VOAL

VOAL

Euro 2016: De Biasi shpall listën përfundimtare të Kombëtares

May 31, 2016

Komentet

VËSHTRIM MBI BOTERORËT E FUTBOLLIT- PAS 44 VITESH, ITALIA KAMPIONE E BOTES (SPANJË,1982)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

“Kur në portën gjermane u shënua goli i tretë, kamera tregonte pamje nga tribuna qendrore, ku krahas mbretit Huan Karlos të Spanjës, ndodhej presidenti popullor italian, mbi tetëdhjetëve$ari Pertini. ”Non ci prendono,”- iu drejtua ai  Huan Karlosit. Pra: ”Nuk  na arrijnë, (gjermanët)”. Dhe ata vërtet nuk i arritën axurrët. Sidoqë shënuan të ashtuqujturin gol nderi me një gjuatje të Brajtnerit me 11-metërsh..

Fjalët e fundit të komentatorit italin Martelinit, që përshkruante finalen  Itali-Gjermani, kur gjyqtari vërëshëlleu për mbarimin e ndeshjes, ishin: ”Campioni del Mondo, campioni del Mondo, campioni del Mondo! ”.

“Nuk m’u duk e arsyeshme ,- m’u shpreh ai gjatë një bisede që kam bërë me të në shkurt tëvitit 1994 në Romë,- që të zgjatesha më shumë.- Kishim 44 vjet që prisnim të bëheshim përsëri kampionë. Dhe u bëmë. Përsëritja tri herë e fjalëve “campioni del mondo” do ë thoshte edhe se ishim tri herë kampionë po të përfshijmë edhe botërorët 1934 dhe 1938. Ky ishte dhe komentimi im më i bukur dhe më emocionues i jetës sime ,që nga viti 1946 kur kisha filluar të karrierën time të radio-telekronistit sportiv”.

Nuk u realizua kështu “hakmarrja gjermane” për humbjen e 12 viteve  të shkuara  në Meksikë, ku në shtesën e lojës  Italia fitoi 4-3. Atëherë  emigrantët italianë në qytete gjermane që kishin dalë nga shtëpitë e tyre dhe  brohoritnin për këtë fitore, kishte rastisur  që ishin sulmuar    nga gjermanët të xhindosur nga kjo humbje. Por jo këtë radhë. Ajo ishte e përligjur.

Ashtu si Brazili edhe Italia u bë tri hetë kampione e botës: Më 1934,1938 dhe 1982.

 

Finalja

 

Itali-RF Gjermane 3-1

 

Italia- Xof, Bergomi, Kabrini, Xhentile,  Kolovati, Shirea, Konti, Tardeli, Rosi, Oriali, Graciani, (Altobeli 89’);

 

RF Gjermane- Shumaker ,Kalc, Brigel, Brajtner, Stilike, Litbarski, K.H.Foster, (70’(Myler), Fisher, Dremler, (62’Hrubesh), Fisher, Rumenige;

 

Gjyqtar-  Koelho,(Brazil)

 

Golësenuesi më i mirë: Rosi, (Itali) 6 gola.

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- KUPA E BOTËS  MBETET NË ARGJENTINË (1978)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

“Kur presidenti i Kilit, Videla në tribunë me gjeneralë të tjerë përrreth,- kujton më pas futbollisti argjentinas Ardiles,- na përshendeste me kupën e Botës që e kalonim dorë më dorë, – ne  nuk dinim se jo shumë larg stadiumit “Monumental” , ku kishim luajtur, në katet e nëndheshme të Shkollës së Meknikës Detare  torturoheshin me qindra e qindra atdhetarë argjentinas”.

Dhe atyre u shtoheshin   me mijëra e mijëra të tjerë “Desaperesidos, (“ Të humbur”), sepse vertët humbën dhe u shuan pa gjurmë.

Po të ndalemi te shtesa e fnales Argjentinë-Holandë: Ajo nuk pati  histori. Shënoi së pari  Bertoni, ashtu si$ kishte parandier dhe pastaj Kempesi, pa dyshim nga më të mirët e kampionatit.

