VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fatos Klosi: Ja shtetet ku u furnizua me armë UÇK-ja (Video)

By | April 3, 2017
blank
1 Comments
  • author avatar
    UNIONI KOMBETAR I EMIGRACIONIT. 4 years ago Reply

    SHKURT: MIRESE “BERISHA DEKLARON GJOJA NDIHME” PER UCKn!?
    PO A’ E KUPTON APO E KA LENE MENDJESE SE PARI KA KRYER NJEKRIM ANTI SHTETEROR E KOMBETAR DUKE SHKATERRUAR USHTRIN DHE ARMATIMIN KU DHE VARJA E TIJ FAMILJARISHT NUK E PAGUAN KETE KRIM!?…
    POR DHE KA VRARE MIJRA TE RINJE KU DHE SOT PO VRITEN PO NGA DORA E ZEZE BERISHJKANO SERBE ME DREJTORESH SLLOBODANKEN “LIRIE”

    -PO SIDON TA BEJ KETE POPULL BERISHA A KAQ BUDALLA ETE MARR DHEI HARRON BERISHA SE PASI JU SHISTE ARMATIMIN I VRISTE OFICERAT E “UCKS” NGA CAFA E MALIT-MILISKA E DERI NE KUFIRIN ME KOSOVEN DHE, PLUS QE JU HUMBETE JETEN BIJEVE DHE BIJAVE KOSOVARE POR JU GRABISTE DHE ATE ARMATIM QE JUA KISHTE BLERE NJEHER!? KRIMET BERISHJANE BARAZOHEN VETEM ME TE HITLERIT NE VENDET EVROPANE DHE JO NE POPULLIN ETIJ (PASI BERISHA NUK ESHT SHQIPETAR) POR I INFILTRUAR NGA SERBO RUSIA QE ME GJYSHIN ,BABAJN DHE GJITH TRUNGU I TIJ FAMILJAR!? (KUSH E KA LEXUAR RASPUTINININ!? KY ESHT BERISHA!? KUSH E KA PARE FILMIN FLAKA E MALEVE? KY ESHT INFILTRIMI SI I SHERBIMEVE SEKRETE GREKE QE DERGONTE SI HOXHALLAR NE TURQI TE INFILTRUARIT E TIJA PASI MBARONIN SHKOLLIMIN PER HOXH NE GREQI E TJERA E TJERA!? KY PRA E ME ZI ESHT BERISHA E OBORRI BERISHJAN QE KAN FRIK TE FLASIN KUNDRA TIJ SE I KA FUTUR NE LLUMRAT E TIJ DERI NE FYT DHE KUSH KUNDERSHTON I HAP DOSJEN FILMIKE!? Me faleni,por kujdes dhe Athinen se keni shume intelektual e gazetar dhe bizesmen te infiltruar nga partia PASOK e AThines me kryetar i agjentures Jovan Mehilli, Zedhendes Anastas Murati dhe sEkretare Flutra Tafillaku ku sot ndodhet ne MINISTRIN e ARsimit e Derguar Enkas. Siguris kOmbetare ja kam Derguar disa jher dhe me dokumenta por heshtje pasi, Sigurin kombetare e ka nedore ILIR META me KUshrinjet e farefisin e tij!?Ok Hider Buci…

Komentet

blank

Meta shpërndan video-mesazhin e gazetarëve: Mos e shit dinjitetin! Mbro me votë jetën, lirinë dhe të drejtat e tua! Mbro demokracinë!

Presidenti Ilir Meta, me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e gazetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetarët kanë kërkuar që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote ta vlerësojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe mundësinë e tij për të vendosur për qeverisjen e ardhshme.

Gjithashtu, në klip një thirrje kryesisht nga gazetarët e kronikës drejtuar qytetarëve dhe forcave politike lidhet me shmangien e çdo procesi shit-blerje apo intimidimi.

Mesazhi në video është dhënë nga disa prej gazetarëve që do të raportojnë në 25 prill, ndërkohë që do të jenë me qindra, reporterë, operatorë dhe staf teknik që do të angazhohen në këto zgjedhje.


Postimi i presidentit Ilir Meta:

Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur!

Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!

blank

Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Kamëz për të takuar qytetarët dhe për t’i ftuar të votojnë ndryshimin, për të votuar numrin 9. Basha tha se e diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkatërroi familjet shqiptare duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. Basha theksoi se 8 viteve dështime dhe mashtrime, tani po vjen ora, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9.

“Mirë se ju gjej vëllezër, motra, zonja, zotërinj, të reja dhe të rinj të Kamzës, të Paskuqanit dhe të Zallherrit këtu ku për asnjë çast nuk pushon së rrahuri zemra e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Mirë se ju gjej ju nëna e baballarë që keni hapur dyert e shtëpive tuaja dhe ju kam vizituar këto 8 vite të gjata vuajtjesh e mundimesh, dhimbje e varfërie dhe që sot ju shoq pa përjashtim me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë që ju shndrisin sepse ju e dini, të gjithë e dinë se e diela e fitores po afron. E diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Do jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamëz. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe të baballarëve, në sytë e të rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndal. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra e qindra të tjerë si ky. Të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8-vjeçar, për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriun që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng. Shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. 8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9. Më 25 prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9. Për nënat tona që kanë parë vatrat t’u boshatisen. Dhjetëra mijëra baballarë, prindër, bashkëshortë të mbetur pa punë, pa siguri për bukën e fëmijëve të tyre, pa siguri për sakrificën e jetës së tyre, shtëpitë e tyre. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 19”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se ora e ndryshimit nuk ka të ndalur, ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 4 ditë të fundit, asnjë të mos mbetet në shtëpi, të gjithë t’u drejtohemi kutive të votimit. Sipas tij, PD është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

“Ndryshimi që Shqipëria, Kamza dhe Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë. Mjaftojnë të shkojmë të votojmë numrin 9. Kështu të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.
Do të jetë një nga ato fitore historike të cilat do të mbahen mend për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, por në mes këtij sheshi kam takuar dhe takoj dhe qytetarë të tjerë, deri dje të pavendosur, socialistë të zhgënjyer e të vendosur për ta bërë 25 prillin një festë për familjen e tyre. Ti përveshim dhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë, duke i dhënë fund abuzimit 8-vjeçar.
Më 25 prill duke votuar për numrin 9 do votoni për amnistinë totale të këtyre gjobave korruptive dhe çlirimin e këtij laku për 350 mijë familje shqiptare. Me planin tonë ekonomik ne do mundësojmë që siç po shndrit ky diell do shndrisin sytë e prindërve, të pensionistëve, bijve të tyre, të njerëzve punëtorë, fermerëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Këtë që shoh dhe prek këtu në këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë dhe natë për natë, këtë etje për ndryshim ta kthejmë në uraganin e votave për ndryshim. Ditën e diel masivisht për veten tuaj, familjet tuaja, për rininë e mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, votoni numrin 9. Bashkë për ndryshim. Shqipëria fiton”, deklaroi kreu i PD.

blank

(Video) Konferenca për shtyp – “Patronazhistët për të bërë shantazh kanë shënuar të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve e deputetëve”-

Meta i kujton fotot Ramës: Patronazhistët i mbajnë njerëzit në presion! Larg duart nga…

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i mbajë larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë, pas skandalit për nxjerrjen e të dhënave. 

Kreu i shtetit tha se i ka dalë në krah kryeministrit kur i kanë dalë fotot në media, ndërsa tani patronazhistët tregojnë të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve të caktuar.

Larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë! Është prekur ai kur i kanë dalë fotografitë që i ka bërë vetë, dhe i ka regjistruar vetë. Edhe i kemi dalë në krah, unë i pari i kam dalë në krah. Epo tani patronazhistët, të vënë aty se kë ka dashur ky prokuror, ky gjyqtar, ky politikan e ky deputet!

Ti fusim edhe çimkat përmes kësaj asaj, e ti mbajmë në presion, sikur nuk shkon. Do ketë fakte si merren peng bizneset, njerëz, të drejtësisë, apo njerëz të caktuar të opozitës se si bëjnë gjasme opozitë. Marshimi i 2 marsit në 25 prill, Shqipëria e shqiptarëve”, tha Meta. /Panorama.al

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp  ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve.

Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal.

Meta tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Meta ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave.

‘Unë nuk kam deklaruar administrimin tek dikush. Mbledhjen e të dhënave. Kur këtë veprim e keni kryer për Presidentin çfarë keni bërë me të dhënat e tjera. Dua të pyes Edi Ramën drejtpërdrejt. Me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat e shqiptarëve. Nga ID, amësia atësia.. etj. Më çarë guximi keni vendosur komente?

Me ç’të drejtë u ke caktuar nga një spiun nga një fuks për tu futur në jetën privat se çfarë hallesh e dëshirash kanë. Edhe tek jeta intime se do ketë prova. Kemi prova.

