VOAL

VOAL

Ermira Lefort ngre apelin: Mjaft është mjaft! Njerëzit vërtet në nevojë, po përjetojnë “një tjetër tërmet” shpirtëror !

December 29, 2019

Komentet

Ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare në Gjenevë të Zvicrës shkrimtari Kapllan Resuli

Ka vdekur shkrimtari Kapllan Resuli. Ai lindi në Ulqin më 8 gusht 1934 dhe u largua nga kjo botë më 11 gusht 2022.

Ka qenë ndër shkrimtarët e parë të Jugosllavisë së bashku me Adem Demaçin dhe Anton Pashkun. Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera. Ia internuan për njëzet vite deri më 1990 edhe familjen, bashkëshorten, djalin dhe vajzën.

Kapllan Resuli u diplomua në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkup në vitin 1958. Nga viti 1953 deri në vitin 1955 ishte kryeredaktor i revistës Iskra në Beograd dhe redaktor i revistës Flaka e Vllaznimit në Shkup. Nga viti 1956 deri në vitin 1959 punoi si mësues në Tetovë. Në vitin 1959 u dënua në Tetovë me dy vjet burg për “agjitacion politik”, të cilin e kreu në burgun e Idrizovës. Pas lirimit, ai u arratis në Shqipëri.

Nga viti 1963 deri në vitin 1970 Kapllan Resuli ishte mësues i historisë dhe letërsisë në Lushnjë. Në vitin 1965, Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë vlerësoi romanin e Kapllan Resulit Tradhtia si “romanin më të mirë në gjuhën shqipe të pasluftës”. Në vitin 1969 u diplomua në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, me temën e dialektit të Ulqinit.

Në vitin 1970 dënohet në Shqipëri me 43 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe “propagandë antiqeveritare” dhe burgoset në burgun e Burrelit. Në vitin 1990 ai u lirua para kohe dhe mori azil në Zvicër me mbështetjen e Amnesty International.

Prej kur doli në Zvicër, Kapllan Resuli filloi të mbante qendrime kontraverse kundër kulturës dhe identitetit shqiptar.

U nda nda jeta më 11 gusht në Gjenevë.

La pas vetes tre fëmijë, pasi pas martesës së dytë, ai pati edhe një djalë tjetër.

Do te prehet në Ulqin.

Intervistë e Kryetarit të LAPSH Avokat Liburn Mehmetaj tek RTK

Intervistë e Kryetarit të ri të LAPSH Avokat Liburn Mehmetaj tek RTK

Liburn Mehmetaj ka lindur më 1991 në Prishtinë dhe është rritur e  shkolluar në Zvicër. Prindërit e tij, Nexhmije dhe Nezir Mehmetaj, kanë ushtruar veprimtari 30-vjeçare në shkollën shqipe në kantonin Jura si dhe në nivel qendror në Zvicër.

Liburn Mehmetaj ushtron profesionin e avokatit që nga viti 2016 në Gjenevë dhe ka diplomuar në bachelor dhe master në Universitetin e Friburgut, si dhe ka përfunduar një master të dytë në Universitetin e Los Angeles-it (UCLA) me bursë të shtetit amerikan (Fulbright). Liburni është rritur në frymën e LAPSH-it, në përbërje nga “trekëndëshi pedagogjik” (nxënës, prind, dhe mësues), së pari si nxënës i shkollës shqipe, si djalë i mësueses së gjuhës shqipe në kantonin Jura, dhe tash si prind i një nxënëseje të shkollës shqipe në Gjenevë.

Në vitin 2018 LAPSH-i në Gjenevë ishte në gjendje kritike dhe Liburn Mehmetaj  i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga kryetari i atëhershëm. Liburni fillimisht pranoi të vazhdonte në cilësinë e sekretarit dhe pastaj kryetarit. Ai vazhdoi me reforma të ndryshme që janë treguar të suksesshme (rritje e numrit të nxënësve, digjitalizim i administratës, regjistrim i nxënësve përmes internetit, komunikim në rrjete sociale, faturim dhe kontabilitet të automatizuar, zhvillim i një aplikacioni mobil, ku mësimdhënësit mbajnë ditar elektronik, kanë listat e nxënësve për secilën klasë në mënyrë qendrore, kanë qasje automatike në kontaktet e prindërve më pak se 1 minutë pas regjistrimit, dhe i vejnë notat në fund të vitit në këtë aplikacion).

Për më tej Voal.ch ju fton që të ndiqni intervistën e Liburn Mehmetajt tek RTK.

 

“Një buqetë këngësh me aromë Shkodre” Këngëtarja Gentjana Tafili publikon albumin e saj të parë ! Nga Linda Kavaja

E kam të vështirë të gjej fjalët e duhura pasi që në këtë shkrim duhet të përmbledh punën kolosale të bërë me aq dashni nga Gentjana për albumin e saj të parë.

U deshën vite që kjo punë e bukur të finalizohej edhe të jetë tashme në duart e artdashësit Shkodran, e jo vetëm… Ajo çka është e sigurtë është se ky album përmban art të një cilësie “24 karat” !!!

Melosi shkodran është ruajtur i paprekur nga tendencat e modernizimit të tepruar , edhe është percjellë me kujdes në këngët e bukura edhe krejt origjinale, që ky album përmban.

E ka titulluar , “Ty me t’dasht” jo vetëm sepse kështu titullohet një nga këngët e albumit , por se titulli fsheh në vetëvete edhe shumë kuptime të tjera, që lidhen ngushtë me artisten .

Në këndvështrimin tim “Ty me t’dasht”, Gentjana i thotë sëpari këngës, së cilës i ka dedikuar shumë nga jeta e saj . Edhe që padiskutueshëm është pasioni i saj më i madh .

“Ty me t’dasht” i thote Shkodrës , djepit të kulturës që e rriti edhe e formoj me dashninë e të bukurës, estetikes, artit… E që aq shumë i mungon….

“Ty me t’dasht”, Gentjana i thotë edhe vendit ku jeton e punon prej vitesh edhe ku është rritur e formuar edhe artistikisht .

Ky tog i bukur fjalësh i referohet edhe dy prindërve të saj të mrekullueshem , nga të cilët u largua në moshë shumë të re.

Së fundmi “Ty me t’dasht”, ajo ia dedikon njeriut me të cilin ka ndarë vitet më të bukura të jetës, bashkëshortit të shtrenjtë, i cili e ka përkrahur gjithmonë në rrugëtimin e jetës.

Një buqetë këngësh me aromë Shkodre është ky album i cili vjen erë drandofilesh e zambakësh nga bahçet shkodrane edhe qëndron në piedestalin e artit të vërtetë shumë hijerëndë.

Nuk përzihet kurrësesi me komercialitetin e momentit edhe ashtu paster tingëllon bukur në çdo këngë që është pjesë e ketij albumi.

Emra të mëdhenj të muzikës Shqiptare, kompozitorë edhe orkestrues, por edhe tektshkrues të njohur i kanë dhënë këtij albumi vlera të plota e të patjetërsueshme.

“Shkodrës” titullohet kënga e parë e albumit, ajo që të uron një mirëseardhje në këtë qytet plot traditë. Shpesh i kanë kënduar qytetit të andrrës ,por e veçantë mbetet kjo këngë e Muzikantes edhe Pedagoges Eriona Rushiti.

Pas përkëdheljes që ofron kjo këngë e re, realizuar enkas për këtë album , zemrën ta ngroh “Margjelo” e Kolosit të muzikës Shqipëtare Prenke Jakova. Gentjana jo pa qëllim zgjodhi që këngët e reja të saj të alternohen me këngët e vjetra të muzikës Shkodrane. Kjo “Margjelo”, e orkestruar nga Muzikanti edhe Pedagogu Enis Mullaj vjen krejt natyrshëm përmes zërit të bukur të Gentës , e cila shpalos veç të tjerash me “Margjelon” edhe vlerat e vokalit te saj …

“Ty me t’dasht” titullohet dueti që Gentjana Tafili sjell sebashku me artistin e mirënjohur Leonard Guga. Me muziken e bukur plot romanticitet të Mjeshtrit të madh , Kompozitorit Zef Çoba dhe tekst të Mjeshtrit të madh Ramazan Çeka , kjo këngë ka premisa të mira për tu kthyer në një hit të bukur dashurie, plot ndjenjë e emocion.

Ashtu siç lulet rrinë bukur në një buqetë edhe kenget e ketij albumi ndërthuren bukur me njëra tjetrën .

“Pranvera filloi me ardhe” , “S’ka ma t’bukur se pranvera”, “Luleborë”, “Tash sa ditë e mot”, “Sot ka çilun o pranvera” , janë të gjitha këngë qytetare shkodrane të cilat janë përcjellë nga brezi në brez në këtë qytet , ku njerëzit kanë kënduar e defryer gjithmonë.

Por jo vetëm nostalgji, edhe një rikthim në kohë i perlave të muzikës tonë , por edhe shumë këngë të reja të cilat janë bërë enkas për këtë album. Janë këngë të cilat i këndojnë shumë çkaje në një mënyrë krejt të thjeshtë e shumë origjinale . “Liqeni andrrimtar” është një nga këto krijime të bukura . Si bashkëpunim mes dy Mjeshtave të mëdhenj , Kompozitorit Zef Çoba edhe tektshkruesit Ramazan Çeka , kënga sjell një dozë të madhe malli të atyre që janë mërguar larg… E ashtu si një pulëbardhë që ulet mbi liqen , edhe notat e bukura të Profesor Zefit lidhen natyrshëm me zërin e Gentjanës qe i këndon plot mall liqenit të qytetit të saj …

Në këtë album me bashkëpunetorin edhe mikun e saj në Zvicër, Muzikantin Rafael Lishi , Gentjana sjell një tjetër këngë të re .

“Me thuaj kur do vish” mban tekstin e Mjeshtrit të letrave shqipe Shkrimtarit të mirënjohur Agim Doçi .

Mes rritmeve të bukura e notave plot jetë , në këtë përmbledhje muzikore zë një vend të veçantë edhe dashuria . “Kam harru” titullohet balada e bukur e dashurisë që ka sot qindra e mija klikime në internet. Me tekst edhe muzikë nga Kompozitorja edhe Pedagogia Erjona Rushiti , kjo baladë i këndon bukur dashurisë.

E fundit , por jo nga rëndësia , nuk harroj të përmend një tjetër këngë të re të këtij albumi. “ Nanë e dashtun” me muzikë të kompozitorit Ilir Zoga edhe tekst të Nesti Gjonit , kjo këngë i dedikohet qenies më të shtrenjtë në botë nënës. E dashtun nga fillimi në fund , kjo këngë mbështjelll si një aureole këngëtaren e cila me gjithë zemer i kendon të shtrenjtës nënës së saj…
Për të gjitha këto krijime të reja , por edhe këngët qytetare të risjella pas në vite kanë punuar mjeshtrat e muzikës Shpetim Saraçi, Ilir Zoga edhe Enis Mullaj , duke i dhënë albumit një tjetër vlerë.

Jam e lumtur që e kam marrë ndër të parët në duar këtë album , por më shumë më lumturon fakti se jam njohur shumë herët me këto këngë të bukura , të cilat kemi pasur fatin ti shoqërojmë edhe me klipe . Gentjana na ka besuar realizimin filmik të tyre, të cilin me shumë dëshirë e kemi realizuar . Maison Kavaja , Mjeshtri i kameras edhe fotografisë , ka realizuar deri tani 5 klipe te bukura të këngëve të Gentës… Nga ky album të shoqëruara me klipe janë këngët : “ Shkodrës” , “Margjelo” , “Kam harru” dhe shumë shpejt bashkë me albumin publiku do të njihet edhe me klipin e këngës

“Liqeni andrrimtar”, e cila gjithashtu jam e bindur se do të pëlqehet shumë… Të tjera këngë po punojmë që ti sjellim me klipe të bukura , që publiku të ketë mundësi ti shijojë në çdo moment.

Sëfundmi dua të ju them me shumë sinqeritet se kjo buqetë e bukur këngësh , tingëllon e gjitha shqip. Bukur e pastër me gjuhën tonë të dlirë. E Genta ja ka shtuar vlerat vetes , duke e ruajtur këtë element të paprekur me shume kujdes… S’më mbetet gjë tjetër veçse ti uroj suksese në këtë realizim të bukur , i cili na gëzon pafund edhe na bën të gjithëve të ndihemi krenarë…

Faleminderit Genta!