(Në janar të vitit 1997 ky Kempes erdhi më Shqipëri dhe  deri në mars të vitit të ardhshëm drejtoi ”Lushnjën”, e sponsorizuar nga firma “Xhaferi”. Ishte periudha e shkëlqimit të rremë marraramendës të piramidave, që solli pasoja aq tragjike për shqiptarët. Erdhi, mbase edhe për të pastruar para, dhe u zhduk shpejt në ato ditë ku mund të shkonte njëmend për dhjamë qeni).

Kështu Argjenina vuri në kokë kurorën e kampiones. Hollanda mbeti përsëri e dyta.
Ky qe ndër botërorët me të dobët teknikisht,  shumë larg finales së Mynihut, sepse edhe Holanda ishte shumë larg skuadrës së Kruifit  dhe futbollit të saj të quajtur ‘total’.

Në këtë botëror të zhvilluar në Amerikën Latine fitoi përsëri një skuadër e këtij kontinenti: Më 1930 dhe 1950 – Uruguai, më 1962 dhe 1970 – Brazili. Dhe po t’u shtojmë këtyre shifrave edhe fitoren e Brazilit në Suedi, më 1958, bilanci ishte 6-5 për latino-amerikanët.

Por këtë radhë nën petkun e kampionëve të botës, Argjentina, e drejtuar nga Menoti, i përzgjedhur nga junta ushtarake si simpatizuesi i saj, e zhveshi futbollin nga finesa dhe zhonglimi i tepruar. Kampionia fitoi duke u mbështetur te loja kolektive, me ritëm të lartë, me tipare të parfërta të lojës së evropinanëve.

Planeti i futbollit, pasi ishte pushtuar tri herë  nga “samba” braziliane, tani do t’i mbante “ison” tangos argjentinase.

 

Finalja

Argjentina-Holanda  3-1, (më shtesë (1-0, 1-1)

 

Argjentina – Filiol, Olguin, Galvan, Pasarela,Tarantini, Ardiles ,(Larosa),Galiego, Kempes, Luke, Bertoni Ortis ,(Hauzman);

 

Holanda –  Jongblod, Poortvil, Krol, Neeskens, Brands, Hansen, (Zyrbir), Hahn, V.Van Kerkof, Rep, Naninga, Reezenbrink.

 

Gjyqtar – Gonela, (Itali)

 

Golshnuesi më i mirë i botërorit- Kempes, ( Argjentinë) – 6 gola

 

 

Rolando Maran emërohet trajner i Shqipërisë

 Epoka post-Sylvinho

Rolando Maran është trajneri i ri Kombëtares së Shqipërisë. Italiani do të pasojë brazilianin Sylvinho, i cili mbylli periudhën e tij në krye të kuqezinjve pas përfundimit të eliminatoreve të Botërorit.

Vendimi është marrë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka zgjedhur një emër me përvojë të gjatë në futbollin italian dhe me një karrierë të pasur në Serie A dhe Serie B.

Një trajner me eksperiencë të gjatë në Itali

Maran ka nisur karrierën si trajner pas tërheqjes nga futbolli në vitin 1997, duke punuar fillimisht te Chievo Verona dhe më pas në akademinë e Brescia-s, ku u zhvillua si trajner i moshave.

Në vitin 2002 ai mori drejtimin e parë si trajner i ekipit të parë te Cittadella-s, duke hapur rrugën e tij në futbollin profesionist italian.

Në Serie B, Maran ka drejtuar disa skuadra si Brescia, Bari, Triestina, Vicenza dhe Varese, ku spikati duke e çuar ekipin deri në play-off për ngjitjen në Serinë A.

Image

Foto: Presantimi i Maran sot nga FSHF

Suksesi në Serie A dhe eksperienca me klube të mëdha

Në elitën e futbollit italian, Maran ka lënë gjurmë të rëndësishme me Catania, ku arriti një sezon rekord me 56 pikë dhe vendin e 8-të në Serie A, një nga rezultatet më të mira në historinë e klubit.

Më pas ai drejtoi sërish Chievo-n dhe më vonë Cagliari-n, ku pati një nisje shumë të mirë të sezonit, duke luftuar për zonat europiane.

