VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ËSHTË KOHA QË FAMILJA TË ZGJEDHË SHQIPËRINË PËRPARA PARTISË….! – Nga ILIR ҪUMANI

By | March 3, 2021
blank

Komentet

blank

Lamtumirë Dukatasi i mirë dhe kushëri i tim eti, Hasan Halili! “Jeta në një libër ” e zotit Hasan Halili Nga Laureta Petoshati

 

Para pak vitesh u bë promovimi i librit “Jeta në një libër ” e intelektualit dukatas dhe Mjeshtrit të Madh të Punës, zotit Hasan Halili. Meqë libri fliste për gjithë rrjedhën e jetës së tij edhe në promovim merrnin pjesë njerëz, që e kanë shoqëruar atë në këtë bashkë-udhëtim jetësor, që nga shkolla shtatëvjeçare ne Dukat e në vijim në shkollën e mesme bujqësore në Golem te Kavajës, në Shkollën e Lartë Bujqësore Kamëz, në aktivitetin shumëvjeçar të punës së tij në shumë sektorë të ekonomisë bujqësore, atë politike e deri në daljen në pension. I gjithë ky libër, që në faqet e para të kujton shprehjen e historianit, politikanit dhe shkrimtarit anglez Lord Acton se ” Historia nuk është një aftësi bartëse në kujtesë, por një ndriçim i shpirtit “.

E them këtë se kështu nis dhe ky libër me paraqitjen e jetës së dy njerëzve, babait dhe nënës së tij, që e nisën jetën atje në Dukëxham të Dukatit, më 1933, ashtu si lindja e diellit në mëngjes, që mezi duket si një pikë në horizont dhe pastaj shpërndan rrezet e tij në pafundësi. Tani nga ky diell i vogël janë plot 66 frymë që jetojnë dhe punojnë me dinjitet në Shqipëri dhe shumë vende të botës.

Libri fillon me vendin e lindjes si vend i zanafillës, Dukatit, ku i bëhet një përmbledhje pozitës gjeografike, origjinës së emrit dhe të popullsisë së tij, besimeve fetare të tij, duke shfrytëzuar shkrime të mëparshme të historianëve të ndryshëm, por dhe burime arkivore. Më tej, ai shkruan për fiset që lidhen me paraardhësit dhe sot, për familjen, babanë, nënën, vëllezërit, nipërit, mbesat e duke ndaluar tek vetvetja.

Të duket sikur ke përpara një roman jetësor, një letërsi memorialistike, ku çdo fjali është shkruar si ka ndodhur dhe si është përjetuar. Nuk ka zbukurime, por vërtetësi deri në dhimbje. Kemi një kujtesë mbi një fëmijë të vogël, i cili ka lindur në vitin më kyç, jo vetëm të historisë së Shqipërisë, por dhe atë botërore, pikërisht atëherë kur ndaheshin akset e Luftës së Dytë Botërore edhe në Shqipëri e pikërisht në fshatin e tij do të shkelnin aleatët.

Një jetë e filluar në kohë të vështirë, në një shtëpi që digjet nga nazistët, të cilët i kishin vënë dhe koburen në kokë qysh në djep. Është një rrugë jete tepër e vështirë, me shumë mundime, por dhe me shumë dëshira dhe shpresa. Gjejmë në faqet e këtij libri djalin e vogël, që zbret për herë të parë në qytet ku i bëjnë përshtypje dritat elektrike, pastaj që shkon rastësisht për shkak të një sëmundjeje në kryeqytet e më vonë shkon në shkollë të mesme dhe provon mishin e derrit.

Është po ky djalë, Hasan Halili, që provon egërsinë e luftës së klasave, ku nëna ishte me triskë fronti, ndërsa babai jo, dhimbjen e humbjes së vëllait në një ditë të shenjtë, lotët, zhgënjimet, por asnjëherë shpresën. Përkushtimi në mësime e çon në Universitetin Bujqësor Kamëz, madje dhe atje në degën më të vështirë të tij, atë të ekonomisë për të ecur më tej me punën e papërtuar të agronomit dhe kryeagronomit, deri në shkrime e konferenca shkencore të nivelit botëror. Në këtë libër tregohet se si dikur ia vunë koburen te koka fëmijë nazistët, por dhe sesi e kërcënuan me jetë kur Shqipëria ishte në ditët e saj të lindjes së demokracisë.

Është rruga e jetës së një njeriu, por dhe të një vendi që me anë të punës kërkon më të mirën për bijtë e tij dhe për brezat. Ka një pjesë në përshkrim ku autori Hasan Halili flet me nderim për punën dhe njerëzit e punës: “Kudo ku kam punuar kam qenë në një ambient shoqëror, që nuk e përbuznin punën e ndershme, por e mbivlerësonin atë. Këto cilësi unë i manifestova në atë kohë, si edhe pas vitit 1990, në çdo vend pune. Kjo më bënte që të më dhimbsej çdo gjë e bërë në atë periudhë me dijen dhe djersën e njerëzve të thjeshtë, kooperativistë apo punëtorë të NB-ve, të cilët jo pak kanë sakrifikuar për të shtuar pronën e përbashkët megjithëse nuk morën asnjëherë djersën që u takonte. ”

Rruga e tij është rruga e një atdheu të tërë, që përpiqet për tu ngritur dhe për tu integruar me ballafaqimet evropiane. Nga deputet i PD në Ministër i Bujqësisë, pastaj prefekt i Qarkut Vlorë deri sa doli në pension. Ai tregon dhe rrugën e vështirë të ngritjes dhe ringritjes së PD, problemet e pronës, jep mendime se si mund të zgjidhet kjo plagë e shoqërisë shqiptare që është bërë nyja gordiane e zhvillimeve demokratike dhe përparimit të mëtejshëm dhe afatgjatë të vendit tonë. Duhet theksuar fakti, që ai është i pari ministër me origjinë nga Dukati në kohën e demokracisë, sepse në monizëm nuk bëhej fjalë për një post të tillë nga bijtë e këtij fshati.

Një nga meritat e veçanta të këtij libri është se pothuajse çdo ngjarje e rëndësishme e jetës dhe e familjes së tij pasqyrohet nëpërmjet fotografive, te cilat flasin më shumë se autori.

Është rast i rrallë që ai ka fotografi qysh foshnje, pasi në kohën dhe vendin që ka lindur autori këto mjete komunikuese e pasqyruese kane munguar pothuajse tërësisht.

Me anët të fotografive të tij tregohet mënyra e jetesës, veshjes, kulturës dhe ngritjes kulturore në vite, qoftë si individ, qoftë dhe si komunitet. Kjo përvojë e ngjeshur e jetës së tij si njeri, si intelektual dhe si politikan, brenda një libri është e vlefshme për cilindo lexues, nuk ka rëndësi e njeh apo nuk e njeh zotin Hasan Halili. Aty ke se çfarë të mësosh dhe se çfarë e shtyn njeriun drejt të mirës, drejt atdheut, drejt dritësimit shpirtëror.

Jo më kot në promovimin e këtij libri morën pjesë që nga redaktori, zoti Jani Gusho, agronom, shok që në shkollë të mesme e deri tani i zotit Hasan Halili, inxhinieri i Pyjeve-dukatasi Mustafa Dedenika, ish deputeti i PD Ing.Esat Hasani, ish Sekretari i Prefekturës së Qarkut Vlorë Fiqiri Aliaj, një nga bashkë-themeluesit e PD në zonën e Levan-Fierit Aleks Dulaj, Ing. Atdhe Deromemaj e shumë të tjerë sidomos bashkëfshatarë e familjarë të tij, të cilët folën dhe vlerësuan punën dhe kontributin e zotit Hasan Halili ndër vite.

blank

 

 

 

blank

Burgosja e Thaçit shpëtoi Kosovën nga ndarja – Nga Gani Qarri

Copëtimi i Bosnjës, mundësi apo opsion i ri   

Aventura vrastare ndaj shtetësisë së vendit tonë të brishtë, dhe kërkesa renegate e kuislingut Hashim Thaçi drejtuar ndërkombëtarëve me 25 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, për ndarjen e Kosovës, u inkorporua aq thellë nga propaganda filo-serbe e individëve dhe mediave të lidhura me renegatin Thaçi, brenda vet masës dhe shtetit tonë të ri, sa që “ndarja” edhe tek qytetarët, pothuajse u bë normale, sikur pavarësia e Kosovës, që me kohë, të ishte shpallur, nën kushtëzimin për ndarje, kurdo që këtë t`ia kërkonte krimineli Aleksandër Vuçiq, kuislingut Hashim Thaçi.

Ide tradhtare kjo e shkallës më të lartë kombëtare e shtetërore, kundër të cilës nuk reagoi as nuk protestoi, pothuajse gati askush në Kosovë, e as vet populli i shumëvuajtur shqiptar nën robërinë dhe okupimin e gjatë të Serbisë.

Madje përveç akomodimit të kësaj aventure tradhtare me propagandë të rafinuar, të mënyrës më perfide të argatëve të Thaçit e spiunëve të Serbisë si Baton Haxhiu dhe televizioneve të SHIK-ut, si Klan-Kosova, RTK etj, për ndarjen e Kosovës, përveç fatkeqësisë që kundër kësaj ideje vrastare, nuk reagoi pothuajse askush në Kosovë, sidomos tek 5 vendet-mos njohëse brenda BE-së, forcoi edhe më tepër bindjen se pavarësia e Kosovës është e përkohshme dhe as vet populli i Kosovës nuk beson më plotësisht në te.

Vetëm ardhja e z. Joe Biden në krye të SHBA-ve, shkuarja e Trumpit e Grenellit si dhe arrestimi i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, bënë që përfundimisht, të shpëtoj Kosova nga ndarja.

