VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Exactly what is My IP – Learn Your Ip – Location

By | January 25, 2020

Komentet

Provokimi i dytë zyrtar i Serbisë për kufijtë e Shqipërisë dhe të Kosovës – Nga SHABAN MURATI

Qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht në 12 maj 2020 se në kuadrin e lehtësimit të masave të koronavirusit ajo do të hapë kufijtë për qytetarët e katër shteteve fqinjë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi zyrtarisht se Serbia do të hapë së shpejti pikëkalim kufitar të përbashkët të integruar me Shqipërinë, njësoj si me Bosnjë-Hercegovinën.
Pra qeveria e Serbisë shpall zyrtarisht Serbinë me Shqipërinë shtete fqinje dhe kufitare.
Meqë qeveria shqiptare ka vdekur, meqë diplomacia shqiptare ka vdekur dhe meqë shteti shqiptar ka vdekur, a mos duhet që qytetarët e Shqipërisë t’i drejtohen Kryqit të Kuq Nërkombëtar për ndihmë, para se Serbia të na shpallë shtetas të saj?

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për akuzuesit – Nga Aurel Dasareti

Një sqarim (plotësim) për qëllimin e letrës time të fundit:

“Kur errësira tundon”

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për kryesin.

Sot, akuzat e rreme kundër kundërshtarëve politikë (VV-së), për të fituar sërish zgjedhjet e Kosovës, po përdoren nga partitë politike të korruptuara kriminale antikombëtare që e terrorizuan, boshatisën dhe shkatërruan Kosovën gjatë 20 vjetësh sundimi. Këlyshët, për t`u kthyer në pushtet, për të mos rrezikuar konfiskimin e pasurive të tyre astronomike joligjore-kriminale dhe dënohen për të gjitha ligësitë që ia bënë Kosovës – keqpërdorin tragjedinë e një të riu që bëri vetëvrasje para disa ditësh, duke e fajësuar për këtë qeverinë aktuale. Në vend që të tregojnë dhembshuri për të ndjerin dhe ngushëllime për familjen, ata përpiqen të fitojnë avantazh politik për veten e tyre – në kurrize të viktimës.

Ata janë virusi më i keq se ky aktual kinez. Ata gënjejnë shumë dhe shpesh, edhe atë, në kohën kur gjithë rruzulli tokësor gjendet nën karantinë, bënë grusht shteti.   

Të akuzosh në mënyrë të rreme (që bëjnë figurat publike – politike “shqipfolëse”) është një abuzim serioz që duhet të sjellë pasoja serioze – dhe jo si sot, gjë që ia vlen! Sot është e lehtë dhe e lirë të hedhësh akuza false. Nga dita që mund të mbani përgjegjësi për këtë, ne do të shohim që ajo përfundon!

Respekt për ju, Aurel Dasareti

Qeveria në ardhje shkoi në pushim vjetor – Nga Xhafer Shatri

Të rraskapitur nga punët e mundimshme, gjithnjë në interes të popullatës së rrezikuar nga pandemia, anëtarët e qeverisë në ardhje, në krye me Avdullah Hotin, kanë marrë unanimisht një vendim madhor.
Të gjithë do të shkojnë në pushim të merituar vjetor. Disa prej tyre në Sutomore, disa në Zllatibor, disa në Borsh e disa të tjerë në Theth…
Punët e rënda dhe hallet e shumta të popullatës, qeveria në ardhje ua besoi nunëve të saj, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
Sipas z. Avdullah Hoti, siguria, mirëshendeti dhe e ardhmja e popullatës së Republikës së Kosovës kurrë nuk ka qenë në duar më të sigurta e në prehër më të ngrohtë.

A nuk e shikoni që Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobusin? – Nga SHABAN MURATI

Që politikanët shqiptarë nuk dinë të bëjnë diplomaci e tregojnë deklaratat e tyre të përsëritura se Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë. Kjo është njësoj sikur aleatët pas Luftës së Dytë Botërore të deklaronin se duhet t’i jepej diçka Hitlerit.
Zyrtarët serbë, të shtetit të mundur në vitin 1999 nga Nato dhe UÇK, nuk deklarojnë kurrë se Serbia duhet t’i japë diçka Kosovës, sepse për ta bisedimet do të bëhen që Kosova të mbetet provincë serbe.
Në diplomaci, edhe kur je i detyruar nga zori të lëshosh diçka, nuk i shpallet publikut para se të ulesh në tavolinën e bisedimeve, sepse kjo do të thotë të shkosh cullak në bisedime.
Gabimet diplomatike shqiptare vijnë ose nga injoranca, ose nga shërbimi…
A nuk e shikoni që Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobusin?