Arkivi Shtetëror ka kujtuar sot kryebashkiakun e parë të Tiranës, pas periudhës së luftës, Ali Bakiun. Ndërkohë, sipas Arkivit, Bakiu u shpall fajtor nën akuzën e “formimit të grupit me tendenca kundra pushtetit.
“Si sot, më 23 qershor 1937, është shkrepur kjo foto e kryebashkiakut të parë të Tiranës së pasluftës, Ali Bakiut. Lindi më 20 tetor të vitit 1911. Më 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e shpalli ‘fajtor’ nën akuzën e “formimit të grupit me tendenca kundra pushtetit dhe për ta rrëzuar këtë me dhunë”, së bashku me Haki Karapicin, Irfan Pustinën dhe Imer Keçin.
Fillimisht, Bakiu u dënua me vdekje dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Mirëpo, një muaj më pas, më 21 prill të po atij viti, duke i mbetur konfiskimit të pasurisë, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e reduktoi dënimin kapital në burgim të përjetshëm”, shkruan shkurt Arkivi, pa dhënë detaje të më shumta për këtë emër pushteti të dikurshëm.bw