Madje, frika e humbjes së zgjedhjeve edhe nga Edvin Kristaq Rama në Shqipëri, e bindi plotësisht kriminelin Aleksandër Vuçiq, se do të mbetej edhe pa mikun e tij të fundit dhe tyxharin kryesor të tokave tona kombëtare, në mesin e shqiptarëve, duke ia shuar plotësisht të gjitha shpresat Serbisë dhe presidentit serb, për ndarjen e Kosovës.

Kështu që shërbimet e fshehta serbe, diplomacia e Vuçiqit dhe aleatët e tij rus, u orientuan përfundimisht në gllabërimin e pjesëve tjera të ish federatës jugosllave, si Bosnja e Hercegovina, për realizimin e planeve hegjemoniste serbe dhe krijimin e Serbisë së Madhe

Burgosja e miqve të Aleksandër Vuçiqit, si Hashim Thaçi me shokë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë,si dhe mundësia e humbjes së Edvin Kristaq Ramës në zgjedhjet e 24 prillit në Shqipëri, ka bindur plotësisht Vuçiqin dhe Serbinë, se me shkuarjen e bashkëpunëtorëve të tij shqipfolës, nga skena politike në Kosovë dhe Shqipëri, ndarja e Kosovë ka dështuar tanimë plotësisht.

Kështu që ai orientoi shërbimet e vete të fshehta, diplomacinë serbe dhe aleatët e tij, për promovimin e ndarjes së Bosnjës dhe marrjen e mbi 51% të territorit të saj, të përvetësuar nga harambashët serb me terror e krime masive lufte dhe gjenocid mesjetar, mbi boshnjakët dhe kroatët në Bosnje e Hercegovinë, me qëllim të gllabërimit të të ashtuquajturës “Republika srpska” nga Serbia.

Kjo ishte arsyeja thelbësore, që Vuçiq nxiti njerëzit e tij, ta bënin publikimin e planit për formimin e Serbisë së Madhe, përmes një të ashtuquajturi “non-paper”, në vet kryeqytetin e BE-së, në Bruksel.

Por përkundër të gjithave, problemi më madhor i Kosovës, tanimë nuk është planit serbo-rus i lëvizjes së kufijve të shteteve tjera ish jugosllave, brengë për Kosovën vijon të mbetet enigma e aventurës renegate të kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë, dhe kërkesa e tij publike drejtuar edhe ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës, me 25 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, e cila nga atëherë, vazhdon të rigjenerojë problem, pas problemi për popullin dhe shtetin tonë të ri.

Me kërkesën e tij publike për ndarjen dhe copëtimin e Republikës së Kosovës të cilën, ai pa pikë turpi e kriteri të politikanit të njëmendtë, pati guxim ta quante edhe si zgjidhje kreative, nga ajo ditë e deri më sot, fati i statusit të vendit tonë, megjithëse i vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, qysh më 2010, si organi më i lartë juridik i OKB-së, është vënë në pikëpyetje globale dhe ka stopuar të gjitha njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, duke rritur kështu, deri në ekstrem mospajtimet për pavarësinë e Kosovës edhe brenda për brenda vet Bashkimit Evropian. 

Kështu që nëse edhe më tej, shkaku i kërkesës së kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e vendit, vijon të refuzohet pranimi i Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, si dhe pengimi i saj, nga shteti serb dhe Rusia për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe OKB, Kosova me mbi 95 % shqiptar autokton, popullsia e të cilës ka mbi një shekull që ëndërron të bashkohet me kombin e vet, bashkimi i saj me Shqipërinë, tanimë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, mbetet e vetmja zgjidhje e pranueshme, si kusht për qetësi afatgjate në rajon dhe garanci për paqësimin përfundimtar të Ballkanit perëndimor.

Për aq më tepër, bazuar në faktin se pikërisht tani, kur Serbia sheh se mund ta humb tërësisht edhe mbështetësin besnik dhe argatin e vetëm të fuqishëm,mbetur brenda, përbrenda shqiptarëve, si Edvin Krsiraq Rama, pazarxhinë e oferuar disa-miliardësh të ndarjes së Kosovës, papritur në skenë na shpifet një dokument i ashtuquajtur “non-paper”, pa “asnjë” autorësi, gjë që lë të nënkuptohet se pas dështimit të marrëveshjeve tradhtare me kuislingun Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe pamundësinë e gllabërimit të veriut të vendit tonë nga Serbia, realizimin e të cilave e pamundësoi vetëm burgosja me kohë e kuislingut Thaçi me shokë nga Gjykata Speciale, autorja e idesë më të re makabre për lëvizje kufijsh, duhet të jetë vet Serbia e Vuçiqit e suportuar  gjithanshëm edhe nga Rusia e Putinit.

Ndaj, parë si tërësi, shfaqja e problemit më të ri, që ka marrë jehonë në rajon dhe BE, mu në çastet vendimtare të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, moment i cili duket se ka ardhur dhe përfundimisht edhe duhet të ndodhë, plani për ndarjen e Bosnjës, sado që ende nuk pranohet publikisht, por as nuk refuzohet tërësisht edhe nga vet BE, jo vetëm që nuk ka pikur nga qielli, por pas burgosjes së kuislingut Thaçi nga Gjykata Speciale dhe dështimit të ndarjes së Kosovës, Serbia qëllimisht po promovon idenë e re të radhës, tanimë për shkëputjen e “Republika Srpsk-ës” dhe bashkimit të saj me Serbinë.

Pra krimineli Aleksandër Vuçiqi dhe qeveria serbe nuk duan të investojnë më vetëm për një rrip të vogël toke si veriu i Kosovës, kur ekzistojnë gjasa reale, që për shkak të mospajtimeve të thella e të vazhdueshme, brenda për brenda vet Bosnjës, ndërmjet serbëve, kroatëve e boshnjakëve dhe pamundësisë së ndërtimit të një shteti vërtetë unik, të Bosnjë e Hercegovinës, të ndahet përfundimisht ajo, në tri pjesë dhe secila popullsi me territore të veta tu bashkohen atyre që e ndjejnë veten më afër me ta, duke përfituar mbi gjysmën e territorit apo mbi 51% të tokave të Bosnjës, vet Serbia.

Me publikimin e këtij plani, Vuçiqi përveçse donë ta shohë reagimin e opinionit të gjere ndërkombëtar, ai këtë dëshiron ta promovojë edhe si alternativë, në vend të ndarjes së Kosovës, duke u “kënaqur” me një status të veçantë, si të “Tirolit Jugor”, për serbët në Veri dhe përfitoi simpatinë dhe përkrahjen e shteteve të mëdha vendimmarrëse, që para se Vuçiq ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës, si “kompensim”, atij ti miratohet marrja e 51 % të Bosnjës dhe bashkimit të të ashtuquajturës “Republika Srpska” me Serbinë.

Madje parë edhe nga rrafshi praktik, Republika e Kosovës, duke pasur mbi 95% të popullsisë unike, shqiptar autokton, e cila përkundër të gjitha tradhtive, e ndërskëmbcave të brendshme e të jashtme nga kuislingët dhe renegatët vendor ndaj shtetësisë së saj, si dhe vështirësive të panumërta, me ndihmën e SHBA-ve dhe miqve tjerë ndërkombëtar, ka arritur ta konsolidoj shtetësinë e vet në përmasa të qëndrueshme, ndaj dhe ndarja e saj, nuk është edhe aq e lehtë, edhe për shkak të shtrirjes së shqiptarëve në disa shtete në rajon.

Kurse Bosnja e Hercegovina, duke pasur parasysh faktin se edhe ashtu që nga paslufta e këndej, jo vetëm që nuk ka arritur kurrë të funksionojë si shtet i njëmendtë, por edhe as që pritet të ketë ndonjëherë pajtim të plotë dhe një shtet vërtetë unik të Bosnjës edhe në të ardhmen në këtë vend, vet ky argument pothuajse e bënë plotësisht utopike dhe të pamundshme ekzistencën afatgjatë të Bosnje e Hercegovinë si shtet i përbashkët.

Ndaj, gjendja e tillë e pashpresë, imponon 100% ndarjen përfundimtare të saj dhe pikërisht, për këtë akt përfundimtar, qoftë edhe me një të ashtuquajtur “non-paper” Serbia, po dëshmon në mënyrë publike, se tanimë ka filluar të punojë me elan të plotë dhe angazhohet seriozisht, kështu që, nëse si rrjedhojë e ndryshimeve rajonale, me angazhim të ekuilibruar sado modest ndërshqiptar, vije edhe deri te bashkimi i trojeve tona etnike, të paktën do të mund ta qonte në njëfarë mase drejtësinë në vend edhe për shqiptarët autokton, gjë që do të garantonte paqe të përhershme dhe pajtim të njëmendtë të popujve në Ballkanin Perëndimor.

Gani Qarri

blank

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet, një i vrarë e 4 të plagosur në mes të ditës në Elbasan

Në Shqipëri, Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i cili mendohet se është angazhuar në mbështetje të fushatës e Partisë socialiste mbeti sot i vrarë në qytetin e Elbasanit

Policia njofton se është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka, i angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dhe një punonjëse e policisë, e cila sipas njoftimit zyrtar, po përpiqej të parandalonte krimin.

Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes. Dyshohet se mbështetës të Partisë Demokratike kanë bllokuar automjetin me të cilin lëvizte Xhuvani, dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, pasi dyshonin se ai po lëvizte me para për të blerë vota. Sipas të dhënave ende jo zyrtare, mes palëve ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, Papleka ka deklaruar në polici se ai ka vepruar në kushtet e vetmbrojtjes.

Xhuvani ishte denoncuar dhe më parë nga Partia Demokratike, si pjesë e konfliktit mes mbështetësve të saj dhe atyre të Partisë socialiste në Elbasan gjatë festës së Ditës së Verës.

Sipas policisë “janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen”.

Reagon ambasada amerikane

Në një deklaratë të saj për ngjarjen e ndohur në Elbasan, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri I bën “thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen”. Deklarata bën të ditur më pas se ambasadorja Yuri Kim “i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, përfundon deklarata

blank

Plani i rimëkëmbjes, pas gjendjes emergjente

Nadie Ahmeti

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ende nuk filluar shpërndarjen e mjeteve nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike për bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili në Kuvendin e Kosovës është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka ndarë 222 milionë euro për sektorin privat, shëndetësor, skema sociale, arsim dhe kulturë.

Kuvendi i Kosovës, ndërkaq ka zgjedh qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, më 22 mars 2021.

MFPT: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është duke u shqyrtuar

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) thonë se “kostoja e zbatimit të këtij ligji nuk është vlerësuar nga propozuesi sipas procedurave në fuqi dhe si rrjedhojë edhe është zbatuar vetëm pjesërisht për shkak të kostos së lartë buxhetore të pambuluar me buxhetin e shtetit”.

“Ligji për rimëkëmbje ekonomike është duke u shqyrtuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duke marrë parasysh edhe rrethanat e reja. Plani për rimëkëmbje ekonomike nga Qeveria Kurti do të publikohet kur të kalohet gjendja emergjente”, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie për Radion Evropa e Lirë.

Por, kur pritet të fillojë shpërndarja e mjeteve të përfshira në ligj, për sektorë të ndryshëm, zyrtarë të kësaj ministrie, deri në momentin e publikimit e këtij teksti, nuk kanë dhënë ndonjë informacion.

Në bazë të ligjit, për sektorin privat parashihet subvencionim i tri pagave për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës, subvencionim të eksportit për prodhuesit vendorë, stoqeve të qumështit, gastronomisë, mbështetje për ndërmarrësi dhe mjete për Fondin Kosovarë për Garanci të Kredive.

Bajrami: Ministria e Financave mund ta vazhdojë shpërndarjen

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se ministri aktual, Hekuran Murati ka mundësi të vazhdojë shpërndarjen e fondeve për sektorë të caktuar. Ajo tregon se gjatë kohës sa ka qenë në ministri, është formuar një grup në nivel institucional, që ka qenë duke përgatitur kriteret për kompensimin e pagave për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike thuhet se nga ana e buxhetit të Republikës se Kosovës paguhen pagat për punonjësit e sektorit privat për periudhën tetor-dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19, janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtë se tre muaj. Shuma e pagesës për këta punëtorë është 300 euro për një muaj.

“Ky grup ka qenë duke punuar dhe kanë qenë mjetet e ndara. Mjete të ndara ka pasur për sektorë të ndryshëm. Janë pesë milionë euro të ndara që të lëshohen nën ombrellën e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Pjesa dërmuese është e buxhetuar dhe i ka mjetet e ndara. Unë besoj se në këtë periudhë ka mjete në buxhetin e Kosovës për t’i dalë në ndihmë disa qytetarëve dhe bizneseve”, tha Bajrami.

Ministria e Financave, në kohën që është udhëhequr nga Hykmete Bajrami ka ndarë rreth 100 milionë euro nga ky ligj, por vetëm rreth 30 milionë euro janë shpenzuar për sektorin privat, kurse pjesa tjetër për sistemin e shëndetësisë, skema sociale, arsim dhe kulturë.

Sogojeva: Qeveria po neglizhon zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Një nga sektorët që vlerësohet se është dëmtuar më së shumti nga masat e qeverisë për parandalimin e koronavirusit, është sektori i gastronomisë. Për këtë sektor janë ndarë tre milionë euro, por të cilat ende nuk janë shpërndarë.

Edhe pse kjo vlerë është e pamjaftueshme karshi humbjeve të shkaktuara nga pandemia, Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, tha qeveria po neglizhon zbatimin e ligjit.

Sipas një llogarie të kësaj ode, nga tre milionë euro, të ndara për këtë sektor, mund të përfitojnë nga 20 deri në 170 euro, pasi sipas tij, në Kosovë operojnë rreth 20 mijë biznese të tilla. Madje, Sogojeva thotë se në këtë sektor ka biznese që 500 ditë fare nuk kanë punuar, siç janë hotelet dhe sallat e dasmave.

“Kjo është një neglizhencë dhe nuk po shohim ndonjë risi as te kjo qeveri. Kjo qeveri duhet të gjejë një zgjidhje ose duhet të hyjë në kredi, që të rrisë vlerën e mjeteve ose të shpërndajë ato mjete për ato biznese që nuk kanë punuar fare. Është mëkat, mbi 500 ditë mos të punohet fare”, tha ai.

Përveç mjeteve të ndara në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, sektori i gastronomisë po kërkon nga qeveria ndihmë financiare për masat e fundit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, që kanë qenë në fuqi deri më 18 prill.

Në bazë të këtyre masave nga data 7 deri më 18 prill, qeveria kishte pezulluar aktiviteteve në shërbimet e gastronomisë, përveç shërbimeve ‘merr me vete’ dhe atyre me porosi.

Sidoqoftë, deri më tani nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike, për sektorin privat janë ndarë 30 milionë euro. Nga kjo vlerë, gjashtë milionë e gjysmë janë ndarë për të vetëpunësuarit, një milion për gratë në ekonomi dhe një milion e gjysmë për mbulimin e tarifës së garantuar për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, 13 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe tetë milionë për subvencionim të tarifës për Burime të Ripërtërishme të Energjisë.

blank

Kurti dhe Vuçiq me vizita të ndara në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti pritet që javën e ardhshme, nga 28 deri më 30 prill të realizojë vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se mori drejtimin e ekzekutivit. Kështu kanë konfirmuar burimet e Bashkimit Evropian në Bruksel, duke thënë se janë duke bërë përgatitjet finale për agjendën e takimeve që Kurti do të ketë me përfaqësuesit e lartë të bllokut evropian.

Sipas të njëjtave burime, pritet që Kurti të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn, Përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Verhelyi.

Dialogu me Serbinë, përballja me pandeminë në Kosovë dhe ndihma që në këtë drejtim ofron BE-ja si dhe procesi i reformave, pritet të jenë tema kryesore të këtyre takimeve.

Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo ka bërë që në media të paraqiten edhe spekulime se do të mund të ketë takim Kurti-Vuçiq. Por, në BE thonë se “nuk janë në dijeni për një mundësi të tillë”.

Vuçiq pritet që më 26 dhe 27 prill t’i zhvillojë takimet në Bruksel, ndërkaq, Kurti një ditë më pas.

Që të dy do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Gjithsesi edhe bisedimet me kryeministrin Kurti edhe ato me presidentin Vuçiq, pritet të shfrytëzohen për të përgatitur terrenin për një takim të tyre për të shënuar vazhdimin e dialogut në nivelin e lartë. Takime të tilla nuk ka pasur qysh nga muaj shtator, kur në Bruksel ishin takuar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas birimeve diplomatike në Bruksel, BE-ja do të dëshironte që takimi i parë Kurti-Vuçiq të realizohet sa më shpejt, por realisht një takim i tillë pritet të ndodhë diku në muajin maj.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka filluar më 2011. Ky proces thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

blank

Gazetari investigativ publikon përgjimin- Drejtori i Kadastrës jep ‘direktivat’: Po i the 100 mijë vetëve s’të legalizohet u bënë ‘mish për top’ për palën tjetër, t’i mbajmë varur

TIRANË

Një audiopërgjim i drejtorit të Kadastrës, Artan Lame është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha ku dëgjohet të japë direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.

Në audio përgjimin, të cilin gazetari Hoxha e ka publikuar në facebook, Lame thotë se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur.

Sipas tij, qytetarëve që kanë 100 mijë dosjet e legalizime nuk u duhet thënë se do skualifikohen apo nuk u bëhet legalizimi pasi kthehen më pas me palën tjetër, prandaj duhet të mbahen varur.

Audio e zbardhur: 

‘’Është bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për procesin e legalizimeve në vijim.

Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen.

Të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim, atë, kur të rishihet legjislacioni.

I hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur duke sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhë, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtëpi, prapa kësaj të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh.

Millosheviçi ti thoj që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me Bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat, do iu thoja që ditën e parë pas zgjedhjeve do ju bëhen të gjithë legalizimit. Edhe iku ai, pra çfarë i intereson atij politika, ai do të shpëtojë shtëpinë.”– tha Lame.

blank

Lediana Fratari takim me të përndjekurit politikë – Do të jem zëri juaj! I bën thirrje rinisë: Bashkohuni me PD, Shqipëria e nesërme do të jetë më e mirë!

Lediana Fratari takim me të përndjekurit politikë: Do të jem zëri juaj dhe i çdo qytetari që kërkon të ndërtojë në Shqipëri një të ardhme më të mirë

 

blank

Ministri i KRS Hajrulla Çeku mirëpret kontributin e sopranos me famë botërore Inva Mula në skenat kosovare

voal.ch – Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka mirëpritur sopranon me famë botërore Inva Mula.

MKRS-së bën me dije vizitën e artistes të famshme Inva Mula e cila shprehu gatishmërinë e saj për të kontribuar në skënën kulturore kosovare.

Babai i divës shqiptare, i madhi Avni Mula ishte nga Gjoakova, kështu që Inva Mula me origjinë është gjakovare.

“Diva jonë mbarëshqiptare me modestinë, thjeshtësinë dhe qasjen e saj dashamirëse e uroi ministrin Çeku për postin e ri dhe e njoftoi për projektet e ndryshme të saj duke shprehur gatishmërinë të kontribojë në skenën kulturore kosovare”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte kënqësinë e veçantë të mirëpriste një nga personalitetet më të shquara të kulturës operistike shqiptare dhe botërore, zonjën Inva Mula.

Zonja Inva Mula e nderoi me praninë e saj Ministrin Hajrulla Çeku dhe një pjesë të kabinetit të tij, shefen e kabinetit Klodeta Krasniqi dhe këshilltarin për kulturë Liburn Jupolli në një vizitë spontane për të shprehur mbështetjen për punën e kësaj ministrie.

Inva Mula, figurë eklatante e sopranos koncertante me famë botërore dhe punë që shtrihet në shumë sfera stilistike, fituese e shumë çmimeve me profil operistik nga mosha e re, me nje bagazh përvoje pedagogjike e deri te prezenca e saj në kinematografi botërore, gjegjësisht në filmin e famshëm “Elementi i pestë”.

Diva jonë mbarëshqiptare me modestinë, thjeshtësinë dhe qasjen e saj dashamirëse e uroi ministrin Çeku për postin e ri dhe e njoftoi për projektet e ndryshme të saj duke shprehur gatishmërinë të kontribojë në skenën kulturore kosovare.

 

blank

blank

blank

Qeveria hesht për “kompromiset e vështira” me Serbinë

Luljeta Krasniqi – Veseli

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë në pushtet në Kosovë, konsiderojnë që dialogu me Serbinë duhet të ketë një rifillim, me parime të vendosura dhe të qarta.

Ky qëndrim vjen pas letrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kërkohet që Kosova të fokusohet në normalizimin e raporteve me Serbinë, drejt një marrëveshjeje përfundimtare, e cila kërkon fleksibilitet dhe kompromise të vështira.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me kërkesën e presidentit Biden.

Albert Krasniqi, hulumtues politikash në organizatën “Demokraci Plus”, vlerëson që Qeveria e Kosovës duhet të trajtojë me prioritet dialogun me Serbinë, pasi që nuk është një çështje që mund të neglizhohet.

Mimoza Kusari-Lila, shefe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, parti kjo e cila është në pushtet, tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të ketë një rifillim me parime të vendosura dhe sipas saj, për këtë proces duhet të ketë një unitet brenda spektrit politik të Kosovës.

“Është kompetencë e Qeverisë së Kosovës dhe së shpejti pritet që edhe qeveria të prezantojë qëndrimin e saj në raport me dialogun”, tha Kusari – Lila, duke shtuar se kuvendi bashkë me qeverinë, duhet që të arrijnë konsensus edhe me opozitën.

Qeveria po e zvarrit dialogun me Serbinë?

Lidhur me këtë deklaratë të Kusari-Lilës, Albert Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi për të rifilluar dialogun mund të jetë një përpjekje për të zvarritur edhe më tej si proces, por edhe duke kërkuar që të ndajë përgjegjësinë me partitë tjera.

Qeveria e Kosovës, shton Krasniqi, duhet të trajtojë me prioritet dialogun me Serbinë.

“Ky është një moment që duhet të synojmë që të mbyllim marrëveshjen përfundimtare me Serbinë edhe duke pasur në krye presidentin Biden, një mik të Kosovës”, thotë Krasniqi.

Ndërkaq, duke folur për fleksibilitetin dhe kompromiset që mund të bëjë Kosova në raport me arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, Krasniqi thotë se është e vështirë të përcaktohen vijat se ku mund Kosova të lëshojë pe në raport me atë çfarë ka pranuar deri tani, si është edhe Pakoja e Ahtisarit.

Por, sipas tij, pika më e nxehtë e kompromisit për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë është çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Tani, ajo që pritet të jetë presion më i madh në drejtim të Qeverisë së Kosovës është pranimi i Asociacionit. Ky është një rrezik potencial, i cili kanoset nga ky proces i dialogut, pasi që është një marrëveshje e arritur dhe na është përsëritur ndërmjet rreshtave që duhet të akomodohet ajo marrëveshje, qoftë duke bërë edhe ndryshime kushtetuese për të realizuar marrëveshjen siç ka qenë në fillim”, thotë Krasniqi.

Opozita kundër kompromiseve

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit të mbajtur më 20 prill, shefat e grupeve parlamentare të disa partive politike janë prononcuar në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke komentuar letrën e presidentit Biden.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të bëjë kompromis që do të cenonte funksionalizmin e saj.

“Në radhë të parë nuk besojmë asnjëherë që SHBA-ja do t’i kërkojë Kosovës të bëjë kompromise që cenojnë funksionalitetin e shtetit tonë. Koordinimi i ngushtë i institucioneve të Kosovës me SHBA-në e shohim si diçka të rëndësishme dhe diçka jetike për Kosovën”, tha Tahiri.

Ndërkaq Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se sa i përket kompromiseve, ato janë bërë në procesin e Ahtisarit dhe në procese të tjera dhe sipas tij, Kosova nuk ka çfarë kompromise të bëjë, përveç njohjes reciproke mes dy shteteve.

“Çështja e dialogut është çështje e qeverisë. Kërkesa jonë në radhë të parë është që qeveria të merret me menaxhimin e pandemisë dhe çështjet që lidhen drejtpërdrejt me sigurimin e vaksinave, që për neve është më e rëndësishmja”, tha Tahiri.

Në anën tjetër, presidentja Osmani përmes një shkrimi në Facebook është përqendruar në ndihmën që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë, veçanërisht për sigurimin e vaksinave. Megjithatë, Osmani nuk ka komentuar pjesën ku Biden përmend kompromiset që duhen bërë për procesin e normalizimit e raporteve me Serbinë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se pozicioni i kryeministrit, Albin Kurti, sa i përket dialogut, mbetet i pandryshuar.

Kryeziu më herët, për Radion Evropa e Lirë ka treguar për katër parimet që Kurti ka vendosur për dialogun: Të pranohet realiteti se Kosova është e pavarur; Serbia të pranojë të vërtetën për krimet që ka kryer; Kosova dhe Serbia të jenë palë të barabarta në dialog dhe parimi i katërt, që nga dialogu dhe marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

Gjatë dhjetë vjetëve të dialogut Kosovë-Serbi, besohet se janë arritur mbi 30 marrëveshje, ndonëse autoritetet në Prishtinë dhe në Beogradi, flasin me shifra të ndryshme për këto marrëveshje.

Në mesin e marrëveshjeve të arritura është edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për formimin e së cilës, tashmë ekziston kontesti ndërmjet vetë palëve që e kanë arritur atë.

blank

Media kryesore sllovene: Fitore bindëse e opozitës në Shqipëri

Media kryesore sllovene, Demokracija shkruan se opozita do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, transmeton Gazeta Express.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Shqipëri të dielën (25 prill).

Zgjedhjet do të jenë shumë të tensionuara, jo vetëm për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe pandemisë së virusit kinez Covid 19, por edhe për shkak të qeverisjes tetë vjeçare të Kryeministrit autokratik Edi Rama, partia e të cilit, PS kontrollon vendin në të gjitha nivelet – nga qeveria dhe parlamenti deri ne nivelin e bashkive, zbatimin e ligjit dhe “institucionet e pavarura”, shkruan mediumi slloven. Kjo është për shkak të legjislacionit të ndryshuar zgjedhor të zbatuar nga qeveria e Kryeministrit Rama. Sundimi autokratik dhe arrogant i Kryeministrit Rama, i kombinuar me nivele të larta korrupsionit dhe krimit, nuk e ka vendosur gjithashtu Shqipërinë në rrugën e duhur për të shkuar më pranë Bashkimit Evropian.

Por pas tetë vitesh në pushtet, popullariteti i Ramës dhe partisë së tij është shumë i ulët. Rezultatet e një sondazhi që përfshin katër parti kryesore: Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Rama, Partia Demokratike (PD) – Lulzim Basha, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – Monika Kryemadhi dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit (PSD) (e cila ka lidhje me krimin e organizuar dhe është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ) parashikon ndarjen vijuese të deputetëve në dymbëdhjetë zona elektorale:

Qarku Shkodër: PS 3, PD 6, LSI 1, PSD 1,

Qarku Kukës: PS 1, PD 2

Qarku Lezhë: PS 2, PD 3, LSI 2,

Qarku Dibër: PS 2, PD 3, LSI 1,

Qarku Tiranë: PS 16, PD 14, LSI 7, PSD 1,

Qarku i Durrësit: PS 6, PD 7, LSI 2,

Qarku Elbasan: PS 6, PD 6, LSI 2;

Qarku Korçë: PS 4, PD 4, LSI 3; ​​

Qarku Fier: PS 8, PD 5, LSI 3; ​​

Qarku Berat: PS 3, PD 2, LSI 2,

Qarku Vlorë: PS 7, PD 4, LSI 1,

Qarku Gjirokastër: PS 2, PD 1, LSI 1.

Siç tregojnë rezultatet e sondazhit, asnjë parti nuk do të marrë shumicën absolute, por ka një mundësi që partitë e opozitës PD e LSI të formojnë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.

blank

(Fotoreportazh) “Bouqet from Epidamn” -Buqetë nga Epidamn – Nga Qazim Kërtusha

“Bouqet from Epidamn” –

Ekspozitë në muzeun arkeologjik të Durrësit në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve.

Për nder të një grupi të madh artistësh që kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen e këtij muzeu duke qenë pjese në stafet e gërmimeve arkeologjike,

në sektorin e restaurimit, konservimit dhe të dokumentacionit fotografik , grafik si dhe në platformën e muzeut.

Pasioni dhe energjitë që dhanë për muzeun u shndërruan në frymëzim për krijimtarinë e tyre.

blank

blank blank

blank blank blank blank blank blank blank

 

 

blank

VOTA NUK SHITET Nga Kelmend Ahmetaj (Kelmend Keli Vuthaj)

 

Kështu matet karakteri dhe vlefta e njeriut.

Vota nuk shitet.

Me votë transmeton të ardhmen tate e të fëmijëve të tu.

Në se ti, prind e shet votën këtë do ta bëjnë edhe fëmiu jot.

Vota asht e çmuar.

 

___

Kelmend Ahmetaj, përndryshe: Kelmend Keli Vuthaj, është një ndër qindra djemtë ma të mirë të botës e kohës shqiptare, njeri i biznesit, i Shoqërisë Civile, me një fjalë të vetme: shqiptar i mirë. Njiherit dhe Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për krahinën e Plavë-Gucisë me rrethina.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend