VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ERDHI E SHKOI EDHE 140-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT – Nga Frank Shkreli

By | June 12, 2018

Komentet

Vjedhja e tokave është nga krimet më monstruoze që po bëhen – Nga Çapajev Gjokutaj

Vjedhja e tokave është nga krimet më monstruoze që po bëhen. Eshtë krim jo vetëm kundër pronarëve të ligjshëm, por edhe kundër rendit e sigurisë, edhe kunder mirëqenies së gjithë popullit, përfshirë dhe mua e ty, madje dhe fëmijët e nipat tanë.

Zhvatja e tokës, katraura që është bërë me pronat, kanë armiqësuar e armiqësojnë njerëzit. Dhe është kjo një armiqësi që nuk shlyhet lehtë, kalon në breza.

Pronësia e dyshimtë mbi tokën krijon gjendje rrëmuje e pasigurie dhe minon zhvillimin. Cili është ai investitor, vendas a i huaj qoftë, që hedh pare për të investuar në një tokë me sherre pronësie?

Megjithëse është krim kaq monstruoz, vjedhja e tokës pothuajse nuk ndëshkohet.

‘Reporter.al’ njofton se 4 vjetët e fundit janë paditur qindra raste kur punonjës të hipotekave dhe të Aluiznit, nëpërmjet fallcifikimeve kanë tjetërsuar sasi të mëdha toke, në favor parallinjsh e batakçinjsh.

Pothuajse të gjitha këto zhvatje janë pëcjellë në organet e drejtësisë. Por prokuroria ka pushuar shumicën. ‘Vetëm ¼ janë dërguar për gjykim.Në fund, nga qindra kallëzime vetëm dy persona janë dënuar.’

Goxha sistem kemi ndërtuar. Edhe me kompjuter ta kishim projektuar për të favorizuar batakçinjtë, vështirë se mund të arrinte bilance të tilla.

Prokurorët thonë se kështu do vazhdojë të ndodhë, sa kohë nuk do të forcohet baza ligjore kunder tjetërsimit të pronave.

Por parlamenti duket se nuk ia ka ngenë. Ka javë që opozita pushton foltoren, kurse maxhoranca aprovon ligje shpejt e shpejt e shkel e shko, në një sallë ku s’e merr vesh i pari të dytin.

Bëjnë politikë të madhe, zihen për kolltuqe. E ka mirë Lilua që hera herës ia merr me të qarë: Rroftë e qoftë politika, miletit le t’i bjer’ pika.

( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’ )

Diplomaci “win-win” apo “biz-bat-bat” për Kosovën? – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 ***  Po,  që tani dihet, pa filluar  bisedimet në Bruksel, më 24 qershor 2018, se “win-win” mund të jetë për presidentin Hashim Thaçi dhe për Serbinë e presidentit Aleksandar Vuçiq,POR  JO edhe për KOSOVËN e pavarur dhe sovrane !

 

*** Në  takimin e nivelit të nivelit të lartë presidencial të Kosovës dhe të Serbisë, që do bëhet me 24 qershor në Bruksel nën monitorimin e përfaqësues së lartë zyrtare të BE-së për Politikë të Jashtme dhe për Siguri, Federica Mogherini,  sipas prononcimit paraprak të Hashim Thaçit, do të arrihet një “Marrëveshje historike, ku do të fitojnë edhe Kosova, edhe Serbia”. – E pabesushm!?

 

Përkundrazi, kjo prognozë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është plotësisht e gabuar dhe e parealizueshme, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “kurrë nuk do të pranoj, që të nënshkruaj  ndonjë dokument, që  Serbia ta njihte Kosovën. Kjo nuk ka për të ndodhur as në Bruksel, as në Beograd”.

 

Të gatshëm ta falin Veriun e Kosovës për Novi Pazarin,  çfarë idiotizmi politik?!

 

-Vërtet, një propozim i këtillë është sui generis alogjik,  të japësh Veriun e Kosovës, e për kompensim të kërkosh Sanxhakun, domethënë Novi Pazarin, kur dihet  se gjeopolitikisht, edhe  Novi Pazari është vazhdim i kufirit territorial të veriut të Kosovës, si do të kalosh në Novi Pazar,  nëse Kosovën Veriore ia falë Serbisë?!

 -Ky është absurd  i absurdit, propozon faljen e territorit verior të Kosovës, që është e  pasur me ari, argjend, zink, plumb dhe baker në shkëmbim me Novi Pazarin?!

Prandaj, si Thaçi si Hoti, si Hoxhaj dhe, si e si vasalë  të tjerë të këtillë,  duhet të mbajnë parasysh faktin se shqiptarët e Kosovës nuk do të pranojnë kurrfarë copëtimi të territorit të Republikës së Kosovës, që do të nënkuptonte këmbimin  me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën mbase këto janë territore  shqiptare të Shqipërisë etnike, JO të Serbisë!

-Edhe sa vjet duhet pohuar të vërtetën historike se nuk mund të ketë kurrfarë këmbimi të territorit shqiptar-shqiptar. -Ky nuk quhet këmbim, të këmbesh territore me vetëveten, JO me Serbinë. 

-Megjithëkëtë “zemërgjerësi” të liderëve  despotikë dhe nepotistë privatnikë të Kosovës,  të gatshëm për kompromis , që Serbisë t’i falin territore shqiptare, këtë kurrën e kurrës nuk do ta pranojnë mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës.

 

S’ka “win-win” duke e copëtuar Veriun e Kosovës !

 

*** Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se “Rezultati i dialogut të Brukselit, do të jetë WIN për Serbinë dhe WIN për Kosovën”.( https://www.blic.rs/vesti/politika/taci-rezultat-dijaloga-ce-biti-win-win-i-za-srbiju-i-za-kosovo/4rmbmgf) .

Me t’u përkthyer shqip kjo  “win – win” novus kosovar diplomacy , do të thotë se Dialogu serbo-kosovar i Brukselit (2011-2018), do të mbyllet me rezultat pozitiv, “fitore edhe për Kosovën, fitore edhe për Serbinë”. !?

Sipas kësaj prognoze astrologjike të presidentit Hashim Thaçi, do të thotë se, që tani, shqiptarët e Kosovës, mund të llogarisin  në fitoren e tyre, duke qenë se presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq “paskanë gjetur gjuhë të përbashkët (qenkanë pajtuar)”, që të zigjidhet problemi 100-vjeçar kolonial i Kosovës në Dialogun e Brtukselit (2011-2018)!?

Mirëpo, kësaj dezinformate nuk duhet besuar, sepse edhe kjo është  vazhdim i “metodikës” dhe i “pedagogjisë” së gënjeshtrave dhe të mashtrimeve 7-vjeçare të politikës zyrtare të Kosovës me  Hashim Thaçin në krye dhe me trabantët e tij,  që po ia bëjnë popullit të Kosovës, duke  e gënjyer se me “bisedimet teknike” me palën serbe në Bruksel (2011-2018),  “Serbia  de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën” !

Këtë gënjeshtër  të radhës, para së gjithash e demanton vazhdimi agonik i Dialogimit  serbo-kosovar në Bruksel (2011-2018). Ndryshe, nuk do të kishte pasur asrye, të vazhdonte një dialog i tillë, të cilin e ka “shpikur” dhe “dizajnuar” politika dhe diplomacia e Serbisë, me qëllim që ta copëtojë territorin  verior të Kosovës. – Ky nuk mund të jetë kompromisi politik midis Prishtinës dhe Beogradit !

 

Me gjithë refrenin e gënjeshtrave monotone  politike dhe diplomatike   të liderëve të pandërgjegjshëm të Kosovës mbase  Serbia as de fakto e as de jure nuk e ka njohur Kosovën. Këtë e dokumenton edhe vazhdimi i Dialogut të Brukselit në nivel presidentesh Thaçi-Vuçqiq, që do bëhet më 24 qershor 2018 në Bruksel nën monitorimin e Frederica Mogherini ( shefe e politikës së Jashtme të BE-së).

 

 – Po, të  ishte ndryshe siç gënjen Hashim Thaçi dhe ministrant e tij, nuk do të kishte vazhduar  fare Dialogu i Brukselit, edhe  të dielën e ardhshme të këtij viti në Bruksel ku  Thaçi paralajmëron rrejshëm , ashtu sikurse deri tash, se “do të jetë dialog win-win  edhe për Kosovën, edhe për Serbinë” dhe “do të jetë histori” !?

-Pse këto këto gënjeshtra të përsëritura dezinformuese politiko-propagandisitike sistematike, ku është logjika e argumentimit dhe e justifikimit të së vërtetës këtu, se gjoja me marrëveshjet e nënshkruara me Beogradin në Dialogun e Brukselit, Serbia “de fakto dhe de jure e paska njohur Kosovën”?!

 

Si  “dialog historik FITIMTAR”, nëse Vuçiqi pajtohet, atëherë fiton  Vetëm Serbia dhe Hashim Thaçi, JO KOSOVA!

 

Deri më sot, qëkur ekziston shteti serb në Ballkan,  liderët politikë të saj kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje a traktat me Shqipërinë dhe me Kosovën, vetëm atëherë, kur është përfillur interesi i tyre i plotë nacional dhe shtetëror hegjemonist dhe militarist kolonial.  Me një fjalë, nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq  nënshkruan ndonjë marrëveshje kompromisi polik me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi në Bruksel, kjo do të jetë vetëm FITORE për Serbinë dhe për presidentin Hashim Thaçi, JO  për SHQIPTARËT  e as për KOSOVËN.

 

Nëse  në Bruksel, do të ndodhte një mrekulli e tillë serbo-kosovare, atëherë s’ka dyshim se dialogu i tillë, do të mund të karakterizohej si “historik” nga i cili, do të përfitonin të dy palët (serbët dhe shqiptarët).

 

Mirëpo, edhe nëse ka ndonjë marrëveshje sekrete mes Vuçiqit dhe Thaçit për t’u arritur ndonjë kompromis i keq politik në Dialogun e Brukselit, e vërteta është krejtësisht ndryshe ngaqë deklaratat e Vuçiqit dhe të kryeministres së qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq flasin të kundërtën nga deklarata imagjinuese “win-win” e Hashim Thaçit, se gjoja në Bruksel, do të arrihet  një marrëveshje politike, që do t’i kënaqte të dy palët në konflikt.

 

Të shpallësh fitore para përfundimit të dialogut, kjo është më se cinizëm dhe aventurizëm politik

 

Kësi farë lloj zhargoni diplomatik astrologjik  “të saktë me  100% “ nuk mund ta dëgjosh as nëpër kafene  dhe nëpër çajtore të Prishtinës, e lëre më ta përdorësh në komunkimin e diplomacisë moderne ndërkombëtare me liderë politikë dhe me diplomat të huaj, duke pohuar se “Edhe Serbia, edhe Kosova, do të fitojnë në Bruksel”. Kështu, shqiptarëve të Kosovës  u “garanton” Hashim Thaçi,  presidentii i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, kësaj gënjeshtre fantastike mund t’i ketë besuar vetëm ndonjë kinez i Himalajeve, që kurrë nuk ka dëgjuar për shqiptarët dhe për Kosovën, koloninë e dikurshme të Serbisë së Madhe (1912-1999).

 

-Jo, ore “presidenti historik”  i dallavereve politike me Isa Mustafën (ti mua, unë ty-njëri president e tjetri kryeministër  i Kosovës). -Kjo ishte, e edhe sot është “sëmundja juaj psiko-patalogjike”,  që ka provuar,  pse ju  “ vdisni” për kolltukë, për pushtet, për nepotizëm, për para dhe për karrierë personale, grupore, klanore, mahallore, krahinariste dhe partiake, e Jo as për popullin, as për drejtësinë, as për demokracinë  e as për dheun e Kosovës.

Prandaj, juve “palla nuk u ha” se çfarë do të ndodhë me dialogët e Serbisë qoftë në Bruksel, në Vjenë, në Berlin,  në Romë, në Londër apo në Nju-Jork. – Ju jeni gjithmonë të gatshëm për pranimin e fromulave të kompromisit, të propozuara nga “Grupi i Krizave”, sepse nuk keni tjetër opsion ngase  të huajt e kanë fituar luftën mbi Serbinë në Kosovë (Amerika, NATO-ja dhe BE-ja evro-perëndimore).

Kështu, do të ndodhë edhe në mbylljen e Dialogut të Brukselit  mes  presidentit të Kosovës ,Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, të cilët nuk e kanë të vështirë ta dinë paraprakisht se çfarë “dhurate”, do t’u sjellë dialogimi multilateral në Bruksel.

Nëse bisedimet serbo-kosovare  mes Thaçit dhe Vuçiqit, do të përfundonin sipas formulës së imagjinuar jorealiste të presidentit Thaçi, “WIN-WIN EDHE PËR KOSOVËN, EDHE PËR SERBINË”,  atëherë, që tani, është e qartë se Kosova ka humbur territorin e saj verior.

Praktikisht, kjo do të ishte, edhe  fitorja personale e presidentit Hashim Thaçi, edhe fitorja e Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, JO e Kosovës siç po gënjen qe 7 vjet rresht Hashim Thaçi dhe vasalët e tij në Dialogun e Brukselit (2011-2018) se gjoja “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”. –Atëherë, pse vazhdimi i Dialogut, edhe më 24 qershor 2018 në Bruksel nën monitorimin e Federica Mogherinit (shefe e politikës së Jashtme  dhe  e Sigurisë së Bashkimit Evropian)?

 

-Mjaft më mos e gënjeni dhe mos e mashtroni popullin sikurse deri tash (2008-2018), sepse  në dialogun  “historik”  të Brukselit,  nuk do të ”qerasesh”  sipas  formulës  së imagjinuar “WIN-WIN”, por do ta fitosh vetëm  “bishtin e sopatës”, që do ta japë BE-ja me pëlqimin e Serbisë. Pikërisht, ky do të jetë fataliteti për pjesën veriore të Kosovës.

Ndaj, në asnjë kuptim, arritja eventuale e ndonjë marrëvshjeje të tillë me palën serbe në Bruksel, nuk do të ketë karakter historik, as kurrfarë dobie politike në mbrojtjen e interesit nacional shtetëror dhe të integritetit territorial sovran dhe të pavarur të Republikës së Kosovës.

