VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Familjarët në Kosovë dyshojnë se 7-vjeçari mund të jetë vrarë për arsye raciste

By | March 22, 2019
1 Comments
  • author avatar
    arjeta 3 months ago Reply

    zoti e denoft at pisejk ja bani krejt botes terr me
    let rast zoti ne gjenet e ka qu at emgjull te pa fajshem zoti ju ndihmoft prindve tij

Komentet

Meditim për tenistin më të madh të të gjitha kohërave, zviceranin, Roger Federer – Përgatiti Alfred Papuçiu

 

Kur ke patur fatin të takosh tenistin me famë botërore, Roger Federer, ndjehesh i lumtur. Ashtu modest dhe fisnik si gjithmonë, ai pranon të bisedojë me ty, të të jape autograf dhe mbi të gjitha të përgëzon dhe me një ndjenjë habie kënaqet që edhe në Shqipëri luhet tenis dhe zhvillohen kampionate. Nëse do tja lejojë koha, dhe puna e ardhshme me fondacionin e tij, do të dëshironte të vinte në brigjet e Adriatikut. Dikur në rininë time kam luajtur edhe unë tenis, fillimisht në Pallatin e Pionierëve dhe pastaj tek fushat e Sali Nallbanit që e kisha trajner dhe më vonë me ekipin e Universitetit dhe Dinamos. Arrita të jem i dyti në kampionatin kombëtar, bile do të shkonim edhe në kampionatin botëror ato vite, por për mungesë fondesh nuk shkuam.

Le të kthehemi tek tema jonë kryesore. Roger Federer ATP 3, arriti të marrë ditët e fundit, për të dhjetën herë titullin në Halle, Gjermani, në të 13-tën finale aty, duke i ofruar vehtes titullin e 102 ATP të karrierës së tij. Dhe kjo fitore, 16 vite pas titullit të parë në fushat e Halles. Ai qëndron vetem shtatë njësi nga rekordi absolut i Xhimi Konor. “ Asnjëherë nuk kam fituar dhjetë tituj në të njëjtin turne në jetën time. Kjo do të mbetet përjetësisht në kujtesën time se këtu në Halle e realizova këtë”, deklaroi ish numri një i botës gjatë ceremonisë së dhënies të trofeve. Në setin e parë me David Goffin, ATP 33 lejoi t’i kalojë fati i parë në lojën e pestë, kur Goffin arriti 0-40 në servisin e Federer. Por qytetari i Bazelit i fshiu të tre topat e breikut dhe e fitoi lojën. Setin e parë e fitoi 7-2. « Kishte shumë intensitet në setin e parë” u shpreh ai. “ Pata oportunitete, por kundër Roger ato duhen gjetur. Ai është gjithmonë më i miri », u shpreh Goffin.

Pastaj gjithçka u bë më e komplikuar për qytetarin e Liezh të Belgjikës, kur ai e la servisin, duke shkaktuar një gabim të dyfishtë në lojën e parë të setit të dytë. Bile ai e hodhi edhe raketën në tokë dhe nuk ishte më në gjendje t’i bënte ballë ritmit të imponuar nga kundërshtari. Zvicerani pastaj fitoi katër lojra njëra pas tjetrës për të përfunduar ndeshjen 7-6 dhe 6-1 në 1 orë e 23 minuta. Në këtë mënyrë ai i ofroi vehtes rekordin e fitoreve në Halle të Gjermanisë. Kjo i jep atij besimin në kërkim të titullit të 21 në Grand Chelem, në barin e gjelbër të Wimbledonit londonian.

Si e sheh Federer të ardhmen ? Në radhë të parë, shprehet ai, do të përfitoj nga ky titull. Do të marr disa ditë pushim. Do flas me ekipin tim për të ditur nëse do të kemi një, dy apo tre ditë pushim, apo një ditë tjetër gjatë javës. Meqënëse do të jem numri dy i serisë në Wimbledon (1 deri 14korrik), kjo do të thotë se unë do luaj ndeshjen e parë të martën. Kjo do më japë mundësinë që të çlodhem edhe një ditë më tepër. Fizikisht ndihem mirë. Për aq kohë sa Rafa dhe Novak, do të jemi të pranishëm, nuk do të jetë e lehtë për një lojtar të ri të shfaqet dukshëm dhe të dominojë”. I ndërgjegjëshëm për situatën, Federer pranon se të tre nuk u lënë shumë hapësirë brezit të ri të shfaqet dukshëm, kur ndërkohë përparimet e Tsitsipas apo Auger-Aliassime konfirmojnë se potenciali është i pranishëm.

Roger Federer ka lindur në Bazel në 1981. Ai është lojtar profesionist që nga viti 1998 dhe mban rekordin e 310 javëve që ka mbajtur vendin e parë në klasifikimin botëror të tenisit ATP Turi Botëror. Ai ka qënë tenisti më i mirë në vendin e parë pesë herë, në 2004, 2005, 2006, 2007 dhe 2009. Ai ka fituar medaljen e artë në ndeshjet e dyfishta meshkuj me Stanislas Wawrinka në Lojrat Olimpike të Pekinit 2008, pastaj nën kampion olimpik i vetëm në Londër në 2012. Më 2014 ai fiton kupën Davis me ekipin zviceran, duke mundur në finale ekipin e Francës. Deri tani Roger Federer ka fituar 102 tituj, nga të cilat 26 në turnetë e mëdha dhe 28 të Master 1000.

Gjenevë, më 24 qershor 2019

Kryevepër e natyrës: Fazanët e malit dashurohen në pranverë!

Duket sikur është pikturë, por jo, është fotografi, që swissinfo.ch e ka të rreshtuar nëpër fotot më të bukura që i zgjedh.

Janë dy fazanë mali të fiksuar në muajin maj kur është edhe muaji i dashurisë dhe çiftëzimit midis tyre. Fotoja është bërë nga Anthony Anex në zonën Vo-së (Vaud), ekzaktësisht në Villars-sur Ollon!

NUk mund të mos e ndanim me lexuesin e voal.ch këtë mrekulli të natyrës të fiksuar nga syri i artistit.

 

Meditim për fisnikun Marcel Cellier, fitues i Grammy Award dhe shqiptarët – Nga Alfred Papuçiu

Marcel Cellier

Zbulova pak kohë më parë se Frankensein kishte lindur në brigjet e qeta të liqenit Leman, Zvicër, në 1816. Mary Shelley qëndroi në Gjenevë me Percy Shelley, poet, dashnori i saj dhe pak më vonë, i shoqi. Atje ata gjejne të shquarin Lordin Bajron, mik i shqiptarëve. Nje ditë ata ndërmorrën një sfidë : të shkruanin historinë më të bukur. Edhe unë u frymëzova nga ata dhe nisa të shkruaj. Për cilin do te thoni ju. Për virtuozin Marcel Cellier.

Marcel Cellier u largua nga kjo jetë në moshën 89 vjeçare. E shoqja e përkushtuar, Katerina, më theksoi se ai vazhdoi me sa mundi të japë ndihmesën e tij për përhapjen e muzikës popullore të vendeve të Ballkanit. Organist dhe etnomuzikolog, Marceli përshkoi Ballkanin (Rumani, Shqipëri, Bullgari, Hungari) duke rregjistruar pa ndërprerje, pa u lodhur, muzikën autentike të këtyre vendeve. Disku i tij « Shqipëria misterioze » pati sukses të jashtëzakonshëm dhe akoma dëgjohet nga amatorët e muzikës popullore. Kur kthehej në Zvicër ai rregjistronte emisionin « Nga Deti i Zi në Balltik » në Radio Suisse Romande. Në këtë emision u transmetuan për ditë të tëra edhe emisione me muzikën folklorike shqiptare të të gjithë trevave tona. Ai vazhdoi për 30 vite me radhë të bashkëpunonte me Radio Suisse Romande dhe me rastin e 85 vjetorit të tij mori dhe « Medaljen e Artë të Shekullit ». Në 14 maj 2014, në kujtim të Marcel Cellier, « Radio Kombëtare Bullgare », BNR, i akordoi çmimin Sirak Stitnik dhe organizoi një koncert të « Mistereve të Zërave bullgare ». Aleksandri i biri i Marselit dhe Katerinës kujton se të premten në datë 13, Katerina vuri një disk për ta dëgjuar. Ata dëgjonin Misterin e Zërave bullgare. Marseli priti fundin e diskut të Misterit..për të ndërmarrë rrugën…Mamaja ishte pranë tij në çastin kur Marseli u largua qetësisht, ditë e Shënjtores Lucie në orën 15.00. Mënyra më e bukur dhe elegante për të ikur nga kjo jetë. E gjithë jeta e tij kishte ritmin e muzikës ».I biri i tij kujton akoma : »Marseli më ka çuar në Shqipëri, kur ky vend ishte ende bastioni i fundit dhe krenar i stalinizmit. Ne mbijetuam nga një tërmet atë mëngjes të 15 prillit 1979. Ishim të vetmit perendimorë që udhëtonim me makinë private në Tiranë dhe ai nuk pati frikë që të më shoqëronte, për të realizuar fotografi të ndaluara që munda t i marr në pjesën e prapme të Mercedezit, në një rrugicë që e kisha pikasur duke shëtitur . Të gjitha këngët që rregjistroi ishin të bukura, por mbetet në mendje kënga e Celo Mezanit, e madhërishme « . Ishte tepër skrupuloz dhe gjithçka e bënte me program. Ai nuk i thoshte kurrë jo një gote të vogël vere të bardhë të ftohtë ose një gotë raki në fund të ushqimit që e kishte marrë si dhuratë nga miqtë në Shqipëri.. Ishte elegant dhe shkonte në punë me një motor, por në një kostum të bardhë. Kur vendosej duart në tastierë të një pianoje ose një organoje të madhe, nuk e mendoni se çfarë mund të rrezatonte. Dhe të gjithë dëgjuesit e tij besnikë e ndjenin atë kur ishte para mikrofonit të radios.
Puna e palodhur është ligji i artit dhe i jetës, kurse arti është riprodhim krijues i realitetit. Për këtë arsye, Marcel Cellier nuk priste as porosi, as porositës ; ai krijonte vazhdimisht sot, nesër dhe gjithnjë. Këtu e ka burimin zakoni për punë, lufta e vazhdueshme me vështirësitë, mbi bazat e të cilave lulëzon bashkimi i lirë i artistit Marcel Cellier me Muzën dhe me forcat e veta krijuese.
Marceli ishte i talentuar, pasi ai i kthehej me punë të përsëritur objektit të krijimtarisë së vet, pra punonte dhe ripunonte, dhe përsëri ripunonte pa fund, gjersa bindej se ka krijuar diçka të përkryer, një vepër të madhe arti, me nagrën e tij. Marcel Cellier shprehej se nuk duhej ndërprerë asnjë ditë puna për krijimtarinë. Nuk ka gjë më të rrezikshme, thoshte ai, sesa puna e ndërprerë ; kjo është një shprehi që ikën dhe nuk kthehet më, shprehi që është lehtë ta braktisësh, por shumë e vështirë ta rifitosh.

Nuk e mbaj mend mirë se si lindi miqësia jonë, vetëm se atë mbrëmje e ndjeja veten tepër të lumtur që isha në shtëpinë e Marcel Cellier, bashkë me bashkëshorten time. Ishte edhe për të një gjë e mirë, pasi shpesh nga që lodhej gjatë javës parapëlqente të qëndronte e të çlodhej në shtëpi, përveç punëve të shumta që e prisnin. Marceli na nxorri aperitivin dhe na shërbeu gjëra të tjera, me atë buzëqeshjen e tij karakteristike. Gjithmonë faqet i rrinin të kuqe, duke i dhënë një hijeshi të veçantë. Kujtonte udhëtimin e tij në Shqipëri e sidomos në festivalin e Gjirokastrës ku kishte bërë rregjistrime të bukura e me shumë vlerë. E vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte se atëherë dikush atje në Tiranë (viti 1989) nuk kishte pranuar ta shoqëronte e shoqja Katerina, e cila donte të realizonte fotografitë, siç bënte në udhëtime të tjera me të. Edhe unë kisha mbetur i mërzitur atëhere, por të paktën nga Zvicra shkuan tre personalitete të artit: Marcel Cellier, Pierre Barde dhe Antoine Bordier, të dy gazetarë të televizionit të Gjenevës. Marceli pas një çasti na dhuroi diskun e tij me muzikë popullore shqiptare me titull « Shqipëria misterioze ». E dëgjuam një pjesë të saj dhe u mahnitëm me mënyrën se si virtuozi kishte paraqitur këngët tona të trevave te ndryshme të Kombit tonë.

Atë darkë aty ishte edhe Aleksandri, djali i Marcelit, një virtuoz i vërtetë, që e kishte azhendën e tij të mbushur plot, për muaj të tërë. Ai kishte kënaqësi të merrte pjesë nëpër dasma dhe të kënaqte të pranishmit me lojën e tij të mrekullueshme. Ishte dhe djali tjetër, si edhe e shoqja e tij. Pas një kohe, mbasi kishim dëgjuar Aleksandrin në piano, si dhe Marcelin duke na treguar muzikën e tij të rregjistruar shqiptare, Marceli më tha: „Do të të jap një dhuratë. Ky është disku i ri që kam bërë me muzikë shqiptare, realizuar në Francë… U emocionova kur e mora atë disk me nënshkrimin e Marcelit. Mbi të gjitha më kujtoheshin emisionet e tij pasionante tek “ Radio Swis romandë ” për muzikën shqiptare. Ato fjalë të bukura e plot dashuri të Marcelit për këngët tona popullore, për folklorin shqiptar: „ Këngët ishin shumë dinjitoze“, „qënja `shqipëtare` e kësaj pasurie“ kur ai u drejtohej „miqve të muzikës tradicionale të Zvicrës“, siç e përsëriste vetë shpesh. Më kujtoheshin fjalët e tij shumë poetike: „Ngjitem me manjetofonin tim Nagra, mbajtur krahëqafë, në rrugën e mundimshme dhe me gurë që shkon zigzag deri tek kalaja e Gjirokastrës. Duke marrë përsëri frymë, shikimi im shkon tek çatitë prej guri të qytetit piktoresk…“ Dhe më tej, ai thekson kur shiu i rrëmbyeshëm fillon të bjerë mbi skenë: „Shqiptarët janë shumë krenarë dhe nuk braktisin me asnjë pretekst… Artistët kanë ardhur nga disa fshatra dhe lugina të largëta, në mënyrë të çuditshme me dhunti, për të na shfaqur diçka me origjinalitet të habitshëm“… „Të gjithë ngrinin shëndet me të gjithë, me konjak Skënderbej për miqësinë me Shqipërinë ”. Ai tregon: „Papritur, pas meje, dëgjoj të flitet për emra që janë tipikë amerikanë. Pra shkoj në atë drejtim dhe menjëherë bëj një pyetje: „Nga keni ardhur?“ „Ne jemi shqiptarë nga Detroiti i SHBA“- më përgjigjen ata. „A e ndjeni veten si në shtëpinë tuaj këtu në Gjirokastër“- i pyes. „Jo, këtu ne jemi në shtëpinë tonë“.
„Ky grup, sapo ngjitet në skenë, thotë Marceli, la një përshtypje shumë të mirë, të stilit me të vërtetë shqiptar…“ Marseli me zërin e tij melodioz më drejtohet : « Alfred, ajo që ja vlen është besimi, shpresa dhe dashuria. Por më e madhja nga të treja është dashuria ».

Marceli më parë më kishte dhuruar diskun e tij me muzikë popullore shqiptare me titull « Shqipëria misterioze ». E kishim dëgjuar një pjesë të saj para disa kohësh tek ai dhe u mahnitëm me mënyrën se si virtuozi kishte paraqitur këngët tona të trevave te ndryshme të Kombit tonë.
Më tha se kishte marrë « Grammy Award » për muzikën bullgare dhe të njëjtën gjë donte të realizonte me muzikën shqiptare. Propozoi që të bënte një disk tjetër me muzikë shqiptare, duke futur elementë të rinj…
Shpresonim se dikush do të bënte një hap për të realizuar dëshirën e mikut tim Marcel dhe të gruas së tij shumë të devotshme, Katerina që e shoqëronte në çdo udhëtim pune, me fotografitë e saj të arrira. Por sëmundja e papritur e largoi nga kjo jetë virtuozin e mizukës popullore, mik fisnik i shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit.

Darka atë mbrëmje tek miku im Marcel Cellier kaloi në një atmosferë të këndëshme, megjithëse ne na u desh të ktheheshim vonë në Gjenevë, nëpër rrugën me dëborë dhe të lodhur. Në mendje më mbetej melodia e luajtur në mënyrë të përkryer nga Aleksandri që e bëri enkas për neve, si dhe buzëqeshja e shprehur në faqet e kuqe të Marcelit që ishte tepër mirënjohës se kisha bërë përçapje për ta shpënë në Shqipëri, megjithëse unë kisha bërë detyrën time. Në radiokasetën e makinës sime, kisha lëshuar „simfoninë pastorale të shtetit mëmë“, sipas fjalëve të mikut tim muzikant, një muzikë polifonike arkaike të Jugut të Shqipërisë.

Gjenevë, më 23 qershor 20019

Në Sion të Zvicrës paraqitet një avion elektrik

VOAL – Pas biçikletave, motoçikletave dhe makinave, është rradha e aeroplanëve elektrikë …. Në aeroportin e Sionit, një avion dyvendësh i aftë për të fluturuar falë një motori elektrik u paraqit të premten.

Avioni u mediatizua pas një fluturimi të shkurtër mbi qiellin e Valesë. Ai do të përdoret për stërvitjen e pilotëve dhe pritet të jenë në dispozicion të shkollave të aviacionit duke filluar nga viti 2021.

André Borschberg, ish-CEO dhe pilot i Impulsit Diellor

“Pajisja Bristell Energic ofron zgjidhje pa zhurmë, heshtje dhe ekonomike”, tha André Borschberg, ish-CEO dhe pilot i Solar Impulse dhe bashkë-themelues dhe president i kompanisë H55, duke folur për shtypin. Dyvendëshi, me një autonomi prej 90 minutash, prodhohet nga kompania çeke BRM Aero.

ATS

Portreti i kollosit të Artit të shtatë Freddy Buache dhe kineasti shqiptar Bujar Kapexhiu – Nga Alfred Papuçiu

Lumturia e plotë dhe pafund është vetëm kurth ose një vegim. Asnjë njeri nuk e gëzon të drejtën e lumturisë absolute, privilegjin hyjnor. Këtë nuk e gëzoi edhe fisniku Freddy Buache. Ditët e fundit u largua nga kjo jetë kollosi i Artit të Shtatë, siç e kanë cilësuar dashamirët e tij të shumtë në botë, kineasti zviceran Freddy Buache (Fredi Byash), në moshën 94 vjeçare. Ai mbetet një nga figurat më të shquara të kinematografisë zvicerane dhe botërore dhe që ka folur me simpati edhe për kinematografinë shqiptare, në rrethet e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të shumtë në botë.

Në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Filmit në Gjenevë, rastësisht takova Freddy Buache, pas shumë vitesh. Me të njëjtën pamje fisnike dhe ekspresive, ai njeri fisnik dhe tepër modest, më përqafoi dhe biseduam miqësisht, si para njëzetë e ca vitesh, kur në Lozanë u zhvilluan ditët e filmit shqiptar, nën patronazhin e Kinematekës Zvicerane dhe personalisht të tij. Ai më pyeti për mikun e tij të « madh » siç e cilësoi ai, kineastin tonë të shquar Bujar Kapexhiu dhe për ecurinë e filmit shqiptar. Më dhuroi me autograf edhe një nga librat e tij të fundit, ku flet për kinematografinë botërore dhe veçanërisht për atë zvicerane. Freddy Buache më foli, kur e pyeta se me çfarë merret pas daljes në pension, se vazhdon të japë mësim si profesor për kinematografinë në Universitetin e Lozanës. Në të njëjtën kohë ai udhëton në shumë vende të botës ku e thërresin për konsulencën e tij të vyer në fushën e kinematografisë. Freddy shkruante gjithashtu një rubrikë javore për kinematografinë në gazetën zvicerane “Le Matin” (Mëngjesi).

U ndava nga Freddy Buache me urimin që të takoheshim përsëri, pse jo edhe në shoqërinë e Bujar Kapexhiut dhe kineastëve të tjerë shqiptarë. Por kjo dëshirë nuk mund të realizohet, pasi ai u largua nga kjo jetë. Sidoqoftë shkurtimisht, sa na e lejon edhe gazeta, pasi për të mund të shkruhet me dhjetra e dhjetra faqe, po japim një homazh të shkurtër për të mirin dhe njohësin e zellshëm të kinematografisë botërore, Freddy Buache.

Krijimi i Kinematekës zvicerane është një epope e vërtetë, duke marrë si shembull Kinematekën franceze dhe të tjera. Në këtë botë imazhesh dhe zërash dallohen dy figura madhore: Henri Langlois dhe Freddy Buache. Njëri është “dragoi i cili ruan thesaret”, sipas Jean Cocteau, tjetri “njeriu që na drejton në labirinthet e kinemasë”. Këtë e konfirmojnë miqësisht, Michel Contat, Alain Tanner, Pietro Sarto, Jean-Luc Godard dhe Jacques Chessex, “satelitë të galaktikës Buache”. Freddy Buache lindi në Lozanë më 29 dhjetor të vitit 1924 dhe shumë shpejt tregoi pasionin e tij për artet e bukura dhe teatrin dhe pastaj u drejtua drejt kinemasë, duke marr në dorë drejtimin e Kinematekës zvicerane qysh në 1951. Shkrimtar, poet dhe kritik arti, autor i shumë artikujve dhe librave, të cilave u referohen të gjithë për kinemanë, botues, programues, profesor, mbrojtës i zjarrtë i kinemasë së re zvicerane dhe i pasurisë artistike, Freddy Buache la mbresa të përjetshme në historinë e Artit të 7-të të Zvicrës. Ai militon me përkushtim për Konfederatën Zvicerane dhe në sajë të tij miratohet një ligj për kinemanë në 1963, apo që Ekspozita madhështore e 1964 në Lozanë të zërë një vend vend nderi për krijimin kinematografik. Ky njeri fisnik bëri që të njihet kinemaja e re zvicerane në botë, veçanërisht në sajë të lidhjeve të privilegjuara me drejtorët e Festivalit të Kanës. Duke qënë pararendës i Kinematekës zvicerane, e themeluar në 1948, ai kontribuoi duke sjellë me pasurinë e koleksioneve të tij dhe dinamizmin e programacioneve të tij, duke pritur shumë kineastë të të gjithë botës, si edhe kineastët shqiptarë, të cilët shpesh i dhuronin veprat e tyre Kinematekës. Freddy Buache i palodhur shkon deri në skajet më të largëta të Zvicrës për të paraqitur filmat e koleksionit të tij tek gjimnazistët, duke favorizuar krijimin e shumë brezave të adhuruesve të kinemasë dhe kineastëve të rinj. Paralelisht me postin e tij tek Kinemateka zvicerane që e mbajti deri në 1996, Freddy Buache ka qënë bashkëdrejtor i Festivalit të Lokarnos nga 1967 deri në 1970. Ai kishte miqësi me personalitete të kinemasë dhe të kulturës, midis të cilëve me Charles Apothéloz, Henri Langlois, Georges Franju, Jean Grémillon, Michel Simon, Luis Buñuel, Jacques Chessex, Michel Soutter, Theo Angelopoulos, Miloš Forman, Daniel Schmid apo akoma me të madhin Jean-Luc Godard. Ai ishte laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe të një “Leopardi Nderi” në Lokarno. Në prill të këtij viti ai mori Medaljen e nderit të FIAF (Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit), përpara më tepër se 300 delegatëve të mbledhur në Lozanë për Kongresin e saj vjetor, të 75-të. Ai ishte deri në çastet e fundit shumë aktiv dhe jepte akoma një kurs mbi historinë e kinemasë së Kinematekës zvicerane, në bashkëpunim me UNIL. Midis veprimtarive të ndryshme, këtë vjeshtë Kinemateka zvicerane do të organizojë një homazh për kollosin e Artit të Shtatë, Freddy Buache, ku mendoj se do të marrin pjesë dhe kineastët tanë, si Bujar Kapexhiu që e ka njohur nga afër atë.

Le të kujtojmë këtu se njerëz të apasionuar pas kinemasë në gjithë botën, të shqetësuar nga zhdukja e kryeveprave të filmave pa zë, krijuan muze të kinemasë, apo siç quhen tani “kinematika”, duke u përpjekur të ruajnë një pjesë të thesareve që kanë një vlerë artistike ose të paktën historike. E para prej tyre u krijua në Stokolm në 1933. Pastaj vazhduan në Berlin (1934), Londër, Nju Jork, Romë (1935), Paris (1936) etj. Peter Bachlin, president i Klubit të Kinemasë “Filmi i mirë” (Le Bon Film), krijoi në Bazel të Zvicrës të parat “Arkiva Kinematografike Zvicerane” dhe menjëherë këshillohet me drejtorin e Kinematekës franceze, Henri Langlois. Kinemateka Zvicerane e mirëfilltë u krijua më 1948 në Lozanë.

Le të vijmë tani tek historia jonë e bukur dhe e paharruar e shumë viteve përpara. Më kujtohet se ishim ulur në tarracën e Kinematekës zvicerane, në Lozanë. Ishte pranverë. Një kohë e bukur dhe nga liqeni vinte një afsh i freskët. Atë natë do të organizonim “Ditët e filmit shqiptar”, me ndihmën e Kinematekës zvicerane, një veprimtari që do të pasohej pak më vonë në Gjenevë tek “CAC Volter”, i Rui Nogerës dhe qytete të tjera të Zvicrës, Zyrih etj. Pranë nesh ishte ulur kineasti me famë botërore, drejtori i Kinematekës, zvicerani Freddy Buache, i cili diskutonte me një pasion të veçantë për ecurinë e kinematografisë gjatë viteve. Një njohës i thellë i kinematografisë botërore dhe që fjala e tij peshon në vlerësimin e filmave që shfaqen në Zvicër. Ai i inkurajonte kineastët tanë që të krijonin filma të rinj me tema nga historia e Shqipërisë apo edhe nga ditët e sotme, kur menjëherë, pa e marrë vesh, artisti, kineasti dhe piktori ynë Bujar Kapexhiu i cili vizatonte pa pushim, i dha portretin e vet, të cilin e realizoi për pak çaste. E pashë të madhin Freddy Buache që u ngrit dhe e përqafoi me shumë dashuri Bujarin. Me ato flokët e gjata prej artisti dhe me sytë e tij shprehës, portreti ishte realizuar shumë bukur dhe jepte me nuancë të theksuar tiparet e bukura të njeriut të madh të filmit. Kineasti zviceran ishte shumë i prekur. Herë pas here ai hidhte sytë nga Bujari dhe nga ne, me një buzëqeshje të lehtë. U shpreh se nuk kishte dhuratë më të bukur dhe kuptimplote për të nga ana e një kineasti të talentuar që vinte nga Shqipëria e vogël. Darka kaloi duke ngritur dolli për miqësinë midis dy popujve, si edhe me urimin që shkëmbimet midis dy kinematekave të vazhdonin. Atë natë Kinemateka ishte plot me miq zviceranë dhe shqiptarë, të cilët vlerësuan filmat e shfaqur. Ato janë shfaqur here pas here edhe për amatorët e filmave të vendeve të ndryshme të botës. Në fondin e artë të Kinematekës Zvicerane ndodhen edhe filmat shqiptarë, ndër të tjerë “Tela për violinë”. Herë pas here, kineasti Bujar Kapexhiu vjen në Gjenevë ku ka shumë miq kineastë që kanë qenë në Shqipëri dhe së bashku mblidhemi dhe kujtojmë atë darkë të bukur në tarracën e Kinematekës Zvicerane.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Freddy Buache, mik i kineastëve në botë dhe kineastëve dhe dashamirëve shqiptarë që e kanë njohur atë.

Gjenevë, më 15 qershor 2019

“Mendova se do vdisnim”, ulërima dhe frikë në aeroplanin Prishtinë-Bazel (video)

10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.

 

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë eshte ulur në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Ne videon e publikuar ne mediat e huaja pasagjeret shfaqen te tmerruar, duke uleritur me te madhe dhe te tjere duke kerkuar ndihme.

Pasagjeret duket te jene ne kembe, nderkohe qe u bien sende mbi koke dhe hapen maskat e oksigjenit. Pamjet e regjistruara jane te frikshme.

 

“Mendova se të gjithë do vdisnim”, tha Mirjeta Basha per gazetës Baden, duke treguar se edhe bashkeshorti i saj mbeti i lenduar.

Zvicra ishte sot e veshur në purpur: Qindra mijë protestuan për të kërkuar “një shoqëri reale të bazuar në barazinë gjinore”

VOAL – Qindra mijëra njerëz demonstruan të gjithë Zvicrën të premten për të kërkuar “një shoqëri reale të bazuar në barazinë gjinore”. Greva, e shpallur prej javësh dhe e mbështetur nga partitë e organizatat e ndryshme të sindikatave, ishte momenti për të tërhequr vëmendjen te pabarazia, jo vetëm pagat, me të cilat gratë ende përballen sot.

Demonstrime të shumta dhe të ndryshme u zhvilluan në të gjithë Konfederatën. Ngjarja e fundit e ngjashme daton në 1991, kur barazia u pohua gjithashtu në atë rast. Në shumë qytete, shpërndarja e fletëpalosjeve me kërkesa ka filluar tashmë në agim. Ndër veprimet simbolike të ndërmarra, ishte gjithashtu vendimi për të riemërtuar përkohësisht rrugët dhe sheshet me emrat e figurave historike femërore.

Në Bernë, ku vlerësohet pjesëmarrja e 40.000 njerëzve, prania e Këshilltares Federale Viola Amherd dhe Kryetares së Këshillit Kombëtar Marina Carobbio nuk kanë shkuar pa u vënë re. Në Bazel, logoja e grevës u projektua në kullën Roche, rrokaqiellja më e lartë në vend. Në Zyrih, lidhjet e tramvajit janë ndërprerë pranë stacionit qendror për disa orë nga qindra gra të ulur në binarë.

Në Lozanë protestuesit, rreth 30,000 sipas policisë, bllokuan urën Bessières, në Neuchâtel disa statuja ishin “të veshura” me purpur, ndërsa në Sion njerëzit demonstruan përpara parlamentit kantonal. Mijëra njerëz të bashkuar nga i njëjti frymë dhe, mbi të gjitha, me të njëjtën ngjyrë: purpur.


Mijëra njerëz në Bellinzona

Procesi filloi pak pas orës 17.00 ishte gjithashtu në pah në Zvicrën italiane, ku mijëra protestues marshuan nga stacioni Bellinzona në Piazza Governo. Sipas organizatorëve kishte 10,000 pjesëmarrës, por sipas vlerësimeve zyrtare nga policia komunale, të kontaktuar nga RSI, ata nuk i kaluan 4.000.

Vala purpurtë goditi kryeqytetin dhe përbëhej nga mijëra njerëz: shumë gra, me sa duket, por edhe shumë burra solidarë dhe shumë familje me fëmijë. Në procesionin Bellinzona, në rreshtin e parë, përsëri ishte kryetari i Këshillit Kombëtar, Marina Carobbio. Veprimtaria u mbajt në një mënyrë festive dhe paqësore, por gjithashtu të vendosur dhe të vendosur, për të kërkuar respekt për barazinë gjinore.

Chiara Landi, e grupit të grave UNIA Ticino dhe Moesano, shpjegon për RSI: “Rezultati ishte mbi pritjet, ne prisnim një pjesëmarrje të madhe, por jo aq të madhe! Ne jemi shumë dhe shumë, një valë që nuk do të ndalet “. Krahasuar me vitin 1991, a është fakti që shumë njerëz kanë manifestuar se diçka ka ndryshuar tashmë në shoqëri? “Po”, përgjigjet Landi, “është një shenjë e mirë dhe ne gjithashtu kemi punuar shumë për ta bërë të qartë se nuk ka dëshirë për të ndarë: ne duhet të punojmë së bashku: të bashkuar, të luftojmë për të prishur diskriminimin dhe për një shoqëri më të drejtë”. Politika, përfundon ai, “nuk mund të injorojë pretendimet tona”.

Sot dita e grave zvicerane – ja çfarë kërkojnë ato

VOAL – Gratë zvicerane zbritën në sheshe sot, të premten, më 14 qershor, në të gjithë Zvicrën, me rastin e grevës së përgjithshme në shkallë vendi për të kërkuar, ndër të tjera, më shumë kohë, pagë, respekt. Mobilizimi premton të jetë “i larmishëm dhe global” sepse do të ndodhë kudo: në vendin e punës, por edhe në shtëpi. “Do të përshtatet me mundësitë e secilit: të bllokojë një moment ose gjithë kohën, të bëjë çrregullime në vend të rregullit, të bllokojë hapësira publike, ditë e natë”, thuhet në apelin e grevës.

Të gjitha grave u kërkohet të pushojnë së punuari në orën 3.24, kur – sipas statistikave për hendekun gjinor të pagave – ata do të kenë përfunduar kohën e paguar të punës në një ditë 8-orëshe për të filluar të punojnë falas.

Veprimet tashmë kanë filluar natën ndërmjet të enjtes dhe të premten.

Në Lausanne, ku rreth 500 veta dolën në rrugë, kujdestari i famshëm i katedrales që njofton orën për banorët, është zëvendësuar nga disa “kujdestare”. Në më shumë se 600 vjet histori, është hera e parë që gratë kanë shënuar orët nga maja e kullës së kambanores. Pastaj u ndez një zjarr në Piazza della Riponne, ku u dogjën objekte simbolike.

Katedralja e Lozanës ndriçoi me ngjyrë vjollcë me rastin e fillimit të grevës së grave


Në Basel, logoja e grevës u projektua në kullën Roche, rrokaqiell më i lartë në Zvicër.

Basel, logoja e grevës së parashikuar në kullën Roche

Edhe sot në Ticino, janë planifikuar nisma të ndryshme për të nxjerrë në pah ngjarjen. Pika kryesore do të jetë ngjarja në Bellinzona, duke filluar nga ora 17.00. Por tashmë ekziston një grevë shëtitëse në kanton, duke u ndalur në vende të rëndësishme për diskriminim gjinor. Veprimi, i filluar në zakonet e Chiassos “për të treguar solidaritet me gratë emigrante dhe kufitare”, do të prekë qendrën tregtare të Grancas, studimet e CSR për t’i dhënë fund në Spitalin San Giovanni në Bellinzona.

Demonstrata në Comano ishte veçanërisht e gjallë

Data e 14 qershorit nuk u zgjodh në mënyrë të rastësishme. Ajo i referohet votës federale të 14 qershorit 1981, e cila pranoi artikullin kushtetues për barazinë mes grave dhe burrave. Dhjetë vjet më vonë, më 14 qershor 1991, gratë zvicerane hynë në grevë që përfshiu 500 000 njerëz. “Meqë nuk po dëgjohemi ende, do t’i bëjmë të na i dëgjojnë kërkesat tona”, thonë promotoret e kësaj iniciative të re.

ATS

Sot grevë e përgjithëshme e grave në të gjithë Zvicrën

Arsyet për grevën e grave janë të mjaftueshme. Paga dhe pensione të ulëta, të cilat nuk mjaftojnë për të jetuar, mungesë respekti dhe vlerësim i mangët për punën tonë (me e pa pagesë) janë maja e ajsbergut.

Paragjykimet, seksizmi dhe diskriminimi godasin gratë në të gjitha rrafshet e jetës dhe kufizojnë ato në të drejtat edhe liritë e tyre. Që pos kësaj të jenë të konfrontuara edhe me ksenofobi e racizëm, dyfish të diskriminuara janë gratë migrante. Shanset e njëjta dhe barazia ende janë shumë larg për tu arritur.

Edhe pse ne profesionet dhe punët tona i ushtrojmë me pasion dhe me zemër, ato nuk vlerësohen thuaja se fare. Ne duhet të kontribuojmë gjithmonë dhe edhe më shumë. Me më pak personel, për po atë paga dhe në kohë edhe më të shkurtër. Kështu duan punëdhënësit dhe të djathtët. Stresi dhe ngarkesat në vendin e punës sa vijnë e rriten, ndërsa sfidë edhe më e vështirë mbetet harmonizimi i familjes dhe profesionit. Për arsimim e trajnim të mëtejmë nuk mbeten as para e as kohë.  Edhe jeta në moshë të shtyrë, për shkak të pagave e pensioneve të ulëta, për shumë nga ne më shumë është luftë për  të mbijetuar se sa pensionim me dinjitet.

Andaj ne kërkojmë: Respekt! Më shumë pagë! Më shumë kohë!

Respekt për ne dhe punën që bëjmë, pavarësisht nga prejardhja dhe gjinia jonë. Më shumë pagë për punën tonë, pasi ne duam të jetojmë nga pagat dhe pensionet tona. Më shumë kohë për ne, për familjet tona, për jetën tonë.

Të gjitha këto të vijnë si të njohura? Na trego historinë tënde dhe bëhu pjesë e grevës së grave. Të gjitha informatat në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht i gjen në:
www.frau-streikt.ch
https://greve-des-femmes.ch
https://sciopero-delle-donne.ch

Manuela Giovanoli, sekretare për politikë të barzisë gjinore (përshtati O. Osmani)

Universiteti Politeknik i Zyrihut paraqet projektin revolucionar – Kaburantet ekologjike

VOAL – Hulumtuesit nga Universiteti Politeknik i Zyrihut kanë zhvilluar një teknologji të aftë për të gjeneruar lëndë djegëse të lëngshme duke shfrytëzuar dritën e diellit dhe ajrin, gjë që bën të mundur marrjen e një produkti neutral në lidhje me emetimet e dioksidit të karbonit.

Zinxhiri termokimik i procesit që çoi në rezultatin revolucionar u tregua të enjten në kushte reale.

Zemra e eksperimentit është një mini-rafineri, e instaluar në një çati, e aftë të “nxjerr jashtë” një decilitër në ditë, pavarësisht nga kushtet klimatike lokale që nuk janë ideale. Sistemi mundëson marrjen e një përzierjeje të hidrogjenit dhe monoksidit të karbonit, të cilat pastaj mund të transformohen në vajguri, metanol ose hidrokarburet e tjera.

Ekipi i udhëhequr nga Aldo Steinfeld tani po punon në një reaktor të madh diellor, i ndërtuar pranë Madridit, si pjesë e projektit të Bashkimit Evropian “SUN-TO-LIQUID”.

ATS

Memoralistika e diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare – Nga Alfred Papuçiu

Reis Malile dhe Alfred Papuçiu në Pallatin e Kombeve Gjenevë

Pasi dëgjon sinfonitë e Bethovenit dhe gjen aty vetveten, duke u shkëputur tërësisht nga hallet e jetës dhe pesimizmi, kthehesh në njeriun më të lumtur të botës. Njerëzit lindin të gjithë njëlloj, por që të zhvillohen sa më mirë, duhet të heqin dorë nga qëndrimet armiqësore dhe paragjykimet ndaj njëri-tjetrit që mund të vijnë si pasojë e përkatësisë kombëtare, asaj fetare apo ideologjisë së regjimit të shtetit nga i cili vijnë. Pra, aftësitë e njeriut mund të zhvillohen maksimalisht vetëm në shoqërinë e harmonisë absolute, ku nuk ka më asnjë dallim midis njerëzve. A do ta arrijmë ndonjëherë këtë stad në Kombin tonë në tranzicion?
Diskutojmë herë pas here me miq e dashamirës të Shqipërisë, me funksionarë ndërkombëtarë e personalitete të të drejtës ndërkombëtare dhe atyre u vjen mirë që edhe Shqipëria tashmë ka hyrë me të drejta të barabarta në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara. Një funksionar i lartë i Parlamentit Europian, ish i diplomuar në Institutin Europian të Gjenevës, ishte i pranishëm  në 40 Vjetorin e krijimit të këtij Instituti tek « Château de Coppet ». Biseduam miqësisht me të për Parlamentin Europian, për Shqipërinë e vogël dhe ai ishte i predispozuar të ndihmonte për ecurinë e marrëdhënieve të vendit tonë me atë Parlament. Bile më ftoi për t’i bërë dhe vizitë dhe unë me takt i rekomandova të takohej me përfaqësuesit tanë atje, për të cilët kam shumë respekt, pa qënë nevoja të përmend emra. Tashmë jam vetëm një shqiptar i thjeshtë, ish diplomat pranë organizmave ndërkombëtare në Gjenevë, ish-funksionar ndërkombëtar ku punova vite të tëra pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, si dhe në Byronë Ndërkombëtare të Punës.

Një vlerësim për vendin tim

Prandaj edhe në këto çaste nguroj të bëj një vlerësim të veçantë për marrëdhëniet e vendit ku kam lindur, megjithëse formimin fillestar e kam marrë në drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, apo në shkollën e madhe të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, apo Nju Jork, kur ndiqja vite radhazi (tetë vjet) punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Si ne ishin dhe fqinjët tanë algjerianë, amerikanë, apo të kombeve të tjerë, francezë, gjermanë, arabë, latino-amerikanë etj., që para se të caktoheshin diku në një shtet për të përfaqësuar vendin e tyre, kalonin një ose dy vite në shkollën e madhe të OKB-së në Nju Jork apo Gjenevë, ku janë grumbulluar numri më i madh i organizmave ndërkombëtare. Nuk ka shkollë më të mirë se sa të kesh mundësi që të shkëmbesh mendime me përfaqësues të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që janë për orë të tëra në komisionet e çarmatimit, të të drejtave të njeriut, të problemeve ekonomike e sociale, të energjisë, ato juridike. Pjesëmarrja në konferencat e shumta në kuadrin e Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare në Nju Jork, Gjenevë, Paris, Vjenë, Kajro, Nairobi, Bruksel, Rhodes, Dubai, Nju Deli, Limasol, Antalia, Bazel etj., më kanë shërbyer pastaj në punën time afro njëzetë e pesë vjeçare me organizatat ndërkombëtare, si përfaqësues i Shqipërisë apo edhe si funksionar me status të veçantë, punonjës ndërkombëtar i pavarur.
Le të më lejojnë lexuesit të bëj një digresion. Im atë i paharruar, Tuni Papuçiu, ka qënë kryeredaktor i parë i revistës « Sporti », në 1945, pas një pune si redaktor i gazetës « Përpjekja e rinisë » (në vitet 1943-44) bashkë me shkrimtarin fierak, penëartin Jakov Xoxa. Gjithmonë kujtonte Ballkaniadën e vitit 1946, kur bashkë me Andon Mazrekun e shokë, sportistët shqiptarë bënë që zëri i Shqipërisë të kalonte kufinjtë e Ballkanit. Kujtonte se si kish punuar qysh atëhere me organizma sportive të Ballkanit për të shtuar shkëmbimet me to. Paçka se ndonjë zë i çjerrë e që nuk donte të mirën e Shqipërisë e kish sulmuar pa të drejtë për këtë hap që kishte ndërmarrë. Ai vazhdoi rrugën e tij, megjithëse për arsye që nuk vareshin nga ai dhe për shkak të karakterit të tij të pavarur e fisnik, modest, nuk pranoi të bëhej urë e disa njerëzve meskinë, arrivistë e keqdashës…

Nuk mund të qëndroj pa përmendur qëndrimin burrëror, tepër të matur dhe domethënës të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në këto çaste kritike për vendin tonë jep një mesazh të qartë për të mirën e Shqipërisë mëmë dhe të vetë shqiptarëve ku janë edhe në Diasporë.

Në jetën time si funksionar ndërkombëtar, jam përpjekur të ndihmoj vendin tim, natyrisht me mundësitë e mija modeste. Vija nga një ekip i vogël prej tre vetësh, Piro Vito, Sulo Myftiu, Agron Agalliu dhe pak më vonë Shaqir Krasta që merreshim me organizatat ndërkombëtare në Shqipëri dhe që mbulonim dhjetra e dhjetra organizata ndërkombëtare dhe jo-qeveritare. Duhej në të njëjtën kohë të siguronim bursa për specialistët tanë të fushave të ndryshme, mjekësi, telekomunikacion, bujqësi, shkencë, arsim, pyje, specialistë të rritjes së ullirit, inxhinjerë të naftës, të energjetikës, të fizikës bërthamore, të sizmikes etj. dhe në të njëjtën kohë të ndihmonim në realizimin e udhëtimeve studimore për ta, si dhe për pjesëmarrjen në konferencat ndërkombëtare. Detyra nuk ishte e lehtë, pasi ishin pengesat e kohës. Mosnjohja e gjuhës nga disa specialistë pengonte pjesëmarrjen e tyre në udhëtime studimore. Ngulmonim pranë institucioneve shkencore që të shkonin të paktën me bursat e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) që ka ndihmuar shumë në atë kohë dhe tani,  me dhjetra projekte për Shqipërinë, edhe specialistë që nuk e dinin mirë gjuhën. Ata shoqëroheshin nga një koleg tjetër që e dinte gjuhën mirë dhe shpesh shërbente edhe si përkthyes për shokun e tij. Gëzoheshim për arritjet e përfitimet e tyre, gjë që ata e shprehnin në bisedat e përbashkëta në institucionet e tyre, apo edhe rreth një tavoline midis miqsh të mirë. Kishim pranë specialistë të mirë që i njihnin organizatat ndërkombëtare në mënyrë të përkryer, si Sulo Myftiu që jepte përvojën e tij, pa u kursyer. Me ne shpesh bashkohej dhe i paharruari Rako Naço që me humor na fliste për përvojën e tij dhjetra vjeçare me organizatat ndërkombëtare, sidomos në Nju Jork. Kur përgatisnim sesionin e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së me ne qëndronte si shok e bisedonte shtruar, fisniku dhe i përkushtuari i diplomacisë shqiptare, Reis Malile që me përvojën e tij të madhe që nga 1945, modest siç ishte, na bënte vërejtje për fjalimet që përgatisnim apo për hapat që duheshin ndërmarrë me organizatat ndërkombëtare. Ai së bashku me të ndjerin Sokrat Plaka e vlerësonin shumë punën e punonjësve që merreshin me OKB, por edhe të stafit diplomatë në Nju Jork, Gjenevë, Paris, Vjenë e gjetiu. Kam marrë pjesë në dhjetra e dhjetra takime që ministri ynë i jashtëm Reis Malile organizonte me ministrat e jashtëm të vendeve fqinje apo të Europës etj., si me Andreotin, Papulias, Gensher , Ylmaz etj., dhe prej tyre kam mësuar shumë për jetën time të mëtejshme diplomatike. Shpesh aty afishoheshin probleme që nuk dilnin në shtyp, por që gjithmonë shprehnin dëshirën e mirë të bashkëbiseduesve për marrëdhënie të frytshme me Shqipërinë e vogël.
Ende pa u vendosur marrëdhëniet diplomatike me SHBA, ne dëgjonin fqinjin tonë në sallën e Asamblesë të Kombeve të Bashkuara, së bashku me shokun tim të mirë, Ilia Jankun, të thoshte për fjalimin e Reizit “good Speech”. Ai siç na tha e bija u shpreh kështu pasi kishte qënë në fillimet e Shqipërisë pas luftës, ambasador i SHBA në Shqipëri dhe ruante kujtimet më të mira.
Dhe ai Reis Malile i përkushtuar e la detyrën dhe nuk pranoi të ndërhyhej kur demostruesit u mblodhën në protestë para MPJ në 1991, me kërkesaat e tyre të drejta. Ai ishte njeri me karakter dhe kam qënë i pranishëm në zyrën e tij kur i tha kryetarit të shtetit të asaj kohe, Ramiz Alia se këshilltari i tij nuk duhej të ndërhynte pa kriter në hartimin e fjalimit të ministrit të jashtëm që do mbante në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Dhe Alia i dha të drejtë. Reis Malile kishte kaluar në jetën e tij “rebeshe” të cilat i përballoi me ndihmën e miqve dhe shokëve të mirë. E shoqja dhe dy fëmijët e tij kishin humbur jetën kur kishin nisur udhëtimin e tyre nga Pekini për në atdhe. Ai filloi një jetë të re shumë kohë më vonë me Verën fisnike dhe dy vajzat që lindën nga martesa e tij me të. Prandaj ai kur punoja në drejtorinë e organizatave ndërkombëtare përpiqej tu jepte zgjidhje edhe problemeve që kishin hasur të verbërit dhe na udhëzonte ti ndihmonim duke i lidhur me organizmat ndërkombëtare. Ai kishte në dorë një botim për përvojën e tij të madhe me organizatat ndërkombëtare, por nuk mundi ta përfundonte se e mposhti sëmundja e pabesë.

Si u botua Karta e OKB-së dhe Statusi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Nuk ishte e lehtë atëhere të botoje „Kartën e OKB-së dhe Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë“. Kjo u arrit vetëm në sajë të ngulmimit të Reis Maliles, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të saj, Nobuaki Oda, që u apasionua pas pikturës shqiptare dhe vlerësoi shumë mikpritjen shqiptare dhe në shkëmbimet që kishim më vonë. Gjithçka gjatë viteve u arrit edhe në sajë të këmbënguljes së diplomatëve dhe punonjësve që një pjesë të mirë të jetës e dhanë për ecurinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare. Nuk mund të ri pa përmendur dhe specialistin e njohur për ndjekjen serioze qysh në fillim, të problemeve të ecurisë së marrëdhënieve tona me Organizatën Botërore të Tregtisë, Agron Agalliun, i cili ka qënë dhe mbetet fjalëpak, modest dhe nuk kërkoi diçka më tepër për veten. Ai përfaqësoi me dinjitet vendin tonë pranë organizmave ndërkombëtare në Bruksel, megjithëse ndonjë “qoftëlarg” u mundua të hedhë baltë mbi punën e tij të përkushtuar. Sa kemi bashkëpunuar me Gonen fisnik, ish shok i im i mirë i Fakultetit, si për ndihmën e tij për librat e mij, ashtu edhe gjatë qëndrimit të tij në Bruksel pranë Misionit shqiptar në Bashkimin Europian ku unë mora pjesë mëse njëherë në Konferencën e përbashkët Shqipëri, vendet e BE dhe organizatat ndërkombëtare për ecurinë e bashkëpunimit me Shqipërinë. Sa herë kemi diskutuar me Gonen për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare kur ai vinte në Gjenevë për të marrë pjesë në konferencat e Organizatës Ndërkombëtare të Tregtise, ku ai ishte një ekspert me vlerë që vlerësohej nga ministrja Ermelinda Meksi. Pas largimit të saj mbi Agronin u lëshuan disa hiena dhe ai u detyrua të tërhiqej dhe të punonte si përkthyes zyrtar për disa organizma në Shqipëri. Puna e tij vlerësohej por ndërkohë ky njeri fisnik dhe i përkushtuar e kishte zemren të thyer. Apo bashkëshorten e tij, Ilirjanën, njohëse shumë e mirë e gjuhëve të huaja dhe me një përvojë të gjatë në fushën e komunikimit e të gazetarisë. Ajo na ka sjellë në shqip shumë botime me vlerë, si veprat e shkrimtarit Paulo Kuelo, i cili banon në Gjenevë. Ilirjana i qëndroi me përkushtim Agronit gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër dhe sidomos tre vitet e fundit që atë njeri të mirë e “pushtoi” sëmundja e pabesë.Të më falin të tjerët që për arsye vendi apo funksoni të tyre, nuk mund t’i përmend këtu, pa lejen e tyre. Por janë me dhjetra e qindra diplomatë të shquar që kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Paris, Nju Jork, Vjenë, Beograd, Bernë, Gjenevë, Stokholm, Kajro, Romë, Shkup, Uashington, Argjentinë, në vendet e Amerikës Latine, të Azisë dhe Afrikës, edhe në vitet kur puna e tyre ishte jo e lehtë: në një mjedis ku ndonjë keqdashës i vendit tonë hidhte rromuze apo donte të denigronte popullin tonë liridashës, patriot e të pavarur. Paçka se koha ishte e tillë dhe hapat që bëheshin për ecjen më tej në marrëdhëniet me vendet e veçanta apo me organizatat ndërkombëtare shpesh hasnin ndesh në meskinitetin e ndonjë „qoftëlargu“ që nuk mendonte për të mirën e Shqipërisë, si edhe tani ndonjë, por të siguronte vazhdimësinë e vegjetimit në një botë që po ndryshonte kudo. Sot, përfaqësuesit tanë në misionet diplomatike apo në organizatat ndërkombëtare, që fatmirësisht janë shtuar, kanë mundësi të shumta dhe të paçmuara për vendin e tyre. Në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdha përpara por edhe më tepër mund të bëhet…

Emra të tjerë të diplomacisë profesioniste shqiptare

Pa e zgjatur, pasi duhen faqe të tëra për të përmendur punën e punonjësve që çdo ditë merreshin me organizatat ndërkombëtare, me mundësinë e pranimit të Shqipërisë në organizma të tjera ndërkombëtare, apo me ratifikimin nga ana e Shqipërisë të normave ndërkombëtare, apo pranimin e saj në organizma të tjera, më lejoni të përmend vetëm disa emra të shqiptarëve që kanë luftuar në çdo çast për të mirën e Shqipërisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit të saj me organizatat ndërkombëatre. Nuk mund të ri pa permendur punën këmbëngulëse të atij juristi fjalëpakë, por punëshumë, Prof. Dr. Ksenofon Krisafit që ka emrin e tij të shkruar në piedestalin e njerëzve që kanë ndërtuar një rreth miqsh e dashamirës ndërkombëtarë, si gjatë kohës që punonte për çështjet juridike dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për Shqipërinë në MPJ, ashtu dhe gjatë kohës kur ishte përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Zvicër. Organizimi i veprimtarive të shumta për Shqipërinë, kontaktet e tij frytdhënëse me diplomatë e funksionarë ndërkombëtarë të lartë, kanë bërë që edhe sot ai kujtohet me nostalgji nga shumë miq e dashamirës të Shqipërisë. Ai organizoi në Pallatin e Kombeve në Gjenevë ekspozitën me piktura të Leda Albaneze, me origjinë shqiptare dhe të piktorëve Bujar Marika dhe Dolor Hasanaj. Nga viti në vit ai na ka dhënë në dorë disa libra të çmuar si „Në kërkim të arit“ që përmban në mënyrë analitike historinë e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore apo për çështjen e detit, të punës me organizatat ndërkombëtare në Gjenevë, apo “Në Gjenevë për Kosovën” ku flet për Kosovën martire, që përbëjnë një ndihmesë të çmuar në historikun e diplomacisë shqiptare.
Gjithashtu nuk mund ti mos përmend “Për tokën dhe detin e Shqipërisë” që përmban postulata për mbrojtjen e të drejtës për vendin tonë për tokat dhe detin e saj. Në to Ksenofoni nuk ka munguar të vlerësojë dhe punën e Misionit tonë pranë organizatave ndërkombëtare në Gjenevë gjatë kohës që unë e drejtoja me një staf tepër të kufizuar. Sidomos kemi bashkë punuar edhe për çështjen e arit të grabitur të Shqipërisë në bisedimet që u zhvilluan në Gjenevë me delegacionin e Britanisë së Madhe. Nuk mund të ri pa përmendur juristin Piro Vito që vite të tëra drejtoi drejtorinë e organizatave ndërkombëtare dhe dha një ndihmesë të çmuar si ambasador në Rumani. Më vjen keq që rruga e jetës këtë diplomat të zotë e ka detyruar të marrë një drejtim tjetër. A mund të ri pa permendur diplomatin e karrierës dhe këshilltarin e përkushtuar të Misionit shqiptar në OKB në Nju Jork, Ilia Janku me të cilin shpesh diskutonim hapur dhe gjërësisht në Nju Jork, si miq të mirë dhe të sinqertë për lidhjet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtare. Fatkeqësisht ai u largua shpejt nga kjo botë. Megjithatë unë ruaj kujtimet më të mira për këtë diplomat të zotë dhe fjalëpak, modest dhe i aftë në funksionin e tij të ngarkuar. Diplomacia e karrierës që ka marrë rrugë të mbarë edhe në vendin tonë, duhet të zerë më shumë vend në MPJ. Kjo nuk është kritikë, pasi në krahasim me të kaluarën statusi i diplomatit në përgjithësi është vendosur drejt, por nga përvoja personale, edhe nëse në vendet më të mëdha në botë, qeveritë ndryshojnë apo vijnë në pushtet njerëz të partive që kanë më shumë vota nga zgjedhjet elektorale, përsëri stafi diplomat, apo edhe i administratës që ndjek ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare apo dypalëshe të një vendi, mbetet. Duhet kohë pastaj që një i ri i posacaktuar të mund të japë diçka më tepër se sa një punonjës që ka shkrirë jetën e tij për të arritur diçka të mirë për vendin e tij. Unë nuk jam kundër angazhimit të njerëzve të rinj që pastaj kanë çarë rrugën në punën me organizmat ndërkombëtare. Përkundrazi, me këmbënguljen time dhe të ish kolegëve të mij, kam arritur të shkoj deri edhe tek zëvëndës sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtor i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, njeriu i shquar, erudit  e modest, suedezi Jan Martenson, i cili pas fjalës sime, pranoi megjithëse e kishte kaluar moshën e pranimit, një jurist të ri në kursin e së drejtës ndërkombëtare, i cili më vonë eci vetë në rrugën e vështirë, por të bukur të organizatave ndërkombëtare. Apo pas ndërhyrjes sonë pranë zotit Dhanapala, ish drejtor i UNIDIR (organizëm i Kombeve të Bashkuara për çarmatimin) u pranua një diplomat shqiptar i cili mbaroi shkëlqyeshëm kursin 6 mujor në Gjenevë, Japoni e gjetiu. Me punën dhe formimin e tij të shëndoshë, ai sot ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në forumet ndërkombëtare, sidomos pranë Bashkimit Europian dhe në marrëdhëniet dypalëshe. Shqipërisë i duhen njerëz të tillë që të mbrojnë pikpamjet apo të drejtat e saj, gjatë gjithë karrierës së tyre. Vetëm mirë do të shohë vendi ynë, specialistët tanë, në rrugën drejt Europës që i përkasim, por që për një arsye apo një tjetër, pranimi i saj vonohetdhe jemi akoma në “Europën tjeter” si edhe Zvicra dhe disa vende të tjera. Ndërkohë Zvicra nuk ka nevojë për Europën e Brukselit, ndoshta pak të atrofizuar, pasi marrëdhëniet e saj me fqinjët dhe Europën apo SHBA janë të shkëlqyera. Zvicra nuk ka kufinj me fqinjët, por vetëm lule dhe gjelbërim dhe disa mjete motorike për të penguar “qoftëlargët” që livadhisin akoma në vende të tjera. Një shembull që duhet marrë edhe nga vende të tjera, me vetëm shtatë ministra të të gjithë krahëve politike, por që janë në unison për të mbrojtur çështjet e Zvicrës. Zvicra i mban afër mbi 700 mijë bashkëpatriotë të saj që janë vendosur kudo në botë dhe i cilëson me nderin “Republika e pestë” e saj.
Isha me një mikun tim, J.Fabre, i cili gjithë jetën ka punuar në një organizëm ndërkombëtar me prestigj si UNICEF dhe që gjithmonë ka qënë dashamirës për të më ndihmuar për botimet apo ndjekjen që i bëja ecurisë së marrëdhënieve të vendit tim me organizatat ndërkombëtare. Folëm ashtu midis miqsh dhe kujtuam ata diplomatë e pjesëmarrës të konferencave ndërkombëtare, bashkëatdhetarë të mij që ai i kujton edhe sot me respekt, megjithëse rrugët e jetës së tyre, i kanë shpënë në një drejtim tjetër apo ata nuk jetojnë më…

Përvoja e viteve ka dëshmuar se shumë përfaqësues shqiptarë të aftë në fushën e tyre, me gjuhë të huaj dhe njohje të mirë të diplomacisë ndërkombëtare, kanë përballuar me sukses pjesëmarrjen në mbledhjet apo seminaret e organizmave të sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe punojnë me dinjitet në to, duke ndihmuar në ecurinë e projekteve dhe programeve të bashkëpunimit me Shqipërinë apo me vendet e rajonit te Ballkanit. Përfaqësues nga Shqipëria kanë marrë pjesë në veprimet e ruajtjes së paqes, në disa zona të botës, në vëzhgimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme, në projekte bashkëpunimi rajonal etj. Edhe organizimi i veprimtarive për Shqipërinë në këto organizata do të ndihmonte per njohjen më të mirë dhe reale të Shqipërisë, të shqiptarëve, të kulturës, artit, zakoneve dhe virtyteve të tyre të mira.

Le të më lejojnë lexuesit të bëj një digresion lidhur me problemin e vazhdimësisë së ndjekjes nga ana e punonjësve apo diplomatëve më të mirë të Shqipërisë, të ecurisë së saj me organizatat ndërkombëtare. A ka gjë më dinjitoze që një specialist i njohur i organizatave ndërkombëtare, i problemeve të ecurisë së marrëdhënieve me vendin tonë, apo një njohës i përkryer i gjuhës angleze, si zoti Muhamet Kapllani, që për disa vjet punoi si këshilltar pranë presidentit të Republikës së Shqipërisë të japë ndihmesën e tij. Me përvojën e tij dhjetra vjeçare, me modestinë që e ka karakterizuar, ai nuk ka nevojë për fjalët e mija të mira, pasi unë jam një ish-nxënësi i tij që e dëgjoja me vëmendje vitet kur shkonim bashkë për tetë vjet rresht, në Kombet e Bashkuara. Do të kisha dëshirë,  që ai të shkruajë për rrugën e tij të gjatë si njohës i përkryer i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai dhe të tjerë njohës të organizatave ndërkombëtare do t’i bënin në këtë mënyrë një shërbim të madh kombit dhe brezave të ardhëshëm. Më kujtohet i ndjeri miku im i mirë, Filip Kote që përvojën e tij disa dhjetëvjeçare me sindikatat në botë e hodhi në letër dhe besoj që edhe sot libri i tij mbetet një udhërrëfyes në marrëdhëniet e sindikatave tona me organizmat sindikale në botë. Ishte ai që më angazhoi qysh në moshë të re për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në 1971 në Kajro të Egjiptit, nga e cila fitova një përvojë të mirë dhe mësova shumë për shqiptarët atje që kanë dhënë një ndihmesë të çmuar për zhvillimin e atij vendi të madh dhe me tradita. . A ka përvojë më të bukur se ajo e prof. Luan Omarit, prof. Arben Putos, Javer Malos, Misto Treskës, Sokrat Plakës, prof. Ksenofon Krisafit, Prof. Shaban Muratit etj., që me modesti kanë hedhur një gur në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare, apo për çështje të veçanta si ajo e detit apo të Kosovës martire. Shaban Murati tek libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”ndër të tjera paraqet një antologji të analizave sistematike të tij për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës, që nga krijimi i tij, deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çështjeve, konsekuenca dhe dinamika e ndjekjes së tyre në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e sotme rreth Kosovës. Analiza e autorit përmbledh çështjet më të mprehta, me të cilat është përballur diplomacia dhe shteti i Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë të jetës së vet. Me Shabanin dhe të ndjerin kompozitorin e aftë dhe gazetarin penëartë, Kastriot Gjini, Vladmir Cicanin, Arshi Ruçaj, kemi bashkëpunuar rregullisht në vitet 70-të në shtypin shqiptar, sidomos me gazetarin e ndjerë dhe tepër të aftë Napolon Roshi të “Bashkimit”, apo me Agim Cergën e “Yllit”, me “Dritën” e gazeta të tjera të kohës. Jam i bindur se miku im botuesi i suksesshëm, Fatmir Toçi i botimeve „Toena“, me të cilin kam realizuar deri tani disa botime dhe së shpejti mendoj të realizoj dy të tjerë, do ta mirëpriste një nismë të tillë, në shërbim të Kombit.
Gjithcka gjatë viteve u arrit edhe në sajë të këmbënguljes së diplomatëve dhe punonjësve që një pjesë të mirë të jetës e dhanë per ecurinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare, si Bashkim Pitarka (funksionar ndërkombëtar i pakursyer për vendin e tij), Ilia Janku i paharruar që u largua shumë shpejt nga kjo jetë, por që edhe sot dëgjohet të përmendet emri i tij tek shqiptarët e Amerikës që ruajnë një respekt për këshilltarin serioz e këmbëngulës të Misionit shqiptar, për Tefta dhe Justin Papajorgjin që me njohuritë e tyre të gjuhes angleze, spanjolle etj., arritën të bënin shumë miq të Shqipërisë së vogël atje në Nju Jorkun e largët. Tani ata ndodhen në Australi dhe japin ndihmesën e tyre modeste për Shqipërinë mëmë. I tille ishte edhe Abdi Baleta, penë e fortë në OKB Nju Jork, me të cilin kisha bashkëpunuar në Nju Jork dhe u takova përsëri miqësisht në një konferencë për çarmatimin organizuar nga OKB, në Rod të Greqisë. A kishte diplomat më të zotë se Kujtim Hysenaj me të cilin ndamë vitet e fakultetit dhe më vonë në detyrat e tij diplomatike që i mbuloi me përkushtim në Nju Jork, Paris e Beograd. Sa herë kaloja në Paris për të shkuar në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bisedoja me Kujtimin haptas për rrugën që duhej të ndiqte Shqipëria në marrëdhëniet me organizmat ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe. Ai dhe bashkëshortja e tij fisnike Mimoza, më prisnin dhe shkëmbenim mendime si miq të vjetër dhe besnikë. Më kujtohet si tani buzëqeshja e tij e lehtë kur shoku ynë Ylli që nuk ishte aspak tifoz i futbollit diskutonte për një çast me pasion përr ndeshjet. Apo kur profesori ynë i nderuar Nonda Bulka na ftonte në apartamentin e tij dhe Ylli donte të merrte ndonjë libër nga biblioteka e tij e pasur, finsiku Nonda e qortonte duke i thënë se më parë duhej të dorëzonte librin që kishte marrë. Dhe Kujtimi qeshte me ë madhe. Nuk mund te ri pa përmendur edhe shkrimtarin dhe mikun Luan Rama, ish përfaqësues në UNESCO dhe ambasador në Francë, i cili është mik i përbashkët me mbajtësen e dekoratës “Legion d’ honneur”, Solange d’Angely që ka bërë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Solange më ka vlerësuar dhe ja di për nder kur u bë promovimi i tre librave të mij në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës, organizuar nga Albana Krasniqi-Malaj, ku ishin ndër të tjerë miq të mij të mirë si Prof. Jean-Philippe Assal, gazetari Pierre Barde që ka qënë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, Prof. Isuf Kalo etj. Ruaj me kujdes në Bibliotekën time librat e Robert d’Angely për gjuhën shqipe që ajo m’i ka dhuruar me autograf. A mund të mos përmend Isuf Vrionin, njeri fisnik dhe njohës i përkryer i gjuhës frënge që na përfaqësoi me dinjitet në UNESKO në Paris në vitet e fundit të jetës së tij . Më kujtohen bisedat me të në shtëpinë e tij në rrugën e Kavajës, tepër të ngrohta, domethënëse dhe inspiruese. Fliste me elokuencë dhe me pasion jo veteëm për letërsinë frënge që e njihte në majë të gishtave, por edhe për gjithçka që lidhej me aktualitetin. Gjithçka e shihte me një vizion realist dhe pa artifica.

Shqipëria dhe Kosova europiane

E kam ndjekur me interes si çdo shqiptar debatin e shfrenuar lidhur me mundėsinė apo jo qė Shqipėria tė bėjė pjesė nė familjen europiane tė Brukselit. Gjakrat janė ndezur dhe shkohet deri atje, sa “për inat të sime vjehrre”, disa janë gati “të flenë me mullixhinë”. Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe botojnė shkrime tė analistėve, qofshin kėta europianë, amerikanë, shqiptarë, deklarata tė atyre qė janė “kundër” apo “pro” pėrkatėsisė europiane tė Shqipërisë. E kuptoj se për interesat e tyre politike, grupime tė caktuara pėrpiqen tė imponojnė argumentet e tyre. Por kėtu nuk ėshtė fjala për interesat politike, ekonomike, sociale, vetėm tė njė grupimi qoftė ky i sė majtės, i qendrės, apo i sė djathtės, por kemi tė bėjmė me interesat e ligjshme tė tė gjithė kombit, popullit shqiptar tė shumėvuajtur: mundėsinė e futjes në Bashkimin Europian. Ėndrra europiane e brezave tė tėrė, siē duket, pėr egoizëm tė disave, mund tė shtyhet akoma. Nė këtë kor, futen edhe grupime të caktuara europiane, qofshin në Bruksel, Strasburg, Luksemburg, Bukuresht, Beograd, Athinė, Madrid etj., që kanë frikë siç duket nga ideja e Shqipërisë së Madhe, e cila në fakt nuk shtrohet tani dhe nuk pėrbėn realitet imediat. Shqipėria dhe Kosova janė dy shtete tė pavarura, me Presidentë dhe qeveri tė veçanta qė i kanė rritur shkėmbimet e tyre, dhe kjo ėshtė mëse normale, që flasin një gjuhë, ashtu siç ėshtė Zvicra me Italinė, Austrinė, Francėn, Gjermaninė, Lihtenshtejnin, ku flitet respektivisht italishtja, gjermanishtja, frėngjishtja apo romanshë dhe popuj tė kėtyre vendeve kalojnė lirisht dhe janė vendosur atje ku kanė gjetur punė apo ku kanė interesa dhe jetė mė tė mirė. E mbaj si gjë të çmuar letrën që kam marrë dikur nga ishministrja e jashtme e Konfederatës zvicerane, Micheline Calmy-Rey, ku më shkruante me përzemërsi për mbrojtjen e të drejtave të vëllezërve të Kosovës dhe rrugën e duhur që duhej ndjekur për Kombin tonë të lashtë europian. Ajo jep tani ndihmesën e çmuar në Universitetin e Gjenevës për rrugën europiane, duke dhënë përvojën edhe të Zvicrës. Historia e Europës e lidhur me atë të vendit tim, Shqipërisë, si dhe të vëllezėrve tė mij nė Kosovë, më tërheq së tepërmi. Kam edhe unë argumenta për t’i bindur bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë dhe Kosovės edhe « De jure » në Europë. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë « orthodokse », duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europën e Brukselit.
Ata që i mbajnë akoma në dorë fatet e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel e gjetiu duhet ta dijnë mirë se kanë qënë shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vatrat e tyre pa i dorëzuar tek nazistët gjermanë,  mijra italianë që kishin ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj Lufte. Janë me mijra e mijra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët gjatë luftës italo-greke dhe si mirënjohje breza të tjerë të këtyre njerëzve humanë shqiptarë, marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste, këta miq të Shqipërisë, grekë, që për çudi mbeten më tepër miq të serbomëdhenjve, apo  italianë, si edhe çifutë (të vetmit shqiptarët në Europë që nuk i dorëzuan hebrejtë tek xhelatët nazistë)  të ngrejnë zërin e tyre për të vënë në vend padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Apo tashmë ata e ”kanë kaluar lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e papaguar e atyre mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, që rropaten rrugëve të Greqisë, Italisë dhe gjithė Europës!?
Më kujtohet para disa vitesh, një bashkëkombas i yni, ju drejtua një ministri të jashtëm të një vendi europian, ku ishte vendosur: ”Zoti ministër, unë kërkoj nga autoritetet tuaja të departamentit të brëndëshëm të më japin lejen e qëndrimit këtu, pasi unë kam dhënë kontribut edhe për vendin tuaj duke luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ministri qeshi me të madhe dhe u dha porosi atyre që ishin pranë tij t’i jepnin përgjigje pozitive qytetarit nga Shqipëria.
A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, Skënderbeu europian, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, Mic Sokoli, Isa Boletini, Shote Galica, Adem Jashari, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, Kosova, edhe ata popuj që kanë ëndërruar të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë.
Ndërtimi europian ka lindur nga një dëshirë për paqe në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore, me – ndër të tjera – pajtimin franko-gjerman. Disa mendje vizionare kishin parë, para të tjerash, domosdoshmërinë e një Europe të bashkuar. Midis tyre, Viktor Hugo, në atë që padyshim është një nga fjalimet e tij më të mëdha, sigurisht që është një nga më të mëdhatë në Europë.
Në këtë tekst, me akcent lirik, autori i madh shpreh shpresat e tij për paqen universale, aderimin në votimin universal dhe besimin e tij në qytetërimin dhe progresin. jo pa naivitet. “Epoka e revolucioneve po mbyllet, fillon epoka e përmirësimeve,” na thotë ai.
Sido që të jetë, ky tekst shpejt e përshkruan qëllimin e madh paqeruajtës të së ardhmes “Shtetet e Bashkuara të Europës”; edhe duke konsideruar një bashkëpunim të ardhshëm të atyre me Amerikën që “pastrojnë globin, kolonizojnë shkretëtirat, përmirësojnë krijimin”.
Ose shprehja e një federalizmi intuitiv dhe lirik, providencial dhe mistik, por të dy europiane dhe universale: për të bërë të mundur zhdukjen e luftës, duke zëvendësuar demokracinë në vend të tiranisë, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin në vend të betejave dhe luftës, kështu që të sjellë vëllazërinë universale të njerëzve.
Do të vijë një ditë, shprehet Hygo në fjalën e tij të guximshme, kur ne do të tregojmë një top në muze, ndërsa tani tregojmë një instrument të torturës, të habitur që mund të jetë! Do të vijë një ditë kur do të shohim këto dy grupe të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Europës (Duartrokitje), të vendosura përballë njëri-tjetrit, duke shtrirë duart mbi det, duke shkëmbyer prodhimet e tyre, tregtinë e tyre, industrinë e tyre, artet e tyre, gjenitë e tyre, duke pastruar globin, duke kolonizuar shkretëtirat, duke përmirësuar krijimin nën shikimin e Krijuesit dhe duke kombinuar së bashku mirëqenien e të gjithëve, këto dy forca të pafundme, vëllazërinë e burrave dhe fuqinë e Perëndisë!
Do të vijë një ditë kur topat dhe bombat do të zëvendësohen me votat, me votën universale të popullit, me arbitrazhin e nderuar të një senati të madh sovran, i cili do të jetë në Europë se çfarë është Parlamenti në Angli. Ushqimi është në Gjermani, çfarë është Asambleja Legjislative në Francë!
Zotërinj, them në mbyllje, shprehet vizionari Viktor Hygo, dhe se ky mendim na nxit, nuk është sot që raca njerëzore po ecën në këtë drejtim të mrekullueshëm. Në Europën tonë të vjetër, Anglia mori hapin e parë dhe me shembullin e saj të vjetër u tha njerëzve: Ju jeni të lirë. Franca mori hapin e dytë dhe i tha popullit: Ti je sovran. Tani le të marrim hapin e tretë, dhe të gjithë së bashku, Franca, Anglia, Belgjika, Gjermania, Italia, Europa, Amerika, u thonë njerëzve: Ju jeni vëllezër! “. Këto fjalë të shkrimtarit të madh janë tepër aktuale për Europën e sotme në tranzicion, si edhe Kombi ynë.
Në fund, desha të theksoj para lexuesit, që gjithçka shpreva më sipër janë vetëm mendimet e mija personale, që nuk angazhojnë kërkënd tjetër. Këtë shkrim e hartova vetëm për të dhënë një mesazh pa pasur asnjë prapamendim. Unë e kam zgjedhur rrugën time të jetës që më ka mbetur, dhe nuk mendoj ta ndryshoj, ashtu siç  e kam për nder dhe falë autoriteteve zvicerane mbaj nacionalitetin e vendit ku kam lindur, ashtu si edhe punonjës që janë nga të gjithë kontinentet në Gjenevë. Kam miq e dashamirës të shumtë, si gjithë bashkëatdhetarët e mij që përfaqësojnë Shqipërinë e vogël në organizma ndërkombëtare apo rajonale në vende të Europës,  e deri në Amerikën e largët, që më shtyjnë me mesazhet e tyre të simpatisë, të shkruaj diçka, pa dashur të jap postulata. Unë mendoj si një shqiptar që do mbetem gjithë jetën time, të jap një mesazh, për Atdheun tim: tokën ku kanë lindur prindërit e mij, ku jetojnë shokët e mij të dikurshëm, ata breza mjekësh, specialitësh të naftës, të bujqësisë, të pyjeve, që i kemi ndihmuar sado pak, të formohen për të mirën e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Për Shqipërinë me bregdetin e bukur, për atë fushë pjellore të Myzeqesë, Devollit, apo Lezhës, për Alpet e bukura, Valbonën prallore, Dajtin, Butrintin, Voskopojën, Prizrenin e Prishtinën që me punën e njerëzve punëtorë, liridashës e paqësorë, me zhvillimin e turizmit, industrisë ushqimore, minerale, bujqësisë, ndërtimeve dhe infrastrukturës adekuate, dhe me ndihmën e organizamve ndërkombëtare, do të bëjnë që Shqipëria të kthehet në një vend rrugëkalimi për mallrat drejt vendeve të tjera të Ballkanit, duke siguruar kështu valutën e nevojshme për ecurinë e ekonomisë, por duke tërhequr në të njëjtën kohë investitorë të huaj dhe biznesmenë shqiptarë, apo njerëz të thjeshtë që duan të japin ndihmesën e tyre për vendin amë. Mjaft me tranzicionin e stërgjatur të Shqipëriisë mëmë. Ka ikur koha, kur vite më parë edhe pse Shqiperia kishte të drejtë të kishte përfaqësuesit e saj, si shtet anëtar, në organizma ndërkombëtare të sistemit ttë OKB-së, nuk mund të ishe funksionar në to, pasi nuk ishte e lejuar të flisje me amerikanin, rusin, izraelitin apo afrikano-jugorin. Ka ikur koha kur në ndonjë përfaqësi të Shqipërisë, përfaqësuesi, duke kujtuar se një funksionar ndërkombëtar i vendit të tij “i kishte zënë vendin” (?!!!), në një organizëm ndërkombëtar, si funksionar i pavarur, lëshonte anatema kunder bashkëpatriotit të tij, tek përfaqësuesi i lartë i atij organizmi, duke “nxirë” më tepër fytyrën e vet prej „qoftëlargu“ dhe duke lënë një përshtypje tepër të keqe… Natyrisht, nuk është fjala dhe koha për të bërë një dyndje me kandidatura të fushave të ndryshme nga Shqipëria, por për të patur edhe vendi ynë njerëzit e tij në organizmat ekonomike, politike, sociale, shkencore, kulturore, të të drejtave të njeriut, të tregtisë dhe zhvillimit, të bujqësisë, mjedisit, telekomunikacioneve, të pronësisë intelektuale, në biblioteka etj.
Mundësite e sotme janë kolosale, pasi edhe njerëzit tanë janë më të përgatitur për një botë të re, për Europën e Brukselit të pa atrofizuar dhe burokratike, si tani, demokracinë dhe shtetin e së drejtes. Bashkësia e Kombeve të Bashkuara gjithmonë e më tepër është solidare dhe me Shqipërinë e vogël, gjë që është vënë në dukje më se njëherë nga personalitetet më të larta të saj, të cilët në shumë raste dhe botime të OKB-së kanë treguar interesimin e organizatës që ata drejtojnë për një vend anëtar si Shqipëria, për rrugën e zhvillimit dhe ecurinë e saj drejt një të ardhme sa më të begatë. Ato të kujtojnë se bashkësia e popujve është solidare me një popull të një vendi të vogël, por të lashtë, punëtor e paqedashës, që me rrugën që ndjek jep ndihmesë në kalanë e madhe të familjes së Kombeve të Bashkuara.

Gjenevë, më 10 qershor 2019

Meditim për Pestalozzin dhe shqiptarët – Nga Alfred Papuçiu

Profesori i nderuar dhe fisnik Jean-Philippe Assal i ka kaluar 80 vitet e jetës së tij të mbushur me shumë vepra të tij humane, për bashkëkombasit e tij por edhe për miqtë e tij të mirë shqiptarë. Ai e ka merituar praninë e tij në Akademinë shqiptare të Shkencës dhe të Arteve. Mjekë dhe personnel mjekues nga Shqipëria dhe Kosova kanë ardhur në Zvicër me ndihmesën e tij, për të përkryer dijenitë e tyre në fushën e edukimit terapeutik të pacientëve. Ai gjen kohë edhe tani në moshë të thyer për t’i ndihmuar ata me përvojën e tij të madhe. Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me të dhe i kam përkthyer dy libra në gjuhën shqipe, ndër të tjera « Edukimi terapeutik i pacientëve me sëmundje kronike » ku ai jep postulata se si pacientët duhet të marrin në dorë vetë sëmundjen, duke gjetur mundësi më të mira për ta kapërcyer atë. Me të unë kam krijuar një miqësi që do mbetet e treguar përjetë edhe tek mbesat dhe nipat e mij, njësoj si Dielli për Universin. Për 32 vjet me rradhë në Zvicër, miqësia me Profesor Assalin ka qënë një burim kurajo dhe force për mua, një shkollë e madhe e jetës sime. Prandaj unë shprehem me bindje se një kujtim i bukur për këtë njeri fisnik, nuk vdes kurrë. Modestia dhe thjeshtësia e këtij njeriu janë të rralla në këtë botë të “çmendur” moderne. Ai shprehet qartë të mos i kërkojmë jetës më tepër se sa meritojmë. Por ky fisnik, mbi tetëdhjetë vjeçar, me punën dhe humanizmin e tij, ka merituar më tepër. Ai i përmbahet thënies së Gëtes se të gjitha idetë janë shprehur edhe më parë, mjafton që ato t’i mendosh përsëri. Ai mban në tavolinën e tij një skulpturë, të dhuruar nga miqtë e tij shqiptarë, me portretin e virtuozit Laver Bariut, si dhe botime të shkrimtarëve shqiptarë e sidomos të shkrimtarit Ismail Kadare që ai ka patur rastin ta takojë në udhëtimet e tij në Shqipëri, sëbashku me bashkëshorten e tij të përkushtuar, Tiziana. Ka dhe relike të tjera domethënëse nga udhëtimet e tij nga Shqipëria, nga Veriu në Jug të saj.
E bëra këtë hyrje të shkurtër për këtë mjek human dhe fisnik, për të dëshmuar se ai në çdo çast u ka qëndruar pranë miqve të tij shqiptarë, me përvojën e tij të madhe, të shprehur edhe në botimet e tij. Kujtoj se njëherë kam shkuar me të për të vizituar në Yverdon, institucionin ku Johann Pestalozzi drejtoi me bashkëpunëtorët e vet një institut që fitoi një famë europiane. Ishte një ditë me diell, e muajit maj 1989. Me ne ishte dhe një mjek shqiptar, i cili ishte i apasionuar nga vepra e Pestalozzit. Në fakt në fakultet në Shqipëri, ai kishte studjuar disa pjesë nga jeta e edukatorit të madh zviceran. Dhe profesor Assal e plotësoi dëshirën e tij për të shkuar në mjediset ku pedagogu i madh kishte dhënë me shpirt përvojën e tij të madhe dhe njerëzore.
Profesori Jean-Philippe na tregoi për ecurinë e shkrimtarit dhe edukatorit, që ai e njihte shumë mirë, në një kafene pranë institucionit. Pastaj shkuam tek institucioni ku Pestalozzi kaloi njëzetë vjet të jetës së tij. Isha i habitur nga tregimi i një ciceroneje që merrej me mirëmbajtjen dhe veprën e Pestalozzit. Ajo e bënte këtë punë në mënyrë të vullnetshme. Na foli me pasion për punën e çmuar të Johann Pestalozzit i cili midis 1770 dhe 1780, gjatë trazirave pas Revolucionit francez, u muar me rreth 80 jetimë. Ai ëndërronte për një arsim popullor që do të fillonte qysh nga fëmijëria dhe kërkonte të bashkonte arsimin dhe punën praktike. Më në fund, në Iverdon (Yverdon) ai drejtoi me bashkëpunëtorë të tjerë Institutin, i cili në kohën e tij më të mirë, strehonte rreth 150 fëmijë që rridhnin nga shumë vende të botës. Edukimi sipas Pestalozzit, synonte një qëllim të dyfishtë, domethënë nga njëra anë për t’u dhënë mundësi çdonjërit për t’u bërë njeri i mirëfilltë, pavarësisht nga puna e tij dhe nga statusi i tij shoqëror. Në parathënien e librit të saj “ Kush jeni ju, Zoti Pestalozzi ”, autorja Jacqueline Cornaz-Besson ndër të tjera shkruan : “ Besnik ndaj vetvetes, duke rifituar kurajo pas çdo dështimi, Pestalozzi, aq aktual në mendimet e tij, ka akoma shumë për të na mësuar ”.


Johann Heinrich Pestalozzi
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Johann_Heinrich_Pestalozzi.jpg?uselang=fr
Johann Heinrich Pestalozzi, par F.G.A. Schöner

Johan Heinrich Pestalozzi lindi në vitin 1746 në Zyrih dhe vdiq në Brugg në 1827. Jetim nga i jati, nga mosha 6 vjeçare u rrit nga nëna e tij, një shërbëtore që ju përkushtua tërësisht edukimit të Johanit, djalit të saj, vëllait dhe motrës së tij. Ai studioi në Akademinë e Zyrihut, një qytet i cili në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë ishte një qendër intensive intelektuale ku idetë e reja u debatuan gjerësisht. Veçanërisht, Jean Jacques Rousseau, duhej të kishte një ndikim të fortë tek Pestalozzi me botimet e të njëjtit vit (1762) të “Emilës dhe Kontratës Sociale”, në të cilën ai afirmon sovranitetin e popullit. “Rousseau theu me forcën prej Herkuli zinxhirët e rëndë të shpirtit njerëzor,” shkroi ai në 1826. Nëpërmjet studimeve të tij të shumta, leximeve, përvojës së tij të pasur, ndjeshmërisë së tij për bukurinë e shpirtit dhe me idealin e tij thellësisht fetar, por vetiak, Pestalozzi, gjatë jetës së tij solli mendime të reja, që ishin në kundërshtim me edukimin tradicional dhe formalist, që nuk merrte parasysh, sidomos psikologjinë e fëmijëve. Ky edukator i madh, gjatë gjithë jetës së tij, u përpoq që në çdo çast të perfeksiononte metodën e tij, të cilën e zbatoi hap pas hapi me këmbëngulje dhe me thjeshtësinë që e karakterizonte.
Në Yverdon, në sheshin qëndror ndodhet monumenti i Pestalozzit, ku mund të lexosh :

PËR
PESTALOZZIN
“UNË JETOVA SI NJË LYPSAR PËR T’U MËSUAR LUPSARËVE QË TË JETOJNË SI NJERËZ”
PESTALOZZI
Gjatë vizitës në këtë institucion që ishte ruajtur me kujdes, u habita nga tregimi i profesor Assalit që e njihte në mënyrë të përkryer ecurinë e edukatorit të madh. Me elokuencë, ai na fliste edhe për « Fabulat » e famshme të Pestalozzit. Pastaj ai na tha se si mbreti i Prusisë, i Hollandës dhe Danimarkës dërguan nxënës për t’u formuar në Institutin e krijuar nga Pestalozzi. Aty u formua edhe Zhystys Bloshman, këshilltar i ardhshëm i mbretit për shkollat për Saksën. « Dieta helvetike » dërgon në Institut një komision të përbërë nga tre vetë. Ata qëndruan pesë ditë në kështjelle dhe ndër të tjera shkruan : « Instituti i Iverdonit duket si një laborator pedagogjik, me një interes të madh dhe me një vlerë të madhe…Kudo rrotull dëgjohet të flitet frëngjisht. Kur hyn brenda dëgjon gjermanishten. Është Europa në miniaturë…Zakonet ndërthuren me njëra tjetrën, mbretëron bashkimi kristian, si edhe një paqe e thellë… »
Konceptet e lidhura me emrin e Pestalozzit nuk kanë një kuptim historik, por ato vazhdojnë të luajnë sot një rol në Zvicër në fushën e edukimit. Kudo në Zvicër dhe jashtë shtetit nuk mund të numërohen më institucionet, shkollat, bibliotekat, fondacionet që kanë emrin e Pestalozzit dhe që frymëzohen prej tij. Një nga ta është dhe « Pestalozzianum », në Zyrih, që në fillim ka qënë muzé, besnik ndaj mendimit të edukatorit të madh dhe pastaj u kthye në një qendër aktive që punon për kërkimet shkencore në pedagogji.
Pedagogu edukator dhe mendimtari zviceran kishte përqafuar bazën e pedagogjisë moderne. Ai dihet se ka përkthyer në praktikë « Emile », ose « Për Edukimin », një seri teorish të reja mbi edukimin dhe pedagogjinë, të shkruara nga Jean-Jacques Rousseau në vitin 1762. Ai ndikoi filozofin Fichte, i cili megjithatë dëshironte të integronte pedagogji në filozofinë që lidhej me kushtet e njohjes së lirisë. Ai u shpall shtetas francez nga Asambleja Legjislative Kombëtare më 26 gusht 1792.
Pasi përqafoi për një çast studimet teologjike, ai iu drejtua drejtësisë që dukej se për të ishte më e përshtatshme për qëllimin që i kishte vënë vetes së tij: të ishte një reformator social.
Në 1769, ai u martua me Anna Schulthess, një mikeshë e fëmijërisë dhe ndau ndjenjën e thellë të solidaritetit me të dhe me të cilën jetoi në harmoni të përsosur deri në vdekjen e tij në 1815. Në 1770, çifti kishte një djalë, Jacqueli, për të cilin do të kujdeset për edukimin dhe mësimin me shumë takt dhe butësi. Është përvoja e tij e parë arsimore ku vepron me maturi, zbulon, zhvillon shqisat, e merr natyrën si një model, i bën gjërat të shfaqen para fjalëve.
Pestalozzi ka botuar në “Schweizer Blatt”, një seri me fabula, tregime të shkurtra që kanë të bëjnë, për pjesën më të madhe të botës shtazore ose bimore, në të cilën njeriu mund të identifikohet me të gjitha të metat dhe kontradiktat e tij, pasi ai mund të deshifrojë metaforat. Në atë kohë, në Zvicër, nuk kishte liri të shtypit, autoritetet kontrollonin gjithçka që botohej. Ishtë e vështirë të shkruhej dhe të botoheshin mendime për çështje politike. Fabulat ofrojnë një mënyrë të mirë për të anashkaluar censurën, pasi kuptimi i tyre shpesh mbetet i paqartë sa që censorët nuk mund të kenë argumente të mjaftueshme për të parandaluar botimin e tyre. Pestalozzi padyshim nuk është i vetmi që krijon fabula. Gjatë viteve, ato janë në rritje, në mënyrë që 1797 mund të botoheshin më shumë se 230 copë në një libër me titull “Figura për abetaren time apo për thelbin e mendimit tim.” Ndoshta nga “abetare” ai e kishte fjalën për romanin e tij “Leonard dhe Gertrude”, sepse ai e kishte vetë përcaktuar si “të alfabetit të njerëzimit”. Ka mundësi që ai i referohej veprës së tij filozofike, të botuar në të njëjtin vit: “hulumtimet e mia gjatë rrjedhës së natyrës në evoluimin e njerëzimit” dhe se ai donte për të ilustruar atë me “figura e saj. Pestalozzi ishte i vetëdijshëm se mendimi i tij nuk ishte i rrënjosur në një tezë themelore filozofike, por është rrënjosur në tabllo jetësore.
Perandori i Rusisë , për talentin dhe zellin e edukatorit Pestalozzi, drejtor i Institutit të Edukimit në Iverdun të Zvicrës i dërgoi Kryqin e Kalorësit të Urdhrit të Shën Vladimirit. Ky mësues i aftë realizoi krejtësisht, por e përsëriti me mjeshtëri që të përbënte një edukim të shkëlqyeshëm publik, plani i hartuar nga J.-J. Rousseau për një arsimim të përsosur vendas. Mënyra e të mësuarit të urtë të Pestalozzit bazohet në këtë parim: se nxënësit duhet t’i jepet gjithmonë shembulli para sundimit, gjëja përpara fjalës dhe ideja përpara shenjës që duhet ta përfaqësojë.
Në 1780 u shfaq Mbrëmja e një vetmitari, një seri aforizmash për rimëkëmbjen e njerëzve përmes edukimit. Pestalozzi kritikoi ashpër ecurinë artificiale të shkollës dhe këmbënguli në domosdoshmërinë e zhvillimit të shpirtit nga brenda, nga kultura e brëndshme:
“Shkolla vendos renditjen e fjalëve kudo, përpara renditjes nga ana e natyrës së lirë.”
“Shtëpia është baza e edukimit të njerëzimit”.
Vitet kanë kaluar qysh nga ajo ditë e majit 1989 dhe çdonjëri që ka mundësi të vizitojë kabinetin e profesor Jean- Philippe Assal çuditet nga studimet, librat dhe broshurat e përgatitura nën kujdesin e tij që janë të domosdoshme për çdo njeri, pavarësisht nga kultura dhe mjedisi nga vjen, për një ndjekje të përshtatshme të sëmundjes së diabetit, si dhe sëmundjeve kronike. Pranë ai ka edhe botimet për Pestalozzin e famshëm, një pjesë të të cilave m’i ka dhuruar edhe mua. Gjithashtu, fjalët e tij për “ Nënë Terezën ”, në një botim të tij, janë një himn për dashamirësinë dhe thjeshtësinë e shënjtores dhe bashkëatdhetares sonë të shquar.
I kisha thënë profesor Jean-Philippit se Prof. Bedri Dedja e kishte gati projektin dhe do ta realizonim shpejt studimin me titull “Pestalozzi dhe shqiptarët”, të cilin unë i kisha premtuar t’ja përktheja në gjuhën frënge, me ndërmjetësinë e Fondacionit të dëgjuar « Prohelvetia ». Libri do të ishte një homazh për pedagogun e dëgjuar zviceran që për vite të tëra mendoi për njerëzit e thjeshtë, për t’i mësuar ata të ndjekin një rrugë të mbarë: atë të dashurisë dhe respektit ndaj njeri tjetrit, ndaj bashkëkombasit dhe të huajit. Ky libër do të ishte një mesazh i miqësisë midis Zvicrës dhe Shqipërisë dhe do të shërbente si një udhërrëfyes për brezat e rinj në Shqipëri, Kosovë e Diasporë që do të mësonin më tepër për jetën dhe ravat e jetës së pedagogut dhe humanistit të shquar zviceran, Pestalozzi. I mbaj në dosjet e mija shënimet e akademikut Bedri Dedja, me autografin e tij të gjatë dhe të bukur, ku ai shpalos mendimet e tija për edukatorin zviceran Pestalozzi. Që një ditë shpresoj do të shohin dritën e botimit në gjuhën shqipe dhe frënge.
Gjenevë, 30 maj 2019