Në vitin 2020 ai mori drejtimin e Genoa-s, ndërsa në vitet e fundit ka drejtuar edhe Pisa-m dhe Brescia-n në Serinë B.

Me këtë emërim, Shqipëria synon të sjellë stabilitet dhe përvojë në stolin e kombëtares, duke i besuar një trajneri që njeh mirë futbollin taktik italian dhe punën me skuadra të kufizuara në cilësi, por me organizim të fortë.

Maran pritet të nisë menjëherë punën me kuqezinjtë, me objektivin për të ndërtuar një ekip konkurrues në ndeshjet e ardhshme kualifikuese dhe në ciklin e ri të Kombëtares.

“Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë në Kombëtare”, Silvinjo shfaqet i emocionuar dhe i jep lamtumirën Shqipërisë

Silvinjo u shfaq në konferencën për shtyp në të cilën u prezantua pasardhësi i tij në Kombëtaren kuqezi. Ai u shfaq tepër i emocionuar dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen në këtë rrugëtim që pati në Shqipëri.

“Njerëzit që punojnë në këtë federatë i njoh mirë. Me shumë prej tyre kemi ndarë momente të rëndësishme: një drekë, një darkë, një bisedë të bukur. Dua të falënderoj edhe gjithë stafin teknik që kemi pasur dhe të gjithë lojtarët që me ne kanë bërë një rrugëtim shumë pozitiv prej tre vitesh e gjysmë. Jemi rritur të gjithë bashkë.

Në fund, tifozët e apasionuar të Kombëtares, mbështetja që kemi marrë nga të gjithë ju ka qenë për ne një shenjë shumë pozitive për gjithçka që kemi bërë. Na keni dhënë shumë energji për të punuar çdo ditë dhe për t’u përpjekur gjithmonë të japim më të mirën.

Pastaj nuk ka shumë për të thënë. Mbaj mend vetëm se që ditën e parë kur erdha këtu kisha thënë një gjë, shpirt, zemër dhe djersë nuk duhet të mungojnë kurrë, sidomos në një skuadër futbolli dhe akoma më shumë në kombëtare.

E kemi bërë këtë të gjithë bashkë dhe, siç kam thënë gjithmonë, ju falënderoj të gjithëve edhe që keni qëndruar këtu për të më dëgjuar gjatë këtyre tre viteve të fundit. I uroj shumë fat sigurisht trajnerit Rolando për ciklin dhe rrugëtimin e ardhshëm, dhe i uroj gjithë të mirat kësaj federate, trajnerit dhe presidentit tonë. Faleminderit shumë”, përfundoi fjalën e tij braziliani.

PANORAMASPORT.AL

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- PAS 20 VJETËSH, GJERMANET PËRSËRI KAMPIONË TË BOTËS (ZVICËR, 1974)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Fitorja e gjermanëve, por nderi i holandezeve”,- ky ishte opinoni i përgjithshëm i shtypit botëror pas kësaj ndeshjeje.
Në sekondën e 50-të Fogsti nuk arrin ta frenojë Kruifin e papërmbajtur dhe me 11- metërsh hollandezët  udhëheqin  1-0. Por kur e njejta skenë përsëritet para portës holandeze, Hënesi, po me 11-metërsh, barazon. ”Kur shënova golin e dytë,- tha gjermani Myler pas ndeshjes,-  e ndjeva se  do të fitonim, por pa portierin Majer nuk do të ishim bërë kampionë të botës”.

Ishte lajtmotivi i “Shturm und drangut”, (gjermanisht-stuhi dhe vrull), të 20 vjetëve më parë, pikërisht më 1954, që aq shumë u përfol, sidomos për dyshimin se mos vallë gjermanët kishin përdorur drogë,   e cila kishte sjellë si përfundim një fitore të diskutueshme në shtypin botëror.

Me këtë triumf, Gjermania Perendimore dëshmoi  se pas Brazilit, tri herë kampion i botës, ishte absolutisht fuqia e dytë e rruzulit tokësor në futboll: dy herë kampione e botës, (1954,1974), dyta më 1966, e treta më 1970, e katërta më 1958 dhe në çerekfinale më 1962.

 

Gjermania- Majer, Fogst, Shvarcenbek, Bekenbauer, Brajtner, Bonhof, Overat, Hënes, Grabovski, Myler, Helcenbajn;

 

Hollanda- Jongblod, Zyrbir, Rejsbergen, (De Jong), Haan , Krol, Hansen, Van Hanegen, Neeskens, Rep, Kruif, (Van de Kerkof), Renzenbrink.

 

Gjyqtar, Teilor, (Angli)

 

Golshënuesi i më i mirë-Lato (Poloni), 7 gola

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT-BRAZILI TRIUMFON PER TË TRETËN HERË (MEKSIKË, 1970)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Në këtë botëror rendimenti i skuadrave mund të kishte qenë edhe më i lartë, por ndikuan edhe kushtet atmosferike, madje edhe tekanjose të klimës meksikane, me qershor shumë të nxehtë, sidomos për evropianët. Për më tepër, ndikoi  edhe ajri i rrallë, për shkak të lartësisë së Meksikës 2000 m. mbi nivelin e detit dhe se shumë ndeshje u luajtën në mesditë, për t’ua lëshuar vendin ndeshjeve të toreadorëve,  shumë popullore në këtë vend.

Ndeshjet u zhvilluan nga 31 maj -21 qershor në stadiumet  e Guadalaharës, Leonit, Pueblës, qytetit Meksiko, stadiumi i të cilit Acteka” ka një nxënësi prej  104 mijë shikuesish, i dyti edhe sot pas stadiumut “Marakana” në Rio de Zhaneiro, me nxënësi prej rreth 200 mijë shikuesish, ku  më 1950 është zhvilluar finalja e famshme Brazil-Uruguai, (1-2).

Edhe sot mbetet e paharruar ndeshja Itali-Gjermani Perendimore 4-3. Kur loja e rregullt  po përfundinte 1-0 për italianët, skuadra gjermane barazoi. Pastaj në shtesën prej 30 minutash u shënuan 5 gola, tre në portën gjermane dhe dy në atë italiane. Ja përse në hyrje të stadiumit “Acteka’’ në kujtim të kësaj ndeshjeje dramatike është vendosur një pllakë përkujtimore.

Duke fituar për të tretën  herë, (1958, 1962, 1970), brazilianët u bënë zotër të përhershëm të Kupës së Botës, të mbiquajtur, Zhyl Rime, për nder presidentit të  parë të FIFA-së, që ishte dhe nismëtar i kësaj veprimtarie  të madhe botërore.

 

Finalja

 

Brazili-Italia 4-1

 

Brazili- Feliks , Karlos Alberto, Piaca, Brito, Everaldo, Klodoaldo ,Gerson, Rivelinjo, Zhairsinjo,Tostao, Pele;

 

Italia- Albertozi, Burgniç, Rozato, Çera, Faketi, Domengini, De Sisti, Bertini, (Juliano), Macola, Boninsenja, (Rivera).

 

Gjyqtar-Glëkner, (RD Gjermane).

 

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- TË ZOTËT E SHTËPISË PER HERË TË PARË KAMPIONË TË BOTËS (Angli, 1966)- Nga SKIFTER KËLLIÇI (Boston, SHBA)

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

…Kur po mbaronte tërë finalja Angli-Gjermani Perendimore, befas, Veberi i gjermanëve  barazon 2-2. Në shtesë gjuan Hërsti, topi përplaset në tra, bie në tokë. Por brenda, apo jashtë saj? Gjyqtari zviceran Dinst, i drejtohet anësorit sovjetik, Bahramov, që tund kokën nëshenjë pohimi… Por nuk binden gjermanët. Dhe si për të dëshmuar  të kundërtën, Hërsti shënon golin e katërt, i treti për të në këtë ndeshje,  4-2.