Për t’i shantazhuar. Se të mos votojnë opozitën se do ketë hata të madhe. Ose të japin në të kundërt votën për Rilindje’ tha Meta.

 

 

blank

Basha në Tropojë: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Koha e tij ka mbaruar!

TROPOJË

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin e fushatës elektorale këtë të diel nga Tropoja.

Dita nisi me trumbeta dhe thirrje “Rama ik” dhe vijoi me një fjalim nga Basha. Ky i fundit tha se Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, ndaj sipas tij, është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin nëntë, për anëtarësimin në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës, për të cilën, Basha tha se do të jetë një nga vendimet e para nëse zgjidhet kryeministër pas 25 prillit.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, tropojanë dhe tropojne, të rinjtë dhe të reja të Tropojës. Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, e legjendave, në mesin e pasardhësve të dardanëve dhe kreshnikëve. Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, shtetin shqiptar, në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh. Në dritare të alpeve ku rrjedh më blu se bluja lumi i Valbonës.

Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen.

Tetë vite të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët, dimër plot vështirësi prindërit dhe punët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokasë prapë dhe të kërkojë 4 vite të tjera. Është mrekulli jo vetëm e zotit, por e shpirtit mbijetues të shqiptarëve, se asnjë popull sdo të qëndronte në këmbë për 8 vite pa shtet. Nga Saranda në Tropojë e kam dëgjuar nga të gjithë, 4 vite të tjera, si këto që kaluam nuk i pranon dot më asnjë shqiptar i djathtë e i majtë, demokrat dhe socialistë. Ndaj jemi të gjithë të bashkuar sepse e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre këtu, të themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm.

Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë. Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari.

Ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi nga përmbysja e diktaturës. E ndjej, e shoh kudo entuziazmin, ndryshimin dhe shpresën. Ndryshimi është në dorën tuaj, askush nuk e ndal dot. Nëse duam ta çelim një të ardhme të re për fëmijët tanë e t’i bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, më 25 prill votojmë numrin 9.

A i ha më njeri gënjeshtrat e mashtrimet e Edi Ramës këtu në Tropojë, që guxon pas 8 vitesh në pushtet, të vijë me mashtrime elektorale të ditëve të fundit? Nuk ka shqiptar që nuk e di se pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Qeveria jonë që do të dalë nga vota e 25 prillit, do të jetë qeveri e çdo shqiptari. Një javë nga ndan nga ndryshimi. Më 25 prill të gjithë do të jenë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9 për ndryshim, për Shqipërinë, për fëmijët tuaj. Bashkë për ndryshimin. Tropoja fiton, Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Tropojën, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

(BalkanWeb)

blank

(Video) Vazhdon greva e urisë e të përndjekurve politikë në Qaf-Bari 2021

voal.ch – Vazhdon greva e urisë e të përndjekurve politikë në Qaf-Bari 2021

Një grup ish të përndjekurish politik kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë në ish-burgun e Qafë Barit. Ata kërkojnë me anë të kësaj greve tu njihen një sërë të drejtash të cilat i kanë përmbledhur në 8 pika kryesore. Greva që ishte planifikuar të zhvillohet në Tiranë, tashmë është vendosur në një zonë shumë larg Tiranës, vend që në fakt ka simbolikën e jetës së tyre dhe të gjithë atyre që s’janë me ta por që i mbështesin nga kudo që ndodhen në botë. Në fakt historia e protestave, grevave dhe pakënaqësive me të gjitha qeveritë për shkak të dëmshpërblimeve që nuk u janë dhënë ndër dekada është e gjatë.

Shpesh ish-të përndjekurit u bënë objekt nga të gjitha palët politike pasi ën zgjedhje gjithmonë u përdorën si mbartës votash të shumta dhe asnjëherë nuk u mbajt premtimi për shumë prej kërkesave të tyre. Duke iu referuar të dhënave të dala nga organizatorët e grevës së fundit bëhet me dije se mes tyre ka patur debate lidhur me kohën kur kanë vendosur të hyjnë në këtë grevë. Kundërshtuesit kanë pretenduar me të drejtë se greva është në kohën e paduhur për shkak se do të lexohet se grevë e shtyrë politikisht, por në fakt ata këmbëngulin që nuk kanë lidhje me asnjë parti politike por kërkojnë të drejtat e tyre në këto pragzgjedhjesh të drejta që u janë mohuar ndër vite.