KRIZA E KONSUMIMIT TË NJERIUT TË POLITIKËS, MEDIAS, ARTIT DHE TEATRIT – Optikë kritike nga MEXHIT PRENÇI

1                                                              

Kriza e konsumimit të njeriut në rrafshe të ndryshme, sidomos në dekadën e fundit, është e prekshme dhe evidente, – dukuri e rrezikshme që pengon zvillimin e gjithanshëm të shoqërisë dhe vendit tonë, – nje shtojcë e krizës demokratike, të lirisë & drejtësisë, krizës ekonomike, sociale dhe morale që përshkojnë çdo qelizë të shtetit të korruptuar dhe inkriminuar.

***

Thelbi i konsumimit është përsëritja dhe sterpërsëritja e vetëvetes, që ka promovuar  zvjordhjen e vlerave. Ngopja e njerëze me shije të keqe ka arritur gjer në refuzim të të konsumuarve. Shumica e shqiptarëve nuk duan t’ua shohin portretin deputetëve dhe  të vetëquajturve analistë, as  në parlament, as në ekranet televizive.  Madje as zërin nuk duan t’ua dëgjojë. Mendimet jo e jo. Në faqet e gazetave nuk duan t’ua shohin emrin, as  portretin në Facebook apo tweet  – pikërisht, se konsumimi i tyre është tregues i paaftësisë dhe mediokritetit që bën të përsëritin vetëveten duke humbur sensin krijues dhe bëhen  pengesë e zhvillimit dhe progresit.

 

2

Të diturit, të mençurit dhe të talentuarit, specialist në një rrafsh të caktur, nuk i ka prekur kjo sëmundje kronike, e keqe. Fatkqësisht këta janë  pakicë.. Shumicë janë të konsumuarit që nuk njohin vetëveten. Çdo gjë që ideojnë dhe bëjnë është fantazi e paarsyeshme, e në të njejtën kohë alibi në shërbim të politikës për interesa pesonale. Fjalori i tyre prej dyqind a treqind fjalësh, përsërit mbarë e mbrapsht mendimet, idetë, veprimet, sjelljet dhe fjalët e tyre pa bukë. Me urdhër mizori i vënë në rrjesht fjalët, i telendisin e zgërlaçin si limon i shtryrdhur  e bashkë me to, edhe vetëveten.

 

3

Këta janë nga soji i mediokërve. Ca të tjerë i përkasin sojit  të atyre që dijnë pak nga çdogjë dhe maten me hijen e mëngjesit. Në asnjë fushë nuk janë specialisët e ngaqë nuk dijnë se kush janë, e vendosin njeri-tjetrin në rendin e epërm të vlerës cilësore duke i atribuar titujt: i madh, kolos, gjigand e gjeni, planetar apo kozmik ( ! ) në rrafshin e letërsisë, teatrit e kultures. Ndërsa Njëshat e politikës e konsiderojnë veten reformatorë, progresistë, udheheqes te lartë të pakrahasueshëm. Me ta fillon historia. Gënjeshtrat, mashtrimet, premtimet e bujshme,  i konsiderojnë të vërteta dhe në forma e variante të ndyshme, me bëmat e tyre pothujase çdo ditë, javë e muaj, e thellojnë  standartizimin dhe konsumimin e tyre dhe krrejnë ligje sipas modelit enverist, për të qëndruar në pushtet përjetësisht.

 

4

Kjo e bën të domosdoshme, aplikimin e filozofisë së rrotacionit politik. Lidërit e partive në vendit tonë kurrësesi, nuk duhen lejuar, por detyruar me çdo mjet, të mos ndjekin modelin e stalinistit Enver Hoxha –  që kryetari i partisë kryeministër dhe liderit e partive të jenë  të përjeteshëm.  Sanksionimi me ligj që kushdo mund të konkurojë për dy mandate dhe këtu të vihet pika mbi “ i “  është e vetmja aleternativë e zgjidhjes që shteti demokratik të mos shndërrohet në shtet diktatorial me kryeministrin pushtues i të katër pushteteve. Filozofia e rrotacioniti të jetë funksionale për të gjithë funksionarët e lartë që nga presidenti e në të gjithë piramidën shtetërore, parlamentare, partiake dhe ne çdo institucion, çka do të mundësojë të konkurojnë e të fitojnë  njerëzit  e aftë, te ditur, të pasionuar, me ideale atdhetare dhe demokratike, ku liria, drejtesia, mirëqenia e popullit dhe progresi në të gjtha fushat të jetë stategjia e zhvillimit të përparimit të Shqipërisë. 

 

***

Historia na mëson se sado të zotët të jenë lidërit politikë, madje jo vetëm lidërit por edhe gjithë personazhet në fusha të tjera të pushteteve nuk i shpëtojnë dot konsumimit. Ndaj filozofia e rrotacionit ëshë qasja e duhur më e vlertë për të shpëtuar nga  aventurierët e gangsterët politikë të konsumuar, për t’u krijuar hapësira personazheve të tjerë, sidomos të rinjëve të japin kontributin për reformimin, zhvillimin dhe progresin e shoqërisë duke u mbështetur edhe në arritjet më të mira e të sukseshme të paraardhësve. Tradita pozitive gjithnjë është e vyer. Kush nuk e kupton është idiot, kush nuk e zbaton fundi i tij do të jetë tragjik.

 

5

Dukuria e konsumimit të personazheve në rrafshe të ndryshme  shfaqet në forma të lamishme. Kështu psh disa deputë vazhdojnë të lexojnë hartime në parlament të përgaditura në shtëpi sipas porosive  të shefit partiak  pa e vrarë mendjen se çka ligjëron kundërshtari. Kjo qasje  steriotipike ka standartizuar dhe konsumuar këto tipe deputetësh. Edhe personazhe të tjerë: gazetarë, ministra, intelektualë, idhtarë partishë, funksionarë të lartë etj. e tj.,  në debatet në parlament, në televizione apo forume, nuk dëgjojnë njeri-tjetrin. Nuk përqëndohen tek tema e debatit, por kalojne nga dega ne degë, duke folur në përgjithësi dhe përsëritin dhjetra herë të njejttat mendime, ne forma te ndryshme., spostojnë  problemin dhe grinden me njeri-tjetrin duke mbrojtur shefat e lartë. nga të cilët paguhen. Madje grinden, fyhen magjypçe, shamatohen me fjalë rrugaçërie. sa u ka dalë boja. Janë të konsumuar edhe në përsëritjet e stërpërsëritjtet e gënjeshtrave, mashtrimeve, të pavërtetave & janë tjetërsuar në personazhe  limona të shtrydhur, që përveç padronit askush nuk i duron më, madje nuk është e tepërt të thuash se shumica e njerëzve ndjenë neveri kur shohin portretet e tyre, çdo natë nga nje television në tjetrin duke u grindur si qentë për kocat.

****         

Këtë stil debatues, mjerisht, e imitojnë dhe aplikojnë njerëzit në kafeteri dhe mjedise të ndryshme, ku sharjet e fyerjet derdhen me shumicë si nga tifozë të majtë ashtu edhe nga  të tifozë të djatjtë. Madje ka edhe ndonjë që i hedh  gotën e rakisë në fytyrë kundërshtarit, një tjerër përmbys  tavolinën, një i tretë i forti i lagjes siç thuhet, jep  edhe ndonjë grusht… Modeli është marrë nga ndeshjet në sallën e parlamentit sistematikisht.

 

6

Me shumicë gjen të konsumuar edhe në komunitetin e artistëve të teatrit dhe të humoristëve shkrimtaro-aktorë,vetëkënaqen për gjithçka shkruajnë, botojnë dhe aktrojnë duke përsëritur vetëveten komike të standartizuar, me të njejtat mjete shprëse banale e vulgare, me shije të ulet estetike.

***

Në rrafshin e regjisurës në teatrin profesionist konsumimi shfaqet në menyrën e  vënies në skenë te një drame apo komedie, ku spektakli ka qenë i sukseshëm dhe mjetet shprehëse skenike, persëriten në spektakle të tjerë. Në një mënytë tjetër konsumimi shfaqet në imitimet e kopjimet e spektaleve të regjisorëve botërorë nga disa regjisoe të tetrit shqiptar, të cilët mbeten hije e tyre duke humbur aftësinë krijuese dhe vetëveten regjisoriale,

***

Në rrafshin e aktrimit faktori kryesor i konsumimit është mosdivorci nga mjetet shprehësi të një roli, kur fillon nje rol tjetër. Ky është një parim i Stanisllavskit. Disa nga aktorët tanë nuk e respektojnë këtë parim. Ata kur kanë duartrokama ta zjarrta në aktriimin e një tipi të caktuar, pa u shkarkuar prej ngarkesat të rolit të sukseshem, nisin rolin e ri  me reminishenca të dukshme nga tipi i parë, sa konsumimi e bën aktorin të arratiset nga kërkimi i formave dhe menyrave te reja të shprejes aktoriale skenike te personazhit te ri, sipas botës së  tij, karakterit, individualitetit, veprimeve psiko-fizike dhe portretit me vçoritë specifike. Duke mbetur tek tipi i parë aktorti përsërit vetëveten. Nuk arrin  të shquaj personalen artistike të personazhit dhe aktrimi i tij, humbet orientimin ç’është artistike dhe joartistike, ç’është estetike dhe jo estetike. Kjo qasje e gabuar, të çon në konsumim  te plotë, si aktorin ashtu edhe regjisorin që tjetërsohet në rrobot.

 

7

Tek disa tipe të tjerë krijuesish, të cilët në fillim të karrierës duken të veçantë me talent të spikatur, ndodh që shumë shpejt talenti i tyre venitet dalngadalë pikërisht nga përsëritja e nje mënyre interpretimi që përsërit  në ide, fantazi, mjeshtëri, veprime psikofizike, artikulim të fjalës, në oratori etj. etj. Krijimi i iluzionit se jam më i miri që në nisje duke e menduar veten pesonalit, pa dëgjuar zërin kritik ngado që të vijë, bën të thellohet mosnjohja e vetëvetes, çka nga moskuptimi refuzohet vetëkorigjimi, vetëreformimi, vetëpërsosja. Urtaku me të drejtë do të thoshte kjo rrugë nuk të bën personalitet në fushën tënde, por mbetesh perso-(nu)l-itet. Talenti është si lulja që po s’e vadite vyshket.

 

8

Askush nuk mund të arrij vlerat e eperme duke u kënaqur me vetëveten artistike, dukuri kjo qe të largon nga ai që je në të vërtetë; flaket ajo pjesë e vetëvetes kur u shfaq talenti në fillim, kur duhej bërë e kundërta: zhbiruimi brenda vetes për të pikasur embrionin e talentit dhe ta rrokësh e të shkrihesh me të. Kështu ai, talenti, do të shfaqet me thelbin e vet, me forcën e vet, me origjinalitetin e vet, me energjitë e veta aq sa i ka & do të kultivohet e përsoset.  Krejt natyrshëm do vinte krijimi, pa përsëritje të vetvetes krijuese, pa kopjuar të tjerët, pa u bërë hije e tyre.

         

9

Konsumimin si dukuri të antivlerës e shoh të këndellur tek të vetëquajturit analistë specifikë “mos më fyej inteligjencën”.  Disa kokrra nga ky kontigjent shquhen si ekstremistë  të majtë, disa të tjerë ekstrimistë të djathtë. Në debate mediatike kur njeri e kundërshton, tjetri në mënyrë cinike, groteske dhe komike i thotë: “Mos më fyej inteligjencen”! Të njejtën frazë  përsërit tjetri kur e kundërshton debatuesi “inteligjent”. Kështu duke refuzuar njeri-tjetrin flasin të dy në një kohë që të imponojnë mendimin e vet, por asnjeri nuk e dëgjon tjetrin, madje  as dëgjuesi nuk merr vesh asgjë.  Me këtë format, shfaqen në debate personazhe në fushën politike, ekonomike, letrare, poetike; në tema për arkitekturën, muzikën, teatrin, mjedisin, plehrat kimike e të tjera, e të tjera, pa qenë kompetentë në asnjerën prej tyre duke përsëritur vetëveten, sa arrijnë në një konsumim  dështak të pa korrigjueshëm.

 

10         

Kokëfortësia për t’u imponuar me force, jo me argumente e fakte (për shkak të paaftësisë), por më shumë të parave që marrin nga padronët e politikës, – ndez dellin e marrëzisë dhe vendin e arsyes e zë britma, ulurima, fyerja ndaj njeri-tjetrit.  Akërrimi kush e kush të nxijë  politikanët e këtij apo atij krahu për të justifikuar shitjen e ndyrë të shpirtit arrin kulmin… Kjo mënyrë të debatuari përsëritet e përsëritet në çdo debat në rrafshe të ndryshme sa vetëvuloset konsumimi në këtë qasje të gabuar. Duke perifrazuar nje thenie te te ndjerit Pjtër Arbnori për socialistët, do të thosha  se pseudo -analistët dalëboje, ashtu si politikanët mashtrues e rrenacak, janë specialista për të shtrenbëruar të vërtetën.

 

11

Karakteristikë e të konsumuarve, siç nënvizova më sipër, është më o s d ë g j i m i  i njeri-tjetrit në debat. Kjo bën që debatuesi të mos e marrë mendimin e tjetrit, të mos e fus në sistemin e të menduarit, të mos e analizojë; përkundrazi ai përqëndrohet tek ajo që do të thotë vetë për të imponuar mendimin e tij, të cilin e quan më të drejtë, më të përsosur. Kështu krijohet një steriotipi arësyetimi dhe gjykimi, që nuk i shpëton përsëritjes së vetëvetes, karakterit të përgjithshëm të debatit, nivelit të ulët të argumentimit, çka e çon drejt standartizimit e steriotipizimit sa bëhet i padëshirueshëm, i mërzitshëm e i papranueshëm nga shikuesit e mençur,  të diturit e të moralshmit.

 

12

Natyrshëm lind pyetja: Përse drejtuesit e programeve mediatike ftojnë në ekran të njejtat fytyra që abuzojnë me sloganin: “ Jemi zëri i publikut?!”.  Përgjigjet mund të jenë të ndryshme. Unë mendoj se ata përfaqsojnë vetëm veten e tyre të shitur, sipas profilit që paraqita më sipër. Ndërsa për drejtuesit që i pëlqejnë e nuk bëjnë dot pa to, mendoj se konsumimi i tyre është i pakrahasueshëm…. Zëvëndësimi me drejtues të rinj është alternative e vetme.

 

KONKLUZË:      

 

Konsumimi si dukuri e antivlerës, është i rrezikshëm në media, sidomos në rrafshin e politikës, në kulturë, spektaklet humoristike dhë në teatrin dramatic etj. Konsumimi është i rrezikshëm dhe alarmant për zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë sonë demokratike. Kriza e konsumimit thërret për profesionalizëm, reformim  dhe progres! Roli protagonist i meritokratëve të rinj në bashkëpunim me meritokratët historik të traditës është e duhet  të jetë i domosdoshëm, sfidë ndaj të konsumuarve dhe  shkërdhstokracisë. Kështu do të mënjanoheshin grafomanët, delirantët, lavdëruesit e vetëvetes, të vetëquajturit kompetentë dhe specialistë për gjithçka, njeriucët, mediokërit, të shiturit dhe aventurierët e gangsterët e të gjitha ngjyrave.

Nostalgjikët shqiptarë duan ta bëjnë Serbinë të mirë – Nga Gani Mehmetaj

Pas afrisë Serbi-Shqipëri (Rama-Vuçiq) ka filluar të nxjerrë krye teza e mbrapshtë sikur gjatë historisë njëmijë vjeçare e kishim mirë me Serbinë deri atëherë kur shqiptarët (sipas tyre kosovarët) vranë e dhunuan serbë për hesap të Perandorisë Otomane! Bartës të kësaj teze antishqiptare janë disa nostalgjikë jugosllavë (lexo serbë) e palo historianë që më parë e bënë  çorbë arixhiu historinë e “Luftës Nacional çlirimtare” në Shqipëri. Imponohet në medie gazetari kooperativist, i frymëzuar nga mjelësja e dalluar Lenka Çuko. Nuk u rri larg as një portal propagandistik që burim frymëzimi e citimi e ka portalin turk “Osmanlinjtë”.

Për dallim nga ajo që duan të na e gatuajnë dashamirët e Miladinit, Mugoshës e Vuçiqit, me serbët asnjëherë nuk e patëm mirë. Përkundrazi, nga shekulli VIII-XI, kur sllavët e vërshuan Gadishullin Ilirik, u bënë luftëra shfarosëse serbe-arbërore. Luftërat e përgjakshme vazhduan gjatë tërë mesjetës, kulmuan në kohën e re, ndërsa përfunduan me 1999.

Në një relacion të vitit 1332 kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelmi i Adës, për sundimin serb në trojet shqiptare raporton: “shqiptarët janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë… Klerikët poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen”.

“Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje (prerje të hundës, veshëve e buzëve, vërejtje ime), dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Masa të tilla goditnin në radhë të parë popullsitë arbërore të besimit katolik. Ato (masa) përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare”.

Këto raporte flasin për krimet serbe në veriun shqiptar, pra në Dardani e bregdetin Adriatik.

Ndërkaq, për jugun shqiptar, Anisa Demiraj shkruan: “Toma Preljuboviçi u mundua t’i zhdukte pabesisht me vrasje feudalët arbëreshë, por nuk ia arriti dot qëllimit. Kjo solli afrimin e Gjin Bua Shpatës me Pjetër Loshën, zotin e Artës, dhe luftën e tyre të përbashkët kundër sundimtarit serb. Më 1373 Pjetër Losha e rrethoi Janinën, qendrën e Thoma Preljuboviçit, dhe e rrezikoi…

Forcimi i Gjin Bua Shpatës solli bashkimin kundër tij të feudalëve serbë e grekë, të cilët me ndihmën e forcave napolitane që ishin vendosur në Epir e sulmuan atë, më 1379, në Artë. (Thoma Preljuboviçit, ishte i  njohur për mizoritë që kryente ndaj arbëreshëve me mbiemrin Albanokton (vrasës i shqiptarëve). Për t’u mbrojtur nga këto sulme, despoti serb thirri ushtritë turke që kishin arritur në atë kohë deri në Thesali”. Historianët thonë se goditja e Gjin Bua Shpatës ishte vendimtare në shkatërrimin e mbretërisë serbe. Serbët luftuan krah osmanëve deri në Ankara kundër mongolëve, ku u zu rob Sulltani.

Ta kenë harruar vrasësin e arbërorëve- Preluboviqin-Albanokton në Toskëri, nipërit bastard, palo historianët dhe gazetarët kooperativistë? Apo serbët u kanë dhënë detyrë t’i fshijnë krimet ndaj shqiptarëve?

Në betejën e vitit 1389 në Fushën e Dardanisë, afër Prishtinës, aleanca e Gadishullit Ilirik kundër Sulltan Muratit pësoi disfatë, për shkak të pabesisë së princave serbë që u bënë me turq. Shumë vjet më vonë në betejën hungareze-turke, serbët prapë u bënë me osmanët, kështu që Gjergj Kastrioti, ndëshkoi pabesinë serbe me djegien e qyteteve e katundeve të Serbisë.

Mehmet Pasha Sokoloviq, serb (1506 – 1579), me postin e vezirit turk, me dekret të Sulltanit, ua mori shqiptarëve Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit e të Graçanicës (faltore katolike të ritit bizantinë) dhe ua dha serbëve. I dëboi priftërinjtë shqiptarë, ndërsa i solli priftërinjtë serbë, shkruan Mark Krasniqi.

Treqind vjet më vonë, në luftërat austro-turke (1664-1669), forcat arbërore me në krye Pjetër  Bogdanin e çliruan Dardaninë. Pas vdekjes së ipeshkvit Bogdani e gjeneralit Pikolomini, forcat turke me pararojë serbët, bullgarët (pomakë) dhe tartarët e Krimesë bënë krime të shëmtuara kundër arbërorëve në Prishtinë. Tartarët, turqit e serbët nxorën nga varri trupin e Pjetër Bogdanit.

Edhe këto krime duan t’i fshijnë nostalgjikët shqiptarë mu si i pastrojnë paratë e pista grupet mafioze?

Historiani Milo, gazetari Nano e të tjerë si ata, gënjejnë me cinizëm, kinse nëna e Gjergj Kastriotit nuk është arbërore. Këtu u ndihmojnë hoxhallarët shqipfolës – nipërit bastardë të gjysheve të përdhunuara nga osmanët.

Gazetari Nano sulmin kundër nënës së Gjergj Kastriotit  e bënë me agresivitet prej të çmenduri në emisionin e kanalit televiziv shqiptar me titull serbisht “Provokacija”. “Historianët shqiptarë”  gënjeshtrat serbe i shpërndanë në portale e televizione shqiptare.

PËRKEQËSOHEN MARRËDHËNIET AMERIKANO-TURKE – Nga Frank Shkreli

 

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi këtë javë një projektligj që autorizon shpenzimet ushtarake për Pentagonin, një projektligj i cili njëkohësisht do të blokonte shitjen e aeroplanëve luftarakë amerikan të tipit F-35, Turqisë nëqoftse Ankaraja nuk heq dorë nga blerja e raketave ruse të tipit S-400.   Miratimi i kësaj mase legjislative, i cili është pjesë e Aktit për Mbrojtjen Kombëtare që autorizon shpenzimin e 700-miliardë dollarëve për armët dhe programet ushtarake amerikane, është aprovuar me 85 vota në favor dhe 10 kundër nga Senati amerikan.  Dhoma e Përfaqsuesve e Kongresit amerikan, miratoi versionin e saj të këtij projektligji i cili u kritikua ashpër nga Ankaraja zyrtare.  Kryeministri turk, Z. Yildirim e cilësoi miratimin e legjislacionit nga Kongresi amerikan si, “Një zhvillim fatkeq” dhe shtoi se “Turqia nuk është pa alternativa të tjera”.

Kongresi tani duhet të zgjidhë ndryshimet midis dy versioneve të këtij projektligji për shpenzimet ushtarake duke arritur një kompromis midis tyre dhe t’ia dërgojë Presidentit Trump për nënshkrimin ose veton e tij.

Në të dy Dhomat e Kongresit amerikan dhe në radhët e përfaqsuesve të dy partive kryesore – demokratë dhe republikanë – ekziston një mbështetje e fortë që të bllokohet shitja e aeroplanëve tepër modernë, Turqisë – një vend anëtar i aleancës NATO, por marrëdhëniet e të cilit po acarohen gjithnjë e më shumë me Shtetet e Bashkuara.

 

Një javë para miratimit të projektligjit për të bllokuar shitjen e aeroplanëve luftarakë amerikanë Turqisë, një grup prej 44 anëtarësh të Kongresit amerikan i dërguan një letër Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Z. James Mattis që të bllokonte shitjen dhe dërgimin e këtyre aeroplanëve Ankarasë, për arsye të masave armiqësore ushtarake të saj në Siri, kërcënimit të Turqisë për t’i dhënë Rusisë — një fuqie armiqësore ndaj interesave të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara — sekretet ushtarake të NATO-s, dhe për të blerë nga Moska një sistem raketor rus, si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për sulmet e Ankarasë zyrtare kundër institucioneve demokratike të vendit”.

 

“Në kundërshtim me obligimet dhe me pritshmëritë e saj si anëtare e NATO-s, të cilat duhej të zbatoheshin nga një aleat i përgjegjëshëm”, në vend të kësaj,Turqia — theksojnë kongresmenët në letrën e tyre drejtuar shefit të Pentagonit – “Po vepron aktivishit për të minuar interesat e Shteteve të Bashkuara anë e mbanë botës.”   Ligjëvensit amerikanë theksojnë më tej në letrën e tyre, se “Veprimet e vazhdueshme ushtarake të Turqisë kundër interesave amerikane, degradimi i pamëshirë i të drejtave të njeriut dhe demokracisë nën regjimin e Presidentit Erdogan në vend, si dhe qëllimet e qarta të tij për të ndërtuar një partneritet strategjik me Rusinë, kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë”, theksohet në letrën e kongresmenëve amerikanë. Me gjithë paralajmërimet nga Washingtoni, kongresmenët thonë se Turqia nënshkroi marrëveshjen me Moskën për blerjen e sistemit rus të raketave.   Si rrjedhim, ligjvënsit amerikanë të dy partive politike – demokratë dhe republikanë –përfundojnë letrën e tyre dërguar Sekretarit amerikan të mbrojtjes, Z. James Mattis, se “Ne duhet ta mbajmë Turqinë përgjegjëse për sjelljet që kërcënojnë interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, sjelljet që minojnë interesat e partnerëve dhe aleatëve tanë dhe të cilat janë simbol i sulmeve të gjithanëshme ndaj vlerave themelore demokratike. Për këto arsye”, përfundojnë kongresistët amerikanë letrën e tyre të dates 14 qershor, dërguar shefit të Pentagonit, “Ju bëjmë thirrje që të merrni të gjitha masat e nevojshme për të bllokuar shitjen dhe dërgimin e aeroplanëve amerikanë të tipit F-35, Turqisë.”

 

Letra e plotë e kongresistëve amerikanë në anglisht:

https://sarbanes.house.gov/sites/sarbanes.house.gov/files/Turkey_F35

Duket se sa më të ngushta të bëhen marrëdhëniet midis Presidentëve Vladimir Putin dhe Recep Erdogan, aq më shumë keqësohen marrëdhëniet e Rusisë dhe të Turqisë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara.  Ankaraja akuzon Bashkimin Evropian se ndër të tjera, mbështet kryengritësit kurdë, ndërsda Shtetet e Bashkuara i akuzon se strehojnë klerikun Fethullah Gulen dhe se përkrahin kurdër sirianë, të cilët Turqia i konsideron si terroristë.   Aykan Erdemir, një ish anëtar i Parlamentit turk dhe tani një eskpert pranë Fondacionit në Mbrojtje të Demokracive është shprehur në një prej medieve të Lindjes së Mesme se bllokimi i shitjes së aeroplanëve amerikanë Turqisë, tregon se sa poshtë kanë rënë marrëdhëniet midis Shteteteve të Bashkuara dhe Turqisë.  Për këtë gjëndje të krujuar në marrëdhëniet dy-palëshe, eksperti turk fajësoi zyrtarët turqë dhe medien pro-qeveritare, se po inkurajonë anti-amerikanizmin me deklaratat e tyre kërcnuese siç është kërcënimi se Turqia do të sulmojë forcat amerikane në Siri”, u shpreh ai.

 

Sidomos gjatë luftës së ftohtë, Shtetet e Bashkuara e konsideronin Turqinë si një prej aleatëve më të ngushtë të Washingtonit – ushtarëve turq u kishte dalë nami për heroizmin e tyre gjatë luftës së Koresë kundër forcave komuniste në fillim të 1950-ave — por gjatë 10-viteve të fundit, kjo aleancë që dikur ishte shumë e fortë midis këtyre dy vendeve, sidomos në fushën ushtarake, ka ardhur duke u keqësuar si rrjedhim i shkeljes së vlerave dhe normave demokratike nga Presidenti turk, Recep Erdogan.   Fatkeqësisht, rezultat i këtij keqësimi në marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Ankarasë është edhe bllokimi nga ana e Kongresit amerikan të shitjes së aeroplanëve modernë luftarakë amerikan, Turqisë.

 

 

Ndërkaq, Rusia dhe Turqia kanë lënë mënjanë rivalitetet e tyre historike si dhe ndryshimet midis tyre që mund të kenë lidhje me çështjet rajonale, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, ku duket se për qëllime të përbashkëta, kanë gjetur një “modus vivendi” midis tyre, në përpjekje për të minimizuar influencën amerikane dhe të BE-ës në rajonin e vendeve ballkanike në interesin e tyre dhe të aleatës së tyre Serbisë, duke lidhur marrëdhënie të forta ekonomike dhe një partneritet strategjik afat-gjatë midis Putinit dhe Erdoganit, ndërsa të pakën në sipërfaqe, marrëdhëniet midis dy vendeve sa vinë e keqësohen.

 

Besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, heret ose vonë, me Erdoganin si udhëheqës i Turqisë ose me ndonjë tjetër — në interesin e tyre të përbashkët strategjik dhe ushtarak – dy vendet do i rregullojnë marrëdhëniet midis tyre, por shpresoj dhe lutem që në këtë ndërkohë, marrëdhëniet e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara mos të pësojnë ndonjë dëm afatgjatë, si rezultat i deklaratave të vazhdueshme dhe entuziaste të zyrtarëve më të lartë shqiptarë, “admirues” të Presidentit Erdogan dhe mbështetës të politikave të tija të mbrendshme dhe të jashtme, në kundërshtim me qëndrimet e aleatës strategjike, mbështetses historike të interesave të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Mos të na marrë edhe ne me vete Erdogani në klubin e tij me Putinin!