Edhe sot diskutohet për  këtë gol ”fantazmë”. Ka edhe shpjegime anekdotike. Në një artikull  të shkruar nga një gazetar i njohur  italian, theksohet  se sovjetiku Bahramov me… dy konserva haviari  ia prishi mendjen  njërit  prej anëtarëve  anëtarët të komisionit,  i cili  ishte nga Mali, (Afrikë),  që ta cakonte atë  gjyqtar anësor. Dhe arsyeja ishte se ai i kishte mëri  gjermano-perendimorëve. Dhe e gjeti rastin. Meqë topi u largua nga një mbrojtës gjerman, Dinsti fillimthi  dha korner. Por Bahramovi, kuadër i kulturës fizike në Baku të Azerbaixhanit, ngriti flamurin për gol!.. Atëherë Dinsti shkoi te Bahramovi që të merrej vesh me të. Mirëpo ky i fundit  nuk dinte as gjermanisht dhe anglisht si Dinsti, i cili, nga ana tjetër,  nuk dinte rusisht! U morën vesh kështu me shenja. Si memecët…(Sot ky problem zgjidhet me kameratëvogla nën traun e portave dhe  meVAR-in).

Sidoqoftë, Anglia fitoi  Botërorin ’66. Dhe solli edhe një të renë evoluimin e sistemit 4-2-4, të nisur nga brazilianët, të cilën e shndërruan  përfundimisht në  4-3-3. Për meritë edhe të trajnerit të saj, Alf Remsi, që pasi qysh nga viti 1956  nisi të drejtonte skuadrën modeste “Ipsui$”, kur ndodhej në kategorinë e tretë, e kaloi në kategorinë e dytë, pastaj në të parën, për t’u bërë trajner i kombëtares angleze më 1963….

Ky botëror shënoi një befasi të papërfytyrueshme. Italianët,  dy herë kampionë të botës, u mënjanuan nga skuadra diletante e Koresë ss Veriut,(1-0)0. Kjo skuadër për pak nuk kaloi në gjysmëfinale, sepse në takimin e Portogalinë udhëhiqte 3-0. Por ishte Eusebio, perla nga Mozambiku, që shënoi tre gola dhe pastaj me dy gola të tjerë portogezët e mbyllën ndeshjen 5-3 në favorin e tyre.

 

Finalja

 

Angli-RF Gjermane 4-2, me shtesë loje;

 

Anglia:

 

Benks, Koen, Xh. Çarlton, Mur, Uillson, Staillz, B.Çarlton, Pitërs, Boll, Hant, Hërst;

 

RF Gjermane:

Tilkovski, Hëtges, Shulc, Veber, Shnelinger, Overat, Zeeler, Bekenbauer, Haler, Emerih;

 

Gjyqtar- Dinst, (Zvicër)

 

Golshënuesi më i mirë – Euzebio, (Portogali), 9 gola;

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT – PËRSËRI NGADHËNJEN BRAZILI, POR…  (KILI, 1962)- Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston, (SHBA)

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

“Natyrisht, Brazili është favorit,-  deklaronte trajneri çek Vitlaçil para ndeshjes finale  të Botërorit të vitit 1962, në të cilën  skuadra e  tij  vihej përballë kampionit të botës në fuqi,- por edhe ne kemi jo pak shanse për të fituar”.

Trajneri brazilian, Morreira, parapëlqeu më mirë të heshte para finales që u zhvillua në stadiumin e Santiagos, para 80 mijë shikuesve. Por e vërteta është që golin e parë e shënuan çekët me anë të Masopustit, të cilët, madje mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Pastaj brazilianët u përmedën nga ky “nokdaun” dhe shënuan me anë të Amarildos, golin e parë që u pasua nga i dyti dhe  pati për autor Ziton.

Kur çekët po  vizitonin  dëshpërimisht portën brazilianë, në kërkim të golit të barazimit, Xhalma Santosi nisi një harkore brenda zonës së portës kundërshtare. Portieri çek, Shroif,  i verbuar një grimë nga rrezet e diellit, nuk arriti ta mbërthente topin dhe Vava shënoi golin e tretë, që u dha brazilinëve Kupën e Botës, por pa shkëlqimin e katër viteve më parë.

”Ekipi i zgjedhur i Brazilit  nuk e rimori titullin e lartë të kampionit botëror me lojë të shkëlqyer, por me lojë të organizuar”, – ishte mendimi i specialistëve.

Kjo vinte se tashmë brazilianët  ishin arritur apogjeun e shkëlqimit të tyre. Më pas ky shkëlqim do të venitej.

 

Finalja

 

Brazil -Çekosllovaki  3-1

 

Brazili – Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Mauro, Zozimo, Garin$a, Didi, Vava, Amarildo, Zagalo;

Çekosllvakia – Shroif, Tihi, Novak, Pluskal, Popluhar, Masopust, Pospihal, Sherer, Kadraba, Kvashnjak, Jelinek.

(Novak, Pluskal, Masopust, etj.,më 1958 ishin futbolistë të “Duklës’”së Pragës, që u mënjanua 1-0 nga “Partizani”ynë më 1958 në një turne ndëkombëtar futbolli, të zhvilluar në Lajpcig).

 

Gjyqtar Llatishev, (B.Sovjetik)

 

Golshëuesit më të mirë: Garinça, Vava, (Brazil), Albert, (Hungari), Sançes, (Kili), Ivanov, (B.Sovjetik), Jerkoviç, (Jugoslavi), me nga 4 gola.

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- MË SË FUNDI  TRIUMFI I BRAZILIT (Suedi, 1958)- Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston, (SHBA)

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Pasi mundi habitërisht me shumë vështirësi Uellsin 1-0, më gol të debutuesit Pele, Brazili zbrazi tërë arsenalin e vet në takimin gjysmëfinal me Francën (5-2), ku Peleja shënoi edhe tre gola të tjerë. Ky djalosh fenomenal 17-vjeçar, do t’u shtonte këtyre edhe dy gola e fundit në finalen e bujshme,  përsëri 5-2, këtë radhë kundër Suedisë, që solli  fitoren e cila për herë të parë e shpuri Brazilin në Olimpin e futbollit.

Ve$anërisht i mahnitëshëm ishte goli me të cilin Brazili thelloi rezultatin 4-1: Peleja ia kaloi topin mbrojësit kundërshtar mbi kokë, iu mënjanua dhe e gjuajti pa rënë ai në tokë. Kur ndeshja po mbyllej  4-2, pasi suedezi Simonsen kishte shënuar në minutëne 80-të, Peleja shënoi edhe golin e pestë. Për suedezët kaënaqësi e $astit ishte goli i parë  në minutën e katërt, shënuar nga Lidholmi, që zgjati vetëm pësë minuta, sepse Vava shënoi golin e barazimit dhe pastaj golin e dytë në 32’, që u pasua nga një gol tjetër i Zagallos .

Ky botërori, pari që fitonte një skuadër latino-amerikane në Evropë dhe për më tepër Brazili, u shndërrua në festë kombëtare të pashembullt në Rio De Zhaneiro dhe qëtete të tjera braziliane dhe, ta pret mendja, që nuk pati vetëvrasje, si tetë vjet të shkuara, pas tragjedisë me Uruguain,  dhe as edhe infarkte, që këtë radhë do të kishin qenë të shkaktuara nga gëzimi.

Brailianët, jo vetëm ngadhnjyen, por sollën dhe sistemin e ri 4-2-4, që shëmbi përfundimisht sistemin ËM, pra me tre mbrojtës, dy gjysmëbrojtës, dy gjysmëlmues dhe tre sulmues, që kishte dominuar në deri atëherë në futbollin botëror.

 

Finalja

 

Brazil-Suedi 5-2

Brazili – Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Belini, Orlando, Garrin$a, Didi, Vava, Pele, Zagalo;

 

Suedia- Svenson, Bergmark, Aksbom, Bjornson, Gustavson, Parling, Hamrin, Green, Simonson, Lidholm, Skoglund;

 

Gjyqtar – Gig ,(Francë)

 

Golshënuesi më i mirë:  Zhyst Fonten 13 gola.

 

Nga galeria e yjeve:

 

Pele, Garrin$a ,Didi,(Brazil), Jashin, (B,Sovjetik), Kopa, Fonten ,(Francë).