Kërkesat
1. Ndryshimi dhe përmirësimi i ligjit që përjashton, persekuton dhe diskriminon qindra të ish-të burgosur politik (2007-2009 e në vijim)
2. Përfshirja e letrave me vlerë në dëmshpërblimin financiar
3. Kthimi i parave të mbajtura në faturën e dëmshpërblimit nga përfitimi falas i banesave nga shteti për kategorinë tonë
4. Kompensim fizik e material të pasurive të konfiskuara, pronat dhe tokat bujqësore të grabitura nga diktatura e ligjit 7501
5. Njohja me projektligj dhe vlerësimi i punës së papaguar të të gjithë të dënuarve dhe të përsekutuarve politik
6. Status të veçantë pakete ligjesh për pensionet duke u dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit pa avokat mbrojtjeje
7. Financa të ligjëruara për sëmundje profesionale të fituar dhe trashëguara nga puna e rëndë e me pasoja në miniera, këneta etj
8. Vlerësimi i krimeve të komunizmit si krime kundër njerëzimit, në përputhje me praktikat ndërkombëtare të shteteve ish-komuniste

blank

(Video) Shihni Donika Gërvallën në 2000 në TV kombëtar gjerman ARD si e mbron Kosovën – A nuk ishte prej asaj kohe Ministre e Jashtëme e Kosovës ?

voal.ch – Kështu foli Donika Gërvalla kundër Milosheviçit në televizionin kombëtar gjerman ARD.

E bija e heroit Jusuf Gërvalla, aktiviste e LDK-së dhe përkrahëse e Rugovës,

Donika Gërvalla kështu ka folur duke denoncuar krimet e kriminelit Millosheviç në Televizionin kombëtar gjerman ARD,

në show programin Tagesthemen – Temat e Ditës – të gazetares Sabine Christiansen në vitin 2000.

A nuk ishte prej asaj kohe Ministre e Jashtëme e Kosovës ?

blank

(Video) Zëri i Amerikës: Tiranë: SPAK nis verifikimet për paligjshmëri në sigurimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion bëri sot të ditur se ka nisur verifikimet pas lajmeve mbi zotërimin e paligjshëm të të dhënave personale për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore.

Përfaqësues të SPAK-ut kanë deklaruar se vjedhja e të dhënave personale nuk është një çështje në kompetencë të këtij institucioni të sapokrijuar, por ai nisi verifikimet nisur nga rëndësia e problemit dhe faza aktuale e fushatës zgjedhore.

Tensionimi i fushatës zgjedhore arriti një kulm të ri në Tiranë kur Partia Demokratike e opozitës dhe Presidenti i Republikës i kërkuan SPAK-ut të nisë hetime për atë që e quajnë keqpërdorim nga Partia Socialiste të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore.

Partia Demokratike e cilësoi skandal përdorimin nga PS e një baze të dhënash personale të 910 mijë qytetarë të kryeqytetit, ku gjendet numri ID i kartës së identitetit, telefona personalë, vendi i punës e të dhëna të tjera private.

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Partisë Demokratike të opozitës tha se bëhet fjlë për të dhëna personale e konfidenciale të mbi 900 mijë votuesve të kryeqytetit, përdorimi I të cilave përbën vepër penale.

“Përdorimi i të dhënave personale të portalit E-Albania, nga Rama dhe PS është një shkelje flagrante e privatësisë së qytetarëve. Në mënyrë të paprecedentë, në selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera, që përgjojnë dhe përdorin të dhëna personale të qytetarëve, të marra nga portali E-Albania. Është arritur të sigurohet databaze. Në të ka të dhëna konfidenciale të plot 910 mijë votuesve të Tiranës, nga 19 deri në 99 vjeç” – tha zoti Alibeaj.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi nisjen e hetimeve mbi keqpërdorimin nga ana e PS-së të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të shpërdorimin e bazës së të dhënave shtetërore nga partia në pushtet.

Presidenti Meta iu drejtua me një letër publike SPAK dhe prokurorisë së kryeqytetit, KQZ-së dhe OSBE-së si dhe ambasadave më të mëdha shteteve perëndimore, ku thuhet se të dhënat personale të çdo shtetasi, që ata i depozitojnë në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj, dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

“Çdo përdorim i këtyre të dhënave për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që veç të tjerave krijon terren për keqpëdorimin e tyre”, – theksoi zoti Meta në letrën e tij.

Ai tha se Partia Socialiste, mban, administron, përdor dhe përpunon një bazë elektronike të dhënash individuale e konfidenciale të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote sipas formatit të portalit shtetëror e-Albania.

Presidenti Meta tha se përdorimi nga një parti politike i të dhënave personale, që administrohen nga një Regjistër Publik shtetëror, është nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur përgjatë kësaj fushate zgjedhore.

Ato të dhëna, sipas tij, mund të përdoren për frikësim dhe shantazh ndaj zgjedhësve, për të siguruar votat e tyre, dhe kjo është një veprimtari e paligjshme e ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, si dhe vepër penale e dënueshme nga neni 248 i Kodit Penal.

Krahas SPAK, edhe zëdhënësi Redi Skënderaj i Zyrës për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tha se sapo u njoh me këtë rast, Komisioneri nisi verifikimet përkatëse ligjore, duke kërkuar nga të gjithë subjektet, që kanë të dhëna për këtë problem, sepse të dhënat personale mbrohen nga Kushtetuta.

blank

VIDEO- Jo vetëm serbë, në Betejën e Koshares u vranë edhe ushtarë rusë

Sot bëhen 22 vjet nga Beteja e Koshares. Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila arriti të hap kufirin Kosovë-Shqipëri.

Nga pamjet e atëhershme shihet se në betejën e Kosharës para 22 viteve, UÇK-ja kishte vrarë edhe një pjesëtar, i cili ishte mercenar rus e iu ishte bashkuar forcave jugosllave për spastrim etnik në Kosovë.

Komandanti i UÇK-së në atë kohë, Naim Maloku ka deklaruar për mediat e huaja se edhe armata ruse ishte infiltruar brenda ushtrisë së atëhershme jugosllave, kundër pastrimit etnik të shqiptarëve. Madje, ushtarit rus në Koshare i kanë gjetur edhe dokumente të Rusisë.

blank

(Video) Nuk përballej dot me të! Rama shkon në Himarë, policia mban ‘peng’ kreun e ish-të përndjekurve politikë, e mbyll në komisariat deri në largimin e kryeministrit

Dosja.al ka mësuar se në momentin që Kreu i Qeverisë ka njoftuar se do të kishte një takim në Himarë me përfitues të certifikatave të pronësisë, efektivët e policisë së Himarës kanë shoqëruar në komisariat Aleko Balën.

 

Momenti i largimit të Ramës dhe Aleko Bala

HIMARË– Kryeministri Edi Rama ka shmangur një përballje me ish-të përndjekurit politikë. Dosja.al ka mësuar se në momentin që Kreu i Qeverisë ka njoftuar se do të kishte një takim në Himarë me përfitues të certifikatave të pronësisë, efektivët e policisë së Himarës kanë shoqëruar në komisariat Aleko Balën.

blank

Aleko Bala

Bala është kreu i ish-të përndjekurve politikë në Himarë dhe për të mos pasur një përballje me kryeministrin Edi Rama është mbajtur në qeli deri në momentin që Kreu i qeverisë është larguar që aty.

 

Dosja.al ju sjell edhe pamjet nga momenti i largimit të Ramës nga Himara, bashkë me eskortën e sigurisë.

(f.m/dosja.al)

 

blank

“Nuk kam rol në vendimin e kontrollorëve”, zbardhet dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil pas shoqërimit në polici

Zbardhet dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i cili u mor në pyetje për disa orë në policinë e Tiranës në lidhje me operacionin ‘Braktisja’ dhe më pas u la i lirë. Bëhet fjalë për protestën e kontrollorëve të AlbControl në Rinas, të cilët në shenjë kundërshtie për uljen e pagesave, pezulluan punën.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat bëri me dije se Sulaj u thirr për të dëshmuar nëse ka lidhje me vendimmarrjen e kontrollorëve për të braktisur vendin e punës, duke pezulluar kështu fluturimet në Rinas, pasi ishin zbuluar biseda që ai kishte kryer me ta. Nga ana tjetër, Sulaj ka mohuar të ketë pasur gisht në vendimmarrjen e tyre.

“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërsa nënvizoi faktin se si ish-drejtor është kundër braktisjes së punës në një sektor kaq jetik që është hapësira ajrore.

blank

Greva e Albcontrol- Burimi: Më në fund punonjësit në Shqipëri po kërkojnë të drejtat e tyre (VIDEO)

Analisti Genc Burimi, i ftuar përmes një lidhje “Skype”, në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, tha se protestat e 65 punonjësve të Albcotroll, është një sinjal pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai tha se edhe punëtorët kanë të drejtë të ngrihen e të protestojnë për të drejtat e tyre, e kjo e drejtë sipas tij, nuk i takon vetëm politikës. Burimi ceku dhe fjalim e ministres Belinda Balluku. Ai tha se sipas tij, ai ishte një fjalim i pa studiuar, pasi përfshin përçarje mes shqiptarëve.

Gjithashtu ai dënoi dhe veprimet e Prokurorisë, e cila ka vendosur të mbajë në paraburgim, tre prej kontrollorëve, të konsideruar dhe si organizatorët e grevës që la të bllokuar për më shumë se 24 orë, Aeroporitin “Nënë Tereza”.

Pjesë nga intervista:

Grusht shteti?

Genc Burimi: Ka shumë raste, është gjë e mirë që më në fund punonjësit ngrihen për të kërkuar të drejtën e tyre. Është gjë e mirë që Shqipëria pasqyron një shtet kapitalist, me rroga të ulëta, për mua protesta është gjë e mirë për Shqipërinë. Nëse Shqipëria do t’i ngjajë Perëndimit, punonjësit duhet të protestojnë. Është normale që ata që ndihen në mëkëmbur të rebelohen.

Si bëhet ndarja, ca duhet bërë?

Genc Burimi: Unë pash dje, reagimin e ministres Balluku, më la një shije të keqe. Në rastin më të mirë, m’u duk një ministre e Erdoganit dhe më të keq, ministre të diktaturës. Është për të ardhur keq, që një vajzë e re, e shkolluar të ketë këtë qasje. Ajo ndërsjellë një kategori shqiptarësh, kundrejt një kategorie shqiptarësh. Politikanët duhet të sigurohet që mes shqiptarëve të mos ketë ndarje. Ajo që bëri ajo ishte nxitje për urrejtje, kjo për mua është e dënuar penalisht. Ky është turp, të thuash që ju merrni 300 mijë lekë dhe ata 4 milionë. Në Francë do të dorëhiqej, një ministre me këtë deklaratë. Ajo thotë që u prek një territor strategjik, thotë që jeni ku ka shumë avionë paguheni mirë, kur s’ka shumë, s’paguheni mirë. Ka shumë kleçka në fjalimin e Ballukut, e pa studiuar mirë. Pika e tretë është kur ia hedh topin në derë opozitës, po pse jo? Ku është gabimi? Rama e bllokon Bulevardin, ka të drejtë, kur preket e drejta, ka edhe njerëz të bllokojnë rrugën, ndërsa kur preket e drejta e punonjësve, ë mbyllin gojës? Ata i çojnë në Prokurori, por prokuroria pse nuk merret me dosjen Becchetti? Kjo tregon që është një Prokurori në çizmen e shtetit. Si të kemi besim në Reformën në Drejtësi. Kjo që ndodhi tregoi që Reforma në Drejtësi është një mit. Kjo është turp. Grusht shteti? E patë ca ndodhi në Turqi, ata gjeneralë që dënoi me burgim të përjetshëm. Këtë do të bëj Edi Rama në Shqipëri? Qeveria të lejojë punonjësit të shprehen lirshëm me greva.

Mendohet se lemi një problem të përgjithshëm me sindikatat, mendoni se e kemi këtë problem?

Genc Burimi: Po, sigurisht. Këta punonjës thyen një tabu të rëndësishëm të rebelohen. Sot në Shqipëri rebelohet vetëm politika, njerëzit e politikës kanë të drejtë të bëjnë greva, ndërsa punonjësit jo. Kujtoni se me PD do të vijnë sindikata? Ëndërrojeni. Shko Edi Rama mburret dhe thotë do të hapim katër aeroporte. Ku i çon mushka, Shqipëria të ketë katër aeroporte, aq e vogël sa është. Kush i paguan këta? Kush i bën punimet në Aeroportin e Vlorës? Shqiptarët do i paguajnë edhe të “Air Albania”. Bravo i qoftë atyre që guxuan dhe bënë këtë grevë. Bravo u qoftë!

blank

Protesta e Albcontrol, Prokuroria e Tiranës urdhër ndalimi për tre nga kontrollorët e shoqëruar (Emrat)

TIRANË

Prokuroria e Tiranës lëshon urdhër ndalimi për tre nga kontrollorët ajrorë të shoqëruar dhe marrë në pyetje pas protestës dhe pezullimit të punës në aeroport.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini janë të ndaluar dhe me gjasë do të qëndrojnë ende deri në një masë të gjykatës.

Iu është komunikuar urdhri i ndalimit dhe po hetohen si persona për shpërdorim detyre.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend