 prilli i vitit 2010 deri në datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re.

Ruzhdi Ibrahimi e Osman Osmani, në sheshin para pallatit federal të Zvicrës gjatë veprimtarisë e aktiviteteve lobuese për Marrëveshjen në fjalë

Zotimi ynë
Ne, që fillimisht ishim të përfshirë në ekipin negociues të Kosovës e që më pas u anashkaluam për arsye ende të panjohura e të pa komunikuara, bashkë edhe me aktivistët e diasporës shqiptare të Zvicrës të angazhuar në këtë çështje, krahas angazhimit tonë të mëtejmë për të prekurit dhe për retroaktivitet të pensioneve, mbetemi ne dispozicion për të dhënë kontributin tonë edhe për të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, para së gjithash për ato informuese e zbatuese që ndërlidhen me Marrëveshjen në fjalë.

Autori Ruzhdi Ibrahimi është ekspert i diplomuar i Sigurisë Shoqërore në Zvicër

Komunikata për Media e sindikatës Unia në lidhje me aprovimin nga ana e parlamentit nacional të Zvicrës të Marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kosovën

Dje parlamenti nacional i Zvicrës miratoi Marrëveshjen për sigurimet shoqërore me  Kosovën.

 

 

Komunikatë për media e sindikatës Unia

Bernë, 05.06.2019

Parlamenti federal i Zvicrës për Marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Kosovën

Koha për drejtësi!

 

Presioni i sindikatave është duke dhënë fryte: Sot, Këshilli Kombëtar (Parlamenti Federal) i Zvicrës ka miratuar Marrëveshjen e re mbi Sigurisë Shoqërore me Kosovën. Kjo do t’u mundësojë punonjësve kosovarë të marrin pensionin e tyre jashtë vendit dhe të gëzojnë pensionin e tyre të merituar në vendin e tyre. Unia mirëpret vendimin e Këshillit Kombëtar, por edhe kërkon një zgjidhje që mundëson përfitimin retroaktiv të pretendimeve nga fusha e sigurimeve shoqërore.

 

Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra që nga 1 prilli 2010 nuk ka vazhduar të zbatojë marrëdhënie kontraktuale nga fusha e sigurimeve shoqërore. Që atëherë, pensionet janë paguar vetëm për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Zvicër. Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve si dhe të sigurimit të invaliditetit.

 

Çmimi i lartë i diskriminimit

Situata  e të prekurve ka qenë shumë e vështirë. Ata u ndjenë të braktisur nga të dy shtetet dhe çmimi i këtij diskriminimi ishte i lartë: Shumë përfituesve të pensioneve të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV/AVS) iu mohua pagesa e pensionit në Kosovë. Edhe me marrëveshjen e re nuk është plotësisht e qartë se si ata mund të realizojnë përfitimin e pensioneve të tyre të merituara në mënyrë retroaktive.

 

Të sigurohet pagesa retroaktive e pensioneve

Nga data e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, përfundon diskriminimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me përfitimet e ardhshme. Nuk ofrohet kompensim retroaktiv i periudhës pa marrëveshje. Unia kërkon nga Qeveria Federale një zgjidhje, e cila mundëson përfitimin e pensioneve edhe nga koha kur nuk është zbatuar marrëveshja.

 

 

Për pyetje shtesë:

Osman Osmani, sekretar për migracion, +41 79 934 18 89

Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore të Zvicrës, +41 79 363 21 84

Hilmi Gashi, drejtues i sektorit për migracion, +41 79 335 07 64

 

 

 

Këtu po sjellim për lexuesit reportazhin ne shqip dhe gjermanisht me të prekurit nga mungesa e zbatimit të marrëveshjes qe nga 1 prilli i viteti 2010.

 

Të kthyerit e Kosovës luftojnë për AHV/AVS-në e tyre (pensionin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve) – dje vendosi Këshilli Kombëtar i Zvicrës

Dhjetëra mijëra kosovarë që kanë punuar për vite në Zvicër dhe paguan kontributet e AHV/AVS. Megjithatë, ata nuk marrin pension. Kjo më në fund mund të ndryshojë.

Nga Lea Hartmann (teksti) dhe Visar Kryeziu (fotot)

Të kthyerit në Kosovë luftojnë për pensionet në Atdhe - Sot vendos parlamenti i Zvicrës / "Ne duam vetüem atë që na takon"
Të kthyerit në Kosovë luftojnë për pensionet në Atdhe – Sot vendos parlamenti i Zvicrës / “Ne duam vetüem atë që na takon”

“Kur? Kur do të marr më në fund paratë që më takojnë?” Ramush Azemi (69) shpesh ia shtron vetes këtë pyetje. Fermeri në pension jeton në Mogillë, një fshat i vogël në juglindje të Kosovës, shumë afër xhamisë ndërtuar rishtas, nga minaret e të cilës këtë mbrëmje buçasin thirrjen e myezinit nga altoparlanti.

Kosova është atdheu i Ramush Azemit. Por shtëpia e tij e dytë është Zvicra. Pothuajse 20 vjet që nga mesi i viteve ’90, jetoi dhe punoi njeriu tani më i vejë, i cili si punëtorë sezone në Grisons vendoste shinat për hekurudhat Retoromane. Me pagën e tij, Ramushi ushqeu familjen në vendlindje. “Kam dhënë gjithçka nga vetja për punën time”, thotë ai. “Me përjashtim të një rasti, kurrë nuk kam munguar nga puna”.

Kush kthehet, nuk merr pension

Edhe më i madh është zhgënjimi aktual. Me gjithë faktin se Ramush Azemi për vite të tëra ka paguar kontributet e AHV/AVS-it, ai nuk ka të drejtë për një pension zviceran. Marrëveshja, e cila lejon pagesën e AHV/AVS dhe IV/AI (pensionin e invaliditetit) e të kthyerve të Kosovës, është ndërprerë nga Zvicra në vitin 2010 (shih kutinë). Pensionet zvicerane kanë vazhduar të rrjedhin edhe më tej dhe pa ndërprerje në të gjitha shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë.

Kosovarët që u pensionuan pas 1 prillit 2010 duhej të vendosnin: Ose ata qëndrojnë në Zvicër pas daljes në pension dhe marrin pensionin. Apo të kthehen në atdheun e tyre dhe ata të mos marrin asgjë. E vetmja mundësi që aktualisht është në dispozicion për pensionistët e Kosovës është rimbursimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore. Megjithatë, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë ato janë dukshëm më të këqija sesa me një pension mujor.

Tani duhet të vendosë parlamenti

Në këto vite diaspora kosovare me mbështetjen e sindikatave ka luftuar për një marrëveshje të re. Sot parlamenti vendosë përfundimisht: Pas Këshillit të Shteteve (Kantoneve) tani edhe Këshilli Kombëtar (Parlamenti federal) i Zvicrës duhet të japë dritën e gjelbër për marrëveshjen e negociuar rishtazi me Kosovën. Vetëm nëse Parlamenti pajtohet me marrëveshjen, ajo mund të hyjë në fuqi.

Ramush Azemi, 70 vjeçar, ka 5 vite që pret pensioni e tij të meriatuar pas 20 vitesh punë të rëndë në ndërtimin e hekurudhave të Zvicrës

Prandaj, kosovarët si Ramush Azemi presin me shqetësim vendimin e Parlamentit të Zvicrës. Fondi i Kompensimit, i cili është përgjegjës për pagesën e pensioneve jashtë vendit, vlerëson se me një po për marrëveshjen rreth 10.000 kthyerit e Kosovës do të pretendojnë për pensionin e tyre. Konfederata vlerëson shpenzimet shtesë të AHV/AVS në rreth 15 milionë franga në vit. Kësaj shume duhet shtuar edhe një milion për IV/AI.

«Jam ngopur nga jeta jashtë atdheut»

Por edhe për kosovarët në Zvicër shumë çka varet nga vendimi. Ata, të cilët tani janë në pension, përbëjnë gjeneratën e parë të emigrantëve të Kosovës. Ata kishin ardhur në Zvicër për të gjetur punë këtu. Shumë prej tyre i lanë familjet e tyre në vendlindje dhe donin që të ktheheshin sa më shpejt që do tu lejonte situata financiare – më së voni pas daljes në pension. Me ndalimin e pagesave të pensioneve në Kosovë këto plane u penguan.
Dhe kështu disa pensionistë ende jetojnë këtu, edhe pse ata ka kohë që do të donin të ktheheshin. Për shembull, Shaban Qorri (71), i cili jeton me gruan e tij, djalin dhe vajzën dhe katër nipërit në katin e parë e një pallati në Reutigen të Berner Oberland. “Unë jam ngopur nga kurbeti”, thotë Shabani, ndërsa në anën tjetër të rrugës vazhdon të bëje xhiro një makinë vjelëse në lëvizje.

Shaban Qorri, 71 vjeçar, shpreson që marrëveshja në fjalë të hyjë sa më parë në fuqi, për të mundur që të kalojë moshën e mbetur të pleqërisë në Atdheun e tij – Kosovë

Shaban Qorri kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij në Zvicër. Së pari ai ka punuar si murator, më vonë – pas një lëndimi të kurrizit (hernie diskale) – ai me gruan e tij Havën (66 vjeçe) udhëhoqi një dyqan të vogël me ushqimore në Frutigen BE. “Kemi një jetë të këndshme këtu,” thekson Shabani. “Por Kosova është Atdheu im.”

150 euro pagë duhet të jenë të mjaftueshme

Atdheu i tyre ka shumë më shumë domethënie për kosovarët, sesa mund të përshkruhet fjalë. Në ndërkohë, personat e prekur shprehen shumë më qartë, kur kjo ka të bëjë me autoritetet zvicerane. “Unë jam i zemëruar,” thotë Djuzide Gavazaj, 83 vjeç, nga Zhuri, një fshat në Kosovën jugperëndimore, butësisht, por në mënyrë të vendosur. “Ne duam vetëm atë që meritojmë”.

E veja Xhezide Gavazaj, 83 vjeçare, pas vdekjes në vitij 2011 të bashkëshortit – pensionit i Zvicrës, pret qe 9 vite pesnionin e saj të merituar të vejërisë

Gruaja me shëndet të sëmurë do të kishte të drejtë qe tetë vite në një pension vejërie prej 579 frangave në muaj, sepse burri i saj i ndjerë kishte punuar 17 vjet në Zvicër si murator. Për shkak të marrëveshjes së anuluar, ajo dhe djali i saj, i cili punon në një furrë, tani duhet të përballojë jetesën me pagën e tij mujore prej 150 eurosh.

«Kjo është një padrejtësi e madhe»

I zemëruar është edhe bashkatdhetari i Gavazajt, Ali Aliu (66). Ish ndërtues fasadash, që jetoi deri vonë në kantonin e Cyrihut, tani jeton me familjen e tij në fshatin Blaq në jugun malor të Kosovës. “Miqtë e mi, të cilët kanë punuar në Itali, Gjermani apo në ndonjë shtet tjetër evropian, të gjithë marrin pensionin e tyre në Kosovë. Por unë, që kam punuar 35 vjet në Zvicër, nuk marr asgjë”, thotë ai me hidhërim. “Kjo është një padrejtësi e madhe.”

Pensionisti Ali Aliu nga Blaqi i Opojës, 76 vjeçar, pas 37 vjet pune të rëndë në Zvicër është i zhgënjyer me diskriminimin selektiv që u është bërër ekskluzivisht shtetave të Kosovës vetëm nga Zvicra e jo të ndiqet shembulli i shteteve tjera të cilat edhe përkundër brishtësisë së shtetit të Kosovës kanë vazhduar të paguajnë më tej pensionet në Kosovë

Viktimat janë gjithashtu të zhgënjyer për shkak se tashmë në tryezë është një marrëveshje – që ka të bëjë vetëm me pensionet në të ardhmen. Përfitimet që ju takojnë pensionistëve kosovarë dhe që është dashur ti përfitojnë gjatë dhjetë viteve të fundit nuk parashihet të paguhen si retroaktive. Pikërisht këtë kërkojnë të kthyerit e Kosovës dhe bashkë me ta edhe sindikata Unia.

Në fund të fundit, fjala është për shumë të konsiderueshme parash për pensionistët – për shembull, në rast të vejash, si 83-vjeçarja Djuzide Gavazaj, fjala është për më shumë se 50.000 franga, të cilat ajo ki pasur të drejtë të përfitojnë tetë vitet e fundit. Një shumë e madhe për gruan, e cila thotë se duhet të marrë hua nga të njohurit për të paguar për kirurgji të syve. “Të mos mi grabitin këto vite,” lutet Gavazaj. “A nuk është i mjaftueshme fakti që më është marrë nga jeta burri im?”

Pamje nga vendlindja e Ali Aliut -Blaqi i Opojës piktoreske

…..
Detektivët socialë ishin kërcënuar me vdekje
Zemërimi mes kosovarëve ishte i madh kur, dhjetë vjet më parë, më 1 prill 2010 Këshilli Federal vendosi të frenojë Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, e cila ishte trashëguar nga epoka jugosllave. Një nga arsyet, sipas tyre, ishte se hetuesit socialë, të cilët ishin duke gjurmuar mashtruesit në Kosovë, u kërcënuan me vdekje. Për më tepër, sipas qeverisë federale, administrata në Kosovë ka punuar dobët dhe vet bashkëpunimi me autoritetet ishte i vështirë.
Ndërkohë, në sytë e qeverisë federale situata “është përmirësuar dukshëm”. Ajo realizoi një projekt pilot për të testuar bashkëpunimin. Për shkak të rezultatit pozitiv, negociatat për një marrëveshje të re filluan në vitin 2017. Pothuajse pikërisht një vit më pas, ndodhi nënshkrimi i marrëveshjes në Prishtinë.
Para se marrëveshja të hyjë në fuqi, duhet paraprakisht të pajtohen parlamentet e të dy vendeve. Në Kosovë, aprovimi i vendimit në vjeshtën e kaluar ishte një formalitet. Tani kosovarët po presin miratimin nga Berna. Ende është e diskutueshme nëse marrëveshja duhet të jetë në vartësi të referendumit fakultativ apo jo. Nëse marrëveshja është ratifikuar, pensionet e AHV/AVS dhe IV/AI mund që të fillojnë të (ri)paguhen në Kosovë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Mirëpo është e mundur që të fillojnë të paguhen edhe këtë vit.

Të gjithë reportazhën në origjinal (në gjermanishte) bashkë me videon shioqëruese në shqip (me nëntitujt në gjermanisht ) mund ta pe¨rcillni në vegën  vijuese:

https://www.blick.ch/news/politik/kosovo-rueckkehrer-kaempfen-fuer-ihre-ahv-heute-entscheidet-der-nationalrat-wir-wollen-doch-nur-was-uns-zusteht-id15358251.html

Marrë nga mediumi Blick i Zvicrës (adoptuar nga Osman Osmani)

P.S. Vërejtja e adoptuesit/oo: Zvicra përndyrshe gjithmonë edhe ne Marrëveshjet tjera të reja ndërshtetërore me Kosovën ka folur vetëm fjalë të mira dhe kërcënimi gjoja me vdekje për detektivët social të një firme private austriake të mandatuar nga Berna zyrtare, e cila ndër të tjera ka gjurmuar edhe nga fusha e sigurimeve të automjeteve, është demantuar ne vitin 2010 nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore të Zvicrës…  E gjithë historia e dështimit të marrëveshjes në fjalë përbënë edhe parregullësi tjera, për të cialt do të raportojmë me nje rast tjetër. Natyrisht e gjithë kjo nuk amniston zyrtaret shtetërorë të Republikës së Kosovës, të cilët në tërë ketë proces mjerisht janë treguar jo vetëm niglizhent e të papërgjegjshëm, por edhe mospërfillës e injorues karshi të drejtave të shtetasve të vet…

Meditim për veprimtaren e palodhur të gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj – Nga Alfred Papuçiu

« Të ruajmë identitetin kombëtar, gjuhën tonë »

 

Një miku im i mirë zviceran kur bisedonim një ditë më tha : «  On n’est grand homme qu’à la condition d’être homme d’abord ». Po e perifrazoj në shqip « Njeri i madh  është ai që në radhë të parë është njeri ». Këtë mendova mbrëmë kur mora një mesazh të ngrohtë prej zonjës fisnike dhe tepër modeste, Nexhmije Mehmetaj, ku ndër të tjera më theksonte : « Përshëndetje, i nderuar z. Alfred. Lexova me kënaqësi shkrimin kushtuar profesorit Assal. Ai na afron të dhëna të reja dhe të panjohura për një njeri të madh. Ju falenderoj! Edhe shkrimi për pedagogun Pestaloci i shkëlqyer, paralelizmi i përkryer dhe stili aq elegant. Urime! Artikullin për prof Basil Shader, publikuar pak më parë e kam lexuar,  është i përkryer ».

Desha të theksoj, në këtë shkrim, nisur nga fjalët e zonjës Nexhmije, siç e kam ngritur edhe herë tjetër, punën që duhet bërë me Diasporën shqiptare disa milionëshe jashtë shtetit. Zviceranët jashtë janë sot mbi 700 mijë vetë, nga të cilët tre të katërtët kanë dyshtetësinë. Për të mbrojtur interesat e tyre, Organizata e Zviceranëve Jashtë shtetit, mban çdo vit Kongresin e saj vjetor, në Lucernë të Zvicrës. Ajo egziston qysh nga viti 1916 dhe njihet nga autoritetet si zëdhënëse e zviceranëve jashtë qysh nga viti 1966. Zakonisht e quajtur si « Zvicra e Pestë », ajo përfaqëson pothuajse një të dhjetën e popullsisë të të gjithë vendit. Zviceranët jashtë votojnë me korrespondencë qysh nga viti 1992. Sipas Organizatës së Zviceranëve Jashtë shtetit, zviceranët që jetojnë jashtë vendit të tyre, janë si ndërmjetës midis Zvicrës dhe kombit ku janë vendosur. Me rrjetet që ata disponojnë, janë në pozicion të mirë për të bërë që të tjerët të kuptojnë Zvicrën, politikën dhe vlerat e saj. A do të arrijë dhe Kombi ynë ndonjëherë që t’i tërheqë rreth vetes nëpërmjet përfaqësive diplomatike jashtë, shtetasit e vet? Dhe jo vetëm, në Festën Kombëtare, edhe ato me pikatore, jo çdo vit, ku shumë prej tyre mbeten jashrtë liste, pasi në to prioriteti u jepet diplomatëve të huaj…

Si rastësisht, lidhur me këtë temë, kisha marrë disa vite më parë, nga mësuesja Nexhmije Mehmetaj e Courgenay në Zhyra (Jura) letrën e përshëndetjes të gazetarit Peggy Frey, i cili realizoi artikullin tek gazeta « Le Nouvelliste » « Ne kemi dy vende, dy histori ». Dhe ai vazhdon : « Në tavolinën e një familje shqiptare nga Kosova ngërthejnë kujtimet. Një mënyrë për të zbuluar traditat e këtyre të larguarve nga vendi i tyre dhe të vendosur në Zhyra. Në Zvicër, ata janë 200 mijë, bashkësia e dytë e huaj e vendit…E apasionuar për letërsi dhe gjuhësi, Nexhmija, nëna, jep mësim gjuhën shqipe fëmijëve të bashkësisë. Neziri, babai, ka punuar në ndërtimin e tuneleve të Transzhyrasë. Liburni, djali, fillon studimet për drejtësi në Universitetin e Friburgut”.

Dhe dje ndër të tjera, zonja Nexhmije më njoftonte se Liburni është tashmë avokat në Gjenevë. Pra një kuadër tjetër me vlerë nga Kosova, në Zvicër.

 

Nexhmije Mehmetaj

 

 

Mësuesen e shquar dhe atdhetare, veprimtaren e palodhur të gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj e kam takuar për herë të parë në veprimtarinë e organizuar disa vite më parë në Nëshatel, për botimin e librit të Akademik Bedri Dedja « Presidenti i planetit të kuq », Planetit Mars, ku merrte pjesë dhe mikja jonë e përbashkët, « Nderi i Kombit », e paharruara Vaçe Zela. Ishte takimi i parafundit i « Divas shqiptare » me bashkëkombasit, para atij organizuar në Gjenevë, nga Universiteti Popullor Shqiptar, ku merrte pjesë dhe zëri i artë nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Kujtime të paharruara për diasporën shqiptare në Zvicër që do mbeten të pashlyera në mendjet e tyre.