 

Linda Kavaja
Korrik 2022

 

Me gjithë vështirësitë që i solli pandemia Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës e mbyll vitin akademik me rezultate të kënaqshme

Fundjavën e kaluar në sallën e festave dhe ngjarjeve kulturore  Aire të komunës Vernier të Gjenevës,  janë tubuar  prindër, nxënës, mësimdhënës dhe arsimdashës të  shumtë të shkollës shqipe jo vetëm nga Gjeneva, por edhe nga kantone të tjera të Zvicrës.
Kësaj ngjarje i ka paraprirë edhe një Kuvend vjetor pune me prezantim dokumentesh dhe analizash nga kryetari  i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër zoti Liburn Mehmetaj.
Mehmetaj një i rinj  punëtor dhe i palodhshëm studimet e nivelit Master  në fushën e Jurisprudencës i ka përfunduar me mjaft sukses në Universitetin e Gjenevës.
Ai krahas punës si Avokat duke parë rënien drastike të numrit të nxënësve  dhe mosinteresimin e prindërve për përfshirjen e fëmijëve të tyre në Shkollën Shqipe, me 2014 do të jetë përkrah kolegut të tij Gëzim Nexhmedin Ilazi,i cili në këtë periudhë ishte në krye të LAPSH-it në Gjenevë.
Angazhimi i ish-nxënësve të kësaj shkolle tani ekspertë fushash të ndryshme ngjallë shpresën dhe  rrit optimizmin për ditë më të mira.
Kjo u vërejt edhe në këtë Kuvend ku gjithçka para të pranishmeve u prezantua deri në detaje duke u dhënë  si shtesë edhe sqarimet e duhura .
Për dallim nga e kaluara regjistrimi i fëmijëve në Shkollën Shqipe të Mësimit  Plotësues në Zvicër, prej tash e tutje mund të bëhet në çdo kohë me metodën online.
Me të përfunduar punimet e  Kuvendit në skenë u ngjitën mësues e nxënës të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Gjenevë.
Me fjalë të thurura  bukur mirëseardhje dhe falënderim nga zemra për prezencën kaq të madhe të gjithëve u  ka shprehur zonja Brikena Qafa Osmani, Dr. në  Sociologji dhe Antropologji Sociale.
Zonja, Qafa-Osmani nga janari i vitit 2018 është e angazhuar si mësuese në Shkollën  Shqipe të Gjenevës, ku jep kontribut të jashtëzakonshëm si në shtim të  numrit të nxënësve ashtu edhe në rritje të cilësisë në leksione.
Ndërkaq, përmbajtjen  e skemës programore e shpalosën nxënësit e kësaj shkolle Eliza Jahiu dhe Ervin Halili, ky i fundit me baba shqiptar e nënë gjenevase.
Ervini me të folmen e tij të rrjedhshme në Gjuhën shqipe na impresionoi të gjithëve, duke dhënë shembullin që mësuesit e mirë orën e mësimit e kthejnë në kopsht bilbilash.
Këta fëmijë me fytyra të buzëqeshura dhe të veshur bukur i ngjanin një nate vere me yje .
Ata të hareshëm dhe me besim të plotë në vetvete deklamuan vargje të përzgjedhura të rilindësve tanë.
Me zërin prej bilbili kënduan edhe këngë mbi Atdheun, Flamurin ,Alfabetin dhe Heronjtë tanë duke filluar nga kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti- SKËLNDERBEU, e deri tek legjendarët Adem Jashari e Zahir Pajazti.
Si dëshmi për frekuentimin dhe rezultatin në Shkollën Shqipe me Mësim Plotësues të Gjenevës, secili nga nxënësit u pajis me dëftesë. Kurse për më të dalluarit zoti Mehmetaj ,ndau edhe mirënjohje.

Pa ashtu u lavdërua edhe puna e mësueseve: Hyrije Kurteshi, Brikena Qafa-Osmani, Fatime Bllaca, Lumnije Emini, Hana Bilalli dhe ajo e kolegut të tyre Alban Kryeziu.
Puna e gati tri dekadave u kurorëzua edhe me promovimin e Monografisë “Shkolla Shqipe në Gjenevë” e autorit Agim Paçarizi, pedagog me dyzet vite pune në Shkollat e Kosovës dhe në atë të Gjenevës.
Kontributi i zotit Agim Paçarizi dhënë ndër vite shkollës shqipe në Gjenevë, u shpërblye me mirënjohje nga z.Mehmetaj, kryetar i LAPSH-it, në nivelin Qendror dhe në atë të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.
Po ashtu familjarë, miq e kolegë duke vlerësuar angazhimin e Paçarizit,si mësimdhënës dhe udhëheqës të LAPSH-it, në Gjenevë ndanë tufa lulesh .


Monografia mbi Shkollën Shqipe në Gjenevë, përveç disa ekzemplarësh që iu ndanë mësuesve dhe mësueseve me të cilët autori Agim Paçarizi,ndau të mirën dhe të keqen, iu dha si donacion LAPSH-it të Gjenevës.
Në këtë jubile me rëndësi jetike për shqiptarët në mërgim prezantuan edhe Abas Fejzullahu, Hamzë Morina, Nezir e Nexhmije Mehmetaj, që me  angazhimin e tyre të pashoq ndihmuan në hapjen dhe shtimin e shkollave shqipe në çdo cep të Zvicrës.
Të pranishëm ishin edhe veprimtarët e hershëm Saim Tahiraj, themelues dhe kryetar i shoqatës bamirëse “Sali Çeku” me seli në Zvicër, si dhe aktivistët Sami Dërmaku, Jakup Emini, Bislim Hoxha, Salih Salihu, Shani Zekolli dhe ish-mësuesit e viteve të 90-ta, Albana Krasniqi-Malaj, Teuta Zekolli dhe Arif Ejupi.
Mehmetaj, veçmas shprehi mirënjohje dhe konsideratë të lartë për të gjithë ata që me donacione të rregullta po ndihmojnë në profilizimin dhe ecjen përpara të Shkollës  Shqipe të Mësimit Plotësues në Gjenevë.
Dashurinë për Shkollën Shqipe në Gjenevë tash sa vjet duke derdhur mjete në xhirollogari të saj janë duke e treguar vëllezërit Azem e Ajet Hyseni, pronarë të ndërmarrjes “Hyseni Construction SA”
Ata me familjet e tyre ishin prezent edhe në festën e sotme. Si çdoherë modest e fjalë pak mendojnë që bashkëpunimi me zotin Mehmetaj është i mundshëm, ngase ai e vlerëson drejt kontributin e gjithsecilit.
Edhe pse jo profitabil sikur dikur mbarëvajtjen e këtij mësimi e ndihmon me donacione të kohëpaskohshme edhe zoti Milazim Maliqi, pronar i një pike pijesh  të verës së Rahovecit në Gjenevë të Zvicrës.
Fjalë mirënjohje u thanë edhe për institucionet e Republikës dhe Kantonit të Gjenevës,të cilat që nga fillimet e para të kësaj shkolle  na kanë mbështetur parezervë.
Se vërtetë shqiptarët janë mirënjohës dhe mosharrues  ndaj çdo të mire flet edhe gjesti i vëllezërve Artan dhe Astrit Dula nga Polluzha e Rahovecit, pronarë të  restorantit “Le Bistro” në Gjenevë, të cilët nga dëshira për ta nderuar ish-mësuesin e tyre të dikurshëm Hamzë Morina, shtruan drekë, për te dhe miqtë e tij, Agim Paçarizi, Abas Fejzullahu, Saim Tahiraj, Arif Ejupi, Bislim Hoxha dhe Flamur Paçarizi.

Nga ky solemnitet që shënoi përfundimin me sukses të këtij viti shkollor doli mesazhi që nga të gjithë ne të ndihmohet  dhe të motivohet për punë Z. Liburn Mehmetaj, kryetar i LAPSH-it, në Zvicër dhe Gjenevë.
Në rast dështimi apo mospërkrahje ashiqare do të vërehet se vetë ne me vetëdije apo pa te, ua kemi vënë kazmën themeleve të kësaj vatre të diturisë, që vetëm nëpërmjet saj mund t’i shpëtojmë fëmijët tanë nga asimilimi.
Përpjekjet për t’i fajësuar të tjerët do të jenë të kota dhe qesharake, kur dihet që Zvicra, si vend mikpritës dhe pioniere e respektimit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të gjitha komuniteteve të botës ua ofron mundësinë e ruajtjes së trashëgimisë së tyre etnokulturore dhe historike.
ARIF EJUPI

BEFASI PËR TË MIRË NË KUVENDIN E LAPSH NË KANTONIN E GJENEVËS Nga ABAS FEJZULLAHI

 

 

Në hapësirat e Salle des Fêtes d’Aïre Ch. Du Grand-Champ 11, 1219 Aïre në Gjenevë më, 4 qershor 2022, pikërisht në ora 14:00, nisi punimet Kuvendi i LAPSH, sipas FTESËS e cila në përmbajtjen e saj përfshinte Rendin e ditës e që ishte bërë publike më parë, për pjesëmarrjen e anëtarëve të LAPSH për Kanotonin e Gjenevës dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë në nivel të LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër.

Pamje nga Kuvendi

Pjesëmarrja në këtë kuvend ishte një befasi e këndëshme që Kuvendi fillo dhe përfundoi punimet saksisht sipas kohës së parapar sipas programit e Rendit të ditës. Këtë mënyrë të organizimit ua kisha dëshiruar të gjitha kantoneve tjera nëZvicër me qenë të përpiktë në kohë lidhur me organizimet që të fillojnë me kohë siç shkruajn në Ftesa e lajmërime të shpërndara.

Liburn Mehmetaj, Kryetar i LAPSH për kantonin e Gjenevës dhe i LAPSH për Zvicër, paraqiti në Kuvend para të pranishmëve në mënyrë mjaft konkrete me fjalë e foto pamje dhe dëshmi punën e bërë në LAPSH në Gjenevë , ku mes tjerash dhkurtimisht trgoi ballafaqimet me vështërsit dhe sukseset e arritura tue paraqitur edhe dëshiren për ndryshme dhe jetësimin e qëllimeve të caktuara për punë dhe organizim sa më të mirënë të ardhmen.

Paraqitja e një Produkti të ri (Aaplikacioni) me të dhëna e dëshmi për punën dhe dokumentacionin e LAPSH në Gjenevë, ku edhe institucionet tjera arsimore të bashkësive tjera nëse tregojn interesim për ta blerë dhe nëse ky Produkt (Aplikacion) do të Ju shitet të interesuarëve siç e theksoi gjatë shpjegimit që bëri kryetari Liburn Mehmetaj, do të ket edhe përfitime materiale në llogari të LAPSH.

 

Në vijim të dhënat për Produktin (Aplikacionin) marrur nga programi i paraqitur në Kuvend më 4, qershor 2022.

“Aplikacion mobil Kryetari i LAPSH-së në Gjenevë ka krijuar një aplikacion mobil i cili lehtëson shumë menaxhimin e studentëve. Kur prindërit regjistrojnë fëmijën e tyre në faqen e internetit www.lapshgeneve.com, të dhënat e regjistrimit gjenerohen automatikisht në aplikacionin mobil, dhe çdo mësues mund t’i shohë nxënësit në aplikacion një minutë pas regjistrimit. Aplikacioni i lejon mësimdhënësit që të kenë qasje në numrat e telefonit të secilit prind, në çdo kohë (për shembull në rast emergjence). Mësimdhënësi regjistron ditarin dhe mungesat në aplikacion, por edhe notat në fund të vitit. Kjo ia mundëson Kryesisë të gjurmojë mungesat e përsëritura dhe gjithashtu të dërgojë notat që do të shënohen në librezën shkollore në një mënyrë të automatizuar dhe dixhitale. Mësuesit mund të çregjistrojnë një nxënës dhe të përditësojnë informatat si klasa dhe kontaktet e mësuesit në shkollën publike. Mësuesit mund të shënojnë edhe përshkrimin e mësimit për çdo orë shkollore.”

Foto Dëshmi:

Pas punimeve të Kuvendit që përfunduan brenda 35 minutave programi vazhdoi me festën e nxënësve për fund vitin shkollor 2021-2022.

Programi kulturor i përgatitur me nxënës kënaqen pjesëmarrësit me këngët e kënduara kushtuar, diturisë, atdheut, prindërve gjyshërve që si shenjë falënderimi morën shumë duartrokitje për programin e qfaqur me mjaft sukses.

Pas përfundimit të programit kulturor të nxënësve programi vazhdoi me përurimin e librit Monografikë “Shkolla Shqipe në Gjenevë” të z. Agim Paçarizit, ku z. Liburn Mehmetaj, kryetar i LAPSH mes tjerash falënderoi z. Agim Paçarizi për punën e bërë si udhëheqës i LAPSH në kantonin e Gjenevës për shumë vite, veteran i arsimit dhe anëtar nderi i LAPSH në Gjenevëpër me Monografinë si dhuratë me shumë vëlerë për LAPSH si dhe për faljen e një numër të caktuar të librave për t’i shitur LAPSH me çmimin që vet e përcakton dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e librave shkojn në llogarinë e LAPSH si ndihmesë për institucionin arsimor ku edhe vet ka vepruar e ndihmon edhe pas pensionimit.

 

Disa foto nga përurimi i librit Monografikë “Shkolla Shqipe në Gjenevë” të z. Agim Paçarizit


Monografia mbi Veprimtarinë e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Gjenevë, libër që kujton përpjekjet dhe sakrificën e brezave në ruajtjen e Gjuhës dhe Kulturës Sonë

Shqiptarët edhe pse populli më i lashtë i Gadishullit Ballkanik, asnjëherë nuk janë ndjerë të qetë në trojet e veta të mileniumeve.

Ata mbi pesë shekuj kanë provuar shtypjen dhe mohimin e të drejtave të tyre elementare nga Perandoria Otomane.

Me gjithë pengesat dhe trysnitë e vazhdueshme të armiqve ata më 28 Nëntor të vitit1912, arrijnë që në Valonë (Vlora e sotme)të krijojnë shtetin e tyre.

Kur tamam nisi vënia e themeleve të këtij shteti njëfarë Mbretërie Serbe e degjeneruar dhe e udhëhequr nga kriminelë ordiner fillon pushtimin e tokave pellasgo-ilire.

Kjofarë Mbretërie detyrë vetes ia kishte dhënë shfarosjen e shqiptarëve dhe popullimin e trojeve të tyre me sllavë.

Gjatë dy Luftërave Ballkanike Serbia,ndaj shqiptarëve kryen gjenocid të paparë.

Politikë e ngjashme zbatohet edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm në vitin 1945,nga çetnikë e partizanë serbo-malazezë u vranë dhe masakruan mbi 55-mijë shqiptarë etnik.

Ata të pa status dhe të drejta në tokat e tyre, dhe të ekspozuar përpara një gjenocidi që nuk e njeh historia, detyrohen të migrojnë në të gjitha vendet e globit.