“Veliki prijatelji Serbije” nuk janë SHQIPTARËT E ADEM JASHARIT, nuk janë Kosova as Shqipëria – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

-Kush janë ata “veliki prijatelji”  të Serbisë, të cilët    gjatë dy dekadave të shkuara  “paskanë  kontribuar aq shumë, duke shkrirë mend dhe  duke haxhuar aq shumë  energji elektrike” gjoja për t’i “pajtuar xhelatët serbë me viktimat shqiptare të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit? Po, kush mund të ketë qenë tjetër veçse ata  spiunë, agjentë, argatë dhe hyzmeqarë besnikë të tyre shqipfolës me stazh 30-vjeçar (1989-2018) në të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, që me veprat e tyre kanë dëshmuar se vdesin për Serbi, jo për Adem Jasharin e as për Shqipërinë e Ismail Qemalit.

 

-A ka më poshtruese, më e turpshme, më degraduese, më antihumane dhe më antishqiptare sesa të shkosh në Beograd, gjoja t’i “bësh të qajnë” armiqtë serbë, duke  u shpalosur atyre krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer serb  mbi 12.000 mijë shqiptarë nga forcat e armatosura çetniko-fashiste policore, paramilitare dhe militare serbe në Kosovë (1989-1999)?!

 

Edhe sa shekuj, duhet të kalojnë, e “Pošteni Albanci-veliki prijatelji Srbije, të kuptojnë se “ serbo-sllavët e shqiptarët, duhet të bisedojnë për t’u ndarë si miq, e jo të bisedojnë për të bashkëjetuar si armiq. Vrasësi dhe viktima nuk mund të jenë bashkë.” ( Akademik Mark Krasniqi, 1992:33).

 

-I ndjeri shkencëtari, patrioti dhe atdhetari ynë i shquar shqiptar, M.Karsniqi me plot të drejtë ka pohuar këtë të vërtetë  aksiomatike me peshë historike, sepse  është çmenduri dhe absurde çdo përpjekjeve e shqiptarëve për të koekzistuar në përbashkësi me serbo-sllavët derisa ata nuk ndryshojnë rrënjësisht mentalitetin dhe praktikën e tyre negative për shfarosjen e shqiptarëve dhe të grabitjes së territoreve të tyre etnike, historike dhe gjeopolitike brenda kufijve autoktonë të Shqipërisë etnike në Ballkan.

 

Pra, vetëm atëherë, kur serbo-sllavët të ndryshojnë negativizmat dhe paragjykimet  negative për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mund të parashikohet krijimi i ndonjë mundësie reale për bashkëpunimin ndërshtetëror me Serbinë etj. Ndryshe, të gjitha përpjekjet e individëve dhe të  grupeve të bizneseve të ndryshme private, janë të gjykuara të dështojnë me turpin më të madh deri në kapitullim nga  serbo-sllavët.

 

 

Kultura nuk është “rregullator”  i marrëdhënieve politike mes shteteve në koflikt, siç është rasti i Kosovës dhe i Serbisë!

 

Prandaj, shteti i Kosovës nuk do të duhej t’i lejonte kontaktet e “bznisit” privat( kultura, sporti, muzika, teatri, filmi, tregtia etj.) para se Serbia ta njihte Kosovën si shtet, sepse këto janë format më të përshtatshme për të ndërhyrë në çështje të brendshme  të Kosovës.

 

 

-Dihet se, politika shtetërore është ajo që do të duhej t’i pajtonte serbët dhe shqiptarët, jo filmat e  as librat e “ustallarëve”, që për interesa të politikës serbe dhe të tyre pretendojnë të jenë mbi PATRITOTËT, mbi ELITËN KOMBËTARE SHQIPTARE, mbi VLERAT E UÇK-së, mbi POLITIKËN NACIOANLE dhe mbi SHTETIN E PAVARUR TË KOSOVËS, gjoja për t’ua hapur rrugën kulturës, artit, shkencës dhe  politikës shtetërore, që të  bashkëpunojnë, të përafrohen dhe të përqafohen me Beogradin zyrtar, pa kërkimfaljen  kolektive të Serbisë për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë (1989-1999).

 

 

-Kontaktet dhe zhvillimi  i bashkëpunimit kulutror, ekonomik e tregtar  i privatnikëve të Kosovës me Serbinë ka vetëm karakter të interesit  dhe të biznesit privat personal dhe grupor, jo kombëtar as shtetëror kinse për t’i pajtuar serbët me shqiptarët.

 

 

Kjo formë perfide e bashkëpunit joprotokollar ndërshtetëror, është më se e dëmshme dhe e papranueshme për interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Kosovës, sepse asnjë shtet në botë nuk praktikon dhe nuk lejon kurrfar֝ë bashkëpunimi të tillë kulturor, ekonomik dhe tregtar etj., me një shtet tjetër, që është në konflikt me të, duke mos e njohur njëri-tjetrin sikurse është rasti i Serbisë dhe i Kosovës.

 

Mirëpo, kjo praktikë nuk vlen për qeverinë  nepotiste, korrupcioniste dhe absolutise mahallore dhe krahinariste dhe për “eksportuesit”  e saj  kosovarë, të cilët për interesa  të  biznesit privat  të tyre eksportojnë   të arrtirat kulturore , ekonomike dhe tregtare  në Serbi, natyrisht me “izën” e qeverisë së Kosovës, edhe pse Serbia as de fakto e as de jure nuk e njeh Republikën e Kosovës, por vazhdimisht e quan ngehinë të përkohshme, si dhe “kokën dhe djepin e kultureës dhe të shtetit  serb” !?

 

Kjo formë e bashkëpunimit  me Serbinë, është turp i pafalshëm  i qeverisë së Kosovës, që ka lejuar dhe po lejon zhvillimin e kontakteve të tilla kulturore, sportive, ekonomike dhe tregtare me Serbinë  gjoja në funksion të “normalizimit”  të marrëdhënieve mes serbëve agresorë pushtues dhe kolonizues dhe viktimave  shqiptare të gjenocidit të tyre, të kreyera, edhe  gjatë viteve 1989-1999 në Kosovë.

 

Ky lloj bashkëpunimi joprotokollar me Serbinë fsheh intrigat  dhe kurthet më të poshtra dhe më të rrezikshme për shthurjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

 

Për shqiptarët normalë, që e duan Kosovën dhe vlerat e saj, nuk mund të ketë kurrfarë kontaktesh me Serbinë, para se kjo ta njohë Republikën e Kosovës.

 

 

“Veliko prijateljstvo”  me Serbinë, kësaj i thonë -“pordhi kali në derë të hanit” !

 

Sepse “Serbia gjithmonë është e kthyer me fytyrë dhe me mend kah e kaluara, kah mesjeta, e jo kah e ardhmja drejt shekullit XXI. Ajo jeton gjithmonë me një palë mend, me ëndrra dhe me iluzione ekspansioniste, si në të kaluarën, si sot, megjithëse bota ka ndryshuar rrënjësisht në çdo aspekt”. (Akademik Mark Krasniqi: 1992: 12).

 

 

  -Vtëm për kuislingët shqipfolës-spiunët dhe argatët e Serbisë me pagesë dhe pa pagesë shohin ëndrra në diell, që përmes formave  kulturore, filmagjike, ekonomike, sportive  dhe tregtare, mund t’a vënë në lëvizje Serbinë, që ta njohë Republikën e Kosovës.

 

Përkundrazi, kjo është strategjia dhe taktika më e qëlluar e Serbisë, që të mos lejojë shkëputjen e zinxhirit  të sundimit të saj kolonialist, shfrytëzues , mashtrues dhe të përçarjes (divide et impera) të shqiptarëve dhe të Kosovës (2000-2018).

 

 

Kontaktet kulturore (sporti, muzika, filmi, librat) janë forma më  profitabile e spiunazhit të një vendi

 

-Këtë e dëshmon edhe rasti i infilltrimit të spiunit të UDB-së jugosllave, Pero Zlatar, kur në vitin 1965 hyri në Shqipëri si “gazetar-komentator  i lojërave të Ballkaniadës së basketbollit”, i cili përfitoi nga rasti të ”xhironte” me kujdes  çdo gjë, që ishte me interes spiunazhi për UDB-në e Jugvosllavisë. Kjo formulë spiunazhi, është aktuale dhe zbatohet  ndër shqiptarët (në Kosovë dhe në Shqipëri) si dje, edhe sot, në emër të “biznesit privat”, të sportit, të tregtisë, të festivaleve  dhe të takimeve të ndryshme kulturore mes  Serbisë dhe Shqipërisë.

 

Mirëpo, ata kusilingë  shqipfolës, që po “mburren” se paskanë bashkëpunuar “20 vjet” me Serbinë, gjoja për ta pajtuar xhelatin serb me viktimën e tij shqiptare, le të flasin, le të shfaqin filma  dhe le të shkruajnë libra  vetëm për miqësinë e tyre me serbët, e JO në emër të kulturës e as të bashkëpunimit të të gjithë shqiptarëve të Kosovës me serbët e Beogradit,  se ata librashitës dhe filmagjinj nuk janë mbi të gjithë shqiptarët mbi 6 milionë,  e as e tërë Kosova, që refletkojnë si ata për të lëpirë ndonjë asht  në emër të kryerjes së shërbimeve të tyre agjenturure për inetresat politike  dhe hegjemoniste të Serbisë në Kosovë dhe në Shqipëri.

 

Si theksuam më sipër, kur dy shtete nuk e njohin njëra-tjetrën dhe kanë marrëdhënie të këqia mes veti, strategjia dhe taktika  më oportune për t’iu afruar njëra-tjetrës, janë spiunazhi  përmes propagandës së zezë (të cilës nuk i dihen të të dhënat) dhe propaganda e bardhë,  e cila bëhet në mënyrë  të hapur, siç janë tubimet e ndryshme politiko-ekonomike, tregtare, kulturore, sportive dhe masmediat e ndryshme ( konferencat, panelet, forumet, ekspozitat, filmat, panairet, botimi i librave të ndryshme etj.).

 

 

Mirëpo , opinioni shqiptar, nuk duhet të jetë aq naiv, dhe të bjerë viktimë e këtyre formave të bashkëpunimit me Serbinë, sepse derisa Serbia dhe Kisha Serbe nuk e njohin Kosovën,  këto janë vetëm “pordha të ftohta” politiko-propagandistike  të spiunazhit për  t’i mashtruar dhe për t’i përçarë shqiptarët në “pošteni i nepošteni Albanci”, ashtu sikurse në 100 vitet e shkuara të historisë së tyre nën robërinë kolonialiste, fashiste dhe gjenocidale  të  hegjemonistëve, të vrastarëve dhe të militaristëve serbë dhe  të Serbisë së Madhe (1912-2018).

 

 

Fatekqësisht, gjatë 20 viteve të shkuara (200-2018) bëhet propaganda e dendur nëpër panele dhe tribuna kulturore dhe politike të Beogradit, si dhe shkruhet me “pompë” se mes Kosovës dhe Serbisë “janë zhvilluar përvoja të dobishme, bashkëpunim kulturor dhe artistik etj.”, me qëllim të afrimit dhe të pajtimit të  serbëve dhe shqiptarëve(xhelatit dhe viktimës) pas përfundimit të luftës gjenocidale të Serbisë në Kosovë (1989-1999).

 

Mirëpo, kjo përpjekje e disa kusilingëve shqipfolës, me gjithë prezentimin e librave të tyre  dhe të formave të tjera të bashkëpunimit kuluturor, nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv, që shteti, kisha, akademia dhe shkenca (si “arktiketë” kryesorë për kryerjen e gjenocidit serb në Kosovë, 1989-1999), të pendohen dhe të kërkojnë falje kolektive publike për masakrat, vrasjet dhe shkatërrimet e përgjithshme monstruoze : “ Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30; biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare;  1.450 banorë ende janë të pagjetur;  20.400 femra të dhunuara shqiptare. “(http://telegrafi.com/bilanci-i-krimeve-serbe-ne-kosove/).

Fundja, atafarë maskarenj dhe hyzmeqarë të sllavëve të Ballkanit, le ta duan, le të vdesin për Serbinë, por të mos i ngatërrojnë, të mos i dëmtojnë  dhe të mos i poshtërojnë vlerat shqiptare dhe shqiptarët, duke folur dhe duke shkruar e trilluar në emër të tyre, se gjoja, edhe pas mbarimit të luftës gjenocidale serbe (1999-2018)  “mes shqiptarëve dhe serbëve qenka zhvilluar një bashkëpunim kuturor dhe arstistik, si dhe përvoja dhe miqësi të përbashkëta”(!)

 

Sa turp, sa idiotizëm, u vardisën serbëve për t’iu treguar se gjoja  ata “nuk dinë asgjë” për masakrat dhe  për krimet e gjenocidit të njësive paramilitare policore dhe ushtarake  ndaj shqiptarëve dhe Kosovës (1989-1999).

 

 

Mirëpo, “Veliki prijatelji Srbije”, le të puthen dhe le të përqafohen me serbët dhe le të vdesin për Serbinë, duke xhiruar “filma, drama,  telenovela” me  serbët, por gjithmonë, duhet ta kenë mbajtur mirë në  mend se Shqiptarët  nuk kanë asgjë  të përbashkët me  serbomëdhenjtë kolonizues përpos armiqësisë shekullore, e cila mund të përfundojë  vetëm pasi Serbia të jetë tërhequr nga territoret e tyre autoktone siç janë Novi Pazari, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Këtë, duhet ta dinë “pošteni Albanci” – “veliki prijatelji” Srbije, të cilët, sidomos gjatë  30  viteve të fundit si spiunë dhe shërbëtorë besnikë të tyre ia kanë arritur të afrimohen, të pasurohen dhe të “lehin” për interesat  e serbëve dhe të Serbisë fashiste gjenocidale (1912-2018), duke i tradhtuar, përçmuar dhe ofenduar shqiptarët, madje edhe publikisht në seancat e turpshme të parlamentit të Kosovës, se gjoja, tanimë, “patriotizmi është i tejkaluar”, duke i dhënë prioritet korrupsionit, krimit, plaçkitjes, papunësisë, shfrytëzimit dhe varfërimit të shumicës dërrmuese të popullit të Kosovës.

Tranzicioni i gjatë shqiptar – PRESIDENTI I RI – Nga EUGJEN MERLIKA

Më 20 korrik Kuvendi i Shqipërisë, në votimin e tij të katërt, shpalli të zgjedhur me 85 vota (aq sa i duheshin) Kryetarin e katërt të Shtetit paskomunist shqiptar, në personin e Bamir Topit, ish nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar të asaj partie.