 

Le të kthehemi tek tema jonë. Kemi vazhduar të komunikojmë herë pas here dhe Nexhmija më ka dërguar edhe mendime të vyera për shkollën shqipe në Zvicër, si dhe për profesorin zviceran, mik i shquar i shqiptarëve, Basil Schader.

 

Ajo është tepër modeste kur më theksonte dje: « Unë nuk kam shkruar libër të përbashkët me profesorin e nderuar Basil Schader, por kam punuar në disa projekte te tij. Në projektin “Tekste mësimore për shkollën shqipe të mësimit plotësues në diasporë” unë dhe disa autorë tjerë kemi hartuar  18 teksteve mësimore për shkollat shqipe. Projektin “Doracak dhe libër pune” për mësimdhënien e mësimit plotësues, i përbërë prej Librit « Bazat dhe arsyet » dhe gjashte pjesëte  tjera. Seminare për ngritje profesionale etj; Konferenca për gjuhën shqipe, kumtesa ime “Ruajtja apo humbja e gjuhës shqipe në Zvicrën frëngjishtfolëse” të gjitha këto pashkëputje nga Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Jura, ku kam themeluar në 1993 dhe aktualisht kam 80 nxënës ».  Ajo  i shpreh këto me shumë modesti që në fakt është një punë e madhe dhe shpesh vullnetare.

 

Nexhmije Mehmetaj me nxënësit e saj

 

Zonja e nderuar Nexhmije Mehmetaj thekson : « Shkolla shqipe në Zvicër ka formuar një traditë, shkollë tashmë në vitin e 28 të jetës së saj, shkollë tashmë me një histori të vetën, që lidhet me gjuhën e nënës, me fjalën e artë shqipe, atë fjalë që e ka mbledhë si bleta nektarin lule më lule, Naimi, Asdreni, Pashko Vasa, Fishta, Kadare…”

A ka fjalë më të ndjera se këto që kjo mësuese e përkushtuar e gjuhës shqipe i transmeton brezit të ri shqiptar në Zvicër`.  Nexhmije Mehmetaj vazhdon për dekada të tëra të japë ndihmesën e saj të çmuar për përhapjen e gjuhës amtare tek brezi i ri në diasporë.


Nexhmije Mehmetaj e përkushtuar më theksonte edhe këtë shqetësim të saj të ligjshëm: “Ta ruajmë identitetin kombëtar e kemi domosdoshmëri. Dhe shenja e parë e identitetit është gjuha. Ta ruajmë gjuhën tonë, të flasim me fëmijët shqip, sepse ata janë e nesërmja, ata do ta përcjellin gjuhën shqipe nga brezi në brez, e ta ruajmë shqipen si sytë e ballit, se aty ku nuk flitet gjuha jonë jemi të tretur, të humbur”.

 

Në shënimet e mija të mbajtura në Tiranë, gjeta ndër të tjera edhe shënimin tim: ”Profesori im i nderuar, Nonda Bulka, shpesh na kujtonte gjatë orëve të mësimit, kur na jepte orën e letërsisë frënge, në vitet 1965-1969, poemën e bukur të Alfonse de Lamartine (emri i rrugës në Gjenevë ku unë banoj prej 25 vitesh, me bashkëshorten time të urtë, që më qorton se shkruaj shumë dhe marr kohë nga jeta ime që sa vjen e shkurtohet), me titull: “Simfoni shqiptare”. Ndër të tjera poeti  francez, në poemë shprehet :”Shqipëria është vendi i herojve të të gjithë kohërave”. A nuk ndihesh krenar dhe a mund të rrish pa shkruar kur ke përpara shënime të tilla të një poeti të madh apo shkrime si të profesoreshës së gjuhës shqipe në Zhyra (Jura) të Zvicrës, Nexhmije Mehmetaj. Ndoshta këto shënime po i hedh shpejt, pasi si çdo shqiptar po ndjek me ankth dhe interes zhvillimet e fundit të tensionuara politike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të  miliona sovranëve të këtij vendi të bukur, si Zvicra, të lashtë, mikpritës dhe largpamës. Uroj nga zemra  të ndiqen projektet dhe ndihmat që jep ndër të tjera Zvicra dhe të ndërmerren reforma të duhura, në Shqipërinë me tranzicion të tejzgjatur, nga të gjitha palët dhe forcat politike në unison, si në Zvicrën e 7 ministrave të të gjitha krahëve politike. 1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 Korriku për francezët dhe 4 Korriku për amerikanët, apo 28 Nëntori për shqiptarët në Shqipëri dhe 17 shkurti për Kosovën. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se një shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm mbi 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët e huaj. Aty flet Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathtës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivelet, shtatë  këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë, simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj tek dritaret e banesave të tyre. Flamujt e  Zvicrës dhe kantoneve mbahen gjithmonë në dritaret dhe ballkonet e banesave.  Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë, rreth një “barbecue” (zjarr ku piqet mishi në hell), me “fondynë” (djath i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais). Dhe një ditë e tillë “festohet” pothuajse çdo fund jave gjatë vitit, nga zviceranë dhe të huaj që janë vendosur aty. Dihet se Zvicra është një vend i vogël, me sipërfaqe afro sa dy herë Shqipëria: 48 mijë km2. Por ajo e ka bërë zgjedhjen e saj në mënyrë të ndërgjegjëshme, me synim që të ruajë vlerat e saj më të shtrenjta. Zvicra nuk bën pjesë në Europën e Brukselit, por ajo ka marrëdhënie shumë të mira me të gjitha vendet që e përbëjnë atë. Natyrisht kjo ka një çmim, duke patur parasysh presionet që i janë bërë asaj. Fjala që e karakterizon më mirë Zvicrën është ekuilibri midis Zvicrës gjermanofone dhe asaj romande, por edhe me fqinjët, Europën, SHBA dhe gjithë botën. Zvicra është një tërësi ekuilibrash. Sapo ekuilibri cënohet pak, bëhet gjithçka për ta rivendosur. Si njohës i mjedisit dhe jetës në përgjithësi në Zvicër jam përpjekur të nxjerr në pah, nëpërmjet refleksioneve të mija, atë kulturë, politikë, gjendje shoqërore, demokraci, mirësi, solidaritet, që ekziston në Zvicër, jo vetëm nga vetë zviceranët,  por edhe nga funksionarët ndërkombëtarë, gazetarët e shkrimtarët miq, me të cilët kam punuar e punoj prej disa dekadash. Jashtë afishimit siç ndodh në median shqiptare (një pjesë e saj) të fenomeneve të tilla si prostitucion, vrasje, grabitje, të cilat zënë shumë pak vend në shtypin e vendeve demokratike, pasi ato e çorientojnë lexuesin apo e shtyjnë të ndërmarrin veprime të gabuara.

Këto ditë kam botuar disa artikuj, lidhur me përkatësinë “de facto” dhe “de jure” të Shqipërisë apo Kosovës, në Europë, megjithëse janë përkohësisht si edhe Zvicra në “Europën tjetër”. Ndoshta është e rëndësishme të theksoj se unë kam shkruar edhe më parë dhjetra e dhjetra shkrime publiçistike, lidhur me këtë problem, një pjesë të të cilave do ti përfshij në librin tim të fundit: “Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët”, pavarësisht nga sistemi politik, i kaluar apo aktual në Shqipëri, pasi kjo i takon popullit shqiptar që është i vendosur në tokën europiane, shumë më përpara se popuj të tjerë

Basil Shader

që janë në Europën e Brukselit prej dekadash. Më ka shqetësuar dhe më shqetëson një fakt: Pse duhet lidhur e ardhmja e këtyre vendeve, nga “tahmaja” deri diku e madhe për karrige e ofiqe, privilegje, e një pjese të klasës politike në Shqipëri apo edhe në Kosovë. Shqipëria dhe Kosova nuk është as çiflik i disa personave, ajo është pronë e shqiptarëve që jetojnë e punojnë aty, në Tiranë, Sarandë, Korçë, Prizren e Prishtinë, Tropojë, Konispol, Devoll, Voskopojë, Durrës, Kukës, Burrel, Lezhë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Himarë,e kudo që ndodhen, si edhe brezave të tërë që përkohësisht apo përgjithmonë janë vendosur në Diasporë. Kjo rrugë e mundëshme, realiste por edhe largpamëse do ta bashkonte atë shumë shpejt me familjen europiane të Brukselit, sado që edhe ajo e Brukselit është aktualisht tepër e brishtë. Anëtari i 28-te i saj do të ishte Shqipëria apo Kosova e popullit të vet që ka ëndëruar si Rilindasit tanë, Naimi, Cajupi etj.,, të bëhen si Zvicra. Ajo Shqipëri me bregdet e male të bukur, me tokë pjellore, ajo Kosovë kreshnike, e Skënderbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit e Mic Sokolit dhe mijra e mijra shqiptarëve në diasporë që japin ndihmesën e tyre në Europë, në ndërtimin e rrugëve, pallateve, në ekonomi, arsim, shkencë, mjekësi, art.

Le te kthehemi tani përsëri tek tema jone fillestare. Në këto çaste, kur profesoresha e gjuhës shqipe Nexhmije Mehmetaj, më dërgoi shkrimin e saj të mëposhtem, për ta botuar para do kohësh,  mendoja se edhe ajo është një nga heroinat shqiptare, paçka se Nexhmija do të më qortojë kur të shohë këto shënime të hedhura në letër, këtu në malin e Dajtit, ku u ngjita me teleferik. Si ato vitet 1965-69 kur ngjiteshim me profesorin e nderuar të fjalorëve dhe shkrimtarin Vedat Kokona, apo edhe njeherë me të paharruarin flokëgjatë dhe fisnik, Nonda Bulka. Nje miku im këtu, si edhe çdo shqiptar kur të sheh sidomos që vjen nga Diaspora, më dha ordinatorin dhe unë po hedh këto rreshta, i emocionuar pasi lexova shkrimin e të urtës Nexhmije. Ajo së bashku me kolegët e saj bëjnë një punë të çmuar dhe shpesh pa pagesë, që vocëraket tanë edhe pse të integruar në shoqerinë zvicerane, të mos harrojnë gjuhën e të parëve të tyre, të cilën e mbrojten me gjak e sakrifica breza të tërë shqiptarësh. A ka simfoni më të bukur se kjo që po na dhuron Nexhmija sot? Ja le lexuesit ta vlerësojë.