 

 

 

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT (Zvicër, 1954)- KAMPIONE SHPALLET GJERMANIA PERENDIMORE, QË NË FINALE MUND HUNGARINË 3-2 Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston,(SHBA)

 

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

Pas takimit huungarezi i famshëm Pushkash me shokë u ankuan për gjykim të njëanshëm, aq më tepër për  një gol në fund të ndeshjes  që u quajt i pavlefshëm për jashtëlojë. Dhe i tillë ishte…Së pari hungarezët shënuan dygola, por gjermanoperendimorët shënuan pastaj tre radhazi  dhe fituan. Ata u kthyen  me tren nga Zvcra dhe u pritëm plot hare në atdheun e tyre në  skajet më të largëta të të cilit, kjo fitore quhej e jashtëzakonshme. Dhe lavdia i takonte skuadrës, por  dhe kapitenit të saj Fric Valter.

$farë fati! Ish-futbollist i ‘Kaizerslauternit’ para Luftës së Dytë Botërore, më 1942 ishte marrë ushtar, kishte luajtur në  skuadrën e repartin e tij, kishte përfunduar rob në një kamp përqendrimi dhe kur forcat sovjetike kishin $liruar atë zonë, tamam kur po dërgohej  në një gulag në Siberi, nga ku vështirë të kthehej gjallë, një nga rojat e kampit kishte deklaruar se ai nuk ishte gjerman, por… austriak.

Sovjetikët e kishin besuar. Kështu Fric Valteri ia  kishte mbathur për në shtëpi, ishte kthyer sërishmi  në fushat e futbollit për t’u bërë në moshën 34- vje$are kapiteni i skudrës kampione të botës!

Pas botërorit,  gjërmanoperendimorët u akuzuan për përdorim droge. Por nga Gjermania erdhi  përgjigje qetësuse. Ishte fjala për  një   epatit viral, sëmundje ngjitëse, që kishte prekur disa futbollistë  gjatë qëndrimit në Zvicër dhe që  vazhdoi më pas,  duke i detyruar ata që të kuroheshin me ila$e.

Finale

 

RF Gjermane-Hungari, 3-2

 

RF.Gjermane – Turek, Posipal, Kolmajer, Ekel, Librih, Mas, Ran, Morlok, Shefer, F.Valter, O.Valter, Shefer;

 

Hungari – Grosi$, Buzanski, Lantosh, Bozhik, Lorant, Zakariash, Cibor, Ko$ish, Higdegkuti, Pushkash, Tot;

 

Gjyqtar, Ling, (Angli);

 

Golat: Pushkash, Cibor, (Hungari); Morlok, Ran (2), RF Gjermane

 

Nga galeria e yjeve:

 

Pushkash ,Groshic, Hidegkuti ,(Hungari), Fric Valter, Ran,(RF Gjermane), Zhulinjo,(Brazil), Boniperti, (Itali).

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- PËR TË DYTËN HERË, URUGUAI KAMPION I BOTËS (BRAZIL,1950)- Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston, (SHBA)

 

 

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Në minutën e 69-të të finales Brazil-Uruguai , të zhvilluar në stadiumin gjigand “Marakana” të Rio De Zhaneiros,  Mikuesi goditi  traun e portës braziliane dhe pesë minuta më pas Skiafino ftoi Gixhan, i cili, i kërrsur,  si një kalë gërmuq i legjendave, pasi çarmatosi mbrojtësin e majtë, Bigode , shënoi golin e dytë.

…Gjigandi “Marakana” hesht, tkurret,  akullohet. Futbollistët në fushë janë të $oroditur dhe porta uruguajane u tretet   sysh. Ndeshja ka mbaruar dhe hallku në shkallët e stadiumit nuk u beson syve. Për më tepër, ka nga ta që në çaste haluçinimi, pandehin se futbollistët do të reshtohen përsëri në fushë, për të filluar… pjesën e tretë!..