Shpresa dhe këmbëngulja e tyre që një ditë do ta ribëjnë Shqipërinë Natyrale, edhe pse në dhé të huaji i shtynë që me zellin më të madh të punojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre.
Nëse në një vend ishin edhe dhjetë shqiptarë të mërguar bënin përpjekje për hapjen e ndonjë shoqërie apo klubi kulturor.

Këtë e dëshmojnë edhe dhjetëra klube e shoqata të krijuara nga shqiptarët në Amerikë, Evropë, Azi, Afrikë e deri në Zelandë të Re, gjatë dy shekujve të kaluar.

Në prag të shekullit të njëzetenjë një fat si ky do t’u imponohet prapë shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës Lindore dhe atyre të Malit të Zi.

Ata nën dhunë dhe represion degdisën nëpër botë. Kurse shumica e atyre që Atdheun vendosin ta mbrojë edhe me kokë vriten dhe masakrohen nga regjimi kriminal i Serbisë.

Intelektualë dhe Atdhetarë të shpërndarë në të gjitha anët e botës sikur kujtojnë thënien emblematike të rilindësit tanë Papa Kristo Negovani, ”Shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb, po të mos kemi shkronjat shqip, dituria e kombeve të tjera do të na mbysë, nuk do të dëgjohet më fjala shqiptar e shqip”

Shqiptarët të shpërndarë në Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi e Zelandë të Re, kanë jetësuar porosinë e Negovanit, duke hapur Shkolla Shqipe të Mësimit Plotësues në të gjitha vendet, ku jetojnë dhe veprojnë.

Kuptohet që një punë e tillë kërkonte kohë e angazhim,por duhet të jemi të sinqertë që tani rrethanat për të vepruar ishin shumë më të lehta dhe më të favorshme, se ato në të cilat vepronin gjeneratat përpara nesh.

Të përndjekurit e viteve të 80-ta,përcilleshin çdo hapë nga UDB-ja jugosllave dhe zagarët e saj.
Më 17 janar të vitit 1982 në Unterguppenbach të Gjermanisë,me një atentat nga më të pistët UDB-ja jugosllave organizatë tipike terroriste vret tre ideologët e Lëvizjes sonë për çlirimin e viseve shqiptare Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe bashkëveprimtarin e tyre Kadri Zeka.

Kurse më 5 maj të vitit 1985 në krye të detyrës në burgun e Beogradit,mbytet me tortura shtazarake Zija Shemsiu, dhe burgoset bashkëveprimtari i tij Sami Kurteshi,i cili vuan vite të shumta burgimi në kazamatet jugosllave.

Përkundër dhunës dhe terrorit edhe pse në kushte tepër të rënda si në Zvicër, Gjermani, Belgjikë etj,u krijuan klube dhe shoqata të cilat fuqishëm kundërshtuan okupimin e Kosovës nga sllavo-komunistët.

Me çlirimin Kosovës dhe demokratizimin e shtetit tonë amë Shqipërisë,disa intelektualë e mësimdhënës të fushave të ndryshme kanë nisur punën në shkrimin e librave dhe monografive.

Nëpërmjet këtyre librave plotësohen arkivat e shtetit tonë, dhe brezat në ardhje mësojnë të vërtetën mbi sakrificën e atyre që vepruan jashtë atdheut, pa takuar prindër e fëmijë të tyre për vite e dekada.

Pas një pune gati dyvjeçare dritën e botimit e sheh edhe monografia “Shkolla Shqipe në Gjenevë” e autorit Agim Demir Paçarizi.

Libri është shtypur katër-pesë ditë para ndërrimit të moteve në Shtëpinë Botuese“Lena-Grafik”të Prishtinës.

Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në Kosovë dhe Diasporë,duke e pasur në duar dorëshkrimin e këtij libri para se të botohet thotë ”Kjo monografi është hartuar ex-novo pa u kopjuar asgjë nga ato më të hershmet.

Sipas, z.Fejzullahu gjithçka në këtë monografi është pasqyruar në mënyrë të drejtë dhe reale.
Madje,ai përshtypjet e tij rreth këtij libri i shpreh edhe nëpërmjet një artikulli mjaft përmbajtjesor në gazeta e portale si: “Voice of Albanians” të krijuesve të njohur Skënder dhe Elida Buçpapaj, në “Bota Sot” “Shkodër.net”etj.

Vlerësim kritikë kësaj monografie i bën edhe Jusuf M.Bytyçi. Ai punën e Paçarizit e cilëson si një vlerë të veçantë për brezat si në Kosovë ashtu dhe Diasporë.

Po ashtu lexuesi me të marrë në duar librin do të bindet për punën serioze të pedagogut të shumë brezave Agim Demir Paçarizi.

Paçarizi si në Kosovë ashtu edhe në mërgim punën e mësimdhënësit e ka kryer me dashuri dhe përkushtim të madh, gati dyzetvjet.

Në këtë monografi me diku 15-të kapituj e nënkapituj përfshihen të gjithë ata që kontribuuan qoftë në organizim, mësimdhënie apo edhe dhënie donacionesh, në dobi të kësaj shkolle.

Iniciativa për çeljen e një shkolle të pavarur me mësim në gjuhën shqipe në Gjenevë, doli në pranverë të vitit 1987,nga mërgimtarët e hershëm si:Xhafer Shatri, Kadri Abdullahu, Shyqeri Ukshini, Adem Islami, Sami Tusha, Jakup Halimi, Selman Kllokoqi, Ejup Ahmeti, Elfi Agushi, Sami Dërmaku, Aqif Januzi, Ilaz Bajrami, Shabi Hajdini, Muharrem Zymeri, Gafurr Çalaj, Ymer Cacaj, Miftar Abdullahu, Muhabi Latifi, Avdi Veseli, Enver e Rabije Abdullahu etj.

Ky grup iniciues nën udhëheqjen e z.Xhafer Shatri, organizoi një mbledhje në banesën e veprimtarit të njohur të këtij kantoni Selman Kllokoqi.

Pas këtij takimiu caktua grupi punues prej 8 vetave,që detyrë kishte regjistrimin e saktë të fëmijëve tanë mërgimtarë dhe moshën e tyre, me të drejtë të përfshirjes në shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Me të përfunduar regjistrimi si nevojë urgjente u shfaq gjetja e pikave ku mund të zhvillohej ky mësim.

Adresë e parë e përkrahjes rreth këtij problemi mjaft serioz do të jetë “Centre Social Protestant”në Gjenevë.

Në këtë qendër më tepër të karakterit bamirës mërgimtarët tanë do ta kenë edhe përkrahjen e parezervë të mikut tonë të madh Ueli Leuenberger.

Ai plot pesëdhjetë vjet ishte kryeprotagonist i organizimeve tona në Zvicër. Veç kësaj Leuenberger, u shqua si mbrojtës i çështjes shqiptare edhe në Parlamentin e Zvicrës.

Të gjithë i dimë reagimet e tij të fuqishme kundër grupeve ksenofobe. Ato me postim afishesh në vende publike i etiketonin dhe fyenin shqiptarët me lloj-lloj termash përçmues.

Qëllimi ishte që të pengohet vendosja e tyre në Zvicër. Dyshohet që këto grupe ekstremistësh ishin të manipuluara nga lobi serbë, që jepte shuma të majme të hollash për t’i diskredituar shqiptarët, e përndjekur me dhunë nga regjimi fashist i Serbisë.

Leuenberger luftëtar i pakompromis në mbrojtjen e të drejtavedhe lirive të popujve të shtypur jo që mbërrin me fitua këtë betejë, por më 14 maj të vitit 1996, në zemër të Gjenevës,hap Universitetin Popullor Shqiptar.

Prej këtij momenti mërgimtarët shqiptarë të të gjitha viseve tona janë me një qendër të rëndësishme kulturore, ku mund t’i zhvillojnë të gjitha aktivitetet e tyre.

Ambientet e kësaj qendre krijojnë mundësi për punë cilësore dhe hapje të pikave të tjera të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në të gjitha komunat e Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Pikërisht më 1996, edhe shkolla me mësim plotësues në Gjuhën shqipe do ta ketë kulmin e arritjeve të saj.

Nëpërmjet një konkursi të rregullt të shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës,të datës 10 gusht 1996,të gjithë mësimdhënësit e shkollës me mësim plotësues në Gjuhën shqipe në Zvicër, përzgjidhen me kualifikime përkatëse.

Ndërkaq, arka e këtij Asociacioni Arsimor ku kohë pas kohe kontribuonin me mjete prindërit si:Nehat Fera, Halil Halili, Xhafer Shatri, Muharrem Lutfiu, Zijadin Abdullahu, Shaban Limani, Sami Arifi, Miftar Abdullahu, Hevzi Kryeziu, Kadri Abdullahu, Qamil Aliti, Avdi Veseli, Azem Azemi, Ali Hetemi, Dalip Hajdini, Kadri Ajeti, Islam Demiri, Ismet Kadriu, Muhabi Latifi, Muhamet Ajeti, Nazmi Jashari, Nebih Bllaca, etj menaxhohet në mënyrë të përpiktë dhe profesionale nga atdhetari i njohur Jakup Halimi.

Bashkëpunimi i Shkollës së Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe,edhe gjatë kësaj periudhe me Departamentin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Gjenevës, ishte në nivel të duhur.

Këtë e dëshmon edhe ky vërtetim i nxënëses Shqipe Agushi,ku shihet bartja e notës nga Mësimi Plotësues i Gjuhës shqipe,në atë të rregullt në Gjuhën frënge.

 

Edhe pse puna zhvillohej në baza vullnetare bartës të aktivitetit në shumë fusha janë mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle.

Sidomos një grup nxënësish prej dhjetë vetave të prirë nga koreografi ynë i mirënjohur Xhemali Berisha, me paraqitet e tyre të shkëlqyera do ta begatojnë shumëllojshmërinë kulturore jo vetëm brenda komunitetit tonë, por në tërë Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.
Punën e prezantueses së programeve dhe deklamimin e vargjeve më me vlera të autorëve tanë do ta bëjë vite me radhë nxënësja shembullore e kësaj shkolle Artë Hevzi Kryeziu.

I entuziazmuar nga suksesi i mësimdhënësve dhe fëmijëve tanë në Diasporë,Dr.Ibrahim Rugova, president i Republikës së Kosovës,në një nga mbledhjet e mbajtura në Prishtinë, publikisht e pati falënderuar ministrin e Arsimit në ekzil, prof.dr.Muhamet Bicaj.

Ai në bashkëpunim më kryetarët e LAPSH-it, në vendet e Perëndimit,pati arritur nivel të kënaqshëm të mbarëvajtjes së këtij mësimi.

Në anën tjetër aktivitetin jashtë shkollor të gjithë nxënësit e shkollës shqipe, me prirje në futboll e zhvillonin në Klubin Futbollistik F.C.”Kosova”të Gjenevës, krenari jona e përhershme.
Paçarizi duke qenë në rrjedhën e këtyre zhvillimeve arrin që me dokumente e shifra të regjistrojë çdo gjë, që ka të bëjë me shkollën e mësimit plotësues të Gjuhës shqipe në Gjenevë.
Libri me rreth 260 faqe përfshin edhe autobiografitë e pjesës dërmuese të mësimdhënësve.

Me kusht që të iket prej çdo censure dhe lëshimi të rastësishëm jetëshkrimet janëtë shkruara nga vetë mësuesit e shkollës së mësimit plotësues të Gjuhës shqipe,në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.

Sipas z.Paçarizi kjo monografi do të ishte edhe më e vëllimshme sikur thirrjes për bashkëpunim t’i përgjigjeshin edhe disa nga ish-mësuesit e kësaj shkolle.

Ata edhe pse të kontaktuar nga ai pa dhënë asnjë sqarim kanë refuzuar bashkëpunimin.
Megjithatë, ai s’është dekurajuar në asnjë mënyrë, por ka vazhduar me projektin e veprës deri në realizimin e saj.

Kapitull në vete në këtë libër është edhe bashkëpunimi i kësaj shkolle me Departamentin për Arsim Shkencë e Kulturë të Gjenevës.

Paçarizi duke shprehur mirënjohje të lartë ndaj autoriteteve dhe institucioneve të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës,përmend emra të shumtë personalitetesh dhe individësh që janë krah i fuqishëm i shkollës shqipe.

Mirëpo,në një shkrim si ky është e pamundur të theksohen,sepse lista e tyre është shumë e gjatë.

Duhet potencuar që Shkolla me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe në Gjenevë, është nga të parat në Zvicër, që ndihmohet financiarisht nga Departamenti i Arsimit të kësaj Republike dhe Kantoni.

Gjatë rrugëtimit tridhjetëvjeçar kjo shkollë është ndeshur edhe me vështirësi të shumta.
Atëherë kur është menduar ngritja e nivelit të saj ka pasur rënie drastike të numrit të nxënësve, dhe dorëheqje nga puna të mësimdhënësve të kualifikuar.

Ata që për vite të tëra kanë punuar vullnetarisht tani për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë mundur ta vazhdojnë këtë mision të shenjtë. Disa edhe kanë pasur detyrime ndaj vendit të tyre të rregullt të punës.

Deri tek kjo mbase ka ardhur edhe si pasojë e mosinteresimit të qeverive tona në Kosovë e Shqipëri, të cilat përveç premtimeve pak kanë arritur të bëjnë në dobi të këtij mësimi.

Vendet e tjera si Italia, Spanja, Portugalia etj, këtë mësim e kanë dukshëm më të avancuar.
Komunitetet e këtyre vendeve me qëndrim në Zvicër,janë të mbështetura drejtpërsëdrejti si me kuadro ashtu edhe me mjete nga qeveritë e tyre.

Shkolla me Mësim Plotësues në Gjuhën shqipe në Gjenevë,pa u analizuar asnjëherë shkaqet ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet sidomos pas vitit 2000.

Në mënyrë që të mos vije deri te mbyllja e saj, angazhohen disa individë si:Agim Paçarizi, Faruk Osmani, Albanë Krasniqi-Malaj, Januz Salihu, Faruk Bllaca, Drita Veshi, Avdyl Hamza, Rasim Zeqiri, Hajrush Sadiku, Qemajl Neziri, Ali Mehmeti, Mirishahe Limani-Hiler, Idriz Zeqiraj, Jakup Emini, Rifat Haxhiaj, Fadil Avdiu, Ismet Kurteshi, Nexhmedin Ilazi, Nasuf Nuhiu,etj.

Kjo çetë e tërë arsimdashësish me të gjitha mjetet vihet në ruajtjen dhe vazhdimin e këtij mësimi.

Me të konsoliduar kryesia ata angazhojnë disa mësues e mësuese edhe pse jo të gjithë me përgatitje adekuate në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë.

Në këtë drejtim dallohen edhe ish-nxënësit e kësaj shkolle Gëzim Nexmedin Ilazi, Aulona Lila-Bislimi dhe Liburn Mehmetaj.

Ata në kohë krize nga më të rëndat udhëheqin Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë“Naim Frashëri”të Gjenevës.

Gjithashtu në kryesitë e më hershme të kësaj shoqate kanë kontribuar edhe ish-nxënëset e kësaj shkolle Artë Hevzi Kryeziu, Arjetë Adem Çerkini, Valdete Abdullahu-Sopi, Xhevrie Faruk Osmani, Vjosa Gërvalla etj.

Kurse ndihmë të rregullt në xhirollogaritë e kësaj shkolle kanë ndarë vëllezërit, Azem e Ajet Hyseni, pronarë të ndërmarrjes “Hyseni Constructions SA” me vendndodhje në Gjenevë.

Në rast festash e jubilesh të ndryshme kanë ndihmuar edhe mërgimtarët tanë si:Milazim Maliqi, Krist Veseli, Arsim Hyseni, Besnik Ajeti etj.

Të gjithë të interesuarve u sugjerojmë leximin e kësaj Monografie, sepse në te gjithçka është trajtuar objektivisht dhe me korrektësi.

Monografia përmban edhe parathënien në gjuhët:shqip, frëngjisht dhe gjermanisht.

Po ashtu lexuesi brenda kopertinave të librit do t’igjejë edhe disa rreshta mbi jetën dhe veprën e autorit Agim D.Paçarizi.

Krijuesit të kësaj monografie i dëshirojmë nxjerrjen në dritë edhe të ndonjë libri tjetër të kësaj natyre, sepse vetëm kështu plotësohen vakuumet në shumë disiplina të gjuhës dhe historisë sonë, sa të dhimbshme aq edhe krenare!

ARIF EJUPI

Në sytë dhe në zemrat e fëmijëve shqiptarë Nga Nexhmije Mehmetaj

Fotot nga Besarta Mehmetaj

 

Të shtunën, më 4 qershor 2022, në një mjedis të bukur në Aire, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë zhvilloi aktivitet të pasur me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2021-2022, të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Kur hyra në fillim mendova se si do të mbushet e tërë kjo sallë e madhe.

Më pas, kur mes nesh u futën karrige të reja, mendova se sa e madhe është bërë Shkolla Shqipe e Gjenevës.

Si pas planifikimit në orën 14 u mbajt Kuvendi ku morën pjesë prindërit dhe mësimdhënësit, anëtarë të LAPSH për të shqyrtuar mbarëvajtjen e mësimit të gjuhës shqipe gjatë këtij viti shkollor.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari Liburn Mehmetaj, ku paraqiti raportin e punës njëvjeçare dhe me përpikëri u miratua nga të pranishmit.

Raporti vjetor dhe financiar si dhe dokumentet tjera publikohen nga LAPSH në Gjenevë në faqen e tyre të internetit (www.lapshgeneve.com/kuvendi).

Këtë vit shkollor mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë e kanë vijuar rregullisht 209 nxënës e nxënëse, në 16 pika shkollore.

Mësimi u zhvillua nga mësueset, Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi, Fatime Bllaca, Brikena Osmani, Hana Bilalli dhe mësuesi Alban Kryeziu.

Nder të tjera ai vuri në dukje dhe cilësoi se sa e rëndësishme është puna edukative që bëjnë prindërit me fëmijët e tyre për t’u ushqyer dëshirën për gjuhën dhe kulturën e bukur shqiptare.

Kryetari në veçanti falënderoi donatorët e shkollës shqipe.

U konsiderua një vit i suksesshëm shkollor ngase kishte ngritje të numrit të nxënëseve në krahasim me një vit më parë (+ 22 nxënës).

Këta nxënës e nxënëse një herë në javë, pas mësimit të frëngjishtes në vend të pushimit zgjodhën të shkojnë në shkollë e të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe, si një domosdoshmëri për identitetin e tyre kombëtar dhe dygjuhësinë realitetit të cilit i përkasin.

Të shtunën për të vërtetuar përfundimin e mësimit shqip, morën dëshmitë 17 nxënës e nxënëse.

Por, madhështia e këtij aktiviteti, padyshim qëndron në pjesëmarrjen gazplotë të fëmijëve tanë.

Me shumë dashuri u mirëprit programi i tyre festiv.

Mësuesja Brikena Osmani po bën gati fillimin e festës, me fjalë përzemërsie u dëshiron mirëseardhje prindërve, fëmijëve dhe të pranishmëve tjerë në këtë ditë të bukur, në këtë festë të paharruar për ta. Ndërsa prindërit dhe të gjithë pjesëmarrësit u falën duartrokitje të pakursyera.

Stafi i mësuesve mjaft të përkushtuar, kishte zgjedhur pjesë muzikore për të shfaqur para prindërve dhe të ftuarve.

Programi shkollor u prezantua nga nxënësja Eliza Jahu dhe nxënësi shqiptaro-zviceran Erwin Halili, filluan me këto vargje:

Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa e dlirë,
Sa e bukur, sa e vlerë.

Fëmijët kënduan disa këngë në gjuhën shqipe të cilat i kishin mësuar në sajë të punës së mësuesve në shkollë. Ishin të lumtur për çfarë kishin arritur në shkollën shqipe. Ata krijuan një atmosferë të hareshme dhe kaluan momente të bukura së bashku.

Aktiviteti vazhdoi me promovimin e librit “ Shkolla shqipe në Gjenevë” nga autori Agim Paçarizi, një monografi me karakter historiko – shoqëror rreth vlerave tona kombëtare. Librin recensoj me një stil vlerësues publicisti, mësuesi dhe atdhetari Arif Ejupi.

Mes tingujve të muzikës, shijimin e ushqimeve dhe urimeve për suksese në rrugën e gjatë e të pafund të dijeve u kurorëzua ky aktivitet i paharrueshëm për secilin nga fëmijët dhe për ne qe morëm pjesë ne gëzimin e tyre.

Gjenevë,06. 06. 2022 Nexhmije Mehmetaj

Gentjana Tafili , “Ambëlsia e kangës shkodrane”! Nga Linda Kavaja

Më ka bërë përshtypje gjithmonë tek njerëzit veç të tjerash një virtyt, ai i punës me pasion e dashni! Përkushtimit pa kushte , edhe pa qënë të detyruar të bëjnë atë çka bëjnë , përveçse duan! E ky virtyt lartësohet kur puna kolosale e bërë nuk shoqërohet as me mendjemadhësi,  as me fjalë të tepërta , veçse lihet në heshtje….

Jo shpesh i kam gjetur të dyja së bashku,  por në këtë rast për të cilin kam zgjedhur të flas,  kam gjetur shumë më tepër sesa kaq ! Nisur nga fakti se asnjëhere nuk flet për veten , nuk shfaqet shumë në intervista apo në studio televizive , nuk ka dëshire të lavdërohet , vendosa të flas unë për të .

Në rreshtat e këtij  shkrimi do të gjeni thjeshtësinë e një njeriu të lartë , një vajze Shkodrane si Gentjana Tafili. Ky emer flet shume jo vetëm për mua që kam pasur fatin ta njoh personalisht por edhe për qytetin e Shkodrës, në artin e të cilit Genta ka dhënë me gjithë finesen e mundshme kontributin e saj .

Talenti I saj spikat që në vogëli , kur këndote plot pasion këngët e bukura të muzikës për  fëmijë.

Është në vitin e parë të gjimnazit kur spikat për zërin e saj të veçantë, megjithse kishte nisur të këndonte shumë më herët në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Në një brez të pasur me talente , zëri i saj i veçantë do të meritonte shumë duartrokitje që në koncertet e para të këngës për fëmijë.

Rritja ne moshe do ta rriste edhe artistikisht Gentjanen e cila përzgjidhet nga Mjeshtri i muzikes Ilir Zoga  si dhe nga klarinetisti i mirënjohur shkodran Mjeshtër i madh Nimet Salabegu, nder kengetaret më të mira të qytetit të Shkodrës.

E apasionuar pas Kengës Qytetare Shkodrane , me këtë artiste,  ishte shumë e thjeshtë të punoje sepse shtrirja e saj vokale të lejonte të kaloje barrjerat edhe vështirësinë që kishin këto këngë elitare.

Që nga jaret që nuk i këndojnë dot të gjithë , e deri tek këngët që masivisht këndoheshin në qytet , Gentjana i bëri pjesë të repertorit të saj artistik .

Zëri i saj kishte tendencën ti afrohej  vokalit qe I shkon përshtat muzikes klasike edhe të kishte një shpalosje  shumëdimencionale, të cilën çdo artist do ishte krenar të posedonte . Ishin vitet e para të tranzicionit , një kohë kur ishte e vështirë në çdo drejtim , kur Genta zgjodhi të ndiqte ëndrrën edhe ti detikohej terësisht muzikës !

Bashkëpunimet e para si këngëtare profesioniste i pati me Profesorin e mirënjohur të qytetit të Shkodres, Drejtuesin e muzikës në Teatrin Migjeni Profesorin Ilir Zoga . Atëhere një vajzë e re , me ambicie edhe përkushtim të lartë, i tregoj qytetit por edhe diaspores se  dalja e saj në skenë nuk qe një rastësi , por një përshfaqje e vlerave të vokalit edhe interpretimit , të cilat në nisje qenë një “talent” e ndërsa sot janë të kultivuara tek Genta si vlera profesionale .

Miku i saj i kahershëm por edhe ndër bashkëpuntorët e saj të parë Profesor Ilir Zoga shprehet kështu për kengetaren Gentjana Tafili:

Gentjana, nji mike dhe kolege e hershme, shume e respektuar dhe e dashur, me vlera njerëzore të jashtzakonshme, për tu admiruar.

Në të gjitha herët, bashkpunimet me të kanë qënë mjaft të suksesshme. E si mos të jenë të tilla  nga kjo vajzë e talentuar dhe shumë pasionante për muzikën në përgjithësi e për këngën shkodrane në veçanti. Një këngëtare që identifikohet nga timbri i zërit mjaft i veçantë dhe i pastër, nga talenti dhe përkushtimi maksimal për realizimin me përpikmëri të të gjitha këngëve që këndon, nga thjeshtësia dhe sinqeriteti i saj në punë dhe në jetë”,

 

Profesor Ilir Zoga

Pas koncerteve të para të realizuara në Shqipëri , Gentjana Tafili do të zhvendosej në Zvicër , atje ku u dallua për talentin e saj në muzikë edhe ku të gjithë ata që e donin këngën Shkodrane edhe atë Shqiptare e ndiqnin me shumë dëshirë sa herë që interpretonte live .

Megjithatë të qënit emigrant në një vend të huaj e të panjohur nuk ishte aspak e lehtë . Përveç ëndrrës për tu bërë një këngëtare e realizuar ajo nuk mori asgjë me vete nga vendi i saj . Kështuqë gjithçka nisi nga zero që nga formimi i saj professional tashmë në një tjetër shtet, e deri tek realizimi i ëndrres i cili nuk mbeti asnjeherë vend numëro.

Megjithse në një vend të huaj , me një përkushtim të jashtëzakonshëm arriti të përshtatej duke mësuar gjuhën , madje edhe në dialektin e zonës , e duke u thelluar në studime të njëpasnjëshme arriti që të hyje në sistemin arsimor zvicerrian, aty ku jep konrtributin e saj edhe sot , sidomos në mbështetje të fëmijëve edhe prindërve shqipëtar.

Por përveç se do të realizohej si vajzë edhe si grua e zonja  profesionalisht , ajo asnjëherë nuk ndali lidhjen e saj me muzikën .

Këtë lidhje të bukur e të dashur për të,  e bëri të mundur përmes kurseve profesionale që ndiqte për muzikën klasike , por edhe formimit të përgjithshëm muzikor e kultural  , përmes veglave muzikore të cilat i studion edhe sot në vazhdimsi .

“Gentjana vazhdon të marr mësime të këndimit kryesisht të stilit klasik me Sopranon e mirënjohur Klodiana Brahimi si edhe mësime të kitarës me mësuesin zvicerian Andy Lehner.

E ndodhur larg vendit atje ku nisi të spikaste për talentin e saj ,tërhoqi vëmëndjen e shumë institucioneve  , ndër të cilat do të doja të ndalesha specifikisht tek LAPSH por edhe kori I kantonit të Aargaut  “Chor & Bunding”.

Ndër sukseset e saj më të mëdha atistike kanë qenë koncertet  e realizuara me këto institucione, por edhe bashkepunimi me artiste te tjere. Gentjana së bashku me muzikantin Rafael Lishi  ka marrë pjesë në disa aktivitete ndërkulturore në Zvicër me pjesëmarrës zvicerian dhe kombësi të ndryshme ku paraqitet me muzikë shqiptare. Ajo është e ftuar së fundmi në festën jubilare të 50 vjetorit të themelimit të Caritasit të Aargaut në Zvicër.

Një ndër emrat e shquar të muzikës, i njohur ndërkombëtarisht , sidomos për punën e tij në muzikën Klasike , kompozitori edhe Mjeshtri i madh Zef Çoba për artisten Genjana Tafili do të shprehej kështu :

“Këngëtarja Gentjana Tafili e ka filluar rrugën e artit që në moshë të njomë , duke marrë pjesë në festivalet Lokale e Kombëtare të Këngës për Fëmijë. Megjithse jeton prej vitesh jashtë vendlindjes dhe vendit të saj , nuk është shkëputur nga pasioni për muzikën dhe artin e intepretimit të këngës , kryesisht asaj Shqipëtare . Ajo po e pasuron vazhdimisht repertorin në të cilin bien në sy veçanërisht këngët e zgjedhura e të bukura shkodrane, të qytetit të saj të lindjes .

Në larminë e madhe të interpreteve , ajo vjen me zërin edhe timbrin e saj origjinal dhe interpretimin e sinqertë . Një tjetër dukuri që bie në sy në punën e saj artistike , është ambicia edhe këmbëngulja për të zgjeruar repertorin e realizimeve të saja me krijime të reja , duke dhënë kështu një kontribut për nxitjen e mendimit krijues. Për këtë ajo bashkëpunon në mënyrë sistematike me krijues e poetë , kompozitore e producentë të njohur . Me finesën edhe elegancën që i transmeton artistikisht këngët është gjithnjë e dashur dhe e pelqyer nga artdashësit dhe admiruesit e saj të shumtë”.

 

Profesor Zef Çoba

 

Sa kenaqesi e privilegj per çdo artist të punosh me emra të tillë të cilët vetë puna e tyre i ka lartësuar .  E aq më tepër të dëgjosh të citohen fjalë kaq të mira, prej atyre artistë të cilët janë gurë të çmuar të muzikës tonë, ndër ta një vend të veçantë ka Profesori Zef Çoba

Në këtë shkrim përveçse mendimeve të mija pozitive edhe pershtypjeve të mija , kam dashur të jenë pjesë  edhe  emra të mirënjohur të muzikës të cilët dinë të njohin elementet e vlefshëm të saj. Një ndër ta, të cilit me kënaqësi i kam kërkuar një mendim, është Profesor Gjon Shllaku .

Profesor Gjoni ka bashkëpunuar me Gentjanen në një ndër produksionet e saj më të fundit , në këngën e bukur të të pavdekshmit Prenkë Jakova , Margjelo. Drejtuesi i Korit polifonik Prenkë Jakova shprehet kështu:

“Unë e vlerësoj pozitivisht aktivitetin interpretues të këngëtares  së mirënjohur Gentjana Tafili, e cila me thjeshtësi interpretuese, me një zë të pastër – karakteristik për këngën qytetare shkodrane, ka sjellur e vazhdon të realizojë modele të reja të repertorit më të mirë, e të zgjedhur të saj. Sidomos realizimet e videoklipeve të kohëve të fundit, dëshmojnë për një aktivitet e performance në rritje, që i pershtaten një artistje tashmë të formuar e me prespektivë suksesi”

 

Profesor Gjon Shllaku

 

Jo vetëm një aktivitet jashtë vendit por edhe shumë bashkëpunime me emra të mirënjohur të muzikës e kanë bërë Gentjanën të kthehet shpesh në Atdhe . Këngët e realizuara ndër vite kanë qenë të shumta, duke e pasuruar artistikisht repertorin e saj edhe duke e bërë atë të jetë një surprisë në sytë e artdashësve .

Potpuri dhe kolazhe me këngët shkodrane

Do të ja linin vëndin albumit të saj të parë I cili përmban jo vetëm këngë të reja , por edhe perla të muzikës së qytetit tonë  si këngët “Ti më je si një Gonxhe” apo “Margjelo” . Për realizimet e këngëve të saja  të reja Gentjana I tejkaluar kufinjtë e Shkodrës duke bashkëpunuar edhe me emra famoz të muzikës aktuale si: Kompozitori edhe Petagogu Enis Mullaj apo Kompozitorja edhe Petagogia Erjona Rushiti . Deri tani nga ky album I mirëkuruar në çdo detaj janë prezantuar këngët edhe klipet te materjaleve të bukura muzikore si “Shkodrës” apo balada e mrekullueshme “Kam harru”.

Për realizimin e këtyre këngëve të bukura u desh një investim I madh shpirtëror e emocional nga Gentjana , por edhe bashkëpunëtorët e saj .

Jo vetëm bashkepunime të frytshme me muzikantë , por edhe me tekstshkrues e poetë të mirënjohur , ndër ta edhe Mjeshtri i Madh Ramazan Çeka  kanë shpehur me kënaqësi mendimin e tyre për artisten e talentuar Gentjana Tafili

Në kopshtin e këngës popullore shkodrane, çeli edhe një lule e bukur dhe e këndshme, Gentjana Tafili që jeton në Zvicër dhe këndon shqip, e cilësuar nga poeti i madh Agim Doçi si “Ambëlsia e kangës shkodrane”. Kënga popullore qytetare shkodrane u bë pasioni i sajë që kur ishte fëmijë dhe që i dha shtysë për të zgjeruar repertorin me këngë shkodrane, të vjetra dhe të reja. Vokali i saj është shumë i bukur, është besnike e traditës por edhe në kërkim të vazhdueshëm të vetvetes. Duke u përballur gjithnjë e më shpesh me skenën, si dhe njohja me këngëtarët e vjetër krijuan tek ajo një marrdhënie të ngrohtë me spektatorin, e cila influencoj shumë edhe në interpretimin e këngëve popullore me një siguri dhe profesionalizëm. Prirjet dhe talenti i saj, eksperienca jashtë shtetit dhe njohja e artit bashkëkohorë, zgjeroj edhe më tepër nivelin e saj si këngëtare. Ajo brenda pak vitesh krijoi personalitetin e saj artistik, duke u bërë një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për të gjithë. Ajo mori pjesë në “Sofren shkodrane”, por edhe në koncertet që Agjensia e Spektakleve “Buna 1” organizon herë pas here, si dhe në shumë aktivitete të tjera, ku u identifikua si një këngëtare me të ardhme.Bota e saj e brendëshme është e madhe, duke krijuar gjithnjë e më tepër tipare më origjinale e më të mëdha të një artisteje me shumë autoritet skenik dhe artistik.

Ramazan Çeka 

Gentjana Tafili po përgatitet të sjell sëshpejti Albumin e saj të parë , I cili për muzikën shkodrane do të jetë si një fllad që fryn nga larg , merr nga liqeni , pekëdhel Bunen e kalon mbi Rozafë … E përhap në Shkodër me finesëen që e karakterizon , botëkuptimin e nje artisteje të veçantë…

Linda Kavaja

Shkodër , Maj  2022

Emra të njohur të futbollit dhe këngës në mbështetje të shoqatës bamirëse ”Jetimat e Ballkanit” – Nga ARIF EJUPI

Në Gjenevë të Zvicrës është organizuar një manifestim madhështor në mbështetje të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit.
Meqenëse bënte kohë e bukur dhe me diell këtë ngjarje të rëndësishme me shumë akterë nga fusha e futbollit,muzikës dhe afarizmit e kanë ndjekur mijëra mërgimtarë tanë nga Gjeneva, e qytete të tjera të Zvicrës.
Interesimi i madh i mërgimtareve tanë për t’i ndihmuar familjet skamnore në trojet tona ka bërë që kjo ngjarje me program të larmishëm të zhvillohet në “Stade de la Fontenette” të komunës Carouge të Gjenevës.

Sipas shënimeve të bëra publike ky stadium ka mbi 6mijë ulëse, të cilat sot kanë qenë të gjitha të mbushura nga mërgimtarët tanë.
Manifestimin e ka shpallur të hapur moderatori ynë i mirënjohur Labinot Gashi-Labi. Ai para të pranishmëve ka prezantuar të ftuarit special të kësaj ngjarje si zotin Bekim Jashari ish-kryetar i komunës së Skenderajt, dhe pjesë e familjes legjendare Jashari, Halil Kastratin, udhëheqës shumëvjeçar të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, zonjën Anne Hiltpold, ushtruese e detyrës së kryetares së Bashkisë së Carouge të Gjenevës, Agim Ademin, kryetar i Federatës Futbollistike të Republikës së Kosovës, Bernard Challandes ish-përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në futboll, Michel Pont, punëtor i dalluar sportiv dhe analist me prognoza shumë herë të sakta rreth zhvillimeve në futbollin e Zvicrës dhe atë të Evropës.
Mysafir në  këtë ngjarje ishin edhe babë e djalë Agim e Lorik Cana. Ata edhe pse e kanë përfunduar karrierën prej futbollistësh në zë, ka bukur kohë që ndihmojnë në mbarëvajtjen dhe organizimin e aktiviteteve humanitare.
Pastaj skuadrat veterane FC. “Kosova” e Gjenevës dhe FC “Dardania” e Llozanës, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, e cila ka përfunduar me rezultatin 3 me 5 në favor të dardanëve.
Loja është përshkruar me aksione të  bukura dhe me raste të shumta shënimi. Të dyja skuadrat edhe pse aktivitetin e tyre e zhvillojnë larg Kosovës, kanë zhvilluar veprimtari të pasur duke dhënë emra të mëdhenj të futbollit.
Në FC. Dardania të Llozanës karrierën prej futbollisti të dalluar e pati filluar edhe qendërmbrojtësi  dhe kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, lojtarë aktiv  i  skuadrave franceze FC. Paris Saint-Gremain, Olympique  de Marseille, FC. Nantes.
Lorik Cana gjatë viteve 2009-2010 luajti edhe në  AFC Sunderland të Anglisë. Karrierën prej futbollisti shembullor ai e begaton duke luajtur edhe në FC Galtasaray të Turqisë dhe FC Lazio të Romës.

Po ashtu Cana fanellën e kombëtares shqiptare e ka veshur hiq më pak se 94 herë. Andaj, emri i tij ka hyrë me meritë të plotë në analet e futbollit shqiptar dhe të  atij evropian.
Në këtë skuadër me renome të Zvicrës frëngjishtfolëse  kanë luajtur edhe futbollistët ikona të dikurshme të FC. Prishtina, Agim Cana e Ramadan Cimili.
Ndërsa në ekipin e veteranëve të FC Kosova të Gjenevës,që po i ofrohet dekadës së tretë të punës dhe  suksesit janë prezantuar  futbollistët: Fadil Haliti, Bujar Ahmeti, Hysen Bilalli, Arben Selmani, Halil Rrahmani, Nexhat Xhimshiti-Xhimi etj, të gjithë dikur krenari jona.
Me të përfunduar kjo lojë adhuruesit e muzikës me disa këngë të bukura i kanë kënaqur këngëtarët e mirënjohur Mehdin Pergjegjaj i njohur me shkurtesën Meda, Dhurata Murturi- Dora dhe Trim Ademi, në botën e muzikës i njohur si  Capital T.
Përkrah këtyre këngëtarëve më përvojë të gjatë janë shfaqur edhe valltarët e Ansamblit “Gëzuar” të Gjenevës. Ata kanë luajtur me mjaft shije disa valle burimore të treva tona. Lojën e tyre të bukur e kanë duartrokitur të gjithë të pranishmit.
Në këtë ngjarje sportive dhe kulturore nuk kanë munguar as daulle e surle,ku nën tingujt e tyre të rinj e të reja kanë hedhur vallen.
Këtë manifestim që gjatë do të mbetet në kujtesën e mërgatës sonë në Gjenevë e ka mbyllur takimi i skuadrave të  përzgjedhura nga futbollistët Lorik Cana dhe  Johan Djourou, futbollistë me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili luajti në disa skuadra të Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë dhe Turqisë.
Djouru që në shpirt e ka solidarizimin me skamnorët për kombëtaren e Zvicrës ka luajtur 76 herë.

Lorik Cana  kësaj radhe në cilësinë e trajnerit dhe lojtarit në skuadrën e sajuar nga ai ka tubuar futbollistët më të njohur që kanë luajtur në skuadra të ndryshme të Zvicrës dhe Evropës.
Me të përzgjedhurit e Lorik Canës ishin edhe Milaim Rama, reprezentues i parë i Zvicrës me origjinë nga Zhitia e Anamoravës së Kosovës, Shkodran Mustafi, Andi Lila, Jahmir Hyka, Migjen Basha, Enis Alushi, Kastriot Imeri etj.
Rama përveç  që ishte lojtar i dalluar shquhet edhe me modestinë e tij të rrallë. Atë e bënë të veçantë nga të tjerët gatishmëria për komunikim në çdo kohë me adhuruesit e tij.
Rama në Zvicër krahas punës në një shoqëri sigurimesh e mban me shumë sukses edhe një shkollë futbolli, nga e cila mendon se në të ardhmen do të nxjerrë lojtarë shpresë për Zvicrën.
Ndeshja miqësore ndërmjet të përzgjedhurëve të Lorik Canës dhe Johan Djouro ka përfunduar me rezultatin 2 me 3 në dobi të skuadrës zvicerane.
Golashënues për  skuadrën e përbërë nga futbollistë shqiptarë kanë qenë Milaim Rama dhe Andi Lila.
Kurse takimin  pa vërejtjen më të vogël e ka drejtuar Genc Nuza,i licencuar edhe nga FIFA,si arbitër ndërkombëtar. Ai me profesionalizmin e treguar në këtë ndeshje ka dëshmuar se emërimi i tij s’ka qenë i rastësishëm.
Mjeke kujdestare në rast lëndimesh ka qenë zonja Kaltrinë Nexhmedin Ilazi, me origjinë nga Komogllava e Ferizajt, por që studimet për Mjekësi i ka kryer me sukses në Universitetin e Gjenevës.
Gjatë gjithë kohës përkrah doktoreshës Ilazi ka qëndruar edhe Granit Metushi, infermier i përgjithshëm në Spitalin Universitar të Gjenevës.
Meqenëse kontributet kanë qenë qëllim i këtij manifestimi duhet theksuar që me donacionet e tyre në mesin e dhjetëra donatorëve janë dalluar sipërmarrësit në fushën e gastronomisë Nusret Sulejmani dhe Zenun Gashi.
Veçmas me humanizmin e tij të vazhdueshëm dallohet z.Sulejmani, i cili ndihmon edhe në botime librash e ngjarjesh që kanë poentë ruajtjen e trashëgimisë sonë  historike dhe kulturore.

Kësaj radhe duhet pranuar që kryeprotagonist i këtij organizimi ka qenë i riu Qazim Shabani. Ai ka dhënë gjithçka nga vetja vetëm e vetëm që kjo ngjare të realizohet me sukses.
Nuk duhet harruar as kontributi vullnetar i qindra të rinjve dhe të rejave që gjatë gjithë kohës kanë shërbyer në kuzhinat e ushqimit  dhe kanë kryer detyrën e kujdestarit në hyrje -daljet e stadiumit.
Në fund të manifestimit në ankand kanë dal edhe fanellat e futbollistëve të njohur shqiptarë Shkodran Mustafi, Lorik Cana, Xherdan Shaqiri, Enis Bardhi, Andi Zeqiri dhe Kastriot Imeri.
Me kusht që të inkasohen sa më shumë mjete në mbështetje të familjeve në nevojë një mërgimtar për fanellën e Xherdan Shaqirit ka paguar 3mijë franga.
Ndërsa, Avdi Zeqiri  nga Talinoci i Muhaxhirëve të Ferizajt, prind i futbollistit të  njohur Andi Zeqiri, i cili aktualisht luan në FC. Augsburg të Gjermanisë dhe është kandidatë potencial për të qenë pjesë e kombëtares zvicerane, për një familje në kushte të rënda banimi do t’i jap mjetet për blerën e një banese në komunën prej nga ai vjen.

Të entuziazmuar me suksesin fjalë rasti kanë mbajtur Halil Kastrati, Bekim Jashari, Lorik Cana dhe Agim Ademi.
Ata me fjalë të dala nga thellësi e shpirtit i kanë falënderuar të gjitha ata mërgimtarë që me kontributet e tyre po e ndërtojnë tash sa vjet Republikën e Kosovës dhe po i bëjnë të lumtura familjet e mbetura pa përkujdesje prindërore.

Nëpër faqet e librit “Shkolla shqipe në Gjenevë” me autor Agim Paçarizi Nga Nexhmije Mehmetaj

Doli në qarkullim libri « Shkolla shqipe në Gjenevë » nga mësuesi i historisë Agim Paçarizi.

Në të 250 faqet e librit trajtohet historia e organizimit të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Gjenevë të Zvicrës përkundër vështirësive të panumërta.

Libri trajton historinë dhe zanafillën e organizimit të shkollës shqipe të më mësimit plotësues. Gjeneva është qyteti dhe Kantoni ku u hap shkolla e parë shqipe e pavarur në shtator të vitit 1987 falë kontributit të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish Ministrit të Qeverisë së Kosovës z. Xhafer Shatrit. Mësimin e mbajtën mësueset vullnetare Remzie Selimi – Zymeri, Hidajete Dërmaku dhe mësuesi Sejdi Sopi. Në faqet e librit “Shkolla shqipe në Gjenevë” përmenden edhe shumë emra tjera të mësimdhënësve të përkushtuar që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në arsimin shqiptar.

Hapja e shkollës shqipe paraprihej dhe shoqërohej nga pengesa të panumërta të karakterit juridik, ekonomik-financiar, organizativ dhe pedagogjik. Në ketë drejtim një rol të rëndësishëm luajti Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “ Naim Frashëri” që qe themeluar në vitin 1990 në Zvicër. Ketë rol ka luajtur edhe Këshilli Kantonal e LAPSH-ës në Gjenevë, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet autori i librit Agim Paçarizi për disa mandate Kryetar i LAPSH në Gjenevë dhe mësues shumë vjeçar i shkollës shqipe të mësimit plotësues.

Në librin monografik paraqitet përvoja organizative e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, përvoja e mësuesve të shqipes në hapësirën zvicerane dhe problemet me të cilët përballet shoqëria shqiptare në mërgim përballë asimilimit tepër të shpejtë që po ndodh në Zvicër, si pasojë e mos shkollimit shqip të fëmijëve të lindur në vend të huaj.

Libri trajton probleme të kësaj natyre, shqetësime të mësuesve dhe prindërve në kantonin e Gjenevës si dhe mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur, në mënyrë që gjuha shqip të mësohet në shkollë nga të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Libri, nga ana tjetër, është një nderim i veçantë për të gjithë mësuesit dhe prindërit shqiptarë në përgjithësi dhe në veçanti për ata të Gjenevës të cilët edhe pas punës së rëndë e të përditshme në mërgim gjejnë kohën dhe përpiqen që të ua ruajnë gjuhën shqipe fëmijëve, brezit më të ri që po rritet larg atdheut.

Libri është një dëshmi se si mësuesit dhe prindërit shqiptarë në Zvicër kanë marrë iniciativën dhe organizojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe edhe pa mbështetjen e shtetit të Kosovës. Në mënyrë që fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë shqip.

Libri, nga ana tjetër, është një udhërrëfyes për autoritetet e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, për mënyrën dhe rrugën se si mund të ndërtohen politika arsimore në ndihmë të mërgimtarëve.

Në libër ballafaqohet përvoja mjaftë pozitive e organizimit të mësimit shqip përmes LAPSH ” Naim Frashëri” në Zvicër dhe indiferentizmi i shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Dhe ketë shtator fillimi i vitit shkollor përkon me 35 vjetorin e kryerjes së këtij misioni fisnik ku ndjekin mësimin rreth 200 fëmijë të moshave të ndryshme nën udhëheqjen kryetarit aktual të

LAPSH në Gjenevë avokatit Liburn Mehmetaj dhe mësueseve plot zell e dashuri: Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi, Fatime Bllaca, Brikena Osmani, Alban Kryeziu dhe Hana Bilalli.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “ Lena Grafik”.

Gjenevë , 29.05. 2022 Nexhmije Mehmetaj

Valon Behrami e lë futbollin

VOAL- Ndeshja e së dielës kundër Monzas në play-off të Serisë B do të mbetet në histori si ndeshja e fundit profesionale e Valon Behramit. Për vite me radhë duke luftuar me problemet e gjurit, të cilat i kufizojnë kohën e tij të lojës, mesfushori i Ticinos nga Brescia në fakt ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij në heshtje dhe larg vëmendjes. Megjithatë, postimi i shokut të skuadrës Flavio Bianchi në rrjetet sociale konfirmoi tërheqjen e 37-vjeçarit të rritur në Stabio.

“Dua të të falënderoj për personin që je, gjithmonë më ke ndihmuar shumë si në fushë por mbi të gjitha jashtë saj për sa i përket sjelljes dhe mentalitetit”, ka shkruar Bianchi. Behrami, i cili në karrierën e tij ka veshur fanellën e kombëtares së Kryqit të Kuq në 83 raste duke marrë pjesë në 4 Botërorë dhe 2 Europiane, duhet të qëndrojë te Rondinelle dhe të mbështesë drejtorin sportiv Francesco Marroccu. rsi-eb

Në krye të LAPSH-it Liburn Mehmetaj – U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër

Më 22 maj 2022 në Burgdorf, Bernë, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) “Naim Frashëri” në Zvicër mbajti Kuvendin Zgjedhor.

Në ketë takim kanë qenë të pranishëm përpos stafit arsimor pranë LAPSH, përfaqësues të Këshillave Kantonale edhe prindër e veprimtarë shoqëror.

Punimet e Kuvendit i hapi Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoi edhe rendin e ditës që u miratua nga të pranishmit.

Sipas rendit të ditës, kryesuesi i mbledhjes Nexhat Maloku prezantoi  raportin e punës për periudhën maj 2018 deri në maj 2022.

Ndërsa raportin financiar e paraqiti sekretari Gafurr Asani, të dy raportet u votuan nga të pranishmit.

Më pas Kuvendi me votim unanim zgjodhi kryetarin e ri të LAPSH Liburn Mehmetaj – avokat, aktualisht kryetar i Këshillit Kantonal – LAPSH në Gjenevë.

Kuvendin e përshëndeti kryetari i sapo zgjedhor avokati Liburn Mehmetaj, i cili falënderoi anëtarët e kuvendit për besimin e dhënë dhe u zotua se do të bashkojë degëzimet organizative të mësimit plotësues të gjuhës shqipe si dhe do të përpiqet për ngritjen e mësimdhënies në një nivel sa më të lartë, me synim që të rritet numri i fëmijëve për të mësuar gjuhën amtare shqipe.

Të pranishmit në shenjë falënderimi mbyllen punimet me ngrohtësi e me duartrokitje.

Gjenevë, 24.05 2022 Nexhmije Mehmetaj

PËRURIMI I TRE LIBRAVE NGA LAPSH ”NAIM FRASHËRI” NË KOSOVË DHE NË ZVICËR Shkruan Abas Fejzullahi

1.Hamzë Morina, Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër / Prishtinë, 2019
2.Grup autorësh, 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, botim jubilar / Prishtinë, 2021)
3.Agim Paçarizi, Shkolla Shqipe në Gjenevë / Prishtinë, 2021

Përurimi i tre librave në Bibleotekën Kombëtare-Universitare në Prishtinë u bë më, 15 Bleror(Prill) 2022 dhe më datën 7 Lulëzor( Maj) 2022 në hapësirat e ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, organizuar nga LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër.

Drejtori i Bibleotekës Kombëtare Z. Fazli Gajraku (ish nxënës i profesorit Agim Paçarizi) fillimisht përshëndeti të pranishmit i falenderoi për pjesëmarrje në përurimin e tre librave, që për te ishte një nder i veçant dhe me një fjalim të shkurtër por shumë domethënës e vlersues përmbylli fjalimin e tij, për tre librat dhe autorët e librave.

Në Bibliotekën Kombëtare, përurimi filloj me vargjet e Gjergj Fishtës për Gjuhën Shqype, lexuar nga ish nxënësja e LAPSH”Naim Frashëri” e lindur dhe rritur në Gjenevë Kaltrinë Paçarizi e cila u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Kaltrinë Paçarizi tue lexuar vargjet Gjuha Shqype nga At. Gergj Fishta

Vështrimin dhe vlerësimin kritik të tre librave para pjesëmarrësve e paraqiti Zotëri Nuhi Gashi, ish-udhëheqës për mësimin plotësues në mërgatë, në MAShT të Republikës së Kosovës. I cili ishte në bashkëpunim të panderprer me LAPSH-in në Zvicër.

Zotëri Nuhi Gashi, gjatë leximit të vlerësimit kririk përgatitur për të tre librat

Pas leximit, të vlerësimit kritik nga Zotëri Nuhi Gashi, fjalën e moren tre autorët e librave Hamëz Morina, Agaim Paçarizi dhe Nexhat Maloku ku falënderuan përgjegjësin e Bibleotekës dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në këtë përurim të parë, tue i njoftuar shkurtimisht arsyen dhe qëllimin e këtyre tri librave të cilat pasqyrojnë me të dhëna e dëshmi rrjedhat e punës 30 vjeçare të Shkollës Shqipe të mësimit plotësues në Zvicër në përgjithësi dhe sipas kantoneve në veçanti organizuar përmes LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër.

Agim Paçarizi nderon gazetarin e TV Mon Beqiri dhe i dhuron librin e tij Monografi- për SHSH-në Gjenevë

Hamzë Morina në shenjë nderimi për Dr. Sadri Bajraktarin i dhuron librin e tij MSH në K-Aargau.

Përurimin e përcjellen edhe mjetet e lajmeve të shkruara dhe ato pamore (Nga portali Kallxo.com i gjithë manifestimi është percjell direkt), nga TV Albanian Culture etj., në veçanti gazetari i TV Zëri i Mërgatës Mon Beqiri që ka përcjellur shumë veprimtari të LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër dhe veprimtari tjera të organizuara kulturore në Zvicër e kudo në kurbet ku gjinden shqiptarët. Gazetari i TV-Zotëri Mon beqiri pas përurimit zhvilloi një bashkëbisedim me tre autorët e librave dhe me Zotëri Nuhi Gashin për emisionin e lajmeve në Tv.

 

Kryetari i LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër Nexhat Maloku, në fjalën e tij përshëndetse për të pranishmit bëri një njoftim të shkurtër për rrjedhat e mësimit plotësus në Zvicër dhe ballafaqimet lidhur me përfshirjen e nxënësve në këtë mësim vullnetar .

Pas përfundimit të përurimit të tre librave autorët e librave në shenjë falënderimi për pjesëmarrësit në përurim dhuaran falas nga një libër dhe i ftuan të gjithë pjesëmarrësit për tu freskuar me ndonjë lëng a pije dhe ngrënë ndonjë fryte apo ëmbëlsirë dhe për t’u njohur e bashkëbiseduar .

Përurimi i dytë i tre librave u bë më 2022-05-07 në ambasaden e R.K në Bernë të Zvicrës dhe vlerësimin kritik nga Zotëri Nuhi Gashi e lexoi mësuesja e LAPSH” Naim Frashëri” në Bernë Znj. Mirela Duka Xoxi.

 

Pas leximit të vlersimit kritik për tre librat, fjalën e morë autorët e librave Hamzë Morina, Agim Paçarizi dhe Nexhat Maloku, veteran të arsimit, mes tjerash në mënyrë përmbledhëse shkurtimisht treguan, mënyren dhe metodologjin e punës së bërë lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për të paraqitur rrjedhat e punës së LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër në librat që u përuruan, tue vu në pah pengesat dhe vështërsit por edhe sukseset në organizimine mësimit plotësues shqip në Zvicër .

Saime Isufi, mësuese veterane e mësimit plotësues shqip në Zvicër mbi 30 vite përvoj pune ngriti një shqetsim lidhur me numrin e vogël të nxënësve që vijojnë mësimin plotësues në Zvicër dhe bëri një krahasim me vitet e 1990 kur Kosova ishte nënë pushtim dhe kishte ma pakë kurbetçar por më shumë nxënës për disa here se sa tani edhe pse mungonin tekstet dhe shumë kushte tjra…!
Tani kemi për të tri nivelet mbi 18 tekste dhe 6 tekste doracak për mësimdhënës , që për këtë një falëenderim i veçantë dhe meritor i takon Dr. Basil Schader Profesor në SHL Pedagogjike në Cyrih për ndihmesën e gjithanshme që ka dhënë për LAPSH” Naim Frashëri “ në Zvicër. Znj. Saime Isufi lidhur me shqetsimet e paraqitura me të dhëna e dëshmi e përmbylli me këto fjalëshqetsimin e ngritur: “Tani kemi kushte dhe tekste , por nxënës s’kemi..!” Të njejtin shqetsim e paraqiti edhe mësuesja Nexhmie Mehmeti dhe të tjerët.

 

Pyetja e parashtruar nga ish sekretari i LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër tani më në pension A.F, nxiti një bashkëbisedim jo vetem në përgjegjet nga udhëheqësit e përurimit të tre librave por edhe nga pjesëmarrësit edhe pas përfundimit të përurimit.Pyetja në vijim:

“ Me që tani tekstet dhe kushtet janë më të mira, por numri i nxënësve është shumë i pakët që vijojnë mësimin plotësues, a ka bërë LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër ndonjë hulumtim, apo ka ngritur ndonjë komision për këtë qëllim për t’i pa shkaqet dhe arsyet pse është kjo gjendje shqetsuese…?

Kryetari i LAPSH”Naim Frashëri” për Zvicër Z. Nexhat Maloku edhe mësimdhënës dha shpjegim lidhur me pyetjen e parashtruar si në vijim:

Ekzistoj shumë faktorë që kanë ndikuar që të jet kjo gjendje vërtet shumë shqetësuese, njëri nga shumë faktorët ndikues është edhe se ky mësim është vullnetar jo i detyrueshëm. Faktorët tjerë janë: Munngesa e vetdijes tek prindërit për rëndësin e këtij mësimi edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që në vazhdimsi u janë dhënë sqarime të hollsishme për rëndësin e MP, faktor tjetër është edhe mungesa e autoritetit organizativ shtetror nga vendi i origjines i prindërve të nxënësve (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) dhe mos marrja e përgjegjësive për organizimin e MP, siç e bëjnë shtetet tjera, por ka edhe e shumë faktor të tjerë e njëri ndër ta është se shteti Zvicëran që ka organizimin në baza kantonale dhe mësimin plotësues se ka përfshi në orarin e rregulltë të mësimeve në shkollat e rregullta Zvicërane dhe faktor tjerë.

Lidhur me kët pyetje Agim Paçarizi ndër tjera theksoj: “Ju që keni marr pjesë në seminarin e mbajtur në Ulqin më 2013, ju kujtohet se unë kam paraqitur një vështrim lidhur me numrin e vogël të nxënësëve në Mësimin Plotsues me të dhëna me numrin e nxënësëve në shkollat e vendit dhe tek LAPSH-ja, si dhe shqetsimet për rënjen e numrit të nxënësëve që sipas Z. Paçarizi problemi nuk është pse prindërit nuk kanë të paguajnë apo arsye tjera, por tek mendsia dhe vetdija e tyrepor, por është edhe tek mos interesimi i shteteve tona (Kosovës dhe Shqipërisë) për këta fëmijë që po rritën larg atdheut tue kaluar kohën më të madhe me një rreth ku flitet gjuha e huaj. E çka është më e keqja, tani kohën e fundit dëgjohen edhe pengesa në punën e LAPSH-së edhe pse dihët botërisht se që nga viti 1995 LAPSH-i është i vetmi subjekt që njihet nga Institucionet vendase.

Andaj, është koha e fundit që Kosova, Shqipëria, por edhe Maqedonija Veriore të bashkëpunojnë mes vedi dhe të ndihmojnë LAPSH-in në punën e shenjët që po vazhdon mbi tre dekada të mbajë gjall gjuhën dhe kulturën shqiptare te të gjithë të interesuarit që vijojnë Mësimin Plotësues të Gjuhes Shqipe. Pra me këtë problem tani duhet të merren institucionet tona nga atdheu. Kjo është zgjidhja e vetme dhe shumë e envojshme tani për tani.

Prof.dr.Basil Schader, ish-docent për didaktikë në Shollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, gjermanist, albanolog e përkthyes, bashkëpunëtor në qendrën IPE pranë SHLPC dhe anëtar nderi i LAPSH ”Naim Frashëri” të Zvicrës, filimisht falënderoi autorët e librave tue vlerësuar si libra me një rëndësi të veçantë jo vetem për LAPSH-in por edhe për lexuesit. Foli edhe për tekstet e reja shkollore për nxënës dhe doracakët për mësimdhënës për mësimin plotësues shqip.
Lidhur me mësimin plotësues shqip mes tjerash tha se duhet në vazhdimsi të kërkohet që ky mësim të bashkohetv(integrohet) në orarin e mësimit të rregullt në shkollat e rregullta në Zvicër. Por që Zvicëra ka edhe organizimin kantonal dhe shumë bashkësi(komunitete tjera), kështu qëe deri më tani se ka përfshi mësimin plotësues në mësimin e rregullt nëpër shkolla.

Pasi drejtuesi i programit mësimdhënësi në kantonin e Bernit Amrush Avdimetaj njoftoi të pranishmit se përurimi u krye dhe ftoi të gjithë në sallën tjetër të freskohen me pije freskuese dhe aty të vazhdohet bashkëbisedimi.

Gjatë kohës kur pjesëmarrësit freskoheshin me pije freskuese u zhvillua një bashkëbisedim për shqetsimet e ngritura që morën pjesë në bashkëbisedim , pothuajse të gjithë të pranishmit dhe secili nga këndvështrimi i tij jepte mendime e sqarime se si duhet bërë e si duhet vepruar për të përmirsuar gjendjen shqetsuese…

Në vijim vlerësimi kritik i plotë për të tre librat nga Z. Nuhi Gashi.

Nuhi Gashi,
(Recension me rastin e promovimit të tre librave në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, më 07.05.2022
⦁ Agim Paçarizi, Shkolla Shqipe në Gjenevë/ Prishtinë, 2021/,
⦁ Hamzë Morina, Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër / Prishtinë, 2019
⦁ Grup autorësh, 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, botim jubilar / Prishtinë, 2021)

⦁ Hyrje

I lutur nga 2 autorët e librave monografikë që keni në dorë (Agim Paçarizi i librit Shkolla Shqipe në Gjenevë/ Prishtinë, 2021/, e Hamzë Morina i librit Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër / Prishtinë, 2019/, që të dytë njerëz me biografi të begatshme punësh në arsim, si në Atdhe, e veçmas në diasporë-Zvicër) dhe nga bashkautori e koordinatori i të tretit (Nexhat Maloku me librin do të thosha me një diskurs kryesisht solemn, përfaqësues, prezantues e afirmativ me titullin 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, botim jubilar / Prishtinë, 2021/, po ashtu njeri me biografi punësh arsimore në Kosovë e në veçanti në Zvicër-aktualisht edhe mësues në Shkollën Shqipe dhe kryetar-koordinator i LAPSH-së në Zvicër), duke qenë një kohë të gjatë bashkëpunëtor i tyre prej pozitës së zyrtarit përgjegjës në Ministrinë e Arsimit të Kosovës për mësimin plotësues në diasporë, por edhe më tepër prej vokacionit tim profesional për t’u marrë me problemet e mësimit identitar në diasporë përtej klisheve të kufizimeve a përkufizimeve të obligimeve burokratike e administrative, u pajtova që të them ca fjalë për këta libra, ngjashëm diçka si një recension i mbështetur gjithnjë në gjykimin personal. Në të vërtetë për librin e Agim Paçarizit unë kam bërë një recension të cilin mund ta gjeni, po ashtu, në libër e të titulluar ‘Kambanë alarmi për ndërgjegjen kulturore’, kurse për librin 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, i lutur nga koordinatorët e modeluesit e projektit dhe redaksia bëra një shkrim me titull ‘Rëndësia e mësimit plotësues për zhvillimin identitar dhe gjuhësor të nxënësve shqiptarë, e parë nga pikëpamja e sistemit arsimor të shtetit të prejardhjes’ (lexo të dy shteteve shqiptare në Ballkan dhe të shteteve të tjera kah shtrihet hapësira etnike shqiptare).

Zonja dhe zotërinj, këta libra sjellin të dhëna të panumërta e interesante të përpjekjeve të patriotëve për një orientim të shëndetshëm e të mbarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, e veçmas të subjekteve të Shkollës Shqipe, gjithnjë kah zhvillimi i bashkëpunimit dhe kërkesa e vazhdueshme për mbështetje e ndihmë institucionale. Por, në këtë rrafsh, siç u tha edhe më sipër, të dhënat nuk dëshmojnë për ndonjë përkrahje të vazhdueshme e substanciale. Ose, kjo prani e përkrahje rezulton të ketë qenë mjaft e kufizuar, duke u mjaftuar në një kurrikul kombëtare (e njësuar prej vitit 2018), tekste mësimore gratis, trajnim profesional edhe ky zakonisht me pjesën më të madhe me buxhet personal, e ndonjë aktivitet tjetër jo konsistent. Bile shtetet (veçmas pas pavarësisë së Kosovës) duke rrahur në premtimin dhe shpresën se tashmë punët edhe me shkollën do të rrjedhin verë e mjaltë i nxorën nga loja edhe idealistët e patriotët e devotshëm e shoqatat e tyre, për të lënë këtu një vakum kulturor në skemën edhe ashtu të varfër të vetorganizimit kulturor e qytetar.

Në linjën e afishimit të të përbashkëtave themelore që na sjellin këta libra e të cilës i kushtojnë mjaft faqe, është një ngrehinë (organizatë, shoqatë, lidhje) kulturore-arsimore shqiptare në Zvicër, e themeluar në përputhje me nevojat kulturore e arsimore të shqiptarëve në Zvicër në vitet 90-ta dhe të gjurmëve të jehonës së Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë ‘N.Frashëri’në Kosovë e ish Jugosllavi e që edhe këtu e ka ruajtur emrin bazik Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’ Zvicër ( shkurt: LAPSH).

Është e natyrshme që të tre autorët referencë themelore organizimi, suksesi edhe personal edhe kolektiv e kanë LAPSH-në, sepse ata në historinë e saj të dhënë edhe në këta libra, na dalin si ndër projektuesit, bashkëthemeluesit e zhvilluesit e saj. Lidhja e themeluar në fillim të viteve 90-të (fillimisht e ndarë në dy organizata; si Lidhje e Prindërve dhe si Lidhje e Arsimtarëve) do të arrijë që menjëherë ta marrë timonin e drejtimit të të gjitha veprimtarive kulturore-arsimore të shqiptarëve të Zvcër në funksion të zhvillimit të Shkollës Shqipe, duke përmendur këtu hapin e parë e shumë të rëndësishëm të pavarësimit të kësaj shkolle nga e ashtuquajtura shkollë jugosllave e mësimit plotësues. Më pas, krahas zhvillimit të saj dhe njësimit në LAPSH nuk do të vonojë shumë dhe ajo do të pranohet edhe zyrtarisht nga Konferenca Ndërkantonale e Ministrave të Arsimit e Zvicrës si bartëse edhe de jure e zhvillimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër. Këtë status, si me dokumentet e themelimit; me statut e program, si me veprimtarinë e përditshme të drejtimit të Shkollës Shqipe dhe të bashkëkoordinimit ndërkantonal të veprimtarive, ajo (Lidhja) do ta ketë edhe sot, sado që vitet e fundit mund të ketë pësuar edhe ndonjë si ‘tronditje’ nga faktorë shqiptarë deri shtetërorë që do të duhej ta bënin të kundërtën.

Këta libra, me detin e madh të të dhënave që ofrojnë në kontekste e rrethana nga më të ndryshmet, me pasqyrimin e punëve që bënte e bën Lidhja nëpër kantone (jo vetëm Argau e Gjenevë) me mësuesit e saj (si këta këtu të pranishëm e autorë librash) dhe subjektet e tjerë të Shkollës, sa i bën krenar ata dhe neve, po aq na trishtojnë me gjuhën e fakteve e të shifrave të përfshirjes së nxënësve gjithnjë në rënie, të cilat ta largojnë gjithnjë e më tepër shpresën e premtimin për atë ditën e bukur me diell, që do të nënkuptonte edhe mundësinë e rikthimit apo migrime brenda standardeve normale si në krejt botën qytetare në planetin e quajtur Tokë (shpresa e premtimi për globalizmin e mbështetur në diversitetin/mozaikun e kulturave)!
Pra, faktet kryeneçe, që sjellin këta libra, i konfirmojnë këto mëdyshje, këto dilema, që shumë do të dëshiroja mos të ishin të vërteta.

⦁ Kush janë autorët a koordinatorët e këtyre librave?

Kush janë autorët e librave, cilat janë të përbashkëtat e tyre dhe ç’thonë librat e tyre?
Që të tretë i përkasin brezit të punëtorëve arsimorë të Kosovës, që gjatë fundit të viteve 80-të e fillimit të viteve 90-të e tutje, duke qenë të shquar në frontin e rezistencës kundër pushtimit klasik që Serbia i bëri Kosovës, veçmas në fushën e arsimit kombëtar dhe të mbrojtjes së tij, e si pasojë edhe në sy të ndjekjeve të vazhdueshme, arrestimeve e burgut (Nexhati vuan edhe burg), duke e pasur shumë të vështirë veprimtarinë e mëtejshme, detyrohen ta lënë Kosovën dhe të vendosen në Zvicër përafërsisht në një kohë të përafërt për të vazhduar edhe këtu angazhimin në organizimin kulturor-arsimor të shqiptarëve, veçmas në edukimin identitar të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të moshës së arsimit të detyrueshëm përmes asaj që me krenari e quajmë Shkollë Shqipe ose mësimi plotësues në gjuhën shqipe ose edhe më saktë mësimi plotësues i gjuhën shqipe dhe i kulturës shqiptare etj. deri te emërtimi pothuajse uniform zyrtar i viteve të fundit në hapësirën gjermanofone mësimi (ose kursi)i gjuhës dhe kulturës së prejardhjes, respektivisht Atdheut (HSK – Heimatlicher Sprache und Kultur….), një emërtim edhe ky i kontestueshëm në disa segmente.

Po e vazhdoj specifikisht me dy të parët, që realisht janë edhe autorët e monografive për mësimin shqip në kantonet përkatëse, ku ata jetuan e punuan, për të vazhduar më pas me librin-botimin jubilar të 30 vjetorit të LAPSH-së Zvicër

⦁ Hamzë Morina, Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër, Prishtinë, 2019

Hamzë Morina, duke qenë mësues karriere e deri në drejtues i guximshëm i arsimit shqiptar në vitet më të vështira të okupacionit në komunën e Rahavecit, në një kohë do të ballafaqohet me një realitet që do ta detyrojë ta lë Kosovën për të vazhduar jetën në Shqipëri dhe për ta lënë edhe këtë gjatë vitit të zi të vëllavrasjes (1997) e për të kërkuar strehim politik në Zvicër. Siç e përshkruan edhe në libër menjëherë do t’i rreket punës së organizimit kulturor-arsimor të shqiptarëve pothuajse në të gjitha nivelet e shkallët e LAPSH-së, prej veprimtarit të guximshëm, mësuesit, drejtuesi e udhëheqësit kantonal të LAPSH për Argaun e deri në kryetar të Lidhjes në nivel të Zvicrës.

Libri, që na ka sjellë Hamza, përmbledh e sintetizon në zërat themelorë organizativë e didaktikë gjithë atë veprimtari të madhe që bëri ai, kolegët e tij mësuese e mësues të gjuhës shqipe, prindërit e veprimtarët e shumtë të Shkollës Shqipe. Po ashtu, në shifra e fakte, dokumente e interpretime holistike i përjetëson gjithë ato punë që bëri Lidhja, Këshilli Kantonal i Argaut me mësuesit e prindërit e zellshëm e të përkushtuar për t’iu ofruar nxënësve shqiptarë një ambient sa më të përshtatshëm mësimi, si në mësonjëtore, si në veprimtari të ndryshme kulturore-artistike publike në kanton e më gjerë. Një faqe me shumë interes përbën edhe bashkëpunimi i përhershëm në dy linja përfaqësuese: me institucionet vendore arsimore e të qeverisjes (shkolla, autoritete kantonale e federale etj.) dhe institucionet e Atdheut, duke filluar me Ministrinë e Arsimit e të Kulturës të Kosovës (qeveria në egzil) e deri te ato të ditëve tona, përfshirë edhe përfaqësitë shtetërore shqiptare në Zvicër.

Një katalog biografish të mësuesve e të mësueseve shqiptare që punuan në këtë kanton ia shton vlerën këtij libri dhe e përjetëson punën e tyre fisnike e patriotike. Po ashtu, libri nuk lë pa përfshirë edhe mbështetësit me të dalluar, më të përkushtuar e të përhershëm të Shkollës Shqipe, si në angazhimin e tyre të përditshëm, si me financimin e projekteve e të mbështetjes tjetër buxhetore e organizative.

Është formati i tij dokumentar pothuajse gjithëpërfshirës që e bën atë të lexueshëm e të shfrytëzueshëm edhe për analiza të nesërme krahasimtare shkencore didaktike e historike.
Libri është i shkruar me një gjuhë të bukur shqipe, që bashkëvepron bukur midis dokumentaritetit dhe publicistikës historike e deri me finesa të bukura figurative.

Hamzë Morina, duke qenë modest, më së paku flet për veten, por janë punët e bëmat e prezantuara me shumë kompetencë në libër që e afishojnë atë për ta ngritur vetvetiu profilin e personit të tij, si profesional, si organizativ, si moral e patriotik në vend nderi e dinjiteti.

⦁ Agim Paçarizi, Shkolla Shqipe në Gjenevë-Monografi, Prishtinë, 20210
Një recension imi për librin e Agim Paçarizit tashmë ekziston në libër, por, megjithatë me dy tri fjalë do të përmblidhja edhe si më poshtë: Njeriu, të cilit vullnetin e përkushtimin profesional e patriotik për të punuar në arsimin shqiptar në Kosovë, veçmas në lëndën e historisë, për çka edhe ishte shkolluar, do t’ia prente që në fillim ndjekja nga autoritetet pushtuese serbe, me dhimbje e plot revoltë do të detyrohej të shpërngulej në Zvicër për t’u rreshtuar menjëherë përkrah veprimtarëve më të mirë të organizimit kulturor-arsimor e politik shqiptar në Gjenevë, veçmas në organizimin e Shkollës Shqipe, ku kishte shumë vullnet e mall, respektivisht kompetencë, duke kaluar pothuajse nëpër të gjitha nivelet e format e përgjegjësisë së vullnetshme; prej punës së mësuesit të historisë, veprimtarit e kryetarit të Këshillit Kantonal të LAPSH-për Gjenevë e deri te të qenët anëtar nderi i këtij këshilli (pas daljes në pension). Në mbamendjen kolektive të shqiptarëve të Gjenevës dhe në të gjitha letrat e dokumentet e sjella edhe në libër spikat profili i tij prej njeriu të urtë e kompetent për të thelluar urat e bashkëpunimit me autoritetet kantonale arsimore dhe për të siguruar pothuajse buxhete permanente për funksionimin e Shkollës Shqipe në Gjenevë.
Një libër i shkruar me mjaft elegancë gjuhe e stili dhe me një bagazh dokumentariteti për shumë lakmi dhe lehtë të dëshmueshëm.
Opinionin tim më të zgjeruar e gjeni në libër, të cilin pata kënaqësinë edhe ta lekturoja.
⦁ Nexhat Maloku, 30 vjet Shkollë Shqipe në Zvicër-botim jubilar me rastin e 30 vjetorit të LAPSH-së ‘N. Frashëri’ Zvicër, Prishtinë, 2021

Libri i tretë, i projektuar e shkruar me shkas si pjesë e programit festiv solemn të shënimit të 30 vjetorit të formimit e të punës së suksesshme të LAPSH-së në Zvicër përfshin kapituj tematikisht sa të larmishëm, përfaqësues e afirmativ, po aq edhe ndërveprues e komplementar. I projektuar nga një dysh intelektualësh e didaktësh shqiptaro-zviceranë, respektivisht nga Prof. dr. dr. Basil Schader (filolog, didakt, albanolog i njohur zviceran, autor tekstesh e doracakësh të shumtë mësimor, bashkëkoordinator i një morie projektesh nga didaktika e pedagogjia ndërkulturore, veçmas i projektit të përbashkët me Ministrinë e Arsimit të Kosovës ‘Tekste mësimore për diasporën’ /19 libra si fletore tematike të organizuara brenda 3 niveleve të mësimit/, autori i një morie studimesh e botimesh shkencore autoriale e koautoriale etj., dhe Nexhat Maloku (mësues i Shkollës Shqipe dhe aktualisht kryetar i LAPSH-së, docent në SHLP të Cyrihut, autor e bashkautor tekstesh mësimore e studimesh interdisiplinare etj./ dhe redaktuar nga dy mësuese të Shkollës Shqipe në Zvicër me biografi plot invencion e gatishmëri vetësakrifice për shkollën, zonjat Nexhmije Mehmetaj (autore e bashkautore tekstesh mësimore dhe studimesh ndërdisiplinare, publiciste etj.) dhe Saime Isufi (mësuese, bashkëthemeluese dhe drejtuese e Lidhjes etj.) ky libër tërheq vëmendjen:

⦁ me fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve të institucioneve të Atdheut (dje e sot), me fjalët apo shkrimet e bukura të kontributorëve të Lidhjes nga radhët e miqve emblematikë zviceranë (ish deputet, didaktë, drejtues institutesh etj.) të formatit shumë respektivë, si Prof. dr. Wiltrud Weidinger, Prof. dr. h.c Rfolf Gollob, Ueli Leunberger,

⦁ me pjesën përmbledhëse e sintetizuese të historisë dhe të kaheve të zhvillimit të Lidhjes (autor Nexhat Maloku),

⦁ me prezantimin e Këshillave kantonale të Lidhjes (kryesisht të shkruara nga drejtuesit aktualë) e ku për fat të keq, për shkak të ceneve të shqiptarëve e veçmas të çarjes së krijuar brenda Lidhjes edhe me ‘kontributin’ e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, mungojnë të dhënat për disa kantone,

⦁ me intervista interesante e me plot emocione me ish nxënës të Shkollës Shqipe, me prindër e mësues, raporte bashkëpunimi të Lidhjes me shoqata e shoqëri të ndryshme shqiptare në Zvicër, intervista me aktivistë e mbështetës financiarë të LAPSH-së dhe të Shkollës,

⦁ me kontribute shkencore dhe praktike lidhur me Shkollën (mbase pjesa më kompetente e librit), që përfshin tema të larmishme, si Shkolla Shqipe nga këndvështrimi i sistemit arsimor të Atdheut (Nuhi Gashi), Shkolla Shqipe nga këndvështrimi i inst. zvicerane (Markus Truniger), Pasqyrë e projekteve shkencore –kërkimore lidhur me komunitetin shqiptar në Zvicër (Prof. dr. dr. Basil Schader, Prof. dr. dr. Naxhi Selimi, Dr. Shpresa Jashari), Diglosia (gjuhë standarde shqipe) si shkallë e kalimit në dygjuhësinë e plotvlershme shqip-gjuhë e huaj (Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj), Bilinguizmi i nxënësve , sfidë dhe mundësi (Nexhmije Mehmetaj), Bashkëpunimi mes MASHT-it , LAPSH-së, SHPL-së, një histori e suksesshme (Prof. dr. dr. Basil Schader)

⦁ me një rezyme shumë kompetente në 30 vjetorin e mësimit plotësues në Zvicër të hartuar nga Porf. Dr. dr. Basil Schader dhe Nexhat Maloku dhe të përkthyer në disa gjuhë.

⦁ Për fund

Zonja dhe zotërinj të nderuar/a,
kam bindjen se mund ta kem tepruar me këtë fjalë rasti a recension, quajeni si të doni, për këta tre libra e këta tre autorë, por me besoni se, duke i njohur gjithë realitetet brenda të cilave mbijeton Shkolla Shqipe në diasporë, do t’iu mbetesha borxh këtyre njerëzve dhe sigurisht edhe juve për të nxitur apo edhe orientuar kureshtjen tuaj për njohjen më të plotë me këto punë të mbara (fisnike e patriotike) që bënë këta autorë librash dhe punëve të mbara që bëjnë përditë një mori mësuesish e mësuesesh në Zvicër dhe në diasporat e shumta shqiptare nëpër botë, ku ka ende Shkolla Shqipe, por mjerisht gjithnjë e me më pak nxënës! Se pse është kështu, përgjigjen mund ta kërkoni e pjesërisht ta gjeni edhe në këta libra (e veçmas në nëntekstet e tyre), që me forcën e argumentit të kthejnë te vetvetja dhe roli personal si qytetar e si patriot, te familja, te shkolla, te mjedisi, te perceptimi publik i shkollës dhe bërësve të saj, te modeli a ‘shkolla’ e qeverisjes, te profili i politikanit që prodhon vota ime dhe e jotja, te kompetenca shtetërore etj.
E kur është puna për shkollën dhe matjen e performancës të të gjithëve për të (shkollën), referencë e tregues themelor i vlerësimit është numri i nxënësve- përfshirja e tyre në shkollë, kështu që ajo pyetja e famshme retorike e thënë edhe si klithmë, edhe si keqardhje, edhe si protestë na sillet vazhdimisht vërdallë:
Quo vadis Shqipëri e shqiptarë?!
Shpresa nuk duhet humbur!
Ju faleminderit!

 

 

 

 


Send this to a friend