Nexhmije Mehmetaj është mësuese në Jura të Zvicrës. Ndërkohë ajo është një veprimtare e shquar e LAPSH-it, Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë. Në një nga projektet e shumtë ka bërë pjesë dhe projekti “Kamishibai”, ku është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije.  Ky projekt, i quajtur “Kamishibaï “ i kushtohet gjuhësisë dhe integrimit. Ideja e projektit lindi nga arsimtarët  e kantonit Jura dhe nismëtare ishte arsimtarja e përkushtuar e gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj. Projekti është përkrahur edhe nga Zyra e integrimit dhe lufta kundër racizmit në Delemont (anëtare e së cilës është dhe Nexhmija). Ajo është shprehur me entuziazmin e një profesoreshe të gjuhës shqipe, tepër modeste dhe fisnike, fjalëpakë:”Nuk ka qëllim më të bukur sesa të punosh që njerëzit të cilët do të vijnë më pas të jenë më të lumtur sesa ishim ne. Lumturinë më të madhe njerëzimi e gjen duke u përpjekur për lumturinë e fëmijëve. Ndihmën së pari e meritojnë të vegjëlit, fëmijët, nxënësit, se për ta çelet e ardhmja. Fjala dhe vepra e mirë dëgjohen larg. Ky projekt jep një imazh të mirëfilltë gjuhës dhe kulturës shqiptare e cila nuk prezantohet shpesh në shkollat zvicerane. “Kamishibaï”është një projekt i suksesshëm bashkëpunimi shkollë–institucion dhe kulturë amtare kushtuar integrimit.  “Kamishibaï” është disi i panjohur për ne. Historinë e Kamishibaït e gjejmë qysh në shekullin XVI në Japoni. Themeluesi i Kamishibait konsiderohet një edukator i shquar japonez. Pra emri rrjedh prej fjalës japoneze që do të thotë, kami – letër dhe shibaï teatër. Në fillim Kamishibai përdorej si mjet marketingu nëpër rrugë në formë spektakli.  Pas viteve ’50-të të shekullit që lëmë pas Kamishibaï ka gjetur përdorim edhe në pedagogji. Ku përfshinë strategjitë e të mësuarit, që fokusohen në mësimdhënien e fëmijëve në moshat 6 -7 -8 vjeçe.  Themeli i Kamishibait si art i të mësuarit është ndërtuar në përshtatjen dhe përvetësimin e leximit për mes formës “ludique”(lojës)”.

“Si shqiptare dhe mësuese, shprehet Nexhmija, ke gëzim kur merr pjesë në orën e mësimit në shkollën zvicerane. Sheh, bujarinë, korrektësinë, profesionalizmin, përpikërinë në punë. Njëkohësisht ndjen dhimbje shpirtërore kur dëgjon sa dobët artikulohet gjuha shqipe nga nxënësit tanë, sa pak vlerësohet ajo nga prindërit e tyre   në të folur e në  shkruar prej vetë shqiptarëve”.

Më  poshtë për lexuesit po jap disa mesazhe që jep profesoresha Nexhmije Mehmetaj për të folmen shqipe në Zvicër.

 

Ajo shprehet ndër të tjera: Ngulimi i shqiptarëve në Zvicër është themeluar, në valë të ndryshme, në një hark kohor që kap mbi 40 vjet. Dihet se në Zvicër banojnë disa grupe të popullsisë shqiptare: Shqiptarët nga Shqipëria, shqiptarët nga Kosova, shqiptarët nga viset shqiptare të Maqedonisë, shqiptarët nga Kosova Lindore (Serbi jugore), shqiptarët nga viset shqiptare të Malit të Zi. Pra vendi prej nga janë dyndur shqiptarët janë më shumë nga Kosova. Deri në vitet ’90 të shekullit që lamë pas, vlerësohet se në Zvicër nuk kishte më shumë se 120 mijë shqiptarë, kurse sot mendohet se janë rreth 200 mijë shqiptarë. Numri i madh i mërgimtarëve kanë përtëritur dhe shtuar dukshëm elementin shqiptar e gjuhën shqipe në Zvicër. Krahas kësaj shtrohen pyetjet që i përkasin një trajtimi kryesisht sociolinguistikë.

1. Kush flet shqip në Zvicër, cila është gjendja e sotme gjuhësore e tyre dhe a ka shqiptarë që flasin vetëm shqip dhe nuk dinë as njërën nga gjuhët zyrtare të Zvicrës ?

2. Kur flitet shqip dhe kur frëngjisht nga shqiptarët e Zvicrës?

3. Në ngulimet shqiptare në Zvicër a ka dygjuhësi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve do të mbështetemi në gjykimin tonë të formuar nëpërmjet kërkimeve dhe anketimeve rreth të folmeve shqipe në kantonin Jura të Zvicrës . Kërkime të pjesëshme e, sidomos, plotësime të materialeve e verifikime kam bërë disa herë edhe gjatë periudhës dy vjeçare 1995/97, duke mbledhur nga nxënësit fjali me përzierje shqip – frëngjisht.

Pyetja e parë, që shtruam më lart, lidhet me zanafillën e numrin e ngulimeve shqiptare të Zvicrës, me kohën e vendin e shpërnguljes së tyre, si dhe me numrin e sotëm të banorëve të këtij komuniteti. Sipas të dhënave më të fundit të studiuesit të shquar zviceran prof. Dr. Basil Schaderit, popullsia shqiptare në Zvicër përfshin nja 160’000 – 175’000 njerëz. Në shkrimet e vetë shqiptarëve ky numër na del më i madh. Është vështirë për t’u përcaktuar me saktësi numri i shqiptarëve në Zvicër, dokumentet heshtin në këtë pikë. Porse dihet prejardhja e tyre nga vende të caktuara shqiptare. Mendimi i përgjithshëm i studiuesve është se nuk ka qytet as fshat në Zvicër që nuk ka shqiptar.  Shqiptarët që sot jetojnë në Zvicër kanë mbetur të lidhur fort me atdheun, nuk i këpusin lidhjet shpirtërore me vendlindjen e tyre. Është e kuptueshme, prandaj, pse ata nuk i fillojnë herët përpjekjet për një jetë më të organizuara politike dhe kulturore në mërgim.

Proceset migruese e kanë ndryshuar dukshëm strukturën demografike të mërgimeve tradicionale shqiptare. Një numër i mirë shkrimtarësh, mësuesish, gazetarësh dhe veprimtarësh shqiptarë njohin, zotërojnë dhe, sipas rastit, përdorin me shkrim ose me gojë edhe gjuhën letrare shqipe.  Shqipja e diasporës shqiptare në Zvicër është kryesisht një idiomë e folur, e mësuar dhe e shkruar në shkollat e vendlindjes.
Të gjitha këto tregojnë se shqipja vijon të jetë një gjuhë kulture e folur dhe e shkruar, tri gazeta shqipe dalin dhe botohen prej shqiptarëve të Zvicrës. Kultura shqiptare është një element konstituiv i bashkësive të sotme shumë kulturore të Zvicrës në gji të së cilës po integrohen shqiptarët.

A ka fjalë më domethënëse se ato që shpreh mësuesja e përkushtuar Nexhmije Mehmetaj: Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Kush mbjell një arë me grurë punon për një vit, kush mbjell një pemë- punon për dhjetë vjet, kush hap një shkollë punon për njëqind vjet”. Shkolla e mësimit plotësuese të gjuhës shqipe në Jura u krijua më 1993 dhe vazhdon punën e saj edhe sot. Ky fakt tregon edhe për punën me nivel që bëjnë prindërit shqiptarë për të mbajtur lartë ndërgjegjen kombëtare. Parimisht në këtë drejtim është bërë një punë e mirëfilltë në dy drejtime: E para në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe e dyta: në ruajtjen e gjuhës amtare nga fëmijët e mërgimtarëve. Rolin kryesor në mësimin e gjuhës shqipe e kanë prindërit. Duke mësuar gjuhën shqipe fëmijët tanë, do të pasurojnë kulturën e tyre, dhe më e  rëndësishmja, veç përvetësimit të gjuhës amtare, do të përfitojnë edhe  traditat dhe zakonet e mira që populli ynë ka trashëguar në shekuj”.

Këtu përfundon, të nderuar lexues shkrimi i profesoreshës Nexhmije Mehmetaj të cilin kam bindje se e keni pëlqyer. Do ti kthehemi përsëri punës të saj, që ajo e quan modeste, por që vlen shumë më tepër, për mbajtjen gjallë të gjuhës amtare shqipe, për brezin e ri që ndodhet në diasporë në Zvicër, SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Francë e gjetiu, për Elynën, Marion, Amelian, Alesian, Mian, Izabelën, Ebrin, Tonin, Krisin, Dionin, Emin e mijra e mijra të tjerë..

Gjenevë, më 31 maj 2019

Zvicër – Ftesë për hapjen e ekspozitës së piktorit SAM-Samedin Asllani

Piktori SAM Samedin Asllani do të hap ekspozitën e tij të radhës në Galerinë e Artit ‘Espace 52’ që gjendet në ‘Rue du centre 52, 1025 Saint-Sulpice në Zvicër.

Ekspozita do te qëndron e hapur prej 29 Maj deri më 04 Qershor 2019.

Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet të shtunën më 1 Qershor 2019.(11h00)

Ky është viti i 33-të me radhë që piktori SAM-Samedin Asllani bën hapje të rregullta të ekspozitave si në Zvicër ashtu edhe në shtetet tjera.

Kjo është ekspozita e tij e 39 me radhë.(Personale)

Ju mirëpresim.

Res.InfoEXPO

Avec mes meilleures salutations.

ASLLANI

+4179/849 67 20

www.asllani

 

(Video) Mos ta harrojmë Hysen Tërpezën: Zürich 1997: Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar!

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka ndarë një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Ai nga kjo mbrëmje ka veçuar momentin kur çmimi Skënderbeu iu nda atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza.

Tërpeza, ishte nderuar me duartrokitje të shumta dhe me fjalimin e tij drithërues kishte përlotur edhe të pranishmit.

Ndryshe, Tërpeza, antikomunist, ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia.

Ai pas marrjes së çmimit, kishte thënë se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike, madje kishte kërkuar Bashkimin kombëtar.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, kishte deklaruar Tërpeza.

Më poshtë postimi i plotë i Mazrekajt:

Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar

Sot kam vendosur të ndaj me ju një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Bëhet fjalë për momentin, kur çmimi Skënderbeu iu ndaj atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza. Një nder i madh për gazetën “Bota sot” e cila sadopak u mundua ta njoh solemnisht kontributin e Hysen Tërpezës.

Hysen Tërpeza, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare, gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia. Nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore u detyrua të arrtisej dhe të kalonte jetën në mërgim politik. Hysen Tërpeza nuk e pushoi asnjë çast veprimtarinë e tij atdhetare nacionaliste djathtiste për bashkimin e shqiptarëve, prandaj u ndoq kudo nga spiunazhi serb. Ai nuk pushoi kurrë së kërkuar pajtim dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve. Lajtmotivi i tij gjithmonë ishte: “Ka me na gjykue nana Kosovë!

Duartrokitjet nuk u ndalën që nga momenti kur moderatori, Adi Krasta, theksoi se çmimi Sekënderbe do t’i jepet z. Hysen Tërpeza, për ndjenjën e shquar atdhetare.

Një fjalim drithërues që zgjoi emocion dhe përloti të gjithë të pranishmit.

Artisti Naim Krasniqi ia dorëzoi çmimin.

Tërpeza tha se është Ushtar i Kombit dhe jo intelektual. Kishte 52 vite që nuk kishte qenë në Kosovë, pasi përndiqej politikisht nga sistemi i atëhershëm.

Ai do ta falënderonte lartmadhërinë e tij, Leka Zogu, që po ashtu ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Thirrja e tij se duhet punuar për kombin tonë, u përcoll me duartrokitje.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, tha ai.

Ai brohoriti mallëngjyeshëm se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike!

“Shqipnia pa Kosovë nuk mundet me shku përpara”, shtoi ai, ndërsa artisti Naim Krasniqi iu hodh në përqafim.

PS Botuesit e voal.ch  Skënder dhe Elida  Buçpapaj, të cilët menjëherë do të angazhoheshin  për dhjete vjet tek Bota sot, ishin të pranishëm në atë Gala kur Hysen Tërpeza i shqiptoi ato fjalë.

 

Xhavit Haliti: Xhevdet Mazrekaj zgjedh ose po të vrasim ty ose redaktorët e tu Abdi Baleta, Skender Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Teki Dervishi, Mero Baze etj

Botuesi dhe pronari i Bota Sot Xhevdet Mazrekaj bën me dije se si është kërcënuar nga Xhavit Haliti. Më poshtë po sjellim një prononcim të Xhevdet Mazrekajt bërë me rastin e Ditës të Shtypit:

“Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, po e ndaj me ju një nga rastet, ku unë dhe punëtorët e gazetës “Bota sot” u kërcënuam me jetë.

Ishte viti 1999. Atë ditë isha në zyrën time, në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot” në Cyrih. Ndërsa po qëndroja në zyrë, erdhi njëri prej gazetarëve dhe më tregoi se po më kërkonte Xhavit Haliti në telefon. I thash: Në rregull lidhe me zyrën time.

Xhavitin e njihja nja 5-6 vite më përpara dhe për këtë arsye pranova telefonatën. (Në një rast tjetër do të tregoj më hollësisht se si e kam njohur!)

Biseda filloi normalisht me përshëndetje. Me pas Xhaviti hyri direkt e në temë dhe më tha si vijon: Të kam thirrë me të kërku që ta marrësh një vendim!

Pastaj vazhdoi: E di se “Bota sot” është gazeta jote, prandaj edhe po të paralajmëroj para se të ndërmerret diçka ndaj jush, që të mos thoni nesër “nuk e kemi ditur”. Xhevdet, nëse është gazeta jote, atëherë duhet t`i largosh nga puna këta persona: Abdi Baleta, Skender Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Teki Dervishi, Mero Baze etj! (Më duket se kanë qenë gjashtë veta që duhej t`i largoja nga puna sipas Halitit).

“Nëse i largon këta persona ne nuk do të kemi më problem me ty, por nëse jo, atëherë do të të vrasim ty. E nëse nuk është gazeta jote, atëherë të sugjeroj të dalësh ti nga “Bota sot” dhe ne do të kemi punë me ata tjerët, nëse nuk tërhiqen!”, vazhdoi ai.

Të ju them të drejtën, kërcënimi ishte shumë serioz dhe kjo vërehej nga toni i ashpër i zërit me të cilin më fliste Xhaviti.

Duke e njohur Xhavitin dhe bashkëpunëtorët e tij, e dija fort mirë se do të vepronin nëse nuk ndërmarr ndonjë hap konkret ndaj këtij kërcënimi.

Më kujtohet që i thash: Hajt baju, unë nuk merrem me juve!

Ndërsa, duke e ditur seriozitetin e kërcënimit, shkova në Policinë e Cyrihut dhe iu tregova për telefonatën, duke iu thënë se çështja është mjaft serioze.

Policia e mori me seriozitet denoncimin tim dhe prita aty derisa bëheshin hetimet.

Policia zbuloi shpejt burimin e telefonatës.

Kërcënuesit kishin shkuar në Gjermani për ta bërë thirrjen. Telefoni ishte i Zvicrës e thirrja ishte bërë prej Gjermanisë, për t`i ikur kontrollit policor.

Sipas informatave që i kam, afër Xhavit Halitit, kishte qenë edhe Hashim Thaçi duke e dëgjuar bisedën.

Ndërkohë, hetuesit e policisë më pyetën se a më thoshte diçka emri, Sabit Veseli, duke më sugjeruar se nëse e njihja këtë person ta mbaja për vete dhe të mos e përmendja emrin e tij me askënd për shkak se rasti ishte nën hetime.

Pra, telefoni i përkiste pikërisht personit në fjalë, Sabit Veselit. E ky ishte vëllai i Kadri Veselit, shefit të SHIK-ut. Sabit Veseli, vite më parë ndërroi jetë në rrethana misterioze i aksidentuar nga një kamion në mes të natës, diku në Mitrovicë, ndërsa kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Ai ka qenë një nga dëshmitarët kryesor të ngjarjeve të para gjatë dhe pasluftës.

Andaj, dyshoj se e ka eliminuar dikush nga krahu i tyre politik!

Policia më kishte njoftuar se ata që më kishin kërcënuar janë një grup mafioz këtu në Zvicër.

Pas këtij rasti, Xhavit Halitit i ishte ndaluar hyrja në Zvicër për disa vite!”

NUHIUN NUK E SOLLI AS MËNGJESI I DITËS TJETËR Nga Sabit Rrustemi

Në foto: Nuhi Memishi

( si një ngushëllim i vockël për Familjen dhe të afërmit e këtij Djaloshi që na iku duke na e lënë të përjetshme, vetëm këtë buzëqeshje )

Ai e kish trashëguar emrin e gjyshit të tij, Nuhiut, që ish lindur, rritur e burrëruar thellësive malore të Karadakut, n’ato shpatije të rrëpinjta të njërës nga lagjet më martire, Iseukaj.
Kam pas ndejur sa herë me gjyshin e tij, kam pas biseduar gjerë e gjatë edhe për atë masakër që s’harrohet sot e kësaj dite, e që ndodhi më 2 e 3 dhjetor 1944 nga brigatat sllavo – komuniste të kohës…

Nipi i tij, Nuhiu i Ri, të cilit sa ishte i vogël, ia tregoja se si e bën arusha frizurën e flokëve, pak se e mbante mend gjyshin. vetëm tjerët kur i flisnin për të. Qysh si fëmijë, kish mërguar bashkë me Familjen e ngushtë, në Zvicër.

Aty mes Gjenevës, në afërsi të liqenit, kishte lëshuar shtat, pak mustaqe si dhe më pas, kish zënë të krijojë edhe Familjen e tij.

Vajza dhjetëvjeçare, Nora, si dhe djali, Rajani, që tash edhe pak ditë shënon njëvjetorin e ardhjes në jetë, e mbushën edhe më shumë me gaz e jetë, përditshmërinë e tij mërgimtare, aty ku, babai i tij kish derdhë mund e djersë për mbi dyzet vite, derisa një ditë e kish lëshuar fryma.

Pasditën e kësaj të hëneje, ai e nxori djalin, si rëndom, për pak ajr të pastër e këndellje, aty buzë Liqenit, ku dilnin me andje, herë me gruan e vajzën, herë me gjithë Familjen që e kishin atje e, së voni, edhe me dritën e tij të syve, njomakun e vogël që mbushte me buzëqeshje jo vetëm zemrën e tij por, edhe gjithë atë banesë, ku ai po e kalonte moshën e mesme të jetës.

Shetitën e shetitën bashkë me gruan e fëmijët, gati sa u lodhën.

Moti ish i vrenjtur, rrugëtt ende s’ishin tharë prej shiut që kishte rënë, orë më parë. Pritej sërish të binte.

Nuk donte t’i lagej djali. Iu kthye së shoqes:

– Ramize, merre djalin e ec e shko brenda, bëje bukën gati. Është dita e parë e agjërimit e, le ta mbushim erë buke e gëzimi sofrën tonë !

Ajo, nuk tha as po, as jo, vetëm, “mos u vono dhe ti”, e shkoi.

Nuhiu deshi të endej edhe pak me biicikletë. Tash krahët i kish të lirë. “Sa të bëhet buka gati”, mendoi. “edhe koha më ikën më shpejt”. E, iu dha petaleve. hajt e hajt e hajt …. derisa për një moment, si pikla shiu, si miza mbrëmjeve, iua prekën qepallat. Ktheu kokën kah qielli, ashtu në fluturim e sipër dhe …. fluturoi e fluturoi , fillimisht përpjetë… e pastaj si në hark e ra, në Liqe ….

Gruaja tashmë kish shtruar Tryezën. Rreth saj i kish afruar edhe Dy dritat e syve. Vajzën e djalin. priste në çdo moment kur të bie zilja e’ t’ia hapte drenën Nuhiut. Por.. pritja e saj ishte e pa fund dhe e pa shpresë…

Nuhiun nuk e solli as mëngjesi i ditës tjetër ….

tek pas dy dite, trupi i tij u nxor pa shenja jete prej Liqenit dhe tashmë po përgatitet për t’u nisur e për t’u prehur përjetshëm, në vendlinjen e tij, Preshevë, aty ngjitas gjyshit diku, e ngjitas babait.

Se, kështu thonë, deshi i Lumi, Ai që na solli e na merr kur të dojë …

 

Shqiptari Nuhi Memishi gjendet i vdekur në Liqenin e Gjenevës

Dje policia e Gjenevës ka gjetur një trup të pa jetë në Liqenin e Gjenevës, që i përkiste një 40-vjeçari. Viktima është raportuar të jetë nga Presheva me emrin Nuhi Memishi (40) nga fshati Isivukë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës. Kufoma ende ndodhet në spital.

Nuhiu është djali i tretë i Nazmi Memishit, i cili para gjashtë vitesh kishte ndërruar jetë po ashtu ne Gjenevë.

I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeçar.

Ftesë: Organizohet promovimi i librit të autores Behide Hasanaj ”Libri i Paqes”

F T E S Ë

Më datë: 11.05.2019, (e shtunë), duke filluar nga ora 14:00, organizohet promovimi i librit të autores Behide Hasanaj ”Libri i Paqes”.

Ky aktivitet mbahet në ambientet e Kirchgemeinder Heiliggeist, Kirchliches Zentrum, Bürenpark, Grooser Saal Stock, kati i dytë.

Burenstrasse 8, 3007 Bern Tram 9 Richtung Waben, Haltestelle Sulgenau, Bus 19 Richtung Spiegel, Haltestelle Sulgenau. Freie (Parkplatze).

Luteni që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në email adresën:
veprimtarja10@hotmail.com, ose në Tel: 076 279 05 04

Pjesëmarrja juaj në këtë manifestim kulturor na nderon!

 

 

’20 vjet pas luftës’, televizioni zviceran reportazh për Kosovën

ZVICËR

Radio Televizioni i Zvicrës i ka kushtuar një reportazh të gjatë Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në tokën e saj, ndërsa thekson se ky vend ka pasur zhvillime të admirueshme përgjatë 20 vitesh, që nga koha kur përfundoi lufta dhe gjenocidi serb mbi popullin shqiptar.

Reportazhi i titulluar “20 vjet pas luftës”, me një minutazh të konsiderueshëm, trajton tematika të ndryshme që nga sporti, Diaspora e deri tek politika.

Një pjesë jo e vogël shqiptarësh, tashmë janë integruar plotësisht në jetën socio-ekonomike të Zvicrës dhe ajo që është më e rëndësishme është  fakti se ata vijojnë të ruajnë traditat e vendit të origjinës. Roli i tyre dhe kontributi për Kosovën ka qenë i lartë dhe ky tregues matet nga remitancat, të cilat futen nga emigrantët shqiptarë dhe krijojnë kushte pozitive  për banorët e saj.

Edhe Kombëtarja e Kosovës ishte pjesë e reportazhit. Në përballjet e saj, Kombëtarja e “Dardanëve” nuk ka pasur asnjë humbje dhe meritë të veçantë për këtë ka edhe trajneri zviceran, Bernard Challandes. Gazetari që realizoi këtë material special nuk kishte se si mos të vizitonte shtetin e Kosovës. Pjesë e bisedës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, i cili foli për atë se çfarë është bërë dhe objektivat e parashtruar për të ardhmen.

Materialin filmik mund ta shikoni duke klikuar këtu

Në kthetrat e Prontomafisë (1) – Nga XHAFER SHATRI

“Së pari erdhën t’i kërkojnë socialistët (opozitën), dhe unë nuk thashë asgjë, sepse nuk isha socialist;

Pastaj erdhën t’i kërkojnë sindikalistët, dhe unë nuk thashë asgjë, sepse nuk isha sindikalist;

Pastaj erdhën t’i kërkojnë Jevrejët, dhe unë nuk bëra zë, sepse nuk isha jevrej;

Dikur  erdhën të më kërkojnë edhe mua, por nuk kishte mbetur më askush për të ngritur zërin.”

Martin Niemöller 1

Procesi gjyqësor i shekullit

Ka dy vjet që nëpër zyra hetuesie, në Prokurori speciale e në gjykatore të posaçme po zvarriten me pranga në duar disa qytetarë të akuzuar për veprat më të rënda penale. Për më keq, ata në një indiferencë të plotë, gati zoologjike, që mund të krijohet vetëm në rrethana të një nënshtrimi e poshtrimi kolektiv, në shkelje të Ligjit e të Kushtetutës, po trajtohen e demonizohen nga kreu i shtetit, nga jeniçerët dhe mediet e tij si terroristë e tipa amoral. Ata dhe familjet e tyre janë krejtësisht të vetmuar dhe të dërrmuar nga pesha e rëndë e një aparati të pistë shtetëror. Atyre ua ka kthyer shpinën edhe Zoti!

Është fjala, në radhë të parë, për Sadri Ramabajën, Behxhet Luzhën por edhe Murat Jasharin.

Pse është fjala për proces politikogjyqësor të shekullit? Sepse ka filluar para një viti dhe sigurisht nuk do të përfundojë edhe disa muaj të tjerë, dhe se në të kanë dëshmuar, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në histori, kryetari i shtetit, kryetari i Kuvendit me zëvendësin e tij, zëvendëskryeministri, deputeti shikist e mafiozi Elmi Reçica, shefi i shefave Adem Grabovci e tutti quanti. Thënë më troç krejt udhëheqja e Shikut. Mungonte vetëm Koçi Xoxja i Kishnarekës.

Kosova, me sipërfaqen dhe numrin e banorëve që kishte e që ka, do të qëndrojë përjetësisht në librin e Ginisit, si vendi me më së shumti të burgosur politikë në histori, si vendi me më se shumti procese e gjykime politike të mbajtura kundër banorëve të saj.

Në vitet tetëdhjetë, sipas Rrahman Morinës, atëherë funksionar i lartë i policisë dhe i partisë, dy të tretat e popullsisë së përgjithshme në Kosovës kishin kaluar nëpër duart e policisë dhe gjykatave vetëm për motive politike. Në këto statistika nuk janë përfshirë personat që kanë kaluar nëpër ferrin e KOS-it (shërbimi sekret i ushtrisë) dhe gjykatave ushtarake.

Në përgjithësi, prej pushtimit të Kosovës e deri në vitin 1999, kundër shqiptarëve janë mbajtur dhjetëra mijëra procese politike para gjykatave serbe. Për turpin tonë, nuk ka një statistikë të saktë për numrin e proceseve dhe emrat e viktimave, që dëshmon se askush sa elitat tona nuk është tallur me vuajtjet e popullit shqiptar.

Sidoqoftë janë tri procese politike që dihen botërisht dhe që personifikojnë saktësisht terrorin gjyqësor të Serbisë kundër shqiptarëve: Procesi i Prizrenit, korrik 1956; Procesi kundër Adem Demaçit, shkurt 1976, Procesi i Paraçinit, i mbajtur para Gjykatës Ushtarake, në janar të vitit 1988.

Këto procese janë të njohura në historinë dhe në vetëdijen e Kosovës sepse ishin, fund e krye, procese të kurdisura me synime strategjike e afatgjata kundër shqiptarëve.

I ngjashëm me ta është edhe procesi gjyqësor që, në regjinë e Hashim Thaçit me shokë, e për turpin e krejt Kosovës, po mbahet aktualisht në Prishtinë, kundër Sadri Ramabajes etj.

  1. Procesi i Prizrenit

Ky proces gjyqësor është mbajtur në korrik të vitit 1956 në Prizren dhe kishte për synim shpartallimin e elitës së re politike e intelektuale në Kosovë dhe përgatitjen e terrenit për shpërnguljet e përdhunshme të shqiptarëve në Turqi. Në funksion të kësaj strategjie, në dimrin e egër 1955/1956, në kohën kur arrestoheshin e torturoheshin viktimat e Procesit të Prizrenit, u ndërmor edhe Aksioni Ndëshkimor për gjoja çarmatimin e shqiptarëve, në të cilin kanë pësuar mbi 200 mijë veta.

Për këtë Proces deri vonë nuk ka pasur informata të bazuara. Por nga ajo që dihet del se arrestimet e para kanë filluar më 4 dhjetor 1955, me burgosjen e Njazi Malokut, sekretar i Komitetit të Rrethit dhe drejtor i Shkollës së Partisë… dhe kanë vazhduar deri në fund të prillit të vitit 1956. Hetimet i kanë udhëhequr udbashët serbomalazez; Budo Gajiq, Gojko Medenica, Dushan Krajinoviq, Andrija Vujoviq, Jovo Rosandiq etj.

Të pandehurit akuzoheshin për spiunazh në favor të Shqipërisë (neni 105 i Kodit Penal).

Detajet për hetimet dhe procesin gjyqësor i ka përmbledhur në mënyrë brilante njëri prej viktimave të këtij procesi, intelektuali i spikatur Sedad Dida. Ai, më 12 qërshor 1968, i drejtohet me një Parashtresë Komisionit shtetëror pranë Qeverisë së Kosovës për Hetimin e Deformimeve. Parashtresa e tij është një testament i përjetshëm i demaskimit të veprimtarisë kriminale të pushtuesve serbë:

Sedat Dida për hetimet jep detaje trishtuese:

“Më kanë rrahur shuplaka, grushte, ndukje mizore flokësh, më kanë lënë pa ngrënë dhe një javë rresht në një birucë pa pikë drite, gjatë kohës kur më torturonin përmendin emra funksionarësh shqiptarë duke besuar se në ato çaste dhune, zhgënjimi, mundimi e dëshprimi do t’i përmend emrat e tyre… por nuk kam lejuar të bëhem dëshmitar i rrejshëm…

Pavarësisht se çka krejt përjetoja për asnjë moment nuk më ka braktisur shpresa se gjykata do të mund të konstatojë fare lehtë të vërtetën kur është fjala për një njeri të pafajshëm… Nuk kam besuar se Gjykata në saje të deklaratës së nxjerrë me dhunë dhe të një dëshmitari të vetëm të rrejshëm mund ta çojë njeriun në burg.“

Ndërsa për vetë procesin, Dida jep detaje të një gjykimi tamam mesjetar :

“Në gjykimin e fshehtë, ku në publik kishte vetëm njerëz të UDB-së, derisa unë përpiqesha të mbrohem nga publiku lëshoheshin fjalë: ‘Mos filozofo!’ ndërsa njëri prej gjykatësve më thoshte: “Ti je shizofren dhe idiot !“… Veprime në shpërputhje të plotë me praktikën gjyqësore.

Kur dëshmitari i rrejshëm më akuzonte se kemi biseduar në Prishtinë, unë i thashë gjykatës se në atë kohë kam qenë në Knin, në Kroaci ushtar… ndërsa gjykatësi më tha : “Ulu aty e hesht! Ne e dimë ku ke qenë ti… !“

“Edhe qëndrimi i avokatit tim të emëruar nga gjykata ishte krejtësisht i paligjshëm, i padrejtë e madje edhe qesharak… Në vend që të më mbronte, kur kishte mundësi që vetëm me një pyetje ta zhveshë dëshmitarin e rrejshëm, avokati kërkonte mëshirë për mua…

Në këtë ambient, duke mos pasur asnjë përvojë me gjyqësinë jam hutuar e jam ndier si i kositur dhe të gjitha shpresat e mia për një gjykatë korrekte u varrosën…“

Në një gjykim të tillë policor, ku merreshin për bazë deklaratat vetakuzuese të nxjerra me tortura, Gjykata e përbërë krejtësisht prej serbësh, më 19 korrik 1956 dënoi me burg të rëndë: Njazi Malokun, funksionar i Partisë Komuniste, më 12 vjet, Sedat Didën, redaktor përgjegjës i gazetës “Rilindja“, më 5 vjet, Demush Cahanin, më 5 vjet, Shani Hoxhën, më 4 vjet, ndërkaq Rexhep Muhadrin,  Hasan Bajramin dhe Muhamet Eminin më nga 2 vjet burg dhe Salih Mehmetin më 9 muaj.

Të gjithë u dënuan gjithashtu edhe me heqje disa vjeçare të të drejtave qytetare pas daljes nga burgu.

“Pas dënimit mendova se u krye procedura dhe do të mund ta vuaj dënimin, por u mashtrova, sepse më karakterizuan si kokëfortë dhe i papërmirsueshëm prandaj nga 32 muaj në burg, 27 muaj i kam mbajtur vetëm, në qeli, për çka m’u kanë dëmtuar përgjihmonë sytë…“

“… pas 32 muajsh, më 29 nëntor 1958, më kanë liruar nga burgu. Deri sot askush nuk më ka treguar pse më kanë liruar pas 32 muajsh. Ndoshta shkaktarët e tragjedisë sime kanë menduar se në këtë mënyrë mund ta mbulojnë me hi veprimin e tyre të pistë, ndoshta duke besuar se më në fund unë do t’i harroj të gjitha… Por damka që i është mveshur personalitetit dhe dinjitetit tim është aq e rëndë, është aq e ndyrë sa që as nuk mund të shlyhet e as nuk mund të matet me asgjë…“2

Procesi i Prizrenit do të mbetej në heshtje për një kohë të gjatë, sikur të mos ndodhte rënia në pamëshirë e Aleksandar Rankoviqit, 1 korrik 1966. Ishte fjala për luftën për pushtet në mes klaneve kroate e serbe në udhëheqjen e Jugosllavisë, më ç’rast Tito, që ndihej edhe vetë i rrezikuar, e rrrëxoi serbomadhin Rankoviq dhe filloi një sërë reformash federaliste që shqiptarëve u ndihmuan ta shlirojnë sadopak zgjedhën e robërisë.

Në këto rrethana dolën në pah shumë krime që ishin kryer kundër shqiptarëve si dhe terrori gjyqesor kundër tyre.

“Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur “Grupi i shehëlerëve” prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptar. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.“3

  1. Procesi i kurdisur kundër Adem Demaçit

Për shkak të veprimtarisë së theksuar ilegale të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, në vitin 1975 autoritetet e Kosovës ndërmorën një aksion të jashtëzakonshëm ndëshkimor kundër “irredentizmit shqiptar“, siç i quanin ato kundërshtarët e tyre politikë.

Arrestimet filluan në muajin mars dhe përfunduan me arrestimin e Adem Demaçit, më 6 tetor 1975. Ky ishte arrestimi i tretë i Adem Demaçit, dhe u krye vetëm 17 muaj pas daljes nga burgimi paraprak 10 vjeçar. Si pretekst ishte marrë një trakt i pjesëtarëve të Grupit Revolucionar, i shpërndarë më 23 dhjetor të vitit 1974. Arrestimet ishin masive. Sypozohet se nëpër duart e eskadroneve të Mehmet Shoshit kishin kaluar mbi 500 shqiptarë, kryesisht studentë dhe punonjës arsimi. Nga të gjithë këta djem nënash, që kaluan nëpër tortura të tmershme, vetëm 4 veta u takonin radhëve të organizuara dhe kishin ndonjë dijeni ose ishin drejtpërdrejtë të implikuar në shpërndarjen e trakteve. Por vendimi ishte politik, dhe udhëheqja e Kosovës e dinte saktësisht se po shkatërronte familje të tëra dhe po çonte në burg, kryesisht, njerëz të pafajshëm. UDB, i  përzgjodhi viktimat për shkak të emrit dhe sidomos bindjeve të tyre atdhetare, sepse, gjatë përgatitjes së proceseve, kishte llogaritur saktësisht përmasat e frikësimit që do të kishte dënimi gjegjësisht ndëshkimi i tyre në popull.

Duhet nënvizuar se gjatë hetimeve shumëmujore ndaj të pandehurve janë ushtruar intensivisht torturat më çnjerëzore, me qëllim që viktimat të pranonin “fajet“ e sajuara paraprakisht nga UDB. Disa persona u thyen keq dhe jo vetëm nënshkruan deklaratat e sajuara nga UDB, por filluan të përdoren për t’i thyer ose fajësuar edhe të pandehurit e tjerë.

Arrestimet dhe gjojahetimet rezultuan me 4 procese të kurdisura politike. Kryefjala e këtyre proceseve ishte ideologu i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, Adem Demaçi.

Procesi i parë u mbajt më 29 janar dhe më 1, 2, 5 e 7 shkurt të vitit 1976.

Në këtë proces u dënuan me burg 19 shqiptarë: Adem Demaçi 15 vjet, Skënder Kastrati 12 vjet, Hetem Bajrami 7 vjet, Hasan Dërmaku 10 vjet, Osman Dumoshi 7 vjet, Rexhep Mala 9 vjet, Selatin Novosella 7 vjet, Ilaz Pireva 7 vjet, Fatmir Salihu 7 vjet, Xhavit Dërmaku 9 vjet, Sherif Masurica  7 vjet, Sami Dërmaku 6 vjet, Zijadin Spahiu 5 vjet, Isa Kastrati 6 vjet, Ahmet Hoti 6 vjet, Njazi Korça 6 vjet, Irfan Shaqiri  7 vjet, Hilmi Ramadani 5 vjet dhe Nazim Shurdhani 4 vjet burg.4

Procesi i dytë u mbajt më 18 – 23 shkurt 1976, në Prishinë, dhe  u dënuan 12 shqiptarë: Adem Rukiqi, më 9 vjetë burg, Bektesh Rrudhani, më 6 vjet, Tafë Rukiqi, më 6 vjet, Ymer Rukiqi më 2.5 vjet, Arif Rukiqi, më 1.5 vjet, Zyhdi Bilalli me 3 vjet, Bislim Bajraktari më 4 vjet, Xhevdet Nasufi më 2.5 vjet, Idriz Mehmeti më 1.5 vjet, Sadullah Zeqiri me 2.5 vjet, Ajet Rukiqi, më 4 vjet dhe Adem Pavataj më 2.5 vjet.5

Në këtë vazhdë, një muaj më vonë, u mbajtën edhe në Vranjë dy procese politike kundër katër shqiptarëve:

Më 17 mars 1976:

Jetullah Arifi, më 12 vjet dhe Fazli Avdullahu më 6 vjet burg; dhe

Më 19 mars 1976 :

Qamil Nuhiu me 4 vjet dhe Selajdin Nuhiu me 1.5 me vjet burg;6

Këto procese politike u mbajtën në një kohë kur nuk kishte përplasje të mëdha politike. Ato u organizuan nga elita politike e Kosovës për të bindur Titon se ajo kishte nën kontroll gjendjen politike në ‘Krahinë’ siç i thoshin asokohe. Prandaj edhe përgjegjësia historike e saj është tepër e madhe. Eskponentët politik nuk u mjaftuan as me torturimin dhe gjymtimin e viktimave, por në mediet e kontrolluara shpërfaqen një propagandë të shëmtuar fashiste:

Fadil HOXHA : ”…Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar, e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh, veç për të keq e hajni”.7

Mahmut BAKALLI: ”…Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njëjta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste – fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (…) Në këtë bazë irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shëmbullore”.8

Fahredin Gunga në komentin televiziv me titull “Dënime të merituara”:

”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare, i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre… Ai duke e shpërdoruar pikërisht lirinë e plotë dhe barazinë në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse, u përpoq t´i paraqitet popullit shqiptar gjoja dishepull shpirtëror kombëtar.

Esenca, pretendimi dhe qëllimi i parë i irredentizmit tek ne është shkatërrimi i Jugosllavisë si shtet, si sistem marrëdhëniesh socialiste vetëqeverisëse, si bashkësi e kombeve dhe kombësive… “9

Gjatë hetimeve po edhe në gjykatore, ashtu si edhe shumë vjet më vonë, Adem Demaçi këmbënguli:

“… për dënimin e tretë kam qenë krejtësisht i pafajshëm. Këtë dënim UDB ma përgatiti derisa isha në vuajtje të dënimit paraprak, në Pozharevc. Më akuzuan se, derisa isha në burg, kam bërë plane për formimin e një organizate të re. Para gjyqit më kanë sjellur njerëz që nuk i kam parë dhe nuk i kam njohur kurrë …“

“Nuk ka mbrojtje që mund t’i ndihmojë të akuzuarit për delikte politike. Gjykimi ishte i turpshëm. Komedi e vërtetë.“10

Këto procese dhe mijëra të tjerë, përpara dhe sidomos më vonë, janë orkestruar kryesisht nga udbashë shqiptarë, shumë prej të cilëve, duke shkelur me të dy këmbët edhe ligjet, janë treguar shumë më të egër, shumë më të paskrupull se edhe vetë udbashët serbë… Dhe pikërisht këta tipa Kadri Veseli, njëri prej kryesundimtarëve të Kosovës, kishte paturpësinë t’i quante publikisht me zërin e tij as burrë as grua: PASURI E JONA KOMBETARE.

  1. Masakra në kazermën e Paraqinit

Më 3 shtator 1987, të gjitha mediet në Jugosllavi shpërndanë gjithandej lajmin bombastik se,  në kazermën e Paraçinit, ushtari Aziz Kelmendi kishte vrarë, derisa po flinin, 4 ushtarë: Goran Begiq nga Zagrebi, Safet Dudakoviq e Hazim Xhananoviq të dy boshnjakë nga Bosnje e Hercegovina dhe Goran Simiq nga Beogradi…, me atë rast kishte plagosur edhe 6 ushtarë të tjerë: dy kroatë, dy boshnjakë, një slloven dhe një shqiptar nga Tuzi.

Sipas medieve, ‘vrasësi’, Aziz Kelmendi, pas “krimit“ kishte dalur nga oborri i kazermës kishte bërë vetëvrasje buzë rrugës.

Ky lajm ishte dominues në medie për disa muaj rresht dhe shërbeu për mobilizimin absolut të turmave serbe të udhëhequra nga Millosheviqi. Titujt i medieve ishin zjarrvënës dhe përmbajtjet plot helm antishqiptar:

“Aziz Kelmendi ka shtënë mbi Jugosllavinë!“

“Opinioni jugosllav është tmerruar. Vrasësi Kelmendi, sipas të gjitha gjasave, nuk ishte i vetëm kur tërhoqi këmbëzën. Ai ka shtënë në shtyllën më të rëndësishme të unitetit dhe stabilitetit të Jugosllavisë, në APJ.“11

 “Vrasësi Azis Kelmendi nuk e donte ekëtë vend… ishte edukuar, ashtu si edhe më të afërmit e tij, që mesazhet armiqësore kundër këtij vendi dhe kundër këtij populli t’i shënojë nëpër mure… Nuk ka dashur ta mësojë gjuhën e fqinjve të vet. Nuk i ka dashur as ata e as vendin ku ka lindur.“12

Varrimi i ushtarëve të vrarë, sidomos ai i Goran Simiq, në Beograd, u kthye në një manifestim të rrezikshëm antishqiptar. Aty mbi 10 mijë veta bërtisnin, “Jashtë shqiptarët!“,Nuk duam shqiptarë në Jugosllavi!“, “Kosova është Serbi!“13

Ishte kohë e përthyemjeve të mëdha dhe ky krim i rëndë u shfrytëzua maksimalisht për fuqizimin e Lëvizjes serbomadhe dhe intensifikimin e përpjekjeve të saj për suprimimin e autonomisë së Kosovës.

Fushata ishte e pamëshirshme dhe ajo e futi Familjen e Aziz Kelmendit në një furrë të tmershme prushi. U arrestuan prindërit dhe vëllezërit e Azizit. Shpirti i tyre e di se çka kanë hequr të braktisur e në ferrin që ua kishte përgatitur shteti i serbëve.

Të gjithë ata që ishin me këmbë në tokë dhe që kishin sadopak aftësi deduktive, kishin dyshime të themelshme se fjala është për një inskenim shumë të rrezikshëm me pasoja tektonike. Në këtë vijë, pas disa muajsh, krimi mori kahjen e pritur me epilog gjyqësor, duke i dhënë masakrës dimensionin e një akti të organizuar politiko-terrorist.

Viktima ishin ushtarët shqiptarë në kazermën e Paraçinit dhe një boshnjak e një rom: Riza Xhakli, Abdylxhemil Alimani, Afrim Mehmeti, Pajazit Aliu, Shefqet Paçarrizi, Enver Behluli, Riza Alibashiq dhe Islam Mahmuti. Ata u arrestuan pas disa ditësh dhe ndaj tyre filluan hetimet. Nëpër çka kanë kaluar këta djem nënash më së miri e përshkruan Riza Xhakli, 4 vjet pas ngjarjes së tmershme:

“Rrahje deri në alivanosje…, elektroshok…, na torturonin nga 2 veta, pas torturave të tyre, vazhdimisht na torturonin edhe ushtarët që ishin roje të burgut. Na merrnin në pyetje dhe na torturonin gjithë natën. Një ekip shkonte dhe vinte ekipi tjetër për t’i vazhduar torturat…, nuk na linin të flinim…, Ata kërkonin me çdo kusht t’i pranonim akuzat që na i bënin… Na merrnin në pyetje prej orës 8 të mengjësit deri në mëngjesin tjetër…“

“…Me një rast, gjykatësi hetues ma lëshoi një video ku ishin xhiruar kufomat e ushtarëve të vrarë. Më thoshte si s’po të vjen mëkat prej këtyre kufomave…, për hir të tyre duhet ta thuash të vërtetën. Kur i thoja se nuk kam të bëjë fare me këtë vrasje, ai më thoshte: Ti nuk je njeri, ti je bishë, je idiot…“

Me një rast më tha : “Do ti sjell këtu nënat e ushtarëve të vrarë që të shohin se sa i vrazhdë e sa i pafytyrë je…, do të nxjerri me pranga në duar para tyre…, ma lëshonte kasetën nga disa herë në dite kur ulja kokën më bërtiste: shiko çka ke bërë!“

“Atë natë nuk kam mundur të fle fare…, nuk mund ta merrja me mend që ata të më paraqitnin para atyre nënave si vrasës të bijve të tyre…, i thashë vetes do ti pranoj të gjitha që kishte nevojë vetëm të mos më ballafaqonin me nënat e ushtarëve të vrarë… Ky është shkaku kryesor që unë kam pranuar, prapë po them kam pranuar, edhe pse s’kam bërë asgjë për të pranuar…“14

Shefqet Paçarrizi : “Unë e kam parë njeriun e maskuar, i cili me automatik shtinte me armë. Njerëzit e sigurimit e dijnë se çka ka ndodhur, kush e ka bërë, si dhe pse. Vetë e kanë bërë vrasjen dhe na e lënë neve, vetëm pse jemi shqiptarë…“15

Të arrestuarit, gati të gjithë, ishin 20 vjeçarë, pa kurrëfarë përvoje jetësore, ndërsa përballë kishin shtetin dhe oficerët serbë me përvojë njëshekullore në shtypjen dhe asgjësimin e shqiptarëve. Si rezultat, në gjykim gjysma i mohonin akuzat monstruoze, ndersa gjysma tjetër i ‘pranonte’… Gjykimi u mbajt në janar të vitit 1988 dhe zgjati 11 ditë. Kjo ishte një mise en scène e shtetit e orkestruar deri në detajet më të imëta për të argumentuar me çdo gjë se këtu nuk gjykoheshin disa ushtarë të pafajshëm shqiptarë, por populli i tyre.

Dënimet e plotfuqishme i shqiptoi Gjykata Supreme Ushtarake:

Riza Xhakli u dënua më 20 vjet,

Abdylxhemil Alimani, 20 vjet,

Riza Alibashiq, 14 vjet,

Afrim Mehmeti, 13 vjet,

Pajazit Aliu, 13 vjet,

Shefqet Paçarrizi, 7 vjet,

Enver Behluli, 5 vjet.

Në gjykim mori pjesë edhe avokati i njohur, Bajram Kelmendi, të cilin shteti serb e vrau me të dy djemtë, 11 vjet më vonë. Bajram Kelmendi, në cilësin e mbrojtësit të Afrim Mehmetit në atë proces të kurdisur ligjëroi një pledoari par excellence, e cila do të duhej të ishte literaturë e domosdoshme për çdo student që mëson të drejtën penale. Ai i rrëxoi një për një akuzat e rrejshme të oficerëve të KOS-it (Shërbimi sekret ushtarak). Të njëjtat argumente ai i kishte shtruar edhe gjatë gjykimit:

“… Unë pata thënë në seancë se nëse Aziz Kelmendi është kryes i veprës, atëherë kjo duhet të jetë e vërtetë edhe për ndihmësit e tij. Pasi gjatë procesit del se të gjitha janë të konstruktuara, pra të pavërteta, atëherë del se është e konstruktuar edhe vepra e Aziz Kelmendit. Kjo del nga të gjitha ato që janë thënë në aktakuzë.“16

Dhjetë vjet më vonë këtë e konfirmon edhe gjykatësi i Gjykatës Supreme Ushtarake, Dr. Jovan Buturoviq, i cili ishte pjesë e Trupit gjykues, kur ushtarëve të lartpërmendur shqiptarë iu shqiptua dënimi i plotfuqishëm. Ai citon prokurorin ushtarak, kolonelin Budimir Gjorgjiq që i ka thënë se : “Procesi ‘Dosja e Paraqinit‘ ka qenë i kurdisur. Organet e sigurimit ushtarak në Nish, duke përdorur dhunën, kanë marrë deklarata të rrejshme nga të akuzuarit. Dëshmi të rrejshme për fajësinë e të akuzuarve janë marrë edhe nga dëshmitarët.“

Buturoviq, shton se më 6 janar 1997 iu kishte drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kishte kërkuar prej tij që kjo dosje të kthehet në rigjykim.17

(Kjo analizë e gjatë do të publikohet në disa vazhdime)

  1. Martin Niemöller (1892 – 1984), klerik protestan, për shkak se ishte antifashist i thekur, më 1937, fashistët e arrestuan dhe e dërguan në kampin e Sachsenhausenit, ndërsa në vitin 1945 në ferrin e Dachaut
  2. Dosja origjinale e Procesit
  3. Sheradin Berisha, “Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!“, 2 maj 2008, www.pashtriku.org
  4. Xhafer Shatri “Pse dergjet ne burg Adem Demaçi?“, Bernë, 1990 Aktgjykimi: P.nr.239/75
  5. Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P – nr.183/75, datë 23.II.1976
  6. Sheradin Berisha, Rexhep Mala – Truri i Lëvizjes Kombëtare, www.pashtriku.org
  7. “Rilindja“, 23.12.1975
  8. “Rilindja“, 14 janar 1976
  9. Sheradin Berisha, Rexhep Mala – Truri i Lëvizjes Kombëtare, www.pashtriku.org
  10. “Mlladina“, nr. 19, datë 26 maj 19890
  11. Politika, 4 shtator 1987
  12. Tanjug, 4 shtator 1987
  13. Metë e Xhafer Shatri “Një gurë për varrin e ushtarit që e vranë“, faqe 247
  14. Riza Xhakli, Deklaratë e shkruar në burg, më 24 qershor 1991, “Zëri“, 21 shtator 1991
  15. Dosja e “Zërit“, Procesi i Paraqinit, Zëri, 19. 10. 1991
  16. Dosja e “Zërit“, Procesi i Paraqinit, Zëri, 5. 10. 1991
  17. “Nasa borba“, 17 maj 1997

Në kthetrat e Prontomafisë (1)