Por kur Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, u dhuron uruguajanëve kupën, gjithçka bëhet e e qartë.
Klithma brengosëse, deri në lotëri të paprashme… Për më keq, 56 infarkte  në stadium në ato minuta. Rasti më patetik është ai i mbrojtësit brazilian, Danilo, që kërkon të vrasë veten. Por arrijnë ta shpëtojnë. Por jo 50 të tjerë që gjejnë mënyra të tjera që  t’i japin  përgjithmonë  lamtumirën kësaj bote.  Dhe jo nga skamja, mjerimi që mbështjell  Brazilin…Por  nga një humbje në fushën e futbollit. Dashuri verbuese deri në fanatizëm të skajshëm…

Mijëra sy nguliten mërishëm mbi urugujanin Gixha,  që është shkaktari i kësaj llahtare. Po të mos ishte policia, vështirë se do te mbetej gjallë, bash si gjyqtari belg Langenus pas finales Uruguai-Argjentinë në Botërorin 1930. Por ai për nafakën e tij qe veshur me zhaketë dhe kilota. Kurse Gixha me fanellë e të mbathura sportive.  Sidoqoftë,  ai arrin gjallë me  në atdhe. Dhe  pritet si hero. Ashtu si uruguajani tjetër,  Skiafino, që kujton:

”Shikoja nga fusha mijëra e mijëra që qanin me kuje në shkallët e stadiumit. Ata nga hidhërimi, kurse ne në vetevete nga gëzimi, duke menduar për famljet tona”.

Brazili është në zi. Uruguai, kur nuk e priste- kampion i botës për të dytën dhe të fundit  deri tani.

Të  dyja skuadrat luajtën në këtë finale historike më këta futbollistë:

 

Uruguai:

 

Maspoli, M.Gonzales, Tehera ,Gambeta,Varela, Andrade,Gixha,Perez,Miguez, Skiafino, Moran;

 

Brazili:

Barbosa, Augusto, Juvena, Bauer, Danilo, Bigode, Friaka, Zizinjo, Ademir , Zahir, Kiko

Gjyqtar- Reader,(Angli)

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT – ITALIA PËR TË DYTËN HERË KAMPIONE E BOTËS (FRANCË, 1938)- Nga SKIFTER KËLLIÇI, (Boston, SHBA )

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Finalja  e këtij  botërori Hungari-Itali u  zhvillua në stadiumin ”Kolomb” të Parisit. Nga shikuesit në fushë u prit me brohoritje ardhja e presidentit të Republikës franceze, Lebrun. Ndonëse nuk e njihte  futbollin, ai kishte dëshirë që të nderonte organizatorët e botërorit dhe veçanërisht presidentin e FIFA-s Zhyl Rime, edhe ai francez.

Presidenti, me t’u ulur pranë  Rimesë, dukë hedhur  sytë  nga futbollistët që po bënin nxemjen , pyeti me naivitet: ”Cilët janë fracezët në fushë?”.

Merret me mend hutimi i presidentit të FIFA-s, i cili arriti për çudi ta nxirte nga ky telash   veten dhe presidentin e Republikës franceze që kishte bërë këtë goxha gafë, duke i dhënë këtë përgjigje të mençur:

”Francezët, shkëlqesi, përfaqësohen në fushë…nga gjyqtari”. Duke shqiptuar këto fjalë, tregoi në në fushë gjyqtarin Kapdëvil, që për fatin e tij të mirë  ishte francez.
“Futbollin e kuptoj pak,- shpjegoi pas ndeshjes presidenti francez,- por pashë që italianët  zhvilluan një ndeshje  të bukur..”

Ndeshja u fitua nga skuadra “axurra” me rezultatin  3-1 dhe kështu ata  për të dytën herë u bënë kampionë të botës.

Ata patën në finale këtë përërje:

 

Oliveri, Foni, Rava, Serantoni, Andreolo, Lokateli, Biavati, Meaca, Piola, Ferrari, Kolausi.

 

Hungaria:

Sabo, Polgar, Biro, Salai, Suks ,Lazar, Sas, Vinceze, Saroshi, Zengeler, Titkos

 

Gjyqtar-Kapdëvil, (Francë)

 

Golëshënuesi më i mirë:

Leonidas, (Brazil),8 gola.

 

Nga galeria e yjeve:

 

Piola, (Olivieri, (Itali), Sharoshi, (Hungari), Leonidas, (Brazil), Foni, (Itali), Guaia, (Brazil).

Kapiteni i ekipit italian Giuseppe Meazza


Send this to a friend