VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

EVROPË E SHTRENJTË DHE E MJERË, NJË ANIJE PA DREJTIM – Nga OLIVIER GUEZ – E përktheu Eugjen Merlika

By | May 3, 2019
1 Comments
  • author avatar
    lilian nikky 2 weeks ago Reply

    Emri im është Lilian N.Kjo është një ditë shumë e lumtur e jetës sime për ndihmën që Drsaguru më ka dhënë duke më ndihmuar të kthej ish burrit tim me magjinë e tij dhe magjinë e tij. Unë kam qenë i martuar për 6 vjet dhe ishte kaq e tmerrshme, sepse burri im ishte me të vërtetë mashtrim mbi mua dhe ishte duke kërkuar për një divorc, por kur kam ardhur nëpër email Dr.saguru në internet se si ai ka ndihmuar kaq shumë njerëz për të marrë ish e tyre prapa dhe të ndihmojnë për të rregulluar marrëdhëniet. dhe t’i bëjnë njerëzit të jenë të lumtur në marrëdhëniet e tyre. I shpjegova situatën time atij dhe pastaj kërkova ndihmën e tij, por për habinë time më të madhe, ai më tha se ai do të më ndihmojë me rastin tim dhe këtu unë tani po festoj sepse Burri im ka ndryshuar krejtësisht për mirë. Ai gjithmonë dëshiron të jetë me mua dhe nuk mund të bëjë asgjë pa pasur të tashmen. Unë me të vërtetë po e shijoj martesën time, çfarë është një festë e madhe. Unë do të vazhdoj të dëshmoj në internet, sepse Dr.Saguru është me të vërtetë një magjistar i vërtetë spell. A KENI NEVOJË TË NDIHMOJNË PASTAJ ME DOKTORIN E KONTAKTIT SAGURU TANI VIA EMAIL: drsagurusolutions@gmail.com ose WhatsApp +2349037545183 Ai është i vetmi përgjigje ndaj problemit tuaj dhe ju bën të ndiheni të lumtur në marrëdhënien tuaj.
    1 LOVE SPELL
    2 WIN EX BACK
    3 FRUIT TË WOMB
    4 PROMOVIMI SPELL
    5 MBROJTJA SPELL
    6 SPELL BIZNESI
    7 PUNA E MIRË PUN
    8 SPLIT LOTTERI DHE RASTI I GJYKATAVE.

Komentet

Si të shërohemi nga mediokriteti, nebuloza, skizofrenia, urrejtja, xhelozia dhe komplekset e njohura të inferioritetit e maliciozitetit….?! – Nga AGRON SHABANI

1. Siç dihet, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, maliciozë, cinikë, injorantë, prepotentë, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantropë, paranoidë, skizofrenikë, infantilë ose psikopatologjikë, janë gjithmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre të ç’rregulluar mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Mbase, ato ose ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rivalë, armiq ose kundërshtarë të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe… gjithmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. Janë të padurueshëm, paranod, infantilë dhe patologjikë ndaj të gjithë atyre që nuk i takojnë “botës” ose “kosmosit” të tyre halucinativë etj. Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë jashta “orbitës”, gjegjësisht, jashta “alfabetit”, “gramatikës”, “logjikës” ose “filozofisë” së tyre bardh e zi. I vëjnë barrikadat ose gërshërët e censurës ose mediokracisë së tyre editoriale, redaksionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ‘shefi’ ose padroni. Janë të ngujuar ose burgosur përgjithmonë brenda kthetrave, klisheve ose fiksionëve të sëmura autoritare dhe totalitariste. Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, patologjisë dhe ‘tabula rasës’ së tyre që e kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. I akuzojnë shtetin dhe pushtetin për censurën ose mediokracinë e njohur editoriale ose redaksionale, ndërkaq vet janë censuruesit, linçuesit ose persekutorët e përhershëm dhe kryesorë. Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo. Sepse, kanë frikë nga e kaluara dhe vetëvetja e tyre malicioze, misterioze, kompleksive dhe tepër e mjegullt ose evazive.

2. Kjo tregon ose dëshmon qartë se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë “bërë shoshë” prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trilleve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, violente, infantile dhe patologjike tè grupit, personit ose individit. Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë kosovare, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

3. E thënë ose formuluar ndryshe, kjo donë të thotë se idetë shkencore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo drejtësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnè logjikës dhe as arsyes njerëzore. Jo, sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshève ose bishave tè egra. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Por….!!!

4. Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin. Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten, nènshtrohen dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të ” aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” pushtetmbajtëse ose politike nè Kosovè dhe gjithandej. Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, opottunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose “ekuacionet” e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të larta individuale dhe kolektive. Sidomos kundër njerëzve krijues ose inovatorë si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë kulturorë dhe politik’ në veçanti si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.

5. Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes “artit” të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, sikur substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme kosovare. Ndërkaq, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar), enfant terible ose ‘demiurg i lartë’ që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve të ditur dhe intelektual. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual.

6. Roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që kanè për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi.

7. Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj. Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit (lèxo: komplekset e botuesve, editorève, gazetarève, redaktorève, moderatorève, politikanève ose diplomatève kosovar)- mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

8. Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek “lideri i idealizuar” ose “lideri suprem”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

9. Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë infermale dhe shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare ose globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope.

1O. Ndaj, edhe problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si mjete dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij.
Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë, depresion ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Dhe kjo, për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

11. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit.

12. Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, atëherë kur për “çështjet e larta” shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, informative dhe të tjera, kanë të drejtè tè flasin, shkruajnë, mendojnë dhe konkurojnë vetëm Behgjet Pacolli, Xhavit Haliti, Beqë Cufaj, Muharrem Nitaj, Blerim Shala, Halil Matoshi, Mentor Shala…ose “kujdestarët e përjetshëm” të “kombit” dhe “atdheut”! Gjegjësisht, të “pafjeturit” ose të “pagjumët e përhershëm” të “kulturës, informimit, politikës, diplomacisë, zhurnalistikës ose publicistikës kosovare” të prekur dikund thellë nga sindromet ose komplekset e pashërueshme të Edipit etj. E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.

Shpresa e avancimit të Kombit Shqiptar është investimi në Lidership dhe Inteligjencen Emocionale – Nga Prof. Dr. Fadil Çitaku

Kaosi politik në shtetet Shqiptare është produkt i Inteligjencë Emocionale shumë të ulët. Gjuha shumë e vrazhdë dhe akuzimet ndaj njeri-tjetrit nëpër dëbatet televizive, në parlamente, në ministri dhe grupe punuese dëshmojnë se shumica e politikanve shqiptarë kanë shumë nevojë të investojnë në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe të intelligences emocionale.

Çfarë është Lidershipi dhe pse ka rëndësi vitale për popullin?

Teoria më bashkëkohore e shkencës së lidershipit e definon lidershipin si një proces, i cili ndihmon individin dhe shoqërinë të zhvillohen dhe të arrijnë maksimumin e potencialeve kognitive, intelektuale, emocionale dhe sociale. (Çitaku 2012). Shkencëtarët e lidershipit (Chevane A., Çitaku, Violato, Khan Çitaku-Preteni, Waldrop (2017) theksojnë se, udhëheqësit mund të adaptojnë stile të ndryshme të lidershipit në rolin e tyre në varësi të aftësive të atyre qe ata drejtojnë, kompleksitetit dhe strukturës së rolit, situatës mjedisore, marrëdhënieve shoqërore dhe, aftësive të tyre personale si lidere apo lider.
Bazuar në teorinë e shkencës së lidersipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), rreziku më i madh që i kanoset botës sot janë liderët politikë që udhëheqin dhe nuk posedojnë kompetenca të lidershipit. Çitaku në vitin 2012 në studimin e tij shkencor, për të zbuluar kompetencat e lidershipit investigoi gjashtë shtete përndimore, tri gjermano-folëse (Austria, Gjermani dhe Zvicera) dhe tri anglo-folëse (Kanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe Britania e Madhe). Në studimin e tij ishin të përfshirë njerëz në pozitat kresore në fushat ku ata vepronin. Të gjeturat e këtij studimi u publikuan në revistën prestigjioze shkencore British Medical Journal (BMJ) dhe zbulimi i këtij modeli i dha shkencës së lidershipit një ngritje të madhe duke dëshmuar se, kompetencat e lidershipit mund të studiohen empirikisht. Modeli i kompetencave të lidershipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), përmban pesë komponente siç janë: përgjegjësia sociale, inovacioni, menagjimi i vetvetes, menagjimi i punes dhe orientimi i drejtë (fer). Në këto
pesë komponete janë të përfshiera 63 kompetenca të lidershipit, të cilat janë të operacionalizuara dhe mund të mësohen.
Shkencëtarët e lidershipit (Çitaku 2012, Mano, Çitaku, Waldrop et al. 2018 ) theksojnë se, roli i lidershipit në organizatë, institut apo politikë është vital për të avansuar në drejtim të duhur. Të njëjtit autorë theksojnë se mungesa e kompetencave të lidershipit definitvisht sjell falimentimin e organizates, institutit apo shtetit.

Çfarë është Inteligjenca Emocionale?

Inteligjenca emocionale nënkupton aftësinë e individit për të monitoruar emocionet e veta dhe të të tjerëve, për t’i diferencuar ato, si dhe aftësinë për ta përdorur këtë njohuri si udhërrëfyes të të menduarit dhe të vepruarit të tij.
Sipas Goleman, 1998, (në Boriçi Begani, 2017) inteligjenca emocionale përbëhet nga 5 komponentë të cilët janë: 1) vetëdija vetjake, 2) vetë-rregullimi, 3) vetë-motivimi, 4) empatia (ndjeshmëria) dhe 5) aftësitë shoqërore. Kushdo që gëzon një nivel të lartë të secilit prej komponentëve të sipërpërmendur mund të thuhet që zotëron inteligjencë të lartë emocionale.
Vetëdija vetjake: nënkupton që individi njeh shumë mirë emocionet e veta, pikat e forta e të dobëta të tijat, si dhe nevojat, stimujt që e shtyjnë përpara. Njerëz që zotërojnë një nivel të lartë të vetëdijes vetjake janë të zotët të kuptojnë se si ndjenjat e tyre ndikojnë tek ata vetë, tek të tjerët dhe tek performanca në punë (Goleman, 1998, në Boriçi Begani , 2017).
Vetë-rregullimi: përfaqëson komponentin e dytë të inteligjencës emocionale, që nënkupton aftësinë e individit për të menaxhuar gjendjet e impulset e tij brenda vetes, si dhe atë për të menaxhuar burimet e veta. Ai i përngjet një bisede të vazhdueshme të individëve me vetveten, ku këta të fundit humorin dhe impulset emocionale negative i ndjejnë njëlloj si të gjithë të tjerët, por në ndryshim prej tyre janë më të zotët për t’i kontrolluar e madje për t’i përdorur ato në mënyrë të dobishme (Goleman, 1998 në Boriçi Begani , 2017).
Vetë-motivimi: përbën kompetencën e tretë që duhet të zotërojë një individ për t’u konsideruar emocionalisht inteligjent. Ai përfaqëson kontrollin e tendencave emocionale të cilat çojnë ose lehtësojnë arritjen e qëllimeve (Goleman, 1995). Individët që zotërojnë këtë kompetencë nuk motivohen nga një pagë apo një status më i lartë si shumica e njerëzve, përkundrazi ata i motivon pasioni për punën dhe tendenca për të arritur rezultate sa më të larta, përtej pritshmërive të tyre dhe të të tjerëve. (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017 ).
Empatia: nënkupton të qenurit i vetëdijshëm për ndjenjat, nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve (Goleman, 1998) dhe aftësinë për t’i trajtuar njerëzit bazuar në reagimet e tyre emocionale (Goleman, 1998). E parë nga këndvështrimi i një lideri kjo do të thotë të marrësh në konsideratë ndjenjat e njerëzve krahas faktorëve të tjerë teksa merr vendime inteligjente (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017 ).
Aftësitë shoqërore: Njerëzit që e zotërojnë këtë kompetencë kanë shumë njohje, përpiqen të gjejnë pika e interesa të përbashkëta me të tjerët dhe besojnë në bindjen se gjërat nuk mund të bëhen vetëm. Për këtë ata ndërtojnë marrëdhënie të mira me të tjerët, gjë që më pas i ndihmon të udheheqin të tjerët në drejtimin e dëshiruar (Goleman, 1998). Duhet theksuar gjithashtu që, katër komponentët e përmendur më lart të inteligjenës emocionale, ndikojnë pozitivisht në zgjerimin e aftësive sociale të një individi. Secili prej nesh, që arrin të kuptojë dhe kontrollojë emocionet e veta e të të tjerëve, që është i ndjeshëm ndaj tyre dhe njëkohësisht është i vetëmotivuar, ka shanse më të mëdha për të krijuar dhe mbajtur marrëdhenie të mira me të tjerët (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017 ).
A ka nevojë elita politike shqiptare të investojë në kompetencat e lidershipit dhe inteligjences emocionale?
Bazuar në sjelljet dhe komunikimin që dëshmojnë individë me pozita kyçe në politikë në shtetet shqipfolëse të Ballkanit, ne si ekspertë të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale mendojmë që keta njerez sa më parë duhet të fillojnë të mësojnë dhe të vetdijësohen, se cilat kompetenca të lidershipit dhe inteligjences emocionale duhet poseduar për t’u bërë lider. Duhet të mesojnë principet primare të empatisë, të vetrregullimit të emocioneve, sepse kështu si ata veprojnë bëjnë armiqë edhe ata që i
konsiderojnë të jenë miqtë e tyre. Ajnshtajni pat thënë:„Ne nuk mund të zgjidhim problemin më të njëjtën kokë që ka shkaktuar atë“.
Shumica e liderëve kyç të vendeve të sipërpermendura nuk e kanë ende të qartë se çfarë përgjegjësie kanë ndaj popullit qe ua ka besuar udhëhqjen.

Çfarë duhet berë tani që në të ardhmen të kemi lidere dhe liderë kompetentë?

Ministritë e arsimit dhe Akademitë e shkencave të shteteve shqipfolëse të Ballkanit duhet menjëherë të fusin në kurrikulat e tyre parashkollore, shkollore e universitare si lëndë obligative “Lidershipin dhe Inteligjencen Emocionale”. Prindërit duhet bërë shumë punë në edukimin e fëmijëve bazuar në vlera humane e pozitive. Ata duhet të jenë model për të ngulitur në trurin e fëmijëve sjellje të mira dhe empatike.
Nëse ne nuk e bëjmë këtë sot, do krijojmë edhe në të ardhmen liderë të pa aftë, të cilët sikurse këta të sotmit, nuk do kenë aftësi të na drejtojnë në drejtim të duhur. Këtë pergjegjësi e kemi ne të gjithë si individë e si shoqeri, përndryshe gjeneratet e tanishme dhe ato të ardhme nuk do na e falin neglizhencën dhe dembelinë tonë. Ne nuk duhet ti frikësohemi dijes edhe pse e dijmë që, të mësosh është vështirë. Ajo shoqëri dhe ai popull qe ka frikë nga dituria dhe nuk don të mësojë herët a vonë do të falimentojë!

Literatura:
1. Boriçi Begani A. (2017). INTELIGJENCA EMOCIONALE SI FAKTOR NDIKUES NË SUKSESIN E MENAXHERËVE NGA VENDI AMË – RISHIKIM LITERATURE. SShEkonomike Buletin shkencor 2017.

2. Çitaku F, Violato C, Beran T,et al. Leadership competencies for medical education and healthcare professions: population-based study. BMJOpen2012;2:e000812.doi:10.1136/bmjopen-2012-000812.

3. Chevane A., Çitaku F. , Violato C., Khan Y.H., Çitaku Preteni L., Waldrop M.(2017). Effective Leadership Style in Extractive Industry: A Case Study of Emerging Companies in Mozambique.Open Science Journal 2(4).

4. Goleman, D. (1998). Working with Emotional Intelligence. Bantam Books.

5. Mano, S. Çitaku,F. Zillioux, D. Waldrop, M. Journal of Global Oncology , no. 4 (December 2018) 1-4. PMID: 30321095.

Autori:

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kontakti: info@alss-edu.ch

A KA MBARUAR LUFTA ME EVROPËN? – Nga PAOLO MIELI – E përktheu Eugjen Merlika

Po sikur Evropa të ishte në kushte më pak të dështuara se sa përceptohet e përshkruhet, mbi të gjithë tek ne? Nëse ajo që ka ndodhur si pasojë e krizës së fundit rrënuese ekonomike, t’a ketë fuqizuar në vënd që t’a ketë katandisur në pikë të hallit? Janë pyetje më se të arsyeshme për atë si paraqitet pragu i votimeve të 26 majit, mbas një fushate zgjedhore në të cilën rrahja e mendimeve ka qënë relativisht e rregulltë dhe rreziqet më të mëdha kanë rrjedhur nga Vendi ynë. Përshtypja tërësore është se, mbas një furtune të madhe, mbasi u ndreqën dëmet dhe shtrembërimet, janë të gjitha gjasat për të rimarrë udhën me hapa të mëtejshme në drejtim të ndërtimit të godinës kontinentale. Madje me pjesëmarrjen edhe t’atyre forcave që deri dje paraqiteshin si kundërshtarë të papajtueshëm të sistemit.

Prej katërqind vitesh, në shkallë evropiane, çdo shekull është pështjelluar nga një kundërshti e dhunshme, të cilin e ka pasuar një periudhë e gjatë shestimi (gjithmonë e turbulluar në secilin rast nga tronditje vendore). Qe kështu në Gjashtëqindën me “Luftën e tridhjetë viteve” (1618 – 1648) e përfunduar me paqen e Westfalisë, ku u përcaktua Evropa e kufijve të sigurtë, jashtë rrezikut të luftërave fetare. Në Shtatëqindën me “Luftën e shtatë viteve” (1756 – 1763), të zhvilluar përveç kontinentit tonë, në dy Amerikat, në Hindi e n’Afrikë, aq sa Winston Churchill e quajti atë si “të parën luftë botërore të vërtetë”.
Ndodhi një gjë e ngjajshme në Tetëqindën, me luftërat napoleoniane dhe rindërtimin e mëpastajmë t’Evropës, të themeluar në Kongresin e Vienës (1815). Dhe në Nëntëqindën me dy luftërat e tmerrshme botërore, të cilave u pasoi një stinë tejet e gjatë paqeje: më shumë se shtatëdhjetë vite. Gjithmonë Evropa ka dalë e përcaktuar më mirë dhe e fuqizuar nga këta lloj tërmetesh.

Në njëzetepesë vitet e fundit Evropa e bashkuar kishte vënë si detyrë të forconte e t’a bënte përfundimtare paqen e mbas 1945. Së paku deri tani e ka plotësuar misionin e saj. Por kohët e fundit të çonte në krizë themelin e Be, nuk ishte një luftë por një krizë ekonomike befasuese dhe ndoshta e paparashikueshme, me një kohëzgjatje dhe përmasa vërtetë të jashtzakonshme: dhjetë vjet (2008 – 2018). Një krizë kulmore që ka përmbysur planet zgjeruese të secilit prej njëzeteshtatë Vendeve të Be, ka tmerruar gjithandej opinionet publike dhe ka lëkundur institucionet e gjithë kontinentit. Një testim që ka vënë në një provë të fortë gjithë sistemin evropian e që nuk është e thënë se mund të quhet krejtësisht mbas krahëve tanë. Pasojë e kësaj goditjeje qe, pa asnjë dyshim, vendimi anglez për të dalë nga Evropa (2016). Por fakti që, edhe mbas tre vitesh nga referendumi, proçedurat e kësaj daljeje nuk janë përcaktuar ende e, për një fat të çuditshëm, anglezët janë të detyruar të hedhin në kutitë e votimit një skedë të paracaktuar të zgjedhë Parlamentin evropian ka shtyrë sovranistët nga çdo anë e Evropës të përmbahen nga ideja për të ripropozuar ndonjë formë të tyre “daljeje”. Në mënyrë paradoksale mund të mbështetet ideja se Evropa ka dalë e rifuqizuar madje edhe nga ngjarja më tronditëse që u zhvillua tre vite më parë në Britaninë e Madhe.

Ku është parë gjithshtu qëndrueshmëria e Evropës? Para së gjithash me krizën greke të 2015. Në atë rast Athina ka patur në timon një udhëheqës, i cili ka sfiduar një referendum të paracaktuar në synimet e propozuesve të krijonte gjasat e daljes së Vendit nga bashkësia (ose, së paku, kështu shëmbëllente). Pastaj vetë Cipras mori përsipër një “kurë” ekonomike të paparë ndonjëherë. Që të qëndronte n’Evropë, më pas u ndesh me ministrin e Financave, Janis Varufaqis që ende sot (në librin “Të rritur në dhomë”) mbron tezën se Vendi i tij është thyer para ”pushteteve institucionale dhe klikave”. Me këto masa të guximshme Alexis Cipras e mbajti Greqinë në Be dhe po e drejton, me çmimin e sakrificave të pamasa, jashtë krizës.

Zgjedhje të ngjajshme kanë bërë edhe qeveritarët e Irlandës, të Spanjës e të Portugalisë. Me këmbëngulje, edhe me çmimin e armiqësimit të elitave intelektuale të Vendeve të tyre: pak ditë më parë kryeministri socialist portugez, Antonio Costa, u tregua i gatshëm të hapte krizën e qeverisë nëse Parlamenti do t’a kishte detyruar të vendoste një shtesë rroge mbrapavepruese për mësuesit që – janë fjalë të tij – do të kishte marrë në qafë “besueshmërinë ndërkombëtare të Vendit”.

Tani ndoshta – siç thonë hulumtimet – Greqia mund të shohë rritjen (35%) e partisë të së djathtës, Demokracia e Re e do të jetë e pranishme në rënien (25%) të asaj të Cipras, Syriza. Është e mundëshme që aty këtu partitë sovraniste të kenë edhe rezultate të mira, në ndonjë rast edhe shumë të mira. Por një vështrim i së tërës na shtyn të quajmë një sukses të Evropës faktin që synimet ndarëse të partive të këtilla janë tkurrur mjaft e që një pjesë e mirë e këtyre formacioneve sot janë të gatshëm për ujdi politike me partitë e forta të traditës evropeiste, të ngujuara mirë në fiksimin e institucioneve kontinentale.
Ka vetëm një Vend, i yni, në të cilin drejtuesit e qeverisë janë lëshuar në fushatën zgjedhore në deklarata të panevojshme lufte që – siç ata vetë kanë patur rast të venë re më parë – mund të kenë si të vetmin efekt atë të rritjes së spredit. Fjalë që – po flasim për lajmërimet e tejkalimeve financiare të Matteo Salvimit – prodhojnë dëm vetëm për faktin që janë thënë. Italia është i vetmi Vend evropian, qeveritarët e të cilit bashkohen me atë shkollë të çuditëshme të vetëquajtur keineziane që premton një zhvillim të pamundur që arrihet nëpërmjet shkapërderdhjes së parasë publike, grumbullimit të një tjetër borxhi e ndeshjeve të përherëshme me institucionet e Brukselit. Insitucione të një Evrope që po e merr veten, edhe se me mund, aq sa nuk është e thënë se do t’i a arrijë e se nuk janë në pritë befasi të reja. Na vjen keq që të tilla të panjohura duhet të vijnë, në pjesën më të madhe, nga Italia.

Corriere della Sera, 17 maj 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Dosjet 184 dhe 339 ndodhen në Prokurorinë e Shtetit, të bëhet zbardhja e tyre me urgjencë – Nga ROMEO GURAKUQI

Dosjet 184 dhe 339 nuk ndodhen të bllokuara në një studio private, pronari i së cilës ka vendosur të mos i bëjë ato publike. Edhe për një rast të tillë, legjislacioni shqiptar parashikon dy vepra penale: “moskallzim krimi” dhe “pengim i drejtësisë”.

Dosjet 184 dhe 339 ndodhen në Prokurorinë e Shtetit dhe zbardhja e tyre me urgjencë, me saktësi, me përgjegjësi, nën një kontroll të monitoruar dhe me procedurë të saktësuar nga Prokurori i Përgjithshëm, është kërkesë e opinionit publik, që duhet të përmbushet sa më parë.

Çdo perdredhje e matejshme procedurale, duke e hedhur topin nder prokurore te veçante, çdo zvarritje e ngritjes se nje strukture te posacme per zbardhjen e plote te fakteve, eshte jo vetem justifikim qesharak i mosveprimeve, por edhe nje shperdorim i rende i detyres, thyerje e betimit ndaj Shtetit dhe bashkepunim me politiken e korruptueme qe blen pushtet.

Jo vetem Kriza Politike dhe Kushtetuese qendron e varun mbi permbajtjen e ketyre dy dosjeve, por edhe besueshmeria e Shtetit qe kerkon te hape negociatat me BE.

Kjo sepse ato dy dosje jane, me sa kuptohet, shembulli dhe prova, qe shpjegon menyren se si PSSH ka krijuar numrat e pangjashem te shumices se vet parlamentare; jane dy dosje qe tregojne “legjitimitetin” e qeverise aktuale, nivelin e operimit te shtetit te se drejtes dhe menyren se si zbatohet ne kete vend barazia e te gjithe qytetareve para ligjit.

Tanime eshte e qarte se ai qe e pengon transparencen publike te organeve ligjzbatuese dhe punen e Prokurorise se Shtetit eshte Kryeministri i vendit.

Doreheqja e Edi Rama asht kushti paraprak per lirimin e hapesires publike nga pengmarrja e korrupsionit dhe e gangstereve, por gjetja e Kryeministrit te tranzicionit rithemelues te kushtetutes dhe e anetareve shoqerues te kabinetit te tij, eshte nje sfide edhe ma e madhe per vendin tone te mjeruar dhe te deshperuar.

Jo më me improvizime! Vendi nuk ka kohë më per kompromise kalimtare dhe te perkohshme. Shqiperise i nevojiten zgjidhje strukturore te sakta, afatgjata, te percaktuara nga Shkolla e Eterve Themelvenes.

Leter e hapur Ambasadorit Borchardt: Mos e mbështetni kastën politike që është dënimi kapital për popullin shqiptar! – Nga Elida Buçpapaj

I nderuar Shkëlqesia Juaj Z.Ambasador Borchardt. Më 11 tetor 2017 ju kisha dërguar këtë Letër të Hapur. Kur i hodha sot një sy, nuk mund t’i hiqja asnjë presje. Prandaj po e ribotoj. Ndërkohë do t’ju nis një tjetër Letër të Hapur me fakte të vjetra por që do t’ju hedh vetëm dritë! Shqiptarët kanë besim tek Kancelarja Angela Merkel dhe tek Gjermania !

————————

I nderuar z.Bernd Borchardt, po Ju drejtohem publikisht, si kreu i OSBE-së dhe si diplomat gjerman – dhe më tepër si ky i fundit.

Dje Ju morët pjesë në Kuvendin e Shqipërisë në aktivitetin përkujtues me rastin e 70 vjetorit të ekzekutimit të 16 deputetëve të opozitës nga regjimi kriminal komunist.

Po e ndiqja aktivitetin për të konstatuar kulmin e hipokrizisë nga kryepolitikanët e shtetit shqiptar.

Them këtë pasi kryeministri Edi Rama duhej ta kish nisur fjalimin e tij me një ndjesë për faktin se partia që ai drejton është trashëgimtarja e partisë shtet që i ka kryer ato krime makabre.

Them këtë pasi të dyja partitë shtet, si PS ashtu edhe PD, së bashku me bishtin e tyre LSI, këta 26 vjet nuk kanë ndërrmarë asnjë hap legjislativ as për dënimin e krimeve të komunizmit, as për hedhjen dritë të tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për zbulimin e eshtrave të 6000 të zhdukurve.

Po ashtu deri tani ky Kuvend nuk ka ndërmarrë asnjë hap as për pastrimin e administratës të lartë nga ish-Sigurimsat dhe njerëzit me dosje.

A e imagjinoni Ju z.Borchardt sikur administrata apo partitë tuaja në Gjermani të jenë të mbushura me ish-spiunë të Stass-it apo njerëz nga enturazhi a trashëgimtarë të Erich Honeckerit e Egon Krenzit?!

Gjermania juaj nuk ia lejoni vetes as shkeljen e parimeve e as të standarteve! Dhe bën shumë mirë! Po përse bëheni kaq dorëlëshuar dhe ua toleroni klikës së korruptuar të politikanëve shqiptarë?!

Ju drejtohem Ju z.Ambasador nga një fakt i thjeshtë por që flet shumë. Sepse, ndërsa gjithë mediat e Tiranës jepnin live aktivitetin në Kuvend dhe shqiptarët ishin të detyruar të dëgjonin demagogjinë e Edi Ramës apo Lulzim Bashës, në momentin që Ju e morët fjalën, transmetimi live u ndërpre në unison nga të gjitha televizionet. Po ashtu asnjë portal i Tiranës nuk e përcolli dhe, për rrjedhojë, e censuroi fjalën Tuaj.

Fjala Juaj duhej të dëgjohej nga opinioni publik pasi, po për demagogji, opinionit publik shqiptar i thuhet shpesh se Shqipëria po ndjek modelin gjerman!

Cilin model gjerman po ndjek Shqipëria?

Shqiptarët përjetojnë diktaturën e shtetit të kapur!

Shqiptarët përjetojnë diktaturën e oligarkisë së mediave, ku një grup oligarkësh opinionistë merren vetëm me trushplarje.

Shqiptarët përjetojnë diktaturën e një sistemi të korruptuar deri në palcë.

Shqiptarët përjetojnë diktaturën e mungesës të shtetit të drejtës, diktaturën e mungesës të shtetit social!

Shqiptarët përjetojnë diktaturën e varfërisë.

A jetojnë dot pensionistët gjermanë me nga 100 Euro në muaj si pensionistët shqiptarë kur çmimet në Shqipëri janë njëlloj me ato në Gjermani?

Por drama më e madhe është se shqiptarët përjetojnë zhgënimin më të madh nga Perëndimi, sepse Perëndimi, në vend që të ndëshkojë shkelësit e ligjit që janë politikanët e kësaj kaste politike, e mbështesin këtë klasë politike që është dënimi kapital për gjithë popullin shqiptar.

Pra z.Ambasador, nga 70 vjet më parë pak gjë ka ndryshuar.

Vërtetë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, por shqiptarët sot vriten pa gjyqe si 70 vjet më parë, përmes diktaturës të një klike shtetarësh e deputetësh që mbushin xhepat e tyre dhe popullin e lënë në mëshirën e antishtetit, shtetarëve të korruptuar, krimit të organizuar, pasigurisë dhe varfërisë ekstreme.

4 vjet më parë Kacelarja Merkel priti kryeministrin Edi Rama.

Edi Rama në 4 vjet nuk mbajti asnjë premtim.

Mutter Merkel do ta mikpresë prapë Edi Ramën e rizgjedhur dhe farsa do të vazhdojë pasi Perëndimi nuk mban përgjegjësinë që i takon sikur mbajti Gjermania pas bashkimit me DDR, sepse, në fund të fundit, Shqipëria apo Kosova apo Maqedonia duhet të kuptohen sikur janë, pjesë të së tërës europiane.

Kjo detyrë i takon Gjermanisë.

Gjermania nuk duhet ta mbylli njërin sy përballë regjimeve të korruptuara, të cilat shpenzojnë paratë e pista në të gjitha mënyrat, për të përjetësuar regjimin e tyre kriminal në praninë e Ambasadorëve dhe institucioneve Perëndimore, që i shpërdorin dhe i censurojnë, sikur Ju censuruan Ju z.Ambasador !

Në këtë situatë kritike,

Ju bëj lutje dhe thirrje dhe, përmes Jush, edhe Zonjës Kancelare që t’i mbështesni shqiptarët jo këtë kaste politike që e ka çuar vendin në zgrip e kolaps të plotë dhe që është dënimi kapital për popullin e tyre.

Me respekt

Elida Buçpapaj

Për Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Veseli! – Nga AGRON SHABANI

 

Ekselenca Juaj,

Siç e dini edhe vet, kritika dhe filozofia e njohur politike, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur filozofike dhe politologjike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur mënyrën dhe formën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ia bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale, materiale ose ekzostencialiste, edhe vlerat, parimet, premisat, atributet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, historike, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike etj. Sigurisht.

Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë të shtetit dhe popullit serb në kuadër të ‘rendit të ri’ kontinental dhe interkontinental të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një ‘bote të përbashkët’ globale ose universale ku njerëzit, popujt (kombet), shtetët dhe kulturat e ndryshme gjithandej globit, vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të afërt(a) dhe sekular(e) me njëri tjetrin ose njëra tjetrën në kuadër të ‘tregut global’ të vlerave, resursëve dhe kapitalit botërorë ose ndërkombtar. Kemi të bëjmë pra me një Serbi akoma të pazgjuar dhe të pakëndellur nga muzgujt ose hijet e ndryshme mesjetare, imperialiste, kolonialiste, gjysëmkolonialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste, militariste etj. Mbase, me një “Serbi të re” pseudomoderne ose anarkoliberaliste si mohuese dhe kundërshtare të përbetuar ndaj çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera, parime dhe sisteme moderne ose bashkohore.

Se këndejmi, ajo çfarë mund t’mendohet, thuhet dhe shkruhet për popullin, shtetin dhe pushtetin serbian, gjegjësisht, për edukatën, kulturën, moralin dhe karakterin e politikës dhe diplomacisë serbe, është fakti së Serbia ende (akoma) èshtë shumë larg nga rendi dhe realiteti i ri në “pistën” ose “parketin” e marëdhënieve ose raportëve ndërkombtare. Përkatësisht, nga historia dhe gjeografia e re shtetrore, nacionale dhe politike në Ballkan, Evropë dhe në botë. Serbë si dukët janë në ëndërr agoni,, amnezion, amorozitet, evazion ose konfuzion total.

Të ndëruar liderë!
Nga ajo që kam mundur të shoh, dëgjojë, lëxojë dhe mësojë përmes “syrit” ose  lajmit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Shkëlqësia dhe Ekselenca Juaj, si duket keni marur vendim unanim dhe tepër legjitim mbi paditjen e shtetit serb për krime lufte dhe gjenocid shtetëror dhe nacional- kundër Kosovës dhe shiptarëve.

Shkelqësia Juaj!
Të flasim ose debatojmë, kemi të drejtë gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërkaq të vendosim dhe nënshkruajmë për çështje ose aspekte kardinale dhe kolaterale, kemi të drejtë vetëm njëherë. Serbët kanë kryer jo vetëm gjenocid kundër Kosovës dhe shqiptarëve, por edhe etnocid, urbanocid, kulturocid, historiocid etj.

Të nderuar udhëheqës të lartë të kombit dhe atdheut tim! Të dashur ish luftëtarë të UÇK-s, të nderuar komandant!
Në kohën e sundimit, terrorit, aparthejdit, gjenocidit, urbanocidit dhe kulturocidit të egër serb në Kosovë, kur popullit (kombit) dhe atdheut tonë u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë shekullore në fytë! Ju lutem me besoni se unë dhe brezi ose gjenerata ime e pafat, asokohe edhe duarlidhur, me gjuhë të prangosur dhe me zinxhirë në sy, e lusnim Zotin dhe bënim kryq në qiell për lirinë ose çlirimin e shumëpritur të kombit dhe atdheut tonë që po lotonin, gjakderdhnin dhe masakrohëshin përditë nga pak nga ai varg i zgjatur shovenësh dhe çetnikësh serb!
Ndërkaq, hënën dhe yjet e panumërt në qiellin ose horizontin e pafund, atëbotë i kishim në vend të dritave dhe qirinjëve!

Të nderuar komandant dhe luftëtar të UÇK-s!
Kauzaliteti, edukata dhe kultura e njohur shtetrore, nacionale, politike, historike , ushtarake (luftarake) dhe patriotike, janë frytë dhe konstruktë (konstruksion) i nevojes dhe arsyes njerëzore ose qytetare dhe vetë arsyeja njerëzore ose qytetare-patriotike, është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore, qytetare ose politike.
Për më tepër ndërkaq, edukata, kultura, emancipimi, morali, karakteri, disiplina dhe vetëdija e lartë liridashëse (çlirimtare), shtetformuese ose patriotike, paraqesin fytyrën dhe imazhin e një shteti dhe populli (kombi) të tërë. Ndërkaq, janë historia, filozofia politike se bashku me politologjinë, diplomacinë dhe shkencat tjera, ato që u japin jetë, i valorizojnë, glorifikojnë, disajnojnë dhe institucionalizojnë ngjarjet dhe zhvillimët e njohura epokale dhe historike së bashku me heronjtë, akterët ose protagonistët e tyre kryesorë. Aty e keni vendin edhe Ju të nderuar komandant.
Ndonëse, nuk është detyrë dhe as mision imi celebrimi, himnizimi, glorifikimi ose retorika dhe oratoria e zjarrtë-patriotike mbi luftën e lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s, për të cilën tashmë janë shkruar libra, elegji dhe antoligji të shumëta ne Analët e përgjithshme të historisë shqiptare dhe asaj ndërkombtare. Por, diçka tjetër që është e lidhur ngushtë me luftën dhe përpjekjet tona shekullore për liri (çlirim), shtet dhe pavarësi të plotë shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, ligjore, politike, diplomatike etj. Respektivisht, institucionalizimi, konstitucionalizimi, nacionalizimi (kombtarizimi) dhe ndërkombtarizimi i idesë Tuaj mbi paditjen e Serbisë për krime të luftës, masakra masive dhe gjenocid kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Mbase, për të gjetur ose zbuluar shkaqet iracionale të asaj katastrofe ose apokalipse të rëndë njerëzore ose humanitare që e çuan (ngritën) botën në këmbë!

Të nderuar lider!
Jam i mendimit se vendimi Juaj mbi padinë e Kosovës ndaj Serbisë, duhet modifikuar paksa në kuptim e asaj se të gjithë serbët nuk janë armiq të Kosovës dhe shqiptarëve, por vetëm një pjesë e tyre që i kanë shèrbyer “Industrisë” së vdekjës dhe zhdukjes kolektive të shqiptarëve të Kosovës, në atë menyrë që të mos kuptohet e tërë kjo si “pauzë luftarake” ose përgatitje e breuzve ose gjeneratave të ardhshme për luftëra ose konflikte të reja në mes serbëve dhe shqiptarëve, apo në rastin konkret në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo edhe përkundër asaj se rasti i shtetit, pushtetit ose politikës aktuale në Serbi, është një ilustrim ose shëmbull i keq, paradokssl, reaksionar ose anakronik se si recidivet , sloganet, parullat ose fiksionet e sëmuara autoritare, totalitare, militariste dhe hegjemoniste, patjetër çojnë në luftëra ose konflikte të reja, në degradim dhe regresion të përgjithshëm. Mbase, në zevëndësim ose riprodhim të sofistikuar të po atyre mardhënieve ose raportëve themelore ose elementsre që e ruajnë dhe trashëgojnë regjimin kriminal dhe gjskatarë të Millosheviçit në esencën (substancën) dhe tërësinë e tij. Ndaj, Ju duhët të luftoni dhe kontribuoni në menyrë optimale ose maksimale për të ngritur idenë Tuaj të lartëpërmendur në menyrë institucionale dhe konstitucionale dhe pse (përse) jo edhe në menyrë shkencore ose akademike.

Shkëlqësia Juaj, E nderuar Ekselencë!
Sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë.
Qofshi faqebardhë dhe me mendje pjellore në betejën e re me Serbinë!

Sinqerisht dhe më shumë respekt e dashamirësi,
Unë, Agron Shabani, Gjermani,

TIRANIA E SHUMICËS –MENDIME TË HEDHURA – Nga Frank Shkreli

“Akumulimi i të gjitha pushteteve, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, në të njëjtat duar, qoftë nga një individ, nga disa ose nga shumë persona — qofshin ato pushtete të trashëguara, të marra vet përsipër pa miratim nga të tjerët, ose të siguruara me votë — me të drejtë mund të thuhet se, në vetëvete, përbëjnë një akt tiranie”. (Xhejms Madison).

“Tirania e Shumicës”, si frazë, është përdorur fillimisht nga Xhejms Madisoni, njëri prej baballarëve të Kombit Amerikan dhe autori kryesor i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Është një frazë që ka hyrë tanimë në fjalorin politik, kurdoherë që diskutohet për demokracinë, si sistem qeverisës dhe për qeverisjen e shumicës në një sistem demokratik. Ka të bëjë pra, me një skenar politik ku vendimet e marra në emër të shumicës, preferojnë interesat e kësaj shumice, ose të një grupi oligarkësh të lidhur me këtë shumicë, në kurriz të të drejtave dhe të interesave të individëve ose grupeve të pakicave, që nuk konsideroehn të jenë pjesë e shumicës. Një skenar të tillë, Xhejms Madisoni do e cilësonte si shtypje aktive dhe të vazhdueshme e të drejtave të pakicës – të krahasueshme, sipas tij, me shtypjet prej një tirani ose despoti.

Duke ndjekur nga larg krizën aktuale politike të krijuar në Shqipëri dhe debatet rreth saj, sidomos deklaratat e zëdhënësve të qeverisë, të partisë në pushtet dhe të mbështetësve të sajë në media, gjithmonë flitet në emër të shumicës së votave, në emër të popullit, si dikur nën regjimin komunist. Në emër të popullit edhe vritesh kundërshtari. Kemi shumicën në Kuvend, kemi mandatin nga shumica e shqiptarëve, thonë! Qeverisim vetëm! S’kemi nevojë as për opozitën, as për organizatat jo-qeveritare as për median – ndonëse pozita i ka bërë pothuaj të gjitha këto për veten. Vetë Ali vetë Kadi! Në emër të shumicës dhe të demokracisë, mposhtin gjithçka dhe gjithkënd që u bën hije dhe që u del përpara. Sipas Biblës, edhe Jezu-Krishti është kryqëzuar në emër të shumicës, një turme e cila kërkonte lirimin e dy kriminelëve, në vend të Jezusit.

Nga autoritetet qeveritare, çdo gjë justifikohet duke thenë se çdo masë dhe vendim i qeverisë merret i bazuar në vullnetin e shumicës – në emër të demokracisë — pasi është kjo shumicë e popullit e cila e ka votuar duke i dhënë besimin për të udhëhequr vendin. Manipulues dhe abuzues të votës së lirë dhe të demokracisë, i quajnë të tjerët! Shqipëria është e ndarë në gjysëm.

Sipas juve – “përfaqsues të shumicës” — kush flet dhe kush duhet të kujdeset për interesat e 50% tjetër? A janë shqiptarë këta? A nuk meritojnë këta respektin si qytetarë, me të drejta të barabarta? A nuk meritojnë të gjithë shqiptarët – mbështetës të opozitës dhe të pozitës – të kenë një sistem qeverisës që u garanton të gjithëve të drejtën e lirë të votës dhe kushtet bazë të jetesës, në paqë dhe siguri, sipas modelit tuaj të “demokracisë së shumicës”, në bazë të cilës justifikoni qeverisjen?

I atribohet Benjamin Franklinit të ketë thënë se, Demokracia është si dy ujqë dhe një qëngj të cilët bisedojnë për të vendosur se çfarë do të kenë për drekë. Liria, sipas Franklinit, është si një qëngj i armatosur mirë për të kundërshtuar votën e shumicës, ashtu që askush të mos përfundojë në pjatën e darkës, përfshirë qëngjin. Si demokratë që e konsideroni veten, bazuar në votën e shumicës, ju duhet të bëni ç’mos që të evitohet përforcimi i tiranisë së shumicës mbi pakicën, ashtuqë që ju si uqjër të mos votoni me shumicë që hani për drekë qëngjin.

Kam dëgjuar nga të moçmit e anëve tona se na paska qenë njëherë një rrugaç e matrapaz i fshatit i cili për pak kohë ishte pasuruar, natyrisht me mjete të paligjshme korruptive – dhe sillej në fshat me mendje të madhe duke u treguar i mençur e i ditur para të tjerëve, deri në një ditë prej ditësh, një plak i urtë i katundit, I lodhur me sjelljet e tija arrogante i thotë atij: mjaft, se ti zëngjin mund të jesh bërë, por zotëni nuk do të bëhesh kurrë. Tashti edhe ju, mund ta quani vetën demokratë, por demokratë nuk jeni, madje edhe nëqoftse të tillë mund t’u konsiderojnë edhe diplomatët ndërkombëtarë të vendosur në Tiranë – për arsye që është vështirë të merren me mend.

Oh, për sa u përket ndërkombëtarëve! Unë nuk jam në dijeni ku diplomatët e huaj luajnë një rol aq të rëndësishëm në një vend, siç ndodhë me ndërkombëtarët në Tiranë. Për këtë gjëndje, natyrisht, se fajin e kanë politikanët shqiptarë, të cilët gjatë viteve i kanë përdorur të huajt duke u ankuar kundër njëri tjerit. Por edhe ndërkombëtarët duhet të ballafaqohen me rolin e tyre të tepruar. Sot pothuaj 30-vjet pas shembjes së murit të Berlinit, si në asnjë vend ish-komunist të Evropës lindore e qendrore — shqiptarët ende thërrasin nepër rrugët e Tiranës – ashtu si në vitin 1990-91, “Liri, Demokraci” dhe e “Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Kjo ëndërrë është këthyer një një zhgënjim absolut për shqiptarët dhe për kombin në përgjithësi, falë kësaj klase politike që ka sunduar dhe që sundon vendin, gjithmonë në emër të shumicës e të demokracisë së pjesëshme shqiptare.  Për këtë gjëndje fatale me të cilën përballet sot Shqipëria, përgjegjësinë kryesore natyrisht e ka klasa politike shqiptare e këtyre 30-viteve, por edhe diplomatët ndërkombëtarë në Tiranë, duhet të marrin përsipër përgjëgjësitë e tyre për rolin që kanë luajtur gjatë këtyre viteve — disa më mirë e disa më keq. Por, të gjithë duhet të reflektojnë dhe të pyesin veten se çfarë mund të ishte bërë ndryshe dhe për më mirë. Kurrë nuk është vonë të ndryshohet drejtimi.

Veni re, të nderuar diplomatë, se me çdo rast dhe takim që zyrtarët shqiptarë kanë me ju dhe me udhëheqsit tuaj në kryeqytetet e vendeve që ju përfaqësoni – përfshirë edhe takimet më të fundit siç ishte ai i Berlinit – ata deklarojnë se për të gjitha veprimet e tyre kanë mbështetjen e zyrtarëve më të lartë të Washingtonit, të Parisit, të Berlinit, e kështu me rradhë. Për çfarë mbështetje bëhet fjalë, nuk e di. Për cilat arritje? Shikoni se në çfarë niveli ka arritur mosfunksionimi i shtetit dhe qeverisjes. Është kjo një tragji-komedi që po luhet nga politikanët shqiptarë — para syve të ndërkombëtarëve — që ndoshta mund të argëtoj ata vetë, por të pakën ju mos u bëni pjesë e kësaj loje, duke mbyllur sytë përpara atyre që po ndodhin në vend, ndërkohë që bëni premtime jo reale për përparimet e shënuar në vend dhe për hapjen e shpejtë të negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.

Mirë e ka thënë kohët e fundit ish-Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Ji, se një gjë e tillë, “Jo vetëm që nuk i ndihmon vende që duhet të zbatojnë reformat e nevojshme për antarësim, por njëkohsisht, inkurajon kleptokratët dhe funksionarët e korruptuar që t’u thonë njerëzve se anëtarësimi do të ndodh për dy, tre, pesë vite dhe u jep atyre më shumë oksigjen se sa meritojnë” për të vazhduar në rrugën e gabuar, është shprehur ai gjatë seminarit mbi “Zgjidhjet e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, mbajtur në Uashington fund muajin që kaloi. Fatkeqsisht, në qarqe zyrtare dhe jo zyrtare, mbredna dhe jashtë Shqipërisë — ekziston perceptimi se ndërkombëtarët në Tiranë, më shumë për rehatllëk të vet e ndoshta ndonjë edhe për interesa të veta personale mbyllin sytë ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri — ndonëse disa thonë se mbi të gjitha, ndërkombtarët duan të ruajnë stabilitetin në vend dhe në rajon, në kurriz të proceseve të integrimit, të zhvillimeve demokratike dhe të të drejtave bazë të shqiptarëve, në përgjithësi.

Populli shqiptar dhe kombi gjëndet para një këthese me rëndësi historike për të ardhmen e vet.  Sot për sot, në të gjitha trojet shqiptare vihet re një zhgënjim përmasash historike me klasën aktuale politike që sundon gjithandej, kur të merret parasyshë se ç’mund të ishte bërë më mirë në këtë periudhë post-komuniste, po të veprohej ndryshe. Si rrjedhim, e vërteta është se shqiptarëve anë e mbanë toprjeve të veta po u soset durimi me këtë klasë politike.  Nevojitet një fillim i ri! Gjithkund ndëgjohet britma e shqiptarëve drejtuar politikanëve: mjaftë më se na lodhët, ndërkohë që vihet re dëshira e madhe e shqiptarëve kudo, për një ndryshim historik nga kjo rrugë e gabuar e ndjekur tash pothuaj 30-vjetë, e që po mbyt shpresat dhe të ardhmen e shqiptarëve në trojet autoktone të veta.  Është një dëshirë që pret një angazhim dhe përkushtim krejt të ri ndaj vlerave etike dhe shpirtërore të kombit shqiptar.  Është një dëshirë e flaktë për një rrugë të re që të çon drejtë një jete të re, më të drejtë dhe më demokratike, në drejtësi dhe barazi për të gjithë pa dallim dhe jo në tirani prej despoti të një shumice të përceptuar mbi pakicën. Nevojitet një rrugë e re në përputhje me vlerat dhe vetitë e vjetra kombëtare, në interes të të gjithë shqiptarëve pa dallim por edhe në përputhje me vlerat e botës së përparuar në të cilën jetojmë, e pjesës e së cilës pretendojmë se duam të bëhemi.

Bile për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, lëreni të qetë Profetin Muhamet! – Nga AGRON SHABANI

Kam vërejtur se demagogët, hipokritët, të paditurit (të marrët), horrat dhe maskarenjtë e ndryshëm, janë njëkohësisht edhe personat ose individët e ndryshèm stupidë, mediokër, nebulozë, infantilë dhe patologjikë që lehin (llam-llam-llam ose ham-ham-ham) ose i përqeshin dhe injorojnë mëse tepërmi të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet. Qoftë në çështje ose aspekte fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, individuale (personale), kolektive dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që vet i kanë punët llugë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Nuk i njeh dhe s’i respekton askush. As familja e tyre. Pjesën dërmuese të kohës e kalojnë vetëm… pa grua, pa familje, pa shoqëri…. Të përbuzur dhe injoruar nga të gjithë. Por ia që ngelin “gjallë” ose mbijetojnë (si qenë, këlyshë ose zagarë) duke i përfolur, pëqeshur ose injoruar të tjerët nga largësitë ose distancat e ndryshme. Thonë se të ligut, të marrit, llaskucit, horrit dhe maskarait, nuk u ka hije me ndejtë urtë ose rahat. Jo. Sepse, kur e marin i ligu pushkën në krah, i marri ose i padituri lapsin dhe pushtetin në dorë dhe gabeli kultetën (papulinë) ose portofolin në xhep, thonë se vjen dita e kijametit ose fundi i botès.

Personalisht, nuk e kam mbajtur (nxhinuar) kurrë Ramazanin. Jo për besë. Bile, më shumë kam qenë në kishë, se sa në teqe, tyrbe ose xhami. Por, ama reliktët, ritualet, celebrimet, sakramentët, tutjet, faljet, flitë ose altarin e asnjë feje ose religjioni në botë, nuk i kam përqeshur as injoruar kurrë. Jo, kurrë për besë. Dhe aq me pak Profetin Muhamet, Imam Aliun, Ajshen, Fatimen, Jezu Krishtin, Maria Magdalenen, Shën Palin, Shën Pjetrin dhe profet ose apostuj të tjerë! Mos o Zot!
Nejse….!
…!

U mor vesh se në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia, metafizika dhe kështu me radhë, estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, me eksplorative dhe më fisnike e filozofisë. E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetët ose filozofët gjerman dhe ata frëng (francez) në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi të bukurën), mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relenanten etj. Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushet ose rrethanat e gjithëmbarëshme mbi konceptët dhe përceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme. Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, disiplinërs dhe edukatës së gjithëmbarëshme estetike, janë pushteti moral i njeriut mbi vetevetën e tij si dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të tij. Kjo për faktin se emancipimit dhe edukatës estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriu, populli (kombi), etnia, shteti, shoqëria, arti, feja (religjioni), kultura, arsimi, shkenca, teknika, industria etj. “Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë. ” (Immanuel Kant)
Se këndejmi, sipas estetikës, çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë), të dashurës dhe hyjnores ose profetikes që janè absolute, t’përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore. Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi, holistika, dashruria, respekti ose bukuria e tij mendore, shpirtèrore, emocionale, fetare, kulturore, intelektuale, profesionale etj.

Ndryshe nga kjo, edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë sesa koncepti mbi edukaten artistike. Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor, gazetaresk, publicistik etj. Ndërsa, edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi.

Se këndejmi, feja ose religjioni janë të dedikuar vetëm për anën shpirtërore ose emocionale të individit dhe kolektivitetit . Dhe, jo për shpifje, ofendime, denigrime, parulla, pamflete, fetishe, dogma, riciklime ose recidive të ndryshme unilaterale ose konologjike (bla-bla-bla) që janë jashtë natyrës dhe karakterit të tyre.

Në këtë kontekst, feja ose religjioni na i dlirin dhe pastrojnë zemrat, shpirtërat dhe mendjet tona. Na thërrasin ose sensibilizojnë për lumturinë e gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive. E bukura, e dashura, hyjnorja ose profetikja janë kriter qenësor ose themelor i vlerësimit të marëdhënieve ose raporteve njerëzore, dukurive, procesëve ose fenomenëve të ndryshme jetësore, familjare (bashkëshortore), shoqërore, qytetare, politike, shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, transcendetntale, natyrore, mbinatyrore… I qenieve ose krijesave të njohura fetare, kulturore, politike, gazetareske, publicistike, letrare, artistike dhe i tërë asaj që e rrethon dhe karakterizon njeriun.

Kjo do thotë se e bukura, e dashura, e hyjnishmja ose profetikja, janë nevoja dhe procese të zhvillimit individual e kolektivë. Ne nuk njohim asnjë shtet ose shoqëri njerëzore ose qytetara pa fe (pa religjion), pa fli, pa altare, sakramente, rituale, celebrime, pa tempuj, faltore si dhe pa profet ose pa hyjni.

Estetika ka të bëjë me artin ose mbi të bukurën, ndërsa, feja ose religjioni ka të bëjë me ndjenjat, shpirtin, emocionet ose përjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive. Respektivisht, me ndjenjat dhe ndijimet ndaj atyre gjërave që janë bukura, të dashura dhe të shënjta.

Për me tepër ndërkaq, ndërgjegjja estetike, nënkupton edhe ndërgjegjen e përgjithshme fetare (religjioze), morale, kulturore, shtetrore, nacionale dhe politike që janë nevojë, kërkesë dhe synim i çdo shtetit dhe shoqërie të përparuar njerëzore ose qytetare.

Sociologët e njohur botëror ose ndërkombetar kanë vlerësuar dhe konstatuar shpesh se, me artin e besimit fetar ose religjioz, edhe njerëzit më të egër ose më të vrazhdë, bëhen më të ndjeshëm, më të butë, më racional, më social, më shoqëror, më familjar etj. Gjegjësisht, më pak egoistë, prepotent, stupid, nebuloz, sucid, kulturocid, egocid, narcisoid, egocentrik, infantil, patologjik, dogmatik etj.

Ndryshe nga kjo, arti, feja ose religjioni në përgjithësi dhe edukata estetike në veçanti, përmbajnë edhe fuqinë dhe mjeshtrinë e njohur të komunikimit të brendshëm shpirtëror ose emocional që i dedikohet shpirtit dhe që është pika më e ndjeshme dhe më esenciale e organizmit e jetës ose organizmit të njeriut.

Shopenhaueri thotë se vetëm ndjenjat ose ndijimet për të bukurën, të dashurën dhe hyjnoren ose profetikën, mund të neutralizojnë veset ose instiktet iracionale dhe negative të njerëzve. E bukura sipas Jeronim de Radës, është burim i të gjitha gjërave të çmuara dhe pozitive… E bukura sublime, e bukura relevante, e bukura morale, e bukura shpirtërore ose emocionale, e bukura fetare ose kulturore, e bukura formale ose normative, e bukura relative, e bukura absolute etj.

ATË GJERGJ FISHTA AKADEMIK – Nga MUSTAFA KRUJA

Ndër popujt qi s’e kanë pasë fatin me i ndriçue me dritat e qytetnimit vlerat e nalta individuale mbesin në terr, si djamanti ndën dhé, si margaritari në fund të detit. As rrethi i vet mâ i afër nuk i çmon në shkallën qi meritojnë. Ka shumë shkaqe psikologjike për mos me i çmue. Të moçmit s’kanë thânë kot se kurrkush s’ka mujtë me qênë profet në vênd të vet. Disa sende mandej e tregojnë mâ fort në njifarë largsije, vêndi apo kohe, vlerën e vërtetë qi kanë. Hudhnju nji pikture të Rafaelit si me dashtë me lexue nji libër. Ça mun∂esh me soditë e miratue në tê? Ec e rri përbri nji orkestre profesorash qi janë tuj shkrî nji copë muzike vagnerjane apo qoftë edhe nji nga mâ t’âmblat e Puccinit. Kanë me të pasë mërzi veshët. Vlerat njerzore mâ të shumën duhet të largohen edhe në kohë për m’ u çmue. Së paku nji brezní. Duhet të plaken. Nganjiherë edhe të vdesin.
T’i falemi nderës Zotit qi për Fishtën t’onë çmimi nuk vonoi aqë tepër. Ia mbërrîni me e pasë për së gjalli.
P. Gjergj Fishta u bâ akademik i Italís. Mbreti Viktor Emanueli III-të e Duçja deshën me na dhânë edhe nji provë të gjallë se tue i zgjedhue bashkë fatet e të dy Kombevet, vlerat shqiptare e me to Shqiptarija vetë jo veç nuk do të shuhen as të terratisen, por do të ngjallen e do të shkëlqejnë mâ së miri, në dritën e qytetnimit. Atë Fishta kishte me ia zbardhë faqen Kombit t’onë në çdo kuvênd e akademí letrash e kulture të botës. Por ai gjet vêndin e merituem bash n’Akademín e Italís, e cila me Fishtën t’onë mbrenda për né shqiptarët mund të quhet Akademija e Perëndorís së Romës në të cilën na tashmâ bâjmë pjesë si Shtet e si Komb.
Popujt e vogjël, edhe në shkallën mâ të naltë të qytetnimit, s’kanë qitë gati kurrë vlera botnore. Pse? A thue edhe gjenít individualë janë të përpjestuem me madhsín e racës? Nuk po hŷj me e analizue kët’argument, qi kishte me më qitë tepër larg. Por po konstatoj vetëm faktin. E po shfaq besimin t’em se gjeníja shqiptare, në suazën e Perëndorís romake s’ka me qênë mâ e ndrydhun mbrênda kufijvet të ngushtë të nji Shqipnije ballkanike e të tre miljon Shqiptarve, por nëpër Romën e amshueme ka për të fluturue, për t’u njohun, çmue e miratue në botën mbarë. Deri sod Lahuta e Malcís ishte e njohun prej disa qinda Shqiptarësh qi entuzjazmoheshin tue këndue në tê besën e burrnín e të parvet të vet, por jo nga arti qi s’dijshin me çmue, posë ndonji mize të bardhë. Kurse kështu e mbrapa Lahuta s’ka me qênë mâ vepra e nji poeti të panjohun të nji Kombi të harruem, por poezija e nji misi t’ Akademís së nji vëndi qi âsht atdheu i arteve. Bota ka me shpejtue t’a njohë këtë vigan të poezís shqiptare e nëpër tê ka për të njohun edhe shqiptarinë. Qe shërbimi i madh qi i âsht bâ Kombit t’onë nëpër njohjen e meritave të nji shqiptari të shquem. Ky çmim nuk mund të barazohet me asnjânin nga çmimet qi u janë bâmë Shqiptarve të tjerë, po një kohë asnjâni nga këto s’e ka rândsín Kombtare t’atij. Mue m’âsht bâ zêmra mal jo si mik i P. Gjergjit qi kam nderë me qênë, por si Shqiptár. Kemi të drejtë m’u krenue të gjithë, sod mâ fort se kurrë, me Atë Gjergj Fishtën.

Gazeta “HYLLI I DRITËS” 1939
MUSTAFA KRUJA

Kujdes, moj opozitë! Po të përgatitet gracka – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.

 

Situata në vendin tonë sapo vjen e bëhet më e ndezur. Protesta e fundit e opozitës vërtetoi se vala e pakënaqësisë së frontit opozitar, sa vjen e bëhet më e fuqishme. Por kryeministrit Rama nuk i bën përshtypje kjo gjendje tensioni. Madje në një takim që pati me gazetarët më 12 maj, ai deklaroi se nga kapsollat e hedhura nuk dëmtohet qeveria, por Shqipëria.

Një kryeministër me gjykim të ftohtë, me mendje të kthjellët, nuk mund t’i lejojë vetes të nxjerrë nga goja një deklaratë të tillë. Me këtë deklaratë, kryeministri Rama vërteton në praktikë se për të është shumë më e çmuar selia kryeministrore dhe kolltuku i tij personal, sesa emri  i Shqipërisë në sytë e opinionit ndërkombëtar. Sepse ai është i vetëdijshëm për dëmin që i bëhet vendit tonë para syve të botës nga gjendja e tanishme kaotike, por për këtë atij nuk i bëhet vonë fare, mjafton që kolltuku i tij të mbetet i paprekur. Kjo është një mendësi karakteristike prej diktatori të kulluar.

Ky qëndrim i hapur kundër popullit opozitar, çdo shqiptari me vetëdije kombëtare, pavarësisht se cilit krahu politik i përket, i sjell në kujtesë sloganin e shpëlarë të Ramës për të ashtuquajturën Rilindje socialiste, e cila, siç tregoi rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme, paska pasur si qëllim vetëm rilindjen e sundimit njëpartiak të kohës së diktaturës së kriminelit Enver Hoxha, një sundim ky neokomunist në kushtet e ekonomisë së tregut. Rrjedha e ngjarjeve, po ashtu, vërtetoi konkretisht se reforma në drejtësi paska pasur po të njëjtin qëllim.

Duhet besuar me domosdo se për pasojat e rënda që ka sjellë qeverisja e Ramës në gjendjen ekonomike të shumicës së familjeve shqiptare, është i bindur edhe elektorati i majtë, mbi të cilin, ashtu si edhe mbi elektoratin e djathtë, rëndojnë taksat e papërballueshme përmes çmimeve të larta të energjisë elektrike, të ujit, të karburantit, të biletave të avionëve, çmimet e larta të produkteve ushqimore, e të tjera e të tjera. Por elektoratin e majtë, për fatkeqësinë e tij, e drejton një parti socialiste, e cila s’është gjë tjetër, veçse një “parti-kufomë” që tërhiqet zvarrë para kryeministrit Rama. Kjo është arsyeja që nga radhët e forumeve të saj, nga asambleja e saj, nga kryesia e saj, nuk pipëtin askush kundër tij, të gjithë janë katandisur në “të vdekur e të pakallur”, prandaj edhe Ramën e vështrojnë në dritë të syrit, sepse kanë frikë se mos u bën gjëmën politike po të lëvizin bishtin, tamam si krimineli Enver Hoxha një herë e një kohë. Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Rama, në një fletëpalosje, të cilën familjeve shqiptare ua hodhi poshtë derës, premtoi se taksën e vlerës së shtuar të energjisë elektrike (tvsh) do ta ulte nga 20% në 06%. Çuditërisht, kur u ul në kolltukun e kryeministrit, mashtroi hapur dhe jo vetëm nuk e uli, por edhe çmimin e energjisë elektrike e ngriti me 20%. Por askush nga pjesëtarët e strukturave të larta të partisë socialiste nuk u bë i gjallë dhe t’i tërhiqte vëmendjen për këtë mashtrim skandaloz që i bëri mbarë popullit shqiptar.

Edhe këta muajt e fundit, kur opozita është hedhur në protesta të fuqishme, askush nga radhët e strukturave të larta të partisë socialiste s’e ka ngritur zërin kundër mënyrës antikombëtare të qeverisjes së Ramës. Dy zëra që janë dëgjuar kundër me shumë të drejtë, si ai i zonjës Arta Dade dhe i zotit Hamdi Jupe, kryeministrit Rama nuk i prishin punë fare, sepse ata s’janë më deputetë dhe as që kanë ndonjë peshë në strukturat e partisë socialiste.

Në këto kushte, opozita, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike dhe të përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik në duart e një grushti njerëzish me Ramën në krye, është hedhur në protesta të fuqishme për rrëzimin e tij. Një situatë të tillë, të cilën e ka përjetuar edhe Ukraina dikur nën sundimin e argatit të regjur të Kremlinit, ish-presidentit të përmbysur Janukoviç, e ka karakterizuar fare bukur Majkll Shçur (1982), gazetar i njohur i televizionit të këtij vendi, aktor, skenarist dhe muzikant, i cili thotë:

“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.

Mirë është që Rama ta mbajë shënim këtë thënie aforistike të këtij gazetari të talentuar. Sepse vahdimi i sundimit të tij është varrmihës për shumicën dërrmuese të popullit shqiptar, çka është dëshmuar më së miri nga braktisja e atdheut prej 500 mijë bashkatdhetarëve, siç i deklaroi analisti italian Alberto Negri vetë Ramës kur ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali në  fund të shkurtit të këtij viti.

Duke qenë i prirur për ta mbajtur pushtetin me thonj dhe me dhëmbë, kryeministri Rama po mundohet ta futë në grackë opozitën, duke kërkuar të hyjë në bisedime me Bashën, të cilit i bën thirrje t’i lërë “shëtitjet” në bulevard dhe të bëjë një takim me të. Me sa duket, ai kërkon të përsëritë skenarin e 18 majit 2017, i cili, për faj të Bashës që ra në grackën e Ramës, rezultoi katastrofik për opozitën.

Veç kësaj, janë vënë në lëvizje edhe ca servilë të pushtetit të Ramës, të cilët njoftojnë nga ekranet televizive se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në muajin tetor. Por edhe nga radhët e opozitës janë dëgjuar zëra për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, zëra këta që çojnë ujë në mullirin e qeverisjes socialiste.

Këto thirrje për zgjedhje të parakohshme janë gracka që po i ngrihen opozitës, me qëllim që ajo të shkojë drejt vetasgjësimit përfundimtar. Sepse zgjedhje të parakohshme nuk mund të zhvillohen në asnjë mënyrë, edhe sikur Rama tani të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kjo për arsye se oligarkët politikë rreth tij, krejt strukturat e krimit ekonomik, ai vazhdon t’i ketë më këmbë, gati për t’i hedhur në sulm për hapjen e pazarit të blerjes së votave. Pra, pisllëku politik që ka pllakosur mbarë vendin, nuk lejon kurrfarë trualli për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e parakohshme janë fitore e padiskutueshme e Rilind(Rivdek)jes socialiste, janë rikthim në pushtet i Edi Ramës. Prandaj opozita duhet të synojë jo zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, por krijimin e një qeverie tranzitore me specialistë-teknicienë, të zhveshur nga ethet e pushtetit, me integritet të lartë intelektual dhe moral (le të shpresojmë dhe të besojmë se në mjedisin tonë gjenden të tilla personalitete, paçka se praktikat qeverisëse pas vitit 1990 na kanë bërë që të mos i besojmë as këmishës që mbajmë në kurriz), të cilët duhet që, gjatë një afati, të paktën, dyvjeçar, të punojnë për pastrimin e pisllëkut politik që ka pllakosur gjithandej, për ndëshkimin e krimit ekonomik, i cili i është imponuar mbarë popullit shqiptar me kanabizimin që i bëri krejt vendit qeversja e kryeministrit Rama. Vetëm paskëtaj, në një truall të pastruar nga krimi ekonomik përmes çmontimit të kapitaleve oligarkiane, të vëna me grabitjen e pasurisë kombëtare, mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me një kod të ri zgjedhor, sipas të cilit në Kuvendin e Shqipërisë duhet të hyjnë deputetë që zgjedh populli drejtpërdrejt dhe jo deputetë të listave  partiake, të hartuara sipas tekave të kryetarëve të partive.

Kryeministri Rama është vetë fajtor për krijimin e një situate kaq të rëndë ekonomike që ka sjellë si pasojë varfërimin e pjesës dërrmuese të familjeve shqiptare. I verbuar nga ethet e pushtetit,  ai ka harruar të mendojë se çfarë ia shkallmon themelet e qeverisjes së tij me teka diktatoriale.

Së pari, themelet e pushteti të një diktatori i minojnë lajkatarët, puthadorët, servilët që ai grumbullon rreth vetes.

Poeti francez Pjer de Ronsar (Pierre de Ronsard1524-1585) ka thënë:

“Është fatkeq ai sundimtar që ka afruar pran vetes njerëz lajkatarë”.

Faktikisht, kryeministri Rama e ka rrethuar veten me lajkatarë, me puthadorë, me servilë shembullorë, të cilët ia kanë rritur mendjen shumë, ia kanë bërë mendjen veri, duke e katandisur deri në atë derexhe, saqë të bëhet gazi i shqiptarëve me ato që nxjerr nga goja, kur shkon në takime me popullin poshtë e përpjetë Shqipërisë. Kjo është njëra minë e nëndheshme që e ka rrezikuar dhe vazhdon ta rrezikojë pushtetin e tij me kahje diktatoriale, i cili ka kohë që lëshon “erë” të keqe.

Së dyti, themelet e pushtetit të një diktatori i minon varfërimi i shtresave të gjera të popullit.

Personaliteti i shquar anglez, Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli1804-1881), figurë e njohur politike (dy herë kryeministër i Anglisë në periudhën mes viteve 1868-1880), shkrimtar, njëri nga përfaqësuesit e romanit social, ka lënë pas një thënie kuptimplote për sërën e sundimtarëve që vuajnë nga ethet e pushtetit:

“Pallatet nuk mund të mos jenë të rrezikuara atje ku kasollet i ka pllakosur varfëria”.

E, pra, varfëria që pllakosi popullin shqiptar gjatë qeverisjes socialiste me Ramën në krye, është mina e dytë e nëndheshme që po ia gërryen ca nga ca themelet e pushtetit.

Santa Barbara, Kaliforni

15 maj 2019

INTELIGENCËS SHQIPTARE – Nga MUSTAFA KRUJA

Kishte shumë kohë qi mêndohesha se si mund të gjindej nji mënyrë për me detyrue moralisht gjith’ata elementa të shquem qi përbâjnë inteligencën shqiptare me u këshillue në mest të tyne me urti e gjak të ftohtë mbi problemat mâ me rândësi q’i përkasin jetës politike, shoqnore e morale të kombit t’onë. Kjo nevojë m’ishte rrânjosun aqë fort në mênde sa krejt fati i Shqipnis së dashun më dukej i mbështetun mi këtë pikë, sepse këshillim përfundisht don me thânë paqtim dhe bashkim. E bashkimi i mêndimevet të Shqiptarve mâ në shêj për dije kishte me siguruë bashkimin e gjithë kombit, pra edhe shpëtimin, përparimin e lulzimin e tij. Prej nji këshillimi me zêmër të kulluet të paris s’onë intelektuale edhe në qoftë se s’realizohet nji bashkim i plotë, pak së paku kishte me dalë e vërteta në fushë me fitim të madh të jetës kombtare.
Nji këshillim i këtillë nuk mund të bâhej me anë të nji mbledhje, tue qênë se n’atë rasë do t’ishte nevoja me u gjetun në nji vênd e nên nji pullaz njerëz të largtë me qinda kilometrash prej shoqi shoqit qi s’kishin për të mundun për shumë arsyna me u mbledhun bashkë. Problemet kombtare qi kanë nevojë për nji studim e këshillim të gjatë e të thellë janë aq të shumta sa mundet me u thânë se s’kanë skâj e mbarim më sa jeta e kombit vetë. Pra nuk ishte këtu punë mbledhje. Kisha mêndue prap në do t’ishte e mundshme qi ay qëllim t’arrihej me anë të nji partie politike të themelueme mbi baza e parime të shëndosha e të sinqerta. As kjo mënyrë nuk më ngjau praktike dhe e dobishme.

Mâ në fund e gjeta mjetin qi duhej : Shtypin. Mêndova të marr guximin me i bâmë nji thirrje inteligencës së popullit t’onë qi t’i përvishej pêndës e mos të kursehej me e derdhun kapitalin e trûvet të saj në nji shesh ku askush nuk do të dilte me u matun me kênd as me u vûe në provë për ndo nji qëllim të posatshëm, por vetëm për me u këshillue me shokët mbi fatin e atdheut i cili pret ndihmë prej gjithë birvet të vet qi të mundet me u mëkâmbun e me përparue në rrugën e qytetnimit.

Po, por cili shtyp do të na vlente si shesh mêndimesh ku s’kishim me pasun të drejtë kurrkând me fye e s’kishim me drashun nga kurrkush me qênë të fyem në bindësít reqiproke? Mjerisht as nji prej organevet të shtypit shqiptar s’na e nepte nji sigurim serioziteti kaqë të plotë dhe as nji fletore a rivistë nga ç’kemi sod në fushët të botimit, a për nji arsye ase për nji tjetër, s’ma mbushte mênden qi do t’ishte e zonja me u ngarkue me nji barrë aqë të rândë si ajo qi kisha mêndue. Pra, i forcuem prej nji deshiri të naltë e thjesht kombtar si edhe prej nji bindësie të fortë e të thellë, mêndova me i dalë zot vetë asaj barre.

Programi sa dukej i thjeshtë në formë aqë ishte i rândë në zbatim. Nuk mund të zhvillohej me anë të nji fletorje qi s’mundet me e ndalue veten, sado të mundohet, nga trazimi pak a shumë në politikë të kafevet e të rrugavet, në thash’e themat e njênit e të tjetrit. Duhej pra nji rivistë, moderne sa mundet me qênë në Shqipní, e cila kêdo qi âsht i zoti dijes t’a bânte me e rrokë pêndën pa përtue. E kështu besoj ka me qênë Kultura.
Shqiptarët qi kanë me pasun mirsinë me i këndue këta rrjeshta do t’a kenë kuptue fort bukur deri këtu se Kultura don me dalë në dritë jo si nji vepër e posatshme e themeluesit, aspak, por si nji monument madhështuer i të tânë inteligencës patriotike të shqiptarís. Kisha besim të plotë se mêndimi e qëllimi i im do t’ishte pritun me gëzim prej ç’do atdhetari të vërtetë e pra mund t’isha i sigurtë edhe prej ndihmës morale e lândore të cilit do qi do t’a çmonte vleftën e kësaj nisjeje. Me gjithë këtê e pashë mâ t’arsyeshme qi pikë së pari të këshillohesha edhe me disa miq nga shkrimtarët mâ të zott të gjuhës s’onë e të merrsha jo vetëm pëlqimin, por edhe besën e tyne për bashkpunim.

Kultura do të jetë e përmuejshme. Ka me qênë, si e tregova edhe mâ nalt, sheshi i zhvillimit të çdo probleme q’i përket jetës së kombit t’onë politikisht, shoqnisht, ekonomikisht dhe moralisht. Nji pjesë e saj ka me i u kushtue gjuhsisë e letërsisë shqiptare. Lajmet mâ me rândësí të ç’do mueji q’i përkasin vêndit t’onë ka me i përmbledhun mbrênda mbas urdhnit kronologjik. Shkurt, Kultura do të mundohet të zhvillojë e të zbërthejë, me bashkpunimin e inteligencës mâ të shqueme të popullit shqiptar, ç’do problemë kombtare me rândësí dhe të kënaqë ç’do nevojë qi mund të ndiejë shpirti i nji studjuesi të palodhshëm.
Secili numër i Kulturës ka me pasun të pakën 64 faqe të mëdhaja e ky vëllim do të mundet me u rritun deri më dy fish.
Botimi i rivistës ka me fillue po sa të jenë mbledhun aqë pajtime sa me i sigurue jetën e nji vjete.
Pajtimi për mot mot kushton: fr. Ar 20.
Themeluesi

Mos harroni se e bukura, e dashura dhe e mençura na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat…! – Nga AGRON SHABANI

I lindur në një familje të shquar, të pasur dhe me tradita të njohura kulturore dhe qytetare, Platoni tërë jetën dhe personalitetin e tij ia ka kushtuar një qëllimi ose ideali; të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: eudamonia (εδαιμονία). Eudaimonia është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Sidomos në çëshjet dhe aspektët e njohura intelektuale, profesionale, karieriste, martesore, familjare dhe të tjera.

Se këndejmi, Platoni duke u shprehur se jeta, bota, profesioni, kariera ose opinioni ynë shpeshherë shkojnë keq ose fare bosh për faktin se ne kurrë ose asnjëhrë nuk i japim kohë dhe hapësirë të mjaftueshme vetvetës sonë për të menduar, reflektuar, studiuar, gjykuar, analizuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar, marrëdhëniet e gabuara, politikën e gabuar, miqtë ose aleatët e gabuar, konceptët ose idealet e gabuara, ideologjinë ose kauzalitetin e gabuar dhe kështu me radhë. Ai gjithashtu vuri në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre “ideve” ose “teorive” që i mendon turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën “doxa”, dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë”. Ndaj, edhe gjykimi i shëndoshë dhe racional, sot sikur janë “bërë shoshë” prej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve, fobive, paranojave dhe bestytnive të ndryshme paranormale, imagjinare, fiktive ose instiktive. Idetë popullore për martesèn, dashurinë, familjen, shtetin, pushtetin, famën, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë arsyetimit. Njerëzit ose politikanët e sotèm, udhëhiqen pothuajse nga instinktet, ndjenjat, emocionet ose pasionet e tyre. Duke u hedhur shpesh në vendime ose reagime mbi bazën e asgjësë për asgjë. Platoni do e quante zvarritje të rrezikshme tè tufès ose turmès pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur (mbyllur). Ndonëse, të gjitha mendimët, veprimët ose reagimet tona individuale dhe kolektive, duhet t’ua nështrojmë logjikës dhe arsyes tonë dhe jo ndjenjave (ndijimeve), emocionëve, instiktëve ose pasionëve tona .Esenca (substanca) ose thelbi i filozofisë përmblidhet nën komandën: “Njeri, njihe dhe pranoje vetvetën tënde ashtu siç je! Duke punuar, vepruar, reaguar ose logjikuar me më shumë mençuri, maturi dhe urtësi optimale ose maksimale. Dhe, jo me ndjenja, emocione, instikte ose pasione.
Platoni, gjithashtu ishte njëri prej ekspertëve ose teoricintëve më të spikatur dhe narrativ të marëdhënieve ose raportëve. Qofshin ato martesore, familjare, politike, ushtarake, shoqërore, qytetare dhe të tjera. Në librin e tij “Simpoziumi”, ai tregon historinë dhe mesazhin e një darke ose banketi (kokteli) të shtruar nga Agathoni, një poet i pashëm dhe intelektual i lartë grek i asaj kohe, i cili i fton një grup shokësh ose miqshë të zgjedhur të elitës së atëhershme intelektuale dhe kulturore për të folur ose debatuar mbi dashurinë, martesën, familjen, famën, karierën, profesionin, paratë ose pasurinë etj….Me ç’rast, duke ngrënë dhe pirë, si dhe duke folur ose debatuar, misafirët e lartë në tryezë, kanë mendime, koncepte, definicione ose pikëpamje të ndryshme mbi dashurinë, martesën, familjen, shtetin, pushtetin, politikën, famën, pasurinë, karierën, profesionin dhe kështu me radhë. Agatria,Thesalonikia, Olimpia, Euridikia dhe të tjera, asokohe ishin femra ose gra të shquara për nga bukuria, sharmi, eleganca, performansa, rezonansa, viskoziteti dhe delikatesa e tyre ekskluzive dhe ekzotike. Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit, një nga personazhet kryesore në të gjithë librat ose veprat e tij – teorinë më të dobishme dhe interesante, duke u shprehur se:” Kur ju bini në dashuri, ajo që ndodh në të vërtetë me ju, është ajo se ju shihni tek një person tjetër ato vlera dhe cilësi të mira që nuk i keni vetë. Mund të jetë qetësia, kur jeni tè shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar, indisponuar ose indisiplinuar, apo mund të jetë elokuenca, kur e keni gjuhën e lidhur etj.”, thekson Platoni, duke menduar në Soktatin, për të shtuar në vazhdim se:”duke u afruar ose bashkuar me një person ose personalitet të njohur ose të veçantë, ju mund të bëheni paksa të ngjashëm me të. Dhe ai ose ajo, mund t’ju ndihmojnë drejtë rritjes, përmbushjes ose plotësimit të personalitetit tuaj.

Dashuria, profesioni dhe kariera: Dashuria është në thelb një lloj edukimi ku ju nuk mund të doni vërtetë dikë, në qoftë se nuk pranoni të përmirësoheni, edukoheni ose emancipoheni paksa prej saj ose prej tij. Në dashuri duhet t’jenë dy njerëz, të cilët duhet të përpiqen të rriten së bashku, duke e ndihmuar, stimuluar dhe inkurajuar njeri tjetrin për t’u përmirësuar ose transformuar vazhdimisht dhe pozitivisht. Me fjalë tjera, e bukura, e dashura dhe e mençura, na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat. Kjo do thotë se ju duhet patjetër të bëheni bashkë me personin (qoftë ai ose ajo) i cili mban çelësin e zhvillimit dhe personalitetit tuaj. Domethënë vlerat, virtytet dhe atributet që ju nuk i keni. Kjo (ndofta?) tingëllon krejtësisht e çuditshme ose paradoksale për kohën ose botèn e sotme, kur kemi tendencë për të interpretuar dashurinë si gjetjen ose zbukimin e dikujt i cili ose e cila, ashtu siç është, na duket i/e përsosur. Në nxehtësinë e debatit, të dashuruarit shpeshherë i thonë njëri-tjetrit: “Po të më doje, nuk do përpiqëshe të më ndryshoje!” Platoni mendonte diametralisht të kundërtën. Ai dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie në një mënyrë sa më pak krenare ose “luftarake” me njeri tjetrin. Ne duhet të pranojmë se nuk jemi të plotë ose komplet, dhe duhet të lejojmë dashurinë të na mësojë gjëra të reja. Një marrëdhënie e mirë, nuk do të thotë që nuk e duam personin tjetër ashtu si është. Jo. Por, kjo do të thotë që ne duhet të përkushtohemi vazhdimisht për t’i shndërruar në një version ose model sa më të mirë vetvetën ose personalitetin tonè, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell kjo gjë ose ky ndryshim. Nga ana tjetër, ne nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve tona reciproke për të ndryshuar, transformusar, plotësuar ose përmirësuar njeri tjetrin. Prandaj, Platoni deshironte t’u jepte shtetit dhe shoqërise njerëz, kuadro, heronj ose lider të rinj, duke zëvendësuar kulturën e deriatëhershme, me njerëz idealisht të urtë, të mençur dhe përparimtar, të cilët ai i quajti mbrojtës (gardian) dhe model për zhvillimin dhe përparimin e të gjithëve. Këta njerëz do duhej të dalloheshin nga shërbimi publik që ofrojnè, nga modestia dhe zakonet e thjeshta. Ata pra qè nuk pëlqejnë të jenë gjithëmonë në pushtet si dhe në qëndër të vemendjes. Ata do ishin njerëzit më të nderuar dhe admiruar në shoqëri.

Bukuria: Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura. Por ne priremi të mendojmë se ka një mister në pushtetin që ato kanë mbi ne dhe në një plan më të gjerë, nuk i quajmë tejet të rëndësishme. Platoni thoshte se ka me të vërtetë shumë rëndësi se çfarë lloji shtëpie, gruaje apo faltoreje, poçesh apo skulpturash keni përreth vetes. Askush para Platonit s’e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye interesante, duke pohuar se ne shohim tek ato një pjesë të ‘mirësisë’ tonè objektive dhe subjektive. Ka shumë gjëra të mira që aspirojmë të jemi: të famshëm, të bukur, të ngritur, harmonikë, të ekuilibruar, paqësorë, të fortë, dinjitozë etj. Këto janë cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe cilësi objektive, edhe cilësi subjektive. Ne prekemi dhe emocionohemi shumë kur hasim në elemente objektive, vlera dhe cilësi të ndryshme subjektive për të cilat kemi nevojë, por që na kanë munguar aq shumë . Gjërat ose objektet e bukura kanë një funksion vërtetë të rëndësishëm tek ne. Ato na ftojnë të ecim (levizim) dhe zhvillohemi në drejtimin e tyre, për t’u bërë të bukur si ato. Bukuria mund të na ndihmojë edhe në artet ose profesionet tjera. Por, edhe shëmtia gjithashtu është një problem serioz, për arsye se na vë përpara karakteristikave dhe sprovave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajon që të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të stuhishëm, iracional, infantil, patologjik etj. Dhe kjo na e bën akoma më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë dhe racional. Platoni i shihte artin, kulturèn, arsimin dhe shkencèn si terapi. Èshtë detyrë e poetëve, piktorëve, pedagogëve, intelektualëve, filozofëve, producentëve televizivë ose moderatorëve që t’iu ndihmojnë tè tjerëve të jetojmë me mirë. Në të kundërten, nëse artistët ose kulturologët nuk mund t’i ndihmojnë tè tjerët të jetojmë mirë, ata ose ato, për fat të keq, mund t’u japin më shumë stimuj, nxitje, kurajo apo cilësi joshëse pikëpamjeve, qëndrimeve dhe ideve të dëmshme, iracionale dhe negative. Vetëm fakti që je artist ose kulturolog, nuk garanton që fuqia e artit ose talentit tënd, do përdoren me mençuri dhe fisnikèri. Kjo zatën qe arsyeja themelore pse (përse) Platoni besonte se krijuesit, artistèt dhe politikanët, duhet të punojnë nën komandën e filozofëve ose pedagogëve, nga të cilët duhet të pajisën me edukatë, kulturë, arsimim, vlera dhe cilësi tjera bindëse ose popullore ku arti, kultura dhe profesionalizmi, do duhej të ishin një lloj propagande ose agjitaciini për lartësimin e të mirès ose racionales.

Familja, shteti dhe shoqëria: Siç dihet, Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar, studuar dhe analizuar se si shteti, pushteti (qeveria) dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ndofta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote.

Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës siç ishte Sparta. Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë e njohur për të nxjerrur strateg, komandant, luftëtarë ose lider të shquar dhe të mëdhenj. Çdo gjë që bënin spartanët: si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, shtetin dhe familjen e tyre, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata etj.. ia përshtasnin një qëllimi të vetëm. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme nga pikëpamja ushtarake dhe politike, për dallim të Athinës, Kretës, Mikenës, Korintit, Tebës dhe shtetëve tjera. Sidomos në aspektin familjarë, farefisnor (gjenealogjik) ose biogjenetik, ku ruhej dhe respektohej vëllau, motra, babai, nëna, gjaku, farefisi dhe familja si shtet në miniaturë. Dhe, kjo deri në masën e vetflijimit dhe sakrificës më sublime.

Liria e tepruar ose anarkia: Platoni ishte i shqetësuar për llojin e gabuar të lirisë: Athina ishte e lirë për të gjithë. Edhe për opinionbërësit, edhe për opininshitësit me të çmendur të cilët me dogmat, demagogjitë dhe hipokrizitë e tyre demonike ose satanike, zatën e thithën optimizkin ose entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara ose fatale kundër Spartës e cila nuk kishte luftëtar, strateg ose komandant tè shitur ose mèrcenarè si Athina etj., tè cilèt si “kolonè e pestè” nè kohè lufte, u bèn bashk me armikun kundèr njerèzve, popullit dhe shtetit tè vet.

Edukata, kultura dhe arsimimi më i mirë: Platoni besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte edhe kurrikulën. Gjëja kryesore që ne duhet të mësojmë është jo vetëm matematika, drejtshkrimi, retorika ose oratoria, por se si të jemi të mirë. Ndaj, ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, vetëkontrollin, arsyen, morakin, ndèrgjegjèn, pavarësinë dhe qetësinë. Për të vënë në praktikë teorinë e tij, Platoni e ngriti ose themeloi një Shkollë të quajtur Akademia e Athinës e cila lulëzoi dhe shkëqeu për më shumë se 4OO vjet. Aty mësuan dhe studiuan edhe Aristoteli, Aleksandri (Leka) i Madh etj. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më pak pos asaj si të jetonin dhe të vdisnin si njerëz tè mirë. Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet shkencore, kulturore ose akademike në Kosovë ose Shqipèri, e kanè nxjerrur jashtë ligjit këtë ambicie shkencore dhe humaniste. Nëse një student do shfaqej sot në Universitetin e Prishtinës ose Tiranës fhe do kërkonte të mësonte se si të jetojë dhe punojè mè mirè, profesorët e shitur tek liderët politik, do i thërrisnin policinè ose punonjësit e çmendisë.

Fëmijë, prindër dhe pedagog mè të mirë: Familjet si zakonisht bëjnë më të mirën e tyre. Dhe, ndonjëherë edhe fëmijët qëllojnë me fat kur prindërit e tyre janë të ekuilibruar, mësimdhënës të mirë, të pjekur, formuar, të mençur dhe emancipuar. Por , gjithashtu ndodh shpesh që prindërit transmetojnë konfuzionet dhe dështimet e tyre, tek fëmijët e vet. Platoni mendonte se mirërritja ose edukimi i fëmijëve ishte një nga aftësitë më të vështira dhe më të nevojshme. Ai ishte shumë në favor të fëmijëve të cilët do duhej frenuar nga mjedisi i gabuar shtëpiak, shoqërorë ose familjar. Ai propozoi që shumë fëmijë në fakt, do të ishte më mirë të merrnin vizionin e tyre për jetën, jo nga prindërit e tyre, por nga pedagog ose kujdestarë të mençur, të paguar nga shteti. Ai propozoi që një përqindje e madhe e brezit të ardhshëm të rritej dhe edukohej nga njerëz më të kualifikuar se sa prindërit e tyre.