Zgjedhja duket se i bindet një projekti të hartuar kohë më parë në kryesinë e PD. Nuk paska qënë i rastit refuzimi i kandidaturës për Kryetar Bashkie i kryeqytetit nga z. Bamir Topi në një kohë kur sondazhet e jepnin të vetëm në gjëndje të merrte më shumë vota se sa tri herë i zgjedhuri në atë post, Kryetari i PS, z. Edi Rama. PD sakrifikonte postin, aq shumë të dëshiruar, të qytetarit të parë të Tiranës për të ngjitur “yllin” e saj në majën e piramidës shtetërore shqiptare. Ishte një synim që, duke parë raportin e numurave në Kuvend dhe rregullat kushtetuese, kishte pak gjasë të sendërtohej. Që në fillim u quajt një kandidaturë e fortë, që nuk pranonte të tjera në krahun e saj, e që i shtynte kundërshtarët e majtë të vinin si kusht të bisedimeve, për të ashtuquajturin “konsensus”, përjashtimin e saj. Çuditërisht manovrat dhe pelivanllëqet e Opozitës së majtë bënë të mundur jo përjashtimin por triumfin e saj.

Zgjedhja e Kryetarit të ri të Shtetit u prit me simpati e mirëbesim jo vetëm në PD dhe shumicën në pushtet, por dhe në qarqet ndërkombëtare të lidhura me Shqipërinë, në Kosovë dhe në pjesën më të madhe të opinionit publik të përfaqësuar nga mas mediat. Personalisht isha shprehur në një shkrim të disa ditëve më parë për zgjedhjen e një Kryetari jashtë politikës, duke shënuar emrin e një juristi të mirënjohur edhe në Evropë, si më i përshtatëshmi për atë detyrë, duke marrë parasysh gamën e gjërë të problemeve të drejtësisë me të cilat ballafaqohet Shqipëria dhe ndërlikimet e ndërthurjet e interesave në trekëndshin korrupsion-politikë-drejtësi, për zbardhjen e të cilave pak ose aspak duket në horizont. Por politika bëri katror ndaj përfaqësuesve të saj dhe u mblodh si iriqi për të mos lejuar depërtimin në krye të Shtetit të një personi jashtë rradhëve të saj. Duke marrë parasysh këtë fakt mendoj se zgjedhja e kryer ishte më e mira e mundëshme e, si e tillë, pati pasoja pozitive.

Në rradhë të parë shmangu zgjedhjet e parakohëshme, që do të ishin mjaft negative për jetën ekonomike të Vendit ashtu edhe për imazhin e Shqipërisë, kryesisht në institucionet evropiane. Ndërprerja e legjislaturës në Shqipëri me motivin e paaftësisë së Kuvendit për të zgjedhur Kryetarin e Shtetit do të kishte qënë një thikë mbas shpine për projektin e pavarësisë së Kosovës dhe një argument më shumë për ata qarqe antishqiptare që, prej gati një shekulli, nuk bëjnë tjetër veçse të theksojnë “paaftësinë kronike” të shqiptarëve për t’u vetqeverisur. Jo rastësisht urimi i parë që mori në telefon Presidenti i ri i Shqipërisë qe ai i Kryetarit të Kosovës, z. Sejdiu.

Zgjedhja e z. Topi qe pasojë e mosmarrëveshjeve në gjirin e së majtës, që nuk qe në gjëndje as të shprehë as të mbështesë një kandidaturë bindëse të saj, mbasi që në fillim synoi në mënyrë të papërgjegjëshme skenarin e zgjedhjeve të parakohëshme, duke shfrytëzuar një absurditet të Kushtetutës që parashikon një eventualitet të tillë. Votat përcaktuese të gjashtë deputetëve të ashtuquajtur “nanoistë”, që u “ vunë  në kryq” nga Rama, Gjinushi, Ceka etj. duke shkaktuar krizën e nervave të së majtës, zgjidhën një situatë që rrezikonte një gangrenizim të rrezikshëm për fatet e Vendit. Duke mos mbajtur parasysh prapaskenat e atij veprimi, duke gjykuar thjesht faktin e pasojat e tij, mendoj se kundërveprimet e socialistëve dhe jo vetëm të tyre janë të pamotivuara. Përjashtimi i tyre nga partia na kthen mbrapa disa dhjetëvjeçarë në mendësi e praktika, në atmosferën e terrorit enverist, të cilin mendojmë se e kemi lënë përgjithmonë mbrapa. Vendimmarrësit nuk marrin parasysh se, në një demokraci liberale, deputetët nuk kanë detyrim partie apo grupi në votimin e tyre, se vënia e interesave të Vendit mbi ato të partisë, cilado qoftë ajo, është një praktikë që na afron nga demokracia perëndimore se, nëse ata e konsideruan kandidatin për president “përfaqësues të politikës së re” dhe votuan me bindje për të, nuk ka asnjë kod moral, etik apo ligjor t’i dënojë. Akoma më absurde tingëllojnë kërkesat për t’i ndjekur penalisht ata gjashtë deputetë, ndërsa do të thosha se nëse ka një shkelje për t’u ndëshkuar është vendimi për të mos marrë pjesë në votimet për kreun e Shtetit.

Po, zotërinj deputetë, zgjedhja e Kryetarit të Shtetit nuk është një gjë fakultative për ju, por një detyrim që u a imponon mandati që u ka dhënë populli. Mënyra se si votoni është fakultative, por prania dhe proçesi i votimit kurrsesi jo. Nëse ju nuk e ndjeni veten të detyruar para Vendit tuaj t’i jepni atij Presidentin e republikës cili është kuptimi i mandatit tuaj?

Kryetari Topi e filloi  pesëvjeçarin e tij me pragmatizmin e politikanit. U tregua i kursyer në fjalë, por vuri menjëherë pikat mbi “i” përsa i takonte parimit themelor të funksionimit të institucionit që merrte në dorë, duke hapur një librezë kredie tek Opozita e befasuar dhe e ndërkryer nga zgjedhja e tij. ” Do të punoj me të gjitha forcat për të qënë President i të gjithë shqiptarëve, duke patur si bazë ndershmërinë, vlerat qytetare dhe transparencën…” është premtimi solemn që bëri ai para auditorit të Pallatit të brigadave. Janë fjalë të thjeshta por kuptimplote, që i bëjnë jehonë një kërkese të ngutëshme të Vendit, asaj të moralizimit të politikës e të institucioneve. I vetëdijshëm për rolin që e pret Presidenti Topi zhvesh zyrtarisht rroben e përkatësisë partiake për t’u bërë “kryeplaku” i bashkatdhetarëve të tij, të cilët duhet t’i shohë të gjithë me të njëjtin sy e ndaj të gjithëve të mbajë të njëjtin qëndrim, pa paragjykime të asnjë lloji. Uroj që të mos mbetet vetëm një premtim e, nëse do të jetë kështu, do të kemi me të vërtetë diçka të re që jep shpresë për ditë më të mira.

Kjo nuk është gjithshka. Si qytetar e si shtetar Kryetari i ri e din mirë se me sa probleme të pazgjidhura, edhe mbas  16 vitesh ndërrimi sistemi, përballohen ende shqiptarët. Ai e di mirë se retorika e premtimeve të pambajtura nuk ka më efekt, se shqiptarëve nuk mund t’u serviret më luga e zbrazur, se ende nuk është bërë shkëputja e plotë nga e kaluara diktatoriale, se ende nuk janë njohur e kthyer pronat, se ende ish të përndjekurit e regjimit komunist vazhdojnë të mashtrohen, se ende jeta e përditëshme gjymtohet nga mungesa e korentit, e ujit të pijshëm, nga papunësia, nga çmimet gjithënjë në rritje, nga tarifat telefonike më të larta në Evropë, nga….

Të gjitha këto, si vetëtima, i dalin para syve të mëndjes kur takon, mbas shpalljes së rezultatit ish kolegët, duke filluar nga Kryetari Berisha e deri tek opozitarët Nano, Majko, Islami, Ruçi, Meta e ndonjë tjetër që, në këtë rast nderojnë veten dhe detyrën e tyre, e po ashtu kur merr fjalën për të falënderuar e për të shpalosur idetë.

Shqiptarët presin nga politika që të jetojnë më mirë, të ndihen më të sigurtë e më të integruar dhe është detyrim i të gjithëve të përmbushim këto aspirata. Ne nuk kemi kohë për të humbur…”  Janë të tjera fjalë të thjeshta por lapidare. Në sfondin e tyre ndihet autokritika e pjesës më të shëndoshë të politikës për ato gjëra që ka bërë e, më shumë, për ato që nuk ka bërë gjatë këtyre viteve në dobi të Vendit e të popullit të saj, për rezultatet e pakta, për krahasimet me të tjerët. Kryetari i Shtetit hyn shpejt në rolin e tij: tani nuk ka më interesa e rivalitete partiake, ka vetëm një qëllim, integrimi në Evropë që do të thotë jo vetëm reforma por edhe ngritje standarti jetese për mbarë popullsinë.

Detyra është e vështirë, e madhe. Atë nuk mund t’a sendërtojë një politkë konfliktuale që nuk respekton idetë e parimet, por që i kthen ato në subjekte të interesave të çastit, të ditës, të mërive e humorit vetiak, që din vetëm të verë shkopin në rrotat e qerres së kundërshtarit politik edhe nëse ajo mbart interesat e mëdha të Vendit. Shqipëria nuk është ende një vënd normal që  të mos ndjejë peshën e tekave të politikës, problemet e e saj janë ende themelore e përballimi i tyre nuk mund të bëhet pa impenjimin e përgjithshëm. Kryetari i ri e din se i bie atij tashmë barra e paqtuesit, e koordinatorit të fuqive të shqiptarëve, për t’i futur ato në hullinë e sendërtimit të aspiratave për zhvillim, mirëqënie, hyrje në Evropë e në Aleancën Atlantike. Gjen rastin të verë theksin pikërisht mbi këtë aspekt aq shunë përcaktues në historinë e popullit të tij.

“Vlerat dhe interesat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se ato që na ndajnë. Le të punojmë të gjithë së bashku për të çuar përpara reformat, duke respektuar Kushtetutën dhe pavarësinë e atdheut tonë.”

Mesazhi është i qartë e i plotë: për të shkuar përpara, për t’u shkëputur nga vend-numuroja duhet ndihmesa e të gjithëve. Mund të kemi mendime të ndryshme, mund të jemi mbartës të mbeturinave të ideologjive të kundërta, mund të jemi ende në borxh me të kaluarën, mund t’a shohim botën nga kënde të ndryshme vështrimi, por jemi të gjithë bij të këtij Vendi që shëmbëllen me një anije në det të hapur. Ne jemi pasagjerët dhe ekuipazhi i saj e varet nga ne të gjithë nëse do t’a përballojmë furtunën, duke lundruar drejt steresë, apo të fundosemi të gjithë së bashku me të. Në këtë kuadër hyjnë edhe gati një milion shqiptarë që punojnë e jetojnë në botën e madhe. Presidenti i ri nuk i përmend ata, mund të jetë një harresë e çastit, por mendoj se duhet të përpiqet t’u ofrojë dhe atyre mundësitë në fushën e politikës për t’i inkuadruar në jetën e atdheut. Përvoja, dijet, njohjet, kualifikimi i disa prej tyre janë një rezervë e paçmuar për Shqipërinë sikur një ligj cmirëzi të mos u ndalonte atyre pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në politikën aktive. Çfarë kuptimi ka qëndrimi i detyruar për dhjetë vite brënda Vendit për të patur të drejtën me hye në jetën politike te tij?

Presidentit të ri duket se i pëlqejnë ritmet e larta të punës, gjë për t’u çmuar. Në këto pak ditë që nga zgjedhja ka inkuadruar sferën e veprimtarisë  nëpërmjet takimeve kokë më kokë me krerët e partive, si të shumicës në pushtet ashtu edhe të Opozitës, me formimin e stafit bashkëpunues të tij, me garancitë për diplomatët e huaj. Para tij qëndron, si Sfinksi, problemi i Drejtësisë, i funksionimit dhe rregullave të saj. Kryetari i ri i Shtetit nuk është ekspert i fushës e aftësia e tij, në këtë rast, do të tregohej jo vetëm në vendosmërinë për të firmosur ndryshimet e nevojshme, por edhe në zgjedhjen e bashkëpuntorëve e këshilltarëve, profesionalisht e moralisht, në lartësinë e detyrës.

Pa u futur në qëndrimet e partive dhe rrjeshtimeve politike në lidhje me problemet e Drejtësisë e figurën e Prokurorit të përgjithshëm, qëndrime krejt të kundërta me njëri tjetrin, pa asnjë mundësi marrëveshjeje së paku deri tani, një pyetje spontane e logjike i vjen çdo qytetari shqiptar në mëndje. Thuhet se Shqipëria është një nga Vendet me tregues korrupsioni nga më të lartat në Evropë. Është një pohim i bërë nga institucionet ndërkombëtare, nga drejtuesit politikë të shumicës apo të pakicës, nga shtypi e nga çdo qytetar i thjeshtë, të cilit për nevojat më parake i duhet të krijojë një buxhet shtesë të veçantë, për të paguar rushfetin ndaj çdo nëpunësi, mjeku, infermieri apo cilitdo me të cilin ballafaqohet çdo ditë për probleme jetike. Flitet shumë për luftën kundër korrupsionit, por rezultatet janë të padukëshme.

Në Rumani janë nën proçes hetimor e gjyqësor rreth 1470 vetë për korrupsion, duke filluar nga ish kryeministri Nastaze, tek ish ministra e funksionarë të lartë të Shtetit e deri tek “peshqit e vegjël”. Në Shqipëri në rrjetë bie vetëm ndonjë nga këta të fundit. Ministreja e Drejtësisë, zonja Makovei, është bërë proverbiale për rreptësinë e saj në luftën për moralizimin e politikës. Po tek ne ç’bëhet? Pak ose aspak. E kujt është përgjegjësia? Ky është Sfinksi që qëndron sot para Presidentit të Republikës si Kryetar i Këshillit të lartë të Drejtësisë.

Mendoj se problemi nuk mund të reduktohet vetëm tek kryeprokurori dhe kohëzgjatja e mandatit të tij, por rrok një gamë të gjërë problemesh e dukurish për t’u analizuar. Analizat duhet të jenë të thella e komplekse, të kryera nga kopetentë që nuk duhet të ndjejnë mbi supe peshën e trysnisë së politikës të një krahu apo të një  tjetri, por të punojnë në bashkëpunim me organet e larta të Drejtësisë, nën mbikqyrjen e Kryetarit të Shtetit. Përfundimet e një pune të tillë së bashku me rekomandimet përkatëse duhet t’i kalojnë pastaj Qeverisë e Kuvendit për të ligjëruar ndryshimet e nevojshme. Mbasi të jetë gjendur diagnoza e saktë, terapia duhet të jetë radikale dhe e plotë. Nëse duam të shëndoshim një gjëndje që paragjykon t’ardhmen e Vendit këtë duhet t’a bëjmë me rigorozitet e gjakftohtësi. Presidenti i ri do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në këtë operacion, Zoti e ndihmoftë të jetë në lartësinë e detyrës.

Ky ishte një aspekt, ndër më të rëndësishmit, e veprimtarisë së Kryetarit të ri të Shtetit. Por, si qytetar i parë i Republikës së Shqipërisë, ai bart shqetësimet e një populli që, megjithë entuziazmin e tij për demokracinë e vlerat e saj, ndjehet i tradhëtuar në pritjet e tij, duke trashëguar derte e probleme të cilat duhet të ishin fshirë nga jeta e tij e përditëshme. Ndoshta një stil tjetër pune i Presidencës mund të japë shtysat e nevojshme për përballimin më të dobishëm të problemeve. Besoj se shumë shqiptarë, brënda e jashtë Atdheut, i kanë lidhur shpresta e tyre me emrin dhe figurën e Presidentit të ri. Koha do të provojë nëse shpresat do të gjejnë ndonjë farë sendërtimi, apo vargu i zhgënjimeve do të zgjatet më tej.

Duke dëshëruar të shohim tek Kryetari Topi jo shkopin magjik imagjinar, që ndreq gjithshka, por vullnetin, këmbënguljen e vendosmërinë për të patur si busull drejtuese vetëm përparimin e Kombit, i urojmë atij, me gjithë zemër, punë të mbarë e suksese në detyrën e tij sa të vështirë aq dhe të nderuar.

Gusht 2007

 

Marrё nga libri “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”

DEMOKRACITЁ E BRISHTA EVROPIANE – Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA – E shqipёroi Eugjen Merlika

            Nё ndodhitё politike t’Evropёs sё sotme ёshtё e lehtё tё lexohet njё pёrkim i veçantё i ngarkuar me shumё mёsime. Pёrkimi ёshtё ai ndёrmjet krizёs sё zvaritur (por tani jo dhe aq) tё regjimeve demokratike evropiane dhё, nё tё njёjtёn kohё, tёrheqjes sё Shteteve tё Bashkuara nga teatri i kontinentit tё vjetёr. Nuk ёshtё njё pёrkim rastёsor. Nё fakt, ashtu sikurse qe vetёm fitorja e anglo – amerikanёve, por nё thelb kryesisht e Sh.B.A., qё nё 1945 pёrcaktoi ardhjen n’Evropё tё regjimeve tё qёndrueshme demokratikё, kёshtu sot duket se ndodh njё dukuri e njёjtё nё kah tё kundёrt. Largohet prania e Shteteve tё Bashkuara nё kontinent dhe jo rastёsisht, nё pёrkim me kёtё largim, demokracitё evropiane janё gjithёnjё e mё shumё nё hall tё madh.

Shumё shpesh harrojmё se n’Evropё demokracia – demokracia liberale e hapur kundrejt tё drejtave shoqёrore, qё ёshtё ajo pёr tё cilёn po flasim – nuk ka patur njё jetё tё thjeshtё. Ёshtё mjaft nё dyshim, sa pёr tё filluar, qё mendimi i madh, i zhvilluar nё kontinent qё nga Platoni tek Heideggeri, ka qёnё pёr tё shumё i dobishёm : e po kёshtu fetё e Kishave mё tё mёdha tё saj, duke filluar nga ajo katolike. Qё nё fillim, zhvillimi i saj politik u gjend nё luftё me pushtete tё lashta, tradita tё ndritura dhe hjerarki tё pёrforcuara; rrezikohej nё çdo hap nga radikalizma shoqёrore vёshtirёsisht tё zotёrueshme.

Ka ndodhur kёshtu, qё mbas disa sukseseve tё rёndёsishёm tё shekullit XIX, dyzetvjeçari i parё i Nёntёqindit evropian, pa demokracinё nё tёrheqje pёrparuese, tё paaftё tё grumbullonte rreth vetes njё miratim tё mjaftueshёm t’i kundёrvihej kёrcёnimit tё ideologjive kundёrdemokratike tё sё djathtёs e tё sё majtёs. Ishte e paracaktuar tё provonte njё humbje mbas tjetrёs, deri nё mёnxyrёn pёrfundimtare tё 1940-ёs. N’atё datё, vetёm dy qoshe tё Evropёs kontinentale, Zvicra e vogёl dhe Suedia mbaheshin ende nё liri. E lёnё nё vetvete historia evropiane kishte shkuar nё njё pёrfundim tё kёtillё.

Ёshtё e dobishme tё mos harrojmё. Ҫfarё do tё kishte ndodhur nёse mё 1940, nuk do tё ishte qёndresa e vetmuar e Britanisё sё Madhe kundёr Gjermanisё naziste, aleate me komunizmin stalinian (dhe kёtё duhet tё kujtojmё: Stalingradi erdhi mbrapa, vetёm mbasi Hitleri sulmoi BRSS), e mё pas hyrjen vendimtare tё SHBA nё luftё? Ҫfarё fundi do tё kishte patur demokracia n’Evropё?

Pёr fat ato gjёra qenё. Fitorja anglo – amerikane dhe prania e gjatё e SHBA nё kontinent – krejt tjetёr nga “Yankee go home!”, e gёrthitur prej vitesh nga shumё bashkatdhetarё tanёt pa tru, deri pardje – kanё qenё vendimtare pёr tё bёrё tё mundur lindjen dhe/ose pёrforcimin e regjimeve politike nё tё cilёt kemi jetuar nё mbasluftёn e gjatё (e sё fundi, pёr tё çliruar Evropёn e Lindjes). Pёr regjimet tona demokratikё, me qёndrёn demokristiane e tё majtёn socialdemokrate, nё cilёsitё e protagonistёve tё plotfuqishёm, me ideologjitё e sё djathtёs dhe aktorёt e tyre shoqёrorё tё lёnё rreptёsisht mёnjanё, dhe me miratimin masiv, tё siguruar nga shpёrthimi i kapitalizmit tё konsumit, nga rritja e pagave dhe nga politikat keyneziane. Edhe gjithё kjo e ndёrthurur nё mёnyrё vendimtare nё marrёdhёnien me SHBA, e mbrojtur nё botё nё çdo drejtim nga mburoja amerikane.

Por pikёrisht marrёdhёniet me SHBA, janё marrёdhёnie qё pashmangshmёrisht po shkojnё drejt drobitjes sё tyre, qё çdo ditё shpejtohet. Nga Bushi i fundit punё pa mbaruar, tek presidenca e tepёr ngordhalaqit Obama, deri tek ajo tuafe e me huqe e izolacionistit-proteksionist Trump, prej kohёsh dy brigjet e Atllantikut nuk bёjnё gjё tjetёr veçse tё largohen. Prej kohёsh Amerika duket se ka vendosur tё tёrhiqet nga kjo pjesё e botёs (e jo vetёm). Sigurisht ёshtё ende NATO, por tashmё e prirur pёr tё qenё vetёm njё organizёm thjesht ushtarak. Njё organizёm qё nga ana tjetёr – pa atё lidhjen e brёndёshme qё sigurohet nga njё bashkёndarje e vёrtetё e vlerave, pa perspektiva e shpresa tё pёrbashkёta, e molepsur nga besimi shumё i pakёt dhe nga mosmarrёveshjet nё rritje tё pёrbёrёsve tё saj, e dobёsuar nga dobёsimi i pёrgjithshёm i drejtimit amerikan – edhe nё rrafshin ushtarak nuk ёshtё mё ajo e njё kohe.

Evropa, pra, ёshtё e vetme, mbas Brexit ёshtё ende mё e vetme nё kontinentalitetin e vet. Nё kёtё vetmi rikthehen nё skenё gjithё karakteret e kundёrta tё gjeopolitikёs sё saj. Kthehet shtyrja e fuqishme hegjemonike e Gjermanisё, gjithmonё nё vёshtirёsi kur bёhet fjalё pёr t’i dhёnё njё formё tё qёndrueshme tё miratuar kёsaj hegjemonie, gjithёnjё e mё shumё e prirur drejt lindjes. Kthehet dёshira jashtё mase dhe e shpёrndarё e Francёs, pёrjetёsisht e pavendosur rreth objektivit pёr tё zgjedhur. Kthehet nё Lindje e mbi Balltik masa kёrcёnuese ruse. Kthehet nё jugё thyeshmёria e drejtimit mesdhetar, e zbuluar  ndaj rreziqeve tё reja e tё lashta qё vijnё nga Afrika e Veriut dhe nga Lindja. Kthehet madje edhe dinamizmi turko – ottoman drejt Ballkanit, sot mё i fuqishёm nga forca e rish ungjillizimit islamik.

Nё gjithё kёtё kuadёr zotёron thёrmimi i ideve, i qёllimeve, i vullneteve. Evropa ёshtё e pranishme e heshtur dhe e palёvizёshme para shfaqjes sё shqyerjeve tё saj, e pavendosmёrive tё saj. Nё kёtё Evropё tё lёnё nё vetvete e nё historinё e saj kthehen – me bashkёfajёsinё e gjёndjes ekonomike tё kundёrt: por jo gjithkund e jo nё pёrmasё tё tillё tё rёndё – kthehen veçanёrisht demonёt e historisё sё saj tё shkuar, qё nё dyzetvjeçarin e saj tё parё tё tmerrshёm tё Nёntёqindit, ndihmuan njёherё pёr shёnuar dёshtimin  e demokracisё nё kontinent. Kthehen krenaritё dhe sedrat kombёtare, ngasjet etniçiste, pёrshkeshmёria e lehtё nga demagogjia e masave, kundёrparlamentarizmi, pёrçmimi i politikёs dhe i partive. Kthehen mitet e komplotit tё pёrhershёm tё “financёs sё lartё”, kujdesi i acaruar pёr “pastёrtinё” dhe “natyrёn”, sot tё risjella nё versionin ekologjik, e mё pas njё farё parimi pёrçmues pёr institucionet ndёrkombёtare (nga Fondi Monetar tek Oms, tek Bashkimi Evropian), pёshtjellimi intelektual i shtresave tё mesme, e sё fundi protesta kundёr padrejtёsive tё tregut e kuptuar mё shumё si protestё kundёr globalizimit. Siç shihet janё demonё tё lakueshёm si nё drejtim tё djathtё ashtu si dhe n’atё tё majtё (edhe qeveria Di Maio – Salvini ёshtё , nё llojin e saj njё qeveri kuq e zi : jo rastёsisht pikёrisht ashtu siç ndodhi dikur, n’epokёn e dёshtimit tё demokracisё nё kontinentin tonё.

Sigurisht mund tё ngushullohemi  duke menduar se historia nuk pёrsёritet kurrё dy herё. Por nga asnjё anё nuk ёshtё shkruar se mbas sё keqes nuk mund tё vijё njё e keqe akoma m’e madhe.

“Corriere della Sera”, 18 qershor 2018  E shqipёroi Eugjen Merlika

HASHIMI PRESIDENT – E KEQJA E MADHE E KOSOVËS – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Për gjendjen e rëndë, deri në katrahurë, të Kosovës, LDK-ja vazhdon të kryqëzohet. Janë dy akuza, sa të rënda, aq edhe të bazuara:

      1) Zgjedhja e Hashim Thaçit president; dhe

 

      2) Demarkimi i kufirit, humbës i territorit, me Malin e Zi.

      Deputeti i “Nisma”, Milaim Zeka, akuzoi LDK-në se e bëri – Hashimin president -, edhepse e  dinte se ai ka qenë dhe mbetet e keqja e madhe e Kosovës. Dhe, kjo, thjeshtë, për karrierizmin e sëmurë dhe të pacipshëm të Isa Mustafës dhe të kanit të tij.

     Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, aktiv në replikime, u kundër-përgjigj. Por, kundërshtia e tij ishte e vakët, e dobët, hiçe, sepse “faktet kokëforta”, siç thoshte rusi Lenin, janë aq të bollshme, sa e demantojnë Gecajn bindshëm, pa lënë vend për një kundër-përgjigje të Zekajt. Mësuesi im, i lëndës “Stili dhe redaktimi në gazetë”, në Univesitetin e Tiranës, Dritëro Agolli, na mësonte: “Kur të mungon fakti, mos fillo shkrimin”. Kjo këshillë i mungoi polemistit Gecaj.

     Hashimi president, është produkt ekskluziv i LDK-së, përkatësisht, i Isa Mustafës dhe i klanit të tij. Angazhimi i këtij klani ka qenë aq përkushtiv, sa janë gajasur së qeshuri, deri në mbajtje barku, të gjithë shqiptarët. Madje, më së shumti PDK-ja e Hashimit, sepse ajo e njihte mallin e vet, Hashim, si përçarës e sabotues i luftës; si i dyshuar bazik i konspirimit me shërbimt e huaja, përfshi edhe Serbinë, me ndërmjetësim. Rrjedhimisht, Hashimi nuk plotësonte kushtet bazë të Kushtetutës:

     1) Unitetin e popullit; dhe

     2) Mungesën e besnikërinë ndaj Atdheut, sepse dyshohej për “hafillëk”, spiunim, në llogari të shteteve armike të Kosovës.

     Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte marrë një gjysmë aprovimi, madje, në një rreth të ngushtë, për të biseduar mundësinë e një koalicioni  me bandën e PDK-së! Vetëm kaq. Duke abuzuar me këtë OK-ej bisedimi, kryetari Isë abuzoi skajshëm, prapa shpinës të partisë dhe, në konspiracion, vendosi:

     “Unë kryeministër, Hashimi president!!

     Kundërshtia totale e anëtarësisë të LDK-së dhe e shumësisë të strukturave të partisë, polarizoi LDK-në.  Angazhimi enormë i kryetarit Isë, me klanin e tij, për bërjen e – Hashimit president -, e komodoi PDK-në, duke e siguruar atë se kjo punë mbaroi. Dhe, ashtu ndodhi!

     Në mesin e klanistëve për – Hashimin president -, shquhej zëdhënësi-këshilltar i Isës, Bajram Gecaj. Madje, arriti aq larg, sa kërcënoi kundërshtuesit bashkëpartiak, se “do të përballën me pasoja, deri me përjashtim nga  LDK-ja!!!” 

     Ishte sa shokuese, aq edhe cinike, të kërkosh nga Adem Salihaj votën për – Hashimin president -, ku ai ishte shenjëstruar me plumb nga spiuni i Serbisë, anëtar i SHIK-ut, të krijuar nga Hashimi, përcjellës i Hashimit me shokë, nga Maqedonia në Kosovë, me lejen e Serbisë, në kohë lufte, tashmë, i dënuar për vrasje politike, Fahredin Gashi! Pse vinte Hashimi, “rrallë e për mall”, në Kosovë? Pëgjigja është e faktuar: Për ta dajakosur Gjergj Dedajn me kolegët deputetë; për ta arrestuar, burgosur dhe përgjakur me dajak, kryetarin e LDK-së në Malishvë, Jakup Kastratin dhe veprimtarin e zëshëm të luftës Cen Deskun; për t`i instruktuar bandat e tij, të cilat vepronin nën maskën e “UÇK-së”, për të ekzekutuar FARK-istët dhe LDK-istët.

     E rëndë është për komandantin e shquar të Kosharës dje, deputetin e sotëm të Parlametit të Kosovës, Anton Quni, ta votojë – Hashimin president -, ngaqë nga SHIK-u i tij, ishin vrarë kolegët e tij, komandantë të FARK-ut!

     Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Vjosë Osmani, favoritja absolute e elektoratit të LDK-së, e tmerruar nga vendosmëria e kryetarit Isë, me rrethin vicioz, të ngushtë, të tij, për ta bërë, madje, me çdo çmim, – Hashimin president -, mori arratinë, kaloi detra dhe oqeane, deri në Australinë e largët, për të qenë sa më larg vendimeve dhe veprimeve skandaloze, të katës së çoroditur partiake, nën komandën tipike moniste të Isa Mustafës e, pse jo, edhe të SHIK-ut vrastar.

     Ndodhi edhe kjo: – Hashimi president -, me votat vendimtare të deputetëve të LDK-së, nën presionin dhe shantazhin tipik komunist të kreut të partisë! Porosia-amanet e Presidentit Rugova “mos lejoni Hashimin të ngritet në pushtet, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”, u harrua, u shkel, u baltos, pa vrarje ndërgjegjeje e pacipshëm, nga vet krijesa e Tij, LDK-ja!!! Aq më turpshëm, kur është provuar dhe dëshmuar se, vërtet, Hashimi ishte i rrezikshëm për Kosovën, pasi ishte në konspiracion, në dëm të Kosovës, me shtetet fqinjë, me Serbinë dhe Malin e Zi.

          Edhe aleatët e akzojnë Hashimin për krime

     I zëshëm është bërë deputeti i “Nisma”, Milaim Zeka, në denoncimet e krimeve të Hashimit, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë. Pesë vjet më parë, në banesën time, në Mynih, erdhen për një intervistë, redaktorja e RTV Shqiptar, Tefta Radi dhe kameromani Agim Kuri. U hap dhe tema e luftës së Kosovës. U thashë se RTV Shqiptar, Tirana e zyrtarëve social-komunistë, përgjatë luftës në Kosovë, ishte në një linjë me Beogradin, në përçarjen shqiptare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

     Shqiptarët e Kosovës akuzonin vetëm Fatos Nanon, për bashkëpunim konspirativ e përçarës të shqiptarëve, qoftë në Kosovë, ashtu edhe në Mergatë. E vërteta është se Nano, duke i njohur çfarë halabakësh janë krerët e LPK-së në Mërgatë, u distancua dhe i braktisi. Por, ishte Presidenti Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Ilir Meta, Fatos Klosi, me lukuninë e tyre, të cilët përçanë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës, duke e sabotuar luftën, deri në dështim.

     Presidenti Mejdani priti në selinë e tij tre përfaqësues të familjeve të dëshmorëve: Rifat Jasharin, Ramiz Lladrovcin dhe një i tretë nga Suhareka, aktualisht, nuk më kujtohet emri i tij. Nismë e mbarim anatemonin LDK-në dhe Ibrahim Rugovën. E harruan fare Serbinë armike. Rifat Jashari, i shokuar nga ato që dëgjonte, heshti, duke thënë “lë të flasin këta djemtë!” Dhe, president zeza, i kënaqur me bashkëbiseduesit, për asnjë rast e çast, nuk i qortoi lugetërit enveristë, për përrallisjet e tyre monstrume, duke shkelur edhe mbi gjakun e njerëzve të tyre, dëshmorë të lirisë!

     U thashë punonjësve të RTV Shqiptar se politika redaktuese në – Redaksinë për Kosovën – , ishte për faqe të zezë, sa falsifikuese e luftës, aq edhe përçarëse e popullit. “Komandantët”, me hapësirë të pa kufizuar, në Televizionin Tuaj, nuk ishin pjesë e luftës, as me pushkë dhe as në drejtim të luftës. Përkundrazi, ishin sabotatorë dhe agjentë të shërbimeve armike.

     – Redaktorja Tefta Radi, reagoi se “televizioni ynë ka transmetuar pamje, ku Hashim Thaçi përcillte, nga afër, luftën e UÇK-së në Kosovë”.

     – Po, e kam parë atë emision, të përgaditur nga gazetari Milaim Zeka, – ndërhyra unë. E vërteta është se regjistrimi filmik është realizuar 200 km larg Kosovës, pikërisht, në Malet e Martaneshit, në Shqipëri. Janë ushtarët e ushtrimorës ushtarake, në Fullqet të Klosit, rrethi i Matit, nën vartësinë e LPK-së. Ju lutem, merrni atë regjistrim filmik, shkojmë në Malet e Martaneshit dhe unë jua dëshmoj, me lisa e shkurre, ku “luftonin” ushtarët e Hashimit!

      Deputeti Milaim Zeka me kot mundohet ta mohojë militimin e tij, veç LPK-së, edhe në PDK-në e Hashimit. Ai di shumë për krimet e shefave të tij dhe ato, fare pak, denoncime që bënë, i ka të sakta. Ai ka qenë kaq i rëndësishëm në rrethin vicioz të “komandantëve” kriminelë, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, sa që shefi i Shtabit të Përjithshëm të “UÇK-së”, Azem Syla, e kërcënonte gazetarin e Shqipërisë, Mero Baze, “ta heq kokën, pse nuk e njeh Milaim Zekën!”

     Pra, kontributi i Milaimit, për t`ia sjellur të keqen e madhe Kosovës, – Hashimin president-, është koxha i madh. Falsifikimi i një emisioni televiziv gjatë luftës, nëse ai nuk bartët në librat historike dhe ilustrimet fimike të “luftës”, do të përligjej si propaandë në kushte lufte. Por, e keqja është se falsifikimet e vrazhdëta, aq shumë po përsëritën, sa që kamë filluar t`i besojnë edhe vetë sajuesit e këtyre gënjeshtrave!

     Megjithatë, Milaim Zeka, në raste të veçanta, shquhet për sinqeritet. Pjesë e këtij sinqeriteti janë edhe denoncimet e krimeve të “komandantëve” të Hotel “Rogner-it”.

     Pas anatemimit të dikurshëm të Presidentit Ibrahim Rugova, gazetari, tani, deputet i “Nisma”, Milaim Zeka, u pendua dhe foli në supërlativë, për politikën e jashtme të Kosovës, duke e vlerësuar kontributin e Rugovës supërior, në raport me “komandantët” e Milaimit. Por, purga, pastrimi shpirtëror i Milaimit është i mangët, kur thotë se “Ibrahim Rugova bëri mijëra gabime në politikën e brendshme të Kosovës. Megjithatë, ai nuk arrinë ta dëshmojë, qoftë edhe një gabim të Dr. Rugovës!

    Presidenti Rugova parashikoi shumëçka për të ardhmen e Kosovës, deri edhe faktin se “disa njerëz nuk duhet lejuar të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën”. Dhe, fjala ishte për Hashim Thaçin, tani, president, si e keqja e madhe e Kosovës. Dhe, vërtet, në gjallje të tij, Rugova nuk e paranoi Hashimin për kryeministër, në zgjedhjet e para të pas luftës dhe as koalicionin me PDK-në, në zgjedhjet tjera pasuese. Ja, pra, LDK-ja, në zgjedhjet  parafundit, e kishte të gatshme formulën e veprimit me PDK-në, porosinë-amanet të Dr. Rugovës: “Hashimi kurrë kryeministër, Hashimi kurrë president, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!”

    I ashpër në akuza për Hashim Thaçin, vazhdon të jetë edhe kuadri i partisë tjetër në koalicion, AAK-së, profesor Muhamet Kelmendi. Ai, zakonisht, është i drejtëpërdrejtë në akuza, madje, për shumësi rastesh. I tillë ka qenë puçi i vrazhdët, deri në rrugaçëri, i Hashimit me grupin e tij, me bërthamë nga Drenica, ndaj Kryesisë së vjetër të LPK-së. Ai ka denoncuar me fakte Hashimin me banditët e tij se, i shtyrë nga agjenturat e shteteve armike të Kosovës, sabotoi organizimin e UÇK-së në formacione ushtarake, duke e dështuar dhe sabotuar edhe luftën në Kosovë. Sipas tij, por edhe të Kryesisë së vjetër të LPK-së, Hashimi e dëgjeneroi misionin e UÇK-së, nuk e futi kurrë në luftë atë dhe, së bashku, me bandën e tij, u sulën në zhvatjen e fondeve, në emër të luftës.

     Profesor Kelmendi është i një mendjeje me opionin e përgjithshëm, se Hashim Thaçi është e keqja e madhe e Kosovës. Ai ka sabotuar luftën dhe tani don ta përvehtësojë luftën e të tjerëve; ka abuzuar me fondet për luftën dhe në hajninë zyrtare pas luftës; ka shkelur, në mënyrë të përsëritur, Kushtetutën e vendit; ka bërë marrëveshje konspirative, të dëmshme për Kosovën, që shkojnë deri në tradhti kombëtare.

         LDK-ja të distancohet nga abuzuesit në emër të saj

     Profesor Muhamet Kelmendi e bënë palë në krime LDK-në, përkrah partisë-bandë, PDK-së, të paktën, për dy çështje kruciale, siç janë:

     1) Zgjdhjen e Hashim Thaçit president; dhe

     2) Tjetërsimin e territorit të Kosovës, në demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

     Për këto akuza, ai sjell fakte të bollshme, që e pykojnë LDK-në, duke e bërë të pranojë, në heshtje, krimet, tashmë, të bëra. Prandaj, për t`i lokalizuar e zvetnuar, sado pak, akuzat tejet të rënda, në adresë të LDK-së, nuk duhet heshtur, sepse heshtja është aprovim i fajësisë.

    Realisht, palë në zgjedhjen e – Hashimit president – dhe  faljen e tokës Malit të Zi, me demarkacionin, poshtë vijës kufitare klasike: Qafë e Çakorrit, Kulla e Zhlebit …, ka qenë kryetari Isa Mustafa me klanin e tij, të cilët i kanë shantazhuar dhe kërcënuar, deri në skajmëri, deputetët  LDK-së. Ndërkohë, anëtarësia e tërë dhe pjesa absolute e strukturave vendimmarrëse të LDK-ë, kanë qenë kundër dje dhe sot. 

     Rrjedhimisht, LDK-ja duhet të distancohet, zyrtarisht dhe publikisht, nga abuzuesit në emër të saj, sepse anëtarësia e saj nuk është palë me krimet në fjalë. Aq më pak, kur dihet se abuzuesit – sundimtarë aktual të LDK-së, nuk e përfaqësojnë LDK-në, sepse kanë vazhduar mandatin e dytë pa debat demokratik; pa konkurrencë zgjedhore; pa votim të fshehtë e demonratik, duke shkelur parimet bazë të demokracisë të mirëfilltë. Pra, janë të emruar të dhunshëm.

     Çuditërisht, profesor Muhamet Kelmendi, duke milituar në partinë tjetër bandë-AAK-në, bënë fajësinë fatale, kur akuzon padrejtësisht LDK-në, pse ka votuar Gjykatën Speciale! Specialisti i drejtësisë, ish-deputeti Kelmendi, ka pranuar të bashkëpunojë me një duzinë deputetësh kriminelë shqiptarë, që kanë hapur shumë qindra varre shqiptarësh, duke lënë edhe mijëra fëmijë jetimër, kurrë nuk ka ngritur zërin, për ndëshkimin e këtyre kriminelëve.

     Me mohimin e Gjykatës Speciale, si shpresë e vetme, për hetimin e krimeve dhe të kriminelëve, juristi diplomuar, Muhamet Kelmendi, mbon krimin dhe kriminelët edhe sot e gjithë ditën. Kushdo që refuzon, akuzon për krijimin e Specialës, mbron krimet e Millosheviçit, të SHIK-ut dhe të gjitha segmentet tjera të krimit në Kosovë. Të paktën, një mbrojtje e tillë të krimit dhe të kriminelëve, nuk duhet ta bëjnë ata që thirrën në drejtësinë, ata që janë shkolluar për ta bërë drejtësinë. 

    O, Zot, pse duhet shërbyer padronit, edhe kur ai është i zhytur i tëri në krime?!

I dhanë drogë Robert Ndrenikës! – Nga Elida Buçpapaj

Gazeta Dita, që ka zëvendosuar Zërin e Popullit, që i quan “armiq” diversantët e mbështetur nga Perëndimi për të përmbysur diktaturën hoxhiste, ka botuar sot një intervistë të ikonës të Teatrit Kombëtar shqiptar, Robert Ndrenika, i cili disa ditë më parë i ftuar në Parlament nga opozita deklaroi live përpara kamerave se qendrimi armiqësor i qeverisë ndaj Teatrit Kombëtar po çon në ballafaqim, po çon në luftë.

Por sot Robert Ndrenika i Ditës, aktori i nderuar, ka ndryshuar pllakën, na është gdhirë një Robert Ndrenika që është i kundërt me Robert Ndrenikën që njohim e që kemi dëgjuar prej disa muajsh!

Si është puna?

E kanë droguar?

E kanë kërcënuar?

Çfarë ka ndodhur me Robert Ndrenikën!

Ka disa vite që Robert Ndrenika e mbron me mish e me shpirt Teatrin Kombëtar;

Ai ka patur ballafaqime me ministren e çkulturimit të shqiptarëve,

me kryeministrin e degradimit kombëtar,

me kryetarin e bashkisë bishtlëpirësin e kryeministrit!

Për veprën e tij si Aktor brilant dhe për qëndrimin e tij si qytetar i përgjegjshëm, Ai ka fituar zemrën e mbarë shqiptarëve!

Ndërsa Robert Ndrenika i gazetës Dita është për të ardhur keq,

sepse është 180 gradë ndryshe me Robert Ndrenikën që na ka krenuar të gjithëve me artin, qytetarinë dhe mbrojtjen që i ka bërë Teatrit Kombëtar!

Teatri Kombëtar nuk varet as nga erion veliaj, as nga edi rama dhe as nga Robert Ndrenika!

Teatri Kombëtar i takon kombit, është pronë publike, i takon 6 milionë shqiptarëve brënda shtetit amë dhe atyre jashtë Shqipërisë Londineze,

iu takon 2.7 milionë shqiptarëve që kanë mbetur aty;

iu takon 3 milionë shqiptarëve që tranzicioni kriminal i ka dëbuar nga vendi i tyre!

Teatri Kombëtar i takon kush i thotë bukës “bukë” e ujit “ujë”!

edi rama mund të luajë me veten e tij,

mund të luajë me ata këlyshët që i lëpijnë bishtin që ai ua tund si kamzhik

por me shqiptarët jo!

Ta harrojë!

Ia ka thënë vetë Robert Ndrenika edi ramës, se edhe mehmet shehu kaloi 27 vjet si kryeministër dhe pastaj e hëngri partia!

Teoritë se Teatri Kombëtar është i parikonstruktueshëm janë rrenat e ndyra të edi ramës,

edi rama i amplifikon rrenat me të gjitha mjetet dhe mundësitë duke shpërdoruar pushtetin,

duke e përdorur si letër higjenike enturazhin e tij të ngushtë,

që kur edi rama thotë fluturon gomari, ata thonë po, fluturon!

Edhe gomari dhe edi rama mund të fluturojnë, por Teatri Kombëtar jo!

Ai do të qëndrojë aty, sikur qëndron aty edhe kryeministria e edi ramës!

Teatri Kombëtar do të rikonstruktohet. Mundësinë e rikonstruktimit e pohoi edhe Maks Velo, i cili i bëri një lutje shumë mirëdashëse edi ramës kur i tha tërhiqu nga rrënimi i teatrit!

Tërhiqet apo nuk tërhiqet edi rama apo bishtlëpirësit e tij, kjo nuk ndryshon asgjë nga realiteti se Teatri Kombëtar është pasuri e shqiptarëve dhe si i tillë është i paprekshëm!

edi rama ta varë vath në vesh se Teatri Kombëtar është pronë dhe pasuri kulturore dhe kombëtare e të gjithë shqiptarëve!

Sa për të madhin Rober Ndrenika ai shkakton mëshirë!

Iu lutem gjithä Aktorëve me në krye Mirush Kabashin, Reshat Arbanën, Bujar Asqeriun dhe të gjithë të tjerët, emër për emër me respekt, ju lutem mos na zhgënjeni!

 

70-VJETORI I DEKLARATËS UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT – Nga Frank Shkreli

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënon çdo vit më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, ditë kjo e cila kujton datën kur Asamblea e Përgjithshme e OKB-ës ka miratuar në vitin 1948 Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke shpallur se parimet e kësaj deklarate janë “Standarde të përbashkëta për t’u realizuar nga të gjithë popujt dhe nga të gjitha kombet.”  Kjo deklaratë në tërësi, ndoshta si asnjë marrveshje tjetër ndërkombëtare, potencon se të gjithë njerëzit pa dallim, kanë lindur të lirë, në dinjitet, me të drejta dhe liri të barabarta — një ide kjo që në sipërfaqe duket e thjesht, por është radikale në kuptimin dhe zbatimin e saj.  Ky vit pra, shënon 70-vjetorin e kësaj deklarate të miratuar nga Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 Dhjetor, 1948, në Paris.  Gjatë këtij përvjetori, OKB-ja po shqyrton ndikimin e këtij dokumenti të rëndësishëm në historinë njerëzore dhe në jetën e përditëshme të njerëzve, anë e mbanë botës.

 

Sipas OKB-ës, lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shënuar përparime të dukshme gjatë 70-viteve të kaluara, por, fatkeqsisht, abuzimet me të të drejtat e njeriut vazhdojnë me një ritëm të vazhdueshëm, anë e mbanë botës.  Prandaj, ky përvjetor i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, është një rast i mirë, jo vetëm për të lartësuar sukeseset e arritura, por edhe për t’u angazhuar rishtas ndaj respektimit dhe zbatimit të parimeve të përmbledhura në 30 artikujt e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut.  Ashtu siç thuhet në parathënien e këtij dokumenti, “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë”.

 

Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut na jep të drejtë, secilit prej nesh, jo vetëm që të mbrojmë të drejtat tona njerëzore, por edhe të drejtat e të tjerëve. Si  një frymëzim për të mbështetur të drejtat e njeriut për veten dhe për të tjerët, ju sjellim më poshtë, në këtë 70-vjetor, Deklaratën e plotë Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si një dokument i gjallë, sa universal për nga hapësira, aq edhe i rëndësishëm për çdo individ dhe shoqëri – njëkohësisht, sipas OKB-ës, edhe dokumenti më i përkëthyer në botë, në më shumë se 500-gjuhë të ndryshme.

 

Ashtu si gjatë viteve, OKB-eja u ka bërë thirrje të gjithë popujve dhe shteteve anëtare të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për zbatimin e këtyre të drejtave, jo vetëm në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës, por edhe në përvjetore të tjera, për të gjithë njerëzit pa dallim dhe për 365 ditët e vitit.  Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe parimet që kanë udhëhequr këtë organizatë gjatë më shumë se një gjysëm shekulli, ç’prej miratimit të saj më 10 dhjetor, 1948 — diskrediton tiranitë e sotëme dhe ato të shekullit të kaluar që i kanë shkelur brutalisht këto të të drejta, si komunizmin dhe fashizmin, si dhe diskriminimet, krimet dhe abuzimin e këtyre të drejtave ndaj personave ose grupe personash, sepse vetëm e vetëm, nuk pajtoheshin me këto ideologji.

 

Bota shqiptare, fatkeqsisht nuk dallohet shumë për kujtimin e përvjetorëve të tillë të datave ndërkombëtare në mbështetje të drejtave të njeriut. Por, nëqoftëse autoritetet, si në Shqipëri ashtu edhe në Republikën e Kosovës, përfillin thirrjen e OKB-ës për të shënuar, jo vetëm këtë përvjetor, por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut “për të gjithë dhe përgjithmonë” dhe pa dallim – atëherë, ky përvjetor duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektivë historike e së kaluarës.

 

Fryma e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duhet të frymëzojë në këtë 70-vjetor të miratimit të saj, promovimin e këtyre të drejtave sot, por duhet të shërbejë edhe si një rast për të kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhunën serioze ndaj këtyre të drejtave bazë të njeriut ndaj mijëra viktimave shqiptare të regjimeve shtypëse komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, ashtuqë të pakën viktimat që janë ende gjallë, më në fund, pas vuajtjeve të shumta, ta ndjejnë veten se janë pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare dhe se të pakën tani 30-vjet pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës, të gëzojnë të drejta të barabarta, dinjitet dhe liri të plotë për veten dhe për familjet e tyre, në krahasim me të tjerët, ashtu siç bëhet thirrje në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut.

 

Trajtimi dhe ndriçimi i këtyre krimeve ndaj këtyre viktimave dhe i shkeljeve të   drejtave të njeriut do të çonte drejtë një shoqërie më të hapur dhe më normale, në pajtim me vetveten dhe me të tjerët. Mos trajtimi dhe mos zbardhja e kësaj historie tragjike gjysëm shekullore për shoqërinë shqiptare vazhdon ta mbajë atë në një ngërç konfliktesh politike dhe ekonomike deri në ditët e sotëme.  Është e nevojshme që trajtimi i krimeve të regjimit komunist dhe krimet kundër shqiptarëve në trojet e veta në përgjithësi — nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave bazë të njeriut — të konsiderohet brënda kontekstit të këtyre parimeve dhe të drejtave universale të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut. Një gjë e tillë do t’i shërbente jo vetëm të vërtetës historike, por edhe lartësimit të nderit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.  Le të jetë ky një angazhim nga të gjithë pa dallim — në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut.

 

Sepse, siç është shprehur edhe Eleanor Roosvelt, “Në fund të fundit, ku fillon zbatimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut?  Në vende të vogëla dhe në hapësirën ku jetojmë, e të cilat mund të jenë aq të vogëla sa që nuk mund të dallohen as në ndonjë hartë të botës. Nëqoftse këto të drejta nuk kanë ndonjë domethënje dhe rëndësi atje ku jetojmë, atëherë ato nuk kanë rëndësi askund tjetër.  Pa një angazhim të përbashkët të qytetarëve, në mbështetje dhe në mbrojtje të këtyre të drejtave njerëzore aty në rrethin ku jetojnë ata, atëherë presim më kot që këto të drejta universale të njeriut të zbatohen në botën më të gjërë”, ka theksuar Eleanor Roosevelt.

 

Frank Shkreli

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e botojme në faqet që vijojnë. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

                    DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT 

                                                              HYRJE

Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë;

mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;

mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi:

 

Nenet e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut

Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

Neni 2. Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

Neni 3. Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

Neni 4. Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Neni 5. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

Neni 6. Gjithkush ka të drejtë që t’i njihet kudo personaliteti juridik.

Neni 7. Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 8. Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

Neni 10. Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

Neni 11. Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.

Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

Neni 12. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Neni 13. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti.

Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Neni 14. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie.

Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

Neni 16. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi.

Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Neni 17. Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

Neni 18. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

Neni 19. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 20. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Neni 21. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqsuesve të zgjedhur lirisht.

Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet.

Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Neni 22. Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

Neni 23. Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë. Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t’i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror.

Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

Neni 24. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

Neni 26. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në rradhë të parë prindërit.

Neni 27. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Neni 28. Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

Neni 29. Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike. (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 30. Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë. (Burimi: Marrë nga United Nations Department of Public Information, NY)

 

PRESIDENT, A MOS TË KA MBETË EDHE NDONJË DEKORATË PËR FAMILJEN JASHARAJ?! – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Është krejtësishtë normale kur Presidenti i një vendi ndanë mirënjohje apo dekorata për përsonat më merita të veçanta si në luftë poashtu edhe në paqë.

Këtë vit,pra u mbushën 10 vjetë nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.Presidenti Hashim Thaqi për këtë ditë të veçantë vendosi te ndajë mirënjohje apo dekorata Presidenciale për merita te veçanta për disa njerëz.Këtu nuk ka asgje të keqe,bile është mirë kur dekorohen përsonat e merituar.Por,sa ishin të qelluar njerëzit te cilëve Presidenti iu ndau dakorata,sepse u dekoruan personat pa kurrfarë merite dhe kontributi qe duhej veçuar.Hiq Dekoratat presidenciale qe iu ndau Presidenti ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Hilmi Harajdinaj i cili vdiq këto ditë,dekoratat tjera te cilat i ndau Presidenti ishin shumë diskutabile,te kontestueshme sepse i dha me njohëtësi pa kurrfarë merite te veçantë,te cilat edhe u banë objekt kritikash nepër media,shoqeri civile,etj.etj.

Si te spjegohet rasti kur Presidenti e Dekoroi njërës të Klanit Pronto,më histori te dyshimt,i përfolur për keqpërdorimin e mjeteve te diaspores dedikuar luftës,apo si te dekorohet njeriu i cili kurr nuk ishte në luftë,por qe u rrahë nga Ju pa pikë faji sepse ti mendoje se është spiun i Rugovës,e pa asnje kontribut tjetër qe duhet veçuar pos formimit te nje Partie te deshtuar totalisht,apo si mund te dekorohet personi i cili ka hangër me dy lugë,herë andej herë këndej.Këto janë vetem disa raste eklakante qe Presidenti nuk do te duhej ta bentë dhe mu për këtë arësye u kritikua brutalishtë nga të gjitha anet.

Në këtë kontekst është mirë qe me këto dekorata,u dekoruan dy familje ne za,ajo e Ibrahim Rugoves dhe ajo e Hilmi Harajdinaj, dy familje qe kanë kontribuar shumë luftës dhe pas luftës.Por,por z.President si është e munduar ta harroni familjen e Adem dhe Hamëz Jasharaj,dy herojve te kombit,qe ta dekoroni me Dekoratën Presidenciale.Nuk e di a është harres apo diçka tjetër?!.

Si është e mundshme z.President i Kosovës z.Hashim Thaqi të mos e dekoroni ne jubileun e parë te Pavarësisë së Kosoves këtë familje e cila më shumë së askush sakrifikojë për luftën,e cila me sakrificën e saj duke e faros gadi krejtë familjen ne luftë me ata qe ti sot po bisedon,po diagolon me kënaqësi,e cila me sakrificën e saj e ngriti ne kambë terë Kosovën ne luftë kundër atyre me cilët ti sot po diagolon,si është e mundshme qe te mos e dekorosh këtë familje e cila e dha gadi krejtë gjakun e familjës për lirinë e Kosovës,te cilën familje e respekton dhe i përulët krejtë Kosova e më gjërë.

Çka nuk shkonë këtu z.President,a mos të ka ofendu diçka kjo familje,çfarë nuk besoi kurr,apo mos keni ba ju ndënjë mekatë ndaj kësaj familje te shenjët gjatë luftës apo pas luftës.Pse ky inatë i Juaj ndaj kësaj familje që nuk ia shkelë as pragun e deres,kur pragun e kësaj shtepie e kapërcejnë i madh e vogël nga krejtë Kosova.Ju z President për çdo vjet  vizitoni vorrezat e deshmorëve kombit në Prekaz  me shumë te tjerë,por kur ata te tjërët këthehen në Kullën e Jasharajve për një kafe dhe për një mallengjim për këtë familje bujare dhe kreshmike me te cilën mburrët i tërë kombi,ju ia këtheni shpinën dhe ikëni qe andej.

Prap,këtu diçka nuk shkonë,ndemjetë jush, është këtu diçka qe nuk shkon,nuk shkon sepse z President ndoshta nuk e dekoruat këtë familje sublime,nga se nuk keni guxim dhe dhe kurajo qe te ballafaqoheni  sy më sy,ball për ball,me te parin e kësaj familje Rifat Jasharin.Këtu mshifet diçka së për çka….unë nuk e di…

Por me siguri ti e dinë së cilat janë mekatët e juaja ndaj kësaj familje qe po ia kethen shpinën,mbas historia do ta zbuloi një ditë..mbetem me shpresu…